Kurs zgjedhor, Semestri V, BA Departamenti i SOCIOLOGJISË Fakulteti Filozofik, UP
|
|
- Erica Craig
- 5 years ago
- Views:
Transcription
1 Syllabusi i lëndës TEORITË SOCIALE POSTMODERNE Kurs zgjedhor, Semestri V, BA Departamenti i SOCIOLOGJISË Fakulteti Filozofik, UP Ardian Gola, PhD Candidate ardiangola@gmail.com ext. 177 Përshkrimi dhe qëllimet e kursit: Zhvillimet shoqërore në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe këtij fillimshekulli kanë prodhuar efekte të shumëfishta dhe shumëdimensionale duke prekur një mori sferash, si: politikën, kulturën, ekonominë, shkencën, teknologjinë, mediat etj. Këto efekte prodhuan ndryshime të tilla në strukturën dhe organizimin shoqëror, duke krijuar një realitet social, për shpjegimin e të cilit teoritë sociologjike ndihen gjithnjë e më të pafuqishme. Kjo edhe për arsyen se perspektiva sociologjike, duke tentuar të jetë më scientiste, themeltare, totalizuese, esencialiste dhe veçuese (Seidman) me qëllim të gjetjes së njëfarë rregullsie dhe ligjësie në zhvillimet shoqërore, po përballet me një realitet social tepër fluid, dinamik, të fragmentuar, të paqëndrueshëm, gjithnjë në ndryshim dhe skajshmërisht kompleks, që i shpëton skemave teorike sistemore. Prandaj perspektiva teorike postmoderniste, duke mos synuar të jetë gjithëpërfshirëse për botën sociale, karakterizohet me qasje fragmentare, anti-totalizuese dhe jo esencialiste. Ky kurs është më shumë hyrje në teoritë postmoderne. Larmia e autorëve, që synon t i mbulojë, e bën të pamundshme që të jetë ndryshe. Kështu kursi prek autorët kryesorë postmodernë si dhe temat dhe konceptet qendrore, me të cilat ata përpiqen të shpjegojnë realitetin social të botës bashkëkohore. Në këtë kuptim, kursi synon që studentëve të sociologjisë t u ofrojë perspektiva tjera teorike për botën sociale, ndryshe prej teorive sociologjike qofshin ato klasike ose bashkëkohore. Kursi përmban edhe autorë, të cilët jo vetëm që refuzojnë të kategorizohen si postmodernë, por edhe veprimtaria intelektuale e të cilëve është në funksion të avokimit të modernitetit, si projekt i papërfunduar tek Habermas, ose si modernitet i lartë tek Giddens. Kjo është bërë me qëllim që peizazhi teorik i postmodernizmit të jetë sa me i kompletuar dhe ku perspektivat teorike sqarohen duke u kundërshtuar dhe përplotësohen duke dialoguar ndërmjet vete. Përmes trajtimit të përgjithshëm të këtyre autorëve, kursi do të identifikojë veçoritë kryesore me të cilat teoritë sociale postmoderne dallohen prej teorive sociologjike duke u konsideruar si plotësuese dhe jo përjashtuese të tyre. Në këtë mënyrë studentit të sociologjisë do t i mundësohet një zhvillim teorikisht më interdisiplinar në mënyrë që të ketë pamje më të zgjeruar për kompleksitetin e botës bashkëkohore. Kursi mëton që ju:
2 1. të përvetësoni një perspektivë teorike për botën sociale ndryshe prej perspektivës së pastër sociologjike. 2. të fitoni dije kritike për botën bashkëkohore; 3. të bëheni të hapur ndaj perspektivave tjera teorike. Rezultatet e pritura të kursit: Pas përfundimit të këtij kursi, ju do të jeni në gjendje që t i deshifroni: 1. veçoritë kryesore të teorive postmoderne për shoqërinë. 2. dallimet kryesore ndërmjet teorive sociologjike dhe atyre shoqërore postmoderne. 3. pikëpamjet dhe nocionet themelore të teoricienëve postmodernë. Metodologjia e punës: Ligjëratë duhet të jeni të rregullt në vijimin e ligjëratave dhe konform planifikimit javor të lëndës, duhet të lexoni paraprakisht materialet e parapara me syllabus. Kjo ju lehtëson dukshëm përcjelljen aktive të ligjëratës dhe përvetësimin sa më të suksesshëm të njësisë përkatëse; Recension/Seminar ju duhet t i bëni recension ndonjë libri (jo domosdoshmërisht prej atyre të listuar në syllabus jo vetëm që jeni të lirë, por edhe inkurajoheni të hulumtoni për libra tjerë që ndërlidhen me tematikën sociologjike të paraparë me këtë syllabus), tematika e të cilit lidhet me përmbajtjen e kursit ose të zgjidhni një temë për punim seminarik, që po ashtu ndërlidhet me tematikën e kursit. Recensioni, përkatësisht seminari duhet të prezantohet për diskutim, ndërsa qasja (si në shkrim ashtu edhe në prezantim) duhet reflektojë qëndrimin tuaj kritik. Diskutim pjesëmarrja aktive dhe angazhimi konstruktiv i juaji gjatë ligjëratave dhe ushtrimeve me ide, koncepte, pikëpamje etj. të mbështetura në argumente, inkurajohet fuqishëm, sidomos në diskutimin e prezantimeve të studentëve tjerë. Nevojë për ndihmë? Vlerësimi i performancës: Të hasni në probleme, sfida ose pengesa të ndryshme, të cilat ju pengojnë të ecni përpara me përcjelljen e kursit, është plotësisht e kuptueshme. E pakuptueshme është mosballafaqimi me to, andaj ballafaqohuni! Pasi që keni shteruar të gjitha mundësitë nga vetvetja dhe mendoni se prapë keni nevojë për ndihmë, atëherë unë tërësisht do jem në dispozicionin tuaj, prandaj lirisht konsideroni moton tradicionale të Nike-it: JUST DO IT! Nota përfundimtare e juaja do të bazohet në: 10% vijim 30% recension (së pari duhet ta propozoni me shkrim një libër mund t i referoheni por jo domosdshmërisht të kufizoheni në Literaturën e rekomanduar - dhe vetëm pas miratimit nga bartësi i lëndës mund të filloni me shkrimin e recensionit, i cili duhet t i ketë rreth
3 fjalë/; të punohet me fontin Times NewRoman, 12, me hapësirë ndërmjet rreshtave 1.5; duhet të prezantohet për diskutim në njërën prej 15 orëve të ushtrimeve me kohëzgjatje maksimale prej min) 30% kollokvium 30% testi final 100% totali Politikat e kursit: Duhet të jeni të përgjegjshëm për statusin tuaj. Nga ju pritet që sjelljet dhe qëndrimet tuaja të jenë në përputhje me këtë status, përkatësisht t i përmbaheni politikave akademike dhe rregullave të mirësjelljes të Universitetit të Prishtinës. Plagjiatura, mashtrimi, përshkrimi apo bashkëpunimi në test dhe provim përfundimtar janë prerazi të ndaluara. Kushdo që zihet duke bërë një nga këto veprime, do të marrë notën 5 në atë kurs dhe do të raportohet në komisionin disiplinor të Fakultetit. Rregullat e mirësjelljes, sidomos arritja me kohë në orë mësimore, shkyçja e celularëve, mosprishja e rendit në orë mësimore dhe në veçanti në provime duhet të respektohen rreptësisht. Prishjet e rënda të rendit, sidomos në provim, do të raportohen në komisionin disiplinor të Fakultetit. Ju rekomandohet fuqishëm që të (ri)lexoni Statutin e UP-së për t u informuar për obligimet dhe të drejtat tuaja. Vlerësimi, përkatësisht notimi i dijeve tuaja, bëhet sipas kritereve dhe parametrave objektivë dhe neutralë, e nuk është vendim tekanjoz i mësimdhënësit. Nëse keni pyetje apo kërkoni sqarim në lidhje me një notë apo vlerësim që keni marrë në kollokvium, provim, punë seminarike apo detyrë tjetër, së pari duhet të paraqitni një kërkesë me shkrim, pastaj duhet të caktoni një termin për t u marrë me kërkesën tuaj. Assesi nuk do të diskutohen pyetjet në lidhje me notat dhe vlerësimet që nuk janë paraqitur me shkrim ose për të cilat nuk është caktuar termin. Literatura e obligueshme: Literatura e rekomanduar: 1. Ritzer, George (1997) Postmodern Social Theory. New York: The McGraw-Hill. 2. Ritzer, George & Goodman, Douglas (2008) Teoria Sociologjike. Tiranë: UFO. 3. Lewis Coser & Dr. Larry Ridener (2005) Teoritë sociologjike. Plejad, Tiranë. [fq ] 1. Baudrillard, Jean (1998) Simulacra and Simulation. Stanford: Stanford University Press. 2. Baudrillard, Jean (1998) The Consumer Society: Myths and Structures. London: Sage. 3. Baudrillard, Jean (2001[1007]) Seduction. CTheory Books. 3
4 4. Baudrillard, Jean (2007 [1977]) Forget Foucault. Los Angeles: Semiotext. 5. Bauman, Zygmunt (1989) Modernity and the Holocaust. Ithaca, N.Y.: Cornell University Press. 6. Bauman, Zygmunt (1991) Modernity and Ambivalence. Ithaca, N.Y.: Cornell University Press. 7. Bauman, Zygmunt (1992) Intimations of Postmodernity. London: Routledge. 8. Bauman, Zygmunt (2000) Liquid Modernity. Cambridge, Eng.: Polity Press. 9. Bauman, Zygmunt (2007) Liquid Times: Living in an Age of Uncertainty. Cambridge, Eng.: Polity Press. 10. Beck, Ulrich (1992) Risk Society: Towards a New Modernity. London: Sage. 11. Beck, Ulrich (1996) World Risk Society as Cosmopolitan Society? Theory, Culture and Society 13: Choliaraki, Lilie dhe Fairclough, Norman (1999) Discourse in Late Modernity: Rethinking Critical Discourse Analysis. Edinburgh: Edinburgh University Press. 13. Cuff, E.C. & Sharrock, W.W. & Francis D.W. (1990) Perspectives in Sociology. London: Routledge. 14. Deleuze, Gilles dhe Guattari, Félix (1983) Anti-Edipus: Capitalism and Schisophrenia. Minneapolis: University of Minnesota Press. 15. Deleuze, Gilles dhe Guattari, Félix (1987) A Thousand Plateaus: Capitalism and Schisophrenia. Minneapolis: University of Minnesota Press. 16. Derrida, Jacques (1981) Dissemination. London: The Athlone Press. 17. Derrida, Jacques (1982) Margins of Philosophy. Chicago: The University Chicago Press. 18. Derrida, Jacques (1997) Of Grammatology. Baltimore: The John Hopkins University Press. 19. Foucault, Michel (2003) Historia e marrëzisë në periudhën klasike. Tiranë: SHLK & Toena. 20. Foucault, Michel (2009) Pushteti dhe Dija katër sprova. Tiranë: ISP Dita Foucault, Michel (2011) Disiplinë dhe Ndëshkim Lindja e Burgut. Tiranë: Odeon. 22. Foucault, Michel (2012) Historia e seksualitetit. Tiranë: UET Press. 23. Giddens, Anthony (1991) Modernity and Self-Identity: Self and Society in the Late Modern Age. Stanford, Calif.: Stanford University Press. 24. Giddens, Anthony (1992) The Transformation of Intimacy: Sexuality, Love and Eroticism in Modern Societies. Stanford, Calif.: Stanford University Press. 25. Giddens, Anthony (2013 ) Pasojat e Modernitetit. Tiranë: UET Press. 26. Habermas, Jürgen (1981) Modernity versus Postmodernity në New German Critique 22. Winter. 27. Habermas, Jürgen (1981) Theory Of Communicative Action: Volume 1 - Reason and the Rationalization of Society. Boston: Beacon Press. 28. Habermas, Jürgen (1987) The Philosophical Discourse of Modernity. Cambrdige: Polity Press. 29. Habermas, Jürgen (1987) Theory of Communicative Action: Volume 2 - Lifeworld and System. Boston: Beacon Press. 4
5 Planifikimi javor i mësimit: Java 1: Prezantim i kursit 30. Kullashi, Muhamedin (2008) Pushteti dhe dija te Michel Foucault. Prishtinë: AShAK. 31. Lacan, Jacques (2006) Écrits. New York: W. W. Norton & Company. [edicioni plotë, përkth. Bruce Fink]. 32. Lyotard, Jean Fransoa (1996) Gjendja Postmoderne: Raport mbi dijen. Prishtinë: Dukagjini. 33. Meštrovid, Stjepan (1998) Anthony Giddens The Last Modernist. London: Routlegde. 34. Passerin d Entrèves, Maurizio dhe Benhabib, Seyla (1997) Habermas and the Unfinished Project of Modernity. Cambrdige: The MIT Press 35. Ritzer, George (1998) The McDonaldization Thesis. London: Sage. 36. Ritzer, George (2008) The McDonaldization of Society 5. Thousand Oaks, Calif: Pine Forge Press. 37. Seidman, Steven dhe Wagner, David G (eds.) (1992) Postmodernism and Social Theory: the Debate over General Theory. Cambridge: Basil Blackwell. Veprat autoriale mund të shfrytëzohen edhe për recensione. Java 2: Teoritë sociale Postmoderne: konteksti dhe zhvillimi 1. Ritzer (1997) Postmodern Social Theory. (fq ). 2. Ritzer & Goodman (2008) Teoria Sociologjike. (fq ) Java 3: Pushteti dhe dija: Foucault 1. Ritzer (1997) Postmodern Social Theory. (fq ). 2. Ritzer & Goodman (2008) Teoria Sociologjike. (fq ; ) Java 4: Çmenduria, civilizimi dhe seksualiteti: Foucault 1. Ritzer (1997) Postmodern Social Theory. (fq ; 63-75). 2. Ritzer & Goodman (2008) Teoria Sociologjike. (fq ; ) Java 5: Shoqëria e konsumit dhe Këmbimi simbolik: Baudrillard 5
6 1. Ritzer (1997) Postmodern Social Theory. (fq ). 2. Ritzer & Goodman (2008) Teoria Sociologjike. (fq ) Java 6: Simulacra, Hiper-realiteti dhe Fundi i shoqërores: Baudrillard 1. Ritzer (1997) Postmodern Social Theory. (fq ). 2. Ritzer & Goodman (2008) Teoria Sociologjike. (fq ; ) Java 7: Dekonstruksioni dhe fundi i metanarracioneve: Derrida dhe Lyotard 1. Ritzer & Goodman (2008) Teoria Sociologjike. (fq ) 2. Ritzer (1997) Postmodern Social Theory. (fq ). Java 8: Vlerësimi intermediar Java 9: Anti-Edipi dhe Imagjinarja, Simbolika dhe Realja: Deleuze dhe Guattari dhe Lacan 1. Ritzer (1997) Postmodern Social Theory. (fq ; ). Java 10: Moderniteti si projekt i papërfunduar: Habermas 1. Ritzer (1997) Postmodern Social Theory. (fq ). 2. Ritzer & Goodman (2008) Teoria Sociologjike. (fq ) Java 11: Racionaliteti, Sistemi dhe Kolonizimi i botës-së-jetës: Habermas 1. Ritzer & Goodman (2008) Teoria Sociologjike. (fq ) 2. Coser & Ridener (2005) Teoritë sociologjike. ( ) Java 12: Moderniteti i zhvilluar dhe Juggernaut-i: Giddens 1. Ritzer & Goodman (2008) Teoria Sociologjike. (fq ) 2. Coser & Ridener (2005) Teoritë sociologjike. ( ) Java 13: Shoqëria e rrezikut dhe Mcdonaldizimi: Beck dhe Ritzer 1. Ritzer & Goodman (2008) Teoria Sociologjike. (fq ) 6
7 2. Ritzer (1997) Postmodern Social Theory. (fq ; ). Java 14: Nga Holokausti drejt të jetuarit me ambivalencën: Bauman 1. Ritzer & Goodman (2008) Teoria Sociologjike. (fq ) 2. Ritzer (1997) Postmodern Social Theory. (fq ). Java 15: Vlerësimi final 7
Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SOCIOLOGJISË Fakulteti Filozofik, UP
Syllabusi i lëndës SOCIOLOGJI E RELIGJIONIT Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SOCIOLOGJISË Fakulteti Filozofik, UP Ardian Gola, PhD Candidate ardiangola@gmail.com 038 224 783 ext. 177 Përshkrimi
More informationkandidat për PhD
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: I Numri i orëve në javë: 2+2 Fakulteti Filozofik Etnia, Religjioni
More informationSyllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT
Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT Departamenti/Fakulteti/Njësia akademike: Titulli i kursit (modulit): Niveli dhe lloji i kursit: (p.sh. Bachelor/obligative) Fek. Ekonomik / Dep. Ekonomiks Ekonomiksi
More informationSYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Departamenti Menaxhment dhe Informatikë Studime master SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK LËNDA: Etika në biznes dhe pergjegjesia shoqrore e korporatave Niveli i kursit:
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: Vlera në kredi ECTS: Koha / lokacioni: Mësimëdhënësi
More informationFakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë
Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: Vlera në kredi ECTS: Koha / lokacioni: Mësimëdhënësi i lëndës: Detajet kontaktuese:
More informationE mail:
Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Filozofik Titulli i lëndës: HISTORI ORALE Niveli: BA Statusi lëndës: Zgjedhore Viti i studimeve: Semestri VI Numri i orëve në javë: 3+0 Vlera në kredi
More informationSYLLABUS i Lëndës. Departamenti i Shkencave Politik, Fakulteti Filozofik Studimet e Paqes dhe Konfliktit
UNIVERSITETI I PRISHTINËS Prishtinë Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: SYLLABUS i Lëndës Departamenti i Shkencave Politik, Fakulteti Filozofik Studimet e Paqes dhe Konfliktit
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Retorika dhe Argumenti Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Zgjedhore Viti i 3 studimeve: Numri i orëve 3+0 në
More informationFakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim)
Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: Vlera në kredi ECTS: Koha / lokacioni: Mësimëdhënësi i lëndës: Detajet kontaktuese:
More informationPROGRAMI FILOZOFI, PLANI I STUDIMEVE, NIVELI BA (I akredituar deri 2021)
PROGRAMI FILOZOFI, PLANI I STUDIMEVE, NIVELI BA (I akredituar deri 2021) VITI PARË SEMESTRI PARË Nr. Lënda Orë ECTS Statusi Mësimdhënësi 1. Hyrje në filozofi 3+2 7 O Prof. Asoc. Dr. Astrit Salihu 2. Logjikë
More informationUDHËZUES PËR SHQYRTIMIN DHE RISHIKIMIN E SYLLABUSIT PËR MËSIMDHËNËSIT DHE PERSONELIN QË E MBËSHTET DHE MBIKËQYRË ZHVILLIMIN E KURRIKULËS
UDHËZUES PËR SHQYRTIMIN DHE RISHIKIMIN E SYLLABUSIT PËR MËSIMDHËNËSIT DHE PERSONELIN QË E MBËSHTET DHE MBIKËQYRË ZHVILLIMIN E KURRIKULËS Zhvilluar nga një grup punues i Universitetit të Prishtinës Hasan
More informationNë fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.
SHTOJCAT Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shembuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë
More informationPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Niveli i studimeve BACHELOR Programi Viti akademik 2016/2017 LËNDA KONTABILITET FINANCIAR
UMIB-MITROVICE Programi: Ekonomi-Semestri IV PROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Niveli i studimeve BACHELOR Programi Viti akademik 206/207 LËNDA KONTABILITET FINANCIAR Viti III-të Statusi i Obligative Semestri
More informationSeminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore
REPARIS A REGIONAL PROGRAM Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar 7 Publikimet
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës: Organizatat Nderkomebetare
Formular për SYLLABUS të Lëndës: Organizatat Nderkomebetare Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Organizatat Nderkombetare Niveli: MA Statusi lëndës: Obligative
More informationNë fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.
SHTOJCA Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shëmbuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë
More informationFrom the Pastor s Desk
Saint George Orthodox Church September November, 2014 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: You may have noticed that The Wonderworker did not appear in July as it usually has. It will now
More informationFakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim) Hulumtimi në veprim
SYLLABUS Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: Vlera në kredi ECTS: Koha / lokacioni: Mësimëdhënësi i lëndës: Detajet
More informationFinancat dhe e Drejta Financiare Niveli:
Financat dhe e Drejta Financiare Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Financat dhe e Drejta Financiare Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve:
More informationUNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I KURSIT BAZAT E MARKETINGUT VITI AKADEMIK , SEMESTRI I
UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I KURSIT BAZAT E MARKETINGUT VITI AKADEMIK 20 204, SEMESTRI I I. Informacion i përgjithshëm: Lektori: Telefon: E-mail: Zyra: Konsultimet:
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e statistikës 2016/2017
Formular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e statistikës 2016/2017 Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: Vlera në kredi
More informationQendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA
Qendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA Udhëzues praktik për planifikimin dhe vlerësimin e integruar të projektit Me kontribut nga Lucinia
More informationUdhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY
Udhëzime për #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër Udhëzime për shkolla W RLD CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY #Fëmijët i marrin shkollat përsipër Është ditë zbavitëse që përçon porosi serioze, ku përveç njoftimit
More informationSTANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE
PROJEKTI I SHKOLLËS FILLORE NËNPROJEKTI: PËRPARIMI I VLERËSIMIT TË NXËNËSVE Nënprojekti realizohet në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Arsimin Qytetar (MCGO) STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË
More informationTel: Tel:
Mikroekonomia e Avancuar Politikat Publike dhe Niveli i Studimit MASTER Viti: I Semestri: I Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj selimajafrim@yahoo.com Tel: 049-165-282 Tel: Qëllimi i Përshkrimi i Mikroekonomia
More informationSYLLABUSI i Lëndës: Kontabilitetiti Financiar i Ndërmarrjeve të Mesme dhe Vogla
SYLLABUSI i Lëndës: Kontabilitetiti Financiar i Ndërmarrjeve të Mesme dhe Vogla Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në
More informationProgrami i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)
Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina Fakulteti i Edukimit Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe
More informationStatusi i lëndës Obligative ECTS/kredi 7
www.kolegjibiznesi.com info@kolegjibiznesi.com 038 500 878 044 500 878 049 500 878 Prishtinë, Ulpianë, rr. Motrat Qiriazi nr. 29 PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Memaxhimi i Politikave të Niveli i studimeve
More informationPse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?
Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës? Njerëzve iu pëlqen të kenë lirinë të zgjedhin "Perëndinë" e tyre. Pse të zgjedhësh Perëndinë që zbulohet në Bibël? nga EveryStudent.com Shumë prej nesh kanë në mendje
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës GJEOTRASHEGIMIA
Formular për SYLLABUS të Lëndës GJEOTRASHEGIMIA Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: FSHMN Departamenti i Gjeografisë Titulli i lëndës: Gjeotrashëgimia Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Obligative
More informationPLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR
MINISTRIA E ARSIMIT E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Për klasën e parë fillore Prishtinë, gusht 2003 1 Kryredaktor Isuf Zeneli Redaktorë: Xhavit Rexhaj Ramush Lekaj Ilaz Zogaj Arbër
More informationNATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО
316.772.4 C E N T R U M 4 Xhemile SELMANI 1 MA NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО THE NATURE OF THE
More informationUNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,
UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE, VITI AKADEMIK 2016-2019 MASTER I SHKENCAVE NE "MESUESI" PER GJUHEN ANGLEZE
More informationMbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet
Koalicioni Mbajtja e fëmijëve të Sigurt Agjencitë Anëtare Partneritieti për Street Children ( Fëmijët e rrugës) Partneritieti për Street Children ( Fëmijët e rrugës) përbëhet nga 37 organizata të Mbretërisë
More informationSYLLABUS ANALIZA FINANCIARE. 1. Përshkrimi i Lëndës. Fakulteti Ekonomik
SYLLABUS Fakulteti Ekonomik LËNDA: ANALIZA FINANCIARE Niveli i kursit: Bachelor Lloji i kursit: Obligative Viti i studimeve: Viti III Semestri: Semestri V Kodi dhe shifra e lëndës: Koha/lokacioni: Ligjëratat:
More informationKONCEPTIMET E PROGRESIT NË KONTEKSTIN E DOKTRINAVE EPISTEMOLOGJIKE LETRARE
ISSN 2073-2244 www.alb-shkenca.org Copyright Institute Alb-Shkenca AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca KONCEPTIMET E PROGRESIT NË KONTEKSTIN E DOKTRINAVE EPISTEMOLOGJIKE
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti juridik Titulli i lëndës: Fillet e së drejtës Niveli: Bachelor Statusi lëndës: E obligueshme Viti i studimeve: I Numri
More informationCURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature
CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: VULA 2. Emri: Elsa 3. Kombesia: Shqipëtare 4. Data e lindjes Kosovare 5. Vendi i lindjes: 26.05.1991 6. Kontakti: Femër Email: Tel: vula.elsa@gmail.com /elsa.vula@uni-gjk.org
More informationUNIVERSITETI I TIRANËS
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE TESTI STANAG 6001 DHE ANGLISHTJA PËR QËLLIME SPECIFIKE NË KONTEKSTIN USHTARAK Punim për gradën shkencore Doktor në Gjuhësi
More informationKOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE
Sadik Zenku, MA C E N T R U M 6 UDC: 327.51.071.51(497.7:100-622 HATO + 4-622 EУ) KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE СОЦИЈАЛНА КОЕЗИЈА И ИНТЕГРАЦИЈАТА
More informationBLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT
EDUCATION DEPARTMENT / UNIVERSITY NEW YORK Misioni i Zyrës së Arsimit Dygjuhësh dhe Studimeve në Gjuhë të Huaja (Office of Bilingual Education and World Languages OBE-WL) pranë Departamentit të Arsimit
More informationMenaxhimi bashkëkohor bankar
Study program Fakulteti Cikli i studimeve Menaxhimi bashkëkohor bankar Biznesi dhe Ekonomia Cikli i parë (Deridiplomike) SETK 180 Numri në arkiv i akreditimit [180] 03-160/2 Vendimi për fillim me punë
More informationPër Shkollën Qendër Komunitare -
DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE KORÇË UDHËZUESI I GJITHËPËRFSHIRJES Për Shkollën Qendër Komunitare - Mbështetur nga UNICEF Dhjetor, 2014 1 Ky material u përgatit në kuadrin e Programit të Arsimit Bazë të UNICEF-it
More informationDOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm
DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm Hyrje Të rinjtë janë një fokus i rëndësishëm në parandalimin e radikalizimit sepse mund të jenë një
More informationDORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit
DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit Prishtinë, 2016 Universiteti i Prishtinës HASAN PRISHTINA Fakulteti i Edukimit DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët
More informationINKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL
INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL DORACAK PËR PUNË ME NXËNËSIT ME NEVOJA TË VEÇANTA ARSIMORE Inkluzioni në arsimin e mesëm profesional Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Tregjet dhe institucionet financiare Niveli: Master Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve:
More informationRoli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë
Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë Mustafa Erdem Abstrakt Ky punim parashikon përmbledhje të ideve dhe kërkimeve mbi rolin e mësuesit në mësimdhënien e letërsisë. Letërsia dhe gjuha janë të
More informationBotimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara
E Ë Z I L E A V E AN M A R G O R P Ë T T I M I S Ë R VLE E R A T Ë B M O K E V A S E V A N DHE MA O S R E P E N I M I S Ë N U P PËR A R A U Z I F U K Ë T I S Ë ME AFT Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve
More informationPLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i Politikave të Sigurisë
Niveli i studimeve Bachelor Programi www.kolegjibiznesi.com info@kolegjibiznesi.com 038 500 878 044 500 878 049 500 878 Prishtinë, Ulpianë, rr. Motrat Qiriazi nr. 29 PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi
More informationZhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në
Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë botim nuk i reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky doracak
More informationE Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Studime Themelore. Islami, Dr. Besfort Rrecaj
Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 3 + 2 Vlera në kredi ECTS: 6 Koha / lokacioni: Mësimëdhënësi i lëndës: Detajet
More informationUDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË MINISTARSTVO ZA OBRAZOVANJE, NAUKU I TEHNOLOGIJU
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik Titulli i lëndës: Mikroekonomia I Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve: I-rë Numri
More informationKORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve
KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve Grupi i punës së INTOSAI-t mbi vlerën dhe dobitë e SAI-ve **Miratuar në Kongresin e XXII-të të INTOSAI-t** Seria: botime KLSH-07/2017/74 Tiranë 2017 REPUBLIKA
More informationNËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica
Copyright i Hergis Jica 2018 1 Udhёheqёsi i Hergis Jica vёrteton se ky ёshtё njё version i miratuar i disertacionit tё mёposhtёm: NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET
More informationPUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Mësimdhënia në Kosovë korelacion me kohën në arsimimin e nxënësve në Udhëheqës shkencor:kandidatja: Prof. Ass.
More informationImagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale
Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale 1 FATOS TARIFA 2 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale IMAGJINATA SOCIOLOGJIKE dhe bota jonë sociale 3 FATOS TARIFA 4 Imagjinata sociologjike dhe bota
More informationCilat komponente janë të të domosdoshme, në mënyrë që kompjuterët të punojnë? Cilat lloje të Kompjuterëve personal ekzistojnë
KOMPJUTERI PERSONAL [ ]Në fund të këtij kapitulli ju Në këtë kapitull do të mësoni: do të: Si janë zbuluar kompjuterët? Cilat komponente janë të të domosdoshme, në mënyrë që kompjuterët të punojnë? 1]
More informationUniversiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:
Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master Syllabusi i lëndës: Trafikimi me njerëz Prishtinë, 2015/16 SHTOJCA 1: MODULET DHE LËNDËT
More informationTHE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE
THE ORTHODOX POST April 2010 Volume VI, Issue 4 St. Nicholas Albanian Orthodox Church, 181-14 Midland Parkway, Jamaica Estates, New York, NY 11432 Web site: www.stnicholasalbanian.org E-mail: snickny@aol.com
More informationMATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL
MANUAL MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim
More informationINSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)
INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2) Viti shkollor 2017 2018 1. SYNIMET E PROGRAMIT Hartimi i këtij programi orientues
More informationProfesori Emri Roli Telefoni Zyra. Lulzim Zeka Ligjerues dhe Tutor AB
Universiteti i Prizrenit KONTABILITETI FINANCIAR II Semestri 2, 2010/2011 Syllabus Koha: e mërkurë Koha: e mërkurë 08:00 09:30 Ligjerata, dhe 09:45 11:15 Ushtrime 11:30 13:00 Ligjerata, dhe 14:00 15:30
More informationSTRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE
STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE UDHËZUES PËR TRAJNUESIT CHARLES TEMPLE, ALAN CRAWFORD, WENDY SAUL, SAMUEL R. MATHEWS, JAMES MAKINSTER. BOTIM I PROJEKTIT ZHVILLIMI I TË
More informationTË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?
ISSN 2073-2244 www.alb-shkenca.org Copyright Institute Alb-Shkenca AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË
More informationMENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS
35-027.12 C E N T R U M 4 Atifete Thaqi 1 Shpresa Feraj 2 MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE
More information12.4. Katalogu i lëndëve. Përshkrimi i shkurtër i kurseve: Dega: Gjuhë Shqipe Programi i studimeve: BA
12.4. Katalogu i lëndëve Përshkrimi i shkurtër i kurseve: Dega: Gjuhë Shqipe Programi i studimeve: BA Emërtimi i lëndës: Fonetikë dhe fonologji e gjuhës së sotme shqipe (Fonetikë) Fonetika është degë e
More informationKOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ
37.091.2:316.77 C E N T R U M 4 Mr.sc. Rexhep Dauti 1 KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ COMMUNICATION AS A FACTOR OF MOTIVATION OF
More informationPlan-Programi për Auditor të Sektorit Publik
Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik Trajnimi për kualifikimin Auditor të Sektorit Publik do të mbulojë lëndët dhe temat e mëposhtme: Moduli 1: Raportimi Financiar I. Teoria e kontabilitetit II.
More informationREPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR
REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR FUSHA: TEKNOLOGJI LËNDA: TEKNOLOGJI E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT PROGRAMI I LËNDËS
More informationNË EMËR TË. Ekipi i ekspertëve dëshiron t i falemnderohet personave përgjegjës të KMN Globus për
26 Qershor, 2012 PROGRAMI I AKREDITIMIT I KOLEGJIT TË MENAXHMENTIT NDËRKOMBËTAR GLOBUS NË PRISHTINË NË EMËR TË AGJENSIONIT TË KOSOVËS PËR AKREDITIM Ekipi i ekspertëve dëshiron t i falemnderohet personave
More informationProcedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë
Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë Zyra e Arsimit të Veçantë dhe e Shërbimeve të Ndërhyrjes së Hershme Shkurt 2003 Complaint Procedures for Special Education Albanian PROCEDURAT E ANKIMIT PËRMBAJTA
More informationShkencat e zbatuara kompjuterike
Study program Fakulteti Cikli i studimeve Shkencat e zbatuara kompjuterike Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore Cikli i parë (Deridiplomike) SETK 180 Titulli I diplomuar në shkencat e zbatuara kompjuterike
More informatione gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists
Si të bëhemi një shkollë e gjelbër Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is co-funded by the European Union This project is implemented by The Albanian Society of Biologists Z/Znj Si
More informationDepartamentin e Elektronikes
Departamentin e Elektronikes Semestri i IV Komponentet elektronike (3+1+1) 7 ECTS Semestri i V. Nr. Lënda ECTS Orët Lloji 1. Elektronika analoge 6 (2+1+1) O 2. Elektronika digjitale 6 (2+1+1) O 3. Elektronika
More informationALBANIAN UNIVERSITY UNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME MANUAL PËR PUNIMIN E TEMËS SË DIPLOMËS
MANUAL PËR PUNIMIN E TEMËS SË DIPLOMËS Përgatitur nga: Zyra e Karrierës, Kordinimit dhe Mbështetjes ndaj Studentëve në Albanian University DHJETOR, 2016 PËRMBAJTJA HYRJE 4 Struktura. 6 Faqet paraprake..
More informationPërshkrimi i programit
Study program Fakulteti Cikli i studimeve E drejta penale Drejtësia Cikli i dytë (Pasdiplomike) SETK 120 Titulli Magjistër i shkencave juridike / Drejtimi: E drejta penale Numri në arkiv i akreditimit
More informationThe Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore
The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet shëndetësore Tiranë, Mars 2015 The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave
More informationRAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR
KOMISIONI PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR Krijuar nga Kryeministri Drejtuar nga Dr. Arjan Gjonça RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR Tiranë, Janar- Prill 2014
More informationE DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS
E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS Praktikat e suksesshme në rajonin e EQL/KSHP dhe rekomandimet për Qeverinë Shqiptare. Mars 2012 E drejta E fëmijëve me aftësi të kufizuara
More informationLiberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë Disertacion për marrjen e gradës shkencore DOKTOR Kandidati:
More informationBANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS
Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS Ergys
More informationINSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM
INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM Dr. Juliana LATIFI* Abstrakt: Mbrojtja e të drejtave të individit, zhvillimi i një procesi gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm,
More informationUNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME KONCEPTET BAZË TË GRAMATIKËS Mentori: Prof. Ass. Dr. MUHARREM GASHI Kandidati: FABIAN MEMAJ Gjakovë, 2017
More informationMANUALI I METODOLOGJISE SE VLERESIMIT TE NEVOJAVE PER TRAJNIM NE SHCK
Republika e Kosovës Republika KosovaRepublic of Kosovo Ministria e Administratës PublikeMinistarstvo Javne Uprave Ministry of Public Administration Departamenti i Administrimit të Shërbimit CivilDepartment
More informationEDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,
EDITORIAL Përshëndetje lexues të dashur, Si zakonisht, ja ku po takohemi edhe njëherë përmes numrit më të ri të revistës For You e cila sivjet filloi vitin e 11-të të ekzistimit të saj. Më duhet të them
More informationHISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ
HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ 33Ndikimi i Revolucionit Industrial 33Zhvillimi i Arsimit 33Të drejtat e njeriut siç pasqyrohen në historinë e artit 3 3 Europa dhe bota UDHËRRËFYES BOTIMI
More informationZhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR
Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë botim nuk i reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Doracaku
More informationFrom the Pastor s Desk
Saint George Orthodox Church Fourth Quarter, 2011 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: We present to you the fourth quarterly edition of The Wonderworker. In this issue, we are continuing
More informationPLANIFIKIMIN HAPËSINOR
UDHËZUES për në PLANIFIKIMIN HAPËSINOR ME PJESËMARRJE KOSOVË August Gusht 2015 UDHËZUES PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR ME PJESËMARRJE NË KOSOVË 1 Ky udhëzues është përgatitur nga CHwB, Prishtinë. Pikëpamjet
More informationDEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE
Xhemile Selmani, MA 1 UDC: 005:17 DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE ДЕОНТОЛОГИЈАТА И УПРАВУВАЊЕТО КАКО МОЖНОСТ ЗА ПРОФЕСИОНАЛЦИ
More informationMANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM/ KANCELARIJA GENERALNOG REVIZORA/ MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT
More informationPLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS. Bachelor Programi Juridik i përgjithshëm Akadem ik INFORMATIKË JURIDIKE. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore
Niveli i studimeve www.kolegjibiznesi.com info@kolegjibiznesi.com 038 500 878 044 500 878 049 500 878 Prishtinë, Ulpianë, rr. Motrat Qiriazi nr. 29 PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Viti Bachelor Programi
More informationSTANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)
STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *) Hyrje në Standardet ndërkombëtare Auditimi i brendshëm kryhet në mjedise të ndryshme ligjore dhe kulturore; brenda organizatave
More informationPLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR
MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Për klasën XIII të shkollës së mesme të lartë Gjimnazi i përgjithshëm Prishtinë, dhjetor 2005 1 Kryeredaktor Dr. Fehmi Ismajli
More informationUNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK NË NDIKIMIN E PROÇESEVE LIBERALIZUESE: RASTI I SHQIPËRISË PUNOI Soana JAUPLLARI (TEKA) UDHËHEQËS
More informationPlanifikimi i territorit - Nga ligji në reformë
Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë Rudina TOTO Eriselda ÇOBO 1. Përmbledhje Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë situatën aktuale të zhvillimit të territorit, reflektuar në zgjdhjet
More informationTë dhëna bazike të lëndës Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore, Departamenti i Biologjisë, Drejtimi Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore, Departamenti i Biologjisë, Drejtimi Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit Zoologjia e pakurrizoreve
More information