UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

Size: px
Start display at page:

Download "UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE"

Transcription

1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE ASPEKTE TË BARASVLERSHMËRISË NË PËRKTHIMET E LETËRSISË BASHKËKOHORE PËR FËMIJË NGA AMIK KASORUHO PUNIM PËR GRADËN DOKTOR I SHKENCAVE NË GJUHËSI Disertante: M.A. AIDA ALLA Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. VIKTOR RISTANI Tiranë, 2017

2 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE ASPEKTE TË BARASVLERSHMËRISË NË PËRKTHIMET E LETËRSISË BASHKËKOHORE PËR FËMIJË NGA AMIK KASORUHO PUNIM PËR GRADËN DOKTOR I SHKENCAVE NË GJUHËSI KOMISIONI: 1. Prof. Dr. Elida TABAKU (kryetare) 2. Prof. Dr. Shpresa RIRA (oponente) 3. Prof. Asoc. Dr. Mirela PAPA (oponente) 4. Prof. Dr. Brikena KADZADEJ (anëtare) 5. Prof. Asoc. Dr. Alma PINARI (anëtare) Tiranë, 2017 ii

3 FALENDERIME Fillimisht, dëshiroj të falendëroj nga zemra udhëheqësin tim shkencor Prof. Dr. Viktor RISTANI, për udhëzimet dhe këshillat e vyera që më ka dhënë gjatë gjithë këtij studimi. I shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të sinqertë për besimim që ka patur tek unë, që në ditët e parë të fakultetit e deri në fund të këtij rrugëtimi të vështirë por tepër përmbushës. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ish-profesorët e mi në Departamentin e Gjuhës Angleze, të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të Univeristetit të Tiranës, të cilët, me profesionalizmin e tyre, më motivuan dhe shërbyen si modele për mua. U shpreh mirënjohjen për mbështetjen kolegëve të mi në Dekanatin e Fakultetit të Gjuhës Angleze, dhe rektoratit të Kolegjit AAB, të cilët besuan tek unë dhe më mirëkuptuan gjatë gjithë kohës së këtij studimi. U jam mirënjohëse studentëve të mi, të cilët me përkushtimin e tyre, ma kanë shtuar pasionin për mësimdhënien dhe për hulumtime të vazhdueshme. Gjithashtu, falenderoj bashkëshortit tim për mbështetjen dhe inkurajimin e pakufi, pa të cilin ky punim nuk do të ishte i mundur. Së fundi, i kërkoj ndjesë për kohën e munguar, vajzës time Erës, e cila ishte foshnjë kur ky studim nisi të marrë jetë dhe u rritën të dy së bashku. Nuk ka çmim më të shtrenjtë dhe ndjenjë më të bukur sesa kur bëhësh shembull i mirë për fëmijën tënd. Ky studim u dedikohet prindërve të mi të dashur e të palodhur, të cilët janë shtysa ime më e madhe. Nuk ka fjalë që do të përshkruante mirënjohjen time për sakrificën që prindërit e mi kanë bërë për mua. Prindërve të mi iii

4 PASQYRA E LËNDËS HYRJE... xi Përligjja e temës... xi Objekti i studimit dhe hipotezat...xii Metodologjia dhe struktura e punimit.xiii KREU I Përkufizimi i letërsisë për fëmijë Karakteristikat e Letërsisë për Fëmijë Format dhe zhanret kryesore të letërsisë për fëmijë Fenomeni Harry Potter Kritika të ndryshme për vëllimin Harry Potter Jeta dhe krijimtaria e J.K Rowling -ut Ndikimi i ideologjive të J.K Rowling-ut në vëllimin Harry Potter Ndikimi i shkollimit dhe leximeve të J.K Rowling-ut në vëllimin Harry Potter Ndikimi i realitetit bashkëkohor në vëllimin Harry Potter Vështrim i përgjithshëm i romaneve në studim Harry Potter dhe Guri Filozofal: Një përmbledhje e shkurtër Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave: Një përmbledhje e shkurtër Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit: Një përmbledhje e shkurtër Zhanret e ndërthurura në vëllimin Harry Potter Temat kryesore në vëllimin Harry Potter KREU II Studimet përkthimore nga këndvështrimi i letërsisë për fëmijë Vështrim i përgjithshëm i studimeve përkthimore Koncepti i normave sipas Gidion Toury-it dhe Isabelle Desmidt-it Barasvlerësit, llojet dhe problematika e tyre Barasvlera formale dhe dinamike sipas Eugene Nida-s Qasja e Mona Baker-it kundrejt (mos)barasvlerës Werner Koller-i midis barasvlerës dhe korrespondencës Rëndësia e përkthimit të letërsisë për fëmijë Statusi i përkthimit të letërsisë për fëmijë Këndvështrime teorike të përkthimit të letërsisë për fëmijë Teoritë e përkthimit të zbatuara në letërsinë për fëmijë Teoria e Skopos-it dhe rëndësia e saj në letërsinë për fëmijë iv

5 2.7.2 Teoria e polisistemeve dhe rëndësia e saj në letërsinë për fëmijë Karakteristikat e përkthimit të letërsisë për fëmijë Sfidat dhe kompetencat e përkthyesit të letërsisë për fëmijë Pozicioni dhe kompetencat e lexuesit të vogël Veçoritë dhe vështirësitë e përkthimit të vëllimit Hary Potter në gjuhën shqipe Komente për përkthyesin Amik Kasoruho KREU III Analiza përkthimore e përftesave sintakso-stilistike dhe tipareve idiolektore të përkthyesit Amik Kasoruho, në tri romanet e para Harry Potter Procesi i përkthimit: qasja intuitive dhe analitike Metodat e përkthimit sipas Peter Newmark-ut Përftesat përkthimore sipas Peter Newmark-ut Analiza e përftesave përkthimore të titujve të dhe kapitujve të tri romaneve të para Harry Potter Analiza e përftesave përkthimore në nivel togfjalëshi Përftesa Përkthimore: Transpozimet Përftesa përkthimore: Përkthimi i barasvlershëm (Ekuivalenca) Përftesa përkthimore: Modulimi Përftesa përkthimore: Sinonimia Përftesa përkthimore: Fshirja Shënimet, shtesat dhe glosarët Përftesa përkthimore: Përkthimi i fjalëpërfjalshëm Analiza e përftesave përkthimore në nivel fjalie Stilet funksionale dhe përftesat përkthimore të mikro-teksteve në tri romanet e para Harry Potter Mikrotekste poetike: Kombinimi i përkthimit ritmik me përkthimin semantik dhe komunikativ Mikrotekstet pragmatike: Përkthimi i drejtpërdrejtë Ndërthurja e stileve brenda një mikro-teksti Studime teorike për llojet e ligjërimit Përkthimi i tipareve dialektore në romanet Harry Potter Tiparet mbisegmentale Veçoritë ortografike Ndryshime në llojet (karakteret) e shkrimeve Përdorimi i fjalëve me shkronja kursive Përdorimi i fjalëve/fjalive me shkronja të mëdha Përdorimi i tre pikave ( ) v

6 3.11 Tipare idiolektore dhe stilistike të përkthyesit Amik Kasoruho në vëllimin Harry Potter Përdorimi i ndajshtesave dhe sinonimisë me ngjyrime emocionale Përdorimi i shprehjeve frazeologjike Përdorimi i fjalëve të vjetëruara dhe orientale Përdorimi i leksikut dialektor Devijime të nevojshme nga norma standard KREU IV Përcjellja e barasvlerësve kulturorë në gjuhën e përkthimit në tri romanet e para Harry Potter Përkufizimi dhe klasifikimi i termave kulturorë sipas Peter Newmark-ut Përshtatja e kontekstit kulturor sipas Gote Klingberg-ut Referencat kulturore dhe përkthimi i tyre sipas Javier Franco Aixela-s Referencat kulturore dhe përkthimi i tyre sipas Eirlys E. Davies-it Analiza përkthimore e shortive në botën magjike Analiza përkthimore e njësive matëse dhe monetare Analiza përkthimore e ushqimeve në botën magjike Analiza përkthimore e krijesave në botën magjike Analiza përkthimore e aktiviteteve dhe praktikave në botën magjike Analiza përkthimore e referencave letrare Tipologjia e emrave të përveçëm dhe (pa)përkthyeshmëria e tyre në vëllimin Harry Potter Strategjitë e përkthimit të emrave të përveçëm sipas Jan Van Coillie-t Përkthimi i emrave të përveçëm sipas Gillian Lathey-t Analiza përkthimore e emrave të përveçëm të personazheve Analiza përkthimore e nofkave të personazheve Analiza përkthimore e emrave të përveçëm të krijesave në botën magjike Analiza përkthimore e emrave të përveçëm të vendeve në botën magjike Klasifikimi dhe funksioni i lojërave të fjalëve në serinë Harry Potter Strategjitë përkthimore të lojërave të fjalëve sipas Gillian Lathey-it Strategjitë përkthimore të lojërave të fjalëve sipas Dirk Delabastita-s Analiza përkthimore e lojërave të fjalëve në vëllimin Harri Potter 173 PËRFUNDIME vi

7 BIBLIOGRAFIA vii

8 Shkurtesat: HPPS - Harry Potter and the Philosopher's Stone HPCS - Harry Potter and the Chamber of Secrets HPPA - Harry Potter and the Prisoner of Azkaban HPGF Harry Potter dhe Guri Filozofal HPDS Harry Potter dhe Dhoma e Sekreteve HPBA Harry Potter dhe i Burgosuri i Azgabanit viii

9 LISTA E TABELAVE Tabela 1: Titujt e tri romaneve të para Harry Potter dhe përftesat e tyre përkthimore 66 Tabela 2: Titujt e kapitujve të tri romaneve të para Harry Potter dhe përftesat e tyre përkthimore Tabela 3: Strukturë e njëjtë sintaksore në të dyja tesktet Tabela 4: Strukturë pjesërisht e njëjtë sintaksore në të dyja tekstet: Tabela 5: Kalim nga rend i drejtë në tekstin burimor, në rend të anasjelltë në tekstin e përkthimit Tabela 6: Ndryshim i rendit të komponentëve sintaksorë në tekstin e përkthimit Tabela 7: Kalim nga fjali me folje në diatezën pësore në tekstin burimor në atë veprore në tekstin e përkthimit Tabela 8: Kalim nga fjali me folje në diatezën veprore në tekstin burimor në atë pësore në tekstin e përkthimit Tabela 9: Kalim nga fjali asindentike në tekstin burimor në fjali sindentike në tekstin e përkthyer Tabela 10: Kalim nga fjali sindentike në tekstin burimor në fjali asindentike në tekstin e përkthimit Tabela 11: Kalim nga periudha me nëndrenditje në tekstin burimor në periudha me bashkërenditje këpujore në tekstin e përkthyer Tabela 12: Kalim nga fjali të thjeshta në tekstin burimor, në periudhë me nënrenditje në tekstin e përkthimit Tabela 13: Kalim nga periudhë me nënrenditje në tekstin burimor, në fjali të thjeshta në tekstin e përkthimit Tabela 14: Riorganizim i plotë sintaksor i fjalive nga teksti burimor në tekstin e përkthimit Tabela 15: Shembuj nga ligjërimi dialektor dhe ligjërimi i shkujdesur i Hagridit Tabela 16: Lista me shembuj të fjalëve me ndajshtesa me ngjyrime emocionale si tipar idiolektor i përkthyesit Tabela 17: Lista me shembuj të shprehjeve frazeologjike si tipar idiolektor i përkthyesit Tabela 18: Lista me shembuj të fjalëve të vjetëruara dhe orientale si tipar idiolektor i përkthyesit Tabela 19: Lista me shembuj të leksikut dialektor si tipar idiolektor i përkthyesit Tabela 20: Lista me shembuj të devijimeve të nevojshme nga norma standard Tabela 21: Lista me shortitë, përftesat e tyre përkthimore dhe komente Tabela 22: Lista e njësive matëse dhe përftesat e tyre përkthimore Tabela 23: Lista e njësive monetare dhe përftesat e tyre përkthimore Tabela 24: Lista me ushqimet, përftesat e tyre përkthimore dhe komente Tabela 25: Lista e krijesave magjike, origjina dhe përftesat e tyre përkthimore Tabela 26: Lista e emërtimeve të aktiviteteve e praktikave në botën magjike si dhe përftesat e tyre përkthimore Tabela 27: Shembuj të referencave letrare dhe përcjellja e tyre në gjuhën e përkthimit Tabela 28: Lista e emrave të përveçëm të personazheve dhe përftesat e tyre përkthimore Tabela 29: Lista e emrave të autorëve të librave në shkollën e Hoguortsit Tabela 30: Lista e nofkave të personazheve dhe përftesat e tyre përkthimore ix

10 Tabela 31: Lista e emrave të përveçëm të krijesave në botën magjike dhe përftesat e tyre përkthimore Tabela 32: Lista e emrave të përveçëm të vendeve dhe përftesat e tyre përkthimore166 Tabela 33: Lista e lojërave të fjalëve dhe përftesat e tyre përkthimore x

11 HYRJE Përligjja e temës Nëse i hedhim një vështrim korpusit letrar të letërsisë për fëmijë në hapësirën shqiptare, do të vërejmë se pjesa më e madhe e tyre janë libra nga autorë të huaj të përkthyer në gjuhën shqipe, përkundër një numri të vogël veprash të shkruara në shqipe nga shkrimtarë shqiptarë, edhe pse këta të fundit kanë dhënë një kontribut të çmuar në letërsinë shqipe për fëmijë, pa lënë mënjanë edhe traditën folklorike dhe krijimtarinë gojore të popullit tonë të lashtë, e cila është ruajtur brez pas brezi. Për rrjedhojë, numri i madh i përkthimeve në gjuhën shqipe të letërsisë për fëmijë krijon domosdoshmërinë dhe lë vend për hapësira të pafundme studimesh dhe analizash se si këto tekste të shkruara në një gjuhë tjetër përcillen në gjuhën shqipe te lexuesi i vogël. Pavarësisht këtij konstatimi, vihet re se studimet përkthimore të letërsisë për fëmijë në kontesktin shqiptar janë në fillesat e para, edhe pse në nivel botëror, analizat kritike dhe studimet krahasore të përkthimeve të letërisë për fëmijë, veçanërisht në tri dekadat e fundit, kanë marrë një hov të madh. Në këtë mori titujsh të përkthyer në shqip, vendosëm të marrim në shqyrtim tri romanet e para të vëllimit të fantazisë Harry Potter, të shkruara nga shkrimtarja britanike J.K. Rowling, pasi ato ofrojnë një burim të pasur studimi. Ndërthurja e stileve dhe zhanreve të ndryshme, tematikat, elementet e fantazisë të ndërthurura me realitetin, risitë gjuhësore të shprehura sidomos tek emrat e përveçëm, referencat e panumërta kulturore, figurat letrare, sarkazma, humori, lojërat e fjalëve, eufemizmat, dialekti dhe sociolekti nxitën interesin te ne për të hulumtuar dhe për të kryer një studim të thelluar përsa i përket përftesave në gjuhën e përkthimit në nivel gjuhësor, stilistikor dhe kulturor. Një arsye tjetër, e cila na nxiti në marrjen në shqyrtim të këtij korpusi, ishte pikërisht emri i përkthyesit Amik Kasoruho. Një përkthyes me përvojë në shqipërimin e klasikëve botërorë në gjuhën angleze merr përsipër të përkthejë për herë të parë një vëllim në zhanrin e fantazisë në statusin e letërsisë për fëmijë. Pavarësisht këtij reputacioni dhe përvoje të përkthyesit, ne do të përpiqemi të japim një analizë kritike objektive dhe të dalim me sugjerime të mbështetura e të arsyetuara mbi bazën teorike që do ta shpalosim në krerët në vijim. Nëpërmjet këtij punimi synojmë të analizojmë e të argumentojmë, si nga ana teorike ashtu dhe nga ana praktike, zhvillimin e letërsisë për fëmijë, e veçanërisht nevojën e përkthimit të kësaj letërsie, si një fushë të veçantë studimi brenda studimeve përkthimore. Çështjet dhe nënçështjet e ndryshme, së bashku me një material të gjerë shembujsh, vjelë nga korpusi në studim, do të bëjnë që lexuesit e këtij punimi ta shohin letërsinë për fëmijë nga një këndvështrim i ri, dhe për më tepër, përkthimin e kësaj letërsie si një mjet të fuqishëm në duart e përkthyesit dhe të brezit të ri. Ky punim do të shërbejë si një ndihmë për përkthyesit e letërsisë për fëmijë, si për përkthimin e veprave të papërkthyera më parë, por njëkohësisht edhe për rishikimin e veprave të përkthyera tashmë. Nëpërmjet përfundimeve dhe rekomandimeve që do të sjellim në fund të këtij punimi krahasues, synojmë të ndërgjegjësojmë të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e letërsisë për fëmijë, duke filluar nga kritikët, shtëpitë botuese, mësuesit dhe prindërit, se përkthimi i letërsisë për fëmijë nuk është aq i thjeshtë sa duket në pamje të parë dhe se roli i përkthyesit, dhe kompetencat gjuhësore dhe jashtëgjuhësore të tij/saj janë po aq të rëndësishme sa edhe ato të përkthyesit të letërsisë për të rritur. Në këtë kuptim, përkthyesi i letërsisë xi

12 për fëmijë duhet të fitojë një status intelektual të merituar, dhe të vlerësohet për kontributin e rëndësishëm që ka në përçimin e vlerave gjuhësore dhe kulturore që mbart letërsisia për fëmijë e popujve të huaj. Gjithashtu, punimi mund të gjejë zbatueshmëri edhe në përkthimin në përgjithësi, meqenëse përfundimet në lidhje me një sërë strategjish të përdorura, që do t i nxjerrim në pah nëpërmjet shembujve konkretë dhe nëpërmjet krahasimit të vazhdueshëm me tekstn burimor, mund të shfrytëzohen gjerësisht nga përkthyesit në punën e tyre, pa u kufizuar thjesht nga lloji i gjinisë së përkthyer. Objekti i studimit dhe hipotezat Studimi me titull Aspekte të barasvlershmërisë në përkthimet e letërsisë bashkëkohore për fëmijë nga Amik Kasoruho do të marrë në shqyrtim tri romanet e para të sagës Harry Potter, përkatësisht: Harry Potter dhe Guri Filozofal, Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave dhe Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit, vepra të shkrimtares J.K. Rowling të shqipëruara nga përkthyesi Amik Kasoruho. Qëllimi i disertacionit është marrja në shqyrtim e katër shtyllave paralele: 1) Përkufizimi dhe identifikimi e karakteristikave dhe tematikave të përgjithshme të letërsisë për fëmijë dhe krahasimi i tyre me tiparet dhe tematikat e korpusit në studim; 2) Shqyrtimi i teorisë së përkthimit mbi aspektet gjuhësore dhe kulturore gjatë procesit të përkthimit të letërisisë për fëmijë, me qëllim të identifikimit të normave dhe problematikave përkthimore, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi serioze për përkthyesin; 3) Analiza e tipareve idiolektore të përkthyesit Amik Kasoruho dhe shqyrtimi nëse normat e përkthimit të letërsisë për fëmijë janë marrë në konsideratë nga përkthyesi gjatë procesit të përkthimit; 4) Analiza e përcjelljes së barasvlerësve sintaksorë, stilistikorë, idiolektorë dhe kulturorë gjatë procesit të përkthimit, me qëllim të evidentimit nësë efekti i ngjashëm është përcjellë edhe në gjuhën e përkthimit. Një vështrim i përgjithshëm do t u kushtohet tipareve gjuhësore të letërsisë bashkëkohore për fëmijë dhe mënyrës se si këto tipare kanë ndikuar në veprimtarinë e J.K. Rowling-ut. Duke bërë një analizë krahasuese midis tipareve të letërsisë për fëmijë dhe krijimtarisë së J.K. Rowling-ut do të nxjerrim në pah statusin e korpusit, risitë tematike, gjuhësore, stilistikore dhe strukturore të sagës Harry Potter. Këto përfundime të nxjerra nga analiza krahasuese, më tej do të na shërbejnë për të kaluar në analizën krahasuese përkthimore midis tekstit në gjuhën burimore dhe atë të përkthimit. Një vëmendje të veçantë do t i kushtojmë përdorimit dhe aktualizimit të gjuhës, duke vënë në dukje kryesisht gamën e përftesave stilistike të shfrytëzuara nga autorja dhe përcjelljen e tyre në gjuhën e përkthimit. xii

13 Pjesë e rëndësishme e studimit do të jetë vlerësimi i përcjelljes së barasvlerësve kulturorë gjatë përkthimit, të cilët janë të reflektuar në të gjitha aspektet gjuhësore dhe jashtëgjuhësore të tekstit, dhe të procesit dhe produktit të përkthimit në kuadrin e Studimeve Përkthimore. Referencat kulturore, neologjizmat, dialekti dhe idiolekti kërkojnë një mjeshtëri të lartë përkthimore dhe si rrjedhojë na krijojnë hapësira për studimin e strategjive të procesit të përkthimit të ushtruara nga përkthyesi nga gjuha angleze në gjuhën shqipe. Nëpërmjet shembujve konkretë do të marrim në shqyrtim këto strategji përkthimore, duke bërë edhe analiza kritike për çdo vendim të marrë nga përkthyesi në varësi të situatave të ligjërimit. Me anë të kësaj analize do të nxjerrim përfundime se çfarë humbjesh përkthimore hasen në tekstin e përkthyer dhe se si mund të shmangen ato në rastet kur kjo është gjuhësisht e mundur. Gjithashtu, ky studim do të shërbejë për të kuptuar më mirë aplikimin e teorisë së përkthimit dhe analizën e strategjive të përkthimit në një tekst me një natyrë të veçantë dhe komplekse të shkruar nga një shkrimtare e një moshe madhore krahasuar me lexuesit e saj fëmijë, por jo vetëm. Si përfundim, me anë të këtij studimi, shpresojmë të nxitim hulumtues të tjerë që të hedhin vështrimin e tyre drejt studimit të përkthimit të letërsisë për fëmijë, një fushë e cila meriton të mos mbetët nën statusin periferik, pasi me anë të saj argëtohen dhe edukohen gjuhësisht dhe kulturalisht brezat e rinj. Metodologjia dhe struktura e punimit Siç edhe e përmendëm më sipër, fusha e përkthimit të letërsisë për fëmijë, edhe pse e zhvilluar vetëm dhjetë vjeçarët e fundit, ka fituar një interes të gjerë në rang botëror dhe studimet teorike e praktike në këtë fushë po zenë një vend gjithnjë e më domethënës brenda studimeve përkthimore. Në këtë kuptim, në pjesën teorike të tij, do të shfrytëzojmë literaturën e gjerë të studimeve përkthimore në përgjithësi, me një fokus të veçantë të fushën e përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe të strategjive përkthimore të sugjeruara nga studiues dhe gjuhëtarë të njohur. Këto strategji do të përdoren si etalon për analizimin e shembujve e të përftesave gjuhësore, stilistike e kulturore të vjela nga korpusi në studim. Nëpërmjet metodës cilësore, të zbatuar në këtë studim krahasues e analizues, do të nxjerrim konluzione dhe rekomandime mbi strategjitë e përkthimit të veprave letrare për fëmijë, duke dhënë kështu një ndihmesë modeste në këtë fushë. Kjo do të na japë një panoramë të qartë se si zhvillohet gjuha dhe ligjërimet në një roman bashkëkohor për fëmijë, dhe cilat janë parimet tekstuale që drejtojnë tekstin. Një pjesë të mirë të të dhënave që do të nxjerrim nga shembujt e vjelë do të organizohen në mënyrë tematike për lehtësi praktike dhe orientim të shpejtë, gjë që do të na çojë drejt përfundimeve të zbatueshme në fushën që kemi përzgjedhur. Meqenëse shumë personazhe dhe dukuri të tjera përsëriten në të tri romanet, e kemi parë të udhës të mos i marrim në shqyrtim secilin roman veç e veç, por ta strukturojmë pjesën analitike dhe atë të përpunimit të shembujve në një mënyrë tjetër klasifikuese, duke i ndërthurur të tria romanet së bashku. Një arsye tjetër që na nxit të marrim këtë vendim është edhe fakti që romanet janë të shkruara nga një shkrimtare e vetme dhe të përkthyera nga një përkthyes i vetëm, duke na ballafaquar me një stil të vetëm në gjuhën burimore dhe me një stil të vetëm në gjuhën e përkthimit. Gjithashtu, xiii

14 ngjarjet në secilin roman përshkruajnë një cikël të vitit shkollor në Shkollën e Hoguorts duke krijuar kështu një vazhdimësi të të njëjtit makrotekst. Ky studim përbëhet nga katër kapituj, dy prej të cilëve shqyrtojnë bazën teorike të përkthimit të letërsisë për fëmijë: përkufizimet dhe karakteristikat, si dhe zhanret kryesore të kësaj letërsie. Baza teorike do të na orientojë më pas drejt analizës së shembujve të vjelë nga korpusi ynë. Në kreun e parë prezantohen të dhëna mbi klasifikimin, përkufizimin, karakteristikat e letërsisë për fëmijë dhe zhanret e saj. Do të diskutojmë për natyrën komplekse, ambivalente dhe asimetrike të kësaj letërsie, të cilat më pas do të pasqyrohen me shembuj konkretë të vjelë nga korusi ynë. Këto të dhëna më pas do të na ndihmojnë të kuptojmë çfarë statusi gëzon korpusi në studim dhe cilat nga tiparet e zhanret e përmendura gjenden në këtë korpus. Meqë fokusimi i detajuar në këto nënkategori nuk përbën qëllimin kryesor të këtij studimi, ne do të mjaftohemi vetëm me një vështrim të përgjithshëm të tyre. Pas këtij vështrimi të përgjithshëm do të fokusohemi te fenomeni Harry Potter, autorja, jeta dhe krijimtaria e saj. Për shkak të ndërtekstualitetit të lartë në këtë vëllim, do të përmendim ideologjitë, shkollimin, preferencat letrare dhe realitetin bashkëkohor të cilat kanë ndikuar në aftësitë krijuese të autores. Kreu i dytë synon të japë një panoramë të studimeve përkthimore në përgjithësi dhe, duke patur parasysh faktin që korpusi ynë i përket zhanreve të letërsisë për fëmijë, do të përqendrohemi te tiparet, karakteristikat dhe vështirësitë e përkthimit të letërsisë për fëmijë. Më pas do të diskutojmë veçoritë dhe vështirësitë përkthimore të korpusit tonë, ndër të cilat janë: ndërtekstualiteti, referencat kulturore dhe folklorike, neologjizmat, huazimet, atmosfera britanike, format e adresimit, humori i shkaktuar nga lojërat e fjalëve, shumëllojshmëria e stileve funksionale etj. Të gjitha këto veçori do të ilustruhen me shembuj, të cilët do të analizohen më hollësisht në kapitujt e tjerë. Me anë të këtyre shembujve synojmë të demonstrojmë se përkthimi i letërsisë për fëmijë ka veçoritë e veta, të cilat e dallojnë nga përkthimi i letërsisë për të rritur. Të qenët përkthyes i kësaj letërsie nënkupton aftësisë e të pasurit një intuitë letrare që i përshtatet moshës së të vëgjëlve dhe që është shumë e vështirë për t u arritur. Në kreun e tretë fokusohemi të analiza e përftesave përkthimore të përbërësve stilistikë dhe idiolektorë të përkthyesit Amik Kasoruho, të hasura në tri romanet e para Harry Potter. Fillimisht do të shpalosim sfondin teorik të metodave dhe strategjive përkthimore, i cili do të shërbejë si etalon për të bazuar analizën me shembujt e vjelë nga korpusi ynë. Shembujt do të grupohen në tabela sipas përftesave përkthimore dhe me anë të tyre do të vërejmë qëndrimin e përkthyesit në lidhje me produktin final: nëse përkthyesi Kasoruho i ka ruajtur tiparet gjuhësore të tekstit burimor apo e ka riorganizuar frazën dhe fjalinë sipas konvencioneve të gjuhës së përkthimit. Tiparet grafike, të quajtura ndryshe si tiparet mbisegmentale, janë po ashtu të rëndësishme në korpusin tonë pasi autorja J.K Rowling i përdor elementet grafike si sinjale plotësuese të kuptimit leksikor të fjalëve apo fjalive. Këto tipare grafike do të analizohen në këtë kre për të këqyrur nëse ky efekt plotësues është përcjellë edhe në gjuhën e përkthimit. Një analizë tjetër kontrastive, në kuandër të identifikimit të arrtijes së barasvlershmërisë, është ajo e mikro-teksteve, ose e stileve funksionale. Nëpërmjet kontrasteve të këtyre mikroteksteve brenda makrotekstit Harry Potter do të kuptojmë se si stile të ndryshme funksionale përdoren për situata të caktuara xiv

15 ligjërimore. Me anë të shembujve konkretë, do të hetojmë nëse këto kontraste gjuhësore janë përcjellë edhe në gjuhën e përkthimit. Në këtë kre do të analizojmë gjithashtu edhe tiparet idiolektore të përkthyesit Kasoruho, i cili njihet si një përkthyes që nuk i përmbahet teorive të përkthimit, por përdor intuitën dhe fondin e tij gjuhësor, të cilin e ka të mishëruar së bashku me dashurinë për gjuhët e huaja e veçanërisht atë shqipe. Analiza kontrastive e ilustruar me shembujt të tipareve idiolektore të përkthyesit do të na udhëheqë drejt përfundimeve nëse përkthyesi Kasoruho ka bërë kompromise me normat dhe ideologjitë e përkthimit të letërsisë për fëmijë si dhe me nivelin e lexuesve, apo i ka qëndruar besnik parimeve të tij të përkthimit: nxjerrja në pah e potencialit të gjuhës shqipe dhe arritja e një produkti estetiko-letrar. Kreu i katërt mëton të nxjerrë në dritë problematikat e shkaktuara nga termat kulturorë, neologjizmat, referencat e ndërtekstualitetit, lojërat e fjalëve dhe gjurmët dialektore. Këto fusha analize kanë një rëndësi të veçantë në këtë studim, pasi përcjellja e tyre në gjuhën e përkthimit është shumë e rëndësishme në mënyrë që të ndihet i njëjtin efekt dhe ndjesi që lexuesit e tekstit burimor kanë përjetuar. Duke qenë se këto terma krijojnë shtresime e konotacione të ndryshme kuptimore, në shumicën e rasteve është e pamundur të mos kemi humbje përkthimore. Gjatë procesit të përkthimit, përkthyesi duhet të vendosë se cili apo cilat nga këto shtresime konotative janë më të rëndësishme dhe cila do të ishte strategjia e duhur pë t i nxjerrë ato në pah në gjuhën e përkthimit. Edhe në këtë kre, do të shpalosim bazën teorike për përkthimin e termave kulturorë, e cila më vonë do të na ndihmojë në analizën kontrastive të shembujve konkretë. Shembujt do të ndahen në tabela sipas kategorive të tyre gjuhësore dhe kulturore dhe me pas do të analizohen përftesat e tyre në gjuhën e përkthimit. Kreu i fundit i studimit tonë do të shpalosë përfundimet e nxjerra nga ky punim ku do të vlerësojmë nivelin e përcjelljes së barasvlershmërisë dhe efektit të njëjtë në gjuhën e përkthimit. Me anë të problematikave dhe vështirësive përkthimore që do të demonstrohen në kapitujt analitik të këtij punimi, synojmë të vërtetojmë se përkthimi i letërsisë për fëmijë nuk është aspak i thjeshtë. Përkundrazi, është një sfidë që nuk duket të nënvlerësohet nga të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces. Rrjedhimisht, përkthyesit e këtij zhanri duhet të kënë një mjeshtëri estetike, stilistike dhe gjuhësore si dhe njohuri enciklopedike dhe kulturore të gjuhës burimore dhe të gjuhës së përkthimit. xv

16 KREU I 1 Letërsia bashkëkohore për fëmijë: tiparet dhe risitë te tematikat e pasqyruara në krijimtarinë e J.K. Rowling-ut 1.1 Përkufizimi i letërsisë për fëmijë Ta përkufizosh letërsinë për fëmijë vetëm me një fjali të vetme është gati e pamundur, pasi vetë termi letërsi për fëmijë është një koncept shumë i gjerë. Termi letërsi përfshin shumë zhanre dhe stile, ndërsa termi fëmijë është një koncept akoma edhe më i vështirë e më kompleks, pasi mund të interpretohet në kuadrin kulturor, social, ideologjik dhe historik. Peter Hunt-i, kur përpiqet të përkufizojë letërsinë për fëmijë, shprehet se në dukje ky term është shumë i thjeshtë: libra të shkruar për fëmijë, dhe libra të lexuar nga fëmijët. Megjthatë në teori dhe praktikë, është një term shumë i komplikuar pasi termat letërsi dhe fëmijë janë kontradiktore me njëra - tjetrën. 1 Hunt-i shpjegon se Vlerat dhe cilësitë, të cilat përbëjnë të bërit letërsi, nuk mund të përkufizohen vetëm te librat të cilat i adresohen një audience me eksperiencë, njohuri, aftësi dhe sofistikim të limituar. 2 Kështu, Hunt-i vjen edhe me një zgjidhje për këtë kontraditë dhe sugjeron që termi letërsi për fëmijë të zëvendësohet me termin tekste për fëmijë pasi ky i fundit, pra teksti, nënkupton çdo formë komunikimi: librat, filmat, videot, ritregimet, librat me ilustrime, përrallat, gojëdhënat pothuajse çdo mjet komunikimi, qoftë ai i shkruar apo i folur. 3 Megjithatë, në këtë punim ne do të përdorim termin letërsi për fëmijë pasi është një term që i shkon për shtat studimit tonë. Siç u përmend edhe më sipër, edhe fjala fëmijë mund të konsiderohet komplekse, e paqartë dhe shumë përgjithësuese, pasi interpretohet ndryshe në kultura të ndryshme dhe, gjithashtu, ndryshon me kalimin e kohës. Hunt-i sugjeron se përgjithësimi më i përshtatshëm është se fëmijëria është periudha e jetës, të cilën kulturat e konsiderojnë si një moshë pa përgjegjësi dhe se kanë nevojë për arsimim. 4 Koncepti kulturor i fëmijëve dhe fëmijërisë ndryshon radikalisht me kohën, vendin, gjininë dhe perceptuesin, kështu që korpusi letërsisë për fëmijë nuk është i qëndrueshëm. Parë nga këndvështrimi historik, fëmijëria 200 vite më parë, dhe për rrjedhojë edhe librat e asaj periudhe, mund të duken shumë të largët nga fëmijëria e sotme dhe tekstet e saj, saqë duhet bërë një dallim ndërmjet letërsisë historike për fëmijë - librave që i përkisnin asaj periudhe, dhe letërsisë bashkëkohore për fëmijë - librave që i adresohen ose që lidhen me fëmijërinë aktuale. 5 Një problematikë tjetër, që lind nga konceptimi i termit fëmijë, është paqartësia dhe përgjithësimi i kësaj periudhe të jetës. Për ta përcaktuar më specifikisht se cilës moshë i adresohet libri, shumë shtëpi botuese të specializuara për publikimet e letërsisë për fëmijë i klasifikojnë librat në katër kategori kryesore: libra për parashkollorë; libra për lexues fillestarë (fëmijë në klasat fillore); libra të shkurtër; 1 P. Hunt, An introduction to Children s Literature.Oxford and New York fq Po aty.fq. 2 3 Po aty.fq. 3 4 Po aty.fq. 5 5 Po aty.fq. 6 1

17 dhe libra për adoleshentë ose të rinj. 6 Bobulova i referohet një periudhe, e cila përfshin moshën nga 1 deri në 16 vjeç. 7 Barbara Stoods mendon se letërsia për fëmijë është ajo letërsi për të cilën fëmijët reagojnë: i përshtatet gamës së eskperiencës së tyre dhe shkruhet me gjuhën që ata kuptojnë. Dallimi kryesor midis letërsisë për fëmijë dhe letërsisë për të rritur, sipas saj, merr parasysh ekperiencën më të limituar të jetës së lexuesve të vet, dhe kjo është e rëndësishme pasi lexuesit përdorin eksperiencat e tyre për të kuptuar tekstin. 8 Një përkufizim tjetër nga Knowles-i dhe Malmkjar-i sugjeron se letërsia për fëmijë është çdo narracion i shkruar apo i publikuar për fëmijë, në të cilin përfshihen romanet për lexues adoleshentë, të rinjtë ose lexues në adoleshencën e vonë. 9 O Connell-i e konsideron këtë përkufizim si shumë përgjithësues dhe pragmatik, përkufizim i cili duket se nuk i shpjegon çështjet e vështira dhe problematike të saj. 10 Oittinen-i, gjithashtu, jep një përkufizim i cili konsiderohet me nuanca pragmatike. Sipas saj, letërsia për fëmijë është letërsia e lexuar pa zë nga fëmijët dhe letërsia e lexuar me zë të lartë për fëmijët, edhe pse ajo e pranon faktin që koncepti fëmijëri është i debatueshëm dhe mund të trajtohet si çështje kulturore dhe sociale. 11 Letërsia për fëmijë është një term i cili përdoret për të përshkruar si një grup tekstesh, ashtu edhe një disiplinë akademike. Hunt-i gjykon se nëse fjala fëmijë nënkupton papjekuri dhe fjala letërsi nënkupton sofistikim në tekst dhe lexim, atëherë këto dy terma nuk përputhen me njëra-tjetrën. Letërsia i zbavit lexuesit dhe dëgjuesit e saj, dhe në të njëjtën kohë u jep atyre mundësi të shfrytëzojnë eksperiencën shumëvjeçare dhe zgjuarsinë e të rriturve. 12 Pavarësisht heterogjenitetit të teksteve dhe problematikës së hasur për ta përkufizuar qartësisht këtë fushë, si një letërsi që i drejtohet nje audience të përgjithësuar si fëmijë, por që shfaqet aq komplekse sepse mund të përfshijë fëmijërinë e hershme deri në adoleshencën e vonë, ne mund të nxjerrim disa përgjithësime dhe karakteristika të letërsisë për fëmijë. Protagonisti fëmijë, didakticizmi, lojërat e fjalëve janë disa nga tiparet e gjetura në shumë libra për fëmijë. 13 Pra, ajo çfarë kanë të përbashkët përkufizimet e mësipërme është se termi letërsi për fëmijë është i debatueshëm dhe se përgjithësisht në këtë gamë ngërthehen të gjitha tekstet e adresuara për fëmijë dhe të përpiluara në atë mënyrë që do t u përshtateshin njohurive dhe eksperiencave të kufizuara të fëmijëve. Një perceptim 6 I. Bobulova. et al., Children's and Juvenile Literature: (Written in English).Nitra: Pedagogická fakulta UKF v Nitre, Fq Po aty. Fq B. Stoodt, Children s literature: Discovery for a lifetime Fq. 9 M. Knowles & K Malmkjar, Language and Control in Children s Literature. London: Routledge, fq E. O Connell, Translating for Children në Gillian Lathey, (ed). The translation of Children s Literature: A Reader. Clevedon: Multilingual Matters Ltd., 2006 fq R. Oittinen, I am me I am other: On the dialogics of translation for children. Tampere: University of Tampere fq P. Hunt, Children s Literature, në Nell, Philip & Paul, Lissa, (ed). Keywords for Children s Literature. New York and London: New York Universty Press fq P. Nodelman, The Hidden Adult, Defining Children s Literature. Chicago: Universitety of Chicago Press Fq. 76 2

18 tjetër i debatueshëm, i parë nga këndvështrimi deskriptiv, është edhe fakti që letërsia për fëmijë, përkundër letërsisë për të rritur, karakterizohet nga një gjuhë më e thjeshtuar. Përsëri, edhe ky këndvështrim mund të hidhet poshtë varësisht nga teksti. Siç do të përmendet edhe më poshtë, gjuha e përdorur në letërsinë për fëmijë shpeshherë është po aq kreative dhe e pasur me mjete stilistike, sa edhe ajo e të rriturve. Megjithatë, të kuptuarit e tekstit nga lexuesi fëmijë në të gjitha nivelet stilistike shumë herë është i pamundur për shkak të njohurive të kufizuara që ata kanë qoftë në nivel gjuhësor, qoftë në atë jashtëgjuhësor apo dhe kulturor. 1.2 Karakteristikat e Letërsisë për Fëmijë Edhe pse është e vështirë ta përkufizojmë letërsinë për fëmijë thjesht nga karakteristikat e stilit dhe të përmbajtjes, librat për fëmijë janë të prirur të kenë disa tipare të përbashkëta. Karakteristikat e letërsisë për fëmijë mund të përcaktohen nga këndvështrimi tekstual duke përdorur një qasje deskriptive. Kështu, McDowell-i bën dallimin midis letërsisë për fëmijë dhe letërsisë për të rritur. Sipas tij, librat për fëmijë janë përgjithësisht më të shkurtër. Ata priren të favorizojnë një trajtim më shumë aktiv sesa pasiv, me dialogje dhe incidente në vend të përshkrimeve dhe të introspeksioneve; protagonistët fëmijë shërbejnë si role model; konvencionet gjejnë një përdorim të gjerë; historitë zhvillohen brenda një skematizmi moral të qartë, historitë janë optimiste; gjuha është e thjeshtuar për t ju përshtatur fëmijëve, probabilitetet shpesh injorohen dhe autorët flasin pa fund për magjiken, fantazinë, thjeshtësinë dhe aventurat. 14 Përveç karakteristikave përshkruese tekstuale, një tjetër karakteristikë e letërsisë për fëmijë, për shkak të marrëdhënies dualiste që ajo ka, është natyra ambivalente. Sipas Runvin-it dhe Orlati-it, tekstet ambivalente janë ato tekste të shkruara për të vegjlit dhe të lexuara si nga të rriturit, ashtu edhe nga fëmijët në nivele të ndryshme tekstuale. 15 Ky aspekt, ashtu siç edhe do të diskutohet me gjerë në krerët në vijim, është një sfidë për përkthyesit e letërsisë për fëmijë. Shumë shkrimtarë të letërsisë për fëmijë u drejtohen si fëmijëve, ashtu edhe të rriturve në tekstet e tyre, gjë që mund të jetë një sfidë e dyfishtë për përkthyesit, të cilët gjithashtu duhet t u drejtohen lexuesve të dyfishtë, si fëmijëve, ashtu edhe të rriturve në kulturën e gjuhës së përkthimit. 16 Ambivalenca në letërsinë për fëmijë është një tjetër arsye e cila domonstron se tekstet për fëmijë nuk mund të jenë edhe aq të thjeshtë. Autori Philip Pullman-i argumenton se librat për fëmijë merren me çështje të mëdha dhe pyetje thelbësore për ekzistencën e njeriut. 17 Gjithashtu, Yvonne Bertills-i kundërshon perceptimin e gabuar të thjeshtësisë gjuhësore të letërsisë për fëmijë, duke iu referuar kompleksitetit gjuhësor të shprehur sidomos tek emrat e përveçëm, të cilët shpeshherë 14 M. McDowell, Fiction for children and adults some essential differences. Në Children s Literature in Education Volumi4. Botimi 1: Fq M. Rudvin & F Orlati, Dual Readership and Hidden Subtexts in Children s Literature: The Case of Salman Rushdie s Haroun and the Sea of Stories, në: van Coillie, Jan and Walter P. Verschueren (eds.), Children s literature in translation. Challenges and strategies, Manchester: St. Jerome Publishing, fq E.M. Metcalf, Exploring Cultural Differences through Translating Children s Literature. Meta: The translator s Journal, fq A. Blake, Harry Potterin ilmestys. Lastenkirjallissuus globalisuituvassa maailmassa. Tampere: Vastopiano fq

19 ndërthurin përmbajtjen morfemike me aspektin semantik dhe funksionin literal/denotativ, e cila është e rëndësishme për të kuptuar librin. 18 Korpusi i studimit tonë, përkatësisht tri romanet e para të vëllimit Harry Potter, paraqet një shembull tipik të një teksti ambivalent. Vetë volumi përmbajtësor prej qindra faqesh i një sage prej shtatë librash 19 nuk mund të jetë thjesht pjesë e një letërsie për fëmijë, pa përmendur kompleksitetet gjuhësore dhe shtresat e kuptimësisë së fjalëve (kuptimin konotativ përpos atij denotativ), neologjizmat, huazimet nga latinishtja dhe frëngjishtja, dialektet, sociolektet, ndërthurjen e stileve të ndryshme të ligjërimit etj. Emer O Sullivan-i në artikullin e titulluar Comparative Children s Literature flet për teorinë e përgjithshme të letërsisë për fëmijë, 20 mbi bazën e së cilës dallohen dy karakteristika të letërsisë për fëmijë. Sipas saj, karakteristika e parë që e dallon letërsinë për fëmijë nga fushat e tjera është fakti se ajo u përket dy sistemeve të ndryshme: aspektit letrar dhe atij pedagogjik: është letërsia në të cilën pasqyrohen normat më dominante sociale, kulturore dhe edukative. 21 Puurtinen-i vë në dukje se të rriturit presin nga letërsia për fëmijë që t i ndihmojë këta të fundit në zhvillimin e aftësive të tyre gjuhësore. Për rrjedhojë, ekziston një prirje si nga ana e shkrimtarëve, ashtu edhe nga ana e përkthyesve që ta normalizojnë gjuhën duke e standardizuar atë, me qëllim që të shmangin të mësuarit e gjuhës me gabime gramatikore prej këtyre librave. 22 Klingberg-u thekson faktin se didakticizmi dhe natyra pedagogjike mund të përcaktohen si një mënyrë për të dhënë udhëzime, p.sh. për t u ofruar fëmijëve njohuri, dhe njëkohësisht për t u mësuar atyre vlerat dhe normat morale të shoqërisë. Tipari i dytë, sipas O Sullivan-it, është se komunikimi në letërsinë për fëmijë është asimetrik. Prodhimi, publikimi dhe marketingu i bërë nga autorët dhe shtëpitë botuese, kritika, bibliotekarët, shitësit e librave dhe mësuesit si ndërmjetës: në çdo fazë të zinxhirit të komunikimit letrar gjenden të rriturit, të cilët veprojnë dhe vendosin për lexuesin fëmijë. 23 Briggs-i, i cituar nga O Connell-i, shprehet se librat për fëmijë shkruhen për një audiencë të veçantë, por normalisht jo të shkruar nga anëtarët e kësaj audience: shkrimi i tyre, dhe në shumicën e rasteve edhe blerja e tyre, kryhen nga të rriturit në emër të fëmijëve. 24 Ndërsa fëmijët kërkojnë zbavitje dhe informacion në librat e tyre, të rriturit kanë kërkesa dhe pritshmëri të tjera. Megjithatë, të rriturit kanë ndikim shumë më të madh. Për rrjedhojë, të rriturit vendosin çfarë të shkruajnë, të publikojnë dhe të blejnë për fëmijët Y. Bertilles, Beyond Identification: Proper Names in Children's Literature, Åbo akademis förlag, Përfshirë këtu edhe librin e tetë Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar, i cili vjen në formën e dramës dhe i shkruar nga J.K. Rowling së bashku me John Tiffany dhe Jack Thorne. 20 Teoria e Përgjithshme e Letërsisë për Fëmijë është një ndër fushat e Letërsisë Kontrastive për Fëmijë. Për shkak se ndryshimet midis letërsisë për fëmijë dhe letërsisë për të rritur diktojnë ndryshimet midis studimeve të letërsisë kontrastive dhe studimeve të letërsisë kontrastive për fëmijë, një fushë me rëndësi është teoria e përgjithshme e letërsisë për fëmijë. 21 E. O Sullivan, Comparative Children s Literature në Hunt, Peter. (ed.) International Companion Encyclopedia of Children's Literature. Volume: 1. 2nd. Edition Fq T. Puurtinen, (1998) Syntax, readability and ideology in children s literature, Meta 43(4). 23 E. O Sullivan, Comparative Children s Literature në Hunt, Peter. (ed.) International Companion Encyclopedia of Children's Literature. Volume: 1. 2nd. Edition Fq J. Briggs, Reading Children s Books. Eseeys in Criticism. XXVIX (1) Fq. 4. Cituar nga O`Connel, Eithne. Translating for Children. në Lathey, Gillian (ed.). The Translation of Children s Literature: A Reader. Clevedon: Multilingual Matters, Fq Po aty.fq

20 Viktor Canosinaj në librin e tij Nga Liza te Hari Poteri veçon disa përbërës themelorë dhe të domosdoshëm në mënyrë që një libër për fëmijë të konsiderohet i arrirrë dhe i suksesshëm: 26 Subjekti tërheqës, i mbushur me aksion dhe Aventura - Sipas tij, subjektet e letërsisë për fëmijë priren nga zbulimi i të fshehtave, mistereve, vendeve të panjohura, nga luftrat dhe aventurat. Te fëmijët është shumë e fortë prirja për t u identifikuar me personazhet që bëjnë aventura apo marrin pjesë në ngjarje të rrezikshme. Kjo është edhe një nga arsyet që femijët tërhiqen edhe nga libra të cilët fillimisht janë shkruar për të rritur. Heroi i çuditshëm, pak i krisur - Jo çdo lloj heroi pëlqehet nga fëmijët, sidomos kur është serioz. Fëmijet nuk durojnë dot seriozitetin, etiketën, ceremonialitetin. Idhujt e lexuesve të vegjël janë ata heronj, të cilët bëjnë çapkënllëqe, pak të krisur që nuk e njohin frikën dhe janë gati të përballen me çdo lloj situate. Kjo është arsyeja pse Harry Potter, bashkë me Robinson Kruzon, Tom Sojerin, Hak Finin, Pipi Çorapegjatën, pelqehen nga fëmijët. Humori - Canosinaj shprehet se një vepër për fëmijë do të ishte një dështim nëse do t i mungonte humori. Me këtë shpjegohet edhe fakti se shumë vepra për të rritur me humor cilësor janë bërë pjesë e bibliotekës së të vegjëlve, për shembull Don Kishoti. Fëmijët nuk do ta kuptonin dot një botë pa të qeshura. Por humori është gjëja më e vështirë për një shkrimtar sepse ai është pjesë e natyrës krijuese dhe nuk mund të futet në një vepër me sforcim. Qartësia dhe thjeshtësia - Këto dy përbërës janë të domosdoshëm në letërsinë për fëmijë, gjë që nuk do të thotë aspak se kjo provon se një letërsi e tillë mund të shkruhet me letërsi dhe nuk ka shumë vlera. Të shkruash qartë dhe thjeshtë është dhunti. Të lexosh dhe të mos kuptohesh nga lexuesi është mungesë talenti. Fëmijët nuk i durojnë dot ndërlikimet dhe informacionet e pakuptueshme për to. E mira do të ishte sikur vepra të fillonte me një ngjarje goditëse që të bën për vete dhe jo me përshkrime mjedisesh apo karakteresh. Gjithashtu, edhe mbyllja e veprës duhet të jetë e menjëhershme dhe pa zgjatje. Lakonizmi - Letërsisë për fëmijë do t i shkonte më për shtat një stil i ngjeshur me fjali dhe paragrafë të shkurtër. Por asnjë autori nuk mund t i imponohet kjo skenë pasi stili është individual dhe nuk mund të kultivoheti njëjti stil te të gjithë shkrimtarët. Fëmijët e kanë në natyrën e tyrë lakonizmin dhe duan vazhdimisht gjera të reja. Në një vepër letrare ata mezi presin të marrin vesh çfarë do të ndodh në kapitullin e rradhës. Përshkrimet dhe dialogjet e gjata mund ta largojnë vëmëndjen e fëmijës nga ngjarjet kryesore. Mbajtja pezull e lexuesit - Lexuesi fëmijë duhet mbajtur pezull emocionalisht sepse për ndryshe ai mund ta lërë librin përgjysmë. Sipas Canosinaj, arritja e këtij qëllimi kërkon në rradhë të parë një temporitëm të pandërprerë dhe të pandryshueshëm dhe së dyti, ngjarja interesante dhe 26 V. Canosinaj, Nga Lizate Harri Poteri: Vështrim mbi letërsinë për fëmijë dhe të rinj. Tiranë: Shtëpia botuese LILO, Fq

21 intriguese. Këto janë detyra tepër të vështira për çdo shkrimtar dhe mund të mos mbahen dot gjatë gjithë veprës. Morali si i padurueshëm Duke qenë se në fillimet e veta letërsia për fëmijë ishte një letërsi këshillimore e didaktike, dhe e krijuar për synime shkollore, ajo mbarti me vete, deri në ditën e sotme, edhe shoqërimin me moralin përkatës të shumë ngjarjeve dhe ndodhive. Zbulimi i moralit të veprës nga ana e autorit ose nëpërmjet gojës së ndonjë personazhi nuk i shton asnjë vlerë veprës për fëmijë. Fëmijët janë të aftë ta nxjerrin vetë kuptimin që ka dashur të thojë autori. Veç kësaj, ata kanë të drejtën e interpretimit të veprës sipas këndvështimit të tyre, këndvështrim që mund të ndryshojë nga ai i autorit. Qëllimi i të shkruarit për fëmijë është dëfrimi, jo ngurtësimi, veçoritë e lëtërsisë për fëmijë duhet të jenë po ato veçori të përjetshme të fëmijës: ëndërrimi, thjeshtësia, ngrohtësia dhe humori. 1.3 Format dhe zhanret kryesore të letërsisë për fëmijë Një klasifikim më formal i letërsisë për fëmijë bëhet i mundur nëpërmjet përcaktimit të zhanrit. Zhanri përcakton kornizën e rrëfimit. Ai i përshtatet rrëfimit, sinjalizon dhe e përgatit lexuesin se çfarë pritet më pas. Sipas Sherby A. Wolf-it, tiparet e personazheve, funksionet e setting-ut, parashikueshmëria e përmbajtjes, ekspliciteti i temës: të gjitha përcaktohen nga zhanri. Tradicionalisht, zhanri nënkupton një sistem klasifikimi për organizimin e letërsisë, megjithëse karaktistikat e çdo kategorie shpeshherë nuk janë të përcaktuara qartë. 27 Si rezultat, zhanri nuk konsiderohet vetëm si etalon për të klasifikuar formalisht kategoritë e veprave letrare. Me anë të këtyre karakteristikave mund të kuptojmë se sa e arritur artistikisht është një vepëre caktuar. John Cawelti shprehet se ne i përdorim klasifikimet letrare si një mënyrë për të vlerësuar cilësitë unike të një pune individuale. Ne mundohemi të mendojmë për zhanrin jo thjesht si përshkrime përgjithësuese të një numri veprash të caktuara, por si një set limitesh dhe potencialesh artistike. Pra, mund ta vlerësojmë një vepër të caktuar në dy mënyra: a) nëse këto vepra i plotësojnë apo dështojnë t i plotësojnë potencialet ideale të reflekruara në një zhanër dhe, për rrjedhojë, arrijnë ose dështojnë të arrijnë efektin e plotë artistik të një kategorie të caktuar kompozicioni; b) nëse një punë e caktuar devijon nga standardi i sheshtë i zhanrit në mënyrë që të arrijë disa shprehje dhe efekte individuale unike. 28 Disa nga zhanret më popullore në letërsinë për fëmijë, të cilat i hasim edhe në romanet e J.K. Rowling-ut, Harry Potter 29, janë: folkori (folk strories), tregimet, përrallat, ndodhitë në shkolla, mitet, alegoria biblike, legjendat dhe, sigurisht, fantazia. Folklori është një fenomen global, të cilin e gjejmë në çdo kulturë anembanë botës. Tiparet folklorike gjenden jo vetëm në letërsi, por edhe në lloje të tjera të artit. 27 Sh.A Wolf, Interpreting Literature with Children. New Jersey, London. Lawrence Erlbaum Associates, Inc Fq J.G. Cawelti, Adventure, Mystery and Romance: Formula stories as art and popular culture. Chicago: Chicago UP Fq Në nënkrerët në vijim do të flasim më me hollesi se si këto tipare të zhanreve janë të pranishme në romanet Harry Potterit. 6

22 Qysh prej shekullit të 19-të, termi folklor ka përshfshirë të gjitha thëniet, tregimet, kompozicionet verbale, ritualet sociale, të cilat janë trashëguar gojarisht nëpërmjet kulturave dhe jo me anë të shkrimeve. 30 Propp-i, gjithashtu, thekson faktin se folklori është një fenomen ndërkombëtar, produkt i një lloji të veçantë të artit verbal dhe atij pamor, por që mund të pësojë transformime së bashku me sjelljet e njerëzve, shijet dhe ideologjitë. 31 Megjithatë këto trasformime nuk ndodhin në një kohë të shkurtër dhe nuk ndryshojnë esencën e përmbajtjes së tyre. Propp-i shprehet se si çdo fenomen tjetër i kulturës shpirtërore, folklori nuk pëson ndryshime të shpejta dhe mund t i ruajë normat e vjetra edhe në kushte të reja. 32 Elisabeth Tucker-i në librin e saj Children's Folklore: A Handbook shprehet se ndryshe nga disiplinat e tjera, në motivet folklorike kontribuon e gjithë shoqëria. Duke reflektuar shoqërinë të cilën folklori përfaqëson, ai reflekton interesat, nevojat dhe vlerat e njerëzve. 33 Rrëfimet (folk stories), si një formë folklori, e kanë origjinën nga proza e shkurtër me autorë të panjohur. 34 Rrëfimet, shpesh i gjejmë edhe në formë të shkruar, por termi përfshin edhe ritregime të përcjella gojarisht si vepra të autorëve të njohur. Në këtë zhanër shpesh përfshihen edhe mitet, historitë me heronj, përrallat me trimëri të performuara nga personazhet kryesore. Përrallat (fairy stories) janë një tjetër zhanër, tiparet e të cilit mund t i gjejmë të ndërthurura në sagën Harry Potter. Sipas Alison Lurie-it, përrallat i mbijetojnë kohës sepse ato pasqyrojnë eksperiencat njerëzore në një formë simbolike dhe të gjallë, duke e nxitur lexuesin që të përthithë të vërtetën. 35 Tolkien-i 36 në esenë e tij On Fairy- Stories e konsideron të pamundur një përkufizim të saktë të përrallave. Ai arrin në konkluzionin se elementet fantastike janë thelbësore te përrallat. Ajo që mund të them, shprehet ai, është se përrallat nuk mund të futen në një rrjet fjalësh, pasi një nga cilësitë e tyrë është të jenë të papërshkrueshme. Përrallat flasin ose përdorin zanat apo krijesa të tjera magjike, pavarësisht cili është qëllimi kryesor i saj: satira, aventura, moraliteti apo fantazia. Elementet fantastike dhe shpikja e Botëve të Tjera është zemra dhe dëshira e zanave. 37 Ndodhitë në shkolla 38, (school stories) ashtu siç sugjeron edhe emri, zhvillohen në ambientet e shkollave, kryesisht në ato me konvikte. Fillesën e tyre këto ndodhi e kanë në Britaninë e Madhe, në kohën kur sistemi i shkollave publike filloi të lulëzonte. Në fillim të shekullit të 20-të, ndodhitë e para kishin si personazhe vetëm meshkujt ose vetëm femrat, 39 dhe transmetonin virtytet e klasës së mesme, siç janë: 30 M. H Abrams, A glossary of Literary Terms (7 th edition). Forthworth, Texas: Harcourt Brace Collage Publisher Fq V. Propp, Theory and History of Folklore. Minneapolis. University of Minnesota Press Fq Po aty. 33 E. Tucker, Children's Folklore: A Handbook, Connecticut, London: Greenwood Press Fq M.H. Abrams. A glossary of Literary Terms.(7 th edition). Forthworth, Texas: Harcourt Brace Collage Publisher Fq A. Lurie, Boysand girls forever: children s classics from Cinderella to Harry Potter. New York: Penguin Fq J.R.R.Tolkien është autori i Mbreti i Unazave dhe në botën akademike vlerësohet për esenë e tij On fairy-stories cila është një kontribut në letërsinë për fëmijë. 37 J.R.R. Tolkien, On Fairy Stories. Readings Fq Këtë zhanër e hasim te romanet e Harry Poterit, ku një pjesë e konsiderueshme e ngjarjeve e kanë zanafillën dhe zhvillohen në Shkollën e Hoguarts. 39 Në atë kohë në Angli ekzistonin shkolla publike për djem dhe shkolla publike për vajza. Shkollat publike në Britaninë e Madhe, të njohura ndryshe si shkolla të pavarura janë shkolla private të pavarura nga shteti, me pagesë dhe me konvikte. 7

23 mirësjellja, nevoja për vetëdisiplinim, ndjenja për përgjegjësitë dhe respekti për autoritetin. 40 Disa elemente klasike të ndodhive të shkollave janë, midis të tjerave, ardhja e një nxënësi të ri, misticiteti i shkollës, krijimi i shoqërive dhe i armiqësive, sherret ndërmjet shokëve (bulling), rituale te ndryshme, si dhe kode te shkollës që duhen mësuar nga të gjithë. 41 Bota e shkollës është një mikrokozmos i një bote më të madhe, në të cilën ngjarjet dhe shqetësimet e vogla bëhen më të mëdha, dhe nxënësit më të mëdhenj kanë pushtetin, përgjegjësinë dhe rëndësinë që nuk e kanë në botën jashtë saj. Pavarësisht rregullave, fëmijët gëzojnë një lloj ndjenje lirie. Ndodhitë në shkolla ofrojnë një ambjent në të cilin fëmijët janë vendosur të gjithë së bashku, duke e shndërruar atë në vendin ku shpalosen marrëdhëniet midis fëmijëve më të mëdhenj dhe atyre të vegjël, midis vetë moshatarëve, si dhe midis fëmijëve e të rriturve. Nëpërmjet leximit të historive argëtuese, fëmijët mund të sprovojnë vetveten, të mësojnë se si njerëzit mund të reagojnë në situata të veçanta dhe të shohin se çfarë i pret më tutje. 42 Mitet janë gjithashtu shumë të pranishme në letërsinë për fëmijë dhe pa dyshim, siç edhe do t i përmendim në vijim, janë të pranishme në korpusin në studim. Sipas Maurice Saxby-it, në zemër të mitologjisë mythos - është imagjinata, kreativiteti, dëshira për të kuptuar, për të shpjeguar dhe për të stolisur. Historikisht, të gjitha kulturat kanë zhvilluar një kolanë mitesh dhe legjendash, të cilat fillimisht qenë në formën e gojëdhënave, më pas të shkruara në baltë, gurë, papiruse, pergamenë apo letër, dhe së fundmi në letërsi dhe në disa raste deri në shkencë dhe besime të shenjta. Nëse folklori, përrallat, legjendat dhe tregimet me heronj epikë janë fijet e një historie të madhe, mund të themi se miti, si një fenomen universal, është paraardhësi i tyre. 43 Referencat e mitikes ndjellin historitë e hyjnores dhe mundohen të shpjegojnë origjinën e njeriut përmes veprimeve të zotave: për shembull Zeusi, Zoti i mitologjisë greke kontrollonte qiejt dhe ishte përgjegjës për vetëtimat, rrufetë dhe stuhitë. Si çdo zhanër tjetër letrar, përmbajtja e saj nuk është statike. Meqenëse mitologjia i shërben njerëzimit për t iu përshtatur natyrës dinamike të ekzistencës, ato mund të konsiderohen si një formë e transformueshme. Ato forma dhe variante, të cilat i përshtaten ambientit të ndryshuar social kanë prirjen të mbijetojnë. 44 Historitë me aventura është një zhanër shumë popullor dhe i pëlqyer si nga fëmijët, ashtu dhe nga të rinjtë. Edhe pse ndodhitë me aventura i gjejmë të ndërthurura me zhanre të tjera, sidomos me fantazinë, disa libra klasikë mund t i konsiderojmë se i përshtaten drejtpërsëdrejti këtij zhanri, ndër të cilët mund të përmendim: Robinson Kruzo nga Daniel Defoe, Udhëtimët e Guliverit nga Jonathan Swift, Pipi Çorapegjata nga Astrid Lindgren, Legjenda e Robin Hudit (përshtatje për fëmijë) nga Peter Holeinone etj. Libri i Madh i Aventurave" përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura. Në këto tregime fëmijët njihen me personazhet më eksplorues e më guximtarë të 40 S. Ray, School Stories. Në Hunt, P. (ed), International Companion Encyclopedia of Children s Literature. London: Routledge, Fq P. Hunt, Children s Literature. Malden, Mass.: Blackwell publisher Fq S. Ray, School Stories. Në Hunt, P. (ed), International Companion Encyclopedia of Children s Literature. London: Routledge, Fq M. Saxby, Myth and Legend. Në Hunt, P. (ed), International Companion Encyclopedia of Children s Literature. London: Routledge, Fq E.D. Schafer, Exploring Harry Potter Beacham Publishing Corporation: fq

24 kohërave, që arritën të mbijetonin në çdo vështirësi, që sfiduan fatin e që synuan të dilnin fitimtarë, duke ndihmuar të tjerët. 45 Kufijtë e librave me aventura shpeshherë janë të paqartë. Shumë prej këtyre librave u shkruan për lexuesin e rritur; disa prej të cilëve qëllimisht iu referuan të dy target-grupeve dhe disa të tjerë u rishkruan duke iu përshtatur lexuesit të vogël. Një tjetër kufi i paqartë është ai midis elementeve fantastiko-shkencore dhe elementeve reale. Nëse Defoe dhe Swift i ofrojnë lexuesit ndodhitë e udhëtarëve artificialë, libra të tjerë me aventura janë më realë. 46 Fantazia është edhe kryefjala e letërsisë për fëmijë. Elementet fantastike gjenden të ndërthurura pothuajse në çdo zhanër apo kategori librash për fëmijë. Fantazia, si një term letrar, i referohet ekskluzivisht aftësive narrative të imagjinatës së autorit. Sipas Kathryn Hume-it, fantazia është dëshira për të ndryshuar realitetin, shmangien e monotonisë, krijimin e dramava, dëshirën për diçka që mungon dhe nevojën për imazhe metaforike, të cilat do ta kalonin mbrojtjen verbale të audiencës. Fantazia, vazhdon ajo, është çdo largim apo shmangie nga realiteti konsensual. 47 J.J.R. Tolkien-i ishte ndër kritikët e parë që vuri në dukje rëndësinë e një Bote të Dytë. Në esenë e tij On fairy stories, ai përshkruan konceptin dhe thekson rëndësinë e koherencës që kanë elementet e ndërthurura brenda saj, të udhëhequra nga një rrjedhje logjike. Ajo çfarë ndodh me të vërtetë, shprehet ai, është se shkrimtari është edhe një nënkrijues i suksesshëm. Ai/Ajo krijon një Botë të Dytë, të cilën mendja juaj si lexues e eksploron. Brenda saj, gjithçka është e vërtetë: gjithçka që ndodh përputhet me ligjet e asaj bote. Për rrjedhojë, ju e besoni atë ndërsa jeni brenda saj. Më pas shfaqet mosbesimi i momentit, shortia prishet, magjia, ose më mirë të themi arti, dështon. Në këtë moment, ju jeni kthyer tashmë në Botën e Parë, dhe e shikoni Botën e Dytë nga jashtë. 48 Sipas Grenbyi-t, fantazia është një zhanër amorf, ambig dhe shumë i gjerë. Ajo mund të ndërthurë komiken me seriozen, të frikshmen me argëtimin, moralen me anarkinë, haluçinacionet me ëndrrat. Mund të jetë fantazi e lartë (high fantasy) 49 në rastin kur ngjarjet ndodhin në një botë alternative, dhe mund të jetë fantazi e ulët (low fantasy) kur ngjarjet ndodhin në botën reale. Mendohet se fantazia është qendra e letërsisë për fëmijë dhe se letërsia për fëmijë nuk mund të konsiderohej e plotë derisa imagjinatës iu dha liri e plotë në zbavitjen e fëmijëve në librat si Liza në Botën e Çudirave nga Caroll Lewis, Kryzoti i Unazave nga J. J. R. Tolkien, Kronikat e Narnias nga C. S. Lewis, dhe më pas Harry Potter. 50 Zhanret e lartpërmendura shpeshherë ndërthuren së bashku në një vepër të vetme duke krijuar një mozaik estetik, kulturor dhe informues në të njëjtën kohë. Këtë ndërthurje elementesh gjithashtu e gjejmë në sagën Harry Potter, duke përfshirë elementet folklorike, mitologjinë, aventurat, ndodhitë në shkolla dhe fatazinë e ndërthurur me realen. Të gjitha këto elemente jo vetëm që e argëtojnë lexuesin e vogël, por e informojnë atë mbi kulturën dhe pasurinë artistike të ruajtura ndër shekuj, 45 M.O. Grenby, Children s Literature. Edinburgh University Press: Edinburgh Fq Po aty.fq K. Hume, Fantasy and Mimisies: Responses to Reality. New York. Methuen Fq. 20, cituar nga Sullivan, C. W. High Fantasy. In. Hunt, P. (ed), International Companion Encyclopedia of Children s Literature. London: Routledge, 2004.Fq J.J.R. Tolkien, Beowolf: The Monsters and the Critics In Nicholson, L. (ed) An Anthology of Beowulf Criticism. Notre Dame: University of Notre Dame Press Tolkien e ka pagëzuar botën alternative me termin Bota e Dytë. 50 M.O. Grenby. Children s Literature. Edinburgh University Press: Edinburgh Fq

25 me anë të shpalosjeve të tyre. Në sythat në vijim të gjitha këto nënzhanre do t i ilustrojmë më shembuj konkretë të vjelë në tri romanet e para Harry Potter. 1.4 Fenomeni Harry Potter Romanet Harry Potter, të shkruar nga shkrimtarja britanike J.K. Rowling, mund të konsiderohen si librat më të shitur të të gjitha kohërave. 51 Ato janë përkthyer në 71 gjuhë, 52 me milion kopje të shitura anembanë botës. Në gjuhën shqipe libri është përkthyer nga përkthyesi i mirënjohur Amik Kasoruho dhe është botuar nga shtëpia botuese Dituria. Vetëm libri i parë, Harry Potter and the Philosopher s Stone u shit në 107 milion kopje duke u radhitur i pesti pas Biblës, Donkishotit të Miguel De Servantes, A tale of two cities të Charles Dickens dhe librit me fantazi Mbizoti i Unazave të J.R.R Tolkien. 53 Si të tillë, romanet Harry Potter gëzojnë një popullaritet shumë të madh në nivel global dhe pa dyshim që emri Harry Potter krijoi markën e tij botërore, e cila mendohet se ka një vlerë prej katërmiliard dollarësh. 54 Popullariteti i jashtëzakonshëm i romaneve Harry Potter rezultoi edhe me krijimin e një fenomeni të quajtuar Pottermania, me një interes i cili i mbikaloi diskutimet normale të një faqeje forumi në internet. Gjithashtu, në qershor të vitit 2010 në Orlando, Florida, u hap një park tematik i titulluar The Wizarding World of Harry Potter ku simulohen skenat e vëllimit Harry Potter. 55 Megjithatë, fillimi nuk ishte i lehtë. 12 shtëpi botuese refuzuan ta botonin librin e një shkrimtareje që shkruante për herë të parë. Më pas, drejtori i shtëpisë botuese Bloomsbury, Berri Cunningham e lexoi dorëshkrimin e Rowling-ut dhe menjëherë u dashurua me të. Në gusht të vitit 1996, Bloomsbury i ofroi Rowling-ut një kontratë të majme dhe i sugjeroi që të përdorte pseudonimin J.K Rowling në vend të Joanne Rowling, me pretendimin se djemtë nuk do ta lexonin një libër të shkruar nga një shkrimtare femër. 56 Pas suksesit të librit të parë, edhe 6 libra të tjerë u shkruan dhe pas librit të katërt, shtëpia diskografike Warner Bros bleu të drejtën për t i bërë ata filma. Filmat Harry Potter renditen ndër 15 filmat më fitimprurës në botë. 57 Ishin disa faktorë që i sollën sukses vëllimit Harry Potter. Në vitin 1997, kur libri i parë doli në treg, mund të themi se kultura e leximit ishte në rënie e sipër dhe leximin e kishin zëvendësuar aktivitete të kulturës popullore, si televizoni dhe lojërat elektronike. Megjithatë, meqenëse në atë periudhë nuk pati botime të librave të tjerë për fëmijë, Rowling-u nuk kishte konkurrentë në treg. Suzan Genelius në librin e saj Harry Potter: The Story of a Global Business Phenomenon, rendit disa pika të cilat e kthyen Harry Potter-in në një fenomen global: Histori unike Harry Potter është ndryshe nga librat e tjerë të të njëjtit status. Romanet Harry Potter ngërthejnë një mori temash, të cilat janë parë për herë të fundit më 18/05/ S. Genelius, Harry Potter: The Story of a Global Business Phenomenon. Palgrave Macmillan: Hamshire, New York Fq Po aty. Fq parë pë herë të fundit më 02/02/

26 unike në nivel të letërsisë si tërësi, dhe mënyra se si Rowling-u i krijoi historitë e detajuara e bën atë ndryshe nga të tjerët. Tërheqës si për fëmijët, të rinjtë dhe për të rriturit Siç kanë dëshmuar edhe shtëpitë botuese të vëllimit Harry Potter, Bloomsbury në Angli dhe Scholastic në Sh.B.A, kjo seri është e pëlqyer edhe nga të rriturit gjithashtu, duke patur një pozicion të dyfishtë në tregun e shitjes. Autore e pëlqyer, me histori personale të fuqishme Jeta e J.K Rowling-ut i ngjan historisë së Hirushes: pikërisht në momentet më të vështira të jetës së saj, ajo u bë shkrimtarja më e dashur për lexuesin dhe më e pasur. Është pikërisht jeta e saj personale, e cila shërbeu si reklamë për romanet. Por sipas Suzan Genelius, libri kishte edhe disa pika të dobëta: Numri shumë i madh i faqeve - Me 90,000 fjalë, libri i parë i serisë Harry Potter i tejkalon fjalë të një libri normal për fëmijë. Ky fakt mund t i stepë fëmijët, të cilët kanë një kohëzgjatje përqendrimi më të shkurtër krahasuar me të rriturit. Seri me shtatë libra Interesat dhe shijet e fëmijëve mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe ata mund të mos kenë durimin dhe dëshirën t i qëndrojnë besnik një serie me shtatë libra. Histori me shumë elemente britanike Ngjarjet në serinë Harry Potter ndodhin në një ambient britanik. Ato janë të mbushura me referenca të vendeve, të ushqimeve dhe të termave të tjerë me karakter kulturor britanik. 58 Saga Harry Potter përbëhët nga 7 romane: Titujt në anglisht Harry Potter and the Philosopher's Stone 59 (1997) HArry Potter and the Chamber of Secrets (1998) Harry Potter and the Prisoner of Azkaban 60 (1999) Harry Potter and the Goblet of Fire (2000) Harry Potter and the Order of the Phoenix (2003) Harry Potter and the Half-Blood Prince Titujte përkthyer në shqip Harry Potter dhe Guri Filozofal (2001) Harry Potter dhe Dhoma e te Fshehtave (2002) Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit (2004) Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit (2005) Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit (2007) Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier 58 Po aty. fq Në Sh.B.A u botua me titullin Harry Potter and the Sorcerer's Stone 60 Tri romanet e para përbëjnë korpusin e studimit tonë. 11

27 (2005) (2009) Harry Potter and the Deathly Hallows Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes (2007) (2010) Harry Pootter and the Coursed Child 61 Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar (2015) (2016) Më poshtë njihemi me Çmime Letrare dhe Tituj Nderi për tri romanet e para të vëllimit Harry Potter: 62 Harry Potter and the Philosopher's Stone/Harry Potter dhe Guri Filozofal Nestlé Smarties Book Prize 1997 Gold Medal 9 11 years FCBG Children s Book Award 1997 Overall winner in Longer Novel Category Birmingham Cable Children s Book Award 1997 Young Telegraph Paperback of the Year 1998 Carnegie Medal 1998 (Shortlist) British Book Awards 1997 Children s Book of the Year Sheffield Children s Book Award 1998 Whitaker s Platinum Book Award 2001 Voted nation s favourite children s book in Reading charity Booktrust s 100 best books for children vote (2013) Harry Potter and the Chamber of Secrets/ Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave Nestlé Smarties Book Prize 1998 Gold Medal 9 11 years Scottish Arts Council Children s Book Award 1999 FCBG Children s Book Award 1998 Overall winner in Longer Novel Category British Book Awwards 1998 Children s Book of the Year North East Book Award 1999 North East Scotland Book Award 1998 The Bookseller Association / The Bookseller Author of the Year 1998 Whitaker s Platinum Book Award 2001 Harry Potter and the Prisoner of Azkaban/ Harry Potter dhe Burgu i Azgabanit Nestlé Smarties Book Prize 1998 Gold Medal 9 11 years Scottish Arts Council Children s Book Award 1999 FCBG Children s Book Awward 1998 Overall winner in Longer Novel Category British Book Awards 1998 Children s Book of the Year North East Book Award 1999 North East Scotland Book Award 1998 The Bookseller Association / The Bookseller Author of the Year 1998 Whitaker s Platinum Book Award Një histori e re nëntëmbëdhjetë vjet më pas. J.K. Rowling është bashkëautore me John Tiffany dhe Jack Thorne. Ndryshe nga shtatë romanet e para, Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar vjen në zhanrin e dramës. Në shqipe, ky libër u botua nga shtëpia botuese Dituria dhe u shqipërua nga përkthyesja Mira Kroqi parë për herë të fundit më

28 1.5 Kritika të ndryshme për vëllimin Harry Potter Pavarësisht suksesit dhe popullaritetit të sagës Harry Potter, të qenët best-seller ka edhe anën tjetër të medaljes: këta libra janë në qendër të vëmendjes së kritikëve, studiuesve të letërsisë, medias, por edhe të lexuesve. Këta të fundit kanë një rëndësi të madhe në fatin e librit, pasi, pavarësisht vlerësimit të kritikëve, ata mund ta pëlqejnë ose jo librin, duke u konsideruar kështu si rekomandues potencialë te lexuesit e tjerë. Njëkohësisht me këta lexues, ekziston një grupim tjetër paralel, anëtarët e të cilit kanë kërkuar që seritë e Harry Potter-it të ndalohen nga qarkullimi. Këta janë fondamentalistët kristianë dhe fanatikët e djathtë, protestat e të cilëve u shfaqën si një fenomen amerikan, edhe pse autorja është angleze dhe librat fillimisht u botuan dhe u shitën në Angli, vendi ku reagimet negative qenë shumë sporadike dhe erdhën kryesisht nga klerikët fetarë. Komisioni i Doktrinës së Church of England u shpreh se magjia dhe fuqitë e mbinatyrshme janë në kundërshim me ideologjinë e fesë së krishtere. 63 Përveç këtyre kritikave me natyrë ideologjike fetare, shumë kritikë kanë shpalosur opinionet e tyre sa u përket vlerave gjuhësore dhe jashtëgjuhësore të best-seller-it Harry Potter. Ata e kanë krahasuar stilin e Rowling me shkrimtarë të veprave klasike për fëmijë si Roald Dahl, C.S. Lewis, and J. R. R. Tolkien, të cilët i kanë ngërthyer historitë tradicionale aventureske me elemente fantastike të bazuara në mite dhe legjenda. Gjithashtu, Rowling-un e kanë krahasuar edhe me Charles Dickens-in dhe Jane Austin për përshkrimet e saj sociale dhe humorin e thatë. Philip Nel shprehet se Madhështia e Austin-it dhe Rowling-ut qëndron në lehtësinë dhe shkathtësinë me të cilën krijojnë dinamikën e ngjarjeve në roman. Romanet e tyre e çmojnë lexuesin e kujdesshëm dhe nxisit rileximin e tyre. Mesa duket detajet më të vogla shpesh kanë rëndësinë më të madhe. 64 Jo vetëm përmbajta, por edhe teknikat narrative dhe emërtimi i personazheve të sjell ndërmend romanet viktoriane, siç edhe Nel shton më tej: Romanet e Rowling-ut satirizojnë sjelljet sociale. Edhe pse Rowling-u, ashtu si Austin-i, i emërton personazhet e saj me konotacione të karakteristikave të tyre, sensi i humorit të Rowling-ut është më shumë i prirur drejt karikaturës dhe emrat e personazheve të saj tingëllojnë më shumë në stilin Dikensian. 65 Ndikimi më i dukshëm i Charles Dickens-it në veprat e Rolwling-ut është karakterizimi i temave dhe padrejtësive sociale. Prania e një djali jetim në botën e errët të sjell ndër mend Dikensin. Ashtu si Oliver Tuist te Great Expectations edhe Harri ka humbur tragjikisht prindërit. Udhëtimi i tij i ngjan Oliver Tuistit, ku ai në fund e gjen familjën e tij ashtu si edhe Harri, i cili pasi kalon shumë peripeci, arrin të ketë familjen e tij. Megjithatë, përveç ngjashmërive sipërfaqësore, mënyra se si ata mbetën jetim dhe se si e gjetën rrugën për një jetë të qetë familjare është shumë e ndryshme nga njëra tjetra. Astrit Bishqemi rendit disa veçanti artistike të romaneve Harry Potter. Sipas tij, Ky libër u mëson fëmijëve dhe të rriturve se duhet që gjithmonë të kenë besim në vetvete. Tek ky libër ka ndjenja të mrekullueshme dhe imagjinatë tejet të zhvilluar, 63 R. Stephens, Harry and Hierarchy: Book Banning as a Reaction to the Subversion of Authority, në Anatol, Gizelle, Lisa. Reading Harry Potter: Critical Essays. Praeger: Westport, CT Fq N. Nel, The Novelist, J. K. Rowling s Harry Potter Novels: A Reader s Guide, New York: Continuum International Publishing Group, Fq Po aty. Fq

29 plot aksion, befasi dhe të papritura. I shkruar për fëmijë të moshës 8 deri 13 vjeç, seria e librave të Harri Poterit u bënë apel edhe të rriturve. Rowling e shtjellon fabulën ngadalë e me një mister dhe lexuesi i përkushtohet tërësisht zgjidhjes. Arti i autores ndërthur të vërtetën me të pavërtetën, antiken me modernen. Në këtë mënyrë ajo krijon një klimë të veçantë dhe të çuditshme, gjë që prodhon një tërheqje të parezistueshmë, një joshje që nuk të lëshon. 66 Përpos gjuhëtarëve, best seller-i Harry Potter ka qenë edhe në shënjëstrën e studiuesve të shkencave sociale. Psikologu i njohur Bruno Bettelheim-i shprehet se klasikët e fantazisë gëzojnë një popullaritet të madh, sepse ata adresojnë disa nga dilemat psikologjike të adoleshencës dhe sugjerojnë zgjidhje për to. Disa nga këto dilema janë frika e të qenët i braktisur, tensioni midis kënaqësisë dhe frustrimit, kurioziteti dhe konfuzioni rreth seksualitetit etj. 67 Në të njëjtën logjikë me Bettelheim, psikologia Lisa Damour, në esenë e saj kritike rreth vlerave që romanet Harry Potter kanë gjatë procesit të kalimit nga paraadoleshenca në adoleshencë, dhe nga adoleshenca në pjekuri, shprehet se këto romane gjithashtu u adresohen të njëjtave sfida të rëndësishme të zhvillimit me të cilat fëmijët përballen. 68 Në të vërtetë, romani i parë i serisë Harry Potter të çon në disa konvencione të përrallave. Harry Potter jeton me të afërmit, Dërslit, të cilët janë të paaftë dhe të këqij, krahasuar me prindërit e tij, të cilët kishin vdekur. Besimi se ekzistojnë prindër më të mirë, të cilët nuk janë të pranishëm, është një ndjesi normale te fëmijët, ndjesi e cila sipas Sigmund Freud njihet me termin romanca familjare. Popullariteti i Harry Potter-it mund të jetë pjesërisht rezultati besnikërisë me të cilën historitë i referohen dinamikës së konflikteve të pavetëdijshme, frikës dhe dëshirave në fazën kur fëmijët nisin udhëtimin drejt të qenët të rritur. 1.6 Jeta dhe krijimtaria e J.K Rowling -ut Joanne Kathleen Rowling lindi në vitin 1965 në Yate, Angli dhe kaloi një fëmijëri të këndshme me prindërit dhe motrën e saj në Winterrne, e më pas në Tushill, Angli. E rritur nga dy prindër të shkolluar dhe të apasionuar pas leximit, Joane Rowling u rrethua nga librat që në moshë të vogël duke kultivuar dëshirën për të shkruar. Joanne studioi gjuhën frënge dhe gjuhë klasike në Universitetin Exeter. Ajo u diplomua në vitin 1986 dhe filloi të punonte si sekretare dhe hulumtuese për Amnesty International në Londër. Në vitin 1999, ajo udhëtoi për në Portugali ku punoi si mësuese e gjuhës angleze, por pas një martese që zgjati shumë pak kohë, dhe pas lindjes së vajzes, ajo u kthye në Britaninë e Madhe dhe u vendos në Edinburg pranë motrës së saj. 69 Ajo shkroi librin e saj të parë në moshën gjashtëvjeçare, të titulluar The Rabbit. Në moshën njëmbëdhjetëmvjeçare, shkroi një tjetër libër që fliste për shtatë diamante të mallkuara dhe për njerëzit që i zotëronin ato. Studimet në gjuhët klasike e ndihmuan atë më vonë, gjatë shkrimit të Harry Potter-it, pasi shumë nga emrat e përveçëm dhe shortitë e kanë origjinën nga latinishtja dhe frëngjishtja. Ajo ishte e 66 A. Bishqemi, Histori e Letërsisë Botërore për Fëmijë. Tiranë: Sejko Fq B. Bettelheim, The Uses of Enchantment: The Meaning and Importance of Fairy Tales New York: Vintage Books, L. Damour, Harry Potter and the Magical Looking Glass: Reading the Secret Life of the Preadolescent, në Anatol, Gizelle, Lisa (ed.). Reading Harry Potter: Critical Essays. Praeger: Westport, CT fq

30 papunë kur filloi të shkruajë romanin e parë të vëllimit Harry Potter, të titulluar Harry Potter dhe Guri Filozofal, libër i cili u ndoq edhe nga 6 libra të tjerë që rrëfejnë aventurat e protagonistit Harri Poter ndërsa ai rritej fizikisht, duke rrëmbyer kështu zemrat e miliona lexuesve të vegjël e të rritur anembanë botës. Rowling-i shkroi edhe dy libra të tjerë shoqërues të titulluar Quidich through the Ages dhe Fantastic beasts and Where to find them. Asaj i lindi ideja për të shkruar romanin e parë të sagës Harry Potter teksa ishte duke pritur trenin për të shkuar nga Manchester në Londër. Ishte pikërisht periudha kur nëna e saj vdiq nga një sëmundje e gjatë, humbje kjo që ndikoi në mënyrë të konsiderueshme rrjedhën e librit të parë. Rowling-u përdori dhimbjen e saj për të përshkruar dhimbjen e Harrit për humbjen e prindërve të tij. Pas më shumë se një dekade përshkrimi të botës së fantazisë së Harri Poterit, në vitin 2012 autorja shkroi librin e saj të parë për të rritur, The Casual Vacancy, një komedi e zezë që përshkruan konfliktet bashkëkohore nën fasadën e jetës në një fshat anglez. Dy librat e tjerë të titulluar The Cuckoo s Calling, botuar në vitin 2013, dhe The Silkwarm, botuar në vitin 2014, kishin si protagonist një hero detektiv të quajtur Cormoran Strike dhe u shkruan nën pseudominin Robert Galbraith. Në fakt, imagjinata e saj krijuese i ka rrënjët që nga fëmijërija e saj pasi ajo e kaloi këtë periudhë të jetës në zona rurale të Anglisë, pranë pyjeve ashtu siç edhe kritiku i çështjeve sociale Martin Lange shprehet Rowling-u u rrit pranë Pyllit Dean dhe muza e saj ishte natyra e egër dhe e bukur si dhe misteri për të panjohurën të cilat e frymëzuan atë. Shumë vite të kaluara larg nga zhurma e një kulture e prirur nga media dhe konsumizmi e ndihmuan atë të nxisë imagjinatën dhe dëshirën për të shkruar. 70 Mund të themi se jeta e J.K. Rowling-ut i ngjan një historie Hirusheje kur pikërisht në momentet e saj më të vështira, duke vuajtur pasojat e papunësisë, divorcit dhe depresionit, shndërrohet në një princeshë më e pasur sesa edhe vetë Mbretëresha e vendit të saj, Anglisë, falë mbrëtërisë imagjinare që ajo krijoi. J.K Rowling, autorja e sages Harry Potter 70 M. Large, Television, Computers and the Age of E-Overload, Set Free Childhood: Parents Survival Guide to Coping With Computers and TV, Gloucestershire: Hawthorn Press Ltd, Fq

31 1.6.1 Ndikimi i ideologjive të J.K Rowling-ut në vëllimin Harry Potter Shumë aspekte ideologjike të pasqyruara në vëllimin Harry Potter e kanë zanafillën nga jeta e autores J.K. Rowling, ndër të cilat mund të përmendim: humbjen e nënës së saj, krizat e saj të depresionit, edukimin e saj kristian, dhe mbi të gjitha shkollimin e saj në gjuhët klasike. Marc Shapiro, në bibliografinë e shkruar rreth J.K Rowling-ut, shprehet se autorja e konsideron letërsinë për fëmijë si instrument udhëzues. Harri është një fëmijë i cili na mëson në lidhje me aspekte të rëndësishme në jetën tonë, edhe pse jo në një mënyrë të qartë didaktike. Nëpërmjet komenteve, veprimeve dhe mendimeve të Harrit e personazheve të tjerë të drejtë, neve na mësohen normat dhe moraliteti. 71 Këtu përfshihet rëndësia e miqësisë, rëndësia e zgjedhjeve dhe vendimmarrjes, nevoja për të falur të tjerët, dhe bindja se njerëzit kanë aftësinë të transformohen dhe të ndryshojnë. 72 Rowling-i bazohet në historinë e jetës së saj kur u referohet efekteve të depresionit. Përshkrimi i Dementorëve lidhet me ndjesinë që Rowling-u përjetoi kur ajo vuante nga depresioni, pas vdekjes së nënës së saj. Dementors are among the foulest creatures that walk this earth. They infest the darkest, filthiest places, they glory in decay and despair, they drain peace, hope, and happiness out of the air around them. Even Muggles feel their presence, though they can t see them. Get too near a Dementor and every good feeling, every happy memory will be sucked out of you. If it can, the Dementor will feed on you long enough to reduce you to something like itself soul-less and evil. You ll be left with nothing but the worst experiences of your life. (HPPA, p. 140) Marrosësit janë qëniet më të neveristhsme të botës. Ata gëlojnë në vendët më të errëta dhe të pista, fluturojnë nga gëzimi aty ku vërejnë varfëri dhe dëshpërim, dhe ia heqin paqen, shpresën dhe gëzimin vendit ku shkelin. Madje edhe babanacët e vërejnë praninë e tyre. Po t i afrohesh shumë një Marrosësi do të ushqehet me ty aq kohë sa të të bëjë si veten...të lig dhe të pashpirt. Do të mbeten vetëm përvojat më të këqia të jetës tënde. (HPBA, fq. 142) Vlerat kristiane dominojnë vlerat e Harrit, ashtu siç udhëhoqën vlerat e Rowling-ut gjatë procesit të edukimit të saj. Humbja e nënës së saj mund të ketë ndikuar në përshkrimin e humbjes së prindërve të Harrit. Gjithashtu, Rowling përdor personazhin e Hermionës për të përshkruar disa nga pasionet e saj, siç është dëshira për të arritur drejtësi në botë: Hermiona është një gjakpërzierë 73, e cila vuan pasojat e padrejtësisë, por në të njëjtën kohë është simbol i së drejtës, i përkushtimit dhe i besnikërisë. Ashtu si Rowling-u, edhe Hermiona karakterizohet nga pasioni për të nxënë dhe për të qenë shembullore në mësime. Gjithashtu, autorja e shpreh dëshirën e saj për librat dhe shkollimin përmes përshkrimit të institucioneve shkollore në këtë vëllim. Ajo e vlerëson sistemin shkollor, por jo domosdoshmërisht disa praktika dhe 71 M. Shapiro, J. K. Rowling: The wizard behind Harry Potter. New York: St Martin s Press Fq P. Plyming, Harry Potter and the meaning of life. Cambridge: Grove Books Ltd Fq Gjakpërzierët është një term për të emërtuar ata magjistarë në shkollën e Hoguorts, njëri nga prindërit e të cilëve është magjistar dhe tjetri jomagjistar. 16

32 pedagogji që dominojnë në këtë sistem. Vihen re kritika dhe mospëlqime të edukimit të personave të privilegjuar, siç është për shembull Drako Malfoy, por nga ana tjetër kemi heroin Harry Potter, i cili privilegjohet kur i jepet një shumë parash për të shpenzuar. Harri dhe shokët e tij ilustrojnë atë konsumerizëm të cilën Rowling-u e njeh nga e shkuara e saj Ndikimi i shkollimit dhe leximeve të J.K Rowling-ut në vëllimin Harry Potter Formati i vëllimit u ndikua nga letërsia që J.K. Rowling lexoi dhe admiroi që në fëmijëri. Shtatë librat e Kronikat e Narnias dhe magjia e përdorur në këtë vëllim mund të kenë influencuar përdorimin e magjisë, si dhe vendimin për të pasur shtatë romane të vëllimit Harry Potter. 75 Shpeshherë emrat dhe karakteristikat e personazheve ngjasojnë me emrat dhe tiparet e personazheve nga librat që Joane Rowling ka lexuar, sidomos nga klasikët. 76 Sipas Philip Nel, emri i kujdestarit të Hoguorts, Argus Filch është një referencë e Argusit me njëqind sy, një personazh që në mitologjinë e lashtë greke është një person me njëqind sy, i urdhëruar nga perënditë e Olimpit për të ruajtur dhe për të vëzhguar çdo lëvizje të mundshme në ullirin e shenjtë të Argosit. 77 Argusi i Rowling-ut, si kujdestar i shkollës, është po aq vigjilent sa edhe Argusi me njëqind sy i mitologjisë. Një ndër shkrimtaret e preferuara të Rowling-ut është edhe Jane Austin-i. Ajo pohon se Qëndrimi im ndaj Jane Austin mund të përmblidhet me një fjali të mrekullueshme nga Cold Comfort Farm. Një nga disavantazhet e shkollimit universal ishte se të gjithë njerëzit njihnin librat e preferuar të tjetrit. Të jepte një ndjenjë kurioziteti, sikur shikoje një person të dehur të mbështjellë me rrobat e tjetrit. Harry Potter njihet për përfundimet e komplikuara dhe unë jam shprehur se kurrë nuk do të shkruaja një përfundim mahnitës në librat Harry Potter pa u siguruar që ky përfundim do ishte po aq i mirë sa edhe përfundimi i librit Ema i Jane Austin. 78 Rowling gjithashtu është shprehur se, që kur ishte fëmijë, i ka pëlqyer romanet e C.S. Lewis. M u kujtua shtegu magjik nga dollapi te Naria kur Harrit i duhej të kalonte përtej një barriere, e cila u zhduk dhe më pas shfaqet Platforma Nëntë e Njëçerek me trenin magjik që të çon në Hogourts. 79 Shtatë librat e Kronikat e Narnias dhe magjia e përdorur në këtë vëllim mund të kenë influencuar përdorimin e magjisë si dhe vendimin për të pasur shtatë romane të vëllimit Harry Potter K.E. Westman, Specters of Thatcherism: Contemporary British culture in J. K. Rowling s Harry Potter series. në L. A. Whited (Ed.), The ivory tower and HarryPotter: Perspectives on a literary phenomenon Columbia, MO: University of Missouri Press J. Granger, The hidden key to Harry Potter: Understanding the meaning, genius, and popularity of Joanne Rowling s Harry Potter novels. Port Hadlock, WA: Zossima Press, Fq. 31. Fq P.J.K. Nel, Rowling s Harry Potter novels: A reader s guide. New York: Continuum International Publishing Group Fq Po aty. Fq J.K. Rowling, "From Mr Darcy to Harry Potter by way of Lolita". Sunday Herald marrë 17 mars J. Renton, "The story behind the Potter legend: JK Rowling talks about how she created the Harry Potter books and the magic of Harry Potter's world". Sydney Morning Herald. Marrë 17 mars J. Granger, The hidden key to Harry Potter: Understanding the meaning, genius, and popularity of Joanne Rowling s Harry Potter novels. Port Hadlock, WA: Zossima Press, Fq. 31. Fq

33 Në një intervistë për gazetën The Scotsman, Rowling-u u shpreh se libri The little White Horse i Elisabeth Goudge kishte ndikuar më së shumti në krijimtarinë e saj, sidomos te përshkrimi i ushqimeve. Elisabeth Goudge gjithmonë përfshinte detaje në lidhje me ushqimin që personazhet hanin dhe kjo gjë më pëlqente. Edhe unë, gjithashtu, i përmend dhe i listoj ushqimet që shërbehen në Hoguorts. 81 Përveç letërsisë klasike, prezenca e folklorit dhe e mitologjisë është shumë e dukshme në romanet Harry Potter. Rowling shprehet për Radio BBC-në se I kam dhënë vetes shumë liri në përdorimin e folklorit dhe mitologjisë britanike dhe nuk ndihem aspak në faj për këtë gjë, sepse folklori dhe mitologjia jonë nuk është autoktone. Ne jemi pushtuar nga shumë popuj dhe kemi huazuar Zotat e tyre, krijesat e tyre mitologjike dhe i kemi bashkuar ato të gjitha së bashku për të krijuar atë që mund të quhet folklori më i pasur në botë, pasi është i shumëllojshëm Ndikimi i realitetit bashkëkohor në vëllimin Harry Potter Rowling-u e përshkruan ngjarjen në dy botë paralele duke i ballafaquar ato me njëra tjetrën. Të dyja botët janë të ndërthurura: personazhet dhe krijesat e njërës botë mund t i qasen botës tjetër. Fillimisht prezenca e botës magjike shfaqet me anë të disa simboleve ose paralajmërimeve kur në qytet shfaqen turma bufësh, njerëz të veshur me pelerina qesharake, yje që bien nga qielli dhe që kulmojnë me Harrin, i cili kupton gjuhën e një gjarpri boa në kopshtin zoologjik dhe e liron atë duke ia zhdukur xhamin rrethues. Më tej, pjesa më e madhe e ngjarjeve ndodh në botën magjike, megjithatë ngjarjet aty pasqyrojnë rregullat dhe konvencionet e botës reale. Ajo çka është interesante është paralelizimi dhe kombinimi që krijon Rowling-u midis elementeve mitologjike e folklorike dhe atyre bashkëkohore si në tematika ashtu edhe në përzgjedhjen e stilemave gjuhësore. Me anë të këtyre alegorive, ajo krijon reflektime të fuqishme të çështjeve dhe problematikave bashkëkohore siç është terrorizmi, racizmi, padrejtësia dhe pabarazia sociale. Nicholas Sheltrown thekson se Më shumë sesa zbavitje, aventurat e Harri Poterit i japin lexuesit kritik mundësinë të rishqyrtojë dhe të rianalizojë problemet e vjetra në një mënyrë të re. Duke krijuar një botë të pasur zbavitjeje për lexuesit, romanet e Rowling-ut i referohen shumë problemeve që ne i hasim në jetën tonë të përditshme. 83 Vërehet një atmosferë reale edhe në botën paralele magjike të vëllimit. Sistemi shkollor është shumë i ngjajshëm me sistemin e shkollave në Britani. Magjistarët nxënës duhet të studiojnë për të përvetësuar artin e magjisë, ashtu siç duhet të studiojë çdo nxënës në jetën reale. Autoriteti dhe rregullat duhet të respektohen ashtu si edhe në çdo sistem tjetër shkollor bashkëkohor. Edhe në botën magjike, ashtu si në botën reale, ekziston një ministri, e cila është autoriteti më i lartë i vendim-marrjes në sistemin politiko-administrativ të botës magjike. Burgu gjithashtu është një mjet që aludon botën reale, ku të këqinjtë e shoqërisë vuajnë pasojat e veprimeve të tyre. Natyra konsumiste e shoqërisë dhe kulturës bashkëkohore në botën reale është pjesë e sistemit të fantazisë. Mungesa ose prania e të ardhurave monetare për të blerë mjetet shkollore bën dallimin midis të pasurve dhe mundësive që ata kanë si dhe të 81 F. Lindsay, Harry Potter Harry and me. The Scotsman. November marrë17 mars F. Stephen, Living with Harry Potter BBC Radio4, 10 Shtator N. Sheltrown, Harry Potter s World as a Morality Take of Technology and Media. Critical perspectives of Harry Potter. Në Elisabeth E. Heilman (ed)new York. Teylor and Fransis, Fq

34 varfërve dhe disavantazheve që ata kanë për shkak të mungesës së parasë. Prezenca e një banke në të cilën magjistarët mund të depozitojnë të ardhurat e tyre është një tjetër element që e demonstron këtë përngjashmim konsumist me botën reale. Jeta sociale në botën magjike gjithashtu shëmbëllen ngjashmëri me botën tonë reale. Edhe nxënësit magjistarë gëzohen kur shkojnë në eskursion, festojnë Hallouinin e Krishtlindjet dhe mezi presin pushimet verore. Edhe ata, si çdo fëmijë tjetër, kanë dëshirë të shijojnë ushqime të shijshme dhe të hanë sanduiçë dhe embëlsira. Teknologjia si symbol universal i botës reale ndërthuret me elementet magjike. Për shembull, përpos fshesave fluturuese, shfaqet edhe një makinë që mund të fluturojë, të cilën Harri me Ronin e përdorin kur humbasin trenin për në Hoguorts. Gjithashtu, shkopi i preferuar magjik i Harrit titullohet Nimbus 2000 dhe përshkruhet si prodhimi më i fundit i shkopave në treg. Këtë element e hasim në pajisjet elektronike të kohës të cilat gjithmonë përmirësohen me versione të reja. Si të tilla, romanet e Rowling-ut sjellin një risi në zhanrin e fantazisë. Për shembull, ndryshe nga zhanri i fantazisë tradicional tek Kronikat e Narnias ku ngjarjet zhvillohen në një botë imagjinare plotësisht të shkëputur nga realiteti, vëllimiet Harry Potter zënë vend në botën moderne reale të viteve 1990 në zemër të Londrës. Ndryshe nga Liza në Botën e Çudirave ku kalimi nga realja në ëndërr bëhët përmes gropës së lepurit, nxënësit e shkollës së magjisë duhet ta marrin trenin për të arritur në shkollë. Treni është mjeti më popullor i transportit publik në jetën reale. Nëse i hedhim një vështrim historik, vërejmë se hekurudha në kulturën britanike është symbol i revolucionit industrial dhe jetës moderne. Duke mos iu përmbajtur konvencioneve të zhanrit të fantazisë tradicionale, historia e Rowling-ut ndodh pranë periferisë së realitetit. Çfarëdo që ndodh në botën imagjinare i ka referencat në ngjarjet historike dhe rrethanat sociale reale. Pra, magjia e Rowling-ut luan dy funksione paralele: ajo i zbavit lexuesit me elementet fantastike, dhe njëkohësisht shërben si simbol dhe alegori e relitetit modern. Këto nuk janë rastësisht pjesë e dinamikës së përmbajtjes në serinë Harry Potter. Me anë të kësaj ngjashmërie dhe paralelizmi, Rowling-u synon të shpalosë problematikën bashkëkohore si dhe të krijojë te lexuesi një atmosferë asociimi në mënyrë që lexuesi të gjejë veten në rolin e personazheve. 19

35 1.7 Vështrim i përgjithshëm i romaneve në studim Harry Potter dhe Guri Filozofal: Një përmbledhje e shkurtër Harry Potter dhe Guri Filozofal është romani i parë i sagës prej shtatë romaneve. Harri është një djal 10 vjeçar i cili jeton në shtëpinë e tezes pasi prindërit e tij vdiqën në një aksident automobilistik kur ai ishte foshnjë. Ai trajtohet shumë keq nga familja që e ka birësuar dhe sidomos nga djali i tyre. Megjitashtë, gjithçka ndryshon në ditën kur Harri mbush 11 vjeç, ditë në të cilën një letër misterioze e dërguar në adresën e tij, e lajmëron atë se është përzgjedhur për të qenë nxënës në shkollën e Hoguortsit, një shkollë e arsimit formal për nxënës të veçantë me aftësi magjike. Në këtë moment jeta e protagonistit kryesor, Harri Poter ndryshon rrënjësisht. Ai më pas mëson se është një legjendë e gjallë në këtë shkollë pasi i kishte mbijetuar një sulmi të magjistarit të zi Lord Fluronvdekja (Lord Voldemort), i cili kishte qenë një kërrcënim për komunitetin e magjistarëve deri ditën kur dështoi të vriste Harrin dhe më pas u largua në mënyrë të mistershme. Harri gjithashtu mëson të vërtetën për prindërit e tij, të cilët nuk kishin vdekur në një aksident rrugor, por u vranë nga Lord Fluronvdekja. Libri përshkruan periudhën një vjeçare të vitit të tij të parë në Shkollën e Hoguortsit, ku ai është duke u mësuar me botën e re të magjisë dhe ndërkohë krijon shoqëri të sinqerta më dy prej nxënësve në klasën e tij, Ron Uesli dhe Hermiona Granxherin. Së bashku me këta dy miq të rinj, Harri zbulon disa nga vendet sekrete në kështjellë siç është korridori i ndaluar ku drejtori i shkollës ruan një artifakt misterioz që më von u zbulua se ishte Guri Filozofal i ruajtur nga një qen me tre koka. Më tej ata luftojnë me një troll 84, ndihmojnë Hagridin ta largojë nga shtëpia e tij dragoin e mbajtur në mënyrë të jashtëligjshme, dhe në fund përpiqen ta mbrojnë sekretin nga Profesor Pitoni, tek i cili dyshojnë se ka qëllim ta vjedhë atë. Në përpjekjen e tyre të fundit, ata përballen me shumë sfida të cilat u rrezikojnë edhe jetën. Këto sfida mund t i përballojnë me sukses vetëm nëse i bashkojnë aftësitë e tyre. Kjo odise nëpër sfida magjike të vështira përfundon më një dyluftim midis Harrit dhe Fluronvdekjes, i cili përsëri dështon ta mund Harrin. Më pas drejtori i shkollës, Urtmori, i tregon Harrit se ai mundi të mbijetonte falë fuqisë mbrojtëse që nëna e tij ia kaloi kur ajo sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar Harrin. Libri përfundon më përfundimin e vitit shkollor, dhe Harri niset të kalojë pushimet verore tek shtëpia e tezes së tij, duke shpresuar se do të kthehet përsëri në shkollë vitin tjetër për të vazhduar aventurat me shokët e tij. 84 A supernatural creature of Scandinavian folklore, variously portrayed as a friendly or mischievous dwarf or as a giant, that lives in caves, in the hills, or under bridges. 20

36 1.7.2 Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave: Një përmbledhje e shkurtër Harry Potter dhe Dhoma e Sekreteve fillon me peripecitë e Harrit në shtëpinë e Dërslit. Ndërsa ata ishin duke drekuar, në shtëpinë e tyre shfaqet një xhuxh shtëpiak i quajtur Dobi, i cili i lutet Harrit që të mos kthehet në shkollën e Hoguortsit pasi jeta e tij do të ishte në rrezik. Harri e refuzon kërkesën e tij por Hobi shkakton shumë rrëmujë në kuzhinë dhe xhaxhai e dënon Harrin duke e mbyllur në dhomën e tij gjatë gjithë verës. Pasi kalon vera, Harri me Ronin përgatiten të shkojnë përsëri në shkollë por nuk arrijnë të futen në platformën e padukshme magjike kështu që ata fluturojnë me makinën e Ueslit për në Hoguorts. Ky veprim ishte i paligjshëm dhe Harri u dënua. Më pas disa ngjarje ndodhin, të cilat dyshohet se i ka kryer Drako Malfoi. Natën e Hallouinit dikush e gurëzon macën e kujdestarit të shkollës dhe shkruan një mesazh kërcënues. Harri dëgjon zëra të çuditshëm. Ai bashkë me Hermionën dhe Ronin fillojnë të hulumtojnë dhe zbulojnë se një dhomë sekrete në shkollë u hap dhe një student e kishin vrarë. Më vonë edhe studentë të tjerë u gurëzohen. Ndërkohë Harri zbulon se mund të kuptojë gjuhën e gjarpërinjve dhe ky fakt i tmerron të gjithë pasi vetëm pasardhësi i Salazar Slytherin, i cili ishte përgjegjës për hapjen e dhomës, do të kishte aftësinë të komunikonte me gjarpërinjtë. Harri dyshon se pasardhësi i Salazar Slytherin është Drako Mallfoi (Drako Malfoy) por, pasi hetojnë zbulojnë se ai nuk është trashëgimtari. Kalon një kohë e gjatë pa ndonjë sulm tjetër por ditën e Shën Valentinit, Harry gjen një ditar në tualet. Ditari i përket një fantazme të quajtur Mërsina Ankaçe (Moaning Myrtle), e cila shëtit në tualetin e vajzave. Harri shkruan në ditar dhe ditari i përgjigjet me shkrim. Nëpërmjet këtij dialogu, Harry takon një djal të ri i cili akuzon Hagrin që e ka hapur Dhomën e Sekreteve. Ndërkohë, Hermionën dhe një student tjetër e gjejnë të ngurtësuar në mënyrë misterioze. Hagridi i tregon Harrit dhe Ronit se nëse i ndjekin merimangat, ata mund ta gjejnë fajtorin. Gjatë kërkimit në Pyllin e Ndaluar, ata zbulojnë se trupi i vajzës së vrarë 50 vite më parë u gjend në tualetin e vajzave dhe se Hagridi ishte i pafajshëm. Pak ditë më vonë Ron dhe Harri zbulojnë përshkrimin e një balizisku në dorën e ngurtësuar të Hermionës. Ata besojnë se monsteri i Dhomës është një basilisk. Më vonë përhapet lajmi se Xhini Ueslin e kanë rrëmbyer dhe e kanë mbyllur në Dhomën e Sekreteve. Pas disa peripecive, Harri e gjen Xhinin së bashku me Tom Riddle. Tom ishte version i ri i Lordit Fluronvdekja, i cili e kishte manipuluar Xhinin me anë të shënimeve të tij. Harri i kërkon ndihmë Urtmorit dhe ai i dërgon zogun e tij feniks dhe kapelen që flet. Tomi thërret basiliskun në dyluftim me Harrin, por feniksi ia shpon sytë dhe në kapele fshihej një shpatë të cilën Harri e përdori për të vrarë gjarpërin gjigand. Gjithashtu, ai e godet ditarin e Tomit me një nga dhëmbet e gjarpërit, duke e shkatërruar Tomin. Qetësia vendoset në shkollë dhe të gjithë bëhen gati për pushimet verore. 21

37 1.7.3 Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit: Një përmbledhje e shkurtër Harry Potter dhe i Burgosuri i Azgabanit fillon përsëri me periudhën kur protagonisti Harri Poter është duke kaluar një kohë të keqe në familjen e tezes së tij. Harri vendos të largohet nga shtëpia dhe takohet me shokët e tij në Diagon Alli. Pasi u përfshi më thellë në misteret e Shkollës së Hoguortsit, ku Lord Fluronvdekja kishte qenë dikur nxënës me emrin Tom Riddle (Tom Ridëll), Harri Poter përballet me sfida më të vështira në vitin e tretë të shkollës. Një person i rrezikshëm i quajtur Sirius Bllek arratiset nga burgu magjik i Azkabanit, ku mbështetësit më të besuar të Lordit Fluronvdekja mbaheshin të burgosur. Mendohej se ky person i frikshëm, i cili kishte vrarë shumë njerëz, ishte drejtuar drejt shkollës së Hoguortsit për të vrarë Harrin. Harri fillon të kuptojë së çështja është më e komplikuar kur ai përballet me një krijesë të frikshme të quajtur Marrosës, (Dementor), i cili ishtë një prej rojeve të Burgut të Azgabanit. Harri gjithashtu mëson se prindërit e tij i kishte vrarë Sirius Bllek. Marrosësit kishin aftësi të rrënonin shpirtin e njërëzve nëse i afroheshin afër dhe kishin për detyrë të kapnin Seriusin Blekun dhe ta ekzekutonin atë me Puthjen Fatale. Më vonë Harri mëson se Sirius Bllek është mbrojtësi më i devotshëm dhe i vetmi i afërm i tij, dhe ishte dënuar për një krim që nuk e kishte kryer. Tradhëtari i vërtetë i prindërve të Harrit ishte Peter Pettigrew (Piter Petigru), i cili i dorëzoi prindërit e Harrit te Fluronvdekja dhe kreu krimin për të cilën u dënua padrejtësisht Bleku. Megjithatë, Bleku zihet rob dhe pas pak do t i jepej puthja fatale nga Dementorët. Harri dhe Hermiona mundohen të vërtetojnë pafajësinë e Blekut por nuk ia arrijnë qëllimit. Urtmori i sugjeron atyre të përdorin magjinë për të kthyer kohën pas dhe të shpëtojnë Blekun. Dhe kështu ndodhi. Harri e shpëton Blekun dhe është i lumtur që gjithçka shkoi mirë. 1.8 Zhanret e ndërthurura në vëllimin Harry Potter Saga Harry Potter përbëhet nga shtatë romane, secili prej të cilëvë përshkruan një cikël njëvjeçar në jetën e protagonistit Harri Poter. Tri romanet e para, përkatësisht Harry Potter dhe Guri Filozofal, Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave dhe Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit përbëjnë korpusin e studimit tonë. Vëllimi ngërthen një mozaik zhanresh dhe një gërshetim stilesh gjuhësore të cilat e tërheqin lexuesin e vogël dhe e mbajnë të mbërthyer gjatë gjithë kohës. Një tipar tjetër interesant është edhe krijimi i suspancës. Lexuesit, bashkë me protagonistët, nuk arrijnë ta parashikojnë atë çka do të ndodh më pas apo edhe nësë një personazh, i cili në fillim të romanit shfaqet me veti positive, do të jetë vërtet një personazh hero apo antihero në fund të rrëfimit. Mund të themi me plot gojën që zhanri dominues në romanet Harry Potter të J.K. Rowling është fantazia. Krijimi i një botë imagjinare me magjistarët si personazhe protagoniste; prezenca e krijesave magjike, siç janë: gjigandët, dragonjtë, baziliskët, Dementorët, patroniumi, feniksi, magjikafshët, hipogrifët etj., vërtetojnë prezencën dominuese të fantazisë. Një provë tjetër e fantastikes janë edhe elementet e mbinatyrtshëm të përmbajtjes. Astrit Bishqemi në librin e tij Histrori e Letërsië Botërore për Fëmijë mendon se Ajo që e bënë të suksesshme serinë Harry Potter është fantazia e pasur. Autorja mbështetet në traditën angleze, në përrallat e bukura të 22

38 folklorit anglez, por edhe atij botëror, duke na dhënë një botë të trilluar artistike që i përshtatet psikologjisë së moshës së lexuesve. 85 Gjithashtu, në këtë vëllim gjenden të gërshetuara edhe elementet e një romani me aventura. Heroi Harri Poter përballet me aventura të jashtëzakonshme gjatë gjithë kohës. Motivi i një udhëtimi drejt së panjohurës, larg nga siguria që të jep shtëpia, është një nga tiparet kryesore të romanit me aventura. Harri vullnetarisht largohet nga shtëpia dhe vendoset në ambientin e ri të botës magjike, ku përfshihet në shumë aventura, siç janë: kërkimi i Gurit Filozofal, dyluftimi me magjistarin e zi, Lord Fluronvdekja etj. Në vëllim nuk mungojnë edhe nuancat e zhanrit policesk. Elemente tradicionale të këtij zhanri janë krimet misterioze dhe në dukje perfekte, të cilat zbulohen nga protagonist Harri. Gjatë përpjekjeve për të zgjidhur këto mistere, Harrit i duhet të hulumtojë dhe të mbledhë copëza provash, duke treguar se ka një mendje të mprehtë për të zgjidhur misteret. Harri duhet të gjejë shpjegime për të zgjidhur misterin e gurëzimit të shokëve të tij, për të gjetur arsyen e zërit të mistershëm në kokën e tij, për të identifikuar personin që tentoi të vrasë vetë atë gjatë lojës së Kuidiçit etj. Ai, bashkë me lexuesit, duhet të zbulojë e t i plotësojë copëzat e pazëllit duke përdorur interpretimin logjik. Megjithatë, ndryshe nga zhanri tradicional policesk, Harri nuk udhëzohet nga ndonjë institucion më i lartë për të ndërrmarrë këto veprime, por vepron sipas vullnetit të tij. Një pjesë të rëndësishme në vëllimin Harry Potter zë edhe zhanri i ndhodhive në shkolla. Historitë tradicionale britanike të shkollave ndodhin në shkolla me konvikte. (boarding school). Jeta e Harrit në shkollën magjike të Hoguortsit zë pjesën më të madhe të aktiviteteve të Harrit. Në librin e parë, protagonisti njihet me rregullat e shkollës, kolegët dhe stafin. Pikërisht në ambientet e shkollës ndodhin pjesa më e madhe e aventurave, zënkave, lojërave, kërkimeve dhe dyluftimeve. 1.9 Temat kryesore në vëllimin Harry Potter Saga Harry Potter mund të konsiderohet si një vepër me një nivel të lartë të ndërtekstualitetit, pasi autorja aludon dhe bazohet në traditën britanike të fantazisë dhe të folklorit, si dhe të alegorive të ndryshme midis veprave klasike dhe elementeve të mitilogjisë, të ndërthurura me magjiken dhe fantazinë krijuese të saj. Megjithatë, ajo çka e bën këtë përrallë kaq tërheqëse është fakti që, edhe pse elementet fantastike mbizotërojnë në këtë vëllim, temat e trajtuara janë shumë njerëzore dhe aktuale për realitetin që jetojmë. Autorja, nëpërmjet fantastikes, pasqyron vlerat dhe rrethanat e botës reale duke bërë që çdo lexues të gjejë veten në këto problematika universale. Këto tema pasqyrohen edhe në përzgjedhjet gjuhësore që autorja bën, siç është përdorimi simbolik dhe përshkrues i emrave të përveçëm; latinizmat gjatë bërjes së magjive; apo gjuha e përdorur për të konkretizuar tiparet e personazheve, për të cilat do të flasim më hollësisht në krerët në vijim. Miqësia dhe besnikëria janë dy tema të ndërthura në këtë vëllim. Vetë ambienti i një shkolle me konvikt nënkupton se nxënësit do t i ndajnë të mirat dhe të këqijat me shokët e tyre të klasës. Harri krijon miqësi të ngushta më Ronin dhe Herminën. Ata kurrë nuk ndahen dhe nuk e lenë njëri tjetrin në baltë. Lidhja e tyre me Hagridin tregon se, edhe pse më të vegjël në moshë se ai, ata mund ta ndihmojnë në 85 A. Bishqemi, Histori e Letërsisë Botërore për Fëmijë. Tiranë: Sejko Fq

39 momentet e tij të vështrira, ashtu si edhe Hagridi u është gjendur pranë kur ata kishin nevojë për të. Magjia përdoret për të mposhtur të keqen dhe për të ndihmuar të mirën. Astrit Bishqemi në librin e tij Histori e Letërsië Botërore për Fëmijë shprehet se Në librat e Harri Poterit triumfon miqësia me anë të së cilës kalojnë vështirësitë dhe kurthet. Pa ndihmën e shokëve, edhe duke qenë magjistar, Harri nuk do t ia dilte në krye peripecive e vështirësive që i ndodhin. 86 Prania e vdekjes është një temë tjetër e kudogjendur në vëllim. Personazhet përballen me vdekjen në mënyra të ndryshme dhe e hamendësojnë atë në perspektiva të ndryshme. Që në fillim të romanit të parë njihemi me humbjen e jetës së prindërve të protagonistit dhe vuajtet që ai kalon si pasoje e mungesës së tyre. Edhe pasi Harri gjen ngushëllim te Sirius Bllek, miku më i mirë i prindërive të tij e që më pas luajti rolin e babait për Harrin, ai humb jetën duke e lënë Harrin përsëri vetëm. Gjithashtu, kemi shumë incidente gjatë aventurave të Harrit dhe shkokëve të tij, Ron dhe Hermiona ku jeta e tyre rrezikohet dhe lexuesi pret me padurim se si do të përfundojnë këto aventura apo konflikte. E ilustrojmë praninë e vdekjes me një ekstrakt të marrë nga romani i tretë, përkatësisht Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit: The Grim, my dear, the Grim! cried Professor Trelawney, who looked shocked that Harry hadn t understood. The giant, spectral dog that haunts churchyards! My dear boy, it is an omen the worst omen of death! Harry s stomach lurched. That dog on the cover of Death Omens in Flourish and Blotts the dog in the shadows of Magnolia Crescent (HPPA, p. 112) Mjerani, i dashur, Mjerani, - thirri profesoresha Trelaunej, e habitur që Harri s e kishte kuptuar. Qeni fantazmë vigan që dëmton varrezat! I dashur fëmijë, është një shenjë shenja më e keqe e vdekjes! Harri ndeu një shtrëngim në gjoks. Ai qen në kapuken e shenjave të vdekjes në librarinë Lajle-Lulet, qeni në gjysmëhijen aty në Manjolia-Krishent (HPBA, fq. 84) Prania e temës së vdekjes në letërsinë për fëmijë është shumë e debatueshme dhe shumë analistë mendojnë se kjo letërsi duhet të karakterizohet nga optimizmi dhe përfundime të bukura. Viktor Canisinaj shprehet se është e vërtetë që për fëmijët vdekja është diçka e largër, që lidhet me pleqërinë dhe nuk u përket atyre. Por jeta gjithmonë ka qenë e mbushur me një realitet krejt ndryshe, të cilin fëmijët e përjetojnë para syve të tyre. A do t ia vlente ta shmangie anët e errëta të rracës njërëzore, duke dhënë një tablo rozë? Çfarë do të ndodhë kur fëmija të rritet dhe të dalë në jetë? 87 Diskriminimi racor dhe klasor pasqyron një temë aktuale dhe universale në shoqërinë tonë. Që në fillim të romanit të parë dallojmë ndarjen midis botës së babanacëve dhe atë magjike, ku kjo e fundit konsiderohet si superiore. Gjihtashtu, brenda komunitetit të magjistarëve vihet re ndarja klasore. Autorja përshkruan ndarjen klasore midis magjistarëve dhe se si konfliktet për shkak të klasës sociale shkaktojnë diskrimime dhe shkatërrim. Një ndër ndarjet më të mëdha klasore dhe racore është ajo midis magjistarëve me gjak të pastër, të dy prindërit e të cilëve janë magjistarë, dhe gjakpërzierët të cilët kanë vetëm njërin apo të dy prindërit magjistarë. Megjithatë, 86 A. Bishqemi, Histori e Letërsisë Botërore për Fëmijë. Tiranë: Sejko Fq V Canosinaj, Nga Liza te Harri Poteri: Vështrim mbi letërsinë për fëmijë dhe të rinj. Tiranë: Shtëpia botuese LILO, Fq

40 fakti që vëtë Lordi Fluronvdekja, i njohur dikur me emrin Tom Marvolo Riddle, armiku më i madh i Harrit dhe i të gjithë magjistarëve të tjerë, është gjakpërzierë tregon qëndrimin e autores kundër ndarjeve racore. Midis të mirës dhe të keqes: Në roman vërejmë dy botë që i kundërvihen njëra tjetës: e mira dhe e keqja. Madje edhe personazhet që perceptohen si të mirë kanë dilemën brenda vetes së tyre se mos ndoshta e keqja fle diku thellë në shpirtin e tyre dhe një ditë do të zgjohet. Mund të marrim si shembull vetë personazhin kryesor Harrin. Procesi i rritjes së Harrit është plot dyshime rreth origjinës, historisë së tij dhe identitetit të vertetë. Dyluftimi me Fluronvdekjen i kishte lënë pasoja të thella sepse në një farë mënyrë diçka e keqe e Fluronvdekjes hyri brenda tij. Fakti që krejt papritur zbulon se kupton gjuhën e gjarpërinjve e bëri të mëndojë se çfarë fshihet brenda tij. Abuzimi me pushtetin është një temë domethënëse me anë të të cilës Rowling-u pasqyron veset e këqija të shoqërisë së botës reale. Vetë protagonisti është i diskriminuar nga familja që e rriti. Ai detyrohet të jetojë në kushte të këqija, shpeshhere i pangrënë dhe ngacmohet nga djali i tyre duke abuzuar me pushtetin. Edhe në ambjentin e tij të ri ai përballet me përçmimin e Drako Malfoin (Drako Malfoy), i cili ndihet superior ndaj Harrit për shkak të pozitës së favorshme që babai i tij ka në rrethin e magjistarëve. Lord Fluronvdekja është shembulli më konkret i abuzimit më pushtetin. Ai i përdor aftësitë e tij magjike për të patur më shumë pushtet. Profesor Severus Pitoni (Severus Snape) gjithashtu abuzon me statusin e mësuesit. Vetë emri i tij me origjinë nga latinishtja që do të thotë i ashpër, i rreptë është përshkrues i karakterit të tij. Ai shpesh i ofendon nxënësit dhe tregohet dashakeq me grupin e klasës së Grifindorit dhe favorizon me të padrejtë studentët e klasës së tij. Ai e poshtëron Nevilin, një student të turpshëm dhe të urtë, kur ky i fundit gabon në një nga ushtrimet që Pitoni ia dha studentëve për ta bërë. E ilustrojmë këtë moment me ekstraktin e mëposhtëm: Within seconds, the whole class was standing on their stools while Neville, who had been drenched in the potion when the cauldron collapsed, moaned in pain as angry red boils sprang up all over his arms and legs. Idiot boy! snarled Snape, clearing the spilled potion away with a wave of his wand. I suppose you added the porcupine quills before taking the cauldron off the fire? Neville whimpered as boils started to pop all over his nose. (HPGP, fq. 148) Brenda pak çastesh të gjithë fëmijët kishin hipur mbi stola, me përjashtim të Nevilit që ishte lagur me lëng kur qe shpuar kazani dhe tani po qante nga dhimbja ndërsa nëpër krahë dhe nëpër këmbë po I dilnin disa fllucka të pezmatuara. Çfarë budallai! ia pat Pitoni, teksa me një të prekur të shkopit të tij magjik e pastroi doshemenë prej lëngut që ishte derdhur. Ma do mendja se ti ke future mbrenda gjembat e iriqit, para se ta hiqje kazanin nga zjarri. Apo jo? (HPGP, fq. 114) Mundësia e zgjedhjeve: Me anë të kësaj teme autorja na tregon se shpeshherë fatet tona varen nga zgjedhjet që ne bëjmë dhe se pavarëshisht gjithçkaje, ne duhet të veprojmë dhe t i provojmë sfidat me shpresën se do të dalim fitimtarë. Kjo temë pasqyrohet sidomos në librin e tretë ku profesoresha e parashikimeve, Trelaunej (Trelawney) parashikon vdekjen e Harrit por mënyra se si e trajton autorja atë e lë 25

41 lexuesin me mëdyshje për sa i përket vërtetësisë së parashikimeve të saj. Autorja, me anë të reagimeve të Hermionës, e cila është symbol i inteligjencës dhe interpretimeve shkencore, i satirizon këto parashikime. Sipas Rowling-ut, fatet tona nuk janë të parashikuara. Zgjedhjet dhe veprimet e njerëzve përcaktojnë rezultatet të cilat do të pasojnë më tej. Nëse Harri nuk do të kishte vepruar por do të ishte pajtuar me fatin e parashikueses, ndoshta fatkeqësia që ajo kishte parashikuar do të ishte e vërtetë. Më poshtë e ilustrojmë satirizimin e Hermionës: Professor Trelawney was staring into the teacup, rotating it counterclockwise. The falcon my dear, you have a deadly enemy. But everyone knows that, said Hermione in a loud whisper. Professor Trelawney stared at her. Well, they do, said Hermione. Everybody knows about Harry and You- Know-Who. (HPPA) fq My dear, Professor Trelawney s huge eyes opened dramatically, you have the Grim. The what? said Harry. The Grim, my dear, the Grim! cried Professor Trelawney, who looked shocked that Harry hadn t understood. The giant, spectral dog that haunts churchyards! My dear boy, it is an omen the worst omen of death! (HPPA, p.112) Profesoresha Trelaunej shikoi filxhanin duke e rrotulluar në drejtim të kundërt me akrepat e sahatit. - Këtu ka një skifter i dashur, ti ke një hasëm për vdekje. - Po këtë e dinë të gjithë. Tha Hermiona duke përshpëritur pak si fortë. Kështu është, - nguli këmbë Hermiona, - të gjithë e dinë historinë e Ti-e-di-Kushit. (HPBA) fq. 88. Sytë e profesoreshës u zgurdulluan në mënyrë teatrore.- I dashuri im, - tha, - është Mjerani. Kush? pyeti Harri. Mjerani i dashur, - Mjerani! Thirri profesoresha Trelaunej, e habitur që Harri nuk e kishte kuptuar. Qeni fantazmë vigan që dëmton varrezat! I dashur fëmijë, është një shenjë shenja më e keqe e vdekjes. (HPBA, fq. 89) Zgjuarsia femërore është e mishëruar në personazhin e Hermionës. Sapo prezantohet për herë të parë me Harrin dhe Ronin, ajo krijon përshtypjen e një vajzë studioze dhe inteligjente që ka informacion për gjithçka. Ajo flet me pasion për librat dhe rëndësinë e tyre. Roli i saj në zgjidhjen e problemeve që ata hasin gjatë avaneturave të tyre është shumë i rëndësishëm, duke u treguar zgjuarsi, shkathtësi dhe trimëri. Që në fillim, ajo e pranon faktin që prindërit e saj nuk janë magjistarë duke qenë krenarë për origjinën e saj. Përveçse e zgjuar, Hermiona është edhe e drejtë dhe zemërmirë. Më poshtë shohim një ekstrakt ku Hermiana prezantohet e zellshme dhe e apasionuar pas mësimeve. On Harry's other side, Percy Weasley and Hermione were talking about lessons ("I do hope they start right away, there's so much to learn, I'm particularly interested in Transfiguration, you know, turning something into something else, of course, it's supposed to be very difficult-"; "You'll be starting small, just matches into needles and that sort of thing -- "). (HPPS fq. 100.) Nga ana tjetër e Harrit, Persi Uezli dhe Hermiona ishin duke folur për mësimet (Ishalla fillojnë shpejt, kemi shumë për të nxënë, mua më intereson më shumë Ndërrimi i Pamjes, e di? Kur një send ndërrohet në diçka tjetër, kuptohet se mendohet si një praktikë e vështirë Fillohet nga gjëra më të thjeshta, ku ta di, të shndërrosh shkrepsen në gjylpërë dhe gjera të tjera kësi lloji...). (HPGF Fq.103.) 26

42 Pra, letërsia për fëmijë është komplekse dhe karakterizohet nga tipare dhe ndikime normative të cilat nuk duhet të shpërfillen qoftë nga aktorët e pëfshirë ndrejpërdrejtë në këtë zhanër, ashtu edhe nga prindërit dhe edukatorët. Natyra multidisiplinare e saj ngërthen sistemin letrar dhe atë pedagogjik, gje e cila duhet të merren në konsideratë edhe nga përkthyesit e saj. 27

43 KREU II 2 Studimet përkthimore nga këndvështrimi i letërsisë për fëmijë Pasi trajtuam në përgjithësi çështjen e letërsisë për fëmijë në lidhje me tiparet, karakteristikat dhe komplekstitin që kjo letërsi ndërthur, vazhduam më tej me trajtimin e fenomenit Harry Potter dhe faktorët, të cilët ndikuan në suksesin e padiskutueshëm të tij në nivel global. Më pas trajtuam jetën e autores që fshihet pas këtij suksesi, J.K. Rowing, si dhe faktorët, shkollimin dhe ideologjitë e saj, të cilat luajtën rol në konceptimin e një vepre me shumë nënstile, nënzhanre dhe nëntema, që krijojnë një simbiozë shumë harmonike me njëra tjetrën dhe nxisin dëshirën për t u lexuar si nga të vegjlit ashtu edhe nga të rriturit. Në këtë kre, do të trajtojmë aspekte të përkthimit në përgjithësi dhe të përkthimit të letërsisë për fëmijë në veçanti, parë në këndvështrimin e studimeve përkthimore. Do të trajtojmë karakteristikat dhe problematikat e përkthimit të letërsisë për fëmijë në përgjithësi dhe më pas do të përqendrohemi te problematikat e hasura në përkthimin e korpusit tonë. Këto konstatime të përgjithshme do t i hapin rrugën analizës krahasuese përkthimore, të ilustruar me shembuj të marra nga korpusi ynë. 2.1 Vështrim i përgjithshëm i studimeve përkthimore Nocioni përkthim ka ekzistuar qysh kur njerëzit filluan të komunikonin me popujt e gjuhëve të tjera. Stolt-i është shprehur se: Kanë ekzistuar reflektime teorike mbi artin e përkthimit prej mijëra vitesh. Për sa kohë ka ekzistuar shkëmbimi kulturor midis popujve të gjuhëve të ndryshme, ka patur përkthim dhe përkthyes. 88 Studimet përkthimore, si një disiplinë akademike, i kanë fillesat vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, duke u shkëputur kështu nga fushat e tjera, siç janë gjuhët moderne, letërsia krahasuese dhe gjuhësia. Megjithatë, kjo disiplinë akademike lulëzoi në vitet 80-të, kohë në të cilën u prezantuan teoritë e përkthimit, të cilat gjejnë zbatueshmëri të gjerë edhe në ditët e sotme. Emri studime përkthimore u prezantua fillimisht nga studiuesi James S. Holmes në vitin 1972 në punimin e tij me temë The Name and the Nature of Translation Studies i prezantuar në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar të Gjuhësisë së Aplikuar, duke zëvendësuar kështu termin translatologji apo shkenca e përkthimit (science of translation) të propozuar nga Nida në vitin Por një problem edhe më i madh se konsensusi mbi emërtimin e saj, është mungesa e konsensusit në lidhje me qëllimin dhe strukturën e kësaj disipline. Çfarë e përbën disiplinën e studimeve përkthimore? Pak syresh mund të thonë se ajo përkon me studimet leksikografike dhe terminologjike kontrastive; disa të tjerë e konsiderojnë të njëjtë me gjuhësinë kontrastive apo krahasuese. Shumë të tjerë do ta krahasonin atë me teorinë e përkthimit. Sipas Jamas S. Holmes studimet përkthimore janë shumë ndryshe nga dy të parat dhe shumë më tepër sesa e treta. Ai i referohet një përkufizimi të dhënë nga Werner Koller, sipas të cilit Studimet përkthimore duhen 88 B. Stolt, How Emil becomes Michael: On the Translation of Children s Books. Në Lathey, Gillian. (ed). The translation of Children s literature A Reader. Clevedon: Multilingual Matters Fq M. Jeremy, The Routledge Companion to Transation Studies, Në Jeremy, Munday (ed) London and New York: The Routledge, Taylor and Fransis Group Fq

44 kuptuar si një përkufizim kolektiv dhe gjithëpërfshirës për të gjitha aktivitetet hulumtuese, të cilat në fokusin e tyre trajtojnë fenomenin e të përkthyerit dhe të përkthimit. 90 Krijimi i teorisë së përkthimit lindi si nevojë e përcaktimit dhe shpjegimit të praktikës së përkthimit. Bassnet-i konsideron se qëllimi i teorisë së përkthimit është arritja e një mirëkuptimi të proceseve, të cilat ngërthehen në aktin e përkthimit. 91 Newmark-u beson se teoria e përkthimit nuk është as teori e as praktikë, por thelbi i njohurisë për procesin e përkthimit. Ai shkruan se shqetësimi kryesor i teorisë së përkthimit është të përcaktojë metodat e duhura përkthimore për një gamë të gjerë tekstesh apo kategorish tekstesh. Për më tepër, ajo prezanton një kornizë parimesh, rregullash dhe hamendësimesh të caktuara për përkthimin e teksteve dhe për kritikën përkthimore, një sfond për zgjidhjen e problemeve. 92 Por çfarë është përkthimi? Nëse bëjmë një krahasim të përkufizimeve të dhëna nga studiues të ndryshëm se çfarë është përkthimi, hasim një larmi këndvështrimesh të cilat na çojnë në konkluzionin se përkthimi nuk është një disiplinë kaq e thjeshtë për t u perceptuar. Studimet përkthimore deskriptive, ndryshe nga ato preskriptive apo normative, e perceptojnë termin përkthim dhe barasvlerën nga këndvështrimi pragmatik dhe i konsiderojnë ato relative, duke mos dashur të bëjnë një listë të paracaktuar të tipareve që një produkt në gjuhën mbërritëse duhet të ketë për t u karakterizuar si përkthim. Nga ana tjetër, qasja preskriptive, e cila u bë prominente në vitet fokusohej në analizën e procesit të përkthimit duke theksuar besnikërinë e tekstit të përkthyer kundrejt atij burimor. Në vitet 80 të, qasja deskriptive u përqafua më shumë falë Gidion Toury-it, i cili e vuri theksin te rëndësia e studimit të tekstit të përkthyer dhe pozicionin e tij brenda sistemit letrar të gjuhës së përkthimit. Një qasje e cila është e zbatueshme edhe sot e kësaj dite, qasja deskriptive zëvendëson termin besnikëri me termin barasvlerë dhe merr në konsideratë faktorë të tjerë siç janë kultura e ndryshme nga ajo e tekstit burimor dhe ideologjitë që ndikojnë si përkthimin ashtu edhe pranimin e tekstit të përkthyer. Sipas teorisë deskriptive, përshkrimi duhet të jetë deskriptiv dhe t i përshtatet të gjitha teksteve që janë etiketuar përkthime. Si rezultat, shumë përkufizime deskriptive në lidhje me përkthimin janë shumë përgjithësuese dhe shpesh nuk arrijnë të bëjnë dallimin se ku qëndron kufiri midis një përkthimi dhe një forme tjetër të rishkruajturi, siç është për shembull përshtatja (adoptation). Duhet të theksojmë se rishkrimi apo përkthimi mund të marrë forma të ndryshme. Strukturalisti çek, Roman Jakobson-i në esenë e tij seminarike On linguistic Aspects of Translation, i ndan kategoritë e përkthimit si më poshtë: 1. Përkthim ndërgjuhësor (Interlingual translation), apo i njohur ndryshe si riformulimi (rewording) - nga njëra gjuhë në tjetrën. Përkthimi ndërgjuhësor ndodh kur përkthehet një tekst nga një gjuhë në tjetrën, ose kur kemi një interpretim të shenjave verbale nëpërmjet shenjave të një gjuhe tjetër. 90 J.S. Holmes, The Name and the Nature of Translation Studies. 91 S. Bassnett, Translation Studies. London: Routledge Fq P. Newmark, Approaches to Translations. Oxford. Pergamon Fq

45 2. Përkthim brendagjuhësor (intralingual translation) Një interpretim të shenjave verbale nëpërmjet shenjave të tjera, brenda të njëjtës gjuhë, psh. perifrazimet, thjeshtëzimet, parodizimi, ndryshimi i regjistrit, dialektit etj Përkthim ndërmedial (intermedial translation) interpretimi i shenjave verbale në shenja jo-verbale. Për shembull, një roman i kthyer në film, pikturë, balet apo muzikë. 94 Peter Newmark-u në librin e tij A Textbook of Translation shprehet se Përkthimi është instrument i shkollimit dhe i së vërtetës, pasi ai i adresohet një grupi njerëzish, kultura dhe niveli arsimor i të cilëve është i ndryshëm nga ai i lexuesve të gjuhës burimore. Komunitetet e ndryshme kanë strukturat e tyre të gjuhës si dhe kulturat e tyre; individët e komuniteteve të ndryshme kanë mënyrën e tyre të të menduarit dhe, për rrjedhojë, edhe mënyrën e tyre të të shprehurit, por të gjitha këto mund të shpjegohen dhe ky shpjegim e ka emrin përkthim. 95 Eduard Sapir-i shprehet se gjuha është një udhërrëfyese e realitetit social. Përvoja njerëzore përcaktohet gjerësisht nga zakonet gjuhësore të një komuniteti dhe çdo strukturë e veçantë përfaqëson një realitet të veçantë. Dy gjuhë nuk janë kurrë mjaftueshëm të barabarta për t u konsideruar si përfaqësuese të të njëjtit realitet. 96 Gideon Toury-i u përpoq ta përkufizonte përkthimin si një akt komunikativ, duke njohur njëkohësisht edhe vlerat dhe normat e gjuhës së përkthimit që kushtëzojnë komunikimin. 97 Studiuesi Roger Bell-i shprehet se përkthimi nënkupton transformimin e një teksti nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, duke u munduar sa më shumë të jetë e mundur të ruaj përmbajtjen e mesazhit si dhe tiparet formale dhe rolet funksionale të gjuhës burimore. 98 Umberto Eco shprehet se: Të përkthesh, do të thotë të kuptosh sistemin e brendshëm të një gjuhe dhe strukturën e një teksti të caktuar në atë gjuhë, si dhe të ndërtosh një sistem të dyfishtë tekstor që, me një përshkrim të caktuar, mund të shkaktojë pasoja të ngjashme tek lexuesi, si në planin semantik e sintaksor ashtu edhe në atë stilistik, fonosimbolik, e po aq në efektet gjithë pasion që teksti burimor prirej të sillte. 99 Jeremy Munday në librin e tij Introducing Translation Studies shpjegon termin përkthim ai e zbërthen atë në tri komponentë: 93 Pikërisht korpusi i studimit tonë, përkatësisht libri i parë i vëllimit Harry Potter dhe Guri Filozofal (Harry Potter and the Philosopher s Stone) është një shembull i përkthimit brendagjuhësor. Ky roman u përshtat për lexuesit amerikan me disa ndryshime. Libri në versionin amerikan doli me titullin Harry Potter dhe Guri i Magjistarit (Harry Potter and the Sorcerer s Stone). Disa ndryshime të tjera preknin rrafshin leksikor: fjala biscuit u kthye në cookers, fjala football bëhet soccer; mummy bëhet mommy; rounders bëhet baseball; dhe sherbet lemons bëhet sherbet drops. 94 R. Jacobson, On linguistic aspects of translation në L. Venuti (ed) The Translation Studies Reader (ed), London and New York: Routledge Fq P. Newmark, A Textbook of translation. New York, London, Toronto, Sydney, Tokyo. Prentice Hall Fq E. Sapir, Culture, Language and Personality. Los Angelos, Univerity of California Press. 1956, Fq. 69. Cituar nga Sussan Basnet. Translation Studies. Routledge: London and New York Fq T. Gideon, In Search of the Theory of Translation. Tel Aviv: Porter Institute for Poetics and Semiotics Fq. 70. Cituar nga Venuti, Lawrence. Translation, Community, Utopia. Në Venuti, Lawrence The Translation Studies Reader (ed), London and New York: Routledge Fq R.T. Bell. Translation and Translating: Theory and Practice. London: Lngman. Fq. Xv. 99 U Eco, Të thuash gati të njëjtën gjë. Përvoja përkthimi. Përkthyer nga Mariana Ymeri, Alketa Ylli. Tiranë: Shtepia Botuesi DITURIA Fq

46 tematika e përgjithshme produkti (teksti i përkthyer) procesi (akti i të prodhuarit të përkthimit) Procesin e përkthimit, Munday e karakterizon si: Procesi i përkthimit midis dy gjuhëve të ndryshme të shkruara, ku nënkupton kthimin nga ana e përkthyesit të një teksti të shkruar në gjuhën burimore, në një tekst tjetër të shkruar në një gjuhë tjetër, pra në atë të përkthimit. Një këndvështrim të orientuar nga procesi i përkthimit ka edhe Venuti kur e përshkruan përkthimin si procesin e komunikimit të një teksti të huaj, duke krijuar një marrëdhënie identiteti apo analogjie me të. Nida dhe Taber gjithashtu theksojnë se Përkthimi konsiston në prodhimin e barasvlerës më të afërt natyrale të mesazhit të gjuhës burimore në gjuhën e përkthimit, si në aspektin kuptimor ashtu edhe atë stilistik. 100 Nga kënvështrimi i produktit, Gideon Toury, si një lobues i qasjes deskriptive, thekson, brenda kornizës së përkufizimit të tij, i cili favorizon besnikërinë ndaj tekstit burimor, se përkthimi është një kompromis midis dy ekstremeve: atë të besnikërisë dhe saktësisë dhe atë të qen i pranueshëm apo i kuptueshëm. Çdo përkthim zë një pozicion të veçantë në kontiniumin midis dy poleve. Përkthyesi, i cili synon të nxjerrë një produkt sa më afër gjuhës burimore, merr në konsideratë normat e gjuhës burimore si dhe polisitemin letrar të tij, gjë e cila e bën përkthimin në fjalë të papërputhshëm me normat gjuhësore dhe letrare të sistemit të gjuhës së përkthimit. 101 Kur flasim për përkthimin, nuk mund të lëmë pas dore aspektin kulturor të mishëruar në gjuhën burimore dhe në atë të përkthimit. Sipas Newmark-ut, kultura është mënyra e jetesës dhe manifestimet e saj, të cilat janë të veçanta për një komunitet, i cili përdor një gjuhë të caktuar si mjet i të shprehurit. 102 Që në vitin 1964, Eugene Nida ngriti çështjen e korrespodencës në përkthim, duke u dhënë rëndësi të njëjtë ndryshimeve kulturore, si dhe atyre gjuhësore midis gjuhës së burimit dhe asaj të përkthimit. Ai doli në përfundimin se ndryshimet ndërmjet kulturave mund të shkaktojnë probleme më të mëdha për përkthyesin sesa paraqesin ndryshimet ndërmjet strukturave gjuhësore. Në të njëjtën kohë shpjegohet se paralelet në kulturë shpesh sigurojnë një kuptim më të gjerë, megjithë kalimet formale të rëndësishme në përkthim. Sipas tij, ndërhyrja e kulturës në përkthim ka një rëndësi po aq të madhe sa edhe ndërhyrja e njësive leksikore. Nida thekson se Kur kulturat janë të lidhura, por gjuhët janë krejt të ndryshme me njëra-tjetrën, kërkohet ndihma e përkthyesit për të bërë ndryshimet formale në përkthim. Gjithësesi, ngjashmëritë kulturore në raste të tilla, zakonisht krijojnë ngjashmëri të përmbajtjes që e bëjnë përkthimin më pak të vështirë sesa kur gjuha dhe kultura janë krejt të ndara nga njëra tjetra. Në fakt, ndryshimet ndërmjet kulturave 100 B. Stolt, How Emil becomes Michael: On the Translation of Children s Books. Në Lathey, Gillian. (ed). The translation of Children s literature A Reader. Clevedon: Multilingual Matters Fq T. Puurtinen, Translation children s literature: Theoretical approaches and empirical studies. Në Lathey, Gillian (ed) The translation of Children s Literature: A Reader.Clevedon: Multilingual Matters Fq P. Newmark, A Textbook of translation. New York, London, Toronto, Sydney, Tokyo. Prentice Hall Fq

47 mund të shkaktojnë vështirësi shumë më të mëdha për përkthyesin sesa mund të shkaktojnë ndryshimet në struktuarat gjuhësore. 103 Suzan Bassnett gjithashtu jep mendimin e saj për marrëdhënien e pashmangshme midis gjuhës dhe kulturës. Ashtu si kirurgu nuk mund ta neglizhojë trupin e njeriut ndërsa kryen një operacion në zemër, ashtu edhe përkthyesi nuk duhet ta përkthejë gjuhën të izoluar nga kultura të cilës i përket. 104 Në të njëjtën linjë është edhe Mary Snell-Homby kur shprehet se Problemet nuk varen nga teksti burimor në vetvete, por nga domethënia e tekstit të përkthyer për lexuesit e tij si anëtarë të një kulture të caktuar, ose e një nëngrupi brenda asaj kulture me njohuritë, gjykimet dhe pritshmëritë që ata kanë zhvilluar prej saj. 105 Si përfundim, përkthyesi i një termi me ngjyrime kulturore, të cilat janë më pak të lidhura me kontekstin sesa fjalët e tjera universale, duhet të marrë parasysh njohuritë gjuhësore si edhe ato kulturore të lexuesve. 2.2 Koncepti i normave sipas Gidion Toury-it dhe Isabelle Desmidt-it Përkthimi, si shumë aktivitete të tjera, përfshin procesin e vendim-marrjes. Gjatë këtij procesi, përkthyesi duhet të marrë në konsideratë shumë komponentë. Ndër komponentët, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në procesin dhe produktin e përkthimit janë edhe normat. Ky koncept, fillimisht i aplikuar në sociologji, u përshtat në gjuhësi nga Gidion Toury, i cili ishte përkrahës i studimeve përkthimore deskriptive dhe kontribuoi në kalimin e vëmendjes drejt tekstit të përkthyer. Në të vërtetë, përkthimet për Toury-n janë fakte të kulturës dhe gjuhës së përkthimit. 106 Ky përkufizim do të thotë se një tekst në gjuhën e huaj përshtatet dhe integrohet në kulturën dhe gjuhën e përkthimit në mënyrë të tillë që të reflektojë sjelljet apo qëndrimin e një kulture të caktuar kundrejt asaj që është e huaj. Ai i kupton normat si përkthimi i vlerave apo i ideve të përbashkëta të një komuniteti - për atë çfarë është e drejtë apo e gabuar, e përshtatshme apo e papërshtatshme, e duhur dhe e zbatueshme në situata të caktuara, duke përcaktuar se çfarë është e rekomanduar dhe e ndaluar, si dhe çfarë tolerohet apo ndalohet në një dimension të caktuar të të sjellurit. 107 Sipas Toury-it, normat zënë një pozicion të mesëm midis dy ekstremeve: atë të rregullave absolute nga njëra anë dhe ato të idiosinkrasicë nga ana tjerër. Përkthimi si një aktivitet i udhëhequr nga normat, siç konceptohet nga Toury, mund të lejojë devijime nga normat e përhapura, megjithëse ky devijim do të kishte pasoja për çdo lloj sjellje të devijuar në kuptimin që devijimet mund të vënë në rrezik përkthimin. 108 Toury i ndan normat në: norma preliminare dhe norma operative. Normat preliminare ndikojnë në sjelljen përpara procesit të përkthimit, si për shembull, përzgjedhja e teksteve për t u përkthyer, etj. Normat operative janë të lidhura me vetë aktin e përkthimit. Këto të fundit ndahen më tej në dy nënkategori: norma matrike dhe 103 E. Nida, The principles of correspondence - Në The Translation Studies Reader - edited by Lawrence Venuti : Routledge 2004,, Fq S. Bassnett, Translation Studies. London and New York: Routledge Fq Snell Hornby, A Mary, Retionale for Descriptive Translation Studies në Theo Hermans (editor), The Manipulation of Literauture. London: Croom Helm Fq G. Toury, Descriptive Translation Studies and Beyond. Amsterdam: John Benjamins Fq Po aty. Fq Po aty. Fq

48 norma tekstuale-gjuhësore. Normat matrike udhëheqin ekzistencën e materialit në gjuhën e përkthimit si një zëvendësues të materialit korrespondues në gjuhën burimore. Normat tekstuale-gjuhësore përshkruajnë materialin e përkthyer dhe operacionet e përkthimit. 109 Këto norma do t i diskutojmë edhe në punimin tonë. Përkthyesit në përgjithësi dhe sidomos ata të letërsisë për fëmijë, përballen me një mori normash pasi të gjithë partnerët në komunikim kanë pritshmëritë, dëshirat dhe kërkesat e tyre. Përkthyesi nuk duhet të konsiderojë vetëm mesazhin, pra tekstin të cilin është duke e përkthyer, por gjithashtu edhe dërguesin e këtij mesazhi, autorin e tekstit burimor si dhe marrësin e këtij mesazhi, lexuesin e tekstit të përkthyer, redaktorët, botuesin, shpërndarësin, ilustruesin, kritikun si edhe dëshirat e tij apo të saj si përkthyes. Përkthyesi gjithashtu udhëhiqet nga parimet e veta, me të cilat nuk mund të bëjë kompromis. Disa prej këtyre normave mund të krijojnë konflikte dhe mund ta vështirësojnë punën e përkthyesit. Ky problem mund të shfaqet jo vetëm në përkthim por edhe gjatë procesit të shkrimit të një teksti burimor. Konflikte mund të ketë midis autorit dhe redaktorit në lidhje me titullin, numrin e faqeve, stilin etj., ose lexuesi mund të mos i përgjigjet tekstit në të njëjtën mënyrë që autori ka menduar. Kur ky tekst përkthehet në një gjuhë tjetër, atëherë këto konflikte dyfishohen, pasi përfshin dy akte komunikimi: numrin e partnerëve, dy autorë (autorin dhe përkthyesin), dy shtëpi botuese, dy grupe lexuesish. Këto aspekte bëhen posaçërisht të rëndësishme kur studiojmë format e përftesave në letërsinë për fëmijë. Isabelle Desmidt në artikullin e titulluar A Prototipical Approach within Descriptive Studies: Collinding Norms in Translated Children s Literature shpreh shqetësimin se në përkthimin e letërsisë për fëmijë, situata mund të jetë edhe më komplekse. Sipas saj në përkthimin e letërsisë për fëmijë nuk janë vetëm normat e përgjithshme të përkthimit që luajnë rol gjatë procesit, por edhe ato specifike, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me lexuesin fëmijë. 110 Normat e përgjithshme sipas Desmidt-it janë: Normat e gjuhës burimore (besnikëria ndaj tekstit burimor, autorit, synimi drejt saktësisë (adequacy) përkundrejt pranimit (acceptability); Normat estetike dhe letrare (përpjekja për të përkthyer një tekst në një mënyrë estetike dhe letrare, synimi drejt pranimit dhe jo saktësisë; Normat e biznesit (besnikëria ndaj natyrës komerciale të redaktimit, publikimit dhe procesit të shpërndarjes). Përpos këtyre normave të përgjithshme, përkthimi i letërsisë për fëmijë udhëhiqet prej disa normave të tjera specifike siç janë: Normat didaktike; Normat pedagogjike; 109 Po aty. Fq D. Isabelle, A Prototipical Approach within Descriptive Studies: Collinding Norms in Translated Children s Literature në Jan Van Coillie & Walter P. Verschueren. (editorë) Children s Literature in Translation: Challenges and Strategies. London and New York: Routledge Tayer & Francis Group Fq

49 Normat teknike. 111 Për sa i përket normave didaktike, një libër për fëmijë duhet të nxisë zhvillimin intelektual dhe emocional të fëmijëve dhe të krijojë modele të mira për t u ndjekur prej tyre. Sipas normave pedagogjike, teksti duhet t i përshtatet aftësive gjuhësore si dhe njohurive konceptuale të fëmijëve. Gjithashtu, publikimi i librave të përkthyer ngre pyetje teknike, siç është për shembull se sa do të ndikojë formati grafik i tekstit burimor në atë të përkthyer dhe çfarë do të ndodhë me ilustrimet. Nëse kemi të bëjmë me një tekst me ilustrime, a duhet që këto ilustrime të ruhen, zëvëndësohen, shkurtohen apo zgjerohen? Dhe anasjelltas, nëse teksti burimor nuk ka ilustrime, a është e udhës që në tekstin e përkthyer të shtohen ilustrime? Aspekti i normave, sipas Isabelle Desmidt-it, dhe përplasja e tyre shpjegohet edhe me konstatimin e Zohar Shavit-it kur shprehet se Letërsia për fëmijë, më shumë se çdo sistem tjetër letrar, është një konglomerat i marrëdhënieve midis shumë sistemeve të një kulture. 112 Konstatimet e lartpërmendura vërtetojnë se është e pamundur të ruhen të gjitha këto aspekte normative, të cilat vijnë nga të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e përkthimit të një teksti letrar për fëmijë. 2.3 Barasvlerësit, llojet dhe problematika e tyre Edhe pse një term i debatueshëm për sa i përket përkufizimit, relevancës dhe pranimit, koncepti i barasvlerës (equivalence) ka qenë gjithmonë në qendër të përkthimit brenda fushës së teorisë së përkthimit. Që prej viteve 1960, kur Eugene Nida e propozoi këtë term për herë të parë, shumë teoricienë, ndër të cilët Vinay dhe Darbelnet, Jakobson, Catford, House, Newmark, Baker dhe Pym, e kanë studiuar konceptin e barasvlershmërisë në lidhje me procesin e përkthimit dhe kanë dalë me sugjerime të ndryshme për sa i përket llojeve të barasvlerësve duke i dhënë këtij koncepti një tjetër dimension përtej nivelit gjuhësor. Teoricienët mbanin tre qëndrime të ndryshme ndaj këtij koncepti. Disa prej tyre favorizonin qasjen gjuhësore të përkthimit duke mos marrë në konsideratë faktin se përkthimi në vetvete nuk është thjesht një interpretim gjuhësor kur një mesazh trasferohet nga gjuha burimore në gjuhën e përkthimit, por edhe një intepretim kulturor i tekstit burimor dhe kalimi i tij në një kulturë dhe gjuhë të re. Nga ana tjetër, disa teoricienë të tjerë e marrin në konsideratë aspektin kulturor, pasi e shohin barasvlerën përkthimore si një përftesë të mesazhit nga gjuha burimore në tekstin e përkthimit dhe kanë një qasje pragmatike, semantike dhe funksionale të përkthimit. Megjithatë, disa studiues të tjerë kanë një qasje më të qendrëzuar, pasi mendojnë se barasvlera përdoret për hir të rehatisë, pasi shumica e përkthyesve janë mësuar me të dhe jo se ajo ka ndonjë status teorik. 113 Kur adreson çështjen delikate të barasvlerës, strukturalisti Roman Jakobson thekson faktin se nuk ekziston një barasvlershmëri e plotë midis gjuhëve. Ai i referohet shembullit me termin cheese në gjuhën angleze, i cili nuk mund të jetë 111 Po aty. 112 Z. Shavit, Beyond the Restrictive Frameworks of the Past: Semiotics of Children s Literature Në Ewers, H. O Sullivan (editorë) Kinderliteratur om Interkulturellen. Proxeb, Stuttgard, Weimar: Metzler Fq D. Kenny, Equivalence, në Mona Baker (ed) Encyclopedia of Translation Studies. London and Ney York: Routledge, Fq

50 identik me fjalën në rusisht syr - pasi kjo e fundit nuk përfshin cottage cheese. 114 Jakobson-i nuk pretendon se përkthimi është i paarritshëm, por me anë të këtij shembulli ai demonstron se gjuhët janë të ndryshme për sa i përket strukturës dhe terminologjisë dhe realitetit që ato përfaqësojnë. Në një mendim me Jakobson-in është edhe Mona Baker-i, e cila thekson edhe një herë se barasvlera në nivel fjale është po aq problematike sa edhe një strukturë e komplikuar gjuhësore, pasi fjala mbart shtresime kuptimore denotative, kontative, variante dialektore dhe ndryshime në regjistër. Megjithatë, termit barasvlerë filloi t i jepej një vëmendje më e veçantë në vitet dhe në atë kohë nënkuptonte se teksti burimor dhe teksti i përkthimit ndanin një farë ngjashmërie. Pyetjet që u shtruan ishin: Sa të ngjashme ishin këto dy tekste? Çfarë faktorësh ndikonin në arritjen e efektit të ngjashëm? Toury u mundua t i japë përgjigje pyetjes së dytë duke e shpjeguar konceptin e barasavleshmërisë përmes konceptit të normave. 115 Ai mendon se janë normat ato që përcaktojnë llojin dhe masën e barasvlerës të manifestuara në përkthime. Kur i referohet nocionit të barasverës, Toury propozoi ndryshimin thelbësor të këtij koncepti nga një koncept shumë preskriptiv dhe ahistorik në një koncept deskriptiv dhe historik. 116 Barasvlera nuk duhet të shikohet si një koncept abstrakt se çfarë kanë të përbashkët gjuha burimore me atë të përkthimit dhe nuk duhet të luajë funksionin e matësit, se çfarë e bën një përkthim të mirë apo të keq. Përkundrazi, barasvlera duhet të shikohet si një koncept që ndryshon me momentet historike dhe që reflekton një marrëdhënie të caktuar midis gjuhës burimore dhe asaj të përkthimit në një kohë dhe vend të caktuar. Sussan Bassnett në librin e saj Translation Studies diskuton problematikat që hasen me këtë koncept kur i referohemi përkthimit të idiomave, metaforave dhe lojërave të fjalëve. Sipas saj Përkthimi ngërthen elemente përtej zëvendësimit të leksikut dhe mjeteve gramatikore midis gjuhëve, siç mund të jetë rasti i përkthimit të idiomave dhe metaforave, procesi përkthimor mund të përfshijë shmangien e elementeve bazë gjuhësorë të tekstit burimor, në mënyrë që të arrijë qëllimin e propozuar nga Popovic të identitetit shprehës midis tekstit burimor dhe atij të përkthyer. Por sapo përkthyesi t i largohet barasvlerës gjuhësore të ngushtë, fillojnë të shfaqen probleme për përcaktimin e nivelit të barasvlerës. 117 Sipas Basnet-it, nëse këto probleme bëhen më serioze, përballemi me probleme të tjera, siç janë humbjet apo fitimet si edhe papërkthyeshmëria. Sipas saj, fakti që dy gjuhë nuk janë plotësisht të njëjta na bën të ngremë çështjen e humbjeve dhe fitimeve në procesin e përkthimit. Shpeshherë, për shkak të statusit të ulët të përkthimeve, më shumë kohë është shpenzuar duke diskutuar për humbjet në trasferimin e një teksti nga gjuha burimore në gjuhën e përkthimit dhe është injoruar fakti se gjatë përkthimit mund të ketë edhe fitime, pasi vetë përkthyesi mund të pasurojë dhe ta qartësojë gjuhën burimore si një rezultat i drejtpërdrejtë i procesit të përkthimit. 118 Papërkthyeshmëria është një problem tjetër që lind nga problematika e (mos)barasvlerës. Catford-i dallon dy lloje të papërkthyeshmërisë: papërkthyeshmëria 114 R. Jakobson, On Linguisctic Aspects of Translation Në Venuti, L. (ed) The Translation Studies Reader. London and New York: Routledge Fq Normat e propozuara nga Toury i kemi përmendur më sipër. 116 Po aty S. Bassnett, Translation Studies: London and New York: Routledge Fq Po aty

51 gjuhësore dhe papërkthyeshmëria kulturore. 119 Në nivel gjuhësor, papërkthyeshmëria ndodh kur nuk ekziston një barasvlerë leksikore dhe sintaksore e gjuhës burimore në gjuhën e përkthimit. Për shembull: To good to be true nuk mund të përkthehet në gjuhën shqipe në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse kjo e fundit nuk e ka këtë strukturë në sistemin e saj sintaksor. Kalku Shumë i mirë për të qenë i vërtetë., nuk jep një kuptim të qartë pasi një strukturë e tillë nuk është e njohur nga folësit e gjuhës shqipe. Megjithatë, kuptimi i strukturës sintaksore në gjuhën burimore mund të përcillet në gjuhën e përkthimit duke e përshtatur me rregullat sintaksore të gjuhës shqipe. Papërkthyeshmëria kulturore është akoma më problematike pasi ajo shkaktohet për shkak të mungesës në kulturën e gjuhës së përkthimit të një tipari apo koncepti të veçantë të gjuhës burimore. Ka shumë koncepte, të cilat i përkasin specifikisht një kulture të caktuar duke mos u kuptuar nëse do të përcilleshin në gjuhën e përkthimit pa ndonjë sqarim shtesë Barasvlera formale dhe dinamike sipas Eugene Nida-s Siç edhe e përmendëm më sipër, qysh kur Nida e prezantoi konceptin e barasvlershmërisë në vitin 1960 në librin e tij Towards a Science of Translating, ky koncept u bë temë diskutimi deri në ditët e sotme. Monday shprehet se Qasja gjuhësore sistematike e Nida-s kundrejt përkthimit ka qenë e një rëndësie shumë të madhe për shumë studiues me zë në fushën e përkthimit. 120 Nida argumenton se një fjalë nuk ka një kuptim të paracaktuar, por e merr kuptimin sipas kontekstit në të cilën ndodhet. Për ta ilustruar këtë aspekt, Nida analizon semantikisht fjalën spirit duke i strukturuar kuptimet e saj sipas karakteristikave: Spirit njerëzorja kundër jonjerëzores, Spirit e dukshme kundër të padukshmes, Spirit e keqja kundër të mirës. Kjo larmi e shumëkuptimshmërisë të lë hapësira për krijimin e lojërave të fjalëve, ku bashkimi i më shumë se një kuptimi të fjalës mund të krijojë ambiguitet apo humor. Nida propozon dy lloje barasvlerash: barasvlera formale dhe barasvlera dinamike. Barasvlera formale orientohet nga struktura e tekstit burimor dhe e vendos theksin te mesazhi si në përmbajtje ashtu edhe në formë. Pra, mesazhi në gjuhën e përkthimit duhet të përputhet sa më afër të jetë e mundur me elementet e ndryshëm të tekstit në origjinal. 121 Ky lloj përkthimi i jep mundësinë lexuesit të informohet dhe të kuptojë strukturën dhe kontekstin e tekstit burimor. Nga ana tjetër, ekuivalenca dinamike bazohet te koncepti i efektit të barasvlershëm duke favorizuar një përkthim të orientuar drejt gjuhës së përkthimit në mënyrë që teksti i përkthyer ta përçojë mesazhin në mënyrë sa më natyrale. Me fjalë të tjera, barasvlera dinamike nënkupton parimin e përkthimit, sipas të cilit përkthyesi duhet ta sjellë mesazhin e gjuhës burimore në mënyrë të tillë, që fjalët e zgjedhura në tekstin e përkthyer të nxitin te lexuesi të njëjtin efekt që ka patur teksti te lexuesit e tekstit burimor. Nëse i analizojmë të dyja këto qasje përkthimore mund të themi se ato i përkasin dy poleve të ndryshme, dhe për rrjedhojë kanë skopos-e të ndryshme përkthimore: ruajtja e karakteristikave të gjuhës burimore sa më shumë të jetë e mundur edhe kur teksti është shumë i largët dhe përçon një efekt të panjohur për lexuesin dhe, nga ana 119 J.C. Catford, A LinguisticTheory of Translation: An Essey in Applied Linguitics. London: Oxford University Press, J. Munday, Fq E. Nida, Towards a Science of Translating. Leiden, Fq

52 tjetër, përshtatja e tekstit burimor në mënyrë që të prodhojë një tekst të përkthyer, i cili duket i natyrshëm, i njohur dhe i pranuar në gjuhën e përkthimit. 122 Duhet të themi se vetë Nida ka favorizuar barasvlerën dinamike, gjë të cilën e ka shprehur edhe në librin e shkruar së bashku me Taber i titulluar The Theory and Practice of Translation. Ai nënvizon faktin se barasvlera dinamike në përkthim është shumë më shumë sesa thjesht një komunikim i drejtpërdrejtë i informacionit. 123 Jeremy Munday është gjithashtu një studiues tjetër që ka shkruar në lidhje me barasvlerësit e propozuar nga Nida dhe shprehet se: Kjo qasje përkthimore konsideron se përshtatja e gramatikës, leksikut dhe referencave kulturore janë të rëndësishme në mënyrë që të arrihet natyrshmëria; gjuha e përkthimit nuk duhet të ketë gjurmë të ndërhyrjes së gjuhës burimore dhe atmosfera e huaj e gjuhës burimore duhet të minimizohet sa më shumë të jetë e mundur. 124 Për Nida-n, suksesi i përkthimit varet mbi të gjitha nga arritja e efektit të njëjtë nga ana e lexuesve dhe është një nga katër shtyllat e përkthimit të cilat janë: 1. Teksti të ketë kuptim 2. Përcjellja e shpirtit dhe e mënyrës së gjuhës burimore 3. Pasja e një forme natyrale dhe të lehtë të të shprehurit 4. Prodhimi i një përgjigjeje të njëjtë. 125 Efekti i njëjtë i propozuar nga Nida është debatuar dhe ndonjëherë edhe kritikuar nga studiues të tjerë. Sipas Newmark-ut, efekti i njëjtë është pashmangshmërisht i lidhur me llojet e teksteve dhe qëllimet e tyre Qasja e Mona Baker-it kundrejt (mos)barasvlerës Mona Baker në librin e saj In other Words: A Coursebook on Translation e trajton nga një këndvështrim tjetër (mos)barasvlershmërinë gjatë procesit të përkthimit, duke kombinuar kështu qasjen gjuhësore me atë komunikative. Ajo diskuton problematikat që has përkthyesi në rastet e mosekzistencës së barasvlershmërisë, si edhe strategjitë e përdorura në këto raste, duke theksuar edhe një herë faktin se dy gjuhë nuk mund të jenë pasqyrimi i njëra tjetrës pasi ato përfaqësojnë dy realitete të ndryshme. Sipas saj njësia më e vogël përkthimore është fjala dhe si e tillë duhet të konsiderohet po aq e rëndësishme sa edhe njësitë e tjera më komplekse. Ajo bën dallimin midis barasvlerës në nivel fjale, barasvlerës gramatikore, barasvlerës tekstore dhe asaj pragmatike. Sipas saj, barasvlera në nivel fjale është elementi i parë që duhet marrë në konsideratë nga përkthyesi. Ajo e shqyrton fjalën si njësi të vetme në mënyrë që të gjejë një term të barasvlershëm në gjuhën e përkthimit dhe del në përfundimin se nuk ekziston marrëdhënia një fjalë një kuptim në një gjuhë të vetme. Ajo i referohet fjalës rebuit dhe disbeleif, të cilat mund të riformulohen edhe me frazën built 122 E.E Davies, A Goblin or the Dirty Nose? The Treatmant of Cultural Specific References in Translation of the Harry Potter Books. The Translator. 9: FQ Fq E. Nida & C.R Taber, The Theory and Practice of Translation. Leiden: E. J. Brill Fq J. Munday, Introducing Translation Studies: Theories and Applications. London and New York: Routledge Fq Po aty. 37

53 again dhe not to believe. 126 E njëjta logjikë ndodh edhe me të shprehurit e të njëjtit kuptim në një gjuhë të huaj. Baker shprehet se Elementet e kuptimit, të cilat shprehen me disa fjalë ortografike në një gjuhë, në një gjuhë tjetër mund të shprehen nga një fjalë e vetme ortografike. Për shembull, togfjalëshi tennis player në anglisht shprehet vetëm me një fjalë, në turqisht tenisçi. 127 Pra, çdo fjalë apo njësi leksikore mbart një kuptim leksikor, i cili është tipari më dallues i fjalës. Sipas Baker, kuptimi leksikor i fjalës apo njësisë leksikore konsiderohet si një vlerë e veçantë që ajo ka brenda një sistemi gjuhësor. 128 Këtu ja vlen të përmendim sinoniminë brenda një sistemi gjuhësor. Dy fjalë edhe pse mund të kenë të njëjtin kuptim denotativ, mund të ndryshojnë në shkallën e shprehësisë, stilit, regjistrit dhe distribucionit. Kuptimi denotativ i një fjale, ose kuptimi i propozuar siç e ka pagëzuar Mona Baker-i, krijohet midis fjalës dhe asaj që ajo përshkruan në jetën reale apo imagjinare. Me fjalë të tjera, është kuptimi denotativ apo përshkrues i fjalës. Për shembull: fjala këmishë është një veshje, e cila vishet në pjesën e sipërme të trupit. Nga ana tjetër, kuptimi konotativ, apo kuptimi shprehës i propozuar nga Baker, nuk mund të gjykohet si i vërtetë apo i gabuar, pasi ky nivel kuptimor është ngushtimisht i lidhur me ndjenjat dhe qëndrimin e folësit dhe jo me atë se çfarë ajo fjalë përshkruan. Për shembull: shprehja mos u anko dhe mos u bëj qaraman kanë të njëjtin kuptim denotativ, por forca shprehëse e togfjalëshit të dytë është më e madhe sesa e para dhe sugjeron se aspekti emocional është më i fortë. Përveç ngjyrimeve të mësipërme, sipas Mona Baker-it, fjala mbart edhe kuptimin evokues (evoked meaning), i cili shkaktohet nga variantet dialektore dhe ndryshimet në regjistër. Variantet dialektore mund të jenë (1) variante dialektore gjeografike, (për shembull ndryshimet midis gjuhës angleze britanike dhe gjuhës angleze amerikane: lift dhe elevator ); (2) variante dialektore të përkohshme (fjalë dhe struktura të përdorura nga anëtarët e një grupmoshe të caktuar, apo fjalë të përdorura në periudha të ndryshme në historinë e një gjuhë: verily dhe really ; (3) variantet dialektore sociale (fjalë dhe struktura të përdorura nga grupe sociale të ndryshme: napkin dhe serviette. 129 Regjistri është një variant gjuhe të cilin përdoruesit e saj e konsiderojnë si të përshtatshme në një situatë të caktuar. Zgjedhja e regjistrit përcaktohet nga: (1) Fusha e diskursit apo tema për të cilën po diskutohet. (Ndryshe flasim kur diskutojmë për një ndeshje futbolli dhe ndryshe i zgjedhim fjalët kur flasim për politikë); (2) Tenoti i diskursit: (marrëdhëniet midis njerëzve të përfshirë në një akt komunikimi. Një doktor me një pacient nuk mund të përdorin fjalë të pista me njëri tjetrin dhe një nënë dhe fëmija e saj nuk mund ta nisin bisedën me I wonder If you could...?. ) (3) Modaliteti i diskursit (nëse diskursi është bisedor apo i shkruar) M. Baker, In other Words: A Coursebook on Translation.. London and New York: Routledge. 2011Fq Po aty. Fq Po aty. Fq Po aty. Fq Po aty. Fq

54 Duke iu referuar shembujve të mësipërm mund të themi se brenda një gjuhë, sinonimia nuk është asnjëherë absolute, dhe se secila fjalë ka ngarkesën e saj shprehëse. Akoma më i theksuar bëhet ky dallim kur ballafaqojmë dy njësi kuptimore të gjuhëve të ndryshme. Mona Baker-i i referohet fjalës në anglisht famous dhe fjalës në frëngjisht fameux, të cilat edhe pse janë leksikografikisht të ngjashme nuk janë të njëjta në të gjitha nivelet e kuptimit leksikor. Kuptimi denotativ është i njëjtë, të dy fjalët kanë kuptimin: i famshëm. Megjithatë, në gjuhën angleze fjala famous është një fjalë neutrale, e cila nuk mbart ndonjë konotacion, kurse fjala frënge famoux është fjalë me ngarkesë shprehëse dhe shpeshherë ka kuptim pezhorativ. Gjithashtu, niveli i (jo)formalitetit apo përdorimi i një regjistri të caktuar ndryshon nga një kulturë në tjetrën. Në rast se në kulturën amerikane është mëse normale që një adoleshent ta thërrasë nënën apo babain e tij/saj në emër, në vend të adresimit mum/mother apo dad/father, në një shoqëri tjetër ky adresim joformal mund të konsiderohet shumë i papërshtatshëm. Në këto raste përkthyesi duhet të marrë në konsideratë këta faktorë dhe në fund të marrë vendimin nëse duhet të ndryshojë regjistrin për t ju përshtatur kulturës së gjuhës së përkthimit apo ta ruaj këtë regjistër joformal për t i informuar lexuesit në lidhje me marrëdhëniet e adoleshentëve në Amerikë me prindërit e tyre. Duke iu referuar shembujve që dhamë më sipër mund të themi se fjala është në të gjitha nivelet e saj shprehëse po aq e rëndësishme sa edhe një shprehje e komplikuar dhe përkthyesi duhet të bëjë kompromis dhe duhet të përpiqet që të gjejë barasvlerën më të afërt, e cila i ngërthen këta komponentë. Për arsyet që i përmendëm më sipër, është e pamundur që përkthyesi të arrijë t i përcjellë të gjitha këto ngjyrime nga njëra gjuhë në tjetrën dhe si rezultat kemi humbje gjatë përkthimit Werner Koller-i midis barasvlerës dhe korrespondencës Një ndër studiuesit më të shquar në Gjermani për Studimet Përkthimore në vitet 80 të është edhe Werner Koller-i, i cili i kushtoi një studim të detajuar konceptit të barasvlershmërisë në librin e tij të titulluar Research into the Science of Translation, duke e krahasuar atë me termin korrespondencë. Sipas tij, dallimi midis barasvlerës dhe korrespondencës është: 1. Korrespondenca i përket fushës së gjuhësisë kontrastive, e cila krahason dy sisteme gjuhësore dhe përshkruan ndryshimet dhe ngjashmëritë, të para në këndvështrimin krahasues. Korrespondenca do të përfshinte identifikimin e miqve të rremë (për shembull: fjala në anglisht library nuk është librari por është bibliotekë në shqip) dhe shenjat e ndërhyrjeve leksikore, morfologjike dhe sintaksore. 2. Barasvlera lidhet me njësinë ekuivalente, kur ballafaqojmë tekstin dhe kontekstin në gjuhën burimore me tekstin dhe kontekstin e përkthyer. Le të marrim një shembull me fjalën shkollim. Shembull: The education system in USA differs from that of Japan. Sistemi i arsimit në Sh.B.A ndryshon nga ai i Japonisë J. Munday, Introducing Translation Studies: Theories and Applications. London and New York: Routledge, 2001.Fq

55 Koller propozon pesë lloje të marrëdhënieve të baravlerërsve ose atë që ai e quan lidhja e dyfishtë midis gjuhës së përkthimit nga njëra anë dhe kushteve komunikative të marrësit nga ana tjetër: 132 Barasvlera denotative lidhet me barasvlerën e përmbajtjes jashtëgjuhësore të tekstit. Kjo barasvlerë mund të arrihet duke analizuar ndërveprimin e fjalës me faktorë të tjerë tekstual. Barasvlera konotative lidhet me zgjedhjet leksikore sidomos midis sinonimeve. Barasvlera konotative njihet edhe si barasvlera stilisitke në literatura të tjera. Sipas Koller-it, arritja e barasvlerës konotative nuk mund të arrihet plotësisht duke krijuar kështu probleme përkthimore ose humbje gjatë procesit të përkthimit; Barasvlera normative e tekstit lidhet me llojet e teksteve nga se lloje të ndryshme të teksteve kanë tipare gjuhësore të ndryshme të udhëhequra nga normat respektive; Barasvlera pragmatike ose barasvlera komunikative orientohet drejt marrrësit të mesazhit apo tekstit të përkthyer. Kjo barasvlerë mund të arrihet duke konsideruar nevojat e lexuesit dhe duke anashkaluar kështu nevojën për të arritur efekte të tjera, të cilat mund të mbulohen nga gjetja e barasvlerërve të tjerë. Barasvlera pragmatike përkon me barasvlerën dinamike të propozuar nga Nida. Barasvlera formale lidhet me formën dhe estetikën e tekstit duke përfshirë lojërat e fjalëve dhe tiparet stilistike individuale të tekstit burimor. Referohet ndryshe si barasvlera shprehëse dhe nuk duhet të ngatërrohet me barasvlerën formale të propozuar nga Nida. 2.4 Rëndësia e përkthimit të letërsisë për fëmijë Letërsia botërore e përkthyer ofron një mori vlerash unike për fëmijët kudo që ata ndodhen. Nëpërmjet përkthimeve, fëmijet njihen me kultura të reja dhe i shtojnë atyre kuriozitetin të lexojnë librat klasikë, që moshatarët kudo që ata ndodhen kanë në duar. Imagjinoni si do të ishte jeta e fëmijëve pa kryeveprat letrare, siç janë përrallat e vëllezërve Grimm, Haidi dhe Pinoku, apo kryeveprave siç janë: legjendat greke, norse dhe aziatike, Iliada dhe Odisea, fabulat e Ezopit dhe Ramajana? Këtë pyetje e ngre Ronald Jobe në vëllimin International Encyclopedia of Children s Literature dhe nënvizon se Përkthimi përbën një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë letrare perëndimore. 133 Pavarësisht këtij fakti, në domeinin akademik, studimet teorike vazhdojnë të jenë të pakta. Këtë shqetësim e ndan edhe studiuesja Eithne O Connell-i kur shprehet se Letërsia për fëmijë gjithmonë ka qenë një burim i jashtëzakonshëm për aktivitete përkthimore dhe si e tillë, jam çuditur kur zbulova kohët e fundit se sa shumë kjo fushë është injoruar dhe neglizhuar nga teoricienët, publikuesit dhe institucionet akademike të përfshira në hulumtime dhe trajnime përkthimore Po aty. Fq R. Jobe, Translation. Në Peter Hunt (ed). International Encyclopedia of Children s Literature, London and New York: Routledge. Fq E. O Connell, Translating for Children. Në Lathey, Gillian. (ed). The translation of Children s literature A Reader. Clevedon: Multilingual Matters Fq

56 Letërsia botërore ka potencialin dhe funksionin të përgatisë fëmijët dhe të rinjtë me vizione të reja globale në mileniumin e ri. 135 Të njëjtin mendim ndajnë edhe shumë studiues të tjerë kur shprehen se fëmijëve nuk duhet t ju mohohet e drejta e njohjes së ngjarjeve të shkruara nga shkrimtarë brilantë të vendeve të tjera të botës vetëm për shkak të barrierave gjuhësore. Freeman dhe Lehman theksojnë se Letërsia nga kultura të tjera e ndihmon zhvillimin gjuhësor të fëmijëve në dy mënyra: Së pari, fëmijët, gjatë leximit të teksteve letrare të përkthyera mund të zgjerojnë fjalorin e tyre në gjuhën amtare me fjalë, të cilat lidhen me koncepte nga kultura të tjera. Së dyti, për shkak së librat shpesh përfshijnë fjalë nga një gjuhë e huaj, fëmijët ekspozohen në një gjuhë tjetër të shkruar, nëpërmjet librave të përkthyer. Rrjedhimisht, letërsia për fëmijë e përkthyer shërben si një trampolinë, pasi i ndihmon ata të ndërtojnë njohuri për strukturat e gjuhëve të tjera, tingujve të ndryshëm të gjuhëve dhe fjalorin unik të tyre. 136 Përpos fjalorit të lidhur me kultura të veçanta dallimet në ilustrime dhe ngjarje mund të prezantojnë mënyra të ndryshme me të cilat fëmijët ekspozohen ndaj stileve artistike dhe letrare të kulturave dhe vendeve të tjera. 137 Në këtë kuptim, Puurtinen gjithashtu shprehet se, tekstet e përkthyera të letërsisë për fëmijë lujnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e njohurive për ekzistencën e kulturave të ndryshme. Ai shprehet se, Sidomos në ato raste ku përkthimet zënë një numër të madh të letërsisë së publikuar për fëmijë, fëmijët kanë mundësi të kenë kontakt me letërsinë dhe funksionet e saj edukative dhe zbavitëse, kryesisht përmes përkthimeve. Si rezultat, përkthimet mund të kenë një rol kryesor në prezantimin e lexuesve të vegjël me personazhet, ngjarjet, vendet, gjuhët dhe kulturat e tjera. 138 Këto njohuri mund ta rrisin të kuptuarit përtej kulturës së tyre dhe të nxisin respektin për diversitetin kulturor dhe sjelljet apo fenomentet, të cilat jo domosdoshmërisht janë të njëjta me lexuesin. Pra, librat i bëjnë lexuesit e vegjël më mëndjehapur dhe të gatshëm për eksperienca të reja. Rochman shprehet se Një libër i mirë i ndihmon fëmijët t i heqin këto barriera. Librat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në tejkalimin e paragjykimeve dhe të ndërtojnë komunitete; jo me modele dhe receta letrare; jo me mesazhe fisnike për vlerat e familjes, por me histori mahnitëse që na bëjnë të imagjinojmë jetët e të tjerëve. Një histori e mirë na lejon t i njohim njerëzit si individë me veçantitë dhe konfliktet e tyre dhe kur i njohim njerëzit me kompleksitetin, difektet dhe përpjekjet e tyre, ne nuk do të krijojmë më steriotipe. 139 Pavarësisht këtyre karakteristikave pozitive dhe kësaj rëndësie kaq të madhe që përkthimi i letërsisë për fëmijë ka, është shumë shqetësuese që në botën shqiptare përkthimit të letërsisë për fëmijë i kushtrohet shumë pak rëndësi. Një grusht i vogël autorësh kanë shkruar dhe kanë hulumtuar për letërsinë botërore për fëmijë 140, por studiuesja e cila vendosi gurthemelin e një kthese të madhe në studimin e përkthimit të letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe është Eriola Qafzezi Bonja me disertacionin e 135 Steward, S. L. Beyond borders: Reading other places in Children s Literature. Children s Literature in Education. New York: Springer E.B. Freeman & B.A Lehman, Global Perspectives in Children s Literature. M.A: Allyn & Bacon Fq N. Hayes & P. Zeece, Book for yong children: international children s literature. Early Childhood Educational Journal. 32 (3), Fq T. Puurtinen, Translation of Children s Literature. Në Brown. K. (ed.), Encyclopedia of Language and Linguistics. Elsevier: Oxford Fq H. Rochman, Against Boarders: Promoting Books for a Multicultural World. Chicago: American Literary Association Fq Këta autorë janë cituar dhe do të citohen më poshtë gjatë hulumtimit tonë. 41

57 saj doktoral me titull: Aspekte Teorike dhe Praktike në Fushën e Përkthimit të Letërsië për Fëmijë. Nëse studiuesit ngrenë zërin dhe demonstrojnë se letërsisia për fëmijë meriton të zërë një status kanonik në sistemin letrar shqiptar, atëherë edhe cilësia e përkthimeve të kësaj fushe do të rritet. 2.5 Statusi i përkthimit të letërsisë për fëmijë Në shumë kultura përkthimi i letërsisë për fëmijë konsiderohet si një formë letrare periferike. Ky inferioritet e ka zanafillën nga historiku dhe tradita e kësaj letërsie e lidhur me vetë konceptin fëmijëri, e cila përbën një grup minoritar, që historikisht ka patur statusin e të paturit varësi ndaj grupeve të tjera. Për shkak të këtij pozicioni periferik, përkthimet e letërsisë për fëmijë shpesh nuk deklarohen si të tilla dhe emri i përkthyesit ndonjëherë as që nuk përmendet. Këta të fundit asnjëherë nuk janë vlerësuar siç duhet dhe emri i tyre ka mbetur në harresë në historinë letrare. Gillian Lathey-i shprehet se edhe pse është normale të flasim për përkthyesin si të padukshëm, përkthyesit e letërsisë për fëmijë duket se janë më transparentë nga të gjithë. 141 Shavit e ngre këtë shqetësim jo vetëm për përkthyesit por edhe kur shprehet se: Një studiuesi të letërsisë për fëmijë gjithmonë i kërkohet të veshë kapelen e një studiuesi të vërtetë, nëse ai/ajo dëshiron të vlerësohet nga studiuesit e kritikës letrare të përgjithshme. Vetëm nëse dikush vlerësohet në ndonjë fushë tjetër përtej letërsisë për fëmijë, atëherë ai/ajo do të mund të ketë mundësinë të pranohet si anëtar i komunitetit akademiko-letrar. 142 Përpos Shavit-it dhe Lathey-it, edhe shumë studiues të tjerë kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kanë kritikuar këtë qëndrim përbuzës apo shpeshherë edhe injorim nga aktorët e përfshirë në përkthimin e letërsisë për fëmijë. Duke u përpjekur të gjejnë arsyet e statusit periferik të letërsisë për fëmijë, ata dolën në këto përfundime: ekziston një mungesë interesi nga publiku i gjerë; librat për fëmijë janë të kushtueshëm; vështirësi për të parashikuar nësë libri do të ketë sukses, një mungesë interesi reale nga ana e librarive për t i patur ato në shitje. 143 Një qasje nga ana e publikuesve, e cila demonstron inferioritetin ndaj kësaj fushe në studimet letrare dhe tregun real është një mungesë respekti si dhe një mungesë e të kuptuarit të rolit dhe natyrës së profesionit të përkthyesit. 144 Një qasje kritikuese ka edhe O Conell-i, e cila fajëson sferën akademike për neglizhencë kundrejt kësaj disipline. Ajo shprehet se Akademikët janë po aq fajtorë sa çdokush tjetër që është i përfshirë në këtë proces. Sa programe Bachelor apo Masteri në Studime Përkthimore i ofrojnë mundësi studentëve për t u specializuar në këtë fushë? Nësë institucionet akademike të specializuara në trajnime të përkthimit do 141 G. Lathey, The translation of Children s Literature: A Reader. Clevedon: Multilingual Matters Ltd., 2006, fq Z. Shavit. Beyond the Restrictive Frameworks of the Past: Semiotics of Children s Literature Në Ewers, H. O Sullivan (editorë) Kinderliteratur om Interkulturellen. Proxeb, Stuttgard, Weimar: Metzler Fq P. Billings & N Hoskins, Further Perspective on Publishing Books from Abrad. Në Pinset, P. (ed) No Child is an Island: The case of the Children s Literature in Translation., Pied piper Publishing. 2006, Fq E. Xeni, Children s Literature in Translation, Invited Contribution to Translation Studies and Intercultural Communication Joint MA Research Series. Heriot Watt University, UK

58 të mund të kanalizonin burime të reja në lidhje me hulumtime në këtë fushë, me siguri që statusi i përkthimit të letërsisë për fëmijë do të ishte ndryshe. 145 Kur flasin për efektet e dukshme të statusit periferik të letërisë për fëmijë, Shavit-i dhe O Sullivan-i përmendin tendencën e librave të përkthyer për fëmijë drejt pranimit (acceptability) për kundër saktësisë (adequacy) të propozuar nga Gideon Toury, amëtarizimit (domestication) për kundër huajëzimit (foreignisation) të propozuar nga Lowrence Venuti ose parimit të propozuar nga Schleiermacher i të sjellurit të autorit drejt lexuesit. Si pasojë e pozicionit periferik, përkthyesit e letërsisë për fëmijë i japin lirinë vetes të bëjnë shumë ndryshime, të cilat devijojnë ndjeshëm krahasuar me tekstin në gjuhën burimore. Ndërhyrjet e mundshme konsistojnë në shkurtime, shtime, këshilla didaktike dhe modifikime të tjera. Sa më shumë periferike të jetë letërsia e përkthyer, aq më shumë liri iu lejohet përkthyesve gjatë procesit të përkthimit. Këto ndërhyrje justifikohen edhe me faktin se fëmijëve i mungon njohuria e duhur dhe aftësia e të lexuarit kritik. Në lidhje me statusin e ulët të përkthimit të letërsisë për fëmijë, Shavit pretendon se puna e përkthyesve të letërsisë për fëmijë ndikohet shumë nga pozicioni inferior i kësaj letërsie në sistemin kulturor. Ajo shprehet se, ndryshe nga përkthyesit bashkëkohorë të letërsisë për të rritur, letërsia për fëmijë i lejon vetes shumë liri në lidhje me tekstin. Pra, përkthyesit i lejohet të manipulojë tekstin në mënyra të ndryshme duke e ndryshuar, modifikuar, fshirë apo shtuar diçka në të. 146 E këtij mendimi është edhe Tinna Puurtinen, kur shprehet se, ndryshe nga përkthyesit e letërsisë për të rritur, përkthyesit e letërsisë për fëmijë lejohen dhe madje duhet të manipulojnë me tekstin burimor për t ia përshtatur kërkesave letrare të gjuhës së përkthimit. 147 Megjithatë përpjekjet për t i dhënë përkthimit të letërsisë për fëmijë vendin që kjo disiplinë meriton në domeinin akademik, nisën pikërisht në vitin 1976 kur studimet përkthimore të letërsisë për fëmijë morën një kthesë të rëndësishme me organizimin e Simpoziumit të Tretë të Shoqërisë Hulumtuese Ndërkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, (IRSCL 1976), i mbajtur në Suedi. Simpoziumi iu përkushtua përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe shkëmbimit ndërkombëtar të kësaj letërsie. Në një kohë kur studimi i letërsisë për fëmijë, qoftë asaj kombëtare apo ndërkombëtare, ishte në fillesat e një kredibiliteti akademik, studiuesi austriak, Richard Bamberger u shpreh në simpozium se roli i përkthimit është trajtuar shumë pak pavarësisht faktit se përkthimet, si rregull, janë të një rëndësie më të madhe në letërsinë për fëmijë, sesa në atë për të rritur. 148 Më tej ai shton se fëmijët nuk janë të interesuar në një libër sepse është vepër e përkthyer, siç mund të ndodhë me të rriturit, por në fuqinë e narracionit në historitë me aventura, fantazitë etj., njësoj sikur libri të ishte shkruar në gjuhën e tyre. 149 Pavarësisht idesë së përgjithshme se letërsia për fëmijë zë një vend periferik në kanonin e letërsisë, Rita Ghesquiere, në artikullin e saj me titull Why does Children s Literature need translation? thekson faktin se si përkthimet kanë ndikuar që kjo letërsi të vendoset në qendër të polisistemit letrar dhe në shumë raste të konsiderohet letërsi kanonike. Ajo shprehet se përkthimet e kanë përmirësuar 145 E. O Conell, Translating for Children. Në Lathey. G. (ed) The Translation of Children s Literature: A Reader, Toronto: Multilingual Matters, Fq Z. Shavit, Poetics of Children s Literature. London: Univeristy of Georgia Press Fq T. Puurtinen. Dynamic Style as a Parametre of Acceptability in Translated Children s Books. Në Snell Hornby, M. Translation Studies. An Interdiscipline. Amsterdam: john Benjamin R. Bamberger, Children s Books in Translation. 1978, fq. 19. cituar nga Lathey, Gillian. (ed). The translation of Children s literature A Reader. Clevedon: Multilingual Matters Fq Po aty. Fq

59 statusin e letërsisë për fëmijë dhe kanë inkurajuar inisiativa të reja, meqenëse ballafaqon shkrimtarët me më të mirët në rang botëror, duke nxitur kështu prodhimin cilësor të letërsisë kombëtare. Përkthimi ka qenë dhe mbetet mjet i shpërndarjes së kreativitetit, ideve të reja dhe modeleve letrare Këndvështrime teorike të përkthimit të letërsisë për fëmijë Një nga akedemikët e parë, i cili i tejkaloi deklaratat përgjithësuese dhe idealiste dhe që i kushtoi vëmendje serioze proceseve gjuhësore dhe ideologjive të përkthimeve të letërsisë për fëmijë ishte Gote Klingberg-u, themelues i simpoziumit dhe kryeredaktor i botimit me punimet e këtij simpoziumi me titull Children s Books in Translation, i botuar në vitin Klingberg-u propozoi një listë me tema konkrete për hulumtim nga studiuesit duke variuar nga studimet empirike statistikore të përkthimit deri te faktorët ekonomikë dhe teknikë; nga përzgjedhja e librave për përkthim deri te pranimi dhe ndikimi i përkthimeve. 151 Përpos kontributit në simpozium, Klingberg-u publikoi në vitin 1986 librin me titull Children s Fiction in the Hands of the Translatiors në të cilin kritikoi strategjitë përkthimore më të përdorura deri në atë kohë. Sipas tij, qëllimi kryesor i aktivitetit të përkthyesit është ajo e pasurimit të njohurivë të lexuesit dhe të kuptuarit e kulturave të huaja. Megjithatë, ndërhyrjet e shumicës së përkthyesve te teksti i burimeve, të cilat Klingberg-u i karakterizon si përshtatje të kontekstit kulturor, purifikime, modernizime, shkurtime dhe keqpërkthime serioze e pengojnë këtë proces. Klingberg-u sugjeron se strategjitë e përkthimit që kanë prirjen të ruajnë shpirtin e huaj të gjuhës burimore, duhet të përdoren në mënyrë që lexuesi të njihet me kulturën e gjuhës burimore. Ndryshe nga Gote Klingberg-u, i cili favorizon qasjen preskriptive dhe sugjeron përdorimin e strategjive të orientuara nga gjuha burimore, studiuesit izraelitë Itamar Evan-Zohar dhe Gideon Toury i trajtojnë përkthimet në mënyrë deskriptive dhe të orientuara drejt gjuhës së përkthimit. Kjo shkollë e mendimit aplikoi teorinë e polistemit dhe konceptin e normave në letërsi dhe në përkthimin e saj. Sipas tyre, hulumtimet rreth përkthimeve nuk duhet të fokusohen në matjen e gradës së besnikërisë dhe ekuivalencës midis tekstit burimor dhe atij të përkthyer. Përkundrazi, ato duhet ta analizojnë përkthimin si një produkt të gjuhës dhe kulturës së përkthimit; të shqyrtojnë pozicionin sistematik të tyre; të shqyrtojnë ndërveprimin e tyre me elemente të tjerë të sistemit të gjuhës së përkthimit si edhe pengesat, të cilat përkthimi duhet t i kalojë. Siç e përmendëm edhe më sipër, një ndër konceptet që ka ndikuar në produktin e përkthimit të letërsisë për fëmijë, dhe për rrjedhojë edhe në studimet rreth kësaj disipline, është edhe aplikimi i normave. Isabelle Desmit identifikoi norma të veçanta që ndikojnë në aktin e përkthimit të letërsisë për fëmijë, kurse Tiita Puurtinen i referohet idesë së shkallës së pranimit, të prezantuar fillimisht nga Toury për sa i përket normave gjuhësore dhe letrare të gjuhës së përkthimit. Këto norma do t i përmendim më hollësisht më poshtë gjatë studimt tonë. 150 R. Ghesquiere, Why does Children s Literature need Traslation? Në Jan Van Coillie & Walter P. Verschueren. (ed) Children s Literuature in Transaltion, Cgallenges and Strategies. London and New York: Routledge Fq Po aty. Fq

60 Shavit-i pretendon se Përkthimi i letërsisë për fëmijë ka prirjen ta përshtasë tekstin me modelet ekzistuese në sistemin e gjuhës së përkthimit. Ky fenomen është veçanërisht i dukshëm në përkthimin e letërsisë për fëmijë, për shkak të prirjes së sistemit për të pranuar vetëm atë model që është konvencional, i pranuar dhe i njohur mirë. 152 Japim si shembull konvencionin narrativ të përrallave që gjithmonë fillojnë me Once upon a time. Nëse modeli i gjuhës burimore nuk ekziston në atë të përkthimit, teksti ndryshohet duke i hequr apo shtuar elemente, të cilat do ta përshtasnin tekstin në përputhje me modelet e integruara të sistemit të gjuhës së përkthimit. Ky fenomen ka ekzistuar në të kaluarën në letërsinë për të rritur por edhe pse ndaloi së aplikuari në letërsinë kanonike për të rritur, ende vazhdon të jetë i dukshëm në përkthimin e letërsisë për fëmijë Teoritë e përkthimit të zbatuara në letërsinë për fëmijë Edhe pse shumë teori të përkthimit gjejnë zbatueshmëri përgjithësisht në të gjitha llojet e teksteve, përkthimi i letërsisë për fëmijë, për shkak të ndjeshmërive, të cilat i kemi përmendur më sipër, është ndikuar nga teori dhe qasje përkthimore të veçanta, të cilat i vijnë në ndihmë një produkti që i përshtatet këtyre ndjeshmërive. Ndër këto teori, mund të themi se Teoria e Polisistemeve, e prezantuar fillimisht nga teoricienë letrar rus dhe e zhvilluar nga Itamar Enev-Zohar-i, si dhe Teoria Funksionaliste e Hans Vermeer-it and Katharina Reiss-it, luajnë një rol të rëndësishëm në përkthimin e letërsisë për fëmijë, pasi këto teori i dhanë mundësinë përkthyesve të jenë më të lirë gjatë procesit vendim-marrës të përkthimit dhe të kenë një qasje me orientim drejt gjuhës së përkthimit Teoria e Skopos-it dhe rëndësia e saj në letërsinë për fëmijë Teoria e Skopos-it, e njohur ndryshe si teoria funksionaliste, e ka zanafillën në vitet në Gjermani dhe mund të konsiderohet si një derivat i Teorisë Strukturaliste dhe u propozua nga Hans Vermeer-i and Katherina Reiss-i. Skopos vjen nga greqishtja dhe do të thotë qëllim dhe sipas Verneer është termi teknik për të shënuar qëllimin e një përkthimi. 154 Është e rëndësishme të theksojmë se teoria e skoposit fokusohet mbi të gjitha në qëllimin e përkthimit, i cili përcakton metodat dhe strategjitë e përkthimit që duhet të zbatohen me qëllim arritjen e një rezultati të saktë në aspektin funksional. Rezultati në këtë rast është teksti i përkthyer që Vermeer e quan translatum. Pra, në Teorinë e Skoposit, të dish arsyen pse teksti do të përkthehet dhe cili është funksioni i tekstit të përkthyer është shumë e rëndësishme për përkthyesin Z. Shavit, The Historical Model of the Development of Children s Literatue. Në Maria Nikolajeva (ed) Aspects and Issues in the History of Children s Literature. London: Greenwood Press Fq Po aty. Fq H. Vermeer, Scopos and Commission in Translation Action. Në Venuti Laurence, Translation Studies Reader. (Second Edition) New York: Routledge Fq J. Munday, Introducing Translation Studies. Theories and Applications. London: Routledge Fq

61 Disa nga çështjet që kjo teori sugjeron janë: 1) Versioni përfundimtar i tekstit të përkthyer përcaktohet nga skoposi i tij dhe roli që do të luaj në kulturën e kësaj gjuhe. 2) Roli i tekstit të origjinës në kulturën e origjinës mund të jetë i ndryshëm nga roli i tekstit të gjuhës së përkthimit në kulturën e mbërritjes. 3) Teksti i gjuhës së përkthimit duhet të marrë në konsideratë dijet në kohë të marrësit, duhet të jetë koherent për nga brendija. 4) Teksi i gjuhës së përkthimit duhet t i qëndrojë besnik tekstit burimor. Këtu përkthyesi është thelbësor, pasi informacioni që merret nga teksti burimor duhet përcaktuar, interpretuar dhe lidhur me audiencën e tekstit të përkthyer. 5) Këto rregulla janë rradhitur sipas rëndësisë, kështu që skopos-i ka vendin e parë. 156 Për sa i përket aplikimit të teorisë së skoposit në përkthimet e letërsisë për fëmijë, mund të themi së teoria e skoposit i ka dhënë një ndihmesë të madhe kësaj të fundit, pasi e drejtoi fokusin te gjuha e përkthimit dhe te qëllimi i përkthimit. Klingberg identifikon katër skopos-e të përkthimit të letërsisë për fëmijë si më poshtë: për të çuar më tej këndvështrimin dhe të kuptuarit ndërkombëtar dhe eksperiencat emocionale të ambienteve dhe kulturave të huaja, për t i ofruar më shumë tekste letrare fëmijëve, Për të kontribuar në vlerat e lexuesve, Për t i dhënë lexuesve një tekst, të cilin ata mund ta kuptojnë duke marrë parasysh mungesën e njohurive të tyre J. Munday, Introducing Translation Studies: Theories and Applications. London: Routledge Fq G. Klingberg, Children s Fiction in the Hands of the Translators. Lund: Bloms Boktryckeri Fq

62 2.7.2 Teoria e polisistemeve dhe rëndësia e saj në letërsinë për fëmijë Teoria a polisistemeve e ka zanafillën nga studimet e formalistëve rus Jruj Tynjanov, Roman Jakobson dhe Boris Ejkenhenbaum. Kjo teori më pas u prezantua dhe u integrua në studimet përkthimore në vitin 1970 nga Itamar Even-Zohar. Qëllimi i tij në atë kohë ishte të zgjidhte disa probleme të lidhura me përkthimin dhe strukturën e letërsisë hebreike dhe aplikimin e tij të idesë formaliste në këto fusha rezultoi në formulimin e asaj që ai e quajti Teoria e Polisistemeve (polysystem theory). 158 Sipas modelit të Even-Zohar-it, polisistemi konceptohet si një konglomerat heterogjen dhe me hierarki të sistemeve, të cilat ndërveprojnë për të shkaktuar një proces dinamik të vazhdueshëm brenda polisistemit si një e tërë. 159 Pra, polisistemi është një rrjet i tërë i përbërë nga rrjete të ndërlidhura, qofshin ato letrare apo jo, dhe përfshin të gjitha sistemet primare ose qëndrore dhe ato dytësore apo periferike brenda një shoqërie. Letërsia kanonike është në qendër të sistemit dhe letërsia jokanonike mbetet në periferi të saj. Ajo që duhet përmendur është fakti se këto shtresa apo nënndarje brenda një polisistemi janë gjithmonë në konflikt me njëra tjetrën për të fituar pozicionin më dominant drejt qendrës. 160 Kjo do të thotë se nëse në një moment të caktuar historik, një vepër konsiderohet si jokanonike dhe e pozicionuar në periferi, në një moment tjetër në kohë mund të fitojë një pozicion qendror dhe të konsiderohet kanonike. E njëjta logjikë mund të zbatohet edhe në letërsinë e përkthyer. Letërsia e përkthyer mund të zërë një vend qendror dhe si e tillë zë një vend të rëndësishëm në letërsinë e atij vendi, ose të vendoset në periferi të polisistemit të kulturës së gjuhës së përkthyer dhe të ketë një rol të pakonsiderueshëm. Even-Zohar-i shprehet se në momentin kur një përkthim zë një vend qëndror në polisistemin e kulturës së përkthimit, ky përkthim është i qëndrueshëm dhe nuk i përshtatet konvencioneve kulturore. Përkthyesi nuk i përshtatet modeleve ekzistuese të gjuhës së përkthimit duke zgjedhur t i ruaj tiparet kulturore të gjuhës burimore. Nëse letërsia e përkthyer zë një vend përiferik, ndodh e kundërta. Përkthyesi ka tendencën të përshtatë tipare të kulturës së gjuhës së përkthyer dhe, duke dominuar kjo kulturë, rezultati nuk është shumë i kënaqshëm. Edwin Gentzler-i e shpjegon teorinë e Even-Zohar-it në këtë mënyrë: Teoria e polisistemeve propozon hipotezën se një tekst letrar nuk mund të studiohet në mënyrë të izoluar, pasi ai është pjesë e një sistemi dinamik dhe kompleks, i cili edhe ai është i lidhur me sisteme të tjera. 161 Even-Zohar beson se në momentin kur letërsia e përkthyer formon një pjesë të qendrës, kufinjtë midis letërsisë së përkthyer dhe asaj kombëtare fillojnë të zbehen duke u bërë të pandashme nga njëra tjetra. Kjo mund të ndodhë për tre arsye: 1) Kur letërsia më e re, rezultat i një kulture po aq të re, fillon të pranojë versione të përkthyera nga letërsia më tepër e zhvilluar, në mënyrë që të plotësojë mangësitë që ka në sistemin e vet meqenëse e ka të pamundur të prodhojë shumëllojshmëri tipesh dhe zhanre tekstesh. Letërsia e përkthyer sjell teknika dhe tipare që nuk ekzistonin më parë, 2) Kur një komb më i vogël dominohet nga një komb më i madh mund të marrë 158 M. Shutleworth, Polysystem Theory, Në Mona, Baker. Routledge Encyclopedia of Translation Studies, London and New York. Routledge: Taylor and Francis Group Fq Po aty. Fq Po aty. Fq E. Gentzler, Contemporary Translation Studies, Fq

63 letërsi nga kultura dominuese në mënyrë që të mbajë gjallë dinamikën e sistemit letrar duke qenë gjithashtu edhe i vetmi burim për gjenerimin e zhanreve të reja; 3) Kur historia letrare shënon momente kulmore si kur format e deri atëhershme humbasin popullaritetin ose kur nuk ka model ekzistues. Zohar Shavit-i e zhvilloi më tej teorinë e polisistemeve dhe e zbatoi konceptin e kësaj teorie për të shpjeguar pozicionin periferik dhe statusin e nënvlerësuar të përkthimit të letërsisë për fëmijë, gjë e cila rezulton me një liri më të theksuar nga ana e përkthyesit për ta manipuluar tekstin. Siç e përmendëm më sipër, sa më në periferi të polisistemit të jetë një vepër e caktuar, aq më shumë liri ka përkthyesi për të bërë ndryshime gjatë procesit të përkthimit. Kjo liri apo manipulim i tekstit i shërben dy parimeve të cilat janë: a) Përshtatje të tekstit në mënyrë që ai të jetë i pranueshëm dhe i dobishëm për lexuesit fëmijë, në përputhje me atë çka shoqëria mendon se është e mirë për fëmijët. b) b) Përshtatje të përmbajtjes dhe karakterizimit të gjuhës në nivelin e të kuptuarit dhe aftësive gjuhësore të të vegjëlve. Shavit-i përmend pesë lloje kufizimesh, të cilat arsyetojnë këto përshtatje dhe manipulime: 1. Pozicionimi me modelet ekzistuese: Teksti duhet të përputhet me modele të cilat njihen dhe aplikohen në letërsinë e përkthimit. Për shembull, nëse një zhanër i një vepre në gjuhën burimore nuk ekziston në sistemin letrar të gjuhës së përkthimit, ateherë ajo zëvendësohet me një zhanër ekzistues. 2. Integraliteti i tekstit: Kur teksti nuk përputhet me atë çfarë është e përshtatshme për fëmijët, përkthyesi mund të heqi disa pjesë duke cënuar kështu tërësinë e tekstit burimor, në mënyrë që ta përshtasi atë me normat morale të lexuesit të vogël. 3. Niveli i kompleksitetit të teksteve: Edhe pse normat e kompleksitetit mendohet të jenë normat kryesore të letërsisë kanonike e sistemit të të rriturve, norma e thjeshtëzimit të tekstit është më dominante në letërsinë për fëmijë, qoftë ajo kanonike apo jo. Kjo normë, e rrënjosur në imazhin e letërsisë për fëmijë, ka tendencën të përcaktojë jo vetëm tematikën e tekstit, por gjithashtu edhe karakterizimin dhe strukturat kryesore të tij. Gjatë procesit të modifikimit të tekstit drejt një modeli më të thjeshtuar, përkthyesit zakonisht e bëjnë tekstin më pak të sofistikuar, duke ndryshuar marrëdhëniet midis elementeve dhe funksioneve, duke bërë që elementet e tekstit të mbartin më pak funksione. 4. Përshtatja ideologjike: Kjo përshtatje bazohet në idenë se letërsia për fëmijë është një mjet didaktik dhe pasqyruese e ideologjive të shoqërisë. Ky kriter ka ekzistuar edhe në letërsinë për të rritur por në ditën e sotme, mund të themi se është tipar dominant i letërsisë për fëmijë. 5. Normat stilistike: Norma stilistike dominuese është domosdoshmëria për një stil të pasur letrar, ashtu siç ndodh edhe me letërsinë për të rritur. Megjithatë, ndryshe nga letërsia për të rritur, stili i pasur letrar në letërsinë për fëmijë është 48

64 i domosdoshëm për arsye didaktike dhe për të pasuruar fjalorin e lexuesve të vegjël Karakteristikat e përkthimit të letërsisë për fëmijë Shpeshherë problematikat e përkthimit të letërsisë për fëmijë janë të ngjashme me ato të përkthimit të letërsisë për të rritur. Megjithatë, duke marrë parasysh kushtet gjuhësore dhe njohuritë jashtëgjuhësore të fëmijëve, mund të themi se janë disa tipare, të cilat mund t i hasim vetëm gjatë procesit të përkthimit të letërsisë për fëmijë. Sipas Katerinna Frimmalova-s, 163 sfidat e përkthimit të letërsisë për fëmijë vijnë kryesisht si pasojë e fakteve të mëposhtme: 164 Lexuesit primarë (fëmijët) kanë karakteristika dhe nevoja të veçanta Ekzistenca e ambivalencës (lexueshmëri nga të vegjlit dhe të rriturit) Letërsia për fëmijë nuk është pjesë vetëm e sistemit letrar, por edhe e atij edukues. Librat për fëmijë ndikohen nga normat e pranuara në shoqëri dhe janë më të prirur për t u censuruar sesa letërsia për të rritur. Modifikimet dhe përshtatjen gjatë përkthimit janë të zakonshme në mënyrë që teksti i përkthyer t i përshtatet kufizimeve të imponuara në përkthimin e letërsisë për fëmijë. Librat për fëmijë shpesh janë me ilustrime dhe si të tillë lexohen me zë të lartë, gjë e cila krijon një dimension të shtuar, të cilin përkthyesi duhet ta marrë parasysh. Ambivalenca luan një rol të rëndësishëm sidomos në lexueshmërinë dhe leximin me zë të lartë nga të rriturit. Autorët e letërsisë për fëmijë përdorin një gamë të gjerë mjetesh stilistike dhe një gjuhë shumë kreative, si për shembull: lojërat e fjalëve, rima, aliteracioni, ambiguiteti etj., të cilat e bëjnë më të pëlqyeshëm librin për lexuesit e rritur gjatë leximit me zë të lartë dhe, për rrjedhojë, ua rrit kënaqësinë e këtij aktiviteti. Gjithashtu, lojërat e fjalëve mund të jenë një mënyrë për të adresuar njohuritë më të gjera të të rriturve, të cilët mund ta interpretojnë dhe ta kuptojnë aspektin figurativ të një frazë ndërkulturore dhe ambigue, ndryshe nga fëmijët, të cilët mund të perceptojnë vetëm kuptimin denotativ të saj. Edhe saga Harry Potter karakterizohen nga ambivalenca. Vetë autorja e ka pranuar se librat e Harry Poterit nuk janë shkruar vetëm për të vegjlit. Pa rënë në thjeshtëzim, autorja hyn në gjëra të koklavitura, gjë që i bën romanet tërheqëse edhe për lexuesit e rritur. 165 Duke qenë se letërsia për fëmijë ngërthen dy sisteme së bashku: atë letrar dhe pedagogjik mund të themi se normat gjuhësore dhe kulturore të gjuhës së përkthimit 162 Z. Shavit, Translation of Children s Literature and its Position in the Polysistem. Në Poetics Today. Volumi 2, Pjesa 4. Duke University Press, Fq E shohim të udhës të sqarojmë se këto gjetje reflektojnë mendimet e shumë teoricienëve të tjerë në disiplinën e përkthimit të letërsisë për fëmijë si për shembull, Shavit, O Connel, etc. 164 K. Frimmelova, Translating Children s Literature. Saarbrucken: Lambert Academic Publishing Fq A. Bishqemi, Histori e Letërsisë Botërore për Fëmijë. Tiranë: Sejko Fq

65 duhet të respektohen. Në korpusin tonë këtë tipar do ta vërejmë nëpërmjet përftesave në gjuhën shqipe të ligjërimit dialektor të personazhit Hagrid. Mjetet gjuhësore për të krijuar ambiguite dhe lojëra fjalësh të cilat krijojnë humor në letërsinë për fëmijë mund të ndryshojnë nga ato të letërsisë për të rritur. Fëmijët dhe të rriturit jo domosdoshmërisht qeshin me të njëjtat situata. Situatat humoristike në letërsinë për fëmijë shpeshherë krijohen nga naiviteti apo mos marrjes në konsideratë e kontekstit nga ana e personazhit fëmijë. Një shembull tipik i këtij humori gjendet në librin Liza në botën e çudirave ku pikërisht për shkak të parodive, fjalëve polisemantike apo homofoneve janë krijuar lojëra fjalësh ku në shumë raste shkëmbimi i konteksteve apo ndërrimi i kuptimit të tyre ka krijuar doza te larta humori. Megjithatë, kur ky humor duhet të transferohet në gjuhën e përkthimit ndodh që barasvlerat e këtyre fjalëve nuk janë domosdoshmërisht fjalë polisemantike homofone dhe realizimi i të njëjtit efekt nuk është i mundur. 2.9 Sfidat dhe kompetencat e përkthyesit të letërsisë për fëmijë Edhe pse përkthimi i teksteve letrare në përgjithësi konsiderohet si i ndjeshëm për shkak të përdorimit të veçantë të gjuhës, si rezultat i zgjedhjeve të motivuara të autorit, mund të themi se përkthimi i letërsisë për fëmijë karakterizohet nga disa tipare, të cilat e vështirësojnë punën e përkthyesit dhe e vendosin atë në dilema gjatë procesit të vendim-marrjes. Ka shumë njerëz, të cilët akoma nuk kanë arritur ta kuptojnë se të përkthyerit për fëmijë ka metodologjinë e vet si dhe një sërë kërkesash që duhen përmbushur. 166 Për sa i përket kërkesave dhe dilemave gjatë procesit të vendim-marrjes, janë shumë pyetje që përkthyesi i bën vetes gjatë procesit të përkthimit. Pyetjet dhe dilemat lindin edhe nga fakti që letërsia për fëmijë është gjithashtu pjesë e sistemit pedagogjik, përpos atij letraro-estetik. A duhet përkthyesi të ruaj tiparet gjuhësore dhe jashtëgjuhësore të tekstit burimor apo duhet ta përshtasë atë në mënyrë që ai të konsiderohet si edukativ për fëmijët? Kjo sfidë bëhet edhe më e madhe kur gjatë procesit të përkthimit kemi edhe ndërhyrje dhe pritshmëri nga aktorë të tjerë të përfshirë në procesin e vendim-marrjes duke filluar nga botuesit, blerësit, prindërit, mësuesit, edukatorët etj. Një sfidë tjetër me të cilën përballet përkthyesi i letërsisë për fëmijë është ndikimi i ideologjive dhe normave të shoqërisë. Kur teksti burimor karakterizohet nga prezenca e shumtë e termave nënstandard dhe stilit të shfrenuar apo nga shprehjet idiomatike, a duhet përkthyesi të ruaj këto formate edhe në gjuhën e përkthimit apo t i përshtasë ato në përputhje me ideologjitë dhe normat edukative të kulturës së përkthimit? Sipas Gillian Lathey-it, normat mund të jenë didaktike, etike, ideologjike, fetare etj. dhe mund të përcaktojnë se çfarë mund të përkthehet, ku dhe kur dhe ato ndryshojnë me kohën, nga njëra gjuhë në tjetrën, nga njëra kulturë në tjetrën dhe nga njëri brez në tjetrin. 167 Sipas Andre Lefavere-it janë dy faktorë të cilët përcaktojnë imazhin e një vepre letrare të projektuar në një përkthim: 1) ideologjia e përkthyesit (nëse ai vetë udhëhiqet nga parimi i saj apo i është imponuar si një barrierë e vendosur në formën e një patronazhi), 2) poetika që është dominante në kohën kur përkthimi kryhet. 166 E. Qafzezi, Disertacioni Aspekte teorike dhe praktike të përkthimit të letërsisë për fëmijë. Tiranë, Fq G. Lathey, The translation of Children s Literature: A Reader. Clevedon: Multilingual Matters Ltd., 2006 fq

66 Ideologjia dikton strategjitë bazë të përkthyesit dhe për rrjedhojë dikton zgjidhjet e problemeve përkthimore, të cilat kanë të bëjnë me universin e diskursit të shprehura në materialin e gjuhës burimore, siç janë objektet, konceptet, doket, të cilat i përkasin botës së shkrimtarit të veprës në gjuhën burimore, si dhe gjuhës në të cilën është shkruar vepra. 168 Për sa i përket kompetencave të përkthyesit të letërsisë për fëmijë, mund të themi se së pari ai/ajo duhet të jetë njohëse e mirë e kulturës së tekstit burimor. Larson shprehet se përkthyesi duhet të marrë parasysh faktin se kuptimi në të gjitha nivelet e tij mishërohet në kulturën e gjuhës në të cilën është shkruar vepra. Përkthyesi duhet të përpiqet që lexuesi ta kuptojë mesazhin në kontekstin e tekstit burimor. Përkthyesi duhet gjithashtu të marrë në konsideratë faktin që lexuesit nisen nga përvoja e tyre dhe jo nga ajo e autorit të veprës, dhe për ta bërë këtë duhet edhe të japë informacione shtesë aty ku është e nevojshme. 169 Nëse do ta shikonim këtë përkufizim nga këndvështrimi i përkthimit të letërsisë për fëmijë, duhet të theksojmë faktin se përvoja e lexuesve të vegjël jo vetëm që nuk mund të përkojë me këndvështrimin e autorit por mund të themi se përvoja e tyre mund të jetë e limituar në nivel gjuhësor dhe kulturor dhe ka nevojë për përshtatje. Ky fakt nuk duhet të anashkalohet nga përkthyesi edhe pse nënkupton vështirësi të shtuara përkthimore përkundër idesë së përgjithshme të gabuar se, përkthimi i letërsisë për fëmijë është më i lehtë sesa ai i letërsisë për të rritur. Pra, gjatë procesit të përkthimit, përkthyesi i letërsisë për fëmijë duhet të sjellë frymën e huaj në tekstin e përkthyer, në mënyrë që kjo frymë të përkojë me vendndodhjen gjeografike, mentalitetin dhe sjelljet e komunitetit të tekstit burimor, por në të njëjtën kohë duhet të tregohet i kujdesshëm që të mos e ngarkojë tekstin e përkthyer me shumë detaje të huaja dhe të paqarta për lexuesin fëmijë, në mënyrë që ky i fundit ta shijojë, ta kuptojë dhe në të njëjtën kohë të mësojë gjëra të reja, të cilat nuk janë pjesë e të kulturës dhe realitetit ku jeton. Newmark-u gjithashtu këshillon që përkthyesi duhet të konsiderojë lexuesin gjatë përkthimit. Ai shprehet se Duke marrë në konsideratë larmishmërinë e gjuhës (idiolektet e personazheve të ndryshëm) që gjenden në tekstin origjinal, përkthyesi përpiqet të karakterizojë lexuesit e origjinalit dhe më pas ato të përkthimit dhe të vendosi se sa vëmendje duhet t u kushtojë lexuesve të tekstit të përkthyer. Përkthyesit i duhet të vlerësojë nivelin e arsimit, klasën, moshën dhe gjininë e lexuesve nëse këta shënohen. 170 Një kompetencë tjetër e përkthyesit është kreativiteti. Ashtu si autori i një vepre edhe përkthyesi duhet të jetë kreativ dhe të arrijë efektin e ngjashëm te lexuesi. Ky kreativitet është edhe më i domosdoshëm kur kemi të bëjmë me librat me fantazi apo ngjarje humoristike. Në këto raste përkthyesi bën një përkthim të lirë, gjë që i lejon atij mundësi më të mëdha për t i dhënë hapësira kreativitetit dhe lojërave me fjalët. 171 Gillian Lathey gjithashtu shprehet se Një nga aspektet më kërkuese por në të njëjtën kohë edhe më frymëzuese të përkthimit të letërsisë për fëmijë është 168 A. Lefavere, Translation, Rewriting, and the Manipulation of the Literary Fame. London and New York: Routledge Fq M.L. Larson, Meaningbased translation: A Guide to Cross-Language Equivalence. University Press of America P. Newmark, A textbook of translation. Prentice Hall Europe, Fq J. V. Coillie, Characters Names in Translaton: A functional Approach. në Jan Van Coillie & Walter P. V. (editorë). Children s Literature in Translation: Challenges and Strategies. London and New York: Routledge Tayer & Francis Group Fq

67 potenciali për kreativitet që vjen prej asaj që Peter Hollindale e quan aftësia e të qenët fëmijë, me fjalë të tjera të qenët dinamik, imagjinativ, eksperimentues dhe i paqëndrueshëm. Aftësitë e paqëndrueshme të fëmijërisë kërkojnë që si shkrimtari ashtu edhe përkthyesi të mund të kuptojnë freskinë e gjuhës në syrin dhe veshin e fëmijëve. 172 Duke marrë parasysh çka përmendëm më sipër, mund të themi se përkthimi i letërsisë për fëmijë e vendos përkthyesin në shumë dilema dhe në të njëjtën kohë faktorët e jashtëm krijojnë pengesa dhe pritshmëri të shtuara për përkthyesin Pozicioni dhe kompetencat e lexuesit të vogël Shpeshherë përmendet mungesa e njohurive gjuhësore dhe jashtëgjuhësore e fëmijëve dhe harrojmë se falë teknologjisë, udhëtimeve të shpeshta, globalizimit dhe përkthimeve, ata i kanë thyer kufinjtë midis kulturave. Fëmijët kudo ku ndodhen shohin të njëjtat filma, lexojnë kryesisht të njëjtat libra dhe dashurojnë të njëjtat personazhe. Emer O Sullivan-i shpjegon se Nocioni i fëmijëve të sotëm kudo në botë, të cilët e perceptojnë botën si një vend pa kufij, me librat e tyre që lehtësisht i kalojnë të gjithë barrierat gjuhësore dhe politike, nuk është një diçka e re në diskursin akademik të letërsisë për fëmijë. Sipas saj, eksponenti më i zëshëm ishte studiuesi francez Paul Hazard me konceptin e tij të një republike universale për fëmijë. Shekulli i njëzetë projektoi vizionin e këtyre qenieve të vogla, të cilat me anë të magjikes udhëtojnë me bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë botën pa hasur probleme me gjuhën, kulturën, besimin fetar apo përkatësinë racore. Letërsia për fëmijë është një nga fushat më kryesore në të cilën utopia e internacionalizmit ka lulëzuar. 173 Megjithatë, edhe pse letërsia shkruhet për fëmijët, pozicioni i tyre është shumë periferik dhe ndonjëherë i papërfillshëm. Fëmijet janë hallka e fundit e një zinxhiri vendim-marrjesh në lidhje me çfarë është e përshtatshme për ta. Janë të rriturit ata që veprojnë dhe vendosin që nga pikënisja e të shkruarit të kësaj letërsie, te përzgjedhja e tyre, përkthimi dhe në fund te blerja e librave nga prindërit. Kjo marrëdhënie e pabarabartë midis të rriturve dhe fëmijëve bëhet akoma më e komplikuar kur vetë grupi i të rriturve të përfshirë në këtë proces mund të ketë mospërputhje qëllimesh dhe interesash. Shkrimtari e shkruan një vepër për kënaqësinë e tij dhe të lexuesve të vet, ndërsa përkthyesi e përkthen një vepër nga këndvështrimi i lexuesve të tekstit të përkthyer. Gjatë procesit të përkthimit shtëpitë botuese bëjnë ndërhyrjet e tyre duke e parë librin nga këndvështrimi komercial dhe, skoposi i tyre, jo gjithmonë përputhet me skoposin e përkthyesit. Më pas janë prindërit, mësuesit dhe edukatorët, të cilët vendosin nëse do ta blejnë një libër apo jo. Skopos-i i këtyre të fundit mund të mos përkojë me atë të përkthyesit dhe aq më tepër me atë të shkrimtarit të veprës në gjuhën burimore. Dhe në fund të këtij zinxhiri, siç e përmendëm edhe më sipër, vijnë fëmijët, të cilëve iu imponohet leximi i një vepre të caktuar. Megjithatë, pavarësisht faktit që fëmijët zënë një pozicion pasiv, ata luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin apo jo të një libri. Nëse ata nuk e pëlqejnë një vepër dhe refuzojnë ta lexojnë atë, ka shumë gjasa që libri të konsiderohet një dështim. Në 172 G. Lathey, Translating Children s Literature. New York: Routledge Fq E. O Sullivan, Internationalism, the universal child and the world of children's Literature. Në Peter Hunt (ed.) International Companion Encyclopedia of Children's Literature - Vol. 1. New York: Routledge Ltd fq

68 rastin e korpusit tonë, suksesi i librit ishte i garantuar për shkak të popullaritetit që saga Harry Potter gëzoi në nivel botëror Veçoritë dhe vështirësitë e përkthimit të vëllimit Hary Potter në gjuhën shqipe Harri Potter është libri më i vështirë që kam përkthyer ndonjëherë për shkak të personazheve të shumtë dhe për shkak të emërtimeve të personazheve, objekteve, aktiviteteve, etj. Amik Kasoruho Siç e përmendëm më sipër, vëllimi Harry Potter është një konglomerat zhanresh dhe stilesh, i pasur me tipare të shumta të ndërtekstualitetit, veçanërisht në nivel referencial, siç janë referenca nga folklori; mitologjia, aludime nga vepra të tjera; fjalë me ngarkesë kulturore; neologjizma; latinizma, lojëra fjalësh (të cilat mund të gjenden kryesisht tek emrat e përveçëm); kuptime metaforike; ngjyrime konotative; tipare dialektore dhe sociolektore; shpeshherë edhe efekte poetike fonologjike siç është rima e aliteracioni; ndërthurja e magjikes me realitetin e shprehur në nivel gjuhësor, etj. A ka arritur përkthyesi të ruaj të gjitha këto elemente dhe nivele të gjuhës gjatë procesit të përkthimit? A ka ruajtur ai një efekt të ngjashëm me atë të gjuhës burimore? Po në rastet kur aludimet ndërtekstuale dhe kulturore janë shumë të largëta nga kultura e gjuhës së përkthimit a do të mund të depërtojnë ato natyrshëm në këtë gjuhë? Në këtë nënkre do të përpiqemi të përmendim në përgjithësi veçantitë e përkthimit të korpusit tonë dhe në vazhdim të këtij punimi do të shqyrtojmë hollësisht secilin prej këtyre veçantive, duke bërë një analizë kontrastive të ilustruar me shembuj. Referencat kulturore: Ekzistenca e konotacioneve kulturore dhe domosdoshmëria e interpretimit kulturor, përpos atij gjuhësor, gjithmonë është vënë në pah nga shumë studiues të disiplinës së gjuhësisë dhe studimeve përkthimore. Këto fjalë dhe shprehje me nuanca kulturore, të cilat janë ekskluzivisht pjesë e domenit të gjuhës dhe kulturës burimore dhe që shpeshherë nuk kanë një barasvlerë në gjuhën e përkthimit, shkaktojnë probleme përkthimore gjatë kalimit nga gjuha dhe kultura e tekstit burimor në atë të përkthimit. Korpusi i studimit tonë është shumë i pasur me këto terma. Le t i marrim me rradhë këto tipare që përmendëm më sipër duke u mjaftuar fillimisht me disa shembuj përfaqësues të tyre. Referencat letrare apo ndërtekstualiteti është i kudondodhur në romanet Harry Potter pasi autorja ngërthen shumë elemente mitologjike dhe referenca folklorike për të krijuar një atmosferë, e cila i shkon përshtat botës së magjistarëve, e cila bashkëjeton paralelisht me botën reale. Sipas Umberto Eco-s, në librin e tij të titulluar Të thuash gati të njëjtën gjë, citimi ndërtekstual ose mbushja e një tregimi apo një poezie me referime nga vepra dhe situata të tjera letrare (ose artistike në përgjithësi) është thelbësore për shumë të ashtuquajtura arte post-moderne. Që tekstet 53

69 të dialogojnë me njëri tjetrin dhe që në çdo vepër të ndihet ndikimi i paraardhësve (dhe ankthi që rrjedh prej kësaj) është një tipar karakteristik i letërsisë dhe artit 174 Eco i referohet këtu strategjive të përcaktuara falë të cilave, autori bën aludime jo eksplicite për vepra të mëparshme duke pranuar një lexim dhe efekt të dyfishtë. Ai shprehet se kur një tekst citon një tekst tjetër pa lënë të vihet re, në një farë mënyre autori i shkel syrin apo i flet tougue-in-check një lexuesi të mundshëm kompetent. 175 Siç e kemi përmendur edhe më sipër kur demonstruam ndikimet e letërsisë klasike në krijimtarinë e J.K. Rowling-ut, kjo shkelje syri e autores pasqytohet te emrat e përveçëm. Gjithashtu, përveç tipareve referenciale ndërtekstuale, huazimet janë një tipar përcaktues i stilit të autores. Shumë dukuri magjike dhe emra të përveçëm janë huazuar nga latinishtja dhe frëngjishtja, duke krijuar një atmosferë mistike te lexuesit e vegjël dhe të rinj dhe duke krijuar efektin e një largshmërie, e cila në vetvete i shërben qëllimit të librit për të krijuar ekzistencën e dy botëve të ndryshme. Fjalët e huazuara nga latinishtja janë kryesisht shortitë e kryera nga magjistarët, ndër të cilat mund të përmendim: Petrificus Totalus, Expelliarmus, Crucio, Accio, Confundo, Lumos, Petrificus Totalus, Confunfus, Expecto Patronum, Locomotor Mortis, Wingardium Leviosa, Alohomora etc. Draco Malfoy është një tjetër ilustrim i huazimeve. Emri i tij në latinisht do të thotë gjarpër. Si anëtar i Shtëpisë së Gjarpërblertit, emblema e të cilës është gjarpëri, emri i tij është shumë i përshtatur kontekstualisht. Drako Mafoy është përsonazh negativ në këtë vëllim, kështu që konotacioni negativ i emrit të tij i përshtatet më së miri. Mbiemri i tij është po aq i përshtatshëm për personazhin e tij pasi mal foy do të thotë fat i keq në frëngjisht. Detyra e përkthyesit bëhet edhe më e vështirë kur këta emra të përveçëm dhe dukuri të tjera magjike, shprehen me anë të neologjizmave apo fjalëve të shpikura nga autorja. Jentsch-i, një ndër studiuesit, të cilët kanë analizuar problematikat e përkthimit të vëllimit Harry Potter, shprehet se Përkthyesi i vëllimit Harry Potter përballet me një sfidë unike që nënkupton krijimin e një vendndodhjeje të një bote të largët prej nesh, por në të njëjtën kohë të vendosur në veri të Londrës 176. Jentsch-i më tej shpjegon se kur përkthyesi duhet t i ruaj këto emra dhe kur duhet t i përshtasë në gjuhën e përkthimit; si duhet t i trajtojë lojërat e fjalëve, nga se këto grupime fjalësh nuk mund të përkthehen me përkthim të fjalëpërfjalshëm. Disa shembuj nga fondi i pasur i neologjizmave në vëllimin Harry Potter janë: squib, muggles, mudblood, quidditch, Horcrux, animagus etj. Atmosfera britanike, e ilustruar në shumë dimensione në vëllim, është një veçori e cila mund të shkaktojë probleme gjatë përkthimit. Sistemi shkollor britanik jo domosdoshmërisht përkon me sistemin arsimor të gjuhës së përkthimit. Kemi termat boarding school, Headboy, Headgirl, Prefect, të cilat mbartin mbi vete sistemim arsimor britanik dhe për rrjedhojë shfaqin probleme përkthimore në transferimin e informacionin kulturor. Toponimet i përkasin specifikisht sistemit britanik dhe ky fenomen bëhet akoma edhe më i vështirë kur këto toponime, përpos kuptimit denotativ të përcaktimit të një adrese, marrin edhe ngjyrime konotative me anë të lojërave të fjalëve siç është Nocturn Alley dhe Diagon Alley apo efekteve komike, siç 174 U. Eco, Të thuash gati të njëjtën gjë. Përvoja përkthimi. Përkthyer nga Mariana Ymeri, Alketa Ylli. Tiranë: Shtepia Botuesi DITURIA Fq Po aty. 176 N. K Jentsch, Harry Potter and the Tower of Babel: Translating the Magic. Në Lana, A. White. The Ivory Tower and Harry Potter: Perspectives on a Literary Phenomenon. Colombia, Missiuri Univeristy of Missiury Press Fq

70 është The Leaky Cardigan. Ushqimet gjithashtu sjellin një atmosferë britanike. Lexuesit britanikë janë të njohur me këto ushqime, por ato përbëjnë vështirësi në të kuptuarit e përbërësve të tyre te lexuesi në gjuhën e përkthimit. Përkthyesi duhet të ruaj atmosferën britanike, por në të njëjtën kohë duhet të mos krijojë probleme kuptimore te lexuesi i vogël. Akoma më i vështirë bëhet ky fenomen kur atmosferës britanike i shtohen aspekte të folklorit britanik dhe referencat mitologjike apo referenca historike. Në këtë nënkre, mund të mjaftohemi vetëm me disa shembuj: Fawkes, zogu feniks i drejtorit të shkollës mban të njëjtin emër si Gay Fawkes, i cili tentoi të hidhte në erë parlamentin Britanik në vitin Zogu feniks Fawkes në vëllimin e Rowling-ut, me Guy Fawkes ka të përbashkët prezencën e zjarrit. Zogu feniks, gjithashtu, merr flakë dhe ringjallet nga pluhuri i vet. Romanet Harry Potter janë të pasura me aludime të personazheve të famshme historike dhe fiktive, si dhe me krijesa mitologjike të shkëputura nga librat e preferuar klasikë të J.K. Rowling-ut. Pra, ky shembull demostron edhe një herë prezencën e ndërtekstualitetit në romanet Harry Potter të ndërthurura me referenca historike britanike. Gjithashtu, referencat mitologjike e shtojnë vështirësinë e përkthimit. Mund të përmendim goblin, werewolfs, unicorns, poltergeist, animagus etc. të cilat do t i analizojmë gjatë këtij studimi. Dialekti, idiolekti dhe gjuha nënstandarde janë tipare të tjera, të cilat shkaktojnë probleme në çdo përkthim letrar. Dialekti është një tipar përcaktues gjeografik dhe kulturor dhe si i tillë i vë përkthyesit përpara dilemës nëse duhet 1) ta zhvendosin ata vendin gjeografik të ngjarjeve në roman dhe të përdorin ndonjë variant dialektor të gjuhës së përkthimit; 2) të përdorin gjuhën nënstandarde, 3) ta standardizojnë gjuhën. Kur bëhet fjalë për përkthimin e letërsisë për fëmijë, faktorë të tjerë duhet të merren parasysh, siç janë: aspekti didaktik dhe pedagogjik apo edhe ndërhyrje të botuesit. Në vëllimin Harry Potter këto tipare pasqyrohen në ligjërimin bisedor të Hagridit, i cili është një ndër personazhet kryesorë në këtë vëllim. Nuk mund të themi se e folura e Hagridit i përket një dialekti gjeografik të caktuar në Angli, por e folura dialektore nënstandard e tij i shkon për shtat një personazhi shtatlartë dhe të pashkolluar dhe eleminimi i këtij tipari dallues do të rezultonte me një humbje përkthimore, e cila do të nënkuptonte mospasqyrimin e plotë të karakterit të Hagridit. Siç e shohim edhe në shembullin më poshtë, kemi rënien e shkronjave në fillim dhe në fund të fjalëve, gabime në drejtshkrim dhe prezencën e apostrofave kur një shkronjë e caktuar mungon: "Now, yer mum an' dad were as good a witch an' wizard as I ever knew. Head boy an' girl at Hogwarts in their day! Suppose the myst'ry is why You-Know-Who never tried to get 'em on his side before... probably knew they were too close ter Dumbledore. Për sa i përket strategjive që ka përdorur përkthyesi në gjuhën shqipe, do t i analizojmë më poshtë gjatë studimit tonë. Ndërthurja e botës imagjinare me atë reale. Nancy K. Jentsch, në studimin e saj të titulluar Harry Potter and the Tower of Babel shprehet se Kjo përplasje e botës magjike me të babanacëve (njerëzve jomagjistarë), është pjesë integrale e tekstit burimor, kështu që përkthyesit duhet ta marrin në konsideratë këtë fakt. Përkthyesi duhet të vendosi jo vetëm si ta përkthejë një term të caktuar, por edhe kur duhet ta lerë 55

71 të pandryshuar atë. 177 Në rrafshin gjuhësor dhe përmbajtësor kjo dikotomi është shumë e dallueshme, pasi secila botë karakterizohet nga një diskurs dhe ndodhi të veçanta dhe kur këto tipare i kalojnë kufinjtë e vet, ato interpretohen si diçka e pazakontë ose shpeshherë shkaktojnë humor për banorët e botës tjetër. Për shembull, prania e bufave dhe e njerëzve me mantele në rrugët e qytetit në botën reale për lexuesit simbolizon ekzistencën e botës paralele mistike dhe për Dëslit ajo është diçka e papëlqyeshme. Gjithashtu, format e adresimit janë një problematikë tjetër me të cilën përkthyesi duhet të përballet. Në gjuhën angleze, nuk ka dallim gjuhësor midis formales ju dhe jo formales ti. Përkthyesi duhet ta vendosë vetë se cili është niveli i formalitetit gjatë dialogimit të përsonazheve në këtë vepër. Megjithatë, situata kontekstuale i vjen në ndihmë përkthyesit: Kush janë përsonat e përfshirë në bisedë? Cili është statusi i tyre? A i përkasin ata të njëjtit status? Çfarë marrëdhënie kanë ata me njëri tjetrin? Siç e vërejmë në shembullin e mëposhtëm, kemi një situatë ku nxënësi bisedon me profesorin dhe tregohet i kujdesshëm në përgjedhjen e fjalëve duke përdorur titullin përpara emrit të përveçëm Professor Flitwick. Në nivel gramatikor, nuk kemi forma të shkurtuara të fjalëve mohuese, tipar ky që në gjuhën angleze tregon stilin joformal bisedor. Pra, stili është shumë formal krahasuar me stilin bisedor, kur nxënësit krijojnë dialogje me njëri tjetrin. Humori, siç e kemi përmendur edhe më herët, është një tipar i cili krijon vështirësi për t u përshtatur në gjuhën e përkthimit. Viktor Canosinaj në librin e tij Nga Liza te Harri Poteri e ndan humorin në katër kategori: 1) humor të pamjes së jashtme, humor të situatave, humor të lojërave me fjalët dhe humor të karakterit të personazheve. 178 Pinoku apo Shreku i bëjnë fëmijët për të qeshur me pamjen e tyre. Ndër figurat tipike të karakterit mund të përmendim Pipi Çorapegjatën, e cila nuk e koncepton dot botën pa humor dhe aventura. Letërsia për fëmijë mbështetet gjerësisht tek aksioni dhe aventura dhe si e tillë edhe humorin e kërkon kryesisht te situatat komike që krijohen me heronjtë. Humori me lojërat e fjalëvë është një humor shumë i vështirë për t u krijuar dhe akoma edhe më i vështirë për t u përkthyer pasi ato të bëjnë për të qeshur me kombinimin e aliteracionit dhe rimave, fjalëve polisemtike, të cilat në shumicën e rasteve nuk përkojnë me gjuhën e përkthimit, duke mos krijuar kështu të njëjtin efekt që ato kanë për lexuesin në tekstin burimor. Pa dyshim që këto lloje humori janë të pranishme në romanet Harry Potter. 177 N. K. Jentsch, Harry Potter and the Tower of Babel: Translating the Magic. Në Lana, A. White. The Ivory Tower and Harry Potter: Perspectives on a Literary Phenomenon. Colombia, Missiuri Univeristy of Missiury Press Fq V. Canosinaj, Nga Liza te Harri Poteri: Vështrim mbi letërsinë për fëmijë dhe të rinj. Tiranë: Shtëpia botuese LILO, Fq

72 2.12 Komente për përkthyesin Amik Kasoruho Edhe kur përkthej, edhe kur shkruaj, punoj me të njëjtën ndjenjë. Kur përkthen, edhe ti je një autor, apo ndryshe, një lloj autori i atij libri për popullin tënd Amik Kasoruho Në shumicën e analizave përkthimore, studiuesit marrin në shqyrtim veprën e përkthyer duke e analizuar atë nga këndvështrime të ndryshme dhe, përkthyesit, i cili fshihet pas kësaj vepre nuk i kushtohet shumë vëmendje. Gjykojmë që ky studim do të ishte i pamjaftueshëm nëse nuk do t i kushtonim një hapësirë të veçantë jetës dhe trashëgimisë letrare të përkthyesit Amik Kasoruho, i cili na ka dhënë kaq shumë kënaqësi me penën e tij si përkthyes, letrar dhe publicist. Ne patëm fatin ta takojmë personalisht këtë përkthyes të shquar, shumë të thjeshtë dhe të dashur edhe pse nuk arritëm ta intervistonim atë në lidhje me përkthimin e Harry Potter-it për shkak të angazhimeve të tij të shumta. Megjithatë, ne do të na ndihmojnë intervistat e tij të dhëna për media të ndryshme, disertacionet e mëparshme të kryera nga hulumtues të tjerë, intervistat e drejtuesve të shtëpive botuese të librave që ai përktheu, etj. Me punën e tij të palodhur Amik Kasoruho shërbeu si model për të gjithë përkthyesit, gjuhëtarët dhe profesorët e gjuhëve të huaja, të cilët e vlerësonin dhe e admironin atë. Përkthyesi Amik Kasoruho lindi në Tiranë në vitin 1932 dhe ndërroi jetë në vitin Ai kaloi një jetë të vështirë gjatë periudhës së komunizmit. Ishte vetëm 17 vjeç kur u arrestua nën akuzën për agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Pasi doli nga burgu jetoi në Kavajë në periudhën Më tej u dëbua familjarisht në Gosë, ku jetoi për gati 30 vjet, deri në vitin Edhe pse kaloi një rini të vështirë, Kasoruho nuk u mposht por e ktheu dhimbjen në forcë dhe punoi dhe kontribuoi me penën e tij deri në frymën e fundit. Përpos profesionit të tij të dashur të përkthyesit, Kasoruho ishte edhe letrar dhe publicist. Librat e shkruar prej tij janë: Ëndërr e keqe në mes shekulli shkruar në italisht dhe botuar në vitin 1997, Një ankth gjysmëshekullor, Çmimi i një Ëndrre të botuar në vitin 2000 dhe Midis Qiellit dhe Burgut, Fluturim i Gjatë për Një Orë dhe autobiografia Ikje nga Trilli i Perëndive të botuara në vitin Ai gjithashtu dha kontributin e tij si këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në sektorin e kulturës, deri në momentin kur ndërroi jetë. Në lidhje me këtë dyzim midis përkthyesit dhe shkrimtarit Kasoruho shprehet se Edhe kur përkthej, edhe kur shkruaj, punoj me të njëjtën ndjenjë. Kur përkthen edhe ti je një autor, apo ndryshe, një lloj autori i atij libri për popullin tënd. 179 Kasoruho ka përkthyer mjeshtërisht më shumë se 65 vepra nga anglishtja, por edhe nga italishtja. Disa nga librat e përkthyer prej tij janë Shtëpia e Shpirtrave nga Isabel Allende, Mos Dashuro Kurrë një të Huaj, Park Avenju 79, Mos më lër kurrë Ai që nuk dinte të dashuronte dhe Një Gur për Deni Fisher nga Harold Robins, Kodi i Da Vniçit nga Dan Brown, klasikun Lartësi të Stuhishme nga Emily Bronte, Damka e Turpit nga Nathaniel Howthorne dhe libri i fundit i përkthyer prej tij është romani best-seller Rebeka nga autorja Daphe Du Maurier. Kasoruho solli gjithashtu në shqip veprat e Franc Kafkës, Luigi Pirandellos, Vicente Blasco Ibanez, Tracy Chevalier, si dhe ia ofroi lexuesit italian veprat e Fatos parë pë herë të fundit më 20/06/

73 Kongolit, Azem Shkrelit dhe Pirro Mishës. Ky përkthyes merr përsipër të përkthejë edhe vëllimin Harry Potter, me një natyrë të ndryshme nga librat e lartpërmendur: romane të zhanrit të fantazisë dhe të klasifikuar nën ombrellën e letërsisë për fëmijë. Kjo ishte një sfidë e re për përkthyesin, i cili nuk kishte përkthyer më parë libra të letërsisë për fëmijë. Në lidhje me përkthimin e sages Harry Potter ai shprehet se, E veçanta e këtyre librave ka qenë se shumica e lexuesve kanë qenë fëmijë ose adoleshentë, dhe është shumë e vështirë, por edhe kënaqësi që t u japësh atyre më të mirën, më të thjeshtën, por me imagjinatë të bukur që ato romane kanë. 180 Loreta Berhami, drejtuesja e shtëpisë botuese Pegi, shprehet se Amiku ishte një ndër përkthyesit më të mirë me të cilët kemi bashkëpunuar. Përtej penës së tij të mrekullueshme dhe të palodhur, duhet thënë se ishte një person shumë korrekt, i saktë dhe i sjellshëm. Është edhe kjo arsyeja pse ikja e tij ka prekur shumë njerëz sot. Përveçse një profesionist i rangut më të lartë, qe një njeri etik dhe i dhembshur si rrallëkush. E kishte merak redaktimin e librave të tij, për këtë arsye ka insistuar që ato te redaktoheshin nga mikesha e tij Miranda Haxhia. Por edhe ne si shtëpi botuese bënim ndonjë ndërhyrje, donte të dinte çfarë dhe pse, në detaj. Kishte disa fjalë që insistonte t i shkruante siç donte ai, paçka se fjalori thoshte ndryshe. Sa herë që diskutonim për këtë çështje tregohej i duruar, shpjegonte arsyet e tij, por edhe i prerë në vendimet e marra. 181 Për rëndësinë e përkthimit dhe faktin që ishte kundër ndryshimeve redaktoriale, Kasoruho shprehet edhe në një intervistë ku sugjeron se procesin e redaktimit duhet ta bëjë vetë përkthyesi. Ai thekson se, Të përkthesh nuk do të thotë të sjellësh një gjë të shkruar nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, apo të mjaftohesh ta bësh të kuptueshme. Në rradhë të parë, do të thotë të bësh të flasin në gjuhën tënde autorë të huaj dhe të flasësh bukur dhe në mënyrë korrekte. Përgjegjësinë për këtë kalim kulture nga një gjuhë në tjetrën, e ka vetëm dhe thjesht përkthyesi. Por nuk mund të flitet për përkthim nëse ai nuk i nënshtrohet një rishqyrtimi të vetëdijshëm, rigoroz dhe kompetent nga ana e vetë përkthyesit. Jam krejt i bindur që redaktimin duhet ta bëjë vetë përkthyesi, sepse vetëm ai është përgjegjës deri në fund i respektimit të stilit të autorit, i gjuhës së tij, i kumtit që na vjen nga teksti. Si përfundim, mund të themi se përkthyesi Amik Kasoruho shërbeu si model për shumë përkthyes dhe letrarë të tjerë dhe la një trashëgimi përkthimore dhe publicistike të vyer për brezat që do të vijnë. Gjithashtu, ai nuk mund të mos jepte kontributin e tij edhe në pëkthimin e letërsisë për fëmijë, duke i dhënë lexuesve të vegjël shqiptarë kënaqësinë e një përjetimit të një aventure magjike të jashtëzakonshme. 180 Po aty parë pë herë të fundit më 23/06/

74 Amik Kasoruho, përkthyesi i vëllimit Harry Potter 59

75 KREU III 3 Analiza përkthimore e përftesave sintakso-stilistike dhe tipareve idiolektore të përkthyesit Amik Kasoruho, në tri romanet e para Harry Potter Në kreun e dytë kemi dhënë një panoramë të studimeve përkthimore në përgjithësi dhe, duke patur parasysh faktin që korpusi ynë i përket zhanreve të letërsisë për fëmijë, u përqendruam në tiparet, karakteristikat dhe vështirësitë e përkthimit të letërsisë për fëmijë. Më pas diskutuam veçoritë dhe vështirësitë përkthimore të korpusit tonë, duke i ilustruar ato me shembuj konkretë. Dolëm në përfundimin se përkthimi i letërsisë për fëmijë ka veçoritë e veta, të cilat e dallojnë atë nga përkthimi i letërsisë për të rritur. Të qenët përkthyes i kësaj letërsie, nënkupton aftësitë e të pasurit të një intuite letrare, që i përshtatet moshës së të vegjëlve dhe që është shumë e vështirë për t u arritur. Në kreun e tretë, do të fokusohemi tek analiza e përftesave përkthimore të përbërësve stilistikë, si dhe tiparet stilistike e idiolektore të përkthyesit Amik Kasoruho, të hasura në tri romanet e para Harry Potter. E sqarojmë edhe një herë se gjatë analizës tonë romanet nuk janë shqyrtuar secili veç e veç, por tiparet e përbashkëta të të tri romaneve të para Harry Potter, do të ballafaqohen me strategjitë përkthimore, për të vrojtuar përcjelljen e tyre në gjuhën e përkthimit dhe transmetimin e plotë ose të pjesshëm të efektit të tekstit burimor. Gjithashtu, theksojmë se analizat kontrastive dhe kritikat përkthimore, të cilat do t i ilustrojmë më poshtë, do të bazohen në kuadrin e teorisë së përkthimit dhe më pas do të dalim në përfundimet tona, në lidhje me zgjedhjet dhe zgjidhjet e përkthyesit, gjatë përcjelljes në gjuhën e përkthimit të tipareve gjuhësore dhe kulturore të tekstit burimor. 3.1 Procesi i përkthimit: qasja intuitive dhe analitike Viktor Ristani në librin e tij të titulluar Kontribut në studimet Përkthimore gjatë viteve 90 shprehet se Përkthyesi duhet të strukturojë në gjuhën e përkthimit një tekst, i cili të ndërthurë saktësinë semantike me funksionalitetin pragmatik në një kontekst të ri gjuhësor dhe kulturor, në përshtatje me kushtet e komunikimit dhe situatën ligjërimore, ku stili duhet të mos konsiderohet thjesht si stisje gjuhësore, por, përkundrazi si mënyrë e përshtatshme e përdorimit të mundësive shprehëse të gjuhës në një situatë të caktuar, duke respektuar strukturën e përgjithshme gjuhësore të gjuhës së përkthimit. 182 Nisur nga ky konstatim, na lind pyetja se sa ka dhënë nga vetja përkthyesi i romaneve Harry Potter dhe sa ka mundur ta transmetojë stilin e autores në nivel strukturor (fraze) dhe leksikor. Përkthyesi Amik Kasoruho, zotëron një fond të pasur gjuhësor të shqipes dhe njihet si përkthyes, i cili e natyralizon gjuhën në nivel leksikor, frazeologjik dhe sintaksor deri në atë pikë, sa mbetet i padukshëm për lexuesin e të gjitha veprave të përkthyera prej tij. Megjithatë, kur bëhet fjalë për të ruajtur konotacionet kulturore dhe ngjyrimet emocionale të fjalëve të veçanta, ai është shumë fanatik dhe bën të pamundurën për t u siguruar se po i qëndron besnik autorit dhe se po përcjell një efekt sa më të ngjashëm me atë të tekstit burimor. Në lidhje me 182 V. Ristani, Kontribut në studimet Përkthimore gjatë viteve 90. Tirana: Shtëpia BotueseGEER Fq

76 këtë përballje, Kasoruho shprehet se Çdo autor me të cilin "bën duel" përkthyesi ka vështirësitë e tij specifike. Kjo është e kuptueshme, por vështirësia më e madhe, mendoj, është pikërisht përshtatja në gjuhën tonë. Nuk mund të kemi një përkthim të arrirë pa një njohje të saktë të shqipes dhe një përdorim me vend të saj. Nga përvoja ime mund të them se këto vështirësi ndryshojnë nga autori në autor dhe nga vepra në vepër. Mjafton të kujtoj këtu se tjetër gjë është të përkthesh Allende-n, tjetër sagën e Harry Potter-it të Rowling-ut, tjetër është tregimtaria e Robbins-it dhe krejt tjetër ajo e Pirandello-s apo Bronte-s. Dhe kjo në shumë rrafshe: në atë të frazeologjisë, të fjalorit, të ambjentimit historik e shoqëror, të perceptimit dhe të transmetimit të mesazheve të autorëve. Shkurt, çdo autor, madje çdo vepër e veçantë e një autori, ka specifikën e saj që përkthyesi duhet të dijë qartë dhe sa më besnikërisht. 183 Procesi i përkthimit nuk nënkupton paraqitjen e vetëm një mënyre përkthimi, por sugjerimin e alternativave të shumëllojshme. Kemi dy qasje ndaj procesit të përkthimit: përkthim intuitiv dhe përkthimin analitik. Në varësi të aftësive intuitive apo analitike të përkthyesit ndër më kryesoret mund të përmendim dy mundësi: Nga njëra anë, gjatë trajtimit të teksteve relativisht të lehta, përkthyesi, duke u mbështetur në intuitën e tij, mund të fillojë duke përkthyer disa paragrafë osë një kre të veprës, njëkohësisht duke vlerësuar tonin e veprës gjatë procesit të përkthimit dhe më pas e rishikon në kuadër më të plotë të veprës, duke lexuar pjesën tjetër të tekstit. Nga ana tjetër, në rastin e teksteve të vështira, përkthyesi, duke u mbështetur në aftësitë analitike të tij, e lexon veprën disa herë, përcakton tonin dhe regjistrin/regjistrat, elementet kyçe të veprës dhe më pas fillon përkthimin. 184 Mund të themi me bindje se përkthyesi Kasoruho, të cilin po e analizojmë në këtë studim, është një përkthyes intuitiv, pasi, ashtu siç është shprehur edhe vetë, vetëm librin Damka e Turpit e ka lexuar para se ta përkthejë. Kasoruho shprehet se Ndryshe nga librat e tjerë, para se ta përktheja, fillova ta lexoja dhe nuk e lëshova nga dora deri në faqen e fundit. Ishte fjalia, stili, ngjarja, ambjenti që ngërthejnë vëmendjen në një lloj spiraleje, në të cilën nuk gjen shkallë për t u çlodhur. 185 Një opinion kritik për një vepër të përkthyer do të ishte i paplotë nëse do të lexohej vetëm versioni i përkthyer. Kritika apo analiza do të ishte e drejtë vetëm kur të dyja versionet - teksti burimor dhe ai i përkthyer do të ballafaqoheshin me njëra tjetrën. Këtë ballafaqim të teksteve do ta kryejmë më poshtë, duke iu referuar sfondit teorik të propozuar nga Peter Newmark-u në lidhje me metodat dhe përftesat përkthimore. Këto përftesa përkthimore, do të na shërbejnë për të emërtuar çdo vendim-marrje të përkthyesit, të përfshirë në analizën tonë dhe për të nxjerrë më tej përfundimet tona. Le të prezantojmë fillimisht metodat dhe strategjitë (përftesat) përkthimore të propozuar nga Peter Newmark. 183 A. Kasoruho, Kur Dikensi të lë shije të hidhur që në faqet e para. Intervistë nga Julia Vrapi. Botuar në Pa Mëri, Publicistika e Jetës sime. Tiranë: Botimet Pegi, Fq V. Ristani, Kontribut në studimet Përkthimore gjatë viteve 90. Tirana: Shtëpia Botuese GEER, 2010.Fq N. Hawthorne, Damka e Turpit. Shqipëroi Amik Kasoruho. Tiranë, Botimet Pegi (parathenie e përkthyesit). Fq

77 3.2 Metodat e përkthimit sipas Peter Newmark-ut Peter Newmark-u është një ndër kontribuesit më të zëshëm të studimeve përkthimore dhe themelues i Institutit të Gjuhëtarëve. Ai gjithmonë ka bërë thirrje për profesionalizëm në përkthim dhe u ka ofruar ndihmë përkthyesve me librat e tij Approaches to Translation (1981), A Textbook of translation (1988) dhe About Translation (1991) në të cilët përpiqet të ofrojë një sërë strategjish dhe udhëzimesh përkthimore, duke krijuar një bazë mbi të cilën problemet përkthimore do të zgjidheshin. Ashtu si shumë studiues të tjerë, edhe Newmark-u i trajton strategjitë përkthimore në një kontinium, i cili përfshin dy ektremet: përkthimin me kahje nga gjuha burimore dhe përkthimin e drejtuar nga gjuha e përkthimit. Në librin e tij A textbook of Translation ai na prezanton me një diagramë hinkë ku jepen procedurat e përkthimit të udhëhequra nga qëllimi i përkthimit, natyra e lexuesit dhe tipi i tekstit. Siç e shohim nga diagrama më poshtë, procedurat pasqyrojnë një kontinium me dy ekstremet, nga strategjia me kahje nga gjuha burimore, deri te strategjia me kahje nga gjuha e përkthimit: 186 Theksi në gjuhën burimore Përkthim i fjalëpërfjalshëm Përkthim literal Përkthim besnik Përkthim semantik Theksi në gjuhën e përkthimit Përshtatje Përkthim i lirë Përkthim idiomatik Përkthim komunikativ Përkthimi i fjalëpërfjalshëm është një përkthim ndërlinear. Ruhet rendi i fjalëve dhe fjalët përkthehen të izoluara duke iu referuar kuptimit të tyrë më të përdorur, jashtë kontekstit. Termat kulturorë përkthehen literalisht dhe qëllimi i këtij përkthimi është ose të kuptohet mekanizmi i gjuhës së burimit, ose për të zbërthyer një tekst të vështirë në kuadër të fazave të para të përkthimit. 187 Gjatë përkthimit literal, strukturat gramatikore të gjuhës burimore janë përshtatur afërsisht me barasvlerat e tyre në gjuhën e përkthimit, por fjalët leksikore përsëri përkthehen jashtë kontekstit. Përkthimi besnik ka për qëllim prodhimin e kuptimit të saktë kontekstual të tekstit burimor brenda normave dhe rregullave të sistemit gramatikor të gjuhës së përkthimit. Termat kulturore ruhen por ruhet masa e anormalitetit gramatikor dhe gjuhësor (devijime nga norma e gjuhës burimore) në përkthim. 188 Gjatë përkthimit semantik, i kushtohet më shumë rëndësi aspektit estetik, për shembull muzikaliteti gjuhësor i gjuhës burimore duke bërë kompromis me kuptimin kur është e mundur në mënyrë që të shmangen asonancat, lojërat e fjalëve dhe përsëritja në versionin përfundimtar. 186 P. Newmark, A Textbook of translation. New York, London, Toronto, Sydney, Tokyo. Prentice Hall Fq Po aty. Fq Po aty. Fq

78 Përshtatja është forma më e lirë e përkthimit. Ky lloj përkthimi i përshtatet më shumë tekteve të xhanrit dramë, komedi dhe poezi, ku temat, personazhet dhe përmbajtja ruhet, por termat kulturorë i përshtaten tërësisht kulturës së gjuhës së përkthimit dhe teksti konsiderohet si i rishkruar. Përkthimi i lirë riprodhon një tekst në gjuhën e përkthimit me një përmbajtje pa formën e tekstit burimor. Zakonisht konsiderohet si një parafrazë shumë më e gjatë sesa teksti në origjianal, një përkthim i ashtuquajtur brendagjuhësor, shpesh i stërgjatur dhe pompoz, ku mund të mos quhet përkthim. Përkthimi idiomatik prodhon mesazhin e gjuhës burimore, por ka tendencën të prishë nuancat e kuptimit, pasi preferohen idiomat dhe kolikualizmat, të cilat nuk ekzistojnë në tekstin burimor. Përkthimi komunikativ synon të përftojë kuptimin kontekstual të njëjtë në mënyrë të atillë që, si përmbajtja dhe gjuha të jenë të pranueshme dhe të kuptueshme për lexuesin e tekstit të përkthyer. Sipas Newmark-ut, vetëm metodat semantike dhe komunikative të përkthimit i plotësojnë dy qëllimet kryesore të përkthimit, të cilat janë: 1-) saktësia dhe 2-) ekonomia. Në përgjithësi, përkthimi semantik i jep rëndësi nivelit gjuhësor të autorit, kurse ai komunikativ i përshtatet nivelit gjuhësor të lexuesit. 189 Përkthimi semantik përqendrohet te ruajtja e kuptimit të gjuhës burimore, kurse përkthmi komunikativ i jep rëndësi përcjelljes së efektit të njëjtë. Meqenëse gjatë përkthimit semantik ruhen tiparet gjuhësore dhe kulturore të gjuhës burimore, mund të themi se përkthimi është më kompleks dhe me detaje të reja për lexuesin e gjuhës së përkthimit. Ndryshe nga përkthimi semantik, përkthimi komunikativ i kushton rëndësi nevojave të lexuesve të gjuhës së përkthimit, duke ia bërë atyre leximin sa më të natyrshëm dhe në përputhje me rregullat gjuhësore dhe leksikore të gjuhës së përkthimit. Si i tillë, përkthimi komunikativ përcjell efektin e njëjtë me tekstin burimor, por është më i drejtpërdrejtë dhe më i lehtë për t u përthithur. Nëse do t i interpretonim ndryshe këto dy strategji, do të dilnim në përfundimin se përkthimi semantik i jep rëndësi stilit të autorit, vlerave gjuhësore dhe jashtëgjuhësore të gjuhës burimore dhe është më personal, kurse përkthimi komunikativ ka si qëllim arritjen e një audience dhe pranimin sa më të gjerë. Mëgjithatë, kur bëhet fjalë për vënien e tyre në praktikë, mund të themi se brenda një teksti letrar mund të kombinohen të dyja këto strategji, varësisht nga qëllimi i përkthyesit dhe fokusi i tekstit. 189 Po aty. Fq

79 3.3 Përftesat përkthimore sipas Peter Newmark-ut Më sipër diskutuam metodat e përkthimit të propozuara nga Newmark-u, të cilat aplikohen në nivel tekstor. Më poshtë do të sugjerojmë disa procedura të tjera, të cilat rezultojnë në përftesa përkthimore të faktorëve kontekstualë. Newmark-u bën dallimin midis metodave të përkthimit dhe procedurave të përkthimit. Sipas tij, metodat e përkthimit i referohen teksteve në tërësi, kurse procedurat përdoren për fjalitë apo edhe për njësitë më të vogla të gjuhës. 190 Transferimi është procesi i transferimit të një fjale në gjuhën e tekstit në origjinal, duke përfshirë transliterimin, i cili i referohet konvencioneve të alfabeteve të ndryshëm, për shembull, kthimi i një fjale të shkruar në alfabetin cirilik në atë të gjuhës angleze. Natyralizimi ndodh kur kemi një përshtatje të fjalës në gjuhën burimore me normat e shqiptimit dhe sistemin morfologjik të gjuhës së përkthimit. Barasvlera kulturore është një përkthim i përafërt, kur një term kulturor në gjuhën burimore zëvendësohet me një fjalë kulturore në gjuhën e përkthimit. Për shembull: tea break përkthehet pushimi i kafes. Duke qenë se barasvlerësit i kemi përmendur më sipër, duhet të sqarojmë se barasvlerësit e propozuar nga Newmark-u janë procedura përkthimore, prandaj po e shohim të udhës t i përmendim te procedurat dhe jo te nënkreu më sipër. Barasvlera funksionale është një procedurë e përdorur për termat kulturorë, e cila zëvendëson termin kulturor të gjuhës burimore me një term të përgjithshëm në gjuhën e përkthimit. Pra, termi kulturor i gjuhës burimore neutralizohet ose përgjithësohet. Kjo procedurë është e ngjashme me procedurën e analizës komponenciale, të cilën e kemi përmendur më sipër. Sipas Newmark-ut, është metoda më e saktë përsa i përket arritjes së kuptimit. Kjo procedurë përdoret edhe kur një term teknik në gjuhën burimore mungon në gjuhën e përkthimit. Mund të themi se gjetja e barasvlerës funksionale zë një pozicion qëndror në kontiniumin e dyskajshëm midis gjuhës dhe kulturës së tekstit në origjinal dhe gjuhës apo kulturës së tekstit të përkthyer. Barasvlera përshkruese ndodh kur një term kulturor në gjuhën burimore duhet të shpjegohet me dhënien e një përkufizimi në gjuhën e përkthimit. Për shembull për fjalën machete jepet shpjegimi një instrument i rëndë dhe i gjerë amerikano-latin dhe funksioni është për prerje. Në shumë raste mund të kombinojmë barasvlerën funksionale me atë përshkruese. Sinonimia është gjetja e një fjale të përafërt të një termi nga gjuha burimore në gjuhën e përkthimit, në rastin kur barasvlera mund të mos ekzistojë në gjuhën e përkthimit, ose kur teksti apo fjala nuk është e ndonjë rëndësie të veçantë, sidomos në rastin e mbiemrave dhe ndajfoljeve të cilësisë. Sinonimia është përftesa më e përshtatshme, kur përkthimi literal është i pamundur. Sinonimia është e pashmangshme në përkthim si një kompromis, në mënyrë që të përkthehen segmentet më të rëndësishëm të tekstit: segmenti i kuptimit. Nga ana tjetër, përdorimi i shpeshtë i sinonimisë nënkupton një përkthim të varfër. 190 P. Newmark, A Textbook of translation. New York, London, Toronto, Sydney, Tokyo. Prentice Hall Fq

80 Transpozimet (një term i propozuar nga Viney dhe Darbelnet) 191 është procedura përkthimore, e cila nënkupton ndryshimin e formave gramatikore apo pjesëve të ligjëratës. Një transpozim do të ishte ndryshimi i formave emërore nga njëjës në shumës. Për shembull: furniture mobiljet. Metoda e transpozimit aplikohet kur një strukturë gramatikore në gjuhën burimore mungon në gjuhën e përkthimit. Për shembull, xherundi i gjuhës angleze (forma ing) duhet të përshtatet me metodën e transpozimit në gjuhën shqipe dhe kjo e fundit ofron shumë struktura, me anë të të cilave përçohet i njëjti kuptim. Transpozimet gjithashtu përdoren kur përkthimi literal është i mundur gramatikisht, por ai nuk vjen natyrshëm në gjuhën e përkthimit. Një mënyrë tjetër transpozimi kemi kur zëvendësojmë një mungesë leksikore me një strukturë gramatikore. Në frengjisht thuhet après sa artie (pas daljes) të shkrehur me një togfjalësh parafjalor, kurse në anglisht më natyrshëm e shprehim me një fjali të varur kohore after he had gone out. Modulimi është një term tjetër i propozuar nga Viney dhe Darbelnet, të cilët e propozuan për të përkufizuar një variacion që ndodhte nga ndyshimi i pikëpamjes dhe shpesh të kategorisë së mendimit. Modelimet standarde i hasim kryesisht në fjalorët dygjuhësh, për shembull, water-tower kullë uji. Përkthyesi përdor modulime të lira në ato raste, kur gjuha e përkthimit nuk lejon përkthimin literal dhe kjo sipas kritereve të Viney dhe Darbelnet ndodh gjithmonë. Këmbimi i termave është tipi i modelimit më i përdorur, veçanërisht kur synohet që gjuha të tingëllojë sa më natyrale. Kondensimi dhe zgjerimi janë dy përftesa, për të cilat duhet të tregohet kujdes dhe sugjerohet të përdoren me intuitë shumicën e rasteve në mënyrë që të mos rrezikojmë me humbje ose në rastin më të keq në ndryshime kuptimore.. Perifrazimi (përkthim i lirë). Zgjerimi i kuptimit ose shpjegimi më i hollësishëm i një segmenti të tekstit. Kryesisht kjo përftesë përdoret në tekste anonime, të shkruajtura dobët ose kur teksti përmban nënkuptime të rëndësishme. Pra, kjo përftesë, sjell rikrijimin e të njëjtit mesazh me anë të strukturave të ndryshme nga ato të tekstit burimor, në mënyrë që të arrihet i njëjti efekt te lexuesit e tekstit të përkthyer. Përkthimi i barasvlershëm (ekuivalenca) i referohet përftesës së një barasvlere të përafërt, që nënkupton të njëjtën situatë të shprehur në terma të ndryshëm. Duke u nisur nga shembujt e Vinay dhe Darbelnet arrijmë në përfundimin se ky term i referohet togfjalëshave dhe shprehjeve frazeologjike, me fjalë të tjera, mënyra e paraqitjes së klisheve dhe formave standarde të gjuhës. Shënimet, shtesat dhe glosarët: Sipas Newmark-ut, informacioni shtesë që një përkthyes mund t i shkojë tekstit të përkthyer, mund të jetë kulturor (kur kemi ndryshime midis kulturës së tekstit burimor dhe atij të përkthyer); teknik (lidhur me temën); ose gjuhësor (shpjegimi i përdorimit të fjalës), që varen nga kërkesat e lexuesve të gjuhës së përkthimit. Në tekstet shprehëse, informacione të tilla mund të jepen vetëm jashtë versionit të përkthyer edhe pse sqarime të shkurtra për detaje kulturore mund t i jepen lexuesit. Për shembull: at Handley s e shpjegojmë më saktë duke shtuar në lokalin 191 J-P. Vinay & J Darbelnet, Stylistique comparee du français et de l anglais. Paris, Didier

81 Handley. Shënimet mund të jenë: a) në fund të faqes, b) në fund të kapitullit, c) në fund të librit në formë glosari. 3.4 Analiza e përftesave përkthimore të titujve të dhe kapitujve të tri romaneve të para Harry Potter Titujt e romaneve dhe të kapitujve përbëjnë një interes të veçantë nga aspekti stilistik dhe përkthimor pasi ato reflektojnë dhe informojnë lexuesin për atë çka do të shpaloset më tej në libër. Titujt duhet të ngjallin interes te lexuesit e vegjël dhe t i nxisë atyre kuriozitetin dhe imagjinatën, në mënyrë që ata të tërhiqen për ta lexuar librin. Më poshtë po i ilustrojmë këto tituj në të dyja variantet së bashku me përftesat e tyre përkthimore. Tabela 1: Titujt e tri romaneve të para Harry Potter dhe përftesat e tyre përkthimore Versioni i titujve në gjuhën burimore Harry Potter and the Philosopher s Stone Harry Potter and the Chamber of Secrets Harry Potter and the Prisoner of Azkaban Versioni i titujve në gjuhën e përkthimit Harry Potter dhe Guri Filozofal Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit Përftesa përkthimire Transpozim: Kalimi nga emër + emër në mbiemër + emër. Përkthim i drejpërdrejtë Përkthim i drejpërdrejtë Theksojmë se emri Harry Potter në titujt e romaneve është sjellë në gjuhën burimore me metodën e transferimit pa asnjë transliterim dhe kjo është një strategji i përdorur në të gjitha gjuhët në të cilat është përkthyer vëllimi, për shkak të brendit botëror që libri krijoi. Në brendësi të librit, emri i personazhit kryesor transliterohet në Harri Poter, dhe lakohet sipas konvencioneve fonologjike të gjuhës së përkthimit. Më poshtë po ilustrojmë titujt e kapitujve të tri romaneve të para Harry Potter së bashku me përftesat përkthimore. Tabela 2: Titujt e kapitujve të tri romaneve të para Harry Potter dhe përftesat e tyre përkthimore Harry Potter and the Philosopher s Stone Harry Potter dhe Guri Filozofal Nr i kapi tullit Versioni i titujve në gjuhën burimore Versioni i titujve në gjuhën e përkthimit 1 The boy who lived Fëmija që i shpëtoi vdekjes Përftesat përkthimore dhe komente Ekuivalencë me përshtatje. Ky përkthim i barasvlershëm krijohet me një perifrazim 66

82 2 The Vanishing Gla ss 3 The Letters from No One 4 The Keeper of the Keys Xhamat që zhduken Letër nga askushi Roja e çelësave leksikor nga fjala lived në i shpëtoi vdekjes. Efekti emocional është më i fuqishëm në gjuhën e përkthimit për shkak të fjalës vdekje e cila mbart në vetvete frikë dhe mister. Transpozim kalimi nga struktura mbiemër + emër në emër + fjali e varur përcaktore. Mund të themi se këtu kemi të bëjmë me një kompensim gramatikor të një strukture leksikore. Përkthim i drejpërdrejtë Përkthim i drejpërdrejtë 5 Diagon Alley Diagon Alli Transliterim 6 The Journey from Platform Nine and Three-Quarters Udhëtim nga Binari 9 e ¾ Përkthim i drejpërdrejtë 7 The Sorting Hat Kapela që flet Nga pikëpamja stukturore kemi transpozim: kalimi nga struktura mbiemër + emër në emër + fjali e varur përcaktore; nga pikëpamja semantike përftohet një 8 The Potions Master Mësuesi i shurupeve barasvlerë kontekstuale (kalimi nga sort përzgjedh në speak - flas). Kapela i bënë të ditur vendimet duke folur. Ky vendim i përkthyesit për zëvendësimin e funksioneve (nga përzgjedh në flas) të kapeles justifikohet me një përftesë stilistike të përshtatshme për kontekstin magjik. Përkthim i drejpërdrejtë 9 The Midnight Duel Dyluftimi në mësnatë Përkthim i drejpërdrejtë 10 Hallowe'en Hallouini Transliterim: edhe pse është 67

83 një festë amerikane, për shkak të ndërkombëtarizimit të saj, nuk lipset nevoja të përzgjidhet strategji tjetër siç mund të jenë shënimet në fund të faqes, etj. 11 Quidditch Kuidiçi Transliterim: është një emër ekzotik që i shkon për shtat botës magjike dhe ve në pah të pazakonshmen e kësaj loje për kundër sporteve popullore në botën reale. 12 The Mirror of Erised Pasqyra e dëshirave Natyralizim: fjala erised është një anagramë e fjalës desires. Përkthyesi ka 13 Nicolas Flamel Nikolas Flameli Transliterim përdorur metoden komunikative për t ju përshtatur njohurive të lexuesve. Kjo përftësë krijon një humbje në nivel stilistik dhe funksional. 14 Norbert the Norwe gian Ridgeback 15 The Forbidden Forest Norberti, dragoi kurrizrrudhur i Norvegjisë Pylli i ndaluar Përkthim i drejpërdrejtë: në këtë titull hasim nofkën Ridgeback, e cili është përkthyer duke e zbërthyer kuptimin shpjegues dhe duke e bërë të qartë te lexuesit e tekstit të përkthyer. Gjithashtu, me anë të kësaj përftese krijohet edhe efekti pamor që fjala përcjell. Përkthim i drejpërdrejtë 16 Through the Trapdoor Kapanxha Transpozim: nga një togfjalësh ndajfoljor në një togjalësh të thjeshtë emëror. Me anë të këtij ndryshimi strukturor kalohet në një ndryshim kuptimor. Në gjuhën e përkthimit theksi bie mbi objektin dhe jo mbi veprimin edhe pse nga aspekti i stilit funksional versioni në shqip i shkon më shumë për shtat një titulli 68

84 17 The Man with Two Faces Njëriu me dy fytyra kapitulli. Përkthim i drejpërdrejtë Harry Potter and the Chamber of Secrets Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave Nr i kapi tullit Versioni i titujve në gjuhën burimore Versioni i titujve në gjuhën e përkthimit Përftesat përkthimore dhe komente 1 The worst Ditëlindja më e Përkthim i drejpërdrejtë Birthday mbrapshtë 2 Dobby s Warning Paralajmërimi i Dobit Përkthim i drejpërdrejtë 3 The Burrow Strofka Përkthim i drejpërdrejtë 4 At Flourish and Blotts 5 The Whomping Willow Në librarinë Lajlelutet Kombinim i shtimit dhe sinonimisë. Fjala librari është shtuar në gjuhën e përkthimit për ta bërë më të kuptueshëm temrin. Shelgu godotës Përkthim i drejpërdrejtë. Në këtë rast kemi një humbje të aliteracionit të versionit në gjuhën burimore duke shënuar kështu një humbje të një mjeti stilistik. 6 Gilderoy Lockhart Xhilldroi Lokharti Transliterim 7 Mudbloods and Gjakpërzier dhe Përkthim i drejpërdrejtë Murmurs mëmëritje 8 The Deathday Festa e Ditëvdekjes Përkthim i drejpërdrejtë Party 9 The Writing on the Shkrimi mbi mur Përkthim i drejpërdrejtë Wall 10 The Rogue Fluturaku mistrec Përshtatje Bludger 11 The Duelling Club Klubi i Dyluftueve Përkthim i drejpërdrejtë 12 The Polyjuice Shurupi shumëlëngësh Përkthim i drejpërdrejtë Potion 13 The Very Secret Ditari shumë sekret Përkthim i drejpërdrejtë Diary 14 Cornelius Fudge Kornelius Gjelsheqeri 15 Aragog Aragogu Trasferim 16 The Chamber of Dhoma e të fshehtave Përkthim i drejpërdrejtë Secrets 17 The Hair of Trashëgimtari i Përkthim i drejpërdrejtë Slytherin Gjarpërblertit 18 Dobby s Reward Shpërblimi për Dobin Përkthim i drejpërdrejtë 69

85 Harry Potter and the Prisoner of Azkaban Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit Nr i kapi tullit Versioni i titujve në gjuhën burimore Versioni i titujve në gjuhën e përkthimit Përftesat përkthimore dhe komente 1 Owl Post Posta më anë të Transpozim bufave 2 Aunt Marge's Big Gabimi i madh i Përkthim i drejtpërdrejtë Mistake Hallë Marxhit 3 The Knight Bus Autobusi i Përkthim i drejpërdrejtë Kalorësve 4 The Leaky Kusia magjike Krijim leksikor Cauldron 5 The Dementor Marrosësi Përkthim i drejpërdrejtë 6 Talons and Tea Kthetra dhe gjethe Përkthim i drejpërdrejtë Leaves çaji 7 The Boggart in the Qullsi brenda në Përkthim i drejtpërdrejtë Wardrobe raft 8 Flight of the Fat Arratisja e zonjës Sinonimi Lady trashaluqe 9 Grim Defeat Humbja e Mjeranit Përkthim i drejtpërdrejtë 10 The Marauder's Harta e grabitqarit Përkthim i drejtpërdrejtë Map 11 The Firebolt Shigjeta e zjarrjë Transpozim: kalimi nga një fjalë e përbërë në gjuhën burimore në një togfjalësh emëror: emër + mbiemër 12 The Patronus Patronusi Transliterim 13 Gryffindor versus Ravenclaw Grifarti Korbziut kundër Përkthim i drejtpërdrejtë 14 Snape's Grudge Mëria e Pitonit Përkthim i drejtpërdrejtë 15 The Quidditch Finalja e Kuidiçit Përkthim i drejtpërdrejtë Final 16 Professor Profecia e Sinonimi: nga fjala parashikim Trelawney's profesoreshës e cila do të ishtë një përftesë e Prediction Trelaunej përkthimit të drejtpërdrejtë, kalojmë në sinonimin profecia pë t iu përshtatur kontekstit. Në gjuhën shqipe misticiteti është edhe më i theksuar. 17 Cat, Rat and Dog Macja, miu dhe Përkthim i drejtpërdrejtë qeni 18 Moony, Wormtail, Hënori, Përkthim i drejtpërdrejtë: Emrat 70

86 Padfoot and Prongs Bishtnxehti, Hapabuti Bridega dhe 19 The Servant of Shërbëtori i Lord Voldemort Fluronvdekjes 20 The Dementors Puthja e marrosëve Kiss 21 Hermione's Secret E fshehta e Ermionës 22 Owl Post Again Përsëri letër me anë të bufit janë krijuar nga leksiku i gjuhës burimore për të përcjellë karakteristikat përshkruese të referentit respektiv. Ato janë përkthyer për të transmetuar funksionin semantik që ato mbartin në gjuhën burimore. Përkthim i drejtpërdrejtë Përkthim i drejtpërdrejtë Përkthim i drejtpërdrejtë Transpozim: nga struktura emër +emër +ndajfolje në togun emëror ndajfolje + emër +lokucion ndajfoljor +emër dhe rend i përmbysur. Siç e shohim nga shembujt më sipër, një mori strategjish janë përdorur për të përftuar versionet e titujve në gjuhën e përkthimit dhe mund të themi se përkthimi i drejtpëdrejtë është strategjia më e përdorur, duke iu përshtatur natyrës së shkrimit të titujve. Përkthyesi ka preferuar të përdorë transliterimin te emrat e përveçëm, por është treguar shumë i kujdesshëm me përçimin e kuptimit të atyre emrave të përveçëm të cilët mbartin kuptim semantik. 3.5 Analiza e përftesave përkthimore në nivel togfjalëshi Analiza kontrastive do të ndahet formalisht në një analizë në nivel togfjalëshi dhe në nivel fjalie, duke e parë nga këndvështrimi sintaksor dhe stilistik. Synojmë të gjejmë përngjashmimet dhe ndryshimet stukturore dhe gjuhësore të frazave dhe fjalive, të cilat mund të rezultojnë si të tilla për shkak të vendim-marrjes së përkthyesit apo për shkak të konvencioneve të ndryshme gjuhësore të gjuhës së përkthimit, të cilat e kanë detyruar përkthyesin të marrë këto vendime. Sintaksa është e lidhur ngushtësisht me disiplina të tjera të gjuhësisë dhe stilistika është njëra prej tyre. Janë pikërisht strukturat sintaksore, përpos komponentëve të tjerë gjuhësorë, të cilat shënjojnë dallimet stilistikore apo pikëpamjet e autorit siç është ironia, sarkazma, humori apo edhe lojërat e fjalëve. 71

87 3.5.1 Përftesa Përkthimore: Transpozimet Transpozimet (një term i propozuar fillimisht nga Viney dhe Darbelnet) 192 dhe më pas i shtjelluar nga Newmark-u, është procedura përkthimore, e cila nënkupton ndryshimin e formave gramatikore apo pjesëve të ligjëratës. Shpeshherë këto ndryshime u imponohen përkthyesve për shkak të sistemit gjuhësor dhe stilistik të gjuhës së përkthimit. 1. Një tip transpozimi është ndryshimi i formave emërore nga njëjës në shumës. Ky ndryshim i imponohet përkthyesit për shkak të normave leksikore të gjuhës së përkthimit: Christmas was coming. Po afroheshin Krishtlindet. Një tjetër tipar që vërejmë në versionin e përkthyer të shembullit të mësipërm, është edhe rendi i gjymtyrëve në fjalinë: kallëzues + kryefjalë, një rend i anasjelltë, për të cilin do të flasim më gjerësisht në sythin për përftesat në nivel sintaksor. 2. Togfjalësh emëror në strukturën mbiemër prejpjesor + emër përkthehet emër + fjali e varur përcaktore dhe kryesisht kjo strukturë përftohet kur lipset kompensim i një mangësie leksikore me një strukturë gramatikore: The vanishing glass The sorting hat...a burning pain on his forehead. (HPPS, 31) Mrs. Figg's cabbage-smelling living room. (HPPS, p. 26) A bundle of walking sticks was floating in midair ahead of them (HPPS, p. 138) Xhamat që zhduken Kapela që flet...një dhimbje që i përvëlonte ballin. (HPGF, fq. 29)...apo salloni i zonjës Fig ku të mbyste era e lakrës. (HPGF, 25) (HPGF, fq. 25) Një tufë shkopijsh, nga ata që përdoren për shëtitje, po luhatej në gjysmë lartësie...(hpgf, fq. 106) Edhe pse strukturalisht përftesa në gjuhën e përkthimit ndryshon nga ajo në gjuhën burimore, në aspektin funksional përftojmë të njëjtën barasvlerë. Theksojmë se dy shembujt e parë janë trajtuar edhe në kritikën e bërë për titujt e kapitujve dhe shembulli i tretë do të sqarohet më gjerësisht në kuadër të sythit për përkthimin e barasvlershëm. 3. Perifrazimi i një mbiemri në gjuhën burimore me një fjali të varur kohore të lidhur me lidhëzën kur, në gjuhën e përkthimit: Then, cold, wet, and gasping for breath, they returned to the fire in the Gryffindor common room. (HPPS p.219) Pastaj, kur filluan të ndienin të ftohtin, të lagur dhe pa frymë, u futën brenda që të ngroheshin pranë zjarrit në sallën e çlodhjes së Grifartit. (HPGF, fq. 166) 192 Vinay, J-P. & Darbelnet, J. Stylistique comparee du français et de l anglais. Paris, Didier

88 Në shembullin e mësipërm vërejmë dy struktura të ndryshme sintaksore për të shprehur të njëjtin efekt: nga mbiemri cold kalojmë një një fjali të varur kohore: kur filluan të ndienin të ftohtit. Më tej në gjuhën burimore, kemi një fjali të varur të shprehur me folje të pashtjellur gasping for breath, e cila i korrespondon një sintagmë parafjalore në gjuhën e përkthimit: pa frymë. Vërejmë një riformulim në gjuhën e përkthimit, i cili është bërë për të qartësuar kuptimin e fjalisë. 4. Togfjalëshi foljor i thjeshtë përkthehet në togfjalësh të përbërë foljor të qëndrushëm dhe të pazbërthyeshëm sintaktikisht. Nga këndvështrimi leksikologjik, këto togje janë shprehje frazeologjike, pasi gjymtyrët e tyre e kanë humbur pavarësinë kuptimore veç e veç dhe i gjithë togu frazeologjik shënon një koncept të vetëm, i cili konsiderohet i barasvlershëm me fjalën që shenjon këtë koncept. Vlen të përmendim se shprehjet frazeologjike kanë një ngarkesë emocionale dhe një shkallë cilësimi më të lartë sesa barazvlera e tyre e shprehur me fjalë të thjeshta, duke i dhënë versionit të përkthyer një gjallëri gjuhësore më të shprehur: Our great story starts (HPPS, p. 2) Zë fill historia (HPGF, fq. 7) Strange and misterious things would soon be happening all over the country. (HPPS, p. 2) Harry Potter was a highly unusual boy in many ways. For one thing, he hated the summer holidays more than any other time of year. (HPPA, p. 1) "Now, don't forget, it's Locomotor Mortis," Hermione muttered as Ron slipped his wand up his sleeve. "I know," Ron snapped. "Don't nag." (HPPS p. 238) I tried to turn him yellow yesterday to make him more interesting, but the spell didn t work. (HPPS, p. 111) I have some doubt about his reliability, but he is the best I could find, and he did seem eager for the job. (HPPA, p. 460) Gjëra të çuditshme dhe misterioze do të bënin vaki mbas pak kohe, në mbarë vendin. (HPGF, fq. 7) Harri Poteri ishte një fëmijë i pazakontë nga shumë pikëpamje. Para së gjithash i kishte zët pushimet verore më shumë se çdo pjesë tjetër të vitit. (HPPB, fq. 7) Atëherë, ngule mirë në mendjë formulën magjike Lokomotor Mortis i pëshpëriti Hermiona Ronit në vesh ndërsa ky po e fshihte në mëngë shkopin magjik. E di, - ia ktheu me bezdi Roni, - mos ma merr shpirtin. (HPGF, fq. 180) Dje dhashë e mora ta bëja të verdhë për ta bërë pak më tërheqës, por nuk më ndezi magjia. (HPGF, fq. 87) Dyshoj pak në besueshmërinë e bufit, por ky është më i miri që kam gjetur dhe dukej se s e zinte vendi derisa ta përballonte misionin. (HPBA, fq. 322) Kur i ballafaqojmë shembujt e mësipërm të të dyja gjuhëve vërejmë se kemi të bëjmë me një shmangie nga emërtimi i drejtpërdrejtë apo kuptimi denotativ dhe zëvendësimin e tij me shprehje frazeologjike, karakteristikë e diskursit bisedor dhe me një fuqi shprehëse më të madhe se fjala e vetme. Shprehja zë fill dëshmon se, përkthyesi rreket ta përshtasë termin në shqip, duke përdorur truallin frazeologjik të gjuhës shqipe. Në këtë shembull vërejmë gjithashtu edhe rendin e anasjelltë të fjalisë në gjuhën e përkthimit: kallëzues + kryefjalë për kundër versionit të tekstit burimor. 73

89 Përsëri vihet re një riorganizim nga ana e përkthyesit, për ta bërë fjalinë të tingëllojë nartyrshëm në shqip. Edhe teorikisht ky vendim shpjegohet me faktin se fjalia është e përbërë nga dy rema (pa temë) dhe si e tillë rendi i anasjelltë është ai i përshtatshmi. Struktura me folje jokalimtare would soon be happening, e cila në gjuhën burimore i përket një regjistri libror, përkthehet në shqip me strukturën e qëndrueshme do të bënin vaki, e cila morfo-semantikisht konsiderohet si folje kalimtare folje + emër dhe stilistikisht i përket regjistrit bisedor. Ky vendim i përkthyesit lidhet drejtpërdrejt me fjalët strange and misterious. Në gjuhën shqipe, kur duam të shprehim habi në dikursin bisedor bëjmë pyetjen: Çfarë ka bërë vaki? Në të njëjtën situatë kontekstuale është edhe fjalia, të cilën po e analizojmë. Togfjalëshi i qëndrueshëm në gjuhën e përkthimit me karakter bisedor ngule mirë në mendje, i shkon për shtat natyrës disiplinore të Hermionës edhe pse përkthimi i drejtpërdrejtë do të ishte i mundur. Gjithashtu, Don t nag është sjellë në shqip me shprehjen frazeologjike me ngjyrim ankues mos ma merr shpirtin. Lexuesit arrijnë ta ndiejnë gjendjen emocionale të Ronit dhe arrijnë ta përjetojnë të njëjtën ndjesi. Në strukturën dhashë e mora vërejmë kalimin nga një togfjalësh i thjeshtë foljor në togfjalësh të qëndrueshëm foljor të bashkërenditur me lidhëzën këpujore e. Struktura e qëndrueshme e bashkërenditur është përftuar me anë të transpozimit dhe nga semantostilistika konsiderohet si antonimi, pasi kemi kundërvënien e dy poleve kuptimore jap e marr, të cilat së bashku përçojnë një kuptim idiomatik: bëj çmos, përpiqem. Përveçse hasim një përshtatje të stilit tejet bisedor, mund të themi se semantikisht folja tried në gjuhën burimore dhe barasvlera e saj në gjuhën e përkthimit dhashë e mora, ka dallime në shkallën e cilësimit, pasi e dyta nënkupton një përsiatje më të madhe dhe për rrjedhojë devijon paksa nga kuptimi i termit burimor. Në togfjalëshin e lirë foljor të shprehur me kallëzues emëror + plotës të kryefjalës: he did seem eager, kalojmë në një togfjalësh frazeologjik s e zinte vendi, i cili i referohet një ligjërimi bisedor dhe përkon me dëshirën e bufave për të kryer detyrën e tyre të korrierit. 5. Kalimi, me anë të metodës komponenciale, nga një togfjalësh i thjeshtë foljor në togfjalësh të përbërë foljor: folje + sintagmë emërore ose parafjalore e cila shërben si rrethanor mënyre: Mallfoy swaggered forward when his name was called and got his wish at once: the hat had barely touched his head when it screamed, SLYTHERIN! (HPPS, p. 129) "Scabbers has been fighting, not us," said Ron, scowling at her. "Would you mind leaving while we change?" (HPPS, p.177) "Oh." Dudley sat down heavily and grabbed the nearest parcel. "All right then." Uncle Vernon chuckled. (HPPS, p. 23) Mallfoi u paraqit tërë fodullëk kur i thirrën emrin dhe më të mbaruan punë menjëherë: kapela sapo ia çiku kokën, thirri: GJARPËRBLERTI! (HPGF, fq. 100) "Ne s'bëmë gjë, i sulmoi Korja" tha Roni duke e shikuar vëngër. "Të vjen keq të dalësh që të këmbehemi?" (HPGF, fq 92) "Oh!" Dadli u lëshua mbi një karrige dhe mbërtheu pakon më të afërt. "Atëhere në rregull". Xhaxha Vernon qeshi nën hundë. (PHGF, fq. 22) 74

90 It was hard to relax with Hermione next to you reciting the twelve uses of dragon's blood or practicing wand movements. (HPPS, p. 246) Ishte e vështirë që njeriu të pushonte duke patur Hermionën pranë, e cila niste e i thoshte si papagall dymbëdhjetë mënyrat se si mund të përdorej gjaku i dragoit dhe ushtrohej me shkopin magjik. (HPGF, fq. 186) Në shembullin e mësipërm kemi një perifrazim në gjuhën e përkthimit të një folje në gjuhën burimore, e cila semantikisht është e barasvlershme me perifrazimin. Përzgjedhja e kësaj stileme përcjell një efekt pamor te lexuesi, gjë të cilën nuk do ta kishte arritur nëse do të përdorej barasvlera e drejpërdrejtë. Gjithashtu, përkthimi i drejtpërdrejtë i foljes swagger sipas Fjalorit anglisht shqip (2000) është kamarosem, trimërohëm, kacagjelohem por përdorimi i njërës prej këtyre fjalëve nuk do të përfshinte një komponent semantik të foljes swagger, i cili është akti i ecjes. Duke përdorur foljen u paraqit + një rrethanor mënyre tërë fodullëk, kuptimi, efekti dhe natyra fodulle e Mallfoit përcillen të plotë. Një tjetër gjegjës në fjalor, është edhe perifrazimi eci rëndë rëndë. Edhe kjo stilemë nuk do ta përcillte kaq të plotë natyrën prepotente të Mallfoit. Gjithashtu, folja scowl, në gjuhën burimore, përfshin shtresime kuptimore më të stërholluara sesa thjesht folja see. Sipas Fjalorit Oxford Advanced Learner s Dictionary folja scowl do të thotë ta shohësh dikë me inat. Me anë të metodës komponenciale, kuptimi jepet i qartë me strukturën: folje - duke e shikuar + rrethanor mënyrë: vëngër. 6. Me anë të analizës komponeciale kalohet nga një togfjalësh i thjeshtë foljor të shprehur me folje jokalimtare, në një togfjalësh të përbërë me folje kalimtare + kundrinë e drejtë e ndjekur nga një përcaktor, ku kundrina shërben për të plotësuar kuptimin e foljes: Open, said Harry, in a low, faint hiss. The serpents parted as the wall cracked open, the halves slid smoothly out of sight "MOTORCYCLES DON'T FLY!" Dudley and Piers sniggered. - I know they don't," said Harry. "It was only a dream." (HPPS, p. 27) - Hapu! tha Harri me një fishkëllimë të dobët dhe të mbytur. Gjarpërinjtë e shthurën lëmshin e tyre dhe faqja e murit filloi të hapej, duke u ndarë në dy pjesë. MOTO-ÇIKLETAT NUK FLUTOROJNË! DAdli dhe Pirsi mezi e mbajtën gazin. E di që nuk fluturojnë, - tha Harri. Ishte një ëndërr. (HPGF, fq. 26) Përkthyesi ka përdorur një stilemë përshkruese: e shthurën lëmshin e tyre krahasuar me variantin burimor parted, e cila krijon një efekt pamor në gjuhën e përkthimit dhe i përshtatet këtij momenti dramatik, mistik dhe aventurier të Harrit. Në shembullin e dytë, folja snigger ka një konotacion negativ dhe nënkupton një akt nënqeshjeje, duke treguar shenja nënçmimi për personin me të cilin po flitet. Një version tjetër, i cili do të përcillte edhe këtë ngjyrim konotativ do të ishtë fraza qeshi nën hundë. 75

91 7. Kalimi nga një ndajfolje mënyre në gjuhën burimore në një togfjalësh emëror frazeologjik; me togfjalësh emëror ose me sintagmë parafjalore në funksionin sintaksor të rrethanorit të mënyrës: Dung, he muttered furiously, great sizzling dragon bogies frog brains (HPCS, p, 132) What came next happened so fast no one saw how it happened. After asking Harry furiously if he knew the man, Aunt Petunia had rushed them out of the shop without buying anything. (HPPS, p. 31) Bajga, - po fliste me vete tym nga nervat, - copa të mëdha pise hunde dragoi të thara... tru bretkocash (HPDF, fq 104) Çka ndodhi pastaj u zhvillua aq me vërtik sa askush s'e kuptoi si e qysh. Tërë xhind, mbasi e pyeti në e njihte ate njeri, teta Petunia i kishte zvarritur jashtë dyqanit pa blerë asgjë. (HPGF,FQ. 29) Rrethanori i mënyrës i shprehur me ndajfolje në gjuhën burimore furiously, vjen në një rrethanor mënyre të shprehur me një togfjalësh emëror frazeologjik tym nga nervat, tipik i një stili bisedor, përshkrues i ndjenjave dhe emocioneve të personazhit, i cili, në ato momente, ishte tepër i inatosur me rrëmujën që kishtë për të pastruar. Në shembullin e dytë vërejmë kalimin nga një ndajfoljë në gjuhën burimore: furiously në një fogfjalësh emëror në funksionin e rrrethanorit të mënyrës, i cili i përket ligjërimit bisedor: tërë xhind, duke mbartur edhe një konotacion negativ për t i shkuar për shtat karakterit po aq negativ të tetës Petunia. 8. Kalimi nga një sintagmë parafjalore: përemër + emër të shquar në funksionin e rrethanorit të vendit në gjuhën burimore në një fjali të varur qëllimore në gjuhën e përkthimit: They returned to the fire in the Gryffindor common room. (HPPS p.219) U futën brenda që të ngroheshin pranë zjarrit në sallën e çlodhjes së Grifartit. (HPGF, fq. 166) Përkthyesi Kasoruho ka vendosur ta zgjerojë fjalinë me informacion më të detajuar për ta bërë atë më të qartë: në vend të rrethanorit të vendit, përkthyesi përdor një rrethanor të qëllimit, duke e bërë informacionin edhe më të kuptueshëm për lexuesit. 9. Nga një sintagmë parafjalore në gjuhën burimore, përkthehet në shqip me një fjali të varur përcaktore dhe vendore: Mr. and Mrs. Dursley, of number four, Privet Drive, were proud to say that they were perfectly normal. (HPPS, p. 2) After lunch they went to the reptile house. (HPPS, p. 27) Zoti dhe Zonja Dërsli, që banonin në numrin 4 të rrugës Privet Drajv, e thoshin me krenari se ishin njerëz krejt normalë. (HPGF, fq. 7) Mbas buke shkuan në ndërtesën ku mbaheshin gjarpërinjtë. (HPGF, fq. 26) Në shembujt e mësipërm, stukturat e reja sintaksore në gjuhën e përkthimit janë përftuar me anë të fjalisë së varur përcaktore. Në rastin e parë, vërejmë se kjo fjali është formuar me anë të përemrit lidhor që, kurse shembulli i dytë përfshin ndajfoljen lidhore ku, të barasvlershme semantikisht me sintagmën parafjalore: në të cilën. 76

92 Përkthimi i fjalëpërfjalshëm nuk do të ishte i mundur pasi nuk do ta përcillte kuptimin e sakte. Për shembull, nuk mund të themi shtëpia e gjarpërinjve. 10. Bashkimi i dy fjalive nxitëse në një fjali të vetme nxitëse duke iu bashkëngjitur dy sintagmave parafjalore me funksion sintaksor të rrethanorëve të vendit dhe të mënyrës: So put me on! Don't be afraid! For I am the Thinking Hat! Ndaj djem më ngjishni pas kokës pa asnjë drojë. Unë jam kapela që ju flet me gojë. Ky shembull është marrë nga mikroteksti poetiko-satirik, të cilin e kemi analizuar më në detaje më poshtë. Mund të themi se kjo përshtatje, është realizuar për të arritur ritmin dhe rimën në kuadër të strukturës poetike të tekstit Përftesa përkthimore: Përkthimi i barasvlershëm (Ekuivalenca) Siç e përmendëm edhe më sipër, përkthimi i barasvlershëm i referohet përftesës së një barasvlere të përafërt, që nënkupton të njëjtën situatë të shprehur në terma të ndryshëm. Duke u nisur nga shembujt e Vinay-it dhe Darbelnet-it, arrijmë në përfundimin se ky term i referohet togfjalëshave dhe shprehjeve frazeologjike, me fjalë të tjera, mënyra e paraqitjes së klisheve dhe formave standarde të gjuhës. Mr. and Mrs. Dursley, of number four, Privet Drive, were proud to say that they were perfectly normal, thank you very much.(hpps, p. 2) Zoti dhe Zonja Dërsli, që banonin në rrugën 4 të Privet Drajv e thoshin me krenari se ishin njerëz krejt normal, shyqyr Zotit. (HPGF, fq. 7) Kalimi nga thank you very much në pasthirrmën shyqyr Zotit është një gjetje shumë e qëlluar nga ana e përkthyesit, pasi përkthimi i fjalëpërfjalshëm faleminderit shumë nuk do ta përçonte të njëjtin kuptim kontekstual që kjo fjalë ka në tekstin burimor. Në nivel semantik, nuk bëhet një falenderim i mirëfilltë, por shprehet një kënaqësi me ton ironik nga ana e narratorit, pasi më pas në roman shohim që është pikërisht familja Dërsli, e cila nuk është aspak normale. Përkundrazi, ata janë të pamëshirshëm, egoistë dhe injorantë. Megjithatë, ky term në pamje të parë mund të krijojë polemika ideologjike, nëse e interpretojmë jashtë kontekstit. Eshtë një term i ligjërimit bisedor me natyrë religjioze, i cili ndër vite është zhveshur nga kuptimi i tij i parë ngushtësisht fetar dhe ka zënë përdorim të gjerë në nivel popullor si shënjues i ligjërimit me efekt dhe shprehësi emocionale. Mrs. Potter was Mrs. Dursley's sister, but they hadn't met for several years; in fact, Mrs. Dursley pretended she didn't have a sister, because her sister and her good-for-nothing husband were as undursleyish as it waspossible to be.(hpps, p. 2) Zonja Potter ishte motra e zonjës Dërsli, por kishin vite pa u parë. Madje Zonja Dërsli shtirej sikur nuk kishte motër, sepse zonja Potter dhe ai burri i saj që s vlente një dysh, s kish si të ishin më të ndryshëm prej tyre. (HPGF, fq. 7) 77

93 Nga togfjalëshi her good-for-nothing husband kalojmë në shprehjen frazeologjike që s vlente një dysh. Fjala dysh është një term arkaik, që sipas Fjalorit të gjuhës shqipe (2006) ka patur kuptimin e monedhave me vlerë dy pare. Kjo fjalë i ka rezistuar kohërave vetëm si komponent i shprehjes frazeologjike s vlen një dysh. Ajo ka ngarkesë emocionale mllefi dhe i shkon për shtat pasqyrimit të ndjesive që Dërslit kanë për çiftin Poter. Më tej në tekst, reflektohet një urrejtje edhe më e madhe nga ana e familjes Dërsli për familjen Poter. Kalimi i shprehjes were as undursleyish as it was possible to be në s kish si të ishin më të ndryshëm prej tyre, është shfjalëzuar dhe natyralizuar me anë të analizës komponenciale nga përkthyesi, duke e thjeshtëzuar për të sjellë të njëjtën barasvlerë. Fraza as + mbiemër + as është përkthyer me mbiemër në shkallën krahasore. Vërejmë se fjala undursleyish është zëvendësuar me mbiemrin përgjithësues të ndryshëm prej tyre, duke e ulur pak efektin emocional që kjo frazë përcjell në gjuhën burimore. Mr Durslay was enraged to see that a couple of them weren t young at all, why, that man had to be older than he was, and wearing and wearing an emerald-green cloak. The nerve of him! (HPPS, p. 3) Zotit Dërsli iu shtuaj inati kur pa se midis tyre kishte edhe nja dy që s ishin aspak të rinj. Ç ishte ajo punë? Njëri prej tyre duhet të ishte edhe më i shkuar. Sa i pafytyrë! (HPGF, fq. 9) Nga fjala pyetëse why e përfshirë në një fjali në gjuhën burimore dhe, për rrjedhojë, pjesë e një logjike, në përkthim kalohet në një fjali pyetëse habitore. Ç ishte ajo punë? Është një gjegjës e admirueshme e përkthyesit Kasoruho dhe dëshmon se ai është i vëmendshëm në interpretimin e kontekstit dhe e shfjalëzon termin për të përftuar një barasvlerë kontekstuale. Harry got a shock the first time he looked in ur shirt in, the mirror over the kitchen mantelpiece and it shouted: tuck your shirt in, stuffy! (HPCS p. 44) These fantastic party favors were nothing like the feeble Muggle ones the Dursleys usually bought, with their little plastic toys and their flimsy paper hats inside. (HPPS p.218) Harri mbeti pa mend nga habia kur u pa për herë të parë te pasqyra që ishte në kuzhinë përmbi vatër dhe ajo i bërtiti: Fute këmishën në pantallona, shkatarraq! (HPDS fq. 39) Ato këllcasa të hatashme nuk kishin asgjë të përbashkët me ato fishekzjarrët pa pikë vlere të babanacëve, që blinin Dërslit dhe që e shumta përmbanin ca lojëra të vockla plastike apo kapele letre që s shiheshin me sy. (HPGF, fq. 166) Në shembullin e mësipërm kemi tre përftesa, të cilat me anë të perifrazimit emotiv të dy ekstremeve, - fantastic për kundër feeble dhe flimsy - krijojnë një dikotomi ekstreme midis mënyrës së si Harri i kalon Krishtlindjet në shkollën e magjisë dhe se si i kalonte kur jetonte me familjen Dërsli. Ky ekstremitet emocionesh dhe efekt kundërvënie, ndihet edhe në gjuhën e përkthimit me anë të përftesave të transpozimit dhe modulimit, të cilat shkallën e cilësimit e kanë edhe më të lartë, por nga aspekti pragmatik dhe stilistik mund të themi se kemi humbje përkthimore. Kundërvënia midis mbiemrit të hatashme dhe shprehjeve frazeologjike pa pikë vlere/që s shiheshin 78

94 me sy, nxjerr në pah ektremitetet midis dy botëve, të cilat Harri i përjeton ektremisht ndryshe. That lot won t come cheap, said George, with a quick look at his parents. Lockhart s books are really expensive.... Well, we ll manage, said Mrs. Weasley, but she looked worried. I expect we ll be able to pick up a lot of Ginny s things secondhand. (HPCS, p. 46.) Kësaj rradhe nuk do të ndahemi me pak, tha Xhorxhi, duke u hedhur një vështrim prindërve. Librat e Lokhartit kushtojnë një djall e gjysmë... -Epo do bëjmë si do bëjmë, - tha mëma Uezli, por dukej që ishte e shqetësuar. (HPDF, fq. 40) Nëse i krahasojmë tre shembujt e nënvizuar më sipër në gjuhën burimore me ato të gjuhës së përkthimit, shohim se asnjë leksemë nuk është përkthyer në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kemi një natyralizim të tyre në gjuhën e përkthimit, duke krijuar një efekt shqipërimi, që të jep ndjesinë e një dialogu të shkruar mirëfilli në shqip. Janë përftuar shprehje frazeologjike, të cilat janë marrë nga trualli i gjuhës shqipe dhe dëshmojnë edhe një herë qasjen e përkthyesit për ta natyralizuar gjuhën dhe, duke qenë se shprehjet frazeologjike janë të ngarkuara me ngjyrime emocionale, lexuesit e ndiejnë dhe e perceptojnë karakterizimin e personazheve. Një zgjedhje fjalësh dhe një krijim strukturash, të cilat kalojnë nga stili neutral dhe emërtues në gjuhën burimore: won t come cheap, really expensive, we ll manage, në një stil bisedor dhe përshkrues në gjuhën e përkthimit nuk do të ndahemi me pak; kushtojnë një djall e gjysmë...-epo do bëjmë si do bëjmë, dëshmon se, përkthyesi Kasoruho përsiatet të krijojë një gjuhë sa letrare aq edhe shprehëse, emocionale dhe me ngjyrime kontekstuale. Including a pack of nonexplodable, luminous balloons. (HPPS p.219) And from what Harry could see of Professor McGonagall s shadowy face, she didn t understand this any better than he did. (HPCS, p. 191)...midis të cilave edhe një pako të vogël me tullumbace të ndritshme që nuk i shponte gjilpëra... (HPGF, fq. 166) Dhe, nga sa mundi të shikonte Harri mbi fytyrën që ndodhej në hije të MekGurit, ajo nuk kishte kuptuar gjë, po ashtu si s'kishte kuptuar gjësendi as ai. (HPDS, fq. 148) Përkthyesi përsëri i është larguar përkthimit të drejtpërdrejtë të leksemës nonexplodable në kërkim të një stileme të ligjërimit bisedor, e shprehur me fjali të varur përcaktore, e cila, në aspektin leksikor, është shumë më përshkruese dhe krijon efektin pamor të lexuesit e gjuhës së përkthimit. Në shembullin e dytë hasim një strukturë të ngjashme, ku mbiemri shadowy shpjegohet me një fjali të varur përcaktore: që ndodhej në hije të MekGurit. Të njëjtin ekekt pamor shkakton edhe kjo fjali e varur në gjuhën e përkthimit. Another Boggart, said Lupin, stripping off his cloak. I ve been combing the castle ever since Tuesday, and very luckily, I found this one lurking inside Mr. Filch s filing cabinet. HPPA, p. 251) Një Qulls tjetër, u përgjigj Lupini, duke hequr mantelin. kam që të martën që po e kaloj kështjëllën në sitë dhe për fat e gjeta të fshehur në skedarin e mjashtër Laraskës. (HPBA, fq. 178) 79

95 Në shembullin e mësipërm hasim dy terma të ndryshme të cilat reflektojnë mendësi të ndryshme të folësve të të dy gjuhëvë. Përkthyesi ka gjetur një barasvlerë funksionale për të shpjeguar të njëjtën situatë edhe në gjuhën e përkthimit: I ve been combing the castle kthehet në po e kaloj kështjëllën në sitë. Një ndër kuptimet e termit comb në rolin e foljes, sipas Oxdord Learners Dictionary, është: kërkoj në mënyrë të detajuar. Në gjuhën shqipe përkthimi i drejtpërdrejtë, përkatësisht kreh nuk është i mundur pasi në gjuhën shqipe kuptimi: kërkoj në mënyrë të detajuar, mungon. Kuptimi figurativ i frazës kaloj diçka në sitë, sipas Fjalorit të gjuhës shqipe (2006) do të thotë të kontrolloj/shqyrtoj diçka me imtësi. Shohim se kemi përftuar të njëjtin efekt dhe të njëjtin kuptim dhe ajo çka është po aq e rëndësishme, të njëjtin stil duke qenë se në të dyja varientet kemi përdorimin e togjeve frazeologjike Përftesa përkthimore: Modulimi Modulimi është një term, i cili përdoret për të kufizuar një variacion që ndodh nga ndryshimi i pikëpamjes dhe kategorisë së mendimit. Kjo përftesë është ngushtësisht e lidhur me aspektin kulturor të gjuhës. Mr. Dursley couldn't bear people who dressed in funny clothes -- the get-ups you saw on young people! (HPPS, p. 3) Zotit Dërsli s'i pëlqenin njerëzit që visheshin në mënyrë të çuditshme: veç t'i shihje disa të rinj si sajoheshin! (HPGF, fq. 8) Kemi një riorganizim të fjalisë në gjuhën e përkthimit të shprehur me një fjali dëftore thirrmore. Përftohet një fjali e mirëstrukturuar e cila transmeton gjendjen emocionale të folësit. Mr. Dursley stopped dead. Fear flodeed him. (HPPS, p. 4) Zoti Dërsli ndali në vend. E zuri frika. (HPGF, fq. 9) Kalimi nga idioma në gjuhën burimore stopped dead në idiomën e brumit të gjuhës së përkthimit ndali në vend, përcjell formën, përmbajtjen dhe stilin e autores. Në fjalinë e dytë kemi përsëri një pëmrbysje të rendit të fjalëve në fjali: kallëzues + kryefjalë, krahasuar me variantin burimor, pasi fjalia nuk ka temë, por të dyja gjymtyrët përbëjnë remën e fjalisë. "Out of the way, you," he said, punching Harry in the ribs. Caught by surprise, Harry fell hard on the concrete floor. What came next happened so fast no one saw how it happened -- one second, Piers and Dudley were leaning right up close to the glass, the next, they had leapt back with howls of horror. "Qërohu, ti!" i tha duke ia këputur me një grusht brinjëve Harrit, i cili, i zënë në befasi, ra thes në tokë. Çka ndodhi pastaj u zhvillua aq me vërtik sa askush s'e kuptoi si e qysh: pak më përpara Persi dhe Dadli qenë përkulur pranë xhamit dhe një çast më vonë kërcyen mbrapa duke thirrur të lebetitur. 80

96 Kalimi nga një fjali emërore urdhërore në gjuhën e burimit: "Out of the way, you," në një fjali foljore urdhërore në gjuhën e përkthimit: "Qërohu, ti!". Vërejmë gjithashtu se kryefjala e shprehur me përemrin vetor you është ruajtur edhe në gjuhën e përkthimit. Versioni në shqip reflekton gjendjen emocionale te personazheve, të cilët e urrejnë njëri tjetrin. Në po të njëjtin shembull kemi edhe togun fell hard, i cili është përkthyer ra thes. Ky lloj modulimi demonstron edhe një herë aftësinë e përkthyesit për t i shfjalëzuar strukturat e gjuhës angleze dhe për t i sjellë ato sa më natyrshëm dhe me të njëjtin emocion edhe në gjuhën e përkthimit. Gjithahtu, togu i ligjërimit bisedor ra thes i përshtatet situatës kontekstuale në të cilën ka ndodhur ngjarja. Një tjetër shembull që nuk është përkthyer në mënyrë të drejtpërdrejtë është edhe fjalia e varur e mënyrës how it happened, e cila në gjuhën e përkthimit vjen me dy fjalë pyetëse të bashkërenditura, në rolin e rrethanorit të mënyrës: si e qysh. Shembujt e mësipërm të përkthyer me anë të strategjisë së modulimit, nxjerrin në pah dallimet në mendësinë gjuhësore të dy gjuhëve, përkatësisht gjuhës burimore dhe të përkthimit. Harry wished he had about eight more eyes. He turned his head in every direction as they walked up the street, trying to look at everything at once: the shops, the things outside them, the people doing their shopping. (HPPS, p. 77) Harri do të donte të kishte katër palë sy. Duke ecur kthehej andej-këndej për t'i parë të gjtha dhe menjëherë: dyqanet, gjërat e ekspozuara jashtë, njerëzit që blenin. (HPGF, fq. 62) Në shembullin e mësipërm hasim një përshtatje të frazës duke e zevendësuar atë me një frazë klishe të gjuhës së burimit. Më konkretisht, hasim një zëvendësim të numrit tetë me numrin katër: Harry wished he had about eight more eyes, kthehet në Harri do të donte të kishte katër palë sy. Të dyja frazat i përkasin kuturave të gjuhëve respektive dhe shpehin të njëjtin kuptim: Harri do të donte të shikonte gjithçka dhe nga të gjitha anët. PEEVES! Filch roared, flinging down his quill in a transport of rage. I ll have you this time, I ll have you! (HPCS, p. 132) Dung, he muttered furiously, great sizzling dragon bogies frog brains I ve had enough of it. where is the form yes (HPCS, p, 132) NGAC! gjëmoi zëri i laraskës, duke flakur tej penën tërë inat. Kësaj rradhe do të të zë, ke për ta parë pos të zura! Bajga, - po fliste me vete tym nga nervat, - copa të mëdha pise hunde dragoi të thara... tru bretkocash s duroj dot më sa për të bërë shembull dikë ku është formulari ja ku është (HPDF, fq 104) Gjuha shqipe është shumë e pasur me fraza, të cilat shprehin anën emocionale të folësit, si për shembull kur shprehim habi, dëshirë, mllef, etj. Falë zhdërvjelltësisë gjuhësore të përkthyesit, kjo pasuri gjuhësore e truallit të shqipes është shfrytëzuar në maksimum. I gjithë mllefi i folësit është pasqyruar në versionin e përkthyer me një përshtatje kontekstuale nga I ve had enough of it në strukturën s duroj dot më ku mund të themi se në gjuhën burimore shprehja vjen më e ndjerë dhe më e fortë emocionalisht. Në po të njëjtin shembull vërejmë një modulim tjetër, i cili vjen si pasojë e të shprehurit të të njëjtës ndjesi me mjete të tjera gjuhësore:...where is the form yes në gjuhën e përkthimit vjen: ku është formulari ja ku është Kalimi nga 81

97 fjala pohore yes në një strukturë fjalie e nisur me pjesëzën dëftore ja dhe e plotësuar me fjalën pyetëse ku + foljen jam. Fjala pohore yes në këtë kontekst nuk është në funksionin e saj të parë të të shprehurit të pohimit, por ka një ngjyrim tjetër semantik duke përshkruar vetëkënaqësinë e folësit në mometin që e ka gjetur atë ç ka po kërkonte. Në gjuhën e përkthimit përshkruhet pikërisht kjo ndjenjë si edhe përcjellja e aspektit pragmatik që kjo fjali mbart në gjuhën burimore. "Typical," said Harry darkly. "Just what I always wanted. To make a fool of myself on a broomstick in front of Malfoy." (HPPS, p. 153) "Dreq o punë!" tha Harri aty për aty. "Edhe kjo më duhej: të bëhem qesharak në sytë e Mallfojit kaluar mbi një bisht fshese". (HPGF. Fq. 118) Kalimi nga një mbiemër përshkrues në gjuhën burimore: Typical, me një pasthirrmë në gjuhën burimore: Dreq o punë!, është një fjali tipike e ligjërimit bisedor, tek i cili, është anashkaluar rëndësia që mbart kuptimi i fjalës dhe i është dhënë më shumë rëndësi gjëndjes shpirtërore të folësit. Këtu del në pah një tipar i rëndësishëm i ligjërimit bisedor, i cili është niveli i lartë i shprehësisë dhe gjëndjes emocionale. The giant, spectral dog that haunts churchyards! My dear boy, it is an omen the worst omen of death! Harry s stomach lurched. That dog on the cover of Death Omens in Flourish and Blotts the dog in the shadows of Magnolia Crescent (HPPA, p. 112) Qeni fantazmë vigan që dëmton varrezat! I dashur fëmijë, është një shenjë shenja më e keqe e vdekjes! Harri ndjeu një shtrëngim në gjoks. Ai qen në kapuken e shenjave të vdekjes në librarinë Lajle-Lulet, qeni në gjysmëhijen aty në Manjolia-Krishent (HPBA, fq. 84) Përftesa përkthimore: Sinonimia Sinonimia është gjetja e një fjale të përafërt të një termi nga gjuha burimore në gjuhën e përkthimit, në rastin kur barasvlera mund të mos ekzistojë në gjuhën e përkthimit ose kur teksti apo fjala nuk është e ndonjë rëndësie të veçantë, sidomos në rastin e mbiemrave dhe ndajfoljeve të cilësisë. Sinonimia është përftesa më e përshtatshme kur përkthimi literal është i pamundur. Sinonimia është e pashmangshme në përkthim si një kompromis në mënyrë që të përkthehen segmentet më të rëndësishëm të tekstit: segmenti i kuptimit. Përpos këtyre rasteve, sinonimia mund të përdoret edhe për arsye stilistike, për të shmangur monotoninë gjuhësore apo për të krijuar një kontrast midis dy referentëve apo realiteteve, siç janë rastet e mëposhtme: These fantastic party favors were nothing like the feeble Muggle ones the Dursleys usually bought, with their little plastic toys and their flimsy paper hats inside. Harry pulled a wizard cracker with Fred and it didn't just bang, it went off with a blast lik a cannon and Ato këllcaca të hatashmë nuk kishin asgjë të përbashkët me ato fishekzjarrët pa pikë vlere të babanacëve, që blinin Dërslit dhe që e shumta përmbanin ca lojëra të vockla plastike apo kapele letre që s shiheshin me sy. Kur Harri, me ndihmën e Ronit, pëlciti një këllcacë 82

98 engulfed them all in a cloud of blue smoke. (HPPS p.218) Piers, Dennis, Malcolm, and Gordon were all big and stupid, but as Dudley was the biggest and stupidest of the lot, he was the leader. The rest of them were all quite happy to join in Dudley's favorite sport: Harry-hunting. (HPCS, p. 33) because Lily and James Potter had not died in a car crash. They had been murdered by the most feared Dark wizard for a hundred years, Lord Voldemort. Harry had escaped from the same attack with nothing more than a scar on his forehead. (HPPA, p. 7) magjike, ajo jo vetëm që bëri bum! por plasi si top dhe i mbështolli me një re tymi ngjyrë blu. (HPGF, fq. 166) Persi, Denisi, Malkolmi dhe Gordoni ishin trupmëdhej, të shëndoshë dhe teveqelë, por meqë Dadli ishte më i bëshëm dhe më rrotë se të tjerët, kryetar ishte ai. Gjithë të tjerët bashkoheshin gjithë qejf me 'te për të ushtruar së bashku sportin e tij më të dashur: t'i binin në qafë Harrit. (HPGF, fq. 30)...sepse Lili dhe Xhejmsi nuk kishin vdekur në një aksident. Qenë vrarë nga shtrigani më i tmerrshëm i njëqind vjetëve të fundit, nga Fluronvdekja. Por Harri i kishte shpëtuar mësymjes dhe i kishte mbetur vetëm ajo shenjë në ballë. (HPBA, fq. 10) Sipas Fjalorit Oxford Advanced Learners Dictionary fjala favour, ndër disa kuptime të tjera që ka, në kontekstin e fjalisë, të cilën po e analizojmë, i referohet mjeteve dekorative, siç janë këllcacat ose kapelat prej letre me ngjyra, të cilat iu shpërndahen të ftuarve në një festë. Në këtë fjali paraqitet kundërvënia e dy realiteteve, të cilat Harri i përjeton ekstremisht ndryshe: dhuratat në botën e magjistarëve dhe ato në botën e babanacëve. Përkthyesi Kasoruho i ka ilustruar gjuhësisht këto dy realitete duke na prezantuar qëllimisht me dy terma të ndryshme të të njëjtit koncept brenda një fjalie. Pra, për fjalën favours kemi termin këllcaca dhe për termin the Muggle ones, i cili është zëvendësues i fjalës favours, na ka ofruar sinonimin tjetër fishekzjarre. Me anë të përftesës së sinonimisë krijohet një dikotomi, e cila bën dallimin e dy botëve të Harrit. Në shembullin e dytë, mbiemri idiot, i cili është përdorur dy herë brenda fjalisë, na vjen në gjuhën e përkthimit me dy variante të zhargonit bisedor teveqelë dhe më rrotë se të tjerët. Duke qenë se përkthyesi nuk i është përmbajtur kuptimit të drejtpërdrejtë në rastin e parë, ka bërë të njëjtën zgjedhje edhe në rastin e dytë, kur mbiemri stupid është në shkallën sipërore dhe në shqip vjen me zhargonin më rrotë se të tjerët. Kjo zgjedhje i shkon për shtat tipareve idiolektore të përkthyesit Kasoruho, i cili ka prirjen të përdorë terma të ligjërimit bisedor, sidomos në ato raste kur shprehet gjendja emocionale e personazhit. Në rastin në fjalë, marrëdhënia e Harrit me Dadlin dhe shokët e tij është e përçarë dhe ata ndjejnë urrejtje dhe neveri për njëri tjetrin. Shembulli i tretë gjithashtu na ofron një sinonim të emrin wizard, i cili në të gjitha rastet e tjera është përkthyer si magjistar. Eshtë pikërisht fakti se në këtë mikrokontekst fjala wizard - shtrigan i referohet magjistarit të lig i quajtur Fluronvdekja, i cili ka vrarë prindërit e Harrit. Fjala shtrigan ka një konotacion negativ, i përshtatet referentit, dhe krijon një kontrast midis magjistrarëve të mirë dhe Fluronvdekjes. 83

99 3.5.5 Përftesa përkthimore: Fshirja The rock cakes were shapeless lumps with raisins that almost broke their teeth, but Harry and Ron pretended to be enjoying them. (HPPS,p. 150) They had the bodies, hind legs, and tails of horses, but the front legs, wings, and heads of what seemed to be giant eagles, with cruel, steel-colored beaks and large, brilliantly, orange eyes. The talons on their front legs were half a foot long and deadly looking. (HPPA, p. 119) Biskotat gati sa s u thyen dhëmbët, por Harri dhe Roni u shtirën sikur u pëlqyen kiamet. (HPGF, fq. 115) Trupin, këmbët e mbrapme dhe bishtin e kishin si të kuajve, këmbët e përparme, flatrat dhe kokën si të shqiponjave vigane, sqetat e egër i kishin prej çeliku dhe sytë e mëdhënj në ngjyrë portokalli. (HPBA, fq. 89) Siç e shohim nga shembulli, komponentët përshkrues në fjali të shprehur me metaforë: The rock; were shapeless lumps with raisins, janë fshirë në gjuhën e përkthimit duke e thjeshtuar fjalinë dhe duke sjellë një stil më pak përshkrues. Në fjalinë më pas kemi një kompensim, ku fjala e ligjërimit bisedor me origjinë orientale kiamet, është shtuar në gjuhën e përkthimit. Në shembullin e dytë, e gjithë fjalia është fshirë në gjuhën e përkthimit: The talons on their front legs were half a foot long and deadly looking. Mendojmë se fjalia është e rëndësishme për përshkrimin e krijesës magjike, kështu që duhej të përfshihej në përkthim. Gjithashtu, një korrigjim tjetër që sugjerojmë në këtë shembull është fraza: wild steel-colored beaks, e cila nuk duhej të përkthehej sqepat e egër i kishin prej çeliku por sqepat e kishin në ngjyrë të çeliktë, pasi bëhet fjalë për ngjyren e tyre dhe jo përbërjen. So put me on! Don't be afraid! And don't get in a flap!you're in safe hands (though I have none) For I'm a Thinking Cap!" (HPPS, p.126) Ndaj djem më ngjishni kokës pa asnjë drojë: Unë jam kapela që ju flet me gojë. (HPGF, fq. 98) Fjalia You're in safe hands (though I have none) nuk është përfshirë në versionin e tekstit burimor dhe nuk është përdorur asnjë strategji tjetër kompensuese. Autorja ka krijuar një lojë fjalësh, duke krijuar dikotominë midis kuptimit figurativ dhe atij literal të fjalës dorë. Jeni në duar të sigurta, edhe pse unë nuk kam duar. do të përkthehej në shqip kjo fjali dhe do të krijonte humor me anë të ndërthurjes së kuptimit figurativ me atë literal. Në fjalinë e fundit, fraza sorting hat na vjen me një stilemë tjetër: Thinking Cap. Risillet edhe një herë fjala cap, e cila më sipër ishte në rolin e foljes ku tregohej se ishte pikërisht ajo që vendoste për fatin e nxënësve. Harry was several streets away before he collapsed onto a low wall in Magnolia Crescent, panting from the effort of dragging his trunk. (HPPA, p. 33) Harri ishte largar mjaft nga shtëpia, kur u mbështet mbas një muri të vogël në Manjolia Krishent, duke gulçuar nga lodhja. (HPPA, p. 29) Versioni e përkthyer i shembullit të mësipërm: duke gulçuar nga lodhja, është më i thjeshtuar se version i gjuhës burimore, duke mos përçuar detajet dhe, për pasojë, edhe efektin pamor që ka fraza: panting from the effort of dragging his trunk. 84

100 3.5.6 Shënimet, shtesat dhe glosarët Shënimet apo sqarimet e përkthyesit për një term apo fenomen të caktuar, janë shpeshherë të domosdoshme në rastin kur lexuesi i tekstit të përkthyer prezantohet me një fenomen apo dukuri të panjohur për të. Zakonisht termi përkatës huazohet duke u transliteruar dhe shpjegimi kuptimor i tij jepet ose karshi termit, ose në fund të faqes, duke shënuar në kllapa se shënimi i përket përkthyesit. Në rastin e përkthimit të korpusit tonë, përkthyesi Kasoruho ka preferuar të përdorë shënimet në fund të faqes, një praktikë kjo shumë e përdorur në tekstet letrare. Siç shihet edhe nga shembujt e mëposhtëm, shënimet në fund të faqes janë përdorur vetëm në versionin e përkthyer edhe pse këto terma janë të huaja edhe për lexuesin e gjuhës burimore. Second-year students will require: Travels with Trolls by Gilderoy Lockhart Year with the Yeti by Gilderoy Lockhart (HPCS p.45) Of the many fearsome beasts and monsters that roam our land, there is none more curious or more deadly than the Basilisk, known also as the King of Serpents. (HPCS p 306) Nxënësit e vitit të dytë duhet të pajisen me titujt që vijonjë: Marshim me trollet nga Xhilldroi Lokhart Një vit pranë jetit nga Xhilldroi Lokhart Troll Në mitologjinë e vendeve skandinave janë figurat fantastike (qofshin xhuxha apo viganë) me të cilat janë të mbushura vendet e vetmuara ndër përrallat e atyre vendeve. (Shën. i përk) Jeti qenie e egër dhe vigane që i shëmbëllen njeriut. Sipas gojëdhënëve të Azisë Qëndrore, jeton në borën e Himalajas. (Shën. i përk) (HPDF fq. 40) Midis kafshëve të shumta të frikshme dhe përbindëshave që jetojnë në tokë, askush nuk është aq i pazakontë dhe vdekjeprurës sa Bazilisku i cili njihet si mbreti i gjarpërinjve. Gjarpër që jeton ndër pemët e pyjeve të Amerikës Qëndrore. Në legjendat e lashta quhej kështu një gjarpër që kishte fuqinë të vriste me anë të shikimit. (Shën. i përk) (HPDF fq. 233) Nëse i hedhim një vështrim shpjegimeve në fund të faqes, vërejmë se ato të gjitha japin shpjegime enciklopedike - mitologjike për termat referues, të cilat kanë ardhur në shqipe si përftesa transliterimi. Me anë të kësaj strategjie, përkthyesi i jep mundësi lexuesve të marrin informacion shtesë për objekte, fenomene dhe dukuri të caktuara. Duke qenë se korpusi ynë është i pasur me emra mitologjikë e folklorikë, përkthyesi e ka parë të udhës të japë shpjegime vetëm atëherë kur termi është plotësisht i panjohur dhe nevojitet informacion shtesë për ta kuptuar. Në rastin tonë bëhët fjalë për krijesa mitologjike të cilat nuk janë shumë të njohura në kulturën e përkthimit. 85

101 3.5.7 Përftesa përkthimore: Përkthimi i fjalëpërfjalshëm Përkthimi i fjalëpërfjalshëm është një përkthim ndërlinear. Ruhet rendi i fjalëvë dhe fjalët përkthehen të izoluara, duke iu referuar kuptimit të tyre më të përdorur, jashtë kontekstit. Termat kulturorë përkthehen literalisht dhe qëllimi i këtij përkthimi është ose të kuptohet mekanizmi i gjuhës së burimit, ose për të zbërthyer një tekst të vështirë në kuadër të fazave të para të përkthimit. 193 My dear, Professor Trelawney s huge eyes opened dramatically, you have the Grim. The what? said Harry. The Grim, my dear, the Grim! (HPPA, p. 112) Sytë e profesoreshës u zgurdulluan në mënyrë teatrore.- I dashuri im, - tha, - është Mjerani. Kush? pyeti Harri. Mjerani, i dashur, - Mjerani!. (HPBA, fq. 89) Sipas Fjalorit të gjuhës shqipe, mbiemri teatrore përshkruan aktivitetet në teatër si për shembull grupi teatror kurse fjala dramatically në gjuhën burimore ka kuptimin në mënyrë të ekzagjeruar. Fjala zgurdulloj e ka cilësinë e vlerësimit shumë të lartë, kështu që e përfshin edhe ndajfojlen dramatically, pra, rrethanori i mënyrës në mënyrë teatrore nuk është i nevojshëm dhe mund të mos përdorej. Neville stuffed his fingers in his ears. A split second later, Harry knew why. He thought for a moment it had exploded; a roar of sound filled the huge hall, shaking dust from the ceiling. (HPCS, p. 91) Nevili zuri veshët meduar. Mbas një çasti të shkurtër, Harri e kuptoi psenë. Atypëraty iu duk sikur letra plasi: sallën e gjerë e mbuloi një ulërimë luani. Aq sa nga tavani nisi të binte pluhur. (HPDF, fq. 74) Fjala pyetëse why është ruajtur në gjuhën e përkthimit, në versionin e emërzuar në rolin e kundrinës së drejtë: Harri e kuptoi psenë. Përkthyesi ka shfrytëzuar mundësinë e brendshme të shqipes, për të krjuar fjalë të reja me anë të emërzimit të pjesëve të tjera të ligjëratës. Harry pulled a wizard cracker with Fred and it didn't just bang, it went off with a blast like a cannon and engulfed them all in a cloud of blue smoke. (HPPS, p. 218) Kur Harri, me ndihmën e Ronit, pëlciti një këllcacë magjike, ajo jo vetëm që bëri bum! Por plasi si top dhe i mbështolli me një re tymi ngjyrë blu. (HPGF, fq. 166) Në të dyja variantet kemi përdorimin e onomatopesë me të vetmin ndryshim se në gjuhën e përkthimit onomatopeja nuk përshkruhet nga folja, por është pjesë e një togfjalëshi foljor, në të cilën ajo luan funksionin e kundrinës së drejtë. Nëse i krahasojmë këto dy shembuj nga aspekti funksional vërejmë se, si në gjuhën burimore ashtu edhe në gjuhën e përkthimit, krijohet një efekt akustik ku lexuesi e imagjinon situatën me anë të shqisave të dëgjimit. 193 Newmark, P. A Textbook of translation. New York, London, Toronto, Sydney, Tokyo. Prentice Hall Fq

102 3.6 Analiza e përftesave përkthimore në nivel fjalie Analiza e stukturave sintaksore do të ishte e paplotë nëse nuk do ta zgjeronim atë edhe në nivel fjalie. Shembujt e mëposhtëm do të ilustrojnë edhe një herë se sistemet sintaksore të çdo gjuhë janë të veçanta dhe se përkthyesi duhet t i respektojë konvencionet gramatikore të gjuhës së përkthimit, në mënyrë që fjalia të mos jetë një kalk sintaksor i gjuhës burimore, por të reflektojë natyrshmërinë dhe zhdërvjelltësinë e mendimit të folësve të kësaj gjuhe. Më poshtë vazhdojmë me disa shembuj konkretë se si stukturat sintaksore në nivel fjalie në gjuhën burimore kanë ardhur në gjuhën e përkthimit: Tabela 3: Strukturë e njëjtë sintaksore në të dyja tesktet I therefore warn each and everyone of you to give them no reason to harm you. (PHPA, p. 97) He couldn t see why Ron and Hermione would be in there again, but after making sure that neither Filch nor any prefects were around, he opened the door and heard their voices. (HPCS, p. 193) Hermione flung her arms around Ron s neck and broke down completely. (HPPA, p. 310) Seeing that he was awake, Madam Pomfrey came bustling over with a breakfast tray and then began bending and stretching his arm and fingers. (HPCS, p. 192) Po ju paralajmëroj të gjithëve: mos u jepni shkas t ju bëjnë keq. (PHBA, fq. 73) Nuk e kuptonte pse duhej të ndodheshin përsëri aty Roni me Hermionën, por mbasi u sigurua se aty pari nuk ndodhej as Laraska dhe as ndonjë Prefekt, e hapi derën dhe dëgjoi zërat e tyre. (HPDS, fq. 149) Hermiona i hodhi Ronit duart në qafë dhe ia plasi një vaji të papërmbajtur. (HPBA, fq. 219) Kur e pa që ishte zgjuar, Madamë Pomfri iu afrua plot përkujdesje me tabakanë e sillës dhe pastaj filloi t'ia përthyente krahun dhe t'i tërhiqte gishtat. (HPDS, 149) Në të gjithë shembujt e mësipërm vërejmë përqasje në strukturat sintaksore, midis gjuhës burimore edhe asaj të përkthimit. Në shembullin e parë hasim dy periudha asindentike me nënrenditje me pjesë të vargëzuara. Në të dyja variantet fjalia kryesore është: I therefore warn each and everyone of you/po ju paralajmëroj të gjithëve, dhe dy fjalitë e varura emërore të vargëzuara në funksionin sintaksor të kundrinës së drejtë janë: to give them no reason to harm you/ mos u jepni shkas t ju bëjnë keq. Në shembullin e dytë kemi një fjali akoma më komplekse, përkatësisht një periudhë të përzier, me bashkërenditje dhe nënrenditje (complex-compound). Periudha nis me fjalinë kryesore: He couldn t see/nuk e kuptonte dhe lidhet me anë të ndajfoljes lidhore why/pse me një fjali të varur kundrinore: why Ron and Hermione would be in there again/ pse duhej të ndodheshin përsëri aty Roni me Hermionin. Kjo fjali e nënrenditur krijon marrëdhënie bashkërenditjeje, me anë të lidhëzes bashkërenditëse por, me pjesën tjetër të fjalisë: he opened the door/ e hapi derën, e cila pasohen nga një tjetër bashkërenditje me anë të lidhëzës këpujore dhe : and heard their voices/dhe dëgjoi zërat e tyre. Këto fjali bashkërenditëse ndërpriten nga një fjali tjetër e nënrenditur e vargëzuar, e përbërë nga një fjali e varur e shkallës së parë e rethanorit të kohës: After making sure/ por mbasi u sigurua, dhe një fjali e varur e shkallës së 87

103 dytë në rolin e kundrinës së drejtë: that neither Filch nor any prefects were around/ se aty pari nuk ndodhej as Laraska dhe as ndonjë Prefekt. Shembulli i tretë është përsëri një periudhë e përzier, me bashkërenditje dhe nënrenditje: Seeing that he was awake/kur e pa që ishtë zgjuar është fjalia e varur e cila ndiqen nga fjalia kryesore Madam Pomfrey came bustling over with a breakfast tray/ Madamë Pomfri iu afrua plot përkujdesje me tabakanë e sillës, e cila përsëri krijon marrëdhënie bashkërenditjeje të mundësuar nga lidhëza këpujore and : and then began bending and stretching his arm and fingers/dhe pastaj filloi t'ia përthyente krahun dhe t'i tërhiqte gishtat. Tabela 4: Strukturë pjesërisht e njëjtë sintaksore në të dyja tekstet: Percy, who was sitting a few seats down from Harry, puffed out his chest again and stared around impressively. (PHPA, p. 97) Harry forced a laugh, watched Percy walk out of sight, and then headed straight for Moaning Myrtle s bathroom. (HPCS, p. 193) Although he could tell it was daylight, he kept his eyes shut tight. (HPPS, p. 66) Persi, që ishte ulur pak më tej se Harri, nxorri përsëri gjoksin përpara, ( )duke vështruar gjithë autoritet majtas e djathtas. (PHBA, fq. 73) Harri u detyrua të qeshte, priti sa u largua Persi dhe pastaj shkoi drejt e te banjoja e Mërsina Ankaçes. (HPDS, fq. 195) Edhe pse e mori vesh se dita kishte dalë, i mbajti sytë të mbyllur fort. (HPGF, fq. 54) Në shembullin e parë hasim një periudhë të përzier me nënrenditje lidhëzore me të cilën gërshetohet bashkërenditja me lidhëzën këpojore dhe. Fjalia e varur është fjali përcaktore. Në gjuhën e përkthimit është ruajur e njëjta strukturë midis fjalisë kryesore dhe asaj të varur, por fjalia e fundit është lidhur me mjete të tjera gjuhësore, përkatësisht me formën e pashtjelluar të përcjelloren: duke vështruar. Pra, në versionin e tekstit burimor kemi një përiudhë me dy fjali të pavarura dhe një fjali e varur përcaktore. Si rrjedhojë e ndryshimit të mjeteve lidhëse, struktura e fjalisë në versionin e përkthyer ndryshon në një periudhë me nënrenditje, e përbërë nga një fjali kryesore dhe dy të varura: përkatësisht një fjali përcaktore dhe një rrethanore. Në shembullin e dytë, në versionin burimor kemi një periudhë me tri fjali të pavarura, dy të parat e të cilave janë lidhur asindentikisht dhe fjalia e dytë me të tretën është lidhur me anë të lidhëzës këpujore and. Versioni në gjuhën e përkthimit është pjesërisht i njëjtë. Ndryshimi i vetëm është në fjalinë e parë: Harry forced a laugh. e cila në gjuhën burimore është një fjali e thjeshtë, kurse në atë të përkthimit korrespondon me një periudhë me nënrenditje: Harri u detyrua të qeshte. ku fjalia e varur: të qeshte është një fjali me pjesë të varur ftilluese. Në shembullin e tretë, përngjashmimi është edhe më i afërt. Në të dyja versionet kemi një periudhë me nënrenditje me pjesë të varguara, struktura e së cilës përbëhet nga tri fjali: një kryesore e dy të varura. Fjalia kryesore në të dyja variantet është: he kept his eyes shut tight/i mbajti sytë mbyllur fort. Fjalitë e varura janë dy. Në shkallën e parë kemi fjalinë lejore: Although he could tell / Edhe pse e mori vesh, dhe në shkallën e dytë kemi fjali të varur kundrinore: it was daylight /se dita kishte dalë me të vetmin ndyshim të marrëdhënies asindentike në versionin burimor dhe prezencës së lidhëzës ftilluese se në versionin e përkthyer. 88

104 Tabela 5: Kalim nga rend i drejtë në tekstin burimor, në rend të anasjelltë në tekstin e përkthimit Our great story starts.(hpps, p. 2) Zë fill historia. (HPGF, fq. 7) Christmas was coming. He he sent me this, Hermione said, holding out the letter. (HPPA, p. 310) Po afroheshin Krishtlindet. Më ka më ka dërkguar këtë, - tha Hermiona dhe zgjati letrën. (HPBA, fq. 219) Në versionin e përkthyer të shembujve të mësipërm vërejmë se rendi i gjymtyrëve nuk është ai i drejti, përkatësisht kryefjalë + kallëzues, por një rend i anasjelltë: kallëzues + kryefjalë. Në gjuhën shqipe, nga pikpamja kumtuesore, rendi kryefjalë + kallëzues është rendi i drejtë dhe stilistikisht neutral, kur kryefjala përbën temën dhe kallëzuesi përbën remën e fjalisë. Në shembujt e mësipërm rendi është i anasjelltë por neutral, pasi fjalia nuk ka temë, por të dyja kryegjymtyrët përbëjnë remën. 194 Eshtë për t u përgëzuar vëmendja e përkthyesit në këtë formulim të rendit të anasjelltë, pasi ai ka qenë në gjendje ta përshtasë atë sipas shpjegimit teorik të mësipërm. Tabela 6: Ndryshim i rendit të komponentëve sintaksorë në tekstin e përkthimit A ray of moonlight lay across its staring face. (HPPS, p. 190) Harry woke up early the next morning. (HPPS, p. 66) Lessons started again next day. (HPPA, p. 249) Mbi fytyrën e saj të palëvizur binte një rreze hëne. (PHDS, fq. 148) Të nesërmen në mëngjes Harri u zgjua herët. (HPGF, fq. 54) Të nesërmen filluan përsëri mësimet. (HPBA, fq. 177) Ndryshe nga rendi i anasjelltë, rendi i përmbysur është thjesht një zhvendosje formale e rendit të tofjalëshave në një fjali të thjeshtë, apo fjalive në një përiudhë, qoftë ajo me nënrenditje apo bashkërenditje. Gjithashtu, ndryshe nga rendi i anasjelltë, të cilin e imponojnë konvencionet gjuhësore, vendimi për të bërë ristrukturim sintaksor të përmbysur merret nga vetë përkthyesi për arsye personale apo emfatike. Në shembujt e mësipërm shohim se kemi një rend të përmbysur, i cili është përdorur nga përkthyesi për ta neutralizuar gjuhën. Tabela 7: Kalim nga fjali me folje në diatezën pësore në tekstin burimor në atë veprore në tekstin e përkthimit When Neville Longbottom, the boy who kept losing his toad, was called, he fell over on his way to the stool. (HPPS, p. 129) Pastaj thirrën djalin që humbiste një e dy zhabën e tij, Nevil Lngbotomin, i cili, duke shkuar drejt stolit, u pengua dhe u rrëzua. (HPGF fq. 99) Shpeshhere, kjo strategji përkthimore përdoret kur fjalia duket më natyrshëm ose kur përkthyesi vendos të bëjë modifikime me natyrë stilistike. Fjalitë veprore në gjuhën 194 Tema dhe rema janë pjesë përbërëse të fjalisë: tema është ajo për të cilën kumptohet dhe rema është ajo për të cilën kuptohet për temën. Tema e kumtimit është diçka e njohur për dëgjuesin dhe për këtë të njohur kumptohet diçka e re e shënuar nga rema. (Gramatika e Gjuhës Shqipe II, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, fq.414). 89

105 shqipe tingëllojnë më natyrshëm, kështu që përkthyesi me anë të këtij modulimi ka arritur një fjali të natyralizuar në gjuhën e përkthimit. Përpos kalimit të foljes nga diateza pësore në atë veprore, vërejmë se edhe rendi i fjalive të varura në fjali, është përmbysur dhe funksionet e saj sintaksore kanë kaluar nga një fjali e varur kohore në një fjali të varur përcaktore. Edhe pse kemi një strukturë sintaksore shumë të natyrshme të gjuhës, mund të themi se përkthyesi i ka dhënë liri vetes ta riformulojë fjalinë, duke ruajtur atë që përshkruhet edhe në fjalinë e gjuhës burimore: faktin që Nevili ishtë i ngathët dhe shpesh i ndodhnin incidente. Tabela 8: Kalim nga fjali me folje në diatezën veprore në tekstin burimor në atë pësore në tekstin e përkthimit Open, said Harry, in a low, faint hiss. The serpents parted as the wall cracked open, the halves slid smoothly out of sight, and Harry, shaking from head to foot, walked inside. He was standing at the end of a very long, dimly lit chamber. (HPCS, p.323) Hapu, tha me një fishkëllimë të dobët dhe të mbytur. Gjarpërinjtë e shthurën lëmshin e tyre dhe faqja e murit filloi të hapej, duke u ndarë në dy pjesë. Duke u dridhur nga maja e kokës dëri në fund të këmbëve, Harri hyri brenda. U gjend në hyrje të një salle shumë të gjatë, të driçuar dobtas. (HPDF, fq. 245) Kalimi nga fjali me folje në diatezën veprore në atë pësore bëhet për arsye të përçimit të kuptimit kontekstual të fjalisë. Siç e shohim nga shembulli i mësipërm, Harri gjendet në një vend të panjohur e të pazakontë dhe nuk e di çfarë e pret pasi të hapen muret. Kalimi nga diateza veprore në diatezën pësore: U gjend në hyrje të një salle... i shkon për shtat misterit që e rrethon Harrin në atë moment. Tabela 9: Kalim nga fjali asindentike në tekstin burimor në fjali sindentike në tekstin e përkthyer I look to the Prefects, and our new Head Boy and Girl, ( ) to make sure that no student runs foul of the Dementors, he said. (HPPA, p. 97) At the very end of the ward, he could make out Madam Pomfrey with her back to him ( ) bending over a bed. (HPPA, fq. 412) You knew ( ) Sirius was going to break out of Azkaban? When nobody has ever done it before? (HPPA, p. 390) Kam besim se Prefektët dhe Kryeshkollaret e Kryeshkollarët do të bëjnë çmos që askush të mos u kundërvihet Marrosësve, - tha ai. (HPBA, fq. 73) Në skajin tjetër të sallës dalloi Madamë Pomfritin që i kishte kthyer krahët dhe që ishte përkulur mbi një shtrat. (HPBA, fq. 291) E dije se Siriusi do të arratisej nga Azgabani, kur s kishte mundur ta bënte askush? (HPBA, fq. 273) Periudha asindentike është përiudha që karakterizohet nga mungesa e mjeteve leksiko-gramatikore të lidhjes midis fjalive përbërëse; nga rëndësia vendimtare e llojeve të ndryshme të intonacionit të shqiptimit; nga rëndësia e madhe e lidhjes kuptimore midis fjalive. Të gjitha këto gjejnë shprehjen e vet në tipare strukturore: 90

106 rendi i ngurosur i fjalive, modaliteti i fjalive, bashkëlidhja e trajtave kohore dhe mënyrore. Në shembujt e mësipërm vërejmë prezencën e mjeteve lidhëse në gjuhën e përkthimit, për kundër fjalive sindentike në gjuhën burimore. Tabela 10: Kalim nga fjali sindentike në tekstin burimor në fjali asindentike në tekstin e përkthimit...his head hit the ground as he fainted. (HPPA, p. 409) She had a very stern face and Harry's first thought was that this was not someone to cross. (HPCS, p. 122)...përplasi kokën përtokë: i kishte rënë të fikët. (HPBA, fq. 288) Ishte shumë e ngrysur në fytyrë dhe gjëja më e parë që i shkoi ndër mend Harrit qe kjo: është një njeri që nuk do kundërshtuar. (HPGF, fq. 94) Në rastin e mësipërm përkthyesi ka vendosur të mos përdorë mjete lidhëse duke krijuar nje efekt suspanse. Lidheza nënrenditëse as është zëvendësuar me dy pika (:): Përplasi kokën përtokë: i kishte rënë të fikët. Mosprezenca e lidhëzës ka krijuar edhe një riorganizim sintaksor të fjalisë. Në versionin burimor kemi një fjali nënrenditëse kohore, kurse në versionin e përkthyer kemi dy fjali të pavarura të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë asindentike. Tabela 11: Kalim nga periudha me nëndrenditje në tekstin burimor në periudha me bashkërenditje këpujore në tekstin e përkthyer He he sent me this, Hermione said, holding out the letter. (HPPA, p. 310) Më ka më ka dërkguar këtë, - tha Hermiona dhe zgjati letrën. (HPBA, fq. 219) Përseri kemi një ristrukturim sintaksor nga ana e përkthyesit, ku kalohet nga një periudhë me nënrenditje në një periudhë me bashkërenditje. Hermione said është fjalia kryesore dhe holding out the letter është fjali e varur kohore e shprehur me formë të pashtjelluar foljore (non-finite). Kur kalojmë në analizën e fjalisë në versionin e përkthyer vërejmë se kemi të bëjmë më dy fjali të pavarura të bashkërenditura me lidhëzën këpujore dhe. Tha Hermiona është njëra prej fjalive të pavarura dhe: dhe zgjati letrën është fjalia tjetër. Tabela 12: Kalim nga fjali të thjeshta në tekstin burimor, në periudhë me nënrenditje në tekstin e përkthimit You knew Sirius was going to break out of Azkaban? said Lupin, his brow furrowed. When nobody has ever done it before? (HPPA, p. 390) But Fudge was shaking his head with a small smile on his face. (HPPA, p. 413) You have got the wrong man! (HPPA, p. 413) This boy needs rest (HPCS, p. 185) E dije se Siriusi do të arratisej nga Azgabani, kur s kishte mundur ta bënte askush? e pyeti Lupini ballëngrysur. (HPBA, fq. 273) Por Gjelsheqeri shkundi kryet duke vënë pak buzën në gaz. (HPBA, fq. 291) Keni kapur atëqë s duhej të kapnit! (HPBA, fq. 291) Ky djalë ka nevojë të pushojë. 91

107 they returned to the fire in the Gryffindor common room. (HPPS p.219) (HPDS, fq. 144)...u futën brenda që të ngroheshin pranë zjarrit në sallën e çlodhjes së Grifartit. (HPGF, fq. 166) Shpeshherë eksizton një koncept i gabuar se fjalitë e thjeshta janë me të qarta, dhe për rrjedhojë kuptohen me shpejt. Fjalitë e thjeshta mund të karakterizohen nga mungesa e plotë e informacionit, gjë të cilën e plotëson fjalia e përbërë. Pikërisht për arsye të qartësimit të mendimit apo informacionit, përkthyesi ka bërë këtë ristrukturim duke kaluar nga fjali të thjeshta në fjali të përbëra, përkatësisht periudha me nënrenditje. Në rastin e parë kemi bashkimin e dy fjalive të thjeshta në një periudhë me nënrenditje ku fjalia e varur ndajfoljore: kur s kishte mundur ta bënte askush, luan funksionin e rrethanorit të kohës por, parë nga konteksti ynë, fjalia ka edhe nuaca të fjalisë lejore, duke krijuar një rast përjashtimi: {edhe pse askush tjetër nuk ka mundur të dalë prej atij burgu}. Sigurisht që versioni në gjuhën e përkthimit është më i qartë pasi i gjithë informacioni është vendosur në një fjali të vetme. Në shembullin e dytë, togfjalëshi parafjalor: with a small smile on his face, është zëvendësuar me një fjali të varur ndajfoljore: duke vënë pak buzën në gaz. Përsëri në shembullin e tretë, kemi zëvendësimin e një togfjalëshi emëror me një fjali të varur përcaktore. Tabela 13: Kalim nga periudhë me nënrenditje në tekstin burimor, në fjali të thjeshta në tekstin e përkthimit: Harry dressed as quickly as he could (HPCS, p. 192) Aunt Petunia looked as though she'd just swallowed a lemon. (HPPS, p. 24) Harri u vesh me nxitim (HPDS, fq. 149) Teze Petunia u thartua në fytyrë. (HPGF, fq. 23) Në shembullin e pare në versionin burimor hasim një përiudhë më nënrenditje, ku fjalia e varur është një fjali krahasore: as quickly as he could. Në gjuhën e përkthimit, kjo fjali e varur krahasore është zëvendësuar me një togfjalësh përemëror: me nxitim në rolin e rrethanorit të mënyrës. Në rastin e dytë, me anë të përkthimit të lirë, hasim një riformulim të fjalisë dhe mënyrës së të shprehurit, e cila rezulton në një rimodulim mendimi. Nga aspekti sintaksor dhe semantik, folja këpujore looked zëvendësohët me foljen leksikore u thartua dhe fjalia e varur as though she'd just swallowed a lemon shpërbëhet tërësisht pasi togfjalëshi foljor u thartua + në fytyrë e zëvendëson semantikisht atë. Tabela 14: Riorganizim i plotë sintaksor i fjalive nga teksti burimor në tekstin e përkthimit Was he imagining things? (HPPS, p. 8) Harry s stomach gave a horrible lurch.(hpcs, p. 190) He s got thirty-three bones to regrow.(hpcs, p. 185) Mos fantazia e tij rendte shumë? (HPGF, fq. 12.) Harrit iu duk sikur ia kishin këputur me grusht në stomak. Duhet t i rriten tridhjetëetre kocka. (HPDS, fq. 144) 92

108 Dadley had learnt a new word: Shan t (HPPS, p. 6) It was on the corner of the street that he noticed the first sign of something peculiar -- a cat reading a map. (HPPS, p. 2 It is not in the nature of a Dementor ( )to understand pleading or excuses. (HPPA, p. 97) Dadli kishte mësuar një shprehje të re; "Kurrën e kurrës!" (HPGF, fq. 11) Aty te cepi i rrugës vuri re shenjat e para të diçkaje të çuditshme: një mace ishte duke shqyrtuar një hartë. (HPGF, fq. 8) Një Marrosës nuk i kupton justifikimet apo lutjet që mund t i bëhen. (HPBA, fq. 73) Siç e vërejmë nga shembujt e mësipërm, shohim se kemi një ristrukturim të skemës së fjalive në gjuhën e përkthimit, dhe shkalla e neutralizimit të gjuhës është shumë e lartë. Përkthyesi Kasoruho e ka dekoduar strukturën sintaksore dhe e ka riformuluar atë në një mënyrë të re në përputhje me konvencionet gramatikore të gjuhës së përkthimit. Le të veçojmë një shembull nga tabela e mësipërme, përkatësisht fjalënë: He s got thirty-three bones to regrow. Struktura sintaksore e kësaj fjalie është një model tipik i sistemit sintaksor të gjuhës angleze. Nëse kjo fjali do të përkthehej si shëmbëlltyrë e saj (Ai ka tridhjetëetre kocka për të rritur) do të krijohej një kalk sintaksor, i cili nuk do të kuptohej në gjuhën e përkthimit. Një tjetër stukturë sintaksore që i përket sistemit të formimit të fjalisë në gjuhën angleze është edhe struktura clefting, e cila përdoret për të theksuar një komponent të fjalisë përkundrejt pjesës tjetër të së njëjtës fjali. Për shembull: It was on the corner of the street that he noticed the first sign of something peculiar -- a cat reading a map. Varianti i përkthyer është ristrukturuar: Aty te cepi i rrugës vuri re shenjat e para të diçkaje të çuditshme: një mace ishte duke shqyrtuar një hartë. duke e kthyer fjalinë kryesore It was on the corner of the street në një rrethanor vendi, i cili vendoset në fillim të fjalisë për të kryer funksionin emfatik që ka fjalia clefting në gjuhën burimore: Aty te cepi i rrugës. Përkthyesi i ka shmangur kalket sintaksore, dhe e ka neutralizuar fjalinë në rrafshin sintaksor, duke na sjellë një fjali qartësisht të kuptueshme për lexuesin. 3.7 Stilet funksionale dhe përftesat përkthimore të mikro-teksteve në tri romanet e para Harry Potter Studimet kanë treguar se si gjuha shqipe ashtu edhe ajo angleze kanë më shumë të përbashkëta sesa dallime për sa i përket klasifikimit dhe mjeteve gjuhësore të stileve funskionale. Po çfarë janë stilet funksionale dhe si klasifikohen ato? Gjuha standarde shqipe përdoret në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore dhe secila fushë i zgjedh dhe i përpunon këto mjete sipas nevojave të veta. Sipas Prof. Jani Thomait, Sistemet e mjeteve gjuhësore, të zgjedhura e të përdorura në përshtatje me përmbajtjen e kërkesat e një fushe të veprimtarisë shoqërore, përbën stilin funksional. 195 Me fjalë të tjera, stili funksional është sendërtimi i funksionit të veçantë që merr gjuha standarde në një fushë të caktuar të veprimtarisë. 196 Në shqipen e sotme, stilet funksionale janë të qarta edhe pse mund të themi se në disa raste disa elemente të një stili, mund të përmbahen në një stil tjetër. 195 J. Thomai, Leksikologjia e Gjuhës Shqipe. Tiranë: Botime Toena Fq Po aty. 93

109 Në gjuhën standarde shqipe stilet ndahen si më poshtë: Stili i letërsisë artistike. Gjatë zgjedhjes së përdorimt të mjeteve gjuhësore ka rëndësi edhe gjinia e shkrimeve, subjekti e personazhet, epoka që pasqyrohet, botëkuptimi e formimi gjuhësor i autorit etj. Gjuha dallohet për përdorimin e fjalëve të zgjedhura kumbuese dhe që tingëllojnë bukur. Si pasqyrim artistik i jetës e i botës, letërsia përdor shumë figura letrare dhe fjalë me kuptime të figurshme. 2. Stili politiko-shoqëror. Është gjuha e veprave politiko-shoqërore, e gazetave, e propogandës, e raporteve, e fjalimeve politike etj. Nga ana leksikore, ky stil qëndron ndërmjet atij të letërsisë artistike dhe atij shkencor-teknik. Ky stil ka një leksik të zgjedhur me terminologji të gjerë, me emra e fjalë abstrakte, me fjalë kryesisht me kuptim të drejtpërdrejtë. Sikurse letërsia artistike, ka edhe fjalë me kuptime të figurshme, disa fjalë dialektore dhe të vjetëruara që përdoren sipas rastit. 3. Stili shkencor-teknik. Është gjuha e veprave, e artikujve dhe e studimeve shkencore. Një karakteristikë e këtij stili është përdorimi i gjerë i termave teknike nga fusha të ndryshme të diturisë. 4. Stili juridik-administrativ. Në këtë stil hartohen shkresat e dokumentat zyrtare, lutjet, telegramet, ligjet e vendimet gjyqësore, kushtetutat, urdhëresat etj. Leksiku është shumë i kufizuar, fjalët përdoren me kuptim të drejtpërdrejtë, nuk ndërtohen figura letrare, ka terma, fjalë të huaja e ndërkombëtare. Në vëllimin Harry Potter, vërejmë praninë e stileve të ndryshme, në varësi të situatave të ndryshme ligjërimore. Më poshtë do t i trajtojmë këto stile nga këndvështrimi përkthimor, duke iu referuar ekstrakteve të vjelë nga korpusi ynë. Këto ekstrakte do t i emërtojmë me termin mikrotekste, pasi ato janë pjesë përbërëse e makro-tekstit Harry Potter dhe është pikërisht kundërvënia midis tyre, që bën dallimin dhe efektin stilistik. Le të fillojmë me mikro-tekstin poetik Mikrotekste poetike: Kombinimi i përkthimit ritmik me përkthimin semantik dhe komunikativ Ndër shumë mikrotekste të përfshira në korpusin tonë hasim edhe praninë e tekstit poetik. Përkthimi i poezisë kërkon një mjeshtëri dhe mprehtësi akoma edhe më të lartë nga ana e përkthyesit, pasi ai/ajo duhet të përpiqet të ruajë jo vetëm përmbajtjen por edhe formën. Përmbajtja mund të përfshijë një estetikë gjuhësore të ndërthurrur me figura letrare dhe shtresime kuptimore, ndërsa forma mund të përfshijë krijimin e ritmit, rimës, metrit, të cilat në shumicën e rasteve nuk përkojnë me sistemin gjuhësor të gjuhës burimore. Paradoksalisht, edhe pse ruajtja në gjuhën e përkthimit, si të formës ashtu edhe të përmbajtjes në të njëjtin tekst shpeshherë është e vështirë, përkthyesi duhet të synojë saktësinë e tekstit. 197 Po aty. 94

110 Nair shprehet se Poezia është shprehja e ndjenjave imagjinare dhe përvojave të poetit dhe përkthimi i saj duhet të përcjellë besnikërisht idetë e poetit. 198 Një tjetër problematikë përkthimore është fakti se mikrotekstet poetike të përfshira në një makrotekst prozaik, janë pjesë përbërëse e tërësisë së makrotekstit dhe si të tillë nuk mund të qëndrojnë të veçuar, por janë të ndërlidhura ngushtësisht me të në nivel përmbajtësor. Kjo ndërlidhje duhet të përçohet edhe në gjuhën e përkthimit. Vërejmë se përkthyesi ka përdorur procedurën përkthimore ritmike të ndërthurrur me atë semantike dhe komunikative dhe, në disa raste, në kombinim me përkthimin e lirë, për të përftuar disa përftesa në gjuhën e përkthimit, siç janë: transpozimi, sinonimia, ekuivalenca kontekstuale, fshirje, shtime etj. Më poshtë japim një analizë më të detajuar të një teksti poetik: A rip near the brim opened wide like a mouth -- and the hat began to sing: "Oh, you may not think I'm pretty, But don't judge on what you see, I'll eat myself if you can find A smarter hat than me. You can keep your bowlers black, Your top hats sleek and tall, For I'm the Hogwarts Sorting Hat And I can cap them all There's nothing hidden in your head The Sorting Hat can't see, So try me on and I will tell you Where you ought to be. You might belong in Gryffindor, Where dwell the brave at heart, Their daring, nerve, and chivalry Set Gryffindors apart; You might belong in Hufflepuff, Where they are just and loyal, Those patient Hufflepuffis are true And unafraid of toil; Or yet in wise old Ravenclaw, if you've a ready mind, Where those of wit and learning, Will always find their kind; Or perhaps in Slytherin You'll make your real friends, Those cunning folk use any means To achieve their ends. So put me on! Don't be afraid! And don't get in a flap! You're in safe hands (though I have Një e çarë pranë buzëve edhe një si punë goje filloi të këndojë: Nuk jam e hijshme, dikush nga ju mendon Por veç nga pamja i urti nuk gjykon: Jam gati të vë bast me çfarë të doni Se më të hijshme nga unë s do shikoni: Ju mbani kapa që u quajnë bombe apo cilindra bërë me cohë të re, secilit prej jush unë vendin i tregoj, prandaj s ka vlerë para meje askush. Ta dini, çdo mendim që t ju përshkojë Nuk i shpëton aspak pushtetit tim. Gjithkush në kokë të më ngjeshë që të mësojë ku do të jetë banësa që do qëndrojë. Grifarti qoftë streha e caktuar, djepi për djem që i shquan trimëria, që fisnikëria e bën një vend të shquar; në Baldoskuq në shkofshi të banoni në të të gjithë janë njërëz fort të drejtë s ka fund durimi e nder është të punoni. A në Korbzi që është plak i urtë e i vlertë Në paçit mend e jeni djem të zgjuar, aty do jeni s ka ku shkon më mirë: arsye e dije aty nuk kanë të shuar. Dhe Gjarpërblerti n u takoftë, të mirë do i keni shokët, që me nder synojnë të kenë në jetë të mirat që ëndërrojnë. Ndaj djem më ngjishni kokës pa asnjë drojë: Unë jam kapela që ju flet me gojë. (HPGF Fq ) 198 S.K. Nair, Translationg poetry: Some Basic Problems International Journal of Translation & 2, Fq

111 none) For I'm a Thinking Cap!" (HPPS p.126) Në rreshtin e parë, Oh, you may not think I'm pretty në tekstin origjinal me Nuk jam e hijshme, dikush nga ju mendon në gjuhën e përkthimit, kemi një përmbysje të rendit të fjalive si dhe zhvendosjen e fjalës negative not nuk nga fjalia kryesore në atë të varur kundrinore. Ky vendim i përkthyesit është marrë për të krijuar ritëm dhe është përdorur edhe në rreshtin e dytë i kombinuar me transpozimin. But don't judge on what you see shndërrohet në Por veç nga pamja i urti nuk gjykon. Fjala i urti është shtuar në gjuhën e përkthimit për t i dhënë tekstit një efekt më bindës. Sipas Fjalorit të gjuhës shqipe, një ndër kuptimet e termit i urtë është edhe i mençur, i zgjuar. Më pas kemi një ndryshim të qëllimshëm leksikor për arsye ideologjike: nga I'll eat myself në Jam gati të vë bast, edhe pse në aspektin funksional, të jesh gati të vdesësh dhe të vësh bast për diçka, nënkupton siguri nga ana e folësit për atë që po deklaron. Megjithatë, gjuhësisht termi është më i drejtpërdrejtë dhe më i fuqishëm në gjuhën burimore. You can keep your bowlers black, Your top hats sleek and tall, For I'm the Hogwarts Sorting Hat, And I can cap them all. Gjatë procesit të përzgjedhjes, nxënësit e vendosin kapelen që flet në kokë dhe ajo zgjedh se në cilën shkollë ai/ajo do të shkojë. Ideja e këtyre fjalive nënkupton që pavarësisht çfarë kapelash mbajnë nxënësit, qofshin ato të rrumbullakta apo në formë cilindrash, kapela që flet do t i mbulojë ato. Folja cap këtu ka dy kuptime: (1) kuptimi letrar (denotativ) që kur ajo vendoset mbi kokat e nxënësve, ajo vendos për fatin e tyre dhe (2) kuptimi figurativ apo i nënkuptuar, do të thotë se ajo është superiore ndaj kapeleve të tjera. Në gjuhën shqipe kemi një devijim të kuptimit për dy arsye: Së pari kemi humbje të lojës së fjalëvë të krijuar nga lidhja sinonimike midis emrave bowlers dhe top hat me foljen cap. Në rolin e emrit fjala cap është një lloj kapeleje ashtu si bowlers dhe top hat. Në rolin e foljes, cap sipas Fjalorit Advanced Lerners Dictionalry, do të thotë të mbulosh diçka me një shtresë. Humbja e tyrë është për shkak të një përkthimi të lirë nga ana e përkthyesit, përkthim i cili ka rezultuar në një devijim kuptimor. Përemri them në frazën And I can cap them all, i referohet kapeleve, jo studentëve, siç është përkthyer në shqip. Ju mbani kapa që u quajnë bomb, apo cilindra bërë me cohë të re, secilit prej jush unë vendin i tregoj, prandaj s ka vlerë para meje askush. Megjithatë, me metodën e shtimit dhe të ekuivalencës përshkruese, fjalia: prandaj s ka vlerë para meje askush, kompenson humbjet e mësipërme dhe nxjerr në pah superioritetin e kapeles që flet për kundër të tjerave. Grupi i fjalive Or perhaps in Slytherin You'll make your real friends, Those cunning folk use any means To achieve their ends. në gjuhën e përkthimit vijnë me Dhe Gjarpërblerti n u takoftë, të mirë do i keni shokët, që me nder synojnë të kenë në jetë të mirat që ëndërrojnë. Në këtë grupim hasim një ndryshim kuptimor në gjuhën e përkthimit. Sipas Fjalorit Oxford Advanced Lerners Dictionary përcaktori cunning përkufizohet si të jesh në gjendje të mashtrosh me dinakëri dhe është kryekëput e kundërta e versionit në gjuhën e përkthimit. Pra, nuk mund të themi që kemi vetëm humbje përkthimore, por edhe një ndryshim kuptimi. So put me on! Don't be afraid! And don't get in a flap! You're in safe hands (though I have none) For I'm a Thinking Cap!" është sjellë në shqip si Ndaj djem më ngjishni kokës pa asnjë drojë: Unë jam kapela që ju flet me gojë. 96

112 3.7.2 Mikrotekstet pragmatike: Përkthimi i drejtpërdrejtë Siç e kemi përmendur edhe më sipër, në vëllimin Harry Potter kemi një larmi dhe ndërthurrje të stileve funksionale, në varësi të situatave kontekstuale dhe ligjërimore. Nëse i hedhim një vështrim mikrotekstit të mëposhtëm, menjëherë vërejmë se kemi të bëjmë me një shkresë zyrtare, mjetet gjuhësore të së cilës, dallojnë nga mikrotekstet e tjera brenda vëllimit Harry Potter. Ky tekst përkon me stilin juridiko-administrativ, të cilin e përmendëm më sipër. Këtë dallim të fushës së veprimtarisë, e cila i përket ligjërimit libror, arrijmë ta dallojmë jo vetëm nga përmbajtja, por edhe nga shprehjet gjuhësore të pranishme në nivel leksikor dhe sintaksor. Dear Mr. Hagrid, Further to our inquiry into the attack by a Hippogriff on a student in your class, we have accepted the assurances of Professor Dumbledore that you bear no responsibility for the regrettable incident. However, we must register our concern about the Hippogriff in question. We have decided to uphold the official complaint of Mr. Lucius Malfoy, and this matter will therefore be taken to the Committee for the Disposal of Dangerous Creatures. The hearing will take place on April 20th, and we ask you to present yourself and your Hippogriff at the Committee s offices in London on that date. In the meantime, the Hippogriff should be kept tethered and isolated. Yours in fellowship (HPPA, p. 230) I dashur Zoti Hagrid, Në vijim të hetimit tonë në lidhje me agresionin e një studenti nga një Hipogrif gjatë një ore mësimi të bërë prej jush, i këmi pranuar sigurimet e dhëna nga profesor Urtmori se ju nuk jeni përgjegjës për ndodhinë e pakëndshme. Megjithatë, duhet të shprehim shqetësimin tonë për Hipogrifin në fjalë. Kemi vendosur ta pranojmë protestën zyrtare të zotit Lusius Mallfoi, prandaj ndodhia do t i paraqitet për shqyrtim Komitetit për Zhdukjen e Krijesave të Rrezikshme. Seanca do të zhvillohet më 20 prill. Ju ftojmë të paraqiteni bashkë me Hipogrifin tuaj në datat e mësipërme pranë zyrave të Komitetit në Londër. Ndërkohë, Hipogrifi duhet të mbahet i lidhur dhe i veçuar. (HPBA, fq. 165) Këto shprehje gjuhësore janë ilustruar me disa formula tipike të relacioneve apo shkresave e dokumentave zyrtare. Vihet re natyra normative dhe teknike si edhe stili zyrtar. Për shembull, përzgjedhja e termave: Further to our inquiry, you bear no responsibility, we must register our concern, We have decided to uphold the official complaint, The hearing will take place, we ask you to present yourself, the Hippogriff should be kept tethered and isolated karakterizohet nga fjalë pa ngjyrime emocionale dhe i përshtaten qëllimit të shkresës. I njëjti ton është ruajtur në gjuhën e përkthimit me anë të barasvlerave: Në vijim të hetimit tonë në lidhje me..., duhet të shprehim shqetësimin tonë..., Kemi vendosur ta pranojmë protestën zyrtare..., Seanca do të zhvillohet..., Ju ftojmë të paraqiteni bashkë me Hipogrifin...,duke nxjerrë në pah këtë stil funksional. Përpos termave të veçanta, edhe sintaksa e fjalive është një tregues me vlera stilistike e shkresave zyrtare. Hasim periudha kryesisht me nënrenditje (complex sentences) si edhe kombinimin e diatezës veprore me atë pësore. Përkthyesi Kasoruho ka përdorur strategjinë e përkthimit të drejtpërdrejtë për të përcjellë të njëjtin efekt në gjuhën e 97

113 përkthimit. Format e adresimit janë një tregues tjetër i stilit formal: përdoret veta e dytë në numrin shumës ju. Megjithatë, është me rëndësi të ndalemi në fjalinë e fundit të shkresës: In the meantime, the Hippogriff should be kept tethered and isolated. në të cilën folja modale should nuk është në rolin e foljes modale, por ka një funksion normativ dhe autoritar, kështu që do të ishte më mirë sikur të përdorej folja në kohën e ardhme should be kept tethered and isolated. do të mbahet i lidhur dhe i veçuar. Çdo stil është një tregues i një kalimi nga një situatë në tjetrën dhe e ndihmon lexuesin të kuptojë se kush është i përfshirë në cilën situatë Ndërthurja e stileve brenda një mikro-teksti Kundërvënia dhe shkrirja e stileve brenda një mikroteksti është një mjet stilistik, i cili krijon kontraste të qëllimishme. Këto kontraste shpesh përdoren nga shkrimtari për të demonstruar paqëndrueshmërinë gjuhësore të personazhit; për të ironizuar shtirjen e personazhit kur mundohet të bëhët pjesë e një shtrese sociale të cilës nuk i përket; apo qoftë edhe për të krijuar humor. Është pikërisht humori dhe sarkazma ajo që krijohet në mikrotekstin e mëposhtëm, kur katër shokët me pseudonimet Hënori, Bridega, Hapabuti dhe Bishtnxehti i drejtohen Profesor Pitonit. Le t i hedhim një sy shembullit të mëposhtëm: Professor Severus Snape, master of this school, commands you to yield the information you conceal! Snape said, hitting the map ëith his ëand. As though an invisible hand were writing upon it, words appeared on the smooth surface of the map. Mooney presents his compliments to Professor Snape, and begs him to keep his abnormally large nose out of other people s business. Snape froze. Harry stared, dumbstruck, at the message. But the map didn t stop there. More writing was appearing beneath the first. Mr. Prongs agrees with Mr. Mooney and would like to add that Professor Snape is an ugly git. It would have been very funny if the situation hadn t been so serious. And there was more Mr. Padfoot would like to register his astonishment that an idiot like that ever became a professor. Harry closed his eyes in horror. When he d opened them, the map had had its last word. Severus Pitoni, profesor i kësaj shkolle, të urdhëron t i nxerrësh në shesh njoftimet që mban fshehur, tha Pitoni dhe e goditi përsëri fletën me shkopin magjik. Sikur nisi të shkruantë një dorë e padukshme, u dukën disa fjalë në sipërfaqen e lëmuar të hartës. - Zoti Hënor i paraqet ndërimet e veta profesor Pitonit dhe i lutet të mos e fus hundën e tij tejet të gjatë në punët e të tjerëve. Pitoni ngriu në vend. Harri ia nguli sytë mesazhit pa qenë i zoti të nxjerrë zë. Por harta nuk mbeti me kaq. Nën fjalinë e parë u duk një tjetër. - Zoti Bridega është dakord me zotin Hënor dhe shton se profesor Pitoni është një kaqol që nuk e ka shokun. Sikur gjendja të mos ishte aq e nderë, do të ishte një gjë me të vërtetë zbavitëse. Por kishte edhe më... Zoti Hapabuti dëshiron të vejë në dukje habinë e tij që një fyll si ai ka mundur të behët profesor. Harri mbylli sytë i llahtarisur. Kur i hapi sërisht, harta përfundoi: Zoti Bishtnxehti i uron ditë të mbarë 98

114 Mr. Wormtail bids Professor Snape good day, and advises him to wash his hair, the slimeball. Harry waited for the blow to fall. So said Snape softly. We ll see about this (HPPA, p. 305) profesor Pitonit dhe i jep një këshillë: laj flokët zhuls. Harri priti të shpërthente. Bukur fort..., - tha ngadalë Pitoni. Do ta shohim...hpba, fq. 214) Kundërvënia e dy stileve të ndryshme brenda një fjalie krijon ndjenjën tallëse dhe sarkazmën që Hënori, Bridega, Hapabuti dhe Bishtnxehti tregojnë për profesorin Piton. Fjalia fillon me një stil formal dhe tejet libror: Mooney presents his compliments to Professor Snape and begs him (Zoti Hënor i paraqet ndërimet e veta profesor Pitonit dhe i lutet), dhe vazhdon me një ligjërim bisedor të shkujdesur me shprehje tallëse: to keep his abnormally large nose out of other people s business. (të mos e fus hundën e tij tejet të gjatë në punët e të tjerëve). I njëjti model stilistik është përdorur edhe nga folësit e tjerë duke krijuar një njëtrajtshëri të mendimit nga të katërt shkruesit. Hasim një strukturë sintaksore formale por nga ana tjetër kemi leksema të ligjërimit të shkujdesur siç janë: kaqol, fyll, zhuls. 3.8 Studime teorike për llojet e ligjërimit Ligjërimet në shqipe kanë dy variante aktualizimi: përkatësisht të shkruar dhe të folur. Të dyja këto variante ndahen në ligjërim libror, ligjërim bisedor dhe ligjërim të shkujdesur. Jani Thomai shprehet se për të dalluar këto ligjërimeve brendapërbrenda gjuhës shqipe, shërben si kriter ballafaqimi i mjeteve gjuhësore të ligjërimit me normën e ngulitur të gjuhës standarde dhe mënyra e funskionimit të këtyre mjeteve në një etapë të jetës së gjuhës. 199 Më poshtë japim disa tipare të secilit prej këtyre ligjërimeve sipas klasifikimeve të Prof. Jani Thomait. 1. Ligjërimi i thjeshtë është ligjërimi i përditshëm i njerëzve të profesioneve e të krahinave të ndryshme që nuk i përmbahen në të folur normës gjuhësore. Shumë fjalë e shprehje të këtij ligjërimi kanë përzjerjen me shprehje dialektore dhe kanë ngjyrim emocionues të fortë, prandaj ato dallohen qartë si mjete me shprehësi të lartë, por me përmmbajtje të rëndë. 200 Ky ligjërim është emërtuar edhe me termin i shkujdesur, pasi folësit nuk bëjnë kujdes për zbatimin e normës standarde. 2. Ligjërimi bisedor ka përngjashmëri më ligjërimin e thjeshtë, pasi edhe këtu kemi lëkundje të normës gjuhësore. Ky ligjërim shkarkohet nga elementet dhe ndikimet dialektore dhe krahinore, përpunohet e përsoset, duke synuar drejt normave të kristalizuara të normës standarde. 201 Xhevat Lloshi shprehet se, ligjërimi bisedor është sot shfaqja themelore e gjuhës së gjallë të popullit, në lëvizje e përtëritje të përhershme, një visar i pashtershëm mjetesh shprehëse. 202 Fjalët e ligjërimit bisedor në të shumtën e rasteve janë sinonime me fjalët 199 J. Thomai, Leksikologjia e Gjuhës Shqipe. Tiranë: Botimet Toena Fq Po aty Po aty. 202 Xh. Lloshi, Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika.Tiranë: Albas Fq

115 asnjanëse, porse me ngjyrime kuptimore dhe emocionuese të veçanta: për shembull zaptoj në vend të pushtoj, pjek në vend të takoj, pandeh në vend të kujtoj, këndoj në vend të lexoj etj. 3. Ligjërimi libror ka në përgjithësi tiparet e gjuhës së shkruar, por ka edhe variantin e folur, por norma ruhet me kujdes. Shumë fjalë e shprehje të leksikut abstrakt që karakterizojnë këtë ligjërim, përdoren edhe si terma në fusha të ndryshme të shkencës. Në ligjërimin libror, nuk zënë vend krahinizmat dhe arkaizmat, as fjalët e zhargoneve apo mjete të tjera shprehjeje, që nuk pajtohen me normën gjuhësore të standardit. 203 Jani Thomai shprehet se ligjërimet e ndryshme në gjuhë nuk kanë kufi të prerë ndërmjet tyre, sepse ka mjete gjuhësore të shprehjes që kalojnë nga një ligjërim në tjetrin, ose që ende nuk janë bërë pronë e një ligjërimi të vetëm. Gjithashtu, vetë ligjërimet zhvillohen e ndryshojnë pa pushim dhe si rrjedhim nuk qëndrojnë në një gjendje të ngurosur e të përhershme Përkthimi i tipareve dialektore në romanet Harry Potter Ndër vlerat stilistike të autores J.K Rowling janë edhe variantet dialektore të pasqyruara kryesisht në ligjërimin bisedor të një ndër personazheve kryesorë në vëllimin Harri Potter, Rubeus Hagrid. Kundërvënia e gjuhës standarde e personazheve të tjerë, me ligjërimin dialektor nën-standard të Hagridid, është një sinjal gjuhësor i sfondit të tij social, arsimor dhe deri diku edhe gjeografik. Kjo është edhe arsyeja që ne po e marrim në shqyrtim nga aspekti i analizës përkthimore këtë tipar përzgjedhës të autores, për të vrojtuar nëse dikotomia standard nën-standard do të vërehet edhe në gjuhën e përkthimit. Theksojmë se karakterizimi i personazheve të tjerë, nuk është qëllimi i këtij studimi, kështu që do të mjaftohemi vetëm me disa shembuj që janë me interes për analizën tonë të përcjelljes së barasvlerave në gjuhën e përkthimit. Fillimisht duhet të sqarojmë se çka është dialekti, i parë nga këndvështimi i gjuhëtarëve. Mund të themi se nuk është aq e thjeshtë të përkufizosh termin dialekt pasi ky fenomen mund të interpretohet në këndvështrime të ndryshme. Asnjë gjuhë nuk mund të jetë e pandryshueshme: të gjitha gjuhët demonstrojnë variacione të brendshme. Një fjali, e cila mund të kondiserohet e pasaktë gramatikisht për një grup njerëzish të cilët fjalsin gjuhën (dialektin) standarde, mund të mos jetë e tillë për grupin tjetër të njerëzve të cilët e flasin atë. Shembulli klasik i përkufizimit të dialektit është ai gjeografik: Dialekti është një variant gjuhe, i cili dallohet nga variantet e tjera të po të njëjtës gjuhë nga tiparet fonologjike, gramatikore, leksikore si dhe nga përdorimi i tij nga vetëm një grup folësish, të cilët kanë të përbashkët vendndodhjen gjeografike. 205 Përpos dialektit gjeografik, mund t i referohemi edhe dialektit social: format e ndryshme të një gjuhe të folura nga anëtarët e një klase specifike socioekonomike 206. Ekziston një mendim popullor se termi dialekt i referohet një forme gjuhe, e cila konsiderohet si nënstandard, e pasaktë dhe e shtrëmbëruar për kundër 203 J. Thomai, Leksikologjia e Gjuhës Shqipe. Tiranë: Botimet Toena Fq Po aty A. Akmajuan, et. al. Linguistics, An Introduction to Language and Communication. Sixth Edition. Cambridge, Massachusetts: The MIT Press Fq

116 gjuhës standarde, të saktë dhe të pastër. Megjithatë, për ekspertët e gjuhësisë, termi dialekt është thjesht një term teknik për të përkufizuar një variant të ndryshëm të gjuhës. 207 Viktor Ristani shprehet se Dialekti gjeografik i shfrytëzuar gjatë paraqitjes së ligjërimit dialogjik ka për qëllim përdorimin e tipareve dalluese të leksikut, të morfologjisë dhe sintaksës dialektore, ose treguesve të shqiptimit nën-standard, për të futur lexuesin në botën e ligjërimit dialektor, për të krijuar atmosferën dhe aromën e dialektit, ngjyrimin e veçantë të përkatësisë rajonale, kontrastet e karakterit social, për të realizuar synimin që dialekti të jetë variant i shmangur nga norma, i krijuar me kërkesat e situatës ligjërimore. 208 Teoricienët e studimeve përkthimore rekomandojnë që elementet dialektore të gjuhës burimore, të mund të përcillen në gjuhën e përkthimit me forma të ligjërimit bisedor. Megjithatë, Prof. Ristani shprehet se, Në rast se përkthyesi, për arsye të caktuara, parapëlqen të përdorë në gjuhën e përkthimit elemente dialektore, rekomandohet që, në përzgjedhjen e barasvlerës përkthimore, shtrirja gjeografike, kriteret thjesht gjeografikë të mos jenë përcaktuese, por të ndërthuren edhe me kriteret shoqërore. 209 Në fakt, përpara se përkthyesi të marrë vendimin në lidhje me strategjinë apo strategjitë përkthimore të elementeve dialektore, ai/ajo duhet të kuptojë funksionin dhe arsyet përse autori/rja ka vendosur që një personazh i caktuar në vepër të vishet me petkun e gjuhës nën-standarde. Newmark-u përmend tre funksione: Të ilustrojë përdorimin e zhargonit në aktet dhe sjelljet gjuhësore të personazheve; Të tregojë ndryshimet shoqërore ndërmjet klasave të ndryshme; Të tregojë tiparet kulturore lokale. 210 Duke qenë se çdo gjuhë ka devijime të veçanta dialektore nga norma standarde, në shqipe do të ishte e këshillueshme që, nëse këto devijime në gjuhën burimore kanë të bëjnë me gabime drejtshkrimore, këto gabime të mos pasqyrohen në gjuhën e përkthimit, por të gjenden mjete të tjera gjuhësore, të cilat shënjojnë këto tipare në gjuhën burimore. Për më tepër, nuk mund të lemë pa përmendur ndikimin që ka në vendim-marrjen e përkthyesit, një ndër tiparet e letërsisë për fëmijë, e cila ka të bëjë me natyrën dhe funksionin pedagogjik të kësaj letërsie. Pra, shmangiet e tepërta nga norma standarde, nuk do të ishin të rekomandueshme, pasi ato do të rezultonin në një devijim të këtij funksioni të letërsisë për fëmijë. Variantet dialektore në korpusin tonë i hasim në ligjërimin e Rubeus Hagrid, i cili është një ndër personazhet kryesorë në libër. Ai është shtatlartë dhe i shkujdesur, i pashkolluar dhe ka pasione të çuditshme, si për shembull të kujdeset për kafshë të egra dhe të rrezikshme. Nga ana tjetër, ai është një njeri zemërmirë dhe kujdeset për Harrin sikur ta kishte djalin e tij. Të gjitha këto tipare janë karakterizuar në ligjërimin e tij me anë të një të folure dialektore, ku vërehen shmangie nga norma standarde të pasqyruara kryesisht me devijime gramatikore, drejshkrimore dhe leksikore. Siç e kemi përmendur edhe më sipër, nuk mund të themi se e folura e Hagridit i përket një 207 Po aty. 208 V. Ristani, Kontribut në Studimet Përkthimore gjatë Viteve 90. Tirana: Shtepia Botuesi GEER Fq Po aty P. Newmark, A Textbook of translation. New York, London, Toronto, Sydney, Tokyo. Prentice Hall Fq

117 dialekti gjeografik të caktuar në Angli, por e folura dialektore nënstandarde e tij, i shkon për shtat një personazhi të shkujdesur dhe të pashkolluar, dhe eleminimi i këtij tipari dallues do të shkaktonte një humbje përkthimore, e cila do të nënkuptonte mospasqyrimin e plotë të karakterit të Hagridit. Siç e shohim edhe në shembullin më poshtë, kemi rënien e shkronjave në fillim dhe në fund të fjalëve, gabime në drejtshkrim dhe prezencën e apostrofave, kur një shkronjë e caktuar mungon etj. Disa shprehje të Hagridit Blimey bong-sewer budge up Chappie Codswallop Ta Interpretimi i tyre një formë pasthirrme Keqshqiptim i fjalës përshëndetje në frengjisht lëvis, ndryshoj vend Djalosh një formë pasthirrme faleminderit Tiparet fonologjike të ligjërimit të Hagridit përfshijnë: rënien e bashkëtingëllores fundore të mbaresës ing, p.sh. anythin', behavin' askin' bidin'. Forma të tjera përfshijnë shkurtimin e fjalëvë apo bashkimin e dy fjalëve bashkë: cause, në vend të because, doesn' në vend të does not, diff'rent në vend të different, dunno në vend të don t know, aren' në vend të are not, apar' në vend të apart, yer në vend të youare, ter në vend të to, yeh në vend të you etj. Më poshtë po analizojmë nga aspekti përkthimor disa shembuj nga ligjërimi i Hagridit. Tabela 15: Shembuj nga ligjërimi dialektor dhe ligjërimi i shkujdesur i Hagridit Yer a mess! said Hagrid gruffly, brushing soot off Harry so forcefully he nearly knocked him into a barrel of dragon dung outside an apothecary. Skulkin around Knockturn Alley, I dunno dodgy place, Harry don want no one ter see yeh down there (HPCS, p. 57) "They didn' keep their gold in the house, boy! Nah, first stop fer us is Gringotts. Wizards' bank. Have a sausage, they're not bad cold -- an' I wouldn' say no teh a bit o' yer birthday cake, neither." (HPPS, p. 68) Four pints of mulled mead Ta, Rosmerta, said Hagrid. (HPPA, p. 213) Je pis për faqe të zezë! i tha Hagridi i ngrysur,duke i shkundu rnga trupi blozën me aq fuqi sa për pak mend ra në një vozë me pleh dragoi. Ç të ka shkrepur të bredhësh në Nokturn Alli... është një vend namëkeq, Harri...Nuk më pëlqen të sorrollatesh atje... (HPDS, fq. 46) "Se mos e mbanin arin në shtëpi, o çun! Atëhere do të ndalemi së pari te Gringoti. Eshtë banka e magjistarëve. Ngulia dhëmbët një salçiçeje; nuk janë të këqia të ftohta... dhe do ta haja me qejf edhe një fetë nga torta e ditëlindjes sate". (HPGF, fq. 55) -Katër bardhakë me ujëmjaltë me erëza. nderit, Rozmerta, tha Hagridi. (HPBA, p. 153) Në fjalinë Yer a mess! kemi bashkimin e dy fjalëve në një të vetme, nga you are në yer. Stilema në gjuhën e përkthimit Je pis për faqe të zezë! e përftuar me anë të një shprehjeje frazeologjike, i përket kryekëput ligjërimit bisedor të shkujdesur dhe, e cila, përpos shprehësisë emocionale, tregon edhe sa të afërt janë bashkëbiseduesit 102

118 midis tyre. Është një kritikë e bërë pa u kursyer nga ana e Hagridid për pamjen e jashtme të Harrit dhe shkalla e joformalitetit (tenori joformal) është e lartë. Skulkin around Knockturn Alley, I dunno dodgy place, Harry. në gjuhën e përkthimit vjen: Ç të ka shkrepur të bredhësh në Nokturn Alli...Përsëri është një gjetje, e cila kompenson gjuhën nënstandarde të Hagridit. Gjithashtu, fjalia ndiqet nga tre pika në vend të pikëpyetjes dhe tregon hezitimin dhe mungesën e rrjedhshmërisë së ligjërimit të Hagridit. Në gjuhën burimore kemi rend të përmbysur si edhe mungesën e foljes te dodgy place ku në gjuhën e përkthimit është shtuar: është një vend namëkeq. Në fjalinë e fundit do të ishte më mirë të përdorej forma e shkurtuar e pjesëzës mohore nuk. S më pëlqen të sorrollatesh në vend të Nuk më pëlqen të sorrollatesh. Folja sorrollatem është në një rrafsh regjistri me fjalët shkrepur dhe bredhësh, ku mund të themi se kemi të bëjmë me një ligjërim të shkujdesur, i cili përveçse nxjerr në pah shtresën sociale të Hagridid, demonstron gjithashtu edhe marrëdhënien e ngushtë ndërpersonale të interlokutorëve, përkatësisht midis Hagridit dhe Harrit. Në shembullin e dytë, kemi përdorime të shprehjeve të ligjërimit bisedor të shkujdesur. Se mos e mbanin arin në shtëpi, o çun! Kjo fjali dëftore thirrmore, e ndjekur nga emri o çun, i cili i përket leksikut dialektor social, më shumë sesa gjeografik, mbart një dozë të madhe shprehëse. Në fjalinë tjetër: Ngulia dhëmbët një salçiçeje. Ngulja dhëmbët në vendtë foljes ha, ka një efekt pamor më të theksuar dhe konotacioni joformal si dhe vlera e shprehjes është më e madhe. Shembulli i fundit është një rast shumë intersant për t u trajtuar nga këndvështimi përkthimor. Kur Hagridi e falenderon Rozmertën për pijet, ai përdor termin dialektor ta në vend të thank you. Në gjuhën e përkthimit dallohet ky tipar dialektor apo tipar i ligjërimit të shkujdesur duke mos e sjellë termin në formën e tij të plotë faleminderit, por është sjellë e shkurtuar me një apostrofë: nderit Tiparet mbisegmentale Veçoritë ortografike Sipas Christiane Nord-it, tiparet mbisegmentale, janë të gjitha ato tipare të një organizimi tekstor, të cilat vendosen mbi segmentet leksikore dhe sintaksore, mbi fjalitë dhe paragrafët, duke krijuar kështu kornizën e konfigurimit fonologjik ose tonin e veçantë të tekstit. Korniza e veçantë e një teksti varet, mbi të gjitha, nga mediumi me të cilin një tekst po transmetohet. Në tekstet e shkruara tiparet mbisegmentale shprehen me anë të mjeteve pamore, siç janë fjalët kursive, hapësirat apo fjalët me të zezë (bold), shenjat e pikësimit dhe citimit, vizat, parantezat, etj. Në gjuhën e folur, tiparet mbisegmentale shprehen me anë të mjeteve akustike, siç janë tonaliteti, variacionet në diksion dhe volum, etj. 211 Këto mjete grafike me kuptim plotësues janë trajtuar edhe nga studiuesi Xhevat Lloshi në librin e tij të titulluar Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika. Ai shprehet se Ndryshimet e drejtshkrimit ngjallin reagime deri emocionale. Trajtat shkrimore përbëjnë grafemikën, që e studion grafematika. 212 Në korpusin tonë janë të pranishme lloje të ndryshme të trajtave shkrimore, të cilat duke iu kundërvënë normës së ngulitur drejtshkrimore, japin sinjale shtesë përpos kuptimit donotativ, që fjalët e fjalive respektive mbartin. Sipas Lloshit, dallojmë dy nivele të grafemikës. I pari ka të bëjë me shkronjat. Dallohen shkronja të mëdha, të vogla, të drejta, të zeza, 211 C. Nord, Text Analysis in Translation: Theory, Methodology, and Didactic Application of a Model for Translation-Oriented Text Analysis, Amsterdam: Rodopi Fq Xh. Lloshi, Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika.Tiranë: Albas Fq

119 kursive e të nënvizuara. 213 Pra shkrimtarët, në varësi të situatës, mund të luajnë me kombime të ndryshme grafike, për të sinjalizuar e krijuar një efekt emocional. Është i zakonshëm përdorimi për fjalë të tëra, që të vihet në dukje diçka, ndryshimi i karaktereve, përdorimi i fjalëve kursive, ndërprerja e fjalëve në rrokje, nëse keto të fundit mund të nxjerrin një kuptim të dytë veç e veç, etj. Sipas Lloshit, niveli i dytë ka të bëjë me formësimin e përgjithshëm, që u nënshtrohet teknikave të faqosjes, duke nisur nga formati i letrës, gjerësinë e kolonave, hapësirat, titujt, kornizat etj. 214 Shenjat e pikësimit gjithashtu janë tipare, të cilat studiohen nga grafematika. Lloshi shprehet se në prozën letrare pikësimi lidhet me mënyrat e rrëfimit dhe me evoluimin e tipave të ligjëratës. Për shembull, thonjëzat që nuk janë vënë për të cituar, shërbejnë për të shprehur ironi. Autorët qëllimisht i shkelin rregullat e njohura të pikësimit, ose i përdorin në mënyrë subjektive. 215 Duke qenë se lexuesit parësorë të vëllimit Harry Potter janë fëmijët e grupmoshave nga 9 deri në 14 vjeç, këto mjete pamore, me funksion përcjelljen e informacionit plotësues, do t i ndihmonin edhe më shumë në të kuptuarit e tonit dhe nënkuptimet e tjera, të fshehura pas fjalëve. Për shembull, në korpusin tonë hasim rëndom fjalë e fjali të shënuara me shkronja të mëdha, me anë të të cilave lexuesi sinjalizohet për një ndryshim të tonit të fjalisë. Folësi mund të jetë i inatosur, mund të tërheqë vëmendjen, etj. Gjithashtu, natyrës së tekstit me fantazi dhe pranisë së magjikes, do t i shkonte më shumë për shtat sikur titulli i librit dhe titujt e kapitujve të shënoheshin me një font të veçantë shkrimi të ngjashëm me ato papiruset e vjetra. Kështu do të krijohej një ngjashmëri dhe një lidhje midis magjikes në libër dhe natyrës mistike që krijojnë shkrimet e vjetra. Në këtë kuptim, nuk mund të anashkalojmë këto tipare jo-verbale në korpusin tonë, mungesa e të cilave do të krijonte një boshllëk interpretues te lexuesit e të dyja varianteve. Në fakt, te romani Harry Potter, këto tipare janë të shumëllojshme si në formë ashtu edhe në funksione. Më poshtë do të analizojmë disa shembuj të tipareve mbisegmentale të krahasuar edhe me variantin në gjuhën e përkthimit, për të parë nëse këto sinjalistika pamore janë të shprehura edhe në gjuhën e përkthimit Ndryshime në llojet (karakteret) e shkrimeve Siç e shohim nga shembulli i mëposhtëm, shkronjat në tekstin burimor janë shënuar në stilin Edwardian Script ITC, duke i ngjarë më shumë një shkrimi dore. Në gjuhën e përkthimit vërejmë se i vetmi ndryshim në font janë shkronjat kursive, duke iu larguar kështu stilit të tekstit burimor. KWIKSPELL A Correspondence Course in Beginners Magic Intrigued, Harry flicked the envelope open and pulled out the sheaf of parchment inside. More curly silver writing on the front page said: Feel out of step in the world of modern magic? Find yourself Magjivrik Kurs Magjie me Korrespondencë për Fillestarë U bë kureshtar, e hapi zarfin dhe nxorri prej tij një fletë përgamene. Me shkronja të argjenda, në faqen e parë shkruhej: 213 Po aty. 214 Po aty. 215 Po aty,

120 making excuses not to perform simple spells? Ever been taunted for your woeful wandwork? There is an answer! Kwikspell is an all-new, fail-safe, quick-result, easy-learn course. Hundreds of witches and wizards have benefited from the Kwikspell method! (HPCS, p.113) Ndiheni mbrapa të tjerëve në botën moderne të magjisë? Jeni kujtuar se përdorni gjithfarlloj shfajesimesh, mjaft që të mos kryeni as shortitë më të thjeshta? A ju kanë tallur ndonjëherë për shkak të rezultateve të dobëta të shkpit tuaj magjik? Ja si i përgjigjemi: MagjiVrik është kursi më i ri me rezultate të garantuara, të shpejta dhe që përvetësohen me lehtësi. Më qindra magjistarë dhe magjistrica kanë përfituar së tepërmi nga metoda MagjiVrik! (HPDF, 105) Përdorimi i fjalëve me shkronja kursive Shkronjat kursive, nga forma, janë të ngjashme me ato të shkrimit të dorës. Nga aspekti stilistik, ato shënjojnë kontrast me shkrimin e drejtë dhe, me anë të kësaj kundërvënieje lexuesi arrin të kuptojë funksionin mbisegmental apo qëllimin e autores. Janë të shumtë shembujt të tillë në sagën Harry Potter, duke filluar nga fjalë të veçanta, deri te fjalitë apo edhe mikrotekste të tëra. Funksionet e tyre janë gjithashtu të shumta. Shënjimi me shkronja kursive të fjalëve të veçanta ka kryesisht funksion emfatik, ose tregon se fjala respektive është një fjalë e huazuar apo një neologjizëm i autores, siç mund të jenë shortitë apo objektet magjike. Mikrotekstet pragmatike që kanë të bëjnë me letërkëmbime, janë shënuar me shkonja kursive. Për shembull, letra joformale që iu dërgua Harrit nga nuni i tij, Sirius Bllek, është shkruar e gjitha me shkronja kursive. Përpos elementeve gjuhësorë, të cilët shënjojnë intimitetin dhe miqësinë që Harri ka me nunin e tij, elementi grafik, përkatësisht shkronjat kursive, e shtojnë këtë dozë intimiteti duke e bërë letrën të duket sikur është e shkruar me dorë. Ndërkohë, në korrespendencat zyrtare vërejmë shkrimin e drejtë. Është pikërisht kjo kundërvënie që sinjalizon kalimin nga një situatë formale, në një situatë më intime ligjërimore. Më poshtë shohim një shembull me fjalë apo fraza kursive, të cilat janë përdorur për arsye emfatike: This is our last chance my last chance to win the Quidditch Cup, he told them, striding up and down in front of them. I ll be leaving at the end of this year. I ll never get another shot at it. Gryffindor hasn t won for seven years now. Wood swallowed, as though the memory still brought a lump to his throat. But we also know we ve got the best ruddy team in the school, he said, punching a fist into his other hand, the old manic glint back in Ky është rasti ynë i fundit, rasti im i fundit për të fituar kupën e Kuidiçit, tha duke u çapitur para e mbrapa. Në fund të këtij viti do të largohem. Nuk do të kem më rast tjetër. Grifarti ka shtatë vjet që nuk fiton. Bastuni u gëlltit, sikur kujtimet t ia ngushtonin grykën. por ne e dimë edhe se skuadra jonë është skuadra më e mirë e shkollës., - tha duke përplasur grushin me pëllëmbë të dorës, ndërsa në sy i shkreptinte flakërima e kahershme entuziaste. 105

121 his eye. We ve got three superb Chasers. Wood pointed at Alicia Spinner, Angelina Johnson, and Katie Bell. We ve got two unbeatable Beaters. Stop it, Oliver, you re embarrassing us, said Fred and George Weasley together, pretending to blush. And we ve got a Seeker who has never failed to win us a match! Wood rumbled, glaring at Harry with a kind of furious pride. And me, he added as an afterthought. (HPPA, p. 115) Kemi tri gjuajtëse të hatashme. Bastuni bëri me dorë nga Liza Spineti, Enxhëllin Xhonsoni dhe Keti Belli. Kemi goditës që s i thyen dot kush. Mjaft, Oliver, po na bën të skuqemi, - thanë me një zë Fredi dhe Xhorxhi, duke bërë kinse po e ndjenin veten ngushtë. Dhe një Kërkues që na ka çuar gjithnjë në fitore! ushtoi Bastuni duke ia ngulur sytë Harrit me një farë krenarie të papërmbajtur. Pastaj jam edhe unë, - tha mbasi u mendua pak. (HPBA, fq. 111) Siç e shohim nga shembulli, aspekti grafik me shkronjat kursive është ruajtur edhe në tekstin e përkthyer, duke e përcjellë efektin e tyre emfatik. Bëhët fjalë për një fjalim të shkurtër që Bastuni mban para lojtarëve të skuadres së tij dhe roli i tij është t i motivojë dhe t i çojë lojtarët e skuadres drejt fitores. Janë pikërisht fjalët motivuese të tij të cilat janë shënjuar me shkronja kursive: my last chance; the best ruddy team in the school; two unbeatable Beaters; a Seeker who has never failed to win us a match. Megjithatë, fraza: best ruddy team in the school, e cila është e ndarë me vija duke krijuar idenë e një fjale të vetme, nuk është përcjellë si e tillë në gjuhën e përkthimit. Gjithashtu, në po të njëjtën frazë, mbiemri ruddy i përket regjistrit joformal (slang-ut) në gjuhën burimore. Do të ishte me vend të gjendej një fjalë me të njëjtën shkallë informaliteti, si për shembull: Skuadra jonë është skuadra më e hatashme e shkollës Përdorimi i fjalëve/fjalive me shkronja të mëdha Fjalët dhe fjalitë me shkronja të mëdha, janë të kudogjendura në vëllimin Harry Potter. Ato përdoren për qëllime stilistike dhe pragmatike nga ana e autores. Funksionet e tyre janë gjithashtu të shumta. Për shembull, sa herë që kemi ndryshim të gjendjes emocionale të ndonjë personazhi, siç është shprehja e habisë, lumturisë, mllefit, dhënia e një urdhëri apo për arsye emfatike. Më poshtë kemi një shembull, ku fjalia me shkronja të mëdha ka funksion emfatik dhe është pjesë e një mikroteksti pragmatik me natyrë normative dhe autoritative. Students may also bring an owl OR a cat OR a toadparents ARE REMINDED THAT FIRST YEARS ARE NOT ALLOWED THEIR OWN BROOMSTICKS (HPHS, p. 72) Nxënësit mund të sjellin edhe një buf, OSE një mace, OSE një zhabë U KUJTOJMË PRINDËRVE SE NXËNËSVE TË VITIT TË PARË NUK U LEJOHET PËRDORIMI I BISHTAVE VETJAKE TË FSHESAVE (HPGF,fq. 58) Në shembullin e mësipërm, lidhëzja OR dhe në gjuhën burimore OSE jepet me shkronja të mëdha për të theksuar se nxënësit mund të marrin me vete vetëm njërën 106

122 prej kafshëve të buta, pra jo më shumë se dy. Fjalia që vjen më pas është një urdhër i prerë i rregullores së shkollës dhe si e tillë, është shënuar me shkronja të mëdha. Shohim se edhe në gjuhën e përkthimit është ruajtur i njëjti element grafik. Silence! SILENCE! Snape roared. Anyone who has been splashed, come here for a Deflating Draught when I find out who did this (HPCS, p. 197) Qetësi! QETËSI!- bubullonte Pitoni. Të gjithë ata që janë goditur nga stërpikat, të vijnë tek unë që t i Shfyj. Po ta kap atë që e bëri (HPDF, Fq. 153) Shembulli tjetër i mësipërm na demonstron një ndryshim të tonit të folësit. Nëse do ta dëgjonim personazhin duke folur, do të vinim re ngritjen e zërit për të treguar një eskalim të gjendjes së tij emocionale. Dy shembujt e mëposhtëm tregojnë shprehjen e mllefit nga ana e folësit me një ton të ashpër dhe kanë efekt akustik: Shembulli 1. WHAT HAVE I TOLD YOU, thundered his uncle, spraying spit over the table, ABOUT SAYING THE M WORD IN OUR HOUSE? But I HOW DARE YOU THREATEN DUDLEY! roared Uncle Vernon, pounding the table with his fist. I just I WARNED YOU! I WILL NOT TOLERATE MENTION OF YOUR ABNORMALITY UNDER THIS ROOF! (PHCS, p. 2) A S TA PATA THËNË? ofshani xhaxhai i tij, duke stërpikur me pështymë tërë tryezën. NË KËTË SHTËPI NUK DUA TA DËGJOJ FJALËN MAGJ Nuk dua TA DËGJOJ! Por unë - DHE SI GUXON TA KËRCËNOSH DADLIN? gjëmoi xhaxha Vernoni po me atë vrazhdësi, duke shëmbur grushtin mbi tryezë. TA KAM THËNË! NUK DUA TË NXJERRË KRYE NË KËTË STREHË GJENDJA JOTË ASPAK NORMALE! (PHDF, fq. 8) Shembulli 2. What s a Howler? he said.he thought for a moment it had exploded; a roar of sound filled the huge hall, shaking dust from the ceiling. STEALING THE CAR, I WOULDN T HAVE BEEN SURPRISEDID THEY D EXPELLED YOU, YOU WAIT TILL I GET HOLD OF YOU, I DON T SUPPOSE YOU STOPPED TO THINK WHAT YOUR FATHER AND I WENT THROUGH WHEN WE SAW IT WAS GONE (HPCS, p. 92) Ç është letra ulëritëse? - pyeti. Aty për aty iu duk sikur letra plasi: sallën e gjerë e mbushi një ulërimë luani, aq sa nga tavani nisi të binte pluhur. TË VJEDHËSH MAKINËN! NUK DO TË ÇUDITESHA ASPAK SIKUR TË PËRZININ! PRIT PA TA TREGOJ UNË! NUK MENDOVE ASFARE SE Ç HOQËM, YT ATË DHE UNË, KUR PAMË SE NUK ISHTE MË ATY (HPDF, fq. 74) 107

123 Një ndër objektet magjike në botën e magjistarëve është edhe letra ulëritëse, e cila iu dërgua Ronit nga nëna e tij, pasi Roni dhe Harri kishin vjedhur makinën fluturuese. Ata kishin thyer rregullat dhe kjo gjë e kishte xhindosur nënën e Ronit dhe i gjithë ky mllef i saj del me zë ulëritës kur Roni hapi zarfin. Ky efekt akustik është pasqyruar me shkronja të mëdha, kursive dhe me shkronja të errëta në gjuhën burimore. Në gjuhën e përkthimit e gjejmë vetëm me shkronja të mëdha. Megjithatë, efekti ulëritës i tekstit është përçuar edhe në gjuhën e përkthimit Përdorimi i përsëritjes së të njëjtës shkronjë Përsëritja e të njëjtës shkronjë shërben si informacion plotësues gjatë ligjërimit të personazheve, dhe në rastin e mëposhtëm shoqërojnë ndjenjën e druajtjes, hezitimit ose, në rastin e përsëritjes së zanoreve të shoqëruara edhe me shkronja të mëdha, kanë efekt akustik apo zgjatje të zërit gjatë ligjërimit bisedor. Dudley stumbled backward at once, a look of panic on his fat face. You c-can t Dad told you you re not to do m-magic he said he ll chuck you out of the house and you haven t got anywhere else to go you haven t got any friends to take you Jiggery pokery! said Harry in a fierce voice. Hocus pocus squiggly wiggly MUUUUUUM! howled Dudley, tripping over his feet as he dashed back toward the house. MUUUUM! He s doing you know what! (PHCS, p. 10) Dadli u mbprapst në çast dhe u pengua, me fytyrën që i shprehte tmerr:- T-ti nuk mund ta bësh Babai t-të ka thënë se nuk mund të bësh m-magji k-ka thënë se do të përzejë nga sh-shtëpia.dhe ti nuk ke ku të shkosh nuk ke shokë që të të strehojnë - Nomen Omen! shqiptoi Harri me një zë të thellë. Hokus Pokus Arti Morti - Mama moj! bërtiti Dadli, duke u penguar në këmbët e veta, teksa po vërsulej drejt shtëpisë. Mama, Harri se ç po bën aty! (HPDS, fq. 13) Në shembullin e mësipërm kemi një dialog midis Harrit dhe Dadlit ku, ky i fundit është i tmerruar nga frika se mos Harri i bën ndonjë magji. Frika që ai po përjeton, shprehet me hezitim të fjalëve, të cilat në roman ilustrohen me këto efekte grafike të përsëritjes së shkronjave të kombinuara me përdorimin e shkronjave të mëdha. Vërejmë se ky efekt stilistik është ruajtur edhe në gjuhën e përkthimit Përdorimi i tre pikave ( ) Një tjetër shenjë pikësimi me efekt kuptimi plotësues janë edhe tre pikat, të cilat mund të shprehin ngurrim, ndryshim të gjëndjes emocionale, suspancë, apo ndonjë mendim që të kalon në kokë. Rami Memushaj në librin e tij, Shqipja Standarde, si ta flasim dhe ta shkruajmë përmend këto funksione të kësaj sinjalistike pikësimi: a) kur fjalët e folësit ndërpriten nga bashkëbiseduesi apo diçka që ndodh papritmas; b) për të treguar ndërprerjen e thënies nga vetë folësi, për arsye të ndonjë ndjenje të fortë, kur nuk e gjen dot fjalën e duhur, kur nuk mund të flasë, kur ngurron ose ndërron mendje; c) për të treguar të folur me ritëm të ngadaltë e me pushime të 108

124 gjata; d) për të treguar ndërprerjen e një thënieje që lexuesi e merr vetë me mend; e) në vend të një fjale që nuk duam ta përmendim, ose në shkrimet e fjalëvë që, për një arsye ose një tjetër, nuk i japim të plota; f) kur ligjërimi ka mbaruar por folësi nuk i ka thënë të gjitha; g) në citime për të treguar se janë lënë jashtë pjesë, fjali, fjalë. 216 Shkrimtarët mund t i përdorin tre pikat për të treguar një pauze, apo një riformulim të një fjalie. Kjo shenjë grafike, ashtu si edhe shenjat e tjera, janë shumë të shpeshta në gjuhën burimore të korpusit tone dhe kryesisht sinjalizojnë hezitim, apo mungesë elokuence nga ana e folësit. "Yer ticket fer Hogwarts, " he said. "First o' September -- King's Cross -- it's all on yer ticket. Any problems with the Dursleys, send me a letter with yer owl, she'll know where to find me... See yeh soon, Harry." (HPPS, p. 93) "Këtu ke biletën për në Hoguorts" i tha. "Më 1 shtator, në King's Kross... i ke të gjitha të shkruara në biletë. Në paç probleme me Dërslit, nismë një letër me kukuvajkën tënde, ajo e di ku mund të më gjejë... Mirupafshim, Harri". (HPGF, fq. 74) Siç e shohim edhe nga shembujt e mësipërm, hasim një larmi tiparesh ortografike, të cilat përcjellin kuptime plotësuese të konteksteve në të cilat përdoren, duke e ndihmuar lexuesin të arrijë të kuptojë ngjyrimet mbisegmentale. Vërejmë se edhe në gjuhën e përkthimit janë përcjellë të njëjtat efekte Tipare idiolektore dhe stilistike të përkthyesit Amik Kasoruho në vëllimin Harry Potter Përpara se të fillojmë të identifikojmë e të analizjmë tiparet idiolektore e stilistike të përkthyesit Amik Kasoruho në përkthimin e romaneve Harry Potter, e shohim të udhës të shpjegojmë se çka është idiolekti. Dallimet midis folësve nuk mund të përcaktohen vetëm nga ndarjet gjeografike apo përkatësia në një grup etnik apo klasë sociale të caktuar. Variacionet gjuhësore nuk mund të përfundojnë me dialektet. Sipas Adrian Akmajian et. al. në librin me titull Linguistics, an Introduction to Language and Communication, Çdo dialekt i një gjuhe të caktuar mund të pësojë ndryshime apo variacione të brendshme: dy folës të të njëjtës gjuhë, edhe pse mund t i përkasin të njëjtit dialekt, nuk e flasin dhe nuk e përdorin gjuhën në të njëjtën mënyrë. Forma e një gjuhe e folur nga një individ i vetëm konsiderohet si idiolekt, dhe çdo folës i një gjuhe ka një idiolekt dallues. 217 Në këtë kuptim, gjykojmë se edhe përkthyesi Amik Kasoruho përdor disa tipare gjuhësore të cilat e dallojnë atë nga shkrimtarë dhe përkthyes të tjerë. Më poshtë do t i përmendim këto tipare idiolektore dhe stilistike. 216 R. Memushaj, Shqipja Standarde, si ta flasim dhe ta shkruajmë. Tiranë: Botimet TOENA, Fq A. Akmajuan, et. al. Linguistics, An Introduction to Language and Communication. Sixth Edition. Cambridge, Massachusetts: The MIT Press Fq

125 Përdorimi i ndajshtesave dhe sinonimisë me ngjyrime emocionale Një ndër tiparet stilistike të përkthyesit Amik Kasoruho, është përdorimi i stilemave, të cilat mbartin kuptime subjektive të autorit apo personazhit dhe, si të tilla, e bëjnë ligjërimin më të gjallë dhe më të përngjashëm me një situatë reale. Për të arritur këto shtresime konotative, Kasoruho përdor aftësitë e tij të pashterueshme gjuhësore, jashtëgjuhësore dhe kulturore, të cilat rrjedhin nga formimi i tij profesional dhe marrëdhënia e pandërprerë që ka patur me librin. Një mënyrë leksikore për të shprehur një shtresim konotativ të një termi është edhe përdorimi i ndajshtesave, të cilat i japin fjalës një ngjyrim emocional dhe shprehin këndvështimin e autorit apo personazhit kundrejt referentit apo objektit që po përshkruajnë. Këto ndajshtesa mund të shprehin konotacione apo ngjyrime emocionale pozitive ose negative, të cilat ngërthejnë shprehje lajkatuese, miratuese, admiruese, apo pejorative, mohuese, ofenduese, keqësuese dhe si të tillë mbartin vlera stilistike përpos atyre morfo-semantike. Si në anglishte edhe në shqipe, ndajshtesat janë të larmishme: Gjuha shqipe ka 15 prapashtesa me kuptim negativ dhe ndajfoljen keq në rol prapashtesor 218 : prapashtesa ac ka kuptim pejorativ (gojac, thumbac); prapashtesa aç ka kuptim pejorativ dhe diminutivë (buzaç), prapashtesa acac, acuk ka kuptim diminutiv (verdhacuk, verdhacak); prapashtesa -alec (barkalec big bellied); prapashtesa ak (zëmrak peevish); prapashtesa anec (pijanec drankard); prapashtesa arak, (bredharak wanderer); anik, (trashanik) - anjoz, (tekanjoz) - aluq (trashaluq) aq (harraq) me kuptimin e një cilësie të pamirë. prapashtesa avec (mburravec braggart); prapashtesa uc me kuptim zvogëlimi apo përkedheljeje. ndajfolja keq (fatkeq unlucky), etj. Në gjuhën angleze prapashtesat me kuptim pejorativ janë 5, prej të cilave -less është prapashtesë e mirëfilltë me kuptim mohues, të tjerat janë elemente fjalëformuese me numër të pakët fjalësh. 219 prapashtesa ard dhe aster me kutim pejorativ (coward) prapashtesa ish me kuptim pejorativ (foolish) prapashtesa ling me kuptim inferioriteti (wolfling) prapashtesa less me kutpim antonimik (useless) Prapashtesat me kuptim zvogëlimi në gjuhën angleze janë tre 220 : Prapashtesa ie girlie, birdie Prapashtesa let leaflet 218 M. Inesi, Rreth Dukurive Morfo-semantike në Formimet me Ndajshtesa me Kuptim Pejorativ në Shqipe dhe Anglishte. Desertacion doktorate, Tiranë Fq Po aty. Fq I. Stefanllari, A Course in English Lexicology. Tirana: GEER Fq

126 Prapashtesa ette kitchenette Një mënyrë tjetër leksikore për të shprehur një nuancë konotative është edhe sinonimia. Në përgjithësi, sinonimet janë fjalë të përafërta nga kuptimi, pra kanë një farë dallimi ndërmjet tyre, njëra fjalë mund të shprehë një nuancë, kurse fjala tjetër një nuancë tjetër kuptimore. 221 Pra, janë këto dallime midis sinonimeve, të cilat krijojnë nuanca kuptimore të veçanta 222, për shembull: ndër mbiemrat i mirë dhe i mrekullueshëm, ndryshon shkalla e cilësimit dhe nëse autori përdor fjalën e dytë, ai/ajo po transmeton te lexuesi opinionin dhe këndvështrimin e tij/saj kundrejt referentit. Sinonimet dallojnë gjithashtu edhe nga ngjyrimi stilistik-emocionues 223. Për shembull: tregti-pazarllëk. Emri pazarllëk, falë prapashtesës pejorative llëk, pasqyron këndvështrimin negativ që ka autori/autorja për një veprimtari të caktuar. Ndërsa emri tregti mbart më shumë kuptimin denotativ apo të një emërtuesi neutral, të një aktiviteti të caktuar. Gjithashtu, sinonimet dallojnë edhe për faktin se nuk kanë të njëjtën gjerësi e denduri përdorimi në fusha të ndryshme, e në rrethin e folësve, në shtresat shoqërore, në ligjërimet e stilet e ndryshme, ku një fjalë përdoret më shumë, e sinonimi i saj më pak. 224 Në këtë kategori përfshihen edhe fjalët dialektore e të folmeve të ndryshme, të cilat duke u kundërvënë me gjuhën standarde të pranuar si normë, krijojnë ngjyrime të ligjërimit bisedor dhe sinjalizojnë vendndodhjen gjeografike dhe shtresën sociale të personazhit. Për shembull: litar, konop, tërkuzë; vajzë, çupë, cucë, gocë, çikë. Fjalët e huazuara gjithashtu nuk janë asnjanëse për sa i përket shtresimit konotativ. Jani Thomai shprehet se, shumë fjalë të huazuara nga turqishtja (badakçi, budallallëk, dyfek, halldup, maskarallëk, matrapaz, sebep, qelepir, zahalli, zullum) kanë nuanca kuptimore keqësuese, tallëse, përbuzëse. Këtë ngyrim shumë turqizma e kanë fituar brenda shqipes. Turqizmat që e kanë fituar këtë tipar, u janë kundërvënë tashmë fjalëve asnjanëse si antonime stilistike. Kjo shpjegon edhe përdorimin e tyre, p.sh., në shkrimet humoristike. Fjala vjen, në gojën e një personazhi konservator, patriarkal, anadollak nga mendja e zakonet, vihen me shumicë turqizma me ngjyrime stilistike. 225 Këto mundësi morfo-stilistike dhe gjetje leksikore do t i ilustrojmë më poshtë me shembuj të vjelë nga korpusi ynë. Tabela 16: Lista me shembuj të fjalëve me ndajshtesa me ngjyrime emocionale si tipar idiolektor i përkthyesit Flight of the Fat Lady (HPPA, p. 148) Mr. Dursley was the director of a firm called Grunnings, which made drills. He was a big, beefy man with hardly any neck, although he did have a very large mustache. Mrs. Dursley was thin and Arratisja e zonjës trashaluqe (HPBA,fq. 109) Zoti Dërsli ishte drejtor i një firme që quhej Grunings, e cila prodhonte trapane. Ishte madhosh, dërdëng, thuajse pa fare qafë dhe me një palë mustaqe të mëdha. Zonja Dërsli ishte thatime, flokëverdhë 221 J. Thomai, Leksikologjia e Gjuhës Shqipe. Tiranë: Botimet Toena Fq Po aty. 223 Po aty. 224 Po aty. Fq Po aty. 111

127 blonde and had nearly twice the usual amount of neck, which came in very useful as she spent so much of her time craning over garden fences, spying on the neighbors. (HPPS, p. 1) dhe me një qafë të gjatë pothuaj sa dyfishi i një qafe zakonshme, gjë që i hynte në punë, meqë kalonte pjesën më të madhe të kohës duke e zgjatur tej gardhit të kopshtit për të përgjuar fqinjët. (HPGF, fq.7) Shembujt e mësipërm janë stilema, të cilat përshkruajnë pamjen e jashtme të personazheve. Mbiemri trashaluqe, në kundërvënie me termin denotativ e bëshme, e shëndoshë, e plotë, shërben si një mjet stilistik, i cili transmeton këndvështrimin e autores. Në shembullin tjetër kemi kundërvënien e mbiemrit dërdëng me mbiemrin thatime. Janë dy antonime, të cilat përkojnë në regjistër dhe stil. Përseri kemi dy stilema me ngarkesë konotative, më anë të të cilave autorja i jep një informacion plotësues lexuesit për përsonazhet në fjalë. Zoti dhe Zonja Dërsli më vonë gjatë shpalosjes së rrëfimit, janë personazhe shpirtligë e të pamëshirshëm dhe mënyra sesi përshkruhen ata që në fillim të vëllimit e rrëfen këtë tipar të tyre. "Wandering around at midnight, Ickle Firsties? Tut, tut, tut. Naughty, naughty, you'll get caught." (HPGF, p. 170) "Oooooooh!" he said, with an evil cackle. "Ickle Firsties! What fun!" He swooped suddenly at them. They all ducked. (HPPS, p. 138) What looked like a fat little monk was saying: "Forgive and forget, I say, we ought to give him a second chance --" (HPPS, p. 122) "Little tyke wants his money's worth, just like his father. 'Atta boy, Dudley!" He ruffled Dudley's hair. (PPPS, p. 23) except it and watch Percy chase Fred and George all over Gryffindor tower because they'd stolen his prefect badge. (HPCS, p. 219) Professor McGonagall opened her mouth, changed her mind, swallowed, and then said, "Yes -- yes, you're right, of course. But how is the boy getting here, Dumbledore?" (HPPS, p.14) At that moment there was a diversion in the form of a small, redheaded figure in a long nightdress, who appeared in "Po i vini rrotull kështjellës në mesnatë o bylmeza? Ha, ha, ha! O teveqela, kanë për t'ju përjashtuar!" (HPGF, fq, 131) "Ooooooh!" thirri duke qeshur fort me ligësi. "Na qenkan buzëqumështit e vitit të parë. Sa bukur!" U sul kryengulthi mbi ta. Të gjithë u përkulën për ta shmangur. (HPGF, FQ. 106) Ai që i përngjiste një murgu të shkurtër dhe buçkan, po thoshte: "Unë them se duhet falur dhe harruar; duhet t'i japim edhe një mundësi tjetër..." (HPGF, fq. 96) Ky maskaruc i vogël i do të tëra ç i takojnë., deri më një, bash si i ati. Të lumtë, Dadly! dhe i shpurturiti flokët. HPGF, fq. 22)...po te mos ishte se donin të shihnin Persin që po ndiqte me vrap nëpër kullën e Grifartit Fredin dhe Xhorxhin, sepse dy horucët i kishin rrëmbyer distingtivin e tij si prefekt. (HPGF, fq. 167) ProfesoreshaMekGurhapigojënpërt'upërg jigjur, porpastajndërroimendje, ugëlltitdhetha: "Po... po, jukenitë drejtë, natyrisht. Po në ç'mënyrë do të vijë këtu djalka?" (HPGF) Ate çast një çupkë e vogël me flokë të kuq dhe me një këmishënate të gjatë u dha në kuzhine, lëshoi një britmë të lehtë 112

128 the kitchen, gave a small squeal, and ran out again. Ginny, said Ron in an undertone to Harry. My sister. She s been talking about you all summer. dhe u largua sakaq me vrap. "Eshtë Xhini" i tha Harrit Roni nën zë. "Motra ime. Tërë verës s'ka bërë tjetër veçse ka folur për ty". (HPDS, fq 33) Në tabelën e mësipërme vërjemë disa shembuj, të cilët shprehin pikpamjet emocionale të personazheve dhe të autores. Hasim dy stilema interesante në gjuhën e përkthimit për termin Ickle Firsties, i cili përdoret nga Ngaci për t iu referuar me tallje nxënësve të klasës së parë. Në rastin e parë, hasim stilemën bylmeza, e cila është një neologjizëm i përkthyesit i sjellë prej fjalës bylmet dhe, në aspektin semantik, lidhet me shprehjen e cila mbart një konotacion tallës: i ka ende buzët me qumësht, pra janë akoma të vegjël. Në rastin e dytë, termi Ickle Firsties vjen me një sinonimi, dhe kështu është shmangur përsëritja e të njëjtës stilemë dy herë: buzëqumështit e vitit të parë. Është për t u përgëzuar përzgjedhja e përkthyesit pasi është përcjellë edhe nuaca tallëse e fjalës, duke treguar edhe gjendjen emocionale të folësit. Dy shembujt e fundit na ofrojnë stilema, të cilat i shkojnë për shtat kontekstit dhe personave të përfshirë në ligjërim. Xhaxha Vernoni mburret me veprimet e pakëndshme të djalit të tij të përkëdhelur dhe i referohet atij me termin tyke, i cili sipas Fjalorit Oxford Advanced Learners Dictionary do të thotë: një person vulgar dhe i paedukatë. Në gjuhën e përkthimit kemi stilemën maskaruc, të formuar nga fjala maskara + prapashtesën përkëdhelëse dhe zvogëluese uc: maskar-uc. Është pikërisht prapashtesa që i jep një ngjyrim përkëdhelës termit tyke, duke iu përshtatur kështu kontekstit. E njëjta stategji është përdorur edhe në shembullin tjetër ku përemri vetor they, i cili i referohet çamarrokëve Fredi dhe Xhorxhi, është zëvendësuar me stilemën horucët, e cila vjen prej emrit horë, e cila sipas fjalorit të gjuhë shqipe (2006) do tw thotw dordolec prej kashte që digjet në arë, duke shtuar prapashtesën uc: hor-ucët. Megjithatë, mund të themi se kuptimi plotësues i prapashtesës uc, mund të marrë ngjyrime të ndryshme në varësi të kontekstit. Në kontekste të tjera ka edhe konotacion negativ, përveç atij përkedhelës dhe zvogëlues. I was not born in the castle. I come from a distant land. A traveler gave me to Hagrid when I was an egg. Hagrid was only a boy, but he cared for me, hidden in a cupboard in the castle, feeding me on scraps from the table.(hpcs, p. 293) "He caught that thing in his hand after a fifty-foot dive," Professor McGonagall told Wood. -Professor McGonagall told Wood. (HPPS, 162) They swilled the dregs around AS Professor Trelawney had instructed, then drained the cops and swapped them. (HPPA, p. 110) "Po unë nuk kam lindur në kështjellë. Unë vij nga një vend i largët. Një udhëtar më dorëzoi te Hagridi qysh pa dalë nga veza. Hagridi asi kohe ishtë një çunak, por u kujdes për mua, më fshehu në një raft në kështjellë dhe më jepte për të ngrënë ç'mbetej nga tryeza. (HPDF, fq. 224) E rroku topthin vetëm me një dorë, mbasi zbriti fluturim thikë teposhtë për nja njëzet metra, i tha Bastonit profesoresha MekGur. HPGF, fq. 124) I rrotulluan fundçet e filxhanit, si u kishte thënë profesoresha Trelaunej, pastaj i përmbysën dhe i shkëmbyen. (HPPA, p. 82) Not lost are you, my dear? said a Mos ke humbur gjë rrugën, djalosh? I 113

129 voice in his ear, making him jump. (HPCS, p. 56) Griphook whistled and a small cart came hurtling up the tracks toward them. (PHPS, p. 80) the Dursleys usually bought, with their little plastic toys and their flimsy paper hats inside. (HPPS p.218) pëshpëriti në vesh një zë dhe ai kapërceu përpjetë. (HPDF, fq. 48) Unçi-unçi fishkëlleu dhe një vagonetë e vogël erdhi drejt tyre duke nxjerrë një rropamë hekurash që fërkoheshin. (HPGF, fq. 64)...që blinin Dërslit dhe që e shumta përmbanin ca lojëra të vockla plastike apo kapele letre që s shiheshin me sy. (HPGF, fq. 166) Edhe në këtë tabelë vërejmë përdorimin e emrave dhe mbiemrave me prapashtesa kryesisht zvogëluese: çunak (çun,) djalosh (djalë), topthin (topi), fundçet, (fundet), të vockla, (të vogla), vagonetë e vogël (vagon). Edhe këto shembuj vërtetojnë se sa i vëmendshëm është përkthyesi Kasoruho në përcjelljen e shtresimeve kuptimore dhe atyre stilisike, duke e berë leximin edhe më të këndshëm Përdorimi i shprehjeve frazeologjike Siç e kemi vënë re nga shembujt e analizës përkthimore, në fillim të këtij kreu, një tipar dallues i përkthyesit Kasoruho, është edhe përdorimi i gjerë i shprehjeve frazeologjike, të cilat ai i preferon sidomos në ligjërimin dialogjik apo edhe gjatë situatave të tjera ligjërimore, duke e bërë kështu ligjërimin më të gjallë. Sipas Jani Thomait, ato fjalë e njësi frazeologjike me vlera ligjërimore e stilistike, që kanë ngjyrime emocionuese të ndryshme, kanë edhe forcë shprehëse të madhe, i japin komunikimit karakter të figurshëm dhe shprehësi të lartë. 226 Pikërisht këtë synim ka patur përkthyesi Kasoruho në përzgjedhjen e stilemave frazeologjike. Meqenëse shumë shembuj i kemi përmendur tashmë në analizën tonë përkthimore, do të mjaftohemi vetëm me disa shembuj të tjerë ilustrues. Tabela 17: Lista me shembuj të shprehjeve frazeologjike si tipar idiolektor i përkthyesit Shove off, Malfoy, said Ron, whose jaw was clenched. Did you faint as well, Weasley? said Malfoy loudly. Did the scary old Dementor frighten you too, Weasley? (HPPA, p. 92) She deserved it, Harry said, breathing very fast. She deserved what she got. You keep away from me. He fumbled behind him for the latch on the door. I m going, Harry said. I ve had enough. Hiqu qafë, Mallfoi tha me zë të shtrënguar Roni. Edhe ty të ra të fikët, Uezli? thirri Mallfoi me zë të lartë. Edhe ty, Uesli ta kalli datën ai Marrosësi i shëmtuar. (HPBA, Fq. 70) E bëri hak, i tha duke marrë frymë më vështirësi. E bëri me të vërtetë hak. Mos m u afro! Zgjati dorën tjetër mbas vetes, duke kërkuar me hamendje dorezën e derës. Po iki, - tha. Më ka ardhur në majë të hundës. 226 Thomai, J. Leksikologjia e Gjuhës Shqipe. Tiranë: Botimet Toena Fq

130 (HPPA, P. 32) (HPBA, fq. 28) But today, nothing was going to go wrong. It was even worth being with Dudley and Piers to be spending the day Por ate ditë s'kishte për t'i shkuar gjë mbrapsh. Dhe e vlente barra qiranë ta kalonte një ditë me Dadlin dhe Persin, somewhere that wasn't school, his mjaft që të shkonte në një vend që të mos cupboard, or Mrs. Figg's cabbagesmelling ishte shkolla, qilari apo salloni i zonjës living room. (HPPS, p. 26) Fig ku të mbyste era e lakrës. Piers, Dennis, Malcolm, and Gordon were all big and stupid, but as Dudley was the biggest and stupidest of the lot, he was the leader. The rest of them were all quite happy to join in Dudley's favorite sport: Harry Hunting. (HPPS, p. 33) (HPGF, fq. 25) Persi, Denisi, Malkolmi dhe Gordoni ishin trupmëdhej, të shëndoshë dhe teveqelë, por meqë Dadli ishte më i bëshëm dhe më rrotë se të tjerët, kryetar ishte ai. Gjithë të tjerët bashkoheshin gjithë qejf me 'te për të ushtruar së bashku sportin e tij më të dashur: t'i binin në qafë Harrit. (HPGF, fq. 30) I look to the Prefects, and our new Head Kam besim se Prefektët dhe Boy and Girl, to make sure that no Kryeshkollaret e Kryeshkollarët do të student runs foul of the Dementors, he bëjnë çmos që askush të mos u said. (HPPA, p. 97) kundërvihet Marrosësve, - tha ai. (HPBA, fq. 73) The weather s horrible. (HPPS, p. 56) Këtu koha është për dreq.(hpgf, fq. 47) when I was an egg. (HPCS p. 293) Bet you five galleons the next one dies. (HPCS, p. 282) Pa dalë nga veza. (HPDF) Vë bast se ai që do ta ketë rradhën ketej e tutje sot do të kthejë këmbët nga dielli. (HPDF,fq. 215) Shembuj të tjerë janë: Our great story starts (HPPS, p. 2) Zë fill historia (HPGF, fq. 7)... Strange and misterious things would soon be happening all over the country. (HPPS, p. 2) Gjëra të çuditshme dhe misterioze do të bënin vaki. (HPGF, fq. 7)... He hated the summer holidays more than any other time of year. (HPPA, p. 1) Para së gjithash i kishte zët pushimet verore më shumë se çdo pjesë tjetër të vitit. (HPPB, fq. 7)... "Now, don't forget, it's Locomotor Mortis," (HPPS p. 238) Atëherë, ngule mirë në mëndje formulën magjike Lokomotor Mortis. Don't nag." (HPPS p. 238) Mos ma merr shpirtin. (HPGF, fq. 180); Dje dhashë e mora ta bëja të verdhë për ta bërë pak më tërheqës, por nuk më ndezi magjia. (HPGF, fq. 87); Dyshoj pak në besueshmërinë e bufit, por ky është më i miri që kam gjetur dhe dukej se s e zinte vendi derisa ta përballonte misionin. 115

131 Përdorimi i fjalëve të vjetëruara dhe orientale Sistemi i gjuhës është më i gjerë se mishërimi i tij në një etapë të caktuar. 227 Përzgjedhja e qëllimshme e fjalëve të vjetëruara nga ana e përkthyesit, sidomos fjalëve që i përkasin ligjërimit bisedor të përditshëm, duke iu kundërvënë fjalëve aktuale, krijon një efekt stilistik dhe një dikotomi interesante për t i dhënë tekstit larmi dhe ngjyrime apo kuptime plotësuese. Në rastin e e korpusit tonë, ku lexuesit primarë janë fëmijët dhe adoleshentët, fjalët e vjetëruara kanë edhe një funksion të shtuar, përkatësisht atë pedagogjik: ta prezantojnë brezin e ri me këto fjalë, në mënyrë që ekzistenca e tyre të mos venitet dhe më vonë të zhduket. Një numër i madh i tyre janë fjalë të huazuara nga turqishtja dhe pozicioni në të cilin ato qëndrojnë në leksikun e gjuhës shqipe, është ai i ligjërimit bisedor të thjeshtë (të shkujdesur). Kasoruho nuk është një purist i gjuhës shqipe dhe mendon se ajo mund të pasurohet nga prurje apo huazime prej gjuhëve të tjera. Gjatë një interviste televizive, e cila është botuar edhe në librin e tij publicistik Pa Mëri, i kërkohet të japë mendimin e tij për këtë çështje. Kasoruho përgjigjet duke cituar Fishtën: Më kujtohet një frazë e Fishtës. Në një bisedë me disa njerëz të kulturës, të gjuhës, duke folur për të mos lejuar futjen e fjalëve të huaja në shqip, Fishta, me atë humorin e tij, u thotë: Mirë e keni, kështu duhet të jetë, por ka i fjalë turçe ban lazëm. Ajo lufta e prerë për të mos pranuar asgjë, për të gjetur një korresponduese shqip të një fjale të huaj, që të bëjë efekt më duket e tepruar. 228 Më poshtë po ilustrojmë disa shembuj me fjalë të vjetëruara, të cilat tregojnë një tipar idiolektor të përkthyesit Kasoruho. Tabela 18: Lista me shembuj të fjalëve të vjetëruara dhe orientale si tipar idiolektor i përkthyesit New students at Hogwarts were sorted into Houses by trying on the Sorting Hat, which shouted out the House they were best suited to (Gryffindor, Ravenclaw, Hufflepuff, or Slytherin). (PHPA, p. 96) Harry was glad school was over, but there was no escaping Dudley's gang,who visited the house every single day. (HPPS, p. 33) "Thirty-six," he said, looking up at his mother and father. "That's two less than last year." "Darling, you haven't counted Auntie Marge's present, see, it's here under this big one from Mommy and Daddy." (HPPS, p. 22) The rock cakes were shapeless lumps with raisins that almost broke their Ata që vinin sefte në Hoguorts vinin në kokë kapëlën Folëse që, duke thirrur, u caktonte shtëpitë ku ishin më të përshtatshëm. (Grifarti, Korbziu, Baldoskuqi apo Gjarpërblerti). (PPBA, fq. 72) Harri ishte shumë i kënaqur që shkolla kishte mbaruar, por s'kish derman t'i përvidhej bandës së Dadlit që vinte në shtëpi si një ditë një ditë. (HPGF, fq. 30) "Tridhjetegjashtë", tha dhe u kthye nga i ati dhe e ëma. "Dy më pak se vitin e kaluar". - "Shpirt, s'e ke futur në hesap dhuratën e teze Marxhit. Shikoje, ja ku e ke, nën këte dhuratë të madhe të babait dhe të mamasë". (HPGF, fq. 22) Biskotat gati sa s u thyen dhëmbët, por Harri dhe Roni u shtirën sikur u pëlqyen 227 Xh. Lloshi, Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika.Tiranë: Albas Fq Kasoruho, A. Kur Dikensi të lë shije të hidhur që në faqet e para. Intervistë nga Julia Vrapi. Botuar në Pa Mëri, Publicistika e Jetës sime. Tiranë: Botimet Pegi, Fq

132 teeth, but Harry and Ron pretended to be enjoying them. (HPPS,p. 150) It was on his way back past them, clutching a large doughnut in a bag, that he caught a few words of what they were saying. (HPPS, p. 4) Ron was leaning out of the back window of an old turquoise car, which was parked in midair. (HPCS, p. 25) Hagrid seized Harry by the scruff of the neck and pulled him away from the witch, knocking the tray right out of her hands.(hpcs, p. 57) Professor Trelawney was staring into the teacup, rotating it counterclockwise. The falcon my dear, you have a deadly enemy. (HPPA) fq I realized that, said Harry, ducking as Hagrid made to brush him off again. I told you, I was lost what were you doing down there, anyway? (HPCS, p. 56) The harder she tried to pull it over his head, the smaller it seemed to become, until finally it might have fitted a hand puppet, but certainly wouldn't fit Harry. Aunt Petunia had decided it must have shrunk in the wash and, to his great relief, Harry wasn't punished. (HPPS, p. 26) Dudley's mouth fell open in horror, but Harry's heart gave a leap. (HPPS, p. 23) Where did you come out? Ron asked. Knockturn Alley, said Hagrid grimly. Brilliant! said Fred and George together.(hpcs, p. 58) Harry crossed to his bedroom on tiptoe, slipped inside, closed the door, and turned to collapse on his bed. The trouble was, there was already someone sitting on it. (HPCS, p. 11) I m fine, said Hurry, jumping up. kiamet. (HPGF, fq. 115) Kur u kaloi përsëri pranë, tek po kthehej nga bukëpjekësi, duke mbajtur në dorë një alamet kulaçi të mbështjellë me letër, i rroku veshi diçka nga ç'ishin duke folur. (HPGF, fq. 9) Roni kishte dalë jashtë nga xhami i mbrapmë i një makine të vjetër të kaltër, që ishte parkuar në hava. (HPDF, p. 25) Hagridi e zuri për zverku dhe e tërhoqi larg shtrigës, duke ia flakur në hava tabakanë. Britmat e saj i ndoqën gjatë asaj rrugice tërë kthesa, deri sa dolën jashtë saj, në dritë të diellit. (HPDF, p. 49) Profesoresha Trelaunej shikoi filxhanin duke e rrotulluar në drejtim të kundërt me akrepat e sahatit. - Këtu ka një skifter i dashur, ti ke një hasëm për vdekje. (HPBA) fq. 88. "E kuptoj" tha Harri, duke dashur t'i shpëtonte Hagridit që po gatitej ta shkundëte përsëri fort. "Ta thashë, humba rrugën... Po t'i ç'doje aty?" (HPDF, p. 49) Porsa më shumë përpiqej t'ia fuste nga koka, aq më shumë zvogëlohej trikoja, derisa u katandis që mund tavishte një kukull, por kurrsesi Harri. Emta Petunia i kishte dhënë karar se do të kishte hyrë duke u larë në rrobalarëse dhe asajhere Harri, i lehtësuar dhe i kënaqur, nuk u ndëshkua. (HPGF, p. 25) Dadli hapi gojën i tmerruar, por Harrit i brofi zemra nga gëzimi. (HPPS, fq. 23) "Ku ishe?" pyeti Roni. "Në Nokturn Alli" tha Hagridi i ngrysur. "Hata fare! " thirrën njëzëri Fredi me Xhorxhin. (HPDF, fq. 50) Harri shkoi në dhomën e tij të gjumit maje gishtash, shkau brenda saj, mbylli derën dhe bëri të lëshohej në shtrat. Veç gjynah që shtrati i tij ishte i zënë. (HPDS, fq, 14) Jam mirë, tha Harri, duke brofur në këmbë. 117

133 (HPPA, p. 95) (HPBA, fq. 71) Professor Trelauney was staring into the teacup, rotating it anti-clockwise. (HPPA, 111) Twenty-four letters to Harry found their way into the house, rolled up and hidden inside each of the two dozen eggs that their very confused milkman had handed Aunt Petunia through the living room window. (HPPS, 43) So we ve heard, said Lupin more coldly. (HPPA, p. 389) Profesoresha Trelaunej shikoi filxhanin, duke e rrotulluar në drejtom të kundërt me akrepat e sahatit. (HPBA, fq. 83) Njëzetekatër letra drejtuar Harrit e gjetën rrugën për t'u futur në shtëpi, të mbështjella apo të fshehura brenda vezëve që shegerti i dyqanit të bulmetit, krejt i hutuar, ia kishte dorëzuar teze Petunia nga dritarja e dhomës së ndejtjes. (HPGF, p. 37) E kemi dëgjuar këtë mesele, tha Lupini edhe më ftohtas. (HPBA, fq. 274) Shembujt e mësipërm ilustrojnë një mori fjalësh të vjetëruara, shumica e të cilave janë me origjinë orientale. Megjithatë, një tipar të tillë nuk e verejmë në gjuhën burimore, gjë që demonstron se përdorimi i fjalëve të vjetëruara është tipar idiolektor i përkthyesit. Mendojmë se do të ishte më mirë sikur përkthyesi të mos e kishte përdorur kaq shpesh këtë tipar idiolektor në këtë vëllim, pasi për shkak të statusit të tyre arkaik, lexuesit e vegjël nuk arrijnë t i kuptojnë këto fjalë. Nga njëra anë, mosnjohja e këtyre fjalëve nxit dialogun midis prindërve dhe fëmijëve të tyre, gjatë të cilit këtë të fundit i pyesin prindërit në lidhje me kuptimet e fjalëve të vjetëruara. Nga ana tjetër, nëse procesi i leximit do të ndërpritej shumë shpesh, atëherë ekziston mundësia që fëmijët ta humbasin interesin për leximin e librit, duke mos e përfunduar atë Përdorimi i leksikut dialektor Një tipar tjetër idiolektor, i cili bie lehtësisht në sy, është edhe përdorimi për arsye stilistike i fjalëve dialektore nga ana e Kasoruhos. Para se të fillojmë analizën stilistike të këtij tipari, le të diskutojmë dhe të përmendim këndvështrimet e studiuesve në lidhje me leksikun e dialekteve të përdorur në letërsi. Jani Thomai shprehet se Gjuha letrare merr prej dialekteve çdo fjalë e shprehje që i duhet për të plotësuar sistemin dhe që i sjell asaj një pasurim të vërtetë. Ka edhe shumë fjalë e shprehje të tjera nga dialektet që mund të hyjnë në leksikun e gjuhës standarde, sepse e pasurojnë atë, zëvendësojnë fjalët e huaja, sjellin nuanca e ngjyrime emocionuese a larmi të shprehjes. 229 Kasoruho huazon prej të dy dialekteve në gjuhën shqipe, përkatësisht gegë e toskë, por mund të themi se ka prirjen të përdorë më shumë brumin e leksikut të dialektit gegë. Në fakt, studiuesit gjykojnë se të dy dialektet e gjuhës shqipe, kanë një veprimtari pasuruese të barabartë, duke kontribuar njëherësh dhe njësoj në bërthamën e leksikut të gjuhës standarde, duke e pasuruar dhe duke e plotësuar atë me regjistra e stile të ndryshëm. Vlerësimi i një fjale a një shprehjeje, nuk bëhet sipas burimit dialektor a krahinor, por sipas vlerës reale që ka ajo në sistemin leksikor të këtij standardi. Ky veprim pasurues i pakufizuar mbështetet edhe në përbashkësinë që kanë 229 J. Thomai, Leksikologjia e Gjuhës Shqipe. Tiranë: Botime Toena Fq

134 të dy dialektet e gjuhës sonë 230 I pyetur gjatë një interviste në lidhje me arsyen e përdorimit të leksikut gegë, Kasoruho u shpreh se Unë, Robert Shvarci dhe shumë të tjerë në atë kohë shkruanim në gegërisht, ndoshta të influencuar nga poezia e Veriut. 231 E gjejmë me vend të përmendim se përdorimi i leksikut dialektor nga ana e përkthyesit është kryekëput një tipar idiolektor i tij dhe nuk përdoret për të zëvendësuar një barasvlerë të leksikut dialektor në gjuhën burimore. Siç edhe e demonsruam në analizën përkthimore të ligjërimit dialektor të Hagridit, përkthyesi nuk i përdor strukturat dialektore të gjuhës së përkthimit për të zëvendësuar ato të gjuhës burimore. Ai e përdor ligjërimin bisedor të ndërthurur shpeshherë me atë nënstandard dhe shumë më pak me atë libror. Nga ana tjetër, termat dialektore të përzgjedhur nga përkthyesi i korrespondojnë fjalëve të gjuhës standard në versionin burimor. Tabela 19: Lista me shembuj të leksikut dialektor si tipar idiolektor i përkthyesit tureens of buttered peas, silver boats of thick, rich gravy and cranberry sauce - - and stacks of wizard crackers every few feet along the table. (HPPS, p.218) MRS Dursley sipped her tea through pursed lips. (HPPS, p. 7) Harry put his quill between his teeth and reached underneath his pillow for his inkbottle and a roll of parchment. (PHPA, p2) because if any of the Dursleys heard the scratching of his quill on their way to the bathroom, he d probably find himself locked in the cupboard under the stairs for the rest of the summer. (HPPA, p. 2) And he threw the receiver back onto the telephone as if dropping a poisonous spider. (HPPA, p. 4) Harry chose a seat right at the back of the room, feeling as though he was sitting in a very bright spotlight, the rest of the class kept shooting furtive glances at him, as though he was about to drop dead at any moment. (HPPA, p. 114) Stop it, Oliver, you re embarrassing us, said Fred and George Weasley together, pretending to blush. (HPPA, p. 115)...supiera me bizele të gatuara me tëlyen, mbajtëse salce me salca të trasha dhe të shijshme gatuar me mish apo me boronica dhe gjithë ato këllcaca magjike që ishin vënë në largësi të barabarta përgjatë tryezave. (HPGF, Fq. 165) Zonja Dërsli gjerbi çajin me buzë të shtrënguara. (HPGF, FQ. 12) Harri kafshoi penën dhe rrëmoi poshtë nënkresës se mos gjente bojën e shkrimit dhe një rrotull pergamene. (HPPA, fq. 7) sepse në qoftë se njëri nga Dërslit, duke shkuar në banjë, do të dëgjonte gërvishjen e penës, mbase do ta ndrynin harrin në zgëqin poshtë shkallëve për tërë pjesën tjetër të verës. (HPBA, fq. 8) Dhe e flaku tej dorezën e telefonit, sikur të ishte një merimangë nga ato të helmuarat. (HPPA, fq. 9) Harri u ul në fund të klasës, por më kot, dukej sikur të ishte ulur bash në rreze të dritës së një reflektori: të gjithë të tjerët vijonin të shihnin vjedhurazi, sikur do të binte pa frymë përtokë nga çasti në çast. (HPBA, fq, 85) Oliver, po na bën të skuqemi, - thanë me një zë Fredi dhe Xhorxhi, duke bërë kinse po e ndjenin veten ngushtë. (HPBA, fq. 111) 230 Po aty A. Kasoruho, Pa Mëri: Publicistika e jetës time. Tiranë: Pegi Fq

135 He drummed his fingers on the steering wheel and his eyes fell on a huddle of these weirdos standing quite close by. (HPPS, p 3) The great snake was uncoiling itself rapidly, slithering out onto the floor. People throughout the reptile house screamed and started running for the exits. But Fudge was shaking his head with a small smile on his face. (HPPA, p. 413) Harry was several streets away before he collapsed onto a low wall in Magnolia Crescent, panting from the effort of dragging his trunk. (HPPA, p. 33) "It certainly seems so," said Dumbledore. "We have much to be thankful for. Would you care for a sherbet lemon?" (HPFS, p. 11) Ndërsa po trokiste gishtat mbi timon të makinës, shikimi shkoi mbi një trumë asi tuhafësh, krejt pranë tij. (HPGF, fq.8) Gjarpëri i madh po shpërdridhte me shpejtasi dredhat e tij dhe po shkiste në dysheme, ndërsa në tërë pavionin e gjarpërijve gjindja kishte zënë të ulërinte dhe të vraponte drejt portave për të dalë jashtë. Por Gjelsheqeri shkundi kryet duke vënë pak buzën në gaz. (HPBA, fq. 291) Harri ishte largar mjaft nga shtëpia, kur u mbështet mbas një muri të vogël në Manjolia Krishent, duke gulçuar nga lodhja. (HPPA, fq. 29) "Ashtu duket", iu gjegj ai. "Duhet te themi shyqyr disa herë. A ju pëlqen një akullore me limon?" (HPGF, fq. 14) Leksiku dialektor i përdorur nga përkthyesi nuk është aspak sporadik. Përkundrazi, është një prirje e tij për të krijuar kontrast kundrejt fjalëve standarde. Për ta vërtetuar këtë fakt, kemi përzgjedhur një ndër fjalët dialektore të përmendura në korpusin tone: përkatësisht fjala rroku. Kemi përdor metodën statistikore për të vërtetuar sa shpesh është përdor kjo fjalë. Metoda statistikore është një ndër katër metodat e analizës stilistike, e cila ka në themel të tyre dendurinë dhe shpërndarjen e parametrave, shënjuesve dhe treguesve stilistik në një tekst apo grup tekstesh gjuhësorë, duke ndërthurrur krahasimin në raport me një tekst të caktuar, i cili shërben si normë, etalon. 232 Më poshtë shohim disa shembuj të cilët tregojnë dendurinë e kësaj fjale ne korpusin tonë: Shembulli 1 Atë çast, krejt ngjitur mbrapa tij, kaloi një grup i vogël dhe ai rroku do fjalë nga biseda e tyre. Shembulli 2 "... rrasë e plasë me Babanacë, pa le pastaj...." Nevili thëthinte çdo fjalë, duke u përpjekur dëshpërimthi të rrokte gjësendi që mund ta ndihte t'i rrinte kaluar bishtit të fshesës, por të tjerët u kënaqën edhe më shumë kur erdhi posta dhe e ndërpreu konferencën e Hermionit. Shembulli V. Ristani, Kontribut në studimet Përkthimore gjatë viteve 90. Tirana: Shtëpia BotueseGEER Fq

136 E rroku topthin vetëm me një dorë, mbasi zbriti fluturim thikë teposhtë për nja njëzet metra" i tha. Shembulli 4 Harri rroku shikimin e Simusit dhe Simusi i tundi kokën Shembulli 5 - jepi Anxhelinë! portjeri Bleç lihidhet... s'e rrok dot... Shembulli 6 Harri rroku vështrimin e Nevilit dhe u përpoq t'i thoshte, gjithnjë pa folur, se nuk ishte e vërtetë, meqë vuri re se kishte një pamje të hutuar dhe të vrarë. HPGF, Shembulli 7 Fredi rroku shikimin e s'ëmës dhe përjëheresh filloi të jepte e të merrte me marmelatën. Shembulli 8 Dobi ngriu, i tmerruar, pastaj rroku kanën e ujit nga komodina dhe ia këputi kokës. Shembulli 9 Tek ishte duke u afruar edhe më, rroku do fjalë nga ajo bisedë dhe ndaloi të dëgjonte, i fshehur në Repartin e Padukshmërisë. Kryesisht, fjala rroku është përdorur në kuptimin dëgjoj/i kapi veshi diçka dhe prek diçka. Kjo fjalë, ashtu si edhe shumë fjalë të tjera letrare, krijon një ngjyrim stilistik të këndshëm për lexuesin Devijime të nevojshme nga norma standard Shpeshherë në bashkëbisedimet midis personazheve, lexuesi arrin të kuptojë afrimitetin apo edhe largësinë (tenorin) që ata kanë me njëri tjetrin me anë të akteve të tyre gjuhësore. Edhe profesorët në shkollën e Hoguartsit, kur flasin midis tyre, krijojnë situata ligjërimore të një regjistri joformal, të shënjuara me fraza, të cilat i përkasin ligjërimit bisedor. Një ndër personazhet më të spikatur i karakterizuar nga gjuha nënstandard është Hagridi, ligjërimi i të cilit, në gjuhën burimore, shënjohet me tipare të theksuara dialektore. Më poshtë po japim disa shembuj të tjerë të ligjërimit nënstandard të cilat i shkojnë për shtat situatave kontekstuale në të cilat marrin pjesë. Tabela 20: Lista me shembuj të devijimeve të nevojshme nga norma standard Oh yes, everyone s celebrating, all right, she said impatiently. You d think they d be a bit more careful, but no even the Muggles have noticed something s going on. It was on their news. She jerked her head back at the Dursleys dark living-room window. I "S'do mend, aty të tërë po festojnë", tha gjithë nerva. "Mund të tregoheshin pakëz më të matur, por ç'është ajo fjalë... Edhe Babanacët janë kujtuar se po ndodh diçka. E thanë në lajmet që japin në televizor". Dhe, në këto fjalë e sipër, u kthye nga dritarja e errët e dhomës së 121

137 heard it. Flocks of owls... shooting stars... Well, they re not completely stupid. They were bound to notice something. Shooting stars down in Kent I ll bet that was Dedalus Diggle. He never had much sense. "You can't blame them," said Dumbledore gently. "We've had precious little to celebrate for eleven years." "I know that," said Professor McGonagall irritably. "But that's no reason to lose our heads. People are being downright careless, out on the streets in broad daylight, not even dressed in Muggle clothes, swapping rumors." She threw a sharp, sideways glance at Dumbledore here, as though hoping he was going to tell her something, but he didn't, so she went on. "A fine thing it would be if, on the very day YouKnow-Who seems to have disappeared at last, the Muggles found out about us all. I suppose he really has gone, Dumbledore?" "It certainly seems so," said Dumbledore. "We have much to be thankful for. Would you care for a sherbet lemon?" (HPFS, p. 11) You don t think he managed to get a picture of his attacker? said Professor McGonagall eagerly. Dumbledore didn t answer. He opened the back of the camera. Good gracious! said Madam Pomfrey. A jet of steam had hissed out of the camera. Melted, said Madam Pomfrey wonderingly. (HPCS, p. 190) ndejtjes të familjes Dërsli. "E dëgjova me veshët e mi. Tufa bufësh... yje që këputen... Epo nuk janë edhe aq leshko. Heret apo vonë do të vinin re ndonjë gjë. Yje që këputen mbi Kent... Ve bast se do të ketë qenë Dedalus Luksi. Gjithmonë ka qenë me një vidhë mangut". "Nuk i vihet faj", tha Urtimori me zë të ëmbël. "Njëmbëdhjetë vjet rresht kemi patur fare pak raste për të kremtuar". "E di, e di", tha profesoresha MekGur. "Por kjo s'do të thotë se duhet të humbasin fiqirin. Po sillen krejt pa mend, duke u sorollatur rrugëve pa u veshur të paktën si Babanacët dhe duke folur për gjëra që s'duhet t'i thonë". I hodhi Urtimorit një vështrim të vëngër që shponte tejmatanë, duke shpresuar se ai do ta hapte gojën për të thënë diçka, por ai s'foli. Atëhere vijoi: "Do të ishte andrallë e çfarë andralle që, pikërisht ditën kur duket se më në fund Ti-E-Di-Kushi e ka këputur qafën, Babanacët të marrin vesh punën tonë. Po a është e sigurtë se ka ikur, Urtimor?" "Ashtu duket", iu gjegj ai. "Duhet te themi shyqyr disa herë. A ju pëlqen një akullore me limon?" (HPGF, fq. 14) "A thua ka mundur ta shkrepë një fotografi të atij që e ka mësyer?" pyeti tërë ankth profesoresha MekGur. Urtimori nuk foli. Hapi kapakun e mbrapmë të makinës. "Dreq!" thirri Madamë Pomfri. Nga aparati fotografik doli një shtëllungë tymi dhe u ndie një fishkëllimë. "Shkrumb" tha Madamë Pomfri e habitur.(hpds, fq. 149) 122

138 "Hagrid's bringing him." "You think it -- wise -- to trust Hagrid with something as important as this?" I would trust Hagrid with my life," said Dumbledore. "I'm not saying his heart isn't in the right place," said Professor McGonagall grudgingly, "but you can't pretend he's not careless. He does tend to -- what was that?" (HPPS, p 15) "Out of the way, you," he said, punching Harry in the ribs. Caught by surprise, Harry fell hard on the concrete floor. What came next happened so fast no one saw how it happened -- one second, Piers and Dudley were leaning right up close to the glass, the next, they had leapt back with howls of horror. "Do ta sjellë Hagridi". "Dhe juve ju duket... punë me mend t'ia besoni Hagridit një detyrë kaq të rëndësishme?" "Edhe jetën time do t'ia besoja Hagridit", tha Urtimori."Nuk them se s'është njeri me zemër të mirë", u desh të pranonte MekGuri, "por nuk besoj se mund të thoni që s'është hopthipupthi. Ai... Ç'ishte kjo?" (HPGF, fq. 17) "Qërohu, ti!" i tha duke ia këputur me një grusht brinjëve Harrit, i cili, i zënë në befasi, ra thes në tokë. Çka ndodhi pastaj u zhvillua aq me vërtik sa skush s'e kuptoi si e qysh: pak më përpara Persi dhe Dadli qenë përkulur pranë xhamit dhe një çast më vonë kërcyen mbrapa duke thirrur të lebetitur. Kur diskutuam për karakteristikat e letërsisë për fëmijë dhe përkthimin e saj, përmendëm disa kufizime dhe norma, të cilat vinin si pasojë e a) njohurive të limituara të lexuesve fëmijë (lexuesit e vegjël mund të hasim vështirësi në të kuptuarit e fjalëve dialektore ose të vjetëruara); b) natyrës pedagogjike dhe edukative që letërsia për fëmijë ka. Shohim se përkthyesi, ashtu siç edhe është shprehur, nuk e merr parasysh lexuesin gjatë procesit të përkthimit. Përkundrazi, ai i qëndron besnik tipareve idiolektore të tij edhe gjatë përkthimit të letërsisë për fëmijë. Në një intervistë të zhvilluar nga Ilda Kanani në kuadër të punimit të saj doktoral, Karoruho u pyet nëse e mërrte apo jo në konsideratë nivelin e lexuesve. Ai u përgjigj se Kurrë nuk e ka marrë parasysh nivelin e lexuesve të librave të shqipëruar prej tij. Ai argumenton se librat shkruhen për të gjithë dhe se janë vetë lexuesit që zgjedhin se çfarë është e përshtatshme për ta sipas nivelit të tyre kulturor, preferencave letrare apo enciklopedike që ata kanë. 233 Prania e fjalëve të vjetëruara, kryesisht me origjinë orientale, përdorimi i leksikut dialektor për arsye stilistike dhe, ndonjëherë, edhe devijimet nga norma standard, demonstrojnë se Kasoruho nuk bën kompromis me asnjë normë apo ideologji në kurriz të asaj për të cilën ai beson fort: përcjellja e gjithë potencialit të gjuhës shqipe Kanani, Disertacion doktorate: Aspekte të analizës dhe kritikës së përkthimit në romanet Kodi i Da Vinçit dhe Ëngjëj dhe Djaj. Dan Brown-i, në përkthimet e Amik Kasoruhos (Portreti i një Përkthyesi). Tiranë, Fq

139 KREU IV 4 Përcjellja e barasvlerësve kulturorë në gjuhën e përkthimit në tri romanet e para Harry Potter Në kreun e tretë jemi përqendruar te tiparet sintaksore dhe stilistike të tekstit burimor dhe në përcjelljen e tyre në gjuhën e përkthimit. Kemi analizuar procesin e përkthimit nga këndvështimi stilistik i të dyja llojeve të ligjërimit, përkatësisht libror dhe bisedor, në nivel leksikor dhe sintaksor. Një nga tiparet stilistike të autores J.K. Rowling-ut janë edhe tiparet mbisegmentale, të cilat kanë funksionin e kuptimit plotësues. Pikërisht, këtë tipar plotësues e analizuam në studimin tonë. Më pas kemi analizuar tiparet stilistike dhe idiolektore të përkthyesit Amik Kasoruho, duke i ilustruar ato me shembuj të vjelë nga korpusi ynë. Në kapitullin e katërt do të analizojmë tiparet kulturore të tekstit burimor të ndara në kategoritë referenciale të propozuara nga Gote Klingberg-u. Do të konsultohemi, gjithashtu, me strategjitë përkthimore të njësive kulturore të propozuara nga studiues të ndryshëm dhe më pas do të dalim me përfundime në lidhje me prirjet e përkthyesit drejt përcjelljes së barasvlerësve dhe ruajtjes apo jo të këtyre shtresimeve kulturore. 4.1 Përkufizimi dhe klasifikimi i termave kulturorë sipas Peter Newmarkut Newmark-u na ofron disa kategori të veçorive kulturore të pasqyruara në gjuhë, të cilat, nëse do t i shikonin nga këndvështrimi përkthimor, do t i konsideronim problematike dhe sfiduese për përkthyesin, pasi ato mbartin në vetvete vlerat kulturore apo gjeografike të komunitetit të cilit i përkasin: 1) Ekologjia (flora, fauna, erërat, pllajat, kodrinat): honeysuckle, downs, sirocco, tundra, pampas, plateau, selva (tropical rain forest) 2) Kultura materiale (artefaktet) a) ushqimet: zagablione, sake, b) rrobat: anarok, kanga. c) godinat dhe qytetet: kampong, chatlet, low-rise, tower. 3) Kultura sociale (puna dhe argëtimi). Ajah, amah, biwa, sithar, raga, reggae, rock. 4) Traditat, organizimet, aktivitetet: a) procedurat politike dhe administrative, b) besimet fetare: tharma, karma, temple. c) artistike. 5) Gjestet dhe zakonet: cock a snook, spitting. Në lidhje me mënyrën se si këto terma do të transmetoheshin në gjuhën e përkthimit, Newmark-u shprehet se përkthyesi duhet të jetë njohës shumë i mirë i kulturës së gjuhës burimore dhe t i pranojë e t i respektojë vendet dhe kulturat e huaja. 234 Janë dy procedura përkthimore, të cilat mund të praktikohen për përkthimin e këtyre termave: transferimi, i cili, zakonisht, në tekstet letrare ofron ngjyrime dhe atmosferë lokale të tekstit burimor. 235 Edhe pse kjo metodë është koncize dhe e drejtpërdrejtë, ajo e drejton theksin te kultura dhe e anashkalon mesazhin dhe 234 P. Newmark, A Textbook of translation. New York, London, Toronto, Sydney, Tokyo. Prentice Hall Fq Po aty. Fq

140 rëndësinë e komunikimit. Nga ana tjetër, sipas Newmark-ut, kemi metodën e analizës komponenciale, e cila është më e saktë pasi anashkalon aspektin kulturor dhe përqendrohet te mesazhi. Analiza komponenciale bazohet në një komponent të përbashkët të gjuhës burimore dhe asaj të përkthyer. 236 Për shembull, në rastin e përkthimit të fjalës ruse dacha (një shtëpi e dytë pushimesh), e neutralizojmë kuptimin e saj duke shtuar një komponent kontekstual, për shembull: shtëpi të pasurish, shtëpi verore. Metoda e analizës komponenciale nuk është edhe aq ekonomike dhe nuk ka një impakt pragmatik të tekstit burimor. Gjithashtu, Newmark-u na paraqet një mori faktorësh kontekstualë, të cilët ndikojnë në vendim-marrjen e përkthyesit në lidhje me zbatimin e një stategjie të caktuar: 1. Qëllimi i tekstit 2. Niveli i motivit dhe statusit kulturor, teknik dhe gjuhësor i lexuesit 3. Rëndësia e referentit në tekstin burimor 4. Vendi dhe koha kur zhvillohet ngjarja 5. Bashkëkohorësia e fjalës apo e referentit 6. E ardhmja e referentit 4.2 Përshtatja e kontekstit kulturor sipas Gote Klingberg-ut Gote Klingberg-u, siç e kemi përmendur edhe më sipër, është një ndër studiuesit dhe kontribuesit më të shquar në fushën e studimeve përkthimore. Ai mbështet dhe këshillon përdorimin e strategjive me kahje nga gjuha burimore dhe beson se përkthyesi nuk ka të drejtë të ndryshojë tekstin e autorit, dhe se një tekst i ndryshuar, pa dyshim që do të humbasë diçka të rëndësishme nga libri: karakterin dhe atmosferën e tij. 237 Megjithatë, sipas Klingberg-ut, amëtarizimi dhe përshtatja e referencave kulturore shpeshherë konsiderohen si strategji të nevojshme për të plotësuar nevojat pedagogjike dhe edukative të lexuesve të vegjël, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë aludimet, që kanë të bëjnë me kulturën e huaj apo të kuptojnë një kontekst, i cili është krejt ndryshe nga ai i kulturës në të cilin ata jetojnë. 238 Këto përshtatje të nevojshme ai i quan përshtatja e kontekstit kulturor. Klingberg-u na ofron një panoramë të qartë të këtyre termave që kanë nevojë për përshtatje, duke i ndarë sipas kategorive të mëposhtme: referencat letrare (ndërtekstualiteti) gjuhët e huaja në tekstin burimor referencat mitologjike dhe bindjet popullore fjalët me referencë historike fjalët me referencë fetare dhe politike objektet dhe pajisjet shtëpiake, ushqimet zakonet dhe praktikat 236 Po aty. Fq G. Klingberg, Children s Fiction in the Hands of the Translators. Lund: Bloms Boktryckeri Fq G. Klingberg, Children s Books in Translation. Stockholm: Almqvist and Wiksell Fq

141 lodrat dhe lojërat flora dhe fauna emrat e përveçëm titujt emrat e kafshëve shtëpiake emrat e objekteve emrat gjeografikë. 239 Për të përshtatur këto terma, Klingberg-u sugjeron nëntë procedura përkthimore: Shpjegim i shtuar: termi kulturor në gjuhën e përkthimit mbetet i pandryshuar, por jepet edhe një shpjegim sqarues brenda tekstit. Rishkrim: Ajo çka shprehet në tekstin burimor është transmetuar, por termi kulturor nuk është ruajtur. Përkthim me shpjegim: funksioni i elementit kulturor është i njëjtë në të dyja gjuhët, por vetë termi kulturor i tekstit burimor nuk ruhet. Shpjegim jashtë tekstit: shpjegimet mund të jepen në fund të faqes, në formën e parathënies ose në fund të librit, etj. Zëvendësim i një barasvlere në kulturën e gjuhës së përkthimit. Thjeshtëzim: një term më i përgjithshëm përdoret në gjuhën e përkthimit në vend të një termi kulturor. Mospërfshirje: fjalë, fjali, paragrafe ose edhe kapituj, hiqen në versionin e përkthyer. Lokalizim: i gjithë sfondi kulturor i tekstit burimor zhvendoset në kulturën e tekstit të përkthyer Referencat kulturore dhe përkthimi i tyre sipas Javier Franco Aixelas Një tjetër studiues, që i ka trajtuar këto terma kulturorë, është edhe Javier Franco Axiela, i cili i ka pagëzuar ato me emrin terma specifikisht kulturorë. Aixela shprehet se është e vështirë të gjesh një përkufizim të saktë të këtyre termave pasi problemi kryesor i përkufizimit vjen prej faktit se, në një gjuhë, gjithçka prodhohet kulturalisht, duke filluar nga vetë gjuha. 241 Megjithatë, ai arrin të japë një përkufizim përmbledhës, kur shprehet se Në përkthim, një term specifikisht kulturor nuk ekziston i izoluar, por është rezultat i një mospërputhjeje që vjen nga një referencë gjuhësore në tekstin original e cila, kur transferohet në gjuhën e përkthimit, shkakton një problem përkthimor për shkak të mosekzistencës së saj apo të pasurit të një vlere tjetër të një termi të caktuar në gjuhën dhe kulturën e përkthimit G. Klingberg, Children s Fiction in the Hands of the Translators. Lund: Bloms, Boktryckery Ab Fq Duhet të sqarojmë që termi lokalizim në ditët e sotme i referohet përkthimit dhe përshtatjes së gjuhës kompjuterike dhe faqeve të internetit. 241 J.F. Aixela, Culture-specific Items in Translation, në R. Alvares & M. C.-A Vidal (editorë) Translation, Power, Subvention. Vol. 8, 52-78, Clevedon: Multilingual Matters Fq Po aty

142 Aixela i ndan këto terma në dy nëngrupe: 1) emra të përveçëm; dhe 2) shprehje të zakonshme ku mund të përfshihen objektet, institucionet, zakonet dhe opinionet e pranishme në një kulturë të caktuar Ashtu si Gote Klingberg-u, edhe Aixela na ofron disa strategji, të cilat i referohen të dyja kahjeve përkthimore: huajëzimit ose e thënë ndryshe: ruajtjes së nuancave kulturore të tekstit burimor, dhe amëtarizimit apo shkrirjes së tipareve kulturore dhe modifikimin e tyre në kulturën e tekstit të përkthyer. Le t i marrim me radhë këto strategji, duke filluar me qasjen e ruajtjes së tipareve të gjuhës burimore: Ruajtja e tipareve të gjuhës burimore përfshin strategjitë e përsëritjes, përshtatjes ortografike, përkthimit gjuhësor, shpjegimet shtesë brendatekstuale dhe shpjegimet shtesë jashtëtekstuale. Zëvendësimi me tipare të gjuhës së përkthimit përfshin: sinoniminë, universalizimine limituar, universalizimin absolut, natyralizimin dhe mospërfshirjen. Përsëritja përfshin referencën burimore, e cila ruhet në përkthim pa ndryshime ose me ndryshime sa më të vogla, për shembull: Seattle Seattle. Kjo teknikë përdoret në rastin kur të dyja gjuhët kanë të njëjtin alfabet. Përshtatja ortografike nënkupton transkriptimin ose trasliterimin e një reference kulurore në gjuhën e përkthimit, në rastet kur të dyja gjuhët nuk kanë të njëjtin alfabet. Përkthimi gjuhësor (jokulturor) nënkupton kalimin e referencës së pandryshuar në nivel denotativ, por përsëri mund të kuptohet si pjesë e kulturës se tekstit burimor, për shembull: five feet high = pesë këmbë i lartë. Shpjegime shtesë brendatekstuale: është një strategji tjetër e propozuar nga Aixela me anë të të cilës, përveç përdorimit të njërës prej strategjive të lartpërmendura, shpejgime shtesë janë të nevojshme, për shembull: five feet eight përkthehet pesë këmbë e tetë inç. Shpjegime shtesë jashtëtekstuale: është e njëjtë me strategjinë e parafundit, por shënimet shtesë përmenden në fund të faqes, në fund të librit ose në formë fjalorthi. 244 Strategjia e sinonimisë është strategjia e parë me kahje nga gjuha e përkthimit. Një referencë kulturore zëvendësohet me një sinonim, në rast kur termi përsëritet shpesh brenda tekstit, në mënyrë që të evitohet përsëritja. Mund të themi se kjo strategji sugjeron përdorimin e stilemave të tjera për efekt stilistik. Universalizimi i limituar nënkupton strategjinë e zëvendësimit të një termi specifikisht kulturor problematik me një term tjetër kulturor të gjuhës burimore, e cila është më e njohur ndërkombëtarisht. Universalizimi absolut zëvendëson një term specifikisht kulturor me një term universal, i cili nuk transmeton konotacionet kulturore të tekstit burimor. Neutralizimi gjithashtu është një strategji, e cila favorizon përdorimin e termave kulturorë të gjuhës së përkthimit. Me anë të kësaj strategjie, përkthyesi vendos të zëvendësojë një term specifikisht kulturor me një term 243 Po aty.fq Po aty.fq

143 specifikisht kulturor të gjuhës së përkthimit për shembull: five feet përkthehet pesë metër. Mospërfshirja nënkupton fshirjen e një termi kulturor për arsye ideologjike dhe stilistike, dhe kjo ndodh në rastet kur përkthyesi mendon se termi nuk është i rëndësishëm për të kuptuarit e tekstit ose kur termi është i paqartë dhe përkthyesi nuk ka mundësi të përdorë alternativa të tjera. Krijimet autonome: një term i përgjithshëm në tekstin burimor zëvendësohet me një term specifikisht kulturor në tekstin e përkthimit. Aixela është kundër kësaj strategjie dhe sugjeron të përdoret shumë rrallë. 245 Ai, gjithashtu, sugjeron disa strategji më specifike, të cilat mund të zënë vend kryesisht në përkthimin e letërsisë për fëmijë. Strategjia e kompensimit, e cila është një kombimin i strategjisë së fshirjes dhe krijimit autonom të një termi tjetër në tekst për të krijuar të njëjtin efekt. Dislokimi nënkupton zhvendosjen në tekst të së njëjtës referencë. Atenuimi është strategjia e zevendësimit të një reference specifikisht ideologjike apo të papranueshme me një term tjetër të pranueshëm në gjuhën e përkthimit. 246 Për shembull, në gjuhën arabe, fjala pork (shqip. mish derri) mund të zëvendësohet me beef (shqip. mish viçi). 4.4 Referencat kulturore dhe përkthimi i tyre sipas Eirlys E. Davies-it Eirlys E. Davies-i është një studiues, i cili ka trajtuar përkthimin e termave specifikisht kulturorë nga këndvështrimi i letërsisë për fëmijë dhe e ka bazuar analizën tij mbi strategjitë e propozuara nga Aixela, duke u bërë atyre modifikimet e duhura për t iu përshtatur kërkesave të letërtsisë për fëmijë. Më poshtë listohen strategjië e prezantuara nga Davies: Ruajtja ndodh kur përkthyesi vendos të mos e ndryshojë termin e gjuhës burimore në gjuhën e përkthimit. Pra, kur kjo strategji përdoret, konceptet e gjuhës burimore transferohen në gjuhën e përkthimit. Shtimi është një strategji ku përkthyesi vendos të ruajë termin burimor, por e plotëson atë me çfarëdo informacioni që ai mendon se është i nevojshëm. 247 Informacioni shtesë mund të vendoset brenda tekstit, në fund të faqes ose në formën e një glosari në fund të librit. Strategjia e kundërt e shtimit është fshirja. Kjo strategji i referohet rastit kur përkthyesi vendos ta fshijë termin problematik me natyrë kulturore në mënyrë që asnjë shenjë e tij të mos mbetet në përkthim. 248 Davies sugjeron se kur përfshirja e një termi problematik shkakton konfuzion në gjuhën e përkthimit, më mirë është të mos e përmendim. Fshirjet mund të justifikohen vetëm atëherë kur përkthyesi e ka të pamundur të transmetojë të njëjtin kuptim të një termi kulturor në gjuhën e përkthimit Po aty.fq Po aty.fq E.E. Davies, A Goblin or the Dirty Nose?The Treatmant of Cultural Specific References in Translation of the Harry Potter Books.The Translator. 9: FQ Fq Po aty.fq Po aty.fq

144 Globalizimi është një tjetër strategji e sugjerur nga Davies ku përfshihet zëvendësimi i referencave specifikisht kulturore me ato të cilat janë më neutrale dhe të përgjithshme. 250 Strategjia e kundërt e globalizimit është lokalizimi, kur përkthyesi përpiqet të ankorojë një referencë të mishëruar në kulturën e gjuhës së përkthimit. 251 Davies thekson se kjo strategji përfshin përshtatjen fonologjike dhe gramatikore të emrave dhe përdorimin e prapashtesave të kategorisë gramatikore të gjinisë. Strategjia e fundit është krijimi dhe nënkupton krijimin e një termi specifikisht kulturor në gjuhën e përkthimit tërësisht të ndryshëm nga ai në gjuhën burimore. Kjo strategji përdoret shumë rrallë dhe shpesh përfshin idenë e kompensimit. Siç e shohim, ashtu si edhe te strategjitë e sugjeruara nga Gote Klingberg-u, këto mikrostrategji reflektojnë një kontinium, duke filluar me qasjen drejt gjuhës burimore, pra drejt huajëzimit (foreignisation), dhe duke vazhduar me polin e kundërt me kahje drejt gjuhës së përkthimit, pra drejt amëtarizimit (domestication). Analiza e termave kulturorë në këtë studim do të ndahet në: 1) analizën e shortive, 2) analizën e njësive matëse e monetare, 4) analizën e ushqimeve, 5) analizën e krijesave magjike, dhe 6) analizën e aktiviteteve dhe praktikave në botën magjike. Me tej do të vazhdojmë me analizën e emrave të përveçem të cilat janë të larmishëm si në lloje referentësh ashtu edhe në emër-formimin e tyre. Këto rrafshe analizash do të shërbejnë: a) për të këqyrur nivelin e larmisë gjuhësore dhe kulturore të korpusit, dhe për rrjedhojë edhe vështirësitë përkthimore të vëllimit Harry Potter në nivel kulturor, përpos atyre gjuhësore dhe stilistikore të cilat i kemi analizuar në kreun e tretë, b) për të shqyrtuar strategjitë përkthimore të përdorura nga përkthyesi me qëllim arritjen e përftesave, të cilat mbartin efektin e ngjashëm te lexuesi i gjuhës së përkthimit. E fillojmë analizën tonë përkthimore me shortitë në tri romanet e para Harry Potter. 250 Po aty Po aty

145 4.4.1 Analiza përkthimore e shortive në botën magjike Gjatë analizës sonë në lidhje me termat e botës magjike, sjellim ndër mend studiuesen Nancy K. Jentsch kur sugjeron se sa e rëndësishme është të ruhet dikotomia midis dy botëve, përkatësisht asaj magjike dhe reale. Një ndër aktivitetet kryesore të magjistarëve janë shortitë. J.K. Rowling- u ka zgjedhur përdorimin e gjuhës latine në shumicën e shortive të përdorura në serinë Harry Potter. Kjo zgjedhje e saj justifikohet me faktin se Rowling-u, siç e kemi përmendur edhe më sipër, ka studiuar gjuhët klasike dhe është një njohëse shumë e mirë e gjuhës latine dhe frënge. Gjithashtu, latinishtja, për shkak të konotacioneve të saja historike, i përshtatet natyrës mistike të magjive, të cilat jo çdo kush mund t i ekzekutojë. Nëse i shohim këto neologjizma nga aspekti interpretativ nga ana e lexuesit, mund të themi se lexuesit e gjuhës burimore arrijnë t i kuptojnë dritëhijet kuptimore të këtyre termave, duke qenë se leksiku i gjuhës angleze ka huazuar mjaftueshëm nga latinishtja. Lista e mëposhtme na njeh me shortitë e përdorura në botën magjike të sagës Harry Potter, si dhe me përftesat në gjuhën e përkthimit. Tabela 21: Lista me shortitë, përftesat e tyre përkthimore dhe komente Teksti burimor Teksti i përkthyer Përftesa dhe komente Spell Shorti Përkthimi i drejtpërdrejtë Kombinim i përkthimit të Petrificus Totalus Nguros Gjithus drejtpërdrejtë me ruajtjen dhe përshtatjen fonetike të Lumos: Dritum prapashtesave të fjalëve në gjuhën burimore: është Aparecium Dukus përkthyer vetëm rrënja e fjalës, ndërsa prapashtesat latine janë Expelliarmus Dëbimus ruajtur ose është krijuar diçka e ngjashme. Mund të themi se Nox/Noxtic Terrus kjo është një gjetje shumë interesante e përkthyesit, pasi Confundus Ngatërrimus ai ka arritur të përcjellë kuptimin e shortive dhe, nga Mobiliarbus Lëvizum ana tjetër, ka ruajtur: 1) karakteristikën kryesore të Riddikulus Qesharakus shortive: prapashtesat me origjinë latine um, -us, -is, dhe 2) ka ruajtur stilin e autores duke përcjellë të njëjtin efekt stilistik. Shortitë Locomotor Mortis dhe Locomotor Mortis Lokomotor Mortis Wingardium Leviosa janë transliteruar duke e lënë të Wingardium Leviosa Uingardium Leviosa paqartë kuptimin e tyre. Expecto Patronum Pres Patronumin Alohomora është kopjuar. Edhe pse kuptimi i shumicës së 130

146 Alohomora Caput Draconis (password) Fortuna Mayor (password) Alohomora Kaput Drakonis (fjalëkalim) Fortuna Maior (fjalëkalim) shortive bëhet i qartë nga konteksti, do të ishte mirë që përkthyesi të kishte ruajtur të njëjtën strategji për të gjitha shortitë. Dy termat e fundit të listës janë fjalëkalime, kështu që të vetmet mënyra përkthimore do të ishin transliterimi ose kopjimi. Termi spell (shqip, shorti) është një veprim magjik, i cili shoqërohet me një namatisje, zakonisht në gjuhën latine, gjatë së cilës përdoret forca magjike e magjistarit në mënyrë që të arrijë rezultate të mbinatyrshme. 252 Sipas Fjalorit anglisht shqip (2000) leksema spell në rolin e emrit përkthehet shorti/a (në shumës, magji, shortitë). Në aspektin gjuhësor, namatisjet shoqërohen me prapashtesat karakteristike të huazuara nga gjuha latine, përkatësisht is, -us, -os, -ium etj. Ky tipar i tyre, përkatësisht origjina latine, krijon te lexuesi idenë e mistikes dhe të së panjohurës. Le të shpjegojmë fillimisht kuptimin dhe etimologjinë e shortive dhe më pas do të kalojmë në analizën përkthimore. Petrificus Totalus është një magji, e cila ka për qëllim paralizimin e kundërshtarit. Rrënjët e fjalëve vijnë nga latinishtja petra që do të thotë gur dhe totalus përkthehet e gjitha. E gjithë fjala Petrificus në anglisht gjendet me formën petrify dhe përkthehet nguros ose kthej dikë/diçka në gur dhe fjala totalus gjendet në formën total në gjuhën angleze. 253 Varianti në gjuhën e përkthimit i kësaj shortie është Nguros Gjithus. Të dyja termat janë përkthyer në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke përcjellë kuptimin dhe qëllimin e shortisë. Prapashtesa os në foljen nguros në gjuhën e përkthimit përkon me një ndër prapashtesat me origjinë latine, kështu që përkthyesi nuk e ka pasur të nevojshme të shtojë një prapashtesë tjetër. Fjala e dytë e shortisë totalus është përkthyer duke ia bashkëngjitur prapashtesën us: gjithus = gjith-us. Lumos është një shorti me anë të së cilës magjistarët bëjnë dritë duke ndriçuar shkopin magjik. Lumos e ka origjinën nga latinishta lumen që do të thotë dritë. 254 Në gjuhën e pëkthimit, rrënja e fjalës është përkthyer duke i shtuar edhe prapashtesën um: dritum = drit-um. Aparecium është një shorti, të cilën magjistarët në serinë Harry Potter e përdorin për të bërë të dukshme mjetet e padukshme. Fjala e ka origjinën nga latinishtja appareo, e cila do të thotë të bësh diçka të dukshme. 255 Versioni në gjuhën e përkthimit është dukus nga fjala dukem me prapashtesën -us: duk-us. Expelliarmus është një shorti mbrojtjeje, e cila e detyron viktimën të rrëzojë çfarëdo sendi që ka në dorë. Kjo magji përdorët zakonisht në dyluftime. Termi Expelli-armus është një fjalë e përbërë dhe fjala e parë expel në gjuhën angleze do të thotë heq dhe fjala tjetër armus, në anglisht arm, përkthehet krahë dhe së bashku kanë kuptimin: heq diçka nga krahu/dora. 256 E njëjta strategji është përdorur edhe për këtë shorti. Termi dëbimus është një transformim i foljes dëboj me prapashtesën us: dëbim-us, e cila e përcjell të njëjtin kuptim që kjo shorti ka në gjuhën burimore parë për herë të fundit më 10/01/ parë për herë të fundit më 10/01/ parë për herë të fundit më 10/01/ parë për herë të fundit më 10/01/ parë për herë të fundit më 10/01/

147 Nox/Noxtic është shortia e kundërt e Lumos e cila shkakton errësirë. Në latinisht nox do të thotë natë. Në mitologji Nox quhej Zota Romake e Natës. 257 Versioni në gjuhën e përkthimit është terrus nga emri terr (errësirë) = terr-us. Confundus është një shorti, e cila ka për qëllim të hutojë personat të cilëve u drejtohet. Fjala vjen nga latinishtja confundo që do të thotë të hutosh, të ngatërrosh. Confundus e ka origjinën nga gjuha latine me format e foljes cofondo-confundiconfudi-confumus-confundare) dhe përkthehet në shqip ngatërroj. Versioni në gjuhën e përkthimit është ngatërrimus. 258 Në këtë shorti vërejmë që rrënja e fjalës është përkthyer me transpozim, nga folje në emër: ngatërrim, duke iu bashkëngjitur edhe prapashtesa karakteristike -us: Ngatërrim-us. Riddikulus është një shorti, e cila përdoret për t u mbrojtur kundër një qullsi. Qullsi është një krijesë e frikshme, pasi ai merr formën e një krijese, të cilës magjistarët i frikësohen më shumë. Shortia e shndërron këtë krijesë në diçka qesharake për magjistarin, duke ia hequr kështu aftësinë që qullsi ka për të terrorizuar. Riddikulus është një përshtatje e ridiculous dhe rediculum që në latinisht do të thotë shaka dhe folja ridere që do të thotë qesh. 259 Versioni i përkthyer i shortisë është: Qesharakus, të cilin e zbërthejmë në mbiemrin qesharak + prapashtesën fjalëformuese -us = Qesharak-us. Expecto Patronum është shortia më e rëndësishme dhë më e fuqishme në serinë Harry Potter. Është një shorti shumë e komplikuar dhe e vështirë për t u arritur, të cilën Harri Poter e përdori në momentin më të vështirë të jetës së tij. Me anë të kësaj shortie, magjistari krijon një energji pozitive, pjesërisht të prekshme, e njohur si Patronus ose rojtari i shpirtit. Patronus merr formën e një kafshe me të cilën magjistari ka më shumë afrimitet. Expecto nga latinishtja do të thotë pres dikë/diçka. Patronus do të thotë rojtar/mbrojtës. Në latinishten e vjetër patron përkthehej at/baba dhe ky detaj është shumë interesant, pasi patroniumi i Harrit kishte formën e magjikafshës së babait të tij, drerit. 260 Patroniumi i Harrit në formën e drerit parë për herë të fundit më 10/01/ parë për herë të fundit më 11/01/ parë për herë të fundit më 11/01/ parë për herë të fundit më 11/01/ Theksojmë se libri nuk përmban ilustrime dhe se kjo figurë ështe marrë në faqen e internetit 132

148 Ndryshe nga përftesat e tjera përkthimore të shortive, në shortinë Expecto Patronum fjala e pare është përkthyer pres, për ta bërë atë të qartë për lexuesin, kurse fjala e dytë është transkriptuar: Pres Patronium. Duke u bazuar te kuptimi dhe etimologjia e fjalës Patronium, mund të themi se konotacionet dhe kuptimet plotësuese që mbart fjala do të veniteshin nëse ajo do të përkthehej. Gjithashtu, Expecto Patronum është si një lloj fjalëkalimi, i cili do ta kalonte Harrin nga gjendja e dëshpëruar dhe e pashpresë e atij momenti, në një gjendje më pozitive. Një tjetër efekt që transkriptimi i fjalës Patronum ka te lexuesit e tekstit të përkthyer është edhe ndjesia e kuriozitetit. Locomotor Mortis është një shorti me anë të së cilës magjistari lidh këmbët e kundërshtarit apo viktimës në mënyrë që ato të mos lëvizin. Në anglisht fjala lokomotor ka kuptimin e lëvizjes dhe fjala latine mortis do të thotë vdekje. 262 Në gjuhën e përkthimit ky term është transkriptuar. Wingardium Leviosa është një shorti, e cila i bën objektet të fluturojnë. Wing-ardum është një kompozitë e përbërë nga emri: wing në gjuhën angleze do të thotë krahë dhe nga folja to wing e cila ka kuptimin futuroj, dhe pjesa e dytë e fjalës është arduus një mbiemër me kuptimin i gjatë, i lartë. Fjala e dytë e shortisë është leviosa, e cila e ka origjinën nga latinishtja levo që do të thotë ngre. 263 Siç e shohim edhe nga tabela e mësipërme, termi është transkriptuar. Alohomora është një shorti, e cila bën të hapen dyert dhe dritaret që nuk janë nën efektin e magjisë. Në lidhje me etimologjinë e fjalës, vetë autorja J.K. Rowling është shprehur se fjala e ka origjinën nga dialekti Sidiki i Afrikës Perëndimore dhe ka kuptimin miqësor me hajdutët. 264 Në gjuhën e përkthimit kemi kopjimin e fjalës në versionin burimor, pa asnjë ndryshim fonetik. Duke qenë se të gjitha shortitë e tjera janë fjalë që i përkasin leksikut të gjuhës latine, vërejmë se termi alohomora nuk ka asnjë ngjashmëri me shortitë e tjera përsa i përket etimologjisë dhe aspektit fonologjik. Pikërisht, këtë dallim etimologjik dhe fonologjik ka dashur të përcjellë përkthyesi Kasoruho te lexuesit e sagës Harry Potter, duke e ruajtur atë të pandryshuar. Caput Draconis dhe Fortuna Mayor janë dy ndër fjalëkalimet e përdorura në kështjellën Hoguorts, për të mos lejuar hyrjen në disa zona të veçanta. 265 Si të tilla, mendojmë se transkriptimi ose kopjimi i tyre janë strategjitë e duhura, duke krijuar kështu të njëjtin efekt dhe duke ofruar të njëjtin term që njohin edhe lexuesit e gjuhës burimore. Përftesat e shortive në gjuhën e përkthimit demonstrojnë edhe një herë se përkthyesi tregohet i kujdesshëm në përçimin e mesazhit, duke përkthyer rrënjën e fjalës, por edhe në përcjelljen e tipareve gjuhësore të shortive: ruajtjen e prapashtesave të shortive në gjuhën latine, edhe pse një tipar stilistik i fuqishëm i autores ka humbur gjatë përkthimit, përkatësisht përdorimi i gjuhës latine në rrënjën e fjalës. Megjithatë, ky tipar është ruajtur në disa shorti të tjera dhe fjalëkalime. Nga ana tjetër, një numër shumë i vogël i shortive është transkriptuar, duke krijuar idenë se kjo mospërputhje e strategjive mund ta hutojë lexuesin. Gjatë analizimit të tyre me anë të shembujve të mësipërm, shpjeguam edhe arsyen e këtij vendimi të përkthyesit parë për herë të fundit më 11/01/ parë për herë të fundit më 11/01/ parë për herë të fundit më 12/01/ parë për herë të fundit më 12/01/

149 4.4.2 Analiza përkthimore e njësive matëse dhe monetare Njësitë matëse dhe ato monetare janë gjithashtu terma, të cilët mund të interpretohen kulturalisht. Njësitë matëse dhe monetare janë pjesë e sistemeve të ndryshme dhe përkthyesi duhet të vendosë nëse duhet ta përcjellë këtë ndryshim kulturor në gjuhën e përkthimit apo t i neutralizojë termat duke i zëvendësuar ato me termat e sistemit matës dhe monetar të gjuhës së përkthimit. Le të shohim më poshtë se si këto terma janë sjellë në gjuhën e përkthimit: Tabela 22: Lista e njësive matëse dhe përftesat e tyre përkthimore Varianti burimor Varianti i përkthyer Përftesa One morning in mid- Një mëngjes në mes të dhjetorit, Neutralizim December, Hogwarts woke to find itself covered in several feet of snow. kështjella e Hoguortsit u zgjua nën një shtresë bore më të lartë se një metër. (HPGF, p. 158) (HPPS, p. 208) "He caught that thing in his hand after a fifty-foot dive," Professor McGonagall told Wood. -Professor McGonagall told Wood. (HPPS, 162) But as all they knew for sure about the mysterious object was that it was about two inches long, they didn't have much chance of guessing what it was without further clues. (HPGF, p. 175) Harry took the wand and (feeling foolish) waved it around a bit, but Mr. Ollivander snatched it out of his hand almost at once. "Maple and phoenix feather. Seven inches. Quite whippy. Try --" (HPPS, p.91) And then yeh gotta find yer way -- Gringotts is hundreds of miles under London, see. Deep under the Underground. (HPPS, p. 69) Their Invisibility Cloak didn t stop them making any noise, and there was a particularly tense moment when Ron stubbed his toe only yards E rroku topthin vetëm me një dorë, mbasi zbriti fluturim thikë teposhtë për nja njëzet metra, i tha Bastonit profesoresha MekGur. HPGF, fq. 124) Por meqë e vetmja informatë e sigurt që kishin rreth atij sendi misterioz ishin përmasat e tij, i gjatë gati gjashtë centimetra dhe pa të dhëna të tjera, nuk kishin shumë mundësi t'i binin më të se ç'ishte. (HPGF, fq. 134) Harri mori shkopin dhe, duke iu dukur vetja pak tuhaf, e shkundi dobtas, por Ullianderi ia shkuli thuajse menjëherë nga dora. "Panjë dhe pëndë feniksi. Shtatë inç. Shumë e përkulshme. Provojeni!" (PHGF, fq. 72) E di? Banka Gringot gjendet qindra kilometra nën qytetin e Londrës. Shumë më thellë se metroja. (HPGF, fq. 56) Manteli i Padukshmërisë s'i pengonte fëmijët që të mos bënin zhurmë dhe pati një çast që u shqetësuan fort kur Roni seç goditi me këmbë pak metra larg Neutralizim Neutralizim Transkriptim (ruajtje) Neutralizim Neutralizim 134

150 from the spot where Snape stood standing guard. (HPCS, p. 274) A plump woman outside an Apothecary was shaking her head as they passed, saying, "Dragon liver, seventeen Sickles an ounce, they're mad..." vendit ku po bënte roje Pitoni. (HPDS, fq. 209) Ndërsa ishin duke kaluar, një grua e shëndoshë, me të dalë nga një farmaci, po shkundte kryet duke thënë: "Mëlçi dragoi shtatëmbëdhjetë falçe për njëqind gram: Zot ruajna mendjen!" (HPCS, fq. 62) Neutralizim Nga shembujt e mësipërm, vërejmë një prirje të përkthyesit drej amëtarizimit, duke i konvertuar njësitë matëse të gjuhës burimore me ato të sistemit të gjuhës së përkthimit: kalimi nga inches në centimentra; kalimi nga yards në metra; kalimi nga miles në kilometra. Megjithatë, ka raste kur fjala është trasliteruar: seven inches shtatë inç. Gjykojmë se do të ishte më mirë që përkthyesi t i përmbahej vetëm një strategjie përkthimore në vend të lëvrimit të të dyja poleve, pasi ky i fundit do t i çorientonte lexuesit. Tabela 23: Lista e njësive monetare dhe përftesat e tyre përkthimore Varianti burimor Varianti i përkthyer Përftesa Give him five Knuts," said Hagrid sleepily. Jepi pesë xelina, - tha Hagridi i pëgjumur. Krijim "Knuts?" - Xelina? "The little bronze ones." - Ato monedhat prej bronzi. (HPPS, p. 67) Hagrid helped Harry pile some of it into a bag. "The gold ones are Galleons," he explained. (HPPS, p. 81) "Seventeen silver Sickles to a Galleon and twenty-nine Knuts to a Sickle, it's easy enough. Right, that should be enough fer a couple o' terms, we'll keep the rest safe for yeh." (HPPS, p. 81) Hagridi e ndihmoi Harrin që të fuste në një çantë diçka nga tërë ajo mirësi e Zotit. "Ato monedha ari janë galone", i shpjegoi. (HPGF, fq. 65) "Shtatëmbëdhjetë falçe argjendi janë një galeon dhe njëzetenëntë xelina janë një falçi : fare e lehtë, jo? Mirë, këto duhet të të mjaftojnë për nja dy tremujorë... (HPGF, fq. 65) Transpozim Krijim Në rastin e njësive monetare, siç e shohim edhe nga shembujt e mësipërm, kemi të bëjmë me neologjizma për t iu përshtatur botës magjike, përkundër asaj reale. Në këtë kuptim, këto neologjizma janë të panjohura edhe për lexuesit e tekstit burimor, duke krijuar efektin e joreales. Galoni është monedha më me vlerë në botën magjike dhe është e barabartë me shtatëmbëdhjetë falçe dhe 493 xelina. Sa i përket strategjisë së përkthyesit, shohim se vetëm termi galleon është transliteruar, kurse dy termat e tjera, përkatësisht Sickles dhe Knuts, janë rikrijuar dhe janë zëvendësuar me neologjizma të reja: falçi dhe xelina. Mund të themi se efekti i të pazakonshmes dhe joreales është 135

151 përcjellë edhe në gjuhën e përkthimit, pasi semantikisht ruhet i njëjti koncept, por me dy përftesa fonetike krejtësisht të ndryshme falë lirisë krijuese autor-përkthyes. Nëse do t u hidhnim një vështrim krahasues të dy sistemeve, vërejmë se përkthyesi ka përdorur dy qasje. Nga njëra anë, termat e njësive matëse janë zëvendësuar me ato të sistemit të gjuhës së përkthimit, pasi ato i kanë barasvlerësit e tyre në gjuhën e përkthimit. Nga ana tjetër, njësitë monetare janë transkriptuar apo krijuar pasi ato janë neologjizma të autores dhe nuk i përkasin një sistemi monetar real. Si të tilla, bëjnë që zgjedhja e përkthyesit të mbështetet në faktin se këto terma mbartin vlera stilistike dhe idiolektore të autores, të cilat duhet të përcillen edhe në gjuhën e përkthim Analiza përkthimore e ushqimeve në botën magjike Shumëllojshmëria e ushqimeve në sagën Harry Potter është një element shumë i rëndësishëm për t u trajtuar si nga aspekti stilistik, ashtu edhe nga ai përkthimor. Autorja u ka dhënë një rëndësi të veçantë ushqimeve dhe vakteve, të cilat në vëllim përshkruhen me hollësi, sidomos gjatë gostive në shkollën e magjistarëve. Si çdo element tjetër gjuhësor në këtë korpus, edhe emërtimi i ushqimeve krijon një dikotomi midis jetës reale dhe asaj imagjinare. Lexuesi arrin ta ndiejë atmosferën joreale të gatimeve në botën magjike me anë të recetave dhe shijeve të pazakonta, të përziera këto edhe me ushqime të cilat janë të njohura dhe të dashura për çdo fëmijë. Kjo dikotomi shërben, gjithashtu, për të shënjuar përjetimet e Harrit në shtëpinë e Dërslëve, përkundër atyre në shkollën e Hoguortsit. Më poshtë do të ilustrojmë momentin kur Harri gjendet për herë të parë në një dyqan ëmbëlsirash; te dreka e Krishtlindjeve; në gostinë e ditëvdekjes së Nikut- Zëre-Pa-Kokë; dhe në një dialog kur personazhet po porositin pije në një bar: He had never had any money for candy with the Dursleys, and now that hehad pockets rattling with gold and silver he was ready to buy as many Mars Bars as he could carry -- but the woman didn't have Mars Bars. Whatshe did have were Bertie Bott's Every Flavor Beans, Drooble's Best Blowing Gum, Chocolate Frogs. Pumpkin Pasties, Cauldron Cakes, Licorice Wands, and a number of other strange things Harry had never seen in hislife. Not wanting to miss anything, he got some of everything (HPPS, p. 108) "You want to be careful with those," Ron warned Harry. "When they say every flavor, they mean every flavor -- you know, you get all the ordinary ones like chocolate and peppermint and marmalade, but then you can get spinach and Sa kishte jetuar te Dërslit, s'kishte patur kurrë pare për ëmbëlsira, po tashti që xhepat sa s'po i shqyheshin nga ari dhe nga argjendi, mund të blinte të gjitha çokollatat që donte. Por në karrel nuk kishte çokollata. Kishte xhelatina të vogla Gjithëshijet, çamçakize Fllucka Fluruese, Çokozhaba, Kulaç me kungull, Shkopinj Magjikë të Sheqerosur dhe një tufë sendesh që Harri s'i kishte parë kurrë në jetën e tij. Meqë nuk donte të linte gjë pa provuar, bleu pak nga të gjitha. (HPGF, fq, 85) "Me ato kij kujdes" e paralajmëroi Roni. "Gjithëshijet kanë me të vërtetë të gjitha shijet... mund të gjesh shijet më të zakonshme, si çokollatë, mentë apo marmelatë portokallash, por mund të të qëllojnë edhe ato me shije spinaqi, 136

152 liver and tripe. George reckons he had a boogerflavored one once." Ron picked up a green bean, looked at it carefully, and bit into acorner. "Bleaaargh -- see? Sprouts." (HPPS, p. 110) Harry had never in all his life had such a Christmas dinner. A hundred fat, roast turkeys; mountains of roast and boiled potatoes; platters of chipolatas; tureens of buttered peas, silver boats of thick, rich gravy and cranberry sauce -- and stacks of wizard crackers every few feetalong the table. (PHPS, p. 218) A small gillywater Mine, said Professor McGonagall s voice. Four pints of mulled mead Ta, Rosmerta, said Hagrid. A cherry syrup and soda with ice and umbrella Mmm! said Professor Flitwick, smacking his lips. So you ll be the red currant rum, Minister. Thank you, Rosmerta, m dear, said Fudge s voice.(hppa, p. 213) On the other side of the dungeon was a long table, also coveredin black velvet. They approached it eagerly but next moment hadstopped in their tracks, horrified. The smell was quite disgusting. Large, rotten fish were laid on handsome silver platters; cakes, burned charcoal-black, were heaped on salvers; there was a greatmaggoty haggis, a slab of cheese covered in furry green mold and,in pride of place, an enormous gray cake in the shape of a tombstone, with tar-like icing forming the words, Sir Nicholas de Mimsy-Porpington died 31st October, 1492 (HPCS, p. 140) mëlçije apo plëndësi. Xhorxhi më ka thënë se një herë ka gjetur disa me shije kakëze hunde". Roni mori një pako xhelatine në ngjyrë të blertë, e pa me kujdes dhe kafshoi një grimë."pëëëh!... Të thashë? Lakra Brukseli".(HPGF, fq, 85) Një drekë Krishtlindjesh si atë, Harri s'e kishte parë kurrë në jetën e tij. Nja njëqind gjeladeti të pjekur, male me patate të fërguara dhe të ziera, gjithë ato pjatanca mbushur me salçiçe me qepë, supiera me bizele të gatuara me tëlynë, mbajtëse salce me salca të trasha dhe të shijshme gatuar me mish apo me boronica dhe gjithë ato këllcaca magjike që ishin vënë në largësi të barabarta përgjate tryezave. (HPGF, fq. 165) -Një ujëvjollcë, në gotë të vogël... -Për mua, - tha Profesoresha MekGur. -Katër bardhakë me ujëmjaltë me erëza. Nderit, Rozmerta, tha Hagridi. Një shurup qershish me ujë të gazuar, me akull dhe me ombrellkë. Mmmm, ia bëri Profesor Flituiku duke kërcitur buzët. Atëherë, rumi me rrush frëngu të kuq duhet të jetë juaji, Ministër. Faleminderit, e dashur Rozmertë, - tha Gjelsheqeri. (HPBA, p. 153) Nga ana tjetër e bimsës kishte vetëm një tryezë të gjatë, edhe ajo e mbuluar nga cohë e zezë. U afruan tërë qejf, por ngrinë në vend, të llahtarisur. Ndihej një erë me të vërtetë e rëndë. Peshq të mëdhej të qelbur qenë renditur mbi tabaka të bukura prej argjendi; torta të djegura, të zeza si qymyri, ishin vënë njëra përmbi tjetrën nëpër pjatanca të tjera; pastaj kishte edhe një supierë me të përbrendshme mbushur me krimba, një kallëp djathi i mbuluar me një cipë të trashë leshtake myku jeshil dhe, në vend të nderit, një alamet torte e përhimët në trajtë të një guri varri, mbi të cilën, me një krem ngjyrë zifti, qe shkruar: Sër Nikolas dë Mimsi-Porpington vdekur më 31 tetor

153 (HPDF, fq. 110) Vazhdojmë më tej me një listë ushqimesh dhe me analizën përkthimore të tyre. Kemi zgjedhur ushqime, të cilat janë të pazakonta për realitetin kulturor të gjuhës së përkthimit, si dhe ato terma, të cilët përbëjnë interes ose shkaktojnë vështirësi përkthimore. Tabela 24: Lista me ushqimet, përftesat e tyre përkthimore dhe komente Varianti burimor Varianti i përkthyer Përftesa përkthimore dhe komente Mars bars Çokollata Zëvendësim me një term të përgjithshëm Sherbet lemon 266 Akullore me limon Përshtatje: kemi një devijim nga kuptimi i termit burimor. Sherbet lemons nuk janë akullore, por një ëmbëlsirë e bërë prej sherbetit me shije limoni të ngrirë. Gjendet në formë shkopinjsh ose karamelesh. Porridge Porrixh Transliterim: mendojmë se ky term mund të ishte përkthyer me termin bollgur ose qull tërshëre. Ruajtja e termit burimor demonstron prirjen e përkthyesit për të ruajtur atmosferën angleze. Bertie Bott's Every Flavor Beans Drooble's Best Blowing Gum (which filled a room with bluebell-colored bubbles that refused to pop for days) xhelatina të vogla Gjithëshijet, Dy variante: çamçakiz Fllucka Fluruese; supertopthigomës i Drubllit (që mbushte një dhomë të tërë me toptha ngjyrë zymbylash që nuk pëllcitnin për disa ditë rresht) Barasvlerë përshkruese: Termi Beans është zëvendësuar me termin xhelatinë pasi përbërja e tyre është e tillë. Është shtuar mbiemri të vogla pasi janë në formën dhe madhësinë e bizeleve. 267 Emri i Bertie Bott, personit që i ka prodhuar fillimisht, nuk është përfshirë në versionin e përkthimit. Në varianitn e parë: Përkthim i drejtpërdrejtë + përshtatje. Termi Best blowing është përshtatur në Fllucka Fluruese. Në variantin e dytë hasim strategjinë e krijimit me anë të së cilës krijohet një kompozitë: super-topthi-gomës. Dy variante të ndryshme për të njëjtin koncept nuk është e 266 Mars Bars dhe sherbet lemon janë dy ëmbëlsira të cilat përdoren në botën e babanacëve dhe nuk njihen nga shumica e magjistarëve

154 rekomandueshme, pasi krijon konfuzion te lexuesi i gjuhës së përkthimit. Pumpkin Pasties kulaç me kungull Barasvlerë kulturore: kulaç është një term, i cili i përket kulturës së gjuhës së përkthimit, kurse pasty është një recetë britanike. Chocolate Frogs Çokozhaba Transpozim: Nga një togfjalësh emëror në një kompozitë. Cauldron Cakes 0 Nuk është përkthyer Liquirice wands Shkopinj Magjikë të Përkthim i drejtpërdrejtë Sheqerosur (inicialet me shkronja të mëdha) Fizzing Whizzbees Grerëza pickuese Përkthim i drejtpërdrejtë Toothflossing Copëza fijementesh Përkthim i drejtpërdrejtë Stringmint Tiny black Pepper Imps ( breathe fire for your friends! ), Ice Mice ( hear your teeth chatter and squeak! ) And massive sherbet balls that make you levitate a few inches off the ground while you re sucking them, said Ron. (HPPA, p.81) Levitating Sherbet balls that Ron had mentioned ndërdhëmbore Piperickat e vogla të zeza ( pështyni zjarr përpara shokëvetuaj! ) Akullore Miu ( që t ju kujisin dhëmbët! ) Dhe plot lëmshe me shije therëse që të ngrenë nga toka, tek i thëthin, tha Roni. (HPBAfq.62) Ato kokrrat për të cilat i kishte folur Roni. honey-colored toffees Pelte ngjyrë mjalti Transpozim: nga tog emëror në një emër me prapashtesë zvogëlimi: Piper-ickat për të treguar se embëlsirat janë të vogla dhe me bazë piperin. Kjo prapashtesë zëvendëson mbiemrin tiny. Përkthim i drejtpërdrejtë: Rima ka humbur në versionin e përkthyer. Barasvlerë përshkruese: Vërejmë dy variante përkthimi të termit sherbet balls, përkatësisht lëmshe dhe kokrra. Zëvendësim me një term më të përgjithshëm: kokrrat. Harri është i panjohur me këtë lloj embëlsire dhe kjo paqartësi reflektohet edhe më poshtë kur shprehet: kokrrat për të cilat i kishte folur Roni. Në mungesë të konkretizimit real, Harri përdor një term përgjithësues që i referohet karakteristikave të jashtme fizike të objektit. Barasverë kultutore: Zëvendësim me një term të kulturës së përkthimit pasi pelteja i përket kulinarisë së kulturë së gjuhës së përkthimit kurse toffees është një recetë angleze. 139

155 Peppermint creams Zhabat me mente Përkthim i drejtpërdrejtë shaped like toads (hidhen përpjetë në ( hop realistically in the stomach! ), stomak sikur të ishin zhaba të njëmentad) fragile sugar-spun Pupla prej fijesh sheqeri Përkthim i drejtpërdrejtë quills exploding bonbons Bonbone shpërthyese Përkthim i drejtpërdrejtë Maggoty haggis të përbrendshme Përkthim i drejtpërdrejtë mbushur me krimba foaming mugs of hot butterbeer Një krikëll Gjalpëbirrë të valuar Përkthim i drejtpërdrejtë: mbiemri foaming (shqip. me shkumë) nuk është përkthyer. mulled mead Ujëmjaltë Transpozim: nga një tog emëror në një kompozitë: ujë-mjaltë. Një term i pazakontë, i cili reflekton të pazakonshmen e kësaj pije. Siç e shohim edhe nga shembujt e mësipërm, përkthimi i ushqimeve në vëllimin Harry Potter dhe përcjellja e efektit që ato kanë në gjuhën burimore janë sfida të vështira për përkthyesin. Termat dhe recetat e pazakonta shërbejnë si shënjues të së pazakonshmes në botën magjike: tiny black Pepper Imps (pipericka të vogla të zeza) mulled mead (ujëmjaltë); butterbear (gjalpëbirra) etj. Gjithashtu, ato u përshtaten rasteve në të cilat shërbehen. Për shembull, dreka e Krishtlindjeve është një aktivitet festiv i huazuar nga jeta reale e jomagjistarëve dhe, si e tillë, kërkon që edhe gatimet e asaj dite të jenë tipike: gjel deti etj. Nga ana tjetër, në festën e ditëvdekjes së Nikut-Zërë-Pa-Kokë, një festë kjo e pazakontë, shoqërohet me ushqime të pazakonta gjithashtu, prej të cilave mund të përmendim maggoty haggis (të përbrendshme mbushur me krimba) apo graycake in the shape of a tombstone (tortën e përhimtë në trajtë të një guri varri). Këto kontraste janë pasqyruar edhe në gjuhën e përkthimit, duke krijuar atmosfera të ndryshme shijesh brenda në kështjellën e Hoguortstit dhe në vendet e tjera magjike Analiza përkthimore e krijesave në botën magjike Bota magjike në Kështjellën e Hoguortsit dhe jashtë saj është e mbushur plot me krijesa magjike, emërtimi i të cilave në aspektin gjuhësor është po aq mistik dhe joreal. Në shumë raste, autorja J.K. Rowling i ka shpikur emrat e këtyre krijesave dhe fenomeneve të tjera magjike, duke krijuar kështu një dikotomi midis të zakonshmes në botën reale dhe të pazakonshmes në atë imagjinare. Gjithashtu, përpos neologjizmave dhe latinizmave, siç e kemi përmendur edhe më sipër gjatë studimit tonë, autorja ka përdorur njohuritë e saja enciklopedike të mitologjisë dhe i ka përfshirë ato në vëllimin Harry Potter. Shembulli i mëposhtëm ilustron përdorimin dhe rëndësinë e këtyre termave për magjistarët e Hoguortsit: "Every Ollivander wand has a core of a powerful magical substance, Mr. Potter. We use unicorn hairs, phoenix tail "Çdo shkop që ndërtohet nga Ullianderi e ka zemrën nga një lëndë e fuqishme magjike, zoti Poter. Ne përdorim qime 140

156 feathers, and the heartstrings of dragons. No two Ollivander wands are the same, just as no two unicorns, dragons, or phoenixes are quite the same. And of course, you will never get such good results with another wizard's wand." (HPPS, p. 90) njëbrirëshi, pendë nga bishti i feniksit dhe fije nga zemra e dragoit. Nuk gjen dy shkopinj të punuar nga Ullianderi që të jenë të njëllojta, ashtu sikurse nuk gjen dy njëbrirësh, dy dragoj apo dy fenikse krejt të njëllojtë. Dhe, kuptohet, nuk arrihen kurrë rezultate dhe aq të mira me shkopin e një magjistari tjetër". (HPGF,fq. 72) Tabela e mëposhtme na njeh me krijesat magjike, etimologjinë e tyre dhe përftesën në gjuhën e përkthimit: Tabela 25: Lista e krijesave magjike, origjina dhe përftesat e tyre përkthimore Termi Versioni i Origjina i fjalës- Përftesa përkthimore burimor përkthyer burimi Unicorn Njëbrirësh Mitologji Përkthim i drejtpërdrejtë Vampires Vampir Mitologji Transkriptim Dragon Dragua Mitologji Transkriptim Centaur Centaur Mitologji Transkriptim Phoenix Feniks Mitologji Transkriptim Poltergeist Poltergeist Folklor Kopjim giants Gjigand Mitologji Transkriptim Ghosts Fantazma Folklor Përkthim i drejpërdrejtë Boggarts 268 Qullsa Mitologji Përkthim (ekuivalencë funksionale) Hippogriff Hipogrif Mitologji Transkriptim Goblin Xhuxh Folklor Ekuivalencë përshkruese House-elf Xhuxhishtëpiak Folklor Përkthim i fjalëpërfjalshëm Animagus Magjikafshë Neologjizëm Përkthim i fjalëpërfjalshëm: kompozitë me rend të përmbysur Werewolf Ujk i egër Folklor Përshtatje Trolls Trolle Mitologji Kopjim + shpjegim në fund të faqes 269 (HPDF fq. 40) Yeti Jeti Legjendë Transkriptim + shpjegim në fund të faqes 270 (HPDF fq. 40) Bazilisk Bazilisk Legjendë Kopjim + shënim në fund të faqes 271 (HPDF fq. 233) 268 Qullsat (boggarts) janë krijesa të errëta pa ndonjë formë të veçantë dhe ata marrin formën e krijesës së cilës magjistarët i frikësohen më së shumti. 269 Në mitologjinë e vendeve skandinave janë figurat fantastike (qofshin xhuxha apo viganë) me të cilat janë të mbushura vendet e vetmuara ndër përrallat e atyre vendeve.(shën. i përk) 270 Jeti qenie e egër dhe vigane që i shëmbëllen njeriut.sipas gojëdhënëve të Azisë Qëndrore, jeton në borën e Himalajas.(Shën. i përk) 141

157 Shohim se një numër i konsiderueshëm i termave është transliteruar ose kopjuar (pa asnjë përshtatje fonologjike). Termat, të cilat janë transkriptuar apo kopjuar, janë terma të njohur për kulturën tonë dhe nuk përbëjnë vështirësi në të kuptuarit e tyre nga lexuesit e vegjël: vampir, dragua, centuar, feniks, gjigand. Termat unicorn, ghost, boggarts, goblin, animagus, house-elf janë përkthyer në gjuhën shqipe bazuar mbi karakteristikat e tyre fizike: Unicorn është një kafshë mitologjike i ngjashëm me një kalë me një bri - njëbrirësh. Boggarts është një krijesë magjike pa një formë konkrete dhe shndërrohet në krijesën më të frikshme të personit, të cilin ai dëshiron ta tmerrojë. Termi qullësi është një barasvlerë funksionale pasi i referohet aftësisë së kësaj krijese pa formë për ta ndryshuar pamjen e saj të jashtme. Goblin është një krijesë magjike, e cila është përkthyer me termin xhuxh. Ato janë krijesa të vogla, me gishta dhe këmbë të gjata dhe shumë inteligjente, të cilat bashkëjetojnë në botën e magjistarëve. 272 Për herë të parë prezantohen në libër si rojtarët e bankës së Gringotit, një bankë në të cilën magjistarët kanë depozituar pasuritë e tyre. Referenca folklorike e termit goblin ka humbur në gjuhën e përkthimit, pasi i vetmi informacion që mund të merret nga termi në versionin e përthyer, respektivisht xhuxh, është përshkrimi vetëm i një pjese të pamjes së tyre të jashme (të qenët të shkurtër) dhe jo referencat folklorike dhe tipare të tjera. Ne do të rekomandonim përdorimin e shënimeve shtesë, qoftë në fund të faqes apo edhe në tekst pranë fjalës, ku të shpjegohej etimologjia e këtij termi. Termi Animagus u referohet magjistarëve që kanë aftësi të shndërrohen në kafshë dhe është një kompozitë e emrave animal (kafshë) dhe magus nga latinishtja (magjistar). 273 Në versionin e gjuhës së përkthimit kemi një kompozitë: magjikafshë, e cila përcjell kuptimin e termit në gjuhën e përkthimit, por humbet origjinën latine të fjalës magus. Në sythat e mëposhtëm do të analizojmë më hollësisht kush prej magjistarëve është magjikafshë, pse vendosën ta pësojnë këtë transformim dhe cilat janë nofkat e tyre. Werewolf përshkruan një qenie njerëzore, e cila shndërrohet në ujk të egër dhe të rrezikshëm sa herë që hëna shfaqet e plotë. Këtë gjendje e shkakton një infeksion i marrë me anë të një kafshimi nga një tjetër werewolf. Termi vjen nga anglishtja e vjetër: wer që përkthehet njeri dhe fjala wulf që do të thotë ujk. Në versionin e përkthyer kemi termin ujk i vjetër. Mendojmë se do të ishte më e saktë kuptimisht sikur termi të përkthehej Njeriu-ujk, pasi ky i fundit do të mund të përfshinte, deri diku, procesin e transformimit nga njeri në ujk. Hippogriff është një krijesë tjetër magjike, të cilën autorja e ka huazuar nga mitologjia. Gjysma e përparme e trupit duket si shqiponjë dhe gjysma tjetër e trupit duket si kalë. Hippos vjen nga greqishtja kalë dhe griffin është një krijesë magjike. Këto krijesa janë shumë krenare dhe të rrezikshme nëse provokohen nga njerëzit. 274 Përkthyesi e ka transliteruar këtë term duke e sjellë të njëjtë edhe për lexuesin e gjuhës së përkthimit. Meqenëse kuptimi i kësaj fjale merret nga konteksti, përkthyesi nuk e ka parë të udhës të përdorë shpjegime shtesë. 271 Gjarpërqë jetonndërpemëtepyjevetë AmerikësQëndrore. Në legjendatelashtaquhejkështunjë gjarpërqë kishtefuqinë të vristemeanë të shikimit. (Shën. i përk) parë për herë të fundit më 30/01/ parë për herë të fundit më 30/01/ parë për herë të fundit më 02/02/

158 Më poshtë japim ekstraktin se si prezantohet hipogrifi në roman: Trotting toward them were a dozen of the most bizarre creatures Harry had ever seen. They had the bodies, hind legs, and tails of horses, but the front legs, wings, and heads of what seemed to be giant eagles, with cruel, steelcolored beaks and large, brilliantly, orange eyes. Hippogriffs! Hagrid roared happily, waving a hand at them. Beau iful, aren they? (HPPA, p. 119) Nja pesë a gjashtë krijesa, më të çuditshmet që kishte parë ndonjëherë Harri, po vinin drejt tyre. Trupin, këmbët e mbrapme dhe bishtin e kishin si të kuajve, këmbët e përparme, flatrat dhe kokën si të shqiponjave vigane, sqetat e egër i kishin prej çeliku dhe sytë e mëdhenj në ngjyrë portokalli. Janë Hipogrifë! tha tërë gaz Hagridi, duke shkundur dorën. A s janë të bukur? (HPBA, fq. 89) Një term tjetër që ia vlen ta analizojmë më gjatë është termi poltergaist, i cili emërton një ndër krijesat famëkeqe në Kështjellën e Hoguortsit. Termi e ka origjinën nga gjuha gjermane dhe është një kompozitë e përbërë nga një mbiemër polter- i zhurmshëm dhe emri gaist fantazmë (fantazmë e zhurmshme). Meqenëse termi Poltergaist është një term i huaj edhe për lexuesit e tekstit burimor, përkthyesi ka vendosur ta transkriptojë atë duke e përcjellë kështu si term të huaj edhe për lexuesin e tekstit të përkthyer dhe duke respektuar njëkohësisht edhe zgjedhjen dhe stilin e autores. Do të ishte më me vend që ky term të shoqërohej me një shënim shtesë nga përkthyesi në mënyrë që të kuptohej origjina dhe kuptimi i fjalës. Megjithatë, kemi një kompensim përkthimor pasi sa herë që poltergaisti shfaqet në roman, atij i referohen me emër, përkatësisht Ngaci, emër i cili përcjell natyrën e tij ngacmuese, ngatërruese dhe keqadashëse. Më poshtë po japim një ekstrakt ku Ngaci shfaqet për herë të parë në vëllimin Harry Potter: A bundle of walking sticks was floating in midair ahead of them, and aspercy took a step toward them they started throwing themselves at him. "Peeves," Percy whispered to the first years. "A poltergeist." He raisedhis voice, "Peeves -- show yourself" A loud, rude sound, like the air being let out of a balloon, answered. "Do you want me to go to the Bloody Baron?" There was a pop, and a little man with wicked, dark eyes and a widemouth appeared, floating cross- legged in the air, clutching the walking sticks. Peeves stuck out his tongue and vanished, dropping the walking sticks on Neville's head. They heard him zooming away, rattling coats of armor ashe passed. Një tufë shkopinjsh, nga ata që përdoren për shëtitje, po luhatej në gjysmë lartësie përpara tyre dhe kur Persi bëri t'u afrohej, filluan të gjuanin majtas e djathtas. "Eshtë Ngaci" u pëshpëriti Persi atyre të vitit të parë. "Një Poltergeist". Pastaj, me zë më të lartë: "Ngac... duku!" U përgjigj një zhurmë e fortë dhe vulgare, ashtu si bën ajri kur shfryn kamardarja. "Do që të shkoj te Baroni Gjakatar?"... Ngaci u zhduk, mbasi nxori gjuhën jashtë dhe i la shkopinjtë të rrëkëlleheshin mbi kokën e Nevilit. E dëgjuan që u largua rrakapjekthi, duke u përplasur mbas armoreve. (HPGF, fq. 106) 143

159 (HPPS, p. 138) Siç e kemi përmendur edhe më sipër në analizën e përftesave përkthimore, përkthyesi ka përdorur shpjegimin në fund të faqes, atëherë kur termi është i panjohur për kulturën e lexuesve të gjuhës së përkthimit ose, në rastet kur këtë term të panjohur e ka transkriptuar, e ka kompensuar më tej në tekst me anë të shpjegimit kontekstual Analiza përkthimore e aktiviteteve dhe praktikave në botën magjike Në sagën Harry Potter janë përfshirë shumë aktivitete, të cilat organizohen nga komuniteti i banorëve në botën magjike dhe shpeshherë bazohen e pasqyrojnë traditën britanike. Këto tipare përfshijnë festat, zakonet, ditët e pushimit si edhe termat e profesioneve e të institucioneve, të cilat e kanë zanafillën nga realiteti britanik. Shumë prej tyre mund të krijojnë vështirësi për përkthyesit, pasi ata duhet të përfshihet në procesin e njohjes së këtij termi kulturor, e më pas të vendosin për llojin e përftesës apo barasvlerës. Në tabelën e radhës do të ilustrojmë dhe do të analizojmë pikërisht këta terma. Tabela 26: Lista e emërtimeve të aktiviteteve e praktikave në botën magjike si dhe përftesat e tyre përkthimore Gjuha burimore Karakteristika Gjuha e përkthimit Përftesa përkthimore Deathday party Festë Festa e Ditëvdekjes Përkthim i drejtpërdrejtë Bonfire Night Festival Nata e zjarreve Përkthim i drejtpërdrejtë Hallowe en Festival Hallouini Transliterim Christmas Eve Aktivitet Nata e Krishtlindjeve Përkthim i drejtpërdrejtë Easter Aktivitet Pashkët Përkthim i drejtpërdrejtë Quidditch Lojë Kuidiç Transliterim Prefect Titull nxënësish Prefekt Transliterim Head boy/girl Titull nxënësish Kryeshkollar/e Përkthim i drejtpërdrejtë Headmaster Titull profesori Drejtori i shkollës Barasvlerë kulturore Deathday party është një festë e pazakontë edhe për komunitetin e magjistarëve, kështu që përkthimi i drejtpërdrejtë, përkatësisht Festa e ditëvdekjes, në gjuhën e përkthimit reflekton këtë pazakonshmëri. Bonfire Night e njohur ndryshe edhe si Guy Fawkes Night është një aktivitet që mbart një ngjyrim kulturor, pasi lidhet me historinë e Britanisë së Madhe. Kjo festë daton qysh në vitin 1605 kur Gay Fawkes-i, së bashku me disa komplotues të tjerë, tentuan të hidhnin në erë Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik, por u arrestuan dhe komploti dështoi. Çdo 5 nëntor, anglezët kremtojnë këtë ngjarje duke ndezur zjarre. 144

160 Në këtë kuptim, përkthimi i drejtpërdrejtë Nata e Zjarreve nuk e përcjell këtë informacion shtesë dhe për rrjedhojë nuk jep të njëjtin efekt si në gjuhën burimore. Një strategji që do të kompensonte këtë humbje do të ishte shënimi i përkthyesit në fund të faqes, ku shkurtimisht të shpjegohej historiku i kësaj feste. Hallowe en, është një festival, i cili, falë globalizimit dhe komercializmit, i ka kaluar kufijtë kulturorë dhe njihet e festohet në shumë vende të botës. Kjo festë njihet me të njëjtin emër edhe në kulturën e gjuhës së përkthimit, kështu që tranliterimi i tij është e vetmja strategji e përshtatshme. Christmas dhe Easter janë festa fetare dhe barasvlerësit e tyre në gjuhën e përkthimit, përkatësisht Krishtlindjet dhe Pashkët, janë një zgjedhje e lehtë për përkthyesin. Duke qenë se këto dy festa i përkasin një ndër besimeve fetare më të përhapura në botë, i cili praktikohet edhe në kulturën e gjuhës së përkthimit, barasvlerat e tyre janë pjesë e leksikut të gjuhës së përkthimit. Termi Quidditch, siç e kemi analizuar shkurtimisht edhe në sythin e analizës së titujve të kapitujve, është një neologjizëm i shpikur nga autorja për të përshkruar një lojë, e cila praktikohet në botën magjike. E pazakonshmja e emrit të lojës vë në pah të pazakonshmen e kësaj loje, përkundër sporteve popullore në botën reale. Transkriptimi i këtij termi reflekton të njëjtin efekt edhe në gjuhën e përkthimit. Harri mëson për herë të parë se çfarë është Kuidiçi kur bëhet nxënës i vitit të parë në shkollën e magjisë. Më poshtë po ilustrojmë momentin kur Harry dëgjon për herë të parë për këtë lojë: What is Quidditch?" "It's our sport. Wizard sport. It's like -- like soccer in the Muggle world -- everyone follows Quidditch -- played up in the air onbroomsticks and there's four balls -- sorta hard ter explain the rules." (HPPS, p. 85) Ç'është Kuidiçi?" "Eshtë sporti ynë. Sporti i magjistarëve. Si puna... si puna e futbollit në botën e Babanacëve: që të gjithë e ndjekin Kuidiçin. Luhet në ajër, duke qenë kaluar mbi bishta fshese dhe me katër topa... Eshtë e vështirë të shpjegohen rregullat e lojës". (HPGF, fq. 68) Një prefect është një student në shkollën e Hoguorsit i/e cila ka autoritet dhe përgjegjësi më shumë sesa nxënësit e tjerë në këtë shkollë. Ata e marrin këtë titull vetëm kur shkojnë në klasën e pestë dhe më pas mund të emërtohen Kryeshkollarë. Versioni i përkthyer me anë të strategjisë së transliterimit nuk do të ishte alternativa më e mirë pasi termi prefekt në gjuhën e përkthimit, sipas Fjalorit të gjuhës shqipe (2006) është kryetari i prefekturës. Gjykojmë se ruajtja e të njëjtit term sjell një përplasje kuptimore dhe krijon paqartësi te lexuesi. Head boy/girl është një titull i dhënë vetëm për nxënësit e klasës së shtatë. Mendojmë se termi Kryeshkollar në gjuhën e përkthimit është shumë i gjetur nga ana e përkthyesit, pasi parashtesa krye është një parashtesë e përdorur rëndom edhe për shumë pozicione të tjera të këtij niveli. Headmaster është profesori, i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e shkollës dhe sigurinë dhe shkollimin e nxënësve. Varianti në gjuhën e përkthimit është termi Drejtor, term i cili përdoret për të njëjtin pozicion në shkollat e sistemit arsimor të gjuhës së përkthimit. Mund të themi se termi është neutralizuar, duke mos krijuar barriera kuptimore. 145

161 4.4.6 Analiza përkthimore e referencave letrare Kur diskutuam për vështirësitë përkthimore të korpusit tonë, përmendëm gjithashtu edhe ndërtekstualitetin, apo referencat letrare të cilat autorja i ka përfshirë në vepër për të krijuar lidhjet dhe atmosferën kulturore apo për të ngjallur te lexuesi gjurmë nga veprat e tjera. Këto gjurmë apo referenca mund t i hasim shpesh te emrat e përveçëm. Për shembull: emri i kujdestarit të Hoguortsit, Argus Filch është një referencë e Argusit me njëqind sy, një personazh që në mitologjinë e lashtë greke është një person me njëqind sy, i urdhëruar nga perënditë e Olimpit për të ruajtur dhe për të vëzhguar çdo lëvizje të mundshme në ullirin e shenjtë të Argosit. Të njëjtin emër ka edhe rojtari i shkollës magjike te Harry Potter, roli i të cilit është i njëjtë me Argusin e mitologjisë. Gjithashtu, Minerva në mitologji është Zota Romake e zgjuarsisë. Të njëjtin tipar ka edhe personazhi i Rowling-ut me të njëjtin emër. Përveç ngjyrimeve referenciale të marra nga folklori dhe mitologjia, në këto romane ndihet edhe ndërhyrja e veprave klasike të letërsisë botërore, sidomos te emrat e përveçëm. Për shembull, disa emra janë huazuar nga veprat e Shakespeareit. Emri i Hermionës të sjell ndër mend Hermionën në The Winter s Tale, Marvolo na kujton The Twelfth Night, Miranda me The Tempest. Përpos shembujve të mësipërm të emrave të përveçëm, kemi vërejtur edhe referenca të tjera, të cilat vijnë nga realiteti i kulturës së gjuhës burimore. Le t i shohim se si këto referenca janë përcjellë në gjuhën e përkthimit. Tabela 27: Shembuj të referencave letrare dhe përcjellja e tyre në gjuhën e përkthimit Teksti burimor Teksti i përkthyer Përftesa After burning all the Mbasi i dogji të tëra, nxori letters, he got out a gozhdët dhe çekiçin dhe i hammer and nails and mbërtheu me copa dërrasash të boarded up the cracks gjitha plasat ku ishin e ku s'ishin, around the front and back doors so no one could go out. He hummed "Tiptoe Through the Tulips" as he worked, and jumped at si në portën e përparme ashtu dhe në ate mbrapa, kështuqë nuk mund të dilej më. Tek punonte, këndonte vetmevete një melodi gazmore dhe hidhej përpjetë edhe small noises. (HPCS, p. kur dëgjonte më të voglën 43) zhurmë. (HPGF, fq. 37) Harry sat and thought about this while Hagrid read his newspaper, the Daily Prophet. (HPPS, p. 69) Harri vazhdonte gjithë këto gjëra, ndërsa Hagridi lexonte të përditshmen Gazeta e Profetit. (HPGF, fq. 56) Zëvendësim me një term të përgjithshëm Shtesë (fjala gazetë është shtuar për efekt sqarimi) Titulli i këngës Tiptoe Through the Tulips 275 "është fshirë dhe është zëvendësuar me një term të përgjithshëm shpjegues, pasi kënga është e njohur vetëm te lexuesi i gjuhës burimore dhe i përket vetëm asaj kulture, dhe nuk do të mund të përcillej si e tillë nëse do të përdorej përkthimi i drejtpërdrejtë. Gjithashtu, zëvendësimi i titullit të 275 Tiptoe through the tulips është një këngë shumë popullore e krijuar fillimisht në vitin

162 këngës me një titull kënge të kulturës së gjuhës së përkthimit do të sillte konfuzion te lexuesi pasi do të zhvendoste vendndodhjen e ngjarjeve. Përsa i përket shembullit të dytë kemi një referencë nga gazetaria. Disa gazeta në Angli e kanë të përfshirë fjalën daily si pjesë të titullit të tyre, për shembull: Daily Telegraph, Daily Mirror, Daily Express, Daily Mail etj, fjalë e cila shërben për të treguar se gazeta është e përditshme. Pikërisht këtë referencë ka përdorur autorja Rowling, por e ka përshtatur atë për botën magjike duke e titulluar Daily Prophet. Versioni i gjuhës së përkthimit vjen me një përshtatje: e përditshmja Gazeta e Profetit meqenëse në kulturën e gjuhës së përkthimit fjala daily nuk përdoret si titull gazete, por është term i përgjithshëm për të treguar llojin e gazetës. 4.5 Tipologjia e emrave të përveçëm dhe (pa)përkthyeshmëria e tyre në vëllimin Harry Potter Përpara se të fillojmë të diskutojmë për tipologjinë e emrave të përveçëm, e shohim të udhës të sqarojmë se çfarë nënkuptojmë me këtë term. Duke iu referuar onomastikës (onomastics), shkencës e cila studion emrat e përveçëm nga kënvështrimi etimologjik, historik dhe psikologjik, emrat nuk janë thjesht shënjues gjuhësor por ato reflektojnë shoqërinë, kulturën dhe procese të cilat udhëheqin përzgjedhjen dhe formimin e tyre. Onomastika përfshin 1) studimin e emrave të personave të titulluar anthroponomastika (anthroponomastics); si dhe 2) studimin e emrave të vendeve të quajtur toponomastika (toponomastics). Termi emër i përveçëm në këtë studim përfshin emrat e personazheve, nofkat (nicknames), emrat e kafshëve magjike, emërtimet e institucioneve, titujve, adresat (toponimet), etj. Në botën reale, një emër i përveçëm nuk karakterizohet nga rregulla strikte morfologjike, (për shembull: mund ta emërtojmë një person me emrin Doina ose Dojna, Erion ose Herjon); ato nuk kanë sinonime përderisa emërtojnë një person/objekt të vetëm; emrat e përveçëm kanë rol identifikues dhe jo përshkrues. Duke qenë se emri i përveçëm ka rol identifikues, mund të themi se emri (shenjuesi) dhe referenti i tij (i shenjuari) kanë lidhje arbitrare me njëra tjetrën, që nënkupton se edhe kur një emër merret nga leksiku i gjuhës dhe semantikisht ka rol përshkrues, ky emër realisht nuk e përshkruan referentin. 276 Për shembull, një person me emrin Gladiola nuk nënkupton se personi ka tiparet e kësaj luleje apo një person me emrin Fatbardha nuk mund të merret e mirëqenë se do ta ketë fatin të bardhë. Megjithatë, edhe pse këto emra kanë vetëm rol denotativ, ata transmetojnë informacione të tjera. Christine Nord-i shprehet se Emrat e përveçëm në jetën reale mund të jenë jopërshkrues, por sigurisht që ata nuk janë joinformues. Nëse njerëzit janë njohës së kulturës së një emri të caktuar, arrijnë të informohen nëse emri i përket gjinisë femërore apo mashkullore (Alice - Bill); ose rreth moshës së tyre (dikush i vendos foshnjës së tyre emrin e një popstar i apo ylli kinematografie; madje emri mund të na informojë për origjinën gjeografike brenda të njëjtit komunitet kulturor. Për shembull: McPherson ose O Connor 277. I përmendëm tiparet e emrave të përveçëm në jetën reale për të parë dallimet midis tyre dhe emrave të përveçëm të personazheve fiktivë në letërsi. Emrat e 276 L. Manini, Meaningful Literary Names: Their Form and Function and their Translsation. The Translatior Fq C. Nord, Proper Names in Translations for Children: Alice in Wonderlands as a Case in Point. Meta: Translators Journal. Vol. 48. Nr Fq

163 përveçëm në letërsi shpeshherë mund të mbartin tipare dhe funksione të tjera, dhe shkrimtari është i lirë të përdorë të gjitha burimet kulturure, ndërtekstuale, leksikore etj. për të arritur këto efekte. Christiane Nord-i shprehet se Për të gjetur një emër për personazhet e tyre, shkrimtarët shfrytëzojnë të gjithë repertorin e emrave ekzistues, të cilët pasqyrojnë kulturën e tyre, si dhe ata mund të shpikin emra të rinj absurd, fantastikë ose përshkrues të personazheve që ato krijojnë. Pra, mund të themi se të gjithë emrat në letërsi fshihen pas një qëllimi autorial, megjithëse ky qëllim jo gjithmonë kuptohet nga lexuesit. 278 Shumë studiues të onomastikës na vijnë në ndihmë për sa u përket klasifikimeve të emrave të përveçëm. Megjithatë, duke marrë parasysh natyrën e korpusit tonë, ne do t i referohemi klasifikimit të dhënë nga Theo Hermans dhe Luca Manini, të cilët i klasifikojnë emrat nga këndvështrimi përkthimor. Sipas Hermans-it, emrat ndahen në: emra konvencionalë dhe emra të ngarkuar semantikisht. Emrat konvencionalë nuk janë të motivuar dhe si të tillë nuk kanë kuptim semantik. Nga ana tjetër, kemi emrat me ngarkesë semantike, të cilët formohen nga leksiku i përditshëm i një gjuhe të caktuar. Kategoria e dytë, sipas Hermans-it, përfshin emra të cilët ndryshojnë nga shkalla e semanticitetit, duke filluar nga emrat paksa sugjerues deri në ata shumë shprehës. 279 Studiuesi italian Luca Manini e shtjellon më tej këtë tipologji të shpjeguar nga Hermans-i, duke i klasifikuar kategorinë e emrave semantik në këto nënkategori: emra me natyrë ndërtekstuale të huazuara nga historia, mitologjia, burime letrare dhe joletrare. 280 Siç e përmendëm edhe më sipër, përveç emrave konvencionalë, shumë emra të përveçëm në korpusin tonë mund të përmbajnë ngarkesa kuptimore qofshin ato informuese dhe përshkruese për referentin; kulturore; ndërtekstuale (referenca letrare, folklorike dhe mitologjike); aludime historike; estetike dhe humoristike. Shembuj emrash të marrë nga seria Harry Potter me këto cilësi i kemi përmendur më sipër në studimin tonë dhe më poshtë do t i bëjmë një analizë kontrastive për të parë nëse përkthyesi ka mundur t i transmetojë këto shtresime kuptimore në gjuhën e përkthimit. Gjatë analizës sonë do të fokusohemi te përçimi i efektit të njëjtë dhe jo te ngjashmëria gjuhësore midis tekstit burimor dhe atij të përkthyer. Maria Tymozcko, në studimin e saj lidhur me përkthimin e emrave konvencionalë dhe semantikë në letërsi, arrin në përfundimin se, pavarësisht përsiatjeve dhe strategjive të përdoruara nga përkthyesit, lexuesit e tekstit të përkthyer nuk do ta lexojnë dhe kuptojnë emrin e përveçëm në të njëjtën mënyrë që e kanë lexuar lexuesit e gjuhës burimore. Pra, mund të themi se përkthyesi duhet të bëjë një kompromis midis ruajtjes së formës apo arritjes së të njëjtit funksion dhe efekt. Sipas saj, përkthyesit kanë tri mundësi qasjesh ndaj emrave të përveçëm: 1) ruajtja e pandryshuar e sekuencave të huaja fonologjike, 2) përshtatja sipas rregullave fonologjike të gjuhës së përkthimit, 3) krijimi i një emri të ri, i cili mund të konsiderohet si barasvlera më e afërt fonologjike në gjuhën e përkthimit. 281 Nëse do të ruhej forma e pandryshuar e tyre në gjuhën e 278 Po aty T. Hermans, On Translation Proper Names, with Reference to De Witte and Max Havelaar. Në Modern Dutch Studies. London: Athlone Fq L. Manini, Meaningful Literary Names: Their Form and Function and their Translsation. The Translatior Fq M Tymozcko,. Translation in a Postcolonial Context: Early Irish Literature in English. Manchester. St. Jerome Publishing Fq

164 përkthimit, lexuesit do të përballeshin me një mbingarkesë komunikimi 282 dhe do ta humbisnin rrjedhshmërinë e leximit. Gjithashtu, për shkak se rregullat e shqiptimit ndyshojnë nga njëra gjuhë në tjetrën, mund të themi se lexuesit e tekstit të përkthyer do ta lexojnë emrin ndryshe nga lexuesit e tekstit burimor. Nga ana tjetër, kur përkthyesi vendos të bëjë ndryshime, siç është përshtatja sipas konvencioneve ortografike të gjuhës së përkthimit, përsëri mund të themi se kemi humbje në përkthim, pasi emri në tekstin e përkthyer është ndryshe nga ai i tekstit burimor Strategjitë e përkthimit të emrave të përveçëm sipas Jan Van Coillie-t Edhe pse emrat e përveçëm konsiderohen si terma me konotacione kulturore dhe, për rrjedhojë, edhe procedurat përkthimore të lartpërmendura mund të aplikohen dhe për këtë kategori, ne nuk mund të mjaftohemi vetëm me këto procedura për shkak të natyrës së komplikuar dhe të veçantë të formimit të këtyre emrave në korpusin tone, e për rrjedhojë, edhe domosdoshmërinë e strategjive më specifike përkthimore të tyre. Fillimisht, do të përmendim strategjitë e propozuara nga Jan Van Coillie dhe Gillian Lathey dhe, më pas, do të dalim me një model të përbashkët strategjish mbi të cilat do të bazojmë analizën tonë kontrastive të emrave të përbashkët. Coillie përmend dhjetë strategji të përkthimit të emrave të përveçëm: 284 Mospërkthim, riprodhim, kopjim: Emri nuk ndryshon në gjuhën e përkthimit. Coillie nuk e rekomandon shumë këtë strategji, pasi ai mendon se emri i pandryshuar në gjuhën e përkthimit mund të japë ndjesinë e të panjohurës te lexuesit e vegjël dhe identifikimi i tyre me personazhet do të ishte i vështirë. Nëse kjo strategji do të përdorej tek emrat të cilat mbartin konotacione apo edhe kuptime përshkruese apo emotive të personazheve, kuptimi semantik i tyre do të humbiste në përkthim. Mospërkthim me shpjegime shtesë: një shënim shtesë mund t i shtohet emrit në versionin e përkthyer. Kjo strategji mund të përdoret kryesisht me emrat historikë dhe në këtë rast, përpos emrit, lexuesi mëson diçka të re nga kultura dhe historia e gjuhës burimore. Zëvendësim i një emri të përveçëm me një emër të përgjithshëm: Një emër i përgjithshëm përshkrues i personazhit mund të përdoret në vend të emrit të përveçëm të personazhit në gjuhën burimore. Përshtatje fonetike dhe morfologjike: Me anë të kësaj strategjie emrat transkiptohen ose transliterohen. Kjo strategji zakonisht aplikohet me emrat që nuk mbartin ngjyrime konotative apo semantike. Zëvendësim me një barasvlerë në gjuhën e përkthimit: zakonisht emrat historikë kanë barasvlerët e tyre në gjuhë të ndryshme. Kjo kategori emrash zakonisht përshtatet në këtë mënyrë në tekstin e përkthyer duke ruajtur të njëjtin funksion që ky emër ka te lexuesi i tekstit burimor. Zëvendësim me një emër më të njohur në gjuhën burimore ose një emër i njohur ndërkombëtarisht. Kjo strategji ka dy funksione: ajo e ruan frymën e 282 Po aty. Fq Po aty J. V. Coillie, Characters Names in Translaton: A functional Approach. në Jan Van Coillie & Walter P. Verschueren. (editorë). Children s Literature in Translation: Challenges and Strategies. London and New York: Routledge Tayer & Francis Group Fq

165 huaj në libër, por në të njëjtën kohë është edhe më e pranueshme për lexuesin e tekstit të përkthyer. Zëvendësim i një emri në gjuhën e përkthimit: kjo strategji është radikalisht me kahje drejt gjuhës së përkthimit dhe nuk përkrahet nga shumë studiues pasi, duke e zëvendësuar emrin e gjuhës burimore me një emër në gjuhën e përkthimit, krijohet përshtypja e gabuar se ngjarja ndodh në kontekstin e kulturës së përkthimit. Përkthim i emrave me ngarkesë konotative: funksioni i emrit në gjuhën e përkthimit ruhet pasi emri transmeton shtresat e tij kuptimore nga gjuha burimore në atë të përkthimit. Zëvendësim i emrit me një emër me konotacion të ndryshëm nga ai në tekstin burimor- Kjo strategji përdoret atëherë kur përkthimi literal i emrit nuk do të përcillte të njëjtin funksion në gjuhën e përkthimit. Në këtë kuptim, përkthyesi gjen një fjalë e cila, edhe pse nuk është gjuhësisht e njëjtë, konsiderohet si barasvlerë funksionale, pasi efekti është i njëjtë. Mospërfshirja: kjo strategji radikale përdoret kur emri/termi konsiderohet problematik dhe është e pamundur që përkthyesi të mund të gjejë një barasvlerë. 4.7 Përkthimi i emrave të përveçëm sipas Gillian Lathey-t Në lidhje me emrat e përveçëm, edhe pse në letërsinë për të rritur emrat e personazheve nuk ndryshojnë shumë, në letërsinë për fëmijë përshtatja e tyre në gjuhën e përkthimit është shumë e zakonshme. Gillian Lathey, në librin e tij me të fundit të titulluar Translating Children s Literature, na e bën të qartë se ai është kundër amëtarëzimit të referencave kulturore dhe sidomos emrave të përveçëm. Sipas tij, Përshtatja e tyre në gjuhën e përkthimit është e dabatueshme ngase emrat janë shënjues të fuqishëm të kontekstit social dhe kulturor. Nëse nuk i përkthejmë apo nuk i përshtasim, emrat e përveçëm vazhdimisht i kujtojnë lexuesit të vogël se ata janë duke lexuar një histori të zhvilluar në një vend tjetër, kurse përdorimi i një emri ekuivalent në gjuhën e përkthimit mund të krijojë një mospërputhje midis emrit dhe vendndodhjes. 285 Lathey përmend disa këshilla, të cilat u vijnë në ndihmë përkthyesve gjatë procesit të përkthimit të emrave të personazheve dhe emrave të tjerë në letërsinë për fëmijë: Mospërkthimi i emrave të përveçëm mund t u ofrojë lexuesve të vegjël një ndjesi diversiteti, edhe pse kjo strategji mund të shkaktojë vështirësi në shqiptimin e tyre kur teksti lexohet me zë të lartë dhe çdo përmbajtje semantike, nëse ka një të tillë, mund të humbasë për lexuesin e tekstit të përkthyer. Kur lexuesit e rinj njihen me kulturën e gjuhës burimore, nuk duhet të kërkohen alternativa të tjera dhe emri duhet të ruhet i pandryshuar. Kur lexuesit përballen me një gamë të gjerë emrash të përveçëm në gjuhën burimore, një listë e tyre në fillim të librit do t i ndihmonte ata të mos hutoheshin me personazhet. 285 G, Lathey, Translating Children s Literature. New York: Routledge Fq

166 Emrat e vendeve (toponimet) duhet të përkthehen sipas konvencioneve të pranuara të transliterimit. Një përkthyes mund të vendosë të amëtarizojë duke zgjedhur emra alternativë të njohur për lexuesit e tekstit burimor. Kjo ka disavantazhe të madha: zhvendosja e të gjithë emrave nga gjuha burimore në gjuhën e përkthimit do të krijonte një mospërputhshmëri midis vendndodhjes gjeografike të ngjarjeve në tekstin burimor me emrat e personazheve. Në disa raste, emrat alternativë të cilët riprodhojnë të njëjtin efekt të emrit në gjuhën burimore janë të rekomandueshëm Analiza përkthimore e emrave të përveçëm të personazheve Në diskutimin tonë teorik për tipologjinë dhe karakteristikat e emrave të përveçëm në letërsi përmendëm se emrat, përpos funksionit emërtues, mbartin edhe ngjyrime konotative; kuptime plotësuese e përshkruese të referentit të tyre; aludime historike, ndërtekstuale e kulturore. Theksojmë se një pjesë e mirë e emrave të përveçëm të personazheve në veprën Harry Potter janë emra me ngarkesë semantike dhe formësojnë karakterizimin e personazhit që ata emërtojnë. Duke qenë se objektivi i studimit tonë nuk fokusohet vetëm tek emrat e përveçëm, por është më gjithëpërfshirës, do të mjaftohemi vetëm me analizën e emrave të personazheve kryesore në këtë vëllim, si edhe me analizën e atyre emrave që përbëjnë interes nga aspekti përkthimor. Do të përfshijmë në analizën tonë emra të profesorëve në shkollën e Hoguortsit, emra të nxënësve në shkollën e Hoguortsit, emra të autorëve të librave dhe emra të tjerë personazhesh. Theksojmë se një pjesë e mirë e emrave të personazheve do të analizohen në sythat në vijim, të klasifikuara si nofka. Më pas do të vazhdojmë me analizën e emrave të përveçëm të krijesave magjike, objekteve magjike dhe vendeve në botën magjike. Tabela 28: Lista e emrave të përveçëm të personazheve dhe përftesat e tyre përkthimore Versioni në gjuhën Versioni në gjuhën e Përftesa përkthimore burimore përkthimit Harry Potter Harry Potter Harry Potter Harri Poter Transferim (në kopërtinë) Transliterim (në tekst) Albus Dumbledore Albus Urtmori Trasferim + rikrijim Rubeus Hagrid Rubeus Hagdridi Transferim Minevra Mcgonagall Minevra Mekgur Transferim + përshtatje Severius Snape Severus Pitoni Transliterim Remus Lupin Remus Lupin Transferim Sirius Black Sirius Bllek Transliterim Peter Pettigrew Piter Petigru Transliterim Gilderoy Lockhart Xhilldroi Lokharti Transliterim Cornelious Fudge Kornelius Gjelsheqeri Trasferim + rikrijim Argus Filch Argus Laraska Trasferim + rikrijim Hermione Granger Hermiona Granxheri Transliterim Lucius Malfoy Lusius Mallfoi Transliterim 151

167 Drako Malfoy Drako Mallfoi Transliterim Ron Weasley Ron Uezli Transliterim Vincent Grabble Vinsent Tersi Transliterim + rikrijim Gregory Goyle Gregor Gojli Transliterim Le ta fillojmë analizën tonë me emrin e personazhit kryesor në vëllim, Harry Potter. Në fakt, ndryshe nga shumë emra të tjerë në vëllim, emri i protagonistit nuk është një krijim i autores. Përkundrazi, Harry Potter është një emër me origjinë britanike dhe tepër i përhapur në këtë kulturë. Sigurisht që kjo zgjedhje nuk është e rastësishme. Harry Potter është një personazh i dashur për lexuesin dhe kushdo që e lexon librin identifikohet me të. Çdo lexues fëmijë i zakonshëm mund të përjetojë këto aventura, të cilat i kaloi edhe Harry në vëllim. Me fjalë të tjera, zakonshmëria e emrit Harry Potter përkon me të zakonshmen e çdo lexuesi të këtij libri. Një tjetër tipar që ky emër mbart, për shkak të thjeshtësisë së tij, është edhe fakti që ai memorizohet shumë shpejt nga lexuesit fëmijë. Katri Makinen-i shprehet se Një emër i zgjedhur keq dhe i papërshtatshëm mund ta zbehë dëshirën për lexim dhe ta distancojë lexuesin nga fati i protagonistit. Nga ana tjetër, një emër i cili është lehtësisht i memorizueshëm mund të jetojë madje edhe jashtë kontekstit letrar. 286 Ajo përmend këtu protagonistë të ngjashëm në letërsinë për fëmijë, siç është Pipi Çorapegjata apo Oliver Tuisti. Le t i kthehemi analizës së emrit të protagononistit Harri Poter. Nga aspekti etimologjik, emri Harry gjendet me formën Henry në anglishten e mesjetës (Middle English). Është një emër i cili aludon ndjenjën e udhëheqësisë dhe të motiveve të luftës, ndjenja të cilat janë të rrënjosura në karaktetin e personazhit tonë. Gjithashtu, ky emër lidhet kuptimisht edhe me emrin heri, nga gjermanishtja e vjetër, i cili përkthehet ushtri dhe lidhet me faktin se më vonë Harri krijoi ushtrinë e Albus Urtmorit. 287 Për sa i përket përcjelljes së këtij emri në gjuhën e përkthimit, siç e kemi përmendur edhe gjatë analizës së titujve të romaneve, kemi dy forma të tij. Emri është transferuar pa asnjë ndryshim në kopertinat e romaneve, por është trasliteruar në brendësi të tij, duke respektuar edhe format e lakimit të gjuhës shqipe. Vazhdojmë analizën përkthimore me emrat e profesorëve në Shkollën e Magjisë dhe të Shtrigërisë së Hoguortsit dhe personazheve të tjera të rritura. Albus Dumbledore është drejtori i shkollës së Magjisë dhe të Shtrigërisë së Hoguortsit dhe përfaqëson një figurë të dashur dhe të respektuar për të gjithë studentët dhe stafin mësimdhënës në shkollë. Albusi është një mbështje shumë e madhe për Harrin dhe shokët e tij. Gjithashtu, ai është ndër magjistarët më të fuqishmëm dhe ndër të vetmit që nuk i frikësohet Floronvdekjes, dhe shihet si magjistari që qëndron në polin e kundërt të Fluronvdekjes. Pamja e tij e jashtme i shkon për shtat një magjistari klasik, plak të moçëm, me flokë e me mjekërr të gjatë e të bardhë. Etimologjikisht, emri Albus mund të ketë më shumë se një interpretim. Albus është një fjalë me origjinë nga gjuha latine dhe përkthehet e bardhë/e ndritshme. Gjithashtu, Albus është forma mashkullore e emrit Alba, që në italisht do të thotë: lindja e diellit. Mbiemri Dumbledore është një fjalë angleze e përdorur në shekullin e 18-të dhe i 286 K. Makinen, Harry Potter and the Challenges of Translation. Univeristy of Jyvaskyla pdf?sequence= parë për herë të fundit më 10/05/

168 referohet fjalës së anglishtes bashkëkohore bumblebee që në shqip përkthehet grerëz. Rowling-u është shprehur se ajo e imagjinonte Albusin duke mërmëritur nepër korridoret e shkollës. 288 Në fakt, të dyja aludimet e emrit të tij mund të lidhen me personazhin në fjalë. Në rrafshin denotativ, ngjyra e bardhë lidhet me pamjen e tij të jashtme, me flokë e mjekërr të bardhë; kuptimi konotativ i ngjyrës së bardhë lidhet me mirësinë dhe me zemrën e tij të bardhë, duke krijuar kështu kontrast me magjinë e zezë. Kurse fjala rilindje lidhet me feniksin, kafshën e tij, e cila rilind prej hirit të vet, duke simbolizuar kështu rimëkëmbjen pas vështirësive. Në variantin e përkthyer, Albus Dumbledore bëhet Albus Urtmori dhe kemi një transliterim të emrit të tij dhe një përshtatje të mbiemrit. Rujatja e emrit në latinisht mbart konotacionet që kjo gjuhë përcjell për botën magjike në përgjithësi, dhe për magjistarin Albus në veçanti. Kurse mbiemri i tij Urtmor është një krijim i përkthyesit duke u nisur nga rrënja e fjalës urtmori, i urtë/i mençur. Vërejmë, gjithashtu, se kemi një ngjashmëri fonetike dhe rimë kur i lexojmë të dy variantet: Dumbledore dhe Urtmor. Rubeus Hagrid është një ndër personazhet më interesante në këtë vëllim. Ne jemi njohur me këtë personazh më herët në këtë studim, kur analizuam diskursin e tij dialektor dhe të shkujdesur. Për sa i përket etimologjisë së emrit të tij, Rubeus është një përshtatje e emrit në gjuhën latine Rubinus, i cili përkthehet ngjyrë e kuqe. Vetë Rowling-u është shprehur se ajo i ka përzgjedhur emrat e Albusit dhe të Rubeusit bazuar mbi ngjyrat e bardhë dhe e kuqe, të cilat konsideroheshin si ngjyra të rëndësishme dhe njëkohësisht mistike në alkimi. Edhe mbiemri i tij është një fjalë me ngarkesë semantike, nga folja hagride që të thotë të mundosh dikë. 289 Pavarësisht këtyre konotacioneve, emri i tij është transliteruar në gjuhën e përkthimit, duke përcjellë kështu prejardhjen latine të emrit dhe natyrën angleze të mbiemrit. Minevra Mcgonagall është profesoresha e lëndës së shndërrimit dhe, njëkohësisht, edhe nëndrejtoresha e shkollës së Hoguortsit. Emri i saj është një referencë mitologjike pasi Minevra është versioni romak i Athinës, Zota greke e mençurisë, kurajos, strategjisë dhe drejtësisë. Të gjitha këto cilësi i përshtaten personalitetit të Minervës. Mbiemri Mcgonagall është i ngjashëm me mbiemrin me origjinë skoceze McGonigle që do të do të thotë Mc i biri i/e dhe gonigle do të thotë më trimi/trimja. 290 Në gjuhën e përkthimit kemi një përftesë interesante për sa i përket mbiemrit: Minerva është transferuar, kurse mbiemri Mcgonagall është kthyer në Mekgur. Është ruajtur aliteracioni, por përkthyesi ka përdorur onomatopenë për t iu përshtatur shndërrimit të saj në një mace, kur ajo u shfaq për herë të parë në vëllim. Gurrrrrr është tingulli që macet bëjnë kur janë duke pushuar në një vend të qetë. Severius Snape është një ndër profesorët më të rreptë në sagën Harry Potter, i cili ligjëron orën e Shurupeve në shkollën e magjistarëve dhe, njëkohësisht, është edhe përgjegjes i Shtëpisë së Gjarpërblertit. Edhe ky emër nuk është aspak i rastësishëm, pasi krijon harmoni me natyrën e tij të rreptë dhe me karakteristikat e shtëpisë së Gjarpërblertit. Severius vjen nga latinishtja, i cili do të thotë i ngurtë/i ashpër/i papepur. Në lidhje me mbiemrin e tij, Rowling-u është shprehur se e ka huazuar këtë emër nga një fshat anglez në Suffolk (Safolk). Snape është gjithashtu një fjalë e vjetër angleze, e cila kishte kuptimin të jesh i ashpër me dikë, ta turpërosh parë për herë të fundit më 23/05/ parë për herë të fundit më 23/05/ parë për herë të fundit më 23/05/

169 dikë. 291 Nëse i referohemi personalitetit të këtij personazhi, shohim që emri dhe mbiemri i tij është përshkrues i karakterit të tij të ashpër dhe disiplinor. Ai është shumë diskriminues, sidomos me studentët e Grifartit dhe Harri Poterin. Në gjuhën e përkthimit Severius Snape kthehet në Severus Pitoni. Përseri emri me prapashtesën në latinisht us është ruajtur edhe në gjuhën e përkthimit dhe mbiemri i tij është rikrijuar, duke u parë nga një këndvështrim tjetër, dhe jo nga ai etimologjik. Përkthyesi ka bërë lidhjen midis emblemës dhe emrit të shtëpisë së Gjarpërblertit me ngjashmërinë e mbiemrit të tij. Snape krijon rimë dhe ngjashmëri fonetike me fjalën snake (gjarpër) dhe kështu përkthyesi e ka zëvendësuar atë me emrin Pitoni (ang. Python), i cili është një lloj gjarpri. Remus Lupin, është profesori i lëndës së Mbrojtjes nga Artet e Errëta në shkollën e Hoguortsit dhe më pas zbulohet se ishte një ndër shokët e ngushtë të babait të Harrit. Ai krijon një lidhje shumë të ngushtë me Harrin, të cilin për herë të parë e shpëtoi nga ndikimi i Marrosësve kur Harri ishte duke udhëtuar në tren për të shkuar në Hoguorts. Emri Remus është një referencë historike, e cila ndërlidhet me vëllezërit legjendarë Remulus dhe Remus, të cilët luftuan deri në vdekje me njëritjetrin për të marrë kontrollin e Romës. Ata u rritën nga një nënë ujkonjë. Rivaliteti i dy vëllezërve në legjendë simbolizon rivalitetin që kishte Remusi njeri me Remusin ujk të egër. Lupin është një emër i huazuar nga latinishtja dhe përkthehet ujk. 292 Ky emër më vonë në vëllim aludon një tipar të referentit të tij, i cili shndërrohet në ujk sa herë që hëna është e plotë. Kjo gjendje e tij u shkaktua pasi ai u kafshua nga një ujk i egër, kur ishte ende fëmijë. Më vonë gjatë leximit të tregimit zbulojmë se Remus Lupin mbart edhe nofkën Moony 293 (Hënori) për t iu përshtatur kësaj vetie, e cila në fakt konsiderohet si fatkeqësi për të. Emri i tij në variantin e përkthyer është transferuar Remus Lupini, dhe kështu shtresimet konotative të emrit janë shumë implicite. Një lexues i vemendshëm do t i kuptonte ato, pasi emri në latinisht lupin është i ngjashëm me fjalën lupo (ujk) në italisht, gjuhë e cila njihet masivisht ndër lexuesit shqiptarë. Përkthimi i drejtpërdrejtë dhe eksplicit i mbiemrit të tij nuk do t i shërbente aspak kontekstit, pasi shndërrimi i tij në ujk u mbajt sekret deri në fund të librit të tretë, dhe njohja paraprakisht e lexuesit me këtë tipar do të shkaktonte konfuzion gjatë leximit. Sirius Black është një ndër personazhet kryesor në serinë Harry Potter, mbiemrin e të cilit lexuesit mund ta interpretojnë si një personazh negativ. Siriusi ishte një ndër shokët e ngushtë të prindërve të Harrit dhe mban nofkën Hapabuti (ang: Padfoot) si magjikafshë e paregjistruar. Mbiemri Black (i zi) mbart konotacione negative, pasi lidhet me të keqen dhe misteriozen. Emri i këtij personazhi është transliteruar në gjuhën e përkthimit. Në librin e tretë, Harri Poter dhe i Burgosuri i Azkabanit, ky personazh na shfaqet si një i burgosur shumë i rrezikshëm. Megjithatë, më pas zbulojmë që Sirius Black ishte i pafajshëm dhe se ai ishte nuni i Harri Poterit. Kjo është edhe arsyeja përse përkthyesi e ka transliteruar dhe jo përkthyer këtë emër me ngarkesë semantike. Paqartësia e natyrës së personazhit reflektohet edhe te paqartësia e emrit të tij në gjuhën e përkthimit, derisa lexuesit e kuptojnë vetë të vërtetën. Peter Pettigrew është një ndër shokët e prindërve të Harrit, i cili në fund zbulohet se i ka tradhëtuar ata dhe është shkaktar për vdekjen e tyre. Ai ishte një ndër parë për herë të fundit më 23/05/ parë për herë të fundit më 23/05/ Nofkat e tjera do t i analizojmë më poshtë gjatë analizës kontrastive. 154

170 tre magjikafshët e paregjistruar në vëllim dhe mbante nofkën Bishtënxehti (ang: Wormtail). Për sa i përket analizës së emrit të tij, mund të themi se emri Peter është një referencë bibilike. Në Bibël, Peter (në shqip Pjetër) quhej një ndër apostujt e Krishtit, i cili mëngjesin e kryqëzimit, e mohoi Krishtin dhe më pas u pendua për këtë tradhëti. 294 Këto tipare i ka edhe personazhi në fjalë. Mbiemri Pettigrew mund të interpretohet si një kompozitë e formuar nga mbiemri petty, i cili sipas Fjalorit Anglisht Shqip (2000) do të thotë i parëndësishëm/ i vogël/ i rëndomtë, dhe folja grew do të thotë rritet petty grew u rrit i parëndësishëm. Ky emër është transliteruar në gjuhën e përkthimit duke u kthyer në Piter Petigru. Këto shtresime nuk janë përcjellë në gjuhën e përkthimit dhe mendojmë se kjo është zgjedhja e duhur pasi konotacionet negative të emrit të tij do të kompromentonin rrjedhën e leximit të romanit. Cornelious Fudge është ministër në Ministrinë e Magjisë. Ai njihet si një njeri që i pëlqen pushteti dhe do të bënte gjithçka për të përfituar nga pozicioni i tij i pushtetshëm. Emri i tij vjen nga latinishtja cornu që do të thotë brirë kurse mbiemri i tij Fudge ka dy kuptime sipas Fjalorit Anglisht Shqip (2000): 1) karamele e shkrirë dhe 2) marrëzi, budallallëk. Nuk jemi të sigurt se cilin nga këto dy kuptime ka patur autorja në mëndje kur e ka emërtuar këtë personazh, por mund të themi se cilido qoftë kuptimi, ai ka doza ironie dhe humori. Në versionin e përkthyer emri kthehet në Kornelius Gjelsheqeri, dhe, siç e shohim, kemi përsëri të njëjtin kombinim të strategjive përkthimore, të cilin e hasëm edhe me emrat e tjerë. Emri i personazhit është transliteruar, duke ruajtur kështu edhe stilin e autores për të përdorur struktura fjalëformuese latine si dhe për të ruajtur lidhjen që ka kjo gjuhë me botën magjike. Për sa i përket mbiemrit në gjuhën e përkthimit kemi një përftesë kryekëput humorndjellëse, pasi Fudge vjen në variantin Gjelsheqeri, fjalë e cila i jep një ton tallës këtij personazhi. Gjithashtu, kjo gjetje ka një efekt pamor të fuqishëm dhe sa herë që lexuesi haset me këtë emër gjatë leximit, imagjinon një gjel me sheqer të karamelizuar. Me anë të këtij emri, në sytë e lexuesit, personazhi vihet në lojë dhe çarmatoset nga kompetencat e tij të fituara nga pozicioni ministror. Argus Filch është kujdestari i Kështjellës së Hoguortsit. Siç e kemi përmendur edhe në krerët e mësipërm, kur folëm për ndërtekstualitetin, emri i Argusit është një referencë mitologjike e Argusit me njëqind sy, një personazh që në mitologjinë e lashtë greke është një person me njëqind sy, i urdhëruar nga perënditë e Olimpit për të ruajtur dhe për të vëzhguar çdo lëvizje të mundshme në ullirin e shenjtë të Argosit. 295 Argusi i Rowling, si kujdestar i shkollës, është po aq vigjilent sa edhe Argusi me njëqind sy i mitologjisë greke. Mbiemri i tij Filch është marrë nga leksiku i gjuhës angleze dhe, sipas Fjalorit anglisht shqip (2000) përkthehet vjedh/qëroj/përlaj. Në gjuhën e përkthimit gjendet me emrin Argus Laraska. Emri është transferuar kurse mbiemri është rikrijuar duke kaluar nga kuptimi leksikor në një barasvlerë përshkruese. Laraska është një shpend, i cili mendohet se shpeshherë e vjedh: ushqimin nga shpendët e tjerë. E vazhdojmë analizën tonë me emrat e studentëve në shkollën e Hoguortsit. Hermione Granger është një ndër protagonsitët e vëllimit Harry Poter, e cila, së bashku me Ron Weasley, bëhet bashkudhëtare dhe mike e ngushtë me Harri Poterin në shumë aventura interesante dhe të guximshme. Ajo njihet si një vajzë, e cila është e etur për dije, shembullore në mësime, e zgjuar dhe e guximshme. Emri i saj është referencë letrere dhe është marrë pikërisht nga parë për herë të fundit më 23/05/ parë për herë të fundit më 25/05/

171 komedia e William Shakespeare-it, The winter s Tale. Gjithashtu, Hermione është varianti femëror i emrit Hermes, i cili ishte lajmëtari i zotave greke, si dhe Zotit të zgjuarsisë, elokuencës dhe mendimit të shpejtë. Këto karakteristika i ka edhe personazhi i Hermionës në korpusin tonë. Mbiemri i saj Granger është një fjalë e marrë nga leksiku i gjuhës angleze, e cila, sipas Fjalorit anglisht shqip (2000) përkthehet fermer. 296 Kjo thjeshtësi në mbiemrin e saj reflekton edhe origjinën e saj me prindër jomagjistarë. Në gjuhën e përkthimit emri dhe mbiemri i personazhit është transliteruar dhe është përshtatur me normat gjuhësore të shqipes. Për shembull: Hermione lexohet Hermajni sipas J.K. Rowling-ut 297, kurse në gjuhën e përkthimit i është vendosur shkronja a, karakteristikë e emrave femërorë në gjuhën e shqipe. Ronald (Ron) Weasley është fëmija i gjashtë i çiftit Artur dhe Molly Weasley dhe shok i ngushtë shkolle me Harrin. Ai është gjithmonë në krahë të Harrit si shok dhe si bashkudhëtar në aventurat e tyre plot sfida dhe rreziqe. Për sa i përket etimologjisë së emrit të tij, Ronald është versioni skocez i emrit skandinav Ragnvaldr, e cila është një kompozitë e dy fjalëve në norsishten e vjetër (old norse), përkatësisht ragn që do të thotë këshillë dhe valdr që to të thotë sundues/lider/mbret, duke krijuar kështu frazën këshilltar i liderit. 298 Në fakt, këtë rol ka edhe personazhi ynë, i cili është një mbështetës besnik i Harrit. Kurse mbiemri i tij krijon një ngjashmëri fonologjike me emrin në gjuhën angleze weasel (nuselale), e cila është një kafshë dinake. Mund të themi se ky mbiemër nuk u përshtatet cilësive pozitive të Ronit dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Edhe ky emër është transliteruar në gjuhën e përkthimit. Drako Malfoy është një ndër personazhet, i cili, që në momentin e parë të shfaqjes në vëllim, u përshkrua si dashakeq, lakmitar dhe fodull. Ai është nxënës në shtëpinë e Gjarpërblertit dhe, ashtu si paraardhësit e tjerë të kësaj shtëpie, është një ithtar i magjistarëve me gjak të pastër dhe i urren e i përbuz ata studentë, prindërit e të cilëve nuk janë magjistarë. Ai është kundërshtari kryesor i Harrit dhe shokëve të tij dhe shpeshherë nxitet nga i ati për t i arritur qëllimet e tij keqdashëse. Emri i tij nuk mund të mos i përshkruante këto tipare të liga të këtij personazhi. Drako në latinisht do të thotë dragua dhe në gregisht do të thotë gjarpër. Të dy këto kuptime evokojnë konotacione negative të këtij personazhi. Për sa i përket mbiemrit të tij, ai është një kompozitë e huazuar nga frëngjistja e përbërë prej dy fjalësh, Malfoy (mal-foy) që do të thotë fat i keq. 299 Në gjuhën shqipe emri është transliteruar në Drako Mallfoi, por nuanacat me konotacion negativ transmetohen në mënyrë shumë eksplicite parë për herë të fundit më 25/05/ parë për herë të fundit më 25/05/ parë për herë të fundit më 24/05/ parë për herë të fundit më 24/05/

172 Tabela 29: Lista e emrave të autorëve të librave në shkollën e Hoguortsit Versioni në gjuhën burimore The Standard Book of Spells (Grade 1) by Miranda Goshawk A History of Magic by Bathilda Bagshot Magical Theory by Adalbert Waffling A Beginners' Guide to Transfiguration by Emetic Switch One Thousand Magical Herbs and Fungi by Phyllida Spore Magical Drafts and Potions by Arsenius Jigger Fantastic Beasts and Where to Find Them by Newt Scamander The Dark Forces: A Guide to Self-Protection by Quentin Trimble Versioni në gjuhën e përkthimit Doracak i Yshtjeve, Vëllimi i Parë, nga Miranda Gadula Historia e Magjisë nga Bathilda Bath Teoria e Magjisë, nga Adalbert Yshti Udhëzues praktik i shndërrimit për fillestarë, nga Emerik Zoti Njëmijë barna dhe kërpudha magjike, nga Filida Spori Çaje dhe shurupe të ndryshëm, Nga Arsenius Lëngus Kafshët fantastike: ku mund të gjenden, Nga Njut Skamandri Forcat e errëta: udhëzues për vetëmbrojtje, nga Dante Dredhësi. Përftesa përkthimore Rikrijim Krijim Transliterim + përkthim me përshtatje Transliterim + Përshtatje Transliterim Transliterim +barasvlerë përshkruese Transliterim Krijim + përshtatje Emrat e autorëve të librave në shkollën e Hoguortsit janë emra me interes nga pikëpamja kuptimore, pasi shumica e tyre janë emra me ngarkesë semantike dhe përshkrues të aftësive të tyre magjike, të cilat do t i shqyrtojmë në këtë analizë, pa lënë mënjanë edhe krahasimin e këtyre tipareve në gjuhën e përkthimit. Mbiemri i profesorit Adalbert Waffling është marrë nga leksiku i gjuhës anlgelze waffle që, sipas Fjalorit Aglisht Shqip (2000) përkthehet dërdëllit/grij/flas pa pushim. Në versionin e përkthyer gjendet me emrin Adalbert Yshti. Mbiemri Yshti vjen nga folja ysht që në Fjalorin e gjuhës shqipe (2006) gjendet me përkufizimin: shqiptoj fjalë apo shprehje që besohet se e shërojnë apo shpëtojnë dikë nga ndonjë sëmundje a ndonjë e keqe. Pra, me fjalë të tjera, bën magji. Vërejmë se kemi një përshtatje kontekstuale të mbiemrit të profesorit me aftësitë e tij magjike. Gjithashtu edhe mbiemri i profesorit Emetic Switch është përshkrues i aftësive të tij si autor i librit të shndërrimeve. Sipas Fjalorit Aglisht Shqip (2000) termi switch, në funksionin e emritpërkthehet ndërrues. Në variantin e përkthimit kemi një version të hiperbolizuar Emerik Zoti. Pra, ky professor, ashtu si Zoti, mund të bëjë transformime. Eshtë një gjetje interesante e përkthyesit pasi fjalët korresponduese janë shumë të ndryshme nga njëra tjetra por përcjellin të njëjtin efekt, edhe pse në variantin e përkthimit termi është shumë më i fuqishëm. 157

173 Phyllida Spore është autorja e librit të herbalogjisë. Emri Phyllida vjen nga greqishtja e lashtë dhe përkthehet gjethe ose pemë. 300 Edhe me mbiemrin e saj Spore, autorja ka përdorur të njëjtën metode: është fjalë e cila ka kuptim leksikor dhe sipas Fjalorit të gjuhës shqipe (2006) do të thotë: fillon të rritet/çel sytha, duke krijuar kështu një lidhje të drejtpërdrejtë të profesionit me emrin e saj. Megjithatë, nëse e krahasojmë me emrin në varianitn e përkthyer Filida Spori, shohim se përkthyesi, me anë të medodës së transliterimit, i ka anashkaluar këto shtresime kuptimore. Emri i Filidës mund të ishte bërë Filiza, dhe kështu emri do të ishte i ngjashëm me variantin në gjuhën e përkthimit, por do të përcillte edhe kuptimin e këtij emri: filizë. Arsenius Jigger është autori i librit të çajrave e shurupeve dhe emri i tij është i ngarkuar semantikisht dhe shënjon në një mënyrë lidhjen e tij me lëngjet. Arsenius është një paronimi me mbiemrin arseniuos që do të thotë me përmbajtje arseniku. Ky i fundit është një element kimik shumë helmues. Emri i tij është përdorur ironikisht nga autorja pasi, në realitet ai duhet të jetë krejtësisht e kundërta. Sipas Fjalorit Oxford Advanced Learners Dictionary, fjala jigger i referohet një njësie matëse të lëngjeve, e cila është e barabartë më 44 mililitra. Në gjuhën e përkthimit kemi përftesën Arsenius Lëngus. Efekti i emrit është përcjellë në gjuhën e përkthimit pasi elementet kimike janë të ngjashme në çdo gjuhë. Mbiemri i autorit Lëngus është ndryshuar nga përkthyesi për t iu përshtatur kontekstit. Vlen të theksohet se përkthyesi ka ruajtur harmoni gjuhësore dhe stilistike në formimin e emrit dhe mbiemrit të këtij magjistari, duke i shtuar edhe mbiemrit prapashtesën us, gjë e cila krijon jo vetëm rimë por edhe përputhshmëri të origjinës latine. Emri Newt Scamander, autori i librit Kafshët fantastike: ku mund të gjenden, është transliteruar në gjuhën e përkthimit. Quentin Tremble është autori i librit Forcat e errëta: udhëzues për vetëmbrojtje. Në versionin e përkthyer e gjejmë me emrin Dante Dredhësi. Nuk arrjmë të gjejmë një arsye të vendosjes së një emri tjetër në vend të Quentin-it. Për sa i përket mbiemrit, Tremble është një fjalë e leksikut të gjuhës angleze dhe sipas Fjalorit të gjuhës shqipe (2006) do të thotë: dridhem nga frika. Edhe mbiemri i këtij magjistari i përshtatet titullit të librit të tij. Me anë të strategjisë së përkthimit të drejtpërdrejtë, termi Dredhës, pra dikush/diçka që të dredh, përkthyesi ka përcjellë të njëjtin efekt Parë për herë të fundit më 20/04/

174 4.7.2 Analiza përkthimore e nofkave të personazheve Përpos emrave me ngarkesë semantike, në korpusin tonë njihemi me një numër të konsiderueshëm nofkash, të cilat shërbejnë për të përshkruar aftësi të fshehura të personazheve ose për të krijuar efekte komike. Më poshtë le t i hedhim një sy listës me nofkat e personazheve. Tabela 30: Lista e nofkave të personazheve dhe përftesat e tyre përkthimore Teksti burimor Teksti i përkthyer Përftesa përkthimore Voldemort You-Know-Who He-who-Must-Not-Be- Named Fluronvdekja Ti-e-Di-Kushi Ai-që-Nuk-Duhet-të- Përmendet Përkthim i drejtpërdrejtë, përveç anagramës Tom Marvolo Riddle, e cila është transliteruar. The Dark Lord Tom Marvolo Riddle(anagramë: I am Lord Volemort) Zotëria e Errët Unë jam Fluronvdekja Tom Marvolo Ridëll (anagramë: Unë jam Lord Fluronvdekja) Nearly Headless Nick 301 Niku-Gati-Pa-Kokë Përkthim i drejtpërdrejtë Moaning Myrtle Mërsina Ankaçe Përkthim i drejtpërdrejtë Buckbeak Sqepforti Përkthim i drejtpërdrejtë Moony Hënori Përkthim i drejtpërdrejtë Padfoot Hapabuti Përkthim i drejtpërdrejtë Prongs Bridega Përkthim i drejtpërdrejtë Wormtail Bishtnxehti Përkthim i drejtpërdrejtë Norwegian Ridgeback Dragoi kurrizrrudhur i Përkthim i drejtpërdrejtë dragon Norvegjisë Muggles Babanacë Krijim Half-bloods Gjak-përzier Përshtatje Pure-bloods Gjak-pastër Përkthim i drejtpërdrejtë Squib Magjinuk Krijim E nisim analizën me emrin e magjistarit më të tmerrshëm në këtë vëllim, Lordin Fluronvdekja, emri i vërtetë i të cilit është Tom Marvolo Riddle. Ai ishte një gjakpërzier, pasi babai i tij ishte një babanac, kurse mamaja një magjistare. Ai e urrente këtë fakt pasi babai i tij e braktisi dhe ai u rrit në jetimore. Disa nga epitetet e tij janë: You-KnoW-Who; He-who-Must-Not-Be-Named; The Dark Lord. Dy të parat janë eufemizma, pasi ky magjistar është aq i frikshëm saqë të tjerët druhen t ia përmendin emrin. Të gjitha këto epitete janë përkthyer duke përcjellë të lexuesi i gjuhës së përkthimit efektin e frikës dhe të tmerrit. Megjithatë, ky magjistar dikur ishte student i shkëlqyer në Shkollën e Hoguortsit dhe quhej Tom Marvolo Riddle. 302 Më pas ai u përfshi në magjinë e zezë dhe u rikthye i transformuar me emrin Lord Voldemort. Voldemort është një kompozitë fjalësh të huazuara nga frëngjishtja: vol de mort, e cila përkthet fluturimi (vol) i (de) vdekjes (mort) ose 301 Për më shumë rreth analizës përkthimore të emrave Nearly Headless Nick, Moaning Myrtle dhe Buckbeak shih analizën e emrave të përveçëm të krijesave në botën magjike parë për herë të fundit më 26/02/

175 përvjedhja e vdekjes. 303 Këto dy kuptime të emrit të tij mund të shpjegojnë faktin se 1) si ky magjistar arrin të fluturojë pa patur nevojë për një objekt tjetër fluturues dhe, 2) ai kërkon të fitojë përjetësinë duke iu shmangur vdekjes. Përkthyesi ka përdorur strategjinë e përkthimit të drejtpërdrejtë duke na sjellë kompozitën Fluronvdekja: fluron+vdekja. Fjala e parë është një folje e modifikuar nga përkthyesi bazuar në togfjalëshin foljor: shkoj flur i cili bëhet fluron. Kurse termi i dytë i kompozitës është fjala mort e cila është përkthyer vdekja duke krijuar kështu emrin Fluronvdekja. Le të ndalemi pak më shumë tek emri i vërtetë i Fluronvdekjes: Tom Marvolo Riddle, i cili më pas zbulohet të jetë një anagramë e emrit: I am Lord Voldemort. Në gjuhën e përkthimit emri është transliteruar. Anagrama është e pamundur të përkthehet në shqip pasi riorganizimi i shkronjave bëhët në gjuhën burimore dhe versioni i përkthimit nuk korrespondon me këto shkronja edhe pse përkthimi është dhënë. Le ta ilustrojmë këtë shembull më poshtë si edhe pjesën ku Fluronvdekja shpjegon përse e ndryshoi emrin e tij: Voldemort, said Riddle softly, is my past, present, and future, Harry Potter... He pulled Harry s wand from his pocket and began to trace it through the air, writing three shimmering words: TOM MARVOLO RIDDLE Then he waved the wand once, and the letters of his name rearranged themselves: I AM LORD VOLDEMORT You see? he whispered. It was a name I was already using athogwarts, to my most intimate friends only, of course. You think Iwas going to use my filthy Muggle father s name forever? I, inwhose veins runs the blood of Salazar Slytherin himself, throughmy mother s side? I, keep the name of a foul, common Muggle,who abandoned me even before I was born, just because he foundout his wife was a witch? No, Harry I fashioned myself a newname, a name I knew wizards everywhere would one day fear tospeak, when I had become the greatest sorcerer in the world! (HPCS, p. 331) "Fluronvdekja është e kaluara ime, e tashmja ime dhe e ardhmja ime, Harri Poter..." tha Ridlli me zë të ulët. Nxori nga xhepi shkopin magjik të Harrit dhe filloi ta vërtiste në ajër, duke shkruar fjalë të ndritura: TOM MARVOLO RIDELL Pastaj e tundi përsëri dhe gërmat e emrit të tij u rreshtuan në një rend tjetër: UNE JAM LORDi FLURONVDEKJA "E sheh?" pëshpëriti. "Këtë emër e kam pasë përdorur me kohë në Hoguorts, por kuptohet vetëm me shokët e mi më të ngushtë. Mos mendon se kisha ndër mend ta përdorja për shumë kohë emrin e ndyrë prej babanaci të tim eti? Unë, që nga ana e mëmës, kam ndër deje gjakun e Salazar Gjarpërblertit? Unë, të quhesha me emrin e një babanaci torovol çfarëdo, i cili më kishte braktisur para se të lindja, vetëm sepse kishte zbuluar që e shoqja ishte një magjistricë?jo, Harri. Sajova një emër të ri, një emër që, kur të bëhesha shtrigani më i madh i të gjitha kohëve, do t'i bënte të dridheshin të gjithë magjistarët e botës vetëm kur ta dëgjonin të përmendej!" (HPCS, fq. 252) Le të vazhdojmë me analizën e anagramës Tom Marvolo Riddle e cila, kur riorganizohet, krijon fjalinë I am Lord Voldemort. Në gjuhën e përkthimit, do të ishte më mirë sikur kjo anagramë të shpjegohej me shëmime në fund të faqes, pasi parë për herë të fundit më 26/02/

176 riformulimi i saj në gjuhën e përkthimit nuk përkon me emrin e tij të vërtetë TOM MARVOLO RIDELL. Në sythin për analizën përkthimore të krijesave magjike përmendëm edhe Ujkun e Egër dhe magjikafshët. Në botën magjike të Harry Potter-it, janë tre magjikafshë të paregjistruara dhe, për këtë arsye, ata krijuan epitete për veten e tyre në mënyrë që të mos identifikoheshin nga të tjerët. Këto krijesa ishin shokë të pandarë dhe magjistarë në shkollën e Hoguortsit. Emrat e tyre janë: Xhejms Poter, (James Potter) Serius Bllek (Serious Black) dhe Peter Petigru (Peter Pettigrew). Remus Lupin, shoku i tyre i katërt, pësoi një çrregullim shëndetësor që e kthente atë në një ujk të egër dhe të pamëshirshëm kur hëna dilte e plotë. Ky çrregullim ndodhi kur atë fatkeqësisht e kafshoi një ujk tjetër i egër. Ujku i egër është i rrezikshëm vetëm për njerëzit dhe jo për kafshët. Për këtë arsye, shokët e tij të ngushtë vendosën të mësonin artin e transformimit në magjikafshë, në mënyrë që t i bënin shoqëri Remusit gjatë natës me hënë të plotë. 304 Epiteti i Remus Lupin është Moony për shkak të gjendjes së tij gjatë natës me hënë të plotë. Në gjuhën shqipe ky epitet është përkthyer Hënori. Xhejms Poter transformohet në një dre me brirë të mëdhenj dhe epiteti i tij ishte Prong, fjalë e cila sipas Fjalorit anglisht shqip (2000) përkthehet degë e brirëve të drerit. Ky togfjalësh e kthyer në një kompozitë nga përkthyesi dhe në versionin e përkthyer kemi nofkën Bridega: brirët si degë. Forma e magjikafshës Serius Bllek ishte një qen i madh leshator dhe nofka e tij ishte Padfoot, një kompozitë e formuar nga emri pad dhe emri foot: pad+foot. Sipas Fjalorit anglisht shqip (2000), emri pad përkthet mbushje, jastëk, pambukore, etj. Emri foot përkthehet këmbë, hap, çap. Padfoot në tekstin e përkthyer është Hapabuti. Ky emër përcjell një konotacion pozitiv të personazhit: edhe pse është një qen i madh, ai i ka hapat e butë. Piter Petigru (Peter Pettigrew) është magjikafsha e tretë dhe e fundit e paregjistruar në shkollën e Hoguortsit. Ai shndërrohet në një mi dhe nofka e tij është Wormtail. Edhe ky emërtim është një kompozitë e formuar nga emri worm, i cili përkthehet krimb dhe tail, i cili përkthehet bisht. Në versionin e përkthyer, emërtimi i Peter Petigru është Bishtnxehti. Nëse do të përkthehej në mënyrë të drejpërdrejtë, do të kishim kompozitën Bishtkrimbi. Për shkak të ngjashmërisë së fjalës worm (krimb) me warm (i ngrohtë), përkthyesi mund të ketë ngatërruar kuptimin e fjalëve. Në nivel të makrotekstit, saga Harry Potter ndodh në dy botë paralele: në atë të jomagjistarëve dhe në atë të magjistarëve. Jomagjistarët nuk janë në dijeni të kësaj bote paralele që ekziston në mes të Londrës, me përjashtim të shumë pak personave siç janë prindërit e Hermiona Granxherit dhe tezja e xhaxhai i Harri Poterit. Këta të fundit nuk e pranojnë ekzistencën e botës magjike, edhe pse e dinë që ajo është e vërtetë. Mund të themi se edhe një pjesë e mirë e magjistarëve i shohin me përçmin jomagjistarët (banorët e botës reale). Ky koncept lindi kur Salazar Slytherin, një ndër katër themeluesit e shkollës së Hoguortsit kishte një urrejtje të madhe dhe refuzonte të pranonte nxënës, prindërit e të cilëve ishin babanacë. Ky fakt u kundërshtua nga tre bashkëthemeluesit e tjerë të shkollës dhe çoi në përçarjen midis tyre. Kjo është edhe arsyeja përse jomagjistarët quhen muggles, një term ofendues dhe përçmues, pasi rrënja e fjalës mug është një term slang i përdorur kryesisht midis anglishtfolësve në Angli me kuptimin leshko/i trashë. J. K. Rowling-u është shprehur se ajo i shtoi kësaj parë për herë të fundit më 27/02/

177 fjale prapashtesën gle për ta bërë termin pak më të butë. 305 Në gjuhën e përkthimit termi vjen në një formë tjetër: babanacë. Gjykojmë se përkthyesi ka përdorur rrënjën e fjalës babaxhan (njëri i thjeshtë, shpirtmirë) dhe i ka vendosur një prapashtesë me konotacion tallës dhe qesharak: baba-nac, për t i dhënë ngjyrim plotësues. Për këtë grup magjistarësh, rëndësia dhe krenaria e të qenët ndryshe nga babanacët vërehet edhe në dikotominë purebloods dhe half-bloods, si dhe qëndrimi që kanë të parët kundrejt këtyre të fundit. Purebloods dhe half-bloods janë përkthyer në mënyrë të drejtpërdrejtë, respektivisht gjak-pastër dhe gjak-përzierë. Pure-boods janë ata magjistarë, paraardhësit e të cilëve janë të gjithë magjistarë. Half-bloods janë ata magjistarë, të cilët kanë njërin prej prindërve ose ndonjë paraardhës jomagjistar. 306 Hermiona Granxheri ngacmohej shpeshherë nga Drako Mallfoi për gjakun e saj prej babanaci. Squib është një tjetër epitet, i cili përshkruan ata magjistarë që i përkasin gjakut të pastër, por nuk janë të aftë të kryejnë magji. Emri squib, sipas Fjalorit Oxford Advanced Learners Dictionary, është një fishekzjarr me defekt dhe dështon të ndizet. Pamundësia e të bërit magji është një tipar stigmatizues, kështu që ata të cilët nuk mund të kryejnë magji mundohen ta mbajnë të fshehtë këtë fakt deri sa të zbulohen. Në gjuhën e përkthimit, përkthyesi e ka parë të udhës të përdorë një barasvlerë përshkruese, respektivisht Magjinuk, e formuar nga emri magji dhe pjesëza mohore: nuk: magji-nuk, e cila bën të ditur paaftësinë e tyre për të ushtruar magjinë. Megjithatë, qëndrimi i autores është kundër këtyre ndarjeve dhe dallimeve, duke marrë parasysh faktin se pikërisht një ndër studentet më të devotshme dhe magjistare e suksesshme është Hermionë Granxheri, prindërit e së cilës janë jomagjistarë, si dhe Harri Poter, nëna e të cilit ishte jomagjistare. Nga ana tjetër, shtrigani më i tmerrshëm i të gjitha kohërave në Hoguorts, Lord Fluronvdekja ishte gjithashtu një gjakpërzier. Me anë të këtyre shembujve, Rowling-u jep mesazhin kundër stereotipeve dhe kundër paragjykimeve parë për herë të fundit më 12/03/ parë për herë të fundit më 12/03/

178 4.7.3 Analiza përkthimore e emrave të përveçëm të krijesave në botën magjike Më sipër, në analizën tonë përkthimore, u njohëm me një listë të krijesave magjike në vëllimin Harry Potter. Gjatë analizës u njohëm me etimologjinë e këtyre termave dhe vërejtëm se si këto shtresime etimologjike dhe kuptimore përcilleshin në gjuhën e përkthimit. Më poshtë, do të njihemi me emrat e përveçëm të këtyre krijesave magjike. Kemi përzgjedhur ato emra, të cilët ngjallin interes në aspektin gjuhësor dhe përkthimor dhe janë personazhet më të lakuara gjatë romaneve. Tabela 31: Lista e emrave të përveçëm të krijesave në botën magjike dhe përftesat e tyre përkthimore Teksti burimor Crookshanks Scabbers Lloji i krijesës Teksti i përkthyer Përftesa përkthimore Mace (kafsha Kërcigrepsi Përkthim i shtëpiake e drejtpërdrejtë Hermionës Miu i Ronit Kore Përshtatje (magjikafshë) Dobby Xhuxh shtëpiak Dobi Transliterim Aragog Merimangë Aragogu Transliterim gjigande Fawkes Feniks Foksi Transliterim Firenze Centuar Florensi Përkthim nga italishtja në anglisht Hedwig Bufi i Harri Hedvig Transliterim Poterit Griphook Goblin Unçi-unçi Krijim Peeves Poltergeist Ncaci Përshtatje Fluffy Qeni me tri kokë Flafi Transliterim Moaning Myrtle Fantazmë Mërsina Ankaçe Përkthim i drejtpërdrejtë Neary Headless Nick Fantazmë Niku-Zëre-Pa-Kokë Përkthim i drejtpërdrejtë Më poshtë, do të analizojmë ata emra të krijesave magjike që ngjallin interes në aspektin kuptimor, etimologjik dhe përkthimor: Macja me emrin Crookshanks është kafsha shtëpiake e Hermionë Granxherit. Emrin i maces është emër përshkrues ose, siç e kemi përcaktuar edhe në pjesën teorike të këtij sythi, emra me ngarkesë semantike. Crookshank është një kompozitë e përbërë nga dy leksema: crook shanks. Sipas Fjalorit anglisht shqip (2006), crook do të thotë grep, shtrëmbëri, kërrabë dhe shank do të thotë kërciri i këmbës. Në gjuhën e përkthimit emri Crookshank vjen i përkthyer Kërcigrepsi: kërci grepsi, pra kërcirin si grep. Kuptimi i emrit të kafshës shtëpiake është përcjellë mjeshtërisht nga përkthyesi Kasoruho, duke krijuar edhe një efekt pamor te lexuesi i gjuhës së përkthimit. Scabbers është kafsha shtëpiake e Roni Uezlit, e cila më vonë mësohet të jetë magjistari Piter Petigru, një magjikafshë e kthyer në mi për 12 vite rresht për të 163

179 qëndruar në arrati. Piteri ishte një ndër shokët e ngushtë të babait të Harrit, por e tradhtoi atë dhe ndihmoi në vrasjen e prindërve të Harrit. Ndërkohë, ai inskenoi një skenë krimi për të cilën u akuzua shoku i tyre, Serius Black (Sirius Blek). Scabbers vjen në versionin e përkthyer me emrin Kore. Në aspektin kuptimor, rrënja e fjalës Scabber scab përkthehet zgjebe; kore/dregës e plagës. Pikërisht këtë kuptim ka përdorur përkthyesi në versionin e përkthyer, duke përcjellë kështu edhe konotacionin negativ që mbart personazhi. Aragog është një merimangë gjigande dhe një nga kafshët e rritura nga Hagridi. Më vonë habitati i Aragogut bëhet Pylli i Ndaluar, ku ai është edhe lideri i kolonisë së merimangave. Si çdo kafshë tjetër e rritur nga Hagridi, Aragogu e pëlqente mishin e njeriut dhe kishte aftësinë të komunikonte me ta. Aragog është një kompozitë e dy emrave arachnid (emri shkencor i merimangave) dhe agog që në greqisht do të thotë udhëheqës/lider. 307 Në gjuhën e përkthimit, emri vjen i transliteruar. Fawkes është emri i zogut feniks dhe është kafsha shtëpiake e magjistarit më të madh dhe drejtorit të shkollës së Hoguortsit: Albus Urtmori. Fawkes është një aludim ndërtekstor i marrë nga historia e Anglisë. Fawkes, zogu feniks mban të njëjtin emër si Gay Fawkes, i cili tentoi të hidhte në erë parlamentin Britanik në vitin 1604 duke përdorur barut. Fowkes me bashkëpunëtorët e tij u kapën dhe u akuzuan për tradhti. Britanikët ende e festojnë natën e zjarreve (The Bonfire Night) në çdo 5 nëntor për të kremtuar parandalimin e këtij konspiracioni. Zogu feniks Fawkes në vëllimin e Rowling, me Guy Fawkes ka të përbashkët prezencën e zjarrit. Zogu feniks, gjithashtu, merr flakë dhe ringjallet nga pluhuri i vet. Ky emër është transliteruar në gjuhën e përkthimit duke mbartur me vete këtë aludim historik, të cilin vetëm lexuesit e njohur me këtë informacion mund ta kuptojnë. Meqenëse lexuesit primarë të korpusit tonë janë fëmijë, ky konotacion mund të mos kuptohet. Centuari Firenze është një emër tjetër i përveçëm shumë interesant. Firenze ishte anëtar i një kolonie centuarësh në Pyllin e Ndaluar dhe i shpëtoi jetën Harri Poterit në pyll. Emri i tij është marrë nga qytet i Firenzes në Itali, të cilin, në gjuhën angleze titullohet Florence. Firenze, gjithashtu, do të thotë lule. 308 Përkthyesi ka përshtatur pikërisht versionin anglisht të emrit Firenze në gjuhën e përkthimit, duke e përkthyer Florens. Eshtë një gjetje shumë interesante nga ana e përkthyesit, pasi Florens është një emër i përveçëm i njohur për lexuesit e gjuhës së përkthimit. Hedwig është bufi i Harri Poterit, të cilin Hagridi ia dhuroi për ditëlindje. Harri u lumturua shumë, pasi ajo ishte dhurata e parë që ai merrte për ditëlindje. Hedwig e ndihmon Harrin për të shkëmbyer korrespondecën me miqtë e tij, por është gjithashtu edhe një shok besnik për të. 309 Emri i bufit të Harrit shpjegohet në tekst. Më poshtë gjendet fragmenti shpjegues: He had decided to call her Hedwig, a name he had found in A History of Magic. (HPPS, P.94) Kishte vendosur ta quante Hedvig: emrin e kishte gjetur në një Histori magjie. (HPGF, fq, 75) Hedwig quhej gjithashtu edhe Dukesha e Silesias ( ), një katolike, e cila njihej për zgjuarsi dhe për bujarinë e devotshmërinë e saj ndaj katolicizmit. 310 Edhe parë për herë të fundit më 20/03/ parë për herë të fundit më 20/03/ parë për herë të fundit më 21/03/ parë për herë të fundit më 21/03/

180 bufi i Harrit është po aq besnik ndaj Harrit. Gjithashtu, mund të aludojmë se emri Hedwig është kompozitë e formuar nga dy emra: head (shqip:kokë) + wig (shqip:paruke). Emri i tij është transliteruar në gjuhën e përkthimit. Griphook ishte një xhuxh, i cili punonte në Bankën e Gringotit si rojtar. Emri i tij është një kompozitë e përbërë prej dy leksemash grip + hook. Sipas Fjalorit anglisht shqip (2000) termi grip në rolin e foljes përkthehet: mbaj diçka dhe termi hook përkthehet grep. Të dy së bashku formojnë togun: mbaj grepin. Në gjuhën e përkthimit kemi një rikrijim: Unç-unçi. Siç e kemi analizuar edhe me sipër, poltergaistët janë fantazma keqdashëse dhe të zhurmshme. Peeves është një ndër poltergaistët më të këqij në serinë Harri Potter, i cili endet korridoreve të shkollës duke i shqetësuar magjistarët. Përkthyesi Kasoruho e ka përshtatur emrin Peeves me termin Ngaci, duke përdorur kështu një barasvlerë semantike dhe përshkruese të tiparit të tij kryesor: Ngaci (ngacmuesizhurmuesi). Fluffy është qeni me tri koka të cilin Hagridi e kishte blerë kur ai ishte ende një qenush. Më vonë ai e dorëzoi atë tek Albus Dumbledore, drejtori i shkollës, i cili e bëri qenin rojtarin e Gurit Filozofal. Qeni ishte shumë i egër dhe i madh, por dobësia e tij e vetme ishte se e zinte gjumi nëse dëgjonte muzikë. 311 Mbiemri fluffy në gjuhën burimore do të thotë: diçka e butë/ paqësor/tolerant/i ndjeshëm. Emri i kësaj krijese është përdorur në mënyrë ironike, pasi ai përshkruan të kundërtën e tipareve të qenit. Gjithashtu, ky emër kaq përkëdhelës tregon edhe afeksionin që Hagridi kishte për kafshët moster ndoshta monstra dhe të egra. Emri është trasnkriptuar në gjuhën e përkthimit duke humbur kështu këto dy shtresime konotative. Myrtle Elisabeth Warren ishte një studente në Hogourts, e cila vihej në lojë nga shokët e klasës për shkak të pamjes së saj dhe formës së syzeve. Falë këtyre ngacmimeve, ajo ishte një person i palumtur dhe i vetmuar. Pas vdekjes, fantazma e saj, e njohur me nofkën Moaning Myrtle, endet në banjën e vajzave, vend në të cilin u gjend e vrarë. Moaning Myrtle është një epitet përshkrues i karakterit të saj të trishtë, pasi edhe pas vdekjes ajo vazhdon të qajë dhe të vajtojë sa herë që dikush e shqetëson. Moaning është një mbiemër foljor me prejardhje nga folja moan, e cila, sipas Fjalorit shqip anglisht (2000) përkthehet rënkoj/ofshaj/ankohem. Termi i dytë i emrit të saj në gjuhën burimore është myrtle, e cila është një shkurre e gjelbër, por aspak e këndshme për t u vrojtuar. 312 Në gjuhën shqipe kjo shkurre njihet me emrin mërsina. Versioni i përkthyer i emrit Moaning Myrtle është Mërsina Ankaçe. Përkthyesi i ka përkthyer të dy termat, por mbiemrit Moaning i ka përshtatur një prapashtesë, e cila ka konotacion akoma më negativ: nga ankuese në ankaçe. Gjithashtu, prapashtesa açe e bën termin me të veçantë, duke e larguar kështu nga termi i zakonshëm ankuese. Sir Nicholas de Mimsy-Porpington ishte një magjistar në Shkollën e Hoguorsit që u dënua me prerje koke pas një gabimi magjik kundrejt një magjistareje tjetër. Pas vdekjes ai u kthye në një fantazmë dhe njihej me emrin Nearly Headless Nick. Prerja e kokës nuk u ekzekutua ashtu siç duhej dhe atij i mbeti koka varur. Kjo është edhe arsyeja e emrit të tij. Në gjuhën shqipe, emri është përkthyer: Niku-Zëre-Pa-Kokë dhe krijon një efekt pamor, i cili shkakton të qeshura te lexuesi i vogël parë për herë të fundit më 23/03/ parë për herë të fundit më 23/03/

181 4.7.4 Analiza përkthimore e emrave të përveçëm të vendeve në botën magjike Toponimet dhe emërtimet e vendeve në romanin Harry Potter mund të jenë të një rëndësie të veçantë për sa i përket aspektit kuptimor. Shpeshherë ato fshehin ngjyrime konotative sepse, në mënyrë indirekte, përçojnë mesazhe në lidhje me pikëpamjen e autores për këto vende, duke e ndihmuar lexuesin të krijojë një ide në lidhje me to. Shpeshherë këto mesazhe janë të fshehura në labirintet gjuhësore, siç është shembulli i adresës së rrugës ku banon familja Dërsli Privet Drive, Little Whinging (Privet Draiv, Litëll Huingin), të cilën do ta analizojmë në vijim të këtij sythi, apo edhe shumë shembujve të tjerë të ngjashëm, ku vetëm lexuesi i gjuhës burimore mund ta zbërtheje kuptimin e fshehur në semantikën e fjalëve. Në disa raste të tjera, konotacioni që mbart emërtimi, përpos atij denotativ, është më i ekspozuar dhe më i drejtpërdrejtë. Mund të përmendim termin e The Forbitten Forest (Pylli i Ndaluar), apo The Shrieking Shack (Kolibja Ulëritëse), të cilat emërtojnë pa evokime karakteristikat e vendit përkatës. Më poshtë ndodhet një listë me emrat e vendeve më të rëndësishme në vëllimin Harry Potter, si dhe përftesat përkthimore të tyre. Një pjesë e mirë e tyre do të analizohen më hollësisht më poshtë. Disa adresa, të cilat krijojnë lojëra fjalësh, do të jenë pjesë e analizës në sythin për lojërat e fjalëve: Tabela 32: Lista e e emrave të përveçëm të vendeve dhe përftesat e tyre përkthimore Teksti në gjuhën Teksti në gjuhën e Përftesat përkthimore burimore përkthimit Privet Drive, Little Privet Draiv, Litëll Transliterim Whinging, Surrey Huingin, Sërri King's Cross Station King s Kros Transliterim Platform 9-3/4 Binari 9 e ¾ Përkthim i drejtpërdrejtë Platform nine and three quarters Binari nëntë e tre të katërtat Hogwarts School of Shkolla e Magjisë dhe Përkthim i drejtpërdrejtë Witchcraft and Wizardry Shtrigërisë e Hoguortsit Smeltings Snobkin Krijim Stonewall High, the local Stonuoll Haj, shkolla Transliterim public school publike e lagjes Gryffindor House Shtëpia e Grifartit Përshtatje fonologjike Hufflepuff House Shtëpia e Baldoskuqit Barasvlerë përshkruese Ravenclaw House Shtëpia e Korbziut Përkthim i drejtpërdrejtë + përshtatje Slytherin House Shtëpia e Gjarpërblertit Përshtatje + Barasvlerë përshkruese Common Room Salla e Përbashkët Përkthim i drejtpërdrejtë The Burrow Strofka Përkthim i drejtpërdrejtë Hogsmeade Hogsmidi Transliterim Honeydukes Mjaltëlanda Përkthim i drejtpërdrejtë + përshtatje me huazim The Shrieking Shack Kolibja Ulëritëse Aliteracioni sh sh ka humbur në gjuhën 166

182 përkthimit The Hog's Head Inn Pijetorja Koka e Derrit Përkthim i drejtpërdrejtë The Three Broomsticks Tre Bishtat e Fshesës Përkthim i drejtpërdrejtë Gringotts Bank BankaGringot Transliterim The Leaky Cauldron Kusia Magjike Krijim Borgin and Burkes Dyqani Borgin dhe Transliterim Bërks Dervish and Banges, the Bota e Magjishme për Përshtatje, fshrirje e emrit wizarding equipment shop Pajisje Magjike Flourish and Blotts Lajle Lulet Barasvlerë kulturore The Forbitten Forest Pylli i Ndaluar Përkthim i drejtpërdrejtë Diagon Alley Diagon Alli Transliterim Knockturne Alley Nokturn Alli Transliterim Azgaban Prison Burgu i Azkabanit Përkthim idrejtpërdrejtë + transliterim Le ta fillojmë analizën tonë me emërtimin e adresës së familjes Dërsli. Pikërisht në shtëpinë e tyre zë fill e gjithë historia e Harri Poterit. Është një lagje ku banojnë të pasurit dhe snobët. Privet është një lloj shkurreje e gjelbër, e cila përdoret për të krijuar gardhet ndarëse të shtëpive. J.K. Rowling-u është shprehur se e ka përdorur emrin e kësaj shkurreje për të krijuar efektin izolues dhe dëshirën e familjes Dërsli për t u distancuar nga bota e magjistarëve. Little whinging është një fjalë e marrë nga leksiku i gjuhës angleze, përkatësisht whing(e)-ing, që në shqip përkthehet ankohem, duke pasqyruar natyrën ankuese të kësaj familjeje. 313 Transliterimi ka bërë që këto nuanca kuptimore të humbasin. Platform nine and three quarters në King s Cross Station (Stacionin King s Kros) është pikërisht vija ndarëse midis botës reale dhe asaj magjike. Në botën reale nuk mund të ketë një platformë të emërtuar me thyesa, si në rastin tonë 9 e ¾, dhe është pikërisht ky moment që na rrëfen e na sinjalizon për botën imagjinare ku do të ndodhin pjesa më e madhe e ngjarjeve, të cilat do t i kaplojnë më pas lexuesit. Binari nëntë e tre të katërtat në gjuhën e përkthimit aludon një vend imagjinar dhe të padukshëm për jomagjistarët. Smeltings është një shkollë në botën e jomagjistarëve ku do të regjistrohej Dadli, djali i çiftit Dërsli. Është një shkollë, e cila frekuentohet nga të pasurit, kështu që xhaxha Vernoni, babai i Dadlit, ishte shumë krenar për këtë gjë. Smelting përkon me një fjalë në leksikun e gjuhës angleze, e cila do të thotë: shkrije e metalit. Ky term mund të lidhet me faktin që shkolla supozohet të jetë e vështirë dhe do të nxjerrë më të mirën prej nxënësve të saj. Në versionin e përkthyer kemi të bëjmë me një krijim shumë të spikatur, përkatësisht Snobkin me rrënjën snob, duke treguar se në këtë shkollë shkojnë snobët dhe se reputacioni i saj është i padrejtë. Le të vazhdojmë analizën tonë me shtëpitë në shkollën e Hoguortsit, Gryffindor House, Hufflepuff House, Ravenclaw House dhe Slytherin House, të përkthyera: Shtëpia e Grifartit, Shtëpia e Baldoskuqit, Shtëpia e Korbziut dhe Shtëpia e Gjarpërblertit. Të katërta këto shtëpi janë emërtuar sipas mbiemrave të magjistarëve të cilët i kanë themeluar ato, përkatësisht Godric Gryffindor, Helga Hufflepuff, Rowena Ravenclaw dhe Salazar Slytherin. Në versionin e përkthyer vërejmë se parë për herë të fundit më 25/03/

183 përkthyesi ka përdorur strategji të tjera dhe nuk është mjaftuar vetëm me transliterim të tyre, siç mund të ndodhte rëndom me emrat e përveçëm. Në fakt, përkthyesi ka hulumtuar etimologjinë e tyre dhe ka përftuar disa kompozita shumë interesante nga aspekti përkthimor. Për shembull: Gryffindor, një ndër katër shtëpitë e shkollës së Hoguortsit, është një emër me ngarkesë semantike pasi përbëhet nga dy fjalë kuptimore: griffin (shqip. grif) që, sipas Fjalorit të gjuhës shqipe (2006), është një figurë mitologjike e përfytyruar si përbindësh me krahë, me trup luani dhe me kokë si të shqiponjës, si dhe fjala d or, e cila është huazuar nga frëngjishtja dhe përkthehet e artë. Në gjuhën e përkthimit kemi variantin Grifarti, një kombinim i transliterimit dhe i përkthimit të drejtpërdrejtë duke krijuar kompozitën grif-arti (grifi ngjyrë artë). Emblema e kësaj shtëpie është luani, dhe nxënësit e saj njihen për vendosmëri, trimëri dhe sjellje fisnike. 314 Hufflepuff kthehet në Baldoskuqi në gjuhën e përkthimit. Nxënësit në këtë shtëpi kanë karakteristika më gjithëpërfshirëse. Ata shquhen si punëtorë, të dedikuar, të ndershëm dhe të durueshëm. Emblema e tyre është baldosa, një kafshë gjitare. 315 Pikërisht këtë informacion ka shfrytëzuar përkthyesi kur e ka bërë transformimin nga Hufflepuff në kompozitën Baldos-kuq, duke përdorur emrin e kafshës për të emërtuar shtëpinë, së bashku me prapashtesën që i referohet ngjyrës së kuqe (baldosë e kuqe). Ravenclaw në tekstin burimor përkthehet Korbziu. Anëtarët e kësaj shtëpie karakterizohen nga zgjuarsia dhe zelli për të mësuar. Simboli në emblemën e tyre është shqiponja. 316 Ashtu si shtëpitë e tjera, edhe kësaj shtëpie i është vendosur emri i themelueses së saj Rowena, mbiemri i së cilës është një kompozitë e përbërë nga dy emra: raven claw (shqip. kthetrat e korbit). Përkthyesi ka përdorur vetëm fjalën e parë kuptimore të emrit Ravenclaw, dhe i ka shtuar mbiemrin ziu, si një karakteristikë e këtij shpendi: korb-ziu. Slytherin House është shtëpia e katërt dhe e fundit e shkollës së Hoguortsit. Kjo shtëpi, e themeluar nga Salazar Slytherin, ka një reputacion negativ, pasi shtriganët e magjisë së zezë dhe admiruesit e tyre kanë qenë anëtarë të kësaj shtëpie. Gjithashtu, anëtarët e saj njihen për bindjet e tyre kundër jomagjistarëve (babanacëve), të nxitur nga themeluesi i saj, Salazan Slytherin, i cili vendosi rregullin që në këtë shtëpi nuk do të lejohej asnjë jomagjistar. Nxënësit në këtë shtëpi njihen për dinakëri, ndjenjë të fortë udhëheqësie dhe zell për t i arritur objektivat e tyre. Simboli në emblemën e tyre është gjarpëri. 317 Të gjitha këto karakteristika reflektohen në emrin kësaj shtëpie. Slytherin rimon, dhe për rrjedhojë, krijon homonimi me fjalën slithering të leksikut të gjuhës anagleze që, sipas Fjalorit anglisht shqip (2006), do të thotë rrëshqitje e gjarprit. Versioni në gjuhën e përkthimit është Gjarpërblerti. Përftohet një kompozitë e përbërë nga simboli i emblemës së shtëpisë, përkatësisht gjarpërit, dhe ngjyrës së gjelbër, e cila është ngjyra simbol e kësaj shtëpie: Gjarpërblerti (gjarpëri i blertë) parë për herë të fundit më 24/03/ parë për herë të fundit më 24/03/ parë për herë të fundit më 24/03/ parë për herë të fundit më 25/03/

184 Emblemat e Shtëpive në Shkollën e Hogourtsit janë si më poshtë 318 : Ravenclaw Hyfflepuff Gryffindor Slytherin (Korbziu) (Bladoskuqi) (Grifarti) (Gjarpërblerti) Nëse i analizojmë të katërta këto emërtime së bashku, hasim zbatimin e së njëjtës prirje përkthimore për të katërt këta emra: kompozita të formuara nga semantika e emrit të shtëpive (rasti i Korbziut apo Grifartit) apo nga emrat e kafshëve simbol të emblemave të tyre (rasti i Baldoskuqit dhe Gjarpërblertit) + një ngjyrë, e cila është ose simbol i shtëpive në fjalë ose karakteristikë e kafshës. Mund të themi se me anë të këtyre përftesave përkthimore, përkthyesi e ka ruajtur natyrën konotative të emrave, duke përcjellë te lexuesi shtresimet kuptimore të tyre. Megjithatë, vërejmë se kemi një humbje të një prej tipareve stilistike të autores, përkatësisht aliteracioni i emrave të themeluesve të shtëpive të shkollës së magjisë, i cili nuk është ruajtur në atë të përkthimit: Godric Gryffindor, Helga Hufflepuff, Rowena Ravenclaw dhe Salazar Slytherin janë përftuar si: Godrik Grifarti, Helga Baldoskuqi, Rovena Korbziu dhe Salazar Gjarpërblerti. Burrow është emri i shtëpisë së Ron Weasley (Ron Uezli) dhe familjes së tij. Ky term është marrë prej fondit të leksikut të gjuhës angleze dhe, sipas Fjalorit anglisht shqip (2000), përkthehet strofkë. Në nivel të kuptimit denotativ, termi strofka nënkupton një vend ku mund të strehohesh për t u fshehur nga dikush. Në nivel konotativ, strofka është një vend ku familja e magjistarëve fshihet, duke mos u ekspozuar shumë të babanacët. Në nivel denotativ, ky term lidhet me mbiemrin e familjes që jeton aty: familja Weasley (Uesli). Edhe ky emërtim ka ngarkesë semantike dhe, sipas Fjalorit anglisht shqip (2000), leksema weasel përkthehet nuselale dhe ajo zakonisht strehohet në zgavrat e drurëve apo guvat nën tokë, që mund të kuptohen si strofkë. Përkthyesi ka përdorur strategjinë e përkthimit të drejtpërdrejtë duke sjellë përftesën strofka. Honeydukes është një ndër vendet më të dashura për nxënësit e shkollës së magjisë pasi është dyqani i ëmbëlsirave në Hogsmid. Honeydukes, si shumë emra të tjerë në këtë vëllim, është një kompozitë e dy emrave, përkatësisht honey, që në gjuhën e përkthimit është mjaltë, dhe emri dukes, i cili ka dy kuptime në gjuhën burimore: 1) një titull mbretëror (shqip. dukë) dhe 2) një lloj qershie. Përkthyesi ka shfrytëzuar dy strategji: përkthim të drejpërdrejtë të emrit honey mjaltë dhe krijim të fjalës së dytë nga dukes në land. Kjo e fundit është një fjalë e huazuar nga gjuha e tekstit burimor dhe mendojmë se përkthyesi krijojon një paralelizëm më termin Wander Land (shqip. Bota e Çudirave), nga e cila ka huazuar fjalën land-a, duke i krijuar mundësinë lexuesve të gjuhës së përkthimit të aludojnë botën e çudirave sa herë që Mjaltëlanda të përmendet në tekst. 318 Theksojmë se libri nuk përmban ilustrime dhe se kjo figurë ështe marrë në faqen e internetit më 25/03/

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shëmbuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE ASPEKTE TEORIKE DHE PRAKTIKE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE ASPEKTE TEORIKE DHE PRAKTIKE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE ASPEKTE TEORIKE DHE PRAKTIKE NË FUSHËN E PËRKTHIMIT TË LETËRSISË PËR FËMIJË PUNIM PËR GRADËN DOKTOR I SHKENCAVE NË GJUHËSI

More information

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk Saint George Orthodox Church September November, 2014 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: You may have noticed that The Wonderworker did not appear in July as it usually has. It will now

More information

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: VULA 2. Emri: Elsa 3. Kombesia: Shqipëtare 4. Data e lindjes Kosovare 5. Vendi i lindjes: 26.05.1991 6. Kontakti: Femër Email: Tel: vula.elsa@gmail.com /elsa.vula@uni-gjk.org

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Nonda VARFI Kandidate: MA Adelina ALBRAHIMI

More information

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë Mustafa Erdem Abstrakt Ky punim parashikon përmbledhje të ideve dhe kërkimeve mbi rolin e mësuesit në mësimdhënien e letërsisë. Letërsia dhe gjuha janë të

More information

UNIVESITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

UNIVESITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE UNIVESITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE ASPEKTE TË BARASVLEFSHMËRISË PËRKTHIMORE E KULTURORE NË TEKSTET LETRARE TË AUTORIT GRAHAM GREENE NË GJUHËN SHQIPE PUNIM

More information

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT EDUCATION DEPARTMENT / UNIVERSITY NEW YORK Misioni i Zyrës së Arsimit Dygjuhësh dhe Studimeve në Gjuhë të Huaja (Office of Bilingual Education and World Languages OBE-WL) pranë Departamentit të Arsimit

More information

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2) INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2) Viti shkollor 2017 2018 1. SYNIMET E PROGRAMIT Hartimi i këtij programi orientues

More information

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCAT Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shembuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë

More information

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore REPARIS A REGIONAL PROGRAM Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar 7 Publikimet

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE D O K T O R A T Ë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE D O K T O R A T Ë UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE D O K T O R A T Ë Procesi i mësimdhënies së idiomave në gjuhën angleze në shkollat e mesme në Maqedoni dhe përshtatja

More information

TEZË DOKTORATURE PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES

TEZË DOKTORATURE PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË Tel/Fax: +35 4 369 987 www.fhf.edu.al TEZË DOKTORATURE PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES Doktoranti:

More information

Subordinate causal clauses in Albanian language

Subordinate causal clauses in Albanian language Subordinate causal clauses in Albanian language FABIANA VELENCIA Abstract fvelencia@yahoo.com Causative connectors viewed in different aspects and analyzed in different subordinate causal clauses. The

More information

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS DREJTORIA E ZHVILLIMIT TË KURRIKULËS MIRATOHET MINISTRI Luan MEMUSHI PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III CIKLI FILLOR I SHKOLLËS 9-VJEÇARE

More information

Strukturat Eliptike dhe Roli i Komponentëve Gramatikorë në Përcaktimin e Elipsës Kontekstuale në Gjuhët Angleze dhe Shqipe

Strukturat Eliptike dhe Roli i Komponentëve Gramatikorë në Përcaktimin e Elipsës Kontekstuale në Gjuhët Angleze dhe Shqipe UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHES ANGLEZE Strukturat Eliptike dhe Roli i Komponentëve Gramatikorë në Punim për Gradën Shkencore Doktor në Gjuhësi Specialiteti: Sintaksë

More information

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E LOJËRAVE DHE LODRAVE NË ZHVILLIMIN E FËMIJËS Mentori: Prof.Ass.Dr.SHEFQET MULLIQI Kandidatja: MAJLINDA

More information

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME KONCEPTET BAZË TË GRAMATIKËS Mentori: Prof. Ass. Dr. MUHARREM GASHI Kandidati: FABIAN MEMAJ Gjakovë, 2017

More information

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Gjuhë angleze. (klasa e tetë)

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Gjuhë angleze. (klasa e tetë) INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT LËNDA: Gjuhë angleze (klasa e tetë) Tiranë, 2005 PËRMBAJTJA E PROGRAMIT I. TË PËRGJITHSHME II. SYNIMET EDUKATIVE DHE

More information

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE, UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE, MASTER I SHKENCAVE NE "PERKTHIM TEKNIK-LETRAR DHE INTERPRETIM" Përkthim

More information

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk Saint George Orthodox Church Fourth Quarter, 2011 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: We present to you the fourth quarterly edition of The Wonderworker. In this issue, we are continuing

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS

UNIVERSITETI I TIRANËS UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE TESTI STANAG 6001 DHE ANGLISHTJA PËR QËLLIME SPECIFIKE NË KONTEKSTIN USHTARAK Punim për gradën shkencore Doktor në Gjuhësi

More information

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Mësimdhënia në Kosovë korelacion me kohën në arsimimin e nxënësve në Udhëheqës shkencor:kandidatja: Prof. Ass.

More information

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ 33Ndikimi i Revolucionit Industrial 33Zhvillimi i Arsimit 33Të drejtat e njeriut siç pasqyrohen në historinë e artit 3 3 Europa dhe bota UDHËRRËFYES BOTIMI

More information

UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT

UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: Parashkollor PUNIM I DIPLOMËS NDIKIMI GJUHËSOR TEK PARASHKOLLORËT Mentori: Prof. ass.dr. Sindorela Doli-Kryeziu Studentja: Artina MUSTAFA

More information

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica Copyright i Hergis Jica 2018 1 Udhёheqёsi i Hergis Jica vёrteton se ky ёshtё njё version i miratuar i disertacionit tё mёposhtёm: NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET

More information

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale 1 FATOS TARIFA 2 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale IMAGJINATA SOCIOLOGJIKE dhe bota jonë sociale 3 FATOS TARIFA 4 Imagjinata sociologjike dhe bota

More information

Metodologjia hulumtuese

Metodologjia hulumtuese (Master) Ligjerata 8 Metodologjia hulumtuese Metodat kualitative në hulumtimet shkencore Prof.asc. Avdullah Hoti 1 Literatura Research methods for Business Students, Saunder, M., Lewis, P. And Thornill,

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE D O K T O R A T Ë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE D O K T O R A T Ë UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE D O K T O R A T Ë Qasje etnolinguistike e proverbave dhe idiomave në shqipe dhe në anglishte. Metodologjia e

More information

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të [Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të Nga Robert Stradling Opinionet e shprehura në këtë punim janë ato të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikën zyrtare

More information

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT Agjencia Trajnuese Numri i Vendimit Numri i Certifikatës së Akreditimit Vlefshmëria e Certifikatës së Akreditimit Programi/Moduli Kodi Numri i krediteve Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore

More information

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Për Shkollën Qendër Komunitare - DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE KORÇË UDHËZUESI I GJITHËPËRFSHIRJES Për Shkollën Qendër Komunitare - Mbështetur nga UNICEF Dhjetor, 2014 1 Ky material u përgatit në kuadrin e Programit të Arsimit Bazë të UNICEF-it

More information

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË DIZERTACION Në kërkim të gradës shkencore Doktor i

More information

12.4. Katalogu i lëndëve. Përshkrimi i shkurtër i kurseve: Dega: Gjuhë Shqipe Programi i studimeve: BA

12.4. Katalogu i lëndëve. Përshkrimi i shkurtër i kurseve: Dega: Gjuhë Shqipe Programi i studimeve: BA 12.4. Katalogu i lëndëve Përshkrimi i shkurtër i kurseve: Dega: Gjuhë Shqipe Programi i studimeve: BA Emërtimi i lëndës: Fonetikë dhe fonologji e gjuhës së sotme shqipe (Fonetikë) Fonetika është degë e

More information

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë botim nuk i reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky doracak

More information

ÇËSHTJE TË SEMIOLOGJISË DHE SEMANTIKËS NË PLANIN KRAHASUES MIDIS SHQIPES DHE ANGLISHTES

ÇËSHTJE TË SEMIOLOGJISË DHE SEMANTIKËS NË PLANIN KRAHASUES MIDIS SHQIPES DHE ANGLISHTES REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE DISERTACION ÇËSHTJE TË SEMIOLOGJISË DHE SEMANTIKËS NË PLANIN KRAHASUES MIDIS SHQIPES DHE

More information

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Për klasën XIII të shkollës së mesme të lartë Gjimnazi i përgjithshëm Prishtinë, dhjetor 2005 1 Kryeredaktor Dr. Fehmi Ismajli

More information

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane Tema për mbrojtjen e gradës shkencore DOKTOR Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Punoi: Renis Zaganjori Udhëheqës

More information

Standarde për tekstet shkollore

Standarde për tekstet shkollore Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë - Ministarstva Obrazovanja Nauke i Tehnologije -Ministry of Education

More information

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Republika e Kosovës RepublikaKosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Government MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Prishtinë, gusht 2017 1 Këshilli redaktues: Kabineti

More information

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA KANDIDATI: Msc. Ina

More information

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI-PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS

More information

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës? Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës? Njerëzve iu pëlqen të kenë lirinë të zgjedhin "Perëndinë" e tyre. Pse të zgjedhësh Perëndinë që zbulohet në Bibël? nga EveryStudent.com Shumë prej nesh kanë në mendje

More information

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Për klasën e katërt fillore Prishtinë, dhjetor 2005 Kryeredaktor Dr. Fehmi Ismajli Redaktorë Mr. Miranda Kasneci Ramush Lekaj

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË Titulli i punimit TRAJNIMI I BASHKËMOSHATARËVE PËR TË PËRMIRËSUAR SJELLJEN SOCIALE TEK

More information

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL DORACAK PËR PUNË ME NXËNËSIT ME NEVOJA TË VEÇANTA ARSIMORE Inkluzioni në arsimin e mesëm profesional Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore

More information

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE THE ORTHODOX POST April 2010 Volume VI, Issue 4 St. Nicholas Albanian Orthodox Church, 181-14 Midland Parkway, Jamaica Estates, New York, NY 11432 Web site: www.stnicholasalbanian.org E-mail: snickny@aol.com

More information

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS Praktikat e suksesshme në rajonin e EQL/KSHP dhe rekomandimet për Qeverinë Shqiptare. Mars 2012 E drejta E fëmijëve me aftësi të kufizuara

More information

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY Udhëzime për #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër Udhëzime për shkolla W RLD CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY #Fëmijët i marrin shkollat përsipër Është ditë zbavitëse që përçon porosi serioze, ku përveç njoftimit

More information

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE roli i mësuesve në mbështetje të punës individuale për zhvillimin tërësor sipas grupmoshave Autorët: Dr. Kristina

More information

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY UDC 316.77:316.347 Gëzim Xhambazi, PhD 316 Abstract MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY Every community possesses special characteristics that distinguish

More information

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve World Vision Stephanie Delaney Konsulente Ndërkombëtare për Mbrojtjen, Pjesëmarrjen, të Drejtat dhe Mirëqenien

More information

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk Saint George Orthodox Church Winter, 2014 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: This month, we celebrate one of the most beloved feasts of the Christian year: Christmas. In this Feast, we celebrate

More information

DIFFICULTIES, INSTRUCTIONS AND INSTITUTIONAL OBJECTIVES DURING LEARNING VËSHTIRËSITË, INSTRUKSIONET DHE OBJEKTIVAT INTITUCIONALE GJATË TË MËSUARIT

DIFFICULTIES, INSTRUCTIONS AND INSTITUTIONAL OBJECTIVES DURING LEARNING VËSHTIRËSITË, INSTRUKSIONET DHE OBJEKTIVAT INTITUCIONALE GJATË TË MËSUARIT AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca DIFFICULTIES, INSTRUCTIONS AND INSTITUTIONAL OBJECTIVES

More information

Bullying në shkollat fillore:

Bullying në shkollat fillore: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE Departamenti i Psikologjisë dhe Pedagogjisë PROGRAMi I DOKTORATËS Tema Bullying në shkollat fillore: Paraqitur në kërkim të gradës shkencore Doktor

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAM I DOKTORATËS TITULLI I PUNIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAM I DOKTORATËS TITULLI I PUNIMIT REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAM I DOKTORATËS TITULLI I PUNIMIT PRANIA E QËNDRIMEVE POZITIVE NDAJ NXËNËSVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA, FAKTOR I RËNDËSISHËM

More information

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО 316.772.4 C E N T R U M 4 Xhemile SELMANI 1 MA NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО THE NATURE OF THE

More information

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ 37.091.2:316.77 C E N T R U M 4 Mr.sc. Rexhep Dauti 1 KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ COMMUNICATION AS A FACTOR OF MOTIVATION OF

More information

MARRËDHËNIA MIDIS NDËRVEPRIMIT ME PRINDËRIT DHE TEMPERAMENTIT NË PËRSHTATSHMËRINË SJELLORE TË FËMIJËVE PARASHKOLLORË

MARRËDHËNIA MIDIS NDËRVEPRIMIT ME PRINDËRIT DHE TEMPERAMENTIT NË PËRSHTATSHMËRINË SJELLORE TË FËMIJËVE PARASHKOLLORË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË PROGRAM I DOKTORATËS MARRËDHËNIA MIDIS NDËRVEPRIMIT ME PRINDËRIT DHE TEMPERAMENTIT NË PËRSHTATSHMËRINË SJELLORE

More information

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare I Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare Analizë Dasara Dizdari-Zeneli Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat

More information

STANDARDE PËR TEKSTET SHKOLLORE

STANDARDE PËR TEKSTET SHKOLLORE STANDARDE PËR TEKSTET SHKOLLORE Tiranë, 2014 PËRGATITJA DHE REDAKTIMI SHKENCOR Dr. Agim LEKA Prof. Asc. Dr. Pëllumb KARAMETA BASHKËPUNUAN 1. Prof. Asc. Dr. Sotir RRAPO 2. Yllka SPAHIU 3. Erida KOLECI 4.

More information

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters Page 3 THE ORTHODOX POST February 2012 Volume VIII, Issue 2 St. Nicholas Albanian Orthodox Church, 181-14 Midland Parkway, Jamaica Estates, New York, NY 11432 Web site: www.stnicholasalbanian.org E-mail:

More information

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit MINISTERS DEPUTIES DÉLÉGUÉS DES MINISTRES Recommendations Recommandations Rec(2000)20 06/10/2000 Recommendation of the Committee of Ministers to member states on the role of early psychosocial intervention

More information

ALBANIAN UNIVERSITY UNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME MANUAL PËR PUNIMIN E TEMËS SË DIPLOMËS

ALBANIAN UNIVERSITY UNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME MANUAL PËR PUNIMIN E TEMËS SË DIPLOMËS MANUAL PËR PUNIMIN E TEMËS SË DIPLOMËS Përgatitur nga: Zyra e Karrierës, Kordinimit dhe Mbështetjes ndaj Studentëve në Albanian University DHJETOR, 2016 PËRMBAJTJA HYRJE 4 Struktura. 6 Faqet paraprake..

More information

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE DISERTACION PËR MBROJTJE TË GRADËS SHKENCORE DOKTOR Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian Punoi: MA. Vasilika

More information

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit Prishtinë, 2016 Universiteti i Prishtinës HASAN PRISHTINA Fakulteti i Edukimit DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët

More information

DORACAK PËR EKIPET NDËRMJETËSUESE MES BASHKËMOSHATARËVE

DORACAK PËR EKIPET NDËRMJETËSUESE MES BASHKËMOSHATARËVE DORACAK PËR EKIPET NDËRMJETËSUESE MES BASHKËMOSHATARËVE Parathënie Konventa për të drejtat e fëmijës është një ndër traktatet themelore për të drejtat e njeriut që në mënyrë të qartë përcakton të drejtat

More information

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues Framework Convention for the protection of national minorities and explanatory report Convention-cadre pour la protection des minorités

More information

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Education Sector United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization Shqipëria Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Prill 2017 Shqipëria Analizë e politikës arsimore Çështje

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS Marrëdhëniet midis konsumimit karakteristikave të personalitetit dhe teknikave të përballimit

More information

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm Hyrje Të rinjtë janë një fokus i rëndësishëm në parandalimin e radikalizimit sepse mund të jenë një

More information

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara Një mjet për promovimin e një dialogu për krijimin e një Konvente të re të Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e të

More information

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri 1 KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Analizë

More information

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Për klasën e tretë fillore Prishtinë, shkurt 2005 1 Kryredaktor Isuf Zeneli Redaktorë Agim Bërdyna Ramush Lekaj Ilaz Zogaj

More information

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI) UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI) 34 UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI) 2017 1 Ky udhëzues mundësohet nga Agjencia

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE TEMA: TERRORIZMI DHE REAGIMI SHTETEROR PAS LUFTES SE FTOHTE (Punim për

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS

UNIVERSITETI I TIRANËS UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI-PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATURËS MOTIVIMI DHE SJELLJET E NXËNËSVE NDAJ MËSIMIT TË GJUHËS ANGLEZE NË SISTEMIN SHKOLLOR PARAUNIVERSITAR,

More information

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik Trajnimi për kualifikimin Auditor të Sektorit Publik do të mbulojë lëndët dhe temat e mëposhtme: Moduli 1: Raportimi Financiar I. Teoria e kontabilitetit II.

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT Tiranë, 2014 PËRMBAJTJA PËRMBAJTJA...2 HYRJE...4 KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT...6

More information

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE Xhemile Selmani, MA 1 UDC: 005:17 DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE ДЕОНТОЛОГИЈАТА И УПРАВУВАЊЕТО КАКО МОЖНОСТ ЗА ПРОФЕСИОНАЛЦИ

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja Nauke i Tehnologije Ministry of Education Science

More information

ROLI I INSTITUCIONEVE

ROLI I INSTITUCIONEVE ROLI I INSTITUCIONEVE DHE I MËSUESVE PËR TË KRIJUAR PARTNERITET NË MBËSHTETJE TË PRINDËRVE NË ZHVILLIMIN TËRËSOR TË FËMIJËVE ROLI I INSTITUCIONEVE DHE I MËSUESVE PËR TË KRIJUAR PARTNERITET NË MBËSHTETJE

More information

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE Besa ARIFI * Abstrakt: Qëllimi i këtij punimi është të analizojë zhvillimin e rolit të viktimës në të drejtën ndërkombëtare

More information

NATYRA E PSIKES NJERËZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NË KONCEPTIN ISLAM TË PERSONALITETIT

NATYRA E PSIKES NJERËZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NË KONCEPTIN ISLAM TË PERSONALITETIT Abbas Husein Ali NATYRA E PSIKES NJERËZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NË KONCEPTIN ISLAM TË PERSONALITETIT Abstrakt: Ky punim merret me kritikën e modeleve psikologjike bashkëkohore të natyrës njerëzore dhe

More information

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION. PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION. UDHËZIME SE SI TË IDENTIFIKOHET DISKRIMINIMI NË TEKSTET MËSIMORE, ME THEKS TË VEÇANTË

More information

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim. Grupi i punës: Zamira Gjini Dr. Gerti Janaqi Dr. Mirela Andoni Ines Todhe Aurela Zisi Moderatore: Dr. Mirela Andoni Redaktimi shkencor: Dr. Mirela Andoni Redaktimi letrar Petrit Zili Ky manual reflekton

More information

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti Nisma Globale për t i Dhënë Fund Ndëshkimit Trupor të Fëmijëve 1 Në këtë seri: Ndalimi i ndëshkimit trupor të fëmijëve:

More information

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike ABSTRAKT Dekadat e fundit të zhvillimit të ekonomive të tregut kanë njohur një burim të ri financimi dhe efiçent për projektet publike dhe ato me rëndësi strategjike. Ky burim i ri është gjetur tek partneriteti

More information

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S.

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S. Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare Jordan Jorgji Universiteti Fan.S.Noli Lektor jordanjorgji@yahoo.com 1 Abstract The albanian research

More information

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Msc. Jonida Dalipaj 1 1 Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë, Bulevardi Gjergj Fishta Nr. 52 Tiranë, jdalipaj@umsh.edu.al

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR KLASËN PËRGATITORE DHE ARSIMIN FILLOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR KLASËN PËRGATITORE DHE ARSIMIN FILLOR REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR KLASËN PËRGATITORE DHE ARSIMIN FILLOR Tiranë, 2014 PËRMBAJTJA PËRMBAJTJA...2 HYRJE...4 KURRIKULA BËRTHAMË PËR KLASËN PËRGATITORE

More information

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PSIKOLOGJI-PEDAGOGJISË PROGRAMI I DOKTORATËS PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION ABORTI SELEKTIV GJINOR NË SHQIPËRI, NJË VËSHTRIM MBI SHKAQET DHE PASOJAT PSIKOLOGJIKE MSc. Dorina XHANI Paraqitur

More information

Etika e Komunikimit në Administratën Publike,

Etika e Komunikimit në Administratën Publike, UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I FILOZOFISË TEMË DOKTORATURE Etika e Komunikimit në Administratën Publike, (rasti RSH) TIRANE 2014 DEKLARATË STATUORE Nën përgjegjësinë

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja Nauke i Tehnologije Ministry of Education Science

More information

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE Page 3 THE ORTHODOX POST January 201 5 Volume XI, Issue 1 St. Nicholas Albanian Orthodox Church, 181-14 Midland Parkway, Jamaica Estates, New York, NY 11432 Web site: www.stnicholasalbanian.org E-mail:

More information

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera? Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera? Cilat komisione merren me mbrojtje dhe siguri? Çfarë lloj

More information

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur, EDITORIAL Përshëndetje lexues të dashur, Si zakonisht, ja ku po takohemi edhe njëherë përmes numrit më të ri të revistës For You e cila sivjet filloi vitin e 11-të të ekzistimit të saj. Më duhet të them

More information

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse Прoект за е-пристапно образование Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse 1 DORACAK PËR ARSIMTARË PËR PRAKTIKA (INKLUZIVE) GJITHËPËRFSHIRËSE KOMPJUTERIKE

More information

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR MINISTRIA E ARSIMIT E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Për klasën e parë fillore Prishtinë, gusht 2003 1 Kryredaktor Isuf Zeneli Redaktorë: Xhavit Rexhaj Ramush Lekaj Ilaz Zogaj Arbër

More information