Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

Size: px
Start display at page:

Download "Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale"

Transcription

1 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale 1

2 FATOS TARIFA 2

3 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale IMAGJINATA SOCIOLOGJIKE dhe bota jonë sociale 3

4 FATOS TARIFA 4

5 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale FATOS TARIFA Onufri 5

6 FATOS TARIFA Fatos Tarifa, 2014 Të gjitha të drejtat janë të autorit Ky libër apo pjesë të veçanta të tij nuk mund të riprodhohen në asnjë formë dhe as të shpërndahen pa lejen me shkrim të autorit. Redaktore përgjegjëse: Afërdita Cesula ISBN PRINTED AND BOUND IN ALBANIA BY ONUFRI Shtëpia Botuese Onufri Rr. S. Gabrani, Tiranë, Tel/Fax ; http: // 6

7 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Për Eskian, Denisën, Premtinën, Brikenën, Onorinën, Rudinën, Kledian, Blerinën dhe Gentin, studentët e mi të sociologjisë në Universitetin Europian të Tiranës, të cilëve u mësova sociologjinë dhe prej të cilëve kuptova pse kjo shkencë ka një të ardhme në Shqipëri 7

8 FATOS TARIFA 8

9 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Unë gjithnjë i jam përmbajtur idesë se sociologjia është një shkencë e çlirimit dhe jo e kufi zimit. Lester F. WARD Pure Sociology,

10 FATOS TARIFA 10

11 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale PËRMBAJTJA HYRJE 15 PARATHËNIE nga JAY WEINSTEIN 17 I IMAGJINATA SOCIOLOGJIKE SI AFTËSI DHE PREOKUPIM 29 INTELEKTUAL Misioni publik i sociologjisë 29 Imagjinata sociologjike 32 Larg Perëndimit dhe jashtë fshatit global 35 Antisociologjizmi komunist 38 Ç u bënë marksistët shqiptarë? 40 Me dhe pa Marksin 43 Sociologjia, diktatura dhe demokracia 44 SOCIOLOGJIA, SFERA PUBLIKE DHE KRIJIMI I SHOQËRISË 47 CIVILE NË SHQIPËRI Krijimi i publikut shqiptar 47 Shoqata e parë Sociologjike Shqiptare 50 Sfera publike dhe mendimi sociologjik 52 Romanca e shkurtër e një marrëdhënieje të vështirë 54 TERRENI I MUNDIMSHËM I SOCIOLOGJISË SHQIPTARE 57 Sociologjia terren i kontestuar 57 Në mbrojtje të Sociologjisë 60 11

12 FATOS TARIFA DIALOGU DHE KRITIKA E LIRË SI EMANCIPIM SHOQËROR 69 Relativizmi i dijes dhe kriteri i së vërtetës 72 Habermas: Diskursi komunikativ dhe format patologjike 74 të përdorimit të gjuhës Popper: Argumenti vis-à-vis identitetit dhe algoritmi 78 i komunikimit njerëzor Përfundim 81 II BURIMET INTELEKTUALE TË MENDIMIT SOCIOLOGJIK 85 Origjina iluministe e sociologjisë 87 Formimi i sociologjisë si shkencë 96 Ndikimi i Idealizmit Gjerman në formimin e sociologjisë 108 Moderniteti dhe sociologjia 110 Sociologjia si shkencë dhe metodë 115 WEBERI DHE TRADITA WEBERIANE NË SOCIOLOGJINË 119 AMERIKANE Weberi në Amerikë dhe Amerika te Weberi 120 Amerika, Tocqueville dhe Weber 130 Amerikanizimi i Weberit 134 Weberi në tri periudha 137 Deamerikanizimi i Weberit dhe kthimi i tij në Gjermani 141 Weberi në kontekst historik 144 III VLERA E TEORISË SOCIOLOGJIKE PËR SHPJEGIMIN 149 E REALITETIT SHOQËROR Pse janë të dobishme teoritë sociologjike? 151 Të shohësh përtej fasadës së strukturës shoqërore 153 Hartat sociologjike dhe njohja e terrenit social 156 Sociologjia dhe problemet shoqërore të kohës 160 Teoritë sociologjike klasike dhe vlera aktuale e tyre

13 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale SOCIOLOGJIA SI PRAKTIKË SHOQËRORE PËR KRIJIMIN 167 E NJË BOTE MË TË MIRË Objektiviteti i sociologjisë dhe vlerat njerëzore 168 Sociologjia si shkencë e aplikuar 173 Sociologë për një botë më të mirë 175 SOCIOLOGJIA SI JETË E PËRDITSHME 179 (OSE, JETA E PËRDITSHME SI SOCIOLOGJI) Sociologjia e jetës së përditshme 179 Individi, shoqëria dhe studimi i tyre 182 Bashkëjetesa në shoqëri, kohezioni dhe mirëqenia shoqërore 187 SOCIOLOGJIA SI REFLEKTIM KRITIK MBI REALITETIN 199 SHOQËROR Shprehitë e të menduarit në mënyrë kritike 199 Reflektimi kritik mbi realitetin 201 SOCIOLOGJIA DHE PROBLEMET SOCIALE 205 Ç janë problemet sociale? 207 Problemet sociale si dilemë sociologjike 211 KËRKIMI NË SHKENCAT SOCIALE 219 DHE POLITIKAT SOCIALE Roli i analizës në politikëbërje 221 A janë analizat (më shumë) profesionale apo politike? 228 Kompleksiteti i realitetit shoqëror dhe kufizimet epistemologjike 231 të analizave mbi politikat C. Wright Mills dhe sociologjia e problemeve sociale 235 Konflikti i vlerave, partishmëria dhe interesi publik 237 IV GLOBALIZIMI, TË DREJTAT E NJERIUT DHE ROLI I 247 SOCIOLOGJISË PUBLIKE Të Drejtat e Njeriut një ide e shekullit të 20-të 248 Tri gjenerata të të Drejtave të Njeriut

14 FATOS TARIFA Globalizimi, demokratizimi dhe të Drejtat e Njeriut 254 Të Drejtat e Njeriut dhe shkenca sociale kritike 256 Kapitalizmi, të Drejtat e Njeriut dhe sociologjia perëndimore 259 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT 265 DHE TEORIA SOCIOLOGJIKE Epoka e informacionit dhe teoria sociale 265 Informacioni, privatja dhe publikja 267 Grupet sociale dhe komunitetet online 272 Interneti dhe komuniteti 278 Informacioni, rinia dhe arsimi 284 Informacioni, (pa)vërtetësia e tij dhe Epoka e Skepticizmit 287 Wikipedia si memorie anarkiste 291 Interneti dhe klasikët e sociologjisë 293 LIRIA E BESIMIT, PLURALIZMI I SFERËS PUBLIKE 297 DHE TOTALITARIZMI IDEOLOGJIK Shkenca dhe feja si sisteme epistemologjike 301 Bashkëjetesa midis shkencës dhe fesë: shteti dhe sfera publike 310 Feja, sekularizmi, arsyeja dhe e mira publike 314 BIBLIOGRAFI

15 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale HYRJE RRETH TRIDHJETË VJET më parë, në Universitetin e Tiranës, filloi të mësohej një disiplinë e re, sociologjia, deri atëherë një shkencë e ndaluar nga regjimi komunist në fuqi. Sot, për sociologjinë në Shqipëri flitet dhe shkruhet shumë. Njohuri të përgjithshme mbi këtë shkencë tashmë mësohen në shkollat e larta të vendit, edhe pse në to ende mungojnë pedagogë të arsimuar dhe të kualifikuar si sociologë. Të paktë janë, gjithashtu, ata që kryejnë veprimtari të mirëfilltë studimore në këtë fushë. Shpeshherë, ndodh që për sociologjinë dhe në emër të saj flasin dhe shkruajnë njerëz, të cilët sociologjinë e kanë, në rastin më të mirë, një hobby, ose një pastime. Të tjerë, edhe pse nuk kanë asgjë të përbashkët me sociologjinë, madje as nuk e njohin fare këtë shkencë, flasin për të, ose arsyetojnë sociologjikisht, për të tingëlluar bashkëkohorë dhe perëndimorë, pasi sociologjia, siç shkruan sociologu i njohur amerikan, Peter Berger, është vërtet një mënyrë tipike moderne dhe perëndimore e të menduarit. 1 Unë vetë, që nga koha kur sociologjinë e bëra fushën time kryesore të studimit dhe profesionin tim akademik të vërtetë, rreth tridhjetë vjet më parë, e kam vlerësuar dhe e vlerësoj atë si 1 Peter L. Berger, Invitation to Sociology: A Humanistic Perspective (New York: Anchor Books, 1963), f

16 FATOS TARIFA një disiplinë, e cila më ndihmon të kuptoj botën time individuale dhe shoqërore dhe, njëkohësisht, të imagjinoj një të ardhme më të mirë për shoqërinë dhe të ndihmoj për realizimin e saj. Ky ka qenë dhe mbetet vizioni im moral dhe intelektual për sociologjinë, të cilin, me këtë libër, dëshiroj ta ndaj me lexuesit shqiptarë. Një version i shkurtër i këtij vëllimi, i titulluar Ftesë në sociologji: Imagjinata sociologjike dhe jeta e përditshme, është botuar në Tiranë, nga shtëpia botuese Ombra GVG, në vitin 2008, vetëm pak javë pas kthimit tim nga Shtetet e Bashkuara. Vëllimi aktual është jo thjesht një ribotim i zgjeruar i tij, por një libër në masën 70 për qind i ri. Botimi i këtij vëllimi u pa i nevojshëm për shkak të suksesit që njohu Ftesë në sociologji, libër i cili është kërkuar mjaft nga studentët shqiptarë të sociologjisë dhe prej kohësh nuk gjendet në libraritë e vendit. Ashtu si i pari, edhe ky vëllim i fton lexuesit, sidomos studentët dhe studiuesit e shkencave shoqërore, në një bisedë në të cilën të shprehim përmbajtjen dhe kuptimin e asaj që quajmë dije sociologjike dhe imagjinatë sociologjike. Shpresoj që lexuesit të më ndjekin në këtë bisedë me ta. Fatos Tarifa 1 janar

17 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale PARATHËNIE PËRPJEKJET PËR TË GJETUR një mënyrë të të kuptuarit të marrëdhënieve njerëzore, e cila të ishte njëherësh e saktë, e vërtetë për sa i përket kompleksitetit të këtyre marrëdhënieve dhe e përshtatshme për t u aplikuar në kontekstin praktik të krijimit të një bote shoqërore më të mirë, janë, ndoshta, më të hershme se krijimi i gjuhës së shkruar. Dëshmi e këtyre përpjekjeve janë, sigurisht, dokumentet më të hershme fetare dhe filozofike. Vepra e Aristotelit Etika e Nikomahut është, ndoshta, ndër shembujt më të mirë të njohur në literaturën e lashtë greke dhe mund të krahasohet me dokumente të tilla të hershme të Kinës së Lashtë, si Tao Te Çing i Lao Xë-së. Në Perëndim, përpjekjet për të zbuluar një mënyrë të tillë të të kuptuarit të botës shoqërore vazhduan gjatë fazës së hershme të periudhës moderne, veçanërisht në veprat e filozofëve të shquar Baruch Spinoza dhe Immanuel Kant. Sidoqoftë, vetëm në fillim të shekullit të 18-të, studimet në këtë fushë filluan të merrnin formën e një disipline teorike, e cila më vonë u quajt Sociologji. Që nga koha e krijimit të saj dhe deri më sot, sociologjia ka provuar se është një përpjekje intelektuale e veçantë, e cila është, gjithashtu, sfiduese në një mënyrë të veçantë. Ajo është njëherësh një fushë studimesh shkencore dhe humanitare herë një shkencë teorike e pastër, herë një disiplinë e aplikuar; e përkushtuar neutralitetit ideologjik, por edhe thellësisht e 17

18 FATOS TARIFA angazhuar në betejat ideologjike të kohës sonë. Sociologjia ka një numër të madh përkrahësish luajalë dhe pasionantë në të gjithë botën, por ajo ka pasur dhe ka gjithashtu kundërshtarë cinikë dhe armiq po kaq pasionantë. Autori i këtij libri, Fatos Tarifa, është një ndër kampionët më luajalë dhe më efektivë të sociologjisë. Ai është themeluesi i vërtetë që e solli këtë disiplinë në Shqipëri dhe krijoi lidhje të shumta, të rëndësishme dhe një bashkëpunim jetëgjatë me sociologë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Këto pasqyrohen, më qartë se kudo, në një prej veprave të tij të fundit, Shkencat e shoqërisë (2013), të cilën Anthony Giddens e ka cilësuar si një vepër të vërtetë enciklopedike, 1 dhe për të cilën, sociologu i mirënjohur amerikan, George Ritzer, ka shkruar se, në të, Profesor Tarifa ka mbledhur së bashku një konstelacion yjesh nga radhët e sociologëve më të shquar të botës për të trajtuar çështje qendrore në sociologji. Në versionin e parë të vëllimit që mbani në dorë, titulluar Ftesë në Sociologji titull ky i huazuar nga një libër i botuar në vitin 1963 nga sociologu amerikan Peter L. Berger (Invitation to Sociology) 2 Fatos Tarifa ka sjellë ide me vlerë dhe eksperiencën e tij të çmuar në studimin e origjinës, të përmbajtjes dhe të vlerës praktike të kësaj fushe të pazakontë studimesh. Këto ide dhe eksperiencat e tij jetësore e sociologjike jashtëzakonisht të pasura, të fituara e të zhvilluara nga një arsimim i shkëlqyer dhe nga një veprimtari akademike, diplomatike e sociale e jashtëzakonshme në Shqipëri, në Hollandë, në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera të botës pasqyrohen edhe më mirë në këtë botim të dytë të zgjeruar. Pjesa e parë e titullit të tij Imagjinata sociologjike është huazuar, gjithashtu, nga titulli 1 Anthony Giddens, Parathënie, në Fatos Tarifa (ed.), Shkencat e shoqërisë: Sociologjia si disiplinë integruese për studimin e jetës shoqërore (Tiranë: Onufri, 2013), f Peter L. Berger, Invitation to Sociology: A Humanistic Perspective (New York: Anchor Books, 1963). 18

19 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale i njërës prej veprave më me influencë në sociologji në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, shkruar nga sociologu amerikan C. Wright Mills. 3 Influenca e Mills-it ndihet kudo në këtë vëllim të Tarifës, si edhe në vepra të tjera të tij. 4 Kjo vihet re sidomos në esenë që çel këtë vëllim, Imagjinata sociologjike si aftësi dhe preokupim intelektual, si edhe në ese të tjera. Eseja e dytë është një version i shkurtër i një kumtese që Dr. Tarifa ka mbajtur në Konferencën Vjetore të Shoqatës Sociologjike Veri-Qendrore (North Central Sociological Association), në Indianapolis, në mars të vitit 2006, dhe është botuar në revistën Journal of Applied Sociology, 5 po atë vit, kur unë isha kryeredaktor i saj. Esetë që vijojnë, në pjesën e dytë të vëllimit, Burimet intelektuale të mendimit sociologjik dhe Weberi dhe tradita weberiane në sociologjinë amerikane, fokusohen posaçërisht në atë se si u krijua kjo disiplinë në shekullin e 19-të prej rrënjëve filozofike të saj mbështetur kryesisht në Iluminizmin Europian dhe në Idealizmin Gjerman. Esetë që vijojnë në pjesën e tretë dhe të katërt të vëllimit, më tej analizojnë vlerat intelektuale e publike të sociologjisë dhe aplikimet praktike të saj, në një mënyrë origjinale dhe tejet interesante. Në to shtjellohet pse teoritë klasike në sociologji janë të dobishme për të kuptuar shoqërinë bashkëkohore, dukuritë dhe problemet e saj Unë, përsëri, do të dalloja në mënyrë të veçantë esenë me të cilën nis ky vëllim, Imagjinata sociologjike si aftësi dhe preokupim intelektual, në të cilën gjejmë çelësin për të kuptuar pse sociologjia vazhdon të jetë një disiplinë e dobishme dhe atra- 3 C. Wright Mills, The Sociologcal Imagination (New York: Oxford University Press, 1959). 4 Jay Weinstein, The Sociological Imagination and the Birth of Sociology in Albania, Academe (2013), Vol. 2, No. 1, f Fatos Tarifa & Lekë Sokoli, Applying Sociology to the Construction of a Democratic Public Sphere in Albania, Journal of Applied Sociology (2006), Vol. 23, No. 1, ff

20 FATOS TARIFA ktive. Kjo ese mund të vlerësohet si teksti më përfaqësues i Tarifës në këtë vëllim, në të cilin sintetizohet mjeshtërisht marrëdhënia e tij me sociologjinë në të tria përmasat e saj në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen. Kjo ese mishëron kthjelltësinë, koncizitetin, argumentin, rrjedhshmërinë dhe logjikën e mprehtë, po aq sa edhe afeksionin njerëzor ndaj një shkence, së cilës Tarifa i ka përkushtuar pjesën më të mirë të jetës së tij. Eseja Imagjinata sociologjike si aftësi dhe preokupim intelektual, në një kuptim real të fjalës, përfaqëson autobiografi në intelektuale dhe kredon shkencore të Fatos Tarifës. Idetë dhe pasioni i autori në këtë tekst, kaq të ngjeshur dhe të shkurtër krahasuar me veprën dhjetëravëllimshme të tij, bëjnë të spikasin dukshëm edhe studiuesi, edhe njeriu, edhe intelektuali publik, edhe diplomati pra, të gjitha përmasat në të cilat mund t i qasesh këtij personaliteti. 6 Me imagjinatë sociologjike Mills kuptonte atë aftësi të mendjes, e cila u mundëson njerëzve të kuptojnë mënyrat se si biografia e një individi ndërthuret me rrjedhën e zhvillimeve historike dhe se si ne mund t i shohim, pra, shqetësimet tona personale si pjesë të problemeve më të gjera të shoqërisë në të cilën jetojmë. Tehu kritik i një perspektive të tillë është të kuptuarit e faktit se si kultura bashkëkohore, duke nxitur individualizmin dhe duke u fokusuar në problemet e individit, injoron ose minimizon faktin që, si kafshë shoqërore, ne të gjithë jemi të varur nga familja, nga shokët, nga sistemet politike, nga korporatat, nga grupe të gjera shoqërore dhe nga institucionet në të cilat bëjmë pjesë, për shkak të personaliteteve tona gjoja unike dhe të preokupimeve tona private. Faktin që ne jemi njëherësh individualë dhe socialë, unikë dhe të zakonshëm, privatë dhe publikë, na ndihmon ta kuptojmë pikërisht imagjinata sociologjike. 6 Jay Weinstein, Baviola Shatro & Klementin Mile, Sociologjia shqiptare dhe profi li i studiuesit Fatos Tarifa (Tirana: Ombra GVG, 2011), f

21 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Nga ky këndvështrim, unë i inkurajoj lexuesit të reflektojnë mbi përmbajtjen e këtij libri duke e parë atë si një produkt të lidhjeve dhe të ndërveprimit midis biografisë së Dr. Tarifës dhe zhvillimeve e tendencave historike kryesore të kohës së tij, midis preokupimeve të tij personale dhe çështjeve sociale bashkëkohore. Një ndërveprim të tillë, Dr. Tarifa e ka pasqyruar më parë mjeshtërisht në librat e tij Acrimonies of Transition 7 dhe To Albania, with Love. 8 Fatos Tarifa është një provë e gjallë e asaj krijimtarie të jashtëzakonshme që buron prej intuitës sociologjike. Biografia e tij, nga periudha e rinisë së tij studentore, në dekadat e një veprimtarie akademike dhe diplomatike shumë të pasur e të suksesshme e deri më sot, kur ai drejton Institutin për Studimin e Demokracisë dhe Zhvillimit në Universitetin e New York-ut, në Tiranë, është fokusuar qartë në academe, por edhe në progresin politik e shoqëror të vendit të tij. Sidoqoftë, ngjarjet historike që kanë përbërë sfondin kryesor të jetës së tij janë të lidhura, gjithashtu, me reforma akademike dhe me ide inovative në shkencë dhe në arsimin e lartë disa prej të cilave ai i ka zhvilluar në kongrese e konferenca të ndryshme ndërkombëtare dhe, së fundmi, në një prej librave të tij më të mirë mbi arsimin e lartë. 9 I lindur dhe i arsimuar në Shqipëri, në mes të viteve 1950, pasi kreu studimet universitare dhe mbrojti doktoraturën në filozofi në Universitetin e Tiranës, Fatos Tarifa filloi të jepte mësim në atë universitet, i vetmi universitet shqiptar në atë periudhë transformimesh sociale dhe politike pa precedent në Shqipëri, në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve Fatos Tarifa, Acrimonies of Transition: Private and Public (Ann Arbor, MI: Huron Valley Publishing, 2007). 8 Fatos Tarifa, To Albania, with Love (Lanham, MD: Hamilton Books/University Press of America, 2007). 9 Shih Fatos Tarifa, Arsim i lartë për një shoqëri të hapur (Tiranë: UET Press, 2013). 21

22 FATOS TARIFA Ishte në këtë periudhë që ai zbuloi sociologjinë për veten e tij dhe ua prezantoi atë qarqeve akademike dhe intelektuale në Shqipëri, në një kohë kur sociologjia, e cila konsiderohej një shkencë borgjeze, ishte akoma e ndaluar nga regjimi komunist në fuqi. Duke e vlerësuar sociologjinë, veçanërisht konceptet e saj, ndër to edhe imagjinatën sociologjike, si një faktor për zgjerimin e dimensioneve të lirisë për atë vetë dhe për shoqërinë e tij, në vitin 1989 Tarifa u bë një ndër nismëtarët dhe drejtuesit e së parës Shoqatë Sociologjike Shqiptare. Ai e thelloi njohjen e tij në këtë fushë ndërkohë që sociologjinë filloi t ua mësonte si një disiplinë të veçantë, të shkëputur nga materializmi historik, studentëve të tij në Universitetin e Tiranës, aktivizmi politik i të cilëve ndihmoi efektivisht liberalizimin, hapjen dhe çlirimin e shoqërisë shqiptare pas dekadash të tëra në izolim dhe në diktaturë. Ngjarja historike që ka përcaktuar jetën e Dr. Tarifës, ashtu si edhe jetët e të gjithë shqiptarëve, ka qenë, pa dyshim, rënia e komunizmit dhe tranzicioni drejt krijimit të një sistemi demokratik, që nisi në vitet Për shkak se Shqipëria ka pasur diktaturën më të mbyllur në krejt Europën, ky transformim shënoi simbolikisht dhe objektivisht fundin e komunizmit në Europë. Së bashku me një numër intelektualësh të rinj, Fatos Tarifa bëri kauzë të tij reformat sociale në vend dhe kontribuoi mjaft në këtë transformim të shoqërisë shqiptare. Si pedagog në Universitetin e Tiranës, i cili kishte sfiduar autoritetet e kohës duke i bërë vend për të parën herë sociologjisë, si një disiplinë akademike në kurrikulat universitare tepër restriktive, biografia personale e Dr. Tarifës u ndërthur edhe një herë në mënyrë të kuptimtë me drejtimet kryesore të zhvillimit historik. Qysh në fillim të viteve 1990, Fatos Tarifa ishte bërë studiuesi shqiptar më i njohur në fushën e shkencave sociale dhe vlerësohej gjerësisht jo vetëm si themeluesi i sociologjisë shqipta- 22

23 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale re, por edhe si sociologu më i shquar në vendin e tij. 10 Në vitin 1991, ai filloi një bashkëpunim të ngushtë dhe shumë të frytshëm me një numër sociologësh amerikanë. Duke bashkëpunuar me disa prej tyre si një Fulbright Fellow në Universitetin e Karolinës së Veriut në Çapëll Hill (University of North Carolina, Chapel Hill UNC), në fillim të viteve 1990, ai u influencua nga idetë dhe veprat e disa sociologëve të shquar në Departamentin e Sociologjisë të këtij institucioni shumë të rëndësishëm, i cili, i themeluar në vitin 1776, është i pari universitet publik në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Sociologjisë në këtë universitet, në atë kohë dhe sot, renditej dhe vazhdon të renditet ndër 4-5 departamentet më të mira të sociologjisë në Shtetet e Bashkuara, duke lënë pas departamentet e sociologjisë pothuajse në të gjitha universitet elitare të Ligës Ivy (Ivy League), si edhe në universitete të tjera të famshme. Në vitin 1994, Dr. Tarifa u kthye në UNC për të fituar një PhD të dytë, këtë herë në sociologji. Me marrjen e kësaj grade, në vitin 1998, ai u bë i pari shqiptar i arsimuar dhe i doktoruar në sociologji nga një universitet perëndimor. Në atë kohë, ndër profesorët dhe më vonë kolegët e tij në UNC ishin sociologë të tillë të shquar, si i ndjeri Peter Blau, Arne Kalleberg, Anthony Oberschall, Judith Blau dhe Craig Calhoun, prej të cilëve dy të parët kanë qenë presidentë të Shoqatës Sociologjike Amerikane, ndërsa i fundit është aktualisht Drejtor i London School of Economics and Political Science. Pikërisht në atë kohë, Dr. Tarifa themeloi, në Universitetin e Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, revistën Sociological Analysis, një revistë e klasit botëror, në të cilën kanë botuar artikujt e tyre shumë sociologë amerikanë dhe europianë nga më të njohurit. Lester F. Ward, një ndër themeluesit e sociologjisë amerikane, qysh më 1906 vinte në dukje se historia e sociologjisë dhe hapat e bëra për zhvillimin e saj nuk dallojnë domosdoshmërisht nga 10 Weinstein, Shatro & Mile, Sociologjia shqiptare dhe profi li i studiuesit Fatos Tarifa, f

24 FATOS TARIFA ato të shkencave të tjera. 11 Në të njëjtën linjë arsyetimi, unë dhe kolegët e mi shqiptarë, Shatro dhe Mile, kemi vënë në dukje se, historia e sociologjisë shqiptare dhe hapat e bëra për zhvillimin e saj nuk ndryshojnë domosdoshmërisht shumë nga ato që janë kryer në vendet e tjera. Madje, edhe pse paralelizmi mund të mos qëndrojë, ne kemi theksuar se: Atë rol që kanë luajtur Small dhe Ward në Shtetet e Bashkuara, Durkheim dhe Worms në Francë, Weber dhe Simmel në Gjermani, duke e bërë sociologjinë, secili në vendin e vet, një disiplinë universitare, duke themeluar dhe drejtuar revista sociologjike dhe duke kontribuar për krijimin e shoqatave sociologjike, ka luajtur edhe Fatos Tarifa në kushtet e Shqipërisë. 12 Në vitin 1998, pas dekadash të një izolimi politik dhe diplomatik, Shqipëria kishte zënë, më në fund, vendin e vet në mes të asaj çka Giambattista Vico e ka quajtur the world of nations. Poste të rëndësishme diplomatike për Shqipërinë kërkonin të plotësoheshin ose të riziheshin nga intelektualë të rinj dhe progresistë. Fatos Tarifa u thirr nga Shtetet e Bashkuara që të zinte një nga postet më kritike, atë të ambasadorit të Shqipërisë në Hollandë. Në këtë mënyrë, kur rrethanat dhe nevoja historike bënë të domosdoshme që Shqipëria t i shfaqte botës fytyrën e saj, Tarifa ishte në gjendje dhe i gatshëm ta pranonte këtë përgjegjësi dhe më duhet të shtoj e ka kryer atë me shumë sukses. Në vitin 2001, përkundrejt një Europe esencialisht indiferente ndaj Shqipërisë, forcimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit reciprok të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara 11 Lester F. Ward, The Establishment of Sociology, American Journal of Sociology (1907), Vol. 12, No. 5, f Weinstein, Shatro & Mile, Sociologjia shqiptare dhe profi li i studiuesit Fatos Tarifa, f

25 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale u bë një imperativ diplomatik. Duke qenë ende në Hagë, Dr. Tarifa u emërua në postin diplomatik më të rëndësishëm, për të shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Uashington. I entuziazmuar për emërimin e kolegut tim të nderuar, Fatos Tarifa, ambasador në Shtetet e Bashkuara, më 20 maj 2002, unë shkrova këto radhë: Unë s mund të imagjinoj dot një njeri më të admirueshëm dhe më të kualifikuar se Fatos Tarifa për të marrë përsipër përgjegjësitë e ambasadorit të Shqipërisë në Uashington. Bota e sotme duket se është shpërfytyruar. Por të paktën marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë tai në duar të sigurta. Në cilësinë e një ambasadori-sociolog (si shumë pak ambasadorë të tjerë), apo të një sociologu-ambasador (si rrallëherë ndonjë sociolog tjetër), Fatos Tarifa u ftua të mbante leksione në shumë universitete amerikane nga më të shquarat, si: Harvard University, Brown University, Tufts University etj. Pas mbarimit të shërbimit diplomatik në Uashington, Tarifa iu kthye jetës akademike, duke u ftuar, si një Distinguished Visiting Fellow, të jepte leksione në Universitetin e Miçiganit Lindor (Eastern Michigan University EMU). Ishte këtu, që mua, si shef i Departamentit të Sociologjisë në këtë universitet, m u dha mundësia, për tre vjet me radhë, të bashkëpunoja përsëri ngushtë me Dr. Tarifën, të cilin e kisha njohur dhe me të cilin kisha filluar të bashkëpunoja si sociolog dhe bashkautor qysh në fillim të viteve 1990, në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri. Në EMU, ashtu si edhe në komunitetin akademik më të gjerë në Ann Arbor, Tarifa pati dhe vazhdon të ketë një impakt të rëndësishëm. Në çdo përpjekje të tij, si në Tiranë, ashtu edhe në Karolinën e Veriut, në Hagë, në Uashington dhe në Miçigan, Fatos Tarifa ka mbetur një studiues entuziast i kushteve të jetës njerëzore 25

26 FATOS TARIFA dhe një analist i mençur i problemeve të sotme dhe i prirjeve të ardhshme të zhvillimit shoqëror. Unë kam bindjen se ky vëllim i ri ju ofrohet nga një pedagog-studiues-diplomat me cilësi të rralla dhe s kam dyshim se ju, si lexues, do të gjeni në të një libër sa informues, aq edhe të këndshëm për t u lexuar. Duke marrë në konsideratë cilësitë emancipuese të imagjinatës sociologjike, si edhe vlerësimin që u bën Fatos Tarifa këtyre cilësive, ky libër nuk është çudi, madje, të shërbejë edhe si një eksperiencë që mund të influencojë në jetën intelektuale të ndonjërit prej jush, veçanërisht të studentëve të shkencave sociale. Tre vjet më parë, dy prej kolegëve shqiptarë më të rinj të profesor Tarifës, më ftuan të bëhem bashkautor me ta i një libri Fistschrift, dedikuar portretit të Fatos Tarifës, si themelues i sociologjisë shqiptare. Ftesën e tyre e pranova me kënaqësi dhe libri u botua në Tiranë, 13 por, pavarësisht gjithçkaje që është thënë në atë vëllim 300-faqesh, unë mendoj se thellësia e pasionit dhe e përkushtimit të Tarifës ndaj sociologjisë, si edhe pasuria e mendimit dhe kreativiteti i tij nuk mundet të përshkruhen. Siç ka shkruar për të Michael Burawoy, aktualisht President i Shoqatës Sociologjike Ndërkombëtare (International Sociological Association), Fatos Tarifa nuk ka humbur aspak nga energjia, imagjinata dhe aspiratat e tij për sociologjinë shqiptare. 14 Personalisht ndihem i nderuar që e kam njohur dhe që kam bashkëpunuar ngushtë me të për më shumë se dy dekada të mbushura me ngjarje, duke përjetuar drejtpërsëdrejti mençurinë dhe energjinë e tij të pashtershme. Prof. Jay Weinstein University of Miami 13 Weinstein, Shatro & Mile, Sociologjia shqiptare dhe profi li i studiuesit Fatos Tarifa (2011). 14 Ibid., f

27 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale 1 27

28 FATOS TARIFA 28

29 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale IMAGJINATA SOCIOLOGJIKE SI AFTËSI DHE PREOKUPIM INTELEKTUAL PESËDHJETË VJET MË PARË, në një prej librave më të famshëm, më të lexuar, më të ribotuar, të përkthyer në më shumë gjuhë dhe më të cituar në fushën e shkencave sociale, titulluar Imagjinata sociologjike (The Sociological Imagination), sociologu amerikan C. Wright Mills vinte në dukje se kërkimi sociologjik deri atëherë ishte prirur më shumë nga kërkesat që buronin prej preokupimeve burokratike, sesa nga preokupimet intelektuale të shoqërisë. Sipas tij, studimet sociologjike ishin fokusuar në akumulimin e fakteve që synojnë lehtësimin e vendimeve administrative dhe fare pak u kushtonin vëmendje problemeve reale të shoqërisë dhe, sidomos, preokupimeve teorike lidhur me to. Misioni publik i sociologjisë Mills krijoi një vizion të ri mbi sociologjinë, si një disiplinë e angazhuar moralisht dhe politikisht në mënyrë kritike për zgjidhjen e problemeve reale të shoqërisë, arsye kjo, për të cilën ai u bë sociologu publik më me influencë në kohën e tij 1 dhe, së 1 Steven Seidman, Contested Knowledge: Social Theory Today (Oxford: Blackwell Publishing, 2008), ff

30 FATOS TARIFA bashku me sociologët e njohur, David Riesman dhe Robert Bellah, konsiderohet pararendës i asaj që Michael Burawoy e ka formuluar si sociologji publike (public sociology). 2 Koncepti mbi sociologjinë publike u bë një temë qendrore në debatin sociologjik bashkëkohor në mesin e viteve 2000, kur Michael Burawoy, në fjalën e tij të inaugurimit si president i Shoqatës Sociologjike Amerikane (American Sociological Association), më 2004, 3 e popullarizoi këtë frazë duke e bërë atë pjesë të një projekti të gjerë intelektual, si asnjë sociolog tjetër qysh nga koha kur C. Wright Mills, circa , e projektoi për herë të parë. Debati mbi sociologjinë publike mori shkas nga perceptimi i kushteve të shoqërisë bashkëkohore, tipare të së cilës janë bërë zhvillimi i parregulluar i kapitalizmit dhe globalizimi asimetrik, të cilët i thellojnë më tej tiraninë e tregut dhe pabarazinë në të gjitha anët e globit. Ndërkohë, demokracitë e reja që krijohen, shumë herë s janë veçse një vello për të mbuluar interesa të fuqishme, deprivimin dhe tjetërsimin e masave shumë të gjera të popullsisë. Në këtë kuadër, ky debat solli edhe një herë në vëmendje çështjen e vlerave të sociologut dhe të rolit që duhet të luajë sociologjia në kohën tonë. 2 Shih Michael Burawoy, Public Sociologies: Contradictions, Dilemmas, and Possibilities, Social Forces (2004), Vol. 82, No. 4, ff ; The Critical Turn to Public Sociology, në Rhonda Levine (ed.) Enriching the Sociological Imagination: How Radical Sociology Changed the Discipline (New York: Brill, 2004), ff ; For Public Sociology, American Sociological Review (2005), Vol. 70, No. 1, ff. 4-28; Public Sociology: Populist Fad or Path to Renewal?, British Journal of Sociology (2005), Vol. 56, No. 3, ff ; Third-Wave Sociology and the End of Pure Science, American Sociologist (2005), Vol. 36, No. 3, ff ; Introduction: A Public Sociology for Human Rights, në Judith Blau & Keri E. Iyall Smith (eds.), Public Sociologies Reader (Lanham, MD: Rowman & Littlefield, 2006), ff ; Public Sociology vs. the Market, Socio- Economic Review (2007), Vol. 5, No. 2, ff Michael Burawoy, For Public Sociology. 30

31 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Edhe pse debati në fjalë ka nisur qysh kur Max Weber artikuloi idenë e një shkence sociale të çliruar nga vlerat, 4 ishte C. Wright Mills, kampioni i sociologjisë publike klasike, siç e ka cilësuar atë vetë Burawoy, 5 ai që shënoi kthesën e parë nga sociologjia instrumentaliste në sociologjinë publike. Mills kritikoi ashpër sociologjinë profesionale të viteve 1950 për irrelevancë, për përpjekje të dështuara në krijimin e një grand theory dhe për empiricizëm të pakuptimtë, që i ndante të dhënat empirike nga konteksti i tyre. Në dallim prej saj, sociologjia, argumentonte Mills, ka një mision: të shërbejë si një medium për një debat shoqëror kritik, në të cilin të angazhojë publikun e informuar. Detyra e sociologjisë, pra, sipas tij, është të ofrojë një vështrim kritik mbi realitetin shoqëror aktual për t u shërbyer qytetarëve që të kuptojnë kushtet sociale të shoqërisë së tyre. Mills i çmonte sociologët klasikë europianë (Marx, Durkheim dhe Weber) si modele të sociologjisë publike. Ata, sipas tij, ofruan këndvështrime të tilla të historisë, të cilat ndihmojnë për të kuptuar pasojat e zhvillimeve të sotme lidhur me shkallën e lirisë së individit dhe zhvillimin e demokracisë. Edhe pse sociologët klasikë europianë, pothuajse pa përjashtim, e vinin theksin në objektivitetin e dijes sociologjike, Mills e shihte këtë si vlerësim nga ana e tyre për realitetet empirike. Vetë ai nuk hoqi dorë asnjëherë nga bindja se analizat sociale nuk mund të zhvishen nga vlerat dhe angazhimet politike dhe morale të sociologut. Sipas tij, që të jetë efektive, sociologjia duhet të jetë njëherësh e fokusuar ndaj realiteteve empirike të jetës shoqërore dhe pasionante në rolin e saj kritik në shoqëri. 4 Max Weber, Science as a Vocation, në Hans H. Gerth & C. Wright Mills (eds.), From Max Weber: Essays in Sociology (New York: Oxford University Press, [1946] 1977), ff ; Objectivity in Social Science and Social Policy, në The Methodology of the Social Sciences (New York: Free Press, 1949), ff ). 5 Michael Burawoy, For Public Sociology, f

32 FATOS TARIFA Imagjinata sociologjike Mills mendonte se, ajo çka e dallon mendimin sociologjik efektiv nga një mendim që nuk pasqyron vërtetësisht realitetin shoqëror, është imagjinata sociologjike. Në të vërtetë, ai e cilësonte sociologjinë si një akt të imagjinatës sociologjike. Por çfarë kuptonte Mills me imagjinatë sociologjike? Sipas tij, imagjinata sociologjike është thjesht ajo aftësi e mendjes, e cila na lejon të kuptojmë historinë dhe biografinë, si edhe marrëdhëniet midis tyre në shoqëri, si një kusht për të kuptuar ç ndodh në botën shoqërore që na rrethon dhe për të shpjeguar atë që ndodh. 6 Mills argumentonte se imagjinata sociologjike i mundëson individit që e zotëron atë të kuptojë kontekstin e gjerë historik në të cilin ky individ jeton dhe vepron, si edhe rëndësinë që ka vetë ky kontekst në jetën e individëve të ndryshëm dhe në veprimtarinë e tyre. Shumë herë, në vorbullën konfuze që krijojnë eksperiencat tona të përditshme, individuale dhe shoqërore, mund të ndodhë që çdonjëri nga ne të formojë një përfytyrim iluzor mbi pozitën e vet në shoqëri dhe, ipso facto, të mos kuptojë vendin që zë dhe rolin që luan ai realisht në shoqërinë e tij. Faktin që ne të gjithë, siç shkruan Jay Weinstein në parathënien e këtij vëllimi, jemi njëherësh qenie individuale dhe sociale, unike dhe të zakonshme, private dhe publike dhe, si individë, zëmë një pozitë të caktuar në strukturën e shoqërisë, na ndihmon ta kuptojmë pikërisht imagjinata sociologjike, të cilën Mills nuk e shihte si një atribut vetëm të njerëzve që merren me studimin e shoqërisë, por si një cilësi që mund ta zhvillojë kushdo. Përmes saj, ne arrijmë të kuptojmë lidhjet dhe ndërveprimin midis biografisë së çdonjërit nga ne dhe zhvillimeve e tendencave historike kryesore të 6 C. Wright Mills, The Sociologcal Imagination (New York: Oxford University Press, [1959] 2000), f. 6, 7. 32

33 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale kohës sonë, midis preokupimeve tona personale dhe çështjeve sociale bashkëkohore. Mills shkruante: Fryti i parë i kësaj imagjinate dhe mësimi i parë i shkencës sociale që mbështetet në të është ideja se individi mund t i kuptojë eksperiencën dhe fatin e tij vetëm duke e vënë veten në kontekstin e kohës së tij; se ai mund t i kuptojë shanset që ka në jetë vetëm nëse kupton shanset që kanë edhe individë të tjerë në kushte të njëjta me të. 7 Sociologu dhe studimi i jetës shoqërore C. Wright Mills argumentonte se, për të përmbushur premtimin e saj, sociologjia kërkon nga ata që merren me studimin e jetës së shoqërisë që të fokusohen në problemet esenciale të saj dhe t i trajtojnë këto probleme të lidhura me tiparet strukturore dhe historike të sistemit sociokulturor që studiojnë. Këto tipare kanë kuptim për çdo individ dhe ndikojnë jashtëzakonisht shumë në vlerat, në karakterin dhe në sjelljen e individëve konkretë, të cilët janë pikërisht ata që, me karakteristikat e tyre, përbëjnë një sistem të dhënë sociokulturor. Sociologjia, siç shprehej Mills, synon ta vendosë arsyen në shërbim të çështjeve humane dhe të problemeve reale të shoqërisë. Për të përmbushur këtë rol dhe mision publik të sociologjisë, ai sugjeronte që të evitohet burokratizimi i mëtejshëm i arsyes dhe i diskutimeve, pasi kjo mund të çojë në një kontroll gjithnjë e më të madh si mbi individin, ashtu edhe mbi organizatat në shkallë të gjerë dhe të krijojë një racionalitet pa arsye (rationality without reason), i cili nuk është i barabartë me lirinë, por është shkatërruesi i saj. 8 Mills shkruante: 7 Ibid., f Ibid., f

34 FATOS TARIFA Ajo që sugjeroj unë është se, duke u marrë me çështje dhe shqetësime sociale dhe duke i formuluar ato si probleme të shkencës shoqërore, ne kemi shansin më të mirë, madje, unë besoj të vetmin shans, për ta bërë arsyen demokratikisht të dobishme për çështjet humane në një shoqëri të lirë, për të realizuar në këtë mënyrë vlerat klasike që frymëzojnë atë çka premtojnë studimet tona. 9 Mills shtjelloi konceptin e tij mbi atë se si duhet të veprojë një studiues në shkencat sociale dhe një intelektual, i cili kërkon të shpjegojë atë çka është e rëndësishme në jetën e individit dhe të shoqërisë. Para së gjithash, theksonte ai, një studiues i mirë nuk duhet ta ndajë punën nga jeta. Si njëra, ashtu edhe tjetra, janë pjesë e një uniteti, i cili duhet marrë seriozisht. Së dyti, një sociolog i mirë dhe çdo intelektual tjetër, duhet t i rishqyrtojë dhe t i rivlerësojë vazhdimisht mendimet dhe eksperiencat e tij. Së treti, një intelektual i mirë duhe të jetë në gjendje që edhe një libër vërtet të keq ta vlerësojë si të dobishëm, nga i cili mund të stimulohet intelektualisht dhe të inkurajohet në gjykimet e tij. Së katërti, një sociolog apo një intelektual i mirë duhet të mbajë vazhdimisht një qëndrim kreativ dhe optimist ndaj frazave, ndaj fjalëve dhe ndaj ideve. Përveç qëndrimeve dhe sjelljeve të njerëzve, ai duhet të përpiqet t u japë kuptim edhe fjalëve të tyre. Së pesti, imagjinata e një studiuesi të jetës shoqërore stimulohet nëse ajo priret ta shohë botën edhe nga këndvështrimi i individëve të tjerë. Së gjashti, një intelektual, ose një studiues i mirë i jetës së shoqërisë nuk duhet të stepet, në fazën e parë të hipotezave të 9 Ibid., f

35 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale tij, që të gjykojë duke u nisur nga pikëpamje ekstreme të imagjinuara. Së fundmi, një sociolog i mirë dhe çdo studiues tjetër i jetës shoqërore nuk duhet të hezitojë që t i formulojë dhe t i shprehë idetë e tij me një gjuhë sa më të thjeshtë e të drejtpërdrejtë që të jetë e mundur. Mënyra se si i shprehim idetë tona, thoshte Mills, ndikon mbi to. Një imagjinatë apo një ide që vishet me një lëvozhgë gjuhësore të paqartë, është një imagjinatë apo një ide e paqartë. 10 Larg Perëndimit dhe jashtë fshatit global Vepra e C. Wright Mills-it ka qenë dhe mbetet frymëzuese për shumë sociologë dhe studiues të tjerë të jetës shoqërore kudo në botë. Idetë e saj kanë frymëzuar edhe autorin e këtyre radhëve që nga koha kur u njoha për herë të parë me to gati një çerek shekulli më parë. Ato vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si unë e imagjinoj sociologjikisht realitetin shoqëror dhe nga ç këndvështrim i qasem atij për ta studiuar. Natyrisht, cilido nga ju, lexues të nderuar, e ka këtë aftësi të mendjes, të cilën Mills e quante imagjinatë sociologjike, për të kuptuar historinë dhe biografinë, si edhe marrëdhëniet midis tyre në shoqëri. Kjo aftësi e mendjes na ndihmon të kuptojmë dhe të shpjegojmë se çfarë ndodh në realitetin shoqëror në të cilin jetojmë. Biografitë personale, sociale dhe intelektuale të gjithsecilit prej nesh nuk mund të kuptohen pa, ose jashtë kontekstit historik të zhvillimit sociokulturor të shoqërisë shqiptare, në të cilën jemi rritur dhe socializuar. Unë jam lindur në vitin 1954, dhjetë vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri. Periudha e shkollës së mesme për mua filloi në 10 Ibid., ff

36 FATOS TARIFA vitin 1969 dhe vazhdoi deri më Kjo ishte koha kur në Shtetet e Bashkuara dhe në Europën Perëndimore ndiheshin ende fuqishëm efektet tronditëse të lëvizjeve studentore, të revolucionit seksual, të lëvizjes për të drejtat e njeriut, të lëvizjes feministe dhe të protestave kundër luftës në Vietnam, të cilat, bashkërisht, i çelën rrugën një kulture libertine dhe ndryshimeve politike radikale në Perëndim. 11 Në Shqipëri, pas një periudhe shumë të shkurtër liberalizimi kulturor, e cila u duk se i dha fund një minirevolucioni kulturor të importuar nga Kina në gjysmën e dytë të viteve 1960, duke filluar nga fundi i vitit 1972 diktatura komuniste shtypi dhunshëm çdo manifestim të lirisë krijuese në arte, në muzikë dhe në letërsi, duke shuar te ne, të rinjtë e asaj kohe, çdo shpresë për liberalizimin dhe hapjen e kulturës dhe të shoqërisë shqiptare. Ndërsa në Perëndim kjo ishte epoka e Rockand-roll -it, e Bitëllsave dhe e eksperimentimeve nga më të frytshmet në fushën e krijimtarisë letrare, muzikore dhe artistike, në Shqipëri, kjo periudhë ishte ajo e censurës më të ashpër në këto fusha. Në Perëndim, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, në Kanada, në Francë, në Angli, në Hollandë dhe në Gjermani, kjo periudhë frymëzoi një zhvillim dhe popullarizim të jashtëzakonshëm të sociologjisë dhe të shkencës politike. Në SHBA, madje, sociologjia u bë, në një kuptim real të fjalës, pjesë e kulturës së përditshme, ose e asaj që quhet kulturë popullore (popular culture, apo pop culture). Qindra-mijëra studentë amerikanë e mësuan atë në kolegje dhe universitete; mijëra libra sociologjikë u 11 Shih Douglas T. Miller, On Our Own: Americans in the Sixties (Lexington, MA: D. C. Heath and Co, 1996); Tom Brokaw, Boom! Voices of the Sixties (New York: Random House, 2007); David Allyn, Make Love, Not War: The Sexual Revolution, An Unfettered History (New York & London: Routledge, 2000); Gary F. Kelly, America s Sexual Transformation: How the Sexual Revolution s Legacy Is Shaping Our Society, Our Youth, and Our Future (Santa Barbara, CA: Praeger, 2012). 36

37 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale botuan në paperback, duke u bërë pjesë e një literature të gjerë për klasën e mesme, literaturë e cila shitej kudo: në stacione hekurudhore, në aeroporte etj. Kjo ishte, gjithashtu, periudha kur sociologjia amerikane, e cila deri atëherë e kishte pasur qendrën e saj dhe ishte zhvilluar kryesisht në Universitetin e Çikagos, në Harvard dhe në Kolumbia, tani, në mesin e viteve 1960, u zhvendos në Universitetin e Kalifornisë, në Berkli, universitet i cili, siç shkruan Alvin Gouldner në librin e tij të njohur Kriza e ardhshme e sociologjisë perëndimore, u bë avangardë e lëvizjes studentore dhe e radikalizmit të majtë. 12 Ndërkohë, në Shqipërinë komuniste, sociologjia konsiderohej një pseudoshkencë, ose, edhe më keq, një shkencë borgjeze. 13 E vetmja teori mbi shoqërinë (e cila inkorporonte filozofinë, shkencën politike dhe sociologjinë), ishte materializmi historik, i cili, ashtu si në Bashkimin Sovjetik dhe në shumicën e vendeve të Europës Lindore, u bë sociologjia partiake e intelektualëve. 14 Në Perëndim, kjo ishte periudha që lindi të Majtën e Re (the New Left), term ky i përdorur për herë të parë pikërisht nga C. Wright Mills. 15 Ky fenomen, siç ka argumentuar Alvin Gouldner, u stimulua dhe u energjizua pikërisht nga infiltrimi i sociologjisë në kulturën popullore, nga influenca e saj në revoltat studentore në mjaft universitete, si edhe nga roli që ka luajtur në atë kohë një sociolog i tillë, si C. Wright Mills, në 12 Alvin W. Gouldner, The Coming Crisis of Western Sociology (New York: Basic Books, 1970), ff. 4, Për më shumë mbi këtë çështje shih Fatos Tarifa, Neither Bourgeois nor Communist Science: Sociology in Communist and Postcommunist Albania, Communist and Post-Communist Studies (1996), Vol. 29, No. 1, ff ; Fatos Tarifa, Is There a Future for the Social Sciences in Albania? East European Politics and Societies (1993), Vol. 7, No. 1, ff Gouldner, The Coming Crisis of Western Sociology, f C. Wright Mills, Letter to the New Left, New Left Review (1960), No. 5, September-October. 37

38 FATOS TARIFA artikulimin e sentimenteve të radikalizmit të ri amerikan. 16 Në Shqipëri, kjo periudhë shënoi fillimin e një fushate të re represive në politikë dhe në çdo sferë të jetës shoqërore. Në një kohë kur shoqëritë perëndimore po bëheshin gjithnjë e më të hapura në një botë që globalizohej nga dita në ditë dhe që, po të përdorim shprehjen e filozofit të shquar kanadez, Marshall McLuhan, po shndërrohej në një fshat global (global village), 17 Shqipëria po mbyllej dhe vetizolohej gjithnjë e më shumë pas perdes së hekurt, që e ndau atë për gati një gjysmë shekulli nga qytetërimi perëndimor. Në një kohë kur në Perëndim po formoheshin dhe konkurronin shkolla të reja të mendimit politik e shoqëror, në Shqipëri, marksizëm-leninizmi, i kalcifikuar dhe i dogmatizuar si teori dhe praktikë në eksperiencën sovjetike dhe atë kineze, u deklarua me kushtetutë si ideologji sunduese, edhe pse, në fakt, ajo ishte e vetmja ideologji e lejuar në vend. Antisociologjizmi komunist Këto ishin, në vija të përgjithshme, rrethanat historike dhe politiko-shoqërore në të cilat unë dhe brezi im u rritëm, u arsimuam dhe u socializuam në Shqipëri. Unë e kam pasur dhe e kam pasion studimin e jetës së shoqërisë dhe të problemeve të saj. Në moshë të re, mua më mrekullonte studimi i historisë. Në universitet, ishte fi lozofi a ajo që pushtoi imagjinatën dhe horizontin tim kulturor. Në sociologji, unë erdha relativisht vonë në karrierën time, pjesërisht për shkak të një rrethane rastësore, përmes së cilës e zbulova këtë disiplinë, por kryesisht 16 Gouldner, The Coming Crisis of Western Sociology, ff Marshall McLuhan, Understanding Media: The Extensions of Man (New York: McGraw-Hill, 1964). 38

39 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale për shkak të një zgjedhjeje të ndërgjegjshme për të lënë studimet akademike në fushën e historisë së filozofisë dhe për t u angazhuar tërësisht në studimin e problemeve aktuale të realitetit shoqëror. Atëherë, por edhe sot, e vlerësova dhe e vlerësoj sociologjinë, veçanërisht imagjinatën sociologjike, si një faktor për zgjerimin e dimensioneve të lirisë për mua vetë dhe për shoqërinë shqiptare. Gjatë këtij më shumë se një çerek shekulli që i jam kushtuar mësimdhënies së sociologjisë dhe studimeve në fushë të saj, tek unë është përforcuar edhe më shumë bindja që shprehte, plot një shekull më parë, Lester F. Ward, një ndër themeluesit e sociologjisë amerikane dhe presidenti i parë i Shoqatës Sociologjike Amerikane, se sociologjia është një shkencë e çlirimit dhe jo e kufizimit. 18 Në fund të viteve 1980, i thellova më tej njohuritë e mia në këtë fushë, ndërkohë që nisa t ua mësoj sociologjinë, si një disiplinë të veçantë, të shkëputur nga materializmi historik, studentëve të mi në Universitetin e Tiranës. 19 Për fat të keq, unë dhe moshatarët e mi nuk patëm mundësi ta studionim sociologjinë në shkollat shqiptare, pasi këtu, siç vura në dukje më sipër, gjatë viteve të shkollimit të brezit tim, e vetmja sociologji konsiderohej të ishte doktrina marksiste. Interdikti që u kishte vënë regjimi i atëhershëm shkollave dhe doktrinave filozofike e sociale, klasike ose moderne, si edhe mungesa thuajse e plotë e lirisë akademike, e bënin shumë të vështirë formimin dhe përparimin profesional të studentëve dhe të studiuesve shqiptarë në këto fusha. Në atë kohë, të gjithë ne, studiuesit e shkencave sociale, pavarësisht shtatit të ndryshëm që kishim, duhej të vishnim të njëjtin kostum, të prerë njëlloj, dhe të mbanim të njëjtën kapelë, 18 Cituar në John M. Gillette, Critical Points in Ward s Pure Sociology, American Journal of Sociology (1914), Vol. 20, No. 1, f Fatos Tarifa, Acromonies of Transition: Private and Public (Ann Arbor, MI: Huron Valley Publishing, 2007). 39

40 FATOS TARIFA e cila na identifikonte të gjithëve si marksistë. Sepse askush nuk mund të ishte antimarksist, ose jomarksist, nëse dëshironte të kishte një punë, të merrte një rrogë, të kishte shokë, me një fjalë, të jetonte i lirë. Regjimi komunist në Shqipëri ishte thellësisht antisociologjik në ethosin e tij dhe armiqësor ndaj vetë idesë së shoqërisë. Diversiteti i mendimeve dhe i interpretimeve mbi realitetin shoqëror tolerohej vetëm brenda kornizës që ekspozonte tablonë marksiste, materialisto-historike të botës. Jashtë kësaj kornize nuk mund të kishte shpjegim tjetër shkencor të realitetit shoqëror. Çdo shpjegim që binte në kundërshtim me teorinë marksiste, ishte pseudoshkencor, ose antishkencor, apo më keq akoma, regresiv dhe reaksionar. Nga ana tjetër, uniformiteti i mendimeve konsiderohej si shenjë e unitetit të shoqërisë, njëlloj si rezultati për qind që siguronte Partia e Punës, e vetmja parti politike në vend, në votimet për kandidatët e saj të Frontit Demokratik, njëlloj si rezultati për qind me të cilin Sadam Husein sundonte mbi popullin irakian, apo njëlloj si rezultati për qind me të cilin vazhdon të mbahet në pushtet Kim Xhong-un në Korenë e Veriut. Ç u bënë marksistët shqiptarë? Çudia ndodhi thuajse overnight. Të gjithë ata studiues të shkencave shoqërore që kishin qenë marksistë, sidomos ata, të cilët deri atëherë i kishin rënë gjoksit për të treguar se ishin marksistë të betuar, u bënë antimarksistë sapo sistemi politik ndryshoi. Njerëz të tillë, Adam Michnik i ka stigmatizuar, duke i quajtur dhelpra që ndërrojnë lëkurën sipas rrethanave. 20 Karl Marksi, mësuesi ynë i madh dhe i vetëm deri atëherë, u bë 20 Adam Michnik, An Embarrasing Anniversary, The New York Review of Books (1993), Vol. XL, No. 11 (June 10), ff

41 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale papritur, sa hap e mbyll sytë, një mendimtar pa vlerë, madje një njeri i urryer, mbi të cilin u hodhën të gjitha mallkimet për vuajtjet dhe prapambetjen e shqiptarëve në sistemin komunist. Një ngjarje e asaj kohe e ilustron këtë më së miri. Në vjeshtën e vitit 1991, më vizitoi në Tiranë mikja ime, Barbara Heyns, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Nju Jorkut. Heyns erdhi në Tiranë nga Varshava, ku punonte në atë kohë me një grant Fulbright për një projekt mbi reformën arsimore në Poloni. Ajo ishte sociologia e parë amerikane që vizitonte Shqipërinë dhe unë, sigurisht, e ftova të mbante një leksion në një prej klasave të mia në Fakultetin atëherë të sapokrijuar të Filozofisë dhe Sociologjisë, në Universitetin e Tiranës. Ajo që më ka mbetur në mendje edhe sot, pas afro 23 vjetësh, është ky episod. Barbara Heyns e nisi leksionin e saj me këtë pyetje, drejtuar studentëve të mi të sociologjisë: Sa prej jush do të thoshin se janë sociologë marksistë? Ngrini dorën. Asnjë prej 30 e ca studentëve të mi nuk lëvizi dorën. Ata filluan të vështronin njëri-tjetrin në sy, pastaj mua, sikur të donin të siguroheshin se pyetja e sociologes amerikane nuk ishte një provokim. Heyns e përsëriti pyetjen e saj, këtë herë disi më ndryshe: Asnjëri nga ju nuk është marksist?. Përsëri heshtje, të cilën Heyns e theu me këto fjalë: Unë besoj se ju të gjithë e njihni Marksin dhe keni lexuar disa nga veprat e tij, apo jo?. Disa nga studentët lëvizën kokat në mënyrë pohuese. Pas kësaj, Barbara Heyns iu drejtua studentëve me këto fjalë: Kam qenë në Pragë, por asnjë nga studentët çekë të sociologjisë që kam pyetur nuk më ka thënë se është marksist. Kam qenë në Budapest dhe në Varshavë, por askush nga studentët e mi hungarezë dhe polakë nuk më ka thënë se është marksist. Vij tani në Tiranë, dhe askush nga ju nuk më thotë se është marksist. Çudi, ç ka ndodhur kështu në Europën Lindore! Deri dje, të gjithë ishin marksistë; sot, askush nuk thotë se është i tillë. Ç u bënë të gjithë marksistët? Ku 41

42 FATOS TARIFA janë ata sot?. Dhe duke mos pritur përgjigje prej studentëve të mi, Heyns shtoi: Në qoftë se dëshironi të dini se ku janë sot sociologët marksistë, duhet të vini në Nju Jork, në Berkli, në Medison apo në Çikago. Ata, të gjithë, janë në departamentet e sociologjisë të universiteteve amerikane. Në atë kohë, pra në vitin 1991, edhe unë vetë i mora këto fjalë të koleges sime amerikane jo fort seriozisht. Sidoqoftë, kur një vit më vonë, më 1992, m u dha mundësia të punoja me një grant Fulbright në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Karolinës së Veriut, në Çapëll Hill dhe, pak kohë më vonë, të studioja dhe të mbroja po në atë departament doktoraturën në sociologji, kuptova se Barbara Heyns kishte pasur, deri diku, të drejtë. Në vitin 1992 m u dha rasti të takohesha për herë të parë, në zyrën e tij, në Berkli (Kaliforni), me sociologun Michael Burawoy, një ndër sociologët marksistë më të shquar në kohën tonë, i cili, në vitin 2004, u zgjodh president i Shoqatës Sociologjike Amerikane, ndërsa që nga viti 2010 është president i Shoqatës Sociologjike Ndërkombëtare. Po në vitin 1992, pata fatin të njihesha me sociologun e shquar, të ndjerin Seymour Martin Lipset, në konventën vjetore të Shoqatës Sociologjike Amerikane, në Pitsburg të Pensilvanisë, në të cilën Lipset u zgjodh president i kësaj shoqate. Përpara se Lipset të hiqte dorë nga marksizmi dhe nga pikëpamjet radikale të majta, ai, gjithashtu, kishte qenë një sociolog dhe politolog marksist. 21 Në vitin 1994, Peter Blau, i cili kishte qenë nxënës i sociologut të shquar Robert K. Merton, njërit prej sociologëve amerikanë më në zë në shekullin e 20-të dhe, vetë ai, pra Blau, një legjendë në sociologji, do të bëhej profesori im i teorisë sociale. Peter Blau, gjithashtu, erdhi në sociologji përmes teorisë mar- 21 Larry Diamond, A Giant among Teachers: An Appreciation of the Original Political Man, Hoover Digest (2007), No. 1, ff

43 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale ksiste dhe nuk e fshihte vlerësimin e tij për të. Më kujtohet se, në një prej leksioneve të tij, e pyeta prof. Blaun nëse, ashtu sikurse Isaac Newton dhe Albert Einstein krijuan secili një paradigmë të re në shkencat mbi natyrën, a mundej ai vetë të përmendte një emër, i cili, sipas tij, ka krijuar një paradigmë të re në shkencat mbi shoqërinë. Pyetjes sime, Peter Blau, pa u menduar shumë, i dha këtë përgjigje: Nëse mund të flitet për një paradigmë të re në shpjegimin e shoqërisë, e tillë, për mendimin tim, mund të konsiderohet vetëm paradigma që krijoi Karl Marksi. Me dhe pa Marksin Ishte në atë kohë në mes të viteve 1990 dhe në Karolinën e Veriut, që, falë sociologëve të tillë të shquar, si Peter Blau dhe Craig Calhoun, teoritë sociologjike klasike dhe ato bashkëkohore u bënë pjesë esenciale e formimit tim akademik. Studimi i tyre ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndikim të veçantë në veprimtarinë time studimore dhe pedagogjike. I arsimuar në Shqipëri me teorinë marksiste, studimi i sociologjisë në Shtetet e Bashkuara dhe njohja me teoritë sociologjike klasike dhe ato bashkëkohore kanë qenë për mua një risocializim në shkencën sociale, çka bëri të mundur tek unë krijimin e mënyrave të reja të të menduarit për veten dhe për botën shoqërore në të cilën jetojmë. Për të ilustruar këtë proces risocializimi në shkencën sociale dhe në mënyrën e të kuptuarit të shoqërisë, mjafton të përmend se sa larg janë dhe sa shumë ndryshojnë pikëpamjet dhe qëndrimet e mia të sotme nga ato të tridhjetë viteve më parë, të shprehura në disa artikuj të botuar në shtypin shqiptar në fillimin e viteve Shih Fatos Tarifa, Marchall McLuhan: Filozofi e inkuizicionit imperialist, Studenti, 18 dhjetor 1981; Artan Fuga & Fatos Tarifa. Shpirtrat e vdekur të 43

44 FATOS TARIFA Duke mos e mohuar kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë një mendimtar i tillë, si Karl Marksi, në shpjegimin e faktorëve që përcaktojnë zhvillimin e shoqërisë, studimet në fushën e sociologjisë më kanë bindur se, përveç tij dhe teorisë marksiste, ka pasur dhe ka edhe mendimtarë dhe teori të tjera, të cilat kanë dhënë e japin një kontribut të çmuar në shpjegimin e jetës së shoqërisë dhe të dukurive të saj. Sociologjia, diktatura dhe demokracia Nuk është e rastit që, siç e shtjelloj më gjerë në pjesën e dytë të këtij vëllimi, sociologjia lindi dhe u zhvillua më parë dhe më shumë në vendet e zhvilluara industriale dhe demokratike, në Europën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara. Po kështu, është e lehtë të kuptohet pse sociologjia është parë dhe shihet me dyshim dhe me frikë nga regjimet totalitariste dhe autoritariste. Ajo është konsideruar dhe konsiderohet e rrezikshme nga ato qeveri, të cilat i tremben kërkimit empirik dhe njohjes reale të fakteve të jetës sociale. Në të kaluarën, sociologjia ka qenë e ndaluar t u mësohej të rinjve në universitete, si nga regjime autoritariste të majta, ashtu edhe nga regjime të djathta, p.sh. në Shqipëri gjatë periudhës së sundimit komunist, në Kinë në fund të viteve 1960, në Greqi në të njëjtën kohë, kur këtë vend e sundonte junta e kolonelëve etj. Qëndrimi mohues dhe përjashtues ndaj sociologjisë ka qenë, gjithashtu, një tipar edhe i nazistëve, të cilët e urrenin idealizmit të lashtë në filozofinë e borgjezisë imperialiste, Studenti, 30 dhe 14 tetor 1983; Artan Fuga & Fatos Tarifa, Shëmbëlltyrë e njeriut të komunizmit: Marksi në kujtimet e bashkëkohësve, Zëri i Rinisë, 19 shkurt 1983; Fatos Tarifa, Shoqëria e kohës së lirë një pamje iluzore e realitetit të sotëm kapitalist, Zëri i Rinisë, 28 maj

45 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale këtë shkencë. Kjo u dëshmua më së miri pas ardhjes së tyre në pushtet, në vitin 1933, dhe deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, kur sociologët gjermanë ose u vranë, ose u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre, duke u vendosur kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe në Angli. Pushtimi i Francës prej ushtrive naziste bëri që edhe shumë sociologë francezë, përfshirë edhe Claude Lévi-Strauss-in, të largoheshin (një pjesë e tyre përkohësisht) në Shtetet e Bashkuara. Shembja e komunizmit dhe krijimi i një shoqërie të hapur e demokratike në Shqipëri kanë krijuar kushtet dhe nevojën e domosdoshme që sociologjia të zërë, më në fund, vendin e saj të merituar në shkollat dhe në universitetet shqiptare, dhe që studimet sociologjike të bëhen pjesë e asaj lëvizjeje të re intelektuale dhe e rimëkëmbjes akademike që ka nisur në vendin tonë. Tradita e studimeve sociologjike, pedagogët dhe studiuesit tanë në fushën e sociologjisë, si edhe marrëdhëniet e sociologëve shqiptarë me komunitetin e gjerë ndërkombëtar të studiuesve të shkencave sociale janë të kufizuara. Sidoqoftë, ato nuk mungojnë. Kuptimi bashkëkohor (modern dhe perëndimor) i rëndësisë që kanë sociologjia dhe studimet sociologjike në vendin tonë, vëmendja dhe mbështetja institucionale më e madhe se deri më sot për mësimin dhe zhvillimin e kësaj disipline në universitetet shqiptare, si edhe mbështetja financiare e projekteve studimore në fushën e dukurive sociologjike janë disa nga problemet dhe nevojat më të ndjeshme për sistemin e arsimit të lartë dhe për veprimtarinë akademike në këtë fushë në vendin tonë sot. 45

46 FATOS TARIFA 46

47 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale SOCIOLOGJIA, SFERA PUBLIKE DHE KRIJIMI I SHOQËRISË CIVILE NË SHQIPËRI KJO ESE NUK SYNON një diskutim teorik habermasian mbi sferën publike dhe shoqërinë civile. Megjithatë, dëshiroj të bëj të qartë që në fillim se kuptimi që unë kam për sferën publike është ai që përkufizon Jürgen Habermas, si një fushë e jetës sonë, në të cilën mund të formohet diçka që i afrohet opinionit publik, 1 dhe kjo konsiston në një sërë ndërmjetësimesh midis shoqërisë civile dhe shtetit. Krijimi i publikut shqiptar Me shembjen e socializmit shtetëror në fillim të viteve 1990, në Shqipëri, nisi të krijohej një sferë publike liberale dhe e moderuar. Një gjë e tillë ka mundësuar shkëmbimin e lirë të ideve e të pikëpamjeve për të krijuar një opinion publik dhe për të përcaktuar parimet e legjitimitetit politik, duke kufizuar pushtetin e individëve të veshur me të. Shkëmbimi i lirë i pikëpamjeve dhe opinioni publik kanë qenë dhe mbeten të lidhura 1 Jürgen Habermas, The Public Sphere: An Encyclopedia Article, in Stephen Eric Bronner & Douglas Kellner (eds.), Critical Theory and Society: A Reader (New York: Routledge, 1989). 47

48 FATOS TARIFA me nevojat e klasës së re të biznesit dhe të intelektualëve, të cilët kërkojnë forume publike ku të diskutojnë çështje që kanë të bëjnë me biznesin, me ligjshmërinë, me problemet politike dhe ato sociale. Një shtyp përgjithësisht i lirë, i cili nuk ishte më subjekt i censurës komuniste, filloi të zhvillohej, për herë të parë, pas dekadash të një regjimi totalitarist komunist. Në fillimet e tranzicionit demokratik, Shqipëria nuk kishte një traditë, ose modele mbi të cilat të krijonte një shtyp të hapur dhe as para për të krijuar mediat e reja. 2 Nga një radio-televizion shtetëror që kishte vendi 24 vjet më parë, sot ajo ka mbi 130 stacione televizive dhe radiofonike me shtrirje kombëtare ose lokale. Shumë shpejt, liria e fjalës dhe e publicitetit u shoqëruan me krijimin e një vargu shoqatash, klubesh, unionesh, organizatash joqeveritare, të cilat kishin qëllim, veç të tjerash, shkëmbimin e lirë të informacionit dhe përfaqësimin e interesave të grupeve të caktuara sociale. Sistemi i ri demokratik që po krijohej karakterizohej nga një shkallë relativisht e lartë relaksimi prej presioneve politike dhe nga një standard më i lartë në plotësimin e nevojave të konsumatorëve, çka u bë e mundur në kushtet e tregut të lirë. Kritikat e hapura ndaj mangësive në programet e qeverisë dhe ndaj aktivitetit të saj në këtë periudhë u bënë gjithashtu të mundura. Krijimi i kësaj sfere publike liberale, informale dhe diskursive, i zgjeroi ndjeshëm interesimet dhe preokupimet e qytetarëve në çështjet publike në kushtet e një shoqërie civile borgjeze që po krijohej. Shqipërisë dhe vendeve të tjera postkomuniste të Europës Lindore do t u duhej të ndiqnin një rrugë të ngjashme me atë, përmes së cilës kanë kaluar të gjitha shoqëritë europianoperëndimore, gjatë shekujve të 18-të dhe 19- të, për të krijuar një sferë publike, në të cilën shoqëria civile do të zhvillohej si një institucion demokratik. Kjo sferë publike 2 Fatos Tarifa, Defending and Improving Democracy in Modern Albania (Tiranë: Globus R., 2004). 48

49 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale lejoi hapësirë për krijimin e organizatave të veprimit kolektiv autonom, të cilat përbëjnë esencën e shoqërisë civile. Në veprën e tij të famshme Demokracia në Amerikë, Alexis de Tocqueville theksonte se forca e shoqërisë civile është e lidhur në mënyrë asimetrike me forcën e shtetit: sa më i fortë të jetë shteti, aq më e dobët është shoqëria civile (si në Europën e shekullit të 19- të); dhe sa më e fortë të jetë shoqëria civile, aq më i dobët është shteti (si në Amerikën e shekullit të 19-të). Me krijimin e grupeve të organizuara të interesit dhe me zgjerimin e mediave të pavarura (gazeta të përditshme, revista, shtëpi botuese, radio dhe televizione private), kontrolli i shtetit mbi sferën publike, e cila ishte ende në formë embrionale, u dobësua (natyrisht jo në të njëjtën shkallë kudo në Europën Qendrore dhe Lindore), për t i lënë vend një publiku (kryesisht njerëz të biznesit dhe intelektualë) që arsyeton në mënyrë kritike mbi çështje me interes të përgjithshëm shoqëror. Immanuel Kant e konsideronte mendimin e pavarur kritik si armën më të fuqishme kundër dogmës dhe autoritarizmit. Shpresa e Kantit se arsyeja, debati dhe publiciteti (një debat që i adresohet tërë publikut të lexuar ), 3 përcakton parimet e legjitimitetit të pushtetit shtetëror, mbështetej në forcën kritike të një publiku të informuar, që përbëhet nga individë të lirë e të barabartë. Duke ndjekur traditën e Kant-it, Jürgen Habermas vë në dukje se: Qytetarët sillen si një masë publike kur ata diskutojnë në një mënyrë të pakufizuar (që do të thotë në kushtet e një lirie të garantuar për t u organizuar dhe asociuar dhe për të shprehur e publikuar opinionet e tyre) mbi çështje të një interesi të përgjithshëm. 4 3 Immanuel Kant, What is Enlightenment?, në Carl J. Friedrich (ed.), The Philosophy of Kant: Immanuel Kant s Moral and Political Writings. New York: Modern Library, 1977). 4 Jürgen Habermas, The Public Sphere: An Encyclopedia Article, f

50 FATOS TARIFA E mbrojtur si nga dora e shtetit, ashtu edhe nga forcat e tregut, sfera publike presupozon kështu dy elemente esenciale: barazinë dhe lirinë. Ajo është arena në të cilën mund të shprehen dhe të materializohen liritë civile të çdo individi dhe vlerat universale të shoqërisë. Duke u bërë institucionalisht e mbrojtur, sfera publike bën të mundur, gjithashtu, ushtrimin e kontrollit demokratik mbi institucionet e shtetit dhe mbi individët e veshur me pushtet. Shoqata e parë Sociologjike Shqiptare Në prag të transformimit të madh, në nëntorin e vitit 1990, në Tiranë u krijua Shoqata Sociologjike Shqiptare. Ajo shoqatë u bë i pari forum i pavarur serioz, në të cilin u debatuan një varg çështjesh sociale të rëndësishme, duke i sugjeruar politika alternative një qeverie komuniste në rënie e sipër, por që ende nuk po u hapte rrugë kërkesave për ndryshime rrënjësore në Shqipëri. Në një kohë kur sociologjia nuk ishte njohur ende si një disiplinë akademike e pavarur në universitetin shqiptar dhe kur në vendin tonë nuk kishte ende asnjë qendër akademike, ose institucione të studimeve sociale, dhjetë anëtarët themelues të Shoqatës Sociologjike Shqiptare dhe, më pas, mbi 70 anëtarë të tjerë që iu bashkuan asaj, vinin nga fusha të ndryshme të shkencës, të artit dhe të kulturës. Shumica e tyre ishin pedagogë në Universitetin e Tiranës, ose anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Shoqata Sociologjike u bë i pari organizëm publik i të arsyetuarit kritik në Shqipëri. Anëtarët e saj vinin nga linja të ndryshme të krijimtarisë intelektuale, si qytetarë, për të formuar një publik, duke u angazhuar në debate mbi një varg çështjesh të rëndësishme sociale, si: varfëria, krimi, mbrojtja e mjedisit, relaksimi politik dhe liria fetare. Nëse ajo që përcakton esencën 50

51 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale e shoqërisë civile është, siç thotë Habermas, një rrjet shoqatash, të cilat institucionalizojnë brenda kornizës së sferës së organizuar publike diskutime që synojnë zgjidhjen e problemeve me interes të përgjithshëm, 5 atëherë, Shoqata Sociologjike Shqiptare, e krijuar në fund të vitit 1990, mund të konsiderohet si dallëndyshja e parë që njoftonte ardhjen e pranverës. Pas një diktature të gjatë totalitariste kërkohej, pa dyshim, kurajë qytetare që të filloje një debat racional-kritik mbi çështje të tilla të rëndësishme dhe ideologjikisht sensitive, për të cilat Partia e Punës dhe propaganda e saj pretendonin të kishin pronësinë absolute dhe monopolin e së vërtetës. Ajo periudhë ishte akoma e tillë që, Partia, përmes kontrollit të saj mbi shtetin, ushtronte kontroll mbi të gjitha format e organizimit shoqëror, duke e justifikuar rolin e saj me një shpjegim substancialisht racional të historisë dhe me një mision të mbështetur mbi vlera të caktuara. 6 Ne e dimë, tashmë, se komunizmi e atomizoi shoqërinë, duke shkatërruar pothuajse të gjitha institucionet e veprimtarisë së pavarur kolektive, të cilave u referohemi si shoqëri civile, dhe duke lënë fare pak hapësirë veprimi për arsyen kritike dhe për suksesin e çdo lloj iniciative private ose të grupit, të bazuar në shoqata të lira. Duke artikuluar kritikën e vet për disa marrëdhënie institucionale dhe për politika të caktuara, si edhe duke i ofruar partisë-shtet propozime mbi politika alternative, Shoqata Sociologjike Shqiptare synoi të krijonte një medium që do të ishte krejt i veçantë dhe pa precedent historik në Shqipëri. Në atë kohë, ne gjykonim se ishte bërë e mundur për publikun 5 Jürgen Habermas, Between Facts ad Norms: Contributions to a Discourse Theory of Law and Democracy (Cambridge, MA: MIT Press, 1996), f Fatos Tarifa, The Quest for Legitimacy and the Withering Away of Utopia, Social Forces (1997), Vol. 76, No. 2, pp ; Fatos Tarifa, Disparities and Uncertainties: Reflections on Communist and Post-Communist Eastern Europe, Journal of Social Sciences (1998), Vol. 2, Nos. 2-3, ff

52 FATOS TARIFA e lexuar, po të përdor shprehjen e Kantit, që ai jo vetëm të konsumonte çështjet publike, por edhe të reflektonte në mënyrë kritike dhe të influenconte mbi to. Përpjekjet e Shoqatës Sociologjike Shqiptare për të zhvilluar një diskurs etik ishin, në fakt, një shembull se si dija sociologjike mund të aplikohet në një shoqëri demokratike në lindje e sipër. Ato ishin një kontribut i drejtpërdrejtë për liberalizimin e mëtejshëm të politikës shqiptare dhe për demokratizimin e jetës së vendit. Duke qenë se demokracia përfaqëson një varg principesh dhe procedurash, një diskurs etik synonte t u bënte të mundur qytetarëve që të merrnin pjesë në debate të lira, për të qenë në gjendje të justifikonin pretendimet e tyre në mënyrë racionale, si interesa të grupeve të organizuara të cilave u përkisnin. Në këtë mënyrë, ata mund të artikulonin argumentin më të mirë dhe të mbronin mirëqenien kolektive, si prej pushtetit shtetëror, ashtu edhe prej interesave diverguese të grupeve të veçanta. Sfera publike dhe mendimi sociologjik Nuk është për t u habitur që, në vitin 1990, pak nga ne, sociologët autodidaktë në Shqipërinë e atëhershme, dinim për teoritë morale të Rusoit dhe për teorinë e Kantit mbi shoqërinë civile, edhe pse ata e kuptonin shoqërinë civile në terma të përgjithshëm. Shumica nga ne nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për veprën e shquar të Alexis de Tocqueville, Demokracia në Amerikë, e cila, edhe pas më shumë se 170 vitesh nga botimi i saj, mbetet më e rëndësishmja në letërsinë mbi teorinë e shoqërisë civile. Krejtësisht i panjohur ishte për ne, atëherë, edhe Jürgen Habermas, i fundmi përfaqësues i shquar i Shkollës së Frankfurtit, dhe teoricieni më i shquar mbi shoqërinë civile në ditët tona. Shoqëria civile nuk ishte, në ato vite, temë e diskutimeve 52

53 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale të përditshme të intelektualëve shqiptarë, siç ishte ajo në radhët e intelektualëve polakë, hungarezë apo jugosllavë. Ne nuk dinim atëherë se ç ishin, në të vërtetë, shoqëria civile dhe vetë demokracia. Ajo që ne dinim shumë mirë në atë kohë ishte çfarë demokracia NUK është, ngaqë ishim lindur dhe rritur në një shoqëri komuniste ortodokse, në të cilën, ndryshe nga shoqëritë më liberale dhe më të hapura të kampit socialist (Polonia dhe Hungaria veçanërisht), shoqëria civile ishte pothuaj inekzistente. 7 Shoqata Sociologjike Shqiptare ishte një konfirmim i së vërtetës se toleranca dhe mendimi i lirë janë të domosdoshme për krijimin e një sfere publike, e cila shërben për të amortizuar konfliktin mes shtetit dhe shoqërisë dhe ndihmon në krijimin e një shoqërie civile vibrante. Emërtimi i asaj shoqate Shoqatë Sociologjike, kur në Shqipëri nuk kishte ende sociologë të shkolluar si të tillë, nuk ishte thjesht rastësor. Edhe pse nuk ishte një shoqatë profesionale sociologësh, anëtarët e saj kishin një besim intuitiv në aplikueshmërinë dhe në dobinë shoqërore praktike të dijes sociologjike, si edhe në aftësinë e saj transformuese në një shoqëri të hapur e liberale. Në vitin 1990, në Shqipëri, sociologjia u bë, si të thuash, sinonim i ndryshimeve sociale e kulturore. Ajo nënkuptonte, gjithashtu, ndryshime politike, edhe pse kjo nuk pohohej hapur. Në të vërtetë, duke përfaqësuar një grup individësh të asociuar me njëri-tjetrin vullnetarisht për të formuar një publik, i cili kishte dëshirën dhe vullnetin të influenconte politikat shtetërore dhe shoqërinë civile, në emër të interesit të përbashkët, Shoqata Sociologjike Shqiptare i kontribuoi në atë kohë krijimit të një rrjeti të lirë komunikimi në sferën publike, i cili, pa kaluar shumë kohë, do të konkurronte me pushtetin publik, pushtetin që, siç thoshte sociologu francez Pierre Bourdieu, dominon 7 Ibid. 53

54 FATOS TARIFA hapësirën sociale dhe autorizon gjuhën e zyrtarizimit dhe të legjitimimit të të gjitha marrëdhënieve sociale. 8 Me krijimin e sistemit parlamentar pluralist në Shqipëri, në pranverën e vitit 1991, u krijuan një sërë grupesh të organizuara interesash private e të veçanta, shoqata të të drejtave të njeriut, unione profesionale, grupe për promovimin e demokracisë, shoqata të grave dhe forma të tjera organizatash publike apo profesionale, të tilla që, zakonisht, quhen me një emër të përbashkët: organizata joqeveritare. Në një shoqëri, e cila sapo kishte dalë nga dekada të tëra të një sistemi autoritarist represiv, organizata të tilla, fillimisht, nuk kishin as mbështetje në kulturën civike të vendit, dhe as ishin të mbrojtura nga ligji. Me amendamentet kushtetuese që votoi parlamenti i parë pluralist në vitin 1991, për të parën herë u njoh ligjërisht e drejta e qytetarëve për të krijuar lirisht shoqata vullnetare profesionale ose kulturore. Kjo do të thoshte se, tashmë, qytetarët mund të merrnin pjesë në aktivitete që kryhen brenda sferës publike, e cila e ndan (dhe e mbron) qytetarin nga shteti. Sidoqoftë, funksionimi i organizatave joqeveritare u rregullua specifikisht me ligj vetëm në vitin Romanca e shkurtër e një marrëdhënieje të vështirë Ndërsa fillimi dukej se ishte entuziast dhe premtues për krijimin e një shoqërie civile të shëndetshme, shpejt u bë e qartë se marrëdhëniet shtet/shoqëri nuk kishin ndryshuar shumë nga koha e vjetër. Autoriteti politik vazhdonte t i bënte rezistencë debatit publik racional-kritik dhe të mbështetej në metoda të ngjashme me ato të periudhës së socializmit shtetëror. Duke iu 8 Pierre Bourdieu, Outline of a Theory of Practice (Cambridge: Cambridge University Press, 1995),

55 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale referuar Polonisë së viteve të para të tranzicionit postkomunist, Adam Michnik e përshkruante atë periudhë kalimtare si zëvendësim të ortodoksive të komunizmit me ortodoksi të një lloji tjetër, 9 apo si kalim nga komunizmi me fytyrë bolshevike, në antikomunizëm me fytyrë bolshevike. 10 Kurdo që drejtuesit politikë të shtetit i drejtoheshin, ose i drejtohen publikut shqiptar, qëllimi ishte dhe është jo që të kërkojnë ndihmën e tij në hartimin e politikave publike, por thjesht manipulimi i publikut për të gjeneruar momentalisht mbështetje politike dhe legjitimitet. Kjo u bë veçanërisht e qartë kur, në prag të zgjedhjeve parlamentare të marsit të vitit 1991, Shoqata Sociologjike Shqiptare u vu nën presion për të dalë publikisht me një deklaratë, me të cilën t i bënte thirrje popullit shqiptar që të mos votonte për Partinë Socialiste. Pas kësaj, kjo shoqatë praktikisht u shpërbë. Në gushtin e vitit 1992, vetëm një vit pas krijimit të tij, Fakulteti i Filozofisë dhe i Sociologjisë, në Universitetin e Tiranës, u pezullua dhe, një vit më vonë, u mbyll me urdhër të ministrit të atëhershëm të Arsimit, i cili, ironikisht, kishte qenë një ndër themeluesit dhe drejtuesit e Shoqatës Sociologjike. Goditja politike që morën në atë kohë shoqata dhe fakulteti i sipërpërmendur dhe, bashkë me to, sociologjia shqiptare, lanë pasojat e tyre për një kohë të gjatë. 11 Romanca e hershme mes autoritetit politik dhe sferës publike në Shqipërinë postkomuniste pati një fund të shpejtë. Qysh nga ajo kohë dhe deri vonë, çdo qeveri shqiptare, pavarësisht 9 Adam Michnik, An Embarrasing Anniversary, The New York Review of Books (1993), XL, 11) June 10), ff Jürgen Habermas & Adam Michnik, Overcoming the Past, New Left Review (1994), 203 (January/February), ff, Fatos Tarifa & Jay Weinstein, Overcoming the Past: De-Communization and Reconstruction of Post-Communist Societies, Studies in Comparative International Development (1995/96), 30, 4: 63-77; Fatos Tarifa, Is There a Future for the Social Sciences in Albania? 55

56 FATOS TARIFA orientimit politik të saj, ka qenë në një marrëdhënie problematike me shoqërinë civile. Edhe pse vitet e fundit partitë politike kryesore, në emër të demokratizimit të sferës publike, janë shprehur të gatshme të bashkëpunonin me shoqërinë civile për t u mundësuar grupeve të organizuara të interesit të kontribuonin në hartimin e politikave publike, ajo që ka ndodhur dhe ndodh në të vërtetë nuk është një përpjekje për të negociuar me atë rrjet të gjerë të jetës së asociuar apo me shoqërinë civile, por për t i mbajtur këto nën ndikimin dhe kontrollin e tyre. 56

57 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale TERRENI I MUNDIMSHËM I SOCIOLOGJISË SHQIPTARE PAK KOHË MË PARË, në suplementin Milosao të Gazetës Shqiptare, u botuan intervistat që miku dhe kolegu im i nderuar, Artan Fuga, dhe unë i dhamë gazetarit të mirënjohur Ben Andoni për rubrikën Homos Albanicus. Një pjesë e mirë e pyetjeve në këto intervista, si për Fugën, ashtu edhe për mua, kishin të bënin me sociologjinë, me rolin e sociologut dhe të studimeve sociologjike në shoqërinë e sotme shqiptare. Pavarësisht disa qasjeve dhe konkluzioneve të ngjashme, që lexuesi mund të ketë vënë re në këto dy intervista, unë dëshiroj të vë në dukje atë çfarë e dallon mendimin dhe vlerësimin tim për sociologjinë nga ato që shpreh kolegu im Fuga. Sociologjia terren i kontestuar Edhe pse objeksioni im kryesor nuk ka të bëjë me atë që Fuga e quan raport armiqësor midis sociologjisë dhe antropologjisë, duke i konsideruar këto dy shkenca si plotësuese ndaj njëra-tjetrës, por ama kundërshtare, dëshiroj të vë në dukje se një pikëpamje e tillë, e cila ka qenë dhe duket se vazhdon të jetë e përhapur në mjediset akademike franceze, është e tejkaluar prej kohësh në vende të tjera. Mendimin e 57

58 FATOS TARIFA tij mbi animositetin mes sociologjisë dhe antropologjisë nuk e ndajnë pjesa më e madhe e sociologëve dhe e antropologëve në botën anglo-saksone, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku sociologjia ka arritur shkallën më të lartë të zhvillimit të saj. Për një kohë të gjatë, në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, në Francë, etnologjia ka qenë një disiplinë dhe një fushë kërkimesh më pak e vlerësuar sesa sociologjia, madje është zhvilluar në hijen e kësaj të fundit. Ishte Claude Lévi-Strauss ai, me të cilin antropologjia mund të thuhet se u krijua si një disiplinë shkencore më vete. Sidoqoftë, për t i dhënë antropologjisë reputacionin e një shkence sociale të vërtetë, Lévi-Strauss u përpoq të argumentonte dallimin midis shkencave sociale dhe atyre humanistike, duke u njohur një status më të lartë shkencor antropologjisë dhe historisë dhe duke nënvleftësuar sociologjinë. Madje, sipas tij, të vetmet kontribute me vlerë që ka dhënë sociologjia franceze qysh nga koha e Durkheim-it, janë ato që janë frymëzuar dhe mbështetur nga zhvillimi i etnologjisë dhe i etnografisë. Qysh nga ajo kohë, mendonte Lévi-Strauss, sociologjia ka mbetur pak më shumë se një filozofi sociale ose, më së shumti, si një rast i veçantë i etnografisë. Në veprën e tij të njohur Antropologjia strukturore (1958), Lévi-Strauss e cilësonte marrëdhënien midis sociologjisë dhe antropologjisë si një marrëdhënie ekuivoke. Ilustrimi më i mirë i një marrëdhënieje të tillë ka qenë, në fakt, vetë marrëdhënia konfliktuale që krijuan dhe ruajtën mes tyre Claude Lévi- Strauss dhe Georges Gurvitch. Ky i fundit, i cili u bë figura kryesore e sociologjisë franceze në dy dekadat e para pas Luftës së Dytë Botërore, insistonte se sociologjia zë një vend qendror në familjen e shkencave sociale, ndërkohë që Lévi-Strauss u përpoq ta marxhinalizonte sociologjinë, si një disiplinë që gjoja kishte dështuar në përmbushjen e premtimit të saj për t u bërë një shkencë e përgjithshme për studimin e sjelljes njerëzore. 58

59 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Me formulimin prej tij të idesë mbi shkencat e njeriut (les sciences de l homme), pjesë e debatit u bë në atë kohë edhe historiani i njohur francez Fernand Braudel, i cili, në dallim nga Lévi-Strauss dhe Gurvitch, mbronte një pikëpamje më ekumenike lidhur me raportet midis shkencave sociale dhe atyre humanistike, duke vlerësuar kontributet që ato mund të japin në pikëprerjet e tyre si disiplina të veçanta. Lévi-Strauss, Gurvitch dhe Braudel përfaqësonin tri tendenca të ndryshme në mendimin shoqëror francez të viteve , në një kohë kur, si antropologjia, ashtu edhe sociologjia dhe historia, kërkonin të zinin një vend qendror në topografinë e shkencave sociale dhe në terrenin e kontestuar intelektual të Francës së asaj kohe. Lévi-Strauss kishte, pa dyshim, të drejtë kur e kritikonte sociologjinë franceze post-durkheimiane dhe sociologjinë e vendeve të Europës kontinentale se ajo ishte reduktuar në njëfarë filozofie sociale, dhe se ajo kishte dështuar në studimin e dallimeve midis asaj çka ai vetë i quante realia dhe generalia në jetën e shoqërisë. Lévi-Strauss kishte të drejtë, gjithashtu, kur thoshte se, në Francën e pas Luftës së Dytë Botërore, sociologjia kishte marrë kryesisht tiparet e një disipline më shumë filozofike dhe spekulative, sesa të një disipline empirike dhe objektive. Madje, edhe më pas, sidomos e zhvilluar kryesisht nga emra të tillë, si Michel Foucault, Pierre Bourdieu, Jean Baudrillard etj., në Francë, sociologjia u mësua dhe mësohet në universitete dhe, po kështu, vazhdon të konceptohet e të lëvrohet si një fushë studimi dhe si një disiplinë akademike që ngjan më shumë me filozofinë sociale, sesa me atë sociologji teorikisht të orientuar dhe empirikisht të fokusuar që shohim të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara dhe që studiohet në universitetet më të mira amerikane dhe, deri diku, në ato britanike, kanadeze dhe australiane. Kolegu im, Artan Fuga, gabon kur debatin mbi marrëdhëniet midis sociologjisë dhe antropologjisë, të zhvilluar gjysmë sheku- 59

60 FATOS TARIFA lli më parë, në kontekstin dhe në terrenin intelektual francez, si edhe tiparet që karakterizojnë zhvillimin e sociologjisë në Francë, i konsideron të vlefshme për çdo kohë dhe për çdo vend. Në Shtetet e Bashkuara, sociologjia dhe antropologjia janë konsideruar, qysh në fillimet e tyre, madje nga dy prej antropologëve më të shquar amerikanë, Alfred Kroeber dhe Robert Redfield, si dy disiplina binjake, të cilat kanë mjaft të përbashkëta mes tyre, por nuk kontestojnë njëra-tjetrën. Në ditët tona, krijimi i fushave të specializuara në studimin e emigracionit, të nacionalizmit, të fesë apo të marrëdhënieve gjinore ka bërë që barrierat midis këtyre dy disiplinave të dobësohen, por kjo nuk i ka armiqësuar sociologjinë dhe antropologjinë me njëra-tjetrën, siç shprehet gabimisht z. Fuga. Madje, në dhjetëra apo qindra universitete amerikane dhe kanadeze, këto dy disiplina strehohen në një departament të përbashkët, si dy armiq që flenë së bashku. Në mbrojtje të Sociologjisë Kolegu im, Artan Fuga, ashtu si unë, me të drejtë vë në dukje mungesën e studimeve sociologjike në vendin tonë. Por, për mendimin tim, arsyet e kësaj dukurie nuk janë ato që përmend ai, ose nuk janë kryesisht ato. Të thuash se nuk ka studime sociologjike sepse shoqëria nuk është më një realitet pak a shumë autonom, nuk shpjegon aspak mungesën e studimeve sociologjike në Shqipëri, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara, në Britaninë e Madhe, në Kanada, në Hollandë dhe në shumë vende të tjera, shoqëritë e të cilave, gjithashtu, nuk janë realitete pak a shumë autonome, sociologjia dhe studimet që mbështeten në teoritë dhe në metodat e saj kanë njohur zhvillime të reja. Koncepti realitet autonom, me sa duket i huazuar nga Artan Fuga prej filozofëve francezë Bruno Latour 60

61 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale dhe Gilles Deleuze, të cilët e kuptojnë atë ose si sinonim të realitetit të konstruktuar (Latour), ose si realitet të virtuales (Deleuze), e largon arsyetimin nga domeni i sociologjisë, duke e shndërruar atë në një retorikë filozofike abstrakte. Z. Fuga përpiqet ta shpjegojë këtë dukuri edhe me një argument tjetër, sipas të cilit, në ditët tona, shoqëria zhvillohet brenda tri guaskave të mëdha: pushtetit politik, pushtetit financiar dhe pushtetit mediatik. Kjo rrethanë, sipas tij, ka çuar në krizën e sociologjisë (shqiptare), sikur sociologjia në vendin tonë të kishte njohur më parë njëfarë zhvillimi dhe tani paska rënë në krizë. Përveç kësaj, nëse shoqëria e sotme zhvillohet brenda guaskave të pushtetit politik, atij financiar dhe mediatik, çfarë i bie të jetë sot shoqëria në të cilën jetojmë? Çfarë, në fund të fundit, kupton me shoqëri kolegu im i nderuar, dhe cila është përmbajtja që ai sheh brenda këtyre tri guaskave? A nuk janë vetë këto guaska (me fjalë të tjera marrëdhëniet dhe institucionet politike, ato ekonomiko-financiare dhe mediatike) pjesë e shoqërisë së sotme? Kolegu im ka shumë të drejtë me pyetjen që shtron dhe me konstatimin që bën: Kush i studion sociologjikisht, ta zëmë, krimin, flukset turistike, papunësinë, ekonominë familjare, profesionet e ndryshme, sportin shqiptar, marrëdhëniet e botës shqiptare me emigracionin, sjelljen e përdoruesve të rrjeteve të komunikimit, ekonominë e mediave; askush. Unë vetë, ashtu si edhe z. Fuga, mendoj se në vendin tonë, mendimin sociologjik dhe shkencën sociale i kanë zëvendësuar deri diku doxa -t dhe opinionet standarde që prodhojnë dhe diseminojnë mediat, ose që riprodhojnë në formë bisedash, analizash apo leksionesh bajate ata që rëndom i quajmë analistë, ose opinionistë, madje, edhe shumë nga ata që mbahen si sociologë dhe e japin mësim këtë disiplinë në universitetet tona. Por, nëse dukuritë e mësipërme mbeten ende të pastudiuara në Shqipëri, kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të studiohen sociologjikisht. Kjo thjesht 61

62 FATOS TARIFA do të thotë se sociologët tanë, shumë prej të cilëve, siç edhe e di mirë kolegu im i nderuar, janë konvertuar në këtë disiplinë nga filozofia marksiste, ose nga disiplina të tjera shoqërore, dhe janë përgjithësisht të pakualifikuar për t iu përgjigjur nevojave që ka shoqëria e sotme shqiptare për studime sociologjike. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për filozofët, psikologët, studiuesit e politikës apo të marrëdhënieve ndërkombëtare në vendit tonë. Në këtë pikë, unë ndaj të njëjtin shqetësim me kolegun tim dhe më vjen mirë që ai, si një ndër studiuesit tanë më të njohur në fushën e shkencave sociale, e shpreh publikisht këtë shqetësim. Këtu, e përsëris, unë bashkohem tërësisht me të. Por jo edhe me argumentet e tij. Fjala vjen, unë nuk mendoj se studimet sociologjike në Shqipëri mungojnë, ose pengohen për shkak se, siç shprehet z. Fuga, shoqëria e sotme nuk zhvillohet nga vetvetja, por drejtohet nga faktorë të tjerë (!). Nëse nuk bëhet fjalë për ato shoqëri primitive, në skajet më të humbura të globit, të cilat kanë mbetur ende të patrazuara nga moderniteti dhe nga zhvillimet globalizuese të kohës sonë, unë nuk di se cilat shoqëri të sotme zhvillohen nga vetvetja, pra pa u ndikuar nga faktorë të tjerë. A thua se shoqëria amerikane, ajo japoneze, afrikano-jugore, apo shoqëritë e vendeve që formojnë Bashkimin Europian nuk janë të ndërvarura nga njëra-tjetra, por zhvillohen nga vetvetja? Një ndër tiparet më themelore të shoqërisë së sotme globale është ndërvarësia. Kjo ndërvarësi nuk është vetëm ekonomike, por është, gjithashtu, ndërvarësi funksionale dhe sistemike. Ajo është funksionale në kuptimin që, fatet e çdo shteti, përfshirë edhe fatet e aktorët kryesorë të globit, janë të ndërvarur në kuadër të organizatave dhe të institucione globale (të tilla si, Organizata e Kombeve të Bashkuara, Organizata Botërore e Tregtisë, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar etj.), të cilat kanë kompetencat e duhura për të imponuar rregullat e tyre mbi çdo aktor të veçantë. Kjo ndërvarësi është, gjithashtu, sistemike, 62

63 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale pasi fati i të gjithë aktorëve varet, në fund të fundit, nga një sistem i vetëm dhe i përbashkët, që është planeti ynë: Toka. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se të gjithë ne ndajmë një sasi të kufizuar resursesh sistemike, të cilat janë të domosdoshme për ekzistencën dhe funksionimin e të gjitha shoqërive që popullojnë globin tonë. Të marra së bashku, këto tri forma ndërvarësie ekonomike, funksionale dhe sistemike krijojnë një formë historikisht unike ndërvarësie të plotë, e cila është globale, ekzistenciale dhe komplekse. Kolegu im, Artan Fuga, përpiqet të argumentojë se, sot, sociologjia është mundur nga gazetaria, dhe se, sociologu, gjithashtu, është mundur nga politikani, financieri, gazetari dhe nga ekspertët e komunikimit me fjalë të tjera, ai është një qenie e rrahur paq [dhe] hakmerret me heshtjen e vet ose, ndonjëherë, edhe me përçartje që quhen leksione. Ky, për mendimin tim, është një gjykim nihilist dhe semplist. Nëse z. Fuga bën fjalë për ata dhjetëra pedagogë që përçarten në auditorët e universiteteve tona si sociologë dhe për shumë të tjerë që hiqen si ekspertë të problemeve sociale, pa ndërmarrë ata vetë asnjëherë ndonjë studim në këtë fushë, atëherë po, unë jam dakord me të. Njerëz të tillë janë dhe s ka si të mos jenë të dështuar dhe të mundur nga mediat, nga politikanët dhe nga ekonomistët. Ata janë të paaftë për të konkurruar në tregun e ideve me njohuri teorike solide, me fakte empirikisht të verifikueshme të vëzhguara prej tyre dhe me propozime alternative për zgjidhjen e problemeve që preokupojnë shoqërinë tonë. Por, shkaqet e vërteta të kësaj gjendjeje të prapambetur të sociologjisë shqiptare dhe të sociologëve shqiptarë nuk duhen kërkuar te konkurrenca e faktorëve ekstra-akademikë, ashtu sikurse me faktorë të tillë nuk mund të shpjegojmë dot as prapambetjen, ose mungesën thuajse të plotë të studimeve në fushën e filozofisë, të shkencës politike, të komunikimit masiv, të kritikës letrare, të marrëdhënieve ndërkombëtare, ma- 63

64 FATOS TARIFA dje edhe në fushën e mjekësisë etj., pasi të gjitha këto fusha konkurrohen nga mediat, nga politika dhe nga ekonomia e tregut. Përveç kësaj, të thuash se sociologjia është mundur nga gazetaria, ose se sociologu është mundur nga politikani, financieri, gazetari dhe nga ekspertët e komunikimit, është një gjykim krejt i pasaktë. Pyetja që shtroj unë është kjo: nga cila gazetari është mundur sociologjia dhe cila sociologji është mundur prej saj? Nga ajo gazetari që në zhargonin popullor quhet yellow journalism, nga ato revista që konsiderohen si gossip magazines, apo nga tabloidet e supermarketeve që shesin junk food news? Nëse është fjala për gazetarinë dhe për sociologjinë shqiptare, kolegu im mund të ketë të drejtë. Gazetaria që dominon te ne e ka mundur sociologjinë shqiptare në stadin e pazhvilluar në të cilin kjo e fundit gjendet sot. Nëse është fjala për gazetarinë dhe sociologjinë në Francë, unë nuk di të them asgjë mbi duelin mes tyre, por prirem të besoj se këto dy fusha të krijimtarisë intelektuale, të cilat nuk kanë të njëjtën audiencë, janë të pabashkëmatshme dhe, për këtë arsye, as njëra, as tjetra, nuk mund të konsiderohen humbëse. Nëse është fjala për Shtetet e Bashkuara, dëshiroj t i kujtoj kolegut tim se, jo rrallë, disa prej sociologëve më të njohur të këtij vendi janë ftuar dhe ftohen nga mediat më të mëdha për të analizuar dukuri dhe ngjarje politike, ekonomike, sociale e kulturore, për të cilat mediat dhe gazetarët e tyre nuk janë të kualifikuar. Për fat të mirë, unë shoh se kjo ka filluar të ndodhë edhe me mediat televizive më serioze në Shqipëri, si edhe me disa prej gazetave më të mira në vend, të cilat janë bërë dhe po bëhen gjithnjë e më shumë të interesuara për të tërhequr, veç të tjerash, edhe mendimin e kualifikuar të sociologëve tanë. Autori i këtyre radhëve, ashtu si edhe kolegu i tij, z. Fuga, dhe kolegë të tjerë, mund të dëshmojnë se kjo ndodh, madje jo rrallë. Dhe që kjo ndodh, do të thotë se, si sociologë, ose si 64

65 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale studiues të jetës së shoqërisë, ne jo vetëm që nuk ndihemi të rrahur, ose të mundur nga media dhe nga gazetarët, por ndihemi të vlerësuar prej tyre. Më duhet të shtoj, gjithashtu, se shoqëria e sotme, edhe pse më e globalizuar, nuk është dhe nuk po bëhet një shoqëri thjesht mediatike, politike apo financiare. Shoqëria e sotme është të gjitha këto, të marra së bashku, dhe është e tillë për shkak se ajo ekziston vetëm si një tërësi marrëdhëniesh dhe institucionesh shoqërore të ndërvarura, të cilat, ndër të tjera dhe para së gjithash i studiojnë sociologjia dhe nëndisiplinat derivate të saj. Për shkak të zhvillimit të shpejtë të mjeteve të reja të informimit e të komunikimit dhe të rolit gjithnjë e më të madh që ato luajnë në jetën e shoqërisë bashkëkohore, si edhe për shkak të formave të reja të drejtimit e të manipulimit politik të masave, do të ishte gabim të mendohej se shoqëria e sotme po desociologjizohet. Përkundrazi, këto zhvillime të reja kanë dhe do të kenë gjithnjë e më shumë nevojë për sociologjinë dhe për studimet sociologjike, pasi asnjë shkencë tjetër sociale nuk ka atributet e sociologjisë për të shërbyer si një shkencë integruese në shpjegimin e jetës shoqërore dhe të sjelljes njerëzore. Siç theksova edhe në intervistën që dhashë për rubrikën Homos Albanicus në Gazetën Shqiptare, unë jam i mbushur me besim se mendimi sociologjik dhe studimet sociologjike në vendin tonë do të zhvillohen më tej me zhvillimin dhe modernizimin e shoqërisë shqiptare. Ato nuk do të munden nga gazetaria dhe nga gazetarët, as nga politika dhe nga politikanët, pasi këto do të kenë gjithnjë nevojë për mendimin sociologjik. Sociologu i njohur amerikan Peter Berger, ka vënë në dukje, me të drejtë, se mendimi sociologjik është një mënyrë tipike moderne dhe perëndimore e të menduarit. Sa më moderne dhe sa më perëndimore të bëhet shoqëria shqiptare, aq më shumë do të ndihet nevoja për sociologjinë dhe studime sociologjike në vendin tonë. 65

66 FATOS TARIFA Kolegu im, nuk kam dyshim, është i mirinformuar mbi rolin që kanë luajtur sociologë të tillë të shquar në Shtetet e Bashkuara, si Paul Lazarsfeld, Leslie Kish, James Coleman e shumë të tjerë në përpunimin e metodave dhe të teknikave të kërkimit shkencor në jetën e shoqërisë. Shumë prej metodave dhe teknikave të hulumtimit empirik (si analizat statistikore, metodat panel, analiza e strukturave latente, teknikat e sondazhit të opinionit, modelet matematikore dhe përdorimi i analizave faktoriale dhe atyre të regresionit etj.), të përpunuara nga këta sociologë, edhe pse ato nuk u bënë thuajse kurrë pjesë e atij lloji të filozofisë sociale që në Francë e quajnë sociologji, i kanë qëndruar kohës dhe janë edhe sot shumë të dobishme dhe të pazëvendësueshme në studimin e dukurive e të marrëdhënieve politike, në studimin e rolit të medias në shoqëri, në studimet mbi mirëqenien e popullsisë, mbi rolin e emigracionit etj. Pa to, në fakt, sociologjia empirike në Shtetet e Bashkuara, në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera, nuk do të ishte zhvilluar dot në stadin që është sot. Kolegu im duhet të jetë veçanërisht i mirinformuar mbi kontributin e shquar që kanë dhënë, duke filluar nga vitet 1950, sociologë të tillë amerikanë, si Paul Lazarsfeld, Elihu Katz, Robert K. Merton e shumë të tjerë në studimin e rolit të medias dhe të ndërveprimit të saj me opinionin publik dhe me veprimtarinë shoqërore në sferën publike. Ai është, gjithashtu, i mirinformuar mbi rolin dhe rëndësinë që kanë pasur, në vitet dhe më vonë, një varg konceptesh sociologjike, të formuluara nga njëri prej sociologëve më të shquar amerikanë, Robert K. Merton, përfshirë edhe teoritë e rangut të mesëm (middle-range theories), për zhvillimin e sociologjisë përmes integrimit të teorisë dhe kërkimit empirik. Por, ndërsa ky orientim u bë dhe mbetet qasja dominuese në zhvillimin e teorisë sociologjike në Shtetet e Bashkuara dhe, përgjithësisht, në botën akademike anglo-saksone, në Francë sociologjia mbeti ajo që Lévi- 66

67 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Strauss me të drejtë e konsideronte dhe e kritikonte si një filozofi sociale dhe spekulative. Në fushën e studimeve sociologjike, Shqipëria është ende shumë prapa. Arsyet kryesore të kësaj prapambetjeje janë dy. E para është mungesa thuajse e plotë e traditës në këtë fushë, me të cilën shpjegohen pastaj edhe mungesat e tjera, për të cilat flet kolegu im, Artan Fuga: mungesa e sociologëve dhe e studimeve sociologjike, si edhe dështimet e tyre përballë politikanëve, gazetarëve dhe ekspertëve të komunikimit. Arsyeja e dytë është padija dhe mungesa e vëmendjes dhe e vizionit për zhvillimin e sociologjisë (dhe, përgjithësisht, të shkencave sociale) pikërisht tek ata individë dhe tek ato institucione, të cilët janë përgjegjës për drejtimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë dhe të shkencës në vendin tonë. Sepse, në Shqipëri, sociologjia nuk është e vetmja ndër shkencat sociale që ka mbetur e pazhvilluar. Shkenca politike, shkenca ekonomike, antropologjia, demografia, si edhe filozofia, studimet në fushën e komunikimit publik e mediatik, ato në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, studimet mbi fenë, studimet gjinore e të tjera kanë mbetur po kaq prapa dhe ende nuk duket se po bëhen përpjekje për t i vlerësuar ato seriozisht dhe për të investuar për zhvillimin e tyre. Për sa i përket sociologjisë, që prapambetja dhe dështimet e derisotme të saj të mos vijojnë edhe më tej, dhe që studimet sociologjike në Shqipëri të zhvillohen në atë mënyrë që është me e dobishme për shoqërinë shqiptare dhe për vetë sociologjinë si shkencë, uroj që këto studime të orientohen jo nga modeli francez, për të cilin empiricizmi mbeti gjithmonë i huaj, por nga ai amerikan, i cili është provuar, të paktën qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, se është modeli më i suksesshëm dhe më produktiv. Kjo edhe ka bërë që profesioni i sociologut në SHBA të konsiderohet, sipas gazetës së madhe The Wall Street Journal (dhe mbështetur në të dhënat e Departamentit të Punës dhe në ato të Zyrës së Statistikave të Shteteve të Bashkuara për vitin 2011), si një ndër profesionet më të kërkuara në atë vend. 67

68 FATOS TARIFA 68

69 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale DIALOGU DHE KRITIKA E LIRË SI EMANCIPIM SHOQËROR JETËS INTELEKTUALE në Shqipëri i mungojnë kryesisht dy gjëra: (1) krijimi i njëmendtë teorik në fushën e shkencave dhe (2) debati i gjallë në çdo fushë të krijimtarisë intelektuale. Në këtë ese dëshiroj të trajtoj disa çështje që kanë të bëjnë me të dytën, duke u nisur nga idetë që kanë shtjelluar dy prej filozofëve më të shquar të shekullit të 20-të: Karl Popper dhe Jürgen Habermas. Popper dhe Habermas kanë qenë të angazhuar fuqimisht në debatin pozitivist (Positivismusstreit) të viteve Edhe pse filozofitë e tyre konsiderohen shpesh si të papajtueshme, kryesisht për sa i përket metodologjisë së shkencave sociale dhe ideologjisë politike, në to ka elemente që flasin jo vetëm për shqetësime të përbashkëta, por edhe për një sërë vlerash dhe supozimesh të njëjta si, për shembull, vlera e lirisë së fjalës dhe e lirisë së komunikimit, e cila ka një rëndësi qendrore për të dy. Për Popper-in, një kërkesë esenciale për shoqërinë e hapur është liria për të kritikuar autoritetet politike dhe intelektuale, ndërsa Habermas i kushton rëndësi komunikimit të hapur dhe të qartë. Konvergjenca kryesore në mendimin e tyre shihet sidomos në idenë e Popper-it mbi shoqërinë e hapur dhe në konceptin e Habermas-it mbi situatën ideale të fjalës (idal 69

70 FATOS TARIFA speech situation). Si njëri, ashtu edhe tjetri flasin për rëndësinë e sferës publike dhe rolin e dialogut e të kritikës së lirë në kontekstin e shoqërisë demokratike, edhe pse ata përdorin mënyra të ndryshme për ta argumentuar këtë. Kjo ese synon të argumentojë rëndësinë që kanë idetë e Popper-it dhe të Habermas-it mbi rolin që debati i lirë dhe i vërtetë mund të luajë në emancipimin e shoqërisë shqiptare politikisht dhe intelektualisht të polarizuar. Një shoqëri postkomuniste si kjo e jona, e cila doli nga periudha komuniste jo vetëm më e varfër se çdo shoqëri tjetër europiano-lindore, por edhe me një traumë të rëndë shpirtërore dhe intelektuale, është karakterizuar, në këto njëzet e ca vitet e fundit, nga një polarizim ekstrem politik dhe intelektual. Të duket sikur jo vetëm aktorët politikë kryesorë, por edhe njerëzit krijues në fushën e ideve, të shkencës, të letrave dhe të arteve nuk gjejnë dot një gjuhë të përbashkët për të komunikuar, ose komunikojnë në një gjuhë, e cila, duke qenë shqip për këdo, është megjithatë semantikisht e ndryshme për të gjithë. Eksperiencat jetësore dhe fatet e ndryshme të intelektualëve shqiptarë në periudhat para dhe pas rënies së komunizmit duket se kanë krijuar një mjedis të tillë social dhe intelektual, në të cilin, komunikimi, dhe, aq më tepër, debati i mirëfilltë intelektual, janë bërë shumë të vështirë, në mos të pamundur. Shumë intelektualë, të cilët përpiqen të sjellin në vëmendjen e publikut një shqetësim real, ose të sugjerojnë ndonjë ide, vihen në shënjestër nga intelektualë të tjerë, shumë herë më pak të aftë, ose të cilët vijnë nga fusha që s kanë të bëjnë fare me idetë e shprehura. Në më të shumtën e rasteve, ata sulmohen dhe, herë-herë, stigmatizohen me një fjalor banal, jo për shkak të ideve që ata shprehin, por për shkak të emrit që kanë dhe të punëve që kanë realizuar. Faqet e shtypit shqiptar janë të mbushura thuajse çdo ditë me shembuj të tillë. Por, a është ky një realitet fatal? Karl Popper, një ndër filozofët më origjinalë dhe më të shquar të shekullit të 20-të, vinte në dukje se komunikimi midis individëve, të cilët nuk 70

71 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale kanë një bekgraund kulturor apo një gjuhë kulturore të përbashkët, si edhe komunikimi intelektual midis atyre që janë kundërshtarë ideologjikë, nuk është krejt i pamundur. Ai mund të jetë shumë i vështirë, por nëse arrin të komunikosh me një kundërshtar intelektual, kjo është diçka shumë e frytshme për të dyja palët. Vetë Popper-i demonstroi se, duke argumentuar një pikëpamje të caktuar dhe duke debatuar lidhur me të, ne të gjithë, si individë, mund të përmirësojmë si idetë tona, ashtu edhe njohuritë kolektive të shoqërisë në të cilën jetojmë. Aftësia për të qenë kritikë dhe sidomos autokritikë demonstrohet më mirë se kudo në procesin e komunikimit dhe të debatit publik. Por, siç sugjerojnë vështirësitë dhe problemet e përditshme në komunikimet tona në hapësirën publike, nëse eksperiencat tona jetësore dhe bekgraundi ynë kulturor nuk përputhen me ato të individëve të tjerë, me të cilët ne komunikojmë, mundësia e një dialogu ose e një komunikimi të vërtetë është e vogël. Ideja se të gjitha problemet njerëzore shkaktohen, në analizë të fundit, nga forca sociale, është zhvilluar për herë të parë nga Hegeli. Koncepti i tij Zeitgeist (idetë sunduese në një kohë dhe në një vend të caktuar), 1 u bë, si të thuash, shkopi magjik për shkencën dhe filozofinë, për moralin dhe fenë, për politikën dhe estetikën e shekullit të 19-të, sepse impersonaliteti i këtij koncepti filozofik u duk se, me kalimin e kohës, i transcedenton dallimet kulturore midis individëve. Sidoqoftë, problemi me forcat sociale, si një idée fi xe që sot është bërë dije konvencionale, qëndron në vetë konceptin hegelian të ndryshimit, i cili, te Hegeli, ka për subjekt të njohjes jo mendimin individual të njeriut me pavarësinë e tij krijuese, por Frymën e përgjithshme, e cila materializohet në sistemet shoqërore dhe në institucionet e tyre, që zhvillohen historikisht. Me këtë 1 Georg Wilhelm Friedrich Hegel, Lectures on the Philosophy of World History: Introduction, Reason in History (New York: Cambridge University Press, 1975). 71

72 FATOS TARIFA transformim, zgjidhjet specifike që u jepen problemeve të veçanta bëhen më pak të rëndësishme sesa Fryma e kohës, ose sesa eksperienca kolektive historike dhe sociale që kjo Frymë gjeneron, duke zgjidhur në mënyrë impersonale problemet tona si individë të veçantë. Marksi, nga ana e tij, besonte se çdo klasë shoqërore ka ideologjinë e vet dhe se klasat që kanë interesa ekonomike antagoniste nuk mund të pajtohen kurrë, por janë vazhdimisht në luftë me njëra-tjetrën. 2 Relativizmi i dijes dhe kriteri i së vërtetës Në ditët tona, shumë autorë postmodernistë janë të mendimit se ideologjitë e ndryshme mund të bashkekzistojnë në mënyrë paqësore me njëra-tjetrën, jo duke konkurruar, për të provuar secila vërtetësinë apo epërsinë e saj, por duke pranuar diversitetin e tyre. Nga ky pozicion relativist, askush nuk ka të drejtë ta konsiderojë Tjetrin si të paarsyeshëm, vetëm e vetëm sepse pikëpamjet e tij ndryshojnë nga pikëpamjet tona, edhe pse të dyja palët mund të mos bien kurrë dakord për asgjë, pasi nuk kanë të përbashkët asgjë që të shërbente si një standard (ose kriter) i vetëm kulturor. Fizikani dhe filozofi i shquar i shkencës, Philipp Frank, ka argumentuar se relativizmi është një metodë, e cila ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përparimin e dijes njerëzore. Ai shkruante: Atje ku është bërë beteja e vërtetë për progresin e dijes...,kjo betejë është zhvilluar dhe drejtuar pikërisht nga doktrina e së vërtetës relative. 3 2 Karl Marx & Friedrich Engels, The German Ideology (Amherst, NY: Prometheus Books, [1848] 1998). Shih, gjithashtu, György Lukács, History and Class Consciousness: Studies in Marxist Dialectics (Cambridge MA: MIT Press, [1923] 1972). 3 Philipp Frank, Relativity A Richer Truth (London: Jonathan Cape, 1951), f

73 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Nuk ka dyshim se mënyra më e lehtë dhe të cilën e ndeshim më shpesh në përcaktimin e së vërtetës është ajo që niset nga standardet tona individuale mbi të vërtetën: e vërtetë është ajo që mendoj unë. Këtë dukuri e ndeshim rëndom në faqet e shtypit dhe në debate të ndryshme televizive në Shqipëri, të cilat, më shumë dominohen prej narcisizmit dhe solipsizmit të të njëjtëve intelektualë të kudogjendur, sesa karakterizohen nga një debat i mirëfilltë intelektual. Në fakt, narcisizmi, solipsizmi dhe besimi i verbër në të vërtetën tënde nuk bëjnë tjetër veçse inkurajojnë intolerancën dhe izolimin intelektual. Kushdo nga ne e krahason standardin e vet mbi të vërtetën me standardet e individëve të tjerë dhe, nëse jemi intelektualisht të ndershëm dhe kurajozë, çdonjëri nga ne mund të kuptojë dhe të pranojë se, shumë herë, standardi i së vërtetës nuk është domosdoshmërisht ai që aplikojmë ne vetë. Madje, duke i gjykuar pikëpamjet tona sipas standardeve që s janë tonat, ne mundet edhe t i ndryshojmë këto pikëpamje dhe të pranojmë si të vërtetë atë që sugjeron dikush tjetër, i cili është më i informuar se ne dhe gjykon më saktë se ne. Në një shoqëri demokratike, ashtu si në shkencë, ajo që ndonjëherë është më e nevojshme dhe më e dobishme janë opinionet e ndryshme ose të kundërta nga dija konvencionale. Astrofizikani i shquar amerikan Karl Sagan vinte në dukje se: Në shkencë ndodh shpesh që shkencëtarët të thonë: E dini çfarë? Argumenti juaj është vërtet bindës, ndërsa qëndrimi im është i gabuar dhe, pas kësaj, ata ndryshojnë qëndrim dhe s i dëgjon më të përsërisin të njëjtën pikëpamje të vjetër. 4 Sa ndodh kjo në shkencat shqiptare dhe, përgjithësisht, në debatet intelektuale dhe politike që zhvillohen në vendin tonë? 4 Carl Sagan, The Burden of Skepticism, Skeptical Inquirer (1987), Vol. 12, No. 1,

74 FATOS TARIFA Shkenca dhe, përgjithësisht, shoqëria njerëzore, ekzistojnë dhe zhvillohen si një proces vetëkorrigjues. Që të pranohen gjerësisht, idetë e reja duhet t u qëndrojnë standardeve më rigoroze të mbledhjes dhe të ekzaminimit të fakteve. Habermas: Diskursi komunikativ dhe format patologjike të përdorimit të gjuhës Meqenëse kriteri i së vërtetës nuk përkon me atë që gjykojmë ne vetë, kur angazhohemi në një debat publik kërkohet që në morinë e gjykimeve që shprehen për një çështje të caktuar të vlerësojmë dhe të zgjedhim atë gjykim, i cili mbështetet mbi fakte të verifikueshme dhe që është i argumentuar më mirë. Kjo nuk duhet kuptuar si dobësi intelektuale, por si një virtyt dhe si ndershmëri intelektuale. Sidoqoftë, një gjë e tillë bëhet praktikisht e mundur vetëm nëse kolektivisht përpiqemi të ndërveprojmë me njëri-tjetrin në një diskurs komunikativ të civilizuar. Ndryshe nga Michel Foucault, i cili i shihte gjuhën dhe komunikimin si një çështje dominimi, 5 Jürgen Habermas argumenton se komunikimi midis njerëzve nënkupton që, si ata që flasin, ashtu edhe ata që dëgjojnë, janë a priori të interesuar që ta kuptojnë njëri-tjetrin në lidhje me interesimet e tyre të përbashkëta, duke bërë të mundur mirëkuptimin mes tyre. 6 Supozimi nga niset Habermas është se, në procesin komunikativ, çdo pjesëmarrës reflekton mbi pozicionin dhe pikëpamjet e tij, çka nënkupton që struktura e gjuhës është esencialisht hermeneutike (interpretative) dhe, si e tillë, ajo bën të nevojshme që pjesëmarrësit në diskutim të angazhohen në interpretime në 5 Michel Foucault, Archeology of Knowledge (New York: Pantheon Books, 1972). 6 Jürgen Habermas, Knowledge and Human Interests (Boston: Beacon Press, 1971).f

75 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale të gjitha nivelet, duke e rritur kështu shkallën e të vetëkuptuarit te çdo individ, çka mundësohet nga vetë ndërveprimi me të tjerët. 7 Ky, sipas Habermas-it, është pikërisht vetë telos-i i gjuhës. Gjuha, sipas tij, demonstron sociabilitetin tonë më esencial. Habermas e konsideron gjuhën si një meta-institucion, nga i cili varen të gjitha llojet e institucioneve shoqërore. 8 Çdo veprim shoqëror, sipas tij, është i mundur vetëm përmes komunikimit të zakonshëm ndërmjet subjekteve që flasin dhe veprojnë. 9 Edhe pse gjuha nuk është një medium transparent, ajo mundëson që komunikimi midis individëve ose midis grupe individësh të realizohet. Sa herë që ky komunikim dështon, kjo, sipas tij, do të thotë se kemi të bëjmë me një formë patologjike të përdorimit të gjuhës. 10 Habermas synon ta kapërcejë trajtimin pesimist të arsyes nga Horkheimer dhe Adorno në Dialektikën e arsyes 11 duke shprehur një vlerësim më të madh për rolin relativisht të pavarur të ideve, të paraqitjes simbolike, të mimesisit dhe të gjuhës në përpjekjet për emancipim shoqëror. 12 Sipas tij, emancipimi është baza e vërtetë e jetës shoqërore. Habermas beson se nëpërmjet diskursit racional njerëzit mund të zgjidhin të paktën në parim të gjitha mosmarrëveshjet. Gjuha, 7 Tonin Gjuraj & Fatos Tarifa, The Habermasean (De)Reconstruction of Marx s Paradigm, The International Journal of the Humanities (2001), Vol. 9, No. 3, ff Fatos Tarifa, The Language Paradigm in Contemporary Social Theory: Marx, Habermas, and Bourdieu in Comparative Perspective, Journal of Social Sciences (1997), Vol. 1, No. 4, ff Jürgen Habermas, The Theory of Communication Action. Vols. 1, 2. Boston: Beacon Press, 1984), ff Jürgen Habermas, Knowledge and Human Interests, f Max Horkheimer & Theodor W. Adorno, Dialectic of Enlightnment. 12 Craig Calhoun, Critical Social Theory: Culture, History, and the Challenge of Difference (Oxford: Blackwell, 1995). 75

76 FATOS TARIFA shkruan ai, është një mjet komunikimi që i shërben mirëkuptimit. Për këtë arsye, diskutimet racionale shërbejnë që individë dhe grupe të caktuara të negociojnë dhe të vijnë në një kuptim të përbashkët për çdo situatë të dhënë, duke synuar arritjen e një konsensusi për çështje të ndryshme të së vërtetës dhe të veprimtarisë praktike, duke rënë në marëveshje dhe duke përmirësuar kështu marrëdhëniet mes njëri-tjetrit. Ajo çfarë nevojitet më së pari, sipas tij, është përdorimi i plotë i potencialit që përmban komunikimi gjuhësor, pasi, në çdo situatë komunikimi, fjalia jonë e parë shpreh pa asnjë ekuivok qëllimin e një konsensusi të përgjithshëm dhe të pakufizuar. 13 Kjo, mendon Habermas, mund të arrihet në një situatë ideale të fjalës (ideal speech situation), e cila bën të mundur arritjen e një konsensusi për të gjitha ato çështje, të cilat, për nga vetë natyra e tyre, janë përgjithësisht të debatueshme. Natyrisht, jo të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me bindjet personale të njerëzve fjala vjen, për një jetë më të mirë janë çështje të debatueshme, por, në një shoqëri pluraliste, njerëzit nuk mund të bëjnë dot nëse nuk ndajnë mes tyre një pikëpamje të përbashkët mbi atë se çfarë duhet kuptuar me jetë e mirë. Kjo pikëpamje e përbashkët nuk mund të arrihet nëse padituria, paragjykimet dhe ideologjitë tona e kufizojnë ose e bëjnë të pamundur diskursin e lirë. Vetëm nëse arrijmë që, përmes forcës së argumentit më të mirë ta përjashtojmë sistematikisht komunikimin e deformuar në marrëdhëniet mes njëri-tjetrit, 14 mund të krijojmë një situatë ideale për arritjen e një konsensusi të përbashkët. Habermas dallon katër kushte për krijimin e kësaj situate ideale të fjalës : (1) Të gjithë ata që janë potencialisht pjesëmarrës në një diskurs, duhet të kenë të drejta të barabarta të flasin në një mënyrë të 13 Jürgen Habermas, Knowledge and Human Interests, f Jürgen Habermas, The Theory of Communication Action, f

77 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale tillë, që diskursi të jetë vazhdimisht i hapur, si ndaj argumenteve të të tjerëve, ashtu edhe ndaj kundërargumenteve, si për pyetje, ashtu edhe për përgjigje; (2) Të gjithë pjesëmarrësit në një diskurs duhet të kenë mundësi të barabarta për të parashtruar hipotezat dhe interpretimet e tyre, për të bërë pohime, për të dhënë shpjegime dhe për të bërë korrigjime, si edhe mundësi të barabarta për të problematizuar apo sfiduar vlefshmërinë e këtyre interpretimeve, përmes argumenteve pro dhe kundër tyre. Në këtë mënyrë, bëhen të qarta të gjitha kritikat e mundshme dhe nuk mbeten më paragjykime. Këto dy kushte bëjnë të mundur diskutimin e lirë dhe veprimin komunikativ, në të cilin, (3) Pjesëmarrësit në diskurs shprehin në mënyrë të barabartë qëndrimet, ndjenjat dhe dëshirat e tyre, duke qenë të ndershëm dhe transparentë me njëri-tjetrin; (4) Pjesëmarrësit në diskurs kanë mundësi të barabarta për të premtuar dhe për të refuzuar, për të dhënë llogari për sjelljet e tyre dhe për të kërkuar llogari për sjelljen e të tjerëve. Vetëm në këtë mënyrë mund të realizohet reciprociteti mes veprimit dhe pritshmërisë (Reziprozität der Verhaltenserwartungen). 15 Sipas Habermas-it, në mënyrë që diskursi të jetë përgjithësisht i mundur, është e domosdoshme përmbushja e kushteve 1 dhe 4. Kushtet 2 dhe 3, të marra së bashku, bëjnë të mundur forcën e motivimit racional (argumenti më i mirë fiton). Habermas mendon se situata ideale e fjalës nuk është thjesht një konstruksion teorik, ngaqë pjesëmarrësit në çdo situatë empirike diskursi priren vullnetarisht të përmbushin kushtet e një situate ideale diskursi. Edhe pse asnjë hulumtim empirik apo studim nuk do të mund të zbulonte dot një situatë ideale, si një fakt real, një 15 Ibid., ff Shih, gjithashtu, Seyla Benhabib, Critique, Norm and Utopia: A Study of the Foundations of Critical Theory (New York: Columbia University Press, 1986), f

78 FATOS TARIFA situatë e tillë, sipas tij, përsëri ekziston. 16 Madje, situata ideale e fjalës është një standard i rëndësishëm, me anën e të cilit një konsensus realisht i arritur mund të vihet në dyshim ose të legjitimohet. 17 Popper: Argumenti vis-à-vis identitetit dhe algoritmi i komunikimit njerëzor Le t i kthehem përsëri çështjes se si mundet të marrim në konsideratë pikëpamjet e Tjetrit dhe larminë e pikëpamjeve që shprehen, kur të tjerët janë kaq të ndryshëm nga ne. Karl Popper ka një përgjigje për këtë çështje. Ai do të thoshte: krahasoni argumentet tuaja, jo identitetet tuaja. 18 Nëse nuk veprojmë kështu, ne s do të jemi kurrë në gjendje të komunikojmë duke treguar respektin e duhur për ata me të cilët komunikojmë. 19 Zëvendësimi i diskutimit mbi argumentet e njëri-tjetrit me analiza për njëri-tjetrin, sipas Popper-it, s është veçse metoda shkencore që zhvilluan dhe përdorën në analizat e tyre marksistët, frojdistët dhe adleristët. Sipas tij: Çdo argument kundër kornizës së mendimit të tyre interpretohej nga vetë ata në një mënyrë të tillë, që t i përshtatej pikëpamjes së tyre. Dhe, nëse kjo ishte e vështirë, atëherë ishte gjithmonë e mundur ta psikanalizoje, ose ta socioanalizoje kundërshtarin tënd: kritikat ndaj ideve marksiste kishin gjoja për bazë paragjykimin klasor; kritikat ndaj ideve frojdiste shpje- 16 Jürgen Habermas, The Theory of Communication Action, f Ibid. 18 Karl R. Popper, The Myth of the Framework: In Defence of Science and Rationality (New York: Routledge, 1996), f Geoffrey Stokes, Popper: Philosophy, Politics and Scientifi c Method (Cambridge, MA: Polity, 1998). 78

79 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale goheshin me represionin, ndërsa kritikat e ideve adleriste buronin nga pasioni për të provuar superioritetin tënd, pasion që, në të vërtetë, shpjegohet me përpjekjen për të kompensuar inferioritetin tënd. 20 Të tria këto epistemologji sociologjike marksizmi, frojdizmi dhe adlerizmi të cilat Popper i ka kritikuar, janë në mënyrë inherente relativiste. Ndërsa pajtohej me pikëpamjen se askush s është i përsosur dhe se të gjithë njerëzit mund të gabojnë, Popper theksonte se, pikërisht ky fakt përbën atë standard absolut, mbi bazën e të cilit duhen gjykuar të gjitha opinionet tona. Për çdonjërin nga ne, natyrisht, është e vështirë që të njohim dhe të pranojmë gabimet tona. Sidoqoftë, të tjerët mund të na ndihmojnë në këtë drejtim. T i lëmë ata të na kritikojnë; kjo ndoshta mund të na shpëtojë nga rënia në gabime, ose nga përsëritja e tyre. Po kështu, është veçse e logjikshme që ne t ua shpërblejmë të tjerëve këtë ndihmë në të njëjtën mënyrë, duke u vënë në dukje gabimet e tyre. Kështu bëhet i mundur një komunikim normal në sferën publike. Vetë Popper-i e konsideronte një ekzagjerim të rrezikshëm të thuash se një diskutim i frytshëm është i pamundur nëse diskutantët nuk kanë një vizion të përbashkët. Megjithatë, ai pranonte se mungesa e një vizioni të ngjashëm e bën shumë të vështirë komunikimin mes njerëzve. 21 Është me interes të vëmë në dukje se, për të kapërcyer këtë vështirësi, Popper propozon një algoritëm të komunikimit njerëzor, duke identifikuar pesë hapa në procesin e komunikimit, të cilat mund t i bëjnë më të hapur ndaj njëri-tjetrit si individët, ashtu edhe kulturat e ndryshme. 20 Ibid. 21 Ibid., f

80 FATOS TARIFA (1) Nëse ti përgatitesh vërtet për një diskutim të hapur, atëherë edhe konfrontimi total midis dy pikëpamjeve të papajtueshme, pa ndonjë shenjë kompromisi ose mirëkuptimi minimal, mund të mos jetë krejt i pafrytshëm, pasi secila palë mund të mësojë diçka të re nga pala tjetër. 22 (2) Sidoqoftë, është më mirë kur përplasja e opinioneve bën që pjesëmarrësit në komunikim të arrijnë në argumente të reja dhe interesante, edhe pse ato mund të mos jenë përfundimtare. Me përjashtim të çështjeve të vogla e të parëndësishme, përfundimet në mbështetje të një argumenti janë shumë të rralla, edhe pse argumentet kundër një teorie, ose kundër një pikëpamjeje të caktuar mund të jenë shumë të forta. 23 (3) Qëllimi i një debati nuk duhet të jetë kurrë që të fitosh; qëllimi i vërtetë i një diskutimi duhet të jetë progresi intelektual, jo afi r- mimi social. Afirmimi social duhet të jetë rrjedhojë e suksesit intelektual. Përveç kësaj, kriteri i fitores s duhet të jetë kurrë i jashtëm (social, ekonomik, politik); ai duhet të jetë thjesht intelektual. Në këtë mënyrë, edhe nëse ti përpiqesh të mbrosh interesat e tua personale, ose ato të komunitetit ku bën pjesë, ti duhet të përdorësh vetëm argumente të vlefshme intelektualisht. Popper theksonte se: Fitorja në një debat s është asgjë, ndërsa sqarimi sado i vogël qoftë edhe i një problemi të vetëm, madje edhe kontributi më i vogël për një kuptim më të qartë të pikëpamjes tënde, ose të pikëpamjes së kundërshtarit, është një sukses i madh. Një diskutim, të cilin ti e fiton, por i cili nuk arrin të ndryshojë, ose të sqarojë sadopak mendimin tënd, mund të konsiderohet si humbje Ibid., f Ibid., f Ibid., f

81 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale (4) Në dallim nga postmodernistët, të cilët nuk shohin mënyra racionale drejt lirisë, Popper e konsideron debatin si mjetin më të efektshëm për çlirimin gjuhësor, social dhe kulturor. Sipas tij: Partnerët në një përplasje [kulturore] mund të çlirohen nga paragjykimet, për të cilat ata nuk janë të ndërgjegjshëm...sidoqoftë, ky rezultat është më pak i mundshëm nëse njerëzit nuk e dëshirojnë një diskutim të hapur. 25 Në qoftë se nuk jemi seriozë dhe të sinqertë në përpjekjen tonë intelektuale për të kërkuar të vërtetën, por vetëm bëjmë debat për hir të debatit dhe kryqëzojmë heshtat mbi njëri-tjetrin, atëherë diskutimi që bëjmë humbet rolin e tij epistemologjik dhe nuk i shërben thellimit të njohjes sonë apo verifikimit të gjykimeve tona. (5) Progresi intelektual konsiston pikërisht në krijimin e urave midis kornizave konceptuale dhe paradigmave të ndryshme. Sado ngushtësisht të lidhur të jemi me pikëpamjet tona të preferuara, idetë më të plota dhe më të argumentuara ushtrojnë një presion të fortë intelektual mbi çdonjërin nga ne, për t i pranuar ato si një shpjegim më të mirë të realitetit në të cilin jetojmë. 26 Përfundim Në përfundim, dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i një debati intelektual duhet të jetë mirëqenia dhe prosperiteti intelektual i përbashkët. Ashtu sikurse në plan global lufta në fushën e ideve synon të gjejë zgjidhje për të parandaluar konfliktet dhe 25 Ibid., f Ibid., f

82 FATOS TARIFA luftërat e përgjakshme, po kështu, debatet intelektuale duhet t i shërbejnë pikërisht evitimit të përplasjeve politike, sociale dhe emocionale. Edhe pse emocionet janë një pjesë e pandarë e gjendjes sonë jetësore, ne mund t i përmbajmë ato, që të mos zëvendësojmë me emocionet tona idetë që shprehim dhe mbrojmë. Siç vë në dukje Anthony Giddens: Progresi në fushën e mendimit vjen nga dialogu i vazhdueshëm, jo nga paragjykime që i ndajnë dhe i armiqësojnë palët me njëra-tjetrën. 27 Ndërsa Hegeli dhe Marksi iniciuan traditën e filozofisë sociologjike (idealizmi historik dhe materializmi historik, përkatësisht), traditë e cila vazhdon në ditët tona me kredon postmoderniste se njohja është gjithnjë relative ndaj një kulture apo ndaj një komuniteti, Popper-i u kthye te Kanti, i cili besonte se vetë dija ka një vlerë të pavarur, njëlloj si edhe vlerat e moralit, të fesë dhe të estetikës, të cilat plotësojnë, por kurrë nuk zëvendësojnë njëra-tjetrën. Për më tepër, për Kantin dija është një instrument i politikës dhe, për këtë arsye, ai besonte në emancipimin përmes dijes. 28 Për Popper-in, vetëm progresi intelektual mund të sigurojë progres shoqëror të qëndrueshëm, pasi politikat realiste dhe moralisht të justifi kueshme kanë nevojë për një vizion të qartë dhe të ndërgjegjshëm, të bazuar në arsyen dhe në dijen. 27 Anthony Giddens, Parathënie, në Fatos Tarifa et al., Shkencat e shoqërisë: Sociologjia si disiplinë integruese për studimin e jetës shoqërore (Tiranë: Onufri, 2013), f Immanuel Kant, What is Enlightenment?, f

83 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale 2 83

84 FATOS TARIFA 84

85 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale BURIMET INTELEKTUALE TË MENDIMIT SOCIOLOGJIK POTHUAJSE ÇDO TEKST mësimor i sociologjisë për shkollat e larta, fillon me një informacion të shkurtër mbi origjinën e sociologjisë, si një disiplinë shkencore e veçantë. Edhe pse studentët informohen saktë se sociologjinë e themeluan, në shekullin e 19-të, August Comte, Herbert Spencer, Karl Marx, Émile Durkheim dhe Max Weber, shumica e teksteve të tilla u lënë studentëve përshtypjen e gabuar se lindja e sociologjisë ka qenë një ngjarje pak a shumë e rastit, që nisi me pagëzimin e kësaj disipline me këtë emër nga Comte, dhe se ajo u krijua në një vakum intelektual. Në rastin më të mirë, studentët mësojnë se lindja e sociologjisë u bë e mundur falë interesimeve dhe kontributeve teorike të personaliteteve të sipërpërmendura, pa vlerësuar madje edhe pa përmendur atë traditë të shquar iluministe europiane, veçanërisht filozofinë e saj, e cila e frymëzoi intelektualisht dhe i parapriu lindjes së sociologjisë si një shkencë e veçantë mbi shoqërinë. 1 Në këtë ese, dëshiroj të merrem jo me etimologjinë e termit sociologji, por të vë në dukje se si filozofia iluministe europiane i parapriu lindjes së sociologjisë si një disiplinë e 1 Alex Callinicos, Social Theory: A Historical Introduction (Cambridge, UK: Polity Press, 2007), f

86 FATOS TARIFA veçantë, duke u bërë jo vetëm burimi teorik kryesor i saj, por edhe frymëzuesja e vizionit moral pothuajse e të gjitha teorive klasike në sociologji, veçanërisht e atyre që formuluan August Comte dhe Karl Marx. Kur i studion këto teori, ajo që kryesisht bie në sy është se, ashtu si filozofët iluministë, edhe klasikët e sociologjisë (Comte dhe Marx veçanërisht), i vlerësonin analizat sociale si një mjet për kritikën e rendit shoqëror dhe për realizimin e ndryshimeve sociale. Çdo shoqëri është përpjekur dhe përpiqet të krijojë mënyrën e vet të të kuptuarit të sjelljes njerëzore, të ngjarjeve e të dukurive që ndodhin në jetën e saj. Kjo është, ndoshta, shprehje e nevojës për të parashikuar dhe për të planifikuar të ardhmen tonë si shoqëri, dhe jo thjesht një instinkt për të mbijetuar. Historikisht, grupe të ndryshme shoqërore, madje edhe shoqëri të tëra, kanë pasur idetë e tyre mbi atë se çfarë e motivon sjelljen e individit njerëzor, mbi marrëdhëniet e bashkëpunimit apo të konkurrencës e të konflikteve mes individëve në shoqëri, si edhe mbi mënyrën e organizimit më të mirë të rendit shoqëror. Sidoqoftë, jo çdo shoqëri ka prodhuar mendim shoqëror, ose diçka që të ishte një përpjekje e qëllimshme dhe një metodologji për t i dhënë një shpjegim sekularist jetës shoqërore. Po kështu, jo çdo shoqëri ka krijuar institucione sociale (universitete, qendra studimore, shtëpi botuese, revista), ose role sociale (profesorë, studiues apo kritikë socialë, komentatorë), qëllimi i të cilëve të ishte analiza e marrëdhënieve sociale dhe debati mbi vërtetësinë e ideve për shoqërinë. Origjinën e mendimit shoqëror e gjejmë në traditat e hershme të qytetërimit të lashtë në Kinë, në Egjipt, në Greqi dhe në Romë. Për shembull, në Greqinë e lashtë, Platoni, Aristoteli dhe Tukididi u përpoqën të shpjegonin origjinën dhe shkaqet e luftës, origjinën e familjes dhe të shtetit, si edhe marrëdhëniet midis fesë dhe politikës. Politika e Aristotelit, një 86

87 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale ndër veprat më të rëndësishme të lashtësisë, përmban analiza të pasura mbi formimin e sistemeve të ndryshme politike dhe mbi ndërvarësinë që ekziston ndërmjet individit, familjes, kulturës dhe politikës. Edhe pse shumë nga pikëpamjet mbi shoqërinë që formuluan Platoni dhe Aristoteli ishin mjaft të rëndësishme për kohën e tyre, këta autorë nuk konsiderohen si themeluesit e shkencës sociale. Origjina iluministe e sociologjisë Nga se dallon mendimi shoqëror i periudhës paramoderne nga shkencat sociale? Ky dallim konsiston kryesisht në përfytyrimin e ndryshëm që kanë shkencat sociale për botën shoqërore dhe për mënyrën e njohjes së saj, në krahasim me traditat e mendimit shoqëror paramodern. Mendimi shoqëror i kohës së lashtë, dhe ai i krishterë gjatë Mesjetës, e përfytyronin universin si një sistem hierarkik, të pandryshueshëm, në të cilin, të gjitha qeniet humane ose johumane kanë pak a shumë një vend dhe një qëllim të paracaktuar nga një forcë e mbinatyrshme. Po në këtë mënyrë, pra si pjesë e koncepsionit mbi strukturën e përgjithshme natyrore dhe morale të universit, shihej prej tyre edhe sjellja njerëzore. Shkencat sociale, nga ana e tyre, iu larguan qysh në fillim këtij kuptimi statik dhe hierarkik të filozofëve të lashtë grekë dhe të skolastikës mesjetare mbi individin dhe shoqërinë, si edhe qëllimit për të krijuar një filozofi të përgjithshme mbi shoqërinë. Ajo që shënoi shkëputjen vendimtare të mendimit të ri shoqëror europian nga Mesjeta dhe nga skolastika, ishte një lëvizje e fuqishme letrare, artistike, kulturore, filozofike dhe shkencore, e cila u zhvillua në shekujt e 15-të dhe 16-të dhe njihet me emrin Rilindje Europiane (Rinascimento ose Cinquecento në italisht, Renaissance në anglisht dhe frëngjisht). Vazhdim i 87

88 FATOS TARIFA drejtpërdrejtë dhe rrjedhim logjik i filozofisë humaniste të Rilindjes ishte Iluminizmi i shekujve të 17-të dhe 18-të, i cili gjeti shprehjen e tij më të plotë në Francë, në Skoci dhe në Gjermani. I frymëzuar ideologjikisht prej saj, Iluminizmi Europian mori një orientim dhe një shtytje të fuqishme nga zhvillimi i shkencave natyrore moderne në shekullin e 16-të. Vetë emri i kësaj lëvizjeje të re, i njëjtë thuajse në të gjitha vendet e kontinentit europian Age of Enlightenment në Angli, në Skoci dhe në kolonitë amerikane, Siècle des Lumières në Francë, Sècolo dei Lumi apo Illuminismo në Itali, Zeitalter der Aufklärung në Gjermani, Siglo de la Luces apo Illustración në Spanjë ishte shumë domethënës. 2 Epoka e Iluminizmit ishte një periudhë optimiste, e frymëzuar jo vetëm nga zbulimet e mëdha shkencore të kohës, por edhe nga të kuptuarit realist të kushteve të përgjithshme të shoqërisë ekzistuese dhe të nevojës për ta reformuar atë. Ajo që e karakterizoi periudhën e Iluminizmit ishte largimi nga besimi te Zoti dhe rritja e besimit tek Arsyeja. Fillimisht, kjo thjesht nënkuptonte kërkimin e burimit të së vërtetës jo më tek arsyeja hyjnore, por te vëzhgimi empirik dhe te mendimi racional. Iluminizmi ofroi jo vetëm një varg idesh të reja, por edhe qëndrime të reja. Thelbin e kësaj lëvizjeje intelektuale e përbënte kritika ndaj formave tradicionale të autoritetit, si edhe kritika ndaj institucioneve, zakoneve e normave morale ekzistuese të shoqërisë europiane. Filozofët iluministë argumentonin se, as njohja e natyrës dhe as njohja e vetvetes nuk mund të realizoheshin duke iu bindur autoritetit dhe traditës. Autoritetin dhe traditën ata ia nënshtruan gjyqit të arsyes, si autoritetit më të lartë. 2 Shih Fatos Tarifa, Remzi Lani & Baviola Shatro, Rilindja e Europës: Mendimi dhe kultura humaniste e saj (Tiranë: Ombra GVG, 2010). 88

89 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Edhe pse dy pararendësit më të shquar të Iluminizmit Europian René Descartes dhe Isaac Newton nuk ishin vetë mendimtarë socialë, ata, ashtu si edhe filozofët racionalistë bashkëkohës të tyre, Baruch Spinoza dhe Gottfried Leibniz, i dhanë shekullit të 17-të emrin Shekulli i Arsyes (Age of Reason) dhe, së bashku me filozofët socialë Thomas Hobbes, John Locke dhe Pierre Bayle, luajtën një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit iluminist europian. Decartes, për shembull, argumentoi se kontrolli racional prej njeriut dhe sundimi i tij mbi fenomenet e natyrës mund të arrihen përmes përdorimit rigoroz të metodës matematike. Sipas tij, vëzhgimi i kujdesshëm dhe qartësia e të shprehurit i shërbejnë progresit të njohjes më shumë sesa bindja e verbër ndaj dogmës dhe ndaj autoritetit së Kishës Katolike. Ishte kjo arsyeja që Papati Roman i ndaloi të qarkullonin veprat e këtij filozofi të shquar, duke i përfshirë ato në Indeksin famëkeq të librave të ndaluar (Index Librorum Prohibitorum). Isaac Newton, nga ana e vet, edhe pse i përkushtuar ndaj fesë, mendonte se midis besimit të tij protestant dhe përdorimit prej tij të arsyes, për të vëzhguar dhe kuptuar ligjet universale e të pashmangshme të natyrës, nuk kishte asnjë kontradiktë. Për të, vetë kërkimi shkencor është një formë devocioni, pasi, në fund të fundit, shkenca i shërben mbrojtjes dhe respektimit të dinjitetit të njeriut si krijesa më sublime e Zotit mbi tokë si dhe e ndihmon individin që të kuptojë madhështinë dhe detajet e këtij universi magjepsës, të cilin vetë fuqia hyjnore e ka vënë në lëvizje. Për ata që ndoqën traditën e nisur nga Descartes dhe Newton dhe u frymëzuan prej saj, ishte vetëm një çështje kohe që t ua nënshtronin edhe ngjarjet historike dhe dukuritë sociale të njëjtit lloj analize racionale që ishte provuar aq e suksesshme në fushën e fizikës, të optikës dhe të mekanikës. Asnjë prej filozofëve iluministë francezë as Voltaire, as Rousseau, Monte- 89

90 FATOS TARIFA squieu, Diderot, Helvétius, Condorcet etj. nuk ishin shkencëtarë natyrorë. Sidoqoftë, ata u bënë propaganduesit dhe popullarizuesit më entuziastë të revolucionit shkencor që nisën rilindësit e mëdhenj europianë, Copernicus, Kepler, Galilei, Bruno dhe, më vonë, Newton. Iluministët ishin të bindur se, si bota fizike, ashtu edhe bota shoqërore, mund të njihen dhe të kuptohen duke u mbështetur në arsyen. Claude Adrien Helvétius, për shembull, argumentonte se ne duhet ta trajtojmë moralin si fizikën eksperimentale. Sipas tij: Pasionet janë për moralin ashtu siç janë lëvizjet për fizikën; këto të fundit krijojnë, shkatërrojnë, ruajnë, gjallërojnë çdo gjë; pa to çdo gjë është e vdekur. Pasionet janë ato që i japin jetë botës morale. 3 Sipas iluministëve francezë, i gjithë universi iu nënshtrohet ligjeve natyrore, të cilat mund të zbulohen dhe të njihen përmes analizës racionale dhe kërkimit shkencor. 4 Nisur nga një kuptim i tillë, filozofët iluministë argumentuan mundësinë e progresit shoqëror dhe të perfeksionimit të vazhdueshëm të njerëzimit. Ata i shtrinë nocionet e arsyes dhe të së drejtës natyrore në të gjitha sferat e ekzistencës, përfshirë edhe shoqërinë. Në veprën e tij të famshme Mbi frymën e ligjeve, botuar në vitin 1747, Montesquieu, për shembull, u përpoq të shpjegonte origjinën e sistemeve të ndryshme politike me faktorë natyrorë dhe shoqërorë gjeografia, klima dhe feja duke argumentuar se ndikimi i këtyre faktorëve është, sidoqoftë, i kufizuar nga faktorë të natyrës njerëzore. Montesquieu analizoi format politike të or- 3 Claude Adrien Helvétius, De l esprit, abr. ed. (Paris: Vrin [1758] 1968), ff Louis Schneider (ed.), Paradox and Society: The Work of Bernard Mandeville, with an Introduction by Jay Weisntein (New Brunswick, Transaction Publishers, 1987). 90

91 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale ganizimit të shoqërisë, duke dalluar tri të tilla republikën, monarkinë dhe despotizmin. Ai vuri në dukje dallimin midis natyrës së një qeverie dhe principeve të saj, ku me natyrë të qeverisë kuptonte atë çka e bën një qeveri të jetë ajo që është, ndërsa me principe, ato ide, mbi bazën e të cilave një qeveri e dhënë vepron në një mënyrë të caktuar. Me fjalë të tjera, sipas tij, natyra e një qeverie ka të bëjë me strukturën e veçantë të saj, ndërsa principet e një qeverie kanë të bëjnë me pasionet njerëzore që e vënë atë në lëvizje. Duke argumentuar këtë këndvështrim, Montesquieu deklaronte se: Unë nuk i kam nxjerrë principet [e organizimit shoqëror] nga paragjykimet e mia, por nga natyra e gjërave. 5 Në vizionin e tij mbi historinë, si një marshim drejt progresit shoqëror, Antoine-Nicolas Condorcet, nga ana e vet, argumentonte se shkalla e lirisë njerëzore është ajo që shpjegon se përse disa shoqëri zhvillohen më shpejt dhe më shumë sesa të tjerat. Ai shprehte besimin se natyra njerëzore krijon ngjashmëri të rëndësishme midis shoqërive të ndryshme dhe nxit lëvizjen historike për progres social në shkallë globale. Condorcet vlerësonte se, vetë natyra e shkencës mbështetja e saj në fakte dhe në vëzhgime, si edhe pranimi prej saj i kritikave dhe i nevojës për rishqyrtime promovon individualizmin, tolerancën, barazinë dhe demokracinë. 6 Për këtë arsye, sipas tij, progresi në shkencë i shërben drejtpërsëdrejti progresit shoqëror. Filozofët iluministë, pothuajse pa përjashtim, besonin se duke njohur ligjet e historisë, shkenca sociale mund të ndihmonte në përca- 5 Baron de Montesquieu, The Spirit of the Laws (New York: Hafner Press, [1747] 1975), f. lxvii. 6 Marquis de Condorcet, Sketch for a Historical Picture of the Progress of the Human Mind (New York: Noonday Press, [1795] 1955). 91

92 FATOS TARIFA ktimin e normave të drejta shoqërore dhe në formulimin e politikave sociale që i shërbejnë progresit të shoqërisë. Reformatorë socialë, si Thomas Paine dhe Condorcet, bënë një përpjekje shumë të sinqertë për të integruar në një të vetme optimizmin e Adam Smith-it për tregun e lirë, me besimin pasionant që gjeneruan Revolucioni Amerikan dhe Revolucioni Francez në paevitueshmërinë e demokracisë, duke nisur të parën fushatë moderne për t i dhënë fund varfërisë. 7 Si Paine, ashtu edhe Condorcet, besonin se shtimi i resurseve materiale, që mundëson tregu i lirë, është një kusht i domosdoshëm për eliminimin e varfërisë. Vizioni dhe planet e këtyre dy reformatorëve të shquar socialë, për t i dhënë fund varfërisë dhe problemeve të shumta sociale që burojnë prej saj, ishin praktike; ato nuk përfaqësonin as vizionin e një epoke të artë të humbur, dhe as një ëndërr për një destinacion të pamundur. 8 Condorcet, për shembull, shprehte bindjen se ne jemi sot në prag të një prej revolucioneve më të mëdha të racës njerëzore. 9 Ai besonte se, në kohën e tij, progresi intelektual i njerëzimit kishte arritur në një stad të tillë, që kishte bërë të mundur edhe një transformim material rrënjësor të kushteve të jetës njerëzore. Ishin pikërisht konceptet e iluministëve mbi të drejtën natyrore (të huazuara kryesisht nga Hobbes), mbi arsyen dhe analizat sociale, si edhe besimi i tyre në progresin shoqëror që realizohet përmes një procesi racional të vetëkuptuari, ato që shërbyen si një burim i rëndësishëm intelektual për shumë nga teoritë klasike në sociologji. 7 Fatos Tarifa, Facing Tomorrow s Global Challenges: What Role for Social Science?, Journal of Applied Sociology (2006), Vol. 23, No. 2, ff Sheri Berman, Capitalism and Poverty, World Policy Journal (2006), Vol. 23, No. 1, ff Condorcet, Sketch for a Historical Picture of the Progress of the Human Mind, f

93 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Denis Diderot, redaktori i Enciklopedisë së famshme franceze, e konsideronte dogmatizmin fetar si armikun më të madh të së vërtetës. Një filozof deist në fillim, Diderot, i cili më vonë përqafoi materializmin dhe ateizmin, besonte se asnjë individ nuk gëzon të drejtën natyrore për të sunduar mbi të tjerët. Këtë subjekt, bashkëkohësi i tij, Jean-Jacques Rousseau, e shtjelloi gjerësisht në veprën e tij të famshme Kontrata sociale (Du Contrat social; ou Principes du droit politique), botuar më Në këtë vepër, e cila ka pasur një influencë të jashtëzakonshme në mendimin politik e shoqëror të mëvonshëm, Rousseau u mundua të trajtonte bazat e legjitimitetit të autoritetit shtetëror. Duke qenë në një mendje me enciklopedistin Diderot, se asnjë individ nuk ka të drejtë natyrore të sundojë mbi individë të tjerë, Rousseau, ashtu si edhe Hobbes përpara tij, arriti në përfundimin se, të drejtat dhe liritë civile të çdo individi e marrin legjitimitetin e tyre nga një kontratë sociale, së cilës njerëzit pranojnë t i binden me vullnetin e tyre të lirë. Sipas tij, kjo kontratë sociale është themeli i çdo komuniteti politik dhe i çdo shoqërie. Duke e pranuar vullnetarisht këtë kontratë sociale, individët, sipas tij, heqin dorë nga të drejtat e tyre natyrore, të cilat, në gjendjen natyrore të njerëzimit, bënin që individët më të fortë të shkatërronin individët më të dobët dhe të dhunonin lirinë e tyre. Duke pranuar t i nënshtrohen një kontrate sociale, ose një mandati i cili mund të revokohet në çdo kohë, njerëzit pranojnë, në fakt, që t u binden ligjeve të shtetit, të cilat i konsiderojnë si shprehjen e kulluar të të qenit anëtarë të një shoqërie të civilizuar. Jean-Jacques Rousseau ishte, ndoshta, ndër të parët që përdori termin société si një koncept kyç, dhe që arsyetoi në mënyrë eksplicite mbi marrëdhëniet sociale. 10 Doktrina e tij filozofike 10 Johan Heilbron, The Rise of Social Theory (Cambridge: Polity Press, 1995), f

94 FATOS TARIFA mbi kontratën sociale pati një ndikim të madh, veçanërisht në Gjermani. Ajo influencoi ndjeshëm mendimin e filozofëve Immanuel Kant, George W. F. Hegel dhe Karl Marx. Ky i fundit, për shembull, në argumentimin që i bëri pikëpamjes së tij, se kapitalizmi shkatërron esencën shoqërore humane të individit, u mbështet në pikëpamjen e shprehur nga Rousseau, se liria njerëzore dhe potenciali human nuk realizohen dot individualisht, por arrihen përmes një sërë marrëdhëniesh shoqërore, të krijuara mbi bazën e arsyes kritike dhe të refl ektimit kritik. Nëse Rousseau ishte mendimtari më radikal i Iluminizmit, Immanual Kant ka qenë, ndoshta, filozofi më i shquar i tij. Edhe pse Kanti përfaqësonte krahun më konservator të mendimit iluminist në shekullin e 18-të, 11 ishte pikërisht ky filozof i cili ka dhënë përkufizimin më të famshëm të kësaj lëvizjeje intelektuale, duke iu përgjigjur pyetjes Ç është Iluminizmi? (Was ist Aufkläring?). Sipas Kantit: Ilumizmi është lënia pas nga njeriu e gjendjes së vetëshkaktuar të papjekurisë së tij...një papjekuri e tillë është e vetëshkaktuar, pasi shkaku i saj nuk është mungesa e inteligjencës, por mungesa e vendosmërisë dhe e kurajës së individit për të përdorur inteligjencën e tij, dhe jo atë të një tjetri. Sapere Audere! Ki kurajën të përdorësh inteligjencën tënde! Kjo është, pra, motoja e Iluminizmit...Ajo që kërkohet për këtë iluminizëm është liria; dhe sidomos...liria e njeriut për të përdorur publikisht arsyen e tij në të gjitha çështjet David Ashley & David Michael Orenstein, Sociological Theory: Classical Statements (Boston: Pearson, 2005), f Immanuel Kant, What is Enlightenment? (1784), në Carl J. Friedrich (ed.), The Philosophy of Kant: Immanuel Kant s Moral and Political Writings (New York: Modern Library, 1977), ff

95 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Në këtë pohim spikasin qartë tiparet themelore të mendimit iluminist vlerësimi i arsyes mbi autoritetin dhe mbi traditën; besimi se individi njerëzor mund të kontrollojë kushtet e jetës së tij përmes cilësive të intelektit të tij, si edhe ideja se liria dhe e vërteta janë parime jetësore komplementare, të cilat presupozojnë dhe përforcojnë njëra-tjetrën. Kjo ide e fundit është, ndoshta, më e rëndësishmja në tërë mendimin iluminist, pasi ajo nënvizon bindjen se midis së vërtetës, lirisë, zhvillimit individual dhe të mirës sociale nuk ka dhe s ka pse të ketë asnjë kontradiktë. Rousseau argumentoi idenë se individi është jo vetëm produkt i mjedisit shoqëror, por edhe krijues i të gjitha atyre institucioneve shoqërore që do t i mundësonin atij realizimin e plotë të potencialeve të tij. Kanti, nga ana e tij, edhe pse kishte një admirim të veçantë për Rousseau-in, i kundërshtoi disa nga idetë e tij radikale në fushën e moralit, duke argumentuar se individi i lirë është intuitivisht i aftë për vetëdrejtim moral. Sipas tij, si objekte të hulumtimit tonë, cilësitë e sjelljes së individëve mund të studiohen duke përdorur të njëjtën metodologji shkencore që përdoret për studimin e çdo objekti natyror. Këtë pikëpamje, Auguste Comte e bëri bazën e sociologjisë së tij pozitiviste, ose të pozitivizmit sociologjik, siç e quan atë Alvin Gouldner, 13 me anë të së cilës, ai u përpoq të realizonte projektin e Iluminizmit Europian. 14 Kanti vinte në dukje se, si subjekte morale, sidoqoftë, individët nuk janë pjesë e botës natyrore, pasi Zoti u ka dhënë atyre aftësinë të zgjedhin lirisht nëse duan të veprojnë në një mënyrë të moralshme apo të pamoralshme. Kanti besonte se, një shoqëri e civilizuar është ajo, e cila i inkurajon anëtarët e saj 13 Alvin W. Gouldner, The Coming Crisis of Western Sociology (New York: Basic Books, 1970), ff Timasheff, N.S Sociological Theory: Its Nature and Growth (New York: Random House, 1967), f

96 FATOS TARIFA të veprojnë moralisht. Sidoqoftë, sipas tij, shoqëria nuk mundet të gjenerojë moral në mënyrë deterministe, pasi gjithmonë, veprimi moral është, pjesërisht, pasojë e vullnetit të lirë. Me Iluminizmin nisi periudha e modernitetit në historinë e shoqërisë njerëzore, e cila shënoi kalimin nga format dhe mënyrat tradicionale të jetesës e të organizimit shoqëror, në forma dhe mënyra të reja. Siç vë në dukje Anthony Giddens, moderniteti shënoi ndërprerjen e rendit tradicional dhe shkëputjen nga tradita nga mënyrat tradicionale të të menduarit, të sjelljes dhe të organizimit institucional të shoqërisë, të cilat mbështeteshin në marrëdhëniet farefisnore, në ontologjinë fetare dhe në praktikat tradicionale që ishin në mënyrë inherente konservatore. 15 Formimi i sociologjisë si shkencë Iluministët e mëdhenj europianë krijuan një vizion të ri mbi shoqërinë, i cili u bë mbizotërues në Perëndimin modern. 16 Në qendër të këtij vizioni ishin tri ide kryesore: Së pari, ata që krijojnë shoqërinë janë individët njerëzorë; Së dyti, mbështetur në idetë tona mbi organizimin më të mirë të shoqërisë dhe përmes veprimeve tona, ne krijojmë dhe i japim formë një sistemi institucionesh shoqërore, të cilat, më pas, përcaktojnë çdo aspekt të jetës sonë; Së treti, ndërveprimi midis individëve dhe institucioneve shoqërore përcakton zhvillimin historik dhe të ardhmen e njerëzimit. 15 Anthony Giddens, The Consequences of Modernity (Stanford, CA: Stanford University Press, 1990). 16 Steven Seidman, Contested Knowledge: Social Theory Today (Oxford: Blackwell Publishing, 2008), f

97 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Qëllimi i një shkence mbi shoqërinë, sipas iluministëve, do të duhej të ishte evidentimi i tipareve të përbashkëta të bashkëveprimit social në forma të ndryshme të organizimit shoqëror. Mbështetur në këtë vizion të ri iluminist, veçanërisht në filozofinë që formuloi Jean-Jacques Rousseau, humaniteti dhe përsosmëria e individit njerëzor shiheshin si të kushtëzuara nga niveli i zhvillimit shoqëror. Një pikëpamje e tillë zuri vend qendror në doktrinat që formuluan një shekull më vonë August Comte dhe Karl Marx. Si Comte, ashtu edhe Marksi, i morën seriozisht problemet që lindën me krijimin dhe zhvillimin e një shoqërie të industrializuar dhe, pavarësisht dallimeve që kishin mes tyre, ata i bashkonte bindja se progresi që garanton zhvillimi i shkencës do t u jepte domosdoshmërisht zgjidhje këtyre problemeve dhe do t i sillte njerëzimit një të ardhme të lumtur. 17 Duhet thënë se, qysh në shekullin e 18-të dhe gjatë gjysmës së parë të shekullit të 19-të, mendimtarë të ndryshëm filozofë, ekonomistë, juristë apo historianë, si Montesquieu, Adam Smith, Adam Ferguson, Edmund Burke, Thomas Pain, Jeremy Bentham, Joseph De Maistre, Mary Wollstonecraft, Saint- Simon, Harriet Martineau, Alexis de Tocqueville, John Stuart Mill etj. ishin të preokupuar për ndryshimet e thella sociale që po kryheshin në Europë. Ata u përpoqën të shpjegonin shkaqet e këtyre ndryshimeve, si edhe të parashikonin tendencat e zhvillimit të ardhshëm shoqëror. Kjo ishte periudha kur, në Angli, dhe më pas në vende të tjera të kontinentit europian dhe në Shtetet e Bashkuara, si rezultat i Revolucionit Industrial, masa gjithnjë e më të mëdha njerëzish po zhvendoseshin në qytete, duke u punësuar në industritë që po ngriheshin. Ky proces i shpejtë industrializimi dhe urbanizimi u shoqërua, pothuajse kudo, me një varg pro- 17 Ernst Topitsch, Max Weber and Sociology Today, në Otto Stammer (ed.), Max Weber and Sociology Today (New York: Harper Torchbooks, 1971), ff

98 FATOS TARIFA blemesh sociale, të tilla si, mbipopullimi i qyteteve, kushtet shumë të vështira të strehimit e të jetesës për miliona njerëz, të cilët, duke u punësuar në fabrika, iu shtuan klasës së proletariatit industrial që po formohej, shfrytëzimi i punës së të miturve, papunësia dhe varfëria ekstreme, shtimi i aktivitetit kriminal etj. Si rezultat i transformimeve dramatike që po kryheshin gjatë asaj periudhe në jetën e shoqërisë, probleme sociale të tilla, si kushtet e mjerueshme të strehimit, varfëria dhe krimi u bënë pjesë e pandarë e skenës së jetës urbane. Ndryshimet e mësipërme në jetën e shoqërive europiane bënë që shumë mendimtarë, në atë kohë, t u kushtonin vëmendje të veçantë problemeve sociale që po lindnin. Sidoqoftë, në fund të shekullit të 18-të dhe në fillim të shekullit të 19-të, ishte Franca ai vend, ku nevoja për krijimin e një shkence të re mbi politikën dhe shoqërinë dukej se ishte më urgjente. Revolucioni Francez kishte dështuar dhe, bashkë me të, kishte humbur vlerën e saj edhe filozofia politike që e kishte udhëhequr dhe përligjur atë revolucion. Në periudhën midis viteve 1789 dhe 1815, Franca kishte adoptuar, zbatuar dhe hedhur poshtë dhjetë kushtetuta të ndryshme, por, megjithatë, siç vinte në dukje Henri de Saint Simon, shoqëria franceze nuk kishte ndryshuar. Saint Simon dhe Auguste Comte ishin ndër të parët që shprehën shqetësimin e tyre mbi rrjedhojat e padëshiruara edhe pse të paevitueshme të zhvillimit shoqëror. Sipas tyre, për shkak të kaosit dhe të problemeve të shumta e të mprehta sociale, shoqëria franceze po dekompozohej dhe rendi shoqëror po vihej në rrezik. Për të ruajtur harmoninë sociale dhe bazat e rendit ekzistues, ata sugjeruan se ishte e nevojshme që problemet e shoqërisë të studioheshin shkencërisht nga një disiplinë e veçantë. Ndryshe nga vizioni filozofik që e shihte qeverinë thjesht si një artifakt, ose si një konstruksion legjislativ, Saint Simon u përpoq të argumentonte se, qytetërimi është pjesë e natyrës, ndërsa ndryshimet sociale janë pjesë e një procesi të tërë kozmik. Mbi këtë bazë, ai propozoi shndërrimin 98

99 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale e shkencës mbi politikën dhe mbi shoqërinë, në përgjithësi, në një shkencë po aq pozitiviste, sa edhe fizika. Sipas tij, një shkencë pozitiviste mbi shoqërinë nuk duhej të merrej aq me format e organizimit politik të shoqërisë, por, kryesisht, me kushtet sociale të saj. Sipas tij, deri në atë kohë, historia kishte qenë thjesht letërsi; tani ajo duhej të bëhej shkencë. 18 Sociologjia filloi të njihej si një shkencë më vete me publikimin, midis viteve 1830 dhe 1842, nga August Comte, të veprës së tij Kurs në fi lozofi në pozitive (Cours de Philosophie Positive). Edhe pse nuk ishte Comte ai që e krijoi sociologjinë, pranohet gjerësisht se ai i dha kësaj shkence të re emrin e saj: Sociologie. 19 Comte e konsideronte veten nxënës të Saint Simon-it dhe, në një kuptim real të fjalës, mund të thuhet se, ndërsa ky i fundit e formuloi problemin e një shkence pozitiviste mbi shoqërinë, Comte kërkoi dhe gjeti një përgjigje për të. 20 Projekti që krijoi Comte për këtë shkencë të re kërkonte përdorimin e metodave pozitiviste të shkencave natyrore në studimin e historisë dhe të jetës politike të shoqërisë. Synimi i tij ishte që ta vinte studimin e jetës shoqërore mbi bazat e një shkence ekzakte, dhe që parashikimeve të historisë t u jepte, pak a shumë, saktësinë e formulave matematike. 21 Comte shkruante: 18 Ouvres de Saint-Simon et d Enfantin (Paris, ), XVII, f Ka autorë që mendojnë se termi sociologji është përdorur nga autorja angleze Harriet Martineau në disa letra private të saj përpara se atë ta përdorte Auguste Comte. Sipas tyre, termi sociologji duhet të ketë hyrë në përdorim ndoshta edhe më parë se ai të përdorej nga Martineau dhe Comte dhe se, në kohën e tyre, ky term mund të ishte bërë i njohur në një rreth të caktuar intelektualësh europianë (Patricia Lengermann & Jill Neibrugge-Brantley, Early Women Sociologists and Clasical Sociological Theory: , in George Ritzer (ed.), Classical Sociological Theory (Boston: Mc-Graw Hill, 2000), f. 292). 20 Robert E. Park, Sociology and the Social Sciences, The American Journal of Sociology (1921), Vol. 26, No. 4, f Condorcet, gjithashtu, kishte dashur që historia të bëhej një shkencë pozitiviste (shih Sketch for a Historical Picture of the Progress of the Human Mind, f. 292). 99

100 FATOS TARIFA Parashikimi i fenomeneve sociale nënkupton, së pari, se ne e kemi lënë fushën e idealiteteve metafizike për të qëndruar në terrenin e realiteteve të observuara, duke ia nënshtruar imagjinatën vëzhgimit; së dyti, se konceptet politike nuk janë më absolute; ato janë bërë relative në varësi të civilizimeve të ndryshme, çka do të thotë që teoritë, duke pasqyruar rrjedhën e natyrshme të fakteve, mundësojnë parashikimin e tyre; dhe, së treti, se veprimet politike janë të përcaktuara nga ligje të kufizuara...[çka bën të mundur] parashikimin shkencor të tyre. 22 Ishin pikërisht përpjekjet që bëri Comte për ta ngritur historinë në rangun e një shkence pozitiviste ato që, në fakt, çuan në krijimin e sociologjisë si një disiplinë më vete, e cila jo vetëm u diferencua nga ajo që deri atëherë ishte dije historike, por edhe krijoi një raport të dhënë me historinë, me shkencën politike dhe me disiplina të tjera sociale që u krijuan më vonë. Për sa i përket qeverisjes së shoqërisë, Comte dëshironte që ajo t i ngjante një shkence teknike, ndërsa vetë politika të bëhej një profesion. Ai parashikonte që, në një të ardhme, legjislacioni shtetëror, i mbështetur në studimin shkencor të natyrës njerëzore, të merrte karakterin e një ligji natyror. 23 Sipas tij, ashtu sikundër shkencat më të hershme natyrore, veçanërisht fizika dhe kimia, kishin bërë të mundur kontrollin e njeriut mbi natyrën, shkenca e re sociologjia do t i mundësonte njeriut kontrollin mbi veten e tij Cituar në Harriet Martineau, The Positive Philosophy of Auguste Comte, II (Freely translated and condenced) (London: Kegan Paul, Trench, Trübner & Co., 1893), f Pothuajse një shekull para tij, Hume e kishte renditur politikën mes shkencave natyrore (shih David Hume, An Enquiry Concerning Human Understanding (Boston: Simon & Brown, [1748] 2011), part II, section 4). 24 Robert E. Park, Sociology and the Social Sciences, f

101 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Është me interes të vihet në dukje se, fillimisht, Comte e quajti sociologjinë fizikë sociale (physique sociale), dhe vetëm në vëllimin e katërt të veprës së tij Cours de Philosophie Positive, fjala sociologjik ndeshet për herë të parë, në një kontekst që është esencial për të argumentuar domosdoshmërinë e krijimit të një shkence të re mbi shoqërinë organizmi shoqëror (l organisme sociale) është esencialisht një koncept sociologjik. 25 Comte e shihte sociologjinë jo thjesht si një këndvështrim shumë të rëndësishëm, por, para së gjithash, si një shkencë fondamentale, me fjalë të tjera, si një metodë studimi dhe si një tërësi zbulimesh mbi njerëzimin. 26 Dallimet mes sociologjisë dhe shkencave të tjera nuk kishin të bënin, pra, thjesht me objektin e tyre të studimit, por kryesisht me metodën. Metoda është ajo që, sipas tij, bën dallimin themelor, pasi shkencat nuk dallojnë prej njëra-tjetrës thjesht për shkak të interpretimeve të ndryshme që ato u bëjnë fenomeneve natyrore, por për shkak të karakterit logjik të fakteve. Comte mendonte se, ndonëse sociologjia ishte e fundit në kohë në hierarkinë e shkencave, pra, më e reja, ajo ishte e para për nga rëndësia. 27 Comte mendonte, gjithashtu, se për shkak se sociologjia mund të lexojë të ardhmen në përvojat e së shkuarës, ajo krijon një pikëpamje intelektuale që e sheh popullsinë e tërë globit si një organizëm social të vetëm, si edhe një vizion për një të ardhme më të mirë për tërë njerëzimin. 28 Comte i klasifikonte shkencat sipas këtij rendi: matematika, astronomia, fizika, kimia, biologjia (përfshirë edhe psikologjinë) 25 Fatos Tarifa (ed.), Shkencat e shoqërisë: Sociologjia si shkencë integruese për studimin e jetës shoqërore, f James Harvey Robinson, The New History: Essays Illustrating the Modern Historical Outlook (New York: The Macmillan Company, 2012), f Robert E. Park, Sociology and the Social Sciences, f Henry Sidgwick, The Relation of Ethics to Sociology, International Journal of Ethics (1899), Vol. 10, No. 1, f

102 FATOS TARIFA dhe sociologjia. Ky klasifikim merrte për bazë zhvillimin nga format më elementare të fenomeneve natyrore në ato më komplekse. Pikërisht për shkak se historia dhe politika merreshin me fenomenet natyrore më komplekse, ato ishin të fundit që po fitonin atë çka Comte e quante karakter pozitivist. Këtë tipar pozitivist atyre ua jepte pikërisht sociologjia. 29 Me këtë ide, Comte hapte ndoshta rrugën për vlerësimin e marrëdhënieve mes sociologjisë dhe shkencave të veçanta sociale, çka përbën edhe një prej meritave të tij. 30 Pas Comte-it, i pari emër i madh në historinë e sociologjisë ishte Herbert Spencer. Sidoqoftë, nëse i krahasojmë këta dy sociologë të shquar, vëmë re se, duke kaluar përtej Lamanshit, sociologjia pësoi ndryshime të thella. Pavarësisht disa ngjashmërive në këndvështrimet mbi shoqërinë, në Angli sociologjia mori një formë shumë të ndryshme nga sociologjia që ishte zhvilluar deri në atë kohë në Francë (si edhe nga sociologjia që do të zhvillohej në Gjermani në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të). Dallimi kryesor kishte të bënte me kuptimin që Spencer-i dhe pasuesit e tij i dhanë konceptit organizëm social. Siç përmendëm më sipër, Comte e konsideronte shoqërinë si një organizëm social dhe insistonte, ashtu si edhe Spenser-i, në dallimet që ekzistojnë midis një organizmi të tillë, si familja, dhe organizmit të një kafshe. Por, ndërsa Spencer-i interesohej për analogjinë mes organizmit social dhe organizmave biologjike, Comte, edhe pse nuk i mohonte analogjitë, ishte i interesuar të theksonte dallimet midis tyre. Comte mendonte se, pavarësisht lirisë dhe pavarësisë së tij, individi njerëzor është, në një kuptim real të fjalës, një organ i Qenies së Madhe, dhe kjo qenie 29 Robert E. Park, Sociology and the Social Sciences, f Fatos Tarifa, Shkencat e shoqërisë: Sociologjia si shkencë integruese për studimin e jetës shoqërore, f

103 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale e madhe ishte Njerëzimi. Me njerëzim Comte kuptonte jo thjesht të gjitha qeniet e gjalla njerëzore pra racën njerëzore por përfshinte në këtë koncept edhe traditat, dijet, zakonet, idetë kulturore dhe idealet, të cilat, të marra së bashku, përbëjnë atë trashëgimi të racës njerëzore, në të cilën çdonjëri nga ne lind, së cilës i kontribuojmë të gjithë dhe të cilën ne, pashmangshmërisht, ua kalojmë brezave të ardhshëm përmes procesit të edukimit. Këtë kuptim i jepte Comte nocionit organizëm social. 31 Sociologjia e Spencer-it, e ndikuar kryesisht nga vepra e Adam Smith-it dhe nga idetë e Thomas Malthus-it, i kishte rrënjët e saj në metaforën e tregut: konkurrenca dhe ndarja e punës. 32 Me parimin e saj se rritja ekonomike çon në specializimin e prodhimit dhe në thellimin e ndërvarësisë, teoria smithiane shërbeu si një analogji për shpjegimin e shoqërisë: Rritja e popullsisë çon në thellimin e ndarjes së punës në shoqëri, duke bërë që si individët, ashtu edhe institucionet sociale, të diferencohen dhe të bëhen më të ndërvarur nga njëri-tjetri. 33 Aspektet e ndryshme të shoqërisë familja, puna, tregu dhe feja formonin së bashku një organizëm të tërë. Nga Malthus-i, Spencer huazoi idenë se njerëzimi përballet me një dinamikë të brendshme konkurrimi, të cilën ai e quajti mbijetesa e më të përshtatshmit. Kjo tezë përbënte bazën e botëkuptimit laissez-faire të Spencer-it. Sipas tij, ndërhyrja për të penguar konkurrencën për mbijetesë (për shembull, duke u dhënë ndihmë të varfërve), s do të bënte gjë tjetër veçse do 31 Robert E. Park, Sociology and the Social Sciences: The Social Organism and the Collective Mind, American Journal of Sociology (1921), Vol. 27, No. 1, f Lewis A. Coser, Masters of Sociological Thought: Ideas in Historical and Social Context (New York: Harcourt Brace Jovanovitch, 1971), f Herbert Spencer, The Evolution of Society: Selections from Herbert Spencer s Pronciples of Sociology. Ed. and with an Introduction by R. L. Carnerio (Chicago: The University of Chicago Press, 1967). 103

104 FATOS TARIFA të inkurajonte shtimin e njerëzve të papërgjegjshëm dhe të paaftë. 34 Në dallim nga Comte, Spencer-i e përfytyronte organizmin social si një kafshë të madhe, apo si një Leviathan (Hobbes), por si një leviathan të një rendi më të ulët. 35 Ai dha një përshkrim natyralistik si të tipareve të përbashkëta, ashtu edhe të dallimeve karakteristike midis shoqërive të ndryshme njerëzore dhe kafshëve, apo midis organizimeve sociologjike dhe atyre biologjike. Sipas tij: Ndarja e punës, me të cilën, së pari, janë marrë ekonomistët politikë [që e shohin atë] si një fenomen shoqëror, dhe që më vonë është pranuar si një fenomen i qenieve të gjalla edhe nga biologët, të cilët e quajnë atë ndarje fiziologjike e punës, është ajo që e bën një organizëm të gjallë (si shoqëror, ashtu edhe biologjik) një qenie të tërë. Sado fort që unë ta theksoj këtë, e vërteta është se, për sa i përket kësaj karakteristike themelore, një organizëm social dhe një organizëm biologjik janë tërësisht njëlloj. 36 Duke e konsideruar shoqërinë thjesht si një agregat të individëve që e përbëjnë këtë organizëm social, Spencer-i nuk ishte në gjendje që t u jepte përgjigje pyetjeve të tilla të rëndësishme, si: Cilat janë dallimet sociologjike specifike midis një bashkësie kafshësh dhe shoqërisë njerëzore? Cilat lloje dallimesh janë dallime sociologjike dhe çfarë duhet kuptuar, në përgjithësi, me shprehjen sociologjike? 37 Qysh nga koha e 34 Herbert Spencer, Social Statistics (London: Chapman, 1851), f Herbert Spencer, The Principles of Sociology. Vol. I. (London: Williams and Norgate, 1893), ff Ibid., f Shih Robert E. Park, Sociology and the Social Sciences: The Social Organism and the Collective Mind, f

105 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale botimit të esesë së Spencer-it Organizmi social, më 1860, pikëpamjet e tij u përqafuan nga një sërë mendimtarësh të njohur, si Paul Lilienfeld 38 në Rusi, apo Réne Worms në Francë, të cilët u munduan t i zgjeronin dhe t i modifikonin pikëpamjet e Spencer-it mbi analogjinë biologjike. Ky i fundit, madje, arriti në përfundimin se midis një organizmi social dhe një organizmi biologjik nuk ka asnjë dallim të llojit, por vetëm dallime në shkallë. 39 Duke u përpjekur t i jepte zgjidhje një problemi të shtruar nga Spencer-i, i cili nuk kishte gjetur një sensorium kolektiv apo social që të shpjegonte ndërgjegjen kolektive të individëve të veçantë, Worms mendonte se, edhe pa një sensorium të tillë, ne duhet ta pranojmë ekzistencën e një ndërgjegjeje kolektive, provat e së cilës i gjejmë kudo. 40 Edhe pse Worms, në mënyrë të pavarur nga Durkheim-i, i cili ishte bashkëkohës i tij, formuloi konceptin conscience collective, ai, ashtu si edhe Spencer-i para tij, nuk arriti t u jepte një shpjegim të saktë pyetjeve të rëndësishme si këto: Në çfarë rrethanash, pikërisht, shfaqet dukuria e ndërgjegjes kolektive? Cilët janë mekanizmat fizikë, psikologjikë dhe socialë përmes të cilëve një grup i vogël njerëzish vendos dhe ushtron kontrollin e vet mbi anëtarët e tjerë të shoqërisë? Pyetje të tilla kanë qenë bërë dhe kanë marrë përgjigje nga pikëpamja e fi lozofi së politike shumë kohë më parë se sociologjia të përpiqej të gjente përgjigje për to. Shprehja klasike e Aristotelit se njeriu është një kafshë politike, si edhe ideja hobbesiane mbi luftën e të gjithëve kundër të gjithëve (omnes bellum contra omnium) dëshmojnë larminë dhe divergjencat e shkollave të ndryshme filozofike mbi këtë çështje, por unë nuk do të ndalem më tej në këtë çështje. 38 Pavel Fedorovich Lilienfeld, autor i Teorisë Organike mbi Shoqërinë. 39 René Worms, Organisme et Société (Paris: Bibliothèque Sociologique Internationale, 1896). 40 Ibid., ff

106 FATOS TARIFA Këtu, sidoqoftë, është me vend të kujtojmë se, nga pozita dhe nga këndvështrime të tjera, çështjeve që kanë të bëjnë me krijimin e ndërgjegjes kolektive janë përpjekur t u japin përgjigje shumë sociologë, duke filluar nga Karl Marksi dhe Friedrich Engelsi (dhe më vonë Georg Lukács) me konceptin e tyre mbi ndërgjegjen klasore (class consciensness), Franklin Henry Giddings me konceptin e tij mbi ngjashmërinë e mendimeve (like-mindedness), Émile Durkheim me konceptet e tij mbi ndërgjegjen kolektive (conscience collective), sentimentet e përbashkëta (sentiments communs), interesin e përbashkët (l intérêt commun), Gabriel Tarde me konceptin e tij mbi imitimin (imitation), Gustave Le Bon me konceptin e tij mbi psikologjinë e turmës (psychologie des foules), Antonio Gramsci me konceptin e tij mbi hegjemoninë kulturore (cultural hegemony) etj. Duhet thënë se disa prej përfaqësuesve të sociologjisë klasike, si Auguste Comte dhe Vilfredo Pareto, ndikimin e tyre më të madh e kanë pasur jo nga idealet iluministe, por nga argumentet e kundër-iluminizmit mbi nevojën për ruajtjen e institucioneve shoqërore tradicionale. Të tjerë, si Sigmund Freud dhe, përsëri Pareto, kanë qenë tepër skeptikë për sa i përket pretendimit të filozofëve iluministë se individët janë qenie potencialisht racionale dhe të përsosshme. Ashtu si Friedrich Nietzsche, Max Weber, për shembull, besonte se tendenca nihiliste në mendimin modern, sipas së cilës njerëzit janë plotësisht të lirë t i japin kuptim universit në të cilin jetojnë, në mënyrë paradoksale ka çuar në shkatërrimin e vetë të kuptuarit. Individët njerëzorë, arsyetonte Weber, kanë nevojë për zakone dhe tradita, madje edhe në një shoqëri të racionalizuar dhe të burokratizuar dhe s mund të bëjnë pa to. Nëse çdo gjë që është e jasht- 106

107 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale me për individin do të mund të zotërohej dhe të kontrollohej objektivisht, njerëzimi, sipas tij, do ta gjente veten në një univers tërësisht të racionalizuar, pa mistere apo obligime subjektiviste. Madje, edhe ligji moral kantian nuk do të ishte i dobishëm në një univers tërësisht të racionalizuar, pasi, edhe pse filozofia kantiane i përjashton disa veprime si imorale, ajo nuk arrin të përcaktojë parime pozitive se si njerëzit duhet të sillen. Auguste Comte, nga ana e vet, besonte se shkrimet e iluministëve të tillë, si Volter apo Rousseau, ishin pjesërisht përgjegjëse për Revolucionin Francez dhe për ekstremizmin e tij. Edhe pse një shpjegim i tillë, idealist dhe semplist, mbi origjinën e këtij revolucioni anti-aristokratik nuk mund të jetë i pranueshëm, askush nuk e vë në dyshim faktin se, këta dy iluministë të shquar, kanë pasur një ndikim shumë të madh jo vetëm në radhët e jakobinëve në Revolucionin Francez, por edhe te themeluesit e republikës amerikane. 41 Triumfi i klasës së sipërmarrësve kapitalistë borgjezisë interesat e së cilës ishin të kundërta me ato të aristokracisë feudale, ishte ideologjikisht i justifikuar nga pikëpamja e premtimit të kësaj klase për universalizëm, progres, arsye dhe për realizimin e interesave individuale të njeriut. Edhe pse revolta e borgjezisë (në Amerikë më 1775 dhe në Francë më 1789) i avancoi interesat e një pakice të popullsisë, retorika e këtyre revolucioneve ka pasur ndikimin e vet në lindjen e një ideologjie të emancipimit politik, e cila nuk do të mund të kishte ekzistuar pa zhvillimin e filozofisë iluministe. Në fund të shekullit të 18-të, borgjezia kishte marrë pushtetin në Angli, në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë, dyqind vjet më parë, të paktën në tri prej vendeve më të zhvilluara kapitaliste, klasa sunduese ishte e interesuar për krijimin e fi lozofi ve sociale, të cilat u mbështetën në mos 41 Robert R. Palmer, The Age of the Democratic Revolution: A Political History of Europe and America, (Princeton, NJ: Princeton University Press, 1959). 107

108 FATOS TARIFA edhe u krijuan pikërisht nën ndikimin e ideologjisë iluministe dhe si vazhdim i drejtpërdrejtë i saj. Ndikimi i Idealizmit Gjerman në formimin e sociologjisë Në teoritë e themeluesve të sociologjisë Marx, Engels, Durkheim, Simmel dhe Weber një ndikim gati po aq të madh sa iluminizmi francez ka pasur edhe filozofia klasike gjermane, veçanërisht mendimi kantian dhe ai hegelian. Ideja kantiane mbi dualizmin e individit njerëzor, si një qenie, e cila është njëherësh objekt natyror dhe subjekt moral, pati një ndikim shumë të madh në teoritë sociologjike që formuluan Simmel dhe Weber. Të dy këta sociologë ishin kantianë në besimin e tyre se, në analizë të fundit, vendimet morale të individëve nuk mund të gjykohen kurrë si të mira ose të këqija nga një perspektivë sociologjike. Si njëri, edhe tjetri besonin se sociologjia, ndryshe nga biologjia apo kimia, duhet të pranojë faktin se, në njëfarë mase, individi nuk është dhe nuk mund të jetë i kufizuar nga ligje deterministe. Në një kuptim real të fjalës, mund të thuhet që ideja kantiane se individi njerëzor, duke qenë një entitet i pavarur moral dhe racional, është i lirë prej disa faktorëve të jashtëm shkakësorë të sjelljes së tij, ka pasur një ndikim shumë të madh në mendimin sociologjik klasik dhe në atë modern. Simmel u përpoq t i jepte përgjigje njërës prej çështjeve themelore në teorinë sociologjike, asaj se çfarë e bën të mundur shoqërinë?. Kësaj pyetjeje, ai u përpoq t i përgjigjej duke u mbështetur te Kanti, një ndër filozofët e tij më të preferuar. Edhe pse Immanuel Kanti nuk e shtroi asnjëherë çështjen e mundësisë së shoqërisë, ai u përpoq të shpjegonte se si natyra mund të ekzistojë si natyrë për shkencën. Në mënyrë të përgjithshme, Kanti argumentonte se universi mund të ekzistojë si natyrë për shkencën vetëm për shkak se shken- 108

109 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale cëtarët e vëzhgojnë botën përmes kategorisë a priori të natyrës. Simmel, nga ana e vet, u përpoq të shpjegonte kushtet a priori të shoqërisë, pra, ato kushte që ekzistojnë përpara shoqërisë, duke bërë kështu një përpjekje origjinale për të kuptuar mënyrën e organizimit të shoqërisë dhe funksionimin e saj. 42 Konkluzioni në të cilin erdhi ai, ishte se shoqëria është një proces që krijohet përmes ndërveprimit njerëzor; me fjalë të tjera, shoqëria krijohet, vazhdon të ekzistojë dhe të ushtrojë ndikimin e saj mbi çdo individ përmes formave të ndërveprimit njerëzor, të cilat Simmel i quante kushte a priori të shoqërisë. Një ndikim ndoshta edhe më të madh në formimin dhe në zhvillimin e teorive sociologjike klasike nga Marksi, Durkheim-i dhe Weber-i ka pasur teoria sociale e Hegelit. Prej saj, Marksi dhe pasuesit e tij morën idenë se shoqëria krijohet dhe ekziston mbi bazën e ndërveprimit të interesave konfl iktuale të anëtarëve të saj. Funksionalistët (Durkheim-i dhe pasuesit e tij) morën nga Hegeli idenë se ekzistenca e shoqërisë bëhet e mundur për shkak të sistemit të vlerave që ndajnë mes tyre anëtarët e saj. Max Weber-i dhe teoricienë të tjerë që ndoqën traditën weberiane, morën nga Hegeli idenë se thelbin e shoqërisë e përbëjnë institucionet dhe rregullat e tyre. Influenca e Hegelit në mendimin sociologjik të Weber-it ka qenë e ndjeshme edhe në teorinë e këtij të fundit mbi shtetin dhe të drejtën, si edhe në doktrinën e tij mbi fenë dhe historinë Kenneth Allan, Explorations in Classical Sociological Theory: Seeing the Social World (Thousands Oaks, CA: Pine Forge Press, 2005), f Peter Knapp, Hegel s Universal in Marx, Durkheim and Weber: The Role of Hegelian Ideas in the Origin of Sociology, Sociological Forum (1986), Vol. 1, No. 4, ff

110 FATOS TARIFA Moderniteti dhe sociologjia Sociologjia u krijua si një disiplinë e përgjithshme për studimin e shoqërisë në një stad të caktuar të historisë së zhvillimit të qytetërimit perëndimor 44 dhe prandaj ajo nënkupton një mënyrë tipike moderne dhe perëndimore të të menduarit. 45 Lindja e saj është e lidhur ngushtë me Revolucionin Industrial, i cili pati efekte të jashtëzakonshme demografi ke dhe ekonomike për shoqërinë, të tilla si, ndryshimi i nivelit të lindshmërisë, zhvendosja masive e popullsisë nga fshati në zonat urbane dhe krijimi i qyteteve të mëdha, si edhe rënia e peshës së aktivitetit bujqësor në ekonomi. 46 Paul Lazarsfeld ka shkruar se origjina e sociologjisë është ngushtësisht e lidhur me industrializimin e Europës Perëndimore. Sipas tij: Zhvillimi i një klase të mesme të fuqishme, varfërimi i masës së punonjësve me mëditje dhe krijimi i institucioneve politike demokratike, u bënë temat qendrore të klasikëve europianë [të sociologjisë] në fillim të shekullit të 19-të. 47 Në një kuptim shumë real të fjalës, sociologjia mund të konsiderohet si pjellë e revolucioneve borgjeze të shekujve të 18-të dhe 19-të në Europë dhe e ndryshimeve të thella ekonomike e shoqërore progresive që sollën ato. Revolucioni Francez, ndikimi i të cilit u ndje fuqishëm në mbarë Europën dhe në Shtetet 44 Peter L. Berger, Invitation to Sociology: A Humanistic Perspective (New York: Anchor Books, 1963), f Ibid. 46 Shih Jay Weinstein (ed.), The Grammar of Social Relations: Major Essays of Louis Schneider (New Brunswick, NJ: Transaction Books, 1984). 47 Paul Lazarsfeld, Main Trends in Sociology (New York: Harper & Row Publishers, 1970), f

111 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale e Bashkuara, shtroi për zgjidhje një varg çështjesh që kishin të bënin me integrimin (apo dezintegrimin) social dhe që kërkonin një shpjegim teorik si, për shembull: çfarë e mban shoqërinë të integruar?, ose ç faktorë ndikojnë në dezintegrimin e saj?. Pyetjeve të tilla dhe atyre që kishin të bënin me rolin e fesë dhe të traditës në shoqëri, me të drejtat e njeriut, me marrëdhëniet ekonomike, me autoritetin e pushtetit etj., të cilat, të marra së bashku, kanë të bëjnë me atë që e quajmë modernitet, mund t u jepej përgjigje vetëm nga teori të tilla sociale, që edhe pse mbështeteshin në mendimin iluminist, i zgjeruan kufi jtë e interesimeve të filozofëve iluministë, aparatin konceptual dhe metodologjinë e tyre të studimit të shoqërisë. Karl Marksi (me teorinë e tij të klasave dhe të luftës së klasave si forcë vendimtare e progresit shoqëror), Emile Durkheim-i (me teorinë e tij mbi ndarjen shoqërore të punës dhe mbi format mekanike dhe organike të solidaritetit shoqëror), Max Weber-i (me teorinë e tij mbi format e autoritetit e të legjitimitetit të pushtetit, me të cilën argumentonte pashmangshmërinë e krijimit dhe të zgjerimit të formave burokratike në organizata gjithnjë e më të mëdha e më komplekse të shoqërisë moderne), apo Ferdinand Tönnies (me analizën që u bëri dy tipave të komuniteteve në shoqëri Gemeinschaft (shoqëria tradicionale) dhe Gesellschaft (shoqëria moderne), janë shembujt më të mirë që provojnë origjinën iluministe të mendimit sociologjik klasik, në atë masë sa, siç vë në dukje Kenneth Allan, pa Iluminizmin nuk do të ekzistonte një gjë e tillë si sociologjia. 48 Format dhe mënyrat e reja të mendimit shoqëror u bënë të mundura në kushtet e një revolucioni që mund të quhet 48 Kenneth Allan, Explorations in Classical Sociological Theory: Seeing the Social World, f. 7. (Për një trajtim më të zgjeruar të faktorëve që kushtëzuan lindjen e sociologjisë shih Weinstein, The Grammar of Social Relations: Major Essays of Louis Schneider). 111

112 FATOS TARIFA revolucioni shkencor-industrial i shekullit të 19-të dhe të realitetit social-ekonomik që krijoi ai, të cilin Karl Jaspers, në mënyrë të justifikuar, e ka cilësuar si krijimin e diçkaje absolutisht të re në historinë e njerëzimit. 49 Pas kësaj kohe, zhvillimi i sociologjisë, si një disiplinë shkencore, ka qenë i lidhur ngushtësisht me zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të shoqërisë. Çdo sociologji që është mbështetur, ose mbështetet në traditën marksiste ose në atë weberiane, e ka vënë teknologjinë në qendër të analizave të saj mbi shoqërinë. 50 Po kështu, çdo sociologji që është mbështetur ose mbështetet në traditën ameljoriste, është marrë dhe merret me pasojat e industrializimit në jetën e shoqërisë. 51 Është me interes të vëmë në dukje këtu kontributin që ka dhënë Anthony Giddens në shpjegimin e modernitetit dhe të marrëdhënieve të modernitetit me sociologjinë. Siç kam vënë në dukje në Parathënien për botimin shqip të veprës së tij Pasojat 49 Cituar në Ernst Topitsch, Max Weber and Sociology Today, f John H. Goldthorpe et al. The Affl uent Worker: Industrial Attitudes and Behaviour (London: Cambridge University Press, 1968); David Lockwood, David The Blackcoated Worker: A Study in Class Consciousness (Oxford: Clarendon Press, 1989). 51 Michael Young & Peter Willmott Family and Kinship in East London (London & Boston: Routledge and Kegan Paul, 1986). Ka pasur dhe ka, gjithashtu, edhe qasje sociologjike që e trajtojnë rolin e teknologjisë dhe të dijes sociologjike në zhvillimin e shoqërisë nga këndvështrime të ndryshme. Të tilla janë, për shembull, studimet që kanë të bëjnë me sistemet dhe organizatat socioteknike (Tom Burns & G. M. Stalker, The Management of Innovation, Social Science Paperbacks (Tavistock: London, 1961), me faktorin gjinor në marrëdhëniet sociale në vendin e punës (Cynthia Cockburn, Brothers: Male Dominance and Technological Change (London: Pluto, 1983), me ekonominë e dijes (knowledge economy) dhe infrastrukturën e saj (T. Forester (ed.), The Microelectronics Revolution: The Complete Guide to the New Technology and its Impact on Society (Oxford: Blackwell, 1980), me rëndësinë që kanë në kohën e sotme teknologjitë e informimit e të komunikimit (Roger Silverstone, Television and Everyday Life, London: Routledge, 1994) etj. 112

113 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale e modernitetit, 52 në fillim të viteve 1990, Giddens-i u angazhua në debatin e gjerë teorik mbi natyrën e modernitetit, duke marrë përsipër të korrigjonte (ose të plotësonte) pikëpamjet e njëanshme mbi modernitetit në veprat e sociologëve klasikë (Marks, Durkheim, Weber), si edhe të përgënjeshtronte pikëpamjet e përfaqësuesit më në zë të post-modernizmit (si Jean-François Lyotard). Në Pasojat e modernitetit, 53 Giddens-i argumenton se duke u fokusuar vetëm në një aspekt të transformimit të shoqërisë moderne dhe duke besuar se njohja e jetës sociale moderne... mund të shfrytëzohet në interes të parashikimit dhe të kontrollit të zhvillimit shoqëror, klasikët e sociologjisë e nënvleftësuan anën e errët të modernitetit. 54 Sipas tij, mendimi i klasikëve mbi modernitetin ishte njëdimensional, monist, reduksionist. Kështu, Marx i kushtoi vëmendje kryesisht kapitalizmit (tjetërsimit, shfrytëzimit dhe pushtetit kapitalist); Durkheim-i i kushtoi vëmendje industrializimit (kryesisht problemeve të shoqërisë industriale që rezultojnë jo nga natyra e kapitalizmit, por nga një impuls energjizues i ndarjes shoqërore të punës), ndërsa Weber-i u mor kryesisht me problemet e racionalizimit dhe të burokratizimit të shoqërisë, si faktorët kryesorë që shpjegojnë modernitetin. Sipas Giddens-it, moderniteti i vonë nuk i ngjan më periudhës së Iluminizmit; ai është bërë shumëdimensional në nivel institucional. 55 Edhe pse çdonjëri prej elementeve të specifikuara nga traditat sociologjike të mëparshme luan një rol në shpjegimin e modernitetit, kjo, sipas tij, nuk mjafton për të kuptuar karakterin tepër kompleks të shoqërisë së sotme. 52 Fatos Tarifa, Parathënie për botimin shqip, në Anthony Giddens, Pasojat e modernitetit (Tiranë: UET Press, 2013). 53 Anthony Giddens, The Consequences of Modernity. 54 Ibid. 55 Ibid. 113

114 FATOS TARIFA Giddens-i argumenton më së miri dhe kjo është ajo çka unë dëshiroj të theksoj në mënyrë të veçantë këtu se ajo që e karakterizon modernitetin nuk është thjesht përqafimi i së resë si qëllim në vetvete, por supozimi i një refl eksiviteti të plotë, i cili përfshin, natyrisht, edhe reflektimin mbi vetë natyrën e reflektimit. 56 Prej këtej rrjedh se moderniteti është një parakusht i domosdoshëm për shkencat sociale. Për Giddens-in, objektivi i shkencave sociale është që të ofrojnë perceptime dhe ide kritike e jo fakte, të prodhojnë dije dhe jo siguri. Përderisa, si objekti i studimit të këtyre shkencave, ashtu edhe bazat teorike të tyre janë në një ndryshim të vazhdueshëm, çdo gjë tjetër do të ishte e pamundur. Ndërsa refleksiviteti radikal i modernitetit është një parakusht për të gjitha shkencat sociale, Giddens-i veçon sociologjinë si disiplinën më të interesuar për studimin e vetë modernitetit. Sipas tij, sociologjia është njëlloj si moderniteti, ashtu sikurse vetë moderniteti është esencialisht sociologjik. 57 Shoqëria e sotme, shkruan ai, mund të thuhet se i ngjan një lloj laboratori dhe jetët tona të përditshme janë bërë gjithnjë e më shumë eksperimentale. Meqenëse moderniteti përmban mjetet e domosdoshme metodologjike për studimin e shoqërisë moderne, ai është faktori kryesor për të njohur si natyrën e vetë modernitetit, ashtu edhe mënyrën se si arrihet kjo njohje me fjalë të tjera se si bëhet sociologji. 58 Si forma më e përgjithësuar e reflektimit mbi jetën shoqërore moderne, sociologjia, sipas tij, është e angazhuar, më shumë sesa disiplinat e tjera, në studimin e parakushteve të vetë ekzistencës së saj. Në këtë vështrim, Giddens-i vlerëson se edhe vetë historia e sociologjisë pasqyron historinë e modernitetit Ibid. 57 Ibid. 58 Ibid. 59 Ibid. 114

115 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Sociologjia si shkencë dhe metodë Duhet thënë se, edhe pse jo gjithnjë në mënyrë të dukshme, sociologjia është marrë edhe me vetë zhvillimin e shkencës. Duke filluar qysh në vitet 1950 dhe, veçanërisht, në veprën e Robert K. Merton-it Sociologjia e shkencës, 60 shkencat natyrore janë bërë edhe ato një subjekt sociologjik në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Duke eksploruar sistemet institucionale, në të cilat realizohet shkenca, dhe duke argumentuar se njohja shkencore e realitetit drejtohet, ose duhet të drejtohet nga norma teknike dhe logjike për mbledhjen dhe përpunimin racional të të dhënave, 61 mund të thuhet se Merton, në fakt, krijoi sociologjinë e shkencës si një nëndisiplinë e sociologjisë. Bazat e saj i kishin hedhur më parë Wilhelm Dilthey, Georg Simmel dhe Max Weber me konceptin Verstehen, me çka dy të parët kuptonin atë metodë të shkencës sociale empirike, përmes së cilës synohet të zbulohen motivet e veprimeve njerëzore, ndërsa Weber-i kuptonte atë metodë, përmes së cilës synohet të zbulohet kuptimi i veprimit njerëzor. 62 Por dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për sociologjinë kjo disiplinë është preokupuar dhe preokupohet vazhdimisht për shkencën si metodë. Merton, për shembull, argumentonte se, edhe pse sociologjia ruan lidhjet e saj gjinore me disiplinat humane sidomos me historinë dhe me filozofinë ajo adopton atë orientim dhe atë praktikë që gjejmë edhe në 60 Robert K. Merton, The Sociology of Science (Chicago, IL: The Chicago University Press, 1973). 61 Shih Robert K. Merton, Science and Democratic Social Structure, në Robert K. Merton, (ed.), Social Theory and Social Structure (New York: Free Press, 1957), ff Shih Soma Herva, The Genesis of Max Weber s Verstehende Soziologie, Acta Sociologica (1988), Vol. 31, No. 2, ff

116 FATOS TARIFA shkencat natyrore. Edhe këtu, (a) kërkimi realizohet duke u nisur nga kufijtë që ka avancuar akumulimi i dijes nga brezat e mëparshëm, dhe (b) kërkimi sociologjik presupozon të njëjtën mënyrë të përgjithshme reflektimi që gjejmë edhe në shkencat natyrore dhe, ipso facto, logjistika e teorizimit në sociologji mund të jetë po aq rigoroze sa edhe në shkencat natyrore. Shpeshherë, sociologjia është konsideruar si një disiplinë, e cila lindi dhe u zhvillua në një hapësirë të përcaktuar, nga njëra anë nga klasicizmi, dhe, nga ana tjetër, nga romantizmi. 63 Si Marksi, ashtu edhe Weber-i e Durkheim-i u përpoqën t u jepnin përgjigje problemeve që shtronte pikërisht një hapësirë e tillë. Të tre këta klasikë të sociologjisë ishin të preokupuar me çështje metodologjike, të tilla si: A është metoda shkencore e përshtatshme për sociologjinë? Çfarë është, në fakt, metoda shkencore? Si mund ta dallojmë një praktikë të mirë shkencore në sociologji nga një praktikë e keqe? Weber-i, fjala vjen, argumentonte se sociologjia duhet të synojë të formulojë koncepte ideale tip (Idealtyp) dhe uniformitete të përgjithësuara të proceseve empirike, çka është në të vërtetë ajo që bëjnë edhe shkencat fizike apo shkencat e jetës. Është pikërisht kjo, sipas tij, ajo që e dallon sociologjinë dhe dijen e saj nomotetike (nomothetic knowledge) tipike për shkencat natyrore nga historia, dija e së cilës është përshkruese, apo ideografi ke (ideographic knowledge). Weber-i theksonte se jeta shoqërore mund të studiohet jo vetëm ideografikisht (siç bën historia), por edhe nomotetikisht, duke pasur si synim zbulimin e ligjeve të përgjithshme që rregullojnë jetën sociale, shoqëri dhe kultura të ndryshme. 63 Karl Mannheim, Conservative Thought, në Karl Mannheim (ed.), Essays on Sociology and Social Psychology (London: Routledge and Kegan Paul, 1953), ff ; Alvin Gouldner, Romanticism and Classicism: Deep Structures in Social Science, në A. Gouldner (ed.), For Sociology (London: Allen Lane, 1973), ff

117 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Çështje të tilla vazhdojnë të mbeten edhe sot ndër më të rëndësishmet me të cilat merren sociologët. Në fakt, me erozionin post-modernist të sigurisë epistemologjike që nisi në vitet 1970 dhe që vazhdon edhe në ditët tona, çështje të tilla janë bërë nga më të diskutueshmet në mendimin sociologjik bashkëkohor dhe janë trajtuar e trajtohen si nga pikëpamja metodologjike, ashtu edhe nga pikëpamja politike. Veçanërisht tradita marksiste, si edhe qasjet teorike të influencuara prej saj, siç e shohim veçanërisht në veprën e Louis Althusser-it, 64 e kanë vënë theksin në atë se si duhet dalluar shkenca nga ideologjia, si duhet bërë kritika dhe ku duhet bazuar dija, në mënyrë që, në mungesë të një burimi të sigurt epistemologjik, ajo të mos dominohet nga interesat politike. Me pak fjalë, sociologjia ka qenë dhe mbetet gjithnjë e preokupuar, jo vetëm për teknologjinë dhe shkencën, por edhe për vetë statusin e saj si shkencë. Qysh nga koha kur August Comte e pagëzoi sociologjinë me emrin e saj, fushat e studimit të jetës shoqërore janë zgjeruar shumë, janë krijuar disiplina të reja shoqërore dhe vetë disiplinat bazë janë diferencuar në një numër shumë të madh nëndisiplinash. Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, këto disiplina ishin ekonomia politike, etnologjia, antropologjia, shkenca politike, arkeologjia, folklori, studimet krahasuese të materialeve kulturore, gjuhësia e krahasuar, mitologjia, studimet mbi fenë, psikologjia sociale (më vonë psikologjia politike) etj. Edhe pse historia ende nuk ishte bërë 64 Louis Althusser, Ideology and Ideological State Apparatuses (Notes towards an investigation), në Louis Althusser (ed.), Lenin and Philosophy and Other Essays (London: New Left Books, 1971), ff

118 FATOS TARIFA një shkencë ekzakte, siç kishte parashikuar Comte, sociologjia kishte zënë tashmë vendin e saj mes shkencave të tjera sociale. E krijuar si një fushë e re studimesh mbi shoqërinë, në gjysmën e parë të shekullit të 19-të, kryesisht në Europë, dhe si një disiplinë akademike (pothuajse njëherësh në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë), në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, sociologjia, sidoqoftë, u zhvillua dhe u maturua si një shkencë e vërtetë sociale vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Ajo është zhvilluar paskëtaj në lidhje të ngushtë dhe duke shkëmbyer me shkencat e tjera që për objekt kanë studimin e individit dhe të shoqërisë Për një trajtim të zgjeruar dhe thuajse ezaurues të kësaj teme, shih Fatos Tarifa (ed.), Shkencat e shoqërisë: Sociologjia si disiplinë integruese për studimin e jetës shoqërore. 118

119 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale WEBERI DHE TRADITA WEBERIANE NË SOCIOLOGJINË AMERIKANE SI NJË NDËR THEMELUESIT dhe përfaqësuesit më të shquar të mendimit sociologjik klasik, Max Weber-i ka pasur një ndikim jashtëzakonisht të madh, edhe pse të vonuar, në mendimin sociologjik amerikan dhe atë botëror. Kjo ese trajton influencën e Weber-it në zhvillimin e sociologjisë amerikane dhe vice versa ndikimin që ka pasur Amerika në formimin e mendimit sociologjik weberian. Vepra kryesore e Weberit, Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit, 1 ka provokuar një ndër debatet teorike më të mëdha në shekullin e 20-të. Kjo ka ndodhur, kryesisht, për shkak se, përmes kritikës pozitive të materializmit historik, Weber-i sfidoi interpretimin marksist të historisë, 2 edhe pse, siç argumentojnë Hans Gerth dhe C. Wright Mills, një pjesë e mirë e veprës së Weber-it dëshmon se ai vetë e aplikoi mjeshtërisht metodën historike të Marksit. 3 Sidoqoftë, për Weber-in, teoria e Marksit ishte 1 Max Weber, The Protestant Ethic and the Spirit of Capitalism. Trans. Talcott Parsons (New York: Scribner s, [ ] 1958). 2 Reinhard Bendix, Max Weber: An Intellectual Portrait. With an Introduction to the new edition by Guenther Roth (Berkeley, CA: University of California Press, [1960] 1977), f Hans H. Gerth & C. Wright Mills, Introduction: The Man and His Work, në H. H. Gerth & C. Wright Mills (eds.), From Marx Weber: Essays in Sociology (New York: Oxford University Press, [1946] 1958), f

120 FATOS TARIFA një teori njëshkakësore, reduksioniste, dhe, për këtë arsye, jo e saktë në shpjegimin e shoqërisë njerëzore dhe të historisë së saj. Sipas tij, Marksi, si ekonomist, kishte bërë po atë gabim që po bënte antropologjia në kohën e tij, duke i dhënë një rëndësi dominante një perspektive teorike të kufizuar dhe duke e reduktuar shumësinë e faktorëve shkakësorë në një teoremë të mbështetur në një faktor të vetëm. 4 Nëse vëmë re se sa shumë ngjasojnë pikëpamjet e Weber-it mbi strukturat politike të shoqërisë me pikëpamjet e Marksit mbi strukturat ekonomike të saj, mund të thuhet se Weber-i nuk e hodhi poshtë tërësisht materializmin historik të Marksit; ai u përpoq ta plotësonte materializmin ekonomik me një materializëm politik dhe militar. 5 Një ndër arsyet pse vepra e Weber-it ka pasur dhe vazhdon të ketë një influencë kaq të madhe dhe zgjon edhe sot një interes të veçantë është, para së gjithash, superioriteti akademik inherent i saj, si një qasje komparativiste në investigimin makrosociologjik, krahasuar me marksizmin reduksionist dhe funksionalizmin stukturalist ahistorik. 6 Siç ka shkruar Jürgen Habermas, Weber-i theu trilemën e historicizmit, të utilitarizmit dhe të marksizmit. 7 Weberi në Amerikë dhe Amerika te Weberi Për një kohë të gjatë, madje edhe pas vdekjes së tij, në vitin 1920, Weber-i mbeti pothuajse i panjohur në Amerikë, edhe 4 Ibid., ff Ibid., f Guenther Roth, Introduction to the New Edition, në Reinhard Bendix, Max Weber: An Intellectual Portrait (Berkeley, CA: University of California Press, 1977), f. xiii. 7 Jürgen Habermas, Koment on Talcott Parsons, në Otto Stammer (ed.), Max Weber and Sociology Today (New York: Harper & Row Publishers, 1971), f

121 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale pse Amerika nuk kishte qenë e panjohur për të. Në veprën e tij Etika protestante, e cila është ndër më të shiturat e të gjitha kohërave, Weber-i flet gjerësisht për Amerikën dhe jep një përshkrim tepër interesant të tipareve të peizazhit social të këtij vendi, duke iu kundërvënë stereotipave gjerësisht të përhapur në Gjermaninë e kohës së tij mbi këtë vend, si edhe imazhit të gjermanëve dhe të europianëve të tjerë mbi shoqërinë moderne në përgjithësi. 8 Weber-i e vizitoi Amerikën vetëm një herë, në vitin 1904 (nga shtatori deri në prag të Krishtlindjeve), në një kohë kur sapo kishte përfunduar së shkruari pjesën e parë të Etikës protestante. Kjo vepër u plotësua pas kthimit të tij nga Amerika në Heilderberg dhe u botua, në gjermanisht, një vit më vonë, më Edhe pse para tij, një tjetër sociolog dhe ekonomist i madh gjerman, Karl Marksi, kishte shkruar gjerësisht për Amerikën, si një korrespondent i rregullt i gazetës së njohur amerikane New York Tribune, ai, pra Marksi, asnjëherë nuk e vizitoi atë vend. 9 Arsyeja e vizitës së Weber-it në Amerikë ishte një ftesë për të marrë pjesë në Kongresin e Arteve dhe të Shkencave në St. Louis, Missouri. Në librin e tij Max Weber në Amerikë, Lawrence Scaff na thotë se udhëtimi i Weber-it në Shtetet e Bashkuara mund të konsiderohet si një pikë kthese në jetën e tij dhe si një moment shumë i rëndësishëm në formimin e ideve të tij sociologjike. 10 Weber-i, i cili ishte shumë i influencuar nga tra- 8 Stephen Kalberg, Max Weber s Analysis of the Unique American Civic Sphere: Its Origins, Expansion, and Oscillations, Journal of Classical Sociology (2009), Vol. 9, No. 1, ff John Haynes Jolmes, Henry George and Karl Marx: A Plutarchian Experiement, The American Journal of Economics and Sociology (1947), Vol. 6, No. 2, ff Lawerence A. Scaff, Max Weber in America (Princeton, NJ: Princeton University Press, 2011). 121

122 FATOS TARIFA dita intelektuale gjermane e idealizmit, e romanticizmit dhe e dëshpërimit kulturor konservativ, 11 nuk mund të kuptohet pa marrë në konsideratë eksperiencën e tij në Amerikë. Po kështu, rruga e veçantë që ka ndjekur Amerika drejt modernitetit do të ishte e vështirë të kuptohej pa një njohje të thellë të atij korpusi të gjerë veprash që shkroi Max Weberi. 12 Hans Gerth dhe C. Wright Mills shkruajnë se, Ndoshta Shtetet e Bashkuara ishin për Weber-in ajo çfarë Anglia ka qenë për brezat e mëparshëm të liberalëve gjermanë: modeli i një shoqërie të re. 13 Deri disa dekada më parë, të vetmet burime informacioni mbi vizitën e Weber-it në Amerikë kanë qenë biografia e shkruar për të, pas vdekjes së tij, nga bashkëshortja dhe bashkudhëtarja e tij në atë udhëtim, Marianne Weber, 14 një artikull i titulluar Maks Weber-i dhe Shtetet e Bashkuara, botuar në SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore nga H. W. Brann, 15 si edhe Parathënia që Gerth dhe Mills kanë shkruar për vëllimin e redaktuar prej tyre me titull Nga Maks Weberi: Ese në sociologji. 16 Lawerence Scaff, me librin e tij Maks Weber-i në Amerikë, hedh dritë mbi këtë episod të rëndësishëm në karrierën e Weber-it dhe tregon se si kritika me të cilën u prit vepra e tij në Amerikë, pas përkthimit në anglisht dhe botimit të saj në atë vend, ka qenë 11 Fritz Stern, The Politics of Cultural Despair: A Study in the Rise of the Germanic Ideology (Berkeley, CA: University of California Press, 1961). 12 Veprat e Weber-it përmblidhen në 13 vëllime tekstesh komplekse, shumë prej të cilave kanë mbetur fragmentare (shih Reinhard Bendix, Max Weber: An Intellectual Portrait, f. xlv). 13 H. H. Gerth & C. Wright Mills, From Marx Weber: Essays in Sociology, f Marianne Weber, Max Weber: A Biography. With a new introduction by Guenther Roth. Translated and edited by Harry Zohn (Transaction Publishers, [1924] 1988). 15 H. W. Brann, Max Weber and the United States, Southwestern Social Science Quarterly (1944), June, ff H. H. Gerth & C. Wright Mills, From Marx Weber: Essays in Sociology. 122

123 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale një histori po aq amerikane sa edhe vetë sozhurni i Weber-it në Amerikë. Ky autor dëshmon se si vizita në Shtetet e Bashkuara dhe eksperienca që fitoi gjatë atij udhëtimi ndikuan thellësisht në pikëpamjet e Weber-it mbi emigracionin, mbi kapitalizmin, mbi shkencën dhe kulturën, mbi racat dhe diversitetin kulturor, mbi Protestantizmin dhe modernitetin, tema këto gjerësisht të trajtuara në veprat e tij. Në fakt, krijimtaria intelektuale më e rëndësishme e Weber-it nisi pas kthimit të tij nga Amerika. Nga ana tjetër, Scaff dëshmon, gjithashtu, ndikimin që ka pasur Max Weber-i, pas vdekjes së tij (në moshën 56 vjeç), në zhvillimin e shkencave sociale në Shtetet e Bashkuara, duke vënë në dukje se veprat e tij u përkthyen dhe u interpretuan nga sociologë të shquar amerikanë, të tillë si: Talcott Parsons, Hans Gerth dhe C. Wright Mills, apo nga një ekonomist i shquar si Frank Knight, njëri prej themeluesve të Shkollës së Çikagos. Parsons, mbi të gjithë, mund të thuhet se ka meritën e padiskutueshme për popullarizimin e ideve dhe të veprës së Weber-it në Amerikë dhe në të gjithë botën anglishtfolëse. 17 Në fakt, ajo që ka ndodhur me veprën e Weber-it është se, pasi u përkthye dhe u botua në Amerikë dhe pasi u kanonizua, u kodifikua dhe, mund të themi, u amerikanizua atje nga Parsons dhe të tjerë, ajo iu paraqit publikut gjerman dhe atij europian, pas Luftës së Dytë Botërore, në një dritë të re. Duket se asnjë aspekt i jetës amerikane, siç pati rast ta njihte atë përmes eksperiencës së tij të drejtpërdrejtë, nuk ka ndikuar në mendimin sociologjik të Weber-it aq sa qëndrimi i amerikanëve ndaj fesë. Gjatë vizitës te disa prej kushërinjve të tij në Mt. Airy, në Karolinën e Veriut dhe në Virxhinia, Weber-i pati mundësi të vëzhgonte nga afër disa nga praktikat evangjeliste në formën e tyre të kulluar. Është me rëndësi të vihet në dukje se botimi i parë, në të cilin Weber-i trajton dallimet midis një sekti fetar 17 Paul Honigsheim, On Max Weber (New York: Free Press, 1968). 123

124 FATOS TARIFA dhe kishës së institucionalizuar, është mbështetur pikërisht në përvojën e tij nga vizita e sipërpërmendur në malet Apalaçia, në Karolinën e Veriut. Shtetet e Bashkuara i dhanë Weber-it mundësinë që të shihte realisht se si ishte krijuar jeta shoqërore para se ajo të kalçifikohej në ato forma, që përkthyesi i veprës së tij në Amerikë, Talcott Parsons, do t i quante pattern variables. 18 Ishte kryesisht në shtetet e Jugut dhe në ato të Perëndimit, në Shtetet e Bashkuara, që Weber-i mundi të kuptonte se si feja ishte në gjendje të konfirmonte pozitën e nderuar të një individi në shoqëri, duke u shërbyer kështu objektivave sekulariste. Ndikimi që ka pasur Amerika në mendimin sociologjik dhe politik të Weber-it, si edhe ndikimi që vepra e këtij të fundit ka pasur në zhvillimin e sociologjisë amerikane, janë trajtuar më parë në dy biografi të shkëlqyera intelektuale që janë shkruar për të njëra nga Reinhard Bendix, 19 dhe tjetra nga Julian Freund. 20 Po kaq interesant sa ato është edhe libri i sociologut të njohur gjerman, Claus Offe, Refl eksione mbi Amerikën: Tokëvill, Weber dhe Adorno në Shtetet e Bashkuara, 21 botuar në vitin Weber-i 18 Parsons flet për 5 dikotomi, për të përshkruar vlerat e kundërta ndaj të cilave orientohet çdo individ në ndërveprimin e tij me individë të tjerë, duke synuar kështu të kapërcente dallimet midis veprimit social të individëve dhe sistemit social në të cilin ata jetojnë. Njëra anë e dikotomisë pasqyron ato prototipe vlerash që janë dominante në shoqëritë tradicionale (Gemeinschaft), ndërsa ana tjetër e saj pasqyron vlerat dominuese të shoqërisë moderne (Gesellschaft). Këto dikotomi mund të kuptohen si dilema themelore, me të cilat ndeshet një aktor social në çdo situatë të dhënë. Sistemet sociale, sipas tij, karakterizohen nga kombinimi i zgjidhjeve që u jepen këtyre dilemave. Variablat që kanë të bëjnë me anën tradicionale të dikotomisë janë: afeksioni/neutraliteti afektiv; përhapja/specifikja; partikularizmi/universalizmi; performanca/cilësia; orientimi kolektivist/orientimi individualist. 19 Reinhard Bendix, Max Weber: An Intellectual Portrait. 20 Julien Freund, The Sociology of Max Weber (New York: Vintage Books, 1968). 21 Claus Offe, Refl ections on America: Tocqueville, Weber and Adorno in the United States (Cambridge: Polity Press, 2005). 124

125 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale është mendimtari europian tipik, apo klasik: abstrakt, i ditur, depresiv dhe i vështirë. Reinhard Bendix, një ndër njohësit dhe interpretuesit më të mirë të Weber-it, pohon se: Vepra e Weber-it është e vështirë të kuptohet [dhe] çfarëdo që mund të thuhet për të justifikuar fjalitë e gjata dhe kredencialet akademike, nuk mjafton për të shpjeguar stilin karakteristik të shkrimeve sociologjike të Weber-it. 22 Bashkëshortja e tij, Marianne Weber, në kujtimet për të shoqin, shkruante, ndër të tjera, se: Ai ishte tërësisht i painteresuar për formën në të cilën i paraqiste idetë e tij të çmuara. Kaq shumë ide i vinin në mendje, saqë, sapo kjo masë [idesh] vihej në lëvizje, ato shumë herë mund të mos ishin gati të shpreheshin në një strukturë fjalie të artikuluar. 23 Lawerence Scaff, nga ana e tij, dëshmon se sa e vështirë ka qenë, fillimisht, që veprat e Weber-it, edhe pse të përkthyera në anglisht nga mendimtarë të tillë të shquar, si Parsons, Knight etj., të botoheshin në Amerikë, pasi botuesit dyshonin nëse idetë e një mendimtari të tillë të vështirë, si Weber-i, do të mund të tërhiqnin vëmendjen e publikut amerikan. 24 Në imagjinatën time, si sociolog, gjithmonë jam përpjekur të kuptoj se si Maks Weber-i, ky mendimtar kuintesencialisht gjerman më gjerman ndoshta edhe se internacionalisti Karl Marks është pritur dhe çfarë ka parë ai, në vitin 1904, në rrugët e Çikagos, në malet e Karolinës së Veriut, në Nju Orlins, në fushat e Alabamës dhe të Oklahomës, në Niagara, në Bos- 22 Reinhard Bendix, Max Weber: An Intellectual Portrait, f. xlcii. 23 Marianne Weber, Max Weber: A Biography, f Lawerence A. Scaff, Max Weber in America. 125

126 FATOS TARIFA ton dhe Kejmbrixh (Masaçusets), në rrugët e Manhatanit, apo në qytete të tilla, si Filadelfia, Uashingtoni dhe Baltimore, të cilat ai i vizitoi gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, dhe si konkretisht Amerika, me atë që ajo është dhe atë që ajo përfaqëson, ka ndikuar në zhvillimin e mendimit të tij sociologjik. Gerth dhe Mills, në biografinë e shkurtër që kanë shkruar për të, na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë pa dhe çfarë kuptoi Weber-i në Amerikë. Ata shkruajnë: [Weberi] mahnitej me rush hour në Manhatanin e poshtëm, çka atij i pëlqente ta shihte nga mesi i Urës së Bruklinit, si një panoramë transporti masiv dhe lëvizjeje të zhurmshme. Grataçielat, të cilat ai i shihte si fortesa të kapitalit, i kujtonin atij pikturat e vjetra të kullave në Bolonjë dhe në Firence. 25 Çikago, nga ana tjetër, me shkallën e lartë të krimit dhe të dhunës, me kontrastet e tij të mprehta mes bregut të artë dhe lagjeve të varfra, tymit, pisllëkut, gjakut dhe anëve të errëta të grataçielave, i la Weber-it përshtypjen e një qyteti të jashtëzakonshëm. 26 Këtë përshtypje të tij e thelloi edhe më shumë përzierja e lodhshme e njerëzve që e popullonin atë qytet, dhe për të cilët Weber-i shkruante: Grekët pastrojnë këpucët e amerikanëve për pesë cent, gjermanët shërbejnë si kamerierë, irlandezi merret me politikë dhe italiani gërmon kanalet e pista. Me përjashtim të disa zonave rezidenciale ekskluzive, i tëri ai qytet gjigant, më i madh se Londra, është si një njeri, të cilit i është zhveshur lëkura dhe mund të shohësh se ç ndodh brenda trupit të tij H. H. Gerth & C. Wright Mills, From Marx Weber: Essays in Sociology, f Ibid. 27 Ibid., f

127 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Pa dyshim që një rol të rëndësishëm në formimin e mendimit weberian në atë kohë duhet të kenë luajtur takimet dhe njohja e tij me disa prej sociologëve dhe filozofëve amerikanë më të shquar. Kongresi i Arteve dhe i Shkencave në St. Louis, i zhvilluar në kuadrin e një ngjarjeje kulturore shumë të rëndësishme për kohën, siç ishte Panairi Botëror (World s Fair), mblodhi së bashku një listë all-star intelektualësh amerikanë dhe europianë për të debatuar nëse ekziston një unitet metodologjik që i bashkon shkencat natyrore dhe ato sociale. Ndër intelektualët e shquar gjermanë, përveç Weber-it, në atë kongres morën pjesë edhe ekonomisti dhe sociologu i njohur Werner Sombart dhe teologu e filozofi Ernst Troeltsch. Në St. Louis, Weber-i mbajti një leksion shumë të suksesshëm mbi strukturën sociale të Gjermanisë, duke iu referuar kryesisht problemeve rurale dhe politike. 28 Po në St. Louis, Weber-i u takua me sociologun e shquar afro-amerikan W. E. Burghardt Du Bois. Ky i fundit, i cili e njihte gjermanishten shumë mirë, e kishte dëgjuar Weber-in të mbante leksione në Berlin, në kohën që ai vetë kishte qenë student në Universitetin e Humboldit. Për shkak se Weber-i ishte shumë i interesuar për marrëdhëniet ndër-racore në Shtetet e Bashkuara, takimi i tij me Du Bois mund të ketë influencuar së tepërmi disa nga pikëpamjet e tij të mëvonshme, mbështetur në parashtrimin e ideve të Du Bois-ë mbi marrëdhëniet racore në Amerikën e fi n-de-siècle në dy librat e tij tashmë klasikë, Zezaku i Filadelfi as 29 dhe Shpirtrat e folkut zezak, 30 botuar respektivisht në vitet 1899 dhe 1903, pra vetëm pak kohë para se Weber-i të vizitonte Amerikën. Në të dyja këto studime, Du Bois i kushtonte vëmendje të veçantë 28 Ibid., f W. E. B. Du Bois, The Philadelphia Negro (Philadelphia, PA: University of Pennsylvania, 1899). 30 W. E. B. Du Bois, The Souls of Black Folk (New York: Bantam Classic, 1903). 127

128 FATOS TARIFA strukturës sociale dhe, duke përdorur metoda sociologjike, si vëzhgimet dhe statistikat, eksploroi ndikimin e fesë mbi kulturën, një temë kjo qendrore edhe në veprën e Weber-it. Idetë e Du Bois-ë për të promovuar shanset që zezakët mund të kishin në jetë i përshtateshin shumë mirë vëmendjes që Weber-i u kushtoi, siç shprehet Scaff, një ethosi që nxirrte në pah dinjitetin e punës dhe disiplinimin e vetvetes në shërbim të një ideali sekular. 31 Weber-i, ashtu si edhe Du Bois, refuzoi çdo pikëpamje eugjenetike mbi racat, duke i parë dallimet racore, po të përdorim gjuhën e sotme, si socially constructed, pra, si shoqërisht të krijuara. Lidhur me gjendjen dhe shanset e zezakëve në Amerikë, Weber-i shkruante: Unë kam biseduar me rreth njëqind banorë të bardhë në shtetet e jugut, nga të gjitha klasat shoqërore dhe nga të gjitha partitë, dhe problemi se ç do të bëhet me këta njerëz [zezakët] duket absolutisht i pashpresë. 32 Lexuesit e veprës më të shquar të Weber-it, Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit, nuk e kanë të vështirë të konstatojnë influencën që ka pasur në mendimin sociologjik weberian një figurë e tillë ikonë në historinë dhe kulturën amerikane, si Benjamin Franklin. Për Weber-in, Franklin ishte personifikimi i tipit ideal të shpirtit të kapitalizmit, si edhe një provë e qartë e fuqisë së shpirtit si një faktor i rëndësishëm në histori. 33 Si një ndër themeluesit e Ëndrrës Amerikane, Benjamin Franklin i shërbeu Weber-it si një ilustrim mjaft i mirë i frymës së kapitalizmit që ky i fundit u përpoq të shtjellonte në veprën e tij 31 Lawerence A. Scaff, Max Weber in America, f Cituar në H. H. Gerth & C. Wright Mills, From Marx Weber: Essays in Sociology, f J. H. J. Van Kessel, Benjamin Franklin: The Personification of Max Weber s Spirit of Capitalism, në Philosophical Age (St. Petersburg: St. Petersburg Center for History of Ideas, 2007), Vol. 31, ff

129 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Etika protestante. 34 Ajo që, gjithashtu, rrallë është vënë në dukje dhe që meriton një vëmendje të veçantë është ndikimi që ka pasur në mendimin weberian një tjetër personalitet i shquar amerikan, psikologu dhe filozofi pragmatist William James, i cili kishte studiuar në Berlin dhe në Halle të Gjermanisë, 35 dhe me të cilin Weber-i krijoi një lidhje të veçantë intelektuale. Edhe pse as William James dhe as John Dewey, dy ndër personalitetet amerikane më të shquara të shkencës sociale në atë kohë, nuk morën pjesë në Kongresin e Arteve dhe të Shkencave në St. Louis, Weber-i mundi të takohej me James-in më vonë, kur, pas udhëtimeve të tij në shtetet e Jugut, ai vizitoi Harvardin. 36 Scaff, si edhe autorë të tjerë, kanë evidentuar disa ngjashmëri të rëndësishme midis veprës së James-it Llojet e eksperiencës fetare, 37 botuar më 1902, pra dy vjet para udhëtimit të Weber-it në Amerikë, dhe veprës së këtij të fundit Etika protestante. Nëse mbajmë parasysh se pjesa e parë e kësaj vepre të Weber-it, siç thamë më sipër, u shkrua dhe u dërgua për botim para udhëtimit të tij në Amerikë, ndërsa pjesa e dytë e saj u shkrua pas kthimit të tij nga Amerika, nuk është vështirë të kuptojmë ndikimin e pikëpamjeve të James-it në mendimin weberian. Për shembull, duke hequr dorë nga kategoritë aprioristike të Kantit mbi fenë, Weber-i formuloi një pikëpamje të ngjashme me atë të James-it mbi kategori të tilla, si asketizmi dhe misticizmi, si edhe i kushtoi një rëndësi të veçantë sjelljes praktike dhe dobisë pragmatike të besimit fetar, duke shpjeguar qartë tipat e jetës spirituale të personalitetit, të formuara nga eksperienca fetare Ibid., f Lawerence A. Scaff, Max Weber in America, f Ibid., f William James, The Varieties of Religious Experience: A Study in Human Nature (London & Bombay: Longmans, Green and Co., 1902). 38 Lawerence A. Scaff, Max Weber in America, ff. 150,

130 FATOS TARIFA Amerika, Tocqueville dhe Weber Përpara Weber-it, një tjetër mendimtar i shquar europian, francezi Alexis de Tocqueville, kishte vizituar Amerikën për 9 muaj, në fillim të viteve Por, ndërsa vepra e tij madhore, Demokracia në Amerikë, përmendet nga Marksi, në veprat e Weber-it çuditërisht nuk gjejmë asnjë përmendje të saj, edhe pse ky i fundit e kishte lexuar atë në frëngjisht, siç rezulton nga shënimet e bëra me dorën e tij në një kopje të këtij libri të gjetur në koleksionin e tij në Heidelberg. Sidoqoftë, kushdo që ka lexuar si Tocqueville-in, ashtu edhe Weber-in, nuk mund të mos vërejë, nga njëra anë, ngjashmëritë midis interpretimit që Weber-i i bën eksepsionalizmit amerikan (kryesisht një nivel më i lartë i angazhimit civik sesa në Gjermani) dhe linjave kryesore të vëzhgimeve të Tocqueville-it në veprën e tij të sipërpërmendur dhe, nga ana tjetër, besimin që të dy këta mendimtarë të shquar kishin te liria dhe pavarësia e individit dhe, po kështu, te racionaliteti. Si Tocqueville, ashtu edhe Weber, ishin liberalë, jo vetëm sepse kërkonin mbrojtjen e lirive të individit nga çdo formë dominimi jolegjitim, por edhe sepse besonin në përpjekjet për të krijuar një të ardhme më të mirë. 39 Interesimi në rritje për të studiuar bazat sociale të shoqërive demokratike ka bërë që, si Tocqueville, ashtu edhe Weber-i, të rikthehen në ditët tona në qendër të vëmendjes së sociologëve politikë dhe atyre komparativistë. Studimet e këtyre të fundit fokusohen kryesisht në veprat e Tocqueville-it Demokracia në Amerikë 40 dhe Regjimi i vjetër dhe revolucioni (L Ancien Régime et la 39 Erik Langenbacher, Disenchanted Liberals: Alexis de Tocqueville and Max Weber, në Patrick Hayden & Tom Lansford (eds.), Politics and Ethics in Review (New York: Nova Science Publishers, 2005), f Alexis de Tocqueville, Democracy in America. Trans., and edited by Harvey Mansfield & Delba Winthrop (Chicago: The University of Chicago Press [ ] 2000). 130

131 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Révolution), 41 si edhe në studimet e Weber-it mbi fenë dhe në shkrimet politike të tij. Edhe pse Tocqueville vinte në qendër të teorisë së tij politike interesat, ndërsa Weber-i theksonte rolin e vlerave, si një faktor esencial për motivimin e veprimit politik dhe për legjitimimin e shtetit, si njëri, ashtu edhe tjetri, i kushtuan rëndësi të veçantë rolit të strukturës sociale, të bindur se ajo mund ta pengojë, ose ta ndihmojë zhvillimin e demokracisë. 42 Për sa i përket përvojës dhe vëzhgimeve të tyre të drejtpërdrejta në Amerikë, Tocqueville-i jo vetëm vuri re me admirim mënyrën se si funksiononte demokracia amerikane, por edhe shprehu shqetësimin e tij për fatin e lirisë në epokën demokratike. Weber-i, nga ana tjetër, duke u fokusuar në rolin e burokracisë në demokraci, shkroi me entuziazëm për energjinë rinore që ai vuri re në Shtetet e Bashkuara edhe pse, në fillim të shekullit të 20-të, ky vend, gjithashtu, po u nënshtrohej tendencave dominuese të burokratizimit europian. 43 Weber-i jo vetëm e përdori konceptin e një burokracie racionale kundër konceptit marksist të luftës së klasave, 44 por ai, gjithashtu, i pa burokracinë dhe demokracinë në mënyrë dialektike. Sipas tij, demokracia duhet ta kundërshtojë burokracinë si një tendencë që mund të çojë në krijimin e një kaste mandarinësh, të shkëputur nga njerëzit e zakonshëm, përmes trajnimit të tyre si ekspertë dhe përmes posteve të pandryshuara që ata zënë në administratë, por, nga ana tjetër, demokracia duhet të promovojë atë çfarë kërkon arsyeja dhe që nuk e do sentimenti demokratik Alexis de Tocqueville, The Old Regime and the French Revolution (New York: Anchor Books, [1856] 1955). 42 Jim Faught, Interest, Values, and Democracy: Tocqueville and Weber, Journal of Classical Sociology (2007), Vol. 7, No. 1, ff Shih: Claus Offe, Refl ections on America: Tocqueville, Weber and Adorno in the United States. 44 H. H. Gerth & C. Wright Mills, From Max Weber: Essays in Sociology, f Ibid., f

132 FATOS TARIFA Si Tocqueville-i, ashtu edhe Weber-i, e vlerësonin jetën e asociuar të amerikanëve si një specifikë të admirueshme të shoqërisë së tyre. Tocqueville shkruante se Americans...constantly unite, 46 ndërsa Weber-i vinte në dukje se Amerika është the association-land par excellence. 47 Në përgjithësi, Weber-i trajtoi dy prej temave qendrore që vëmë re në analizat e Tocqueville-it mbi kulturën politike të amerikanëve: mundësinë e një tiranie të shumicës (tyranny of the majority) në Shtetet e Bashkuara, dhe rolin e rëndësishëm të shoqatave të qytetarëve (civil associations). 48 Duke vënë në pah të përbashkëtat dhe dallimet mes Tocqueville-it dhe Weber-it, Bendix ka shkruar se: Nëse Tocqueville mund të thoshte se, si një aristokrat i lindur dhe adhurues i lirisë, ai mundi të shihte qetësisht rënien e klasës së tij dhe të shihte [gjithashtu] qartë rrezikun që i kërcënohej lirisë me ngritjen e demokracisë, Weber-i mund të thoshte se, si një ujk i vetmuar, i lindur në një familje li-berale të klasës së mesme në Gjermaninë e gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, ai pa si rënien e liberalizmit, në kushtet e lindjes së një shteti të fuqishëm, ashtu edhe rrezikun ndaj individit me burokratizimin e shoqërisë moderne Alexis de Tocqueville, Democracy in America, f Max Weber, Max Weber s Proposal for the Sociological Study of Voluntary Organizations [1910], Journal of Voluntary Action Research (1972) Vol. 1, f. 20; Shih, gjithashtu, Max Weber, The Protestant Sects and the Spirit of Capitalism [1920], në H.H. Gerth and C. Wright Mills (eds.), From Max Weber, f Për një shtjellim më të gjerë të kësaj çështjeje, shih Stephen Kalberg, Tocqueville and Weber on the Sociological Origins of Citizenship: The Political Culture of American Democracy, Citizenship Studies (1997), Vol. 1, ff Reinhard Bendix, Max Weber: An Intellectual Portrait, f

133 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Nga një perspektivë teorike, mund të thuhet se Tocqueville-i plotëson vizionin e përgjithshëm weberian mbi shpirtin e kapitalizmit. Njëlloj si Weber-i, ai theksoi qëndrimin pozitiv të amerikanëve ndaj punës (për ta çdo lloj pune konsiderohet e nderuar ), si edhe shpirtin sipërmarrës të tyre ( guximi dhe besimi në biznes). Por, ndërsa Tocqueville vuri në dukje padurimin (restiveness) e aktorëve ekonomikë dhe dëshirën e tyre për gjithnjë e më shumë të mira materiale (taste for material well-being), Weber-i theksoi dimensionet metodike dhe asketike të shpirtit të kapitalizmit. Ai e konsideronte asketizmin protestant si bazën e qytetërimit profesional modern një lloj konstruktimi shpirtëror të ekonomisë moderne. 50 Sidoqoftë, siç argumenton Richard Svedberg, 51 teza e Weber-it se ekziston një korrelacion pozitiv midis protestantizmit (veçanërisht variantit kalvinist të tij) dhe kapitalizmit modern 52 gjen mbështetje edhe në veprën e Tocqueville-it. Ky i fundit, gjithashtu, shihte një lidhje të drejtpërdrejtë midis jetës ekonomike (apo shpirtit të kapitalizmit) dhe fesë, veçse, në dallim nga Weber-i, ai theksonte lidhjen edhe më të ngushtë midis shpirtit të kapitalizmit dhe dimensionit politik (kushteve politike dhe sjelljes politike të qytetarëve). Duhet thënë se edhe termi shpirt (Geist) që përdor Weber-i, gjendet shpesh në veprën e Tocqueville-it, kur ai flet për shpirtin sipërmarrës të amerikanëve (l esprit de l entreprise). 50 Cituar në H. H. Gerth & C. Wright Mills, From Max Weber: Essays in Sociology, f Richard Svedberg, Tocqueville and the Spirit of American Capitalism, në Victor Nee & Richard Svedberg (eds.), On Capitalism (Stanford, CA: Stanford University Press, 2007), ff Shih Max Weber, The Protestant Ethic and the Spirit of Capitalism, si edhe The Protestant Sects and the Spirit of Capitalism. 133

134 FATOS TARIFA Amerikanizimi i Weberit Është me interes të vëmë në dukje se si Weber-i u konsiderua dhe u njoh si një ndër themeluesit e sociologjisë, siç vlerësohet ai në të gjitha tekstet dhe kurset e teorisë sociologjike. Kjo, në thelb, është një çështje me të cilën merret sociologjia e njohjes (sociology of knowledge) dhe mund të formulohet kështu: Si kanë mundur t i influencojnë krijimin dhe zhvillimin e sociologjisë procese të caktuara historike dhe institucionale? Unë mendoj se një pjesë e asaj se si e shohim ne Weber-in sot rezulton jo nga vetë Weber-i, por nga mënyra se si ky mendimtar u përshtat dhe u rikonsiderua nga sociologët amerikanë në vitet 1930 deri 1950, sidomos nga Talcott Parsons, që e përktheu atë në anglisht dhe që dominoi mendimin sociologjik amerikan dhe atë botëror në prag, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ndonëse Émile Durkheim konsiderohej një mjeshtër i mendimit shoqëror në Francë dhe Max Weber-i ishte, gjithashtu, një autoritet i padiskutueshëm shkencor në Gjermani, idetë e tyre mbetën fare pak të njohura jashtë kufijve të kontinentit europian, të paktën në dekadat e para të shekullit të 20-të. Deri në atë kohë, Auguste Comte, Herbert Spencer dhe Karl Marksi ishin, ndoshta, të vetmit mendimtarë socialë europianë të shekullit të 19-të, veprat e të cilëve ishin botuar në Shtetet e Bashkuara. Durkheim-i dhe Weber-i ishin ende të panjohur përtej Atlantikut. Pothuajse asnjë nga veprat e tyre nuk ishte përkthyer dhe botuar në Amerikë. Disa nga sociologët e parë të rëndësishëm amerikanë, si William Graham Sumner dhe Lester Frank Ward, në analizat e tyre mbi ndryshimet shoqërore që po ndodhnin në Amerikë, si rezultat i industrializimit, urbanizimit, proceseve të brendshme migruese dhe emigracionit nga jashtë, u mbështetën kryesisht te Comte dhe Spencer-i. Por, si ndodhi atëherë që Marksi, Durkheim-i dhe Weber-i filluan të vlerësoheshin si klasikë, ose si figurat themeluese 134

135 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale të teorisë sociale? Këta mendimtarë europianë mund të mos ishin bërë figurat qendrore të traditës klasike në sociologji, në qoftë se universitetet franceze dhe ato gjermane nuk do të kishin pasur atë reputacion që kishin në fillim të shekullit të 20-të. Në atë periudhë, universitetet, sidomos ato që e kishin orientuar veprimtarinë e tyre në kërkimin shkencor, ishin ende një dukuri relativisht e re në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që në Europën Perëndimore ato kishin një traditë të gjatë dhe të pasur. 53 Veçanërisht universitetet gjermane u bënë shumë atraktive për një numër të madh studentësh dhe studiuesish amerikanë ambiciozë në shkencat sociale. 54 Shumë prej ekonomistëve dhe sociologëve më të njohur amerikanë në atë periudhë studiuan në universitete europiane. Ata u njohën kështu me shkollën ekonomike gjermane dhe me sociologjinë historike, që dominonte mendimin shoqëror gjerman, si edhe me debatet e rëndësishme teorike që zhvilloheshin në Francë dhe në Gjermani mbi origjinën e kapitalizmit, mbi natyrën e sekularizmit, mbi perspektivat për ndryshime revolucionare dhe për zhvillimin e demokracisë. Për shumë prej tyre, Gjermania ishte fjala e fundit në të gjitha fushat, 55 ndërkohë që Marksi, Durkheim-i dhe Weber-i ishin ndër autorët kryesorë me të cilët ata u njohën nga afër. Debatet mbi çështjet e mësipërme morën një rëndësi të veçantë në Shtetet e Bashkuara në vitet 1930, periudhë në të cilën Depresioni i Madh, lindja e fashizmit dhe e Nazizmit në Europë dhe lëvizjet sociale, të lidhura me feminizmin dhe me 53 Fatos Tarifa, Ideja e Universitetit: Historia dhe përmbajtja e saj, në Fatos Tarifa et al. Dija, universiteti dhe demokracia (Tiranë: Ombra GVG, 2012), ff John B. Parrish, Rise of Economics as an Academic Discipline: The Formative Years to 1900, Southern Economic Journal (1967), Vol. 34, No. 1, ff Simon N. Patten, The Reconstruction of Economic Theory (American Academy of Political and Social Science, Supplement to the Annals (1912), November, No. 1097, f

136 FATOS TARIFA të drejtat civile të zezakëve, shkaktuan tronditje sociale dhe sollën ndryshime esenciale në shoqërinë amerikane. Me fjalë të tjera, ngaqë në këtë periudhë Amerika filloi të përjetonte shumë prej problemeve që shqetësonin edhe Europën, të tilla si kriza ekonomike, konflikte klasore, sfida ndaj shoqërisë liberale dhe kritikat ndaj saj si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta teoritë evolucioniste, si ato që kishin zhvilluar Comte dhe Spencer një shekull më parë, e humbën kredibilitetin dhe rëndësinë e tyre. Sociologët amerikanë filluan të interesoheshin për ide, të cilat ishin të dobishme për të kuptuar realitetin social në zhvillim e sipër në vendin e tyre, veçanërisht për ide që kishin të bënin me rreziqe dhe konflikte sociale serioze. Shumë prej tyre e kthyen vështrimin nga mjeshtrit e mendimit shoqëror europian. Figura qendrore në sociologjinë amerikane, që e zhvendosi vëmendjen nga Comte dhe Spencer te Marksi, Durkheim-i dhe Weber-i ishte Talcott Parsons. Parsons, ashtu si edhe shumë nga pionierët e sociologjisë amerikane Albion Small, George Herbert Mead, W. E. B. Du Bois, Simon Patten, Robert E. Park etj. studioi në Gjermani dhe, kur u kthye në Harvard, solli me vete fokusin europian në problemet e kapitalizmit, idetë marksiste dhe ato weberiane. Vepra e tij kryesore, Struktura e veprimit social, 56 e botuar në vitin 1937, luajti një rol esencial për t i vënë emra të tillë, si Marksi, Durkheim-i dhe Weber-i, në qendër të traditës klasike në sociologji, 57 edhe pse, në këtë vepër, Parsons duket se ka dhënë një interpretim kreativ të gabuar të Weber-it. 58 Në sociologjinë amerikane të pas Luftës së Dytë Botërore mbizotëruan dy drejtime kryesore: teorizimet e përgjithshme 56 Talcott Parsons, The Structure of Social Action (New York: McGraw-Hill, 1937). 57 Steven Seidman, Contested Knowledge: Social Theory Today, f Guenther Roth, Introduction to the New Edition, f. xvi. 136

137 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale mbi shoqërinë dhe empiricizmi. 59 Sidoqoftë, nëse në atë periudhë, sociologjia dhe përgjithësisht shkenca sociale amerikane arritën një pozitë dominuese në botë, të parivalizuar nga asnjë vend tjetër, 60 nuk ka dyshim se vetë sociologjia dhe fusha e teorisë sociale në Amerikë, nga vitet 1940 dhe deri në mes të viteve 1960, u dominua nga Talcott Parsons, i cili u përpoq të krijonte një teori grandioze që të kishte vlerë universale për çdo fushë dhe për çdo sistem apo nënsistem të organizimit shoqëror. Influenca e mendimit parsonsian ka qenë veçanërisht e madhe në radhët e një sërë sociologësh amerikanë, si edhe të shumë sociologëve të shquar europianë, si: Ralf Dahrendorf, Alain Touraine, Niklas Luhmann, Jürgen Habermas etj. Weberi në tri periudha Reinhard Bendix 61 dhe Guenther Roth 62 shpjegojnë se, në Shtetet e Bashkuara, vepra e Weber-it u bë e njohur në tri periudha, ose në tri stade. 63 Periudha e parë ishte ajo kur, përmes përkthimit nga Talcott Parsons, në vitin 1930, të veprës Etika 59 Craig Calhoun, Sociology in America: An Introduction, në Craig Calhoun (ed.), Sociology in America: A History (Chicago: The University of Chicago Press, 2007), ff. 1-38; Craig Calhoun, et al Contemporary Sociological Theory (Oxford: Blackwell Publishing, 2007); Herman Lantz, Continuities and Discontinuities in American Sociology, Sociological Quarterly (1984), Vol. 25, No. 4, ff Cristobal Young, The Emergence of Sociology from Political Economy in the United States: 1890 to 1940, Journal of the History of the Behavioral Sciences (2009), Vol. 45, No. 2, f Reinhard Bendix, Max Weber: An Intellectual Portrait, f. xlvi. 62 Guenther Roth, Introduction to the New Edition, f. xvi. 63 Për një shtjellim më të gjerë të kësaj çështjeje, shih: Guenther Roth & Reinhard Bendix, Max Webers Einfluss auf die amerikanische Soziologie, Kölner Zeitschrift für Soziologie (1959), Vol. XI, ff

138 FATOS TARIFA protestante dhe shpirti i kapitalizmit, Weber-i iu prezantua publikut amerikan për të parën herë. Kjo vepër zuri vend menjëherë në programet e pothuajse të gjitha universiteteve amerikane, edhe pse studimet krahasuese të Weber-it mbi fetë e mëdha botërore ishin ende të panjohura për sociologët dhe për publikun amerikan. Fillimisht, Parsons, i cili, siç shprehej vetë ai, ishte një amerikan i influencuar së tepërmi nga Weber-i, 64 e trajtoi Weber-in si një prej pararendësve të teorisë së tij mbi veprimin social voluntarist, ndërsa më vonë, në analizat e tij mbi sistemet sociale, Parsons mendonte se ishte shkëputur nga influenca e Weber-it. 65 Periudha e dytë nisi pas Luftës së Dytë Botërore, me rritjen e interesimit për studimin e organizatave të mëdha dhe të stratifikimit social në Shtetet e Bashkuara, kur konceptet weberiane, sidomos ai mbi tipin ideal (Idealtypus), mbi burokracinë, mbi klasat dhe statusin u bënë mjaft të përhapura dhe të diskutuara në sociologjinë dhe në shkencën politike amerikane. Në këtë fazë, përveç Parsons-it, i cili, në vitin 1947, botoi (të përkthyer prej tij), pjesën e parë të veprës së Weber-it Wirtschaft und Gesellschaft (Ekonomia dhe shoqëria), 66 përkthyes dhe studiues të veprës së Weber-it u bënë, gjithashtu, Hans H. Gerth dhe C. Wright Mills. 67 Krahas tyre dhe me rënien e influencës 64 Talcott Parsons, Value-Freedom and Objectivity, në Otto Stammer (ed.), Max Weber and Sociology Today (New York: Harper & Row Publishers, 1971), f Guenther Roth, Introduction to the New Edition, f. xvi. 66 Kjo vepër, e cila bashkë me Etikën protestane konsiderohet ndër veprat më të rëndësishme të Weber-it, u botua në gjermanisht, pas vdekjes së tij. Ajo u redaktua dhe u botua nga bashkëshortja e tij, në vitin 1922, por u botua e plotë në anglisht vetëm në vitin 1968, nën titullin Economy and Society (Guenther Roth & Claus Wittich (eds.), Max Weber, Economy and Society, 3 vols. (New York: Bedminster, 1968). 67 H. H. Gerth & C. Wright Mills (eds.), From Max Weber: Essays in Sociology. 138

139 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale së funksionalizmit strukturalist të Talcot Parsons-it vepra e Weber-it tërhoqi edhe më shumë vëmendjen e sociologëve amerikanë. Një ndër më të njohurit prej tyre, Reinhard Bendix, me studimin e tij Nëpunësit e lartë civilë në shoqërinë amerikane, 68 me vëllimin e redaktuar bashkërisht me Seymour Martin Lipset Statusi, Klasa dhe Pushteti, 69 si edhe me një artikull të rëndësishëm të tij, të titulluar Sociologjia e Max Weber-it sot, 70 solli një interpretim të ri të Weber-it në sociologjinë amerikane. Bendix u përpoq t i vinte përballë interpretimit parsonsian të Weber-it substancën historike të sociologjisë weberiane të politikës, të së drejtës dhe të fesë. 71 Periudha e tretë nisi me përkujtimin e 100-vjetorit të lindjes së Weber-it, në Kongresin e 15-të të Shoqatës Sociologjike Gjermane, mbajtur në Heidelberg, më 1964, në të cilin referuesit kryesorë ishin Talcott Parsons, Raymond Aron dhe Herbert Marcuse, ndërsa emrat e diskutantëve përfshinin sociologë të tillë të njohur, si: Max Horkheimer, Jürgen Habermas, Carl Friedrich, Eduard Baumgarten, Reinhard Bendix etj. 72 Edhe pse, siç ka vënë në dukje Hans Gerth, kritikat politike ndaj Weber-it, si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, kishin filluar qysh në vitet 1930, me debatin kundërthënës mbi veprën e tij Etika protestante, si edhe mbi atë që Weber-i e quan Wertfreiheit (interpretim objektiv, i çliruar nga vlerat e studiuesit), 73 ishte 68 Reinhard Bendix, Higher Civil Cervants in American Society (Boulder, CO: University of Colrado Press, 1949). 69 Reinhard Bendix & Seymour Martin Lipset (eds.), Status, Class, and Power: Social Stratifi cation in Comparative Perspective. Second Edition (New York: The Free Press, 1953). 70 Reinhard Bendix, Max Weber s Sociology Today, International Social Science Journal (1965), Vol. XVII, No. 1, ff Guenther Roth, Introduction to the New Edition, f. xvi. 72 Shih: Otto Stammer (ed.), Max Weber and Sociology Today (New York: Harper & Row Publishers, 1971). 73 H. H. Gerth, The Reception of Max Weber s Work in American Sociology, në Joseph Bensman, Arthur J. Vidich & Nobuko Gerth (eds.), Politics, 139

140 FATOS TARIFA pikërisht kjo ngjarje, pra, Kongresi i sociologëve gjermanë, ajo që shënoi fillimin e një fushate sulmesh ndaj Weber-it si përfaqësuesi kryesor i shkencës sociale liberale ose borgjeze. Në Heildeberg, ishte Reinhard Bendix ai që ngriti fort zërin kundër akuzave të Herbert Marcyse-së ndaj Weber-it. Ishte po Bendix, i cili, gjashtë vjet më vonë, më 1970, në kulmin e rebelimit që kishte shpërthyer si brenda, ashtu edhe jashtë komunitetit akademik në Shtetet e Bashkuara, në mbledhjen vjetore të Shoqatës Sociologjike Amerikane, që atë vit e zgjodhi atë president të saj, paraqiti kuintesencën e pikëpamjeve të tij mbi Weber-in. 74 Po atë vit, Bendix botoi librin e tij Sulm mbi arsyen: Ese mbi njohjen sociale, 75 me të cilin u angazhua edhe më shumë në debatin kundërthënës mbi Weber-in, që kishte pushtuar qarqet akademike në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani. Si reagim ndaj sulmeve të ashpra kundër Weber-it nga autorë të tillë, si Mommsen, Markuse dhe Lukacs, në vitet 1971 dhe 1972, Anthony Giddens, gjithashtu, solli një interpretim të ri të Weber-it në librat e tij Kapitalizmi dhe teoria sociale moderne 76 dhe Politika dhe sociologjia në mendimin e Maks Weber-it. 77 Giddens-i theksonte me të drejtë se: Një ndër detyrat më të ngutshme që qëndrojnë përpara teorisë sociale moderne është riekzaminimi i mjediseve sociale Character and Culture: Perspectives from Hans Gerth (Westport, CT: Greenwood Press, [1963] 1982), ff Reinhard Bendix, Sociology and the Distrust of Reason, American Sociological Review (1970), Vol. 35, No. 5, ff Reinhard Bendix, Embattled Reason: Essays on Social Knowledge (New York: Oxford University Press, 1970). 76 Anthony Giddens, Capitalism and Modern Social Theory (Cambridge: Cambridge University Press, 1971). 77 Anthony Giddens, Politics and Sociolgy in the Thought of Max Weber (London: Macmillan, 1972). 140

141 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale dhe politike që gjeneruan parametrat kryesorë të mendimit shoqëror të sotëm. Në rastin e Weber-it, kjo do të thotë njëfarë rikthimi në atë lloj diskutimi që stimuloi vepra e tij në Gjermani në kohën kur ai jetoi. 78 Roth ka vënë në dukje se të tria këto faza të njohjes dhe të interpretimit të Weber-it nuk kanë qenë sekuenca ekskluzive. Sipas tij: Etika protestante vazhdon të interpretohet e izoluar nga krijimtaria tjetër e Weber-it; ato pjesë të veprës së Weber-it, të zgjedhura dhe të popullarizuara nga Hans H. Gerth dhe C. Wright Mills, vazhdojnë të jenë pjesë e kurrikulave të sociologjisë në të gjitha universitetet amerikane; vlerësimet që gjejmë në pjesën e parë të veprës së Weber-it Ekonomia dhe shoqëria, të përkthyer nga Parsons, vazhdojnë të citohen edhe sot jashtë kontekstit teorik dhe historik. 79 Sidoqoftë, qasja komparativiste që Weber-i sugjeroi dhe aplikoi në veprat e tij është bërë tashmë gjerësisht e vlerësuar dhe e përdorur në sociologjinë politike, në sociologjinë historike të krahasuar, në shkencën politike, në studimet mbi fenë etj. Deamerikanizimi i Weberit dhe kthimi i tij në Gjermani Lawrence Scaff argumenton se, për ironi të fatit, Weber-i që u bë një figurë e rëndësishme në sociologjinë gjermane në vitet 1960, ishte jo Weber-i i fundit të shekullit të 19-të dhe i fillimit të shekullit të 20-të, por Weber-i në versionin amerikan të viteve 78 Ibid., f Guenther Roth, Introduction to the New Edition, f. xviii. 141

142 FATOS TARIFA 1940 dhe 1950, siç u interpretua ai kryesisht nga Parsons. 80 Sipas sociologut gjerman Friedrich Tenbruck, mënyra se si u prit dhe u interpretua vepra e Weber-it në Gjermaninë e viteve 1960 ishte po aq e fragmentuar sa edhe parashtrimi që i kishin bërë asaj Talcott Parsons dhe të tjerë në Shtetet e Bashkuara. 81 Është fakt që Weber-i i shkroi veprat e tij më të famshme pasi u kthye nga Amerika. Ai, natyrisht, i shkroi ato në gjermanisht, çka do të thotë se, në periudhën nga botimi i tyre në Gjermani, deri në rikthimin e tij në qendër të vëmendjes, si në traditën sociologjike amerikane, ashtu edhe në atë europiane, mendimi weberian është ndërmjetësuar nga përkthyesit e tij. Si Reinhard Bendix, 82 ashtu edhe Jürgen Habermas, 83 e kanë kritikuar Talcott Parsons-in për një interpretim të ngushtë, 84 si edhe për interpretimin liberal që ai i ka bërë veprës së Weber-it. Habermas, fjala vjen, është shprehur se: Në Gjermani, ne që ende jemi në kërkim të alibive, do të kishim dashur shumë të shkonim pas tyre [amerikanëve F.T.]. Por sociologjia politike e Weber-it ka pasur këtu një histori tjetër. 85 Mbi të gjitha, vepra e Weber-it i përket traditës intelektuale të liberalizmit europian, tipar ky, të cilin Talcott Parsons nuk e mbajti sa duhet parasysh në analizat e tij mbi Weber-in dhe sociologjinë e tij Lawerence A. Scaff, Max Weber in America. 81 Friedrich Tenbruck, Dan Werk Max Weber, Kölner Zeitschrift für Soziologie (1975), Vol. XXVII, ff Reinhard Bendix, Max Weber: An Intellectual Portrait. 83 Jürgen, Habermas, Comment on Talcott Parsons. 84 Shih, gjithashtu, Talcott Parsons, Comment, në Otto Stammer (ed.), Max Weber and Sociology Today (New York: Harper & Row Publishers, 1971), f Jürgen Habermas, Comment on Talcott Parsons, f Reinhard Bendix, Max Weber: An Intellectual Portrait, f

143 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Pavarësisht amerikanizimit që iu bë mendimit të Weber-it përmes përkthimit të veprave të tij, ai mbeti, para së gjithash, një Germanic thinker. Një ndër konceptet më të njohura që formuloi ai, është Lebensstil, i cili në anglisht është përkthyer si lifestyle (në shqip mënyrë jetese ). Por Weber-i formuloi, gjithashtu, edhe koncepte të tjera si këto: Lebensführung (në anglisht: life conduct, ndërsa në shqip sjellje shoqërore ); Lebensideal (në anglisht: life ideal, ndërsa në shqip ideal jetësor ); Lebensanschauung (në anglisht: life outlook ndërsa në shqip pikëpamje mbi jetën ); Lebensauffassung (në anglisht: life conception, ndërsa në shqip koncepti mbi jetën ); Lebensluft (në anglisht: life atmosphere, ndërsa në shqip atmosferë jetësore ); dhe Lebensstimmung (në anglisht: life mood, që në shqip mund të përkthehet kuptimi mbi jetën ). Gjatë periudhës naziste, Weber-i u harrua thuajse tërësisht në qarqet intelektuale dhe akademike gjermane dhe ajo që ndodhi me të pas Luftës së Dytë Botërore, në Gjermani dhe në Europë, ishte jo rileximi sistematik, ose rivlerësimi i korpusit të veprave të Weber-it, por huazimi i një versioni të standardizuar të sociologjisë weberiane, i cili, ndoshta, e ka reduktuar disi mendimin e tij sociologjik tejet të pasur përmes një vargu tezash standarde. Loewenstein ka vënë në dukje se mbetet të sqarohet më tej nga studiuesit e veprës së tij nëse Weber-i, i kanonizuar nga amerikanët, mund të interpretohet sot në një mënyrë të ndryshme dhe në nuanca të tjera. 87 Kjo, në fakt, është një detyrë e vazhdueshme e historisë së mendimit intelektual. 87 Karl Loewenstein, Max Weber s Political Ideas in the Perspective of Our Time (Boston: University of Massachusetts Press, 1966). 143

144 FATOS TARIFA Weberi në kontekst historik Lawerence Scaff shtron pyetjen nëse Weber-i duhet parë dhe vlerësuar si një mendimtar social i ngjashëm me bashkëkohësit e tij gjermanë dhe amerikanë, apo ai, përkundrazi, i përket një grupi mendimtarësh të tillë, si: Tukididi, Platoni, Aristoteli, Makiaveli, Kanti, Hegeli, Niçja dhe figura të ngjashme me ta? 88 Ka autorë, të cilët mendojnë se, për shkak të gjerësisë dhe thellësisë së mendimit të tij intelektual, Weber-i u ngjan më shumë këtyre të fundit. Reinhard Bendix, fjala vjen, shkruan se: Në kohën tonë të specializimit shkencor [Weber-i] ngjan me një dijetar të Rilindjes, që e sheh tërë njerëzimin si providencën e tij. Mendoni një çast për spektrin e gjerë të interesave dhe të aftësive të tij. Ai studioi për drejtësi dhe ekonomi; u bë ekspert në interpretimin e doktrinave religjioze dhe ishte një studiues i shquar i Biblës; i njihte shumë mirë mënyrat e vëzhgimit të tokave në Romën e Lashtë, kompanitë tregtare mesjetare dhe tregun modern të shkëmbimit; u bë ekspert i historisë krahasuese të institucioneve urbane; studioi në detaje problemet e marrëdhënieve të punës në bujqësinë e Gjermanisë Lindore; zhvilloi një perspektivë sistematike për interpretimin e qytetërimit të lashtë mesdhetar; kreu një studim të veçantë mbi origjinën mesjetare të muzikës Perëndimore dhe analizoi në detaje kushtet sociale dhe psikologjike të rendimentit të punës në industrinë tekstile të Gjermaninë Perëndimore. Në të gjitha këto, ai kishte avantazhin e një arsimimi klasik gjerman; ai njihte shumë mirë shtatë ose tetë gjuhë, të cilave, në kohën e Revolucionit Rus të vitit 1905, u shtoi edhe rusishten Lawerence A. Scaff, Max Weber in America, f Reinhard Bendix, Max Weber: An Intellectual Portrait, f

145 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Pavarësisht interesave të gjera dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme, sociologjia weberiane ishte produkt intelektual i kohës së tij, njëlloj si edhe mendimi marksist, ai i Simmel-it, i Parsons-it etj. Weber-i jetoi si periudhën e optimizmit viktorian të shekullit të 19-të (e cila, për Gjermaninë, nga viti 1870 deri më 1914, u karakterizua nga disa dekada prosperiteti të përgjithshëm), ashtu edhe fundin dramatik të saj me barbarizmin e paprecedent të Luftës së Parë Botërore, e cila, sipas Weber-it, ishte rezultat i rivaliteteve ekonomike dhe politike mes fuqive të mëdha të kohës. 90 Madje, siç shkruante Parsons, kulmi i pjekurisë intelektuale të Weber-it koincidoi me shpërthimin e krizës më të madhe të rendit social dhe politik të botës Perëndimore në shekullin e 20-të, krizë që preku jo vetëm Perëndimin, por edhe marrëdhëniet e tij me pjesën tjetër të botës dhe që nisi me Luftën e Parë Botërore, në vitin Këto eksperienca bënë që Weber-i t i trajtonte me shumë ambivalencë dhe skepticizëm proceset globale të kohës së tij ndërveprimin mes barazisë, modernitetit dhe demokracisë duke krijuar një vizion pesimist mbi botën, 92 si edhe duke theksuar, me një sens fatalizmi dhe frike apokaliptike, atë çka ai e quajti stahlhartes Gehäuse ( iron cage ) të burokracisë dhe pakuptimësinë inherente të modernitetit. 93 Ndonëse në fillimet e krijimtarisë së tij Weber-i u nis nga pozitat e Kant-it dhe të neokantianëve, për të dalluar atë çka është nga ajo çka duhet të jetë, pra faktet nga vlerat, botëkuptimi i tij, në të cilin gjejmë të integruar edhe konceptin e tij mbi Machtpolitik (politikë e 90 H. H. Gerth & C. Wright Mills, From Max Weber: Essays in Sociology, ff Talcott Parsons, Value-Freedom and Objectivity, f Raymond Aron, Max Weber and Power-Politics, në Otto Stammer (ed.), Max Weber and Sociology Today (New York: Harper & Row Publishers, 1971), f Erik Langenbacher, Disenchanted Liberals: Alexis de Tocqueville and Max Weber, f

146 FATOS TARIFA pushtetit), ishte, në fund të fundit, një botëkuptim darvinianniçean. 94 Siç shkruante Karl Jaspers për të: Weber-i ishte një ekzistencialist tipik, i cili, i deziluzionuar me zhvillimet e kohës së tij, u detyrua që të pajtohej me fragmentarizimin dhe pakuptimshmërinë ekstreme të botës moderne. 95 Edhe pse Weber-i ka qenë dhe mbetet një figurë polarizuese në debatin akademik, për sa u përket qëllimit dhe pasojave që ka studimi empirik dhe dija mbi shoqërinë, si për politikën, ashtu edhe për vetë shoqërinë, ai mori dhe ruajti deri në fund një pozicion të tijin të dallueshëm, çka shpjegon përse Jaspers-i e zgjodhi atë si figurën heroike të filozofisë së tij ekzistencialiste. Roth ka vënë në dukje se ky qëndrim ekzistencialist stoik duket se u qëndron rezultateve të tij në fushën akademike, njëlloj ashtu sikurse shpirti prometean dhe mesianik i Marksit u ka qëndruar arritjeve të tij shkencore Raymond Aron, Max Weber and Power-Politics, ff. 94, 99; Mark Warren, Max Weber s Liberalism for a Nietzcschean World, American Political Science Review (1988), Vol. 82, No Ituar në Larry Eugene Jones, In the Twilight of the Liberal Era: Max Weber and the Crisis of German Liberalism, , Central European History (1989), Vol. 22, No. 1, f Guenther Roth, Introduction to the New Edition, f. xiv. 146

147 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale 3 147

148 FATOS TARIFA 148

149 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale VLERA E TEORISË SOCIOLOGJIKE PËR SHPJEGIMIN E REALITETIT SHOQËROR SA TË DOBISHME JANË teoritë sociologjike dhe në ç mënyrë na ndihmojnë ato për të kuptuar dhe shpjeguar jetën shoqërore, ngjarjet, dukuritë dhe problemet e saj? Me fjalë të tjera, ç vlerë kanë për ne, sot, teoritë që formuluan Karl Marx, Émile Durkheim, George Simmel, Ferdinand Tönnies, Vilfredo Pareto dhe Max Weber në shekullin e 19-të, që ishte epoka klasike e sociologjisë? 1 Pse u referohemi pikëpamjeve të tyre dhe pse mbështetemi në to për të shpjeguar ngjarje, dukuri dhe probleme të jetës sociale në shekullin e 21-të, madje ngjarje, dukuri dhe probleme që s kanë të bëjnë me shoqërinë gjermane, atë angleze, apo franceze, apo me shoqëritë perëndimore në përgjithësi, por me një shoqëri periferike si shoqëria shqiptare? Çdo teori sociale është, në vetvete, diçka jopraktike; ajo ekziston në sferën e ideve, jo në sferën materiale të jetës së shoqërisë dhe, për këtë arsye, ka fare pak lidhje me faktet dhe dukuritë konkrete të realitetit shoqëror. Duke hapur një parantezë, dëshiroj të them se, këtu, natyrisht, premisa nga e cila nisem unë është se realiteti shoqëror ekziston jashtë teorive dhe nuk është thjesht një krijim apo reflektim i tyre, as identik me to. 1 Peter L. Berger & Thomas Luckmann, The Social Construction of Reality: A Treatise in the Sociology of Knowledge (New York: Anchor Books, 1967), f

150 FATOS TARIFA Në mendimin shoqëror bashkëkohor, sidomos në radhët e autorëve postmodernistë, vazhdon një debat mbi vlerën e teorive narrative grandioze dhe mbi ekzistencën e realitetit si i pavarur nga fjalët që përdorim ne për ta përshkruar atë. Në këtë debat, në mënyrë të veçantë ka spikatur kritika që Anthony Giddens i ka bërë, në veprën e tij Pasojat e modernitetit, 2 vizionit postmodernist të Jean-François Lyotard-it, të shprehur kryesisht në librin e këtij të fundit Gjendja postmoderne. 3 Në botën postmoderne të Lyotard-it nuk ekzistojnë më metanarrativa që të mund të shpjegojnë jetën shoqërore, universin dhe gjithçka. Narrativat e tjera të veçanta nuk flasin më të njëjtën gjuhë dhe nuk janë më pjesë e së njëjtës histori. Sipas tij, krijimi dhe konkluzioni i narrativës së madhe ishte misioni i modernitetit. Ky ishte projekti në të cilin besuan Francis Bacon dhe enciklopedistët francezë. Por, në gjysmën e dytë të shekullit të 20- të, mungesa e një teme unifikuese dhe e një metanarrative u zëvendësuan nga një fragmentim epistemologjik, i cili përbën gjendjen e postmodernizmit. Ndërsa Habermas-i nuk është pajtuar me këtë pikëpamje dhe është përpjekur të demonstrojë se një epistemologji koherente është edhe sot e mundur, Giddens, nga ana e tij, ka argumentuar se bota bashkëkohore s është veçse vazhdim i temave moderne, dhe se pretendimet postmoderniste mbi mungesën e një narrative unifikuese shpjegohen vetëm me faktin se ne nuk jemi në gjendje as t i kuptojmë, dhe as t i kontrollojmë shumë zhvillime të shoqërisë së sotme. Giddens nuk e sheh shoqërinë bashkëkohore si një ndryshim nga modernia te postmodernia, por si një vazhdim të ndryshimeve sociale nga format tradicionale në ato moderne. Këto ndryshime vazhdojnë të ndodhin 2 Anthony Giddens, The Consequences of Modenity. 3 Jean-François Lyotard, La Condition postmoderne: Rapport sur le savoir (Paris: Éditions de Minuit, 1979). 150

151 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale në shoqërinë e sotme dhe, prandaj, pasojat e modernitetit vazhdojnë të ndihen edhe sot. Sipas Giddens-it, ne ende nuk i kemi parë pasojat përfundimtare të modernitetit dhe, ipso facto, është pa vend të themi se kemi arritur në një periudhë postmoderne dhe të merremi me aporitë postmoderniste. Përkundrazi, argumenton ai, ne jetojmë në një kohë kur, më në fund, duket se po e lëmë pas periudhën tradicionale paramoderne. Giddens ofron një paradigmë të re, duke mundësuar që ta shohim modernitetin me një sy më të freskët. Në fakt, Pasojat e modernitetit mund të thuhet se është një përpjekje për të hedhur bazat e një narrative të tillë, të cilën Lyotard e quante grand narrative. 4 Pse janë të dobishme teoritë sociologjike? Në këtë ese, unë nuk synoj të bëhem pjesë e këtij debati, por t u përgjigjem pyetjeve që shtrova më sipër. Pra, edhe një herë, sa të dobishme janë teoritë sociologjike dhe në ç mënyrë na ndihmojnë ato për të kuptuar dhe shpjeguar jetën shoqërore, ngjarjet, dukuritë dhe problemet e saj? Përse, si sociologë, ne nuk mund të bëjmë dot pa teoritë që krijuan Marksi, Durkheim-i, Simmel-i dhe Weber-i më shumë se një shekull më parë, dhe as mund t i injorojmë teoritë që krijuan Talcott Parsons, Robert K. Merton, C. Wright Mills dhe sociologë të tjerë gjatë shekullit të 20-të, por i lexojmë dhe i rilexojmë veprat që kanë shkruar ata dhe u referohemi teorive të tyre në studimet dhe analizat tona mbi shtetin, kulturën, ekonominë, familjen, fenë, revolucionet, zhvillimin shoqëror, luftën dhe paqen? Përse një vepër si Imagjinata sociologjike, botuar nga C. Wright Mills më shumë se një gjysmë shekulli më parë, është ribotuar deri më sot dhjetëra herë, duke u bërë një all-time best-seller? 4 Fatos Tarifa, Parathënie për botimin shqip të librit Pasojat e modernitetit nga Anthony Giddens. 151

152 FATOS TARIFA Ka njerëz, të cilët mendojnë se sociologët teoricienë janë filozofë kolltukësh (armchair philosophers), të cilët teorizojnë mbi realitetin shoqëror, por pa ndonjë dobi për jetën e individëve dhe të shoqërisë në përgjithësi. Ky mendim është veçanërisht i përhapur jashtë sferës së veprimtarisë akademike. Ndonëse ka pasur dhe ka sociologë, të cilët pikëpamjet e tyre i kanë formuluar nga kolltuku i studios së tyre (August Comte, për shembull, ka qenë i tillë), do te ishte gabim të mendohej se sociologët që formulojnë teori mbi shoqërinë janë të shkëputur nga jeta dhe nga problemet e saj, apo se teoritë e tyre janë thjesht spekulime teorike mbi ngjarje dhe dukuri të realitetit shoqëror, për të cilat ata nuk kanë kurrfarë njohjeje empirike. Një teori sociologjike nuk ka asgjë të përbashkët me spekulimin teorik. Teoritë sociologjike janë shpjegime të realitetit shoqëror, ose modele teorike që u shërbejnë jo vetëm sociologëve, por edhe njerëzve të thjeshtë, për të kuptuar këtë realitet. Gjithkush nga ne ka në kokën e tij ide apo teori të caktuara, ose mënyrat e tij të shpjegimit të shkaqeve të ngjarjeve, të dukurive ose të problemeve të ndryshme shoqërore, si për shembull: Pse paragjykimet dhe diskriminimi racial, etnik, fetar, gjinor dhe social vazhdojnë të jenë mjaft të përhapura në kohën tonë? Pse njerëzit martohen? Për ç shkaqe njerëzit e martuar ndahen? A është monogamia forma e natyrshme e martesës? Pse disa njerëz kryejnë vrasje ndërsa të tjerë vetëvriten? Pse njerëzit pushohen nga puna etj. Sipas konceptit durkheimian, të gjitha këto shpjegohen me logjikën që sundon në një shoqëri të caktuar. Sipas tij, të jetosh në një shoqëri të dhënë do të thotë të jesh i dominuar prej logjikës së asaj shoqërie. Shumë herë, madje, njerëzit veprojnë sipas kësaj logjike pa e kuptuar as vetë këtë. Ka njerëz, të cilët sociologjinë e kanë pasion dhe e bëjnë atë një preokupim intelektual të tyre, duke u përpjekur t u gjejnë sociologjikisht shpjegim një vargu problemesh që kanë të bëjnë me 152

153 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale ata vetë, si individë, ose me rrethanat shoqërore në të cilat ata jetojnë dhe veprojnë. Është e kuptueshme se, për të pasur një teori tonën mbi eksperiencën personale, nuk kërkohet të jemi teoricienë. Idetë që kemi të gjithë ne në kokat tona nuk janë teori. Ato janë mendime spontane që lindin ose krijohen te ne si rezultat i një eksperience të drejtpërdrejtë, ndërsa teoritë krijohen pas një eksperience të gjatë, dhe si përgjithësim i tyre. 5 Po kështu, dija që kemi ne, si individë, mbi një gamë shumë të gjerë problemesh dhe dukurish të realitetit shoqëror, nuk është një dije e përpunuar teorikisht; ajo është dije e një niveli parateorik, po të shprehemi me gjuhën që përdorin Peter Berger dhe Thomas Luckmann në librin e tyre Konstruksioni social i realitetit. Kjo dije, sipas tyre, është: [...] shuma totale e asaj çfarë di çdo njeri mbi botën shoqërore, një tërësi maksimash, parimesh, thëniesh që shprehin dituri, vlera dhe besime, mite e kështu me radhë, integrimi teorik i të cilave kërkon në vetvete kurajë të konsiderueshme intelektuale...kjo është dija që mësohet në procesin e socializimit dhe që ndërmjetëson brendësimin e strukturave të objektivizuara të botës sociale në ndërgjegjen individuale. 6 Të shohësh përtej fasadës së strukturës shoqërore Peter Berger shkruan se sociologu nuk sheh fenomene, të cilat askush tjetër nuk i vë re; ai vështron të njëjtat fenomene, por në një mënyrë tjetër. 7 Në dallim nga njerëzit e zakonshëm, 5 Charles Lemert, Thinking the Unthinkable: The Riddles of Classical Social Theories (Boulder, CO: Paradigm, 2007), f Peter L. Berger & Thomas Luckmann, The Social Construction of Reality, ff Peter L. Berger, Invitation to Sociology: A Humanistic Perspective (New York: Anchor Books, 1963), f

154 FATOS TARIFA sociologët u qasen ngjarjeve, dukurive dhe problemeve të realitetit shoqëror nga një këndvështrim, i cili ndryshon prej eksperiencave individuale të njerëzve, ose prej asaj që, shpesh, e quajmë dije konvencionale (conventional wisdom), apo gjykim të zakonshëm (common sense). 8 Edhe pse dija konvencionale përmban shpeshherë elemente të së vërtetës dhe mund të shërbejë si pikënisje për njohjen shkencore të realitetit, 9 ajo dhe teoritë që ka në kokën e tij çdonjëri nga ne janë, përgjithësisht, të paorganizuara dhe të painformuara nga një evidencë e mjaftueshme të dhënash dhe faktesh empirike. Në dallim prej tyre, teoritë sociologjike përpunohen dhe formulohen në rrugë deduktive ose induktive mbi bazën e një informacioni të gjerë dhe empirikisht të verifikueshëm, i cili sigurohet përmes vëzhgimeve dhe hulumtimeve të shumta, si edhe përmes shqyrtimit të kujdesshëm të ngjarjeve e të dukurive shoqërore. Perspektiva sociologjike, shkruan Berger, nënkupton një proces të të parit përmes [apo përtej] fasadës së strukturës sociale të shoqërisë. 10 Sociologët e vështrojnë dhe e studiojnë shoqërinë si një kompleks marrëdhëniesh njerëzore, ose si një sistem ndërveprimesh midis anëtarëve të saj. Alvin Gouldner e ka shprehur fare qartë këtë, kur shkruante se: Detyra e sociologëve sot është që jo vetëm t i shohin njerëzit e tjerë në atë mënyrë që ata shohin veten e tyre, as edhe që ta shohin veten e tyre në atë mënyrë që ata vetë shihen prej të tjerëve, por edhe që ta shohin veten e tyre ashtu siç ata shohin njerëzit e tjerë James W. Russell, Introduction to Macrosociology (Upper Saddle River, NJ: Prentice Hall, 1996), f James A. Mathisen, A Further Look at Common Sense in Introductory Sociology, Teaching Sociology (1989), Vol. 17, No. 3, ff Peter L. Berger, Invitation to Sociology, f Alvin W. Gouldner, The Coming Crisis of Western Sociology, f

155 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Përveç kësaj, ndërsa të kuptuarit e zakonshëm të ngjarjeve dhe të dukurive shoqërore, të cilin e quajmë common sense, i merr gjërat si të mirëqena, të kuptuarit sociologjikisht i këtyre ngjarjeve dhe dukurive përmban, si një tipar esencial, interpretimin e tyre, tipar ky, i cili, në literaturën sociologjike anglo-amerikane, është shprehur tradicionalisht përmes konceptit Verstehen, të huazuar nga gjermanishtja. Prej këtej rrjedh se: Të bësh pyetje sociologjike do të thotë se je i interesuar të vështrosh përtej asaj se si i perceptojnë rëndom individët e zakonshëm qëllimet e veprimeve njerëzore, ose si përcaktohen ato zyrtarisht. [Të pyesësh sociologjikisht] do të thotë të dish se ngjarjet në jetën e shoqërisë kanë kuptim në nivele të ndryshme, disa prej të cilave i qëndrojnë fshehur ndërgjegjes së jetës së përditshme. Kjo presupozon, madje, edhe një masë dyshimi mbi interpretimin zyrtar që u bëjnë ngjarjeve në jetën e shoqërisë autoritetet, qofshin këto politike, ligjore ose fetare... Nuk gabojmë shumë po të themi se, mendimi sociologjik është pjesë e asaj që Niçe e quante arti i dyshimit. 12 Peter Berger ka vënë në dukje se sociologjia interesohet jo aq për atë se pse gjërat nuk shkojnë mirë nga pikëpamja e autoriteteve zyrtare të shoqërisë dhe e menaxhimit të skenës sociale, por, në radhë të parë, për faktin se si funksionon sistemi social si një organizëm i tërë, cilat janë principet e tij dhe çfarë e mundëson ekzistencën e tij. Sipas tij, Problemi sociologjik themelor është jo krimi, por ligji, jo divorci, por martesa, jo diskriminimi racial, por stratifikimi racial, jo revolucioni, por qeveria Peter L. Berger, Invitation to Sociology, ff Ibid., f

156 FATOS TARIFA Çdo teori sociologjike synon, në instancë të fundit, të identifikojë shkaqet e ngjarjeve, të dukurive dhe të problemeve shoqërore, çka, në vetvete, ka një rëndësi praktike shumë të madhe, nëse si shoqëri jemi të interesuar të reduktojmë ose të eliminojmë një situatë objektive disfunksionale (në kuptimin që i jepte Robert K. Merton termit disfunksional ) në jetën e shoqërisë, apo një problem të caktuar shoqëror. Të marrim, për shembull, dukuri dhe probleme të tilla shoqërore, si varfëria, rritja e kriminalitetit në radhët e moshave të reja, cilësia e ulët e shkollimit në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, shkalla e lartë e korrupsionit në sistemin e administratës publike, shpopullimi i fshatit në vendin tonë, ose dukuri të tjera sociale. Nëse duam që, si shoqëri, të bëjmë diçka për të përmirësuar kushtet objektive dhe ata faktorë subjektivë që mundësojnë ekzistencën e dukurive dhe të problemeve të tilla sociale, është e rëndësishme, në radhë të parë, të kuptojmë shkaqet e tyre. Për të ndryshuar një rrethanë shoqërore, ose një marrëdhënie të caktuar në jetën e shoqërisë, është e domosdoshme, pra, që, më parë, të identifikohen shkaqet e tyre dhe jo thjesht të merremi me format në të cilat manifestohen këto dukuri dhe pasojat e tyre. Hartat sociologjike dhe njohja e terrenit social Shpeshherë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shoqëri të tjera më të zhvilluara hartuesit e politikave sociale fokusohen në probleme të caktuara shoqërore vetëm pasi këto janë krijuar, ose pasi kanë ekzistuar për një kohë të gjatë. Madje, edhe atëherë, në fakt, merren vetëm me simptomat e këtyre dukurive, në vend që të fokusohen në shkaqet e tyre dhe të bëjnë diçka për të dobësuar veprimin e tyre, ose për t i eliminuar ato. Për të kuptuar, fjala vjen, një varg dukurish të 156

157 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale padëshiruara si kriminaliteti në rritje në radhët e brezit të ri, shtimi i numrit të divorceve në raport me martesat e lidhura, ose përse njerëzit po bëhen gjithnjë e më shumë politikisht apatikë dhe cinikë, përse individi shpeshherë ndihet i tjetërsuar prej shoqërisë së tij dhe përse interesat e tij shpeshherë nuk përputhen me ato të mbarë shoqërisë të gjitha këto kërkojnë mbështetje në një teori të caktuar, që do të thotë, shpjegime të shkaqeve të këtyre dukurive, jo thjesht konstatimin e tyre. Është pikërisht kjo arsyeja që i bën teoritë praktikisht të dobishme për shoqërinë. Dobia praktike e teorive sociologjike bëhet edhe më evidente, për shkak se ato nuk janë teori të mbyllura, përfundimtare, ose fjala e fundit dhe e vetme për shpjegimin e marrëdhënieve, të institucioneve apo të problemeve shoqërore, por janë të hapura ndaj çdo evidence të re empirike që kërkon interpretim të ri. Përveçse shpjegime ose interpretime të ngjarjeve dhe dukurive shoqërore, teoritë sociologjike janë gjithashtu modele. Për shembull, nëse marrim për bazë shpjegimin sistemik që i bënte shoqërisë Talcott Parsons i njohur si funksionalizëm strukturor (structural functionalism) ose sociologë të tjerë funksionalistë, të cilët argumentojnë se shoqëria i ngjan një organizmi, në të cilin çdo pjesë e tij është e lidhur funksionalisht me pjesët e tjera, dhe se përmes ekzistencës së saj dhe të funksioneve që kryen çdo pjesë e veçantë mundësohet ekzistenca dhe funksionimi i krejt sistemit shoqëror; ose nëse gjykojmë se shoqëria i ngjan një fushe lufte, në të cilën individët dhe grupet sociale që e përbëjnë atë konkurrojnë vazhdimisht për resurset e kufizuara të saj ; ose, më tej, nëse mendojmë se shoqëria i ngjan një kompjuteri kompleks, në të cilin individët janë të lidhur me njëri-tjetrin përmes linjave të shumta të komunikimit, në të gjitha këto raste, ne përdorim teori të caktuara si modele funksionalizmin (functionalism), teorinë e konfliktit (confl ict theory), ose ndërveprimin simbolik (symbolic inter- 157

158 FATOS TARIFA actionism) pasi ne priremi, ose zgjedhim ta shohim shoqërinë në një mënyrë të caktuar, ose përmes një lenteje të caktuar. Teoritë sociale (ndër to edhe teoritë sociologjike), pasqyrojnë mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të shoqërisë, si edhe ndërveprimin dhe marrëdhëniet mes anëtarëve dhe institucioneve të saj, por ato nuk janë një realitet proksi, një surrogat i shoqërisë. Si modele të përafërta, jo të gjitha teoritë sociologjike janë njëlloj efektive. Sidoqoftë, nëse je i familjarizuar jo me një, por me disa modele (teori), dhe nëse di t i shfrytëzosh avantazhet që ofron çdonjëra prej tyre, kjo e bën më të lehtë zbulimin e shkaqeve të dukurive shoqërore dhe shpjegimin e tyre. Në këtë kuptim, teoritë sociologjike kanë vlerë pragmatike. 14 Mua më pëlqen t i krahasoj teoritë sociologjike me hartat, sepse ato na mundësojnë të udhëtojmë përmes realitetit shoqëror dhe të kuptojmë terrenin social në të cilin jetojmë. Sidoqoftë, rrugët që ofron një teori-hartë jo vetëm mundësojnë lëvizjen tonë në terrenin e këtij realiteti shoqëror në të cilin jetojmë, por edhe na kufizojnë se deri ku mund të shkojmë ne në këtë journey. Përveç kësaj, edhe pse shumë harta mund të përfaqësojnë, vizualisht dhe simbolikisht, të njëjtën hapësirë fizike të realitetit, në të cilin lëvizim dhe veprojmë, jo të gjitha hartat janë njëlloj; disa janë më të mira dhe më të sakta se të tjerat. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pesëdhjetë e shtatë sistemet sociologjike dhe njëqind e pesëdhjetë e shtatë teoritë mbi shoqërinë, po të përdor një shprehje të famshme të sociologut amerikan Russell Gordon Smith. 15 Pyetjet që ne shtrojmë, ajo çfarë shohim dhe mënyra se si e interpretojmë dhe e shpjegojmë atë që shohim në realitetin 14 Charles E. Hurst, Living Theory: The Aplication of Classical Social Theory to Contemporary Life (Boston: Allyn and Bacon, 2000), f Russell Gordon Smith, Fugitive Papers (New York: Columbia University Press, 1930), f

159 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale shoqëror, jo vetëm përcaktohen, por edhe janë të kufizuara nga korniza teorike në të cilën e imagjinojmë ne këtë realitet. Mbani parasysh këtu atë që thashë në esenë e parë të këtij vëllimi mbi kufizimet që na vinte korniza marksiste neve studiuesve shqiptarë të shkencave shoqërore në të kaluarën. Por, ndërsa në kushtet e një shoqërie politike moniste nuk mund të kishte pluralizëm ideologjik, pra as pluralizëm sociologjik, në kushtet e një shoqërie pluraliste bëhet jo vetëm praktikisht e mundur, por edhe e domosdoshme që studimi i jetës shoqërore të bëhet nga perspektiva të ndryshme teorike. Nëse i konsiderojmë teoritë sociologjike si korniza, ose si modele konceptuale, mund të themi se asgjë nuk është më praktike dhe praktikisht e dobishme sesa një teori e mirë. Dhe teoritë nuk janë vetëm për akademikët, ose për studiuesit që dëshirojnë të botojnë në revista për të impresionuar kolegët e tyre të së njëjtës disiplinë. Ato janë të dobishme për çdo individ të zakonshëm, i cili dëshiron të kuptojë pse ngjarje të caktuara ndodhin në atë mënyrë që ndodhin dhe jo ndryshe, pse disa dukuri shoqërore kanë tendencë të shfaqen në këtë apo atë formë dhe me këtë apo atë intensitet, ose pse njerëzit, në situata të caktuara, veprojnë dhe sillen në këtë apo atë mënyrë. Siç shprehet sociologu amerikan Joel Charon: Për shumë njerëz, sociologjia është një perspektivë mjaft e dobishme, ndërsa për disa, ajo bëhet pasion, pasi i shtyn ata vazhdimisht ta aplikojnë [dijen sociologjike] në botën e tyre dhe në jetën e tyre, duke e ndryshuar jashtëzakonisht shumë të kuptuarit prej tyre të shoqërisë Joel M. Charon, The Meaning of Sociology (Upper Saddle River, NJ: Prentice Hall, 1999), f

160 FATOS TARIFA Sociologjia dhe problemet shoqërore të kohës C. Wright Mills, siç e kemi përmendur edhe më sipër, ka argumentuar, ndoshta më mirë se çdo sociolog tjetër, se sociologjia duhet të synojë t u vijë në ndihmë njerëzve për t i kuptuar shqetësimet e tyre personale si çështje publike, ose si probleme shoqërore. Këtë, Mills e shihte si detyrën e çdo sociologu dhe të çdo intelektuali në rolin e tij publik. Ai shkruante: Ajo çfarë sociologu duhet të bëjë për individin është që t i shndërrojë shqetësimet [e tij] personale...në çështje sociale dhe në probleme të cilat janë të hapura ndaj arsyes qëllimi i tij është ta ndihmojë individin të vetedukohet...ajo çfarë ai duhet të bëjë për shoqërinë është që të luftojë të gjitha ato forca, të cilat po e shkatërrojnë publikun e vërtetë dhe po krijojnë një shoqëri masive...; qëllimi i tij është që të ndihmojë për të krijuar dhe për të zhvilluar një publik që vetedukohet. 17 Çështjet publike ose problemet shoqërore, sipas Mills-it, kanë të bëjnë me karakteristika të caktuara të strukturës sociale të shoqërisë, të historisë së saj, ose të vendit që një shoqëri e caktuar zë në sistemin global ekonomik e shoqëror. Njohja e këtyre karakteristikave ndihmon çdonjërin nga ne që të kuptojë pse, si individë, ne jemi këta që jemi, të socializuar nën ndikimin e familjes, të shkollës dhe të një sërë institucionesh dhe agjentësh të tjerë socialë, në këtë apo atë mënyrë, dhe pse, në momente të veçanta të jetës sonë, ne përjetojmë ngjarje të cilat nuk arrijmë t i shpjegojmë. Në thelb, Mills besonte se një shkencë sociale adekuate do të kishte rëndësi praktike për qytetarin e zakonshëm. Siç kemi 17 C. Wright Mills, The Sociological Imagination, f

161 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale argumentuar më sipër, është pikërisht imagjinata sociologjike ajo që na mundëson të kuptojmë dilemat tona personale duke iu referuar ngjarjeve që ndodhin dhe institucioneve që ekzistojnë në shoqërinë tonë. Imagjinata sociologjike mundëson që ne të shohim jashtë kornizës së ngushtë të perceptimeve, të përjetimeve dhe të gjykimeve tona personale mbi realitetin shoqëror, të shohim, pra, tablonë reale dhe tepër komplekse të këtij realiteti, të cilit i japin formë dhe kuptim kushte, proçese dhe marrëdhënie të caktuara shoqërore. Themeluesit e sociologjisë ishin të preokupuar për problemet sociale të kohës së tyre dhe u përpoqën, secili nga një këndvështrim i caktuar, të analizonin e të shpjegonin strukturën e shoqërisë moderne (jo thjesht të shoqërisë gjermane, franceze ose angleze) në kontekstin e zhvillimit të saj historik. Për më tepër, të gjitha ata, si individë, në një mënyrë ose në një tjetër, kanë qenë të angazhuar në problemet e shoqërisë së tyre. Ata nuk ishin teoricienë kolltuku. Marksi, siç dihet, ishte i angazhuar në një aktivitet gazetaresk dhe në organizata punëtorësh në Gjermani dhe gjetkë. Weber-i, nga ana e tij, ishte i angazhuar në një sërë aktivitetesh politike në Gjermani, madje edhe në hartimin e një projekti të kushtetutës gjermane. Weber-i ishte një figurë publike mjaft e vlerësuar në vendin e vet dhe vazhdimisht i kërkuar nga qarqet zyrtare si këshilltar për çështje politike e sociale. 18 Durkheim-i, po ashtu, edhe pse ishte kryesisht një akademik, u përpoq t i inkurajonte intelektualët dhe akademikët francezë që të angazhoheshin në jetën sociale të Francës, sa herë që, sipas tij, ishte e nevojshme të mbroheshin parime të rëndësishme. Vetë Durkheim-i luajti një rol aktiv progresist në Çështjen Dreyfus. 18 Steven Seidman, Contested Knowledge: Social Theory Today, f

162 FATOS TARIFA Teoritë sociologjike klasike dhe vlera aktuale e tyre Por pse u referohemi ne sot teorive që u formuluan në shekullin e 19-të, apo në fillim të shekullit të 20-të, nga Marksi, Durkheim-i, Simmel-i dhe Weber-i kur dimë që shoqëria e sotme ka ndryshuar kaq shumë në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe politik nga shoqëria e kohës së tyre? A do ta ndienim të nevojshme sot të mbështeteshim në teoritë e tyre nëse ato nuk do të ishin të dobishme për të kuptuar kohën tonë dhe shoqërinë në të cilën jetojmë, në këtë botë gjithnjë e më të globalizuar? Niccolò Machiavelli, Thomas Hobbes, Jean-Jacque Rousseau apo Montesquieu, të cilët, gjithashtu, bënë objekt të studimit prej tyre shtetin dhe shoqërinë, janë, pa dyshim, mendimtarë shumë të rëndësishëm, por vlera e teorive të tyre për të kuptuar zhvillimet shoqërore, politike dhe ekonomike të sotme është e kufizuar. Në dallim prej tyre, shumë nga analizat dhe konkluzionet teorike që formuluan themeluesit e sociologjisë janë mjaft të dobishme madje disa edhe të domosdoshme për të kuptuar edhe sot njëqind apo njëqind e pesëdhjetë vjet më vonë procesin e zhvillimit historik dhe mjaft ngjarje, dukuri e probleme sociale në kohën tonë, jo vetëm në shkallë globale, por edhe në kontekstin e një rajoni apo të një vendi të veçantë. Çfarë i bën teoritë që formuluan Marksi, Durkheim-i, Simmel-i, Pareto dhe Weber-i praktikisht të dobishme për ne sot? Një arsye që i bën këto teori të dobishme në ditët tona është se të gjitha këto personalitete jetuan dhe krijuan në shoqëri, të cilat, në kohën e tyre, po përjetonin ndryshime të thella politike, ekonomike e sociale, njëlloj siç shohim të ndodhë edhe në kohën tonë, madje edhe në shoqërinë shqiptare. Për këtë arsye, idetë dhe pikëpamjet që formuluan ata kanë forcë shpjeguese (explanatory power) edhe për të kuptuar zhvillimet politike, social-ekonomike dhe kulturore në kohën tonë. 162

163 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Një tjetër arsye është se çdonjëri nga sociologët e sipërpërmendur ka qenë, në mënyrën e vet, i preokupuar për karakterin dhe drejtimin e zhvillimit të shoqërisë moderne dhe u përpoq të identifikonte dhe të shpjegonte elementet kryesore të saj. Këta sociologë identifikuan dhe eksploruan shumë aspekte të përgjithshme të shoqërisë (si ndarja shoqërore e punës, organizimi burokratik, jeta urbane), aspekte këto që karakterizojnë edhe shoqërinë e sotme dhe, prandaj, pikëpamjet e tyre vazhdojnë të jenë të dobishme për studimin e institucioneve e të marrëdhënieve shoqërore. Për më tepër, përderisa çdonjëri nga këta teoricienë, themelues të sociologjisë, përpunoi një aparat konceptual dhe një kornizë teorike të ndryshme nga të tjerët, njohja dhe përdorimi i teorive të tyre ofrojnë për ne këndvështrime të ndryshme (jo përjashtuese, por komplementare), përmes të cilave mund të vëzhgojmë dhe të kuptojmë realitetin e sotëm shoqëror. Një arsye e tretë është se këta mendimtarë janë shquar për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme për të analizuar ngjarje dhe dukuri komplekse të jetës shoqërore dhe për t i sintetizuar ato në sisteme teorike, pra në dije shkencore mbi realitetin objektiv, në formën e një sërë përgjithësimesh të mbështetura empirikisht në mënyrë të mjaftueshme. 19 Me fjalë të tjera, teoritë që formuluan Marksi, Durkheim-i, Simmel-i dhe Weber-i përmbajnë të gjitha ato elemente që janë të domosdoshme për një teori shkencore: (a) metodën për organizimin dhe kategorizimin e dukurive dhe të fakteve sociale në tipologji të caktuara, (b) një sens të kuptuari të shkaqeve të ngjarjeve e të dukurive, (c) aftësinë për të shpjeguar ngjarje të së kaluarës, si edhe (d) aftësinë për të parashikuar dhe, mbi këtë bazë, ndoshta, edhe për të kontrolluar rrjedhën e ngjarjeve dhe të dukurive në të ardhmen Paul Davidson Reynolds, A Premier in Theory Construction (Boston: Pearson, 2007), f Ibid., f

164 FATOS TARIFA Këtu unë nuk kam trajtuar një çështje, e cila, pa dyshim, meriton vëmendje kur bëhet fjalë për rolin e teorisë në shpjegimin e realitetit shoqëror. Shumë teori sociale, ndër to edhe teori sociologjike, janë kritikuar dhe fajësuar nga kundërshtarët e tyre për shkak se ato kanë pasur, ose kanë, një axhendë të qartë ideologjike. Teoria marksiste, për shembull, shpeshherë është kundërshtuar ose neglizhuar, për shkak se ajo përpiqet ta shpjegojë historinë dhe zhvillimin shoqëror nga pikëpamja e një proletariati të shfrytëzuar në shoqërinë kapitaliste. Weber-i, nga ana tjetër, është kritikuar për shkak se, në sociologjinë e tij, edhe pse jo gjithnjë hapur, ai adoptoi një axhendë anti-marksiste. Këtu është me interes të kujtojmë pikëpamjen e shprehur nga Karl Mannheim, se ideologjia është një karakteristikë jo vetëm e mendimit të kundërshtarit tonë, por edhe e vetë mendimit tonë, dhe se asnjë lloj mendimi njerëzor nuk është i imunizuar nga infl uencat ideologjizuese të kontekstit social, përderisa njohja është gjithnjë njohje nga një pozitë e caktuar, me fjalë të tjera, pasqyrim i realitetit shoqëror në prizmin e interesave të caktuara. Nisur nga kjo, Mannheim-i u përpoq ta trajtonte ideologjinë jo aq në kontekstin e përdorimit politik të saj (siç bënë Marksi dhe Engelsi), por si një problem të përgjithshëm të epistemologjisë dhe të sociologjisë historike. 21 Pavarësisht nga fakti që influencat ideologjizuese në teoritë sociologjike nuk mund të evitohen plotësisht, kjo nuk e ka penguar zhvillimin dhe pasurimin e dijes sociologjike, nga njëra anë, për shkak se orientimi dhe përkushtimi ideologjik shpeshherë stimulojnë zhvillimin e mënyrave të reja të njohjes dhe, nga ana tjetër, për shkak se vetë ideologjia nuk është thjesht, ose vetëm 21 Peter L. Berger & Thomas Luckmann, The Social Construction of Reality, f

165 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale një pasqyrim fals i realitetit shoqëror (siç mendonte Marksi), ose thjesht një pasqyrim i gabuar i tij (siç mendon Habermas), por ka edhe anën e saj krijuese përpjekjen për t i dhënë kuptim dhe legjitimitet një shoqërie politike të caktuar si edhe një aspekt restriktiv, ngaqë ajo vë kufizime lidhur me atë se çfarë mund të mendohet. 22 Mannheim-i besonte se influencat ideologjizuese në mendimin sociologjik mund të reduktohen përmes analizave sistematike të sa më shumë pozitave shoqërore që është e mundur. 23 Në përfundim, duhet thënë se ideologjia, natyrisht, e humbet efektivitetin e vet dhe bëhet e pabesueshme kur pohimet e saj provohet se janë të pavërteta. Sidoqoftë, në dallim nga Weber-i, Hegeli dhe Marksi besonin se shpjegimet që orientohen nga vlera të caktuara mund të bëhen subjekt i analizave kritike dhe, në këtë mënyrë, mund t i ndihmojnë thellimit të njohjes njerëzore. 22 David Ashley & David Michael Orenstein, Sociological Theory: Classical Statements (Boston: Pearson, 2005), ff Peter L. Berger & Thomas Luckmann, The Social Construction of Reality, f

166 FATOS TARIFA 166

167 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale SOCIOLOGJIA SI PRAKTIKË SHOQËRORE PËR KRIJIMIN E NJË BOTE MË TË MIRË SI SHUMË SOCIOLOGË të tjerë, unë besoj se sociologjia, si një disiplinë akademike dhe si një shkencë e aplikuar, premton se mund të ndihmojë në krijimin e një bote më të mirë dhe më të drejtë. Është pikërisht për këtë shkak, që, rreth një çerek shekulli më parë, unë zgjodha të bëhem sociolog. Është po për shkak të këtij premtimi, që unë kam ruajtur dhe vazhdoj të ruaj shpresën për një shoqëri dhe për një botë më të mirë, në një kohë thuajse të pashpresë. Unë mendoj se e vetmja mënyrë, përmes së cilës, ne, si sociologë, mund ta mbajmë gjallë këtë shpresë dhe të arrijmë ta shohim atë të realizuar, është që të fillojmë të vëmë në jetë atë lidhje vitale që duhet të ekzistojë midis njohjes, veprimtarisë shoqërore dhe rezultateve të saj. Unë besoj se sociologjia përmban në vetvete si premisat, ashtu edhe kontekstin dhe strukturat e nevojshme për të mundësuar këtë lidhje: të thellojë njohjen njerëzore, ta transformojë këtë njohje në veprimtari praktike shoqërore të dobishme dhe të ndikojë mbi rezultatet e saj duke i parashikuar ato. Një kuptim i tillë i sociologjisë natyrshëm kërkon që t i japim përgjigje një çështjeje shumë të rëndësishme, e cila ka të bëjë me marrëdhëniet që ekzistojnë midis politikës së procesit njohës, formulimit të dijes sociologjike dhe mënyrës se si kjo 167

168 FATOS TARIFA dije mund dhe duhet të përkthehet në veprimtari praktike shoqërore. Me fjalë të tjera, kjo pyetje mund të formulohet në këtë mënyrë: Çfarë synojmë ne kur bëjmë sociologji? Objektiviteti i sociologjisë dhe vlerat njerëzore Sipas sociologut amerikan Ernest Boyer, 1 në kontekstin akademik, procesi njohës mund të konsiderohet si zbulim, si integrim, si aplikim dhe si mësim. Me zbulim kuptohet ajo që zakonisht e quajmë kërkim shkencor. Kërkimi akademik është esencial për disiplinën e sociologjisë dhe për vetë suksesin tonë si akademikë. Veprimtaria kërkimore serioze në shkencë është, pa dyshim, ndër aktivitetet intelektuale më prestigjioze. Në vendet e zhvilluara, ajo financohet gjerësisht nga institucione dhe korporata të interesuara dhe pasqyrohet në revistat akademike më të mëdha. Ka sociologë, të cilët, për të mbrojtur disiplinën e tyre nga ata që, siç shprehet Joan Huber, nuk besojnë në standardet e racionalitetit, të objektivitetit, ose të së vërtetës, 2 argumentojnë se esenca e dijes sociologjike është pozitiviste. Norman Denzin (1997), i kritikon sociologë të tillë me argumentin se ata e nënvleftësojnë sociologjinë jopozitiviste, duke lënë pas dore veprimtarinë dhe kontributin teorik të sociologëve konstruktivistë, dhe duke injoruar kompleksitetin gjithnjë e më të madh të problemeve shoqërore, zgjidhja e të cilave kërkon më shumë sesa mund të ofrojë një disiplinë e vetme, ose një paradigmë brenda një disipline të caktuar. 3 1 Ernest L. Boyer, Scholarship Reconsidered: Priorities of the Professorate (Princeton, NJ: Carnegie Foundation for the Advancement of Teaching, 1990). 2 Joan Huber, Institutional Perspectives on Sociology, American Journal of Sociology (1995), No. 101, f Norman K. Denzin, Whose Sociology is It? Comment on Huber, American Journal of Sociology (1997), No. 102, ff

169 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Thelbin e debatit që është zhvilluar dhe zhvillohet mbi këtë temë dëshiroj ta ilustroj në mënyrë të përmbledhur me këto radhë të Anthony Giddens-it: Tradicionalisht, shumë sociologë e kanë konsideruar subjektin e tyre të studimit më pranë shkencave natyrore, si për sa i përket teorisë, ashtu edhe sa i takon metodologjisë. Sipas tyre, studimi i sjelljes sociale është një botë larg nesh që mund dhe duhet ekzaminuar pothuajse në të njëjtën mënyrë si edhe bota natyrore. Émile Durkheim është ndoshta mendimtari më i shquar në fushën e sociologjisë që iu qas studimit të botës sociale nga kjo perspektivë, duke argumentuar se faktet sociale duhen konsideruar si sende. Nga pikëpamja e çdo individi të veçantë, bota sociale ka një ekzistencë po aq të përcaktuar sa edhe bota natyrore. Ata që i përmbahen kësaj pikëpamjeje janë shprehur në favor të kuantifikimit, të aplikimit të matematikës dhe të statistikës në studimin e marrëdhënieve e të institucioneve sociale. Vetë Durkheim-i, në studimet e tij sociologjike u inspirua nga mendimi i statisticienëve moralë ata që e përdornin statistikën për studimin e ekonomisë, të punës, të martesës, të divorcit, të vrasjeve dhe të vetëvrasjes si tregues të shëndetit të shoqërisë ose të patologjive sociale. Sociologë të tjerë kanë marrë një rrugë që mund të duket tërësisht kontradiktore me të parën. Për ta, metodat kuantitative kanë fare pak vend në sociologji, me përjashtim, ndoshta, të një apo dy fushave si, për shembull, demografisë. Qeniet njerëzore janë, mbi të gjitha, subjekte, qenie të ndërgjegjshme, të cilat i japin kuptim çdo gjëje që bëjnë dhe përcaktojnë vetë karakterin e botës sociale në të cilën jetojnë. Mjafton vetëm të marrësh veprën e një gjiganti të tillë të sociologjisë, si Max Weber, ose veprën më të vonë të Erving Goffman-it, për të parë se sa e fuqishme mund të jetë një pozitë e tillë. Goffman-i e kishte fare të lehtë të përdorte shembuj 169

170 FATOS TARIFA nga letërsia për të argumentuar pikëpamjet e tij, nisur nga supozimi se letërsia ilustron se si jeta shoqërore krijohet si një univers kuptimesh nga vetë pjesëmarrësit në të dhe kufizohet në lëvizjet më të vogla, si përpëlitja e qerpikëve, dhe jo vetëm në institucionet e mëdha. 4 Tensioni midis pikëpamjes që e sheh sociologjinë si një shkencë pozitiviste, për ta legjitimuar atë si një disiplinë akademike, dhe pikëpamjes që e nuk e vlerëson atë si të tillë, është shprehur dhe shprehet në debatin mbi objektivitetin e sociologjisë si shkencë dhe në rolin që luajnë vlerat e studiuesve në studimin e jetës shoqërore. Ky debat ka shoqëruar zhvillimin e sociologjisë qysh nga krijimi i saj si një disiplinë e pavarur. Karl Marksi, për shembull, e vinte theksin në ndërgjegjen kolektive klasore, përmes së cilës pasqyrohet realiteti shoqëror; në dallim nga ai, Max Weber-i mbronte idenë se sociologjia, si shkencë, duhet të jetë e çliruar nga vlerat, ose indiferente ndaj tyre. Weber-i ishte veçanërisht i preokupuar për atë se si jepen mësim në shkollë shkenca dhe sociologjia. Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Munihut, në vitin 1918, ai i inkurajonte studentët të mos pranonin që profesorët të injektonin në leksione pikëpamjet e tyre personale politike ose morale. 5 Ai sugjeronte që pikëpamjet dhe vlerat politike të mënjanoheshin nga procesi mësimdhënës, përderisa qëllimi i këtij procesi është që t u mësojë studentëve shkencën, si njohuri, dhe metodat për të vënë nën kontroll jetën shoqërore. Weber-i theksonte se të kuptuarit e fakteve jetësore bëhet i vështirë, madje shumë herë 4 Anthony Giddens, Parathënie, në Fatos Tarifa, Shkencat e shoqërisë: Sociologjia si shkencë integruese për studimin e jetës shoqërore (Tiranë: Onufri, 2013), ff Max Weber, Science as a Vocation, në Hans H. Gerth & C. Wright Mills (eds.), From Max Weber: Essays in Sociology (New York: Oxford University Press, [1946] 1977), f

171 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale edhe i pamundur, në qoftë se mësuesit injektojnë në shpjegimet e tyre vlerat dhe gjykimet e tyre personale. Në vitin 2004, ky subjekt u bë fokusi i një debati shumë të nxehtë në Shoqatën Sociologjike Amerikane, në kuadër të diskutimit mbi vendin dhe rolin e sociologjisë publike në shtratin e gjerë të disiplinës së sociologjisë. Kundërshtarët e nocionit sociologji publike, të cilët pretendojnë se dalin në mbrojtje të sociologjisë si një sistem dijesh pozitiviste, argumentojnë se sociologët nuk duhet të angazhohen ose të promovojnë axhenda politike, me fjalë të tjera, ata nuk duhet të jenë aktivistë për ndryshime shoqërore. Sipas tyre, mbajtja e një qëndrimi të caktuar moral ose politik nuk përputhet me objektivitetin shkencor. Sociologë të tjerë argumentojnë se është përgjegjësi e studiuesve të shkencave sociale që t i përdorin njohuritë e tyre për të mundësuar krijimin e një shoqërie më humane. 6 Sociologu i njohur amerikan, Joe Feagin, e cilëson debatin mbi këtë çështje si një marrëdhënie të tensionuar midis sociologëve që janë të përkushtuar në zgjidhjen e padrejtësive sociale, në njërin krah, dhe atyre që dëshirojnë dhe preferojnë të pranohen si shkencëtarë legjitimë nga shoqëria, sidomos nga elita në pushtet, 7 në krahun tjetër. Edhe pse çdo sociolog, në një mënyrë ose në një tjetër, bën pjesë diku në këtë spektër nga transheja e luftës për drejtësi sociale, në njërin ekstrem, në kompjuterin me të cilin kryejmë analiza statistikore, në ekstremin tjetër ne, si sociologë, përballemi shpesh me problemin e integritetit dhe të legjitimitetit të disiplinës së sociologjisë. 6 Dorothy E. Smith, From Women s Standpoint to a Sociology for People, in Janet L. Abu-Lughod (ed.), Sociology for the 21 st Century: Continuitites and Cutting Ages (Chicago: The University of Chicago Press, Joe Feagin, Social Justice and Sociology: Agendas for the 21 st Century, American Sociological Review (2001), No. 66, f

172 FATOS TARIFA Pavarësisht kritikës që Max Weber-i u bënte profesorëve dhe studiuesve që nuk i mënjanonin vlerat e tyre nga mësimi i sociologjisë dhe nga kërkimi sociologjik, shumë sociologë besojnë se dija sociologjike nuk mund t u komunikohet të tjerëve dhe as mund të aplikohet në praktikë e zhveshur nga vlerat që i karakterizojnë ata si individë njerëzorë dhe si qytetarë. Sipas tyre, për studiuesit e shkencave sociale është jo vetëm e pamundur, por edhe e padëshirueshme që t i shkëpusin idetë e tyre shoqërore nga vlerat dhe besimet e tyre më të thella. Antropologu i njohur i Shkollës së Çikagos, Robert Redfield, ka shkruar: Tek unë, njeriu dhe antropologu nuk ndahen nga njëri-tjetri në mënyrë të prerë. Unë kam menduar se do ta realizoja këtë ndarje në punën time shkencore mbi humanitetin. Tani kam arritur të kuptoj se kjo është e pamundur të bëhet. Unë duhet t u përmbahem të gjitha rregullave të objektivitetit, si: respektimi i fakteve që mund të konfirmohen nga të tjerë, dyshimi i vazhdueshëm dhe verifikimi i të gjitha formulimeve deskriptive që bëj, modestia përpara fakteve dhe gatishmëria për të pranuar gabimin dhe për t ia filluar nga e para. Unë shpresoj që gjithmonë t u bindem këtyre rregullave. Por...kur shoh se ç bëjnë njerëzit...shpeshherë këtë e bëj duke i vlerësuar [veprimet e tyre]. Sipas rastit, unë i pëlqej ato ose jo. Kjo është mënyra se si arrij t i kuptoj ato...për shkak se unë jam produkt i civilizimit, i vlerësoj gjërat kështu siç i vlerësoj. Për shkak se unë jam produkt i civilizimit, eksperienca ime më lejon që t i vlerësoj dhe t i kuptoj gjërat dhe, [njëkohësisht] të bëj shkencë, e cila më ndihmon të përshkruaj atë që çmoj, në mënyrë që ta pranoj atë, ose, që të kuptoj se [ajo çfarë unë përshkruaj] nuk është shumë pranë së vërtetës dhe [prandaj] ta korrigjoj atë. Por, nëse edhe këtë herë unë gaboj, të tjerët përsëri do të më korrigjojnë. 8 8 Robert Redfield, The Primitive World and its Transformations (Ithaca, NY: Cornell University Press, 1953), f

173 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Nga ana e saj, autorja e shquar amerikane, Toni Morrison, fituese e çmimit Nobël në letërsi në vitin 1993, në një leksion të mbajtur në Princeton Center for Human Values, është shprehur: Unë jap mësim atë që jam dhe ato vlera që kam. 9 Sipas saj, vlerat individuale të dikujt nuk janë të fshehura, edhe pse ato mund të mos shprehen. 10 Por, nga se kuptohen, apo çfarë i bën evidente vlerat tona në auditor? Në radhë të parë, ato kuptohen nga literatura që u rekomandojmë për të lexuar studentëve, nga natyra e problemeve për të cilat i inkurajojmë ata të arsyetojnë dhe të diskutojnë, nga mënyra se si e organizojmë orën e mësimit, nga ndërveprimi ynë me studentët dhe, siç shprehet Toni Morrison, nga mënyra se si e trajtojmë njëri-tjetrin si kolegë të të njëjtit profesion, 11 si edhe nga natyra e problemeve të rrezikshme, ose jo të modës që kemi interes dhe kurajë të bëjmë objekt të studimeve dhe të diskutimeve tona. Sociologjia si shkencë e aplikuar Nëse prodhimi i dijes sociologjike implikon çështje dhe dilema, të cilat kanë të bëjnë me vlerat morale dhe me politikën, kjo është edhe më e vërtetë kur bëhet fjalë për atë se çfarë bëjmë ne me dijen sociologjike kur e kemi atë, pra, si dhe për ç qëllime e përdorim dijen sociologjike që fitojmë. Me fjalë të tjera, si e transformojmë ne dijen sociologjike në funksion të një objektivi të caktuar shoqëror? Këtu pikërisht hyn në punë sociologjia e aplikuar, në kuadër të së cilës ne përdorim metodat e kërkimit sociologjik dhe teoritë sociologjike për të shpjeguar 9 Toni Morrison, How Can Values Be Taught in the University? (2000), (burimi online: 10 Ibid. 11 Ibid. 173

174 FATOS TARIFA e për t u dhënë zgjidhje problemeve reale të shoqërisë, të cilat kanë të bëjnë me individë ose grupe të caktuara shoqërore, me organizata dhe institucione, si edhe me vetë shoqërinë në tërësi. Ky proces transformimi fillon në shkollë. Sociologia amerikane Maxine Atkinson argumenton se mësimi akademik është një proces që transmeton këndvështrime, talente dhe njohuri te studentët, ndërkohë që vetë mësuesi mbetet një nxënës aktiv. 12 Por, kur dhe si mund ta dimë nëse të mësuarit e sociologjisë ka ndodhur, ose është kryer në të vërtetë? Vetë Atkinson pohon se ajo që provon se të mësuarit e sociologjisë ka ndodhur është kur studentët mësojnë të vlerësojnë në mënyrë kritike faktet reale, të formulojnë argumente, të aplikojnë konceptet e mësuara në situata të reja, si edhe të diferencojnë midis një strukture shoqërore dhe një ndërtese të bërë me tulla dhe çimento, 13 me fjalë të tjera, kur studentët mësojnë të përdorin imagjinatën sociologjike. Të ushtruarit e imagjinatës sociologjike është një mënyrë e rëndësishme për të transformuar dijen në veprim, proces ky, në të cilin, studentët, si sociologë të ardhshëm, edukohen të jenë prakticienë socialë në rolet e tyre si qytetarë të vendit të tyre dhe si qytetarë të botës. T u mësosh studentëve se si ata mund ta zhvillojnë imagjinatën sociologjike, pra, t u mësosh se si të imagjinojnë sociologjikisht, do të thotë t u japësh atyre, si qytetarë demokratë, një mjet të fuqishëm për të kuptuar më mirë shoqërinë në të cilën jetojnë dhe për të mundësuar ndryshime sociale pozitive, të efektshme dhe të planifikuara. Nevoja dhe dëshira për të aplikuar dijen sociologjike, ose për të praktikuar sociologjinë, ka në themel të saj një ndjenjë të thellë morale, e cila ka të bëjë me thelbin e asaj se ç jemi dhe 12 Maxine P. Atkinson, The Scholarship of Teaching and Learning: Reconceptualizing Scholarship and Transforming the Academy, Social Forces (2001), Vol. 79, f Ibid., f

175 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale ç përfaqësojmë ne, si qenie shoqërore, dhe në se konsiston jeta jonë. 14 Allan Johnson argumenton se praktika e sociologjisë transformon te ne mënyrën se si e shohim botën në të cilën jetojmë dhe se si e përjetojmë atë, si eksperiencë individuale dhe shoqërore, çka është hapi i parë drejt mënyrave të reja për të marrë pjesë në të. 15 Pjesë integrale e qëllimit të të mësuarit të sociologjisë në shkollë është, gjithashtu, përdorimi i pedagogjisë kritike, siç e gjejmë të zhvilluar atë te Paulo Friere, 16 që do të thotë t u mësosh studentëve të mos e marrin si të mirëqenë formën e dominimit ekonomik dhe politik në shoqëri, por ta sfidojnë atë së bashku me besimet dhe praktikat që i shërbejnë ruajtjes së kushteve që mundësojnë shtypjen shoqërore. Sociologë për një botë më të mirë Unë i jam përkushtuar kërkimit sociologjik dhe asaj forme mësimi të sociologjisë që nuk kërkon fshehjen, ose mohimin e vlerave politike e morale që unë vetë respektoj dhe mbroj. Kjo nuk do të thotë se unë nuk u kushtoj rëndësi analizave empirike, as se u shmangem perspektivave të ndryshme analitike. Sidoqoftë, unë besoj se qëllimi i sociologjisë nuk është thjesht që të akumulojë njohuri mbi shoqërinë për hir të zhvillimit të teorisë si e tillë, por që të ndihmojë në debatin mbi gjendjen e sotme të shoqërisë dhe në përpjekjet për t i dhënë formë një bote shoqërore më të mirë. Shpresa që ka udhëhequr mendi- 14 Allan G. Johnson, The Forest and the Trees: Sociology as Life, Practice and Promise (Philadelphia, PA: Temple University Press, 1997), f Ibid., f Paulo Friere, Education and Critical Consciousness (New York: Continuum, 1974). 175

176 FATOS TARIFA min sociologjik dhe shkencën sociale gjatë këtyre 200 vjetëve të fundit ka qenë dhe mbetet ajo se dija mund të ndikojë në përmirësimin e kushteve humane të mbarë njerëzimit dhe në jetët e gjithsecilit nga ne, dhe se vlera e saj konsiston në aftësinë për të imagjinuar një jetë njerëzore më të mirë dhe për të ndihmuar në realizimin e saj. Siç shkruan Steven Seidman, Që nga lindja e saj, teoria sociale është frymëzuar nga një qëllim fisnik: t i shërbejë progresit të lirisë humane. Duke i konsideruar kushtet [e jetës] humane si thellësisht shoqërore dhe historike, shkencat sociale kanë parashikuar mundësinë që shoqëri [të ndryshme] të mund të krijojnë në mënyrë racionale të ardhmen e tyre. Nëse zakonet dhe institucionet shoqërore kuptohen si produkte të veprimeve njerëzore, jo të natyrës ose të fuqisë hyjnore, a nuk mundet të ndryshohen ato në mënyrë që t u shërbejnë mbarë njerëzimit? 17 Duke filluar nga Rousseau, Montesquieu dhe Condorcet dhe, pas tyre, Comte, Marx, Durkheim, Weber, Du Bois, Parsons, Merton, Habermas etj., shkenca sociale dhe mendimi sociologjik janë përpjekur të zbulojnë mënyra të reja për të kuptuar origjinën dhe përmbajtjen e jetës shoqërore, ligjësitë e organizimit e të funksionimit të rendit shoqëror, si edhe shkaqet më të thella të ndryshimeve sociale në jetën e shoqërisë. Idetë e tyre kanë hedhur dritë mbi një sërë dukurish të rëndësishme të realitetit shoqëror, siç janë origjina e pabarazisë ekonomike e sociale në shoqëri, kërcënimi burokratik i lirisë së individit etj. Sociologjia bashkëkohore nuk ka hequr dorë nga misioni iluminist për ta thelluar më tej njohjen shkencore të realitetit social, me qëllim progresin e vazhdueshëm të shoqërisë njerëzore. Kjo shpresë dhe ky mision janë ato që frymëzojnë shu- 17 Syeven Seidman, Contested Knowledge: Social Theory Today, f. xi. 176

177 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale më sociologë, të cilët ndiejnë përgjegjësi morale për t i përdorur mjetet që ofron shkenca e sociologjisë në shërbim të progresit shoqëror dhe të krijimit të një shoqërie më humane. Unë besoj se sociologjia ka aftësinë, siç shprehet Dorothy Smith, të zbulojë se si funksionon sistemi, 18 duke u mundësuar qytetarëve të veprojnë për ndryshime progresive në shoqëri. Kjo mund të arrihet duke eksploruar atë që sociologu dhe futuristi i shquar amerikan Wendell Bell e quan një etikë globale që po krijohet, 19 me çka ai kupton një sërë vlerash të përbashkëta, si përgjegjësia individuale, trajtimi prej nesh i të tjerëve në atë mënyrë siç do të donim të trajtoheshim edhe ne prej tyre, respekti për jetën, drejtësia ekonomike dhe sociale, ndershmëria, moderacioni, liria individuale (e shprehur dhe e praktikuar në një mënyrë që nuk cenon lirinë e tjetrit), toleranca ndaj diversitetit etj. Teoria sociale dhe, në kuadër të saj, teoritë sociologjike, kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si katalizatorë të debatit publik, duke ofruar perspektiva të reja mbi ngjarje historike dhe mbi probleme aktuale të shoqërisë. Vetë imagjinata sociologjike, nga ana e saj, mundëson krijimin e një kornize të tillë, brenda së cilës ne mund ta imagjinojmë botën të formuar sërish. Për shembull, praktika sociologjike e sociologes së njohur Elise Boulding, në shumë vende të botës, i është përkushtuar punës me njerëz që ndajnë me të besimin në krijimin e një kulture universale paqësore dhe të një bote pa armë. Një ndër hapat e parë që kjo sociologe inkurajon është që njerëzit, kolektivisht, ta imagjinojnë botën në të cilën jetojnë ashtu siç do të dëshironin që ajo të ishte në të vërtetë, dhe siç do të duhej të ishte një botë pa armë. Siç demonstron qartë ajo, si sociologë, ne mund 18 Dorothy E. Smith, From Women s Standpoint to a Sociology for People, f Wendell Bell, Humanity s Common Values: Seeking a Positive Future, The Futurist (2004), September-October, f

178 FATOS TARIFA të krijojmë mundësinë për ndryshime në shoqëri duke parashikuar rezultatet që kërkojmë të arrijmë. 20 Njëlloj si Boulding, sociologia amerikane Judith Blau dhe sociologu spanjoll Alberto Moncada besojnë se sociologët, kudo në botë, mund të bashkëpunojnë në dobi të krijimit të një bote, në të cilën të sundojë drejtësia sociale, ku të mos ketë të uritur dhe të pastrehë dhe ku vlerat e njerëzve të mos bazohen në statusin ekonomik të tyre. 21 Në përfundim dëshiroj të ndaj me ju, lexues të nderuar, këto fjalë të poeteshës së njohur amerikane, Nikki Giovanni, të marra nga një poezi e saj, e titulluar Një dëshirë shumë e thjeshtë (A Very Simple Wish): I ve a mind to build a new world want to play? Unë mendoj të ndërtoj një botë të re, Dëshiron të bashkohesh edhe ti me mua? Elise Boulding, Journey into the Future: Imagining a Nonviolent World (2001), ( 21 Judith Blau & Alberto Moncada, Human Rights beyond the Liberal Vision (Lanham, MD: Rowman & Littlefield Publishers, 2005); Judith Blau & Alberto Moncada, Justice in the United States: Human Rights and the U.S. Constitution (Lanham, MD: Rowman & Littlefield Publishers, 2006); Alberto Moncada & Judith Blau, Human Rights and the Roles of Social Scientists, Societies without Borders (2006), Vol. 1, No. 1, ff ; Judith Blau & Keri E. Iyall Smith (eds.), Public Sociologies Reader (Lanham, MD: Rowman & Littlefield Publishers, 2006). 22 Nikki Giovanni, A Very Simple Wish, në Selected Poems of Nikki Giovanni (New York: William Morrow & Co., 1996), f

179 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale SOCIOLOGJIA SI JETË E PËRDITSHME (OSE, JETA E PËRDITSHME SI SOCIOLOGJI) TRAJTIMI NË KËTË ESE i sociologjisë si jetë e përditshme (apo i jetës së përditshme si sociologji) merr shkas nga një lëvizje teorike, e njohur me emrin sociologjia e jetës së përditshme (everyday life sociology), e cila, në dekadat e fundit, ka angazhuar një sërë perspektivash mikrosociologjike, si ndërveprimi simbolik (symbolic interactionism), sociologjia fenomenologjike (phenomenological sociology), konstruktivizmi social (social constructivism), etnometodologjia (ethnomethodology), sociologjia e emocioneve (sociology of emotions) dhe sociologjia ekzistencialiste (existential sociology), për të mundësuar një qasje të unifikuar në studimin e ndërveprimeve të individëve njerëzorë në jetën e shoqërisë. 1 Sociologjia e jetës së përditshme Sociologjia e jetës së përditshme, krijimi i së cilës mund të thuhet se i dedikohet filozofit dhe sociologut të shquar austroamerikan, Alfred Schutz, ka inspiruar dhe stimuluar një numër 1 Shih: Patricia A. Adler, Peter Adler & Andrea Fontana, Everyday Life Sociology, Annual Review of Sociology (1987), Vol. 13, ff

180 FATOS TARIFA të madh sociologësh për të krijuar sinteza mikro-makro të rëndësishme mbi realitetin shoqëror. Një numër studimesh të botuara dekadat e fundit fokusohen pikërisht në problemet e jetës së përditshme. Sociologu i njohur polak Piotr Sztompka, e konsideron sociologjinë e jetës së përditshme jo thjesht si një modë të re në mendimin sociologjik, por si një lëvizje që sinjalizon një paradigmë të re në sociologji, krijimin e një sociologjie të tretë sociologjinë e ekzistencës sociale pas sociologjisë së parë, asaj të organizmave e të sistemeve shoqërore (që krijuan dhe zhvilluan August Comte, Herbert Spencer, Karl Marksi dhe, më vonë, Talcott Parsons), dhe sociologjisë së dytë, asaj të sjelljes e të veprimit, të iniciuar nga Max Weber, dhe të zhvilluar më vonë nga George Herbert Mead, Claude Levi Strauss etj. 2 Këtu nuk pretendoj të bëj një sintezë të subjektit në fjalë. Këtu, ashtu si edhe sociologët David Karp, William Yoles dhe Barbara Vann, 3 punimet e të cilëve i kam gjetur me shumë interes në veprimtarinë time si pedagog i sociologjisë, mjaftohem me aplikimin e disa koncepteve sociologjike në dukuri dhe ndërveprime shoqërore, që i ndeshim rëndom në botën e jetës së përditshme (the world of everyday life), siç e quante Schutz realitetin shoqëror, për të ilustruar idenë se veprime, ngjarje ose situata të ndryshme në jetën e përditshme të gjithsecilit nga ne, të cilat i marrim si të mirëqena, sado të rastësishme të duken, shprehin në fakt një rregullsi të caktuar dhe pasurojnë dijen tonë sociologjike. Për shkak se kjo ese është shkruar me synimin për të nxitur sadopak imagjinatën sociologjike të studentëve të shkencave sociale dhe të lexuesve të tjerë të interesuar, si edhe për t i anga- 2 Piotr Sztompka, The Focus on Everyday Life: A New Turn in Sociology, European Review (2008), Vol. 16, No. 1, f David A. Karp, William C. Yoels & Barbara H. Vann, Sociology in Everyday Life (Long Grove, IL: Waveland Press Inc., 2004). 180

181 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale zhuar ata në një bashkëbisedim mbi aplikimin e sociologjisë në jetën e përditshme, u jam shmangur trajtesave teorike, edhe pse sociologjia fenomenologjike e përpunuar nga Schutz, 4 sociologjia formale që krijoi Georg Simmel 5 dhe teoria e ndërveprimit simbolik, që formuloi George Herbert Mead, 6 dhe që e zhvilluan më tej Erwin Goffman 7 dhe Herbet Blumer, 8 kanë qenë shumë të dobishme për t i hapur horizont imagjinatës sociologjike në të kuptuarit e realitetit shoqëror. Në këtë ese, ilustroj se si studimi i sociologjisë mund t i zgjerojë aftësitë tona për të reflektuar mbi shumë marrëdhënie, dukuri dhe ngjarje të jetës së përditshme, të cilat, në tërësinë e tyre, përbëjnë atë univers shoqëror, pjesë të të cilit janë jeta, angazhimet, veprimet dhe krijimtaria e çdonjërit nga ne. Synimi im, pra, është që lexuesi të inkurajohet të mendojë sociologjikisht mbi veprime dhe situata të jetës së përditshme, të ngjashme me ose të ndryshme nga këto që përshkruaj unë, të cilat i kryejmë ose ndodhin në mënyrë rutinë, pa menduar thuajse asnjëherë për sociologjinë e tyre, apo për veprimtarinë e kuptimtë të aktorit individual social, të cilin Alfred Schutz e quante njeriu i harruar i shkencave sociale. 9 4 Alfred Schutz, On Phenomenology and Social Relations: Selected Writings (Chicago: The University of Chicago Press, 1970); Alfred Schutz & Thomas Luckmann, The Structures of the Life-World (Evanston, IL: Northwestern Illinois Press, 1973). 5 Georg Simmel, The Sociology of Georg Simmel, (Glencoe, IL: Free Press, 1950), Georg Simmel, Confl ict and the Web of Group Affi liations, (Glencoe, IL: Free Press, [1922] 1955). 6 George Herbert Mead, Mind, Self, and Society (Chicago: The University of Chicago Press, 1934). 7 Erving Goffman, The Presentation of Self in Everyday Life (Garden City, NY: Doubleday), Herbert Blumer, Symbolic Interactionism: Perspective and Method (Berkeley, CA: University of California Press, 1969). 9 Alfred Schutz, Collected Papers II: Studies in Social Theory (The Hague: Martinus Nijhoff, 1964), ff

182 FATOS TARIFA E ftoj lexuesin të mendojë sociologjikisht mbi mënyrat se si jeta shoqërore ndodh dhe riprodhohet çdo ditë, përmes eksperiencave tona personale dhe përmes ndërveprimeve me njerëz të tjerë. Unë besoj se edhe veprimet apo ngjarjet më të zakonshme ofrojnë mundësi për të kuptuar realitetin shoqëror në të cilin jetojmë. Një sociolog i njohur gjerman, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ishte marrë me sondazhe dhe studime të sofistikuara statistikore, pohonte më vonë se, nëse ai do të donte të kuptonte shoqërinë italiane, për këtë nuk ishte më e nevojshme që të shpërndante pyetësorë, por do t i mjaftonte të ulej në një kafé në qoshe të rrugës; po kështu, për të kuptuar shoqërinë gjermane, do t i mjaftonte të shkonte në një tavernë; ndërsa për të kuptuar shoqërinë angleze, do t i mjaftonte të shkonte në një pub, pra në mjedise në të cilat ndodh dhe riprodhohet jeta e përditshme, përmes bashkëveprimeve më të zakonshme të individëve njerëzorë. Në të gjitha këto vende, shprehej ai, unë vetëm vëzhgoj rreth e qark. Thjesht vëzhgoj rreth e qark. Kjo është këshilla më e mirë për të kultivuar imagjinatën sociologjike. 10 Pas këtij shembulli, veprime apo aspekte rutinë të jetës së përditshme, të cilat lexuesi mund të dëshirojë t i vështrojë sociologjikisht, mund të jenë të folurit në situata të caktuara, të perceptuarit e Tjetrit, të prezantuarit e vetes tek individë të tjerë, motivet që na nxisin për të krijuar marrëdhënie me ta etj. Individi, shoqëria dhe studimi i tyre Të gjitha shkencat sociale kanë për objekt studimi njerëzit, si qenie shoqërore, ose shoqërinë në tërësi. Sociologjia është 10 Cituar Piotr Sztompka, The Focus on Everyday Life: A New Turn in Sociology, f

183 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale një ndër to. Por cila është e veçanta e sociologjisë si shkencë? Çfarë e dallon atë nga shkencat e tjera shoqërore? Cilat aspekte të organizimit e të funksionimit të jetës shoqërore nuk u interesojnë drejtpërsëdrejti shkencave të tjera sociale, ose nuk munden të studiohen prej tyre, çka, në fund të fundit, bëri të domosdoshme lindjen e sociologjisë në shekullin e 19-të dhe zhvillimin e saj si një disiplinë e veçantë? Një pyetje e tillë, natyrshëm kërkon t i përgjigjemi një pyetjeje tjetër, e cila ka të bëjë me raportin e sociologjisë me shkencat e tjera shoqërore. Qysh nga koha kur, në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, sociologjia fitoi statusin e një disipline akademike të pavarur dhe bëri vend në kurrikulat universitare në fillim në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në Francë e në vende të tjera të Europës Perëndimore u duk qartë se ajo do të zhvillohej jo vetëm në një konkurrencë të fortë me disiplinat e tjera sociale, veçanërisht me shkencën politike, psikologjinë, ekonominë politike etj., por edhe në bashkëpunim të ngushtë me to. 11 Duke shkruar për këtë çështje, në atë kohë, Simon Patten, ekonomist dhe sociolog i njohur amerikan, vinte në dukje se, si një shkencë e re dhe e veçantë, sociologjia është...e hapur ndaj shkëmbimit të ideve dhe të koncepteve me shkenca të tjera. 12 Debati mbi raportin mes sociologjisë dhe shkencave të tjera sociale mund të thuhet se nisi në fund të shekullit të 19- të, me një artikull të sociologut të shquar amerikan Lester F. Ward mbi marrëdhëniet mes sociologjisë dhe antropologjisë, botuar në revistën American Anthropologist. 13 Ward kritikonte në atë artikull Shoqatën Antropologjike të Uashingtonit që e 11 Fatos Tarifa, Shkencat e shoqërisë: Sociologjia si disiplinë integruese për studimin e jetës shoqërore, f Simon N. Patten, The Relation of Sociology to Psychology, Annals of the American Academy of Political and Social Science (1896), Vol. 8, f Lester F. Ward, Relation of Sociology to Anthropology, American Anthropologist (1895), Vol. 8, f

184 FATOS TARIFA konsideronte dhe e klasifikonte sociologjinë si një nëndisiplinë të antropologjisë. Ai argumentonte se klasifikimet e shkencave janë gjithmonë subjektive dhe se, nga një këndvështrim tjetër prej atij të shoqatës së sipërpërmendur, sociologjia mund të konsiderohej si një shkencë e përgjithshme (generic science), ndërsa antropologjia si një pjesë e sociologjisë (a part of sociology). Ai shkruante: Nëse e shohim sociologjinë si një disiplinë, e cila merret me të gjitha ato [dukuri] që kanë të bëjnë me njerëzit e asociuar, një pjesë e madhe e fakteve dhe e dukurive me të cilat merret antropologjia bëjnë pjesë pikërisht në fushën e sociologjisë dhe, për këtë arsye, është e domosdoshme që marrëdhëniet midis këtyre dukurive të merren në konsideratë...antropologjia është kryesisht një shkencë deskriptive; ajo nuk merret me ligje ose me parime, por me fakte materiale. Sociologjia, përkundrazi, merret, para së gjithash, me asociimet [njerëzore] dhe me të gjithë ata faktorë që ndikojnë në formimin dhe në ndryshimin e tyre...shkurt, antropologjia është esencialisht një shkencë konkrete; sociologjia është esencialisht një shkencë abstrakte. 14 Po në të njëjtën kohë, Simon Patten kritikonte pikëpamjen shumë të përhapur se sociologjia ishte gjoja një shkencë psikologjike. Ai argumentonte se sociologjia nuk interesohet dhe nuk merret aspak me dukuri të sistemit sensoro-motorik dhe as me raste të izoluara apo me identitetin personal të individit, të cilat i studion psikologjia. Sociologjia, shkruante ai, studion dukuri sociale dhe ndryshime sociale në shkallë të gjerë, format e kontrollit shoqëror, të cilat, me zhvillimin e shoqërisë, difuzohen gjithnjë e më shumë, si edhe krijimin dhe ndryshimin e identiteteve sociale në varësi të kushteve të mjedisit shoqëror Ibid., ff Simon N. Patten, The Relation of Sociology to Psychology, ff

185 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Në vend që ta quajmë sociologjinë një shkencë psikologjike, theksonte ai, do të ishte më mirë që ajo të njihej si një shkencë e pavarur dhe të zhvillonte konceptet dhe idetë e saj nga vetë lënda që ajo studion. 16 Nëse përpiqem ta përmbledh me pak fjalë çështjen e raportit ndërmjet sociologjisë dhe shkencave të tjera shoqërore, mendimin tim do ta formuloja në këtë mënyrë: Kushtet e ekzistencës së shoqërisë dhe pothuajse të gjitha eksperiencat njerëzore kanë të bëjnë me tri elemente kryesore: së pari, me mjedisin material në të cilin njerëzit jetojnë dhe realizojnë veprimtarinë e tyre si qenie shoqërore; së dyti, me vetë individin njerëzor, me të gjitha karakteristikat e tij (fiziologjike, psikologjike, konjitive), që e dallojnë atë si një qenie shoqërore dhe, së treti, me format e asociuara të jetës dhe me marrëdhëniet e individit me organizatat dhe institucionet e shoqërisë. 17 Të tria këto elemente natyra, njeriu dhe institucionet shoqërore janë objekt studimi i një numri disiplinash shkencore e humanistike (gjeografia, historia, psikologjia, antropologjia, filozofia, ekonomia, shkenca politike etj.), por, siç vinte në dukje më shumë se një shekull më parë sociologu i njohur amerikan, Albion Small, asnjëra nga këto disiplina, në vetvete, nuk i ka mundësitë që ka sociologjia për t i ekzaminuar dhe shpjeguar në mënyrë sistematike dhe holistike ndërveprimet mes këtyre elementeve esenciale të jetës shoqërore. 18 Sot vështirë se mund të kontestohet fakti që, ndërsa psikologjia, për shembull, studion proceset dhe gjendjen emocionale e mendore të individit dhe mënyrën e sjelljes së tij, me fjalë 16 Ibid., f Fatos Tarifa, Shkencat e shoqërisë: Sociologjia si disiplinë integruese për studimin e jetës shoqërore, f Albion W. Small, Some Demands of Sociology Upon Pedagogy, The American Journal of Sociology (1894), Vol. 2, f

186 FATOS TARIFA të tjera, atë çfarë ndodh brenda individit, sociologjia studion marrëdhëniet mes individëve në një kontekst të gjerë shoqëror, pra atë çfarë ndodh jashtë individëve të veçantë në procesin e komunikimit e të bashkëveprimit të tyre në shoqëri. 19 Ndonjëherë, sociologjia në mënyrë të gabuar identifikohet me filozofinë sociale. Edhe pse këto dy disiplina janë të afërta, ato nuk janë e njëjta gjë. Ndryshe nga filozofia sociale, e cila studion një varg çështjesh që, gjithashtu, kanë të bëjnë me shoqërinë, duke filluar nga funksionet e veprimeve të përditshme të individëve te ndikimi i shkencës në kulturën dhe në jetën e shoqërisë, nga format e autoritetit e të legjitimitetit të sundimit në shoqëri te kushtet dhe kriteret e revolucioneve sociale etj., sociologjia studion jetën e shoqërisë nga një këndvështrim tjetër dhe me metoda të tjera. Sociologjisë i interesojnë marrëdhëniet face-to-face midis individëve si anëtarë të shoqërisë, duke filluar nga kontaktet sporadike midis individëve anonimë, te mënyra e komunikimit, te natyra e marrëdhënieve mes anëtarëve të shoqërisë dhe format në të cilat shprehen ato në një shoqëri të dhënë, te mënyrat e organizimit të individëve në grupe sociale mbi bazën e pikëpamjeve, të motiveve dhe të interesave të përbashkëta dhe, në kushtet e sotme të zhvillimit të shpejtë social e teknologjik dhe të proceseve globalizuese që lidhen me to, te ndërveprimi shoqëror në shkallë globale. Ndryshe nga filozofia sociale, sociologjia nuk përfaqëson një pikëpamje, ose një botëkuptim mbi atë se si duhet të jetë realiteti shoqëror. Ajo studion dukuritë e realitetit social ashtu siç janë. 19 Earl Babbie, The Sociological Spirit (Belmont, CA: Wadsworth Publishing Company, 1994), f

187 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Bashkëjetesa në shoqëri, kohezioni dhe mirëqenia shoqërore Për shkak se në asnjë shoqëri nuk ndodh dhe nuk mund të ndodhë që individët të jetojnë të izoluar nga shoqëria, sociologjia e shtrin interesimin e saj në studimin e grupeve shoqërore, të organizatave dhe të institucioneve që krijohen në shoqëri dhe që janë funksionalisht të domosdoshme për ekzistencën, kohezionin dhe mirëqenien e saj, si edhe në marrëdhëniet e një shoqërie të dhënë me shoqëri të tjera bashkëkohëse, apo me traditat e kaluara të vetë kësaj shoqërie. Në një kuptim shumë të përgjithshëm, mund të thuhet se sociologjia studion rregullat e bashkëjetesës në shoqëri. Ajo interesohet si për format dhe mënyrat e bashkëveprimit e të bashkëjetesës së individëve dhe të grupeve shoqërore, ashtu edhe për shkaqet që i shtyjnë ata të konkurrojnë dhe të vihen në konflikt me njëri-tjetrin. Si bashkëpunimi e solidariteti, ashtu edhe konflikti dhe lufta midis anëtarëve të shoqërisë, janë aspekte të pandara të jetës shoqërore dhe, për këtë arsye, ato përbëjnë fokusin e interesimeve të sociologjisë si shkencë. Le të përpiqemi ta ilustrojmë këtë ide. Çdo individ, për të jetuar, ka nevojë për ushqim, strehim, shoqëri, siguri dhe për përmbushjen e kënaqësive të caktuara fizike e shpirtërore. Nëse do të bënim një listë të nevojave që ka çdonjëri nga ne, ajo do të ishte një listë e gjatë. Por, përpjekjet për të përmbushur nevojat e ndryshme që kanë njerëzit krijojnë mundësi të panumërta për konflikt dhe luftë në shoqëri. Për shembull, kur produktet me të cilat ushqehemi janë me pakicë, të pamjaftueshme për të gjithë anëtarët e shoqërisë, disa do të ushqehen në kurriz të të tjerëve, duke ngjallur zemërimin e këtyre të fundit dhe duke çuar, në rrethana të caktuara, në konflikt dhe luftë. Një shembull tjetër: kur raporti mes meshkujve dhe femrave në një shoqëri të dhënë, apo në një periudhë të caktuar, është 187

188 FATOS TARIFA shpërpjesëtimor, kjo mund të krijojë premisat për atë që Martin Walker e quan gjeopolitikë të frustracionit seksual, 20 me fjalë të tjera, në një konkurrencë të ashpër midis anëtarëve meshkuj të shoqërisë për një numër shumë më të kufizuar individësh të seksit të kundërt. Ndërsa, pothuajse kudo në botë, femrat zënë një përqindje më të madhe se meshkujt (në Europë dhe në Amerikën e Veriut ato janë, përkatësisht, 7 dhe 3.4 për qind më shumë), në disa rajone të Indisë, si, për shembull, në Panxhab, për çdo 120 meshkuj ka vetëm 100 femra. Ky disproporcion është edhe më i theksuar në ishullin Hainan, në jug të Kinës, ku për çdo 100 femra ka 136 meshkuj, apo në provincën Hubei, në Kinën qendrore, ku për çdo 100 femra ka 135 meshkuj. Raporte shpërpjesëtimore të ngjashme ekzistojnë edhe në Bangladesh, në Singapor, në Korenë e Jugut, në Taivan dhe në vende të tjera të Azisë Lindore dhe Juglindore. Gati 20 vjet më parë, ekonomisti i shquar indian, Amartya Sen, fitues i Çmimit Nobël në ekonomi, në vitin 1998, ishte i pari që tërhoqi vëmendjen mbi fenomenin e 100 milionë grave të humbura në Azi. 21 Fakti që miliona djem të rinj në këto vende të Azisë, pjesa më e madhe e të cilëve nga shtresat më të varfra të popullsisë dhe të lumpenproletariatit, nuk mund të gjejnë partnerë seksualë, ose gra me të cilat të martohen dhe të krijojnë familje, inkurajon prostitucionin, turizmin e seksit, rrëmbimin e dhunshëm të vajzave të reja, jo më për prostitucion, por për martesë, dhe homoseksualizmin. 22 Vetëm në Kinë, rreth vitit 2020, parashikohet të ketë mbi 40 milionë të rinj dhe burra beqarë, për të cilët do të jetë thuajse e pamundur të gjejnë një 20 Martin Walker, The Geopolitics of Sexual Frustration, Foreign Policy (2006), March-April 21 Amartya Sen, More Than 100 Million Women Are Missing, The New York Review of Books (1990), Vol. 37, No. 20 (December 20). 22 Martin Walker, The Geopolitics of Sexual Frustration. 188

189 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale partnere. Një situatë e tillë mund të krijojë mungesë stabiliteti social dhe politik, që mund të manifestohet edhe në formën e një nacionalizmi ekstrem, i cili do të përbënte rrezik për krejt rajonin e Azisë Lindore. Ky rrezik nuk është thjesht hipotetik; ai ka precedentë historikë. Kur në mes të shekullit të 19-të, raporti midis meshkujve dhe femrave në popullsinë e Kinës Veriore arriti 129 me 100, turma të mëdha djemsh të rinj krijuan banda të armatosura huliganësh, ndërtuan fortesa dhe arritën të sundonin një sërë provincash, duke vrarë dhe shkatërruar pa masë, çka në histori njihet si Rebelimi Nien ( ). 23 Studiuesit amerikanë Valerie Hudson dhe Andrea den Boer, 24 besojnë se një histori e ngjashme mund të përsëritet. Historia, biologjia dhe sociologjia, shkruajnë këta autorë, sugjerojnë se meshkujt e tepërt ( surplus males ) do të gjenerojnë shkallë të lartë kriminaliteti dhe turbullime sociale në Kinë. Madje, sipas tyre, mund të ndodhë që qeveritë e Indisë dhe të Kinës t i rrisin numerikisht shumë ushtritë e tyre për të krijuar kështu një valvul shkarkimi për energjitë agresive të meshkujve të rinj në moshë. Shumëkush mund të mendojë se qeniet njerëzore nuk janë krijuar të tilla që, në mënyrë të natyrshme, të dëshirojnë të 23 Elizabeth Perry, Rebels and Revolutionaries in Northern China, (Stanford, CA: Stanford University Press, 1980); David Ownby, Approximations of Chinese Bandits: Perverse Rebels or Frustrated Bachelors?, në Jeffrey Wasserstrom & Susan Brownell (eds.), Chinese Masculinities/Femininities (Berkeley, CA: University of California Press, 2002). 24 Valerie M. Hudson & Andrea M. Den Boer A Surplus of Men, A Deficit of Peace: Security and Sex Ratios in Asia s Largest States, International Security (2002), Vol. 26, No. 4, ff. 5-38; Bare Branches: Security Implications of Asia s Surplus Male Population (Boston: The MIT Press, 2005). 189

190 FATOS TARIFA bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Bletët dhe milingonat janë një shembull shumë më i mirë në këtë drejtim. Thomas Hobbes, në veprën e tij të famshme Leviathan, në të cilën shtjellon doktrinën e tij mbi bazat e çdo shoqërie dhe mbi legjitimitetin e pushtetit, shkruan se, për të evituar të këqiat dhe rreziqet që vijnë nga kaosi, mosmarrëveshjet, grindjet, dhe lufta e të gjithëve kundër të gjithëve (bellum omnium contra omnes) që sundojnë në gjendjen natyrore të shoqërisë, njerëzit interesat dhe pasionet e të cilëve vetë Hobbes i kuptonte në mënyrë mekaniciste janë marrë vesh për të krijuar një autoritet të fortë qendror, shtetin, pa të cilin nuk mund të ketë bashkëjetesë dhe harmoni sociale. Kjo marrëveshje e përgjithshme, ose kjo kontratë sociale, përcakton dhe sanksionon, për çdo individ, rregullat e bashkëjetesës në shoqëri, duke ua nënshtruar të drejtat natyrore të individëve autoritetit dhe sovranitetit të shtetit, i cili merr përsipër mbrojtjen e të gjithë anëtarëve të shoqërisë. Në përgjithësi, njerëzit pranojnë vullnetarisht që t u binden dhe të zbatojnë rregullat shoqërore dhe ligjet që harton shteti i tyre, pasi në to shohin të shprehura interesat e tyre dhe gjejnë mbrojtje nga veprimet ekstremiste të individëve të tjerë. Sidoqoftë, jo çdo individ i pranon dhe u nënshtrohet rregullave, normave dhe ligjeve të shoqërisë. Sociologjia studion, ndër të tjera, se si dhe nga kush krijohen këto rregulla, norma dhe ligje dhe çfarë i motivon individë apo grupe të caktuara shoqërore që t u binden atyre, ose t i kundërshtojnë dhe shkelin ato. Me fjalë të tjera, sociologjia interesohet për mënyrën se si krijohen rregullat, normat dhe ligjet në një shoqëri të dhënë, si edhe për shkaqet për të cilat, me kalimin e kohës, disa rregulla dhe ligje zhvlerësohen, ndryshojnë, ose zëvendësohen me rregulla dhe ligje të reja, ndërkohë që rregulla, norma dhe ligje të tjera mbeten të pandryshuara. Mendoni, për një çast, kompleksitetin e të gjitha rregullave shoqërore dhe të ligjeve, të cilave çdonjëri 190

191 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale nga ne u nënshtrohet çdo ditë në jetën dhe në aktivitetin e tij, si anëtar i një shoqërie të dhënë, ose si qytetar i një vendi. Njerëzit drejtojnë automjete, por mosha kur ata e fitojnë këtë të drejtë dhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve përcaktohen me ligj. Punonjësit dhe bizneset duhet të paguajnë taksa mbi të ardhurat dhe fitimet e tyre, por masa e taksimit gjithashtu përcaktohet me ligj. Njerëzit që dëshirojnë të martohen, gjithashtu, janë të detyruar të presin moshën kur martesën e tyre e lejon ligji. Nëse një martesë dështon, është përsëri ligji ai që përcakton mënyrën dhe kushtet e zgjidhjes së saj. Rregullat dhe normat shoqërore, mbi bazën e të cilave është organizuar bashkëjetesa jonë me individë të tjerë, nuk janë të gjitha juridikisht të sanksionuara në formën e ligjeve. Në jetën e përditshme të çdonjërit nga ne, për të krijuar dhe ruajtur një marrëdhënie harmonike me anëtarët e tjerë të shoqërisë, çdo individi i duhet të respektojë një numër rregullash shoqërore, të cilat nuk janë ligjërisht të detyrueshme. Për shembull, ka rregulla se si shtrëngohet dora kur takohesh me dikë, rregulla se si vendosen dhe mbahen thika apo piruni në tavolinë, rregulla se si duhet të jetë veshja kur shkohet në zyrë, në shkollë ose në një koncert simfonik, si edhe rregulla se si duhet folur në një mjedis të caktuar, ç fjalor dhe ç gramatikë duhet përdorur etj. Shumë nga rregullat, të cilave u përmbahemi dhe i respektojmë në jetën tonë të përditshme, kanë ekzistuar shumë kohë përpara se të lindnim ne, dhe shumica e tyre do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe pasi ne të mos jemi më. Për më tepër, asnjëri prej nesh nuk ka luajtur ndonjë rol në krijimin e rregullave të tilla, si ato që përmenda më sipër. Për shembull, askush nuk ka kërkuar nga ju që të votoni mbi rregullat e veshjes ose të gramatikës që ne përdorim. Megjithatë, në një kuptim real të fjalës, ne kemi votuar për këto rregulla në momentin që kemi zgjedhur t i respektojmë ato. Merrni, fjala vjen, rregullin për të mos dalë lakuriq në publik. Edhe pse askujt nga ne nuk i 191

192 FATOS TARIFA është kërkuar ndonjëherë mendim për të vendosur këtë rregull, madje askush nga ne nuk e di se kur, në ç vend fillimisht dhe nga kush është vendosur një rregull i tillë shoqëror, ne të gjithë kemi marrë pjesë në një referendum mbi këtë çështje ditën që kemi dalë për herë të parë në publik të veshur. Nëse kjo që ju them mund t ju tingëllojë disi naive, mbani parasysh, ju lutem, se jo vetëm në të kaluarën e largët, por edhe në ditët tona, ka shoqëri primitive, anëtarët e të cilave kanë votuar ndryshe nga ne, siç ka, gjithashtu, shoqëri moderne, madje jo shumë larg kufijve tanë, në të cilat, një pjesë e anëtarëve të tyre kanë bërë një tjetër zgjedhje, duke lejuar që në plazhet e tyre njerëzit të dalin nudo. Ruajtja dhe qëndrueshmëria e rregullave dhe e normave shoqërore shpjegohen, kryesisht, me të mësuarit dhe transmetimin e tyre nga një brez në tjetrin, përmes një procesi, i cili në sociologji quhet socializim. Përmes këtij procesi socializimi, i cili fillon me lindjen e njeriut dhe vazhdon gjatë gjithë jetës së tij, çdonjëri nga ne mëson dhe brendëson, pra bën të vetat, rregullat që ekzistojnë në shoqëri. Peter Berger argumenton se: Ajo që ndodh gjatë socializimit është se bota sociale brendësohet te fëmija. I njëjti proces, edhe pse, ndoshta, cilësisht më i dobët, ndodh çdo herë që një i rritur iniciohet në një kontekst të ri social ose në një grup të ri shoqëror. Shoqëria, pra, nuk është vetëm diçka jashtë tij, në kuptimin durkheimian [të fjalës], por është gjithashtu në të, pjesë e qenies sonë më të thellë...shoqëria kontrollon jo vetëm lëvizjet tona, por edhe përcakton identitetin, mendimet dhe emocionet tona. [Përmes brendësimit të tyre] strukturat e shoqërisë bëhen strukturat e vetë ndërgjegjes sonë. Shoqëria nuk ndalon në sipërfaqen e lëkurës sonë; ajo penetron brenda nesh po aq sa edhe na rrethon. Lidhja jonë pas shoqërisë është vendosur jo aq për shkak të pushtimit tonë prej saj, se sa për shkak të konsensusit. Shumë herë, ne jemi të shtrënguar t i nënshtrohemi asaj; më 192

193 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale shpesh akoma, është vetë natyra jonë ajo që na kufizon. Muret e burgimit tonë kanë ekzistuar edhe përpara se ne të dilnim në skenë, por, më pas, ato rindërtohen nga vetë ne. Në këtë arrestim, ne jemi tradhtuar nga vetë bashkëpunimi ynë. 25 Përveç socializimit tonë të vazhdueshëm si individë, çdonjëri nga ne, si anëtar i shoqërisë, merr pjesë çdo ditë në socializimin e anëtarëve të tjerë të shoqërisë, përmes sanksioneve pozitive ose negative që ne përdorim në marrëdhëniet me ta vlerësime pozitive, inkurajimi dhe përkrahja e tyre, ose, në të kundërt, qëndrime negative apo masa ndëshkimore për ta. Nuk ka dyshim se të gjitha rregullat shoqërore, të cilave u jemi referuar më sipër për të ilustruar pikëpamjen tonë, janë arbitrare, çka do të thotë se, në vend të tyre, fare mirë mund të ekzistonin rregulla të tjera, të ndryshme prej tyre. Fjala vjen, ndërsa në Shqipëri, në Itali, në Gjermani, në Shtetet e Bashkuara, në Kubë, në Kroaci, në Siri apo në Irak rregullat dhe ligjet e këtyre vendeve kërkojnë që automjetet të lëvizin në krahun e djathtë të rrugës, në shoqëri të tjera (për shembull, në Angli, në Irlandë, në Japoni, në Afrikën e Jugut, në Indi, në Australi, në Zelandën e Re, në Indonezi, në Kenia ose në Singapor), rregullat dhe ligjet e tyre detyrojnë që automjetet të qarkullojnë në krahun e majtë të rrugës dhe, si rregull, shoferi qëndron në timon në krahun e djathtë të automjetit. Këto rregulla dhe ligjet që përcaktojnë mënyrën e qarkullimit rrugor kanë ndryshuar dhe mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe nga një vend në tjetrin. Në Kanada, për shembull, me përjashtim të provincave Ontario dhe Kebek, deri në vitet 1920 ligji kërkonte që automjetet të lëviznin në krahun e majtë të rrugës. Një ligj i tillë ka ekzistuar edhe në Austri, në Çekosllovaki dhe në Hungari para Luftës së Dytë Botërore, por 25 Peter L. Berger, Invitation to Sociology: A Humanistic Perspective, f

194 FATOS TARIFA ndryshoi me pushtimin e këtyre vendeve nga Gjermania. Në Suedi, ndryshe nga fqinjët e saj, Finlanda dhe Norvegjia, deri në mes të viteve 1960 ka ekzistuar i njëjti ligj. Një referendum popullor i organizuar në vitin 1955, në të cilin afro 83 për qind e suedezëve u shprehën për ndryshimin e ligjit ekzistues, bëri që parlamenti i atij vendi të miratonte, më 1963, një ligj të ri, me të cilin automjetet detyroheshin të qarkullonin në krahun e djathtë të rrugës, ligj i cili hyri në fuqi më Pasi një rregull i caktuar është vendosur dhe aprovuar nga shoqëria, respektimi thuajse universal i tij i jep atij rregulli një peshë gjithnjë e më të madhe në jetën e shoqërisë, në atë masë sa shumica e anëtarëve të saj priren të besojnë se, nga të gjitha rregullat e tjera të mundshme, ky që është aprovuar është më i miri. Kështu, për shembull, duke e konsideruar krahun e djathtë të rrugës si krahun e duhur për lëvizjen e automjeteve, shumëkujt mund t i duket e çuditshme pse anglezët dhe japonezët nuk e kuptojnë këtë. Shpeshherë, në sociologji përdoret termi reifikim, për të shprehur një situatë, në të cilën gjëra që në të vërtetë nuk ekzistojnë, i konsiderojmë sikur të ishin reale, ose kur një koncept abstrakt e trajtojmë sikur të ishte një objekt konkret. Në këtë kuptim, mund të flitet për reifi kim të rregullave shoqërore. Ndikimi i rregullave të shoqërisë në jetën dhe në veprimtarinë tonë të përditshme, si anëtarë të saj, është veçanërisht i rëndësishëm kur këto rregulla brendësohen nga ne, me fjalë të tjera, kur ato bëhen pjesë e jona dhe përjetohen nga ne në mënyrë të përsëritur, si eksperiencë individuale. Përfytyroni, për një çast, një situatë të tillë, e cila ndoshta edhe mund t i ketë ndodhur dikujt prej jush. Është ora 3 mëngjesit dhe ju duhet të shkoni 194

195 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale në Aeroportin e Rinasit për të marrë avionin e linjës Austrian Airlines. Në çastin kur mbërrini në një kryqëzim rruge në të dalë të Tiranës, drita e trafikut është e kuqe. Edhe pse asnjë automjet nuk duket të afrohet nga asnjë drejtim dhe syri nuk ju zë asnjë këmbësor, çfarë bëni ju? Ka shumë të ngjarë që ju, pasi keni ndaluar, prisni derisa të ndizet drita jeshile. Nëse dikush, që mund të jetë duke udhëtuar me ju atë mëngjes, ju pyet pse prisni të ndërrohet sinjali i trafikut kur në rrugë nuk pipëtin asgjë, ju ndoshta i thoni: Se si do të më dukej [po të kaloja me dritë të kuqe], ose ndihem më mirë kështu [pa thyer rregullin]. Ky është vetëm një shembull fare i thjeshtë që tregon se si një rregull të caktuar shoqëror ne e reifi kojmë (automjetet dhe këmbësorët që s duken gjëkundi në 3 të mëngjesit i konsiderojmë sikur të ishin realisht prezentë në atë kryqëzim rruge) dhe e brendësojmë, e bëjmë, pra, një eksperiencë tonën, e cila, në mos është përsëritur më parë, do të përsëritet në të ardhmen. Sociologjia studion, ndër të tjera, motivet që i shtyjnë njerëzit të respektojnë rregullat dhe normat shoqërore. Por sociologjia studion, gjithashtu, edhe shkaqet ose motivet që i shtyjnë njerëz të caktuar t i thyejnë këto rregulla ose të veprojnë në kundërshtim me to. Ka njerëz, fjala vjen, që përdorin një fjalor të papërshtatshëm në bisedë me njerëz të tjerë, siç ka të tjerë që mund të vishen në një mënyrë, e cila konsiderohet e papërshtatshme, kur shkojnë në zyrë ose në një balet klasik. Të tjerë akoma mund ta ngasin automjetin me një shpejtësi përtej asaj të lejuar, siç ka njerëz që vjedhin, që fshehin të ardhurat apo fitimet e tyre për të paguar më pak taksa, njerëz që prishin qetësinë publike ose që kryejnë vrasje. Edhe pse kjo mund të krijojë përshtypjen se sociologjia fokusohet kryesisht në studimin e sjelljeve shoqërisht negative, ose devijante, ky konkluzion nuk do të ishte i saktë. Rregullat e një shoqërie të dhënë dhe ligjet që rregullojnë bashkëjetesën e anëtarëve të saj janë kaq të shumta dhe kaq komplekse, sa ndoshta asnjë individ 195

196 FATOS TARIFA nuk mund t i njohë dhe t i respektojë të gjitha ato. Përveç kësaj, ju dhe unë mund të jemi dakord që disa rregulla shoqërore mund dhe duhen thyer apo ndryshuar. Për shembull, ne mund të mos jemi dakord me rregullin që thotë se burrat s duhet të qajnë, ose që gratë duhet t u binden në çdo gjë burrave të tyre. Studimi i motiveve dhe i shkaqeve pse njerëzit i thyejnë rregullat dhe normat e shoqërisë është i lidhur ngushtë me studimin dhe të kuptuarit e shkaqeve që kushtëzojnë vetë ndryshimin e këtyre rregullave dhe normave shoqërore. Edhe pse ne jetojmë dhe bashkëveprojmë me njerëz të tjerë, duke respektuar vazhdimisht një numër jashtëzakonisht të madh rregullash dhe normash shoqërore, shumë prej të cilave duket se kanë ekzistuar ose do të ekzistojnë përgjithmonë, vetë këto rregulla dhe norma janë në një proces ndryshimi të vazhdueshëm. Shumë prej tyre, me kalimin e kohës, zëvendësohen me rregulla dhe norma të reja. Ndërsa rregulla dhe norma që kanë të bëjnë me gjatësinë e veshjes për gratë, me gjatësinë e flokëve apo stilin e krehjes së tyre veprojnë pak a shumë si yo-yos, pra ndërrohen dhe alternohen me kalimin e kohës, rregulla dhe norma të tjera shoqërore ndryshojnë në një drejtim: me krijimin e rregullave të reja, të vjetrat nuk respektohen më dhe, për këtë arsye, fillojnë të harrohen. Le ta ilustrojmë këtë me disa shembuj të thjeshtë: Vite më parë, në Shqipëri, një rregull i pashkruar shoqëror kërkonte që gratë dhe burrat të mbanin dy radhë të veçanta kur donin të blinin diçka në dyqan. Ky rregull nuk respektohet më. Deri jo shumë kohë më parë, kur një pedagog hynte në auditor, rregulli e kërkonte që studentët të ngriheshin në këmbë në shenjë respekti për të. Sot, as ky rregull nuk respektohet më. Jo më shumë se dy-tri dekada më parë, në Shqipëri vetëm burrat mund t i ngisnin ato pak automjete që ekzistonin. Lezja, në dramën e Kiço Blushit, ishte një përjashtim i rrallë. Sot, ky rregull, gjithashtu, nuk ekziston më. Deri pas Luftës së Dytë Botërore, në pjesën më të madhe të shteteve në Shtetet 196

197 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale e Bashkuara, martesat mes të bardhëve dhe zezakëve ishin ligjërisht të ndaluara (shteti i fundit që e revokoi këtë ligj e bëri këtë në vitin 1967). Po kështu, në disa shtete të Shteteve të Bashkuara, deri në vitet 1960, ishte rregull që zezakët të uleshin në fund të autobusit. Rosa Parks dhe të tjerë, të cilët ishin të parët që refuzuan t i bindeshin një rregulli të tillë, sot konsiderohen heronj, pasi mosbindja e tyre për të respektuar rregullat diskriminuese të kohës inspiruan një ndër lëvizjet më të fuqishme sociale kundër ndarjes dhe diskriminimit racor në Amerikë. Në përfundim, mund të themi se sociologjia, si shkencë, studion rregullat që bëjnë të mundur organizimin dhe bashkëjetesën e njerëzve në shoqëri. Ajo është e interesuar të shpjegojë se ç përfaqësojnë këto rregulla, si lindin ato, në ç rrethana dhe nën ndikimin e cilëve faktorë ndryshojnë ato. Megjithatë, duhet thënë se sociologjia nuk merr përsipër të shpjegojë gjithçka që ka të bëjë me rregullat dhe normat që rregullojnë jetën shoqërore. Ajo ofron një këndvështrim dhe një metodë të veçantë për studimin e dukurive të jetës shoqërore dhe të rregullave që e organizojnë atë, duke u lënë vend shkencave të tjera shoqërore, prej të cilave ajo nuk është e izoluar, që të plotësojnë tablonë e botës sociale në të cilin jetojmë. 197

198 FATOS TARIFA 198

199 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale SOCIOLOGJIA SI REFLEKTIM KRITIK MBI REALITETIN SHOQËROR KONCEPTI MBI IMAGJINATËN sociologjike, siç keni vënë re, zë një vend qendror në këtë vëllim. Duke iu përmbajtur këtij koncepti, në këtë ese dëshiroj të shtjelloj një tjetër temë me interes për sociologjinë, si shkencë, dhe për ata që e lëvrojnë teorikisht këtë fushë të dijes, që ua transmetojnë atë studentëve në auditor dhe publikut të gjerë, ose që përpiqen ta aplikojnë atë në praktikën shoqërore. Shprehitë e të menduarit në mënyrë kritike Një element esencial i arsyetimit dhe i formimit sociologjik është të menduarit në mënyrë kritike, të cilin, fatkeqësisht, shkolla shqiptare ende nuk e kultivon sa duhet te të rinjtë. Të menduarit racional kritik, nëse ai bëhet pjesë e procesit mësimdhënës në shkencat sociale, veçanërisht në sociologji, do të ndihmonte që studentët të angazhohen më drejtpërdrejt në këtë proces të akumulimit të dijes mbi shoqërinë dhe, për më tepër, do t u mundësonte atyre një kontekst real për të identifikuar problemet sociale që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare, si edhe për të eksploruar mënyra alternative të të menduarit dhe të të vepruarit për t i zgjidhur këto probleme. Sociologu amerikan 199

200 FATOS TARIFA Sam Marullo vë në dukje se, të menduarit në mënyrë kritike stimulohet dhe zhvillohet te të gjithë ata studentë të shkencave sociale dhe te kushdo tjetër, që përballet me shpjegime të thjeshta, të qarta e të individualizuara të problemeve sociale që ata vëzhgojnë në realitetin përreth tyre, ose në komunitetin në të cilin jetojnë. 1 Kombinimi organikisht, në një proces të vetëm, i shpjegimeve të informuara në auditor, i leximit të autorëve klasikë dhe i literaturës më të re sociologjike, i të menduarit racional kritik, i diskutimeve në auditor dhe jashtë tij mbi probleme reale të shoqërisë, si edhe angazhimi civik në debate publike dhe në veprimtari që synojnë përmirësimin e organizimit shoqëror dhe të kushteve të jetës së shoqërisë, ndihmojnë për të kuptuar më mirë faktorët strukturorë dhe institucionalë që frenojnë ose ndihmojnë progresin shoqëror. Të menduarit në mënyrë kritike inkurajon krijimin e zakoneve ose shprehive të të menduarit (mental habits), të tilla që ndihmojnë për të pasur një kuptim më të saktë të strukturave, të institucioneve, të proceseve dhe të jetës së shoqërisë në përgjithësi, si edhe të dukurive e të problemeve të veçanta sociale që ndeshim çdonjëri nga ne, si anëtarë të shoqërisë, në jetën e përditshme. Këto mental habits përfshijnë (a) të dëgjuarit kritik (mos beso çdo gjë që dëgjon), (b) dyshimin metodologjik (interesohu se në ç rrugë është nxjerrë një konkluzion i caktuar), (c) sqarimin e çështjeve të paqarta (mos merr asgjë si të mirëqenë, por pyet dhe mëso shpjegimin e saj), (ç) vëzhgimin e kujdesshëm të dukurive shoqërore (përpiqu t i vëresh, t i vlerësosh dhe t i kuptosh këto dukuri dhe ngjarjet shoqërore sociologjikisht, jo si dukuri dhe ngjarje të rastit, por si dukuri dhe 1 Sam Marullo, Sociology s Essential Role: Promoting Critical Analysis in Service-Learning, në James Ostrow, Gary Hesser & Sandra Enos (eds.), Cultivating the Sociological Imagination: Concepts and Models of Service-Learning in Sociology (Washington, DC: American Association for Higher Education, 1999), f

201 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale ngjarje që kanë shkaqet e tyre në strukturën institucionale të shoqërisë, në marrëdhëniet politike, ekonomike, shoqërore apo familjare që ekzistojnë në kontekstin e dhënë shoqëror, si edhe në kontekstin më të gjerë të zhvillimeve të sotme, në një botë gjithnjë e më të globalizuar). Të menduarit racional kritik, ashtu si edhe vetë imagjinata sociologjike, është një atribut që kultivohet tek individi. Kjo merr kohë dhe kërkon praktikë. Shumë herë, çdonjëri nga ne priret të vlerësojë ngjarje, dukuri dhe probleme shoqërore mbi bazën e opinioneve dhe të gjykimeve tona personale, pa menduar në mënyrë kritike. Nëse të menduarit në mënyrë kritike do të bëhej pjesë integrale e të gjykuarit dhe e të vepruarit tonë të përditshëm, kjo jo vetëm do të bënte që e gjithë jeta jonë të ishte një eksperiencë e vazhdueshme edukative, por edhe do të ndihmonte për të kuptuar më realisht dukuritë dhe problemet e shoqërisë, si edhe do të krijonte eventualisht një propensitet më të madh për të luajtur një rol aktiv në komunitetin ku bëjmë pjesë. Reflektimi kritik mbi realitetin Krahas dhe bashkë me të menduarit racional kritik, një tjetër element i rëndësishëm për të kuptuar, shpjeguar dhe transformuar realitetin shoqëror në të cilin jetojmë është të reflektuarit në mënyrë kritike. Reflektimi në këtë mënyrë, në thelbin e vet, ka të bëjë me eksplorimin nga ana jonë të vetë koncepteve dhe gjykimeve tona për shoqërinë njerëzore, për formën e organizimin dhe institucionet e saj. Është e natyrshme që, për shumë nga ne, aftësia për të menduar në mënyrë kritike dhe për të reflektuar mbi eksperiencat tona individuale apo shoqërore kushtëzohet nga këndvështrimi përmes të cilit jemi mësuar t u qasemi kushteve të shoqërisë dhe dukurive të jetës shoqërore. 201

202 FATOS TARIFA Kjo, në një masë të madhe, përcaktohet nga njohuritë formale që marrim në shkollë dhe nga leximet që rekomandojnë pedagogët tanë, por, në një masë edhe më të madhe, kjo varet nga imagjinata sociologjike që zhvillojnë te ne kushtet reale të jetës shoqërore, kombinimi i rrethanave objektive shoqërore në të cilat jetojmë, me biografitë tona si individë njerëzorë, kombinim i cili përcakton vendin apo statusin që zë çdonjëri nga ne në strukturën e shoqërisë, si edhe rolin që luajmë në të. Në procesin e të reflektuarit në mënyrë kritike mund të ndodhë që ne të provojmë një ndjenjë diskomforti, kur konstatojmë se reflektimet tona zbulojnë të vërteta të cilat bien ndesh me të kuptuarit deri më sot nga ana jonë të raporteve, të dukurive shoqërore, ose të faktorëve që përcaktojnë problemet kryesore të shoqërisë. Kjo ndjenjë diskomforti është, në fakt, prova më e mirë se njohja nga ana jonë e marrëdhënieve dhe e problemeve të shoqërisë realizohet si një proces dialektik, përmes ballafaqimit të vazhdueshëm të koncepteve dhe të bindjeve tona të krijuara më parë me zhvillimet e reja jetësore. Reflektimi kritik bën që çdonjëri nga ne, në shkollë ose pas mbarimit të saj, vazhdimisht, të mbetet një nxënës aktiv. Duke reflektuar në mënyrë kritike mbi organizimin institucional, mbi kushtet ekonomike e kulturore dhe mbi problemet e shoqërisë, ne rikonsiderojmë gjykimet dhe vlerësimet tona të mëparshme, i përshtatim, i plotësojmë dhe i pasurojmë ato mbi bazën e asaj çka sugjerojnë faktet e reja që zbulojmë përmes vëzhgimeve tona të kujdesshme dhe përmes reflektimit në mënyrë kritike mbi to. Lexuesi mund të dëshirojë, për një çast, të reflektojë në mënyrë kritike mbi shumë dukuri dhe probleme ekonomike e sociale që shoqërojnë periudhën e tranzicionit postkomunist në Shqipëri, për t u dhënë përgjigje, nga këndvështrimi sociologjik, një vargu pyetjesh të rëndësishme. Pyetje të tilla, të cilat mund të jenë fare të thjeshta në pamje të parë, në një mënyrë 202

203 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale ose një tjetër, ne ia bëjmë çdo ditë njëri-tjetrit, ose vetes sonë, pa reflektuar në mënyrë kritike për to. Fjala vjen, përse, pas më shumë se dy dekadash që kanë kaluar nga ndërrimi i sistemit politik dhe ekonomik në shoqërinë shqiptare, vendi ynë vazhdon të jetë prapa në çdo drejtim në krahasim me vendet e tjera postkomuniste? Përse kultura demokratike ndesh një rezistencë kaq të fortë në një shoqëri tashmë të organizuar mbi parime demokratike? Përse, në kushtet e tranzicionit demokratik, përqindja e fëmijëve që largohen nga shkolla është rritur, në vend që të pakësohej? Përse një vend me territor dhe popullsi të vogël, siç është vendi ynë, vazhdon të vuajë nga mungesa të theksuara të kushteve bazë të një jetese normale të qytetëruar, siç janë mungesa e ujit të pijshëm, e energjisë elektrike, e rrugëve të asfaltuara në zona rurale etj? Të thuash se për të gjitha këto fajin e ka qeveria, të ngarkosh me përgjegjësi partitë politike, parlamentin, këtë ose atë kryeministër dhe ministrat e tij, kjo nuk do të thotë se reflekton në mënyrë kritike. Gjykime të tilla na lënë në nivelin e reflektimit të rëndomtë për çështje të ditës. Ato nuk thonë asgjë përtej eksperiencës sonë individuale dhe përtej asaj që kemi quajtur dije konvencionale. Gjykime të tilla nuk informojnë një kuptim të ri mbi realitetin shoqëror në të cilin jetojmë, sepse në to mungojnë elementi i të menduarit racional kritik dhe reflektimi në mënyrë kritike për të kuptuar shkaqet dhe përmbajtjen e vërtetë sociale të dukurive. Nëse përpiqemi të reflektojmë në mënyrë kritike, do të kuptojmë se të reflektuarit në këtë mënyrë transformon eksperiencën tonë individuale dhe shoqërore në një proces të vazhdueshëm informimi dhe edukimi mbi vlera, qëllime dhe çështje të një karakteri dhe interesi të përgjithshëm shoqëror. Reflektimi në mënyrë kritike rrëzon stereotipat e krijuar. Ai jo vetëm zgjon interesime të reja, por edhe ofron mënyra të reja të të kuptuarit të dukurive shoqërore dhe të problemeve të shoqërisë. 203

204 FATOS TARIFA Së fundmi, të reflektuarit në mënyrë kritike sugjeron se jeta dhe mirëqenia jonë, si individë, nuk janë të shkëputura nga mirëqenia e përgjithshme e shoqërisë, pjesë e së cilës jemi. Siç shkruan sociologu amerikan Michael Schwalbe në librin e tij Jeta e ekzaminuar në mënyrë sociologjike, të arsyetuarit sociologjik, i cili në thelb është një reflektim kritik mbi realitetin, bën të mundur që të kuptojmë se ajo çfarë ne bëhemi si individë, varet nga natyra e marrëdhënieve tona me njerëz të tjerë. 2 2 Michael Schwalbe, The Sociologically Examined Life: Pieces of the Conversation (Mountain View, CA: Mayfield Publishing Company, 2001), f

205 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale SOCIOLOGJIA DHE PROBLEMET SOCIALE PREOKUPIMI PËR PROBLEMET sociale dhe zgjidhjen e tyre nuk është diçka e re. Prej kohësh, studiues të jetës shoqërore u kanë kushtuar vëmendje problemeve të shoqërisë, duke u munduar të shpjegojnë natyrën dhe shkaqet e tyre, si edhe të gjejnë rrugë e mënyra për zgjidhjen e tyre. Në fakt, vetë lindja e sociologjisë si një fushë e re studimesh në fillim të shekullit të 19-të dhe zhvillimi i saj si një disiplinë akademike më vete, kanë pasur dhe kanë si premisë dhe funksion kryesor shpjegimin dhe zgjidhjen e problemeve të shoqërisë. Në mesin dhe në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, mendimtarë të tjerë e përqendruan vëmendjen e tyre në ligjësitë e përgjithshme të zhvillimit shoqëror dhe, më konkretisht, në problemet sociale që ishin bërë dukuri të zakonshme të jetës ekonomike e shoqërore. Karl Marksi dhe Friedrich Engelsi, fjala vjen, u kushtuan vëmendje të veçantë problemeve të varfërisë dhe të pabarazisë ekonomike e sociale në shoqërinë kapitaliste. Në një prej studimeve të para të mirëfillta sociologjike, botuar në vitin 1845 dhe titulluar Gjendja e klasës punëtore në Angli (The Condition of the Working Class in England), Engelsi, në atë kohë 25-vjeçar, dha një pasqyrë shumë realiste të kushteve të punës dhe të jetesës së proletariatit anglez dhe të problemeve sociale që karakterizonin Anglinë Vik- 205

206 FATOS TARIFA toriane në mesin e shekullit të 19-të. 3 Në kushtet e Revolucionit Industrial dhe të revolucioneve borgjeze në Europë, kur monarkitë europiane po binin njëra pas tjetrës dhe kur roli i fesë dhe format tradicionale të organizimit shoqëror e të mënyrës së jetesës po dobësoheshin gjithnjë e më shumë, Émile Durkheim, nga ana e tij, u përpoq të shpjegonte se si shoqëria moderne mund të ruante një sens rregulli dhe solidariteti ndërmjet anëtarëve të saj. Në një sërë studimesh të rëndësishme, Durkheim-i u përqendrua, përveç problemeve të fesë, edhe në probleme të tilla, si ndarja shoqërore e punës, krimi si një dukuri shoqërore universale, vetëvrasja dhe aspekte të tjera të jetës së shoqërisë. Në të njëjtën kohë me të, Georg Simmel analizoi dallimet midis jetës urbane dhe asaj rurale, si edhe efektet e jetës së qytetit në psikologjinë dhe në sjelljen e individëve të veçantë. Simmel-i formuloi për herë të parë, veç të tjerash, konceptin e strukturës sociale dhe atë të rrjetit shoqëror. Bashkëkohësi i tyre, Max Weber-i, nga ana e vet, i përqendroi interesimet e tij akademike në problemet sociale që kishin të bënin me organizimin burokratik dhe me racionalizimin e shoqërisë moderne, si edhe në pushtetin që ka ky organizim burokratik mbi çdo anëtar të shoqërisë. Studimi i problemeve sociale dhe mënyrat se si mund të zgjidhen ato ka mbetur dhe mbetet fokusi i interesimeve dhe i veprimtarisë studimore edhe për sociologët e sotëm, të cilët, ashtu si themeluesit e kësaj disipline dhe sociologë të tjerë të 3 Kjo vepër ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndikim shumë të madh në radhët e historianëve anglezë që kanë studiuar Revolucionin Industrial, si edhe te shumë teoricienë socialë që studiojnë efektet negative të industrializimit (shih Emma Griffin, Liberty s Dawn: A People s History of the Industrial Revolution (New Haven, CT: Yale University Press, 1913). Për nga rëndësia dhe ndikimi i saj, kjo vepër e Engels-it mund të krahasohet me studimin e Charles Booth-it, Puna dhe jeta e njerëzve në Londër (Labour and Life of the People in London), botuar më 1889 dhe

207 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale shquar të shekullit të 20-të, janë të interesuar të shpjegojnë se si funksionon shoqëria e sotme, se si kushte të caktuara shoqërore krijojnë probleme sociale në shkallë lokale, kombëtare ose globale, dhe se si mund të ndryshohen këto kushte shoqërore, për të ndihmuar zgjidhjen e problemeve sociale që burojnë prej tyre. Ç janë problemet sociale? Cilat probleme konsiderohen probleme sociale? Nëse do të jepnim një përkufizim tepër të përgjithshëm se ç është një problem social, mund të mjaftoheshim të thoshim se një problem social është i ndryshëm nga një problem personal, të cilin nuk e përjetojnë individë të tjerë përveç nesh. C. Wright Mills vinte në dukje, sidoqoftë, se një problem personal mund të jetë, gjithashtu, edhe një problem social, nëse kushte të caktuara shoqërore bëjnë që edhe individë të tjerë ta përjetojnë atë si një problem personal të tyre. Për shembull, shumë individë ose familje e përjetojnë varfërinë ekonomike si një problem personal apo familjar, por të gjithë ata janë pjesë e një mënyre organizimi ekonomik të shoqërisë dhe e një strukture sociale që krijojnë papunësi. 4 Prej këtej rrjedh se, për të gjykuar nëse një dukuri e caktuar përbën ose jo një problem social, duhet vlerësuar nëse problemet personale të njerëzve janë të lidhura me dhe të kushtëzuara nga kushtet e përgjithshme objektive të shoqërisë. Sociologët amerikanë Richard Fuller dhe Richard Myers, në një artikull ndër më të cituarit, i titulluar Historia natyrore e një problemi social, botuar në American Sociological Review mbi 70 vjet më parë, vinin në dukje se problemet sociale kanë në vetvete elemente objektive. 5 Kjo, sipas tyre, do të thotë se 4 C. Wright Mills, The Sociological Imagination. 5 Richard C. Fuller & Richard R. Myers, The Natural History of a Social Problem, American Sociological Review (1941), Vol. 6, f

208 FATOS TARIFA problemet sociale mund të evidentohen dhe të maten empirikisht. Për shembull, nëse të dhënat empirike tregojnë se familje, ose shtresa të varfra të popullsisë kanë të ardhura të pakta, kushte strehimi të pakënaqshme dhe një cilësi jetese më të ulët, krahasuar me familjet apo shtresat jo të varfra, kjo do të thotë se një problem i tillë social, siç është varfëria, përveç elementit subjektiv, të shprehur në perceptimet dhe në përjetimet tona individuale, përmban, në vetvete, edhe një element objektiv. Shumë probleme sociale konsiderohen të tilla për shoqërinë në përgjithësi, fjala vjen, papunësia, varfëria ekonomike, diskriminimi racial, etnik ose fetar, pabarazia gjinore, krimi etj. Kjo, sidoqoftë, nuk do të thotë se probleme sociale janë vetëm ato dukuri që konsiderohen si probleme sociale nga e gjithë shoqëria. Në çdo shoqëri të dhënë ekzistojnë kushte të caktuara shoqërore, të cilat subjektivizohen dhe përjetohen si probleme sociale nga grupe shoqërore ose nga komunitete të caktuara. Kjo do të thotë se problemet sociale presupozojnë ekzistencën e dy faktorëve: të një faktori objektiv, me çka kuptojmë një aspekt të jetës shoqërore, i cili ekziston pavarësisht dëshirave tona dhe që mund të vlerësohet e të matet empirikisht, dhe, së dyti, të një faktori subjektiv, me çka kuptojmë preokupimin e një mase të konsiderueshme njerëzish për atë aspekt të jetës shoqërore dhe dëshirën e tyre për ta ndryshuar atë. 6 Identifikimi i kushteve të caktuara shoqërore si një problem social ka të bëjë, pra, me faktin që ne, si individë të veçantë, gjykojmë se diçka nuk shkon mirë në shoqëri dhe prandaj duhet ndryshuar. Kur bëjmë fjalë për probleme sociale, me këtë kuptojmë se, së pari, kushte të caktuara shoqërore shkaktojnë probleme personale për anëtarë të caktuar të shoqërisë; së dyti, problemet sociale mund të jenë lokale, pra mund të ndeshen në një komunitet të caktuar, por ato mund të jenë edhe kombëtare ose globale; së treti, problemet sociale nënkuptojnë si perceptimet 6 James K. Henslin, Social Problems: A Down-to-Earth Approach (Boston: Allen & Bacon, 2008), f

209 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale subjektive të njerëzve, ashtu edhe evidencë objektive për ekzistencën e tyre. James Crone e sintetizon këtë ide si më poshtë: Një problem social ekziston atëherë kur njerëzit perceptojnë subjektivisht dhe kanë prova objektive që dëshmojnë se kushte të caktuara shoqërore, të kombinuara në nivel lokal, kombëtar ose global, shkaktojnë probleme personale. 7 Autorë të tjerë ofrojnë përkufizime të ndryshme mbi atë se ç duhet konsideruar si problem social. Sociologët Daniel Curran dhe Claire Renzetti, fjala vjen, shkruajnë se: Një problem social është një rrethanë shoqërore, e shkaktuar nga faktorë që janë pjesë inherente e strukturës sociale të një shoqërie të dhënë, e cila, në mënyrë sistematike, krijon kushte disavantazhuese ose diskriminon një segment të caktuar të popullsisë apo një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të saj. 8 William Kornblum dhe Joseph Julian, nga ana e tyre, pohojnë se një problem social ekziston atëherë kur pjesa më e madhe e popullsisë në një shoqëri të dhënë është e mendimit se ekziston një rrethanë shoqërore, e cila kërcënon cilësinë e jetës së tyre dhe vlerat e tyre themelore, dhe se diçka duhet bërë për ta ndryshuar atë rrethanë. 9 Sociologët Mooney, Knox dhe Schact, në librin e tyre Të kuptuarit e problemeve sociale, ofrojnë një përkufizim të ngjashëm. Sipas tyre: Një problem social është një rrethanë shoqërore, të cilën një 7 James Crone, How Can We Solve Our Social Problems? (Thousand Oaks, CA: Pine Forge Press, 2007), f Daniel J. Curran & Claire M. Renzetti, Social Problems: Society in Crisis (Boston: Allyn & Bacon, 2000), f William Kornblum & Joseph Julian, Social Problems (Upper Saddle River, NJ: Prentice Hall, 2001), f

210 FATOS TARIFA pjesë e shoqërisë e sheh si të dëmshme për anëtarët e saj dhe prandaj kërkon të ndryshohet. 10 Po kështu, John Palen, në librin e tij Probleme sociale për shekullin e 21-të, shpreh një mendim të ngjashëm kur shkruan se: Problemet sociale janë dukuri, të cilat një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë gjykon se janë në kundërshtim me normat shoqërore dhe, për këtë arsye, diçka mund dhe duhet bërë për t i ndryshuar ato. 11 Një tjetër sociolog amerikan, Vincent Parrillo, në librin e tij Probleme shoqërore bashkëkohore, argumenton se problemet sociale përmbajnë në vetvete 4 komponentë. Ato: (1) shkaktojnë dëme fizike ose mendore tek individë të veçantë apo në mbarë shoqërinë; (2) janë në kundërshtim me vlerat dhe me standardet morale të grupeve të caktuara shoqërore; (3) ekzistojnë për një periudhë relativisht të gjatë; dhe (4) gjenerojnë propozime konkurruese për zgjidhje, si rezultat i vlerësimeve të ndryshme që u bëjnë këtyre problemeve grupe të ndryshme shoqërore, të cilat zënë pozita të caktuara në shoqëri, çka e vështirëson dhe e vonon arritjen e një konsensusi mbi mënyrën se si duhet zgjidhur një problem. 12 Në procesin e zhvillimit shoqëror ndryshojnë si kushtet objektive të jetës së shoqërisë, ashtu edhe preokupimet subjektive të njerëzve. Kjo do të thotë se problemet sociale duhen vlerësuar 10 Linda A. Mooney, David Knox & Caroline Schact, Understanding Social Problems (Belmont, CA: Wadsworth/ Thomas Learning, 2002), f J. John Palen, Social Problems for the Twenty-First Century (Boston: McGraw-Hill, 2001), f Vincent N. Parrillo, Contemporary Social Problems (Boston: Allyn & Bacon, 2002), ff

211 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale në dinamikën e tyre. Një aspekt i caktuar i jetës shoqërore, i cili më parë nuk përbënte një problem social, mund të bëhet i tillë me ndryshimin e kushteve objektive të shoqërisë dhe të perceptimeve subjektive të njerëzve. Fjala vjen, në kushtet kur lëvizja e popullsisë nga zonat rurale në qytete ishte rreptësisht e kontrolluar nga shteti socialist, braktisja e fshatit dhe mbipopullimi i qyteteve kryesore të vendit nuk përbënin një preokupim shoqëror, pra as nuk ishin një problem social në Shqipëri. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për emigrimin masiv, ose për dukurinë e largimit të trurit, të cilat, pas ndryshimit të kushteve politike dhe ekonomike në shoqërinë shqiptare, janë bërë probleme të mprehta sociale. Problemet sociale janë jo vetëm dinamike, ato janë, gjithashtu, relative. Ajo çka njerëz të ndryshëm e konsiderojnë një problem social varet nga sistemi i vlerave të tyre. Fjala vjen, ekzistenca e prostitucionit, pornografia, ose aborti mund të konsiderohen probleme sociale për shumë njerëz, por mund të mos konsiderohen të tilla për të tjerë. Përveç kësaj, në një botë pluraliste, si kjo në të cilën jetojmë, një aspekt shoqëror që konsiderohet problem social në një shoqëri të dhënë mund të mos konsiderohet i tillë në një shoqëri tjetër. Fjala vjen, përdorimi i marijuanës përbën një problem social në Shtetet e Bashkuara, në Shqipëri etj., por nuk konsiderohet i tillë në Hollandë. Madje, edhe në Shtetet e Bashkuara, përdorimi i marijuanës nuk përbënte një problem social deri në vitin 1937, kur me ligjin mbi taksën për marijuanën Kongresi amerikan e nxori këtë substancë (deri atëherë të ligjshme) jashtë ligjit. 13 Problemet sociale si dilemë sociologjike Çfarë roli luan sociologjia në zgjidhjen e problemeve sociale? Si një shkencë që studion kushtet e jetës së shoqërisë, stru- 13 John Helmer, Drugs and Minority Oppression (New York: Seabury, 1975). 211

212 FATOS TARIFA kturën dhe institucionet e saj, si edhe marrëdhëniet midis individëve dhe grupeve shoqërore, sociologjia ka potencialisht një avantazh më të madh sesa çdo disiplinë tjetër shoqërore për të ndihmuar në njohjen dhe zgjidhjen e problemeve sociale. Sidoqoftë, studimi i problemeve sociale përbën një dilemë për sociologët. Kjo dilemë nuk ka të bëjë me dhe nuk shfaqet në momentin kur një sociologu i duhet të zgjedhë subjektin e studimit të tij, as me procesin e mbledhjes së të dhënave apo me metodën që ai përdor për mbledhjen e tyre. Kjo dilemë nuk shfaqet as në momentin kur një sociolog zbulon shkaqet e një problemi social, ose vë re pasojat e tij për shoqërinë. Sociologët, në përgjithësi, synojnë të identifikojnë shkaqet e dukurive dhe të problemeve sociale, si edhe të parashikojnë pasojat e pritura dhe ato të padëshiruara të tyre. Dilema me të cilën ndeshet një sociolog ka të bëjë me aspektin e zgjidhjes së problemeve sociale. Me fjalë të tjera, ç duhet të thotë një sociolog për zgjidhjen e një problemi shoqëror dhe a duhet ai, në fund të fundit, të prononcohet për zgjidhjen e tij? A duhet një sociolog të shprehet se ç mendon ai vetë, personalisht, për një problem social dhe si duhet zgjidhur ai? A duhet që një grup sociologësh të shprehen kolektivisht se ç duhet bërë për zgjidhjen e një problemi social? A mundet që një sociolog të mbetet objektiv (nëse me këtë kuptojmë që ai të mos mbajë një qëndrim të caktuar mbi atë se ç duhet bërë) dhe, përsëri, në njëfarë mënyre, të mund të kontribuojë në atë se çfarë dimë ne për zgjidhjen e një problemi? Siç kam vënë në dukje edhe më sipër në këtë vëllim, shumë sociologë i përmbahen pikëpamjes se detyra dhe roli i një sociologu janë thjesht të pohojë atë që vëzhgon, me fjalë të tjera, të studiojë vetëm atë që ndodh realisht në jetë, duke u fokusuar në përshkrimin e dukurisë ose të problemit, në shkaqet dhe në pasojat e tij, si edhe në parashikimin e tendencave të tij, pa thënë se çfarë duhet bërë për zgjidhjen e tij. Sociologët që i përmbahen kësaj pikëpamjeje i referohen njërit prej theme- 212

213 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale luesve të sociologjisë, Max Weber-it, i cili, në një prej eseve më të njohura të tij, titulluar Shkenca si profesion, argumentonte se sociologët duhet të mbeten sa më objektivë që të jetë e mundur, për aq kohë sa ata mbajnë kapelën e sociologut. Kur ata nuk janë në rolin e sociologut, por janë, fjala vjen, qytetarë që marrin pjesë në votime, ose që bëjnë pjesë në një parti politike të dhënë, e cila ka një qëndrim të caktuar mbi çështjet, ata mundet dhe duhet të shprehin pikëpamjet e tyre. Weber-i shkruante: Politika nuk ka vend në sallën e leksionit...të mbash një qëndrim politik praktik është një gjë, dhe të analizosh strukturat politike dhe qëndrimet e partisë është një gjë tjetër. Kur flet në një takim politik mbi demokracinë dikush nuk e fsheh qëndrimin e tij personal; është detyra e tij që të shprehet qartë dhe ta bëjë të njohur qëndrimin e tij. Fjalët që përdor dikush në një takim të tillë nuk janë mjet i analizës shkencore, por shërbejnë për të marrë vota dhe për të fituar ndaj të tjerëve... fjalë të tilla janë armë. Nëse fjalë të tilla do të përdoreshin në një...sallë leksioni, ato do të ishin irrituese...të kuptuarit e plotë të fakteve merr fund kurdoherë që një studiues shpreh gjykimet e tij personale, të cilat kanë për bazë vlerat në të cilat beson ai vetë. 14 Po kështu, në esenë e tij Objektiviteti në shkencën sociale dhe në politikën sociale, Weber-i vinte në dukje se, një shkencë empirike nuk mund t i thotë askujt se çfarë duhet të bëjë, por vetëm se çfarë mund të bëjë ai. 15 Ata sociologë që i përmbahen pikëpamjes weberiane vihen në vështirësi kur vjen puna për të diskutuar mbi zgjidhjet që mund t u jepen problemeve të ndryshme sociale, pasi duke 14 Max Weber, Science as a Vocation, ff Max Weber, Objectivity in Social Science and Social Policy, në The Methodology of the Social Sciences (New York: Free Press, 1949), f

214 FATOS TARIFA sugjeruar zgjidhje për këto probleme, ata gjykojnë se i largohen rolit të tyre si sociologë dhe detyrës për të qenë objektivë. Sipas tyre, nëse publiku i gjerë do të vinte në dyshim objektivitetin e sociologjisë si shkencë, kjo disiplinë do të humbiste kredibilitetin e saj. Në këtë rast, sociologët do të shiheshin thjesht si një tjetër grup interesi, që kanë axhendën e tyre, në vend që të vlerësoheshin si studiues objektivë, te të cilët publiku dhe institucionet publike të shoqërisë kanë besim kur ata raportojnë të dhëna të vlefshme dhe një dije objektive mbi dukuri ose probleme të caktuara shoqërore, mbi bazën e të cilave të tjerët të gjykojnë dhe të vendosin se ç duhet bërë për t u dhënë zgjidhje këtyre problemeve. Nisur nga ky arsyetim, ka sociologë që mendojnë se, në vend që të vënë në rrezik kredibilitetin e tyre, si një burim objektiv të dhënash dhe njohjeje, është më mirë që t u qëndrojnë larg zgjidhjeve të problemeve. Zgjidhja e problemeve, sipas tyre, u duhet lënë parlamentit dhe qeverisë, ndërsa sociologët duhet të fokusohen vetëm në përshkrimin e dukurive dhe të problemeve sociale, në zbulimin e shkaqeve dhe në parashikimin e pasojave të tyre. Shumë sociologë të tjerë mendojnë se roli dhe detyra e tyre si studiues nuk është thjesht të pohojnë atë që është dhe të përshkruajnë atë që ndodh, por edhe që të shprehin pikëpamjet e tyre të informuara mbi atë se si duhet të jetë. Këtë pikëpamje e ka artikuluar për herë të parë Karl Marksi. Ndryshe nga mendimtarë të tjerë socialë para tij, ose bashkëkohës të tij, Marksi bëri qendrore në teorinë e vet idenë se njerëzit janë autorë të kushteve të tyre sociale dhe, për këtë arsye, ata mund t i transformojnë këto kushte. Në formën e vet klasike, Marksi e formuloi këtë ide në Tezat mbi Fojerbahun (1845), duke ardhur në tezën e famshme se, Deri më sot, të gjithë filozofët vetëm janë mjaftuar ta shpjegojnë botën; çështja është se si ta ndryshosh atë Karl Marx, Theses on Feuerbach, në Robert C. Tucker (ed.), The Marx- Engels Reader (New York: Norton, [1845] 1973), f

215 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Sidoqoftë, jo të gjithë sociologët që i përmbahen kësaj pikëpamjeje janë marksistë. Shumë prej tyre mendojnë se studimi i marrëdhënieve dhe i dukurive shoqërore përmes mbledhjes dhe hulumtimit të të dhënave, zbulimit dhe krahasimit të lidhjeve shkakësore midis aspekteve të ndryshme të jetës shoqërore dhe parashikimi i zhvillimeve të ardhshme nuk janë qëllim në vetvete dhe nuk do të kishin kuptim nëse, si sociologë, ata nuk do të bënin asnjë përpjekje për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e shoqërisë. Sipas tyre, kush tjetër më shumë se sociologët, të cilët i studiojnë dhe janë të përgatitur t i kuptojnë më mirë se cilido tjetër dukuritë shoqërore dhe problemet sociale, do të duhej të bënte diçka për zgjidhjen e këtyre problemeve? Le t i përmbledh mendimet e shprehura në këtë ese si më poshtë. Pa nënvleftësuar aspak nevojën për të qenë objektivë në studimin e jetës së shoqërisë, unë mendoj se do të ishte një shpërdorim i madh i atij arsenali të konsiderueshëm dhe shumë të dobishëm njohurish mbi shoqërinë që akumulojnë dhe përpunojnë sociologët, nëse ata nuk do të angazhoheshin, në një mënyrë ose në një tjetër, në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë. Çështja mund të shtrohet në këtë mënyrë: a mundet që sociologët të studiojnë problemet sociale me qëllim zgjidhjen e tyre, duke mbetur objektivë dhe duke ruajtur kredibilitetin e tyre? Unë mendoj se kjo është tërësisht e mundur. Për disa arsye dhe në disa mënyra. Një ndër to është se, me njohuritë e tyre teorike dhe empirike, sociologët mund të ndihmojnë realisht për zgjidhjen e problemeve të sotme sociale. Sociologët, gjithashtu, mund të aplikojnë imagjinatën sociologjike, çka do të thotë se ata mund t i vlerësojnë dhe trajtojnë 215

216 FATOS TARIFA problemet sociale në një kontekst më të gjerë shoqëror. Fjala vjen, problemi i abortit është i lidhur me pikëpamjet dhe qëndrimet që ekzistojnë në një shoqëri të dhënë lidhur me natyrën private të marrëdhënieve seksuale, me besimet që kanë njerëzit për atë se ç përfaqëson jeta njerëzore, kur nis dhe mbaron ajo, me rolin e institucioneve fetare dhe të botëkuptimit fetar në një shoqëri pluraliste etj. Ky problem është i lidhur ngushtë, gjithashtu, me idetë mbi lirinë e individit vis-à-vis përgjegjësisë ndaj grupit shoqëror në të cilin ai bën pjesë, mbi atë se çfarë konsiderohet e moralshme apo e pamoralshme në një shoqëri të dhënë etj. 17 Një tjetër mënyrë se si sociologët mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve sociale, duke mos rënë në pozita subjektiviste, është që ata të studiojnë ato aspekte të një problemi social, të cilat pengojnë zgjidhjen e tij. Duke i njohur këto aspekte, sociologët mund ta fokusojnë veprimtarinë e tyre studimore në to. Po kështu, sociologët mund të studiojnë empirikisht rastet kur problemet sociale në të kaluarën, ose në vende të tjera, janë zgjidhur apo janë vënë në rrugën e zgjidhjes, duke reflektuar se si zgjidhjet e gjetura në të kaluarën, ose nga të tjerë, mund të ndihmojnë për të zgjidhur problemet e shoqërisë sonë. Pavarësisht kuptimeve dhe qëndrimeve të ndryshme që mund të kenë, sociologët janë në gjendje të bëjnë parashikime mbi probleme të reja, që eventualisht mund të krijohen në shoqëri, ose mbi probleme sociale që mund të zgjidhen si rezultat i politikave të caktuara sociale. Parashikimet e tyre mund të jenë shumë të dobishme për ato institucione dhe organizma shtetërore që hartojnë politika sociale. Për shembull, sociologët mund të vlerësojnë se si një politikë sociale e propozuar lidhur 17 Robert Lerner, Althea K. Nagai & Stanley Rothman, Abortion and Social Change in America, Society (1990), Vol. 2, No. 27, ff

217 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale me abortin mund të ndikojë në nivelin e lindshmërisë, në shkallën e rritjes së popullsisë dhe në shpenzimet publike për arsimin apo ndihmën sociale. Së fundmi, sociologët kanë mundësinë të sugjerojnë zgjidhje të ndryshme të problemeve, si edhe të parashikojnë efektet e këtyre zgjidhjeve për individë, grupe të caktuara ose për shoqërinë në tërësi. Detyra e sociologut nuk është që të imponojë zgjidhjen e tij të preferuar për një problem të dhënë shoqëror, por që të parashtrojë zgjidhjet e mundshme për atë problem, në mënyrë që hartuesit e politikave sociale të njohin mirë dhe të krijojnë një kuptim të qartë mbi opsionet që ekzistojnë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme sociale. Në përfundim, dëshiroj të theksoj se ndryshimet që ndodhin në shoqëri nuk janë rezultat i veprimeve të robotëve, por i veprimeve të njerëzve që kanë njohuri, një botëkuptim, moral, interesa dhe qëllime të caktuara. Për sa i përket njohurive tona mbi shoqërinë, ato, përveçse ofrojnë një kuptim më të mirë të botës shoqërore, luajnë, gjithashtu, një rol të rëndësishëm edhe për të krijuar hapësirat dhe oportunitetet e nevojshme për të sjellë ndryshime sociale në shoqëri, për të krijuar një shoqëri më të mirë se e sotmja. Ç vlerë do te kishte shkenca (përfshirë këtu edhe shkencat natyrore, diturinë e të cilave e konsiderojmë më objektive ), nëse njohuritë që ofron ajo nuk i shërbejnë progresit të racës humane? Si studiues të shkencave shoqërore, ne nuk do të kishim asnjë vlerë dhe aktiviteti ynë s do të kishte asnjë dobi nëse përpjekjet tona nuk do të synonin, nga njëra anë, të kuptuarit më mirë të shoqërisë dhe, nga ana tjetër, progresin e vazhdueshëm të saj. Në fund të fundit, progresi shoqëror nuk është gjë tjetër veçse zgjerim i pushtetit të njeriut mbi natyrën dhe, bashkë me këtë, 217

218 FATOS TARIFA zhvillim i mëtejshëm i kapaciteteve njohëse dhe transformuese të njeriut, prerogativa këto, të cilat marrin vlerën e tyre sidomos kur u shërbejnë zgjerimit të dimensioneve të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor të çdo individi. 218

219 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale KËRKIMI NË SHKENCAT SOCIALE DHE POLITIKAT SOCIALE ME PLATONIN DHE VEPRËN e tij Politika nisi një traditë intelektuale për të analizuar drejtësinë shoqërore dhe sistemet e së drejtës: ç është e drejta dhe si mund të arrihet ajo. Shekuj më vonë, Niccolo Machiavelli, Thomas Hobbes dhe Jean-Jacques Rousseau u përpoqën të shpjegonin, i pari, se si fitohet dhe si mund të mbahet pushteti, i dyti se si mund të ruhen ligji dhe rendi përballë tendencës së shoqërisë për t u shndërruar në një luftë të të gjithëve kundër të gjithëve dhe i treti, me përkufizimin e tij monumental se, edhe pse njeriu lind i lirë, ai gjendet kudo në pranga. Edhe pse të tre këta mendimtarë trajtuan aspekte të ndryshme të politikës, asnjëri prej tyre nuk u interesua për politikëbërjen. Madje, edhe Deklarata e të Drejtave të Njeriut në Francë dhe Deklarata e Pavarësisë në Amerikë janë të mbushura me fjalë për tiraninë, për të drejtat dhe lirinë, por nuk flasin për procesin e politikëbërjes. Historikisht, njerëzit e kanë vlerësuar demokracinë kryesisht si një sistem që garanton lirinë e tyre personale, por jo si një proces politikëbërës, ose si një proces për ushtrimin e kontrollit të tyre mbi politikëbërjen. Një figurë e shquar në mendimin perëndimor, i cili e trajtoi politikëbërjen, veçanërisht natyrën eficiente dhe racionale të saj, si një problem qendror në veprën e tij, ishte Adam Smith. Në veprën e tij Pasuria e kombeve (Wealth of Nations), Smith trajtoi 219

220 FATOS TARIFA karakterin ineficient të politikave tregtare të qeverisë britanike të kohës së tij, duke nisur kështu një traditë intelektuale, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. 1 Më vonë, C. Wright Mills, duke ndjekur traditën weberiane, trajtoi në mënyrë më të zgjeruar temën e racionalizimit, duke e kuptuar atë si aplikimin praktik të njohjes për të arritur një rezultat të dëshiruar. Si Weber-i, ashtu edhe Mills-i, besonin se qëllimi i racionalizimit është efikasiteti, ndërsa mjetet e tij janë koordinimi dhe kontrolli mbi proceset sociale që bëjnë të mundur arritjen e këtij qëllimi. Sipas tyre, racionalizimi është parimi kryesor i çdo burokracie; ai rezulton nga ndarja gjithnjë e më e theksuar shoqërore e punës 2 dhe është produkt i specializimit shkencor dhe i diferencimit teknologjik, të cilat janë karakteristika të kulturës perëndimore. 3 Termi shkenca të politikave (policy sciences) u përdor për herë të parë në mesin e viteve 1940, nga sociologu amerikan Harold Lasswell, 4 i cili është vlerësuar si një ndër inovatorët më kreativë të shekullit të 20-të në shkencat sociale. 5 Në vitin 1943, Lasswell shkruante: Unë dëshiroj t i kontribuoj [krijimit] të një teorie sistematike të shkencave mbi politikat. Këto shkenca përfshijnë shkencat sociale dhe psikologjike; në përgjithësi, të gjitha ato shkenca 1 Robert A. Scott & Arnold Shore, Sociology and Policy Analysis, The American Sociologist (1974), Vol. 9, No. 2, f Frank W. Elwell, Macrosociology: Four Modern Theorists (Boulder: Paradigm Publishers, 2006). 3 Julien Freund, The Sociology of Max Weber. 4 Harold D. Lasswell, Memorandum: Personal Policy Objectives, (New Haven CT. Yale University Library, Harold D. Lasswell Papers, 1943), photocopy of ts. 1 October Gabriel A. Almond, Harold Dwight Lasswell: February 13, December 18, 1978, Biographical Memoirs (1987), Vol. 57, ff

221 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale që ofrojnë fakte dhe parime që kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për marrjen e vendimeve të rëndësishme nga qeveria, biznesi dhe [që ndikojnë në] jetën kulturore. 6 Lasswell, siç shprehej ai vetë, synonte që, duke kontribuar për zhvillimin e një teorie sistematike, të krijonte instrumente të reja për kërkim dhe të vepronte si një këshilltar politikash për të ndihmuar në përsosjen e funksionimit të inteligjencës në shoqëri, në mënyrë që të mundësonte qartësimin e qëllimeve dhe vlerësimin e tyre, si edhe alternativat e veprimit dhe të ofronte informacion mbi marrëdhëniet shkakësore dhe tendencat e zhvillimit. 7 Qasja e tij ishte holistike (multimetodike, multidisiplinare) dhe kontekstuale (e fokusuar te problemet, tek analiza e politikave dhe te zhvillimi). Në këtë ese, unë fokusohem në disa çështje që kanë të bëjnë me kërkimin në shkencat sociale dhe me procesin politikëbërës në përgjithësi, të tilla si: (1) roli i analizës në politikëbërje; (2) kompleksiteti i realitetit shoqëror dhe kufizimet epistemologjike të analizave mbi politikat, dhe (3) analizat në frymë partishmërie vis-à-vis kërkimit të painfluencuar nga vlerat dhe objektiviteti në studimet sociale. Roli i analizës në politikëbërje Në botën demokratike, dy janë çështjet kryesore që kanë të bëjnë me politikat sociale: a janë ato efektive për zgjidhjen e problemeve, dhe a u përgjigjen ato nevojave të qytetarëve dhe 6 Cituar në Rodeney Muth, Mary M. Finley & Marcia F. Muth, Harold D. Lasswell: An Annotated Bibliography (New Haven, CT: New Haven Press, 1989), f Ibid., ff

222 FATOS TARIFA a kontrollohen prej tyre?. 8 Çështja e efektivitetit të politikave sociale mund të shtrohet në disa mënyra: Me sa zgjuarsi merret një qeveri me problemet e kombit? A e di vërtet qeveria se çfarë bën? A janë seriozë dhe të mirinformuar drejtuesit politikë kur debatojnë mbi politikat? Si shpjegohen gabimet e tyre? Ç mund të bëhet për të rritur shkallën e efektivitetit në procesin politikëbërës? A mund të ndihmojnë dhe sa mund të ndihmojnë shkencat sociale? A munden ekspertët të ndihmojnë? Përse disa probleme nuk zgjidhen kurrë? Çështja e kontrollit të qytetarëve në procesin politikëbërës mund të shtrohet, po ashtu, në shumë mënyra: Kush i harton në të vërtetë politikat sociale? A janë elitat ato që hartojnë politikat? A ka ndonjë influencë qytetari i zakonshëm në politikëbërje? A do të mund të kishte nëse do të përpiqej? A kanë vërtet rëndësi zgjedhjet? A ka rëndësi se cila parti fiton në to? Pse, në një vend demokratik, publiku duket se toleron dukuri të tilla, si taksimi i padrejtë, dhuna në rrugë, korrupsioni në të gjitha nivelet e administratës publike dhe në biznese, shkollat e varfra, një sistem shëndetësor dhe shërbime publike të pamjaftueshme për pjesën më të madhe të popullsisë? Për të kuptuar se kush i bën politikat sociale dhe ç janë ato, duhet ditur se cilët janë ata që marrin pjesë në procesin politikëbërës dhe çfarë i dallon ata. Çdonjëri nga grupet pjesëmarrëse në këtë proces qytetarët e thjeshtë, drejtuesit e grupeve të interesit, ligjvënësit, drejtuesit e partive politike, gjyqtarët, punonjësit civilë, ekspertët teknikë, studiuesit e shkencave sociale dhe menaxherët e bizneseve luan një rol të specializuar. Por cila është mënyra më e mirë për të kuptuar atë çfarë ka të veçantë procesi i politikëbërjes? Për shkak se politikëbërja është një proces shumë kompleks, në të cilin marrin pjesë, në role të ndryshme, shumë aktorë, Ha- 8 Irving L. Janis, & Leon Mann, Decision Making (New York: Free Press, 1977); Harold L. Wilensky, Organizational Intelligence (New York: Basic Books, 1967). 222

223 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale rold Lasswell mendonte se mënyra më e mirë për ta kuptuar këtë proces është analiza e çdonjërës prej fazave përmes të cilave ai realizohet. 9 Autorë të tjerë, gjithashtu, i përmbahen të njëjtës qasjeje, që do të thotë se, ata, së pari, studiojnë se si krijohen problemet sociale, zgjidhja e të cilave ka nevojë për një politikë të caktuar, dhe se si këto politika vihen në axhendën politikëbërëse të një qeverie, si formulohen çështjet për të cilat kërkohet të veprohet, pastaj si këto çështje bëhen pjesë e procesit legjislativ, si implementohen politikat sociale nga organet ekzekutive dhe, më në fund, si vlerësohen ato. 10 Një qasje e tillë, hap pas hapi, është e dobishme, por ajo, gjithashtu, përmban rrezikun e keqkuptimit të politikëbërjes si një proces racionalist, që kryhet gjithmonë në një mënyrë të rregullt, duke kaluar domosdo nga njëra fazë e tij në tjetrën, njëlloj sikur të shkruaje një ese, si ato që u kërkohen studentëve, të cilat fillojnë me një hyrje, vazhdojnë me një argument qendror dhe mbyllen me konkluzione, tri pjesë këto, prej të cilave, e para është e lidhur me të dytën dhe të dyja këto me pjesën e tretë. Procesi i politikëbërjes nuk është i ngjashëm me këtë. Për shembull, zgjidhja e problemeve të një grupi shoqëror mund të krijojë probleme për një grup tjetër. Fjala vjen, çmimet e larta të blerjes së produkteve bujqësore mund të jenë të favorshme për prodhuesit fermerë, por ato përbëjnë problem për konsumatorët. Veç kësaj, probleme të reja sociale mund të lindin, shpeshherë, si rezultat i përpjekjeve për të zbatuar të tjera politika sociale. Po kështu, vlerësimi i një politike sociale të caktuar, që shpesh konsiderohet si hapi i fundit në procesin 9 Harold Lasswell, The Public Interest: Clarifying Principles of Content and Procedure, në Carl F. Friedrich (ed.), The Public Interest (Nomos 5) (New York: Atherton Press, 1962), ff Charles E. Lindblom, The Policy-Making Process (Englewood Cliffs, NJ: Prentice-Hall, Inc., 1980), f

224 FATOS TARIFA politikëbërës, nuk është në vetvete një stad i këtij procesi, përveçse kur ai hedh dritë mbi një hap të mëtejshëm që duhet bërë në këtë drejtim. Për më tepër, një politikë sociale e dhënë ndonjëherë hartohet si rezultat i një kompromisi politik ndërmjet politikëbërësve, prej të cilëve asnjëri mund të mos e kishte ndër mend pikërisht atë problem për të cilin ata bien dakord të formulojnë politikën në fjalë. Ndonjëherë, politikat sociale krijohen për shkak të oportuniteteve të reja, jo për shkak të problemeve sociale që kanë nevojë për to. Në çdo hap që ndërmarrim në procesin politikëbërës ndeshemi me një sërë çështjesh apo dilemash intelektuale. Unë dëshiroj të trajtoj vetëm disa prej tyre, duke filluar me aftësinë ose mundësinë e kufizuar të shkencave sociale për të bërë diçka. E para gjë që dëshiroj të theksoj është se, për t u marrë seriozisht nga publiku i interesuar dhe nga ata që janë të përfshirë në procesin politikëbërës, studiuesit e shkencave sociale duhet të ruhen nga një gabim esencial: t u shpjegojnë njerëzve gjëra që ata tashmë i dinë. Ndër defektet më të dukshme të analizave sociale që kryhen në vendin tonë është fakti se shumë prej tyre janë shumë pak analitike dhe, shpeshherë, ato janë fare pak (ose aspak) të informuara, ose janë sipërfaqësore, të njëanshme apo të pavërteta. Jo vetëm organizatat joqeveritare dhe aktivistë të ndryshëm të shoqërisë civile, por edhe studiues dhe analistë profesionistë, shpeshherë marrin përsipër detyra që janë përtej kapaciteteve dhe mundësive të tyre. Shumë prej tyre s bëjnë tjetër veçse përpiqen që të provojnë atë çfarë ata vetë, ose të tjerë, mendojnë ose dëshirojnë të jetë e vërtetë, apo thjesht atë çfarë është bërë ndërkohë conventional wisdom, apo common sense. Në një shoqëri demokratike, kërkesat për më shumë informacion dhe për politika sociale të formuluara mbi bazën e analizave më të kujdesshme, bëhen gjithnjë e më të rëndësishme dhe më të shpeshta. Këto kërkesa, shpeshherë, ndeshin në dilemën se kujt mund t i besohet që të mbledhë të dhënat dhe t i 224

225 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale analizojë ato. Fjala vjen, a mund t i besohet kjo në Shqipëri një institucioni të specializuar, por të varur nga qeveria, siç është INSTAT-i, kur dihet se midis statistikave dhe politikës ekziston një marrëdhënie shumë e ngushtë? 11 Ose, a janë ato dhjetëra apo qindra organizata joqeveritare, të cilat, në Shqipëri, kanë mbirë si kërpudha gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve të fundit, të afta të mbledhin të dhëna me metodologjitë më të përparuara dhe të kryejnë analiza profesionalisht cilësore? Këto kërkesa ndeshen ndonjëherë edhe me sentimente antiracionaliste, sipas të cilave, qasjet intelektuale ndaj problemeve sociale shpeshherë i largohen thelbit të çështjes, duke u marrë kryesisht me statistika dhe me kategori analitike pa jetë. Sido që të jetë, kërkesat për më shumë informacion të verifikueshëm dhe për analiza teorike mbi problemet sociale mbeten esenciale për procesin politikëbërës. Unë nuk do të ndalem në mënyrë të veçantë në çështjen e kontrollit të qytetarëve mbi procesin politikëbërës, pasi, në fund të fundit, në një shkallë të madhe, ky proces mbetet gjithmonë një proces politik. Edhe pse qytetarët e zakonshëm dëshirojnë të paktën të marrin pjesë në zgjedhje dhe, gjithashtu, duan që të jenë në gjendje t u bëjnë të njohura përfaqësuesve të zgjedhur prej tyre pëlqimet dhe opinionet e veta për çështje të ndryshme, shumica e tyre nuk janë ekspertë të këtyre çështjeve. Po kështu, edhe pse qytetarët mendojnë se qeveria ka nevojë për më shumë studime dhe analiza mbi problemet sociale dhe për politika sociale më të informuara, shumica e tyre mendojnë se, në fund të fundit, ata që e kanë detyrë hartimin e këtyre politikave janë përfaqësuesit e zgjedhur në parlament, ose zyrtarët e emëruar në organet e administratës shtetërore. Janë kë- 11 Hayward R. Alker Jr., Statistics and Politics: The Need for Causal Data Analysis, në Seymor Martin Lipset (ed.), Politics and the Social Sciences (New York: Oxford University Press, 1969), f

226 FATOS TARIFA ta që kanë për detyrë t u drejtohen studiuesve të shkencave sociale, analistëve dhe ekspertëve të ndryshëm për t u kërkuar mendimin dhe shërbimet e tyre të kualifikuara për hartimin e politikave dhe për zgjidhjen e problemeve sociale. Me pak fjalë, në qëndrimet që mbahen ndaj procesit të politikëbërjes vihet re një konflikt jo i parëndësishëm, të cilin Charles Lindblom e formulon në këtë mënyrë: Nga njëra anë, njerëzit duan që politikat të jenë të informuara dhe të analizuara mirë. Nga ana tjetër, ata duan që politikëbërja të jetë demokratike. Me fjalë të tjera, nga njëra anë, ata duan që politikëbërja të jetë më shkencore, mbështetur në studime sociale; nga ana tjetër, ata duan që [ky proces] të mbetet në sferën e politikës. 12 Teoricienët e shkencave të politikave dhe politikëbërësit përgjithësisht ndahen në dy grupe: Njëri grup kërkon zgjerimin e komponentit analitik, ose shkencor dhe një peshë më të madhe për të në procesin politikëbërës, duke lënë më pak vend për komponentin politik në këtë proces. Sipas tyre, hapat kryesorë në procesin politikëbërës u ngjajnë hapave që ndërmerren në çdo aktivitet shkencor: Së pari, identifikohet dhe formulohet me kujdes problemi; së dyti, investigohen zgjidhjet e mundshme; së treti, ekzaminohet me vëmendje përshtatshmëria e zgjidhjeve alternative dhe, së fundi, procedohet me zgjedhjen përfundimtare. Përkrahësit e këtij vizioni mendojnë se procesi politikëbërës është kryesisht një proces intelektual, sesa një proces politik. Nëse ky argument çohet në përfundimin e tij logjik, ligjvënësi (apo vendimmarrësi) ideal do t i ngjante filozofitmbret të Platonit dhe jo një individi të zgjedhur në një proces 12 Charles E. Lindblom, The Policy-Making Process, f

227 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale politik, siç është votimi, 13 ose, mund të thuhet, se do t i ngjante komunitetit të akademikëve, shkrimtarëve dhe shkencëtarëve (apo komunitetit intelektual ), për të cilët fliste C. Wright Mills, të cilët ushtrojnë pushtet përmes dijes. 14 Përkrahësit e vizionit të dytë mendojnë se përgjegjësia në procesin politikëbërës duhet ndarë mes analistëve dhe politikëbërësve që ndërveprojnë me njëri-tjetrin në këtë proces. Sipas tyre, shoqëria duhet të synojë hartimin e politikave të mira, të provojë fakte dhe të arrijë në të vërteta përmes konkurrimit të ideve, jo përmes aftësive analitike të një elite intelektualësh, prandaj ata nuk shohin ndonjë të keqe në analizat e mbështetura mbi partishmërinë. 15 Edhe pse përkrahësit e këtij vizioni nuk e mohojnë rëndësinë që kanë shkencat sociale dhe kërkimi në këto fusha për politikëbërjen, ata e shohin si jo fort të dobishëm vizionin shkencor të politikëbërjes, pasi, sipas tyre, ai nuk është në gjendje të udhëzojë se si duhet vepruar. Pavarësisht nga sa thamë më lart, Amitai Etzioni (1967) vë në dukje se, përgjithësisht, shumica e qasjeve ndaj procesit politikëbërës merr në konsideratë dhe kombinon elemente të të dyja vizioneve të sipërpërmendura dhe se shumica e njerëzve që angazhohen në këtë proces i mbajnë parasysh elementet e të dyja vizioneve Ibid., f Shih George Novack, The World of C. Wright Mills, International Socialist Review (1960), Vol. 2, No. 3, f Shih, gjithashtu, Seymour Martin Lipset & Asoke Basu, The Role of the Intellectual and Political Roles, në Aleksander Gella (ed.), The Intelligentsia and the Intellectuals: Theory, Method and Case Study (Beverly Hills, CA: Sage Publications, 1976), ff Dennis A. Rondinelli, Public Planning and Political Strategy, Long Range Planning (1976), Vol. 9, No. 2, ff Amitai Etzioni, Mixed Scanning: A Third Approach to Decision Making, Public Administration Review (1967), Vol. 27, No. 5, ff

228 FATOS TARIFA A janë analizat (më shumë) profesionale apo politike? Le të fokusohemi më ngushtë në rolin që luajnë kërkimi social dhe analizat sociale në procesin politikëbërës. Ç rol luajnë në këtë proces fakti, arsyeja, diskutimi racional dhe analiza? Qysh nga koha (fillimi i shekullit të 19-të) kur Adolphe Quetelet, 17 i cili e kuptoi shumë mirë natyrën komplekse të dukurive shoqërore, u përpoq të aplikonte statistikën në analizën e dukurive të tilla si, shkalla e kriminalitetit, e divorcit dhe e vetëvrasjeve, analiza e të dhënave është bërë pjesë esenciale e procesit politikëbërës në të gjitha shoqëritë moderne. Çdo sistem politik sot është i interesuar të mbledhë të dhëna dhe t i analizojë ato. Në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera demokratike, mbledhja e të dhënave me metoda profesionale, studimet mbi bazën e analizave të tyre dhe analiza e politikave sociale janë bërë një rutinë që furnizon vazhdimisht procesin politikëbërës. Në këto vende, analizat që kanë të bëjnë me problemet dhe politikat janë rezultat i një procesi masiv, në të cilin angazhohen miliona qytetarë dhe grupe të interesuara. Korporatat private, grupet e interesit, universitetet, qendrat dhe institucionet kërkimore prej kohësh gjenerojnë një fluks të madh studimesh, të cilat i ndihmojnë procesit politikëbërës në çdo nivel. 18 Në Shqipëri, përkundrazi, grupet e interesit, qytetarët e interesuar dhe, sidomos, studiuesit e specializuar në shkencat sociale thuajse nuk ftohen kurrë në debatet që bëhen për këtë qëllim. Në vendet demokratike, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, qeveritë i zgjerojnë vazhdimisht burimet e informacionit dhe 17 Adolphe Quetelet, Sur l homme et le développement de ses facultés, ou Essai de physique sociale. 2 volumes (Paris: Bachelier, 1935). 18 Fritz Machlup, The Production of Knowledge in the United States (Princeton, NJ: Princeton University Press, 1962). 228

229 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale të analizave të specializuara që ndihmojnë në formulimin e politikave sociale. Një varg raportesh statistikore fjala vjen, mbi shkallën e papunësisë, mbi nivelin e çmimeve, mbi importet dhe eksportet, mbi shkallën e sëmundshmërisë e të vdekshmërisë, mbi nivelin e mbetjes në shkolla apo të largimeve prej saj etj. shtohen gjithnjë e më shumë. Kjo nuk ndodh në Shqipëri. Në shumicën e vendeve demokratike, shpenzimet publike për kërkimet në fushën e shkencave sociale janë rritur me miliona dhe miliarda dollarë, ndërsa në Shqipëri, thuajse asgjë prej fondeve publike nuk shkon për studime në këto fusha. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vende të tjera demokratike, ku qeveritë u kërkojnë universiteteve ndihmë në ekspertizë dhe në shërbime të kualifikuara, ose financojnë institucione të specializuara kërkimore në fushën e shkencave sociale, si Korporata RAND në SHBA, apo Qendra për Kërkime në Shkencat Sociale (Wissenschaftszentrum Berlin für Sozialforschung, WZB) në Berlin etj., në Shqipëri universitetet mbahen larg bordeve këshillimore dhe procesit politikëbërës, madje edhe në ato raste kur debatohet për formulimin e politikave dhe të legjislacionit mbi sistemin arsimor, përfshirë edhe arsimin e lartë. Por çfarë konsiderohet analizë e politikave? Edhe pse termi analizë përdoret si një formë e shkurtuar që ka të bëjë me çdo lloj informacioni, diskutimi ose analize mbi politikat, togfjalëshi analizë e politikave shpesh përdoret për t iu referuar një grupi normash më specifike analizash profesionale. Në formën e saj më të zhvilluar, një analizë politikash formulon problemin me të cilin ka të bëjë një politikë e caktuar (policy problem) si e tillë, duke specifikuar qëllimet dhe vlerat, duke vlerësuar zgjidhjet alternative dhe duke identifikuar zgjidhjen që iu korrespondon më së miri vlerave të formuluara. Por le ta shtrojmë pyetjen drejtpërdrejt: A kanë vërtet vlerë analizat sociale dhe ato të politikave? Shumica e politikëbërësve mendojnë se po. Megjithatë, zëri i arsyes dhe opinionet e in- 229

230 FATOS TARIFA formuara shpeshherë nuk dëgjohen. Për arsye të ndryshme, një numër shumë i madh analizash sociale dhe politikash, të hartuara nga studiues dhe analistë profesionistë, shkon dëm. Shumë zyrtarë të administratës pretendojnë se i gjejnë të padobishme dhe të panevojshme analizat që u ofrohen, ndërkohë që mjaft studiues dhe analistë profesionistë thonë se rezultatet e analizave të tyre injorohen nga ligjvënësit dhe nga zyrtarët e administratës, madje edhe pa e marrë fare mundimin t i konsultojnë ato. Sido që të jetë, një zgjidhje tërësisht analitike dhe jopolitike e çështjes se si duhet të formulohen problemet e politikave sociale është një detyrë pothuajse e pamundur. Politikëbërësit nuk ndeshen me një problem të vetëm. Ata duhet të bëjnë pyetje sociologjike dhe të identifikojnë e të formulojnë problemin e tyre. Për shembull: Në qytetet e Shqipërisë shkalla e kriminalitetit vjen duke u rritur. Cili është problemi real? Dobësimi i ligjit dhe i rendit? Të ardhurat e ulëta dhe varfëria? Kaosi urban? Tjetërsimi? Sociologët dhe studiuesit e tjerë të shkencave sociale e shohin shoqërinë dhe e studiojnë atë si një kompleks të gjerë marrëdhëniesh dhe ndërveprimesh njerëzore. 19 Siç thekson Peter Berger, sociologët nuk shohin fenomene të cilat askush tjetër veç tyre nuk di t i shohë; ata shohin të njëjtat fenomene si edhe njerëzit e tjerë, por në një mënyrë tjetër. 20 Me fjalë të tjera, perspektiva sociologjike ka të bëjë me një proces të të parit përmes [apo përtej] fasadës së strukturave sociale. Në një prej pasazheve më të cituara në shkencat sociale, të cilin pjesërisht e kam përmendur edhe më parë në këtë vëllim, Berger ka vënë në dukje se: 19 Philip Davies, Sociology and Policy Science: Just in Time?, The British Journal of Sociology (2004), Vol. 55, No. 3, ff Peter L. Berger, Invitation to Sociology: A Humanistic Perspective, f

231 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Problemi sociologjik ka të bëjë jo aq me atë pse gjërat nuk shkojnë mirë nga pikëpamja e autoriteteve zyrtare...por, në radhë të parë, me atë se si funksionon sistemi social si një organizëm i tërë...problemi sociologjik themelor është jo krimi, por ligji, jo divorci, por martesa, jo diskriminimi racial, por stratifikimi racial, jo revolucioni, por qeveria. 21 Edhe pse analizat mund të ndihmojnë për t iu dhënë përgjigje çështjeve të tilla, ato nuk mund të japin përgjigje të plota për to. Në fund të fundit, çështja se si duhen formuluar problemet sociale që kërkojnë zgjidhje rezulton në një akt zgjedhjeje. 22 Për më tepër, çështje të tilla përmbajnë edhe aspektin e tyre moral. Ato nuk mund të zgjidhen plotësisht përveçse, ndoshta, duke mbajtur parasysh vlerat ose interesat e kundërta në çdo shoqëri të dhënë. Kompleksiteti i realitetit shoqëror dhe kufizimet epistemologjike të analizave mbi politikat Duke qenë se analizat sociale dhe ato mbi politikat kanë avantazhet e tyre, pse atëherë qeveria nuk mbështetet më shumë në to dhe nuk përfiton më shumë prej tyre? Pse të mos kemi më pak politikë dhe më shumë analiza? Çfarë pengon në këtë mes? Dikush, veçanërisht në Shqipëri, mund t i referohet pamjaftueshmërisë së të dhënave, të debatit apo të studimeve në fushën e politikëbërjes. Kjo është e vërtetë. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara apo nga demokracitë Perëndimore, ku studimet mbi secilin nga ato qindra probleme me të cilat ndeshen këto vende 21 Ibid., f Herbert A. Simon, The Architecture of Complexity, Proceedings of the American Philosophical Society (1962), Vol. 106, No. 6, ff

232 FATOS TARIFA janë të printuara në qindra-mijëra faqe dhe të aksesueshme për këdo që është i interesuar dhe që ka kohë të lexojë drejtues ekzekutivë, anëtarë të Kongresit, apo administratorë në Shqipëri kryhen fare pak studime për probleme sociale dhe mbi çështje të politikave sociale, të tilla si: planifikimi dhe organizimi urban, zhvillimi rural, mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit, reformat në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor dhe akoma më pak botohet mbi këto çështje. Duke folur për administratën amerikane, 50 vjet më parë, Henry Kissinger, në atë kohë këshilltar i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, është shprehur me këto fjalë që mbahen mend: Politikëbërësve tanë nuk u mungojnë këshillat; ata janë, në shumë kuptime, të mbytur prej tyre. 23 Në Shqipëri, ekspertiza dhe këshillat profesionale dhe të kualifikuara nuk mungojnë. Problemi te ne, pra, nuk qëndron te mungesa e dijeve, por te mungesa e vullnetit dhe e dëshirës për të dëgjuar ata që dinë dhe që, për këtë arsye, mund të japin këshilla të informuara dhe inteligjente mbi shumë probleme dhe çështje të politikave sociale. Simptomatike e këtij qëndrimi cinik është shprehja e njërit prej ish-kryeministrave shqiptarë: Unë i zgjedh këshilltarët e mi jo për t u marrë atyre këshilla, por për t i këshilluar ata. Një arsye themelore që shpjegon pamjaftueshmërinë ose mungesën e analizave mbi politikat sociale në vendin tonë është se ata që merren me politikëbërjen shpesh refuzojnë të marrin në konsideratë analizat e studiuesve të shkencave sociale, ose janë skeptikë ndaj tyre. Për të marrë vendime mbi politika të caktuara, ata mbështeten jo në studime, por në mjete dhe në motive politike. Për më tepër, zgjidhjet analitike për çështje që kanë të bëjnë me politikat sociale të mbështetura në rezultatet e kërkimeve 23 Henry A. Kissinger, The Necessity for Choice (New York: Harper & Row Publishers, 1961), f

233 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale shkencore presupozojnë, përgjithësisht, një harmoni interesash dhe vlerash midis individëve dhe grupeve të ndryshme në shoqëri, gjë të cilën një politikë polarizuese, si ajo që shohim në Shqipëri, nuk e inkurajon. Në Shqipëri, shkencat sociale dhe kërkimi shkencor në këto fusha janë akoma pak të zhvilluara. Sidoqoftë, jo vetëm këtu, por edhe në vende me traditë më të gjatë në këto fusha, shumë nga njerëzit që drejtojnë në administratën shtetërore ose ligjvënës, si edhe qytetarë të thjeshtë, dyshojnë në ato që dëgjojnë ose lexojnë nga studiuesit e shkencave sociale dhe nga analistët e problemeve e të politikave sociale. Megjithatë, edhe në shtete të tilla si Amerika, Anglia, Japonia apo Gjermania, analizat më të mira nuk janë kurrë absolutisht të pagabueshme. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, gjithmonë ndodh që disa nga ekonomistët më të mirë në botë shërbejnë si anëtarë ose ndihmës të Këshillit Presidencial të Këshilltarëve për Ekonominë (President s Council of Economic Advisors), ndërsa në Britaninë e Madhe, ata janë pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik (National Economic Development Council). Sidoqoftë, gjetjet, teoritë apo zgjidhjet që ata rekomandojnë kundërshtohen dhe sfidohen thuajse gjithmonë nga ekonomistë të tjerë po aq të shkëlqyer. Po kështu, shumë nga sociologët, studiuesit e shkencave politike dhe psikologët më të shquar amerikanë kanë bërë studime mbi probleme të ndryshme sociale dhe mbi çështje të politikave sociale, konkluzionet e të cilave vlerësohen si të pakënaqshme dhe kundërshtohen nga studiues të tjerë të këtyre shkencave, të cilët janë jo më pak të shquar. Le të ndalem për një çast në disa aspekte epistemologjike të vetë analizave mbi politikat. Të gjitha analizat e këtij lloji janë të papërsosura. Askush, për shembull, nuk është në gjendje t i dijë të gjitha arsyet pse Fatmiri nuk mund të lexojë. Po kështu, me gjithë arritjet dhe meritat e tyre, ekonomistët nuk 233

234 FATOS TARIFA dinë mjaftueshëm se si duhet të përballohen njëherësh infl acioni dhe papunësia. Analistët e politikave sociale dhe politikëbërësit nuk kanë ekspertizën e mjaftueshme për probleme të tilla, si abuzimi me alkoolin dhe drogën, ose rehabilitimi i individëve të inkriminuar. Siç vë në dukje ekonomisti Alice Rivlin, fare pak dihet mbi atë se si mund të krijohen një sistem shëndetësor ose arsimor më eficient, ose shërbime të tjera sociale më të mira. 24 Vështirësia kryesore vjen nga një inkonsistencë midis kapaciteteve të kufi zuara konjitive të individit njerëzor, nga njëra anë, dhe kompleksitetit të problemeve dhe të politikave sociale, nga ana tjetër. Madje, edhe kur aftësia e saj zgjerohet përmes një sërë mjetesh, të tilla si kompjuteri, mendja e njeriut thjesht nuk mund të kapë dot tërë kompleksitetin e realitetit shoqëror. Siç shprehej sociologu Herbert Simon: Kapaciteti i mendjes njerëzore për të formuluar dhe zgjidhur probleme komplekse është shumë i vogël në krahasim me madhësinë e problemeve që kërkojnë zgjidhje. 25 Një studiues i shkencave sociale ose një politikëbërës, i cili përpiqet të kuptojë kompleksitetin e problemeve sociale, nuk e ka dhe nuk mund ta ketë të gjithë informacionin e mjaftueshëm për të njohur të gjitha arsyet pse Fatmiri nuk mund të lexojë, ose nëse papunësia do të rritet apo do të ulet vitin e ardhshëm dhe, rrjedhimisht, kjo e vështirëson gjetjen e zgjidhjeve më të mira për këto probleme. Sidoqoftë, edhe pse kapacitetet analitike të mendjes njerëzore për të zgjidhur probleme janë të kufizuara, ato mund të 24 Alice M. Rivlin, Systematic Thinking for Social Action (Washington, DC: Brookings Institutions, 1971), f Herbert A. Simon, Models of Man (New York: John Wiley & Sons, Inc., 1957), f

235 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale zgjerohen përmes analizave formale rigoroze, të tilla si matematika dhe logjika, krijimit të teknikave dhe të metodave të reja shkencore, teorisë së probabilitetit (me anë të së cilës ne zgjerojmë aftësitë tona për të përballuar situata të pasigurta), përpunimit elektronik të të dhënave me anë të kompjuterit etj. Këto metoda për zgjerimin e kapaciteteve tona analitike janë kaq të vlefshme, pikërisht për shkak se mendjet tona janë kaq të kufizuara. Kufizimet tona konjitive na shtyjnë që të investojmë në krijimin e teknikave që i zgjerojnë mundësitë e mendjeve tona. Pavarësisht asaj çfarë ne fitojmë nga kjo, në çdo moment të dhënë kapacitetet tona konjitive mbeten gjithmonë të kufizuara për të kuptuar kompleksitetin e problemeve me të cilat ndeshemi në procesin e politikëbërjes. 26 C. Wright Mills dhe sociologjia e problemeve sociale Nga sa kam thënë deri tani, unë besoj se një problem i madh për studiuesit shqiptarë të shkencave shoqërore dhe për analistët e problemeve sociale në vendin tonë është pamjaftueshmëria, ose mungesa e aftësive analitike dhe mosnjohja, apo njohja e pamjaftueshme, e metodave shkencore të kërkimit. Këtu dëshiroj të vë në dukje kritikën që C. Wright Mills u ka bërë dy prej orientimeve kryesore në sociologjinë amerikane në kohën e tij, empiricizmit dhe praktikalitetit liberal. Ndërsa empiricistët, argumentonte Mills, shpërfillin kontekstet e gjera sociale dhe historike të dukurive sociologjike që ata studiojnë, 27 sociologët që orientohen nga praktikaliteti liberal shprehen për reforma sociale të pjesshme dhe graduale, 26 Charles E. Lindblom, The Policy-Making Process, f C. Wright Mills, The Sociological Imagination, f

236 FATOS TARIFA ngaqë ata besojnë se shkaqet e dukurive dhe të ngjarjeve shoqërore janë domosdoshmërisht të shumta, të imëta dhe të palidhura me njëra-tjetrën. 28 Qasja e empiricistëve në studimin e dukurive shoqërore konsiston në mbledhjen e fakteve mbi grupe të zgjedhura njerëzish, mbi bazën e të cilave ata bëjnë përgjithësime. Në këtë mënyrë, argumentonte Mills, sjellja e individëve në shoqëri zhvishet tërësisht nga konteksti social në të cilin ata veprojnë dhe rezultatet që dalin prej këtej janë sa a-historike, aq edhe jo të krahasueshme. Sipas tij, empiricizmi, ashtu si edhe teoria grandioze e Parsons-it, vuajnë nga mungesa e një lidhjeje të fortë me problemet substanciale me të cilat ato merren. Rrjedhimisht, këto dy qasje kanë të përbashkët mungesën e një përpjekjeje të vërtetë për të identifikuar problemet e mëdha sociale dhe çështjet e rëndësishme njerëzore të kohës sonë. Nga ana tjetër, qasja e praktikalitetit liberal ndaj studimeve sociale është e tillë që, si shkencëtarë të mjedisit social, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për ekzistencën e shumë shkaqeve të vogla dhe të veprojmë me zgjuarsi; si njerëz praktikë, ne duhet të mendojmë dhe të kryejmë reforma të vogla të këtij mjedisi, një këtu dhe një atje. Një qasje e tillë, sipas Mills-it, bën që studiuesit e shkencave sociale të mbyllin sytë përpara nevojës për të marrë në konsideratë shoqërinë, të përbërë jo nga pjesë të veçanta dhe të palidhura njëra me tjetrën, por si një të tërë organike. Mills i kritikonte shkencat sociale, për shkak se ato, siç shprehej ai, kishin humbur shtytjen e tyre për reformim dhe, në veçanti sociologjinë, për shkak se ajo ishte shndërruar thjesht në një grumbull parimesh të grupuara në tekstet shkollore 28 Ibid., f. 90; shih, gjithashtu, Myles J. Kelleher, The Professional Ideology of Social Pathologists Transformed: The New Political Orthodoxy in Sociology, The American Sociologist (2001), Vol. 32, No. 4, ff

237 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale për t u përdorur në klasë. Sipas tij, kërkimi i ideve të reja në kohën e tij, çka ka qenë tradicionalisht baza e shkencave sociale, kishte humbur terren ndaj përdorimit shkollaresk të sociologjisë, që konsistonte thjesht në argumentimin e ideve të vjetra me të dhëna të reja në tekste shkollore, të cilat shkruheshin ekskluzivisht për të rinjtë nga radhët e klasës së mesme. 29 Mills trajtoi, gjithashtu, problemin e mungesës së metodave qartësisht të përcaktuara për studimin e problemeve sociale. Sipas tij, diversiteti i madh i metodave dhe i teknikave kërkimore nuk është domosdoshmërisht problematik, për shkak se çdo studiues i shkencave sociale duhet të jetë, vetë ai, metodisti dhe teoricieni në punën që kryen, çka do të thotë që...ai duhet të jetë një intelektual i talentuar. 30 Kushti më i rëndësishëm për një udhëtim intelektual të plotë është që sociologu të zhvillojë atë që Mills e quante imagjinatë sociologjike, me çka ai, siç kemi shpjeguar më sipër në këtë vëllim, kuptonte atë aftësi të mendjes, e cila i mundëson një individi të kuptojë mënyrat se si biografia e tij ndërthuret me rrjedhën e zhvillimeve historike dhe se si ne mund t i shohim shqetësimet tona personale si pjesë të problemeve më të gjera të shoqërisë në të cilën jetojmë. Mills e përdori këtë koncept për të përshkruar atë çfarë ai besonte se është një kusht i domosdoshëm për analiza sociale shkencore të suksesshme. Konflikti i vlerave, partishmëria dhe interesi publik Edhe në shoqëritë më demokratike, analizat sociale nuk mund të sugjerojnë politika sociale që të jenë tërësisht njëlloj të 29 C. Wright Mills, The Sociological Imagination, f Ibid., f

238 FATOS TARIFA mira për të gjithë; nëse janë të mira për disa grupe shoqërore, ato bien ndesh me interesat e grupeve të tjera. Analizat dhe politikat sociale nuk mund t i zgjidhin dot të gjitha konfliktet midis vlerave dhe interesave të anëtarëve të një shoqërie. Zgjidhjet analitike të politikave që hartojmë kërkojnë një kriter dominant, në bazë të të cilit mund të përcaktohej se cili (ose cilat) grupe në shoqëri përfitojnë prej tyre dhe cili (ose cilat) grupe humbasin. Për më shumë se dy mijë vjet, kërkimet filozofike nuk kanë mundur të gjejnë një kriter adekuat lidhur me këtë. Si mundemi ne të dimë, për shembull, se cila është mënyra më e drejtë e ndarjes së të ardhurave dhe të pasurisë në shoqërinë tonë? Sipas cilit kriter final do të mund të përcaktonim se cilat teknologji apo industri janë të dobishme për njerëzit (dhe për kë) dhe cilat jo? Ose, sa duhet të sakrifikojë një brez njerëzish për të mirën e brezit pasardhës, apo sa duhet të paguajnë brezat e sotëm për vuajtjet e pësuara dhe padrejtësitë e bëra ndaj brezave të mëparshëm? Ju dhe unë mund të kemi përgjigjet tona mbi këto çështje, por kritere të sakta (ose të pranuara nga të gjithë) nuk ekzistojnë. Analizat sociale nuk mund t u japin përgjigje përfundimtare këtyre çështjeve. Për disa nga konfliktet mes interesave ose vlerave që ekzistojnë në një shoqëri të dhënë, shumë nga ne mund të zgjidhnin si kriter atë që preferencat e shumicës duhet të mbizotërojnë mbi preferencat e pakicës. Por jo kushdo i përmbahet një kriteri të tillë për të gjitha rastet. Për shembull, në një shoqëri demokratike, ne nuk mund të përdorim një kriter të tillë për të justifikuar shpronësimin e një pjese të qytetarëve, ose shfrytëzimin e një pakice në të mirë të interesave të shumicës. Shumica e njerëzve në çdo shoqëri demokratike do të ishte vendosmërisht kundër kësaj. Atëherë, a është koncepti i interesit publik një kriter për analizën dhe vlerësimin e politikave sociale? Interesi publik ka të bëjë me disa të mira universale, pra me disa vlera, të cilat besohet 238

239 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale se i shërbejnë çdo anëtari të shoqërisë. Në fakt, ne nuk e dimë se cilat vlera janë të këtij lloji. Nëse ju thoni, për shembull se kontrolli mbi ndotjen e ajrit i shërben interesit publik, kjo do të thotë se ju besoni që ndotja e ajrit ju dëmton jo vetëm juve, por edhe shumë njerëz të tjerë dhe se ju mendoni që përfi timet nga kontrolli mbi ndotjen e ajrit e justifikojnë koston e investimeve në këtë drejtim. Një përgjigje e tillë, sidoqoftë, nuk do të thotë se çdo njeri pajtohet me ju, ose mendon se ju keni të drejtë. Filozofi dhe reformatori social anglez i shekullit të 18-të, Jeremy Bentham, mendonte se kishte gjetur si kriterin më të mirë për analizat e politikave atë të së mirës më të madhe për pjesën më të madhe [të popullsisë] ( the greatest good for the greatest number ), 31 kriter në bazë të të cilit ai besonte se mund të arrihet çdo marrëveshje midis njerëzve. Një kriter i tillë, sidoqoftë, nuk është pranuar dhe nuk pranohet universalisht. Por le t i kthehem edhe një herë dallimit midis analizës dhe politikës në procesin e politikëbërjes. Kur themi se politikat sociale janë, ose duhet të hartohen mbi bazën e analizave sociale, me këtë nënkuptojmë që një politikë sociale do të preferohej ndaj një politike tjetër për shkak të meritave, ose të avantazheve që e para ka mbi të dytën. Kur themi që politika, dhe jo analiza, është ajo që duhet të përcaktojë procesin politikëbërës, me këtë nënkuptojmë që ky proces realizohet përmes mënyrave se si njerëzit (ose partitë politike) të angazhuara në të ushtrojnë kontroll, influencë apo pushtet mbi njëra-tjetrën. Në një sistem demokratik, politikat votohen nga legjislatura. Me fjalë të tjera, qytetarët, përmes votës së tyre të lirë, zgjedhin partinë që fiton dhe i autorizojnë përfaqësuesit e saj të ushtrojnë autoritetin politikëbërës. 31 Jeremy Bentham, An Introduction to the Principles of Morals and Legislation (Oxford: Clarendon Press, [1789] 1907), ff

240 FATOS TARIFA Kjo mënyrë për të hartuar dhe miratuar një politikë të dhënë sociale zëvendëson analizën me një veprim politik. Me fjalë të tjera, në vend që të analizojmë se si t u gjejmë zgjidhje problemeve të shoqërisë, zgjidhjet e këtyre problemeve vendosen përmes aktit të votimit, që është një formë ndërveprimi politik, një formë negociimi, ose një mënyrë për ta bërë të heshtë kundërshtarin. Në procesin politikëbërës, politika gjithnjë mund t u zërë vendin analizave dhe, në fakt, mund të arrijë t u gjejë zgjidhje problemeve edhe kur analizat nuk munden ta bëjnë këtë. Nëse një grup njerëzish, ose aktorë të ndryshëm socialë përpiqen t i gjejnë zgjidhje një problemi të caktuar, ata mund të mos jenë në gjendje të kapërcejnë divergjencat mes tyre. Votimi, si një akt politik, përkundrazi, mund ta bëjë më të lehtë marrjen e një vendimi. Për shembull, nëse qeveria vendos të rishikojë nivelin e pagave të punonjësve, si një mënyrë kompensimi ndaj inflacionit, përcaktimi saktësisht i ndryshimeve që duhen bërë i tejkalon aftësitë analitike të çdokujt që mund të merret me këtë llogaritje. Në këtë rast, në një shoqëri demokratike, normalisht ndryshimet në nivelin e pagave vendosen mbi bazën e negociimit mes përfaqësuesve të qeverisë, të biznesit dhe punonjësve. Në Shqipëri kjo bëhet, përgjithësisht, në mënyrë arbitrare nga qeveria. Analiza e përdorur si një instrument kontrolli në ndërveprimin politik mund të quhet analizë e partishme (partisan analysis). Nuk ka dyshim se të gjithë ata individë që marrin pjesë në procesin politikëbërës luajnë, në këtë ose atë masë, role të partishme (partisan roles). Çdo pjesëmarrës mbron një pikëpamje të caktuar, ose interesa të caktuara. Në këtë kuptim, edhe një votues është, në fakt, i partishëm. I tillë është edhe një ligjvënës, një punonjës i administratës, dhe, pa dyshim, përfaqësuesi i një grupi interesash. Megjithatë, kjo s do të thotë se të gjithë këta janë njëlloj të partishëm, ose mendjengushtë në opinionet që shfaqin dhe në zgjedhjet që bëjnë, pra njëlloj të vendosur 240

241 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale në përkrahjen që u japin vlerave apo interesave të grupit, duke mos marrë në konsideratë interesa më të gjera. Por, ndërsa një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, ose i Senatit në Kongresin Amerikan, për shembull, shpesh mund të mbrojë një pikëpamje shumë të gjerë mbi nevojat kombëtare, madje shumë prej tyre, në disa raste, edhe distancohen nga qëndrimi i partisë që ata përfaqësojnë, 32 në një demokraci të pakonsoliduar, si kjo që ekziston në Shqipëri, kjo thuajse nuk ndodh kurrë. Këtu, klisheja mbi konkurrimin e ideve, e cila mendohet se është esenciale për një demokraci pluraliste, merr rëndom formën e debateve thellësisht partizane midis analistëve (të llojit që shohim në TV Klan) dhe të politikëbërësve partiakë të njëanshëm, të cilët shfrytëzojnë analizat e tyre. Kjo është e vërtetë, madje, në atë masë sa, ndonjëherë, partishmëria i bën pjesëmarrësit në debat ose në procesin politikëbërës që edhe t i paraqesin faktet në mënyrë krejt të shtrembëruar, ose t i falsifikojnë ato. Në parlamentin shqiptar, pavarësisht çështjeve të politikave që debatohen, qëndrimet partiake janë rregulli i ditës dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të parlamentit veprojnë si ushtarë të regjimentuar në shërbim të kryetarit të partisë së tyre. Ky diskutim më sjell natyrshëm në çështjen e vlerave dhe të objektivitetit në studimet dhe në shkencat sociale, për të cilën kam shkruar edhe më sipër në këtë vëllim. Studiuesit e shkencave sociale, të shkencave politike dhe historianët, pothuajse pa përjashtim, shpallin se ata, në çdo rast, i ndajnë vlerat nga faktet, ose origjinën e një teze nga vlefshmëria e saj. 33 Ky qëndrim pranohet si një aksiomë në shkencat sociale. Megjithatë, ne s duhet të habitemi kur shohim që kërkimi në 32 Charles E. Lindblom, The Policy-Making Process, f Talcott Parsons, The Structure of Social Action, ff ; Talcott Parsons, Value-Freedom and Objectivity, ff ; Robert K. Merton, Social Theory and Social Structure (New York: Free Press, [1949] 1968); Gerard De Gré, So 241

242 FATOS TARIFA fushën e shkencave sociale influencohet shpeshherë nga personaliteti dhe bekgraundi kulturor i vetë studiuesve të kësaj fushe. Një fakt i tillë, siç shkruante kohë më parë Leon Bramson në librin e tij Konteksti politik i sociologjisë, do të shokonte vetëm një pozitivist, për të cilin shkenca është bërë Jerusalemi i Ri. 34 Shumë studiues janë të mendimit se ndarja e plotë e fakteve nga vlerat individuale është diçka thuajse e pamundur në shkencat sociale, përderisa cilësitë e tyre humane, si individë njerëzorë, janë ndër mjetet e studimit që përdorin si sociologët, ashtu edhe antropologët, studiuesit e shkencave politike etj. 35 Ndryshe nga kimisti në laboratorin e tij, një sociolog ose një antropolog është vetë një prej molekulave që ai studion. Njohja e të tjerëve prej tij bëhet e mundur përmes njohjes së vetvetes. Unë mendoj se vlerat janë funksionale për studiuesin e shkencave sociale, ashtu siç ato janë të tilla edhe për individët e tjerë që ai studion. Kjo është e vërtetë jo vetëm në sociologji, në antropologji dhe në shkencën politike, por edhe në psikologji, pasi edhe kjo e fundit influencohet, në një masë të dhënë, nga personaliteti i vetë psikologëve. Siç theksonte kohë më parë psikologu amerikan David McClelland: Perspektivat e ndryshme në teorinë e personalitetit janë pjesërisht projeksion d.m.th. produkt i orientimeve personale ciology of Knowledge and the Problem of Truth, Journal of the History of Ideas (1941), Vol. 2, ff ; Seymour Martin Lipset, Politics and the Social Sciences: Introduction, në S. M. Lipset (ed.), Politics and the Social Sciences (New York: Oxford University Press, 1969), ff. vii-xxii; Pietro Rossi, Discussion on Value-freedom and Objectivity, në Otto Stammer (ed.), Max Weber and Sociology Today (New York: Harper Torchbooks, 1971), ff ; François Nielsen, The Vacant We : Remarks on Public Sociology, Social Forces (2004), Vol. 82, No. 4, ff Leon Bramson, The Political Context of Sociology (Princeton, NJ: Princeton University Press, 1961), f Ibid., f

243 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale dhe kulturore të vetë autorëve të tyre, si edhe të të dhënave mbi të cilat ata mbështeten. 36 Shumica e studimeve sociologjike, politike, antropologjike dhe psikologjike orientohen dhe ndikohen në presupozimet, në metodat, në problemet dhe në konceptet e tyre nga filozofitë sociale dhe politike të vetë autorëve të tyre. Me fjalë të tjera: Një shkencë e kulluar, e tillë që, siç besojnë ata studiues të shkencave sociale që frymëzohen nga imazhi njutonian, do t i ngjante fizikës, vështirë se është e mundur në shkencat sociale, për të mos thënë se nuk është as e dëshirueshme. Çfarëdo që është arritur [në këto shkenca] është arritur për shkak të disa perspektivave; dhe perspektivat tona bëjnë që ne të mbivlerësojmë disa gjëra dhe të lëmë mënjanë disa të tjera. Mund të thuhet se disa perspektiva janë më të mira se të tjerat. Por, Olimpi, nga lartësitë e të cilit ne të mund të zgjidhnim ato perspektiva që do të ishin përfundimtare, nuk gjendet askund në këtë botë. 37 Pavarësisht kësaj, studiuesi i shkencave sociale ka detyrimin që të jetë sa më objektiv që është e mundur d.m.th. që të mbështetet në kritere ndërsubjektivisht të verifi kueshme për të verifikuar përgjithësimet që ai bën kurdoherë që kjo është e mundur dhe të mos lejojë shtrembërimin e vullnetshëm të fakteve. Kjo është në një linjë me standardin weberian. Kjo nënkupton, gjithashtu, detyrimin për të mos i paraqitur gjykimet e mbështetura mbi vlera si fakte reale. Duke komentuar konceptin weberian mbi 36 David C. McClelland, Toward a Science of Personality Psychology, në Henry David & Helmut von Bracken (eds.), Perspectives in Personality Theory (New York: Basic Books, 1957), f Leon Bramson, The Political Context of Sociology, f

244 FATOS TARIFA objektivitetin në shkencat sociale, Talcott Parsons shkruante se: Pozita e Weber-it nuk është që studiuesi i shkencave sociale të heqë dorë tërësisht nga përkushtimi i tij ndaj vlerave...çështja është që në rolin e tij si studiues duhet të ekzistojë një sistem i veçantë nënvlerash, i cili të ketë përparësi tek ai; kjo do të thotë që qartësia konceptuale, konsistenca dhe përgjithësimi, nga njëra anë, dhe saktësia empirike dhe verifikueshmëria, nga ana tjetër, janë produkt i çmuar i kërkimit. Por studiuesi nuk është kurrë njeriu i tërë, dhe as komuniteti i studiuesve nuk është kurrë e tërë shoqëria...në të njëjtën kohë, kjo nënkupton të hequrit dorë nga e drejta që studiuesi qua studiues të flasë nga pozitat e vlerave të caktuara, të cilat kanë më shumë rëndësi sociale dhe historike sesa ato të shkencës së tij. Kështu, nga pikëpamja e Weber-it, një frazë e tillë si socializmi shkencor do të ishte po aq e papranueshme sa edhe shkenca kristiane, nëse fjala shkencë këtu merret në kuptimin empirik të saj. 38 Në përfundim, mund të them se kur bëhet fjalë për studimin e problemeve sociale dhe për procesin politikëbërës, do të ishte gabim të kërkonim një zgjidhje të vetme për çdonjërin problem që studiojmë dhe të kërkonim objektivitet shkencor në kushtet kur ai është parimisht i pamundur. 39 Po kështu, është praktikisht e pamundur të gjejmë një politikë sociale të vetme, e cila do të mund të pranohej nga të gjithë. 38 Talcott Parsons, Value-Freedom and Objectivity, f Don Martindale, Social Disorganization, në H. Becker & A. Boskoff (eds.), Modern Sociological Theory (New York: Dryden, 1957), f

245 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale 4 245

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk Saint George Orthodox Church September November, 2014 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: You may have noticed that The Wonderworker did not appear in July as it usually has. It will now

More information

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCAT Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shembuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë

More information

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shëmbuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë

More information

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E POLIS NR 9 / 2010 R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E Bordi Editorial Prof. Dr Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Phd. Fatos Tarifa, Universiteti

More information

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT EDUCATION DEPARTMENT / UNIVERSITY NEW YORK Misioni i Zyrës së Arsimit Dygjuhësh dhe Studimeve në Gjuhë të Huaja (Office of Bilingual Education and World Languages OBE-WL) pranë Departamentit të Arsimit

More information

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: VULA 2. Emri: Elsa 3. Kombesia: Shqipëtare 4. Data e lindjes Kosovare 5. Vendi i lindjes: 26.05.1991 6. Kontakti: Femër Email: Tel: vula.elsa@gmail.com /elsa.vula@uni-gjk.org

More information

AUTENTICITETI DHE HISTORICITETI I NJERIUT NE FILOZOFINË E HANNAH ARENDT

AUTENTICITETI DHE HISTORICITETI I NJERIUT NE FILOZOFINË E HANNAH ARENDT UNIVERSITETI I TIRANËS ----------------------------------------------------------------- FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE AUTENTICITETI DHE HISTORICITETI I NJERIUT NE FILOZOFINË E HANNAH ARENDT Paraqitur

More information

Subordinate causal clauses in Albanian language

Subordinate causal clauses in Albanian language Subordinate causal clauses in Albanian language FABIANA VELENCIA Abstract fvelencia@yahoo.com Causative connectors viewed in different aspects and analyzed in different subordinate causal clauses. The

More information

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk Saint George Orthodox Church Fourth Quarter, 2011 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: We present to you the fourth quarterly edition of The Wonderworker. In this issue, we are continuing

More information

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës? Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës? Njerëzve iu pëlqen të kenë lirinë të zgjedhin "Perëndinë" e tyre. Pse të zgjedhësh Perëndinë që zbulohet në Bibël? nga EveryStudent.com Shumë prej nesh kanë në mendje

More information

NJERIU NJËDIMENSIONAL

NJERIU NJËDIMENSIONAL SERIA FILOZOFI/SOCIOLOGJI/SHKENCA POLITIKE HERBERT MARCUSE NJERIU NJËDIMENSIONAL 1 Titulli në origjinal : The One-Dimensional Man. Studies in the Ideology of Advanced Industrial Society botuar më 1964

More information

ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA

ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA DIALOG ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA 6 dialog 6 Feja dhe Profania Ernest Gellner Ky botim u mundësua në kuadrin e Programit të Përbashkët Kultura dhe Trashëgimia për Zhvillim Social dhe Ekonomik, i

More information

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË DIZERTACION Në kërkim të gradës shkencore Doktor i

More information

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR KOMISIONI PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR Krijuar nga Kryeministri Drejtuar nga Dr. Arjan Gjonça RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR Tiranë, Janar- Prill 2014

More information

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE DISERTACION PËR MBROJTJE TË GRADËS SHKENCORE DOKTOR Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian Punoi: MA. Vasilika

More information

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE 2014 KËSHILLI SHKENCOR I BULETINIT SHKENCOR - Prof. As. Dr. Gjergji MERO, Universiteti i Korçës, Shqipëri (Kryetar) - Prof. Dr. Ion CUCUI, Universiteti i Targovishte, Rumani

More information

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S.

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S. Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare Jordan Jorgji Universiteti Fan.S.Noli Lektor jordanjorgji@yahoo.com 1 Abstract The albanian research

More information

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ 33Ndikimi i Revolucionit Industrial 33Zhvillimi i Arsimit 33Të drejtat e njeriut siç pasqyrohen në historinë e artit 3 3 Europa dhe bota UDHËRRËFYES BOTIMI

More information

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë Mustafa Erdem Abstrakt Ky punim parashikon përmbledhje të ideve dhe kërkimeve mbi rolin e mësuesit në mësimdhënien e letërsisë. Letërsia dhe gjuha janë të

More information

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY Udhëzime për #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër Udhëzime për shkolla W RLD CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY #Fëmijët i marrin shkollat përsipër Është ditë zbavitëse që përçon porosi serioze, ku përveç njoftimit

More information

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare I Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare Analizë Dasara Dizdari-Zeneli Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat

More information

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve World Vision Stephanie Delaney Konsulente Ndërkombëtare për Mbrojtjen, Pjesëmarrjen, të Drejtat dhe Mirëqenien

More information

PARATHËNIE i HYRJE... vii KREU I: ROLI I KRISHTËRIMIT NË FORMIMIN E SHOQËRISË DHE SHTETIT AMERIKAN

PARATHËNIE i HYRJE... vii KREU I: ROLI I KRISHTËRIMIT NË FORMIMIN E SHOQËRISË DHE SHTETIT AMERIKAN PASQYRA E LËNDËS PARATHËNIE i HYRJE... vii KREU I: ROLI I KRISHTËRIMIT NË FORMIMIN E SHOQËRISË DHE SHTETIT AMERIKAN 1.1 Themelet e krishtera në shoqërinë e pelegrinëve dhe kolonive të para amerikane..

More information

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Msc. Jonida Dalipaj 1 1 Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë, Bulevardi Gjergj Fishta Nr. 52 Tiranë, jdalipaj@umsh.edu.al

More information

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE Xhemile Selmani, MA 1 UDC: 005:17 DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE ДЕОНТОЛОГИЈАТА И УПРАВУВАЊЕТО КАКО МОЖНОСТ ЗА ПРОФЕСИОНАЛЦИ

More information

Shkenca politike Venera Llunji 51 Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike

Shkenca politike Venera Llunji 51 Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike Thesis Revistë Kërkimore Ndërkombëtare Nr.1, 2014 Pasqyra e lëndës Sociologji Raymond Aron Përktheu nga frëngjishtja, Masar Stavileci 5 Etapat e mendimit sociologjik Psikologji Aliriza Arënliu, Mytaher

More information

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist PhD C. Artur Beu University of Tirana, Albania Abstrakt Pas një periudhe të trazuar që mbulon më

More information

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore REPARIS A REGIONAL PROGRAM Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar 7 Publikimet

More information

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE THE ORTHODOX POST April 2010 Volume VI, Issue 4 St. Nicholas Albanian Orthodox Church, 181-14 Midland Parkway, Jamaica Estates, New York, NY 11432 Web site: www.stnicholasalbanian.org E-mail: snickny@aol.com

More information

PËRPLASJE QYTETËRIMESH? Radikalizmi islamik në kontekst historik dhe politik

PËRPLASJE QYTETËRIMESH? Radikalizmi islamik në kontekst historik dhe politik PËRPLASJE QYTETËRIMESH? Radikalizmi islamik në kontekst historik dhe politik 2 3 Fatos Tarifa Iliaz Labi PËRPLASJE QYTETËRIMESH? Radikalizmi islamik në kontekst historik dhe politik 4 5 Fatos Tarifa, Iljaz

More information

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT? ISSN 2073-2244 www.alb-shkenca.org Copyright Institute Alb-Shkenca AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË

More information

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk AutoCAD Civil 3D Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk IEE shpk eshte themeluar ne 2004 Zyra kryesore ne Prishtine, Rep. e Kosove Zyra perkrahese ne Tirane, Rep. e Shqipërisë

More information

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara Një mjet për promovimin e një dialogu për krijimin e një Konvente të re të Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e të

More information

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL Qendra Veri-Jug e Këshillit të Evropës UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL Zhvilluar nga Rrjeti i Javës së Edukimit Global I koordinuar nga Qendra Veri-Jug e Këshillit të Evropës UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

More information

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY UDC 316.77:316.347 Gëzim Xhambazi, PhD 316 Abstract MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY Every community possesses special characteristics that distinguish

More information

KONCEPTIMET E PROGRESIT NË KONTEKSTIN E DOKTRINAVE EPISTEMOLOGJIKE LETRARE

KONCEPTIMET E PROGRESIT NË KONTEKSTIN E DOKTRINAVE EPISTEMOLOGJIKE LETRARE ISSN 2073-2244 www.alb-shkenca.org Copyright Institute Alb-Shkenca AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca KONCEPTIMET E PROGRESIT NË KONTEKSTIN E DOKTRINAVE EPISTEMOLOGJIKE

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE TEMA: TERRORIZMI DHE REAGIMI SHTETEROR PAS LUFTES SE FTOHTE (Punim për

More information

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master Profesional në Administrim Publik Tema: "Në kërkim të një Modeli për Administrimin Publik në Shqipëri" Punoi:Elisa

More information

Noeu dhe Përmbytja e Madhe

Noeu dhe Përmbytja e Madhe Bibël për fëmijët paraqet Noeu dhe Përmbytja e Madhe Shkruar nga: Edward Hughes Ilustruar nga: Byron Unger; Lazarus Adaptuar nga: M. Maillot; Tammy S. Përkthyer nga: Arianit Iljazi Prodhuar nga: Bible

More information

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE Besa ARIFI * Abstrakt: Qëllimi i këtij punimi është të analizojë zhvillimin e rolit të viktimës në të drejtën ndërkombëtare

More information

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Mësimdhënia në Kosovë korelacion me kohën në arsimimin e nxënësve në Udhëheqës shkencor:kandidatja: Prof. Ass.

More information

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të [Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të Nga Robert Stradling Opinionet e shprehura në këtë punim janë ato të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikën zyrtare

More information

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post Page 1 THE ORTHODOX POST May 20 18 Volume XIV, Issue 5 St. Nicholas Albanian Orthodox Church, 181-14 Midland Parkway, Jamaica Estates, New York, NY 11432 Web site: www.stnicholasalbanian.org E-mail: fr.nathan@stnicholasalbanian.org

More information

ZYGMUNT BAUMAN KUFIJTË E RINJ DHE VLERAT UNIVERSALE

ZYGMUNT BAUMAN KUFIJTË E RINJ DHE VLERAT UNIVERSALE DIALOG ZYGMUNT BAUMAN KUFIJTË E RINJ DHE VLERAT UNIVERSALE 4 dialog 4 Kufijtë e rinj dhe vlerat universale Zygmunt Bauman Ky botim u mundësua në kuadrin e Programit të Përbashkët Kultura dhe Trashëgimia

More information

Etika e Komunikimit në Administratën Publike,

Etika e Komunikimit në Administratën Publike, UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I FILOZOFISË TEMË DOKTORATURE Etika e Komunikimit në Administratën Publike, (rasti RSH) TIRANE 2014 DEKLARATË STATUORE Nën përgjegjësinë

More information

MENAXHIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE: RASTI I SHQIPËRISË

MENAXHIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE: RASTI I SHQIPËRISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË MENAXHIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE: RASTI I SHQIPËRISË Disertacion për gradën Doktor i Shkencave

More information

Ndërsa mësoja më shumë për teorinë e evolucionit, u bë gjithnjë e më e

Ndërsa mësoja më shumë për teorinë e evolucionit, u bë gjithnjë e më e Kapitulli 11 A është evolucioni në pajtim me Kristianizmin? Ndërsa mësoja më shumë për teorinë e evolucionit, u bë gjithnjë e më e dukshme se, në vend që të ishte një pamje e origjinës e cila ka nxitje

More information

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE Page 3 THE ORTHODOX POST January 201 5 Volume XI, Issue 1 St. Nicholas Albanian Orthodox Church, 181-14 Midland Parkway, Jamaica Estates, New York, NY 11432 Web site: www.stnicholasalbanian.org E-mail:

More information

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM Dr. Juliana LATIFI* Abstrakt: Mbrojtja e të drejtave të individit, zhvillimi i një procesi gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm,

More information

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE Sadik Zenku, MA C E N T R U M 6 UDC: 327.51.071.51(497.7:100-622 HATO + 4-622 EУ) KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE СОЦИЈАЛНА КОЕЗИЈА И ИНТЕГРАЦИЈАТА

More information

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS Praktikat e suksesshme në rajonin e EQL/KSHP dhe rekomandimet për Qeverinë Shqiptare. Mars 2012 E drejta E fëmijëve me aftësi të kufizuara

More information

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania Shërbimi Psiko-Social në Institucionet e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri dhe Perceptimet e Mjedisit Shkollor mbi Këtë Shërbim Abstrakt

More information

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica Copyright i Hergis Jica 2018 1 Udhёheqёsi i Hergis Jica vёrteton se ky ёshtё njё version i miratuar i disertacionit tё mёposhtёm: NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET

More information

Arsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët

Arsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët Arsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët Ramadan Çipuri Abstrakt Vetëcensura përbën një fenomen i cili në mënyra të ndryshme shoqëron jetën profesionale të çdo gazetari. Parë në mënyrën se si ajo

More information

ISLAMI DHE BRENGA E NJERIUT TË SOTËM. Sejjed Hosein Nasër

ISLAMI DHE BRENGA E NJERIUT TË SOTËM. Sejjed Hosein Nasër ISLAMI DHE BRENGA E NJERIUT TË SOTËM Sejjed Hosein Nasër Titulli i origjinalit: ISLAM AND THE PLIGHT OF MODERN MAN Longman Group Ltd l975 Longman London and New York Përktheu nga anglishtja V. Nuhiu 2

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË Titulli i punimit TRAJNIMI I BASHKËMOSHATARËVE PËR TË PËRMIRËSUAR SJELLJEN SOCIALE TEK

More information

Shfaqja e Antropologjisë Heroike në Historinë e Ideve

Shfaqja e Antropologjisë Heroike në Historinë e Ideve Shfaqja e Antropologjisë Heroike në Historinë e Ideve Albert Doja To cite this version: Albert Doja. Shfaqja e Antropologjisë Heroike në Historinë e Ideve. Polis, 2008, 7, pp.131-148.

More information

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2006-2011 / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program STRATEGJIA KOMBËTARE E RINISË 2007-2013 Miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 782, datë 16

More information

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit Tiranë, dhjetor 2012 Kjo broshurë është përgatitur në kuadër të projektit: Nxitja e ideve

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Nonda VARFI Kandidate: MA Adelina ALBRAHIMI

More information

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

BARAZIA GJINORE në Shqipëri BARAZIA GJINORE në Shqipëri Dhuna në familje Dhuna në familje është një problem i mbarë shoqërisë; Legjislacioni aktual e kërkon tashmë ngritjen e një sistemi të mekanizmi referimi; Asnjë institucion/individ

More information

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane Tema për mbrojtjen e gradës shkencore DOKTOR Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Punoi: Renis Zaganjori Udhëheqës

More information

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Retorika dhe Argumenti Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Zgjedhore Viti i 3 studimeve: Numri i orëve 3+0 në

More information

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Për Shkollën Qendër Komunitare - DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE KORÇË UDHËZUESI I GJITHËPËRFSHIRJES Për Shkollën Qendër Komunitare - Mbështetur nga UNICEF Dhjetor, 2014 1 Ky material u përgatit në kuadrin e Programit të Arsimit Bazë të UNICEF-it

More information

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar Raimonda Nelku Abstrakt Zhvillimi i identitetit kulturor kombëtar, varet nga disa faktorë. Një prej tyre kyç veçanërisht, në drejtim të rolit

More information

MAN AS A HUMAN WHO DIRECTS THE VIOLENCE TO HERSELF AND OTHERS - CONSEQUENCES OF TIME OR LONG TIME OF TRANSITION IN THE REPUBLIC OF MACEDONIA

MAN AS A HUMAN WHO DIRECTS THE VIOLENCE TO HERSELF AND OTHERS - CONSEQUENCES OF TIME OR LONG TIME OF TRANSITION IN THE REPUBLIC OF MACEDONIA UDC 316.472.4 Prof. dr. Bashkim SELMANI 1 NJERIU SI QENIE NJERËZORE I CILI DREJTON DHUNËN KUNDËR VETES APO TË TJERËVE PASOJAT E KOHËS APO KOHËZGJATJES SË TRNASICIONIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË Ј Њ Ј Ј

More information

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DINJITETI NJERËZOR TË DREJTAT E NJERIUT ARSIMIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT SIGURIA NJERËZORE >> Kultura e të drejtave të njeriut nxjerr fuqinë e saj më të madhe

More information

Al-Ṭūsī. Fondacioni RUMI

Al-Ṭūsī. Fondacioni RUMI Al-Ṭūsī Fondacioni RUMI 1 Titulli i librit: Përzgjedhje antologjike Autori: Naṣīr al-dīn Abū Ja far Muḥammad ibn Muḥummad ibn al-ḥasan ṬŪSĪ Përgatiti: Shpëtim DODA Reçensentë: arben HaxHiymeri yllka myftiu

More information

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA KANDIDATI: Msc. Ina

More information

Raport i Vlerësimit vjetor për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë Viti akademik

Raport i Vlerësimit vjetor për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë Viti akademik Raport i Vlerësimit vjetor për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë Viti akademik 2015-2016 Albanian University është një institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë, i cili është licencuar

More information

ORGANIZATA DHE MARREDHENIE NDERKOMBETARE UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE PROGRAMI MASTER PROFESIONAL

ORGANIZATA DHE MARREDHENIE NDERKOMBETARE UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE PROGRAMI MASTER PROFESIONAL UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE PROGRAMI MASTER PROFESIONAL ADMINISTRIM PUBLIK ORGANIZATA DHE MARREDHENIE NDERKOMBETARE MIKROTEZE DIPLOME PUNOI EDVIN REXHEPI

More information

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2) INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2) Viti shkollor 2017 2018 1. SYNIMET E PROGRAMIT Hartimi i këtij programi orientues

More information

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106 Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal Rudina Toto 1. Përmbledhje 106 Krijim i rajoneve më të mëdha se sa qarqet aktuale? Kjo është një pyetje

More information

Tel: Tel:

Tel: Tel: Mikroekonomia e Avancuar Politikat Publike dhe Niveli i Studimit MASTER Viti: I Semestri: I Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj selimajafrim@yahoo.com Tel: 049-165-282 Tel: Qëllimi i Përshkrimi i Mikroekonomia

More information

EDUKIMI FEJA FEJA DHE EDUKIMI. Autor: Prof. Dr. Gjergj Sinani

EDUKIMI FEJA FEJA DHE EDUKIMI. Autor: Prof. Dr. Gjergj Sinani EDUKIMI FEJA FEJA DHE EDUKIMI Autor: Prof. Dr. Gjergj Sinani Feja dhe edukimi Prof. Dr. Gjergj Sinani Botimi u mundësua nga: Fondacioni Friedrich Ebert Zyra e Tiranës Rr. Abdi Toptani, Torre Drin, Kati

More information

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL DORACAK PËR PUNË ME NXËNËSIT ME NEVOJA TË VEÇANTA ARSIMORE Inkluzioni në arsimin e mesëm profesional Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore

More information

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE THE ORTHODOX POST August 2011 Volume VII, Issue 8 St. Nicholas Albanian Orthodox Church, 181-14 Midland Parkway, Jamaica Estates, New York, NY 11432 Web site: www.stnicholasalbanian.org E-mail: fr.nathan@stnicholasalbanian.org

More information

KOMPLOTI BOTR RËROR. Nikola M. Nikolov

KOMPLOTI BOTR RËROR. Nikola M. Nikolov KOMPLOTI BOTR RËROR Nikola M. Nikolov KR http://www.dielli.net R TR Ë R Ë LIBRRËR IA KUSHTOJ: Familjes sime e cila moralisht i dha përkrahje persekutimit tim. Atdheut tim fatkeq si dhe të gjithë të shtypurve

More information

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Education Sector United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization Shqipëria Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Prill 2017 Shqipëria Analizë e politikës arsimore Çështje

More information

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS DREJTORIA E ZHVILLIMIT TË KURRIKULËS MIRATOHET MINISTRI Luan MEMUSHI PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III CIKLI FILLOR I SHKOLLËS 9-VJEÇARE

More information

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО 316.772.4 C E N T R U M 4 Xhemile SELMANI 1 MA NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО THE NATURE OF THE

More information

Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SOCIOLOGJISË Fakulteti Filozofik, UP

Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SOCIOLOGJISË Fakulteti Filozofik, UP Syllabusi i lëndës SOCIOLOGJI E RELIGJIONIT Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SOCIOLOGJISË Fakulteti Filozofik, UP Ardian Gola, PhD Candidate ardiangola@gmail.com 038 224 783 ext. 177 Përshkrimi

More information

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 21

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 21 ÇËSHTJE EUROPIANE DHE TË SIGURISË - 21 1 Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim Çështje Europiane dhe të sigurisë - 21 2 ÇËSHTJE EUROPIANE DHE TË SIGURISË - 21 3 ÇËSHTJE EUROPIANE DHE TË SIGURISË EUROPEAN

More information

PROGRAMI I STUDIMIT FILOZOFI-SOCIOLOGJI (BACHELOR) SYLLABUSET

PROGRAMI I STUDIMIT FILOZOFI-SOCIOLOGJI (BACHELOR) SYLLABUSET PROGRAMI I STUDIMIT FILOZOFI-SOCIOLOGJI (BACHELOR) SYLLABUSET EKONOMIKS 75 orë, 6 kredite Teorive ekonomike për ekonominë e tregut dhe variantet e punës, politikat makroekonomike. A është produkti ynë

More information

MANUAL PËR PUNONJËSIN E SHËRBIMIT TË PROVËS

MANUAL PËR PUNONJËSIN E SHËRBIMIT TË PROVËS MANUAL PËR PUNONJËSIN E SHËRBIMIT TË PROVËS 2009 PËRMBAJTJA 1 Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, 2009 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. AUTORËT: Kevin Haines Rasim Gjoka Migena Leskoviku Ioana van

More information

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E LOJËRAVE DHE LODRAVE NË ZHVILLIMIN E FËMIJËS Mentori: Prof.Ass.Dr.SHEFQET MULLIQI Kandidatja: MAJLINDA

More information

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i Politikave të Sigurisë

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i Politikave të Sigurisë Niveli i studimeve Bachelor Programi www.kolegjibiznesi.com info@kolegjibiznesi.com 038 500 878 044 500 878 049 500 878 Prishtinë, Ulpianë, rr. Motrat Qiriazi nr. 29 PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi

More information

TEZË DOKTORATURE PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES

TEZË DOKTORATURE PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË Tel/Fax: +35 4 369 987 www.fhf.edu.al TEZË DOKTORATURE PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES Doktoranti:

More information

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale Erlis Çela Abstrakt Përhapja e platformave të mediave sociale ka sjellë si rezultat edhe një ndryshim themelor në komunikimin tradicional publik,

More information

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet shëndetësore Tiranë, Mars 2015 The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave

More information

Komunikimi masiv dhe edukimi për media

Komunikimi masiv dhe edukimi për media Komunikimi masiv dhe edukimi për media Lindita Aliu Tahiri Komunikimi masiv dhe Edukimi për media Lindita Aliu Tahiri Recenzentë: Prof. asoc. dr. Milazim Krasniqi Prof. asoc. dr. Bajram Kosumi Redaktor:

More information

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT. ESE TEMA : PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT. GARANCITE LIGJORE ( KUADRI LIGJOR NE SHQIPERI ) DHE INSTITUCIONET GARANTUESE PER MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI. PUNOI : XHON SKENDERI GRUPI 3 FAKULTETI I

More information

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni) Universiteti i Tiranës Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i tëdrejtës Penale VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE (Temë Disertacioni) Udhëheqës: Prof. Dr.Vasilika HYSI Përgatiti: Dr. 1 ABSTRAKT Ky punim

More information

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë MANUAL PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE Ky manual u realizua në kuadër të projektit Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm, financuar nga Bashkimi

More information

D I S E R T A C I O N

D I S E R T A C I O N REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I MARKETING - TURIZMIT D I S E R T A C I O N Në kërkim të gradës shkencore Doktor KOMUNIKIMI I NJË BANKE QENDRORE RASTI

More information

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri Analizë e rezultateve të PVNN-së 2000-2012 Qershor 2014 Njësia për Sektorin e Arsimit Rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore Përmbajtja

More information

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR RAPORTI VENDOR PËR SHQIPËRINË DOKUMENT PUNE Një raport

More information

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR Tetor 2016 Instituti i Zhvillimit të Arsimit, Tetor 2016 1 Përmbajtja Hyrje... 5 1. Përmbledhje ekzekutive... 6 2. Gjetjet

More information

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS CIVILE PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

More information