Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Size: px
Start display at page:

Download "Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA"

Transcription

1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA KANDIDATI: Msc. Ina ZALLËMI UDHËHEQËS SHKENCOR: Prof.Assoc. Dr. Merita (VASO) XHUMARI TIRANË, 2017

2 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Disertacion i paraqitur nga: Msc. Ina ZALLËMI Në kërkim të gradës shkencore: DOKTOR Në Studime Evropiane dhe Integrim Evropian Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA Drejtimi: Politikë dhe qeverisje në BE UDHËHEQËS SHKENCOR: Prof.Assoc. Dr. Merita (VASO) XHUMARI Mbrohet në dt përpara jurisë së përbërë nga: 1. Kryetar 2. Anëtar (oponent) 3. Anëtar (oponent) 4. Anëtar 5. Anëtar TIRANË,

3 PËRMBAJTJA PËRMBAJTJA... 3 HYRJE... 4 PARATHËNIA KAPITULLI I PARË POLITIKAT SOCIALE DHE SHTETI SOCIAL 1.1 Nevojat e rikonstruktimit të sistemit social Politika sociale si proces, nga përballja individuale e risqeve sociale drejt institucionalizimit të sistemit të mbrojtjes sociale Ndërhyrja e shtetit në funksion të mirëqenies sociale të individit Shteti i mirëqenies sociale në një shoqëri të globalizuar dhe shteti social evropian Fëmijët pjesë integrale e politikave sociale dhe mirëqenia e tyre KAPITULLI I DYTË INKUADRIMI SOCIO-LIGJOR I POLITIKAVE SOCIALE ME NË QENDËR FËMIJËN 2.1. Politikat sociale me në qendër fëmijën, rasti shqiptar nën vështrimin e ligjit Nr datë Për mbrojtjen e të drejtave të fëmjëve Politikat sociale me në qendër fëmijën. Rasti francez nën vështrimin e ligjit të 14 marsit 2016 Mbi mbrojtjen e fëmijëve Legjislacioni evropian mbi të drejtat e fëmijëve Institucionalizmi i sistemit francez të mbrojtjes së fëmijëve Pikat e takimit të sitemit francez të mbrojtjes së fëmijëve dhe atij shqiptar KAPITULLI I TRETË ANALIZA E MIRËQENIES SOCIALE TË FËMIJËVE NËPËRMJET DIMENSIONEVE SOCIALE 3.1. Dimensioni i mirëqenies materiale tek fëmija në Shqipëri dhe në Francë Dimensioni i strehimit dhe mjedisit për fëmijën në Shqipëri dhe në Francë Dimensioni i arsimit tek fëmijët në Shqipëri dhe në Francë Dimensioni i shëndetit dhe sigurisë në Shqipëri dhe në Francë Dimensioni i sjelljeve me risk në Shqipëri dhe në Francë Dimensioni i cilësisë së jetës shkollore në Shqipëri dhe në Francë KONKLUZIONE BIBLIOGRAFIA LISTA E SHKURTIMEVE : LISTA E TABELAVE LISTA E GRAFIKËVE SHTOJCA

4 HYRJE Gjeneza e këtij punimi bazohet në zhvillimet e vrullshme socio-ekonomike dhe politike që ka përjetuar vendi ynë pas viteve 90, në prirjet e tij për të pasur një koherencë me vendet e zhvilluara perëndimore dhe njëkohësisht, me përpjekjet konkrete për t i drejtuar politikat sociale drejt standardeve të Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, do të trajtohet një analizë e ciklit të plotë kronologjik të politikave sociale dhe pasojat e tyre në mirëqenien e fëmijës si qytetar i ardhshëm i shoqërisë, si dhe njohja e së drejtës së veçantë të fëmijës për një standard të përshtatshëm jetese. Zhvillimi dhe e ardhmja e fëmijës është subjekt i plotësimit të nevojave jetike, të cilat janë unike në sasi dhe cilësi. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve përcakton se: 1. Shtetet Pale njohin te drejte n e çdo fe mije pe r nje nivel jetese te mjaftueshe m pe r zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirte ror, moral dhe shoqe ror. 2. Pe rgjegje sine pe r te siguruar kushtet e nevojshme te jetese s pe r zhvillimin e fe mije s, brenda kufijve te munde sive dhe mjeteve te tyre financiare, e kane ne radhe te pare prindi ose prinde rit, si dhe/ose personat e tjere pe rgjegje s pe r rritjen e fe mije s. 3. Shtetet Pale marrin masat e duhura, sipas kushteve kombe tare dhe munde sive te tyre, pe r te ndihmuar prinde rit dhe personat e tjere pe rgjegje s pe r fe mije n, qe te ve ne ne jete ke te te drejte dhe, ne rast nevoje, pe r te siguruar nje pe rkrahje materiale dhe programe mbe shtetjeje, sidomos lidhur me ushqimin, veshmbathjen dhe banimin. 4. Shtetet Pale marrin te gjitha masat e duhura pe r te siguruar marrjen e pensionit ushqimor te fe mije s nga prinde rit e tij ose nga personat e tjere qe kane pe rgjegje si financiare ndaj tij, brenda ose jashte vendit. Ne veçanti, ne rastet kur personi qe ka nje pe rgjegje si financiare ndaj fe mije s jeton ne nje shtet tjete r nga ai i fe mije s. Shtetet pale favorizojne aderimin ne marre veshjet nde rkombe tare ose pe rfundimin e marre veshjeve te tilla si dhe miratimin e rregullimeve te tjera te duhura. 1 Në kuadër të politikave publike ekziston një numër i konsiderueshëm politikash sociale mbi një mbështetje specifike, ndihma për familjen dhe fëmijët. Familja, por kryesisht fëmija, shihet si vazhdimësia e shoqërisë. Kjo lidhet me detyrimet e të gjitha vendeve që kanë ratifikuar Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Duke u bazuar në këto linja, përgjatë këtij punimi, do të trajtohet zhvillimi në kohë dhe në hapësirë i politikave sociale me fokus konceptimin e vendit të fëmijës në këto politika. Politika sociale "nuk është një term teknik në kuptimin e saj të pastër... [ajo] është përdorur në lidhje me politikat e qeverisë, kur veprimet e saj kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, duke ofruar shërbimet dhe përfitimet 1 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, konsultimi i fundit qershor

5 sociale Politikat sociale kanë lindur nga nevojat e shoqërisë për t'iu përgjigjur problemeve sociale. Ato përbëjnë një fushë të veçantë të politikave publike dhe karakterizohen nga një dinamike e vazhdueshme. Kuptimi i termit "politikat sociale" ka evoluar në kohë. Ky term mund t i referohet tri kuptimeve 2. Së pari, politika sociale do të konsiderohet si një veprim i shoqërisë në vetvete dhe në marrëdhëniet mes anëtarëve të shoqërisë. Së dyti, përfshin ndërhyrjen publike për klasat sociale më të rrezikuara, për të transformuar kushtet e jetesës së punëtorëve dhe punonjësve, për t i mbrojtur ata dhe për të parandaluar risqet sociale. Së treti, në një mënyrë më të përcaktuar, i referohet ndihmës sociale për shtresat më të varfra të shoqërisë dhe, këto politika, konsiderohen si një përgjigje ndaj nevojave bazike sociale. 3 Këto tri kuptime të politikave sociale plotësojnë njëra-tjetrën dhe bashkërendohen në funksionimin praktik të këtij termi. Ky bashkërendim do të pasqyrohet në përgjegjësinë e shtetit për zbatimin e tyre nëpërmjet një kuadri ligjor të rregulluar, për të trajtuar një problem ekonomik, politik ose shoqëror që kërkon ndërhyrje në formën e nxitjes, mbështetjes, inkuadrimit, monitorimit, parandalimit dhe mbrojtjes. Këto ligje përfshihen brenda sistemit të mbrojtjes sociale, i cili ka një rol shumë të rëndësishëm ekonomik. Sipas Organizatës Ndërkomëtare të Punës: «Mbrojtja sociale është përgjigja ndaj nevojës për siguri në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale, përmes procesit të solidaritetit social dhe jo thjesht një sistem instrumentash që garantojnë këtë siguri» 4. Politikat sociale reflektojnë dhe kontribuojnë për të evoluar marrëdhëniet midis shtetit dhe shoqërisë civile, midis autoriteteve publike, individëve dhe grupeve sociale, pra kjo korrespondon me gjithçka që prek funksionimin e shoqërisë dhe kryesisht marrëdhëniet sociale brenda saj. Roli i tyre është të identifikojnë grupet sociale dhe problemet tipike dhe t u përgjigjen në formën e përfitimeve, veprimeve parandaluese apo ndërhyrjeve. Ato janë të karakterizuara nga një cikël kohor: formulohen, zhvillohen, përshtaten me nevojat në ndryshim dhe në mënyrë të vazhdueshme lindin nevoja të reja sociale të cilat trajtohen në kuadër të solidaritetit kombëtar apo të ndërhyrjeve të autoriteteve publike. Duke u mbështetur në këtë konceptim të gjerë të politikave sociale, vlen të theksohet se çdo vend zhvillon politikat e tij të përshtatura me veçoritë sociale, ekonomike dhe politike. Kombinimi i variablave kohë dhe hapësirë, lejon të analizohet në mënyrë të plotë zhvillimi i misionit social në një shoqëri, për garantimin dhe zhvillimin e të drejtave të fëmijëve. 2 Rayssiguier Y, Jégu J, Laforcade M. Politiques sociales et de santé, comprendre et agir, Rennes : Presses de l EHESP, juin Po aty 4 ILO. Into the twenty-first century : the development of social security : a report to the Director- General of the International Labour Office on the response of the social security system in industrialised countries to economic and social change. Geneva : International Labour Office ;

6 Analizimi i politikave sociale me fokus fëmijën, përbën një objekt hulumtimi sa interesant aq edhe kompleks, sepse bazuar tek përkufizimi i sipërpërmendur i Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, politikat sociale prekin të gjitha funksionet e një shoqërie. Gjatë trajtimit të karakteristikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, një vëmendje e veçantë i kushtohet funkioneve sociale të shoqërisë shqiptare të pas viteve 90, si dhe zhvillimeve më të fundit të politikave sociale në këtë fushë. Duhet të theksojmë se si në planin kombëtar edhe në atë evropian, politikat sociale në dhjetëvjeçarin e fundit konsiderohen prioritare. Gjatë analizës të sistemit social shqiptar dhe francez trajtohet me prioritet vendi i fëmijës në këto sisteme, duke konsideruar dallimet dhe veçoritë që karakterizojnë secilin nga sistemet. Edhe pse ekzistojnë shumë perspektiva krahasuese disa prej tyre supozojnë se asnjë fakt social në të vërtetë nuk është i kuptueshme jashtë kontekstit kulturor në të cilën ai ideohet dhe zhvillohet. Gjithashtu, synohet të trajtohet kuadri ligjor, aktorët dhe roli i tyre në këto politika, duke sjellë një ilustrim rreth vendit që i kushtohet mbrojtjes sociale të fëmijëve. Këta elementë analizohen në kontekstin e shoqërisë shqiptare, duke u referuar në tiparet e politikave sociale me në qendër fëmijën në shoqërinë franceze. Nëse fillesat e politikave të mirëfillta sociale për fëmijët në Francë analizohen në kontekstin historik të pas Luftës së Dytë Botërore, në vendin tonë analiza përqendrohet në periudhën e pas viteve 1990, periudhë e cila shënon funksionimin e një shoqërie demokratike. Kjo nuk do të thotë se ne sistemin socialist nuk ka pasur politika sociale për fëmijët, por, për efekt studimi, është zgjedhur kjo periudhë kohore, për aktualizimin e çështjes së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Një nga arsyet e zgjedhjes të kësaj teme studimi është ruajtja e vlerave dhe parimeve që shoqëria do të mbrojë dhe të trashëgojë në gjeneratat e ardhshme. Çdo sistem shoqëror vlerëson figurën e fëmijës, vlerësim që varion në funksion të : zhvillimeve historike të vendit, modeleve socio-ekonomike, prirjeve pedagogjike, inkuadrimit të mekanizmave dhe dispozitivave në fushën e shëndetësisë, vizionit dhe rolit të familjes, si dhe rëndësisë së shkollës në formimin e fëmijës. Të gjithë këta elementë përbëjnë variabla të rëndësishëm që lejojnë identifikimin e nivelit të zhvillimit të politikave sociale me në qendër fëmijën. Pse duhet të zgjedhim për të krahasuar Shqipërinë dhe Francën? Cili është interesi i krahasimit të dy logjikave tërësisht të ndryshme siç janë politikat sociale me fokus fëmijët? Shqipëria dhe Franca janë dy vende me kontekste të ndryshme ekonomike, politike dhe socio-kulturore. Kontrasti është i dukshëm mes dy shoqërive. Franca është një vend i ndikuar nga një frymë social-demokrate në ndërmarrjen e politikave, ekziston një nivel i lartë i lirisë ekonomike dhe ka një respektim të madh të drejtësisë sociale 5. Ndërsa vendi ynë, sipas literaturës të shfrytëzuar në lidhje me këtë fushë 5 Gosta Esping-Andersen, Les trois mondes de l'etat-providence. Essai sur le capitalisme moderne, 6

7 studimi, ka një ndikim të fuqishëm të neoliberalizmit, i cili karakterizohet nga një kufizim i rolit të shtetit në jetën e individit. Qasja krahasuese mes dy modeleve të sistemit të politikave sociale (Shqipëri- Francë) lidhet njëkohësisht me arsye personale dhe shkencore: Së pari, Franca përfaqëson një mjedis shoqëror mbi të cilin disponohen njohuri të thelluara rreth funksionimit të sistemit shoqëror, ekonomik dhe politik të këtij vendi dhe sepse, ky sistem konsiderohet i konsoliduar në fushën e politikave sociale për fëmijët dhe familjen. Së dyti, edhe pse këto dy vende paraqesin dy modele ose dy lloje shoqërish dhe organizimesh të ndryshme shoqërore, në këtë punim do të adaptohet një krahasim vertikal, bazuar në krahasimin e zhvillimit të nivelit ekonomik sipas Lawrence Friedman. Krahasimet vertikale korrespondojnë me ato që ndodhin midis vendeve me nivele shumë të ndryshme ekonomike, sociale dhe teknologjike 6. Së treti, theksohet gjithashtu se Franca është një nga vendet themeluese të Bashkimit Evropian, ku Shqipëria ka nisur procesin e integrimit. Së katërti, shpesh politikat sociale të familjes dhe fëmijës, të ndërmarra në Francë kanë qenë frymëzuese në ngritjen e politikave sociale dhe linjave orientuese të Evropës sociale. Qëllimi i punimit është të ofrojë një panoramë të marrëdhënieve të reja të qytetarit me shtetin, qasjet e ndryshme të perceptimit të familjes, perspektivat mbi edukimin e fëmijëve, konceptimin mbi ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në secilin prej dy vendeve, si edhe të paraqesë një analizë krahasuese të dy sistemeve. Objektivi bazë i studimit fokusohet në analizën e aksionit të autoritetetve publike mbi mirëqenien e fëmijëve. Çështjet kryesore kërkimore rreth të cilave do të orientohet analiza e nivelit të aksionit të autoriteteve publike janë: -A mund të konsiderojmë këtë aksion publik të instrumentalizuar nëpërmjet politikave sociale apo do të ngelemi në nivelin teorik të tyre? -A ideohen këto politika sociale duke konsideruar nevojat specifike përgjatë gjithë ciklit të jetës së fëmijës? -A janë përfaqësuese të nevojave reale, politikat sociale të ndërmarra për fëmijët? Analiza e sistemit social francez do të qëndrojë në një plan të dytë, pasi sistemi francez përbën një burim frymëzimi dhe suksesi në fushën e politikave sociale për fëmijët. Interesi dhe rëndësia që shfaq ky punim është krahasimi midis dy sistemeve. Analiza e një sistemi të vetëm politikash sociale me në qendër fëmijën, nuk lejon të kuptojmë në detaj se si ky sistem është ndërtuar. Marrja në studim e dy sistemeve të ndryshme, sjell elemente të koherencës ose mospërputhjes me specifikat e secilit. Kjo qasje është një metodë krahasimi që evidenton dallimet apo ngjashmëritë coll. Le lien social, éd. PUF, 1999, 310 p 6 Vigour Cécile,,La comparaison dans les sciences sociales. Pratiques et méthodes, Paris, La Découverte, 2005, p 164 7

8 midis dukurive. Realitetet nuk do të ishin të krahasueshme, në qoftë se do të përkufizonin "krahasimin" si përballje të kategorive të njëjta. Ideja e një krahasimi të tillë nuk synon të klasifikojë politikat sociale me në fokus fëmijën si politika më të mirat apo me të këqija, por do të analizohen realitete të lidhura me një kontekst të caktuar social-historik që shpjegon gjendjen e fenomenit 7. Një pikë e fortë takimi midis dy rasteve konkrete të studimit është aderimi i dy vendeve në Konventë mbi të Drejtat e Fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989, si një nga aktet më të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare në të cilën janë parashikuar të drejtat dhe detyrimet në të gjitha fushat e jetës së fëmijës, të grumbulluara në një mënyrë kaq të plotë dhe të detajuar si në asnjë akt tjetër juridik në fushën e të drejtave të fëmijëve. Kjo Konventë është ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në shkurt 1992 dhe ka hyrë në fuqi në mars Ratifikimi i saj nga Kuvendi bazohet në nenin 16 të Dispozitave Kryesore Kushtetuese (1991). Kuadri ligjor pas ratifikimit të Konventës ka pësuar ndryshime rrënjësore me qëllim përshtatjen e tij me dispozitat e Konventës. Në Kushtetutën e Republikës së Shqiptërisë (neni 122) 9 përcaktohet se çdo marrëveshje ndërkombetare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik, pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Ajo zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk është e vetëzbatueshme dhe zbatimi i saj kërkon nxjerrjen e një ligji. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar, me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të. Kjo dispozitë e Kushtetutës është e një rëndësie të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, sepse edhe në rastet kur në legjislacionin e brendshëm ka mangësi mund të zbatohet direkt Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Të drejtat e fëmijës dhe ato të njeriut në përgjithësi kanë pësuar përmiresime të ndjeshme nëpërmjet reformave ligjore dhe institucionale, duke synuar arritjen e standardeve evropiane, në fushën e politikave sociale. Në kuadër të përshtatjes së legjislacionit të brendshëm me Konventën e OKBsë mbi të Drejtat e Fëmijëve, janë miratuar një sërë ligjesh dhe vendimesh të cilat direkt apo indirekt, ndikojnë në përmirësimin e të drejtave të fëmijës në Republikën e Shqipërisë. Për të analizuar veprimtarinë e autoriteteve publike të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, do të duhet të identifikohen: strukturat përgjegjëse të këtij sistemi, profili i punonjësve në këto struktura, kapacitetet si dhe mekanizmat e vlerësimit të performancës së mbrojtjes së të drejtave të fëmijës. Bazat e strukturave të këtij sistemi janë të përcaktuara brenda kuadrit ligjor të kësaj fushe. Krahasimi i dy modeleve të sistemeve të politikave sociale lejon të kuptojmë zhvillimin e këtyre politikave edhe pse kjo paraqitet si një proces kompleks, por i 7 Po aty 8 Konventë mbi të Drejtat e Fëmijëve, konsultimi i fundit mars Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, protrav/---ilo_aids/documents/legaldocument/wcms_ pdf, konsultimi i fundit mars

9 domosdoshëm. Të gjitha debatet mbi politikat sociale, identifikojnë shumllojshmërinë e konflikteve ideologjike, përpjekjeve për të pasur influencë, pushtet, logjikat mbizotëruese mbi çështjet politike, ekonomike etj. Rezultatet e këtyre ndikimeve të shumta dhe kontradiktore, nuk mund të jenë kurrë një tërësi homogjene dhe koherente. Ato janë produkt i zhvillimeve të njëpasnjëshme dhe dinamike, duke u përshtatur me qëllimet dhe nevojat e përcaktuara në kohë dhe hapësirë. Asnjëherë këto politika nuk mund të marrin në konsideratë tërësinë e kompleksitetit të realitetit shoqëror, të cilit i adresohen. Gjithmonë përdoren skematizime dhe kartografi të thjeshtëzuara të nevojave për ndërtimin e një aksioni social 10. Arsyetimet që kanë çuar në lindjen e politikave sociale, logjikës së funksionimit dhe evoluimit të tyre, na ndihmojnë të krijojmë një prezantim teorik dhe një analizë praktike të funksionalitetit të politikave në drejtim të mbrojtjes dhe zhvillimit të të drejtave të fëmijëve. Ky kërkim shkencor bazohet në metodologjinë e përdoruar në raportin ndërkombëtar «Karahasim i mirëqenies së fëmijëve në vendet e OECD-së» 11 të vitit 2009 si dhe në literaturën specifike për standardet e jetesës së fëmijëve dhe dimensionet e tyre të përcaktuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve e vitit Përgjatë këtij punimi janë analizuar dimensione të ndryshme të mirëqenies së fëmijës, duke konsideruar jo vetëm zhvillimin e tij fizik, por gjithashtu kushtet e jetës nga pikëpamja materiale, mjediset edukative dhe disa aspekte të mirëqenies subjektive të lidhura me marrëdhëniet e fëmijës në shoqëri. Optika e zgjedhur është tejet e gjerë për të dhënë një përkufizim të mirëqenies së fëmijëve që konsideron të drejtat politike apo mundësitë dhe kënaqësisë që u ofrohen fëmijëve. 12 Indikatorët janë zgjedhur në mënyrë të tillë që të mund të mbulojnë periudha të ndryshme të fëmijërisë, kur të dhënat e lejojnë. Nëpërmjet kësaj analize synohet të jepet informacion i shfrytëzueshëm nga dy qasje të pranishme në fushën e analizës së mirëqenies së fëmijëve. Qasja e parë vendos theksin në procesin e zhvillimit të kapacitetit konjitiv, social apo emocional përgjatë fëmijërisë dhe nga ky fakt lejohet të identifikohen mangesitë e akumuluara përgjatë kësaj periudhe. Ndërsa qasja e dytë është e lidhur me garantimin e disa të drejtave të fëmijëve për sa i përket kushteve të jetesës, aksesit në përkujdesin parësor dhe në shërbimet që mund të favorizojnë zhvillimin fizik dhe konjitiv tek fëmija. Krahasimi i propozuar në këtë analizë vendos theksin gjithashtu në një varietet të madh indikatorësh që sjellin informacion mbi situatën e fëmijëve në tri fusha kryesore: niveli i jetesës, edukimi dhe parandalimi i problemeve të shëndetit apo të 10 Vigour Cécile, La comparaison dans les sciences sociales. Pratiques et méthodes, Paris, La Découverte, 2005, p Studim krahasues mbi mirëqenien e Fëmijëve në vendet e OECD-së, konsultimi i fundit janar Thévenon Olivier, «Indicateurs comparés du bien-être des enfants dans les pays de l'ocde», Informations sociales, 4/2010 (n 160), p

10 zhvillimit të disa sjelljeve me risk. Në mënyrë që të matim mirëqenien e fëmijëve, duke ju referuar aksionit publik, janë përzgjedhur gjashtë dimensione që mbulojnë aspektet kryesore të jetës së fëmijëve : mirëqenia materiale, strehimi dhe mjedisi, arsimimi, shëndeti dhe siguria, sjelljet me risk dhe cilësia e jetës në shkollë. Secili prej këtyre dimensioneve kombinon disa indikatorë, të cilët janë zgjedhur për ndjeshmërinë e tyre në lidhje me zgjidhjen që u jepet nga autoritetet publike. Çdo indikator, në mënyrë individuale, sjell informacion mbi ndërtimin dhe zbatimin e politikave përgjegjëse të fushës. Përcaktimi i variablave të kërkimit shkencor nëpërmjet dimensioneve dhe indikatorëve të mirëqenies së fëmijës do të lejojë mbledhjen e të dhënave që do të mundësojnë verifikimin e hipotezës. Secili nga këto gjashtë dimensione të mirëqenies së fëmijës, përfaqësohet nga një seri indikatorësh. Si njësi e analizës është konsideruar më tepër fëmija se familja. Studimet mbi varfërinë dhe mirëqenien e fëmijëve janë adaptuar në një qasje të përqendruar tek fëmija. Indikatorët janë sa më aktualë të jetë e mundur dhe sjellin një panoramë të mirëqenies së fëmijëve sa më reale. Indikatorët janë nxjerrë nga mbledhja e standardizuar e të dhënave apo nga burime zyrtare. Indikatorët mbulojnë të gjithë stadet e zhvillimit të fëmijës nga lindja deri në moshën 17 vjet apo të gjithë individët nën moshën 18 vjet. Në kuadër të kësaj metodologjie, struktura e indikatorëve të mirëqenies së fëmijëve e trajtuar në lidhje me aksionin publik është bazuar në tri faza: në fëmijërinë e hershme, ne fazën ndërmjetëse të fëmijërisë dhe fazën e «fëmijërisë» së rritur. Përparësia e një strukture të tillë shpjegohet nga një sërë arsyesh, të cilat përfshijnë rëndësinë e një qasjeje të zhvillimit të fëmijërisë dhe faktin se mirëqënia mund të matet në mënyra të ndryshme në mosha të ndryshme të fëmijës. Disa nga inidikatorët e përdorur në këtë studim janë specifikë sipas moshës së fëmijës. Kur është paraqitur mundësia, indikatorët janë trajtuar për të tri periudhat e fëmijërisë. Megjithatë, për të pasur një përfaqësim sa më të mirë të të tri periudhave të fëmijërisë janë përfshirë një numër indikatorësh specifikë të moshës, si pesha e lindjes, ushqyerja me gji dhe vaksinimi (të cilat lidhen me fëmijërinë e hershme) dhe indikatorë të sjelljeve me risk (të cilat lidhen me fëmijërinë e vonë). Indikatorët synojnë të përqendrohen në politikat publike që lidhen me mirëqenien e fëmijëve. Në këtë studim do të favorizohen indikatorët për të cilët lidhja shkakësore midis veprimit publik dhe përmirësimit të mirëqenies është relativisht e drejtpërdrejtë dhe johipotetike. Në secilën nga gjashtë dimensionet e mirëqenies së fëmijëve është privilegjuar nocioni i komplementaritetit në përzgjedhjen e indikatorëve. Ky komplementaritet merr forma të ndryshme. 10

11 - Mosha e fëmijës. Nëse një indikator është përqendruar në fëmijët e një moshe të caktuar, indikatorët e tjerë të të njëjtit dimension do të sjellin informacion mbi mbi një tjetër stad të fëmijërisë. - Duhet të merret në konsiderate efektiviteti dhe nocioni i barazisë. Indikatorët duhet të vlerësojnë shpërndarjen e rezultateve brenda vendit, element që i jep indikatorit nocionin e barazisë, por edhe jep rezultate efektive. - Mirëqenia e fëmijëve sot dhe zhvillimi i tyre në të ardhmen. Indikatorët marrin në konsideratë jo vetëm mirëqenien aktuale të fëmijëve por dhe perspektivën e zhvillimit të tyre, për të vlerësuar nivelin e jetës sot si dhe mënyrën se si e përgatit shoqëria të ardhmen e fëmijëve. - Mbulimi i rezultateve brenda të njëjtit dimension. Është e dëshirueshme të mbulohen disa nëndimensione të rëndësishme brenda çdo dimensioni si për shembull: shëndeti fizik dhe mendor në kuadër të dimensionit shëndetësor. Janë përdorur tre indikatorë për të matur mirëqenien materiale të fëmijëve. I pari ka të bëjë me të ardhurat mesatare të disponueshme të familjeve me fëmijë nën moshën 18 vjeç. I dyti analizon shkallën relative të varfërisë së fëmijëve nën moshën18 vjeç. I treti trajton përqindjen e fëmijëve nën 15 vjet, të privuar nga nevojat bazë në fushën e edukimit, mjete materiale që janë të rëndësishme për ecurinë e suksesshme në shkollë. Këto tre indikatorë janë përqëndruar tek fëmija si njësi e analizës. Megjithatë, në rastin e matjes së të ardhurave të disponueshme dhe varfërisë, të ardhurat e familjes i atribuohen fëmijës. Dy indikatorët e parë mbulojnë fëmijët e të gjitha moshave, ndërsa të dhënat për burimet e nevojave në fushën e edukimit korespondojnë me fëmijët 15 vjeçarë. Nëpërmjet operacionalizimit të indikatorit të mirëqenies materiale synohet të matet barazia dhe eficienca. Duhet theksuar se të ardhurat mesatare familjare përdoren për të matur eficiencën (realizimi i një rezultati maksimal me minimumin e mjeteve te disponueshme), ndërsa niveli i varfërisë tek fëmijët mat barazinë në shoqëri. I pari identifikon se si një vend mund t u sigurojë të ardhura të mjaftueshme familjeve me fëmijë, ndërsa i dyti identifikon fëmijët që jetojnë në familje në varfëri ekstreme. Të ardhurat mesatare të familjes së fëmijëve pasqyrojnë produktin e brendshëm bruto (PBB) për frymë, korrelacionin midis të ardhurave të familjes dhe PBB për frymë. Varfëria monetare e fëmijëve matet nga përqindja e familjeve me fëmijë me një të ardhur ekuivalente më të ulët se 40% të të ardhurave mesatare kombëtare, kjo bazuar në Konventen mbi Standardet Minimale te Mbrojtjes Shoqërore nr.102/1952 të ratifikuar nga qeveria shqiptare në dhjetor Të dhënat mbi këtë indiktor janë siguruar në burimet zyrtare pranë INSTAT INSTAT, konsultimi i fundit janar

12 Indikatori i privimit arsimor është përdorur për të vlerësuar burimet dhe mjetet që lejojnë fëmijët për të studiuar. Fëmijët nga 15 vjet konsiderohen në gjendje të privimit arsimor, kur ata kanë më pak se katër elementet bazë nga tetë elementët e domosdoshem të standardit minimal te jetesës që janë: një tavolinë për studim, një vend të qetë për të punuar, një kompjuter që ju nevojitet për studim, një software didaktik, një lidhje interneti, një makinë llogaritëse, tekste shkollore. Kjo duke u bazuar në metodologjinë e përdorur në sudimin Krahasimi i mirëqenies së fëmijëve në vendet e OECD-së 14. Indikatorin e privimit nga nevojat bazë në fushën e edukimit do ta lidhim drejtpërsëdrejti me mungesën e të ardhurve në familjen e fëmijës. Për të qartësuar konceptimin e privimit të fëmijës në fushën e edukimit, theksojmë se në këtë studim do të konsiderojmë të privuar në fushën e edukimit të gjithë fëmijët që janë pjesë e familjeve të programit të ndihmës ekonomike. Arsyeja pse do t i trajtojmë këta fëmijë të privuar në fushën e edukimt, lidhet me përfitimet e ulta të ofruar në para në kuadër të këtij programi 15. Strehimi dhe mjedisi i banimit konsiderohet si një dimension i rëndësishëm për përcaktimin e mirëqenies së fëmijës, duke u bazuar në njohjen e së drejtës për çdo fëmijë, për një nivel jetese të mjaftueshëm për zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social të fëmijës. Konventa e të Drejtave të Fëmijëve e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thekson rolin specifik të shteteve për të mbajtur në kontroll kushtet në të cilat jetojnë fëmijët në lidhje me strehimin (Neni 27.3) 16. Dy indikatorë janë marrë në konsideratë në dimensionin e strehimit dhe mjedisit. E para mat cilësinë e strehimit për fëmijët, duke regjistruar numrin e fëmijëve që jetojnë në kushte të mbipopulluara. E dyta regjistron numrin e fëmijëve që jetojnë në një banesë të zhurmshme dhe në një mjedis në kushte të këqija higjienike. Indikatorët në lidhje me strehim dhe mjedisin janë të fokusuar tek fëmijët për aq sa ato i referohen kushteve të jetesës së tyre. Për matjen e këtij indikatori jemi bazuar në të dhënat e studimit të INSTAT-it mbi Matjen e Standardeve të Jetesës Të gjithë indikatorët në dimensionin e strehimit dhe të mjedisit fokusohen tek fëmijët e moshës 0 deri në 17 vjet. Të dhënat synohet të jenë përfaqësuese për të gjitha familjet me fëmijë. Strehimi dhe mjedisi karakterizojnë kushtet e jetës së fëmijëve dhe familjeve të tyre. Këta faktorë janë të ndjeshëm drejtpërsëdrejti ndaj 14 Studim krahasues mbi mirëqenien e Fëmijëve në vendet e OECD-së, konsultimi i fundit janar Raport UNICEF, konsultimi i fundit janar Konventa e të Drejtave të Fëmijëve e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, konsultimi i fundit janar 2016 Shtetet Palë marrin masat e duhura, sipas kushteve kombëtare dhe mundësive të tyre, për të ndihmuar prindërit dhe personat e tjerë përgjegjës për fëmijën, që të vënë në jetë këtë të drejtë dhe, në rast nevoje, për të siguruar një përkrahje materiale dhe programe mbështetjeje, sidomos lidhur me ushqimin, veshmbathjen dhe banimin. 12

13 veprimeve të autoriteteve publike, si për shembull: mundësia e përfitimeve të strehimit. Indikatorët trajtojnë përqindjen e fëmijëve që jetojnë në kushtet më të pafavorshme të strehimit dhe mjedisit. Këta indikatorë lidhen me disa rezultate në drejtim të zhvillimit të fëmijës, por jo vetëm. Ky dimension lidhet me të ardhmen e fëmijëve dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me situatën e tyre në të tashmen. Për të vlerësuar ndikimin e dimensionit të arsimimit në mirëqenien e fëmijës janë përdorur dy indikatorë. I pari trajton rezultatet në mësime, të cilat korrespondojnë me rezultatet mesatare në testet e leximit, matematikës dhe shkencës në programin PISA, ndërsa indikatori i dytë, sjell përqindjen e fëmijëve vjeç të cilët nuk janë as të punësuar as në arsim apo trajnim profesional. Të dy këta indikatorë kanë në qendër fëmijën, pra, fëmija është njësia e analizës dhe rezultatet në mënyrë direkte janë të fëmijëve. Por, duhet theksuar se të dhëna mbi ecurinë e fëmijëve brenda këtij dimensioni, janë vetëm për fëmijët që ndjekin shkollat të cilat nuk vuajnë nga paaftësia fizike ose që kanë vështirësi në të mësuar. Nuk është e mundur që të vlerësohen arritjet e të mësuarit gjatë gjithë periudhës së fëmijërisë, megjithatë, mund të krijohet një ide mbi përfitimin e njohurive nga ana e fëmijës gjatë gjithë periudhës së arsimit të detyruar. Edhe pse gjendja familjare është e lidhur ngushtë me rezultatet shkollore të fëmijës, në shumë drejtime të jetës së individëve ka një ndërhyrje të autoriteteve publike për të vepruar si në rezultatet shkollore, por dhe në fushën e pabarazisë në edukim. Shkollat janë një vend i rëndësishëm i përgatitjes së fëmijëve për moshë madhore, si në planin social ashtu edhe në atë ekonomik. Dimensioni i shëndetit bazohet në tetë indikatorë që janë të organizuar sipas ciklit të jetës së fëmijëve. Tre indikatorët e parë vdekshmëria foshnjore, nënpesha në lindje dhe ushqyerja me gji, i përkasin fëmijërisë së hershme. Dy të tjerët në vijim janë përgjegjës për nivelin e vaksinimit kombëtar kundër kollës së mirë dhe të fruthit në moshën 2 vjet. Aktiviteti fizik gjatë periudhës së ndërmjetme të fëmijërisë dhe fëmijërisë se mëvonshme është përfshirë në dimensionin e shëndetit, sepse ai reflekton përqindjen e fëmijëve të moshës 11, 13 dhe 15 vjet, që kanë ushtruar çdo ditë të paktën një orë aktivitet fizik gjatë javës para anketimit. Dy indikatorët e fundit kanë të bëjnë me nivelin e vdekshmërisë të fëmijëve nga 1 deri në 18 vjet për çfarëdo lloj shkaku qoftë edhe vetëvrasje. Dimensioni i shëndetit merr në konsideratë më shumë indikatorë se çdo dimension tjetër. Të dhënat mbi këtë dimension ofrojnë mbulim më të plotë në të gjitha fazat e fëmijërisë. Në termat e dimensionit, sjelljet me risk është pjesërisht e lidhur me shëndetin, pasi ajo shpesh mund të ketë pasoja negative për shëndetin fizik. Megjithatë, sjelljet me risk janë gjithashtu një indikator antisocial, sepse shumë sjellje të rrezikshme kanë një risk negativ dhe kanë një ndikim në nivel individual si: varësia ndaj alkoolit, drogës dhe dhunës. Këto sjellje janë të lidhura edhe me rezultate të ulta shkollore. 13

14 Indikatorët e marrjes së riskut trajtojnë përqindjen e fëmijëve 15 vjeçarë që pijnë rregullisht duhan, të rinjtë vjeç të cilët raportuan të kenë qenë më shumë se dy herë në gjendje të dehur dhe niveli i lindshmërisë tek vajzat nga vjet. Dimensioni i cilësisë së jetës në shkollës përmbledh dy indikatorë. I pari i referohet konflikteve që fëmija mund të ketë në shkollë, duke ju referuaar kryesisht fenomenit të bulizmit. E dyta pasqyron kënaqësinë e përgjithshme të fëmijës mbi jetën në shkollë. Çdonjëri nga dimensionet është bazuar në standardet ndërkombëtare të përcaktuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës. Dimensionet e trajtuara në kuadër të kësaj metodologjie janë në përputhje me studimet e UNICEF-it (2007) dhe Bradshaw et al. (2007) 17. Vlen të përmendet gjithashtu dhe një dakordësi në parim në lidhje me standardet e mirëqenies midis vendeve të zhvilluara, vendeve të OECD-së dhe vendeve nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijëve, element që përforcon edhe më shumë trajtimin e këtij punimi doktoral. Duke konsideruar arsyetimin e mësipërm, mund të ngremë hipotezën e studimit: Në vendin tonë, ekziston një mospërputhje midis politikave sociale me në qendër fëmijën të sanksionuara përmes akteve ligjore dhe zbatimit të tyre në praktikë. Kështu, përballja e variablave të përfshira në hipotezën e punimit, synon të evidentojnë efektivitetin e aksionit publik mbi mirëqenien e fëmijëve nëpërmjet implementimit të politikave sociale për fëmijët. Hipotezën e ngritur do ta konstekstualizojmë brenda konceptit të performativitetit. Ky koncept së fundmi është zbatuar me sukses në shkencat sociale dhe ka ndikuar sipas disa studiuesish si një riorientim i dyfishtë epistemiologjik. Nga njëra anë kemi të bëjmë me një riorientim gjuhësor, që ka sjellë një interes të madh për komunikimin në fusha që ishin të panjohura, si për shembull studimi i praktikave shkencore, i veprimtarive juridike apo edhe i shkencave të organizimit. Në anën tjetër, kemi të bëjmë me një riorientim praktik që ka ngjallur shumë interes për kërkime të cilat synojnë të përshkruajnë dhe të kuptojnë veprimin dhe veprimtaritë që përbëjnë objektin e kërkimit. 18 Këto dy lëvizje kanë vendosur në qendër çështjet që lidhen jo vetëm me të shprehurit e veprimit/aksionit, por gjithashtu natyrën pragmatike të të shprehurit, që do të thotë vetë aktet e të shprehurit. Me këtë zhvendosje, koncepti i performativitetit kapërcen kuadrin e filozofisë së të shprehurit të zakonshem për t u përballur me objekte dhe tradita shumë të ndryshme. 17 Studim UNICEF, konsultimi i fundit janar Göran Goldkuhl, Practice Theory vs Practical Theory: Combining Referential and Functional Pragmatism, Schatzki et al.,

15 Në kundërshtim me përkufizimin e karakterit performativ, nën idenë të japësh vlera të J.-L. Austin (1970), kërkohet të specifikohen raste të ndryshme që të prezantuarit/të thënit nuk konstaton një veprim, aksion apo situatë, por përbën një veprim/aksion në vetvete. Duke studiuar dhe rastet të thuash do të thotë të bësh, ai shkëputet nga pjesa më e madhe e idesë të filozofisë tradicionale të të shprehurit. Të dallohen rastet që lidhen me peformativen dhe të konstatuarit nuk është e thjeshtë. Karakteri eksplicit i disa prezanimeve performative nuk mjafton për ta klasifikuar me siguri në performativitet. Në këtë rast, do të përballemi me situata që i mendonim të largëta: ajo që ndan të vërtetën dhe jo të vërtetën. Një herë që bëhet konstatimi, J.L. Austin anashkalon çështjen e performativitetit si një cilësi e pastër që i atribuohet enoncimeve specifike, për të rimarë problemin nga fillimi dhe shqyrton hapësirat pragmatike të gjithë enoncimit. J.L. Austin e trajton këtë hapësirë pragmatike të përbërë nga aktet domethënëse, aktet që kanë forcë dhe aktet që kanë efekt. Duke vepruar kështu, në mënyrë eksplicite pranohet kalimi nga problematika e dallimit midis performativitetit dhe konstatimit në një teori të akteve. Për të vërtetuar hipotezën e ngritur përgjatë punimit, do të analizohet në detaje lidhja midis zhvillimit te politikave sociale dhe rëndësisë që i jepet mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në praktikë, nëpërmjet implementimit të këtyre politikave sociale. Operacionalizimi i këtyre variablave do të realizohet përmes analizës së politikave sociale të ndërmara nga të dy vendet. Mirëqenia e fëmijëve në këtë studim është vlerësuar duke përdorur indikatorë të shumtë që lidhen me ndjeshmërinë ndaj veprimit të autoriteteve publike. Për arsye pjesërisht pragmatike, mirëqenia e fëmijëve konsiderohet si një koncept shumëdimensional. Ky pragmatizëm është diktuar nga një kufizim i të dhënave teorike dhe praktike si dhe nga skepticizmi në lidhje me aftësinë e fëmijëve të vegjël për t'iu përgjigjur pyetjeve mbi mirëqenien e tyre. Ky studim u mbështet në të dhëna cilësore, statistikore dhe analizë krahasuese. Qasja sasiore na lejon një shtrirje më të gjerë të studimit me një kampion shumë të madh dhe përgjithësim të të dhënave, ndërsa përmes qasjes cilësore i jepet kuptim gjetjeve që rezultojnë prej studimit sasior dhe njëkohësisht mundësohet një analizë e thelluar krahasuese. Për të pasur një panoramë të plotë të politikave sociale me në qendër fëmijën në Shqipëri dhe në Francë do të na duhet të kombinojmë këto dy qasje në një perspektive krahasuese. Qëllimi i përdorimit të metodave cilësore të mbledhjes së të dhënave qëndron në kërkimin, kuptimin dhe shpjegimin e fenomeneve, si dhe ndikimin e tyre në mendësinë e njerëzve. Kjo shërben gjithashtu për të kufizuar paragjykimet që çdo qenie njerëzore ka, përsa i përket relacioneve me njerëzit e tjerë në shoqëri. Për të analizuar përfaqësimin social të fëmijës do të përdoret teknika e analizës së përmbajtjes. Kjo teknikë na lejon të kuptojmë rëndësinë e figurës së fëmijës në politikat sociale. Zgjedhja e një qasjeje krahasuese bëhet një mjet që lejon realizimin e një analize sa me objektive brenda studimit. Si pasojë, krahasimet ndërkombëtare janë dy instrumentet e dijes dhe të njohjes: ato ofrojnë kontraste për të analizuar veçoritë 15

16 unike të një modeli kombëtar dhe pasojat e tyre. Sipas Badie dhe Hermet (2001) 19, metoda e kontrasteve dramatike është unike në atë që thekson veçantinë e çdo vendi, çdo historie, çdo kulture, duke theksuar ndikimin e pranisë apo mungesës së një fenomeni apo institucioni 20. Për të realizuar një krahasim midis dy sistemeve të ndërmarrjes së politikave sociale mbi fëmijët, me logjika kaq të ndryshme është e nevojshme të gjendet një kriter neutral krahasimi. Në qoftë se ne kemi miratuar një krahasim midis variablave tradicionale, si niveli i investimeve publike në fushën e politikave sociale për fëmijët, përfitimet financiare dhe me shërbime alternative të familjeve me fëmijë etj., Franca pozicionohet gjithmonë në krye. Por nëse i referohemi një koncepti krahasimi të paanshëm apo neutral si përfaqësimi i fëmijës nëpërmjet politikave sociale në çdo njërën nga këto dy vende, hulumtimi krahasues bëhet më interesant. Së pari, për shkak se nuk ka një përfaqësim të fëmijës nëpërmjet politikave sociale më të mirë apo më të keq: ka përfaqësime të ndryshme të fëmijës nëpërmjet këtyre politikave, të cilat kanë evoluar në kohë. Së dyti, çdo shoqëri ka një këndvështrim të veçantë për fëmijën. Në të dy vendet karakteristikat janë shumë të ndryshme në bazë të një shumëllojshmërie variablash: si vizioni i familjes, roli i gruas në shoqëri, vendi i shtetit në familje. Së treti, modeli francez konsiderohet një model i përparuar në shërbimet dhe përfitimet që u ofrohen fëmijëve, i cili duhet të shërbeje si model referimi, duke konsideruar proceset e integrimit të vendit tonë në BE. Studimi empirik kombinon dy instrumenta kërkimore: Intervista gjysmë të strukturuara dhe përdorimin e të dhënave dytësore statistikore, të siguruar nga burime zyrtare. Intervistat individuale gjysmë të strukturuara do të shërbejnë për të marrë mendimin e ekspertëve në vendin tonë, për të kuptuar domethënien e politikave sociale me në qendër fëmijën, si dhe statusin e fëmijës brenda këtij sistemi. Janë realizuar 30 intervista me ekspertë dhe studiues të politikave sociale. Ata u përzgjodhen në bazë të eksperiencës së tyre profesionale në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve si dhe profilit të fushës brenda këtij sistemi. Ky kampion përbëhet nga kërkues të fushës, hartues të politikave publike, ekspertë, drejtues të institucioneve ekzekutuese të këtyre politikave, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konkretisht intervistat janë realizuar në Bashkinë e Korçës - pranë Drejtorisë së Shërbimit të Kujdesit Social - pranë Njësisë së Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijës në Drejtorinë Arsimore Rajonale Korçë - pranë Sektorit të Kurrikulës dhe Cilësisë - pranë Sektorit të Shërbimit Psiko-Social në Drejtorinë e Shëndetit Publik Korçë - pranë Sektorit të Higjienës Shkollore 19 Hermet Gay, Bertrand Badie, La politique comparée, Paris, Armand Colin Bray M., Adamos B., Mason M., Pratiques et methodes, Paris, La Découverte 2005/ Recherche comparative en éducation. Approches et méthodes, Editorial De Boeck, Bruxelles

17 - pranë Sektorit të Mjekësisë së Përgjithshme të Shëndetit Publik në përfaqësinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara Tiranë në Drejtorinë e Shërbimit Social Shtetëror Korçë/Fier/Kukës Fakti që në kampionin e të intervistuarve janë përfshirë përfaqësues të sektorit publik dhe sektorit jofitimprurës, do të na lejojë të analizojmë funksionalitetin e politikave sociale me në qëndër fëmijën në dy këndvështrime. Pjesa më e madhe e intervistave është realizuar në rajonin e Korçës, kjo, duke u bazuar në një logjikë decentralizuese në nivelin administrativ, politik dhe fiskal. Thënë ndryshe, politikat sociale janë të unifikuara në të gjithë vendin dhe strukturat lokale (me përjashtim të disa veçorive gjeografike dhe klimaterike) funksionojnë në mënyrë identike përsa i përket përgjegjësive ligjore në garantimin e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve. Shfrytëzimi i të dhënave statistikore të mbledhura sipas mënyrave të standardizuara, na lejojon të operojmë në analizën e korelacionit të indikatorëve të ndryshëm për të krijuar një panoramë sa më të qartë mbi politikat sociale me në qendër fëmijën në Shqipëri. Duhet të theksohet fakti, se për realizimin e krahasimit të nivelit të mirëqenies së fëmijëve në të dy vendet përgjatë këtij punimi, për rastin francez do t i referohemi të dhënave të mbledhura për realizimin e raportit «Karahasim i mirëqenies së fëmijëve në vendet e OECD-së» të 2009 si dhe në studimin Fëmijët në vendet e zhvilluara të realizuar nga UNICEF-i në vitin Në bazë të metodologjisë së adaptuar në këtë studim, të gjitha të dhënat do të sjellin fragmente të rëndësishme mbi mirëqenien e fëmijëve, ndërsa korrelacioni i të gjithë indikatorëve do të na sjellë informacion më të qartë mbi aksionin e autoriteteve publike mbi këtë çështje. Ky punim është i organizuar në tre kapituj: Kapitulli i parë Politikat sociale dhe shteti social, ofron një trajtim të kornizës teorike të këtij punimi, si element i rëndësishëm për perceptimin shkencor të tij. Kapitulli çelet me argumentimin e nevojës për rikonstruktim të sistemit të mbrojtjes sociale në vendet e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, si një bashkërendim të politikave ekonomike dhe sociale. Kapitulli vijon me argumentin mbi nevojën për institucionalizimin e këtyre ndryshimeve bazuar në vlerat e solidaritetit shoqëror sipas tezës së Émile Durkheim. Në vazhdimësi të trajtimit do të jepet një paraqitje e procesit të politikave sociale si e vetmja mënyrë që mundëson shndërrimin e një problematike në një preokupim për autoritetet publike. Ky proces merr një rëndësi të veçantë, sepse individi në një shoqëri shfaq pamundësinë për të menaxhuar individualisht të gjitha risqet që ai has në ciklin e jetës. Më pas do të trajtohen tipet e sistemeve të mbrojtjes sociale, aksioni i autoriteteve publike, nëpërmjet të cilit do të operohet për t i ardhur në ndihmë individit dhe njëkohësisht niveli i ndërhyrjes së shtetit në jetën e individëve dhe familjeve. Për të pasur një koherencë me fenomenin e globalizimit apo më konkretisht me evropianizimin e sistemit social, do të trajtohet ndikimi që ushtron procesi globalizues në zhvillimin e politikave sociale për fëmijët. 17

18 Duke deduktuar drejt qëllimit kryesor të këtij punimi, kapitulli i pare mbyllet me shqyrtimin e vendit që zë fëmija në një shoqëri, në politikat sociale dhe perceptimi i mirëqenies së tij. Kapitulli i dytë Institucionalizimi i politikave sociale me në qendër fëmijën, sjell një panoramë të legjislacionit të sistemit social shqiptar dhe atij francez, si dhe një analizë të institucioneve përgjegjëse të implementimit të këtyre politikave. Për rastin shqiptar analiza do të konkretizohet nëpërmjet ligjit të mbrojtjes sociale të vitit 2010 dhe jepe një perspektivë të situatës me ligjin e 2017-s. Ndërsa për rastin francez elementët kryesorë të sistemit të mbrojtjes sociale analizohen nën vështrimin e ligjit 2014 mbi mbrojtjen e fëmijëve. Duke konsideruar procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe sistemin francez si pjesë të sistemit social evropian, në vazhdimësi të këtij kapitulli trajtohet gjithashtu legjislacioni evropian mbi të drejtat e njeriut si dhe dispozitivat e ndërmarra nga Këshilli i Evropës si një promovues i këtyre të drejtave. Ky kapitull synon të krijojë një qasje të nevojave sociale të fëmijëve të shpalosura në kapitullin e parë të këtij punimi, përballë sistemit ligjor dhe strukturave implementuese të legjislacionit vendas dhe të direktivave evropiane. Kapitulli i tretë Analiza e mirëqenies sociale të fëmijëve nëpërmjet dimensioneve sociale analizon gjashtë dimensionet që ndikojnë drejtpërsëdrejti në mirëqenien e fëmijës. Ashtu sikurse cilësohet në metodologjinë e punimit, këto dimensione lejojnë të gjykohet niveli i aksionit publik mbi mirëqenien e fëmijës në shoqëri. Çdonjëri nga dimensionet trajtohet nëpërmjet indikatorëve që sillen në mënyrë të shifruar dhe me ilustrime tabelore dhe grafike. Kjo lejon leximin e situatës mbi çdo indikator në vendin tonë si dhe evoluimin në kohë të fenomeneve. Në këtë kapitull trajtohet mirëqenia sociale e fëmijëve në shoqërinë franceze si dhe një analizë analoge e indikatorëve që lejojnë të vlerësohet niveli i mirëqenies së fëmijëve nën aksionin e autoriteteve publike. Ndërthurja e elementëve teorikë, institucionalizimi i sistemin social në të dy vendet, analiza cilësore dhe sasiore e indikatorëve të dimensioneve të mirëqenies sociale, na mundëson që përgjatë këtij kapitulli të trajtohen pikat e dobëta dhe pikat e forta të evidentuara në analizën e mirëqenies sociale të fëmijës. Konkluzionet e punimit e vendosin situatën në një perspektive pozitive, duke u frymëzuar në modelin social francez dhe evropian. Aplikimi i instrumentit të Metodës së Hapur të Koordinimit përcakton se çfarë mund të përfitojë Shqipëria nga përvoja franceze dhe në përgjithesi nga standardet evropiane, për të garantuar mirëqenien e fëmijës dhe zbatimin e të drejtave themelore të fëmijës të përcaktuara në legjislacionin shqiptar. 18

19 PARATHËNIA Kohët e fundit ka pasur një numër të madh studimesh krahasuese ndërkombëtare për politikat sociale me në qendër fëmijën. Shumica e këtyre studimeve synojnë të bëjë krahasime të përgjithshme që do të thotë se ata krahasojnë politikat sociale, dispozitivat e tyre, standardet e cilësisë së shërbimit, si dhe organizimin e insititucioneve ofruese të shërbimeve. Këto tipe analizash janë zhvilluar nga organizmat ndërkombëtare si OECD-ja, Banka Botërore, Bashkimin Evropian. Objektivi kryesor i këtyre studimeve është për të prodhuar indikatorë që mund t u shërbejnë politikëbërësve dhe për t u informuar mbi funksionimin dhe performancën e politikave sociale me në qendër fëmijën në kontekstin ndërkombëtar. Shpesh, rezultatet e këtyre anketave sjellin një klasifikim të politikave sociale dhe vlerësimin e performancës duke konsideruar politikat që kryesojnë klasifikimiet më efektive, efikase dhe më të drejtat. Raportet e këtyre studimeve kanë shërbyer si një burim i rëndësishëm për këtë kërkim kryesisht për të krijuar sfondin krahasues të studimit dhe për t ju referua një standarti. Në këto raporte përforcohet dhe legjitimohet gjithashtu rëndësia e rritjes së investimeve për mirëqenien e fëmijëve. Studime të tjera trajtojnë mirëqenien e fëmijëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Disa prej tyre kanë mundur të kombinojnë rezultate të shumta, të bazuara në disa dimensione të mirëqenies brenda vendit dhe kanë siguruar rezultate në rang ndërkombëtar mbi mirëqenien e fëmijëve, UNICEF 2007, Heshmati et al, 2007 Bradshaw et al., 2007 Richardson et al., Qendra kërkimore UNICEF ka adoptuar një qasje të bazuar në indikatorë shumëdimensionale të ndara në seksione të ndryshme. Një nga studimet e krahasuara që është ngritur nga kjo qendër kërkimore në vitin 2007 është «Perspektiva e varfërisë së fëmijëve» 21. Ky studim paraqet një vlerësim të detajuar të kushteve të jetesës dhe mirëqenien e fëmijëve dhe adoleshentëve në 21 vende të botës së industrializuar. Ai synon të inkurajojë monitorimin që lejon krahasimin dhe për të nxit diskutimin mbi promovimin e politikave për fëmijët. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka botuar në vitin 2009 studimin «Sigurimi i mirëqenies së fëmijëve, një vlerësim krahasues të politikave drejt kujdesit për fëmijët në Shtetet Anëtare të tij dhe në vende të tjera» 22. Treguesit e përdorur për këtë punim ofrojnë informacion mbi gjendjen e fëmijëve në tri fusha kryesore: standardi i jetesës, edukimi dhe parandalimi i problemeve shëndetësore apo sjellje të caktuara. Objektiv kryesor i studimit «Sigurimi i mirëqenies së fëmijëve, një vlerësim krahasues të politikave drejt kujdesit për fëmijët në shtetet anëtare të tij dhe në vende të tjera», është pasqyrimi i dimensioneve të ndryshme të mirëqenies së fëmijëve duke 21 Studim UNICEF, s_7_5.pdf, konsultimi i fundit tetor Po aty 19

20 marrë parasysh jo vetëm kushtet e tyre fizike të jetesës por edhe ato materiale, mjedisin e tyre arsimor dhe aspekte subjektive të mirëqenies lidhur me marrëdhëniet që fëmija ka me fëmijët e tjerë. Optika e marrë në studim është mjaft e gjerë dhe rezulton në një përkufizim të mirëqenies së fëmijëve duke marrë parasysh të drejtat politike apo mundësitë për rritje (Ben-Arieh dhe Frones, 2007). Për shembull, materialet shkollore të nevojshme për të studiuar janë përfshirë këtu si një tregues të mirëqenies të tyre nga varen eventualisht rezultatet e tyre në mësime dhe zhvillimi i tyre në të ardhshëm. Për sa i përket treguesve, ata janë përzgjedhur për të mbuluar grupmosha të ndryshme të fëmijërisë. Në këtë perspektivë është ngritur një tjetër studim, «Mirëqenia e fëmijëve në vendet e pasura», në një panoramë të përgjithshme të krahasuar i ndërmarrë po nga qendra kërkimore e UNICEF-it në vitin Pjesa e parë paraqet një renditje të mirëqenies së fëmijëve në 29 të vendeve të zhvilluara të botës 23. Pjesa e dytë fokusohet në atë që fëmijët kanë thënë në lidhje me mirëqenien e tyre dhe paraqet një renditje të nivelit të kënaqësisë së fëmijëve për jetën. Pjesa e tretë shqyrton ndryshimet në mirëqenien e fëmijëve në ekonomitë e zhvilluara në vitet , duke marrë në konsideratë progresin e bërë nga secili vend në drejtim të rezultateve shkollore, niveli i lindshmërise tek adoleshentët, nivelin e obezitetit tek fëmijët, niveli i bulizmi tek fëmijët, përdorimi i duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike tek të rinjtë. Si në Francë edhe në vendin tonë, shumica e studimeve të realizuara mbi politikat sociale me në qendër fëmijën janë ndërmarrë nga organizata joqeveritare dhe kryesisht ato ndërkombëtare. Kjo jo vetëm për faktin që fëmija është subjekt i optikës së veprimtarisë së tyre por duhet të theksojmë se këto struktura përfaqësojnë interesin e shoqërisë civile. Shpesh ky interes do të shprehet nëpërmjet zërit të këtyre organizatave, të cilat pasqyrojnë në këto studime evidentimet e realizuara nga puna e tyre empirike. Në vendin tonë janë realizuar një sërë studimesh që trajtojnë elementë të veçantë të mirëqenies së fëmijës si: braktisja shkollore, martesat e hershme, varfëria tek fëmijët etj.. por nuk ekziston një studim ku të analizohen një sërë indikatorësh që matin mirëqenien e fëmijës. Shqipëria është gjithashtu objekt studimi në raportet apo analizat ndërkombëtare ku preket mirëqenia e fëmijës por edhe në këto studime ndërkombëtare për rastin shqiptar nuk analizohet niveli i mirëqenies së fëmijës. Bazur në elementët përbërës të gjithë studimeve të mëparshme dhe në një metodologji të mirëpërcaktuar, atë të përdorur në Studim krahasues mbi mirëqenien e Fëmijëve në vendet e OECD-s është bërë i mundur realizimi i këtij kërkimi shkencor. Edhe pse nuk mund të të qëndrojë në nivelin e një kërkimi të organizuar nga një qendër kërkimore është syuar të preken elementë të rëndësishëm që ndikojnë fuqishëm në mirëqenien e fëmijës. 23 Studim UNICEF, konsultimi i fundit tetor

21 Zgjedhja e sistemi francez të mbrojtjes së fëmijës për krijimin e një sfondi krahasues mund të cilësohet si një risi, pasi në përgjithësi raportet dhe analizat krahasuese janë realizuar kryesisht duke konsideruar vendet e rajonit. Ky punim si çdo punim tjetër shkencor paraqit limite, për të realizuar një studim edhe më të plotë mbi mirëqenien e fëmijës, do të ishte e vlefshme të disponoheshin të dhëna të vazhdueshme dhe të krahasueshme në kohë dhe në hapësirë mbi dimensionet dhe indikatorët specifikë. Kjo do të lejonte që mirëqenia e fëmijëve të kthehej më e matshme dhe rrjedhimisht do të identifikoheshin problematikat më lehtë. Në kushte ideale, një ekzaminim i mirëqenies mund të ishte organizuar rreth fazave të fëmijërisë duke pasur një numër të madh të dhënash si: indikatorë të krahasueshëm të zhvillimit konjitiv dhe të sjelljes të fëmijëve të cilët trajtojnë hyrjen në arsimin parashkollor dhe arsimin e detyruar. Indikatorët do të rimerren disa vite pas hyrjes në arsimin e detyruar. Elementë të tjerë interesante mbi mirëqenien e fëmijës do të ishin të dhënat për ushqimin e fëmijëve, gjatësia, pesha dhe higjiena dentare në të njëjtën moshë. Të dhëna konsistente dhe të krahasueshme në kohëzgjatjen e ushqyerjes me gji do të japin informacion të mëtejshëm mbi të ushqyerit. Analiza e normës së varfërisë së fëmijëve sipas periudhës së fëmijërisë, do të ishte e dobishme në përcaktimin e mirëqenies së tij. Do të ishin gjithashtu të vlefshme të dhënat për sëmundjet kronike si astma etj., si dhe informacione të krahasueshme për investimet e prindërve për studimin, informacione mbi të ardhurat që shpenzohen nga familjet për fëmijët. Të dhënave për periudhën para dhe pas lindjes së fëmijës, duke përfshirë të dhëna mbi lejën e lindjes, stresin e nënës, konsumimin e duhanit, alkoolit dhe drogës dhe të ushqyerit gjatë shtatzënisë. Të gjithë këta elementë mund të përbëjnë objekt kërkimesh të mëtejshme nga studiues të rinj në të ardhmen. Përgjatë realizimit të këtij studimit janë hasur një sërë vështirësish, të cilat janë tejkaluar me mbështetje e shumë personave. Shpreh një falenderim dhe mire njohje të veçantë pe r udhe heqësen time, Prof.asc. dr. MERITA (VASO) XHUMARI. Vlerësoj maksimalisht, profesionalizmin dhe përkushtimin e saj. Një tjetër falenderim shkon pe r te gjithe specialistët e sistemit të mbrojtjes sociale të fëmijës që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për realizimin e ke tij studimi dhe veçanërisht ata të cilët pranuan pa hezitim të intervistoheshin. 21

22 KAPITULLI I PARË POLITIKAT SOCIALE DHE SHTETI SOCIAL Përgjatë këtij kapitulli do të realizohet zhvillimi dhe evoluimi i politikave sociale si pjesë e rëndësishme e funksionimit të sistemit social. Domosdoshmëria e ekzistencës të këtyre politikave dhe mënyra se si ato perceptohen në kohë dhe vende të ndryshme. Gjithashtu do të trajtohet më specifikisht vendi që zënë fëmijët në politika sociale dhe dimensionimi i mirëqenies së fëmijës. 1.1 Nevojat e rikonstruktimit të sistemit social Pas Luftës së Dytë Botërore, politikat sociale do të fillojnë gradualisht të marrin formën e tyre "finale". Në të gjitha vendet evropiane, do të ndërtohet apo do të restaurohet sistemi i sigurimeve shoqërore mbi baza dhe principe të reja. Polemikat do të zbehen dhe nën ndikimin e teorisë Keynesiane, politikat sociale do të integrohen gjithmonë dhe më shumë me politikat ekonomike. Sipas ekonomistit të mirënjohur Keynes, ndërhyrja e shtetit në jetën e individit justifikohet me qëllimin e vendosjes apo rivendosjes së ekuilibrit në tregun ekonomik duke ulur efektet e krizave ekonomike 24. Termi shtet i mirëqenies sociale do të haset së tepërmi pak para Luftës së Dytë Botërore. Tashmë do të braktiset filozofia liberale e sistemit të mbrojtjes sociale, duke i lënë vendin domosdoshmërisë së ndërhyrjes së shtetit. Kjo filozofi parashikonte një mbulim social të personave vulnerabël dhe një mbulim individual të risqeve sociale për pjesën tjetër të popullsisë 25. Bazat e rendit liberal të dala nga revolucioni i shekullit të XVIII janë të implikuar në mënyrë të qartë. Ideja e mbulimit të detyrueshëm për të gjithë të punësuarit dhe në mënyrë të tërthortë, për të gjithë qytetarët godet filozofinë e mëparshme të mbulimit të risqeve. Qeveritë tani e shohin të nevojshme të realizojnë një kombinim të demokracisë politike, lirisë ekonomike dhe sigurisë sociale, si dhe do të konstatohet një proces depolitizimi i shtetit social. Ky konsensus i pasluftës do të finalizohet me konsensusin e Filadelfias, duke iu referuar Deklaratës së Filadelfias 26 (1944) dhe duke ripërcaktuar objektivat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Neni 1: Njeriu nuk është një mall. Konsensusi i Filadelfias mbështetet në një bazë epistemologjike, për të përkufizuar në mënyrë të veçantë aktorin social, shtetin, ekonominë dhe rolin e politikave sociale. 24 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon 2016, p.7 25 Po aty 26 Deklarata e Filadelfias konsultimi i fundit maj

23 Aktori social sipas këtij konsensusi, konceptohet si një individ me vullnet të mirë, nivel të ulët parashikimi, pak planifikues, çka bën që ai të përballet me risqe sociale kolektive dhe mund të jetë viktimë e këtyre risqeve. Ky përkufizim i aktorit social justifikon rregulla e detyrueshme për t u bërë pjesë e një sistemi të mbrojtjes sociale, si dhe e lejon individin të përballet seriozisht me rrezikun e ekzistencës. Konceptimi i shoqërisë në klasa thekson marrëdhëniet e vazhdueshme kontradiktore mes punëdhënësve dhe sindikatave. E ardhmja e shoqërive moderne konsiston në zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve profesionale, ku mbrojtja sociale lidhet ngushtë me nivelin e pagës 27. Duke u bazuar në Konsensusin e Filadelfias, shtetin do ta cilësojmë si një ndërmjetës që duhet të tregojë kujdes për sektorin social dhe të ushtrojë kontroll direkt mbi sistemin e mbrojtjes sociale. Në konceptimin e tyre të shtetit M.Weber dhe E.Durkheim theksojnë se shteti synon të përmbushë interesin publik dhe për këtë arsye, veprimtaria e shtetit përqendrohet në gjetjen dhe korrigjimin e dështimeve të tregut. Shteti luan një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Shteti është gjithashtu një ndërmjetësues i interesave konkurruese të kapitalit dhe punës. 28 Në konceptimin "Keynesian" të ekonomisë, sektori privat konsiderohet si dritëshkurtër dhe bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve jo i natyrshëm. Qeveritë mund të menaxhojnë politikat ekonomike nëpërmjet instrumenteve makroekonomike, një ndër të cilat do të ishte punësimi i plotë apo prioritizimi i sektorit social. Kjo do të ndikonte në reduktimin e krizave sociale dhe do të konsiderohej një faktor i rritjes ekonomike të vendit. 29 Një politike sociale i ka fillesat në identifikimin e një çështjeje sociale, dhënies të një përgjigjeje të mundshme presioneve të shumta, debateve, raporteve dhe së fund, do të finalizohet nëpërmjet vendimit të ndërhyrjes së shtetit.veprimi publik është i dukshëm, ai do të fillojë me miratimin e një ligji që garanton një të drejtë apo një parim dhe shoqërimi i tij nga një tërësi statutesh legjislative, urdhresash, udhëzime për veprim, përfitime dhe shërbime për individët në nevojë, mjetet e ndërhyrjes ose të kontrollit. Ndërhyrja për mbulimin e risqeve sociale mund të bëhet në fushën e shëndetit, të punësimit, të pensioneve apo varfërisë, për të mbështetur individët në vështiësi. Dispozitivat e ligjit plotësohen nga përcaktimi i : o Një organizimi administrativ: përcaktimi i një ministrie dhe/apo një entiteti të qeverisjes në nivel lokal ; o Një funksionimi të kodifikuar: përcaktimi i objektivave, target-grupit, problematikës, përfitimet dhe ndihma që do të jepet, si dhe kushtet e qasjes në këtë organizim; o Financimit: burimit të financimit, mënyrës, fondeve dhe vendosjes së kritereve dhe mekanizmave të kontrollit të financimit për përfituesit dhe operatorët; 27 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon, 2016, p Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013, f Po aty f.71 23

24 Aktorëve: aktorët e identifikuar, mënyrat e autorizimit të operimit dhe kontrollit 30. Të gjitha politikat sociale janë të paracaktuara për t i ardhur në ndihmë një popullsie specifike, për të parandaluar apo luftuar kundër një "të keqe sociale" që ka ndikim të fuqishëm në jetën e individëve, si në sjelljen personale, kulturore dhe sociale, ashtu edhe në marrëdhëniet profesionale dhe në zhvillimin ekonomik. Një politikë sociale parashikon zbatimin e masave të ndryshme për të rritur mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe për të siguruar të drejtat sociale të qytetarëve. Nisur nga shumllojshmëria e të drejtave sociale, ne mund të dallojmë kategori të ndryshme të politikave sociale: Politikat sociale gjithëpërfshirëse, të cilat bazohen në parimin e universalitetit dhe janë projektuar për të siguruar në mënyrë kolektive sigurinë sociale dhe për të përballuar rreziqet sociale si: sëmundjen, moshimin, aksidentet apo aftësinë e kufizuar. Kjo realizohet nëpërmjet sistemve të sigurimeve shoqërore, garantimit të të ardhurave, sigurimit të papunësisë. Një politikë gjithëpërfshirëse ka për qëllim, nisur nga parimi themeltar i rishpërndarjes të të ardhurave, të përmirësojë kushtet e jetesës të gjithë popullsisë. Ky model ofron përfitime për shtetasit dhe është i orientuar drejt parandalimit të rreziqeve sociale, duke iu drejtuar të gjithë popullsisë dhe duke kontribuar në këtë qasje "universale". Politikat sektoriale janë themeluar nga një sektor i përcaktuar: politikat e shëndetit mendor, strehimit, braktisjes së shkollës, etj Politikat sociale të specializuara hartohen për një popullsi specifike apo një problem të përcaktuar: politikat e fëmijërisë, adoleshencës, politikat që mbështesin të moshuarit, emigrantët, viktimat e dhunës, etj Ato synojnë të mbështesin rreziqet specifike të një popullsie të caktuar që konsiderohet e brishtë, përkohësisht ose përgjithmonë, për të përballuar pjesëmarrjen në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Politikat e ndërlidhura janë ato që mund të përçojnë problematikën në nivele ndërsektoriale dhe në kategori të ndryshme: Politika e varfërisë, përjashtimit social, barazisë së personave, kundër diskriminimit, etj Duke parë tipet e politikave sociale dhe qëllimet e tyre, do të konstatojmë se autoritetet publike vendosen përballë një përgjegjësie që vjen njëherazi si detyrim ligjor dhe moral ndaj qytetarëve. Pra, është e rëndësishme të shohim se si artikulohet përgjegjësia morale me përgjegjësinë ligjore brenda fushës së politikave sociale Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon, 2016, p.2 31 Po aty 24

25 Solidariteti social sipas Émile Durkheim Solidariteti do të cilësohet si një tjetër element thelbësor i një politike sociale, sepse ai tregon se si ndërthuret komponenti moral i një shoqërie dhe ai ligjor. Ndryshe nga bamirësia që bëhet në emër të idealeve fetare ose politike, ai ka karakter ligjor, karakter i cili i jep një fuqi universale. Nuk është një gjykim moral që përcakton tiparet e solidaritetit, por një situatë objektive që identifikohet në tekset ligjore dhe në rregullore. Ekzistojnë shkallë të ndryshme të solidaritetit kombëtar dhe njohjes të të drejtave sociale. Solidariteti ndaj rreziqeve sociale është gjithmonë rezultat i ndërhyrjes së disa strukturave sociale: familjes, komunitetit të punës, shoqatat vullnetare, institucioneve fetare, bizneset, kompanitë e sigurimeve, autoritetet lokale, organet e specializuara dhe më në fund shteti. Edhe në fushën e solidaritetit të organizuar dhe rregulluar nga shteti, roli i tij është relativisht i vogël. Pesha e secilës prej këtyre strukturave varet nga shkalla e zhvillimit ekonomik, demografisë, marrëdhënieve midis grupeve sociale, shkallës së individualizimit të marrëdhënieve shoqërore dhe vlerave që përshkojnë shoqërinë. Në fund të shekullit XIX, sociologu Émile Durkheim ngre një pikëpyetje mbi themelet e konsensusit në shoqëri dhe veçanërisht mbi humbjen e lidhjeve midis individëve. Ai do të trajtojë konceptin e anomisë në shoqëritë moderne industriale. Sipas tij, nga një sisetm ligjor gjithmon dhe më shumë kompleks dhe nën ndikimin e faktorit demografik, shoqëritë kalojnë nga predominimi i solidaritetit "mekanik" në solidaritetin "organik". 32 Solidariteti mekanik gjen vendin e tij në shoqëritë primitive, në të cilat individët i nënshtrohen të njëjtit besim dhe lidhen nga ndjenja e ngjashmërisë mes tyre. Presioni kolektiv është i fortë dhe sjelljet devijante janë të shtypura. Me kalimin e kohës, pasi fillojnë të dallohen rolet sociale, natyra e lidhjeve sociale transoformohet dhe na çon në solidaritetin organik, i cili karakterizohet nga diferencimi dhe individualizimi që sjell përforcimin e roleve dhe funksioneve brenda sistemit shoqëror. Në shoqëritë e sotme do të zënë vend anomia dhe rikonceptimi i solidaritetit. Kompleksiteti i procesit të sistemeve sociale vazhdimisht gjeneron forma të reja të solidaritetit, për të ruajtur një minimum të ndërgjegjjes kolektive në shoqëritë moderne, ku individualizmi si tipar kryesor i solidaritetit organik, është një parim themelor. 33 Pra, koncepti i solidaritetit aplikohet në kuadër të modernizimit të një vendi, duke i lejuar individët ose grupet shoqërore t'u përshtaten mutacioneve të mëdha të shoqërisë. Qëllimi është mbështetja e individëve që nuk janë në koherence sociale dhe profesionale me ndryshimet e mjedisit. Solidariteti qëndron në përpjekjet për të aftësuar këta persona që të arrijnë rezultate të kënaqshme shoqërore dhe profesionale duke rikuperuar nivelin e tyre fillestar të burimeve ekonomike dhe kulturore. 32 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon 2016 p.7 33 Po aty f.8 25

26 Por, nga ana tjetër, pretendohet të zbatohet një drejtësi sociale në rishpërndarjen e të ardhurave, në mënyrë që të gjithë individët të përfitojnë nga të ardhura kombëtare. Një tjetër element i rëndësishëm në ndërtimin e një politike sociale është "diskriminim pozitiv"- afirmativ action- koncept që gjen përdorim të gjerë në SHBA. Diskriminimi pozitiv konsiston në zbatimin e mënyrave proaktive mbi kushtet e barazisë midis individëve, duke vendosur në qendër të aksionit personat e riskuar për shkak të moshës, gjinisë, përkatësisë racore, aftësisë së kufizuar, vendbanimit, statusit social etj. Sipas këtyre koncepteve, trajtohet barazia e të drejtave të individit, mundësive apo rezultateve. Në konceptimin anglo-sakson, ky koncept është primar. 34 Kjo rezulton në mundësinë e suksesit individual dhe në një konkurrencë të drejtë mes individëve. Në konceptimin francez, barazia e rezultateve është themelor dhe aksioni fokusohet drejt reduktimit të pabarazive në kushtet e jetesës dhe mëshohet në një drejtësi sociale të rishpërndarjes së pasurisë kombëtare. Universaliteti karakterizohet nga e drejta e aksesit të individëve ose familjeve që plotësojnë kritere të përcaktuara për të përfituar nga të ardhurat apo shërbime të caktuara (shërbime shëndetësore, kompensime në të ardhura për familjet me fëmijë, etj.), pavarësisht nga kombësia apo të ardhurat. Një debat i përsëritur në kohë do të jetë çështja e ruajtjes së këtij parimi universal apo zbatimit të diskriminimit pozitiv në favor të familjeve me të ardhura të ulëta. Parimi universal është i bazuar në pohimin e një të drejte të patjetërsueshme, e cila është e njëjtë për të gjithë. Në kundërshtim me parimin universal ekzistojnë politikat selektive të cilat janë të bazuara në njohjen e një situate të veçantë që cënon barazinë e mundësive. Aksioni që fokuson publikun ose territoret ku situatat e pabarazisë janë të dallueshme, ka për qëllim kompensimin e vështirësive që lidhen me gjendjen fizike, mendore, sociale apo kulturore. 35 Për t i dhënë politikës sociale kuptimin e vërtetë të funksionalitetit të saj në terren, do t i referohemi aksesit të individëve në këto politika. E drejta e individëve për të pasur akses në përfitime apo shërbime është një gur themeli i politikave publike, duke përfshirë shëndetin dhe çështjet sociale. Autoritetet publike nuk duhet vetëm të afirmojnë të drejtat e individëve, por duhet të organizojnë kushtet e aksesit dhe ushtrimit të këtyre të drejtave për të gjithë grupet sociale në nevojë. Një mision kompleks sa dhe vetë ligji është koncepti i të drejtave të aksesit pas së cilit qëndrojnë mundësitë dhe shanset e barabarta të individëve. Njohja e të drejtave të individëve për të pasur akses në përfitime apo në shërbime përbën hapin e parë të zhvillimit të politikave sociale. Në historinë e vendeve perëndimore mund të identifikohet dy faza të mëdha të zhvillimit të të drejtave të njeriut : gjatë shekullit XIX promovohen të drejtat politike gjatë shekullit XX promovohen të drejtat ekonomike Në këtë perspektivë, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, shfaqet angazhimi për të përfshirë të drejtat ekonomike dhe sociale në një deklaratë me përfitim 34 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon 2016 p Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon 2016, p34 26

27 universale krahas të drejtave civile dhe politike. Kjo dëshirë për të inkurajuar një ndarje më të ekuilibruar të pasurisë kombëtare dhe pjesëmarrjen e të gjithëve në progresin social lindi nga dy objektiva bazë: së pari, duke siguruar stabilitetin dhe unitetin e bllokut perëndimor, parandalimin e krizave të mëdha të perjetuara përgjatë dy luftërave botërore dhe forcimin kundër bllokut sovjetik dhe së dyti: lejon punëtorët si dhe klasën e mesme të kenë akses në shumë mallra të konsumit dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social. Dëshirë për të njohur të drejtat universale ekonomike dhe sociale nuk rezultoi të materializohej në nivele të konsoliduara. Karta Sociale Evropiane në Konventën e Torinos, , do të trajtojë disa ide që në përfundim nuk do të konkludojë në një konsensus midis social-demokratëve dhe qasjes liberale. Të drejtat sociale janë kryesisht të drejta subjektive, ndryshe nga ato politike të cilat janë të drejta të patjetërsueshme dhe natyrore që i përkasin çdo individi dhe e mbrojnë atë nga shteti dhe komuniteti. Individi nuk mund të përfitojë në mënyrë të menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë nga të drejtat sociale, këto të drejta kalojnë nëpërmjet veprimeve të autoriteteve publike. Ato janë konsideruar më shumë si rregulla veprimi se sa si parime ligjore. Të drejtat sociale korrespondojnë me një nivel të caktuar të zhvillimit të një shoqërie, pra, këto të drejtat në thelb janë të drejta kolektive. Nëse të drejtat sociale nuk marrin një vlerë universale, ato përcaktohen dhe zbatohen në nivel kombëtar nëpërmjet ndërtimit të sistemit të mbrojtjes sociale. Në aspektin e mirëqenies, të drejtat sociale janë krijuar gradualisht dhe përcaktojnë kushtet objektive që lejojnë individët të marrin përfitime ose ndihmë (në varësi të moshës, të të ardhurave, gjendjes familjare, marrëdhëniet profesionale, punësimi etj.). Këtu dalim nga vizioni i bamirësisë në të cilën ndihma nuk është një e drejtë, por rezultat i një vullneti privat që lë hapësirë për interpretim të realitetit të një nevoje. Në modelin e vjetër, bamirësia bazohet në identifikimin e situatave të denja për t u trajtuar, mbi gjendjen e nevojës dhe dhënien e ndihmës sipas nevojës. Çështja e aksesit të të drejtave është e lidhur me boshllëqet që ekzistojnë ndërmjet të drejtave formale dhe të drejtave reale. Kompleksiteti në rritje i rregulloreve, zhvillimi i partneritetit në menaxhimin e të drejtave e bën më të vështirë aksesin e drejtpërdrejtë të përfituesve. Rritja e përjashtimeve sociale, theksimi i varfërisë, rritja e përdorimit të dispozitivave të emergjencës vendosin në pikëpyetje sistemet e mbrojtjes sociale. Sipas ekonomistit indian Amartya Sen, i vlerësuar me çmimin Nobel në Ekonomi në 1998, në problematikën e zhvillimeve të teorive politike futet një dimension i ri me natyrë filozofike dhe morale. Sipas tij çdo aktor ekonomik i një vendi është njëkohësisht një aktor moral dhe filozofik. Në këtë këndvështrim edhe në rastet kur strategjitë e ndryshme të zhvillimit ekonomiko-social arrijnë të sgurojnë një nivel të kënaqëshëm të produkteve, kapacitetet dhe mundësitë e individëve të ndryshëm për të pasur akses dhe për t i përdorur ato lirisht nuk janë të barabarta apo 36 Karta Sociale Evropiane, konsultimi i fundit qershor

28 të garantuara. Nëse një vend arrin të prodhojë një sasi të vlerësueshme ushqimi për të gjithë popullsinë e tij, kjo nuk do të thotë se automatikisht çdo banor i këtij vendi ka mundësi që të konsumojë të njëjtën sasi ushqimi. Ai tregon me mjaft fakte dhe analiza se krizat e urisë në shumë vende të botës nuk janë pasojë e mungesës së ushqimeve, por pasojë e pamundësisë së shumë shtresave të popullsisë për të pasur akses në burimet ushqimore. Amartya Sen i meshon faktit se krahas zgjerimit të politikave mbështetëse dhe rishpërndarëse që garantojnë ngushtimin e diferencës sociale duhet të vlerësohen dhe strategjitë e zhvillimit, përveç objektit të rritjes së prodhimit dhe të të ardhurave me në fokus zgjerimin e mundësive si dhe mentalitetin e individit për të përfituar nga këto mundësi, aftësimin e tij për të ndjekur një jetë sa më cilësore 37. Zhvillimi përcaktohet si një proces që rrit kapacitetin e individëve për të kërkuar dhe shfrytëzuar demokracinë dhe jo thjesht si një proces që rrit shtimin e të ardhurave. Strategjitë e zhvillimit duhet të konceptohen jo vetëm mbi objektiva sasiore dhe material por duhet të kompletohen edhe me vlera shpirtërore dhe me cilësore në raport me demokracinë. Punimet e Amartya Sen kanë çuar në lindjen e «indikatorit të zhvillimit human» 38 i cili jep një panoramë të plotë për gjendjen e mirëqenies sociale në një vend të caktuar. Sipas Sen, demokracia e vertetë është kushti bazë i zhvillimit dhe forma e pushtetit politik është ajo që garanton zgjerimin e mundësive dhe vetë zhvillimin, nga ku konkludojmë se strategjitë e zhvillimit duhet të udhëhiqen nga parimi i konsolidimit të demokracisë dhe funksionaliteti i saj. Indikatorët e matjes së nivelit të demokracisë duhet të jenë të pranishëm në çdo shoqëri. Për të parë se si ky kusht i rëndësishëm implementohet në jetë, është e rëndësishme të analizojmë politikat sociale si proces. 1.2 Politika sociale si proces, nga përballja individuale e risqeve sociale drejt institucionalizimit të sistemit të mbrojtjes sociale Sipas David Eston studimi i sistemeve politike kërkon një kuptim të proceseve, përmes të cilave realizohen ndërhyrjet e qeverisë, që qëndrojnë në themel të qëndrueshmërisë së sistemeve në kohë. Çështja se si menaxhohet një sistem, për të siguruar qëndrueshmërinë e tij permes ndryshimeve të domosdoshme, përbën një problem qëndror të analizës së veprimtarisë politike 39. Që një problematikë e caktuar të kthehet në një çështje me dimensione politike nevojitet një mobilizim serioz i shumë aktorëve në një shoqëri. Roli i këtyre të fundit në formulimin e problemit ka një ndikim vendimtar në marrjen në konsideratë nga politikat publike. Sipas Davide Easton, procesi politik duhet të inkuadrohet brenda një sistemi dhe politika sociale si proces mund të kuptohet mbi realizimin e qëndrueshëm të sistemit shoqëror, nëpërmjet një procesi kompleks bashkëveprimesh të aktorëve 37 Sen A.K. (2000), Social Justice and the Distribution of Income, in Atkinson A.B. and Bourguignon F. (eds.), Amsterdam, Handbook of Income Distribution, North Holland, p Po aty 39 Easton David, A. Knopf Alfred, The Political System: An Inquiry into the State of Political Science, New York,

29 sociale. I gjithë procesi bën të mundur përcjelljen e nevojave dhe kërkesave të indivdëve apo grupeve sociale në instancat vendimmarrëse, nëpërmjet përfaqësuesve të grupeve të interesit apo forcave politike. Para dhe pas marrjes së vendimit në kuadrin e një politike publike, vendimi në vetvete nuk konsiderohet si një aspekt problematik dhe është nën një kontroll të fortë të politikëbërësit. Autoritetet publike zgjedhin për të trajtuar këtë problem dhe jo një tjetër. Kuptimi i procesit të përzgjedhjes së problemeve përbën hapin e parë të analizës mbi përcaktimin e rendit të ditës. Koncepti i rendit të ditës, ka marrë një vend të rëndësishëm në analizën e politikave publike në fillim të viteve Përgjatë përcaktimit të rendit të ditës supozohet të merret në konsideratë kryesisht logjika kolektive, mobilizimi i mediave dhe politizimit, elementë këta, të neglizhuar më parë në analizën e politikave publike. Nëpërmjet konsiderimit të këtyre elementëve synohet të zgjerohet spektri i aktorëve në aksionin social dhe një mobilizim më i fuqishëm i mediave dhe autoriteteve publike. Të gjithë këta aktorë marrin pjesë në inkuadrimin e politikave publike, duke u përfshirë në fazën vendimmarrëse, në formulimin dhe ndërtimin e alternativave për trajtimin e problematikave publike. Gjatë përzgjedhjes së problemit do të hasen një sërë pengesash, kjo për shkak të rezistencës dhe mendimeve opozitare që mund të jenë ideologjike, kulturore, natyra materiale, praktike, por gjithashtu edhe për shkak të një numri shumë të madh të problemeve publike të parashtruara nga aktorët socialë në një shoqëri. 41 Si e theksojnë edhe Stephen Hilgartner dhe Charles Bosk në punimin e tyre (1988), autoritetet publike nuk mund të vendosin në rendin e ditës të gjitha problemet pasi "vëmendja publike është një burim i rrallë, dhe ajo mund të fitohet nëpërmjet konkurrencës në arenën publike 42. Në këtë situatë, "problemet duhet të luftojnë për të zënë një vend në arenën publike". Kjo konkurencë është e vazhdueshëm dhe problemet jo vetëm që duhet të luftojnë për të hyrë, por edhe për të qëndruar në axhendën publike" 43. Këta dy autorë vendosin në qendër të analizës së tyre parimet e përzgjedhjes në arenën publike, ku disa probleme marrin më tepër përparësi nga të tjerët. Për të kuptuar publicitetin e një problemi dhe vendosjen në rendin e ditës është e nevojshme të identifikohen dinamikat që e lehtësojnë marrjen në konsideratë të këtij problemi nga autoritetet publike. Dinamika e parë që do të lehtësonte këtë proces do të ishte mobilizimi dhe kjo lidhet me vendosjen në axhendë me bazë pjesëmarrjen Hassenteufel Patrick, Les processus de mise sur agenda: sélection et construction des problèmes publics, Informations sociales, 1/2010 (n 157), p Cobb R., Ross M., Agenda Setting and the Denial of Agenda Access: Key Concepts, in Cultural Strategis of Agendas Denial: Avoidance, Attack and Redefinition, Lawrence. University Press of Kansas 1997, p Hilgartner Stephen, L. Bosk Charles, The Rise and the Fall of Social Problems: A Public Arenas Model, The American Journal of Sociology, Vol. 94 N.1 Jul 1988, P Hilgartner Stephen, L. Bosk Charles, The Rise and the Fall of Social Problems: A Public Arenas Model, The American Journal of Sociology, Vol. 94 N.1 Jul 1988, P Garraud P., Politiques nationales : l élaboration de l agenda, L Année sociologique, 1990 p

30 Në këtë rast, iniciativa vjen nga grupe pak a shumë të mirorganizuara, të cilat shpesh mobilizohen në mënyrë konfliktuale me autoritetet publike. Kërkohet gjithashtu mbështetja e opinionit publik për të ushtruar presion mbi shtetin dhe për të legjitimuar pretendimet. Veprimet e ndërmarra si: greva, demonstrata, veprimet simbolike, dhuna, kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen e mediave dhe, nëpërmjet kësaj, të aktorëve politikë dhe të opinionit publik. Mund të kërkohet mbështetje nga figura të njohura për të sjellë një problem në arenën publike si: aktorë politikë, ekonomikë, personalitete të shkencës, zëdhënës të shoqatave ose sindikatave, gazetarë, intelektualë, personalitete të filmit, muzikës apo sportit, autoritetet morale dhe fetare etj. Dinamika e dytë lidhet me mbulimin mediatik. Nëse ndonjëherë është e lidhur fort me mobilizimin kolektiv, kjo dinamikë gjithashtu mund të ketë një autonomi të caktuar dhe varet kryesisht në logjikën e mediatizimit. Sipas Michael Combs Mac dhe Daniel Shaw, mediat u japin prioritet çështjeve sipas rëndësisë për publikun. Vendosja e një problemi në rendin e ditës shpesh gjen origjinën e saj në ngjarjet ku promovimi mediatik ka pasur një audiencë të fortë. Megjithatë, kjo tezë është bërë objekt i shumë studimeve dhe konkludohet se ndikimi i mediave është i moderuar në vendosjen e rendit të ditës të një problemi dhe se mediat më tepër luajnë një rol ndërmjetës në lidhje me problemet e ngritura se sa një rol iniciator 45. Së treti, vendosja e një problemi në rendin e ditës varet gjithashtu nga përfitimet e pritura: politike, elektorale, simbolike, strategjike etj. Një çështje e politikave publike politizohet dhe prioritizohet nga një ose më shumë aktorë politikë për të përforcuar pozitën e tyre në konkurrencën politike. Vendosja në axhendë/rendin e ditës të një problemi do të jetë më e thjeshtë në një periudhë fushate elektorale. Ky fenomen zhvillohet në një kontekst specifik dhe sipas John Kingdon 46, ekzistojnë tri lloje të rrjedhave të pavarura që përcaktojnë axhendën e politikave publike. Rrjedha e parë ka të bëjë me problemet që autoritetet publike u kushtojnë vëmendje. Për J. Kingdon, tre mekanizma kryesore që tërheqin vëmendjen e autoriteteve publike janë : Indikatorët (kryesisht të dhënat statistike), ngjarjet mbresëlënëse dhe efektet e reagimit mbi një politikë (që do të thotë informacione në kontekstin e një vlerësimi të një politike publike jo të suksesshme). Rrjedha e dytë ka të bëjë me vetë politikën publike. Ajo përputhet me të gjitha zgjidhjet e dhëna mbi aksionin publik si dhe me zgjidhjet që mund të adaptohen në të ardhmen. Rrjedha e tretë përbëhet nga katër komponentë kryesorë: opinioni publik, forcat e organizuara politike (sidomos partitë politike), pushteti ekzekutiv dhe negociatat kolektive. Vendosja e një problemi në rendin e ditës zhvillohet në koordinimin e këtyre tri rrjedhave, kur "një problem është pranuar të ketë një rëndësi publike, [që] i është 45 McCombs, M.E. & Shaw, D., The Agenda-Setting Function of Mass Media, 1972 POQ, 36; KingdonJohn W., Agendas, Alternatives, and Public Policies, Boston: Little, Brown,

31 dhënë një zgjidhje në komunitetin e politikave publike, [kur] një ndryshimi i politikave është bërë në kohën dhe [se] kufizimet e mundshme nuk janë shumë të forta. 47 Kjo pikënisje është kualifikuar nga J. Kingdon si "dritarja e politikës", zakonisht e përkthyer si "dritarja e mundësive politike". Kështu konsiderohet më pak brendia e një problemi (ashpërsia e tij, numri i njerëzve të prekur, emergjenca etj.) se vënia e tij në evidencë nga aktorë të ndryshëm (përmes lëvizjeve sociale, medias, ekspertëve etj.) dhe lidhja e tij me vlerat dominuese në një shoqëri të caktuar, që shpjegon dhe vendosjen e tij në rendin e ditës nga autoritetet publike. Asnjë problem nuk mund të jetë në mënyrë të natyrshme publike, për shkak të tipareve të veçanta të tij. Nuk ka një prag objektiv, të matshëm (për shembull, një numër të caktuar të njerëzve të prekur) nga i cili një problem bëhet një çështje shqetësuese kolektive. Prandaj është e nevojshme për të analizuar shndërrimin e një problemi në çështjet publike, që nënkupton një shkëputje nga konceptimi "objektivist", duke theksuar rolin kyç të aktorëve që e shndërrojnë problemin në çështje publike. Howard Becker ka kontribuar me vendosmëri në zhvillimin e kësaj perspektive "konstruktiviste" të problemeve sociale, nisur nga ideja se "për të kuptuar plotësisht një problem social, është e nevojshme të dimë se si ai është përkufizuar si një problem social " 48. Problemet janë rezultat i një pune etiketimi, të aktorëve kolektivë që H. Becker i quan "sipërmarrësit morale", si pjesë e procesit politik. Kontributi kryesor i perspektivës "konstruktiviste"qëndron në marrjen në konsideratë të rolit të aktorëve socialë në përcaktimin e problemeve kolektive. "Nga më tragjike në më anekdotike, çdo fakt social mund të bëhet një " problem social " potencial në qoftë se ai përbëhet prej veprimit proaktiv të operatorëve të ndryshëm si: shtypi, lëvizjet shoqërore, partitë politike, lobet, intelektualët etj., deri në momentin e debatimit dhe dhënies së një përgjigjeje në termat e aksionit social" 49. Një element i rëndësishëm për t u marrë në konsideratë gjatë shndërrimit të një problemi në një çështje publike është identiteti i aktorëve të cilët mobilizohen për të ndërtuar këtë çështje publike, formulimi i së cilës varion nga identiteti i aktorëve të mobilizuar. Përzgjedhja dhe ndërtimi i problemeve publike në vetvete përbën një çështje konflikti dhe njëkohësisht objekt bashkëpunimi midis gjithë aktorëve socialë. Nëse ndërmarrësit e një politike tërheqin vëmendje të veçantë nga roli i tyre i liderit apo zëdhënësit, analiza e ndërtimit të politikave publike kërkon marrjen në konsideratë të shumëllojshmërisë të aktorëve në arenën publike, burimeve të disponueshme prej tyre, si dhe qëndrimet divergjente me të cilat ata përballen. 47 Po aty 48 Becker H., Social Problems: A Modern Approach, New York, John Wyler 1966, p Neveu E., L approche constructiviste des problèmes publics. Un aperçu des travaux anglo-saxons, Études de communication, 1999, n 22, p

32 Brenda kësaj hapësire konkurruese bashkëveprojnë aktorë mbështetës, por edhe kundërshtarë në trajtimin e një çështje të caktuar në nivele politike, por edhe aktorë që synojnë të imponojnë përfaqësimin e çështjeve të tyre në këto nivele. Aktorët mund të jenë individë, komunitete, grupe, agjenci qeveritare, OJF dhe subjekte të tjera që janë të prekur nga zhvillimi i politikës ose që ndikojnë në hartimin dhe zbatimin e saj. Për të përmbushur kërkesat bashkëkohore që janë injoruar shpesh në të kaluarën, nevojitet të realizohen konsultime me grupe të ndryshme interesi ku përfshihen individë të prekur në mënyrë të drejpërdrejtë apo indirekte nga politika sociale që është duke u ndërmarrë. Duhet të theksojmë se nuk kemi të bëjmë me një proces tradicional të politkëbërjes që është kompetencë dhe atribut ekskluziv i autoriteteve qeverisëse, por në një proces demokratik ku parashikohet një pjesëmarrje e gjerë e grupeve të interesit. Përtej konsultimeve me grupet e interesit përzgjedhja e aktorëve dhe përcaktimi i rolit të tyre në elaborimin e politikave ngelet vendimtare në cilësinë dhe në dobinë e politikës dhe kjo kërkon vëmendje të veçantë. Tri pyetje lindin në lidhje me aktorët pjesëmarrarës në një politikë sociale : kush do të jenë pjesëmarrësit, si do të përfshihen ata në këtë proces dhe cilat janë cilësitë e nevojshme të pjesëmarrësve 50. Në praktikë, nuk është e mundur dhe as e dëshirueshme për të përfshirë një numër të madh pjesëmarrësish. Pasi kjo mund të shtojë situatat kontradiktor dhe shumë prej tyre nuk mund të kenë interes real për situatën. Janë të konsiderueshëm në numër individët dhe grupet e prekura drejtpërdrejt nga një politikë sociale, shumë të tjerë mund të ndikohen edhe nga ndryshimet e politikave, por grupet e interesit që mund të ndikojnë në një politikë sociale janë ato të cilat kanë një influencë reale në vendimarrje ose kanë fuqinë për të ndryshuar dispozitat dhe instrumentat e këtyre politikave si: zhvillimin e infrastrukturës në shërbimet e sektorit social, planifikimin e përgjithshëm apo ndarjen e buxhetit. Niveli në të cilin do të miratohen ose ratifikohen këto politika ndikon edhe në zgjedhjen e pjesëmarrësve. Që ky proces të jetë i suksesshëm nuk duhet të nënvletësohet rëndësia e komunikimit të qartë dhe transparent gjatë elaborimit të politikës. Një komunikim efektiv mund të arrijë objektivat e mëposhtme: Të iniciojë një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës në nivel kombëtar për çështjet strategjike; Të bëjë të mundur menaxhimin e pritshmërive të qytetarëve; Të nxisë transparencën dhe llogaridhënien; Të promovojë kulturën e dialogut publik, jo vetëm midis qytetarëve dhe qeverisë, por edhe ndërmjet qytetarëve dhe qytetarëve dhe bizneset 51 Pasi është kaluar faza e gjatë parapërgatitore dhe aktorët përgjegjës kanë zhvilluar një dialog konstruktiv dhe transparent në arenën politike do të nevojitet një trajtim teknik dhe analitik i politikës sociale, ku do të shtrohen dhe zgjidhen çështje në lidhje 50 Po aty 51 Neveu E., L approche constructiviste des problèmes publics. Un aperçu des travaux anglosaxons, Études de communication, 1999, n 22, p

33 me formimin e programit social, si: përcaktimi i përfituesve të programit, detajimi i përfitimeve apo shërbimeve, kushtet e financimit të programit, përcaktimi i burimeve njerëzore që do të realizojë programin si dhe administrimin dhe çështjet e vendimmarrjes brenda programit. Është e rëndësishme të shqyrtohet koordinimi midis politikave sociale të ndërmarra për të arritur një nivel të lartë efektiviteti. Kjo do të mundësonte krijimin e aspekteve prioritare që kërkojnë përmirësime sipas objektivave të politikave të reja. Një analizë e kuadrit ligjore ekzistuese do të ishte e nevojshme për identifikimin e çështjeve që do të diskutohen gjatë procesit të hartimit të politikave dhe ndërmarrjen e një reforme legjislative eventuale të mëvonshëm. Ndikimi i politikës në ndryshimet e mundshme në legjislacionin ekzistues bën të mundur që legjislacioni të jetë në përputhje me objektivat e politikave dhe kontribuon në arritjen e tyre. Një rishikim ligjor shqyrton se si ndikojnë ligjet, direkt ose indirekt në çështjen e trajtuar nga politikat dhe nxjerr në pah kufizimet dhe mundësitë që ofrojnë ato. Përgjatë kësaj analize është e rëndësishme të identifikohen gjithashtu dhe zonat gjeografike ku ligjet ekzistuese janë konfliktuale, kontradiktore ose të pamjaftueshme. Kjo nuk duhet të fokusohet vetëm në ligjet apo rregulloret në fushën ku do të operojë politika sociale, por edhe të ndikojë në instrumenta dhe marrëveshje më të gjera institucionale siç janë ato që diktojnë ndarjen e pushteteve dhe realizimin e decentralizimit. 52 Një tjetër analizë e nevojshme do të ishte analiza institucionale që do të përfshijë riorganizimin e duhur institucional dhe pikëpamjet e palëve të interesuara mbi këtë çështje. Kjo analizë ka për qëllim të identifikojë faktorët që kontribuojnë në suksesin apo dështimin e këtyre marrëveshjeve apo alternativave, të vlerësojë qëndrueshmërinë e rezultateve dhe ndikimeve dhe të nxjerrë konkluzione që mund të përdoren në procesin e ndërtimit të këtyre politikave. Një rishikim i tillë ndihmon në përcaktimin se si marrëveshjet dhe riorganizimi institucional përputhen me objektivat e politikave dhe përmbushin detyrat e tyre. Marrëveshjet e reja institucionale për zbatimin e politikave të përbashkëta dhe marrëdhëniet hierarkike u japin rrugë rrjeteve të partneritetit brenda sektorit publik dhe midis organizatave publike dhe private. 53 Programet e konceptuara brenda fazës së analizës do të legjitimohen pasi të shqyrtohen nga strukturat vendimarrëse dhe do të bëhet një përzgjedhje midis alternativave që konsiderohen më adekuate. Këto alternativa do të duhet të kalojnë në fazën e zbatimit, që nënkupton ndërtimin e agjensive që do të administrojnë programet sociale, krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit mes tyre si dhe rekrutimin e burimeve njerëzore respektive për implementimin e kësaj politike. Për kërë duhet të hartohet një plan i detajuar pune i shtrirë në një periudhë kohore të paracaktuar dhe gjithashtu një parashikim i detajuar i buxhetit të nevojshëm De Boeck Supérieur, Réforme pédagogique et légitimation, 2009, ISBN : p Po aty f Fazat e politikave sociale, konsultimi i fundit qershor

34 Cilado qoftë rruga e ndjekur për hartimin e një politike sociale, elementët që nuk mund të neglizhohen në planifikimin e punës janë koha dhe buxheti. Një fazë e fundit që parashikohet në lidhje me këtë proces, ka të bëjë me vlerësimin e procesit të implementimit të politikës sociale dhe vlerësimin e drejtpërdrejtë të politikës sociale. Kjo do të realizohet në perspektiven e një rilançimi eventual të programit, por edhe në përcaktimin e nevojave për zgjerim apo kufizim të politikave sociale në funksion të rezultateve të evidentuara përgjatë këtij vlerësimi. Çdonjëra nga fazat ka një funksion të përcaktuar që korrespondon me struktura të caktuara dhe me përgjegjësi të marra nga aktorë të caktuar. Strukturat e zbatimit të procesit të një politike sociale mund të jenë agjensi publike, gjysmë publike, parti politike, organe legjislative, ekzekutive, grupe interesi, agjensi private etj., të cilat marrin përgjegjësinë për të realizuar role të caktuara sociale. Struktura të tilla, në role politike përbëjnë gjithashtu produkte të procesit të politikës sociale 55. Politikat e mbrojtjes sociale analizohen si një proces përgjatë të cilit shoqëria ndërmerr një sërë veprimesh për të përmbushur qëllimet dhe nevojat sociale. Produket e këtij procesi janë vetë institucionet si: sistemet e sigurimeve shoqërore, sistemet e sigurimeve shëndetësore, ndihma dhe përkujdesi shoqëror. Këto institucione cilësohen si instrumenta të politikave sociale për të garantuar rregullin shoqëror. Ekzistojnë disa mundësi për të mbuluar risqet të cilat hasim apo do të hasim eventualisht në jetë. Vështirësia për t i përballuar këto risqe në mënyrë individuale ka evidentuar nevojën për të ngritur sisteme të unifikuara në nivele kombëtare të udhëhequra nga politika sa më eficiente. Kursimet individuale mund të jenë një alternativë për të përballur risqet eventuale në jetë. Kjo mënyrë mund të përcaktohet si minimizimi i konsumit imediat për një konsumim në të ardhmen. Nga njëra anë kjo nxjerr në pah një «virtyt moral» të individit dhe është një akt i ndërmarrë me dëshirë, nga ana tjetër një kapacitet për të ekonomizuar. Përtej mundësive për të ekonomizuar të cilat nuk janë të njëjta për të gjitha shtresat në një shoqëri, mund të themi që jo të gjithë njerëzit kanë një shkallë të lartë racionaliteti. Bamirësia është një tjetër formë nëpërmjet së cilës ne përpiqemi të ndihmojmë njerëzit në situata tejet të vështira, por problemi më i madh qëndron në faktin që kjo mbrojtje është fakultative. Për më shumë është stigmatizuese dhe e pabarabartë, pasi ka vende ku njerëzit që u vijnë në ndihmë këtyre personave janë të pasur dhe vende të tjera ku janë më pak të pasur. Duke parë që format e lartpërmendura janë vetëm fragmentare, individët në një shoqëri do të bashkohen për të mbuluar një risk të caktuar, nën konceptin e reciprocitetit. Në princip kontributi përcaktohet në mënyrë të pavarur nga risqet e hasura. Duhet të theksojmë që dhe kontributet janë në proporcion me të ardhurat e individëve. 55 De Boeck Supérieur, Réforme pédagogique et légitimation, 2009, ISBN : f.58 34

35 Në këtë mënyrë ne krijojmë një mbulim reciprok të riskut brenda një popullate. Propozohet një mbulim i risqeve sociale në kushte të njëjta për të gjithë popullatën. Mbulimi është i detyrueshëm në kushte të pavarura nga risku i paraqitur. Duke u nisur nga tërësia e risqeve sociale diskutohet roli i shtetit në organizimin dhe mbrojtjen kolektive të qytetarëve. Për të parë si është institucionalizuar menaxhimi i risqeve sociale do t i referohemi konceptit të shtetit social, i cili u përhap gjerësisht pas Luftës së Dytë Botërore 56. Nëpërmjet vendosjes së një sistemi mbulimi të risqeve për gjithë qytetarët, objektivi është të luftohet varfëria dhe nëse është e mundur, në mënyrë definitive. E gjithë kjo mbështetet në një logjikë mbulimi maksimal kundër risqeve sociale nëpërmjet ndërhyrjes së shtetit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhiqen nga një logjikë tërësisht liberale, ku shteti duhet të ndërhyjë kur mundësitë e iniciativës private nuk lejojnë mbrojtjen e qytetarëve. Ndërsa në sistemet e vendosura në Evropë, risqet sociale mbulohen në pjesën më të madhe dhe në mënyrë dominuese nga autoritetet publike. Ndërsa sistemi liberal kundërshton çdo ndërhyrje publike automatike në favor të të varfërve në emër të parimit të përgjegjësisë individuale, shoqëritë që janë duke u industrializuar me ritme të shpejta në fund të shekullit XX, do ta pranojnë gradualisht se është e domosdoshme ekzistenca e mekanizmave të detyrueshëm të mbrojtjes sociale për punëtorët që ndodhen në një pasigurie të lartë. Reformat e para kanë për qëllim për të zgjeruar mbrojtjen sociale, por duke u fokusuar në zgjerimin e praktikave ekzistuese të solidaritetit. Faktorët që do të çojnë në lindjen e shtetit të mirëqenies, do të bazohen në procesin e zbatimit të ligjeve sociale të Bismarkut. Këto ligje do të revolucionojë parimet e mëparshme të mbrojtjes sociale. Konceptimi i Bismarkut do të krijojë një formë të shtetit të mirëqenies, një model që do të përhapet fuqishëm në vendet e zhvilluara. Disa dekada më vonë, në kontekstin e një krize akute të botës kapitaliste, do të kthehet në domosdoshmëri garantimi i sigurisë sociale për të gjithë, në mënyrë që të krijohet një botë liberale dhe mbrojtëse për qytetarët. Me këtë konceptim të shtetit të mirëqenies demokratik është i lidhur emri i Beverixh. Për të kuptuar risitë që sjell sigurimi i detyrueshëm shoqëror, është e rëndësishme të marret në konsideratë trashëgimninë sociale që do të modifikohet. Karakterisitika e përgjithshme të këtyre dy konceptimeve të mëdha 57 : Në konceptin e Bismarkut disa nga objektivat bazë do të ishin : Si mund të inkuadrojmë, socializojmë klasën punëtore që ishte duke u ndërtuar? Si mund të konsolidojmë marrëdhëniet e punonjësve me ndërmarrjet nëpërmjet një kontrate pune, si dhe vendosja e një sërë të drejtash sociale që do të garantonin një stabilitet të të ardhurave te punonjësit. Ky konceptim u realizua në konturet e një ndërmarrjeje të madhe dhe një logjike të lidhur me aktivitetin 56 Palier Bruno, Bonoli Giuliano, Entre Bismarck et Beveridge «Crises» de la sécunté sociale et politique(s), Revue française de science politique,1995 Volume 45 Numéro 4 pp Po aty 35

36 profesional. Sistemi u përgjithësua për të pasur një mbulim sa më të gjerë në të gjithë sektorët. Më pas ky sistem u zgjerua për partënerët dhe fëmijët e punonjësve, duke ruajtur bërthamën bazë që ishte ndërmarrja e madhe. Një tjetër trajtim bëhet për punonjësit të cilët janë në moshën e pensionit, të cilët përfitojnë nga të drejtat e të qenit më parë në marrëdhënie pune. Ideologjitë, përvojat historike, lloji i shtetit dhe konteksti politik luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si grupet do të prezantohen, do të shprehin interesat e tyre dhe do të mobilizohen pro ose kundër zbatimin të një shteti social. Modeli Bismarkian është revolucionar në të gjitha aspektet. Kombinimi i tij me një rritje të konsiderueshme ekonomike solli modelin social perfekt. Kjo bëri që në dekadat në vijim, modeli gjerman të ndiqej nga shumë vende evropiane në fund të shekullit XIX. Gjermania e Bismarkut do të frymëzojë Evropën, madje edhe Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Amerikës Latine. Vendet të ndryshme si Holanda, Rumania, Austro-Hungaria, Rusia, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Britania e Madhe do të frymëzoheshin tërësisht ose pjesërisht nga ky model. Ndësa Franca do të ngelej skeptike për një kohë të gjatë ndaj modelit gjerman. Ndërsa Bevrixh, në konceptimin e tij u nis nga një logjikë universale e mbulimit social. Në raportin «Insurance and Allied Services» të dhjetorit 1942, qëllimi i tij është i qartë; eliminimi i përhershëm i 5 të këqijave të mëdha : varfërisë, sëmundjeve, injorancës, papastërtise dhe dembelizmit. Për të arritur këtë objektiv, Beveridge përkrah krijimin e një sistemi të përgjithshëm të mbrojtjes sociale, mbulimin e të gjithë popullsisë, në një mënyrë të thjeshtë, që do të thotë, duke mbuluar të gjitha rreziqet përmes një kontributi të vetëm dhe të centralizuar. Në modelin e propozuar prej tij ky sistem do të menaxhohej nga shteti. Raporti gjithashtu, propozon krijimin e një shërbimi shëndetësor të aksesueshëm (falas) dhe të hapur për të gjithë. Parimi bazë synon një mbrojtje sociale nëpërmjet mbulimit të nevojave minimale dhe kjo u lejojn individëve të ekonomizojnë më shumë. Objektivi nuk është që të sigurojë një rishpërndarje të pasurisë, por të sigurojë nevojat bazë për njerëzit në vështirësi. Raporti i tij i dytë, «Full Employment in a Free Society», 58 i botuar në vitin 1944, do të entuziazmojë publikun dhe do të kontribuojë më shumë se çdo tekst tjetër të popullarizimin e teorisë keynesiane. Sipas vetë Beveridge, bazuar në parimet liberale, ky sistem: "...kombinon sigurinë themelore (të mjaftueshme për të jetuar në çfarëdo rrethanash) me lirinë e qytetarëve, për të organizuar jetën e tyre dhe të personave që kanë në ngarkim, duke i lënë atij përgjegjësinë për veprimet e tij." Ashtu si modeli Bismarkian edhe ai Beverixhian u pranua me entuziazëm në Evropë. Periudha kur ky model u ideua dhe u propoganduan përkon me fitoren mbi nazizmin dhe ndërtimin e kapitalizmit demokratik, që garanton sigurinë për të gjithë. 58 Full employment in a free society: a report / by William H. Beveridge,

37 Megjithatë, nëse ideja e përgjithësimit dhe zgjerimit të sigurimeve shoqërore është pranuar lehtësisht, parimet e tjera Beverixhiane janë rrëzuar në vendet që kanë integruar tashmë sigurim social bismarkian, rasti francez është një ilustrim i qartë i kësaj perspektive. Për të përcaktuar një model të mbrojtjes sociale duhet paraprakisht të referohemi në principet, vlerat dhe objektivat ekonomike dhe sociale. Njëkohësisht duhet të referohemi dhe në konfigurimin institucional te një vendi: të drejtat, niveli i pagesave të mbulimit social, financimi dhe menaxhimi i sistemit. Ekzistojnë dy logjika fiancimi që implikojnë dy konceptime të ndryshme të mbrojtjes sociale. Logjika e sigurimit social e bazuar tek punonjësit. Ata sigurohen nëpërmjet sistemit të kontributit mbi të ardhurat e punës. Një pjesë e të ardhurave kuotizohet dhe kjo financon sisetmin e sigurimeve shoqërore. Pra sistemi financohet nga aktiviteti profesional i punonjësve të cilët janë të detyruar të sigurohen. Logjika e dytë korrespondon me sistemin fiskal të taksave. Mbulimi social i përfituar si një qytetar i vendit, i cili duhet të mbrohet nga autoritetet publik, pra kjo duhet të financohet nga taksat. Në të njëjtën linjë logjike përfshihet dhe sigurimi shëndetësor i cila bazohet në sigurimin e shpenzimeve mbi shëndetin. Kjo për vendet si Anglia, Spanja, ku çdo shpenzim medikal mbulohet nga taksat 59. Në vendet nordike, pjesa e kuotizimit është e dobët ndërsa taksat financojnë pjesën më të madhe të shpenzimeve për mbulimin social. Në vende të tjera, kuotizimi përfaqëson pjesën më të konsiderueshme për financimin e këtij mbulimi. Nuk ekziston një sistem i financuar ekskluzivisht nga taksta apo ekskluzivisht nga kuotizimet, gjithmonë sistemi është i përzierë ku proporcionimi i dy komponentëve është i ndyshëm. Në veprën e tij klasik, «The three worlds of welfare capitalism» 60, ese mbi kapitalizmit modern, Esping-Andersen tejkalojn modelet e klasifikimit në bazë të shumës së shpenzimeve sociale ("sa"), ai do të tregojë interes në mënyrën se si vendet i shpenzojnë këto shuma të vëna në dispozicion ("si"). Ai thekson faktin se në kuadër të dallimeve është e mundur për të bërë grupime të kuptimshme. Koncepti regjimeve reflekton organizime institucionale relativisht të qëndrueshme midis sferës private, tregut dhe shtetit. Niveli i dematerializimit, struktura e klasës që dalin nga politikat sociale dhe në fund raporti publik-privat në sigurimin e të mirave sociale, janë tre tregues që mbështesin regjimet e ndryshme të shtetit social. Kapitalizmi transformon njeriun në mall. Për të plotësuar nevojat e tij, njeriu është i detyruar të shesë fuqinë e tij të punës. Pas Karl Polanyi, Gøsta Esping- Andersen argumenton se funksioni kryesor i shteteve të mirëqenies është që të lejojë individët, në kushte të ligjshme për t u bërë pak a shumë të fuqishëm në treg, duke përfituar njëkohësisht nga shërbimet apo pagat e mbulimit social. Dematerializimi i 59 (Vaso) Xhumari Merita, Procesi dhe Institucionet e Politikës Sociale, Tiranë, «ABC» Esping-Andersen, G. The three worlds of welfare capitalism. Cambridge, UK: Polity Press,

38 realizuar në shoqëri të ndryshme ka lejuar të mundësohet një klasifikim hierarkik të shteteve të mirëqenies në tri kategori: të lartë, të mesëm dhe të ulët. Indikatori i dematerializimit është po aq i fortë sa e drejta për t u zgjedhur. Aksesi në të drejtat është relativisht i thjeshtë për një kohë të gjatë dhe se të ardhurat që sigurohen për individët që përjetojnë një risk social janë të përafërta me ato të individëve që janë në marrëdhënie pune. Tabela 1. Klasifikimi hierarkik i shteteve të mirëqenies në termat e dematerializimit në 1980 Shtetet Indikatorët Australi 13,0 Shtetet e Bashkuara 13,8 Zelanda e Re 17,1 Kanada 22,0 Irlandë 23,3 Mbretëri e Bashkuar 23,4 Itali 24,1 Japoni 27,1 Francë 27,5 Gjermania (Perëndimore) 27,7 Finlandë 29,2 Zvicër 29,8 Austri 31,1 Belgjikë 32,4 Holandë 32,4 Danimarkë 38,1 Norvegji 38,3 Suedi 39,1 Burimi : Gøsta Esping-Andersen, Les trois mondes de l État-providence, Paris, PUF, 2 e éd. Français, Rezultatet e ulëta pasqyrojnë kryesisht trashëgimninë e liberalizmit. Vendet kontinentale evropiane kanë rezultate mesatare që pasqyrojnë një mobilizim politik të majtë, por edhe një traditë të lashtë të konservatorizmit dhe ndikimin e katolicizmit. Pikët më të larta pasqyrojnë ndikimin social-demokratike. Shtete të ndryshme të mirëqenies kontribuojë gjithashtu në sistemin e stratifikimit social. Tradita liberale krijon dhe përforcon dualizëm social. Ajo krijon një pengesë midis përfituesve të asistencës dhe pjesës tjetës të shoqërisë. Tradita korporatiste-konservatore kontribuon me rolin e saj për të krijuar një identitet të klasës dhe për të ruajtur legjitimitetin përballë shtetit. Modeli universal skandinav krijon një shoqëri më të barabartë. Tre format e shtetit të mirëqenies gjenerojnë kështu të drejta të pabarabarta për shtetasit në një shoqëri. Nivelet e dematerializimit dhe shkalla e stratifikimit të shoqërisë përforcohen në mënyrë reciproke. 38

39 Duke kombinuar shkallën e dematerializimit me tre indikatorët «politikë», si dhe indikatorët e stratifikimit social, Esping-Andersen dallon tri sistemet e shtetit social: atë liberal, sistemin konservator dhe sistemin social- demokrat (socialist) 61. Sistemi liberal privilegjon me tepër mekanizmat e tregut në raport me shtetin. Në këto vende sistemi i sigurimit të shëndetit është kryesisht individual/privat. Njerëzit të cilën nuk mund të sigurohen në mënyrë individuale apo nuk kanë aktivitet profesional të konsoliduar ngelen të pambuluar nga ana sociale. Ndërhyrja e shtetit është e papërfillshme dhe shtetit ndërhyn vetëm në situata të varfërisë ekstreme. Parimi bazohet në një ndërhyrje shumë të dobët të shtetit në jetën private të qytetarëve dhe ai mund të jetë përgjegjës vetëm në disa nevoja sociale bazë si: arsim, shëndetësi, pensionet bazë. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar është i financuar nga tatimet e detyrueshme mbi të ardhurat dhe sistemi menaxhohet drejpërsëdrejti nga qeveria. Shteti siguron kujdes shëndetësor për të gjithë qytetarët. Aplikimi i këtyre sistemeve supozon një përgjegjësi të lartë të qytetarëve të një vendi, për organizimin e jetës së tyre. Roli i sektorit privat është shumë i rëndësishëm përballë një ndërhyrje shumë të dobët të mekanizmave rregullator të shtetit. Ekonomia e këtyre vendeve udhëhiqet nga teoria smithiane «laisser -faire» sipas së cilës çdo takimi i ofertës dhe kërkesës ndodh në mënyrë natyrale (ligji Say-t). Në këto kushte do të evidentohet një shkallë e lartë pabarazie midis shtresave sociale në vend. Sistemi social- demokrat bazohet në idetë socialiste dhe propozon përfitime shumë të larta të qytetarëve jashtë marrëdhënive të tyre profesionale. Në kundërshtim me sistemin liberal mekanizmat e mbështetjes sociale karakterizohen nga një shkallë e lartë institucionalizimi. Niveli i mbulimit social është shumë i lartë dhe kushti bazë për të përfituar nga ky mbulim lidhet me të qenit qytetar i këtij vendi. Shërbimet sociale janë të zhvilluar jo vetëm në një logjikë horizontale që lidhet me një mbulim për të gjithë qytetarët, por shtrihen edhe në një logjikë vertikale ofrimi të një shumllojshmërie shërbimesh. Objektivi është të ndërtohet shteti i mirëqenies sociale duke priviligjuar logjikën e rishpërndarjes të të ardhurave dhe zvogëlimin e pabarazive sociale me qëllim që të mbështetet kohezioni social rreth një klase të mesme të shoqërisë. Mbrojtja si një qytetar lejon një liri relative përballë tregut. Sistemi konservator koorporatist. Shtylla kryesore e shtetit social në këtë sistem është sigurimi i detyrueshëm social bazuar në aktivitetin profesional. Pjesa më e madhe e popullsisë është e mbuluar nga sigurimet shoqërore kur individi është në marrëdhënie pune ose përfiton nga mbulimi social i familjarëve që janë në marrëdhënie pune. Shumë përfitime dhe shërbime janë të shkëputura nga koncepti i të ardhurave individuale dhe paguhen për të gjithë qytetarët e vendit. Pensioni i pleqërisë si dhe asistenca në rast 61 Esping-Andersen, G. The three worlds of welfare capitalism, Cambridge, UK: Polity Press,

40 papunësie, përllogaritet në bazë të të ardhurave të mëparshme në mënyrë që të mundësojë individët të cilët kanë kontribuar për të ruajtur afërsisht nivelin e jetesës që ata kishin më parë. Sistemi i sigurimeve shoqërore bashkëfinancohet nga kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit. Në shumicën e vendeve, pjesa e kontributit të punëdhënësit është më e lartë se kontributi i paguar nga punonjësi. Çdo qytetar në mënyrë individuale kontribuon për interesin personal dhe në të njëjtën kohë, për të siguruar bashkëqytetarët e tij kundër rreziqeve sociale. Mbulimi i risqeve është i pavarur nga të ardhurat. Ky sistem që çon në formën e menaxhimit korporatist bazohet dhe lidhet njëkohësisht me statusin social të individëve. Përfitimet janë relativisht të larta dhe niveli i rishpërndarjes së të ardhurave nuk është shumë i lartë. Funksionimi i këtij sistemi ka të bëjë më tepër me logjikën e ruajtjes së satusit social, sesa me uljen e pabarazive 62. Tabela 2. Tiparet kryesore të tre sistemeve të mbrojtjes sociale: Sistemi i mbrojtjes sociale Rregullat e përfitimit Natura e përfitimit Liberal Social demokrat Konservator Koorporatist Nevoja Varfëria Niveli i të ardhurave Të qënit qytetar i një vendi Të qënit resident Pagesë fikse Statusi Marrëdhënie pune Proporcionale Mënyra e financimit Taksat Taksat Kontributi social Mëyra e menaxhimit të sistemit Qeveria qendrore Administrim i decentralizuar Nga përfituesit dhe partënerët Burimi : Autori Analiza e Anderson bazohet në 4 grupe të mëdha shtetesh 63 : Vendet nordike : Danimarka, Suedia, Finlanda, Norvegjia, Islanda. Vendet anglo-saksone : Anglia, Irlanda. Vendet e Europës Qendrore : Gjermania, Franca, Vendet e ulta (Benelux), Austria. Vendet e Europës së Jugut : Spanja, Greqia, Italia, Portugalia. Vendet nordike janë të kualifikuara si vende socialdemokrate. Në këto vende principi i universalitetit shkon edhe më larg. Jemi në vende ku përfitimet sociale janë të larta dhe të financiara nga sistemi i taksave dhe nën autoritetin e qeverisë qendrore. Në disa vende hasim një organizim administrativ të decentralizuar të sistemit. Vendet anglo-saksone kanë sisteme hibride midis sistemit socialdemokrat dhe modelit liberal. Principi i universalitetit është i limituar në sistemin e shëndetit ndërsa në fushat e tjera të mbulimit social kemi të bëjmë me një klimë më liberale. Përfitimet sociale janë të dobta. Në fushën e pensioneve luan një rol 62 Gosta Esping-Andersen, Les trois mondes de l'etat-providence. Essai sur le capitalisme moderne, coll. Le lien social, éd. PUF, 1999, 310 p 63 Po aty 40

41 të rëndësishëm sigurimi privat dhe ndërmarrjet. Përfitimet sociale ofrohen në funksion të të ardhurave për më të varfrit. Vendet e Europës Qendrore. Në këto vende tradita bismarkiane është më e theksuar, ndërhyrja e shtetit në menaxhimin e mbulimit social është e konsiderueshme. Të drejtat e përfituesve kushtëzohen nga niveli i kuotizimit të tyre. Kjo e fundit ka evoluar, kryesisht në fushën e sigurimit shëndetësor dhe mbulimit social të familjeve. Niveli i përfitimeve lidhet me nivelin e pagës kryesisht në fushën e pensioneve dhe të papunësisë. Sistemi është i copëzuar pasi operojnë organizma të ndryshme. Vendet e Europës së Jugut karakterizohen nga një klimë politike e destabilizuar, dhe nga një periudhë kohore e gjatë e tranzicionit politik, nga kalimi i sistemit jo demokratik në atë demokratik. Duke u nisur nga ky fakt, mbrojtja sociale karakterizohet nga tiparet e sistemit koorporatist. Me ardhjen në pushtet të sistemeve demokratike do të vërejmë një heterogjenitet të tipologjive të mbrojtjes sociale, në fushën e mbulimit shëndetësor vërhim aplikimin e modelit beveridgeian. Shërbimet kombëtare të shëndetit zhvillohen me rritme shumë të ngadalta dhe përfitimet e minimumit social fillojnë të zhvillohen në mënyrë progresive 64. Shteti i mirëqenies shënon një shkëputje me konceptin e shtetit liberal. Ai i jep shtetit një rol të rëndësishëm në jetën sociale dhe ekonomike në emër të nevojave sociale. Sot ky term mund të trajtohet në dy kuptime. Në një kuptim më të gjerë, të adoptuar nga ata që kritikojnë ndërhyrjen e shteti në jetën e individëve, koncepti i referohet shtetit intervencionist që u institucionalizua pas Luftës së Dytë Botërore. Në një kuptim më të kufizuar, shteti i mirëqenies është ai që ndërhyn për të siguruar përgjegjësinë kolektive të funksioneve të solidaritetit 65. Koncepti i shtetit social në mënyrë të qartë sjell një nga veçoritë e reja të shtetit modern: kujdesi për mirëqenien e qytetarëve dhe jo vetëm të sigurojë rendin publik, të pres monedhën kombëtare, të menaxhojë marrëdhëniet ndërkombëtare apo të angazhohet në luftë. Së dyti, ai sugjeron racionalizimin dhe objektivizmin e së drejtës për ndihmën duke bërë kalimin nga një solidaritet subjektive në një solidaritet objektiv të bazuar në të drejtat e qytetarëve. Pra shteti i mirëqenies bën të mundur që qytetarët të mbështeten në fuqinë publike në rast se solidariteti subjektiv nuk funksionon. Duke ju referuar konceptit të solidaritetit subjektiv mund të bëhet dallimi midis ndihmës sociale dhe aksionit social, pasi këto dy koncepte nuk janë të njëjta 66. Ndihma sociale mund të përkufizohet si një tërësi përfitimesh, që korrespondon me të drejtat individuale subjektive të atribuara nga autoritetet publike, kur përfituesit nuk kanë dhënë kontribut paraprak, por ndodhen në një situatë të vështirë dhe plotësojnë kushtet ligjore. Ajo që karakterizon ndihmën sociale është 64 Po aty 65 Borgetto M. Lafore R., Droit de l aide et de l action sociales, Précis Domat, 7e éd., Montchrestien Borgetto M. La décentralisation du «social»: de quoi parle-t-on?, Informations Sociales, 2010/6-no 162, p. 6-11/publication de la Caisse nationale des allocations familiales 41

42 detyrimi i autoriteteve publike nga njëra anë dhe e drejtë e individit nga ana tjetër (...). Ky program zbatohet dhe financohet nga autoritetet publike dhe vjen si një përgjigje ndaj situatave të vështira në të cilat ndodhen individët. Ndërsa aksioni social mund të përkufizohet si një tërësi e ndërhyrjeve (...) të realizuara nga aktorë të ndryshëm, të cilat kompletojnë ndihmën sociale, duke përmirësuar apo zgjeruar fushën e saj. Ndryshe nga kjo e fundit, ai nuk përmban as të drejta për përfituesit, as detyrim për ideatorët apo zbatuesit e tij. Aksioni social nuk përbën një bllok homogjen ndërhyrjesh dhe koordinon veprime të shumë institucioneve dhe aktorëve në një fushë të caktuar. Koordinimi realizohet midis aktorëve publikë, privatë dhe shoqërisë civile, mbi të gjitha ky koordinim karakterizohet nga një liri relative të iniciativës përgjatë promovimit të tij 67. Në trajtimin e shtetit të mirëqenies nga Karl Polanyi, lindja e shtetit social dhe funksioni i tij i rishpërndarjes të të ardhurave zëvendëson në një mënyre reciprocitetin dhe tregun. Në kuptimin e Polanyi, 68 parimi i reciprocitetit nënkupton fatin e përbashkët. Përkufizimi i komunitetit të referuar mund të variojë sipas shoqërive dhe konfigurimit social të tyre. Familja, fshati, komuniteti etnik mund të përbëjnë burimet kryesore të solidaritetit midis të barabartëve. Në shoqëritë me bazë komunitetin, ndihma reciproke është përforcuar. Shumë studime kanë shpjeguar kalimin nga procesi i reciprocitetit në konceptin e rishpërndarjes në një shoqëri dhe zhvillimin e shteteve të mirëqenies nga nevojat objektive. Sipas autorëve të këtyre studimeve, industrializimi, zhvillimet teknologjike dhe urbanizimi kanë luajtur rolin e tyre në këtë transformim. Në periudhën paraindustriale funksionet e shoqërsë ishin të bazuar te familja dhe kisha. Grupet primare si: familja, klani, komuniteti, fshati, etj. janë bërë më pak të aftë për të siguruar kujdesin e anëtarëve të tyre në rast fatkeqësie (sëmundje, moshim etj.) dhe bashkësitë fetare nuk mund të luajnë të njëjtin rol në shoqëri. Në këto kushte ndodhemi para një nevoje për të ideuar elemente ekuivalente funksionale si: shërbime shëndetësore, të sigurimeve shoqërore, etj. në mënyrë që shoqëria të ruajë vazhdimësinë. Për rrjedhojë autoritetet publike do të jenë të detyruara të mbështetin individët që nuk mund të sigurojë nevojat e tyre. Krijimi i shtetit të mirëqenies i përgjigjet njëherazi krizave të solidaritetit subjektiv, por edhe sekularizmit të shoqërive. Shteti zëvendëson me providencën e tij providencën hyjnore. Ndërtimi i shteteve të mirëqenies synon t u përgjigjet nevojave objektive të individëve. Varfëria, vështirësitë e jetës së njerëzve të moshuar, pasiguria në lidhje me sëmundjen dhe pamundësia për t i përballuar këto me burimet e disponueshme të individëve, shpjegon ndërhyrjen e institucioneve. Megjithatë, është e pamundur të përcaktohet në mënyrë definitive dhe të unifikuar funksionet e shtetit të mirëqenies, sepse format dhe shkallët e ndërhyrjes së tij variojnë nga problemet e hasura në një shoqëri Po aty 68 Servet Jean-Michel, Le principe de réciprocité chez Karl Polanyi, contribution à une définition de l'économie solidaire, Revue Tiers Monde, 2/2007 (n 190), p Po aty 42

43 Origjinaliteti i shteteve moderne të mirëqenies nuk qëndron në ajo çka ofrohet për mbrojtje e individëve që nodhen në pasiguri sociale, as në faktin që shteti mbështet individë që më parë mbeshteteshin nga struktura të tjera. Tashmë nuk mbulohen nevojat sociale të një individi të veçantë, por të drejtat e individit nëpërmjet ligjeve universale. Me fjalë të tjera, ndërsa në shoqëritë e privuara nga të drejtat sociale qytetarët varen nga solidariteti i të tjerëve (bamirësia, reciprociteti ose solidariteti vullnetar), në shtetin social është e nevojshme dhe e mjaftueshme të bësh pjesë në një kategori të njohur dhe të përcaktuar (të sëmurë, me aftësi të kufizuara, në pension, të papunë, të varfër), për të përfituar nga të drejtat, shërbimet apo pagesat e paracaktuara. Për një kohë të gjatë individi në nevojë është perceptuar si një person i dobët, objekti i bamirësisë dhe është shoqëruar nga paragjykimi moral. Nga një person i brishtë, i pambrojtur, viktimë e pabarazisë, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, ai do të bëhet subjekt për t'u mbrojtur, objekt i asistencës publike ose organizatave bamirëse. Nocioni i përdoruesit do të shfaqet vetëm në sektorin social në gjysmën e dytë të shekullit XX, ky përdorues i shërbimeve sociale gradualisht do të bëhet aktor i menaxhimin të të drejtave të tij. Edhe pse këto të drejta të përdoruesit janë vetëm transpozimi dhe afirmimi i të drejtave themelore të individit në një shoqëri 70. Ndërsa ligji nuk përkufizonte konceptin e përdoruesit, doktrina dhe jurisprudenca (kasuset praktike) do të zhvillojnë konturet e këtij koncepti. Statusi i tij është ndërtuar nga të drejtat që i jepen përdoruesin në lidhje me një shërbim të ofruar ose përcaktohet nga autoritetet lokale apo qëndrore. Duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit XX, është ndërmarrë një hap i parë, për mbrojtjen dhe mbështetjen në mënyrë kolektive të individëve të cilët ndodhen në kushtet të tilla që nevojitet ndërhyrja e profesionistëve. Në këtë model, "përdoruesi konsiderohet të jetë i administruar". Pra sot, në pothuajse të gjitha vendet perëndimore, qytetarët përfitojnë nga një mbulim social, në rast të papunësisë, të daljes në pension ose sëmundjes. Këto të drejta mund të jetë rezultat i kontributeve shoqërore të paguara, rezultat i statusit të tyre të qytetarit të një vendi, apo rishikimin i nevojave të tyre. Shumë shpesh ata mund të përfitojnë nga ndihma shtesë në fushën e strehimit, arsimit, familjes, për probleme të veçanta. Të gjitha këto të drejta na çojnë drejt figurave emblematike të shtetit modern të mirëqenies. Në analizën e tij sociologu Esping-Andersen kërkon zbatimin e dematerializimit të njeriut në shoqëritë kapitaliste. Shteti i mirëqenies sociale është një formë e "kapitalizmit me një fytyrë njerëzore", në të cilën individi përfiton të ardhura alternative kur është jashtë tregut të punës (sëmundje, moshim, papunësi), ose kur të ardhurat e tij individuale nuk e lejojnë atë të plotësojë nevojat e tij. Ai, ka gjithashtu akses në shërbimet sociale dhe shëndetësore në një kosto më të ulët se kostoja e tregut. 70 Gosta Esping-Andersen, Les trois mondes de l'etat-providence. Essai sur le capitalisme moderne, coll. Le lien social, éd. PUF,

44 Tashmë ne mund të dallojmë qartë në historinë e mbrojtjes sociale, dallimin midis filantropisë, paternalizmit, klientelizmit shoqëror, mbështetjes liberale dhe njohjes të të drejtave në një shtet demokratike të mirëqenies sociale 71. Realizimi i shtetit social nuk është kryer në mënyrë të thjeshtë. Në një perspektivë historike dhe ndërkombëtar, historia e shteteve të mirëqenies mund të ndahet në tre periudha ku secila prej tyre është një shkëputje nga arritjet e mëparshme 72. Shkëputja e parë ka të bëjë me lëvizjen për sigurimet shoqërore për punëtorët. Në një këndvështrim analitik, periudha është padyshim një fillim i ri në metamorfozën e çështjes sociale. Pyetja nuk shtrohet më për njerëzit që nuk janë në marrëdhënie pune (popullatat e varfra, njerëzit me devijanca sociale etj.), por për popullsinë që drejtohet tani nga kultura e re e punës, që ka lindur me revolucionin industrial. Kjo fazë zhvillohet gjatë industrializimit evropian në një kontekst të zgjerimit të tregut, varfërimit të masave punëtor dhe rritjes së lëvizjeve socialiste. Në të gjitha vendet, elitat janë të vetëdijshëm për pamjaftueshmërinë e politikave të vjetra dhe nevojës për të përmirësuar gjëndjen socio-ekonomike të punëtorëve. Ndodhemi në një situatë emergjente dhe konfliktuale. Gjatë gjithë kësaj periudhe, nevoja për të zgjeruar mbrojtjen sociale dhe për të siguruar ekzistencën ka fituar terren dhe për shumë reformatorë, ekspertë dhe politikanë kjo vjen si një detyrim i shoqërisë së kohës. Ashtu si duhet të theksohet që nje pjesë tjetër e shoqërisë ka shprehur rezerva në lidhje me këte ide duke mbështetur preferencën për një solidaritet vullnetar dhe bamirësi publike. Por, gradualisht, në fund të shekullit XIX, modeli Bismarkian i sigurimeve shoqërore do të vijë si një nevojë në të gjitha vendet. Mutacion i dytë do të haset gjatë viteve 1930 në kontekstin e Depresionit të Madh që do të lulëzojë pas Luftës së Dytë Botërore. Konsensusi është arritur rreth shtetit demokratik të mirëqenies që ofron siguri sociale për të gjithë qytetarët. Shteti duhet të zgjerojë veprimin e tij në fushën ekonomike dhe sociale, në emër të nevojave publike. Forma e re e shtetit social është shteti i "mirëqenies Keynesianist" duke u përpjekur në të njëjtën kohë të nxitë rritjen dhe bilancin ekonomik, përballjen me opozitën sociale dhe të sigurojnë një funksion të drejtë të ndarjes së pasuri. Sociologu Marshall përshkruan kalimin historik drejt shtetit modern të mirëqenies si një shkrirje graduale të të drejtave civile, politike dhe të drejtave sociale. Zgjerimi i mbulimit social realizohet si në drejtimin horizontal ashtu edhe në atë vertikal, duke mbuluar një numër më të madh risqesh sociale dhe duke mbështetur një numër në rritje të popullsisë. Themelet e rendit liberal nën revolucionet e shekullit të tetëmbëdhjetë janë të implikuara këtu në mënyrë të qartë. Tani, të gjithë qytetarët të cilët janë pjesë e një kategorie të gjerë në rrezik, të paaftë për të mbështetur veten e tyre në mënyrë individuale, meritojnë ndërhyrjen dhe përkrahjen e shtetit. Midis viteve 1950 dhe 1970, siguria është në rritje të shpejtë përballë rreziqeve sociale dhe niveli i varfërisë zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme. Qytetarët përfitojnë nga mbulimi social i zgjeruar në të gjitha fushat. 71 Po aty 72 François-Xavier Merrien, L État-providence 2007/3249 Presses Universitaires de France (3e éd.)isbn : , f

45 Megjithatë, shteti i mirëqenies nuk është një institucion homogjen, por implementohet në realitete të ndryshme. Shtetet e mirëqenies implementojnë në mënyra të ndryshme sigurinë sociale të qytetarëve. Ata ndryshojnë nga mënyra se si trajtojnë rreziqet sociale, lloji dhe sasia e institucioneve si dhe shërbimet e vëna në dispozicion të popullsisë. Në kulmin e zhvillimit të epokës së artë të ekonomisë industriale, në fillim të vitit 1970, ekzistojnë forma të ndryshme të shteteve të mirëqenies. Legjitimiteti i tyre është i fortë dhe financimi i tyre është i sigurt. Mutacion i tretë do të shënohet në fund të viteve Në kontrast me periudhën triumfuese të dekadës së mëparshme, shtetet e mirëqenies do të bëhen subjekt i presioneve të forta ekonomike, politike dhe sociale. Ata shfaqen të paaftë për të përballuar sfidat që hasin në zhvillimin e ekonomive moderne dhe të trajtojnë problemet e tyre të brendshme. Duket të ketë një revolucionim të kapaciteti për të zhvilluar ekonominë dhe fushën sociale. Tema e krizës së shtetit të mirëqenies është në qendër të debatit politik dhe akademik. Shtetet e mirëqenies janë duke përjetuar një zhvillim të dobët ekonomik, të shoqëruar nga një nivel i lartë papunësie dhe me një çekuilibër demografik në rritje ndërmjet individëve aktive dhe joaktive. Tipet të ndryshme të shteteve të mirëqenies ballafaqohen me një detyrim të dyfishtë: financimin e sistemit të mirëqenies i cili është në çekuilibër strukturor dhe financimin e buxhetit për shpenzimet në fushën sociale. Në këtë kontekst, rekomandimet liberale (më shumë fleksibilitet dhe më pak mbrojtje sociale) gjejnë një rezonancë gjithmonë dhe më të madhe në elitat politike, pavarësisht angazhimit të njerëzve ndaj sistemeve të tyre të sigurimeve shoqërore. Të gjitha vendet përpiqen për të reformuar sistemin e tyre të shtetit social ose për t i bërë ato më minimale, më të thjeshta, ose për të mundësuar përballimin vetjak të shpenzimeve të cilat janë në rritje 73. Secila nga këto periudha tregon ndikimet e mëdha, edhe pse ata ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Koncepti i sigurimit social i lidhur me legjislacionin Bismarkian do të jetë një logjikë dominuese e periudhës së parë, e cila do të ndiqet nga idetë e Keynes dhe Beveridge. Së fundmi, periudha e tretë do të shënohet nga gjurmët e ideve neoliberale. Politikat sociale të reja të iniciuara në një vend importohen në vende të tjera në forma pak a shumë të pastra. 1.3 Ndërhyrja e shtetit në funksion të mirëqenies sociale të individit Të drejtat sociale që u promovuan në shekullin XIX, sjellin një model tutele, i cili bazohet në prizmin e familjes. Kur funksionet e saj nuk janë të siguruara dhe situatat e varfërisë janë "legjitime", mbështetja publike dhe ndërhyrja e shtetit është e ligjshme. Analiza e ligjeve të para sociale të shekullit XIX tregon se aprovimi i tyre ka qenë gjithmonë i paraprirë nga një debat, ndërmjet përkrahësve të liberalizmit nga njëra anë 73 Po aty 45

46 dhe mbrojtësve të ndërhyrjes publike nga ana tjetër. Gjatë gjithë shekullit XX, do të ketë diskutime mbi përcaktimin e nivelit të ndërhyrjes. Kjo do të konsiderohet një situatë kritike, pasi duhet të krijohet një ekuilibër i marrëdhënieve sociale dhe ekonomike, të drejtës së individit dhe jetës private të tij 74. Liberalët e shohin shtetin si instrumentin e duhur për të ndërhyrë në ekonominë e tregut deri në momentin kur nuk cënohet liria e individit. Ndërhyrja në këtë konceptim duhet të ketë si synim minimizimin e personave të përjashtuar nga ekonomia e tregut. Liberalët edhe pse janë kundër barazisë në shoqëri sepse e shohin si një element që ndikon negativisht në produktivitetin dhe eficiencën e sistemit si dhe në motivimin e individëve në shoqëri, pranojnë të zvogëlojnë pabarazinë ekstreme sociale. Ata vlerësojnë ndërhyrjen e shtetit dhe të shoqërisë nëpërmjet institucioneve të mbrojtjes sociale jo vetëm në rastin e zgjidhjes së problemeve, por edhe në përmirësimin e nivelit të jetesës së individëve. Liberalët pranojnë gjithashtu se sa më të larta të jenë standardet e jetesës, aq më të shumta janë problemet sociale. Paaftësia e individit për të plotësuar të gjitha nevojat e tij në familje dhe në punë, konsiderohen normale për shkak të kompleksitetit të jetës moderne, nga ku mbrojtja sociale do të pranohet si një funksion legjitim në shoqëri për të mbështetur individët 75. Tradicionalisht dallohen dy tipe argumentesh për të justifikuar ndërhyrjen e shtetit në politikat e mbrojtjes sociale: eficienca dhe drejtësia. Argumenti i eficiencës lidhet me teorinë ekonomike, duke u bazuar në teorinë e optimizimit të Paretos, sipas së cilës tregu i shpërndan burimet në mënyrë eficiente vetëm në kushte të caktuara dhe nëse këto kushte nuk arrihen, atëherë justifikohet ndërhyrja e shtetit. Në praktikë duket e vështirë që të arrihet optimiumi i Paretos nga ku duket e arsyeshme që shteti të ndërhyjë për të kënaqur më shumë se nevojat bazë të individëve. Në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, legjislacioni social vjen me një qasje të re, duke synuar në një ndërhyrje të shtetit për të riparuar situata jashtë standardit duke ju referuar një norme individual dhe shoqëror të pashkruar. E drejta zhvillohet në një vizion ligjor që përcakton kategoritë e pastandardizuara mbi kriteret mjekosociale, socio-ekonomike, statusin mbrojtës dhe mënyrat e menaxhimit. Begatia e jashtëzakonshme e bumit ekonomik të pasluftës ka ndihmuar në zvogëlimin e debateve ideologjike. Politika sociale është shkëputur tashmë nga diskutimet e parimeve ideoligjike dhe konsiderohet si një motor i rritjes ekonomike. Nën regjimin ndërkombëtar ekonomik të Bretton Woods, shtetet janë të lejuara me ligj për ngritjen e sistemeve ekonomike të prodhimit kombëtar dhe sistemeve sociale duke i mbrojtur pjesërisht nga zhvillimet e parregullta të tregut. Vendet marrin kontrollin e ekonomive të tyre, prerjen e monedhës kombëtare dhe vazhdojnë të ndërmarrin në mënyrën e tyre politika modernizuese. Ndërhyrja e shtetit në ekonomi është e fortë dhe ka shumë sektorë ekonomikë të mbrojtur. Sistemi i pandryshueshëm i këmbimit të monedhës do të luajë rolin e tij rregullator në situata të nevojshme 76. Në kundërshtim me doktrinën klasike «laissez-faire» të Adams Smith që më parë ishte dominuese, ndërhyrja e shtetit tashmë është bërë e domosdoshme. 74 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociale, Paris, Dudon 2016, 75 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f Civici Ardian, Shteti apo Tregu, UETPRESS, 2013 f

47 Keynesianismi është ideologjia ekonomike që justifikon politikën antiliberale, intervencionizmin e shtetit, nën konceptin e modernizimit 77 sipas së cilës zhvillimet ciklike të ekonomisë së tregut do të shkaktojnë efekte negative të cilat duhet të stabilizohen nëpërmjet ndërhyrjeve politike. Keynse paraqet instrumentet e nevojshme për ndryshimet në shpërndarjen dhe rishpërndarjen e të ardhurave, si nga pikëpamja ekonomike, ashtu dhe nga pikëpamja sociale. Njerëzit duhet të kenë mundësi të plotësojnë nevojat e tyre qoftë edhe pa qenë në marrëdhënie profesionale, pasi kjo sjell rritjen e fuqisë blerëse. Duke qenë se ulja e konsumit në ekonominë e tregut ka pasoja shumë të rënda, atëherë duhet të favorizohen të ardhurat dhe duhet të rikonceptohen marrëdhëniet midis punës dhe të ardhurave, pra, duhet të sigurohen të ardhura edhe pa kryer një aktivitet profesional, por duke plotësuar disa kushte të mirëpërcaktuara. Në këtë mënyrë shteti social nëpërmjet politikave të mbrojtjes shoqërore e bën ekonominë e tregut të pranueshëm edhe nga shtresat në rrezik përjashtimi social. Koncepti i ekonomisë së përzier është parullë e kohës së re. Ndërhyrja e shtetit në ekonomi ndryshon natyrën e saj. Në aspektin e teorisë së shpenzimeve publike, do të kalohet nga koncepti tradicional i financave në konceptin e financave publike funksionale që kryejnë një rol të rëndësishëm në procesin e stabilizimit ekonomik dhe të shpërndarjes së të ardhurave. Rritja ekonomike është nxitur nga një rritje e vazhdueshme e konsumit. Sektori social nuk konsiderohet më si një barrë në ekonomi, por si një faktor që ndikon në rritjen ekonomike. Në klasat e ulta të shoqërisë do të supozohet një prirje e lartë për konsum dhe kjo sjell në vëmendje idenë që çdo rimëkëmbje ekonomike kërkon një përmirësim në të ardhurat të këtyre klasave. Në përgjithësi shtetet apo autoritetet publike ndërhyjnë në ekonominë e tregut me tre tipe veprimesh: Për të korrigjuar të metat e tregut Për të plotësuar tregun Për të mbështetur tregun Shtetet kujdesen të sigurojnë dhe të shpërndajnë informacionin e nevojshëm për qytetarët që në marrëdhënie me tregun janë konsumatorë. Ky informacion përcillet në forma të ndryshme si programe sensibilizuese mbi funksionimin e tregut, mbi mirëqenien e individëve etj. Njëkohësisht shtetet hartojnë standardet dhe rregullat e funksionimit të tregut duke përcaktuar të drejtat dhe detyrat e profesionistëve dhe konsumatorëve. Brenda standardeve të përcaktuara parashikohet edhe cilësia e prodhmit apo shërbimit të ofruar nga profesionistët si dhe çmimet tavan të produkteve dhe paga minimale për punonjësit 78. Në këtë kudër shtetet duhet të inkuadrojnë edhe sistemin fiskal që të mund të mbështesin programet me interes publik, nismë kjo që reflektohet në çmimet e produkteve dhe në të ardhurat e individëve. Ky instrument ndërhyrjeje materializohet në programet për mbështetjen e transportit publik, për strehimin e të varfërve, 77 Po aty 78 Xhumari Merita, Procesi dhe Institucionet e Politikës Sociale, Tiranë, ABC

48 kujdesin shëndetësor apo prodhimin e të mirave të tjera publike si: arsimi, mjediset çlodhëse etj. Një tjetër instrument i rëndësishëm i ndërhyrjes së shtetit është transferta e parave, ku do të klasifikohen dy tipe institucionesh : ato për zëvendësimin e të ardhurave në rast kur individët dalin nga tregu i punës përkohësisht apo përgjithmonë, si dhe institucionet për kompensimin e të ardhurave që mbulojnë nevojat e jetesës, siç janë përfitimet në rastin e fëmijëve. Funksionet e shtetit në lidhje me institucionet e mbrojtjes sociale bëhen gjithmonë edhe më komplekse me rritjen e nevojave sociale. Në të gjitha vendet e zhvilluara, qytetarët presin një rritje të mirëqenies, të të ardhurave dhe përfitimeve që nuk varen nga veprimtaria e tyre në tregun e punës, por që ata marrin si rezultat i të qenit pjesë e komunitetit kombëtar, numrit të fëmijëve, ose paaftësisë të përkohshme apo të përhershme. Politikat e mbrojtjes sociale do të bëhen elemente thelbësore të këtyre dispozitivave makroekonomike Keynesiane, pra do të vërejnë një koordinim të fushës sociale dhe ekonomike. Duhet të theksohet gjithashtu që për kohën e zhvillimit të shtetit të mirëqenies, kushtet demografike, ekonomike dhe kulturore, janë veçanërisht të favorshme. Kërkesa e lartë e krahut të punës dhe rritja e shpejtë e produktivitetit sigurojnë punësim me orar të plotë për të gjithë. Gjeneratat e periudhës së pasluftës janë të etura për mallrat e reja të konsumit industrial. Të ardhurat e familjes janë në rritje të qëndrueshme dhe të shpejtë. Rritja ekonomike është nxitur falë rritjes së vazhdueshme të konsumit që sjell një efekt stabilizues në ekonomi. Familjet janë të qëndrueshme dhe shënohet një nivel i lartë lindshmërie, burrat punojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre, ndërsa gratë janë përgjegjëse për punët e shtëpisë, pagat e burrave janë të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e familjes. Vitet e përfitimit të pensionit janë të pakta dhe numri i të papunëve është shumë më i ulët se personat aktivë, kjo bën që shpenzimet sociale të jenë relativisht të ulëta. Roli i shtetit në zhvillimin ekonomik dhe social të çdo vendi është historikisht një nga çështjet më të trajtuara dhe aktualisht një nga problemet më të debatuara në mjediset politke, ekonomike dhe akademike. Lëvizja e të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara apo lëvizja feministe bazohen në mospërputhje të teorisë dhe aplikimit në praktike të të drejtave si dhe në përpjekjet e vërteta të mundësive dhe shanseve të barabarta. Thatcher dhe Reagan, dy nga figurat më të shquara të konservatorizmit liberal i qëndrojnë mendimit se shteti nuk është zgjidhja e zhvillimit, por problemi i tij 79. Në themel të këtij debati vazhdon të qendrojë konstatimi se zhvillimi nuk mund të kufizohet vetëm me rritjen ekonomike, por duhet të bazohet në një përmirësim real të nivelit të jetesës të grupeve të ndryshme sociale. Analizat e disa organizatave ndërkobëtare nëpërmjet treguesit të «zhvillimit human» dëshmojnë për ndërkombëtarizimin e këtij preokupimi. Në themel të zgjidhjes qëndron rikthimi në vlerësimin e rolit të shtetit në raport me zhvillimin ekonomik dhe social. Disa vende të Amerikës Latine duhet të privilegjojmë shtetin e centralizuar dhe dominues, shtetin liberal anglosakson, shtetin që i jep një autonomi 79 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f.69 48

49 të madhe kompetencave rajonale dhe prirjeve të unifikimit kontinental rasti i BE-së, apo shtetin «krejtësisht të hapur» nën efektet e globalizimit që nuk kujdeset së tepërmi për diferencimin social ose rajonal. Ekonomisti francez Perroux në vitet 1960 thekson se edhe Anglia që sot është kampione e liberalizmit, mund të thuhet se në themel të sukseseve të saj ka një ndërhyrje energjike të shtetit duke filluar me të famshmin «Akt të Lundrimit», ndërtimin e kanaleve për transport, politikat e nxitjes së industrisë vendase etj. 80 Po ashtu dhe SHBA-ja, Gjermania, Japonia, Franca dhe vende të tjera. e kanë ndërtuar fuqinë e tyre industriale nëpërmjet një implikimi të fuqishëm të shtetit në jetën ekonomike. Pas Luftës së Dytë Botërore do të jenë ekonomitë sociale të aplikuara në vendet e ish-bashkimit Sovjetik si dhe në gjithë bllokun lindor të vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore. Edhe politikat me frymëzim keynesian të zbatuara në shumë nga vendet e Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, ishin një version i ndëryhrejes së shtetit në jetën ekonomike dhe në përcaktimin e formave dhe drejtimin e zhvillimit 81. Perceptimi i rolit të shtetit dhe se si aktorët vendimmarrës përcaktojnë dhe legjitimojnë vendimet e tyre do të ndryshojë. Këto ndryshime do të reflektohen në jetën politike dhe sociale dhe në veçanti në politikën publike të çdo vendi. 1.4 Shteti i mirëqenies sociale në një shoqëri të globalizuar dhe shteti social evropian Gjatë shekullit të kaluar ndryshmet ndërmjet rrymave politike ishin të dallueshme në objektiva, instrumenta, politika ekonomike dhe klasat apo shtresat sociale që përfaqësonin dhe mbronin. E majta shpesh e pozicionuar në rrymën «socialdemokrate dhe sindikaliste», por përgjithësisht e orientuar nga «keynesianizmi» me një objektiv të qartë: ndërhyrjen në ekonomi dhe shtetin social» ndërsa e djathta më tradicionaliste dhe konservatore, ka privilegjuar shtetin minimal, tregjt efiçente dhe liberalizmin ekonomik. Në shekullin tonë fenomenet e globalizimit, krizat apo «sfidat e modernizimit» që do të modifikojnë edhe këto qëndrime, do të reflektohen më së miri në zhvillimet ekonomiko-sociale. Sigurish që kjo situatë do të bëhet objekt studimi për ekonomistët, sociologët dhe politologët, por formula «TINSA» e ideur nga M. Thatcher do të japë një përshkrim të përgjithshëm situatës : «There is no specific alternative» - nuk ka një alternativë specifike. Kjo, e ndjekur nga filozofia e ish-presidentit francez Sarkozy, do të sjellë sloganin e tij «ajo që funksionon është e pranueshme» 82. Si në Europë, në SHBA, në vendet në zhvillim apo në vendet me ekonomi emergjente vërehet çdo ditë e më shumë që partitë politike nuk funksionojnë përreth një boshti ideologjik ashtu si ndodhte në të kaluarën. Në vitet do të zhvillohen projekte tekonokratike ku do të ideohen «rrugë të treta» dhe nuk do të konsiderohen si më parë modelet e pastra të idealeve të majta apo të djathta, pra nuk 80 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f Po aty 82 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f

50 do të flasim më për projekte specifike. Fakti që politika nuk po servir më projekte të pastra sociale dhe nuk shpreh ide të qarta mbi mbrojtjen e të drejtve të individëve, përkthehet me një nivel të lartë të indiferentizmit të popullit ndaj politikës dhe me konkretisht me një nivel të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje, kjo, sipas sondazheve të kryera në vende të ndryshme të botës. Shoqëria sot është nën një nidikim të fuqishëm të globalizimit dhe kjo reflektohet në të gjitha aspektet e jetës. Nëse do t i referohemi analizës aktuale të shtetit të mirëqenies duke u bazuar në procesin e globalizimit, ajo do të na çojë domosdoshmërisht në një rënie të vazhdueshme të nivelit të shteteve të mirëqenies, që do të lidhet drejpërsëdrejti me shkurtimet e buxhetit social, privatizimin gradual të sigurimeve shoqërore dhe reduktimin e të drejtave sociale në sfondin e një konkurrence të ashpër ndërkombëtare. Megjithatë, teza vendimtare e globalizimit ekonomik nuk është unanime. Shumë studiues vënë në dukje se tregtia ndërkombëtare është në thelb një shkëmbimi midis vendeve të zhvilluara dhe konkurrenca në vendet e jugut zhvillohet ekskluzivisht me produktet që kërkojnë punë intensive. Garrett, nga ana e tij, theksoi se edhe pse globalizimi vendoset në kundërshtim me zbatimin e politikave sociale të kompensimit, nuk e bën të pamundur zbatimin e politikave sociale universaliste të tipit socialdemokrat, madje globalizimi mund të rrisë nevojën për mbrojtjen e politikave sociale 83. Shumë studiues konsiderojnë problemet më shumë si një çështje të transformimeve strukturore të përjetuara nga vendet e zhvilluara, edhe pse transformimi i kontekstit ekonomik ndërkombëtar nuk mund të neglizhohet. Duhet t'i jepet prioritet i lartë gjithashtu, transformimit të sistemeve prodhuese: me reduktimin e ekonomisë industriale dhe zhvillimin e ekonomisë së shërbimit, kalimi nga një sistem prodhimi fordist në një sistem fleksibël të prodhimit, pa neglizhuar evolucionin social, plakjen e popullsisë dhe mungesën e stabilitetit të strukturave familjare. Sfida kryesore me të cilën përballen shtetet sociale është kalimi në ekonominë postindustriale apo të shërbimit. Arsyeja kryesore e krizës të këtij modeli qëndron në "rrëzimin" e shoqërisë industriale dhe paralelisht rënien e skemës së punësimit të plotë që mundësonte politikat shtetërore tepër dinamike dhe të pasura në fushën e mirëqenies. Mënyrat tradicionale e menaxhimit të shërbimeve publike konsiderohen joefikase dhe të shtrenjta. Decentralizimi dhe marrëveshjet me partnerët privatë shihen si thelbësore për një sistem të suksesshëm. Konceptimi i ri pohon se qeverisja e mirë është ajo ku shteti qëndron prapa, ushtron forcën e tij në mënyrë modeste dhe ndërton lidhjet e interesit me grupe private, duke mbajtur pozitat e një partneri superior ndaj të tjerëve. Zgjidhjen e krizës ekspertët do ta gjejnë në procesin e decentralizimit, privatizimin e sektorëve socialë, duke synuar mbajtjen në nivel të përfitimeve sociale, duke koordinuar aksionin e aktorëve publikë dhe privatë dhe minimizimin e rolit të shtetit social. Një nga ndryshimet më të dukshme është rritja e kompetencave në nivelin lokal. Në pothuajse të gjitha shtetet, madje edhe ato që 83 Garrett, G., Global Markets and National Politics. International Organization 52: 1998, p

51 tradicionalisht janë të lidhura me centralizimin si Suedia, autoritetet lokale në konceptimin e ri janë duke luajtur një rol të rëndësishëm. Gjithsesi, sot mund të vazhdojë të diskutohet për mbrojtje sociale, një e vërtetë evropiane kjo që bën përjashtim nga vendet e tjera. Politikat e BE-së karakterizohen nga një nivel i lartë i shpenzimeve sociale, një shkallë të lartë të mbrojtjes sociale të sektorit publik në krahasim me shumicën e vendeve të tjera të industrializuara joevropiane si Shtetet e Bashkuara, Japonia apo Australia dhe Zelanda e Re. Mbulimi i sigurimeve shoqërore funksionon mbi parimin e universalitetit pothuajse në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu vazhdon të mbulojë një gamë të gjerë të rreziqeve dhe nevojave të qytetarëve. Në këto vende përdoren forma të ndryshme teknikash në aplikimin e sigurimeve shoqërore dhe implementimin e politikave të solidaritetit. Kjo pasqyron një hibridizim të politikave sociale evropiane dhe shfaq një nivel të lartë të difuzionit të ndërsjelltë të këtyre politikave 84. Në mënyrë paradoksale, sipas Traktatit të Romës (1957) 85 mbulimi social mbetet një kompetencë tërësisht kombëtare brenda vendeve të Bashkimit Evropian. Megjithatë, gjatë pesëmbëdhjetë viteve të para të tregut të përbashkët, dimensioni social nuk do të mungojë edhe nëse ai ekziston vetëm si një mjet për të ndërtuar një treg të madh të përbashkët. Nga vitet , sektori social fillon të shfaqet si një qëllim në vetvete dhe arritjet e vërteta do të shënohen në kohët e sotme. Këtu mund të përmendim Aktin Unik Evropian (1986), Kartën e të Drejtave Themelore Sociale të Punëtorëve (1989), Protokollin Social të shkëputur nga Traktati i Mastrihtit (1992), Librin e Bardhë të zhvillimit ekonomik, konkurrencës dhe punësimit (1993) Traktati i Amsterdamit (1997) dhe më në fund, miratimin e Metodës së Hapur të Koordinimit në Samitin e Lisbonës (2000). Këto tekste pasqyrojnë konsideratë të rëndësishme dhe progresive të çështjes sociale brenda Bashkimit Evropian. Edhe pse zhvillimi i sektorit social ka qenë një detyre kombëtare e shteteve anëtare Komisioni Evropian ka rikonfirmuar në mënyrë të vazhdueshme, synimin për harmonizimin e sistemit evropiane të mbrojtjes sociale, i cili është i rrënjosur shumë thellë në kulturën, strukturat dhe institucionet e këtyre shteteve. BE-ja, besnike e parimit të decentralizimit, nuk dëshiron të ndërmarrë një politikë globalisht rishpërndarëse. Konvergjenca qëndron në faktin se qëllimet e përbashkëta janë të përcaktuara në mënyrë kolektive dhe çdo vend është i lirë më pas për të zgjedhur mjetet më të përshtatshme për të arritur këto qëllime. 86 Politika sociale në BE mbetet një çështje e lidhur ngushtë me vendimet ekonomike dhe nuk ka një unitet të vetin dhe legjitimitet. Ajo dispozon burime të kufizuara dhe varet nga vullneti i anëtarëve të saj për të arritur marrëveshje mbi çështjet prioritare, mënyrën më të përshtatshme për të trajtuar këto çështje si dhe financimin që duhet të akordohet në nivele të ndryshme vendimarrëse. 84 Politikat sociale në Evrope, konsultimi i fundit qershor Traktati i Romës, 25 mars 1957, konsultimi i fundit qershor Gouttenoire Adeline, Le bien-être de l'enfant dans la Convention internationale des droits de l'enfant, Informations sociales 2010/4 (n 160), p

52 Dallimet midis shteteve dhe paaftësia për të arritur një marrëveshje duke respektuar parimin e decentralizimit nuk lejon të realizohet një model i unifikuar. Ndërtimi i një shteti evropian të mirëqenies përballet me interesat dhe opinionin publik divergjent. Mbrojtësit e liberalizmit ekonomik kërkojnë me të gjitha mënyrat të izolojnë tregun nga ndërhyrja politike duke u fokusuar në përpjekjet për të zgjeruar hapësirën e tregut evropian sa më shumë të jetë e mundur duke ju dhënë një fuqi minimale strukturave rregullatore të tregur evropian. Duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit edhe pse ka pasur një progres të pamohueshëm, duket e vështirë krijimi i një shteti të vetëm të mirëqenies evropiane. Edhe nëse nuk ka konvergjenca reale institucionale, konvergjecat janë të pranishme. Hibridizimi i sistemeve sociale realizohet nga dy procese kontradiktore. Njëri mbart vështirësitë e ngjashme me të cilat përballen shtetet evropiane, ndërsa tjetri me ndërtimin e referencës së përbashkët, e cila sigurisht ka dallime të forta, por megjithatë mund të rezultojë në politika konvergjente. Në këto kushte, ne mund të ngrejmë hipotezën se Metoda e Hapur e Koordinimit, do të jetë një linje e përgjithshme udhëzuese pas Samitit të Lisbonës në vitin 2000, kjo konsiston në një mënyrë pragmatike për të gjetur një kompromis midis presioneve kontradiktore. Një ndër politikat që ka gjetur më lehtësisht konsensusin dhe që është trajtuar sipas Metodës së Hapur të Koordinimit, do të jetë politika sociale për fëmijët, politika të cilat synojnë mbrojtjen sociale të fëmijëve si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel evropian dhe që janë sa evidente aq edhe komplekse. 1.5 Fëmijët pjesë integrale e politikave sociale dhe mirëqenia e tyre Philippe Ariès, citon se nocioni i fëmijërisë është një ndërtim social relativisht i ri në perëndim. Me ndërtim social duhet të kuptojmë faktin e krijimit të një kategorie sociale, mjekësore, juridike sipas moshës në një cikël jete 87. Historianë të tjerë si Alexandre-Bidon dhe Lett, argumentojnë se ky ndërtim social, nuk duhet të ngatërrohet me ndjenjën e fëmijërisë, duke ditur emocionet që njerëzit kanë kundrejt fëmijëve, veçanërisht kundrejt fëmijëve të tyre. Neglizhenca kundrejt disa fëmijëve kuptohet me vështirësi dhe korrelacioni me shprehjen e emocioneve nuk është gjithmonë një indikator tregues. Ndërtimi social i kategorisë fëmijë nuk varet nga afeksioni i një personi apo i një grupi njerzish, por kryesisht nga normat e vendosura nga një shoqëri, ku fëmija është një prej aktorëve. Këto norma përcaktohen nga konteksti mjedisor, sanitar dhe fetar i shoqërisë. Punimet antropoligjike kanë ekzaktësisht për qëllim të thellojnë dijet mbi fëmijërinë sipas grupeve sociale dhe konteksteve shoqërore. Që prej Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve e përshtatur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 1989, fëmija gëzon një status 87 Ariès Philippe, L'enfant et la vie familiale sous l'ancien Régime, Revue Française de la Sociologie, 1960 Volume 1, N.4 88 Alexandre-Bidon Danièle, Lett Didier, Les enfants au Moyen Âge, Ve- XVe siècles, 1998 Volume 17 Numéro 34 pp

53 të mirëfilltë. Kjo konventë, si një tekst themeltar i të drejtave të fëmijës në shkallë botërore, bashkon shtetet anëtare të saj, rreth të njëjtit qëllim. Nga njëra anë të sigurohet mbrojtja e fëmijëve dhe nga ana tjetër njohja e fëmijës si një objekt i së drejtës 89. Mireqënia e fëmijës, e parë në një kuptim më të ngushtë të plotësimit të nevojave materiale, është pikërisht objekt i disa dispozitave të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, e cila deklaron se Traktati përcakton të drejtën e fëmijës për mirëqenie, që kuptohet si e drejta e fëmijës për të jetuar në kushtet materiale të nevojshme për t u zhvilluar. Dispozita kryesore e Konventës lejon të sigurojë mirëqenien e fëmijës dhe sigurisht neni 27, sipas së cilit Shtetet Palë njohin të drejtën e çdo fëmijë për një nivel jetese të mjaftueshëm për zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social të fëmijës. Zhvillimi dhe e ardhmja e fëmijës është subjekt i plotësimit të nevojave jetike, të cilat janë unike në sasi dhe cilësi. Njohja e të drejtës së veçantë të fëmijës për një standard të përshtatshëm jetese është thelbësore. Neni 27 do të krijojë një të drejtë të veçantë për një standard të përshtatshëm të jetesës, ashtu si trajtohet për të gjithë individët në nenin 11 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, Në paragrafin e parë të nenit 11 të këtij Pakti thuhet: "Shtetet palë të këtij pakti njohin të drejtën e secilit, për një standard adekuat të jetesës për veten dhe familjen e tij, duke përfshirë ushqim, veshje dhe strehim të mjaftueshëm dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetesës (...) ". Kjo dispozitë është ndërtuar si shumë nene të tjera të Konventës: ajo së pari përcakton të drejtën e fëmijës, në këtë rast për një standard të përshtatshëm jetese, që shtetet ta njohin dhe më pas i detyron këto vende për të marrë masat e nevojshme për zbatimin e saj. Sigurisht nuk bëhet fjalë vetëm për të siguruar minimumin e jetesës në kushte të mirë, por edhe të lejojë zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social të fëmijës. 90 Neni 27-1 i Konventës është pjesë e "dispozitave, të cilat nuk prodhojnë efekte të drejtpërdrejta kundrejt individëve", që do të thotë se një fëmijë nuk mund të kërkojë 89 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, konsultimi i fundit korrik Shtetet pale te ke tij Pakti njohin te drejte n e secilit pe r nje standard adekuat te jetese s pe r vete dhe pe r familjen e tij, duke pe rfshire ushqimin, veshjen dhe strehimin adekuat si dhe pe rmire simin e vazhdueshe m te kushteve te jetese s. Shtetet pale do te marrin masa te pe rshtatshme pe r te siguruar realizimin e ke saj te drejte, duke njohur pe r ke te qe llim re nde sine thelbe sore te nje bashke punimi nde rkombe tar te pranuar lirisht. 2. Shtetet pale te ke tij Pakti, duke njohur te drejte n themelore te secilit pe r te qene i mbrojtur nga uria, do te marrin masa individualisht, dhe ne pe rmjet bashke punimit nde rkombe tar, duke pe rfshire programe te veçanta te nevojshme: (a) Pe r te pe rmire suar metodat e prodhimit, te ruajtjes dhe te shpe rndarjes se ushqimeve duke pe rdorur plote sisht njohurite teknike dhe shkencore, duke pe rhapur parimet e edukate s ushqimore dhe duke zhvilluar ose reformuar sistemet agrare asisoj pe r t u arritur nje zhvillim dhe shfryte zim sa me efektiv i burimeve natyrore; (b) Pe r te siguruar nje ndarje te drejte te pasurive ushqimore bote rore ne raport me nevojat duke marre parasysh problemet qe shtrohen si pe rpara vendeve importuese ashtu edhe pe rpara vendeve eksportuese te artikujve ushqimorе. 53

54 aplikim direkt të tekstit përpara një gjykatësi, por nenin 27-1 bën që të lindin detyrime për Shtetet. Kjo analizë është e diskutueshme pasi teksti trajton një të drejtë të fëmijës. Paragrafi i fundit i nenit 27 bën prindërit e fëmijës të parët përgjegjës për të drejtën e një standardi të përshtatshëm jetese, nëpërmjet detyrimit të të ushqyerit të fëmijës dhe u kërkohet shteteve që të zbatojnë një sistem të detyruar shëbrimi mbi pensionet ushqimore edhe kur fëmija jeton në një shtet tjetër. Konventa e të Drejtave të Fëmijëve në përgjithësi dhe neni 27 në veçanti, përmban disa specifika për vendet ku zhvillimi ekonomik nuk do të mund të siguronte një standard të mjaftueshëm jetese për të gjithë fëmijët. Detyrimi për shtetet palë që të marrin masat e duhura për të ndihmuar prindërit të përmbushur këtë të drejtë të fëmijës merr parasysh kushtet dhe burimet e nevojshme të vendit. Teksti përcakton se ndihma e shtetit mund të marrë formën e programeve të asistencës dhe mbështetjes materiale, veçanërisht në lidhje me ushqimin, veshmbathjen dhe strehimin. Fusha e shëndetit është objekt i artikullit 24 të Konventës të të Drejtave të Fëmijëve. 91 Për shkak se ajo është një nga mjetet themelore për t i siguruar fëmijës një standard adekuat jetese, Neni 26 i Konventës të të Drejtave të Fëmijëve, i dedikohet të drejtës së fëmijës për sigurim shoqëror. E ndërtuar në të njëjtin model, neni 26 parashikon në paragrafin e parë: "Shtetet Palë i njohin çdo fëmije të drejtën për të përfituar përkrahje shoqërore, përfshirë këtu asistencën sociale dhe të marrin masat e nevojshme për të siguruar realizimin e plotë të kësaj të drejte, në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar. E drejta e fëmijës për të përfituar nga sigurimet shoqërore, afirmohet edhe nga tekste të tjera ndërkombëtare dhe evropiane. Edhe këto tekste, nuk mund të përdoren direkt para gjykatave kombëtare. Shtetet duhet të marrin masat e nevojshme për Shtetet Pale njohin te drejte n e fe mije s pe r te ge zuar nje gjendje she ndete sore sa me te mire dhe pe r te pe rfituar nga she rbimet pe r trajtimin e se mundjes dhe riafte simin e she ndetit. Shtetet Palë pe rpiqen te sigurojne qe asnje fe mije te mos i mohohet e drejta pe r te pasur ke to she rbime te kujdesit she ndete sor. 2. Shtetet Pale ndjekin zbatimin e plote te ke saj te drejte dhe ne veçanti marrin masat e duhura: (a) Pe r te ulur vdekshme rine foshnjore dhe fe minore; (b) Pe r t u siguruar te gjithe fe mije ve ndihme n e nevojshme mjeke sore dhe kujdesin pe r she ndetin, duke e ve ne theksin ne zhvillimin e kujdesit she ndete sor pare sor; (c) Pe r te luftuar se mundjen dhe kequshqyerjen, edhe ne kuadrin e kujdesit she ndete sor pare sor, me ane te pe rdorimit, nde r te tjera, te teknikave lehte sisht te arritshme si dhe te sigurimit te produkteve ushqimore te pe rshtatshme dhe ujit te pijshe m te paste r, duke pasur parasysh rreziqet e ndotjes se mjedisit natyror; (d) Pe r t u siguruar ne nave kujdesin e duhur she ndete sor, para dhe pas lindjes; (e) Pe r te munde suar qe gjithe grupet shoqe rore dhe ne veçanti prinde rit dhe fe mije t te marrin informacion, te kene munde si edukimi dhe te pe rkrahen pe r te pe rdorur dijet baze pe r she ndetin dhe te ushqyerit e fe mije s, pe rpare site e ushqyerjes me gji, higjiene n dhe she ndoshjen e mjedisit dhe parandalimin e aksidenteve; (f) Pe r te zhvilluar kujdesin she ndete sor parandalues, ke shillimin e prinde rve, edukimin dhe she rbimet ne fushe n e planifikimit familjar. 3. Shtetet Pale marrin te gjitha masat e efektshme dhe te nevojshme pe r te zhdukur praktikat tradicionale te de mshme pe r she ndetin e fe mije ve. 4. Shtetet Pale marrin pe rsipe r te nxisin dhe inkurajojne bashke punimin nde rkombe tar, me qe llim qe te sigurojne gradualisht realizimin e plote te se drejte s se njohur ne ke te nen. Pe r ke te, mbahen parasysh ne me nyre te veçante nevojat e vendeve ne zhvillim. 54

55 realizimin e kësaj të drejte. Në gjuhën juridike, që është e njohur për saktësinë e saj të madhe leksikore disa terma janë të diskutueshme për shkak të pasaktësisë së tyre semantik. Përgjatë gjykimit të një të mituri në një çështje civile edhe pse mendohet që gjyqtari referon në bazë të vendimit të tij, ai do të udhëhiqet nga interesi i fëmijës. Ky interes më shumë se një koncept ligjor është një parim i përgjithshëm në konotacion psikologjik, vlerësimi dhe përkufizimi i të cilit do të bëhet nga të tretë, që konsiderohen ekspert (punonjës social është, psikolog është, mjek është) mendimi i të cilëve është i rëndësishëm në vendimmarrje. Interesi i fëmijës dhe e drejta për një standard të përshtatshëm jetese, sidomos në pikëpamje të detyrimeve ligjore të shteteve palë në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve mund të matet përmes vëzhgimeve të Komitetit Ndërkombëtar të të Drejtave të Fëmijëve. Ky është një organ i ekspertëve të pavarur që monitoron zbatimin e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve nga shtetet palë. Ai gjithashtu monitoron zbatimin e dy protokolleve opsionale të Konventës; një për përfshirjen e fëmijëve në konflikte të armatosura dhe tjera mbi shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografia me në qendër fëmijët 92. Përgjatë vëzhgimeve Komiteti vlerëson zbatimin e neneve 26 dhe 27 të Konventës të të Drejtave të Fëmijëve. Komiteti thekson se niveli i mjaftueshëm i jetës është thelbësor për zhvillimin fizike, psikologjike, shpirtërore, morale dhe sociale të fëmijës dhe se varfëria e fëmijëve gjithashtu ndikon në normën e vdekshmërisë foshnjore, në qasjen e shërbimeve shëndetësore, në edukimin e fëmijëve dhe në cilësinë e tyre të jetës. Zbatimi i Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve në vetvete në mënyrë të qartë nuk mund të sigurojë që të gjithë fëmijët të kenë kushte jetese të përshtatshme. Mbetet fakti se zbatimi i saj, nën mbikqyrjen e Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, mund të japë një themel thelbësor në kërkimin e mënyrave të reja për të luftuar kundër varfërisë së fëmijëve dhe kundër diskriminimit. Kemi të bëjmë me politika sociale tepër të gjera, nëpërmjet të cilave i kushtojmë një vemendje të veçantë edhe statusit të fëmijës në shoqëri, satus i cili krijohet nëpërmjet nocioneve si mireqënia e fëmijës, evoluimi dhe funksionimi i prindërimit si dhe roli i aksionit publik në termat e marrjes në ngarkim të fëmijës. Ndërhyrja direkte tek prindërit në ushtrimin e përgjegjësive të tyre edukuese, paraqet drejtimin aktual të mbështetjes prindërore për të përmbushur sa më mirë interesat e fëmijës dhe komunitetit. Si një shtysë për reduktimin e faktorëve të rrezikshëm dhe promovimin faktorët të mbrojtës së familjes. Kjo metodë ka për qëllim ruajtur e pozitës së prindit edhe pse në kushte vulnerable. Duke konsideruar pozicionin e prindit si një "përgjegjës parësor" për mirëqenien dhe suksesin shkollor të fëmijës. Ky drejtim do të konsiderohet si një bosht kryesor i rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve evropiane në fushën e mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve që prej njëzet vjetësh. Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat 92 Grelley Pierre, Intérêt de l'enfant : un renouveau, Informations sociales 2010/4 (n 160), p

56 e Fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, thekson gjithashtu idenë se mbështetja e prindërve është një instrument i rëndësishëm veprimi për të përmbushur interesin e fëmijës. Nëse Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve vendos fëmijën si mbajtësin e të drejtave, ajo gjithashtu përcakton se përgjegjësi kryesor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës është prindi, ky i fundit duhet mbi të gjitha të udhëhiqet nga interesat më të mira të fëmijës, neni Ky nen mund të interpretohet si një lehtëues i përgjegjësive të shteteve (anëtare) kundrejt fëmijëve dhe kalimin e përgjegjësisë tek prindrit, por theksojmë se autoritetet publike janë gjithashtu të ftuara të bëjë maksimumin e tyre për të garantuar të drejtat e fëmijëve, në rast se nuk garantohen nga familja. Nga ana tjetër, duhet të njohin dhe përgjegjësinë prindërore dhe të mbështesin prindrit për rritjen e fëmijëve e drejta për të marrë mbështetjen e duhur nga autoritetet publike në ushtrimin e detyrave prindërore. Nëse i referohemi hyrjes së kësaj konvente, shtetet nënshkruese janë "të bindur se familja, si njësia bazë e shoqërisë dhe mjedisi natyror për rritjen dhe mirëqenien e të gjithë anëtarëve të saj dhe veçanërisht të fëmijëve, duhet të marrë mbrojtjen dhe ndihmën që ajo kërkon për të luajtur sa më mire rolin e saj në komunitet. Kjo perspektivë është thelluar më tej me rekomandimin e Këshillit të Evropës mbi politikat në mbështetje të prindërimit pozitiv (2006) që sugjerojnë për qeveritë e vendeve anëtare "të njohin karakterin thelbësor të familjeve, të qenit prind dhe krijimin e kushteve të nevojshme të prindërimit pozitiv që merr në konsideratë të drejtat dhe interesin më të lartë të fëmijës" nëpërmjet " të gjitha masave legjislative, administrative, financiare dhe të tjera ". Elemetë që gjenden në rekomandimin e Komitetit të ministrave të shteteve anëtare në lidhje me politikat që sunojnë prindërimin pozitiv. Rekomandimi thekson në mënyrë të veçantë se nën "ndryshimet aktuale sociale", "prindërimi, edhe pse lidhur me intimitet familjar, duhet të konsiderohet si një zonë brenda politikave publike": përveç masave të politikave familjare të përgjithshme, janë rekomanduar shërbime të dedikuara për mbështetjen e prindërve si: qendrat dhe shërbime lokale, linjat telefonike për ndihmë, programe edukative dhe mbështetje për prindërit, zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe prindërve, të përforcuara këto për prindërit në rrezik të lartë përjashtimi social. Supozimi i një frekuentimi më të lartë të prindërve në vështirësi është themelore në lidhje me realitetin social të evidentuar: zhvillim i pasigurt socio-ekonomik, paqëndrueshmëria e marrëdhënieve bashkëshortore, prind i vetëm, rritje e kërkesave arsimore të të rinjve, etj Shtetet Pale pe rpiqen me te gjitha munde site, pe r te siguruar njohjen e parimit, sipas te cilit te dy prinde rit kane pe rgjegje si te pe rbashke t pe r edukimin dhe zhvillimin e fe mije s. Pe rgjegje sine kryesore pe r edukimin dhe zhvillimin e fe mije s e kane prinde rit, ose sipas rastit, pe rfaqe suesit e tij ligjore. Ata duhet te udhe hiqen, ne radhe te pare, nga interesi me i larte i fe mije s. 2. Pe r te garantuar dhe zhvilluar te drejtat e pe rmendura ne ke te Konvente, Shtetet Pale u japin ndihme n e duhur prinde rve dhe pe rfaqe suesve ligjore te fe mije s, ne ushtrimin e pe rgjegje sise qe u bie atyre pe r rritjen e fe mije s dhe sigurojne ngritjen e institucioneve, qendrave ose she rbimeve te kujdesit pe r fe mije t. 3. Shtetet Pale marrin te gjitha masat e nevojshme pe r t u siguruar fe mije ve, prinde rit e te cile ve jane ne marre dhe nie pune, te drejte n te pe rfitojne nga she rbimet dhe lehte site e kujdesit pe r fe mije t, pe r te cilat jane ngritur. 56

57 Përgjithësimi i çështjes mbi mbështetjen e procesit të prindërimit shfaqet si fakt i ndëryrjes së veprimit publik në transformimet e fundit në familje dhe pasqyron një preokupim të ri në lidhje me veprimin edukativ të familjeve. Në trajtimin e tij filozofik Alain Renaut (2002) e konsideron fëmijën si një individ me të drejta të plota dhe nuk flasim vetëm për të drejtat që duhet të respektohen nga të rriturit, por për të drejtat e lirisë së fjalës, të opinionit, të mendimit. Jo vetëm duhet të respektohen të drejtat mbi mbrojtjen e fëmijës, por duhet të shtrimë idenë duke e konsideruar fëmijën si një qytetar të ardhëshëm të shoqërisë, nga ku Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve ideon principin e interesit superior të fëmijës. Në këtë kuadër riafirmohet roli thelbësor i prindërve në edukimin, sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijës. Pikërisht, këtu konsiderohet mbështetja e shtetit në funksionimin, inkurajimin dhe prindërimin edhe pse mund të kemi një ndërhyrje në jetën private në disa raste absolutisht të nevojshme, si në rastin e neglizhencës së fëmijës apo të keqtrajtimit. Do të na duhet të presim fundin e viteve 1990 dhe fillimin e viteve 2000 nën shtysën evropiane që interesi i fëmijës të bëhet lajtmotiv i politikave publike. Duke konsideruar interesin e fëmijës, ne përqëndrohemi në sigurimin e mirqenies së tij. Sot kjo mirëqenie prezantohet si normë rregulluese e politikave publike. Ky interes edhe pse nuk gëzon një konsensus real mbi mbulimin e tij, futet në një perspective të gjerë të aksionit publik 94. Një nga mënyrat e ndjekura në fushën juridike mbi integrimin, fokusohet në trajtimin e të drejtave të fëmijëve si të drejta të njeriut. Në nëntor të vitit 2001: "Takimi i ministrave evropianë përgjegjës për fëmijët dëshiron futjen dhe integrimin e të drejtave të fëmijëve në të gjitha politikat e BE-së " 95 Deputetët evropianë kanë promovuar gjithashtu në mënyrë aktive vëmendjen drejt Konventës së të Drejtave të Fëmijëve. Për shembull, përcaktimi i sesionit special të Asamblesë së Përgjithshme të Fëmijëve nga OKB-ja në vitin 2002, gjatë së cilës u bë thirrje për "përfshirjen e një baze ligjore në Traktatet e BE-së për promovimin dhe mbrojtjen e interesave më të mira të fëmijëve në të gjitha politikat e BE-së, programet dhe legjislacionet " 96. Grupet dhe shoqatat për promovimin e të drejtave të fëmijëve kanë lobuar fort që fëmijët të vendosen në qendër të politikës. Organizata të tilla si Rrjeti Evropian i Fëmijëve (Euronet) dhe Eurochild që në gjysmën e parë të viteve 2000 kanë qenë partizanë të një angazhimi më të madh të BE-së për të avancuar të drejtat e fëmijëve brenda BE-së, por edhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare. Konventa mbi të Ardhmen e Evropës synon ndërtimin e një terreni ideal për mobilizimin e aktivistëve. Draft traktati kushtetues i BE-së përfshirë gjithashtu referenca për të drejtat e fëmijëve. Në këtë draft përmenden për herë të parë, të drejtat e fëmijëve në 94 Renaut Alain, La libération des enfants. Contribution philosophique à une histoire de l'enfance, 2002 Volume 141 Numéro 1 95 cit. në Euronet, 2004, f. 2, konsultimi i fundit korrik Po aty 57

58 një dokument kushtetues evropian. Kjo vëmendje vjen gjithashtu në Traktatin e Lisbonës me rishikimin e nenit Një nga objektivat e politikave sociale evropiane niset nga perspektiva e investimit social për reduktimin e varfërisë infantile. Mënyra se si justifikohet përqendrimi i politikave në luftën kundër varfërisë mbështetet kryesisht në pasojat e të rinjve që kanë jetuar një fëmijëri në varfëri e përkthyer kjo në nivelin e diplomimit, aksesi në punësim, apo në përjashtimin social. Që nga hyrja në skenë e Evropa 2020 është nxitur qasja e Investimit Social për trajtimin e varfërisë dhe përfshirjes sociale. Kjo qasje synon të argumentojë fuqishëm në favor të ndihmesës që mund të japin politikat e mirorganizuara sociale për rritjen ekonomike, për mbrojtjen e njerëzve nga varfëria dhe për të luajtur rol balancues ekonomik. Në të vërtetë, qasja e investimit social mbështetet fuqishëm në të kuptuarit e faktit se politikat sociale dhe ekonomike përforcojnë njëra-tjetrën dhe se e para, kur formulohet nga këndvështrimi i investimit social, përfaqëson vërtet një parakusht për rritjen e ardhshme të ekonomisë dhe punësimit. Investimi social ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve të tanishme dhe të ardhshme të njerëzve. Duhet të theksohet se përveç që kanë ndikime të menjëhershme, politikat sociale kanë edhe ndikim afatgjatë duke ofruar rezultate ekonomike dhe sociale me kalimin e kohës, veçanërisht për sa i përket perspektivave të punësimit ose të ardhurave nga puna. Investimi social ndihmon sidomos për t i përgatitur njerëzit të përballen me rreziqet e jetës dhe jo thjesht të riparojnë pasojat. Kështu, investimi social është një grup masash dhe instrumentesh të politikave që përbëhet nga investime në kapitalin njerëzor dhe rritjen e kapacitetit të njerëzve për të marrë pjesë në jetën sociale dhe ekonomike si dhe në tregun e punës. Qasja e re thekson se një element kyç në investimin social është trajtimi i disavantazhit dhe sfidave sociale kyçe përmes kombinimit të politikave që ato të plotësojnë dhe përforcojnë njëra-tjetrën. Kjo dëshirë për të integruar fëmijët në të gjitha politikat e Bashkimit Evropian ka rezultuar në dy vizione të cilat janë të vështira për t u artikuluar në institucione. Njëri thekson integrimin e të drejtave të fëmijëve si të drejtat e njeriut ndërsa tjetri atë të luftës kundër varfërisë së fëmijëve, e cila korrespondon me një perspektive të investimit social. Edhe në sistemin social nordike u jepet një përparësi e veçantë fëmijëve dhe të rinjve, ashtu si e trajton Gosta Esping Andersen (2008). Politika mbi fëmijërinë e hershme mund të konsiderohet gjithmonë dhe më shumë si një investim për gjeneratat e ardhshme me shumë se një shpenzim. Në këtë logjikë gratë janë të favorizuara, atyre u mundësohet integrimi në tregun e punës që u lejon rritjen e të ardhurave në familjet dhe limitimi i riskut të varfërisë tek fëmijët Traktati i Lisbonës, konsultimi i fundit korrik 2016 «Bashkimi ka ne themel vlerat e respektimit te dinjitetit te njeriut, lirise, demokracise, barazisë, shtetit te se drejte s dhe respektimit te te drejtave te njeriut, duke pe rfshire te drejtat e personave qe u pe rkasin pakicave. Ke to vlera jane te pe rbashke ta pe r Shtetet Ane tare ne nje shoqe ri ne te cile n mbisundon pluralizmi, mosdiskriminimi, toleranca, drejte sia, solidariteti dhe barazia midis grave dhe burrave. «98 Gosta Esping-Andersen, Bruno Palier, Trois leçons sur l'etat-providence, Seuil, coll. «La 58

59 Bashkimi Evropian "... lufton përjashtimin social dhe diskriminimin dhe nxit drejtësinë dhe mbrojtjen sociale, barazinë midis grave dhe burrave, solidaritetit midis brezave dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve", Traktati i Lisbonës neni Ky promovim mbështetet në procesin e integrimit duke konsideruar varfërinë e fëmijëve dhe praktikat e përfshirjes sociale. Përkrahësit e kësaj qasjeje bazohen në thirrjen e Këshillit të Evropës për shtetet anëtare në vitin 2006 si dhe në Strategjinë Evropiane mbi të Drejtat e Fëmijës, për të "marrë masat e nevojshme dhe reduktuar varfërinë e fëmijëve sa më shpejt, duke i dhënë të gjithë fëmijëve mundësi të barabarta, pavarësisht nga përkatësia e tyre sociale " 100. Ky formulim sugjeron përdorimin e një perspektive të politikave që vlerëson pasojat e politikave publike në mirëqenien ekonomike të fëmijëve. Zgjedhja që bëjnë autoritetet publike mund të shfaqet e dykuptimtë dhe me qëllime të caktuara, si për shembull interesi i fëmijës dhe barazia e gjinive mund të jenë ndonjëherë konkurruese apo edhe të kundërta si qëllime. Neni 2 i Traktatit të Lisbonës ka një perspektivë politike alternative, atë të të drejtave të fëmijëve. Në këtë rast, qëllimi shkon përtej fushës së politikës sociale. Të drejtat e fëmijëve konsiderohen në kuadrin e të drejtave të njeriut, të cilat janë konceptuar pasi ato janë në dokumentet ndërkombëtare, në veçanti në Konventën e vitit 1989 të OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijës. Temat e trajtuara nga kjo marrëveshje janë më të gjera se të drejtat sociale të fëmijës, që garantojnë mbrojtjen e fëmijëve, luftës kundër abuzimit, si dhe të drejtat e tyre të kombësisë dhe mosdiskriminimit. Politikëbërësit dhe rrjetet e aktivistëve që përdorin këtë perspektivë të dytë politike i japin një tjetër kuptim dimensionit të integrimit. Në një botim të Child Rights Information Network (rrjetit të informacionit për të Drejtat e Fëmijëve) në vitin 2002, integrimi është përkufizuar dhe përcaktuar: "Integrimi i të drejtave të fëmijës [...] nënkupton transferimin e një elementi dytësor drejt një rrjedhe qëndrore për ta bërë atë sa më të pranueshme për shumicën. [...] [Kjo] do të thotë transformimin e të drejtave të fëmijëve nga një çështje e vogël në një çështje që pozicionohet në qendër të vëmendjes dhe të debatit publik " 101. Për shkak të ekzistencës së qasjeve të ndryshme politike për integrimin dhe treguesit e vlerësimit mbi arritjet në këtë fushë, nuk është e habitshme se termi integrimi i fëmijëve është bërë një slogan politik, që mund të interpretohet në shumë mënyra. Lidhjet midis analizës së të drejtave të fëmijëve dhe atyre mbi varfërinë e fëmijëve, shpesh bëhen në mënyrë të gabuar, në rastet kur ekziston një lidhje e tillë. Në dokumentet e secilit prej këtyre grupeve, ne mund të gjejmë një paragraf ku citohet se: varfëria është një kërcënim për të drejtat e fëmijëve dhe se të drejtat e fëmijëve janë një mekanizëm për të luftuar varfërinë. Të ulësh numrin e fëmijëve të république des idées», 2008, p Traktati i Lisbonës, konsultimi i fundit korrik Komisioni Evropian (2008) 367 final, 2006, f Child Rights Information Network, 2002, f

60 varfër lejon gjithashtu të ulësh numrin e të rriturve të varur nga ndihmat sociale me idenë që varfëria transmetohet nga gjenerata në gjeneratë. Sigurimi i të drejtave sociale të fëmijëve kërkon më shumë se një deklarate të thjeshtë kushtetuese ose një hapje për pjesëmarrjen politike të të rinjve. "Shpesh, fëmijët që rriten në varfëri dhe përjashtim janë pjesë e një 'cikli' të trashëguar nga brezi në brez, duke konsideruar qasjen e pabarabartë në burime dhe mundësi. Kjo situatë shpesh lidhet me diskriminimin dhe varfërinë e fëmijëve që është një mohim i të drejtave të fëmijëve. Kjo shkakton pasoja të rënda afatgjata, duke krijuar barriera tek fëmijët që të shpalosin potencialin e tyre të plotë, rrezikon gjendjen e tyre shëndetësore, pengon zhvillimin e tyre personal, edukimin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme. Ky citat korrespondon me atë që quhet perspektiva e investimit social 102. Duke përmbledhur perspektivë politike, Bruno Palier shkruan: "Kjo qasje tregon se politikat sociale nuk mund të jenë thjesht skemat e kompensimit, por ato duhet të përmbajnë një strategji kolektive të investimit social" 103. Sipas Jacques Delors dhe Michel Dollé investimi social përcaktohet mbi një perspektivë politike dhe koherencën e saj e cila varet nga një "strategji e investimit social fokusuar në fëmija" dhe në "përpjekjet për të investuar në kapitalin njerëzor" 104. Në një pikëpamje historike, fenomeni «mirëqenie» dhe tentativa për ta përkufizuar dhe matur atë e ka origjinën në traditën anglo-saksone të shekullit XVIII- XIX me autorët Jeremy Benathan dhe John Stuart Mill, të cilët i referohen mirëqenies si shpreheje e «utilitetit». Sipas tyre, një shoqëri e «drejtë» krjon mundësinë që shumica e njerëzve të maksimizojnë mirëqenien e tyre, se realizimi i mirëqenies është shuma e utiliteteve/nevojave nga të cilat varet maksmizimi i mirëqenies globale. Jeremy Benathan e interpreton mirëqenien si kriterin më të mirë të çdo politike për të krijuar sa më shumë mirëqenie për një numër sa më të madh njerzish. Në versionin e saj modern «ekonomia e mirëqenies» lindi në vitin 1920 me librin «The Economics of Welfare» nga ekonomisti Arthur Pigou, i cili zhvilloi konceptin e «eksternaliteteve» duke analizuar «efektet e veprimeve të një agjenti ekonomik mbi mirëqenien e një tjetri». Ky këndvështrim u bë thelbi i analizës së mirëqenies që justifikohet ndërhyrja e qeverisë/shtetit në një ekonomi tregu e cila justifikohet nga «funksionimi i keq i tregut», në rastet kur ai nuk realizon një shpërndarje optimale të burimeve prodhuese dhe të të ardhurave. Në fund të shekullit XX debati do të përqendrohet në tri drejtime kryesore : Në përcaktimin se çfarë do të quajmë mirëqenie; Në gjetjen e indikatorëve dhe instrumentave më të mirë për ta shprehur dhe matur atë; Në përcaktimin e politikave që siguron «mirëqenien për të gjithë»; 102 Jenson J, Saint-Martin D., Building blocks for a new social architecture: the LEGO TM paradigm of an active society, Policy & Politics, 2006 vol. 34, n 3, p Palier B., Présentation, in Esping-Andersen G. et Palier B., Trois Leçons sur l État-providence, Paris, Seuil, coll.«la République des idées», 2008, p Delors J. et Dollé M., Investir dans l État social, Paris, Odile Jacob,

61 Koncepti i «mirëqenies» u përkufizua si «tërësia e gjërave që kemi nevojë për të jetuar mirë, të tilla si paraja që na kënaq nevojat materiale, shëndeti që na garanton ekuilibrin mendor dhe fizik të jetesës, kultura e spiritualiteti, dija dhe njohuria, kushtet e banimit, cilësia dhe prania e kushteve të ndryshme 105. Mirëqenia e fëmijëve mat cilësinë e jetës së fëmijëve. Edhe pse koncepti paraqitet shumë i prekshëm dhe i thjeshtë, në literaturat përkatëse nuk gjejmë një metodë universale për të matur këtë mirëqenie. Dy qasje kryesore mund të përdoren për të përcaktuar dhe për të vlerësuar mirëqenien e fëmijëve. E para është të marrin në konsideratë mirëqenien si një koncept shumëdimensional. Hulumtuesit vendosni dimensione të cilat janë të rëndësishme për cilësinë e jetës dhe çdo dimension përfaqësohet nga një apo më shumë indikatorë. E dyta është që të pyeten direkt fëmijët se si ata e shohin mirëqenien e tyre. Një studim i kohëve të fundit mbi këtë temë përcakton mirëqenien e fëmijëve si "koncept shumëdimensional që përfshin dimensionin mendor/ psikologjik, fizik dhe social", cituar në Pollard dhe Lee 106. Ky përkufizim nuk përmban aspektin material që është një aspekt i rëndësishëm në shumë studime të tjera që e marrin në konsideratë varfërinë dhe mirqënien materiale të fëmijëve. Kohët e fundit, Ben-Arieh dhe Frones propozojnë përkufizimin e mëposhtëm, i cili bazohet edhe në indikatorë: "Mirëqenia e fëmijëve përfshin cilësinë e jetës në përgjithësi. Ajo i referohet gjendjes ekonomike të fëmijës, marrëdhënieve të tij me fëmijët e tjerë, të drejtave të tij politike dhe mundësive që i vihen në dispozicion për zhvillimin e tij. Shumica e studimeve përqendrohet në disa aspekte të mirëqenies së fëmijëve, duke theksuar shpesh ndryshimet sociale apo kulturor. Për rrjedhojë, në qoftë se dëshirojmë të trajtojmë mirëqenien në mënyrë globale, duhet t u referohemi indikatorëve që mbulojnë aspekte të ndryshme të mirëqenies së fëmijëve" 107. Por mirëqenia e fëmijëve mund të shprehet në terma subjektive të mirëqenies, të raportuara nga të interesuarit. Kjo qasje jo vetëm që lejon fëmijët për të dhënë mendimin e tyre mbi mirëqenien por ajo gjithashtu shmang marrjen e vendimeve për disa aspekte të rëndësishme të jetës së tyre, marrjen në konsideratë të indikatorëve dhe marrjen e përgjegjësisë për të dhënë prioritete për secilin dimension. Disa qasje shumëdimensionale kanë përdorur elementë subjektiv përcaktuese më tepër si komponentë të indikatorëve sesa si pjesë e një qasje konceptuale të re. Një kufizim i qasjes subjektive është se fëmijët e vegjël nuk mund t u përgjigjen këtyre pyetjeve dhe në perspektivën politike shfaqet një kufizim i dytë i cili lidhet me ndjeshmërinë e masave subjektive të mirëqenies së fëmijëve në veprimtarinë e autoriteteve publike. Nëse do të bëhej një ekzaminim më i thelluar i mirëqenies së fëmijëve do të vërehen dy linja të mëdha në literaturë. E para kundërshton "qasjen e zhvillimit" dhe 105 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013, f Pollard, E.L., & Lee, P.D.. Child wellbeing: A systematic review of the literature. Social Indicators Research, 2003,p A.Ben-Arieh, I. Frønes, Taxonomy for child well- being indicators: A framework for the analysis of the well-being of children Childhood,

62 "qasjen e bazuar në të drejtat e fëmijëve." E dyta kundërshton autorët të cilët e konsiderojnë mirëqenien në këndvështrimin e kostove sociale dhe individuale p.sh indikatorët që masin faktorët negativë të tillë si: varfëria, injoranca dhe sëmundje dhe ata që dëshirojnë të bëhen pjesë në një perspektivë më pozitive. Qasja e zhvillimit ka më shumë gjasa që të përqëndrohet në aspektet negative të mirëqenies së fëmijëve, ndërsa qasja e bazuar në të drejtat e fëmijëve në përgjithësi është më e fokusuar në anën pozitive të mirëqenies së fëmijëve. Nëse do të analizohej mirëqenia e fëmijëve në dimensionin kohë dhe do të konsideronim të sotmen dhe të ardhmen, qasja e zhvillimit do të fokusohej kryesisht në akumulimin e kapitalit njerëzor dhe aftësitë sociale për të nesërmen. Ky vizion afatgjatë i mirëqenies së fëmijës përqëndrohet në "një mirëqenie të së ardhmes." Qasja e bazuar mbi të drejtat e fëmijës bazohet në idenë se fëmijët janë qënie njerëzore që duhet të përfitojnë një mirëqenie në momentin që flasim dhe jo në të ardhmen. Fëmijët janë të përfshirë në përkufizimin e asaj që mund të jetë mirëqenia e tyre dhe se si mund të matet ajo 108. Ndonjëherë dallimet mes këtyre dy qasjeve mund të jenë tepër të dukshme, por në të vërtetë ajo që mund të konsiderohet e mirë për mirëqenien e fëmijës në të tashmen mund të jetë e rëndësishme edhe për mirëqenien e tij në të ardhmen. Për shembull, abuzimi tek fëmijët dëmton mirëqënien e tyre në të tashmen por kjo ka efektet e saj negative edhe në mirëqenien e tyre si të rritur (Currie dhe Tekin, 2006) 109. Një raste të tjera, situata mund të paraqitet në një lidhje të qartë anasjelltas. Një fëmijë në këndvështrimin e mirëqenies së tij në të tashmen preferon të luajë me shokët (element që inkurajohet, bazuar në të drejtat e fëmijëve) në vend që të shkojë në shkollë për të marrë njohuri të reja dhe të përmirësojë perspektivën për të ardhmen (element që inkurajohet brenda perspektivës së zhvillimit). Ka diskutime për një vlerësim pozitiv dhe vlerësim negativ të mirëqenies së fëmijëve. Linja e dytë në literaturën mbi mirëqenien e fëmijëve qëndron midis atyre që theksojnë aspektet negative të mirëqenies së fëmijëve dhe atyre për të cilët kjo mirëqenie është një variabël pozitiv i vazhdueshëm. Këta autorë e klasifikojnë qasjen e parë si nje "Qasje të bazuar në defiçit " dhe e përshkruajnë qasjen e tyre si "të bazuar në përfitime" 110. Në të kaluarën për të matur mirëqenien e fëmijëve interesi fokusohej kryesisht për fëmijët me probleme në sjellje, çrregullime dhe aftësi të kufizuara në vend të bëheshin përpjekje për të matur mirëqenien si një vazhdimësi për të gjithë fëmijët. Kjo është kritikuar shpesh në literaturën akademike megjithatë politikëbërësit kanë arsye shumë të mira për të përqendruar vëmendjen e tyre në mirëqenien e fëmijëve 108 A Ben-Arieh, I Frønes, Indicators of children s wellbeing-concepts, indices and usage, Social Indicators Resarch, Janet Currie, Erdal Tekin,April 2006, Does Child Abuse Cause Crime?, NBER Working Paper No Ben-Arieh dhe George, 2001; Lee dhe Pollard, 2003 Fattore et al 2007/ «Assurer le bien-être des enfants», 2009, OECD 62

63 me probleme. Këto arsye përmbledhin marrjen në konsideratë të efikasitetit dhe barazisë. Nga pikëpamja e efikasitetit mund të justifikohet se politikëbërësit përqendrojnë vëmendjen e tyre mbi deficitin pasi ata shpesh gjenerojnë kosto të larta për pjesën tjetër të shoqërisë. Pozita e privilegjuar që i është dhënë deficitit mund të justifikohet gjithashtu nga konsiderata që i jepet barazisë për grupet më të pafavorizuara të shoqërisë. Për shembull, mund të jetë e rëndësishme nga pikëpamja e barazisë për të përfshirë në matjen e mirëqenies indikatorë të tillë: si abuzimi i fëmijëve apo vdekshmëria e fëmijëve edhe pse këto probleme nuk do të ndikojnë në një shumicë të madhe të fëmijëve. Të konsiderosh mirëqenien e fëmijëve, si një variabël të vazhdueshëm pozitiv shmang vëmendjen e politikëbërësve për fëmijët e defavorizuar të cilët janë marrë në konsideratë në vlerësimin e deficiteve të mirëqenies. Nëse mbështetemi vetëm në masat që ndërmerren mbi mirëqenien e fëmijëve të defavorizuar nuk identifikon pikat e forta dhe aftësitë që fëmijët kanë që të mund të ndërmerren masa për të përmirësuar mirëqenien e tyre. Pjesëmarrja e fëmijëve në përcaktimin e mirëqenies së tyre konsiderohet një element i rëndësishëm. Studimet teorike dhe punimet për matjen e indikatorëve të mirëqenies së fëmijëve kanë evoluar dhe tani e konsiderojnë fëmijën si subjekt aktiv për të ardhmen. Disa besojnë se "për të matur saktësisht mirëqenien e fëmijëve duhet t i përfshijmë ata në të gjitha fazat e hulumtimit." 111. Edhe pse këto studime kanë kontribuar në njohjen e mirëqenies së fëmijëve, ata mbartin mangësi të caktuara: Ka pak argumente analitike mbi indikatorët dhe numrin e indikatorëve marrë në studim për secilin nga dimensionet. Shumica e qasjeve bazohet në anketa të cilat nuk janë të destinuara për të ndjekur evoluimin e mirëqenies së fëmijëve por në fusha të përgjithshme të mirëqenies: si shëndetësia, të ardhurat dhe arsimi. Në mungesë të një teorie mbi matjen e mirëqenies së fëmijëve, i jepet një peshë metodës së bashkimit të indikatorëve dhe dimensioneve të bazuara në të dhënat statistikore ose ad hoc. Të dhënat janë nganjëherë të vjetruara dhe ndonjëherë është e pamundur të merren të dhëna për të njëjtën periudhë kohore për të gjithë indikatorët dhe për të gjithë dimensionet. Të dhënat fokusohen kryesisht në adoleshentët. Përveç kësaj shpesh është e pamundur për të t i pasur të detajuara në brendësi, sipas grupit social, gjinisë, përkatësisë etnike, statusit socio-ekonomik, etj. Së fundi, këto indekse nuk e lejojnë të analizohet mirëqenia e fëmijëve në faza të ndryshme të ciklit të jetës, i cili gjithashtu reflekton mungesën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të posaçme për të matur dhe analizuar mirëqenien e fëmijëve. 111 Fattore et al, 2007, Assurer le bien-être des enfants, 2009, OECD f. 5 63

64 KAPITULLI I DYTË INKUADRIMI SOCIO-LIGJOR I POLITIKAVE SOCIALE ME NË QENDËR FËMIJËN Përgjatë këtij kapitulli do të trajtohet kuadri socio-ligjor i sistemit shqiptar të mbrojtjes së fëmijëve si edhe ai francez. Identifikimi i mekanizmave ligjorë edhe institucionalë mbi mbrojtjen e fëmijëve është një element i rëndësishëm, por analiza më e detajuar e të dhënave statistikore mbi mirëqënien e fëmijëve, do të na sjellë një perceptim mbi nivelin e funksionimit të këtij sistemi dhe njëkohësisht vërtetimin apo rënien e hipotezës së ngritur përgjatë këtij punimi Politikat sociale me në qendër fëmijën, rasti shqiptar nën vështrimin e ligjit Nr datë Për mbrojtjen e të drejtave të fëmjëve Mbrojtja e fëmijës realizohet nga një mori normash ligjore të sanksionuara në legjislacionin shqiptar. Këtu përfshihet Kushtetuta, ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe kodi penal, civil dhe familjar. Shpesh, ligjet mbështeten nga rregulla dhe rregullore të cilat marrin formën e vendimeve të Këshillit të Ministrave, apo urdhrave të Ministrit. Protokolli për mbrojtjen e fëmijës rregullon mënyrën si duhet të trajtohen rastet për mbrojtjen e fëmijës. Të gjithë aktorët e parashikuar nga dispozitat ligjore në implementimin e politikave sociale me në qendër fëmijën dhe për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe organizimi i tyre përbën strukturën e sistemit të mbrojtjes së fëmijës. Veprojnë paralelisht disa ministri, departamente dhe agjenci, të cilat janë ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhenca. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë luan rolin kryesor në mbrojtjen e fëmijës, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme është në krye të luftës kundër trafikimit të personave. Nën varësinë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Departamenti për Shërbimet dhe Përfshirjen Sociale. Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për drejtësinë për fëmijët. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit punojnë për të siguruar që fëmijët, viktima të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhencës, të marrin trajtimin e duhur mjekësor, psikologjik dhe fizik, si dhe të sigurojnë që shkollat të jenë mjedise të sigurta për fëmijët. Si rezultat i nje procesi diskutimi me pjese marrje te gjere nga institucionet qeveritare dhe shoqe ria civile, Kuvendi i Shqipe rise miratoi ligjin Nr date , pe r Për mbrojtjen e te drejtave te fe mije ve. Miratimi i ke tij ligji she non nje arritje te re nde sishme ne mbrojtjen e te drejtave te fe mije ve pe rmes nje kuadri te plote ligjor dhe institucional ne pe rputhje me Kushtetute n Shqiptare dhe Konvente n mbi te Drejtat e Fe mije ve Ligji Nr , dt Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve konsultimi i fundit janar

65 Ligji vendos themelin pe r ngritjen e mekanizmave te pe rshtatshe m institucionale qe do te garantojne dhe sigurojne respektimin e te drejtave te fe mije ve nga individe t, familja, dhe shteti. Ligji siguron te gjitha masat e nevojshme pe r garantimin e jete s, mire rritjes dhe zhvillimit te fe mije s ne pe rmjet nje qasjeje të koordinuar të aktore ve te ndryshme qe punojne ne fushe n e te drejtave dhe te mbrojtjes se fe mije s. Pritshmëritë për përmirësimin e situatës janë të larta. Ky ligj mendohet te pe rmire soje ndjeshe m sistemin e mbrojtjes se fe mije s ne Shqipe ri. Një nga elemntët bazë të këtij evolucioni është institucionalizimi i Nje sive të Mbrojtjes se te Drejtave te Fe mije s si struktura te nivelit lokal, te cilat pe rgjigjen pe r koordinimin dhe ve nien ne zbatim te she rbimeve te mbrojtjes se fe mije s si dhe menaxhimin e rasteve, ne bashke punim me nje nume r aktore sh socialë te fushave te ndryshme. Ky ligj parashikon gjithashtu, detyrimin ligjor të bashke punimit dhe bashke rendimit të pune s midis institucioneve pe rgjegje se ne nivel qendror dhe vendor, në bazë të rregullave qe do te pe rcaktoje Ke shilli i Ministrave. Ne ligj parashikohet ngritja dhe funksionimi i Ke shillit Kombe tar pe r Mbrojtjen e te Drejtave te Fe mije ve (KKMDF), si nje organ ke shillimor. Ne pe rputhje me programin e qeverise ai koordinon dhe pe rcakton politikat qe duhen ndjekur pe r fe mije t dhe monitoron zbatimin e strategjise kombe tare pe r te drejtat e fe mije s. Ky organ ke shillimor ka ne pe rbe rje te tij 9 ane tare, pe rfaqe sues te ekzekutivit, te pushtetit vendor dhe te shoqe rise civile. Gjithashtu, parashikohet se prane Ke shillit do te ngrihen komitetet teknike, te cilat do te kene funksion ndihme s pe r Ke shillin, kryesisht ne lidhje me vendimet qe do te duhet te nde rmarre ky organ. Ne ligj parashikohen edhe detyrat e ministrit qe bashke rendon pune n pe r çe shtjet e mbrojtjes se te drejtave te fe mije s, i cili ne referim te fushe s se veprimtarise qe ushtrohet, aktualisht, ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do te mbuloje detyrat e parashikuara ne nenet pe rkate se. Ne zbatim te ligjit Nr Pe r mbrojtjen e te drejtave te fe mije ve, e shte ngritur dhe funksionon Agjencia Shtete rore pe r Mbrojtjen e te Drejtave te Fe mije ve. Agjensia e shte institucion ekzekutiv ne vare si te ministrit, qe bashke rendon pune n pe r mbrojtjen e te drejtave te fe mije ve ngritur me Urdhe r te Kryeministrit Nr 30, dt Agjencia Shtete rore pe r Mbrojtjen e te Drejtave te Fe mije ve ndjek zbatimin e planit të veprimit nga institucionet pe rgjegje se ne nivel qe ndror dhe vendor, harton raportet e progresit, orienton dhe mbe shtet donatore t vendas dhe nde rkombe tare pe r zbatimin e objektivave te Planit te Veprimit pe r Fe mije dhe organizon studime dhe analiza mbi gjendjen e fe mije ve ne Shqipe ri. Pe r te plote suar kuadrin institucional qe ligji synon te krijoje me qe llim zbatimin efektiv te tij, e shte parashikuar ngritja e Nje sise pe r te Drejtat e Fe mije ve ne nivel qarku dhe Nje sise pe r Mbrojtjen e Fe mije s ne nivel bashkie. Ngritja dhe funksionimi i ke tyre nje sive do te be je te mundur zbatimin dhe monitorimin e mbrojtjes se te drejtave te fe mije ve duke filluar qe ne terren, pra, nga baza e duke 113 Ligji Nr , dt Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve konsultimi i fundit janar

66 vazhduar vertikalisht drejt ekzekutivit. Ne respektim te parimit te autonomise lokale, ligji ka parashikuar funksionimin e ke tyre nje sive brenda organizimit administrativ te strukturave pe rkate se te pushtetit lokal, me detyrat e parashikuara ne ligj. Ligji Nr date sanksionon krijimin e Nje sive të Mbrojtjes së te Drejtat të Fe mije s ne çdo qark te Shqipe rise. NjDF-ja funksionon si pjese e strukture s administrative te Qarkut. Detyrat e kësaj njësie do t i gjejmë të detajuara në VKM Nr. 334 për dhunën në familje, mundëson gjithashtu një trajtim më të mirë të një problemi, duke e trajtuar atë si një çështje penale - me procedura të standardizuara dhe dispozita që mbështesin viktimat. Prokuroria, në nivel vendor, nuk punon siç duhet për shkak të dobësive që ka sistemi ligjor, por edhe për të qartësuar kuptueshmërinë e ligjeve dhe përgjegjësitë për mbrojtjen dhe referimin e rasteve tek shërbimet sociale në kuadër të ministrisë së drejtësisë dhe institucioneve rajonale dhe vendore të vartësisë. Krahas legjislacionit të adaptuar në nivel kombëtar, Shqipëria është duke realizuar përpjekje aktive në kuadër të Procesit Evropian të Përfshirjes Sociale si një nga angazhimet kryesore për anëtarësimin në BE, duke përfshirë zhvillimin dhe avancimin e politikave, kuadrin institucional dhe metodologjitë për matjen dhe monitorimin e përfshirjes sociale të të gjithë qytetarëve dhe grupimeve sociale në Shqipëri. Një nga detyrimet që lind përgjatë procesit të integrimit të BE-së lidhet me ngritjen e një dokumenti politik për përfshirjen sociale, i cili synon zhvillimin e politikës së përfshirjes sociale dhe uljen e varfërisë në vend. Fushat kyçe të politikave sociale përfshijnë arsimin gjithëpërfshirës, kujdesin cilësor për fëmijët, shëndetësinë gjithëpërfshirëse, mundësi të zgjeruara për trajnim dhe zhvillim aftësish, asistencë në kërkimin e punës dhe asistencë në punësim, rehabilitim dhe riintegrimin e grupeve shoqërore të marxhinalizuara si: personat me aftësi të kufizuara, të mbijetuarit nga trafikimi, dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje, strehimi social dhe drejtësia sociale 114. Qëllimi i këtij dokumenti është i trefishtë: Të identifikojë dhe trajtojë sfidat që identifikohen përgjatë monitorimit dhe matjes së përfshirjes sociale duke analizuar treguesit e BE-së dhe treguesit kombëtarë në lidhje me këtë fenomen. Kjo duke synuar uljen e varfërisë dhe zhvillimin e masave efikase që rrisin mirëqenien; Të nxisë koherencën e politikave, të përcaktojë përparësitë dhe caktojë përgjegjësitë për kryerjen e monitorimit dhe matjes së përfshirjes sociale; Të bëjë më transparente ndikimin e politikave të ndjekura dhe përpjekjet e bëra nga qeveria për forcimin e përfshirjes sociale. Në vazhdimësi të nismës së marrë nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim , Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim parashtron përparësitë afatgjata kombëtare të zhvillimit të Shqipërisë. 114 Dokumenti Politik i Përfshirjes Sociale , Ministria e Mirëqenies dhe Rinisë, Janar

67 Një nga objektivat e SKZHI-së është që të garantojë qasje të barabartë në mundësitë sociale dhe ekonomike për të gjitha grupet dhe individët në shoqërinë tonë. 115 Ky objektiv lidhet me pritshmërinë që vendi ynë do të krijojë një sistem të krahasueshëm me atë të BE-së për monitorimin dhe raportimin mbi gjendjen e përfshirjes sociale dhe varfërisë, do të forcojë dhe ndërtojë kapacitetet e administratës publike dhe autoriteteve lokale për zbatimin dhe raportimin mbi procesin e përfshirjes sociale dhe do të krijojë një njësi efikase për të bashkërenduar zbatimin e masave dhe për të raportuar mbi përparimin e përfshirjes sociale. Garancitë e demokracisë dhe sundimit të ligjit janë pjesë e të ashtuquajturave kritere politike për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 116 Ashtu si në vendet evropiane, objektivat e reformave të sistemit arsimor lidhen kryesisht me rritjen e cilësisë së arsimit, përfshirjen e fëmijëve në programet e zhvillimit të hershëm, uljen e numrit e braktisjeve të shkollës dhe rritjen e numrit të të rinjve me arsim të lartë, si dhe të numrit të të rriturve që marrin pjesë në programe të mësimit gjatë gjithë jetës. Çështjet më të rëndësishme trajtojnë forcimin e lidhjes së sistemit arsimor me tregun e punës duke përshtatur rezultatet e të mësuarit, krijimi i kuadrit të kualifikimit kombëtar dhe fuqizimi i forcës aktuale të punës dhe asaj të ardhme në mënyrë që të ketë një përshtatje me kushtet e reja dhe ndryshimet e mundshme të karrierës 117. Ligji Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve Komisioni për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, ka miratuar Projektligjin Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në 13 Shkurt 2017 si pjesë të paketës së mirëqenies sociale që qeveria ka ndërrmarrë për rritjen e standardeve të shërbimit për çdo kategori në nevojë. Ky projektligj vjen pas ligjit deklarativ të vitit 2010 që u hartua në kuadër të plotësimit të detyimeve tona kundrejt procesit integrues të Bashkimit Europian. Ky ligji parashikon për herë të parë të drejtat e fëmijëve, mbrotjen e tyre dhe ngritjen e strukturave përgjegjëse për zbatimin e tyre. Synohet t u jepet më shumë akses grupeve vulnerable, duke plotësuar paketën e mirëqenies sociale. Në këtë ligj parashikohet ngritja e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në çdo bashki. Ky projektligj është i përbërë nga dy pjesë: 1) Te drejtat në përgjithësi të fëmijëve dhe 2) Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi apo neglizhimi nëpërmjet krijimit të një sistemi të integruar dhe efikas. Ligji ka disa qëllime kryesore: Në pjesën e parë, përcakton të drejtat, aksesin në të drejta, mekanizmat konkrete dhe efektive që garantojnë realizimin e këtyre të 115 Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim : konsultimi i fundit janar Po aty, Gjatë negociatave të anëtarësimit për në BE, kapitujt e mëposhtëm të negociatave do të jenë veçanërisht të rëndësishëm për funksionimin e shtetit të sunduar nga ligji: 23 (Sistemi Gjyqësor dhe të Drejtat Themelore), 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria), 32 (Kontrolli Financiar), 33 (Nenet Financiare dhe Buxhetore) dhe 34 (Institucionet). 117 Strategjia mbi Sitemin e Arsimit, 5.pdf, konsultimi i fundit janar

68 drejtave, si dhe përkujdesjen e posaçme për fëmijët. Në pjesën e dytë, ligji forcon të gjithë kuadrin ligjor për ngritjen e një sistemi efektiv për mbrojtjen e fëmijëve vulnerabël, për ato fëmijë të cilët vijnë nga situata e rrugës, nga situatat e dhunës në familje apo fëmijë të cilët janë me problematika të caktuara. Ky ligj, përveç të drejtave të fëmijëve, trajton për herë të parë aspektin e mbrojtjes së fëmijëve. Synimi i ndërmarrjes së këtij ligji të ri konsiston në një adaptim më të mirë me standardet me të përparuara evropiane dhe garantimin e mbrojtjes së fëmijës në çdo situatë, brenda familjes, në institucione, on-line, etj. Në çdo bashki do të ketë punonjës të mbrojtjes së femijëve dhe synohet të kalohet nga 30 punonjës të mbrojtjes së fëmijëve, që janë sot efektiv në të gjithë Shqipërinë, në 1 punonjës për 3000 fëmijë. Gjithashtu synohet të punohet mbi ngritjen e kapaciteteve dhe formimin e burimeve njerëzore të specializuara në kuadër të ligjit të ri për shërbimet shoqërore. Risi shumë e rëndësishme është edhe futja e një dispozite mbi detyrimin për raportim: mësuesit dhe psikologët e shkollave. Punonjësit e institucioneve shëndetësore, publike ose private apo të përkujdesjes së fëmijës, kanë për detyrë të raportojnë menjëherë për çdo rast të dyshuar apo të ndodhur të abuzimit, keqtrajtimit apo dhunës tek fëmijët. Institucionalizimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri Veprimtaria e autoriteteve publike në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve do të jepet më poshtë, duke bërë një identifikim të aktorëve kryesorë të këtij sistemi, përgjegjësive dhe detyrave të tyre, si dhe organizatave, agjencive dhe institucioneve përgjegjëse. Në paraqitjen e mëposhtme mund të përfshihen strukturat formale si ministritë, departamentet dhe agjencitë qeveritare, ashtu edhe strukturat të tilla si: ofruesit informalë të kujdesit dhe mekanizmat tradicionalë të komunitetit për mbrojtjen e fëmijëve. Duhet të theksojmë që ky hartëzim merr në konsideratë procesin e decentralizimit përgjatë të cilit janë ripërcaktuar zonat funksionale. Nga viti 2015 në Shqipëri funksionojnë 61 bashki sipas ligjit 115/2014 të datës 31 korrik Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe jo më 65 bashki dhe 309 komuna që përbënin strukturën e pushtetit vendor, nismë kjo që synon rritjen dhe efikasitetin institucional. 118 Riorganizimi administrativ, konsultimi i fundit janar

69 Ministri /Agjensi/Departamente Përgjegjësitë dhe detyrat 1) Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Ministria është përgjegjëse për koordinimin e të gjitha veprimeve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (L ). a) Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Agjencia Shtetërore kryen rolin e organit operativ në MMSR, dhe është përgjegjëse për planifikimin, ekzekutimin, mbështetjen dhe mbikëqyrjen e të gjitha ndërhyrjeve për mbrojtjen e fëmijës (L ). b) Drejtoria e Përfshirjes Sociale Drejtoria është përgjegjëse për politikat dhe masat në fushën gjinore (dhuna në familje), minoritetet etnike (si kulturore dhe linguistike), personat me aftësi të kufizuara, diskriminimin mbi bazë moshe dhe race. c) Drejtoria e Shërbimeve të Integruara dhe Ndihmës Ekonomike Drejtoria është përgjegjëse për skemën e transfertave të parave të ndihmës ekonomike dhe për ofrimin e shërbimeve sociale (shërbimet e kujdesit social dhe shërbimet e kujdesit socialmjekësor). d) Shërbimi Social Shtetëror Zyra është përgjegjëse për zbatimin e politikave të MMSR-së në fushën e ndihmës dhe shërbimeve të kujdesit social, në lidhje me: a) programimin dhe kontrollin e fondeve shtetërore për ndihmën ekonomike, pagesat dhe shërbimet sociale për personat me aftësi të kufizuara b) zbatimin e standardeve dhe shërbimeve, dhe propozimeve për rishikimin dhe miratimin e shërbimeve të reja; dhe c) hartimin e dokumentacionit të unifikuar për aplikantët për shërbime sociale. 2) Ministria e Punëve të Brendshme Ministria përfshihet në çështjet e drejtësisë për fëmijë dhe në ndërhyrjet kundër trafikimit të qenieve njerëzore. a) Policia Misioni i Policisë është të mbrojë rendin dhe sigurinë në përputhje me ligjet dhe të respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut (Ligji 9749). b) Njësia Antitrafik Njësia është përgjegjëse për monitorimin dhe koordinimin e aktiviteteve të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (UKM 203/2005). c) Policia e Kufirit dhe Emigracionit Policia e Kufirit dhe Emigracionit është përgjegjëse për patrullimin e kufijve të vendit dhe për zbatimin e kontrolleve të kërkuara. Ajo është aktore në veprimet kundër trafikimit. d) Zyra Kombëtare e Regjistrit Civil Zyra është përgjegjëse për regjistrin civil të shtetasve shqiptarë dhe banorëve. e) Sektori i Dhunës në Familje Është një sektor nën Drejtorinë e Përgjithshme të 69

70 Policisë, i cili, në veçanti është përgjegjës për të trajtuar dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore. f) Shërbimi i Provës Njësia është përgjegjëse për zbatimin e dënimeve alternative, parandalimin e kryerjes së veprave penale, ndihmon personin e dënuar të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga dënimi alternativ. 3) Ministria e Drejtësisë Ministria është përgjegjëse për planifikimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e elementeve të drejtësisë për fëmijë a) Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Brenda Drejtorisë, Sektori për çështjet sociale përgatit dhe propozon udhëzime për politika sociale që merren me zhvillimin dhe forcimin e programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit të personave në konflikt me ligjin, sistemin penitenciar. 4) Prokurori i Përgjithshëm Detyrat e tij janë të ndërmarrë hetime dhe ndjekje penale, të përfaqësojë akuzën në gjyq në emër të Shtetit, të ruajë interesin publik, të ndihmojë organet gjyqësore, si dhe të garantojë zbatimin e ligjit. 5) Ministria e Arsimit Ministria është përgjegjëse që fëmijëve t u ofrohet arsim. a) Drejtoria e Arsimit Parauniversitar Drejtoria është përgjegjëse për planifikimin dhe drejtimin e shërbimeve të arsimit bazë të detyrueshëm. 6) Ministria e Shëndetësisë Ministria është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. a) Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor Drejtoria është përgjegjëse për planifikimin, drejtimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ofrimit të shërbimeve shëndetësore sipas nevojave dhe pritshmërive të njerëzve. 7) Sistemi Gjyqësor Sistemi gjyqësor përbëhet nga një gjykatë kushtetuese, gjykata e lartë, gjykatat e apelit dhe gjykatat e rretheve. Gjykata kushtetuese interpreton kushtetutën, përcakton kushtetutshmërinë e ligjeve, dhe zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet organeve vendore dhe qendrore. Gjykatat e tjera, secila janë të ndara sipas juridiksionit: penal, civil, dhe ushtarak. 8) Avokati i Popullit Roli i Avokatit të Popullit është të parandalojë, mbrojë dhe nxisë të drejtat e njeriut. Avokati i Popullit duhet të nxisë zbatimin e ligjit, reformën në sistemin gjyqësor, dhe mirëqeverisjen. 9) Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike Komisioni është përgjegjës për ofrimin e ndihmës juridike për ata që nuk kanë aftësi të përballojnë tarifat e avokatit për përfaqësimin në proceset gjyqësore. 10) Njësitë e Qeverisjes Vendore Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijës janë ngritur në nivel bashkiak, si njësi më vete apo pjesë e sektorit të çështjeve sociale, për të mbikëqyrur, 70

71 Burimi : Autori koordinuar dhe vënë në zbatim ndërhyrjet për mbrojtjen e fëmijës brenda bashkisë. Ato koordinojnë ekipet ndërdisiplinore për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje. Kuadri ligjor për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri synon ngritjen e një strukture që përfshin nivelet e institucioneve dhe organizatave përgjegjëse për fëmijët, rolet dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe marrëdhëniet e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre. Institucionet në mënyrë specifike, ose potenciale, trajtojnë mirëqenien e fëmijëve, edhe pse nuk e kanë mbrojtjen e fëmijës si kompetencë të tyre. (Ligj Nr /2010, Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës ). Hartëzimi i institucioneve të sistemit të mbrojtjes sociale në vendin tonë dhe përshkrimi i rolit kryesor të çdonjërit prej tyre na lejon të identifikojmë spektrin deklarativ të ligjit mbi Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës të vitit Ashtu si është cituar dhe më lart asnjë nga këto institucione nuk gëzon tagrin e drejtpërdrejtë të mbrojtjes të fëmijës. Në bashkitë e mëdha, personeli për mbrojtjen e fëmijëve ka rol dhe përgjegjësi të caktuara për mbrojtjen e fëmijës. Në bashkitë më të mëdha, Drejtoria e Shërbimeve Sociale funksionon me një sektor për shërbimet sociale, sektorë që përbëhen nga specialistë për secilin grup në nevojë: dhuna në familje dhe çështjet gjinore, të moshuarit, fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, dhe minoriteti. Nga ndërhyrjet e shumta që synojnë trajtimin e problemeve të mbrojtjes së fëmijës, mund të veçohen: mbështetje psiko-sociale për fëmijët në disa shkolla; nxitja e regjistrimit të lindjeve, si në aspektin e fushatave ndërgjegjësuese dhe mbështetje për regjistrimet aktuale; ndihma për fëmijët në konflikt me ligjin; kujdes alternativ, sidomos kujdes i familjarëve dhe disa shembuj të kujdestarisë; parandalimi i punës së fëmijëve në situatë rruge dhe shfrytëzimi i punës së fëmijëve për mbledhjen e metaleve skrap; parandalimi i dhunës në familje dhe të dhunës në shkollë; sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi për përfshirjen e fëmijëve të minoritetit rom; gjurmimi për gjetjen e familjes dhe ribashkimi për fëmijët viktima të trafikimit; shërbime parashkollore; sigurimi i mallrave për të përmbushur nevojat parësore (ushqim, veshmbathje, etj.); institucionet e ndihmës ekonomike (të tilla si kredi të vogla për aktivitete të gjenerimit të të ardhurave; pikat e informacionit Ligji Nr datë Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, konsultimi i fundit janar Ndërhyrjet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, konsultimi I fundit janar

72 2.2. Politikat sociale me në qendër fëmijën. Rasti francez nën vështrimin e ligjit të 14 marsit 2016 Mbi mbrojtjen e fëmijëve 121 Mbrojtja e fëmijëve në sistemin francez është një përgjegjësi që përshkallëzohet në në 3 nivele: Mbrojtja prindërore, mbrojtja administrative dhe mbrojtja gjyqësore. Sipas Kodit Civil francez përgjegjësia prindërore vjen në nivelin e parë dhe ai përcakton kryesisht përgjegjësinë e babait dhe nënës së fëmijës: "autoriteti prindëror është një grup të drejtash dhe detyrimesh qëllimi i të cilave është interesi i fëmijës. I përket babait dhe nënës, derisa fëmija të jetë në moshë madhore apo në gjendje për të mbrojtur, shëndetin dhe moralin e tij, si dhe për të siguruar shkollimin e tij duke lejuar zhvillimin e fëmijës si një person me të drejta të plota. Prindërit duhet të përfshijnë fëmijën në vendimet që kanë lidhje me atë, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e fëmijës. (Article du code civil) 122 Kur prindërit nuk janë në gjendje për të përmbushur këtë detyrim, shoqëria ofron mbrojtjen e fëmijëve nëpërmjet dy nivele plotësuese: mbrojtje administrative dhe mbrojtje gjyqësore. Mbrojtja administrative është e organizuar në nivel qarku nën përgjegjësinë e Presidentit të Këshillit të Përgjithshëm të çdo qarku. Mbrojtja gjyqësore është atribut i prokurorit të republikës. "Interesi i fëmijës, marrja në konsideratë e nevojave të tij dhe respekti i të drejtave të tyre duhet të drejtojë çdo vendim në lidhje me atë dhe të ngrerë parimet themelore mbi të cilat duhet të mbështetet sistemi i mbrojtjes së fëmijëve. " Nëse përgjegjësia prindërore ndaj fëmijëve mbështet në detyrime kryesisht morale, por edhe ligjore, dy nivelet e tjera të përgjegjësisë bazohen në dispozitiva tërësisht ligjore të mirëstrukturuara dhe institucionalizuara. Në vjeshtën e vitit 2014, qeveria franceze nisi një reformë për mbrojtjen e fëmijëve, në konsultim me të gjitha palët e interesuara: profesionistët, zyrtarët e zgjedhur, por edhe fëmijë dhe prindër. Këto punime rezultuan në një bashkëpunim të ngushtë me departamentet përgjegjëse për këto politika publike dhe çuan në ndërtimin e një plani të detajuar për mbrojtjen e fëmijëve të përbërë nga 101 aksione. Duke marrë në konsideratë Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve, Ligjin e 5 marsit 2007 dhe shumë elementë të tjerë domethënës të kësaj fushe, më 14 mars Ligji Mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, d, konsultimi i fundit janar Artikulli 371 Kodi Civil Francez, CAB6.tpdjo10v_1?idArticle=LEGIARTI &cidTexte=LEGITEXT &dateT exte= ), konsultimi i fundit janar

73 u miratua nga Asambleja Nacionale dhe nga Senati i Republikës së Francës ligji Mbi mbrojtjen e fëmijëve. Ai u botua në Fletoren Zyrtare më 15 mars, Ligji i 14 marsit 2016 synon të veprojë në një perspektivë të dyfishtë, nga njëra anë të afirmohet ndërhyrja për mbrojtjen e fëmijëve dhe nga ana tjetër roli i shtetit në mbrojtjen e fëmijëve më të rrezikuar. "Është pikërisht Konventa për të Drejtat e Fëmijëve që udhëheq zgjedhjet tona dhe na lejon të perceptojmë të drejtat e fëmijëve në perspektivën e një projekti social: ideja qëndron në ndërtimin e një mjedisi dashamirës që mbështet dhe stimulon zhvillimin dhe rritjen e çdo fëmijë. 123 Ligji i 14 marsit 2016 ka për qëllim të plotësojë ligjin e 5 marsit 2007 mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe ka dy objektiva të qarta: Të marrë më mirë në konsideratë nevojat e fëmijës. "Fokusimi tek fëmija, do të thotë të merren në konsideratë moria e nevojave të tij, ecuria e tij dhe burimet e tij mjedisore." 124 Këto përparime i gjejmë në nenin e parë të ligjit nëpërmjet një përkufizimi të ri të mbrojtjes së fëmijëve, duke u fokusuar në përfshirjen e nevojave të fëmijëve. Artikulli i parë: një filozofi e re mbi mbrojtjen e fëmijëve. "Mbrojtja e fëmijëve synon të sigurojë shqyrtimin e nevojave bazë të fëmijës, të mbështetë zhvillimin e tij fizik, emocional, intelektual dhe social dhe të ruajë shëndetin e tij, sigurinë, moralin dhe edukimin, në respektim të të drejtave të tij. "Ai përfshin veprime parandaluese në mbështetje të fëmijës dhe prindërve të tij, identifikimin dhe trajtimin e situatave me rrezik ose /apo të situatave me risk të lartë për fëmijën, si dhe vendimet administrative dhe gjyqësore për mbrojtjen e fëmijëve. Një linjë telefonike është vënë në dispozicion në shërbimet përkatëse. " Modalitetet e zbatimit të këtyre vendimeve duhet të përshtaten me çdo situatë dhe të konsiderohen objektivisht nëpërmjet vizitave të detyrueshme në vendbanimet e fëmijës, në praninë e tij dhe të analizohen burimet familjare dhe mjedisi rrethues i fëmijës. Do duhet të nënkuptohen vështirësitë që mund të hasin prindërit në ushtrimin e përgjegjësive të tyre edukative dhe zbatimin e masave mbështetëse që mund të jenë të pjesshme ose të plota. Në të gjitha rastet, vendimet e marra përputhen me nivelin pjekurisë së fëmijës. "Këto ndërhyrje mund të aplikohen edhe te të rinjtë poshtë njëzet e një vjet, që ndodhen në vështirësi dhe situata e paraqitur mendohet se do të dëmtojë rëndë ekuilibrin e tyre. "Mbrojtja e fëmijëve ka për qëllim edhe për të parandaluar vështirësitë me të cilat përballen të miturit e privuar përkohësisht ose përgjithmonë nga mbrojtja e familjeve të tyre dhe t u sigururojë atyre mbështetjen. [...] " Ligji i 14 marsit 2016 Mbi mbrojtjen e fëmijëve synon mbrojtjen e fëmijës përmes 3 veprimeve: Parandalimin e situatave të rrezikshme në çdo moshë të fëmijës 123 Laurence Rossignol, Assises du Carrefour national de l action éducative en milieu ouvert (CNAEMO), le 23 mars 2016 à Évreux 124 Laurence Rossignol, Focus CNAEMO, 23 mars,

74 Përmirësimin e procesit të identifikimit dhe monitorimit të situatave të rrezikshme Garantimin të një koherence më të madhe dhe stabilitet në ecurinë e fëmijëve Të përmirësojë qeverisjen kombëtare dhe lokale për mbrojtjen e fëmijëve. "Ligji i 14 marsit të vitit 2016 sjell një tjetër ndryshim të madh mbi riafirmimin e rolit të shtetit mbi mbrojtjen e fëmijëve. Shteti do të vijë më tepër si një partner sesa si një kujdestar dhe si një shtet garant për një qeverisje të re." 125 Në kuadër të këtij ligji politikat për mbrojtjen e fëmijëve duhet të forcohen dhe të shtrijnë ndërhyrjen e tyre duke qenë se ato janë ideuar në një plan ndërministerial dhe mbi një frymë decentralizuese. Për të zhvilluar hulumtimin, për të përshtatur politikën për mbrojtjen e fëmijëve me realitetin e situatave dhe për të mbështetur profesionistët në zbatimin e tyre, ligji për mbrojtjen e fëmijëve forcon misionet e observatorëve: observatori kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve dhe observatorët për mbrojtjen e fëmijëve në nivele lokale (në departamente). Teksti i ligjit parashikon: Përcaktimin e çdo shërbimi shëndetësor në nivel lokal, për nënën dhe fëmijën, dhe përcaktimin e një mjeku referues për mbrojtjen e fëmijëve. Detyrimin e njësive lokale të mbrojtjes së fëmijëve për realizimin e një misioni suplementar, atë për edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të mbrojtjes së fëmijëve. Krijimin e Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ky këshill u ngrit bazuar në nenin 1 të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Ai është përgjegjës për propozimet e qeverisë, udhëzimet kombëtare, për politikat e mbrojtjes së fëmijëve, dhënien e këshillave mbi çdo çështje që lidhet me ato, si dhe vlerësimin e zbatimit. E ideuar nga Laurence Rossignol në 12 dhjetor 2016, ministria për familjet, fëmijët dhe të drejtat e grave, përbën organin drejtues të politikës për mbrojtjen e fëmijëve, si një politikë interministeriale dhe e decentralizuar njëherazi. Zbatimin e masave parandaluese ndaj fëmijës dhe familjes së tij. Neni 2 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve parashikon ngritjen nga presidenti i këshillit të qarkut të një protokolli me përfaqësues të ndryshëm institucional dhe jo institucionalë mbi zbatimin e masave parandaluese për fëmijët dhe familjet e tyre. Protokolli përcakton rregullat për mobilizimin dhe koordinimin e këtyre aktorëve rreth prioriteteve të përbashkëta. Përbërjen multiinstitucional të observatorit lokal për mbrojtjen e fëmijëve. Neni 3 i Ligjit përcakton përbërjen multiinstitucionale të observatorit lokal për mbrojtjen e fëmijëve. Përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe shoqatat e mbrojtjes së fëmijëve që marrin pjesë në këtë observator. Vlerësimin e gjendjes së një të mituri, nisur nga një informacion shqetësues. Dekreti në bazë të nenit 9 të ligjit specifikon procedurat për vlerësimin e gjendjes së të miturve që jeton në mjediset familjare, nisur nga një informacion shqetësues. 125 Laurence Rossignol, Focus CNAEMO, 23 mars,

75 Kushtet e përkujdesit vullnetar për një fëmijë nga një i tretë. Neni 13 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve lejon kryetarin e këshillit të qarkut të besojë tek një i tretë, një fëmijë që është nën kujdesin social për mirëqenien e fëmijëve, nëse kjo përputhet me interesin e fëmijës. Dekreti përcakton kushtet për këtë situatë. Ai përcakton qëllimin e marrjes, përcakton masat që duhet të merren para se të realizohet ky proces si dhe procedurat shoqëruese, monitorimin dhe kontrollin e personit, të cilit i besohet fëmija. Atribuimin e një shume parash për të rinjtë e rintegruar në shoqëri. Për të mbështetur të rinjtë madhorë në moshë, pas kryerjes së një dënimi me vendim gjyqësor, neni 19 i Ligjit parashikon atribuimin e një shume parash për këta të rinj, shumë që korrespondon me shpenzimet për shkollim që ata do duhet të kishin përfituar. Përcaktimin e projektit për fëmijë. Neni 21 përcakton fushëveprimin e projektit për fëmijën, që përfshin çdo fëmijë që përfiton nga një masë administrative ose gjyqësore të mbrojtjes së fëmijëve. Kushtet e pritjes dhe vlerësimi i të miturve të pashoqëruar. Neni 48 i ligjit i referohet të miturve të privuar nga mbrojtja e familjeve të tyre. Çdo kryetari i këshillit të qarkut duhet të dërgojë pranë Ministrisë të Drejtësisë numrin e të miturve të privuar nga mbrojtja e familjeve të tyre për çdo departament. Ministri i Drejtësisë, përcakton objektivat e shpërndarjes së këtyre të miturve midis departamenteve, sipas kritereve demografike dhe distancave gjeografike. Ligji mbi mirëqenien sociale Pas vitit 1945, ligji mbi mirëqenien sociale në Francë vjen me një qasje të re, duke u bazuar në idenë e ndërhyrjes së shtetit për të riparuar situata jashtë standardit duke ju referuar një norme individuale dhe shoqërore të pashkruar. E drejta zhvillohet në një vizion ligjor që përcakton kategoritë e pastandardizuara mbi kriteret mjekosociale, socio-ekonomike, statusin e mbrojtes dhe mënyrat e menaxhimit. Kështu, në vitin 1954, termi i ndihmës publike është zëvendësuar me ndihmë sociale. Në vitet , shfaqet pabarazi e lartë në shoqëri dhe vërehet një mospërputhje mes barazisë teorike, e cila afirmon të drejtat e aksesit dhe, kushteve të ushtrimit të këtyre të drejtave. Në Francë, aksesi i të drejtave do të analizohet përgjatë krizave ekonomike të vitit 1973 dhe Ligji i 6 qershorit përbën një hap të ri përpara. Ai mbulon të drejtat e familjeve në marrëdhëniet e tyre me shërbimet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve. Duke u mbështetur në Kodin Civil, ai përcakton një numër të të drejtave: e drejta për t'u informuar në lidhje me kushtet dhe pasojat e ndërhyrjes sociale; e drejta për prindit për të qënë pjesë në vendimarrje mbi fëmijën e tij 126 Ligji për të drejtat e familjeve, konsultimi i fundit janar

76 e drejta për të apeluar kundër vendimeve në rast refuzimi të ndihmës sociale të fëmijës. Çështja e aksesit të të drejtave është e lidhur me boshllëqet ekzistuese ndërmjet të drejtave formale dhe të drejtave reale. Kompleksiteti në rritje i rregulloreve, zhvillimi i partneritetit në menaxhimin e të drejtave e bën më të vështirë aksesin e drejtpërdrejtë të përfituesve. Rritja e përjashtimeve sociale, theksimi i varfërisë, rritja e përdorimit të dispozitivave të emergjencës vendosin në pikëpyetje sistemin francez të mbrojtjes sociale. Në mënyrë që të ketë një mbulim sa më të mire të rreziqeve sociale ka një kombinim të aksionit të sigurimeve shoqërore dhe të ndihmës sociale. RMI (të ardhurat minimale për integrim) ekuivalenca e ndihmës ekonomike, ka përmirësuar situatën sidomos në drejtim të mbulimit shëndetësor përmes anëtarësimit të detyrueshëm të përfituesve për sigurimin shëndetësor personal. Në fillim të viteve 1990 trajtohet një çështje e diskutuar gjatë nga organizatat: qasja në të drejtat dhe përkujdesjen sociale. Profesionistët dhe vullnetarët e aksionit social evidentojnë një numër në rritje të njerëzve që nuk njohin të drejtat e tyre ose të paaftë për t'i zbatuar ato. Dy vështirësitë kryesore janë: aksesi dhe përdorimi i kujdesit shëndetësor, si dhe hapja dhe vazhdimësia e të drejtave në kohë. Në mars të vitit 2000, Franca themeloi një organizatë të posaçme për mbrojtjen e fëmijëve. Autoriteti ishte i pavarur për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e fëmijëve dhe trajtimin e kërkesave individuale të të miturve, të drejtat e të cilëve janë shkelur, nëse nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritetet kompetente apo gjykatat. Në vitet 1990 dhe 2000, tre lloje të reja të drejtash janë të përforcuar apo përcaktuar: të drejtat e viktimave, të drejtat e përdoruesve dhe të drejtat e detyrueshme. Këto përkufizime, mbështeten në tekstet e ligjeve dhe kontribuojnë në përforcimin e vendit që zë ligji në politikat sociale. Përtej ndërhyrjes sociale dhe ndonjëherë kundër kësaj ndërhyrje, legjitimiteti dhe cilësia mund të kundërshtohet. Këto të drejta janë instrumente të reja që do të përdoren nga shteti si dhe drejtpërdrejt nga individët. Kjo lëvizje me origjinë anglo-saksone ka një ndikim të fortë evropian dhe në thelb synohet ribalancim i ndikimit të shtetit dhe individit, duke forcuar kapacitetin e këtij të fundit për të ndërmarrë veprime dhe për t u pozicionuar përballë ofertës së kujdesit social apo aksionit social. Në këndvështrimin francez, pozicioni i shtetit trajtohet si garant i një ekuilibri të vendosur mes individit dhe institucionit pritës apo shoqërues. Që nga viti 2000, të drejtat e viktimave do të merren parasysh më mirë. Viktimat janë mbajtur më parë të margjinalizuar në marrëdhëniet me institucionit gjyqësore. Nëpërmjet afirmimin e të drejtave të tyre, merren në konsideratë të drejtat e fëmijëve viktima të dhunës në familje, grave viktima të dhunës në familje dhe viktimave të abuzimit institucionale. Lidhur me të drejtën e përdoruesve, gjendet një mbështetje e konsiderueshme në Aktin e 2 janarit 2002, mbi rinovimin e aksionit social dhe mjeko-social, i cili paraqet qasje të reja në marrëdhëniet midis përdoruesit dhe institucionit, qasje që garantojnë përdoruesit në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të tyre individuale. Edhe në fushën e shëndetësisë do të ndiqen të njëjtat objektiva, duke u bazuar në ligjin e votuar më 4 mars 2002 për të drejtat e pacientëve dhe cilësinë e sistemit 76

77 shëndetësor 127. Në frymën e këtyre ligjeve, përveç të drejtave themelore që i jepen personit, përdoruesi ose pacienti merr një pozicion të ri. Ai është tashmë më i mirinformuar, njeh të drejtat e tij, është i mbrojtur nga ligji dhe mund të përdorë të gjitha këto mundësi që i vihen në dispozicion. Ai është një aktor i rëndësishëm në sistemin e mbrojtjes sociale dhe ushtron lirinë e tij të zgjedhjes, sidomos në aspektin e përfitimeve. Në vitin 2000, arrihet një moment historik nëpërmjet përcaktimit të të drejtave të detyrueshme. Ky nocion i të drejtave të detyrueshme do të forcojë të drejtat sociale subjektive, që ngelen të pamjaftueshme pavarësisht dëshirës apo përpjekjeve për të pasur sukses. Në këtë kuptim, detyrimi synon të identifikojë një përgjegjës që mund të përballet me drejtësinë për moszbatimin e një të drejte të individëve. Ekzistojnë prej vitesh dy të drejta të detyrueshme: e drejta për shkollim dhe aksesi në shërbimet shëndetësore. E para duket të jetë zbatuar mirë, ndërsa e dyta ngelet më relative. Ligji i 11 shkurtit të vitit 2005 përcakton për fëmijët me aftësi të kufizuara të drejtën e detyrueshme të regjistrimit në një institucion arsimor pranë vendbanimit të tyre. Prindërit e kanë përdorur këtë të drejtë për të kërkuar shkollimin efektiv të fëmijëve të tyre, edhe pse ligji përmban një paqartësi mes së drejtës për regjistrim dhe të drejtës për arsimim. Duke e konsideruar të drejtën për shkollim si një të drejtë të detyrueshme, disa nuk hezitojnë të shkojnë para gjykatës për të kërkuar integrimin dhe arsimimin gjithëpërfshirës të fëmijëve të tyre 128. Në vitin 2008, krijimi i një të drejte të re të detyrueshme parashikon, kujdesin (ditor) të fëmijëve në institucione, çerdhe apo kopshte. Ky ligj do t u lejojë prindërve të këkojnë llogari pranë komunitetit kur nuk ofrohet një zgjidhje për kujdesin ndaj fëmijëve. Kjo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe autoriteteve publike. Në vitin 2012 në Francë, regjistrohen 1000 struktura që mbrojnë të drejtat e aksesit. Të planifikuara nga një ligj i 18 dhjetorit 1998 dhe të krijuara në vitin 2000, ato japin informacion falas dhe janë lehtësisht të aksesueshme për viktimat e dhunës, diskriminimit, shkeljeve që ndeshen me probleme ligjore dhe administrative. Ato janë të bazuara kryesisht në këshillim ligjor falas të drejtuar nga avokatët, juristët dhe shoqata të specializuara. Ligjet në fushën e veprimtarisë social për fëmijët dhe familjet Për të mbështetur familjet dhe për të ndihmuar prindërit në ushtrimin e detyrave të tyre prindërore, shteti dhe dega për mbështetjen e familjeve në sistemin e sigurimeve shoqërore janë të angazhuar për të ndihmuar fuqimisht skemën mbështetëse për familjet. Sistemet mbështetëse të familjes janë në dispozicion për të gjitha familjet pa 127 Ligji për të drejtat e pacientëve, 2002, d, konsultimi i fundit janar Ligji mbi arsimin gjithëpërfshirës, konsultimi i fundit janar

78 dallime. Ky universalitet është një parim i rëndësishëm për suksesin e këtyre dispozitivave jo diskriminuese për familjet.këto dispozitiva diversifikohen gjithmonë edhe më shumë dhe në një perspektivë të re, e cila mbështetet në bashkëpunimin midis shtetit dhe institucionit përgjegjës mbi mbështetjen financiare të familjeve për periudhën Mbështetja e prindërve është prioritet i vërtetë i politikës familjare dhe kontribuon në kohezionin social të shoqërisë franceze. Për të përmirësuar dispozitivat e ndihmës për familjet, qeveria ka vendosur si objektiv të zhvillojë një ofertë të larmishme dhe të strukturuar territoriale, për t i dhënë një vend më të rëndësishëm politikave mbështetëse për prindërit dhe qasjes së tyre ndaj informacionit: vlerësimin e dispozitivave, duke krijuar mjete të rëndësishme për të matur ndikimin e tyre në familje dhe për të forcuar lidhjen mes sistemeve mbështetëse për prindërit me strukturat e tjera dhe kryesisht publikut që frekuentohet nga familje (qendra sociale, qëndra të kujdesit ndaj fëmijëve, shkollave etj.). E gjithë kjo veprimtari mbi mbrojtjen e fëmijëve ka kërkuar një kontribut legjislativ dhe institucional që ka evoluar në kohë Legjislacioni evropian mbi të drejtat e fëmijëve Kuadri ligjor evropian për të drejtat e fëmijëve, fokusohet në burimet primare të legjislacionit si: traktatet, konventat, legjislacioni sekondar dhe jurisprudenca, të sjella nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Evropian. Gjithashtu duhet të theksojmë dhe referimet në burime të tjera ligjore evropiane, duke përfshirë dokumentet e politikave kryesore, udhëzimet apo instrumenta të tjera ligjore. Fëmijët nuk janë vetëm objekt i mbrojtjes, por ata janë mbajtësit e të drejtave. Ata janë përfitues të të gjitha të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore, dhe i nënshtrohen rregullave të veçanta duke marrë parasysh karakteristikat e tyre të veçanta. Shumica e jurisprudencës evropiane vjen nga paditë e prindërve apo përfaqësuesve të tjerë ligjorë të fëmijëve (nga një kapacitet i kufizuar ligjor). Duhet theksuar menyra se si ligji i përshtatet nevojave të veçanta dhe interesave të fëmijëve, si dhe rëndësisë që i jepet prindërve / kujdestarëve ose përfaqësuesve të tjerë ligjorë si dhe të drejtave dhe detyrimeve kryesore të personave që kanë përgjegjësinë e fëmijëve. Në këto raste, qasja e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijëve (KDF) 129 është e adaptuar me nevojat e veçanta të tyre, që do të thotë se prindërit duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre gjithmonë duke pasur si përparësi interesin më të mirë të fëmijës dhe zhvillimin e kapaciteteve të tij. Lidhur me të drejtën ndërkombëtare, KDF-ja parashikon në nenin 1 se "një fëmijë nënkupton çdo qenie njerëzore nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç. "Ky është parametri ligjor që përdoret aktualisht në Evropë për të përcaktuar një fëmijë. Në të legjislacionin e Këshillit të Europës, shumica e instrumenteve ligjorë në lidhje me të drejtat e fëmijëve adoptojnë përkufizimin e KDF-së. Nëse i referohemi nenit 129 Organisation des Nations Unies (ONU), Assemble e ge ne rale (1989), Convention relative aux droits de l enfant, 20 novembre

79 4 130 pika d) të Konventës së Këshillit të Evropës të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore apo artikullit 3 131, paragrafi a) të Konventës së Këshillit të Evropës mbrojtjen e fëmijëve kundër shfrytëzimit seksual dhe abuzimit seksual. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk përmban një përkufizim të fëmijës, por sipas nenit 1 të kësaj Konvente, shtetet duhet të garantojnë për të gjithë personat që janë brenda juridiksionit të tyre të drejtat të përcaktuara në Konventë. Neni 14 i KEDNJ-së garanton përfitimin e të drejtave të parashikuara në këtë Konventë ", pa asnjë dallim", duke përfshirë edhe dallimet moshore 132. Edhe në Kartën Evropiane Sociale dhe interpretimin e saj nga Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale miratohet koncepti i fëmijës që i korrespondon "personave nën moshën 18 vjeç" 133. Deri më sot, shumica e ligjit evropian për të drejtat e fëmijëve është elaboruar nga BE dhe KE. Përveç Kombeve të Bashkuara, institucione të tjera ndërkombëtare si Konferenca e Hagës për të drejtën private ndërkombëtare, miratoi edhe disa instrumente të rëndësishme që vazhdojnë të ndihmojnë në zhvillimin e ligjit evropian. Edhe pse këto instrumente ligjore veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, ekzistojnë lidhje dhe bashkëpunime të ngushta midis Këshillit dhe Bashkimit Evropian. Në një perspektivë historike, legjislacioni i fëmijëve mbulon aspekte që lidhen me fëmijët në kontekstin e politikave dhe nismave të gjera ekonomike, për shembull në fushën e mbrojtjes të konsumatorëve dhe lëvizjen e lirë të personave. Të drejtat e fëmijëve kanë evoluar dhe në ditët tona ato trajtohen si pjesë e një programi të koordinuar të BE-së, bazuar në tre hapa të rëndësishëm: miratimi i Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian; hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës në dhjetor 2009; miratimi i Komunikatës të Komisionit Evropian; Një vend të veçantë për fëmijët zënë veprimtaritë e jashtme të BE-së dhe "Udhëzimet e BE-së për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve", nga Këshilli i BEsë. Hapi i parë i rëndësishëm ishte miratimi i Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian në vitin Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës më 1 dhjetor 2009, Karta ka të njëjtën vlerë ligjore me traktatet e BE-së (Neni 6 i Traktatit të Bashkimit Evropian, TEU) 134. Ajo detyron BE-në dhe shtetet e saj anëtare për të mbrojtur të drejtat që u janë dhënë përgjatë zbatimit të ligjit të BE-së. Karta e të Drejtave Themelore e BE-së është teksti i parë i nivelit kushtetues në BE, i 130 Conseil de l Europe (CDE), Convention sur la lutte contre la traite des e tres humains, STCE n 197, 15 mai CdE, Convention sur la protection des enfants contre l exploitation et les abus sexuels, STCE n 201, 25 octobre CouEDH, Marckx c. Belgique, n 6833/74, 13 juin 1979 (le reque rant avait six ans quand la Cour a rendu son arre t). 133 CEDS, De fense des Enfants International (DEI) c. Pays-Bas, n 47/2008, 20 octobre 2009, para Traktati i BE-së, konsultimi i fundit janar

80 cili përmban dispozita të veçanta në lidhje me të drejtat e fëmijëve, përfshirë edhe njohjen e së drejtës së fëmijëve për të marrë arsimin e detyrueshëm falas (neni 14, paragrafi 2), ndalimin e diskriminimit në veçanti për shkak të moshës (neni 21) dhe ndalimin për shfrytëzimin e punës së fëmijëve (neni 32) 135. Në mënyrë domethënëse, Karta përmban një dispozitë të veçantë për të drejtat e fëmijëve (neni 24). Kjo përcakton tri parimet themelore të të drejtave të fëmijëve: të drejtën për të shprehur pikëpamjet e tyre lirisht, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tyre (neni 24, paragrafi 1), të drejtën për të pasur në përparësi interesat e tyre më të mira në të gjitha veprimet që kanë të bëjnë ata (neni 24, paragrafi 2) dhe të drejtën për të ruajtur marrëdhëniet personale dhe kontakte të drejtpërdrejta me të dy prindërit (neni 24, paragrafi 3). Hapi i dytë i rëndësishëm ishte miratimi i Traktatit të Lisbonës, i cili, siç u tha më lart, ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor Ky instrument ka ndryshuar në masë të madhe nivelin institucional, procedural dhe kushtetues të BE-së, duke modifikuar Traktatin e Bashkimit Evropian dhe ish-traktatin themelues të Komunitetit Evropian (tani Traktati i Romës). Ky evoluim ka forcuar aftësinë e BE-së për të avancuar në fushën e të drejtave të fëmijëve, në mënyrë të veçantë me nënshkrimin e "mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve" përmes objektivave të përgjithshme të BE-së (neni 3, paragrafi 3, Traktati i BE-së) dhe duke e bërë një aspekt të rëndësishëm i politikës së jashtme të BE-së (Neni 3, paragrafi 5. Traktati i Funksionimit të BE-së gjithashtu përmban referenca shumë specifike për fëmijët, duke lejuar që BE-ja të miratojë masa legjislative për të luftuar kundër shfrytëzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore (neni 79, paragrafi 2 d), dhe Neni 83, paragrafi 1) 136. Kjo çoi në miratimin e direktivës mbi luftën kundër abuzimit seksual, shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë infantile, si dhe direktivave për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, luftës kundër kësaj dukurie dhe mbrojtjes së viktimave, ku parashikohen dispozitat mbi nevojat e veçanta të fëmijëve viktima, si dhe mbi vendosjen e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit. 137 Hapi i tretë i rëndësishëm u zhvillua në një nivel më strategjik, si pjesë e programit të bashkëpunimit të jashtëm të BE-së dhe më pas është trajtuar për çështje të brendshme. Në mënyrë të veçantë, Këshilli i BE-së miratoi "Udhëzimet e BE-së për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve" (Conseil de l UE (2007) dhe Komisionit Evropian mbi komunikatën Një vend i veçantë për fëmijët në veprimtarinë e jashtme të Bashkimit Evropian 138, për të përfshirë të drejtat e 135 Karta e të drejtave Themelore e BE-së, konsultimi i fundit janar Traktti i BE-së konsultimi i fundit janar Directive 2011/93/UE, JO 2011 L 335, p. 1. /Directive 2011/36/UE, JO 2011 L 101, p. 1. / Directive 2012/29/UE, JO 2012 L 315, p Commission europe enne (2008), Une place a part pour les enfants dans l action exte rieure de l UE: communication de la Commission au Conseil, au Parlement europe en, au Comite e conomique et 80

81 fëmijëve në të gjitha aktivitetet e BE-së dhe të shteteve jo anëtare. Në mënyrë të ngjashme, në vitin 2011 Komisioni Evropian miratoi një program të BE-së për të drejtat e fëmijëve 139, përcaktimin e prioriteteve për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit për të drejtat e fëmijëve në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Programi u fokusua edhe në procesin legjislativ në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve, duke miratuar Direktivën për të drejtat e viktimave. Kohët e fundit, programi është plotësuar nga një strategji globale, e miratuar nga Komisioni Evropian për të mbështetur shtetet anëtare në luftën kundër varfërisë dhe përjashtimit social me anë të një seri ndërhyrjesh në fëmijërinë e hershme (për fëmijët e moshës 0-6 vjeç) 140. Edhe pse kjo strategji dhe ky program nuk janë ligjërisht të detyrueshme për shtetet anëtare, serish ngelen elementë të një rëndësie të veçantë për sa ato krijojnë një referencë në qasjen normative dhe metodologjike të BE-së për të drejtat e fëmijëve. Ky drejtim strategjik është i lidhur ngushtë me KDF-në dhe përbën një etikë mbrojtëse, gjithpërfshirëse dhe mosdiskriminuese për fëmijët. BE-ja mund të elaborojë ligje vetëm në fushat që i janë atribuar nga Traktatet. Duke qenë se fusha e të drejtave të fëmijëve është ndërsektoriale, kompetencat e BEsë duhet të përcaktohet rast pas rasti. Deri më sot, fushat përkatëse për të drejtat e fëmijëve, ku BE-ja ka pasur veprimtari të lartë legjislative, janë: Mbrojtja e të dhënave dhe të konsumatorëve; Azili dhe migracioni; Bashkëpunimi në çështjet civile dhe penale. Neni 6, paragrafi 1, TBE dhe neni 51, paragrafi 2 i Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së parashikojnë që Karta nuk zgjeron kompetencat e BE-së dhe kjo nuk ndryshon ose nuk krijon asnjë kompetencë apo ndonjë detyrë të re për BE-në. Dispozitat e Kartës i drejtohen institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare vetëm kur ata janë duke zbatuar ligjin e BE-se. Nëse dispozitat e Kartës janë ende të detyrueshme për BE-në, ata janë të detyrueshme për shtetet anëtare, vetëm kur ato veprojnë në kuadër të ligjit të BE-së. Këshilli i Evropës dhe të drejtat e fëmijëve Ndryshe nga BE-ja, Këshilli i Evropës që nga fillimi i tij ka një mandat të qartë, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Traktati i tij kryesor për të drejtat e njeriut, ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, e njohur gjithashtu si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila përmban disa referenca specifike për fëmijët. Neni 2 i Protokollit 1 parashikon të drejtën për arsimim dhe kërkon nga shtetet që të respektojnë bindjet fetare dhe filozofike të prindërve në edukimin e fëmijëve të tyre. social et au Comite des re gions, COM(2008) 55 final, Bruxelles, 5 fe vrier Commission europe enne (2011), Programme de l Union europe enne en matie re de droits de l enfant : communication de la Commission au Parlement europe en, au Conseil, au Comite e conomique et social europe en et au Comite des re gions, COM (2011) 60 final, Bruxelles,15 fe vrier Commission européenne (2013), Investir dans l enfance pour briser le cercle vicieux de l inégali- té, Recommandation, UE/Bruxelles, 2013/112 81

82 Përveç kësaj, të gjitha kushtet e KEDNJ-së dhe dispozitat e tjera janë të zbatueshme për të gjithë, duke përfshirë edhe fëmijët. Disa prej tyre janë me interes të veçantë për fëmijët, përkatësisht neni 8, i cili garanton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, si dhe neni 3, i cili ndalon torturën dhe dënimin çnjerëzor apo dhe trajtimet poshtëruese, duke përdorur metoda interpretuese që theksojnë detyrimet pozitive mbi KEDNJ. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka zhvilluar një jurisprudencë të gjerë mbi të drejtat e fëmijës, e cila përbën shumë referenca për KDF-në. Një tjetër traktat i rëndësishëm i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut është Karta Sociale Evropiane (KSE rishikuar) 141, e cila parashikon mbrojtjen e të drejtave sociale, me dispozita të veçanta për të drejtat e fëmijës. Ajo përmban dy dispozita të cilat janë të një rëndësie të veçantë për të drejtat e fëmijës. Neni 7 parashikon detyrimin për mbrojtjen e fëmijëve kundër shfrytëzimit ekonomik. Neni 17 kërkon nga shtetet anëtare që të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të duhura për të siguruar kujdesin e fëmijëve, ndihmë, edukimin dhe trajnimin e tyre në rast nevoje duke përfshirë dhe arsimin fillor dhe të mesëm pa pagesë, për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga neglizhenca, dhuna dhe shfrytëzimi dhe për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve të privuar nga mbështetja e familjes. Zbatimi (KSE) Kartës Sociale Evropiane mbikëqyret nga Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale (KEDS), i përbërë nga ekspertë të pavarur që veprojnë në përputhshmëri me ligjin dhe praktikat e shteteve palë në KSE, si pjesë e procedurës së ankesave kolektive, ose si pjesë e sistemit kombëtar të raportimit. Përveç kësaj, KE-ja ka miratuar traktate mbi një sërë çështjesh të veçanta që lidhen me të drejtat e fëmijëve. Midis të tjerash: Konventa Evropiane për Statusin Ligjor të Fëmijëve të lindur jashtë martese 142 ; Konventa Evropiane për Adoptimin e Fëmijëve, rishikuar në vitin ; Konventa për marrëdhëniet personale të fëmijëve 144 ; Konventa Europiane për Ushtrimin e të drejtave të fëmijëve 145 ; Konventa e Këshillit të Europës për mbrojtjen e fëmijëve kundër shfrytëzimit dhe abuzimit seksual (Konventa Lanzarote) 146 Është e rëndësishme të theksohet se në vitin 2006, KE-ja filloi programin e saj "Ndërtimi i një Evrope për dhe me fëmijët", një plan veprimi që trajton çështjet që lidhen me të drejtat e fëmijëve në nivel transversal, ku përfshihet edhe miratimi i 141 CdE Charte sociale europe enne, STE n 35, 18 octobre CdE, Convention europe enne sur le statut juridique des enfants ne s hors mariage, STE n 85, 15 octobre CdE, Convention européenne en matière d adoption des enfants (révisée), STCE n 202, 27 novembre CdE, Convention sur les relations personnelles concernant les enfants, STE n 192, 15 mai CdE, Convention européenne sur l exercice des droits des enfants, STE n 160, 25 janvier CdE, Convention sur la protection des enfants contre l exploitation et les abus sexuels, STCE n 201, 25 octobre

83 instrumenteve ligjore në fusha të ndryshme 147. Objektivat aktuale fokusohen në katër fusha kryesore: promovimin e shërbimeve dhe sistemeve për fëmijët; eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve; sigurimin e të drejtave të fëmijëve në situata vulnerabël; nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve. Qëllimi kryesor i Këshillit të Evropës për programin e të drejtave të fëmijëve është që të përkrahë implementimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e të drejtave të fëmijëve nga të gjitha vendet anëtare të KE-së dhe në mënyrë të veçantë për të promovuar zbatimin e KDF-së, duke theksuar parimet e saj themelore që janë mosdiskriminimi, e drejta për jetë dhe zhvillim, duke i dhënë prioritet interesit më të lartë të fëmijës në vendimmarrje. Programi ka mbikqyrur miratimin e shumë instrumenteve në fushën e të drejtave të fëmijëve, të cilat ofrojnë udhëzime praktike për përmbushjen e detyrimeve ligjore evropiane, ku përfshihen: Udhëzues praktikë mbi gjykimin e përshtatur për fëmijët 148 ; Udhëzime për kujdesin shëndetësor të përshtatshëm për fëmijët 149 ; Rekomandimi mbi strategjitë e integruara kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve kundër dhunës 150 ; Rekomandimi për të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet sociale miqësore për fëmijët dhe familjet 151 ; Rekomandim për Komitetin e Shteteve Anëtare të Ministrave mbi pjesëmarrjes e fëmijëve dhe të rinjve nën 18 vjeç 152. Duke u bazuar në udhëzimet dhe rekomandimet e mësipërme mund të themi se programi synon të sjellë përpjekjet legjislative të Evropës në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe të sigurojë që zëri i fëmijëve është në qëndër të këtij procesi. Programi gjithashtu synon të mbështesë zbatimin e KEDNJ-së dhe KSE-së dhe të promovojë instrumentet e tjera ligjore ekzistuese të KE-së për fëmijët (pjesëmarrjen, mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës), të rinjtë dhe familjet. 2.4 Institucionalizmi i sistemit francez të mbrojtjes së fëmijëve Në Francë, fëmijët për një kohë të gjatë ndihmoheshin dhe përkraheshin nga institucionet fetare dhe kjo ndihmë ofrohej vetëm për fëmijët e braktisur, "kombi 147 CdE, Comité des Ministres (2011), Stratégie du Conseil de l Europe sur les droits de l enfant ( ), CM(2011)171 final, 15 février CdE, Comité des Ministres (2010), Lignes directrices sur une justice adaptée aux enfants,17 novembre CdE, Comité des Ministres (2011), Lignes directrices sur les soins de santé adaptés aux enfants, 21 septembre CdE, Comité des Ministres (2009), Recommandation CM/Rec(2009)10 du Comité des Ministres aux États membres sur les stratégies nationales intégrées de protection des enfants contre la violence, 18 novembre CdE, Comité des Ministres (2011), Recommandation Rec(2011)12 sur les droits de l enfant et les services sociaux adaptés aux enfants et aux familles, 16 novembre CdE, Comité des Ministres (2012), Recommandation CM/Rec(2012)2 du Comité des Ministres aux États membres sur la participation des enfants et des jeunes de moins de 18 ans, 28 mars

84 duhet të sigurojë edukimin fizik dhe moral të fëmijëve, të etiketuar nën statusin fëmijë të braktisur." Sipas dekretit mbretëror të vitit 1811, kujdesi i fëmijëve të braktisur do të bëhet një detyrim për: spitalet dhe shtëpitë e pritjes, këto institucione kanë detyrim të akomodojnë fëmijët e braktisur ose jetimë dhe në shkëmbim përfitojnë financim nga fondet publike 153. Politika mbi familjen në Francë sot është një politikë universale që fokuson të gjitha familjet. Objektivat e kësaj politike shpalosen nëpërmjet programeve të shumta për familjet: 1. Përfitimet e familjes për të siguruar shpenzimet e edukimit të fëmijës; 2. Sistemi fiskal që synon një rishpërndarje pasurinë kombëtre sipas përbërjes së familjeve; 3. Shërbimet dhe ofrimi i logjistikës për familjet (kujdesi ndaj fëmijëve, shërbim në shtëpi etj.) Këto dispozita të parashikuar nga politikat mbi familjen synojnë të: mbështetin nivelin e lartë të lindshmërisë dhe njëkohësisht jetën profesionale të grave, duke lejuar të krijohet një ekuilibër midis jetës në familje dhe jetës profesionale (leje lindje, kujdesi ndaj fëmijëve). investojnë në veprimtari afatgjata duke mbështetur familjet gjatë gjithë jetës (nga fëmijëria e hershme në pension dhe pamundësinë për të qenë aktiv në tregun e punës.) mbështetin familjet çdo ditë, duke i ndihmuar ata të përballen me të gjitha ngjarjet e jetës (ardhjen e fëmijës, strehimi, arsimimi, aftësia e kufizuar...) Aktorët kryesorë në këto politika: Qeveria që vendos orientimet kryesore; Partnerët socialë që menaxhojnë sistemin e sigurimeve sociale; Shoqatat e familjes, që përfaqësojnë familjet dhe që u ofrojnë atyre shërbime. Janë katër parime themelore të drejtësisë që organizojnë jetën në shoqërinë franceze 154. Këto parime synojnë të garantojnë paktin republikan duke siguruar solidaritetin ndërmjet të gjithë qytetarëve, midis gjeneratave, të jetuarit mirë të qytetarëve së bashku dhe të ardhmen e shoqërisë. 1. Parimi i parë është parimi i solidaritetit vertikal, që nënkupton rishpërndarjen e pasurisë midis të pasurve dhe të varfërve. Duke u bazuar në logjikën e rishpërndarjes, procedohet në një tatim mbi të ardhurat dhe është një taksë që aplikohet në terma progresive. Tatimi mbi të ardhurat, është një taksë direkte e prezantuar dhe e miratuar nga Senati në 7 korrik 1914, duke zëvendësuar një numër të madh kontributesh që nuk parashikonin një barazi midis qytetarëve. 2. Parimi i dytë është parimi i drejtësisë globale, që synon tu sigurojë të gjithë qytetarëve të drejtat themelore të mishëruara në Deklaratën e të Drejtave të 153 Familja në Francë, konsultimi i fundit janar Politika mbi familjet në Francë, konsultimi i fundit janar

85 Njeriut dhe Qytetarit. Mbi bazën e këtij parimi është ngritur sistemi i Sigurimeve Shoqërore. Sigurimet Shoqërore kanë qenë të përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Urdhrin e 4 tetorit Republika Franceze "garanton për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe fëmijët, nënat dhe të moshuarit, mbrojtjen e shëndetit, sigurinë materiale, pushimin dhe argëtimin e tyre ". Ky parim shprehet në mënyrë eksplicite dhe të qartë në preambulën e Kushtetutës së Republikës IV-t, e miratuar me referendum në 21 tetori 1945 dhe e gjendet gjithashtu edhe në preambulën e Kushtetutës së Republikës V-të 155. Kështu u formuan qendrat rajonale dhe kombëtare të alokimit të fondeve për familjen, të cilat janë institucione drejtuese të degës së familjes në sistemin e Sigurimeve Shoqërore. 3. Parimi i tretë është parimi i njohjes së statusit të familjes dhe solidaritetit midis familjeve që marrin të njëjtat të ardhura, duke u bazuar në nevojën për të konsideruar me prioritet familjet me fëmijë. Ky parim, është i sanksionuar me Kushtetutë, sipas të cilit, kontributi i familjes nëpërmjet taksave përllogaritet në funksion të kapacitetit të familjes dhe jo vetëm në funksion të të ardhurave. Në këtë mënyrë merret në konsideratë madhësia e familjes dhe përgjegjësitë familjare. Shpjegimi i tij është i thjeshtë : "për të njëjtin nivel jetese, normat të njëjta të kontributeve". Kjo është një logjikë horizontale e solidaritetit, familjet pa fëmijë kontribojnë për familjet me fëmijë për të kompensuar diferencat e të ardhurave midis familjeve. Sipas ekonomistit, sociologut dhe antropologut Alfred Sauvy "logjika progresive e sistemit fiskal është e justifikuar, sepse teprica sipas përkufizimit mund të reduktohet në një masë më të madhe se sa nevojat bazike... Një individ i vetëm duke fituar franga në vit ka një nivel më të lartë jetese se një baba i 4 fëmijëve me të njëjtin ardhurave. Nëse do të tatohen njelloj të parit do ti preket komoditeti ndërsa të dytit mish apo më saktësisht buka " 4. Parimi i katërt është parimi i universalitetit, i sanksionuar edhe ky në Kushtetutë. Sipas këtij parimi, shkolla publike është e hapur dhe pa pagesë për të gjithë fëmijët, pavarësisht standardit të jetesës së prindërve dhe fondet për mbështetjen e familjeve transferohen për të gjitha familjet 156. Në të njëjtin kontekst, mbrojtja sociale, siguria, kujdesi, politikat e solidaritetit midis gjeneratave, ndihmat për familjet, për adoleshentët, për fëmijërinë e hershme, mbrojtja e të miturve, nuk trajohen nën principin e selektivitetit, por ofrohen për të gjithë ata qytetarë që ndodhen në këto kushte. Kjo është arsyeja pse politikat për familjen quhen të tilla dhe jo politika sociale ndaj familjeve të varfra. Duke u bazuar në parimet e lartpërmendura do të sjellim një panoramë të dispozitivave të kontributeve të detyrueshme në funksion të të ardhurave 155 Kushtetuta e Republikës Franceze, konsultimi i fundit janar Politika mbi familjet në Francë, konsultimi i fundit janar

86 për degën e shëndetit, punonjësit me të ardhura më të larta do të kontribuojnë më shumë për të financuar buxhetin e sigurimeve shoqërore krahasuar me punonjësit me të ardhura më të ulta, por subvencionimi i shpenzimeve shëndetësore do të ofrohet në të njëjtën nivel për të dyja kategoritë e punonjësve. për degën e familjes, është i njëjti konfigurim: të ardhurat e punës financojnë degën e familjes deri në 5.4% të pagës bruto. Logjikisht sa më të mëdha të jenë të ardhurat e familjes aq më shumë kjo familje kontribuon në buxhetin e kësaj dege, por ndihmat ndaj familjes janë të njëjta për të gjithë, pavarësisht nga të ardhurat e familjes dhe nuk janë të tatueshme. Për sa i përket burimeve të financimit për mbrojtjen sociale të familjes mund të përmendim : si bazë të financimit të buxhetit të mbrojtjes sociale të familjes është kontributin mbi të ardhurat profesionale që mbulon rreth 50% të këtij buxheti. Shkalla e tanishme është 5.4 pikë në të gjithë të ardhurat bruto profesionale. burime shtesë do të jenë taksa e Kontributit Social të Përgjithshëm (CSG) e krijuar në shkurt të vitit 1991 dhe që përfaqëson rreth 44% të financimit të buxhetit për mbrojtjen sociale të familjeve si dhe taksa të tjera specifike. Duke u bazuar në elementët e lartpërmendur, sistemi francez është i bazuar në parime dhe vlera që kanë mundësuar që prej periudhës së pas Luftës së Dytë mbështetjen dhe promovimin e brezave të rinj. Këto veçori e dallojnë sistemin social francez dhe krijojnë mundësinë për ta cilësuar si një model në vetvete dhe që mund të adaptohet edhe në shoqëri të tjera. Për të ruajtur një ekuilibër brenda sistemit të decentralizuar me ligjin e 22 korrikut , do të merren në konsideratë kompetencat e ushtruara nga departamentet dhe nga shteti. Departamentet do të ruajnë kompetencat për mbrojtjen administrative të fëmijëve dhe mbrojtja gjyqësore e tyre do të ngelet nën kompetencat e shtetit. Përveç kësaj, ligjvënësit kanë preferuar t i besojnë departamentit jo vetëm mbrojtjen administrative, nën sistemin e ndihmës sociale për fëmijët, por gjithashtu edhe zbatimin e masave të mbrojtjes gjyqësore. Vetëm masat e besuara në sektorin publik të mbrojtjes gjyqësore të të rinjve, masat hetimore dhe masat për mbrojtjen e të rinjve maxhorenë në bazë të dekretit të 18 shkurtit 1975, mbeten nën juridiksionin e shtetit. Ekuilibri midis mbrojtjes administrative të fëmijës dhe asaj gjyqësore do të bëhet gjithmonë edhe më kompleks. Nga njëra anë, departamenti është përgjegjës për politikën e mirëqenies së fëmijëve, që do të thotë mbrojtjen administrative të miturve në rrezik, nga ana tjetër shumica e vendimeve do të merren nga gjykatësit. Ligji i 5 marsit 2007 për mbrojtjen e fëmijëve thekson rolin drejtues të departamentit në këtë fushë, një situatë që do të rikonfirmohet nga ligji i 14 marsit Edhe pse roli i mbrojtjes administrative është vendosur në qendër të kuadrit ligjor, brenda këtij 157 Ligji i Decentralizimit 22 Korrik 1983, konsultimi i fundit janar

87 kuadri do të ofrohet vetëm ndihma financiare ose shërbimet në vendbanimet e fëmijëve të dhëna nga kujdestarë socialë dhe familjarë. Të gjitha masat e tjera do të ndërmerren në një kuadër gjyqësor ose administrative. 158 Të gjitha dispozitat ligjore si dhe strategjitë apo planet mbi politikat publike të "mbrojtjes së fëmijës", shpalosin si një objektiv prioritar sigurimin e koherencës më të mirë, të legjislacionit, praktikave dhe artikulimit ndërinstitucional të veprimtarisë në këtë fushë. Së pari, Neni 1 i Ligjit të 14 marsit për mbrojtjen e fëmijëve, përcakton pranë Kryeministrit një Këshill Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili i propozon qeverisë udhëzimet kombëtare, për të ofruar këshilla dhe për të vlerësuar zbatimin e politikave publike në këtë fushë. Ai gjithashtu synon të promovojë konvergjencën e politikave në nivel lokal dhe administrimin e pavarur të autoriteteve lokale. Përbërja e këtij Këshilli parashikohet nga një dekret i posaçëm në mënyrë që të ruhet një ekuilibër i përfaqësuesve të shtetit, departamenteve, përfituesve të këtyre politikave, organizmat profesionale si dhe studimeve që kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve Përveç kësaj, për të forcuar pozitat e kryetarit të këshillit të qarkut, si drejtues dhe koordinues i të gjithë sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, që në ligjin e 5 marsit 2007 janë integruar të gjitha masat parandaluese. Ligji përcakton detyrimin e nënshkrimit të një protokolli midis kryetarit të këshillit të qarkut dhe menaxherëve të ndryshëm institucionalë, kjo në përputhje me planin e departamentit dhe të gjithë sektorin asociativ për të zbatuar veprimet parandaluese në interes të fëmijës dhe familjes së tij (neni 2). 160 Ky protokoll do të përcaktojë rregullat për mobilizimin dhe koordinimin e atyre që janë përgjegjës. Për më tepër, në çdo departament do të emërohet brenda njësive të Ndihmës Sociale për Fëmijës një " mjek referues për mbrojtjen e fëmijëve" (neni.7) 161, i ngarkuar me organizimin e rregullave të punës dhe bashkërendimin e nevojshëm midis shërbimeve të departamenteve, duke përfshirë celulën e informacionit shqetësues, mjekë të tjerë, të spitaleve dhe përgjegjësit për shëndetin në shkolla. Në disa artikuj të veçantë të legjislacionit parashikohen në mënyrë eksplicite rregullat e transmetimit të informacionit. Transmetimi i informacionit në lidhje me fëmijët në rrezik, duhet të realizohet në kushte shumë të monitoruara. Veçanërisht kur ndryshon vendbanimin (neni 14) 162, duhet të ketë një shkëmbim të informacionit midis departamenteve. Për sa i përket modaliteteve të shkëmbimit të informacionit midis institucioneve dhe për të arritur një siguri më të lartë për të miturit në rrezik, duhet t i referohemi ligjit të 14 prillit 2016 mbi informacionin e administratës nga autoritetet 158 Legjislacioni mbi mbrojtjen e fëmijëve konsultimi i fundit mars Ligji i 14 marsit legifrance. gouv.fr/affichtexte.do?cidtexte=jorftext &categorie Lien=id, konsultimi i fundit mars Po aty 161 Po aty legifrance 162 Po aty 87

88 gjyqësore dhe sistemi i mbrojtjes së të miturve. Ky ligj kërkon të forcojë kontrollin e të dhënave të personave që ushtrojnë profesione në kontakt me të miturit. Kuadri ligjor synon gjithashtu një artikulim të mirë të aktorëve të arsimit dhe mbrojtjen e fëmijëve rreth masave kundër neglizhencës së arsimimit dhe braktisjes (neni. 5) 163. Në artikulimin e marrëdhënieve midis kryetarit të këshillit të qarkut dhe prokurorisë do të përfshihen një numër i konsiderueshëm aktorësh. Do të citojmë sistemin dhe aktorët përgjegjës mbi paralajmërimin e drejtpërdrejtë në një situatë jo emergjente, kur është marrë një masë administrative në një situatë të caktuar për t'iu përgjigjur emergjencës, por edhe kur "rreziku është serioz dhe i menjëhershëm, sidomos në situatat e abuzimit" (neni. 11) 164. Për të siguruar një identitet të përbashkët midis Observatorit Kombëtar për Fëmijët në Rrezik (krijuar në 2004) dhe Observatorëve lokalë të Mbrojtjes së Fëmijëve (të krijuar në vitin 2007), Observatorit Kombëtar për Fëmijët në Rrezik do të quhet Observatori Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve (neni 6) 165. Me dekret është përcaktuar një përbërje multi-institucionale e observatorëve të departamenteve. (neni.3) 166. Për të analizuar më nga afër ecurinë e minorenëve nën mbrojtjen e masave civile apo dispozitave administrative dhe përndjekjen në kuadrin penal, Observatori Kombëtar do të marrin informacion lidhur me masat e marra në lidhje me urdhëresën e vitit 1945 për delikuencën e të miturve " I gjithë kuadri ligjor për mbrojtjen e fëmijëve, e cilëson parandalimin e riskut për fëmijën si një çështje kryesore. Qëllimi është të parandalohen rreziqet mbi fëmijën sa më herët të jetë e mundur, duke shmangur ose kufizuar efektet e tyre. Siç e trajtuam edhe më lart, kuadri ligjor përmban një kompetencë të dyfishtë të organit administrativ, i përfaqësuar nga Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm dhe nga autoriteti gjyqësor, i përfaqësuar nga prokurori i përgjithshëm. Nëse do t i referoheshim një procedure, Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm është përgjegjës dhe përmes celulës së departamentit, grumbullon, trajton dhe vlerëson në çdo kohë informacion në lidhje me të miturit në rrezik apo në një rrezik të mundshëm. Në të gjitha situatat, kërkohet një bashkëpunim i fortë me familjen, me shërbimet sociale dhe me aktorët e sistemit arsimor. 167 Në rastet kur ndërhyrja administrative është e pamjaftueshme ose e pamundur për t u zbatuar, shërbimi i ndihmës sociale për fëmijët raporton pranë prokurorit. Referimi tek prokurori duhet të jetë i menjëhershëm, pa pritur për një vlerësim social, kur gjendja e të miturit rezulton e lidhur me një vepre penale. Shërbimi social i ndihmës për fëmijët dhe prokurori kanë marrëdhënie të ngushta dhe të vazhdueshme, në përputhje me nenin L të Kodit të Veprimit Social dhe Kodit 163 Po aty 164 Po aty 165 Po aty 166 Po aty 167 Academie Nante, Guide pratique de la protection de l enfance à l usage des personnels de l éducation nationale, Nante,

89 të Familjes. 168 Celula e departamentit, e cila grumbullon, trajton dhe vlerëson informacion dhe më gjerë strukturat e ndihmës sociale për fëmijë, duhet të punojnë me të gjithë profesionistët, veçanërisht ata të arsimit, shërbimeve të ndryshme sociale, spitalet, policinë, xhandarmërinë, shoqatat arsimore. 2.5 Pikat e takimit të sitemit francez të mbrojtjes së fëmijëve dhe atij shqiptar. Përgjatë gjithë këtij kapitulli u shpalosën dispozitat ligjore dhe insitucionale të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri dhe në Francë. Të dy këta vend kanë karakteristika të ndryshme, histori dhe zhvillime sociale, ekonomike dhe politike të ndryshme por ajo çka mund të konsiderohet e përbashkët është themeli i çdo legjislacioni në nivel evropian dhe ndërkombëtar që është Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve. Edhe pse historiku i mbrojtjes sociale franceze është shumë më i pasur dhe daton shumë më herët se viti 1989 që shënon ekzistencën e KFD-së, duke filluar nga nënshkrimi i kësaj Konvente çdo element legjislativ i një vendi që ndërmeret në këtë fushë bazohet në interesin më të lartë të fëmijës, pra në parimin primar të KDF-së. Ligji Nr date , pe r Mbrojtjen e te drejtave te fe mije ve 169 që cilësohet si arritje në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në vendin tonë është miratuar në kuadr te plote ligjor dhe institucional ne pe rputhje me Kushtetute n Shqiptare dhe Konvente n mbi te Drejtat e Fe mijëve ashtu si dhe ligji i 14 marsit 2016 për mbrojtjen e fëmijëve në sistemin francez 170. Në vendin tonë, evidentohen përpjekje të adaptimit të legjislacionit, praktikave dhe institucioneve që operojnë në fushën e mbrojtjesë së fëmijëve në përputhje me direktivat dhe praktikat evropjane, kjo në kuadër të procesit të integrimit të BE-së, kjo një pikë takim e fortë me sistemin francez. Një tregues mbi këtë fakt është dhe ndërmarrja e 2 ligjeve të njëpasnjëshme në fushën e mbrojtjes sociale në një periudhë të shkurtër kohore (6vjeçare). Duke u bazuar në strukturat institucionale të mbrojtjes së fëmijëve në të dy vendet do të evidentojmë ekzistencën e «Këshillit Kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve» «Agjensisë shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve» «Njësive për të drejtat e fëmijëve në nivel qarku» «Njësive për të drejtat e fëmijëve në nivel bashkie» 168 Legjislacioni mbi mbrojtjen e fëmijëve, konsultimi i fundit janar Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve 2010, konsultimi i fundit janar Ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, d, konsultimi i fundit janar

90 Gjithashtu në të dy vendet do të evidentohen tendenca të diktuara nga diraktivat evropjane mbi përmirësimin e qeverisjes lokale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Funksionimi ndërinstitucional në këtë fushë është një tjetër element i rëndësishëm ku mund të përmendim për të dy vendet bashkërendimin e aksionit të : Ministrisë së Mirëqenies Sociale Ministrisë së Brëndshme Minstrisë së Arsimit Ministrisë së Drejtësisë Prokurorisë Sistemit Gjygjësor Institucionit të Avokatit të popullit Në përfundim të analizës së mirqënies sociale të fëmijëve në Shqipëri dhe në Francë nëpërmjet dimensioneve dhe indikatorëve specifikë do të evidentohen elementë pozitivë të cilët do të mund të integrohen në sistemin Shqiptar dhe do të mund të përmirësojnë praktikat në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Këto evidentime do të trajtohen në fund të punimit në formën e rekomandimeve duke u bazuar në Metodën e Hapur të Koordinimit si një element i rekomanduar në nivele më të gjera në politikat evropjane. 90

91 KAPITULLI I TRETË ANALIZA E MIRËQENIES SOCIALE TË FËMIJËVE NËPËRMJET DIMENSIONEVE SOCIALE Përgjatë këtij kapitulli do të synohet të analizohet mirëqënia e fëmijëve, duke trajtuar indikatorët që i përkasin 6 dimensioneve të përcaktuara në metodologjinë e këtij punimi. Përmirësimi i mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve në aspektin material, konjitiv dhe emocional janë motivi i përbashkët që haset në politikat e aplikuara në vendet e zhvilluara. Për të operacionalizuar hipotezën e këtij studimi do të ndërthuret analiza statistikore, cilësore si dhe referenca krahasuese duke u bazuar në indikatorët përbërës të çdo dimensioni Dimensioni i mirëqenies materiale tek fëmija në Shqipëri dhe në Francë Në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve lindin angazhimet për vendet nënshkruese mbi sigurimin e standartit të jetese të fëmijëve për zhvillimin e tyre fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror. Qeveritë angazhohen jo vetëm për të mbështetur familjen financiarisht, por "nëse është e nevojshme" ofrojnë edhe ndihmë materiale (Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, neni 27). Artikuj të tjerë të Konventës përcaktojnë të drejtat e fëmijëve që trajtojnë aksesin e fëmijëve në materiale të ndryshme për zhvillimin e tyre, të tilla si artikuj shkollor apo libra për fëmijë (neni 17) 171. Nëpërmjet operacionalizimit të dimensionit të mirëqenies materiale synohet të matet barazia dhe efiçienca, duhet theksuar se të ardhurat mesatare familjare përdoren për të matur efiçiencën, realizimin e një rezultati maksimal me mjetet e disponueshme, ndërsa niveli i varfërisë tek fëmijët mat barazinë në shoqëri. Metodologjia për matjen e mirëqenies së fëmijëve përqendrohet tek familja si njësi e analizës, në rastin e matjes së të ardhurave të disponueshme dhe varfërisë. Në rastin ideal, do të ishte me interes të analizoheshin kushtet materiale të jetës së fëmijës dhe jo ato të familjes së tij. Politikat sociale për familjet me fëmijë, që synojnë të japin zgjidhje afatshkurtra për uljen e varfërisë, ndikojnë në një konceptim të favorshëm të sistemit tatimor, përfitimet dhe stimujt që lidhen me punë, ofrimin e shërbimeve të kujdesit për fëmijët, politika aktive të tregut të punës si dhe mekanizma të tjera të drejtpërdrejta për të ndikuar në punësimin prindëror, elementë këta të cilët kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me varfërinë e fëmijëve Neni 17 Konventa e të drejtave të fëmijëve /OKB, konsultimi i fundit 3 mars Studim krahasues mbi mirëqenien e fëmijëve në vendet e OECD-së, konsultimi i fundit 3 mars

92 Brenda dimensionit, indikatorët janë plotësuese (komplementariste) pasi kanë një qasje tek të drejtat e fëmijëve dhe njëkohesisht ndikojnë në zhvillimin e tyre. Të ardhurat dhe niveli i varfërisë janë tregues domethënës për mirëqenien e fëmijëve, këto lidhen kryesisht me të ardhurat e prindërve për të investuar në të ardhmen e fëmijëve, sidomos në edukimin e tyre. Indikatorët mbi të ardhurat e prindërve dhe investimi i tyre në edukimin e fëmijës mund të mos pasqyrohen drejtpërsëdrejti në mirëqenien e fëmijëve në drejtim të integrimit social në shkollë dhe në marrëdhënie me fëmijët e tjerë, por më së shumti ata japin të dhëna mbi perspektivën e fëmijëve, mbi edulimin dhe nivelin e mbështetjes së prindërve për rezultatet afatgjata të fëmijëve. Shkalla e varfërisë Në pamundësi për të siguruar të dhëna në lidhje me shkallën e varfërisë relative për fëmijët nën moshën 18 vjet, për rastin shqiptar do të sjellim një panoramë të përgjithshme të varfërisë në vend për periudhën Grafiku 1. Varfëria në Shqipëri në përqindje (ngjyra bul e errët pasqyron zonën urbane, ngjyra blu e çelur zonën rurale dhe ngjyra gurkal gjithsej). Burimi : Instat LSMS 2002, 2005, 2008, 2012, Konsumi mujor real pe r fryme e shte ne n leke (për vitin 2002). Varfëria rezulton të jetë rritur nga 12.4% ne 2008 ne 14.3% ne vitin Ne vitet e me parshme, varfe ria ka re ne nga 25.4% në 2002 ne 18.5% ne vitin 2005 dhe 12.4% ne vitin Kjo do te thote se rreth individe ve të varfër (që shënohen në 2008) i janë bashkuar 373,137 individe ve te varfe r ne vitin Për të gjithë periudhën e referencës vërehet një nivel më i lartë i varfërisë në zonat rurale në krahasim me zonat urbane apo edhe duke e krahasuar me të gjithë popullsinë. 92

93 Tabela 3. Varfëria ekstreme në Shqipëri Viti 2002 Viti 2005 Viti 2008 Viti 2012 Përqindja 4,7 3,5 1,2 2,2 Burimi: INSTAT, Banka Botërore dhe UNDP Bazuar në studimin e realizuar nga INSTAT dhe Banka Botërore, popullsia ekstremisht e varfe r, pe rcaktohet si situata ku personat kane ve shtire si ne pe rmbushjen e nevojave baze ushqimore. Varfëria ekstreme e shte rritur nga 1.2% ne vitin 2008 ne 2.2% ne vitin Numri i personave të klasifikuar në varfëri ekstreme ka pësuar re nie nga 4.7% ne vitin 2002 ne 3.5% ne 2005 dhe ne 1.2% ne vitin Në Shqipëri 28% e fëmijëve jetojnë në familje të varfra, familjet e këtyre fëmijëve janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. Në vendin tonë një në tre fëmijë është aktualisht në nevojë, por vetëm një e treta e tyre përfitojnë shërbime dhe përkujdesje. Mbi 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm gjenden përballë nevojës të punojnë në punë familjare. Situata e fëmijëve të minoriteteve romë e egjiptianë është akoma më e vështirë krahasuar me fëmijët e maxhorancës. Varfëria reale në Shqipëri prek rreth 40% të popullsisë. Në zonat kodrinore e malore shifrat shkojnë në nivelin 50%. Varfëria reale e matur në kontekstin e fuqisë blerëse është mbi 62%, më e larta në rajon. Janë këto të dhëna të publikuara aktualisht në faqen zyrare të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. 174 Ne vendin tonë programi bazë që synon uljen e varfërisë në familjet shqiptare është Ndihma Ekonomike e menaxhuar nga Shërbimi Social Shtetëror në bashkëpunim me Drejtorinë e Përkujdesit Social të Bashkisë. Në kuadër të kësaj ndihme, sigurohet një pagesë në cash për familjet në varfëri ekstreme. Nuk mund të identifikojmë një politikë sociale që fokusohet mbi fëmijën, por fëmija do të trajtohet si pjesë e familjes. Në rastin francez, sipas studimi të realizuar nga UNICEF dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2014 mbi të drejtat e fëmijëve 175, rezulton se 1 fëmijë në 5 jeton në situatë varfërie. Këto të dhëna përftohen nëse i referohemi përllogaritjes të Institutit Evropian të Statistikave, ku varfëria e fëmijës përllogaritet mbi 60% të të ardhurave mediane të popullsisë. Nëse i referohemi të dhënave të Eurostat-it nuk do të përftojmë të njëjtat shifra, pasi përllogaritja bazohet në standardin e jetesës të fëmijës dhe jo në të ardhurat e familjes. Sipas kësaj metode, merret parasysh numri i individëve në familje dhe të ardhurat në dispozicion, duke deduktuar facilitetet fiskale dhe ndihmat sociale 173 Të dhëna mbi varfërinë në Shqipëri, konsultim i fundit 5 prill Të dhëna mbi varfërinë në Shqipëri, konsultim i fundit maj Studim UNICEF, konsultim i fundit 7 nëntor

94 për familjen. Në bazë të kësaj përllogaritjeje rezulton se 18,6% e fëmijëve francezë nën 18 vjeç jetojnë në situatë varfërie. Në këtë raport theksohet se «nuk duhet vetëm të matet dhe të komentohet niveli i varfërisë, sepse përbën një qasje shumë të cunguar të këtij fenomeni shumëdimensional. Aksioni i autoriteteve publike duhet të konsiderojë realitetin që fëmijët jetojnë, në familjet, lagjet, shkollat e tyre si dhe aksesin e tyre në shërbimet shëndetësore. 176» Shkalla e varfërisë është vetëm një tregues monetar, i cili nuk merr parasysh prizmin cilësor të jetës të lidhur me strehimin, jetën urbane, rurale etj. Ky studim propozon një qasje më komplekse të fenomentit të varfërisë. Duke konsideruar veçoritë e sistemit francez shifrat e sjella më lart relativizohen me zhvillimet e aktualitetit : Varfëria është më e pranishme tek fëmijët e familjeve emigrante krahasuar me familjet franceze autoktone ; Rritje të "privimit material" të fëmijëve në Francë gjatë krizës financiare të 2008-s. Kjo situatë e evidentuar tek fëmijët francezë logjikisht është rrjedhojë e prekjes të konsiderueshme të familjeve franceze nga kjo krizë 177. Edhe pse ky studim merr në konsideratë elementë specifikë të shoqërisë franceze, sërish lufta për minimizimin e varfërisë të fëmijës ngelet një përparësi për autoritetet publike. Përmes një sërë rekomandimesh të trajtuara brenda tij, theksohet fakti se «qeverisja e politikave sociale për fëmijën në shoqërinë franceze nuk është ende në nivelin e ambicjeve të Francës 178» Mes ambicjeve në nivele të larta, mbështetja që autoritetet publike franceze u japin familjeve me fëmijë është vërtet e konsiderueshme. Në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara të OECD-së, ajo do të renditet e treta pas Hungarisë dhe Luksemburgut dhe e pesta për shpenzimet publike për fëmijërinë e hershme, nga ku mund të lexojmë edhe një filozofi të shtetit francez mbi politikat publike për fëmijët: investojmë shumë tani për të pasur qytetarë të denjë nesër. Përfitimet e ofruara për familjet menaxhohen në nivel kombëtar nga Qendra Kombëtare e Alokimit të Fondeve për Familjet dhe në nivel rajonal nga Qendrat Rajonale të Alokimit të Fondeve për Familjet 179. Përfitimet specifike të ofruara për familjet me 2 ose më shumë fëmijë përfaqësojnë 46.3% të këtyre përfitimeve. Grupi i dytë që përfaqëson 41% të përfitimeve përmban ndihmat e ofruara për lindjen e fëmijëve dhe kujdesin për fëmijërinë e hershme. Shuma që përfitohet nga familjet e fëmijëve përllogaritet mbi një bazë mujore ku përfshihen të gjitha ndihmat sociale. Fëmijët e privuar nga nevojat bazë në fushën e edukimit 176 Po aty 177 Po aty p.11 konsultim i fundit 7 nëntor Pëfitimet e familjeve në Francë, konsultim i fundit 8 shtator

95 Indikatorin e privimit nga nevojat bazë në fushën e edukimit do ta lidhim drejtpërsëdrejti me mungesën e të ardhurve në familjet e fëmijëve. Për të qartësuar konceptimin e privimit të fëmijës në fushën e edukimit theksojmë se në këtë studim do të konsiderojmë të privuar në fushën e edukimit të gjithë fëmijët që janë pjesë e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike. Arsyeja pse do i trajtojmë këta fëmijë të privuar në fushën e edukimit lidhet me përfitimet e ulta të ofruar në para në kuadër të këtij programi. Në studimet e realizuara nga UNICEF-i mbi mirëqenien e fëmijëve në Shqipëri, rezulton se 57% e familjeve që marrin ndihmë ekonomike nuk janë në gjendje të plotësojnë asnjë prej nevojave bazë të jetesës. Ndihma në pará mbulon vetëm 16 % të nevojave të familjeve që jetojnë poshtë kufirit të varfërisë absolute dhe vetëm 25 % të nevojave të atyre që jetojnë poshtë kufirit të varfërisë ekstreme 180. Grafiku 2. Numri i familjeve në Ndihmë Ekonomike Edhe pse një individ apo familje mund të përfitonte (sipas rregullave të programit të mëparshëm të Ndihmës Ekonomike deri në fund të vitit 2016) pa limit kohe nga program i Ndihmës Ekonomike, në grafikun e mësipërm shohim një rënie progresive të numrit të familjeve përfituese. Rënie më të madhe ky numër ka pësuar në vitin 2014, ku shënohen familje përfituese të ndihmës ekonomike në vendin tonë. 180 Varfëria në Shqipëri, konsultimi i fundit mars

96 Grafiku 3. Përqindja e familjeve me fëmijë pjesë e skemës së Ndihmës Ekonomike Ashtu siç paraqitet dhe në grafikun e mësipërm, për vitin 2010 familjet me fëmijë përfaqësojnë 70% të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike. Kjo shifër do të pësojë një ulje në vitet në vazhdim për periudhën referuese, por sërish ngelemi në shifrat 42%. Nëse i referohemi grafikut që sjell numrin total të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike në vitin 2015 rezultojnë familje me fëmijë, të cilat janë pjesë e programit të ndihmës ekonomike. Grafiku 4. Koeficienti i fëmijëve përfiues të NE-së Duke ju referuar grafikut të mësipërm shohim një rritje të numrit të fëmijëve përfitues të ndihmës ekonomike. Në vitin 2011 janë 131 fëmijë në 1000 që jetojnë në familje ku nuk mund të përmbushen as kushtet minimale të jetesës. Kjo shifër është më e lartë në vitin 2014 përsa i përket periudhës referuese dhe rezulton të jetë 225 fëmijë në Për vitet 2015 dhe 2016 vërehet një rënie e lehtë e numrit të fëmijëve që jetojnë në këto kushte. Shifrat tregojnë përkatësisht 216 dhe 203 fëmijë në Këta fëmijë janë të privuar materialisht nga e drejta edukimit, sepse familjet e tyre nuk mund të plotësojnë kushtet fizike dhe materiale për studim dhe mbarëvajtje në shkollë. Kjo nuk do të thotë që të gjithë këta fëmijë janë të përjashtuar nga sistemi arsimor, por në analizën e mirëqenies së tyre nuk përmbushet indikatori i mirqënies materiale. 96

97 Për të matur efikasitetin e programeve ekzistuese të ndihmës ekonomike në Shqipëri dhe për të vlerësuar ndikimin e këtij programi në jetën ekonomike dhe sociale të fëmijëve që marrin ndihmë në para janë realizuar disa analiza. Analizat tregojnë se në dy dekadat e fundit, sistemi i mbrojtjes sociale ka funksionuar i bazuar në parime që kanë qenë të pandryshuara që prej fillimit të hartimit të programit 181. Një panoramë më të plotë mbi mirëqenien materiale të fëmijës do të krijohet duke analizuar indikatorë të këtij dimensioni në shoqërinë franceze. Sipas studimit Të sigrojmë mirëqenien e fëmijëve, Franca pozicionohet më mirë se vendet e tjera të zhvilluara të OECD-së. Dhe vetëm 12 nga 1000 fëmijë në Francë janë të privuar nga burimet bazë të nevojshme për të studiuar, krahasuar me një mesatare të OECD prej 35 fëmijë për mijë 182. Të Ardhurat e Solidaritetit Aktiv 183 është programi ekuivalent i Ndihmës Ekonomike në Francë. Nëpërmjet këtij programi, personave pa të ardhura u sigurohet një nivel minimal jetese. Ndihma e ofruar varion në funksion të përbërjes së familjes. Ky program është i aksesueshëm për personat që plotësojnë kushtet dhe që janë mbi moshën 25 vjeç. Ky program është i bashkëfinancuar nga buxheti i qeverisë vendore dhe asaj qëndrore. Pjesa e financuar nga niveli vendore mbulon «Të Ardhurat e Solidaritetit Aktiv» bazë ndërsa pjesa e financuar nga niveli qëndror mbulon «Të Ardhurat e Solidaritetit Aktiv» për individët në aktivitet profesional. Ekzistojnë tre kategori të «Të Ardhurave të Solidaritetit Aktiv» : Për familjet të cilat nuk kanë të ardhura nga aktiviteti profesional Për familjet që kanë të ardhura të ulta nga aktiviteti profesional dhe shuma e të ardhurave është më i vogël se një shumë e paracaktuar Për familjet që kanë të ardhura të ulta nga aktiviteti profesional dhe shuma e të ardhurave tejkalon kufirin e paracaktuar për kategorinë e mësipërme 184. Ajo çka është e rëndësishme të theksohet në funksionimin e këtij programi lidhet me rëndësinë që i jepet fëmijës si një individ me nevoja specifike. Nëse familja ka në ngarkim fëmijë, pagesa në cash për këto familje do të rritet në mënyrë progresive dhe rritja progresive e ndihmës nuk është e kufizuar. Duhet të theksohet se paralelisht me këtë pagesë familjet me fëmijë përfitojnë shpërblimin e lindjes apo të adoptimit të fëmijës, mbështetje financiare për kujdesin e fëmijës kur prindrit janë në marrëdhënie pune apo përfitimet që gëzon prindi nëse ndërpret marrëdhëniet profesionale për tu kujdesur për fëmijën Sistemi i Mbrojtjes Sociale, konsultim i fundit 14 prill konsultim i fundit 20 prill Asistenca Sociale në Francë, konsultim i fundit 17janar Insee Ile-de-France 2011 Regards sur... les enfants de familles pauvres en Ile-de-France, konsultim i fundit janar Po aty 97

98 Përfitimet kryesore të ofruara për familjet 186 : Fondet për mbështetjen sociale të familjeve, paguhen pa marrë në konsideratë të ardhurat e familjes. Kjo pagesë justifikohet me lindjen e një fëmijë të dytë. Ekziston edhe një tjetër pagesë suplementare për një fëmijë të tretë, por kjo e fundit përllogaritet mbi nivelin e të ardhurave të familjes. Përfitimi për ofrimin e shërbimeve/kujdesit për fëmijët e vegjël, ka për qëllim të kompensojë kostot e nevojshme për kujdesin e fëmijës nga një prind ose nga një institucion i specializuar, në rastin kur të dy prindërit janë në marrëdhënie pune. Ky përfitim përfshin një pagesë që familja përfiton me lindjen apo adoptimin e fëmijës, pagesën e fondit bazë për mbështetjen e familjes, një pagesë shtesë për kujdesin e fëmijës që varion sipas zgjedhjes së lirë të prindit (nëse prindi do të kujdeset vetë për fëmijën apo do të zgjedhë institucionet e specializuara), moshës së fëmijës dhe zgjedhjes së lirë të prindit mbi menaxhimin e lejës së lindjes. Përfitimet që lidhen me situata të veçanta : Përfitimi i pagese për rritjen e një fëmijë të privuar nga një ose të dy prindërit. Pagesat që kanë si qëllim të kompensojnë shpenzimet e familjeve për shkollimin e fëmijëve. Nga kjo pagesë përfitojnë më shumë se 3 milionë familje me fëmijë nga 6 deri 18 vjeç, shpërndarja e kësaj pagese bëhet në funksion të të ardhurave të familjes. Përfitimet në lidhje me strehimin u jepen familjeve me të ardhura modeste, për t i ndihmuar të paguajnë qiranë ose të paguajë kredinë për banesën. Ato përfshijnë: fondet për strehim individual, fonde për strehim familjar, fonde për strehim social. Shuma e përfitimit varion nga një seri parametrash ; Përfitime për prindërit që kujdesen për një fëmijë të sëmurë rëndë, të plagosur ose të paaftë, pagesa kryet duke konsideruar të ardhurat e familjes. Përfitime të tjera për familjet me fëmijë 187 : 11 ditë pushimi në vit të rezuervuara për baballarët, duke përfaqësuar një shpenzim të konsiderueshëm në buxhetin e mbrojtjes sociale të familjes. Menaxhimi i kontributeve për sigurimin shoqëror të prindit që kujdeset për fëmijën dhe nuk ushtron aktivitet profesional. Këto kontribute sigurohen nga Qendra Kombëtare e Alokimit të Fondeve për Familjet dhe Qendra Kombëtare e Sigurimeve Shoqërore për Punonjësit. Përfitimi i prindit është i madh pasi kohën e shpenzuar për rritjen e fëmijës së vogël/për përkujdesin për një familje 186 Politikat Sociale mbi Familjen, konsultimi i fundit 12 qershor Politikat Sociale mbi Familjen, konsultimi i fundit 12 qershor

99 të madhe (3 ose më shumë fëmijë) apo për një person me aftësi të kufizuara (fëmijë apo i rritur) do ti konsidrohet si një periudhë aktiviteti profesional. Pa këtë mbështetje, pensioni i personave në fjalë do të jetë shumë i ulët. Sistemi fiskal francez e konsideron «konceptin» e familjes në një mënyrë prioritare dhe origjinale, kryesisht në tatimin mbi të ardhurat 188. Përllogaritja e fiskalitetit mbi statusin martesor Përllogaritjet e tatimit mbi të ardhurat për një çift do të bazohen në të ardhurat e të dy anëtarëve, kur të dy kanë një aktivitet profesional, por edhe në rast të kundërt kur vetëm një anëtar është në marrëdhënie pune. Ky lloj sistemi fiskal nuk haset shpesh në vendet e tjera pasi në pjesën më të madhe të rasteve tatimi bazohet mbi të ardhurat e individit dhe jo të familjes. Rreth 4,5 milionë familje përfitojnë nga kjo lloj përllogaritje dhe disa million qytetarë nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat. Në këtë sistem niveli i taksimit varion nga numri i personave në ngarkim. Fëmijët në ngarkim përllogariten sa ½ e 1 personi, ndërsa duke filluar nga fëmija i tretë dhe gjithë fëmijët e tjerë më pas do të konsiderohen si një person i plotë në ngarkim për familjen e tatuar. Kështu tatimit mbi të ardhurat ulet me rritjen e numrit të fëmijëve. Edhe pse sistemi fiskal francez aplikohet mbi të ardhurat e familjeve dhe jo të individit, edhe pse ai merr në konsideratë personat në ngarkim të familjes, sërish ai bazohet në principin e progresivitetit të tatimit mbi të ardhurat, që do të thotë në kapacitetin që një familje ka për të kontribuar në funksion të të ardhurave dhe kompensimeve; Reduktimi i taksave për familjet që kanë në ngarkim fëmijë në shkollë. Kjo vlen vetëm për familjet e tatueshme, pjesa më e madhe e të cilave nuk përfitojnë nga pagesat që kompensojnë shpenzimet e familjeve për shkollimin e fëmijëve 6 deri 18 vjeç dhe bursa studimi për fëmijët e familjeve me të ardhura shumë të ulta. Reduktimi i tatimeve për koston e kujdesit të fëmijëve. Këto përfitime shkojnë vetëm për familjet që tatohen. Aplikohet në familjet të cilat punësojnë një person për kujdesin e fëmijës ose çojnë fëmijën e tyre nën 7 vjeç në një institucion të specializuar. Edhe pse ka një bashkërendim të gjithë politikave dhe mekanizmave zbatuese në sistemin francez të mbrojtjes sociale, sërish fenoeni i varfërisë persiston. Në të gjitha vendet e BE-së, fëmijët janë më të prekur nga varfëria krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë. Në Francë, në vitin 2009, 18% e fëmijëve nën 18 vjeç jetojnë në një familje të varfër, të dhëna këto sipas studimit të realizuar nga Instituti Kombëtar i Studimeve Ekonomike në Francë, me mbështetjen e një sërë institucionesh dhe organizmash qeveritare dhe joqeveritare në vitin , «Në vitin 2009, fëmijë jetojnë në familje të varfra ku të ardhurat për njësi konsumi janë më të ulta se 60% e të ardhurave mediane në vend. Këta fëmijë përfaqësojnë më shumë se një në pesë fëmijë në shoqërinë franceze. Ata shpesh 188 Po aty 189 Insee Ile-de-France 2011 Regards sur... les enfants de familles pauvres en Ile-de-France 99

100 jetojnë në familje me një prind dhe familje të mëdha me më shumë se 4 fëmijë. Prindërit e tyre janë më të ekspozuar në sfidat e tregut të punës dhe trajtohen brenda skemës së programit të «Ardhurat e Solidaritetit Aktiv». Fëmijët e familjeve të varfra kanë probabilitet më të lartë për të qënë një individ i varfër në të ardhmen. Duke filluar nga mosha 16 vjeçare, shpesh këta fëmijë nuk janë pjesë e sistemit arsimor dhe kanë gjithashtu mundësi më të larta për të qenë inaktivë në tregun e punës 190». Rezultatet e studimit Të sigurojmë mirëqenien e fëmijëve të OECD-së ku 12 fëmijë në 1000 janë të privuar nga nevojat materiale për arsimim dhe ato të studimit mbi fëmijët e varfër të Institutit Kombëtar të Sutdimeve Ekonomike ku 1 në 5 fëmijë (mesatarisht) jeton në një familje të varfër tregojnë qartë se ndërhyrja e autoriteteve publike neutralizon disi situatën e varfërisë të fëmijës, duke mundësuar lehtësim për arsimimin e fëmijëve në rastin konkret. Ashtu si është trajtuar dhe më lart, krahas mbështetjes financiare të siguruar në programin e të ardhurave të solidaritetit aktiv, ekzistojnë edhe programe të tjera për mbështetjen e mirëqenies së fëmijës. Krahas trajtimit të të dhënave sasiore dhe menenaxhimit të dimensionit material të fëmijës nga sistemi i mbrojtjes sociale në Shqipëri dhe në Francë, plotësohet analiza me një trajtim cilësor të këtyre indikatorëve nëpërmjet intervistave të realizuara me specialistë të fushave të punësimit, arsimit dhe menaxhimit të programeve të ndihmave sociale. Përgjatë një takimi të realizuar me përfaqësues të Zyrës Rajonale të Punësimit Korçë lidhur me politikat aktive të tregut në favor të familjeve me fëmijë, u mësua se në kuadër të veprimtarisë të ushtruar nga ky institucion nuk ekziston asnjë politikë që trajton familjen me fëmijë, në fokus të aktivitetit të tyre qëndron punësimi i individit. Punëkërkuesi i papunë trajtohet vetëm si individ dhe në asnjë moment nuk merret në konsideratë gjëndja e tij familjare dhe personat që ky individ ka në ngarkim. Nuk ka asnjë udhëzim për të trajtuar me përparësi punëkërkuesit kryefamiljarë të familjeve me fëmijë apo nënat kryefamiljare me fëmijë Për të marrë një opinion nga individë që janë në kontakt të vazhdueshëm me menaxhimin e programit të Ndihmës Ekonomike në vendin tonë, është ndërmarrë një intervistë me përfaqësuesen e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Korçë. Drejtuesja e këtij institucioni shprehet se mirëqënia materiale e fëmijës trajtohet brenda mirëqenies materiale të familjes ku bën pjesë dhe fëmija. Vetëm fëmijët jetimë dhe fëmijët me urdhër mbrojtjeje nga gjykata mund cilësohen si kategori më vete dhe mund të trajtohen me pagesë brenda kësaj skeme. Aktualisht në rajonin e Korçës, ashtu si në gjithë rajonet e tjera të Shqipërisë, është duke u shtrirë skema e re e ndihmës ekonomike që synon një targetim më të mirë të familjeve të varfra, duke pasur parasysh që përfitues të ndihmës ekonomike janë «të varfrit e më të varfërve». Skema e ndihmës ekonomike që vazhdon të aplikohet përfshin të gjithë individët të cilët përmbushin nje sërë kriteresh të përcaktuara me VKM nr: 995 të 7 dhjetorit Nëse do të bënim një përmbledhje të kritereve do të rezultonte se përfituesit e ndihmës ekonomike i përkasin asaj shtrese popullsie që jeton në varfëri ekstreme. Kjo skeme e re do të funksionoj ndryshe, tashmë do të realizohet një deklarim nga ana e 190 Po aty 100

101 aplikanteve ku do të cilësohet demografia e familjes, vendbanimi dhe gjeneralitetet e tjera të aplikantit. Më pas ky deklarim do të trajtohet në kuadër të një formule pikezimi e përbërë nga disa variabla si: statusi social, vendodhja gjeografike, vlerësimin social ekonomik të aplikantit. Këto indikatorë do të përcaktojnë nëse aplikanti mund të përfitojë ndihmën ekonomike si dhe nivelin e pagesës. Në lidhje me vendin që zë fëmija në programin e ndihmës ekonomike, drejtuesja e Shërbimit Social Shtetëror, Korçë shprehet: Nëse brenda skemës së ndihmës ekonomike ekzistuese nuk ka një trajtim preferencial për familjet me fëmijë, pra fëmija do të llogaritet si një anëtar jo me nevoja specifike, u jepet një farë prioriteti nënave kryefamiljare me fëmijë në skemën e re, që është duke u shtrirë aktulisht në nivel kombëtar. Sipas kritereve të mëparshme, një individ mund ta përfitonte përjetësisht ndihmën ekonomike, me skemën e re janë parashikuar disa limite kohore. Prioriteti që u jepet nënave kryefamiljre qëndron pikërisht në mos përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike për një periudhë kohore prej 5 vjetësh me kusht që nje prej fëmijëve të saj të ndjek arsimin 9-vjeçar. Të vetmet përfitime që mund të përmenden për fëmijët e familjeve që përfitojnë ndihmën ekonomike janë: pagesa prej 300 lekësh (në muaj) me kusht që fëmija të ndjekë arsimin 9-vjeçar dhe një mbulim me materiale didaktike/mjete shkollore për çdo fillim viti akademik, të mundësuar nga një nismë e përbashkët e pushtetit lokal dhe OJF-ve që operojnë në rajonin e Korçës. E pyetur nëse fëmijët e këtyre familjeve kanë kushte minimale për të mos qenë të privuar nga e drejta për t u arsimuar, drejtuesja e institucionit përgjigjet: - Nga puna jonë në terren evidentojmë një nivel ekstrem të varfërise dhe mund të them me bindje që fëmijët e këtyre familjeve nuk kanë kushtet minimale për të studiuar dhe për t u socializuar pa komplekse në ambientet e institucioneve shkollore. Duke qenë se programi i ndihmës ekonomike zbatohet nga Shërbimi Social Shtetëror Rajonal dhe Drejtoria e Kujdesit Social pranë Bashkisë, një tjetër intervistë u realizua me drejtuesin e këtij institucioni pranë Bashkisë Korçë. Në lidhje me mirëqënien materiale të fëmijëve, ai shprehet se autoritetet shtetërore përpiqen të mbështetin fëmijët në nevojë, kryesisht në fushën e edukimit. Bashkia për çdo vit ofron kite shkollore për fëmijët në nevojë (fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike), pasi librat për këtë kategori fëmijësh sigurohen nga Ministria e Arsimit. Për sa i përket ndihmës ekonomike nuk ka asnjë trajtim preferencial për familjet me fëmijë. Fëmija trajtohet si një anëtar i familjes, pa konsideruar nevojat e tij specifike dhe më pas përllogaritet kuota sipas moshës së fëmijës. Madje ai thekson që familjet me shumë fëmijë janë disi të penalizuara, pasi duke u bazuar në formulën e përllogaritjes, maksimumi i mundshëm që një familje me fëmijë mund të përfitojë është shuma prej lekësh. Nëse politikat sociale në vendin tonë trajtojnë popullatat vulnerabël, politika mbi familjen në Francë është një politikë universale që fokuson të gjitha familjet, jo vetëm ato që ndodhen në situatë ekstreme vulnerabiliteti. 101

102 Gjatë trajtimit sasior dhe cilësor të indikatorëve të dimensionit të mirëqenies materiale të fëmijës vlen të përmendet identifikimi i mungesës së programeve dhe politikave sociale me fokus fëmijën në vendin tonë dhe një organizim shumëdimensional i jetës të familjes dhe fëmijës nga sistemi social francez. Mund të themi se ky dimension është pak i përmbushur në vendin tonë. Numri i fëmijëve të privuar nga nevojat bazë është i konsiderueshëm. Ashtu si u cilësua edhe në metodologjinë e punimit fëmijët që janë pjesë e familjeve me ndihmë ekonomike janë të destinuar të jetojnë në një situatë ku mund të plotësohen vetëm 16% e nevojave bazë të familjeve që jetojnë në varfëri dhe 25% e nevojave të familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme. Sipas koncepteve ekzistuese dhe në mënyrën aktuale të zbatimit të programit të ndihmës ekonomike, teknikisht edhe politikisht, kjo ndihmë në parà nuk e zbut varfërinë e fëmijëve dhe nuk plotëson as nevojat thelbësore për jetesën. Ndihma ekonomike nuk ka as edhe një rol të dukshëm në ofrimin e shërbimeve bazë për fëmijët dhe në ofrimin e shërbimeve sociale. Fëmijët e këtyre familjeve janë të privuar materialisht nga e drejta e edukimit, pasi familjet e tyre nuk mund të plotësojnë kushtet fizike dhe materiale të fëmijëve dhe kjo krijon për fëmijët vështirësi integrimi në sistemin arsimor. Kjo nuk do të thotë, që të gjithë këta fëmijë janë objekt i përjashtimit social në sistemin arsimor, por në analizën e mirëqenies së tyre nuk përmbushet indikatori i mirëqenies materiale. Shkollat e sistemit te detyrueshem 9 vjeçar nuk ofrojne asistencë pedagogjike pas mësimit apo vakte ushqimore për këtë kategori fëmijësh. Duke e konsideruar programin e ndihmës ekonomike si dispozitivin kryesor që luan rol në zbutjen e varfësisë në Shqipëri, ndërhyrjet e autoriteteve publike në familjet e fëmijëve të varfra evidentohet vetëm në rastetë varfërisë ekstreme, për të siguruar mbijetesën : nga skema e ndihmës ekonomike duhet të përfitojnë të varfërit e më më të varfërve. Analizat tregojnë se në dy dekadat e fundit, sistemi i mbrojtjes sociale ka funksionuar mbi të njëjtat parime të pandryshuara që prej fillimit të hartimit të programit. 3.2 Dimensioni i strehimit dhe mjedisit për fëmijën në Shqipëri dhe në Francë - Cilësia e strehimit për fëmijët - Fëmijët që jetojnë në një banesë në një mjedis në kushte të këqija higjenike Strehimi dhe mjedisi ku rritet fëmija padyshim që është një element shumë i rëndësishëm i mirëqenies së tij. Duhet theksuar se kushtet e strehimit dhe mjedisit janë të lidhura ngushtë edhe me elemente të tjera të formimit të tij. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (neni 25) përcakton se gjithkush gëzon të drejtën për një standard jetese të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenien personale si dhe 102

103 të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale 191 Pe r shumë njerëz, aksesi në një strehë të sigurt e të mbrojtur mbetet privilegj. Vlerësohet se në gjithë botën ka rreth 100 milion të pastrehë (OKB, 2005). Mungesa e strehimit shoqërohet me shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, si p.sh. shkelja e së drejte s për arsim, për mosdiskriminim dhe pjesëmarrje në jetën publike. Në shkelje të të drejtave të fëmijëve do të ndodhemi edhe në rast kur fëmija jeton në një banesë por kushtet fizike dhe higjenike të saj janë jashtë standardeve. Cilësia e mjedisit matet duke përdorur indikatorë të nivelit të zhurmës në shtëpi dhe në lagje, si dhe indikatorë mbi nivelin e ndotjes së mjedisit ose të menaxhimit të mbeturinave në shtëpi ose në lagje 192. Edhe brenda këtij dimensioni do të duhet të trajtohet fëmija si pjesë e familjes sepse ashtu si të ardhurat edhe strehimi është një element që i përket familjes së fëmijës. Një indikator i rëndësishëm i këtij dimensioni është niveli i mbipopullimit të banesës. Ky indikator do të trajtohet në familjet e varfra dhe në familjet jo të varfra duke konsideruar mirëqenien materiale të lidhur ngushtë me cilësinë e strehimit. Për të analizuar këtë dimension në rastin shqiptar do të shfrytëzohen të dhëna të shifruara të INSTAT ( ) që flasin jo vetëm për nivelin e strehimit të popullsisë, por gjithashtu do të trajtohen elementë mbi standardizimin e higjienës së banesave. Për të plotësua panoramën e këtij dimensioni do të sjellen informacione të marra nga specialistë të sektorit të strehimit, por edhe ata të fushës së higjienës. Indikatri që përcakton higjenën e strehimit do të sillet nëpërmjet analizës mbi ekzistencën e WC-ve me tubacione apo jo në banesë, furnizimit me ujë të pishëm dhe energji elektrike. Grafiku 5. Numri i banorëve për dhomë 191 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, konsultim i fundit 18 shkurt Standartet e cilësisë së mjedisit, iperi_alb.pdf, konsultim i fundit 18 shkurt

104 Popullimi i banesave në Shqipëri periudha ( ) /Burimi autori (të dhënat Instat) Mbipopullimi i banesave është një element i rëndëndësishëm që përcakton cilësinë e strehimit. Duke u bazuar në të dhënat, ashtu siç është ilustruar në grafikun e mësipërm, vërehet se në vendin tonë mesatarisht duhet të përllogariten 1-3 individë që jetojnë në të njëjtën dhomë. Në periudhën kjo mesatare ka evoluar përafërsisht 10%. Është një përqindje e vogël e popullsisë që i përafrohet standardit të një strehimi cilësor : një individ duhet të jetojë në një dhomë. Në periudhën vërejme një rritje progresive, në vititn 2012 shënohen vlerat më të larta për periudhën referuese,17%. Nëse anlizohet mbipopullimi i banesave me më shumë se 3 individë për dhomë për periudhën vërehet një renie progresive e përqidjes së popullsisë që jeton në këto kushte (nga 30% në 7%). Grafiku 6. Numri i banorëve për dhomë të varfër/jo të varfër Popullimi i banesave në Shqipëri, sipas statusit të të ardhurave, periudha ( ) / Burimi autori (të dhënat Instat) Në dy grafikët e mësipërm vërehet se në popullsinë e konsideruar jo të varfër dhe të varfër ka një predominancë të nivelit 1-3 persona për dhomë. Ajo çka diferencon popullsinë e varfër nga popullsia jo e varfër në këtë indikator është mungesa e popullsisë që jeton 1 individ në një dhomë. Popullsia e varfër përbën kategorinë më të madhe të popullsisë që jetojnë më shumë se 3 individë për dhomë. Tek grafiku që paraqet numrin e banorëve për dhomë mbi popullsinë e varfër nuk ekziston ngjyra e blu e çelur- çka qartëson faktin se popullsia e varfër qëndron larg standardizimit të një strehimi cilësor. Ajo pjesë e popullsisë që jeton brenda standardit të një strehimi cilësor i përket tërësisht popullsisë jo të varfër. Tek anlizohet mbipopullimi i banesave në vendin tonë mund të konkludohet se mirqënia materiale e familjeve të fëmijëve reflektohet edhe në dimensionet e tjera të mirqënies, në rastin konkret në dimensionin e strehimit. 104

105 Nga anketa mbi banesat e realizuar në Francë në vitin 2013 nga Instituti Kombëtar i Studimeve Ekonomike rezulton se 6% e familjeve i konsiderojnë kushtet e tyre të banimit si të pamjaftueshme ose shumë të pamjaftueshme kundrejt 15% në vitin Më shumë se gjysma e familjeve dëshiron të ndryshojnë strehim, për një ambjent më të madhe dhe 1.4 milion familje synojnë të përfitojnë nga programet e strehimit social. Këto shifra janë në rritje në dy dekadat e fundit 193. Në lidhje me mbipopulimin e banesave rezolton se 2.7 million e familjeve jetojnë në kushtet e mbipopullimit. Duke mos konsiderur studentët, të cilët kanë tendencë për të jetuar në siperfaqe të vogël banimi (situatë kalimtare), rezulton se 8.5% e familjeve janë të prekura nga mbipopullimi, sidomos të rinjtë. Familjet ku individët janë 65 vjeç e lart, rrallë jetojnë në kushte të mbipopulluara ndërsa më të prekura janë familjet e reja dhe familjet me fëmijë. Jetojnë në kushte mbipopullimi 33% e familjeve me të paktën tre fëmijë kundrejt vetëm 2% e familjeve pa fëmijë. Në kushte mbipopullimi do të jetojnë gjithashtu një numur i madh i familjeve me të ardhura të ulëta. Ndërsa në vitin 2005, 46% e banesave të mbipopulluara banoheshin nga këto familje, kjo përqindje ka arritur 59% në vitin Pjesa e familjeve me të ardhura të ulëta që jetojnë në banesa të mbipopulluara është rritur me tre pikë (19 %), ndërkohë që identifikohet një ulje e përgjithshme e mbipopullimit, nga 0.5 në 1.5 pikë në varësi të standardit të jetesës për periudhën Grafiku 7. Higjena Higjena e banesave/ WC brenda në banesë/ WC jashtë banesës me tubacione dhe pa tubacione /Burimi i të dhënave : Instat Një tjetër indikator i parashikuar për të përcaktuar cilësinë e strehimit është higjiena e banesës. Një tregues bazë për higjienën e banesës është të pasurit apo jo një 193 Kushtet e banimit, konsultimi i fundit janar Mbipopullimi, konsultimi i fundit janar

106 WC brenda banesës dhe nëse jo, WC jashtë banesës është me tubacione apo jo (e improvizuar në kushte natyrore). Duke ju referuar grafikut të mësipërm vërehet një përmirësim i kushteve higjienike për periudhën , nga 60% e popullsisë që kanë pasur një WC brenda në banesë në vitin 2002 për vitin 2012 shënohen shifat 93%. Edhe për pjesën tjetër të popullsisë që jetojnë në kushte më të vështira higjienike me WC jashtë banesës (me apo pa tubacione) vërehet një përmirësim i situatës. Numri i banesave me WC jashtë (me dhe pa tubacione) vërehet të pësojë gjithmonë edhe më shumë rënie. Nëse në vitin 2002 rreth 30% e popullsisë jetonte në banesa me WC jashtë dhe pa tubacione, në 2012 kjo përqindje shkon në 3%. Pra vërehet një përmirësim i ndjeshëm i kushteve higjienike të banesave. Grafiku 8. Higjena të varfër/jo të varfër Higjena e popullsisë nisur nga banesat me WC brenda dhe jashtë banesës/ me apo pa tubacione/burimi Autori/Të dhënat INSTAT Nëse do të analizohet niveli i higjienës në popullsinë e varfër dhe jo të varfër do të vërehet që në popullsinë e varfër ka një nivel më të ulët të higjienës, nëse i referohemi nivelit të banesave me WC brenda. Në të dy grupimet e popullsisë shënohet përmirësim i kushteve higjenike, duke iu referuar minimizimit të banesave me WC jashtë tyre. Diferencë më të madhe midis popullsisë së varfër dhe popullsisë jo të varfër, do të vërehet më tepër në mbipopullimin e banesave, sesa në rastin e analizës së higjienës. 106

107 Grafiku 9. Furnizimi me ujë Banesa që furnizohen me ujë të rrjedhshëm brenda banesës/ jashtë banesës/ pa ujë të rrjedhshëm. Burimi Autori/ të dhënat Instat Një tjetër element që trajton higjienën e banesave është furnizimi me ujë të rrjedhshëm. Identifikohen tre kategori banesash, banesat që furnizohen me ujë të rrjedhshëm brenda, banesat që furnizohen me ujë të rrjedhshëm jashtë edhe banesa që nuk kanë furnizim me ujë të rrjedhshëm. Ashtu si ilustrohet edhe në grafikun e mësipërm në vitin 2012, 78% e popullsisë jeton në banesa që furnizohen me ujë të rrjedhshëm kundrejt 50% të popullsisë në vitin Në periudhën verejmë një rritje progresive të numrit të banesave që furnizohen me ujë të rrjedhshëm brenda. Për të njëjtën periudhë kohore vërehet një rënie e numrit të banesave që furnizoheshin me ujë të rrjedhshëm jashtë si dhe të banesave që nuk furnizoheshin me ujë të rrjedhshëm. Grafiku 10. Furnizimi me ujë të varfër/jo të varfër 107

108 Banesa që furnizohen me ujë të rrjedhshëm brenda banesës/ jashtë banesës/ pa ujë të rrjedhshëm sipas kategorive të popullsisë të varfër dhe jo të varfër Burimi Autori/ të dhënat Instat Për sa i përket indikatorit të banesave që furnizohen me ujë të rrjedhshëm në dy kategoritë e popullatës të varfër dhe jo të varfër vërejmë një situatë më të mirë në kategorinë e popullsisë jo të varfër. Në të dy kategoritë përgjatë periudhës shënohet një ulje e përqindjes së banesave të pafurnizuara me ujë të rrjedhshëm, të banesave të furnizuara jashtë me ujë të rrjedhshëm dhe një rritje të përqindjes të banesave të furnizuara me ujë të rrjedhshëm brenda. Gjendja e higjienës së banesave franceze dhe kanalizimeve ka qenë dramatike në periudhën e menjëhershme të pasluftës. Vetëm më pak se një e katërta e popullsisë dispononte tualet, 10% e popullsisë kishte vaske ose dush. Progresi ka qenë shumë i madh, anketa mbi strehimin e realizuar nga Instituti Kombëtar i Studimeve Ekonomike 195 sjell një panoramë të detajuar të kushteve të banesave. Në këtë anketë janë analizuar kushtet e pafavorshme që mund të dëmtojnë sigurinë ose shëndetin e banorëve dhe janë parashikuar një gamë e gjerë situatash. Në vitin 2013, më pak se 1% e banesave nuk plotësojnë një prej tri kushteve bazë të konfortit sanitar : furnizimi me ujë të rrjedhshëm, dush, WC brenda banesës ; ndërsa në vitin 1984 këto kushte nuk i plotësonin 15% e banesave. Sot në Francë numërohen banesa që nuk i plotësojnë këto kushte, nga të cilat janë pa wc brenda banesës dhe pa dush. Një numër i vogël i banesave nuk kanë ujë të rrjedhshëm 196. Si për rastin shqiptar edhe në këtë anketë, nuk mund të përfshihen të pastrehët duke qenë se nuk kanë të deklaruar një adresë të përhershme të banesës së tyre. Në këtë anketë rezulton se 10% e banesave në Francë (2.8 milion banesa), evidentohet të mos plotësojë 3 nga kushtet e standardizimit të banesave. Pothuajse gjysma e tyre (1.3 milionë) ndodhen në zonat urbane dhe 20% e tyre (560,000 banesa) në zonat rurale. Është evidentuar gjithashtu se 60% e banesave ku jetojnë pronarët nuk kanë asnjë mangësi në përmbushjen e kushteve kundrejt vetëm 40% për banesat e banuara nga qiramarrësit. 197 Përgjatë intervistës së realizuar me një prej higjienistëve pranë Drejtorisë të Shëndetit Publik, në Sektorin e Shëndetit Mjedisor Korçë, rezultoi se «në përgjithësi ka kushte të kënaqshme higjenike në banesa dhe në institucionet shkollore. Atje ku haset më tepër mungesa janë banesat e improvizuara larg qendrave të banuara. Në këto «kasolle» jetojnë kryesisht familje të komuniteteve rome dhe egjiptiane, të cilat jo vetëm që kanë vetëm një dhomë të improvizuar për një familje që mund të jetë më e madhe se 6 anëtarë, por nuk përmbushin asnjë standard higjienik: nuk ka furrnizim me ujë të rrjedhshëm dhe këto kasolle ngrihen përgjithësisht buzë lumit, ku mund të 195 Anketa mbi standartet e Strehimit, kunsultimi I fundit shkurt Anketa mbi standartet e Strehimit konsultim i fundit mars Po aty 108

109 sigurohet disi higjiena personale e këtyre familjeve. Vlen të dallohet edhe një nivel më i lartë i higjienës së familjeve dhe fëmijëve në zonat urbane. Kushtet e jetesës në zonat rurale paraqiten më të vështira dhe për rrjedhojë higjiena vjen në një nivel më të ulët.» Në lidhje me standardet higjienike të mjedisit «Sektori i shëndetit mjedisor organizon inspektime të shumta në lidhje me standardet e institucioneve shkollore. Elementët e inspektuar janë ndriçimi i klasave, niveli i lagështisë, intensiteti i zhurmës, hapësira për çdo nxënës (m 2 për nxënës), si dhe ambientet sanitare. Njëkohësisht inspektohet higjiena personale e fëmijëve nëpërmjet kontrolleve për parazitë apo prerja e thonjve tek fëmijët.» Ajo shprehet se «ka shumë punë për t u bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi mjedisin rrethues si dhe me individët, duke filluar nga fëmijët për t i ndërgjegjësuar ata mbi mirëmbajtjen e tij. Edhe pse janë ndërmarrë një sërë fushatash sensibilizuese sërish duhet të punohen në këtë fushë.» Duke konsideruar situatën e lartpërmendur në lidhje me strehimin dhe mjedisin rrethues, në disa raste nuk mund të flasim më për standardizim dhe cilësi të strehimit. Pjesa dërmuese e individëve që jetojnë në këto kushte u përkasin minoriteteve rome apo egjiptiane. Ky fakt lidhet dhe me stilin migrues të jetës së tyre. Sipas Strategjisë së Strehimit Social , programet sociale të strehimit në vendin tonë konsiderohen si të vetmet mekanizma të aksionit publik për të zbutur problemin e të pastrehëve apo të individëve që kanë krijuar strehime të improvizuara. Qeveria e Shqipërisë e mbron të drejtën e njeriut për strehim të sigurt e të mbrojtur përmes një sërë programesh, ku përfshihen banesat sociale me qira, banesat me kosto të ulët, bonuset e strehimit, subvencioni i interesave të kredive, grantet e vogla, grantet e menjëhershme dhe pajisja e truallit me infrastrukturë 198. Sfida më e madhe që ndeshin autoritetet në sektorin e strehimit social është mungesa e burimeve dhe kërkesa për strehimin social që vjen gjithmonë edhe më shumë në rritje. Pra duhet të menaxhohet një sfidë në mënyrë që të rritet numri i banesave sociale me një kosto efektive 199. Përgjatë vlerësit të nevojave në fushën e strehimit në vendin tonë nga programi i Kombeve të Bashkuara për Mbështetjen e Përfshirjen Sociale në Shqipëri është evidentuar : Kërkesë e lartë për strehim social përballë një oferte shumë të ulët. Njësitë vendore trajtojnë me përparësi grupet vulnerabël, por jo në të gjitha bashkitë e vendit. Ka një numër më të reduktuar kërkesash nga gratë dhe ato përfitojnë më pak nga këto programe. 198 Programet e Strehimit Social në Shqipëri, konsultimi i fundit 7 prill Programet e Strehimit Social në Shqipëri, iperi_alb.pdf, konsultim i fundit janar

110 Programet sociale u përshtaten më tepër familjeve me të ardhura 6 deri 8 herë më të larta se niveli i varfërisë, pasi individët në situatë varfërie nuk mund të përballojnë koston (edhe pse të ulët) dhe nuk aplikojnë. Programi i banesave me qira ka më shumë gjasa të ketë në fokus familjet me të ardhura të ulta, por gjithsesi njerëzit që jetojnë afër apo në kufirin e varfërisë nuk mund të përballojnë edhe koston e këtij programi. Programi i bonusve të strehimit mund të konsiderohet si zgjidhje e përkohshme, por ka një diskriminim për grupet përfituese nga pronarët e apartamenteve. Ka një mungesë bashkëpunimi midis institucioneve përgjegjëse të strehimit social Bashki-Enti Kombëtar i Banesave-Këshill vendor. Metodat e informimit për programet sociale të strehimit nuk konsiderohen efikase nga përfituesit e këtyre programeve 200. Niveli i higjienës është relativisht i mirë, por banesat në vendin tonë ngelen të mipopulluara dhe kjo ndikon negatvisht në mirëqenien e fëmijës. Politika e strehimit social që u adresohet individëve të pastrehë dhe në vështirësi ekonomike, evidentohet si politika sociale e vetme në këtë fushë që kontribuon në përmirësimin e kushteve të banimit. Në analizën e realizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për mbështetjen dhe përfshirjen sociale në Shqipëri mbi strehimin social, theksohet se fokusi i autoriteteve shqiptare është në drejtimin e gabuar. Këto rezultate bazohen në faktin që nuk ka mimimizim të problemit edhe pse ka një rritje të numrit të banesave sociale. Madje në këtë analizë cilësohet që shpërndarja e banesave sociale thekson dhe rrit përjashtimin dhe pabarazinë sociale. Në këtë analizë nuk trajtohet si problem ashtu si parashtrohet nga autoritetet publike mungesa e burimeve, por mungesa e nje mjedisi institucional që nxit zbatimin efektiv të zbatimit të programeve në fushën e strehimit social 201. Edhe në shoqërinë franceze strehimi dhe cilësia e tij ngelet një problematikë për t u menaxhuar. Nëse individi paguan qira ose paguan një kredi për banesën dhe nëse burimet e tij janë modeste, ai mund të përfitojë një nga ndihmat sociale të strehimit : Ndihma e personalizuar për strehim, ndihma për strehim familjar ose ndihma për strehim social 202. Ndihmën e personalizuar për strehim mund ta përfitojnë të gjithë personat: qiramarrës të një banese të re apo të vjetër, e cila ishte subjekt i një marrëveshjeje midis tij dhe qiradhënësit. Kjo kontratë i nënshtrohet rregllave të vendosura nga 200 Po aty 201 Analizë e Kombeve të Bashkuara, _ ne_shqiperi_alb.pdf 202 Programi i Strehimit Social Francez, konsultimi i fundit tetor

111 shteti, ndër të tjera, evoluimin e pagesës së qirasë, kushtet e mirëmbajtjes dhe standardet e banesës. Blerës të një banese me një kredi sociale apo një kredi të subvencionuar. Ndihmën për strehim familjar E përfitojnë personat që nuk janë pjesë e Ndihmës së personalizuar për Strehim dhe kanë fëmijë (ose presin fëmijë) apo kanë fëmijë në ngarkim. Familjet pa fëmijë por që janë sëbashku prej pesë vjetësh dhe secili nga bashkshortët në momentin e martesës kanë qenë nën moshën 40 vjeç. Ndihmën për strehim social E përfitojnë ata persona që nuk përfitojnë asnjë nga ndihmat e mësipërme dhe plotësojnë kushtet e përgjithshme, shumica e kushteve të drejta janë identike për të tre ndihmat. 203 Ndihma sociale e strehimit mund të përfitohet në funksion të nivelit të të ardhurave. Ata synojnë të krijojnë kushte për familjet në situata të vështira ekonomike që të jetojnë në banesa me një cilësi më të mirë. Shuma e ndihmës varet nga zona gjeografike në të cilën ndodhet banesa. Territori kategorizohet në tre zona, të përcaktuar në vitin 1978 dhe janë ndryshuar pak ndër vite. Zona I përfshin zonën e Parisit. Zona II përfshin kryesisht vendbanimet ku jetojnë më shumë se banorë. Zona III përfshin pjesën tjetër të territorit 204. Efekti rishpërndarës i pasurisë kombëtare nëpërmjet programeve mbi ndihmat e strehimit, kontribuon për të reduktuar ndjeshëm vështirësinë e individëve në pagesën e qirasë apo kredisë (rreth 40% në vitin 2007). Shifrat e fundit tregojnë se ka rritje të shpenzimeve të familjeve të varfra për strehim, qoftë kjo për pagesën e qirasë apo kredisë Dimensioni i arsimit tek fëmijët në Shqipëri dhe në Francë Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve njeh të drejtën e fëmijës për arsimim dhe nevojën për të siguruar ushtrimin e kësaj të drejte në bazë të mundësive të barabarta (art. 28). Nënshkruesit gjithashtu angazhohen për t u siguruar fëmijëve një sistem arsimor që promovon zhvillimin e personaliteteve të tyre, zhvillimin e talenteve si dhe të aftësive të tyre mendore dhe fizike me gjithë mundësinë e potencialit të tyre (art. 29a) 206. Në përputhje me këtë angazhim, shtetet duhet të sigurojnë që të gjithë fëmijët të mund të përfitojnë një nivel arsimimi sa më të lartë të jetë e mundur. Duhet të theksohet se mjedisi shkollor është i ndikuar fuqishëm nga veprimet e autoriteteve publike. Në të gjitha vendet e zhvilluara, kur një fëmijë arrin moshën 15 vjeç, shteti ka dhënë investime të rëndësishme në formimin e tij. Lidhja shkaksore 203 Po aty 204 Programi i Strehimit Social, konsultimi i fundit nëntor Programi I Strehimit Social Francez, konsultimi i fundit nëntor Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, konsultim i fundit maj

112 midis politikave publike në arsim dhe të qenit fëmijë në sistemin shkollor është shumë e shkurtër. Duke konsideruar edhe të rinjtë të cilët nuk janë as në marrëdhënie pune, as në proces edukimi, as në proces trajnimi profesiona, autoritetet publike të vendeve të zhvilluara kanë marrë vendime mbi moshën e përfundimit të arsimit të detyruar, arsimit jo të detyrueshëm dhe mbi politikat aktive në tregun e punës për të rinjtë. Për më tepër, në këto vende pagesa e përfitimeve familjare mund të mbahet për aq kohë sa të rinjtë janë në arsim apo trajnim pas arsimit të detyruar. Një tjetër tregues i rëndësishëm i mirëqenies së fëmijës është niveli i përfshirjes së fëmijëve në sistemin arsimor apo në sistemin e formimit profesional. Ky indikator synon të identifikojë të rinjtë, të cilët pas arsimit të detyruar nuk gjejnë punë dhe nuk janë as në proces arsimimi, as në proces trajnimi profesional. Rezultatet e të nxënit në kuadër të programit PISA 2012/2015 Çfarë njohuri dhe ekspertizë sjell një qytetar i formuar në shoqëri? "Kjo është pyetja mbi të cilën është ngritur sistemi i vlerësimit të cilësisë, barazisë dhe efikasitetit në arsimi, në kuadër të Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve (PISA). PISA vlerëson se sa nxënësit e moshës 15 vjet kanë fituar njohuri dhe kompetencat thelbësore për pjesëmarrje të plotë në jetën e shoqërisë moderne, veçanërisht në lexim, matematikë, shkencë dhe zgjidhjen e problemeve. PISA nuk synon vetëm të vlerësojë aftësinë e nxënësve për të riprodhuar atë që kanë mësuar, por ka për qëllim edhe të përcaktojë se deri në çfarë mase ata janë në gjendje që të përdorin njohuritë e tyre në situata që nuk janë të njohura për ta, qofshin ato të lidhura me shkollën në mënyrë të drejtëpërdretë apo jo. Kjo qasje pasqyron faktin se shoqëritë moderne vlerësojnë njerëzit më pak për njohuritë e tyre dhe më shumë për aftësinë e tyre për t i përdorur ato. Rezultatet e PISA-s identifikojnë aftësitë e nxënësve në vendet dhe ekonomitë më të fuqishme dhe në sistemet arsimore që po përparojnë me ritme të shpejta. Politikëbërësit në mbarë botën përdorin këto rezultate për të krahasuar njohuritë dhe aftësitë e nxënësve të tyre me ato të nxënësve në vendet e tjera, për të vendosur objektiva mbi përmirësimin që bazohet në arritjet e matshme të sistemeve të tjera të arsimit 207. Në vitin 2012 në programin PISA kanë marrë pjesë të 34 vendet anëtare të OECD-së dhe 31 vende partnere, ndër to edhe vendi ynë. Të gjithë këto vende përfaqësonin mbi 80% të ekonomisë globale. Në total, në testin e vitit 2012 kanë marrë pjesë rreth nxënës, të moshës 15 vjet dhe 3 muaj dhe 16 vjet e 2 muaj, të cilët janë përfaqësues të 28 milionë nxënësve të moshës 15 vjeç që ndjekin shkollën në 65 vende pjesëmarrëse. Ndërsa në vitin 2015 në total kanë marrë pjesë rreth nxënës, përfaqësues të 29 milionë nxënësve të moshës 15 vjeç, nga 72 vende pjesëmarrëse Rezultatet PISA, konsultimi i fundit qershor Po aty 112

113 Grafiku 11. Rezultatet e testit të matematikës 2012/Djem Vajza Në matematikë nxënësit shqiptarë arrinë nivelin 394 pikë në krahasim me mesataren e OECD-së 494 pikë. Rezultati 489 është shënua prej vajzave dhe 499 prej djemve. Në rastin e vendit tonë kjo mesatare qëndron në një nivel për vajzat dhe djemtë, ndërsa në vendet e OECD-së, ashtu si paraqitet edhe në grafik, djemtë shënojnë një rezultat më të mirë me një diferencë prej 10 pikësh. Grafiku 12. Rezultatet për testin e matematikës në programin PISA 2015 djem/vajza Në matematikë 15-vjeçarët shqipëtarë arritën nivelin e 413 pikëvë kundrejt mesatares së vendeve të OECD-së që shënohet 490 pikë. Edhe në këtë raund vajzat shënuan rezultate më të mira se djemtë me një dallim statistikor prej 9 pikësh; 418 vajzat dhe 409 djemtë. Edhe në mesataren e vendeve të OECD-së vajzat qëndrojnë në krye të listës me një diferencë prej 8 pikësh. 113

114 Ndërsa performanca e nxënësve 15 vjeçarë në testin PISA të matematikës e rendit Francën në mesataren e vendeve të OECD-së për vitin 2012, me një rezultat prej 495 pikëve kundër 490 pikëve mesatarisht në vendet e OECD-së. Në rastin francez ky rezultat ka pësuar rënie me 16 pikë që prej vitit 2003 (511 pikë) për një periudhë 9 vjeçare, Franca ka kaluar nga grupi i vendeve me një performancë më të lartë se mesatarja e OECD-së në grupin e vendeve me performancës në nivelin e mesatares së OECD-së 209. Grafiku 13. Rezultatet e testit të leximit 2012/Djem Vajza Në lexim, nxënësit shqiptarë shënuan një rezultat prej 394 pikësh kundrejt mesatares së OECD-së 496 pikë. Vajzat u paraqitën më mirë në këtë fushë me një diferencë prej 14 pikësh (përkatësisht 401/387) ashtu si edhe në vendet e OECD-së me 37 pikë më lart se djemtë (përkatësisht 515/478). Grafiku 14. Rezultatet për testin e leximit në programin PISA 2015 djem/vajza 209 Rezultatet PISA 2012, konsultimi i fundit maj

115 Në Shqipëri, performanca mesatare në lexim për 15-vjeçarët është 405 pikë ndërsa në vendet e OECD-së shënohet mesatarja 493 pikë. Vajzat arritën rezultate më të larta se djemtë me një dallim të rëndësishëm statistikor prej 59 pikësh; 435 vajzat dhe 376 djemtë. Mesatarja e OECD-së : 27 pikë më e lartë për vajzat. Për sa i përket rezultateve të testit të leximit, Franca është mbi mesataren e vendeve të OECD-së, me një rezultat prej 505 pikëve (kundër 496 pikëve, mesatarja në vendet e OECD-së) dhe shënon një rezultat identik me ato të arritura në PISA Pas një rënie të dukshme në rezultatet e testit të leximit në PISA 2003 dhe PISA 2006, rezultatet e Francës fillojnë të rriten në PISA Kjo prirje është konfirmuar me ciklin e PISA-s Diferenca e performancës në rezultatet e testit të leximit midis vajzave dhe djemve është e konsiderueshme. Nëse krahasohet diferenca e rezultateve midis vajzave dhe djemve nga PISA 2000 në PISA 2012, do të konstatohet një rritje nga 29 në 44 pikë, diferencë në favor të vajzave. Pra shënohet një përmirësim i rezultateve në testin e të kuptuarit përmes leximit, falë rezultateve të larta të arritura nga vajzat 210. Grafiku 15. Rezultatet e testit në shkencë 2012/Djem Vajza Në shkencë nxënësit shqiptarë arritën rezultatin 397 pikë krahas mesatares së vendeve të OECD-së ku u arrit rezultati e 501 pikëve. Edhe në këtë fushë vajzat pozicionohen më lart se djemtë me një diferencë prej 7 pikësh (përkatësisht ). Ndërsa në vendet e OECD-së djemtë paraqiten më mirë se vajzat me një diferencë prej 2 pikësh (përkatësisht ). Në Shqipëri për vitin 2012, shënohet një nivel i ulët në raportin numër kompjuterash për nxënës në krahasim me vendet e tjera dhe ekonomitë e tjera pjesëmarrëse në PISA. (8.9 nxënës/kompjuter ndërsa mesatarja e vendeve të OECDsë 4.7 nxënës/kopjuter, Rankimi 56/64). 210 Rezultatet PISA 2012, konsultimi i fundit maj

116 Grafiku 16. Rezultatet për testin e shkencës në programin PISA 2015 djem/vajza Në shkencë është shënuar një mesatare prej 427 pikësh krahas 493 në vendet e OECD-së. Në mesataren e vendeve të OECD-së djemtë kryesojnë renditjen me një diferencë prej 4 pikësh; 495 kundrejt 491, ndërsa në rastin shqiptar vajzat qëndrojnë 24 pikë më lart se djemtë 439 kundrejt 415. Në Shqipëri, varianca e performancës në fushën e shkencës është më pak e lidhur me statusin socio-ekonomik të nxënësve në krahasim me vendet dhe ekonomitë e tjera pjesëmarrëse në PISA. (0%, Rankimi 69/69) Diferenca midis rezultateve të shënuara nga vajzat dhe nga djemtë në fushën e shkencës është ndër më të mëdhatë midis vendeve dhe ekonomive pjesëmarrëse në PISA Rezultatet e shënuara nga vajzat janë më të larta. Niveli i performancës tek 15 vjeçarët francezë në shkencës është në mesataren e vendeve të OECD-së, me një rezultat prej 499 pikë (kundrejt 501 pikë mesatarisht në vendet e OECD-së), dhe mbeti i qëndrueshëm që nga viti Edhe pse niveli i mirëqenies materiale të fëmijëve në Francë, rezulton relativisht i lartë, performanca e nxënësve francezë në shkollë mbetet në nivelin e mesatares së vendeve të OECD-së. Numri i personelit mësimdhënës për nxënës në shkollat e frekuentuara nga të rinjtë 15 vjeçarë në Shqipëri është relativisht i ulët. (8.33 rankimi 68/69). Në Shqipëri shënohet një nivel shumë i ulët në raportin numër kompjuerash për nxënës në krahasim me vendet e tjera dhe ekonomitë e tjera pjesëmarrëse në PISA. (0.1 në numër, Rankimi 66/69) Rezultatet e lartpërmendura i programit PISA, në këndvështrimin e specialistëve të fushës së arsimit, mund të komentohen : «Nëse do ta gjykonim të mirë renditjen e rezultateve kjo do të ishte një rastësi, pasi formimi i nxënësve lidhet me një sistem arsimor të paqëndrueshëm dhe me një sistem tepër dinamik të kurrikulave, pa dashur të jemi pesimist» koment ky i sjellë nga specialisti i kurrikulës pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Korçë. 211 Rezultatet PISA 2012, konsultimi i fundit maj

117 E pyetur për efektivitetin e politikave sociale në fushën e arsimit, përgjatë intervistës së realizuar për qëllimin e këtij studimi, ekspertja rajonale e Observatorit të të drejtave të fëmijëve shprehet : «Unë mendoj se sistemi arsimor është prekur nga analfabetizmi funksional dhe së dyti, e gjykoj të lartë nivelin e braktisjes së shkollës.» I pyetur mbi politikat sociale të ndërmarra në arsim, specialisti i kurrikulës pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Korçë thekson «në sistemin arsimor shqiptar ndërmarrja e politikave teorikisht është e kënaqshme, pavarësisht faktit që ndodhemi në një sistem në proces reformimi. Gjithashtu vërejmë një tendecë përqasje me normat evropiane dhe globalizimit. Ajo çka synohet nëpërmjet këtyre reformave është gjithpërfshirja që konsiderohet si thelbi i sistemit të arsimit. Nuk mund të ngrihet një politikë arsimore pa konceptin e gjithpërfshirjes. Problemi qëndron në kuptimin filozofik të gjithëpërfshirjes, që kur i referohemi aplikimit në praktikë gjërat janë shumë ndryshe. Ky koncept duhet të integrohet edhe në vendimarrje edhe në ofrimin e shërbimit si dhe në realizimin e ofrimit të këtij shërbimi. Jo vetëm që nuk ka një gjithpërfshirje në vendimarrje, por kjo do të reflektohet edhe me keqkuptime në ekzekutim.» I pyetur në lidhje me kapacitetin e strukturave ekzekutuese të politikave sociale ai shprehet «ka një mungesë të përshtatshmërisë së stukturave, kryesisht në fushën sociale sepse arsimin nuk duhet ta konsiderojmë vetëm si një fushë të izoluar brenda kurrikulave. Ministria e Arsimit mund të drejtojë politikat arsimore, ndërkohë që arsimi u përket edhe institucioneve vendore të cilat janë shumë më pranë realitetit për vlerësimin e kushteve fizike dhe infrastrukturës ku do të implementohen këto politika. Këtu vlen të theksohet se ka një mungesë të theksuar të koordinimit ndërinstitucional edhe pse bashkëpunimi është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Ajo çka duhet të prijë koordinimin ndërinstitucional të politikave arsimore është vizioni i përbashkët i këtyre institucioneve. Ky mirëkoordinim duhet të fillojë nga ndërveprimi konstruktiv i Ministrisë së Arsimit me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Çdo institucion përgjegjës në këtë fushë plotëson detyrimet ligjore për pjesën që ka përgjegjësi dhe në fund marrim një ndikim të fragmentarizuar ku evidentohet një mungesë e sinergjisë.» Për sa i përket kapaciteteve institucionale «ato ekzistojnë edhe pse do të duhet t i ristrukturojmë. Ndërsa burimet njerëzore mund të them me bindje se nuk janë të mjaftueshme ose gati nuk kemi burime njerëzore të specializuara. Kemi mungesë të specialistëve në fushën e trajtimit psiko-social të fëmijës dhe pjesa më e madhe e burimeve njerëzore formohen përgjatë ushtrimit të profesionit, pra e fitojnë eksperiencën në punë.» I pyetur në lidhje me ndikimet e praktikave ndërkombëtare në fushën e arsimit, ai shprehet «ka një ndikim pozitiv dhe negativ njëherazi. Shpesh ne adaptojmë një sërë praktikash që na kërkohen apo rekomandohen nga ndërkombëtarët, por nuk merret në konsideratë konteksti dhe rrethanat e vendit. Pra, realizohet një qasje e legjislacionit, por vështirësitë reflektohen përgjatë zbatueshmërisë të këtyre praktikave.» 117

118 I pyetur mbi nivelin arsimor të fëmijëve në Shqipëri, specialisti i kurrikulës thotë : «Sistemi arsimor është në krizë dhe kjo detyrimisht do të pasqyrohet dhe në nivelin e arritjeve. Nëse evidentohen arritje të kënaqëshme, kjo ka ndodhur në mënyrë rastësore ose mund të shpjegohet nga faktorë të tjerë, por jo si rezultat i ndikimit të një politike arsimore të qartë. Fakti që në një periudhë prej 10 vjetësh ndryshohen 3 herë kurrikula tregon paqëndrueshmëri të sistemit. Kurrikula nuk mund të përgatitet për një brez (3-4 vjet), por duhet të ngrihet mbi një vizion largpamës. Nëse investojmë sot në arsim, produkti do të merret pas 10 vitesh Nëse sot ne po korrim rezultatet e kaosit të viti 1997 ku pothuajse nuk kishte sistem arsimor, ajo që është edhe më shqetësuese është mungesa e këtij vizioni për të ardhmen në politikat aktuale. Pavarësisht situatës të përshkruar më lart, duhet të theksojmë që gjërat ndryshojnë por me ritme të ngadalta. Në 5 vjet eksperiencë pune si specialist dhe përgjegjës kurrikule, mund të them që gjerat kanë evoluar. Instiucionet sa vjen dhe janë më pak rezistente ndaj përqasjes së praktikave të reja. Në disa raste zbatimi i këtyre praktikave kombinon vullnetin e punonjësve dhe detyrimin ligjor ndërsa në raste të tjera këto praktika pranohen vetëm nën detyrimin ligjor. Fëmijët vjeç të cilët nuk janë as të punësuar as në sistemin arsimor apo trajnim profesional Për të trajtuar dimensionin e arsimit krahas rezultateve të arritura në testet PISA në metodologjinë e këtij punimi është parashikuar të analizohet nivelin i të rinjve NEET. Të rinjtë e moshës vjeç që nuk kanë aktivitet profesional, nuk janë pjesë e sistemit të edukimit arsimor apo programeve të trajnimeve profesionale, do të bëhen subjekt i politikave për të rinjtë. Që nga viti 2010, Komisioni Evropian drejtoi fokusin në një kategori të re popullate, "Neet" (Neither in Employment nor in Education or Training) 212. Pra synohet të identifikohen të rinjtë e moshës vjeç që nuk janë as të punësuar as në arsim apo në trajnim profesional. Kjo nismë lejon të identifikohen këta të rinj që deri tani nuk rezultonin në statistika të përgjithshme. Kjo kategori të rinjsh shpesh përfaqësohet nga një sërë faktorësh vulerabiliteti: të rinj të dekurajuar, të rinjtë me aftësi të kufizuara apo të rinj të painformuar dhe të pa sigurt për të bërë zgjedhje në jetë. Studime rreth kësaj kategorie janë të pakta por ato pak që ekzistojnë e parashtrojnë situatën si një çështje nën përgjegjesinë e autoriteteve publike, qofshin ato lokale, kombëtare ose evropiane, sepse kjo kategori paraqet një risk të lartë të përjashtimit social 213. Duke qënë se fokusi i studimit tonë është i përqendruar tek fëmija ne nuk do të analizojmë nivelin e të rinjve vjet pa aktivitet profesional, që nuk janë pjesë e sistemit të edukimit arsimor apo programeve të trajnimeve profesionale, por brenda kësaj kategorie do të fokusohemi tek fëmijët e grupmoshës vjeç. 212 Të rinjtë NEET, konsultim i fundit qershor Të rinjtë NEET, konsultim i fundit qershor

119 Fëmijëve vjeç NEET nuk janë pjesë e asnjë politike të ndërmarrë nga sektori përgjegjës për politikat arsimore në vendin tonë. Kjo sepse pas arsimit të detyruar nuk mund të flasim për një braktisje shkollore dhe situata menaxhohet nën vullnetin e lirë të fëmijës si dhe nga ndikimi i punës së shërbimeve psiko-sociale të integruara pranë shkollave të mesme. Në grafikun e mëposhtëm shihet se në vitin 2011 një e katërta e fëmijëve vjeç nuk janë të angazhuar as në sistmin arsimor, as të punësuar dhe as në proces trajnimi profesional. Kjo kategori fëmijësh shkon në 17.8% në vitin Përqindja e kësaj kategorie do të pësojë një rritje në vitin 2013 ku shënohet niveli 21.4%. Ndërsa në vitin 2014 ndodhemi në nivelin e 19.4% dhe 20.3% për vitin Grafiku 17. NEET/ Fëmijët e moshes vjeç që nuk janë në shkollë/punë/trajnim Sipas Këshillit të Analizës Ekonomike në Francë, në vitin 2012 evidentohen 1,9 milion të rinj vjeç, pa aktivitet profesional dhe që nuk bëjnë pjesë në sistemin e arsimimit. Kjo shifër prezanton 17% të kësaj grupmoshe. Nëse i referohemi të dhënave të detajuara shohim se janë vetëm 6,4% që i përkasin grupmoshës vjeç që klasifikohen në kategorinë NEET 214. Në Francë vëherehet një rritje e ndjeshme e të rinjve NEET pas krizës financiare të vitit Në vitin 2015 shënohet me një rritje globale prej 0.3 pikësh. Do të identifikohet gjithashtu një rënie e pjesëmarrjes të të rinjve në tregun e punës nga viti 2009 deri në fillim të vitit 2012, me një proporcion më të lartë tek të rinjtë që nuk kanë qenë pjesë e tregut të punës në momentin e krizës. Pjesëmarrja e të rinjve ndryshon në varësi të grupmoshës: 13.4% për fëmijët vjeçarë në vitin 2015, 62.3% për të rinjtë vjeç dhe 84.7% për grupmoshën vjet. Femrat janë në për një kohë më të gjatë në sistemin arsimor dhe 214 Analiza e Këshillit të Analizës Ekonomike, konsultimi i fundit janar

120 investohen më shumë për rritjen e fëmijëve. Kjo korrespondon me një pjesëmarrje më të ulët të tyre në tregun e punës 215. Sipas të dhënave të marra pranë Polit të punësimit, institucionit ekuivalent të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Shqipëri, ekzistojnë disa politika të cilat fokusojnë të rinjtë e pakualifikuar dhe fëmijët vjeç.ky institucion në bashkëpunim me strukturat ofruese të punësimit fokuson fëmijët e familjeve vulnerabël 216. Në sistemin francez ekziston një dispozitiv i Marrëveshjes Kombëtare Ndërprofesionale për të rinjtë, e cila shërben për të mbështetur të rinjtë NEET në procesin e punësimit. Zbatimi i këtij dispozitivi mbështetet financiarisht nga Fondi Social Evropian në kuadër të "Iniciativës për Punësimin e të Rinjve"dhe menaxhohet nga secili vend në nivel kombëtar 217. Në pamje të parë arritjet në të tre testet shkencë, matematikë dhe të kuptuarit gjatë leximit, vijnë të kënqshme për vendin tonë, por kur relativizojmë këto rezultate me arritjet në vendet e OECD-së Shipëria renditet e 56-ta nga 65 vende pjesëmarrëse për vitin 2012 dhe e 51-ta nga 72 vende pjesëmarrëse për vitin Rezultatet e vendit tonë të relativizuara në rang ndërkombëtar vijnë në nivele të ulta, kjo mund të lidhet me dinamizmin e kurrikulave, që cilësohet si një element negativ për konsolidimin e sistemit arsimor. Ky fenomen evidentohet edhe nga specialisti i kurrikulave pranë DAR Korçë. Një tjetër element që mund të ndikojë negativisht në këto arritje është mungesa e koordinimit të strukturave që kanë ndikim mbi sistemin arsimor. Duke u bazuar në këto të dhëna, efikasiteti i ndërhyrjes së autoriteteve publike do e gjykonim të ulët. Mbas analizës të shifrave rezulton se fëmijët NEET në vendin tonë përfaqësojnë një numër jo të vogël të grupmoshës së tyre. Këta fëmijë jo vetëm që nuk premtojnë për një të ardhme profesionale por përfaqësojnë një kategori me probabilitet të lartë për t ju drejtuar delinkuancës. Në vendin tonë, për të paktën brenda strukturave të sistemit arsimor nuk eksizton asnjë dispozitivë për të minimizuar këtë situatë inaktiviteti. Nëse këto shifra do i relativizojmë me nivelet e vendeve të zhvilluara dhe Francën më në veçanti, situata për vendin tonë vjen edhe më shqetësuese. Mesatarja e të rinjve NEET në vendet e OECD-së është afërsisht 8% ndërsa për Francën 6%. 3.4 Dimensioni i shëndetit dhe sigurisë në Shqipëri dhe në Francë Të drejtat e fëmijëve bazohen kryesisht në parimin se çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar dhe shtetet duhet të sigurojnë për aq sa të jetë e mundur, mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijëve (neni. 6). Për Konventën e Kombeve të Bashkuara të të Drejtave të Fëmijëve shëndeti është një prioritet i lartë dhe 215 Të rinjtë NEET, konsultimi i fundit janar Të rinjtë jashtë tregut të punës, / view-article html?, konsultimi i fundit maj Po aty 120

121 nënshkruesit e saj janë të angazhuar për të investuar në sistemet shëndetësore dhe për të siguruar që fëmijët të gëzojnë standardin më të lartë të mundshëm të shëndetit (art. 24). Midis masave specifike që duhet të merren. Konventa thekson nevojën për të reduktuar vdekshmërinë foshjore, për t u siguruar nënave para dhe pas lindjes kujdesin e duhur, për të zhvilluar kujdesin shëndetësor parandalues, si dhe të sigurojë që prindërit dhe fëmijët të kenë qasje në informacion mbi shëndetin dhe të ushqyerit e fëmijëve si dhe në parandalimin e aksidenteve. KDF-ja e OKB-së u kërkon gjithashtu vendeve për të siguruar zhvillimin e aftësive mendore dhe fizike të fëmijëve (neni. 29.1) dhe të sigurohen që ata të kenë qasje në aktivitete formuese (art. 31.1) 218. Paralelisht, me detyrimet ndërkombëtare ofrimi i shërbimit dhe përkujdesit shëndetësor inkuadrohet edhe në dispozitat ligjore të vendit tonë. Kjo e drejte pe rcaktohet ne Kushtetute n e Republike s se Shqipe rise, sipas se cile s, «shtetasit ge zojne ne me nyre te barabarte te drejte n pe r kujdes she ndete sor nga shteti.» 219. Ky angazhim kushtetues mbe shtetet edhe nga parimet pe r she rbime cile sore dhe gjithe pe rfshire se në fushën e shëndetit, te cilat parashikohen ne ligjet «Pe r She ndetin Riprodhues» 220 dhe për «Shëndetin Publik» 221. Edhe në sistemin francez politikat shëndetësore synojnë organizimin e kujdesit shëndetësor të popullates, parandalimit, trajnimin mjekësor si dhe promovimin dhe integrimin e objektivave të shëndetit publik në sektorët e tjerë të shoqërisë 222. Integrimi i shëndetit në të gjitha politikat publike është një prioritet në sistemin francez dhe konsiderohet si një mjet për të vepruar përtej politikave tërësisht shëndetësore. Kjo ndikon në ruajtjen dhe zhvillimin e shëndetit të popullatës. Në këtë kuadër kërkohet zbatimi i një qasje ndërsektorial për bashkëpunim midis sektorit shëndetësor dhe sektorëve të tjerë për të menaxhuar çështjet shumëdimensionale 223. Integrimi i shëndetit në të gjitha politikat publike është sugjeruar në vendet e BE-së në vitin 2006 kur presidencën e radhës e mbande Finlanda, praktikë kjo e suksesshme në Finlandë dhe e parashikuar në një sërë traktatesh ndërkombëtare. Politikat publike mund të vlerësohen pozitivisht apo negativisht në aspektin e ndikimeve mbi shëndetin dhe mirëqenien. Vlerësimi i ndikimit është thelbësor për integrimin e dimensionit të shëndetit në të gjitha politikat publike 224. Ndërkohë, mbrojtja sociale i referohet të gjithë mekanizmave të mirëqenies kolektive, duke lejuar individët të përballen me pasojat financiare të "rreziqeve sociale" (moshimi, sëmundjet, paaftësia, papunësia, lindjet, përgjegjësia familjare, etj). 218 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, Kushtetuta e Republike s se Shqipe rise, 1998, Neni 55, konsultimi i fundit qershor 2016, konsultimi i fundit qershor Ligji për shëndetin riprodhues, p-content/uploads/2012/03/p%c3%abrsh%c3%abndetin-riprodhues.pdf, konsultimi i fundit qershor Ligji për Shëndetin publik, p-content/uploads/2012/03/ligji-i-shendetitpublik.pdf, konsultimi i fundit qershor Politikat shëndetësore në sistemin francez, konsultimi i fundit qershor Politikat ndërsektoriale, konsultimi i fundit korrik Po aty 121

122 Përtej detyrimeve ligjore, fe mije t jane e ardhmja e vendit. She ndeti i dobe t përgjate fe mije rise mund te shkaktoje probleme she ndete sore gjate gjithë jete s, çka kufizon munde site shoqe rore dhe ekonomike. Investimi pe r she ndetin e fe mije ve e shte nje ra nga rruge t me te mira te investimit pe r te ardhmen. Sistemi she ndete sor ne Shqipe ri e shte kryesisht publik. Shteti e shte ofruesi kryesor i she rbimeve she ndete sore, i promovimit te she ndetit, parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit te se mundjeve. Sektori privat, i cili e shte ende ne zhvillim mbulon pjese n me te madhe te she rbimeve farmaceutike dhe dentare si dhe disa klinika pe r diagnoza shume te specializuara. Ministria e She ndete sise e shte udhe heqe se ne zhvillimin dhe planifikimin e politikave she ndete sore si dhe ne zbatimin e strategjive te she ndete sise 225. Edhe sistemi shëndetësor francez është i përbërë nga institucionet publike dhe institucionet private shëndetësore. Edhe në këtë sistem ofruesi kryesor i shërbimeve shëndetësore ngelet shteti. Ky sistem funksionon në bazë në aktit të 31 dhjetorit 1970 për reformën spitalore, ku përcaktohet kuadri i përgjithshëm i organizimit të institucioneve spitalore dhe planifikimit bazë shëndetësor. Ligji i 31 korrikut 1991 është përfunduar duke njohur unitetin e sistemit spitalor dhe të disa institucioneve private të përfshira në shërbimin publik 226. Në këtë dimension do të trajtohen një seri indikatorësh mbi shëndetin dhe sigurinë e fëmijës. Treguesit e fëmijërisë së hershme përfaqësohen nga të dhënat për lindjen nën peshë, vdekshmërinë foshnjore, ushqyerjen me gji dhe normat e imunizimit, ndërsa periudha e fëmijërisë së mesme dhe fëmijërisë së vonë mbulohen nga të dhënat mbi nivelin e aktivitetit fizik. Të gjitha qeveritë e vendeve të zhvilluara investojnë për shëndetin e fëmijëve para, pas lindjes dhe gjatë fëmijërisë së hershme, për të ofruar një fillim sa më të mirë për qytetarët e tyre. Një gamë e gjerë rregullash janë krijuar për të kontribuar në sigurinë e fëmijëve dhe për të minimizuar numrin e aksidenteve. Theksohet se në të gjitha këto vende vaksinimi është tërësisht apo pjesërisht i subvencionuar. Niveli i vaksinimit lejon matjen e interesit të prindërve në promovimin e mirëqenies së fëmijëve. Edhe kujdesi shëndetësor parësor për fëmijët në përgjithësi është i subvencionuar pjesërisht apo tërësisht. Në lidhje me aktivitetin fizik të fëmijëve autoritetet përgjegjëse mund të ndërhyjnë duke riorganizuar programin mësimor. Ekzistojnë dispozitiva institucionale të drejtpërdrejta që lejojnë për t'u dhënë fëmijëve kohë dhe hapësirë mbi praktikimin e veprimtarive fizike gjatë kohës së shkollës dhe u sigurojnë atyre infrastrukturën e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit fizik. Element tjetër i rëndësishëm në këtë fushë është informimi i prindërve në lidhje me nevojat e fëmijëve përmes shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor. 225 Sistemi shëndetësor në Shqipëri, konsultimi i undit qershor Ligji për shërbimet spitalore 31 korrikut 1991, konsultim i fundit qershor

123 Vdekshmëria foshnjore Treguesi i vdekshme rise neonatale të nje vendi pe rdoret gjere sisht si nje tregues i she ndetit publik, cile sise se she rbimeve she ndete sore, shpe rndarjes se pasurise dhe standardit te pe rgjithshe m te jetese s 227. Pe r te parandaluar dhe trajtuar shkaqet e vdekjeve te te porsalindurve ekzistojne nde rhyrje që analizojnë nivelin e kostos dhe efektivitetit. Pe rmire simi i cile sise se kujdesit rreth kohe s se lindjes shpe ton shume jete, por kjo ke rkon punonje s te specializuar dhe infrastrukturën logjistike. Në vendin tonë shënohet një rënie e vdekshmërisë neonatale edhe pse me ritme të ngadalta. Rënia lidhet me një rritje të numrit të lindjeve në institucionet she ndete sore. Nëse u referohemi statistikave të INSTAT-it vdekshmëria neonatale ngelet në nivelin 7%, një shifër kjo e gjykuar relativisht e lartë 228. Niveli i vdekshmërisë neonatale prezanton rreth 75% te vdekshme rise foshnjore 229. Nëse u referohemi statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë mbi vdekshmërinë neonatale numri më i madh i vdekjeve neonatale shënohet në periudhën e javës së parë pas lindjes (0-6 ditë) 230. Në dokumentin strategjik dhe planin e veprimit për shëndetin seksual dhe riprodhues të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë rezulton se she rbimi neonatologjik ne vendin tone ofrohet në tri nivele te kujdesit she ndete sor 231 : Qendrat she ndete sore, ambulancat ne fshat dhe konsultoret e fe mije s ne qytet qe ndjekin kujdesin pe r mire rritjen dhe zhvillimin e fe mije s nga 0-6 vjeç. Kujdesin spitalor neonatologjik te ofruar brenda reparteve te materniteteve ne spitalet e rretheve. Niveli me i larte i kujdesit neonatal ofrohet ne Spitalet Obstetrik- Gjinekologjik Mbrete resha Geraldine dhe Koço Glozheni ne Tirane. Ashtu si paraqitet edhe në grafikun e mëposhtëm, në vendin tonë ka një rënie të koeficientit të vdekshmërisë foshnjore për periudhën referuese. Në vitin 2011 shënohen 8.7 vdekje foshnjore për 1000 foshnja (0-1 vjet). Në vitin 2012 ky koeficient pëson një rritje të lehtë dhe shkon 8,8, për vitet 2013 dhe 2014 kjo shifër qëndron e njëjtë 7,9 dhe për vitin 2015 shkon 7 vdekje foshnjore për 1000 foshnja. 227 Lawn, J, Cousens, S, Bhutta, Z, Darmstadt, G, Martines, J, and Paul, V. Why are 4 million newborn babies dying each year? Lancet. 2004; 364: ISHP, UNICEF, Raport she ndete sor kombe tar Gjendja she ndete sore e popullate s shqiptare Tirane, Mortality rate- infant (per live births) in Albania /albania/mortality- rate-infant-per live...albania mortality rate infant per live births wb data World Bank Indicators - Albania Mortality, konsultimi i fundit maj MSH, Drejtoria e Pe rparimit She ndete sor, Kontrollit te Cile sise dhe Jete simit te Prioriteteve, sektori monitorimi vlere simit te treguesve she ndete sor 231 Ministria e Shëndetësisë, Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit , DHUES_ _Final_5_dhjetor_ pdf 123

124 Grafiku 18. Koeficienti i vdekshmërisë foshnjore, Franca e viteve 1980 ndodhet në nivelin 10 vdekje për 1000 fëmijë në një vit. Këto norma shënohen edhe në shumicën e vendeve evropiane për periudhën referuese. Sot, vdekja e fëmijëve është një fenomen i rrallë dhe aksidental në të gjitha vendet e zhvilluara. Rënia e vazhdueshme e nivelit të vdekshmërisë foshnjore në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë i dedikohet suksesit të luftës kundër sëmundjeve infektive Sipas të dhënave te INSEE-se (Instituti Kombëtar i Studimeve dhe i Statistikave Ekonomike), në vitin 2013 shkalla e vdekshmërisë foshnjore në Francë ishte 3.6 vdekje për lindje. Në vitin 2014 dhe 2015 ky fenomen vjen përkatësisht në nivelin 3.5 dhe 3.7 vdekje për lindje. Ndërsa në vitin 2016 ndodhemi në nivelin 3.8 vdekje për lindje 233. Ashtu si në rastin shiptar edhe në sistemin shëndete sor francez kuadri ligjor parashikon funsionimin e sektorit neonatal. Dekreti nr i 9 tetorit 1998 mbi shëndetin publik dhe institucionet private që ushtrojnë obstetrikë, neonatologji dhe reanimim neonatale, e konsideron qendrën perinatale si një institucion praktikues shëndetësor përgjegjës mbi : Obstetrikën : për menaxhimin e shtatzënisë dhe identifikimin e faktorëve të rrezikut; për lindjen dhe kujdesin e nënës dhe të porsalindurit, procedurat kirurgjike; për monitorimin e menjëhershëm pas lindjes të nënës dhe fëmijës; Neonatologjinë : për monitorimin dhe kujdesin e specializuar për të sapolindurit në rrezik dhe ata që ndodhen në një gjendje të përkeqësuar pas lindjes; krijimi i një zone te kujdesit intensiv për të porsalindurit, 232 Vdekshmëria foshnjore në Francë, Vdekshmëria foshnjore në Francë, konsultimi i fundit mars

125 Reanimimi neonatal Kujdes i specializuar për të sapolindur në gjendje të rëndë ose në rrezik për jetën. 234 Niveli i lartë i vdekshmërisë foshnjore (7-8,7 vdekje për 1000 fëmijë të lindur gjallë kundrejt koeficientit 3,6 në rastin francez) lejon të deduktohet një nivel i ulët i ndërhyrjes së autoriteteve publike në këtë fushë. Kjo bazohet edhe në përkufizimin e OBSH-së mbi treguesit e vdekshmërisë neonatale, sipas së cilit ky indikator flet drejtpërsëdrejti mbi shëndetin publik, cile sine e she rbimeve she ndete sore, rishpe rndarjen e pasurise kombëtare dhe standardit te pe rgjithshe m te jetese s. Ky arsyetim vjen në të njëjtën linjë logjike me përfundimet e studimeve të realizuara nga Zyra Rajonale e Evropës mbi shëndetin dhe kujdesin e të porsalindurve në vendin tonë «Veprimtaria e autoriteteve publike në këtë fushë qëndron larg standardeve ndërkombëtare» Identifikohet një mungesë e vazhdimësisë të kujdesit te të porsalindurit dhe në koordinimin e profesionistëve dhe shërbimeve. Sistemi i referimit nuk është i rregulluar. Mungesa identifikohen edhe në pajisjet dhe infrastukturat që ofrojnë shërbimet. Vlen të përmendet dhe niveli i ulët i profesionalizmit si dhe aplikim i dijeve jo të përditësuara nga ana e profesionistëve 235. Nënpesha në lindje Foshnjat e lindura nën peshë (më pak se 2.5 kg) rritin rrezikun e vdekshmërisë së fëmijës në muajin e parë dhe vitet e para të jetës së tyre. Përveç kësaj, sistemi i tyre imunitar është i dobët dhe ata janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës në moshën e rritur. Këta fëmijë mund të vuajnë nga kequshqyerja, mungesa e aftësive kognitive dhe arrijnë nivele të ulta në testin e inteligjencës. Këta fëmijë kanë prirje të studiojnë më shumë dhe arritje më të ulta. Pesha e lindjes është një tregues i mirë jo vetëm për shëndetin dhe gjendjen ushqyese të nënës por edhe për të ardhmen e të porsalindurit në mbijetesën e tij, rritjen, shëndetin afatgjatë apo dhe në zhvillimin psiko-social të fëmijës 236. Pesha e ulët në lindje është një problem i madh i shëndetit publik si në vendet në zhvillim dhe në vendet e zhvilluara. Në vendet në zhvillim, nënpesha në lindje lidhet shpesh me shëndetin e dobët dhe kequshqyerjen e nënës para dhe gjatë shtatzënisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se të sapolindurit nën peshë përfaqësojnë 17% të të gjitha lindjeve të gjalla. Kjo përqindje është e 234 Të dhëna mbi vdekshmërinë neonatale konsultimi i fundit mars Adoption of the WHO assessment tool on the quality of hospital care for mothers and newborns in Albania. (Mersini E, Novi S, Tushe E, Gjoni M, Burazeri G. Acta Inform Med. 2012; 20: Albania Success story, WHO Regional Office for Europe, Copenhagen 2011, available at /pdf_file /0016/ / e95980.pdf Maternal, Newborn and Child Health Care Reform, Albania final project technical Report, October 2007 to July 2012.) 236 Tregus mbi peshën e lindjes së fëmijës, nch.pdf, konsultimi i fundit mars

126 ndryshueshme në varësi të vendit nga 7% në vendet e zhvilluara në 19% në vendet në zhvillim 237. Për më tepër, lindja nën peshë e fëmijëve është përgjegjëse për vdekjen e 9.1 milion fëmijëve çdo vit në mbarë botën, duke përfaqësuar shkakun kryesor të vdekshmërisë perinatale dhe foshnjore 238. Ka dy kategori të fëmijëve të lindur nën peshë : ka raste të cilat rezultojnë nga lindja e parakohshme dhe rastet që rezultojnë nga frenimi i rritjes fetale ose kufizimin intrauterinë i rritjes. Nënpesha në lindje mund të jetë për shkak të faktorëve të ndryshëm si statusi socio-ekonomik i prindërve, faktorët demografikë (të moshës së nënës, shtatzëni e shumëfishtë, etj.), sjelljes individuale (pirja dhe konsumi i duhanit dhe alkoolit), niveli i kujdesit para lindjes. Sipas të dhënave të OBSH-së rezulton një nivel i lartë i lindjeve nën peshë. Kjo rritje shpjegohet me disa faktorë. Së pari, numri i shtatzënive të shumëfishta (që nënkupton një rrezik në rritje të prematuritetit dhe nën peshës) janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, kryesisht për shkak të zhvillimit të trajtimeve të infertilitetit. Së dyti, gratë kanë qenë të prirura gjithnjë e më shumë për të vonuar shtatzëninë e tyre të parë deri në të tridhjetat e tyre ose më vonë. Kjo përbën gjithashtu një rrezik për lindjejen e fëmijëve me peshë të ulët. Së treti, teknologjitë e reja mjekësore dhe përmirësimi i kujdesit paralindjes kanë rritur shanset e mbijetesës së fëmijëve të lindur me peshë shumë të ulët 239. Ndërhyrjet kryesore për të shmangur këtë problem përqendrohen në kujdesin mbi të ushqyerit e nënave shtatzëna, në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve, reduktimin e shtatzënisë në adoleshencë dhe edukimin e nënës mbi mëmësinë. 237 OMS Low birth weight: a tabulation of available information. Maternal health and safe motherhood program. Genève : WHO, New York: UNICEF, OMS. Rapport sur la santé dans le monde Genève: OMS, Të dhëna OBSH për lidjen nën peshë, name=guest&checksum= c4b9c255c3423bc5c8 126

127 Grafiku 19. Fëmijët e lindur nën peshë, Në grafikun e mësipërm vërehet rritja e koeficient të nënpeshës në lindje në vitin 2012 rezultojnë 45.5 lindje nën peshë në Në vitin 2013 ngelemi në të njëjtat nivele dhe në vitin 2014 kjo kategori lindjesh pëson rritje fëmijë në 1000 lindje shënohen të kenë lindur nën peshën 2500 gr, ndërsa në vitin 2015 ky koeficient shënohet 55.4 fëmijë të lindur nën peshë në 1000 lindje. (Në vitin 2011 lindjet nën peshë kanë qenë të pakonsiderueshme dhe janë trajtuar në studim.) Të dhënat për lindjet nën peshë mund specifikohen dhe paraqesin grafikisht lindjet për periudhën referuese, duke i klasifikuar në dy grupe: fëmijët e lindur nën peshë poshtë 1500gr dhe fëmijët e lindur nën peshë gr. Grafiku 20. Lindjet nën peshë/ sipas peshës Për periudhën e marrë në studim vërehet se me përjashtim të vitit 2014, ku 50,2% e fëmijëve të lindur nën peshë kanë lindur nën 1500 gr., në vitet e tjerat mesatarisht 15% e fëmijëve të lindur nën peshë kanë qenën nën peshën 1500gr. 127

128 Sipas sondazhit kombëtar perinatal në Francë të vitit 2010, 6.4% e të porsalindurve rezultojnë nën peshë. Një tipar tjetër që karakterizon shëndetin e fëmijës në lindje është fakti nëse janë apo jo të lindur para kohe. Në Francë, rezultojnë 6.6% e fëmijëve të lindur para kohe, më pak se 37 javë të shtatzënisë. Përqindja për peshë të ulët në lindje për peridhën referente është në mesataren e vendeve të OECD-së 240. Edhe pse për vitin 2012 (45,4/1000) vendi ynë paraqitet në nivel të mirë krahasuar me Francën dhe me vendet e zhvilluar. Autoritetet publike vazhdojnë të kenë përgjegjësinë e ndërgjegjësimit mbi kujdesin e të ushqyerit tek nënat shtatzëna, në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve, reduktimin e shtatzënisë në adoleshencë dhe edukimin e nënës mbi mëmësinë. Ushqyerja me gji Ushqyerja me gji e shte e re nde sishme ne fillimin dhe vazhdimin me sukses te saj. Re nde sia e praktikave te duhura te te ushqyerit te foshnjave dhe fe mije ve te vegje l e shte e mire njohur ne Shqipe ri, sidomos pe r shkak te problemeve qe shoqe rojne pe rdorimin ne rritje te ze vende suesve te qume shtit te gjirit (IYCF) 241. Ne vitin 1999, parlamenti shqiptar miratoi nje Ligj Kombe tar mbi Promovimin e Ushqyerjes me Gji, me synim sigurimin e ushqyerjes se sigurt, te duhur dhe te pe rshtatshme te foshnjave dhe fe mije ve te vegje l, si dhe pe r te rregulluar tregun e ze vende suesve te qume shtit te gjirit. Ligji bazohej ne Kodin Nde rkombe tar te Marketingut te Ze vende suesve te Qume shtit te Gjirit te miratuar ne vitin Gjithashtu, ne disa rajone te Shqipe rise e shte ve ne ne zbatim nisma e spitalit miqe sor ndaj foshnje s pe r te mbrojtur, promovuar dhe mbe shtetur ushqyerjen me gji. Me mbe shtetjen e Fondit te Kombeve te Bashkuara pe r Fe mije t (UNICEF) dhe Organizate n Bote rore te She ndete sise (OBSH), spitali i pare miqe sor ndaj foshnje s ne Shqipe ri u certifikua ne Lezhe ne vitin 1998 dhe ishte i pari spital i ke tij lloji ne rajonin e Ballkanit. Nga viti 1998, numri i materniteteve te certifikuara si BFH e shte rritur ne vend. Ministria e She ndete sise, me ndihme n e UNICEF-it dhe OJQ-ve te ndryshme ka kryer sesione të shumta trajnimi mbi ke shillimin pe r ushqyerjen me gji pe r punonje s te she ndete sise dhe komunitetet ne mbare vendin 243. Të ushqyerit me gji në vendin tonë në vite paraqitet përgjithësisht në nivele të kënaqëshme : 240 Lindjet nën peshë në Francë, ce.instruction.meres.fr.fr.pdf, konsultimi i fundit mars Ushqyerja me gji, World Health Organization (WHO). International code of marketing of breast-milk substitutes. Geneva: World Health Organization, Albanian Ministry of Health year development strategy of the Albanian health system. Tirana, Albania: Albanian Ministry of Health 128

129 Grafiku 21. Numri i fëmijëve që ushqehen ekskluzivisht me gji në % Me gjithë amplitudat e shënuara në periudhën e marrë në studim, të ushqyerit me gji në vendin tonë nuk bie nën 79%. Për këtë periudhë, rënie më të madhe të përqindjes të fëmijëve të ushqyer me gji shënohet në vitin Në vitin 2012 vërehet niveli më i lartë. Grafiku 22. Numri i fëmijëve që ushqehen ekskluzivisht me gji Nëse i referohemi grafikut të numrit total të fëmijëve që ushqehen vetëm me gji për periudhen e marrë në studim, do të vërehet një rënie e numrit të fëmijëve nga viti 2000 deri në vitin Shpjegimin e kurbës rënëse të paraqitur në grafikun numri i fëmijëve që ushqehen ekskluzivisht me gji, do të gjendet në rënien e numrit total të lindjeve në vendin tonë. Drejtoria e Kërkimit Studimit Vlerësimit dhe Statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë në Francë ka publikuar shifra mbi të ushqyerit me gji për vitin "Në qoftë se praktika e të ushqyerit me gji ka evoluim të rëndësishëm që nga vitet 1990, ky evoluim gjykohet i qëndrueshëm për një dekadë, por aktualisht është në nivel më të ulët se vende fqinje Ushqyerja me gji, konsultimi i fundit maj

130 Në kushtet e të dhënave sociologjike :" Te ushqyerit me gji haset më tepër në nënat e moshës 30 vjet e lart, nivel të lartë arsimimi dhe me një status të konsoliduar socioprofesional. Në vitin 2013, përqindja e foshnjave që ushqehen me gji shënohet 66%. Kjo përqindje do të ulet në nivelin 40% për fëmijët 11 javësh, 30% për fëmijët 4 muaj dhe 18% për fëmijët 6 muaj 245. Në Francë, vetëm 6 fëmijë në 10 ushqehen me gji. Ky indikator e rendit Francën të dytën pas Irlandës në nivelin më të ulët të këtij indikatori (4 fëmijë në 10) 246. Situata në lidhje me këtë indikator mund të gjykohet më pozitive në vendin tonë për periudhën referuese. Të ushqyerit e fëmijëve ekskluzivisht me gji varion në nivelin 79-85% kundrejt 60% në Francë dhe 85% në vendet e zhvilluara të OECD-së. Duke iu referuar këtyre shifrave mund të konkludohet se ky indikator është i mirë pozicionuar edhe në nivele ndërkombëtare dhe se autoritetet përgjegjëse të shëndetit publik kanë mundur të sensibilizojnë dhe ndërgjegjësojnë nënat mbi vlerat e të ushqyerit me gji. Vaksinimi kombëtar kundër kollës së mirë dhe fruthit Vaksinimi i pe rgjithshe m kunde r se mundjeve qe parandalohen me ane te vaksinimit e shte vendimtar pe r te pake suar vdekshme rine e foshnjave dhe te fe mije ve. Vaksinimi aktualisht parandalon çdo vit 2.5 milion vdekje ne mbare bote n, nga difteriti, tetanozi, kolla e mire dhe rubeola (WHO, 2009). Imunizimi i fe mije ve me vaksinat baze te fe mije ve e shte nje nga nde rhyrjet she ndete sore me efikasitetin me te larte pe r koston 247. Ky proces mund të konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha në fushën e mjekësisë. Në sajë të vaksinimit, shumë sëmundje të rënda infektive dhe vdekjeprurëse janë nën kontroll. Rreziqet e këtyre sëmundjeve janë shumë herë më të vogla se rreziqet e rralla që mund të mbartë vaksinimi. Vaksinimi i fëmijëve në nivel kombëtar korrespondon me pjesëmarrjen në aksionin e nxitur nga Organizata Botërore e Shëndetit mbi mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe arritjen e objektivave për zhdukjen në botë të sëmundjeve si poliomeliti apo fruthi. Sipas Organizate s Bote rore te She ndete sise, fe mija konsiderohet i vaksinuar plote sisht ne rast se është imunizuar në mënyrë rigoroze sipas skemës së vaksinimit kombëtar të një vendi. Programi Kombe tar Shqiptar pe r Vaksinimin bazohet në skemën e propozuar nga OBSH Në këtë dimension do të trajtojmë nivelin e vaksinimit të fëmijëve kundër kollës së mirë dhe fruthit, dy vaksina që janë të dobishme për të pasur nën kontroll 245 Po aty 246 Ushqyerja me gji në Francë, konsultimi i fundit maj World Health Organization (WHO), Global health risks: mortality and burden of disease attributable to selected major risks. Geneva: World Health Organization, Albanian Ministry of Health.10-year development strategy of the Albanian health system. Tirana, Albania: Albanian Ministry of Health,

131 këto dy sëmundje që lenë pasoja të rënda në shëndetin e fëmijës, por në dias raste mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Kolla e mirë që njihet edhe si pertusi, është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një bakter që transmetohet me anë të ajrit dhe që para se të fillonte vaksinimi kundër kësaj sëmundjeje shfaqet epidemi një herë në 3-4 vjet. Cikli i plotë i vaksinimit kundër pertusisë parashikon marrjen e tre dozave; ndër to një dozë këshillohet në moshën 6-7 vjeçare dhe një e tretë në moshën vjeçare. Ndërsa doza e parë rekomandohet në moshën 3 muajshe, me qëllim që të sigurohet mbrojtja e fëmijës në vitet e para të jetës, periudhë ku sëmundja shfaq më tepër rrezikshmëri. Grafiku 23. Vaksinimi i fëmijëve sipas viteve për kollën e mirë/pertusia Në grafikun e mësipërm shohim një aplitudë mbi vaksinimin e fëmijëve kundër kollës së mirë, ajo që vlen të theksohet është që këto amplituda në një periudhë 20 vjeçare lëvizin midis nivelit 95%-99%. Nga viti 2010 dhe në vazhdimësi mund të gjykojmë një situatë të mirë të vaksinimit të fëmijëve kundër kollës së mirë. Ndërsa në rastin e imunizimit të fëmijëve francezë gjatë analizës së të dhënave të fëmijëve 24 muajsh të lindur në vitin 2010, rezulton nje mbulim i imunizimit ndaj pertusis (dhe Haemophilus influenzae tipi b), në nivelin 91% dhe 89%, respektivisht, identike me ato që gjenden në një studim të mëparshëm në fëmijët 2 vjeç, të lindur në vitin Për sa i përket vaksinës kundër fruthit, ajo përbëhet nga virusi i fruthit i gjallë, por i dobësuar në mënyrë të tillë që e bën atë të paaftë për të shkaktuar sëmundje dhe duke mundësuar nxitjen e prodhimit të antikorpeve. Vaksina kundër fruthit mund të kryhet e vetme ose në të njëjtën kohë me vaksinën kundër rubeolës dhe kundër shytave (vaksinë e trefishte) ose në kombinime të tjera. Në çdo rast vaksina bëhet me 249 Imunizimi I fëmijëve në Francë, 131

132 injeksion nën lëkurë në pjesën e sipërme të krahut. Vaksinimi kundër fruthit rekomandohet të bëhet mbas vitit të parë të jetës së fëmijës dhe është e dobishme kur akoma nuk është marrë sëmundja 250. Grafiku 24. Vaksinimi i fëmijëve sipas viteve për fruthin-rubeolën- parotit Në grafikun e mësipërm pasqyrohet se si ka evoluar niveli i vaksinimit të fëmijëve kundër fruthit. Mund të cilësohet që kjo vaksinë nuk vjen si një e vetme për fëmijët e vendit tonë, ajo kryhet njëkohësisht edhe kundër rubeolës dhe parotitit. Nga sa vërehet më sipër, mund të thuhet se në periudhën e marrë në studim, ka një rritje të ndjeshme të numrit të fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit. Nga niveli 76% që shënohet në vitet 1993, në vitin 2010 do shifrat rezultojnë 99%. Kjo mund të cilësohet edhe si një tendencë për të ardhmen. Imunizimi kundër fruthit në sistemin francez evidentohet në një mbulim të lartë. Vaksinimi kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (vaksina MMR) rekomandohen dy doza për të gjithë fëmijët, para moshës 24 muaj dhe për të riturit të lindur mbas viti Nga viti 2008 në vitin 2012 evidentohet një prirje për të rritur normën e fëmijëve të cilët kanë marrë një dozë të vetme të MMR-së. Përkatësisht 90.5% e fëmijëve të lindur në vitin 2012 dhe 89% të lindurit në vitin Imunizimi i fëmijëve në vendin tonë mund të konsiderohet si indikator që qëndron në nivelin më të lartë nga gjithë indikatorët e të gjitha dimensioneve krahasuar me sistemin e imunizimit francez. Nga vitet 1990 deri në ditët tona evidentohet një tendencë në rritje. Ndërhyrja e autoriteteve publike në lidhje me këtë indikator mund të konsiderohet efektive. Pra, 99% e fëmijëve janë të vaksinuar kundër fruthit dhe kollës së mirë. 250 Albanian Ministry of Health. 10 year development strategy of the Albanian health system. Tirana, 2002, Albania: Albanian Ministry of Health, 251 Imunizimi i fëmjëve në Francë, konsultimi i fundit maj

133 Edhe në sistemin e imunizimit francez do të evidentojmë rezultate të larta. 98% e fëmijëve janë të vaksinuar kundër fruthit dhe kollës së mirë. Ndërsa në vendet e tjera të zhvilluara të OECD-së do të haset një nivel më i ulët imunizimi tek fëmijët (93%). Niveli i aktivitetit fizik Për të anlizuar aktivitetin fizik tek fëmijët, së pari do t i referohemi raportit «Sjelljet e shëndetshme tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç» të realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e UNFPA-së dhe UNICEFit 252. Aktiviteti fizik siguron pe rfitime te re nde sishme fizike, mendore dhe sociale 253. Tek fe mije t dhe adoleshente t, pjese marrja ne aktivitete fizike shoqe rohet me pe rmire simin e sistemit muskulo-skeletor, kardiovaskular dhe te she ndetit mendor, duke pe rfshire edhe reduktimin e ankthit dhe depresionit 254. Pjese marrja e adoleshente ve ne aktivitet fizike varion sipas gjinisë, moshës dhe pe rkate sisë etnike. Tashme e shte i njohur fakti se aktiviteti fizik pake sohet me rritjen e moshe s dhe se vajzat, ne me nyre tipike, shfaqin nivele me te ule ta te aktivitetit fizik se djemtë 255. Strategjia Kombe tare e Promocionit te She ndetit nxjerr ne pah re nde sine e aktivitetit fizik ne lufte n ndaj obezitetit dhe jo vete m. Pe rfitimet she ndete sore nga aktiviteti i moderuar fizik pe rfshijne humorin e mire dhe vete vlere simin; paraqitje me te mire fizike dhe posture me te mire ; reduktim te ndjeshe m te obezitetit, hipertensionit, se mundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe osteoporoze s, si edhe pake simin e barre s nga se mundjet e shmangshme, paafte sine dhe vdekshme rine qe ato shkaktojne. Udhe zimet e fundit rekomandojne qe te gjithe individe t duhet te pe rpiqen te kryejne gjate dite s te pakte n 30 minuta aktivitet te moderuar fizik si ecje e shpejte, çiklize m, valle zim ose not 256. Sjelljet sedentare, te tilla si qe ndrimi pe r nje kohe te gjate para televizorit dhe luajtja me loje ra kompjuterike, kane treguar se ato nuk ze vende sojne kohe n e shpenzuar pe r aktivitet fizik 257. Përgjatë realizimit të këtij studimi pjese marrja ne aktivitet fizik u vlere sua ne pe rmjet pyetjes: Gjate 7 dite ve te fundit, ne sa prej tyre keni qene fizikisht aktiv pe r te pakte n 60 minuta ne dite. Numri i dite ve u kategorizua ne 3 variabla: 0 dite, 1-2 dite dhe > 3 dite. 3.1% nxe ne sve të pyetur raportuan se nuk kishin zhvilluar aktivitet 252 Studim mbi aktivitetin fizik të femijëve, konsultimi i fundit maj Department of Health, At least 5 a week: evidence on the impact of physical activity and its relationship to health. A report from the Chief Medical Officer. London: Department of Health Strong, W.B., Malina, R.M., Blimkie, C.J.R., Daniels, S.R., Dishman, R.K., Gutin, B., Hergenroeder, A.C., Must, A., Nixon, P.A., Pivarnik, J.M., Rowland, T., Trost, S. and Trudeau, F. (2005) Evidence based physical activity for school-age youth. Journal of Pediatrics, 146: Nelson, M.C., Neumark-Stzainer, D., Hannan, P.J. and Sirard, J.R. Longitudinal and secular trends in physical activity and sedentary behavior during adolescence. Pediatrics, 118: e1627-e1634., Strategjia e She ndetit Publik dhe Promocionit te She ndetit, Tirane 2003, fq Rey-Lopez, J.P., Vincente-Rodriguez, G., Biosca, M. and Moreno, L.A. Sedentary behaviour and obesity development in children and adolescents. Nutrition, Metabolism and Cardiovascular Diseases, 18: ,

134 fizik ne asnje nga 7 dite t e fundit, 20.6% deklaruan se kishin zhvilluar aktivitet fizik 1-2 dite, nde rsa 74.2% nxe ne sve raportuan se kishin zhvilluar aktivitet fizik te pakte n tri dite te jave s. Ka nje diference gjinore domethënëse midis djemve dhe vajzave, qe kryejne aktivitet fizik mbi 3 dite ne jave, 82% vs. 70% respektivisht, ashtu siç mund të identifikohet në grafikun e mëposhtëm. Grafiku 25. Aktivitetit fizik mbi tre ditë në javë sipas gjinisë Burimi : Instituti i Shëndetit Publik Grafiku 26. Shpenzimi i kohës së lirë për fëmijët e marrë në studim Burimi : Instituti i Shëndetit Publik Nxe ne sit u pyete n sa ore ne dite, gjate kohe s se lire, kalonin duke pare televizor, video, (pe rfshire edhe YouTube apo she rbime te ngjashme), DVD dhe arge time te tjera ne ekran; sa ore kalonin duke luajtur me loje ra kompjuterike, si dhe sa ore kalonin duke pe rdorur kompjuterin apo telefona te tjere smart. Nga pe rgjigjet e tyre u konstatua se pe r te tria pyetjet, gjate fundjave s kishte me shume te rinj qe shpenzonin dy ose me shume ore me ke to aktivitete krahasuar me dite t e jave s. 134

135 Aktiviteti me i shprehur ishte shikimi i televizorit, videos apo arge time te tjera ne ekran (74.6%). Ne pe rgjithe si nuk kishte ndryshime moshore lidhur me ore t e shpenzuara gjate kohe s se lire, por djemte kishin me shume gjasa te qe ndronin me shume orë se vajzat duke kryer ke to aktivitete. Ky studim tregoi se prevalenca e aktivitetit te pe rditshe m fizik ishte dukshe m me e larte tek meshkujt sesa tek femrat. Nga ana tjete r, 3.7% e fe mije ve nuk kishin kryer aktivitet fizik nje jave para realizimit të studimit, kurse 24.6% e fe mije ve raportuan se kishin kryer aktivitet fizik ne baze ditore. Për sa i përket nivelit të aktivitetit fizik të fëmijëve francezë, që nga viti 2006, sondazhet tregojnë se ka një rënie në ushtrimin të aktiviteti fizik të rregullt tek fëmijët, ky pasivitet rritet me moshën dhe veçanërisht prek vajzat. Sipas Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Ushqimit, Mjedisit dhe Punës, në anketën e realizuar në vitin 2016 për fëmijët e moshës 3-10 vjet, vetëm 34% e fëmijëve të kësaj grupmoshe ushtron veprimtari të përditshme fizike. Ndërsa tek fëmijët 11 dhe 14 vjeç, vetëm 12% prej tyre ushtrojnë aktivitet fizik ditor (60 minuta) 258. Në nivel ndërkombëtar, sipas Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH), 11% e vajzave 11 vjeçarë ushtrojnë aktivitet fizik kundrejt 25% e djemve të kësaj moshe. Në moshën 13 vjeçare, këto norma të ushtrimit të aktivitetit fizik bien në 9% për vajzat dhe 16% për djemtë. Pavarësisht grupmoshës të individëve, niveli i aktivitetit fizik në popullsinë franceze konsiderohet i ulët duke u bazuar në rekomandimet ndërkombëtare (OBSH, 2010) 259. Vetëm 1 në 7 fëmijë (tek fëmijët 11 dhe 15 vjeç) ushtrojnë rregullisht aktivitet fizik, në krahasim me 1 në 5 fëmijë që është mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECDsë 260. Situata për këtë indikator në vendin tonë paraqitet e kënaqshme, kryesisht tek djemtë, ku shifrat janë edhe më domethënëse. Rreth 75% e fëmijëve ushtrojnë aktivitet fizik, ndërsa tek fëmijët francezë vjeç, aktiviteti fizik reulton në nivelin 14% dhe 20% paraqitet niveli i aktivitetit fizik tek të rinjtë në vendet e OECDsë. Pra, mund të thuhet që fëmijët e moshës vjeç në vendin tonë paraqiten në nivel shumë herë më të lart në ushtrimin e aktivitetit fizik, krahasuar me moshatarët e tyre në Francë dhe në vendet e zhvilluara. 258 Veprimtaria fizike e fëmijëve 3-10 vjeç në Francë, Po aty 260 Veprimtaria fizike e fëmijëve, konsultim i fundit qershor

136 Niveli i vdekshmërisë së fëmijëve 1-19 vjeç Nde rkohe qe shkaqet kryesore te vdekjeve pe r personat mbi 50 vjeç jane se mundjet e qarkullimit te gjakut dhe kanceri, te rinjte pe rgjithe sisht be hen viktima ndaj faktore ve te jashte m. De mtimet e jashtme, helmimet dhe aksidentet jane shkaqet kryesore te vdekjes se te rinjve 261. Nje grup faktore sh te parandalueshe m te rrezikut si : duhanpirja, abuzimi me alkool, dieta e pashe ndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik, kane ndikim te madh ne rritjen e ve rejtur te barre s totale te se mundjeve jo te transmetueshme si kanceri, se mundjet e zemre s, me lçise dhe mushke rive. Parandalimi i sjelljeve te tilla si duhanpirja, abuzimi me alkoolin, dieta e pashe ndetshme dhe promovimi i aktivitetit fizik te te rinjte shqiptare mbeten sfidat kryesore e autoriteteve të shëndetit publik. Grafiku 27. Koeficienti i vdekshmërisë së fëmijëve nga 1-18 vjeç, Nëse i referohemi të dhënave dhe paraqitjes grafike vërehet se nivlei i vdekshmërisë tek fëmijët nga 1-18 vjeç, në vendin tonë ka një tendencë në rënie. Në në vitin 2011 koeficienti i paraqitur është 1,06, janë shënuar 1,06 vdekje në 1000 fëmijë të moshës 1-18 vjeç; në vitin 2012 dhe 2013 ky koeficient shkon në nivelin 0,72. Në 2014 do të shënohet një ulje dhe regjistrohen 0,66 vdekjen ndërsa në vitin 2015 do të shënohen 0,64 vdekje në 1000 fëmijë të moshës 1-18 vjeç. Në vitin 2015 në Francë shënohen rreth 1.3 million vdekje në fëmijët vjeç. Vdekje këto të cilat mund të ishte parandaluar apo trajtuar. Aksidentet rrugore përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve tek të rinjtë. Në vitin 2012, duke iu referuar statistikave, shënohen rreth 330 viktima në ditë. HIV/AIDS-i, vetëvrasja, infeksionet e traktit të ulët respirator dhe dhuna ndërpersonale janë shkaqet e tjera kryesore të vdekjes për adoleshentët. 261 INSTAT, «Të rinjtë në Shqipëri, sfidat në kohët që ndryshojnë». Ne ntor

137 Sipas OBSH-së gjysma e problemeve të shëndetit mendor në moshën e rritur shfaqen para moshës 14 vjeç, por në të shumtën e rasteve nuk diagnostifikohen apo trajtohen 262. Sipas të dhënave të OBSH-së, në vendet e OECD-së ky koeficient varion në nivelet 0.3. Pra mesatarja e vdekshmërisë të fëmijëve nga mosha 1-19 vjeç, në vendet e zhvilluara është 0.3 vdekje për 1000 fëmijë. Vetëvrasja tek fëmijët vjeç Shkalla e vetëvrasjes tek të rinjtë mund të jetë një indikator, megjithëse ekstrem, i shëndetit mendor të të rinjve. Ky indikator klasifikohet brenda dimensionit të shëndetit dhe sigurisë së fëmijës. Më poshtë, ky fenomen do të trajtohet nëpërmjet paraqitjes grafike për periudhën në vendin tonë. Grafiku 28. Vetvrasja te fëmijët vjeç Në grafikun e mësipërm tregohet numri i vetvrasjeve të shënuara në vendin tonë për periudhën Pëgjatë kësaj periudhe numri më i madh (18 raste) i vetvrasjeve tek të rinjtë vjet shënohet në vitin Nëse i referohemi numrit total të të rinjve të kësaj grupmoshe (të dhënat të siguruara nga INSTAT/ për vitin 2013, ) evidentojmë që ky fenomen është në nivelin %, për vitin kur të dhënat janë më domethënëse. Gjatë adoleshencës, tentativat për vetëvrasje janë të shumta. Kalimi në akt paraprihet shpesh nga mendimet vetëvrasëse që nuk janë të neglizhueshme në këtë periudhë të jetës. Niveli i vetëvrasjes tek të rinjtë francezë 15 vjeçarë është më pak se 1% dhe pëson rritje të konsiderueshme në moshën vjet. Çdo vit në Francë më shumë se njerëz kryejnë vetëvrasje (të gjitha moshat), pothuajse 600 prej tyre janë më të rinj se 25 vjet (rreth 1000 janë midis 25 dhe 34 vjet). Edhe nëse marrim parasysh kufizimet e vlerësimit të vdekshmërisë vetëvrasëse, është e nevojshme të theksohet se në kundërshtim me një ide të përhapur, nuk janë të rinjtë që përfaqësojnë një nivel të lartë vdekshmërie nga vetvrasja. Fenomeni i vetvrasjes rritet me moshën dhe prek kryesisht të rriturit e moshës vjeç dhe të moshuarit. Duke qenë se vdekjet nga sëmundjet para moshës 25 vjeç janë 262 Vdekshmëria tek fëmijët, 137

138 të rralla, vetëvrasja në këtë moshë do të renditet si shkaku i dytë i vdekjes pas aksidenteve në trafik, apo 16.3% e totalit të vdekjeve në këtë grupmoshë Dimensioni i sjelljeve me risk në Shqipëri dhe në Francë Konventa e të Drejtave të Fëmijëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk përcakton në mënyrë të qartë rreziqet ndaj të cilave duhet të mbrohen fëmijët. Megjithatë, mbrojtja është nënkuptuar në grupin e të drejtave që mbulon parandalimin e sëmundjeve, sjelljet me risk dhe duke siguruar aktivitete zbavitëse të përshtatshme për moshën e fëmijës. Megjithatë, nevoja për të mbrojtur fëmijët kundër përdorimit të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, është shprehur qartë (neni 33) 264. Konventa e të Drejtave të Fëmijëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara parashikon që shtetet duhet të zhvillojnë udhëzime për prindërit si dhe edukim dhe shërbime të planifikimit familjar (neni.24.2f) 265. Ndonjëherë vetë prindërit janë më pak se 18 vjet. Nga sa cituam më lart ky dimension është shumë i rendësishëm në përcaktimin e mirëqenies së fëmijës. Vendet e zhvilluara kanë në dispozicion një gamë të gjerë instrumentash, duke përfshirë: sistemin ligjor, fushatat sensibilizuese të informimit publik, ligjet mbi publicitetin dhe ligjet fiskale për të dekurajuar konsumin e duhanit dhe alkoolit. Ndër masat e ndërmarra nga autoritetet publike për të luftuar kundër shtatzënisë në adoleshencë, figuron shpërndarja e shërbimeve të planifikimit familjar dhe informacionit mbi shëndetin publik për fëmijët. Orët e edukatës seksuale duhet të parashikohen të zhvillohen rregullisht në shkolla. Në vendin tonë ekzistojnë plot studime sporadike dhe fushata sensibilizuese mbi luftimin e sjelljeve me risk tek fëmijët. Për të analizuar indikatorët e përdorimit të duhanit dhe alkoolit brenda këtij dimensioni në vendin tonë do referohemi tek raporti që paraqet Projektin Europian të Shkollave për Alkoolin dhe Drogat e tjera tek të rinjtë e moshe s vjeç, të klasave të 9-ta dhe të 10-ta, të realizuar nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe koordinimin pe r studimin ESPAD (Projekti Evropian i Shkollave pe r Alkoolin dhe Drogat e Tjera) në Shqipëri 266. Studimi ESPAD realizohet një herë në katër vjet në vendet Evropiane. Raundi i parë i studimit ESPAD, mbështetur nga Grupi Pompidou i 263 Vdekshmëria tek fëmijët, konsultimi i fundit prill Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, Neni 33 : Shtetet Pale marrin te gjitha masat e duhura, duke pe rfshire ato legjislative, administrative, shoqe rore dhe edukative, pe r te mbrojtur fe mije t nga pe rdorimi i paligjshe m i drogave narkotike dhe le nde ve psikotrope, siç pe rcaktohen ne konventat pe rkate se nde rkombe tare dhe pe r te mos lejuar qe fe mije t te pe rdoren pe r prodhimin dhe trafikun e paligjshe m te ke tyre le nde ve 265 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, (f) Pe r te zhvilluar kujdesin she ndete sor parandalues, ke shillimin e prinde rve, edukimin dhe she rbimet ne fushe n e planifikimit familjar, konsultimi i fundit prill 2016, 266 Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera midis të rinjve në Shqipëri, 2015, konsultimi i fundit prill

139 Këshillit të Evropës është realizua në vitin 1995 në 26 shtete me qe llimin kryesor mbledhjen e të dhënave të krahasueshme lidhur me përdorimin e substancave të ndryshme tek të rinjtë në të gjithë Evropën. Për sa i përket indikatorit të tretë përveç raporteve dhe studimeve disponojmë të dhëna statistikore (INSTAT) në vite. Përdorimi i duhanit tek fëmijët e klasave IX dhe X Duhanpirja tek të rinjtë është një problem në rritje. Eksperimentimi me substancat është një fenomen i zakonshëm tek fëmijët dhe rrit së tepërmi gjasat për përdorim të rregullt të substancave, të abuzimit me to dhe pasojat negative shëndetësore shfaqen në një kohë të dytë. Nëse nuk pihet duhan rregullisht gjatë fëmijërisë, probabiliteti që individi të nisë pirjen e duhanit në moshë madhore është më i vogël. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se cilët nxënës kanë më shumë gjasa të bëhen përdorues të rregullt të duhanit gjatë fëmijërisë në mënyrë që ndërhyrjet të përqëndrohen në këto grupe për të reduktuar duhanpirjen në moshën e rritur. Grafiku 29. Prevalenca e duhanpirjes të paktën një here ne jete, Shqipe ria, 2015 (%) Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, Bazuar në grafikun e mësipërm rezulton se në vitin 2015 më shumë se një e treta (34.9%) e nxënësve kanë konsumuar duhan të paktën një herë gjatë jetës së tyre (krahasuar me 39.7% në vitin 2011). Prevalenca e konsumit të duhanit të paktën një herë në jetë rezulton më e lartë tek djemtë, tek nxënësit e shkollave profesionale, në shkollat private, në zonat urbane dhe në shkollat e Tiranës. 139

140 Grafiku 30. Frekuenca e konsumit të duhanit gjatë jetës sipas gjinisë, Shqipe ri, 2015 (%) Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2015 reduktohet përqindja e djemve që kanë konsumuar 1-39 herë duhan në jetë, por rritet pe rqindja e vajzave që kanë konsumuar dhe 40+ herë duhan në jetë (rritje në rendin e pikë përqindje). Grafiku 31. Fillimi i konsumit ditor të duhanit në moshën 14 vjeç, ose më pak, Shqipëri, 2015 (%) Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, Përsa i përket moshës së fillimit të konsumimit ditor të duhanit, rreth 1.5% e nxënësve deklarojnë ta kenë filluar në moshën 15 vjeç (krahasuar me 2% në vitin 2011) dhe 1.2% në moshe n 16 vjeç, (krahasuar me 1.4% në vitin 2011). 3.8% e nxënësve raportuan se filluan duhanpirjen ditore në moshën 14 vjeç, ose më pak (krahasuar me 4.1% në vitin 2011). Evidentohet një përqindje më e lartë e djemve që 140

141 filluan konsumimin ditor të duhanit në moshën 14 vjeç ose më pak krahasuar me vajzat. Ka variacion në duhanpirjen ditore midis llojeve të ndryshme të shkollave dhe shkollave publike dhe private. Më shumë nxënës në shkollat urbane raportuan të kishin filluar konsumimin ditor të duhanit në moshën 14 vjeç, ose më pak krahasuar me nxënësit e shkollave rurale. Në Tiranë 3.4% e nxënësve filluan të konsumojnë duhan çdo ditë në moshën 14 vjeç ose më pak krahasuar me 2.4% të nxënësve në shkollat e rretheve të tjera. Legjislacioni shqiptar mbi duhanpirjen Si në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara edhe Shqipëria ka legjilacionin përkatës, i cili rregullon përdorimin e produkteve të duhanit. Ligji Nume r 9636, i 6 Nëntorit 2006, neni 1 pohon se : Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e shëndetit publik nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe ekspozimit të pavullnetshëm ndaj tymit të tyre. Neni 4 specifikon rregullat lidhur me mesazhet paralajmëruese lidhur me dëmet shëndetësore të duhanpirjes, ndërsa neni 9 pohon që Ndalohet shitja ose furnizimi, për qëllime tregtimi i produkteve të duhanit personave nën moshën 18 vjeç 267. Për më tepër, neni 13 kufizon reklamat ndaj produkteve të duhanit dhe neni 15 ndalon përdorimin e produkteve të duhanit në çdo lloj mjedisi publik. Pavarësisht ekzistencës së legjislacionit në këtë fushë, të rinjtë janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit dhe ata gjejnë mënyra për të siguruar produkte të duhanit. Legjislacionin në fuqi kufizon aksesin ndaj produkteve të duhanit për fëmijët (Ligji Nr. 9636, datë 06 Ne ntor 2006) dhe duhanpirjen në mjediset publike. Grafiku 32. Nxënësit që besojnë se, nëse do të donin, do të mund të siguronin cigare lehtë apo shumë lehtë, Shqipëri, 2015 (%) Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, Ligji për mbrojtjen e shëndetit publik i 2006, konsultimi i fundit maj

142 Të dhënat tregojnë se në vitin 2015 rreth gjysma (48.1%) e nxënësve mendojnë që është e lehtë apo shumë e lehtë për të gjetur cigare nëse do të donin (krahasuar me 26.5% të nxënësve në vitin 2011). Ka diferenca domethënëse midis djemve dhe vajzave lidhur me nivelin e vështirësisë për të gjetur cigare: 53.5% e djemve dhe 43.7% e vajzave mendojnë që është e lehte apo shumë e lehtë për të siguruar cigare, nëse do të donin (krahasuar 31.6% dhe 20.9%, përkatësisht, në 2011). Përqindja e nxënësve që mendojnë se mund të sigurojnë cigare lehtë apo shumë lehtë, është më e lartë tek djemtë, nxënësit e shkollave tekniko-profesionale dhe socialkulturore, shkollat private, zonat urbane dhe në Tiranë. Te gjitha diferencat rezultojnë domethënëse nga ana statistikore me përjashtim të Tiranës vs gjithë rretheve të tjera. Për sa i përket konsumit të duhanit fëmijët francezë vjeç raportojnë shifra edhe më të larta se ato të konsumit të alkoolit : një fëmijë në pesë i moshës 15 vjet raporton të pijë duhan të paktën një herë në javë, shifër kjo që rezulton më e lartë së mesatarja e OECD-së 268. Në vitin 2010, 26.0% e femrave dhe 32.4% e meshkujve të moshës kanë raportuar konsum ditor të duhanit. Pas një periudhe të gjatë rënie që nga fundi i viteve 1970, prevalenca e konsumit të përditshme të duhanit u rrit pak, midis vitit 2005 dhe 2010 (+ 7%). Megjithatë, përqindja e duhanpirësve, që konsumojnë më shumë se 10 cigare ka rënë nga 72% në 68% midis viteve 2005 dhe Konsumi tek adoleshentët gjithashtu ka pësuar rënie në vite, në mënyrë të konsiderueshme. Do të vërehet një rritje e nivelit të përdorimit të duhanit midis viteve 2008 dhe Ndërkohë, shitja e duhanit ka pësuar rënie, pas një periudhe stabiliteti relativ midis 2005 dhe 2010, një ulje e cila u rrit dukshëm midis 2012 dhe Sipas studimit ESPAD-it mbi përdorimin e duhanit për fëmijët e moshës 16 vjeçare, Franca në krahasim me vendet e tjera evropiane pozicionohet afërsisht në të njëjtat nivele. Përdorimi aktual (konsumi në 30 ditët e fundit) i fëmijëve franceze është brenda mesatares evropiane ndërsa në vitet 1999 ajo renditet në vendet me konsum më të lartë 270. Që nga fillim i viteve 1990, janë ndërmarrë shumë masa legjislative dhe rregullore për të forcuar luftën kundër duhanit, disa prej të cilave prekin drejtpërsëdrejti të rinjtë: rritjet drastike dhe të përsëritura të çmimit të duhanit, (janar janar 2004) ndalimin i shitjes për personat nën 16 vjeç në shtator 2004, kjo masë përforcohet dhe ndalohet shitja për personat nën 18 vjeç në maj 2010 Ndalimi i shitjes të paktave me më pak se nëntëmbëdhjetë cigare Ndalimi i reklamave për letrën e cigareve Detyrim i shkollave për të informuar të rinjtë në lidhje me dëmet e duhanpirjes Vendosja e paralajmërimeve grafike në paketat e cigareve që nga maji Konsumi i duhanit tek fëmijët francezë, konsultim i fundit maj Konsumi i duhanit tek fëmijët francezë, konsultimi i fundit nëntor Konsumi i duhanit tek fëmijët francezë, konsultimi i fundit nëntor

143 Një nga masat më të rëndësishme në lidhje me ndalimin e duhanpirjes në vendet publike dhe në qendrat e frekuentuara nga të rinjtë është Dekreti Bertrand i hyrë në fuqi më 1 shkurt Asnjë hapësirë nuk mund të krijohet për duhanpirësit në këto institucione 271. Në lidhje me këtë indikator në vendin tonë mjekja e përgjithshme pranë Institutit të Shëndetit Publik Korçë shprehet «përdorimi i duhanit tek fëmijët është një fenomenen i përhapur dhe tepër shqetësues. Drejtoria e sensibilizimit në Institutin e Shëndetit Publik ka ndërmarrë një sërë fushatash që synojnë minimizimin e përdorimit të duhanit nga të rinjtë. Paralelisht janë ngritur një sërë programesh nga Kabinetet e Edukimit Shëndetësor dhe nga Shërbimi i Mjekësisë Familjare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit. Të gjitha këto nisma dhe aktivitete synojnë informimin e fëmijëve me dëmet e duhanit, varësinë nga përdoruesit dhe efekte të tjera të padëshirueshme» Përdorimi i alkoolit tek fëmijët e klasave të IX dhe X në Shqipëri, Konsumi i alkoolit nën moshën ligjore të lejuar është një problem shqetësues në shoqëritë e sotme. Vendet e zhvilluara kanë në dispozicion një gamë të gjerë instrumentash, duke përfshirë: sistemin ligjor, fushatat sensibilizuese të informimit publik, ligjet mbi publicitetin dhe ligjet fiskale për të dekurajuar konsumin e alkoolit. Në Shqipëri dhe në Francë, alkooli është substancë e ligjshme ashtu si dhe produktet e duhanit, përdorimi i të cilave rregullohet me ligj. Konsumi i alkoolit është një sjellje shoqërore e pranuar gjerësisht dhe kjo kontribuon në prevalencën e lartë të përdorimit të alkoolit tek të rriturit dhe adoleshentët. Konsumi i alkoolit në mosha të reja është i dëmshëm. Studimi i ESPAD-it siguroi të dhëna lidhur me konsumimin e alkoolit tek nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 10-ta në Shqipëri si pjesë e rëndësishme e panoramës së pe rgjithshme të përdorimit dhe abuzimit me substancat tek të rinjtë Konsumi i duhanit tek fëmijët francezë, konsultimi i fundit nëntor Konsumi i alkoolit tek fëmijët në Shqipëri, ESPAD.pdf, konsultim i fundit maj

144 Grafiku 33. Ndryshimi (në pikë /përqindje) i prevalencës së konsumit të alkoolit të paktën një herë në jetë, Shqipëria, Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2015 u vu re një ulje e konsumit të alkoolit të paktën një herë në jetë për çdo grup në studim. Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2015 rënia ishte më e madhe tek nxënësit e shkollave rurale (me 11.8 pikë përqindje), nxënësit e Tiranës (me 9.2 pikë përqindje), tek nxënësit e klasave të 9-ta (me 8.8 pikë përqindje) dhe tek shkollat private (me 8.1 pikë përqindje) Përdorimi i alkoolit në Shqipëri rregullohet me ligj. Ligji numër 9518, datë Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit 273 pohon se Qe llimi i ke tij ligji është parandalimi i pasojave shëndetësore nga konsumi i alkoolit, nëpërmjet përdorimit të pijeve alkoolike nga të miturit. Neni 4 ndalon shitjen apo ofrimin falas të pijeve alkoolike për të miturit apo konsumimin e tyre në vendet publike nga të miturit. Paarësisht ekzistencës së legjislacionit, adoleshentët janë të ekspozuar ndaj përdorimit të alkoolit dhe ata arrijnë të gjejnë mënyra për të siguruar dhe përdorur pije alkoolike. Për të përftuar informacion lidhur me disponueshmërinë e pijeve alkoolike dhe aksesin që të rinjtë kanë në pijet alkoolike, atyre iu është drejtua pyetja: Sa të vështirë do ta kishe të gjeje apo siguroje birrë, verë apo pije alkoolike të forta, nëse do të doje? Grafiku 34. Nxënësit që besojnë se, nëse do të donin, do të mund të siguronin lehtë apo shumë lehtë pije alkoolike, Shqipëria, 2015 (%) 273 Ligji 9518 mbi përdorimin e alkoolit tek të miturit, konsultimi i fundit nëntor

145 Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, Në përgjithësi, 51.1% e nxënësve në vitin 2015 deklaruan se e kanë të lehtë apo shumë të lehtë të gjejnë të paktën një lloj pije alkoolike (birrë, verë, pije alkoolike të forta), nga të cilat 33% e nxënësve në vitin 2015 deklaruan që ata mund të gjenin lehtë apo shumë lehtë çdo lloj pije alkoolike që do të dëshironin (birrë, verë, pije alkoolike të forta), 19.5% mund të gjenin lehtë ose shumë lehtë 2 lloj pijesh alkoolike dhe 16% mund të gjenin një lloj pije alkoolike. Më konkretisht, 60.4% mendojnë se ështe e lehtë ose shumë e lehtë të gjesh birrë, 53.8% e kanë të lehtë ose shumë të lehtë të gjejnë verë dhe 39.3% e kanë të lehtë apo shumë të lehtë të gjejnë pije alkoolike të forta. Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2015 është rritur në mënyrë të konsiderueshme përqindja e nxënësve që mendojnë se mund të sigurojnë lehtë apo shumë lehtë çdo lloj pije alkoolike. Përqindja e nxënësve që mendojnë se mund të gjejnë lehtë apo shumë lehtë birrë, verë ose pije alkoolike të forta është rritur me 17.7, 12.8 dhe 13.6 pikë përqindje, pe rkatësisht, në 2015 krahasuar me vitin Dehja nga alkooli do të konsiderohet si një influencë e fortë nga konsumi i alkoolit mbi mirëqenien e individit, e cila manifestohet si paqëndrueshmëri gjatë ecjes, probleme me të folurin, episode të vjellash dhe amnezi të pe rkohshme. Rreth një në pesë nxënës (20.2%) është dehur nga pijet alkoolike të paktën një herë në jetë, në mënyrë domethënëse më shumë djemtë (29.4%) sesa vajzat (13.7%). Për të identifikuar perceptimin e rreziqeve të përdorimit të alkoolit, nxënësve të klasave të 9-ta dhe të 10-ta iu drejtua pyetja: Sipas mendimit tuaj, sa rrezikojnë njere zit të de mtojnë veten e tyre (fizikisht apo në me nyra të tjera), nëse ata konsumojnë duhan jo rregullisht, apo konsumojnë një ose dy pije alkoolike pothuajse çdo ditë, 4-5 pije alkoolike pothuajse çdo ditë dhe pesë ose më shumë pije alkoolike çdo fundjavë?. 145

146 Grafiku 35. Rreziku i vetë-perceptuar nga konsumi i alkoolit, Shqipëria, 2015 (%) Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, Nëse i referohemi grafikut të mësipërm rreth dy të tretat e nxënësve (73%) mendojnë që konsumi i 1-2 pijeve alkoolike në ditë ka rrezik të madh ose të moderuar, kurse 67.5% dhe 52.1% mendojnë që konsumi i 4-5 pijeve në ditë dhe i 5+ pijeve alkoolike çdo fundjavë ka rrezik të madh. Sipas këtij studimi përveç konsumimit vetëm të alkoolit apo vetëm të duhanit, njerëzit mund t i përdorin të dyja këto substanca. Ka fakte që individët që konsumojnë alkool kanë më shumë mundësi të fillojnë përdorimin edhe të duhanit dhe t i përdorin njëkohe sisht të dyja substancat. Edhe për duhanpirësit mundësitë për të filluar konsumimin e alkoolit dhe t i përdorin njëkohe sisht të dyja substancat janë më të mëdha. Faktet nga studime të tjera kanë evidentuar që disa nga efektet e pavarura të alkoolit ose duhanit mund të përkeqësohen tek individët që përdorin dhe abuzojnë me të dyja substancat. Rreziku i kancerit të traktit të sipërm digjestiv (gojës, fytit, ezofagut) është më i lartë tek përdoruesit të njëkohshe m të alkoolit dhe duhanit sesa tek individët që përdorin vetëm njërën nga këto substanca 274. Në intervistën e saj Ekspertja rajonale e Observatorit të të drejtave të fëmijëve identifikon «një nivelë të lartë të sjelljeve me risk në vendin tonë, ajo që është më shqetësuese lidhet me nivelin e dobët të programeve të parandalimit dhe reabilitimit të fëmijëve që kanë rënë preh e këtyre sjelljeve.» Nëse i referohemi së njëjtës anketë nga janë marrë rezultatet për rastin shqiptar (anketa Escapad) rezulton se në Francë 9 fëmijë 17-vjeçarë në 10 (92%) kanë provuar alkoolin. Sipas anketës HBSC (Health Behaviour in School-aged Children), 59% e nxënësve 11 vjeçarë raportuan se kanë kosumuar alkool gjatë jetës së tyre ; 72% në moshën 13 vjeç dhe 84% në moshën 15 vjeçare. Mosha mesatare e përdorimit të parë, për nxënësit e moshës 15 vjeç është pak më e ulët për djemtë (13.3 vjet) sesa për vajzat (13.5 vjet). Këto shifra reflektojnë rritje të kulturës së konsumit të alkoolit 274 Konsumi i alkoolit tek fëmijër në Shqipëri, ESPAD.pdf, konsultim i fundit maj

147 në shoqërinë franceze. Nuk ekzistojnë të dhëna për një përdorim kaq të hershëm të alkoolit % e nxënësve 15 vjeçarë raportuan se kanë konsumuar alkool të paktën një herë gjatë muajit të fundit. Tek 17 vjeçarët kjo shifër shkon në nivelin e 79%. 9% nxënësve 15 vjeçarë deklarojnë të kenë konsum të rregullt (të paktën dhjetë herë gjatë tridhjetë ditëve të fundit) dhe 12% e nxënësve 17 vjeçarë. Pavarësisht nga mosha, djemtë kanë më shumë gjasa se sa vajzat të konsumojnë alkool rregullisht 276. Fëmijët francezë vjet raportojnë të kenë më pak konsum alkooli se sa moshatarët e tyre në shumicën e vendeve të OECD-së, por shifra 14% ngelet sërish shumë e lartë dhe shqetësuese 277. Në përgjithësi, konsumi i alkoolit është më i lartë tek djemtë sesa tek vajzat. Që nga viti 2000, prevalenca e përdorimit të rregullt të alkoolit nga adoleshentët ka pësuar ulje dhe ngritje. Duke konsideruar shifrat e larta të konsumit të alkoolit autoritetet publike franceze kanë dhënë një sërë rekomandimesh 278 : programet e kërkimit të përshtashme, mesazhe të drejtuara konsumatorëve në rrezik; zhvillimin e parandalimit dhe të komunikimit për grupet më vulnerabël të popullsisë; moslejimin e futjes dhe përdorimit të alkoolit në vendin e punës; dhënies prioritet të zhvillimit dhe forcimit të mjekësisë së varësisë si dhe përfshirjen e personelit shëndetësor në identifikimin e hershëm të konsumatorëve në rrezik; rritje e taksave për pijet alkoolike për të reduktuar konsumin dhe vendosjen e një çmimi minimal; kufizim i publicitetit për pijet alkoolike për të gjitha mediat dixhitale; rritja e kontrollit dhe sanksioneve të menjëhershme, duke përdorur pajisje portative për matjen e alkoolemisë, duke rritur sasinë e gjobave fikse dhe zbatimin e një regjimi të gjobave të menjëhershme për nivelin 1.2 g alkool gjak për litër gjak 279. Duhanpirja dhe konsumi i akoolit përbëjnë sjellje me risk që snaksionohen me ligj (Ligji Nr. 9636, datë 06 Ne ntor 2006). Teorikisht personat nën moshën 18 vjeç nuk mund të kenë akses në përdorimin e alkoolit dhe duhanit, por ajo çka thonë fëmijët e kësaj grupmoshe rezulton të jetë ndryshe. Të dhënat tregojnë se në vitin 2015 rreth gjysma (48.1%) e nxënësve mendojnë që është e lehtë apo shumë e lehtë për të gjetur cigare nëse do të donin dhe 60% e tyre 275 Konsumi i alkoolit tek fëmijër në Francë, konsultimi I fundit qershor Po aty 277 Konsumi i alkoolit tek fëmijër në vendet e OECD-së, konsultimi i fundit qershor Rekomandime mbi konsumin e alkoolit në Francë, konsultimi I fundit qershor Politikat për të luftuar konsumin e alkoolit, konsultimi I fundit qershor

148 mendojnë të njëjtën gjë për alkoolin. Ka diferenca domethënëse midis djemve dhe vajzave lidhur me nivelin e vështirësisë për të gjetur cigare : 53.5% e djemve dhe 43.7% e vajzave mendojnë që është e lehtë apo shumë e lehtë për të siguruar cigare, nëse do të donin. Për sa i përket konsumit të duhanit, fëmijët francezë raportojnë shifra edhe më të larta se ato të konsumit të alkoolit : një fëmijë në pesë (21%) i moshës 15 vjet raporton të pijë duhan të paktën një herë në javë, shifër kjo që rezulton më e lartë së mesatarja e OECD-së (17%). Ndërsa mbi konsumin i alkooli paraqitet në nivelin 14%, nivel ky më i ulët se mesatarja e OECD-së (17%) por që ngelet serish një fenomen shqetësues tek fëmijët. Të dy këto sjellje me risk paraqiten shumë të larta te fëmijët shqiptarë si në frekuencë ashtu edhe në shtrirje. 1 në 3 fëmijë të moshës vjeç konsumon rregullisht duhan dhe afërsisht 1 në 10 fëmijë të kësaj grupmoshe konsumon alkool rregullisht. Këto shifra shqetësuese nuk na çojnë vetëm në evidentimin e mungesës së aksionit të duhur ndërgjegjësues nga ana e autoriteteve përgjegjëse, por gjithashtu evidentojmë mosaplikimin e legjislacionit që synon të mbrojë fëmijët, duke frenuar konsumin e duhanit dhe alkoolit. Në këtë rast nuk nevoijiten shumë shifra krahasuese për të relativizuar problematikën, sepse edhe veçmas ato flasin qartë për situatën në të cilën ndodhen fëmijët përballë tundimit të duhanpirjes dhe përdorimit të alkoolit. Niveli i lindshmërisë tek vajzat vjeç Shtatzënia në vajzat e grupmoshës vjeç paraqet një problem të rëndësishëm mjekësor dhe të shëndetit publik, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Janë të ndryshëm faktorët që ndikojnë në lindjet tek adoleshentet. Në shoqëri të ndryshme vajzat mund të ndodhen nën presion që të martohen dhe të lindin në moshë të hershme fëmijë, ose disponojnë mundësi të kufizuara arsimimi dhe punësimi. Ne vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ekonomike, mbi 30% e vajzave martohen para moshës 18 vjeç dhe rreth 14% e vajzave para moshës 15 vjeç. Nivelet e lindjeve midis femrave vjeç janë më të larta tek ato me arsim të ulët sesa tek ato me arsim të mesëm dhe të lartë. Disa vajza vjeç nuk kanë dijeni sesi të shmangin një shtatzëni të padëshiruar, ose nuk janë të gatshme për të marrë dhe përdorur metoda kontraceptive. (Who 2012) 280 Vajzat vjeç shtatzëna më tepër sesa gratë e tjera priren për shumë arsye të ndërpresin shtatzëninë e tyre: Disa janë të shqetësuara se ardhja në jetë e fëmijës do të ndryshojë rrjedhën e jetës së tyre. Ato mendojnë se janë të papërgatitura dhe jo të afta për të marrë përgjegjësitë e rritjes së fëmijës. Mungesa e parave, mbështetja e familjes apo e partnerit, janë gjithashtu arsye që i shtyjnë adoleshentet të kryejnë ndërprerje shtatzënie. Vajzat vjeç që vendosin të sjellin në jetë një fëmijë, në shumicën e rasteve detyrohen të braktisin 280 Merdani A., Toçi D., Vlerësimi i lindjeve dhe aborteve tek adoleshentet për rrethin e Tiranës, gjatë periudhës , Bulletini i Institutit të Shëndetit Publik, Nr

149 shkollën dhe të kërkojnë asistencë nga shteti apo familja për rritjen e fëmijës (Welton 2013) 281. Një element regullator për shmangien e shtatzënive të padëshiruara ngelet planifikimi familjar. E drejta pe r Planifikim Familjar e shte miratuar zyrtarisht ne Konference n e Kombeve te Bashkuara ne vitin 1966, megjithate niveli i shtatze nive te paplanifikuara ende mbetet nje shqete sim madhor global, veçane risht tek moshat e reja. Pe r shume gra, pe rfshire edhe ato qe de shirojne te kene fe mije, kontracepsioni nuk e shte nje zgjidhje e shte nje e drejte dhe nevoje baze she ndete sore. Sipas specialiste ve te she ndete sise, planifikimi familjar vullnetar duke pe rdorur metoda te sigurta dhe efektive kontraceptive ofron pe rfitime te me dha ne aspektin she ndete sor ekonomik dhe social pe r familjet dhe komunitetet. 282 Për të trajtuar indikatorin e lindshmërisë tek vajzat vjeç, në vendin tonë do t i referohemi jo vetëm studimeve të mëparshme të realizuara në këtë fushë, por edhe të dhënave statistikore. Duke u mbështetur në të dhënat e shifruara të INSTAT do të pasqyrojmë në mënyrë tabelore dhe grafike këtë fenomen që ndikon në modelimin e jetës së fëmijës apo, si është përmendur edhe më lart, në ndryshimin rrënjësor të saj. Këto paraqitje na mundësojnë analizën e këtij fenomeni dhe ndikimin e tij në mirëqenien e fëmijës. Krahas numrit të lindjeve të vajzave vjeç, do të sjellim dhe numrin e aborteve dhe elementë mbi informacionin që disponon kjo grupmoshë e popullsisë mbi planifikimin familjar. Tabela 4. Numri i lindjeve në Shqipëri, numri i lindjeve për grupmoshën vjeç Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014 Viti 2015 Lindjet në Shqipëri Lindjet në moshën vjet Burimi të dhënave : INSTAT 281 Po aty 282 Global perspectives on unplanned pregnancies a framework for action from the world contraception day (wcd) coalition 149

150 Grafiku 36. Shtatëzania tek vajzat vjeç Burimi të dhënave : Instat Ashtu si mund të konstatohet edhe në grafikun e mësipërm, gjatë periudhës së marrë në studim, evidentohet një rënie e lehtë e numrit të lindjeve tek vajzat vjeç, edhe pse numri i lindjeve totale në vend vjen në rritje (me përjashtim të vitit 2015). Grafiku 37. Shtatëzania tek vajzat vjeç Burimi të dhënave : Instat Numri total i lindjeve në këtë grupmoshë i krahasuar me numrin total të lindjeve në Shqipëri është i konsiderueshëm. Duhet të theksohet se rritja e numrit të këtij fenomeni ndikohet në mënyrë të konsiderueshme nga numri i lindjeve të nënave 150

151 të reja vjeç të komuniteteve rome dhe egjiptjane, pasi kultura e tyre karakterizohet nga tradita e martesave të hershme 283. Grafiku 38. Shtatëzënia sipas moshës tek vajzat vjeç Burimi të dhënave : Instat Në periudhën vërehet një rënie e numrit të lindjeve tek vajzat vjeç me 1,1%. Për periudhën , ky numër qëndron thuajse stabël dhe në total nuk vërehet një tendencë në rënie e këtij fenomeni. Të dhënat e disponueshme mbi gjendjen civile të publikuara nga INSEE (Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike) në Francë tregojnë se lindjet para moshës 15-vjeçare prekin çdo vit rreth 150 nëna të reja, shifër kjo që ka evoluar pak nga viti Ndërsa tek nënat e moshës vjet, konstatohet një rënie e dukshme e lindjeve: nga lindje në vitin 1980 në në vitin Shtatzënia në këtë grupmoshë mbetet ende e perceptuar si një shtatzëni e padëshiruar 284. Në lidhje me këtë fenomen, Franca ka një pozicion të kënaqëshëm në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara. Vetëm 7 vajaza të moshës vjeç në 1000 rezultojnë të jenë objekt i lindjeve të hershme, krahasuar me një mesatare të OECD-së prej 16 për mijë Martesat e hershme në Shqipëri, Martesat_e_hershme_ne_Shqiperi.pdf, konsultimi i fundit shkurt Shtatëzënia tek vajzat vjeç, konsultimi i fundit shkurt Studim mbi mirëqenien e fëmijëve në vendet e OECD-së, konsultimi i fundit shkurt

152 Edhe në lidhje me këtë fenomen autoritetet publike franceze syonjnë të ndërgjegjësojnë të rinjtë për pasojat negative të mëmësisë së hershme për nënën dhe fëmijën. Politikat e parandalimit përqëndrohen në edukimin seksual të vajzave 15-18vjeç. Duke konsideruar që jo të gjitha kanë akses të njëjtë në informacion, duhet të ndërmeren masa parandaluese dhe shoqëruese : Të inkurajohen strukturat lokale dhe personat e kontaktit për të krijuar marrëdhënie besimi me të rinjtë. Të lehtësohet pjesëmarrja e të rinjve në hartimin e programeve parandaluese. Të organizohet shpërndarja e informacionit të duhur: përmes zhvillimit të programeve që tërheqin vëmendjen e adoleshentëve, duke promovuar qasje në rrjetet institucionale, nëpërmjet forumeve online për shkëmbimin e informacionit Dimensioni i cilësisë së jetës shkollore në Shqipëri dhe në Francë Dimension i cilësisë së jetës në shkollë do të operacionalizohet nëpërmjet trajtimit të dy indikatorëve: konflikteve që fëmija ka në mjediset e shkollës, që me terma të përgjithshme mund të përmblidhet brenda fenomenit të bulizmit, si dhe indikatorit të kënaqësisë që fëmija merr nga jeta në shkollë. Analiza e dy indikatorëve do të sjellë elemente mbi cilësinë e jetës në shkollë. Të dy indikatorët mund të duken të ndryshëm, por njëkohësisht janë komplementaristë. Ata plotësojnë njëri tjetrin. Nuk mundet që një fëmijë të vlerësojë të kënaqshme jetën në shkollë, kur ai mund të jetë objekt i fenomenit të bulizmit. Konfliktet që fëmija mund të ketë në shkollë. Bulizmi Konfliktet midis fëmijëve, midis fëmijëve dhe mësuesve apo dhe personave të tjerë që i shoqërojnë ata në aktivitetet e përditshme kanë ekzistuar, por së fundmi kanë filluar të konsiderohen gjithmonë edhe më shumë. Përdorimin e forcës apo abuzimit të ushtruar nga një grup kundrejt një target grupi të caktuar do të klasifikohet si ushtrim i fenomenit të bulizmit. Ky fenomen do të shfaqet nëpërmjet dhunës fizike apo psikologjike. Për të identifikuar nivelin e bulizmit në Shqipëri do të sjellim informacion të shkëputur nga Raporti Analitik i realizuar nga ALO 116 Janar- Qershor dhe nga intervista të relizuara me psikologë shkollorë. ALO 116 është një shërbim telefonik kombëtar që vepron në fushën e këshillimit të fëmijëve, dhënies së informacionit dhe referimit të rasteve pranë institucioneve qeveritare dhe joqeveritare që ofrojnë shërbime për fëmijët. Çdo ditë fëmijë të ndryshëm telefonojnë pranë ALO 116 duke treguar frikën e tyre për të dalë 286 Koordinimi i informacionit në nivel ndërinstitucional në sistemin francez, nit%e9s%20pr%e9coces.pdf, konsultimi i fundit shkurt ALO 116, Raporti Analitik konsultimi i fundit mars

153 nga shtëpia. Ngacmimi është një problem që prek miliona fëmijë. Megjithëse prindërit, mësuesit dhe të rriturit e tjerë nuk e shohin gjithmonë atë, ata nuk mund të kuptojnë se si ngacmimi mund të marrë përmasa ekstreme. Dy nga arsyet kryesore përse fëmijë të ndryshëm janë viktima të dhunës lidhen me paraqitjen e tyre fizike dhe statusin e tyre social. Ky fenomen problematik raportohet pranë ALO 116 si nga djemtë ashtu dhe nga vajzat, por forma e shfaqjes së këtij fenomeni është e ndryshme sipas gjinisë. Ka disa prirje të ngjashme tek ata që ushtrojnë bulizmin, si shfaqja e dominimit në grupe shoqërore, ku këta persona kanë aftësi dhe gjykim të dobët social. Ata synojnë të ulin të tjerët për tu ndierë më interesantë apo më të fuqishëm. Ata përgjithësisht kanë nivel të ulët të ndjeshmërisë dhe çrregullime të personalitetit. Duke u bazuar në raportimet e fëmijëve pranë ALO 116 përmes telefonatave të tyre gjatë periudhës 4 vjeçare mbi rastet e bulizmit, diskriminimit, marrëdhënieve me njëri-tjetrin dhe paragjykimeve është ndërtuar tabela e mëposhtme. Tabela 5. Raportimi I marrëdhënieve konfliktuale të fëmijëve Burimi: Raporti Analitik ALO bullizmi-raport-analitik-janar-qershor-2012 Në periudhën referuese vërehet një numër i madh i ushtrimit të dhunës nëpërmjet formave të ndryshme. Problemet me shokët është rubrika që paraqet numrin më të madh të konflikteve. Grafikët e mëposhtëm do të sjellin shpërndarjen e telefonatave sipas gjinisë dhe problematikës për vitet

154 Grafiku 39. Problematikën e paragjykimit Burimi: Raporti Analitik ALO bullizmi-raport-analitik-janar-qershor-2012 Grafiku 40. Problematika e bulizmit Burimi : Raporti Analitik ALO bullizmi-raport-analitik-janar-qershor-2012 Bulizmi në vitin 2010 paraqitet problematik dhe pëson një rënie në vitet 2011 dhe Sipas këtij raporti, bulizmi cilësohet si një nga përvojat më të vështira të përjetuar nga fëmijët, pasi kur ajo shkon përtej ngacmimit, mund të vendosë fëmijën në një situatë frike konstante. Fëmijë të keqtrajtuar mund ta pasqyrojnë këtë përvojë të përjetuar në gjendjen e tyre shëndetësore. Për të realizuar një studim të parë dhe të mirëfilltë mbi fenomenin e bulizmit, studiuesit shqiptarë dhe europianë intervistuan disa mijëra nxënës, mësues dhe prindër në 141 shkolla publike e private në të gjithë qarqet e vendit. Qëllimi ishte matja e shpeshtësisë së kësaj dukurie dhe tiparet e saj në realitetin shqiptar. Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës nga klasa IV deri në klasën e XII pohuan se janë 154

155 prekur nga dukuria e bulizmit në shkollë. Përafërsisht gjysma e të prekurve vuajnë nga bulizmi psikologjik, rreth 35 % nga ai verbal dhe dhe pjesa tjetër nga bulizmi fizik. Pjesa më e madhe e nxënësve të prekur nga bulizmi janë djemtë. Po ashtu, 1 në 5 nxënës dhe 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes. Bulizmi është më shumë i pranishëm në klasat V-ta dhe XI-ta dhe vendi ku ndodhin më shumë sjellje të tilla është klasa; kur mungon mësuesja 40%, oborri i shkollës 40 %, madje rreth 20 % edhe në prani të mësuesve. Mësuesit e anketuar mendojnë që nxënësit bien pre e bulizmit mbi 70 % prej pamjes së jashtme dhe mbipeshës, të dytët vijnë nxënësit me vështirësi në të folur dhe të tretët janë ata që kanë rezultate më të ulta në mësime krahasuar me të tjerët. Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bulizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi 70 % nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri 288. Rasti i fëmijës F. që jeton në qytetin e Elbasanit dhe frekuenton aktualisht klasën e 9-të, pasi informohet mbi Linjën e Këshillimit për Fëmijë në mënyrë më të detajuar, shpreh dëshirën për të folur për shqetësimin e tij. F. tregon se në klasën e tij është një bashkëmoshatar i cili vazhdimisht e ngacmon duke e ofenduar dhe fyer në prezencë të pjesës tjetër të shokëve të klasës, madje duke arritur edhe në dhunë fizike të shprehur në goditje me shkelma në disa raste. Ka rreth dy javë që ndodh e njëjta situatë në oborrin e shkollës, gjatë pushimeve të mëdha. F.nuk e kupton për çfarë arsye shoku i tij i klasës sillet në këtë mënyrë. Ai nuk ka pasur asnjëherë probleme të tilla më parë. Ka pasur një marrëdhënie disi të largët me të, krahasur me shokët e tjerë të klasës, por asnjëherë nuk kanë pasur probleme bashkë. Është përpjekur disa herë të flasë me të për të kuptuar më teper, por nuk ka marrë asnjë shpjegim prej tij. F. e pëshkruan bashkëmoshatarin e vet si një fëmijë që i pëlqen të ndihet superior, një tip të hedhur, shtatlartë, i cili ka dëshirë gjithmonë ti dëgjohet fjala dhe të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa F. e përshkruan veten e vet si një fëmijë të rregullt, të urtë dhe që nuk dëshiron të përfshihet në grindje me shokët. Prindërve të vet nuk iu ka treguar asnjë gjë pasi i druhet reagimit të tyre dhe frikës se mos shkakton probleme apo diskutime midis familjesh. Ndërkohë mësuesja e tij kujdestare gjithashtu nuk është në djeni të situatës. Sipas Shoqatës për Parandalimin e Fenomenit të Bulizmit, nxënësit francezë rezultojnë të jenë objekt i këtij fenomeni në nivelin 14% për fëmijët e moshës 6-12 vjeç dhe 10% për fëmijët vjeç. Thënë ndryshe, në vitin 2015, 1.2 milion fëmijë kanë qenë viktima të ngacmimit fizik apo verbal të përsëritur. Kjo dhunë specifike në mjediset shkollore nuk bën dallime përkatësie dhe moshe 289. Në studimin «Kënaqësia e fëmijëve në shkollë» të organizuar nga Observatori Ndërkombëtar i Dhunës në Shkollë për UNICEF, Francë, në mars 288 Të dhënat në lidhje me këtë studim janë marrë nga mediat (Zëri i Amerikës Pasi ene nuk është publikuar raporti i këtij studimi 289 Të dhëna mbi bullizmin në Francë, konsultimi i fundit mars

156 konstatohet se shkalla e viktimave të ngacmimit fizik në shkollë vlerësohet të jetë 10.1% (nga të cilët 5.1% cilësohen si ngacmime të rënda dhe 5% ngacmime të moderuar). Në këtë studim evidentohet gjithashtu se të qenit viktimë i një tipi ngacmimi rrit mundësinë për të qenë objekt i ngacmimeve të tjera. Viktimat e dhunës verbale janë shpesh edhe viktima të ngacmimit fizik, 75% e fëmijëve që nuk janë viktima të dhunës verbale nuk janë viktima të dhunës fizike. Afërsisht 60% e fëmijëve që i nënshtrohen ngacmimeve verbale vuajnë një ngacmim të rëndë ose shumë të rënda fizike. Në planin e abuzimit verbal djemtë janë më të shumtë në numur sesa vajza si agresorë ashtu dhe viktima. Rezultatet tregojnë se 1 në 5 fëmijë janë të prekur nga bulizmi. Jo vetëm shifrat, por edhe opinionet e specialistëve konfirmojnë një punë shumë minimale me fëmijët në këtë fushë. Vërehet një tendencë shumë e lartë e fëmijëve për të etiketuar moshatarët dhe për t i fyer ata. Evidentojmë një përhapje shumë të madhe të këtij fenomeni në shifrat 20% në vendin tonë, kundrejt 13,6% në Francë dhe 11% në vendet e OECD-së. Ka shumë vend për të përmirësuar në aktivitetin psiko-social te fëmijët. Ky fenomen sa vjen dhe bëhet më shqetësues apo mund të themi që ka ekzistuar, por në ditët tona po konfirmohet gjithmonë edhe më shumë nëpërmjet studimeve. Kënaqësia e përgjithshme e fëmijës mbi jetën në shkollë Fëmijët kalojnë në shkollë një pjesë të madhe të kohës së tyre. Mënyra se si ata e perceptojnë mjedisin shkollor mund të ndikojë jo vetëm në arritjet e tyre akademike por edhe në formimin e tyre mendor edhe fizik 291. Perceptimi pozitiv i klimës sociale në amjentet shkollore është i lidhur me një nivel të dobët të problematikës emocionale dhe të sjelljes. Klima sociale në mjediset shkollore ndikohet nga marrëdhëniet midis moshatarëve, shokëve dhe mësuesve. Studime të mëparshme konfirmojne se mjedisi shkollor dhe klima disiplinore mund te parashikojne pasojat she ndete sore dhe mire qenien tek te rinjtë 292. Te rinjte qe kane mendime pozitive pe r mjedisin e tyre shkollor, i perceptojne me suesit e tyre si mbe shtete s, kane nje rrjet mbe shtete s bashke moshatare sh dhe kane me shume gjasa pe r t u angazhuar ne promovimin e sjelljeve te she ndetshme 293. Perceptimet pozitive pe r shkolle n lidhen edhe me arritje te larta akademike, nume r te ule t te mungesave te paarsyeshme, si dhe me nje she ndet me te mire emocional dhe nivel te ule t te ne pe rke mbjes. Mjedisi shkollor tregon se ndikon ne perceptimin e pe rgjithshe m te she ndetit dhe ke naqe sine ndaj jete s, me shume tek vajzat sesa tek djemte. 290 Të dhëna mbi bullizmin në Francë UNICEF, nces_scolaires_mars_2011_enquête_élève_1er_degré.pdf, konsultimi i fundit nëntor Freeman, J.G., Samdal, O., Klinger, D.A., Dur, W., Griebler, R., Currie, D. and Rasmussen, M. (2009) The relationship of schools to emotional health and bullying. International, Journal of Public Health, 54 (Suppl 2): S251-S Saab, H. and Klinger, D. (2010) School differences in adolescent health and wellbeing: Findings from the Canadian Health Behaviour in School-aged Children Study. Social Science & Medicine, 70: McLellan, L., Rissel, C., Donnelly, N. and Bauman, A. Health behaviour and the school environment in New South Wales, Australia. Social Science & Medicine, 49:

157 Për të analizuar këtë indikator të rëndësishëm në vendin tonë, do t i referohemi raportit: «Sjelljet e shëndetshme te fëmijët e moshës shkollore 11,13 dhe 15 vjeç» të mundësuar nga UNICEF-i, UNFPA-ja dhe Instituti i Shëndetit Publik 294. Ky raport u realizua në tetor të 2014 dhe është i pari i këtij lloji në vendin tonë. Pe rsa i takon pe lqyeshme rise se shkolle s, 61.9% e nxe ne sve të pyetur raportuan qe e pe lqenin shume shkolle n, nde rkohe qe 2.4% prej tyre deklaruan se nuk e pe lqenin aspak ate. Djemte kishin me pak gjasa ta pe lqenin shkolle n krahasuar me vajzat (58% vs. 66% respektivisht). Nga ana tjete r, ka nje diference te theksuar moshore lidhur me pe lqimin apo jo te shkolle s. 79.5% e nxe ne sve 11 vjeç e pe lqenin shume shkolle n, krahasuar me 61.7% te nxe ne sve 13 vjeçare, dhe 46.3% te atyre 15 vjeçare. Grafiku 41. Pëlqyeshmëria e nxënësve sipas grupmoshës së nxënësve Burimi: Instituti i Shëndetit Publik, «Sjelljet e shëndetëshme tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç», Pe rsa i takon performance s akademike, 57.1% e fe mije ve te moshe s shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç raportojne nje performance shume te mire ne shkolle, kundrejt 1.7% qe raportojne performance ne n mesatare. Vajzat raportojne me shume performance shume te mire (66% vs. 48%) ne shkolle kurse djemte raportojne me shume performance ne n mesatare (2.5% vs. 1.1%). 294 Studim Sjelljet e shëndetshme te fëmijët e moshës shkollore 11,13 dhe 15 vjeç, konsultim i fundit qershor

158 Grafiku 42. Performanca në shkollë sipas gjinisë Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, «Sjelljet e shëndetëshme tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç», Pe rsa i takon presionit nga volumi i pune s ne shkolle, 9.7% nxe ne sve deklaruan se kishin shume presion nga volumi i pune s ne shkolle, kundrejt 31% qe raportuan se nuk kishin aspak presion. Si vajzat dhe djemte shprehnin te nje jtin presion nga shkolla, nde rkohe qe u konstatua se me rritjen e moshe s rritej edhe presioni nga volumi i pune s ne shkolle. Ke shtu, 15 vjeçare t deklaronin dyfishin e presionit nga volumi i pune s ne shkolle, krahasuar me 11 vjeçare t. Grafiku 43. Rritja e presionit nga volumi i punës në shkollë sipas grupmoshave. Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, «Sjelljet e shëndetëshme tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç», 158

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk Saint George Orthodox Church September November, 2014 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: You may have noticed that The Wonderworker did not appear in July as it usually has. It will now

More information

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT EDUCATION DEPARTMENT / UNIVERSITY NEW YORK Misioni i Zyrës së Arsimit Dygjuhësh dhe Studimeve në Gjuhë të Huaja (Office of Bilingual Education and World Languages OBE-WL) pranë Departamentit të Arsimit

More information

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara E Ë Z I L E A V E AN M A R G O R P Ë T T I M I S Ë R VLE E R A T Ë B M O K E V A S E V A N DHE MA O S R E P E N I M I S Ë N U P PËR A R A U Z I F U K Ë T I S Ë ME AFT Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve

More information

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PUBLIKE DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Udhëheqëse shkencore Prof.Dr. Aurela ANASTASI Kandidate Laureta MANO Tiranë,

More information

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË DIZERTACION Në kërkim të gradës shkencore Doktor i

More information

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit MINISTERS DEPUTIES DÉLÉGUÉS DES MINISTRES Recommendations Recommandations Rec(2000)20 06/10/2000 Recommendation of the Committee of Ministers to member states on the role of early psychosocial intervention

More information

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen ABSTRAKT

More information

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara Një mjet për promovimin e një dialogu për krijimin e një Konvente të re të Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e të

More information

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shëmbuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë

More information

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCAT Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shembuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë

More information

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Përmbajtja: 1. Hyrje në sistemet e informacionit 2. Strategjia e organizates dhe sistemet e informacionit 3. Etika e informacionit privatesia dhe siguria 4. Rrjetet, interneti dhe biznesi elektronik (e-business)

More information

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë 93 2012-2015 Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë 1 2012-2015 Botimi i këtij raporti u mundësua nga Save the Children 2 TIRANË,

More information

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk AutoCAD Civil 3D Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk IEE shpk eshte themeluar ne 2004 Zyra kryesore ne Prishtine, Rep. e Kosove Zyra perkrahese ne Tirane, Rep. e Shqipërisë

More information

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI Falënderime Botimi Politikat e përfshirjes sociale për fëmijët dhe financimi i tyre në Shqipëri përbëhet nga tri pjesë, të

More information

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL MANUAL MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim

More information

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS Praktikat e suksesshme në rajonin e EQL/KSHP dhe rekomandimet për Qeverinë Shqiptare. Mars 2012 E drejta E fëmijëve me aftësi të kufizuara

More information

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË 2015 Projekti financohet nga: Bashkimi Evropian 2 CPCD Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile Acquis

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS DOKTORANT BLEDAR ABDURRAHMANI UDHËHEQËS SHKENCOR PROF.DR.

More information

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR KOMISIONI PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR Krijuar nga Kryeministri Drejtuar nga Dr. Arjan Gjonça RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR Tiranë, Janar- Prill 2014

More information

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Për Shkollën Qendër Komunitare - DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE KORÇË UDHËZUESI I GJITHËPËRFSHIRJES Për Shkollën Qendër Komunitare - Mbështetur nga UNICEF Dhjetor, 2014 1 Ky material u përgatit në kuadrin e Programit të Arsimit Bazë të UNICEF-it

More information

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW This programe is funded by the European Union Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW This programe is funded by the European

More information

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues Framework Convention for the protection of national minorities and explanatory report Convention-cadre pour la protection des minorités

More information

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore REPARIS A REGIONAL PROGRAM Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar 7 Publikimet

More information

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS CIVILE PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

More information

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist PhD C. Artur Beu University of Tirana, Albania Abstrakt Pas një periudhe të trazuar që mbulon më

More information

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik Trajnimi për kualifikimin Auditor të Sektorit Publik do të mbulojë lëndët dhe temat e mëposhtme: Moduli 1: Raportimi Financiar I. Teoria e kontabilitetit II.

More information

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: VULA 2. Emri: Elsa 3. Kombesia: Shqipëtare 4. Data e lindjes Kosovare 5. Vendi i lindjes: 26.05.1991 6. Kontakti: Femër Email: Tel: vula.elsa@gmail.com /elsa.vula@uni-gjk.org

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION TEMA: SHËRBIMI PSIKO-SOCIAL NË SHËRBIMET E SHËNDETIT RIPRODHUES NË SHQIPËRI Paraqitur në kërkim të gradës shkencore

More information

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY Udhëzime për #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër Udhëzime për shkolla W RLD CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY #Fëmijët i marrin shkollat përsipër Është ditë zbavitëse që përçon porosi serioze, ku përveç njoftimit

More information

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM Dr. Juliana LATIFI* Abstrakt: Mbrojtja e të drejtave të individit, zhvillimi i një procesi gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm,

More information

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Education Sector United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization Shqipëria Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Prill 2017 Shqipëria Analizë e politikës arsimore Çështje

More information

Komuna sipas masës së fëmijës

Komuna sipas masës së fëmijës Komuna sipas masës së fëmijës DORACAK PËR PËRGATITJEN E PLANIT LOKAL AKSIONAL PËR FËMIJËT 1 2 CIP Katalogizacija vo publikacija Nacionalna i univerzitetska biblioteka Sv. Kliment Ohridski Skopje 342.7.053.2:352.077.6(497.7)(035)

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE 2015-2020 Faqe HYRJE 3 I. KUSHTET AKTUALE 5 1. Varfëria dhe skema e Ndihmës Ekonomike 5 2. Aftësia

More information

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË miuro per Apollinem medicum et Sanitiam et Remediatiam et deo s universos et universas, scitores faciens, perficiam secundem possibilitatem et actionem et iudicium meu AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE

More information

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania Shërbimi Psiko-Social në Institucionet e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri dhe Perceptimet e Mjedisit Shkollor mbi Këtë Shërbim Abstrakt

More information

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO DREJTËSIA PËR TË MITUR NË SHQIPËRI Children s Human Rights Centre of Albania CRCA Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO Botimi i këtij studimi u mundësua nga UNICEF, me mbështetjen e Komisionit Europian

More information

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës Korniza Evropiane e Kualifikimeve Europe Direct është një shërbim, që u ndihmon të gjeni përgjigjet në pyetjet tuaja rreth Bashkimit

More information

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE Sadik Zenku, MA C E N T R U M 6 UDC: 327.51.071.51(497.7:100-622 HATO + 4-622 EУ) KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE СОЦИЈАЛНА КОЕЗИЈА И ИНТЕГРАЦИЈАТА

More information

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve World Vision Stephanie Delaney Konsulente Ndërkombëtare për Mbrojtjen, Pjesëmarrjen, të Drejtat dhe Mirëqenien

More information

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

BARAZIA GJINORE në Shqipëri BARAZIA GJINORE në Shqipëri Dhuna në familje Dhuna në familje është një problem i mbarë shoqërisë; Legjislacioni aktual e kërkon tashmë ngritjen e një sistemi të mekanizmi referimi; Asnjë institucion/individ

More information

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT. ESE TEMA : PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT. GARANCITE LIGJORE ( KUADRI LIGJOR NE SHQIPERI ) DHE INSTITUCIONET GARANTUESE PER MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI. PUNOI : XHON SKENDERI GRUPI 3 FAKULTETI I

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR Vlerësimi dhe implementimi i e-qeverisjes

More information

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE 2015 2020 Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2015 2020 STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE 2015 2020 Miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave

More information

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT? ISSN 2073-2244 www.alb-shkenca.org Copyright Institute Alb-Shkenca AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË

More information

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje Qendra EDEN Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje Zbatimi i Konventës së Aarhusit në Shqipëri Tiranë 2006 përgatitur

More information

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT TI Albania është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të organizatës Transparency International, e cila nëpërmjet Sekretariatit Ndërkombëtar

More information

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR MINISTRIA E ARSIMIT E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Për klasën e parë fillore Prishtinë, gusht 2003 1 Kryredaktor Isuf Zeneli Redaktorë: Xhavit Rexhaj Ramush Lekaj Ilaz Zogaj Arbër

More information

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve Grupi i punës së INTOSAI-t mbi vlerën dhe dobitë e SAI-ve **Miratuar në Kongresin e XXII-të të INTOSAI-t** Seria: botime KLSH-07/2017/74 Tiranë 2017 REPUBLIKA

More information

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri Analizë e rezultateve të PVNN-së 2000-2012 Qershor 2014 Njësia për Sektorin e Arsimit Rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore Përmbajtja

More information

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve. UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve. Paraqitur në kërkim të gradës shkencore Doktor Doktorant Doc. Marinela

More information

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri PhD Enea Hoti MA Orsiola Kurti Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri: Gjendja aktuale dhe sfidat e ardhshme Hyrje Zonat rurale në Shqipëri vuajnë nga përdorimi jo efiçient i burimeve, nga performanca

More information

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet shëndetësore Tiranë, Mars 2015 The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave

More information

Tel: Tel:

Tel: Tel: Mikroekonomia e Avancuar Politikat Publike dhe Niveli i Studimit MASTER Viti: I Semestri: I Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj selimajafrim@yahoo.com Tel: 049-165-282 Tel: Qëllimi i Përshkrimi i Mikroekonomia

More information

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile Acquis e Shoqërisë Civile Ballkanike Fuqizimi i Advokacisë dhe Potencialit Monitorues dhe Kapaciteteve të OSHC-ve Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile RAPORTI

More information

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS 35-027.12 C E N T R U M 4 Atifete Thaqi 1 Shpresa Feraj 2 MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE

More information

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE roli i mësuesve në mbështetje të punës individuale për zhvillimin tërësor sipas grupmoshave Autorët: Dr. Kristina

More information

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI) UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI) 34 UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI) 2017 1 Ky udhëzues mundësohet nga Agjencia

More information

SHTATOR 2013 PËRGATITUR NGA: DORIS ANDONI AIDA ORGOCKA RECENSUES: ENTELA LAKO BUJAR TAHO PËRKTHEU NË SHQIP: MAJLINDA NISHKU

SHTATOR 2013 PËRGATITUR NGA: DORIS ANDONI AIDA ORGOCKA RECENSUES: ENTELA LAKO BUJAR TAHO PËRKTHEU NË SHQIP: MAJLINDA NISHKU 1 KY STUDIM U KRYE ME POROSI NGA PNUD-I, SHQIPËRI, NË KUADËR TË MEKANIZMIT MBËSHTETËS RAJONAL PËR PËRMIRËSIMIN E KAPACITETEVE TË PALËVE TË INTERESUARA PËR PËRPARIMIN E PËRFSHIRJES SË ROMËVE, I FINANCUAR

More information

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E LOJËRAVE DHE LODRAVE NË ZHVILLIMIN E FËMIJËS Mentori: Prof.Ass.Dr.SHEFQET MULLIQI Kandidatja: MAJLINDA

More information

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DINJITETI NJERËZOR TË DREJTAT E NJERIUT ARSIMIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT SIGURIA NJERËZORE >> Kultura e të drejtave të njeriut nxjerr fuqinë e saj më të madhe

More information

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor : Faqe 2 nga 31 PËRMBAJTJA 3.1 Hyrja 3 3.2 Kërkesat ndërkombëtare 3 3.2.1 Shqyrtimi i politikës mjedisore dhe sociale të BERZH 4 3.3 Legjislacioni i Bashkimit Evropian

More information

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues 2017-2021 Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues 2017-2021 Shtypi: Shtypshkronja Pegi

More information

MARRËDHËNIA MIDIS NDËRVEPRIMIT ME PRINDËRIT DHE TEMPERAMENTIT NË PËRSHTATSHMËRINË SJELLORE TË FËMIJËVE PARASHKOLLORË

MARRËDHËNIA MIDIS NDËRVEPRIMIT ME PRINDËRIT DHE TEMPERAMENTIT NË PËRSHTATSHMËRINË SJELLORE TË FËMIJËVE PARASHKOLLORË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË PROGRAM I DOKTORATËS MARRËDHËNIA MIDIS NDËRVEPRIMIT ME PRINDËRIT DHE TEMPERAMENTIT NË PËRSHTATSHMËRINË SJELLORE

More information

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL DORACAK PËR PUNË ME NXËNËSIT ME NEVOJA TË VEÇANTA ARSIMORE Inkluzioni në arsimin e mesëm profesional Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore

More information

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit Përmbledhje Nr.1 Të Bëjmë Rekomandime Efektive Që në themelimin e saj në vitin 1977, Shoqata për Parandalimin e Torturës (SHPT) ka promovuar nje monitorim të rregullt

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Nonda VARFI Kandidate: MA Adelina ALBRAHIMI

More information

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT) Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT) Janar, 2014 STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE, NJË SHKOLLË

More information

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare I Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare Analizë Dasara Dizdari-Zeneli Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat

More information

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË Miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 383,datë 6 maj 2015 Mirënjohje e veçantë shkon dhe për 12 000 të rinjtë, anëtarë

More information

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS Ergys

More information

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK Tiranë, tetor 2016 Hartuan raportin: Bojana Hajdini eksperte ligjore Ersida Sefa menaxhere programi, Fondacioni Shoqëria e

More information

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat Nëntor 2004 Përmbajtja Parathënie Akronimet. Kapitulli 1. Hyrje 1.1. Vështrim i përgjithshëm mbi

More information

XVII Sistemi i administratës publike

XVII Sistemi i administratës publike XVII Sistemi i administratës publike NOCIONET KRYESORE: Administrata publike; administrata shtetërore; koncepti i gjërë i shërbimit shtetëror; koncepti i kufizuar (restriktiv) i shërbimit shtetëror; hapësira

More information

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR Eneida SEMA, LL.M1* I. Hyrje Shqipëria është një vend demokratik

More information

ROLI I INSTITUCIONEVE

ROLI I INSTITUCIONEVE ROLI I INSTITUCIONEVE DHE I MËSUESVE PËR TË KRIJUAR PARTNERITET NË MBËSHTETJE TË PRINDËRVE NË ZHVILLIMIN TËRËSOR TË FËMIJËVE ROLI I INSTITUCIONEVE DHE I MËSUESVE PËR TË KRIJUAR PARTNERITET NË MBËSHTETJE

More information

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar Raimonda Nelku Abstrakt Zhvillimi i identitetit kulturor kombëtar, varet nga disa faktorë. Një prej tyre kyç veçanërisht, në drejtim të rolit

More information

Metodologjia hulumtuese

Metodologjia hulumtuese (Master) Ligjerata 8 Metodologjia hulumtuese Metodat kualitative në hulumtimet shkencore Prof.asc. Avdullah Hoti 1 Literatura Research methods for Business Students, Saunder, M., Lewis, P. And Thornill,

More information

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL Qendra Veri-Jug e Këshillit të Evropës UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL Zhvilluar nga Rrjeti i Javës së Edukimit Global I koordinuar nga Qendra Veri-Jug e Këshillit të Evropës UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

More information

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane Tema për mbrojtjen e gradës shkencore DOKTOR Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Punoi: Renis Zaganjori Udhëheqës

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE MSc. ENKELEDA KUKA VLERËSIMI I PËRDORUESHMËRISË SË APLIKACIONEVE

More information

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND VLERËSIM I BARAZISË GJINORE NË VEND COUNTRY GENDER ASSESSMENT SERIES VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND NATIONAL GENDER PROFILE BARAZIA GJINORE, AND BUJQËSIA DHE OF AGRICULTURAL ZHVILLIMI RURAL NË SHQIPËRI

More information

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ) MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ) Prishtinë prill, 2006 1 Kryeredaktor Dr. Fehmi Ismaili Redaktorë:

More information

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup Nr.8 dhjetor 2017 Shkup Ne angazhohemi për botë, në të cilën çdo vend do të sigurojë rritje të qëndrueshme të përhershme, inkluzive dhe ekonomike dhe punë me dinjitet për të gjithë. Kujdesi i paguar dhe

More information

RAPORTI I VLERËSIMIT TË KORRUPSIONIT SHQIPËRI

RAPORTI I VLERËSIMIT TË KORRUPSIONIT SHQIPËRI RAPORTI I VLERËSIMIT TË KORRUPSIONIT SHQIPËRI Copyright 2016, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI) Falenderime Ky raport është

More information

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION. PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION. UDHËZIME SE SI TË IDENTIFIKOHET DISKRIMINIMI NË TEKSTET MËSIMORE, ME THEKS TË VEÇANTË

More information

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE Republika e Shqipërisë, Universiteti Aleksandër Moisiu, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Administrim Financiar MIKROTEZE MASTERI TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS

More information

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË. MINISTRIA E PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA STRATEGJIA KOMBËTARE PËR BARAZINË GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE 2007-2010 NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË. Në

More information

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE Femi SUFAJ* Abstrakt: Studimi analizon në mënyrë të përmbledhur evoluimin e sistemit të drejtësisë për të mitur në Shqipëri

More information

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S.

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S. Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare Jordan Jorgji Universiteti Fan.S.Noli Lektor jordanjorgji@yahoo.com 1 Abstract The albanian research

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË Titulli i punimit TRAJNIMI I BASHKËMOSHATARËVE PËR TË PËRMIRËSUAR SJELLJEN SOCIALE TEK

More information

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE Besa ARIFI * Abstrakt: Qëllimi i këtij punimi është të analizojë zhvillimin e rolit të viktimës në të drejtën ndërkombëtare

More information

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik Moskë, 28. X. 2011 Teksti është korrigjuar në përputhje me

More information

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI-PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS

More information

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri Raport Vjetor Përmbajtja Akronime... 3 Fakte mbi Pjesëmarrjen Politike të të Rinjve... 4 Fakte mbi Pjesëmarrjen Sociale të të Rinjve...

More information

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR Tetor 2016 Instituti i Zhvillimit të Arsimit, Tetor 2016 1 Përmbajtja Hyrje... 5 1. Përmbledhje ekzekutive... 6 2. Gjetjet

More information

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë Rudina TOTO Eriselda ÇOBO 1. Përmbledhje Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë situatën aktuale të zhvillimit të territorit, reflektuar në zgjdhjet

More information

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica Copyright i Hergis Jica 2018 1 Udhёheqёsi i Hergis Jica vёrteton se ky ёshtё njё version i miratuar i disertacionit tё mёposhtёm: NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET

More information

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Msc. Jonida Dalipaj 1 1 Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë, Bulevardi Gjergj Fishta Nr. 52 Tiranë, jdalipaj@umsh.edu.al

More information

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7 TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7 KORNIZA STRATEGJIKE E REFORMËS SË ADMINISTRATËS PUBLIKE... 10 Kushti kryesor: Është krijuar udhëheqja e reformës së administratës

More information