Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Similar documents
Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

From the Pastor s Desk

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

Për Shkollën Qendër Komunitare -

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Gjuhë angleze. (klasa e tetë)

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

ROLI I INSTITUCIONEVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT - GJAKOVË PROGRAMI: FILLOR

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME

Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

DORACAK PËR EKIPET NDËRMJETËSUESE MES BASHKËMOSHATARËVE

Menaxhimi bashkëkohor bankar

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

UNIVERSITETI I TIRANËS

Komuna sipas masës së fëmijës

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI ˮ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. TEMA: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike.

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 11 LIBRI I MËSUESIT

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

UNIVERSITETI I TIRANËS

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR

kandidat për PhD

KORNIZA KURRIKULARE E ARSIMIT PARASHKOLLOR

Shkencat e zbatuara kompjuterike

PRINDËRVE, EDUKATORES DHE FËMIJËVE NË KOPSHT

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 9 LIBRI I MËSUESIT

UDHËZUES PËR SHQYRTIMIN DHE RISHIKIMIN E SYLLABUSIT PËR MËSIMDHËNËSIT DHE PERSONELIN QË E MBËSHTET DHE MBIKËQYRË ZHVILLIMIN E KURRIKULËS

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Mimoza Verzivolli Lindita Murthi Etleva Doka. Libër B O T U E S E. mësuesi S H T Ë P I A. Gjuha Shqipe

DIFFICULTIES, INSTRUCTIONS AND INSTITUTIONAL OBJECTIVES DURING LEARNING VËSHTIRËSITË, INSTRUKSIONET DHE OBJEKTIVAT INTITUCIONALE GJATË TË MËSUARIT

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Tel: Tel:

Implementimi i strategjisë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KORNIZA KURRIKULARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

Transcription:

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë Mustafa Erdem Abstrakt Ky punim parashikon përmbledhje të ideve dhe kërkimeve mbi rolin e mësuesit në mësimdhënien e letërsisë. Letërsia dhe gjuha janë të lidhura ngushtë dhe ky është një fakt që askush nuk mund ta mohojë. Letërsia përbëhet nga gjuha dhe paraqet një nga përdorimet më të shpeshta. Prandaj, është për të besuar që letërsia e gjuhës angleze ndihmon nxënësit në përmirësimin e fushëveprimit në lexim dhe në mënyrën e tyre të të shprehurit. Mësuesit janë lidhja mes nxënësve dhe diturisë. Mësuesit janë udhëheqësit e mësimit dhe mundësojnë nxënësit për të rritur aftësitë e tyre të të mësuarit të pavarur. Mësuesit janë aktorë të rëndësishëm në procesin e të mësuarit dhe ata duhet të inkurajojnë nxënësit që të diskutojnë, imagjinojnë, lexojnë dhe ritregojnë tregimet në mënyrë që të rritet motivimi dhe vlera e letërsisë. Fjalë kyç: Letërsi, letërsia e mësimdhënies, gjuhë, mësimi i gjuhës, mësimdhënësi, roli i mësimdhënësit etj. Hyrje Edukimi i mirë ka një rëndësi jetike për të përgatitur një forcë punëtore me kualifikimin e duhur për shekullin në të cilin jetojmë. Përgatitja e individëve, të cilët mendojnë, sjellin ide të reja, mësojnë, shprehen në mënyrë të saktë dhe përdorin aktivisht dijet e tyre në jetë është një nga qëllimet kryesore të edukimit dhe përmirësimit të aftësive gjuhësore; bën të mundur arritjen e këtyre qëllimeve të rëndësishme. Mustafa Erdem (PhD. Cand.), Universiteti i Tiranës. E-mail: merdem@gulistankosova.com Thesis, nr.3, 2015 45

Mustafa Erdem Bazuar në English Proficiency Index 1 58 % e fëmijëve që jetojnë në vendet e Evropës flasin dy gjuhë të huaja, si dhe se mësimdhënies së gjuhës angleze si gjuhë e dytë i vihet një theks i veçantë. Të njëjtën situatë vërejmë edhe në Kosovë, ku numri i studentëve të interesuar për të mësuar gjuhën angleze si gjuhë të dytë po rritet nga dita në ditë. Zhvillimi i madh i teknologjisë së komunikimit e bëri diçka të tillë të mundur dhe, në çdo cep të botës, njerëzit janë të ndërgjegjshëm për zhvillimet që ndodhin shumë larg tyre. Këto zhvillime kanë bërë që shtetet t i kushtojnë një rëndësi të veçantë mësimit të gjuhës së huaj. Fakti që numri i njerëzve që flasin anglishten si gjuhë e dytë e kalon numrin e atyre që e flasin anglishten si gjuhë amtare tregon rëndësinë e edukimit në këtë gjuhë për të huajt. 2 Gjuha amtare mësohet në mënyrë të pandërgjegjshme dhe pa shumë përpjekje nga fëmijët. Ato gjithashtu mësojnë një tjetër gjuhë të folur përreth tyre pa pasur nevojën e mësimeve deri në moshën 4-5 vjeçare. Për moshat më të mëdha lind nevoja e mësimit të gjuhës së huaj me më shumë përpjekje. Janë bërë një numër i madh kërkimesh gjetjen e metodave dhe teknikave më të mira për të mësuar gjuhën e huaj në mënyrën më efikase. Kështu që, metodat e mësimdhënies po ndryshojnë nga zbulimet e reja që bie koha dhe sa vjen e po përdoren metoda gjithnjë e më të sofistikuara. 1 Education first: EF English Proficiency Index 2012. E qasshme edhe në: http://www.kernvakengels.nl/english-in-54-countries.pdf 2 Graddol, David. The Future of English? A guide to forecasting the popularity of the English language in the 21st century. The British Council. 2000. E qasshme edhe në: https://microsites.bournemouth.ac.uk/business-postgraduate/ files/2014/09/cigbe-the-future-of-english.pdf 46 Thesis, nr.3, 2015

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë Letërsia e mësimdhënies Ekziston një lidhje e ngushtë në mes të gjuhës dhe letërsisë. Letërsia përbëhet nga gjuha dhe paraqet një nga përdorimet më të shpeshta të gjuhës. Mësuesit duhet ta kuptojnë këtë lidhje dhe duhet të përpiqen më shumë për të ndryshuar metodat tradicionale. Nëse mësimdhënësi dëshiron të largojë barrierat kulturore dhe gjuhësore dhe të bëjë mësimin më të frytshëm ata duhet të përdorin teknikat moderne, materialet audio-vizuele dhe të zhvillojnë shkathtësitë e sintezave të njohurive në mesin e studentëve. Me ndihmën e materialeve audio-vizuele dhe teknologjisë studentët mund të kenë informacione vizuele në lidhje me vendet e ndryshme, kulturat dhe kombet. Mësuesi dhe studenti mund të gjejë informacione nga interneti për të pajisur veten me informata para se të fillojnë me temën. Për këtë arsye, mësuesit dhe institucionet duhet të kenë perspektivë të re dhe vizion, qasje të re dhe gatishmërinë për të ndryshuar në mënyrë që mësimdhënia dhe mësimi mund të bëhet lehtë, interesant dhe e frytshëm. Norling 3 beson se "mësuesi ka një rol të rëndësishëm në mësimdhënien e gjuhës angleze përmes letërsisë". Një nga prioritetet e para si mësues është të përcaktojë qëllimin e letërsisë së përdorur për qëllime mësimore. A është kjo për shkak se ajo është e nevojshme për nevojat dhe pritshmërinë e studentëve? Apo, thjesht është e detyrueshme për mësuesit që ta kryejnë mësimdhënien nëpërmjet letërsisë? Norling 4 propozon një pyetësor ose intervistimin e studentëve në mënyrë që të vendoset për qëllimet dhe objektivat e kursit. Kjo është ndoshta një nga idetë e shëndosha. Siç u tha më lart, është 3 Teresa Norling, Aims and objectives in the teaching of English literature at upper secondary school. http://www.diva-portal.org/smash/get/diva2:292256 /fulltext01 4 Ibid. Thesis, nr.3, 2015 47

Mustafa Erdem e rëndësishme të krijojnë një program i cili i përshtatet mirë nxënësit, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke u kthyer kah personazhet kryesore: nxënësit. Së dyti, Norling 5 thekson se mësuesi është përgjegjës për zhvillimin e aktiviteteve, zbatimin e metodave dhe teknikave të mësimdhënies, si dhe për të përcaktuar nivelet e duhura të gjuhës. Duke e bërë këtë, mësuesit janë afër që të krijojnë tema të përshtatshme të kurrikulës dhe objektivave dhe të jenë më afër për t i arritur qëllimet e tyre gjatë gjithë vitit shkollor. Pas kësaj, Norling 6 beson se hapi i tretë duhet të jetë zgjedhja e teksteve, të cilat mësuesi duhet patjetër t i marrë në konsideratë: aftësinë gjuhësore të studentëve, interesat, gjininë, moshën, etj. Ky është një hap i shëndetshëm pasi nuk merr parasysh nevojat e nxënësve në mënyrë individuale, por vë në dukje praninë e secilit dhe çdo nxënës, si dhe pritshmërinë e tyre. Norling këshillon që: Për shembull, në nivelet elementare, nxënësve duhet t'u jepen tregime të thjeshta apo veçanërisht të shkruara. Megjithatë, në nivelet e avancuara, nxënësve u jepet letërsia në formën e vet origjinale në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë aftësitë e tyre letrare në gjuhën e caktuar. Për ta shprehur me fjalë të tjera, nxënësit mësojnë përdorimin e gjuhës në mënyrën figurative dhe në atë të përditshme, e cila është synuar në tekstet letrare dhe ndeshen me zhanret e ndryshme të letërsisë në nivele të avancuara. Duke vëzhguar se si personazhet në një dramë ose në një tregim të shkurtër përdorin mënyrën e të folurit siç është e qeshura, metafora, metonimia, etj, në mënyrë që të shprehin qëllimin e tyre komunikues, nxënësit mësojnë se 5 Ibid. 6 Ibid. 48 Thesis, nr.3, 2015

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë si të shkruajnë në gjuhën angleze më qartë, si të jenë më kreativë, dhe të ndihen më të fortë në përvetësimin e tyre. 7 Me fjalë të tjera, Norling përpiqet thjesht që të shpjegojë se, ashtu siç nxënësve të nivelit elementar u jepen tregime që më së shumti janë të shkruara veçanërisht për ta ose që u drejtohen në mënyrë specifike nevojave të tyre, nxënësve të nivelit të avancuar u duhen dhënë tekste, të cilat janë origjinale në formë, por që u japin atyre mundësi që të mundë të zhvillojnë aftësitë e tyre të të menduarit dhe të të shkruarit. Roli i mësimdhënësit Mësuesit janë lidhja ndërmjet nxënësve dhe njohurisë. Ata janë hallka e parë e zinxhirit në këtë proces, ajo u jep atyre mundësinë të jenë udhëheqësit e mësimit dhe gjithashtu u jep atyre autoritetin që mundësojnë rritjen e aftësive të të mësuarit të pavarur te nxënësit. Për t iu mundësuar nxënësve që t i shijojnë dhe t i vlerësojnë tekstet letrare dhe të zhvillojnë aftësinë e tyre të të menduarit kritik, kreativitetit dhe shprehjes së vet, mësuesit nxiten që: 8 negociojnë lidhur me qëllimet dhe përmbajtjen e të mësuarit; duke e mbajtur aktiv të mësuarit pozitiv dhe të harmonishëm. të marrin pjesë së bashku dhe të shprehin idetë dhe pikëpamjet e tyre. Të veprojnë si një model leximi të letërsisë Ta përshtatin mësimin sipas reagimeve të nxënësve. të rrisin ndërveprimin cilësor në klasë 7 Ibid. 8http://www.edb.gov.hk/attachment/en/curriculumdevelopment/kla/enge du/curriculum%20document/litengcaguide.pdf Thesis, nr.3, 2015 49

Mustafa Erdem Sigurimi i skelave të përshtatshme dhe reagimet cilësore; dhe Promovimin e të mësuarit me vetë-qasje. Hulumtimi thekson se roli i mësuesit në klasë është shumë i rëndësishëm pasi ata shtojnë arritjet për sa i përket realizimit të mësimit dhe mësimdhënies së gjuhës së huaj. Roli i mësuesit është më i madh se programi apo metodat e përdorura në klasë. Mjedisi i mësimit mund të jetë më ideal nëse ua ofron nxënësve mundësinë për të zbuluar letërsinë dhe shqyrtimin e situatave të reja të ngritura. Mësuesit mund të jenë ndihmës në vend që të jenë lektorë apo trajnerë, duke u siguruar studentëve situata ku ata duhet të kenë stimulime të ndryshme dhe shembuj më praktikë. Pika më e rëndësishme në mësimin e letërsisë është se mësuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për objektivat e letërsisë mësimore dhe duhet të bëjnë zgjedhjen specifike dhe adekuate të letërsisë së përdorur. Lidhur me këtë, Purves 9 ndan rolin e mësuesit të letërsisë në serinë e objektivave si më poshtë: mësuesi duhet t i ofrojë çdo nxënësi sa më shumë vepra të ndryshme të jetë e mundur, mësuesi duhet të nxisë çdo nxënës për t'u përgjigjur në mënyrë të plotë mësuesi duhet të inkurajojë nxënësin për të kuptuar se pse ai përgjigjet në atë mënyrë mësuesi duhet të inkurajojë nxënësit të kenë mundësi të përgjigjen në sa më shumë vepra që është e mundur mësuesi duhet të inkurajojë nxënësit që të tolerojnë përgjigjet që ndryshojnë prej përgjigjeve të tij 9 Alan C. Purves, How Porcupines Make Love. Massachusetts. Xerox College. Publishing, 1972.f. 25. 50 Thesis, nr.3, 2015

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë mësuesi duhet të nxisë studentët të eksplorojnë, si fushat me të cilat ata pajtohen, si ato me të cilat ata nuk janë të një mendimi. Në këtë mënyrë, mësuesit janë aktorë të rëndësishëm në procesin e mësimit, ata duhet të inkurajojnë nxënësit që të diskutojnë, të imagjinojnë, të lexojnë dhe analizojnë tregimet e lexuara. Mësuesit duhet të organizojnë aktivitete të ndryshme për të vënë të gjitha tekstet e mësuara në praktikë si: nëpërmjet improvizimeve teatrale, me prozë, me pantomimë dhe të ofrojnë mënyra të tjera fleksibile dhe kreative në menaxhimin e klasës në mënyrë që të motivojnë nxënësit dhe rrisin vlerësimin e letërsisë. Për shkak të mungesës së interesit në letërsinë nga ana e studentëve, efekti i rëndësishëm bie mbi mësuesit. Kjo është për shkak se mësuesit shpesh nuk përdorin librat e duhura; për nxënësit objektivat e mësuesit nuk janë të arritshme me atë që mësojnë në klasë; mësuesit e kuptojnë tekstin në përvojën e tyre, por nuk janë fleksibël ndaj pikëpamjeve të ndryshme dhe kontekstit që studentët mund ta keqkuptojnë tekstin; dhe teprimi në dhënien e informacionit është një tjetër kurth për mësuesit, pasi kjo mund të shpjerë në një fokus të gabuar Alm 10 cituar në Talif. 11 Arritjet e studentit në klasë varen shumë nga mësimdhënësi, nga mënyra e mësimdhënies dhe nga sendërtimi i metodave të ndryshme të mësimdhënies. Duhet të ketë një ekuilibër mes mësimeve, i cili arrihet nga mësuesi ndërsa nxënësit dëgjojnë informacione të reja dhe ndjekin mësime interaktive të cilat inkurajojnë nxënësit që të mësojnë dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në klasat interaktive. 10 Richard S.Aim, "Goose Flesh and Glimpses of Glory. Në: English Journal 52, 1963. 11 Talif Rosli, Teaching literature in ESL the Malaysian context, Kuala Lumpur: Penerbit Universiti Pertanian Malaysia, 1995. Thesis, nr.3, 2015 51

Mustafa Erdem Norling 12 argumenton, se një nga mënyrat për të realizuar një mësimdhënie efektive është që ata t u japin nxënësve hapësirë për atë se çfarë ata dëshirojnë të lexojnë në situata të jetës reale. Mënyrë për të arritur këtë, ai/ajo ata duhet "të trajnojnë mendjen e lexuesve", të zhytet në botën e shkrimtarit dhe ta vënë veten në vendin e tyre. Me fjalë të tjera, në mënyrë që të kuptojnë më mirë një tekst, nxënësit duhet të inkurajohen që të lexojnë me një thjerrëz - me një thjerrëz të një karakteri të veçantë ose te shkrimtari për të kuptuar më mirë se çfarë janë duke lexuar. Pas kësaj, mësuesi duhet të ketë aftësinë për të lëvizur përmes së kaluarës, lidhur me çështjen e "jo-amtarësisë", dhe të bëjnë tekstet e përshtatshme për studentët që jetojnë në botë krejtësisht të ndryshme me ato që janë të detyruar të lexojnë. Për më tepër, kjo është një mënyrë për të përmirësuar vetëdijen letrare. Rezultati i përmendur më lart, është një tregues i rolit të rëndësishëm që luan mësuesi në perceptimin e nxënësve për leximet e caktuara apo temat e diskutuara në klasë. Është e vërtetë që mësuesi duhet të ndajë diskutimin në një mënyrë që i lejon nxënësit të shprehin vetveten dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, por gjithashtu duhet të lënë hapësirë për të udhëhequr dhe drejtuar diskutimet si figurë autoritare, pa e keqpërdorur autoritetin e vet. Mbi të gjitha, së pari mësuesi duhet të kuptojë pse mësimi i letërsisë është i rëndësishëm në mënyrë që ata të bëjnë që studentët të kuptojnë qëllimin e këtij procesi në tërësi. Nëse mësuesi mund të shpjegojë qëllimin kryesor pse studentët janë të nënshtruar letërsisë se gjuhës angleze, studentët gjithashtu do të jenë në gjendje të kuptojnë qëllimet e tyre në kurs dhe do të jenë të motivuar në mësimin e tyre. 12 Ibid. 52 Thesis, nr.3, 2015

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë Përzgjedhja e letërsisë dhe mënyra se si ajo u ofrohet studentëve në klasë është gjithashtu shumë e rëndësishme. Mësuesit duhet ta bëjnë mësimin sa më kreativ duke provuar metoda të ndryshme dhe nuk duhet të lejojnë që nxënësit ta ndiejnë veten të mërzitur në klasë. Mësuesit duhet të jenë në gjendje të përgatisin një klasë të organizuar mirë, ku ndërveprimi midis letërsisë, gjuhës do të sjellë metodën më të mirë për mësimin e gjuhës te studentët. Për të ruajtur interesimin e studentit drejt mësimit të letërsisë dhe për të rritur aftësinë e tyre të perceptimit kritik dhe estetik, mësuesit duhet t'i japin atij mundësinë e praktikës, me diskutime, pyetje, dhe duke mbrojtur mendimet e tyre të diskutueshme ndaj mendimeve të ndryshme në klasë. Arsyeja kryesore për të bërë këtë është që të ruajnë motivimin dhe interesin e studentëve për të shmangur një orë të mërzitshme me studentë pasivë. Konkluzioni Në mënyrë figurative, mësuesi është personazhi kryesor në këtë tregim. Mësuesi luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si letërsia përkapet nga nxënësit në klasë. Kjo varet nga mjedisi i përftuar prej mësuesit për të krijuar një ambient ku studentët pikë së pari të dëshirojnë të vijnë në klasë. Kur kjo sigurohet, ka gjasa dhjetë herë më shumë që studentët të marrin pjesë në të gjitha orët mësimore dhe të investojnë më shumë në arsimimin e tyre. Mësuesi është ai që "orkestron dhe mbështet ndërveprimin e studentëve me tekstin dhe me studentët e tjerë" Kim 13. Po ashtu çelësi i krijimit të kurrikulumit të duhur është përdorimi i metodave të duhura. 13 Myonghee Kim, Literature discussions in adult L2 learning, në: Language and Education, v18 n2, 2004, f. 145-166. Thesis, nr.3, 2015 53

Mustafa Erdem Pasi mësuesi ka krijuar një plan-program për të përmbushur nevojat e nxënësve në vend që të ndjekë kurrikulumet e shurdhëta, të cilat nuk janë edhe aq të përshtatshme, vetëm atëherë studentët ecin tutje me një kuptim solid për letërsinë që u është dhënë atyre brenda periudhës të cilën ata e kalojnë në klasë. Për këtë arsye, gjatë përgatitjes së kurrikulumit është thelbësore që opinionet e teksteve të pëlqehen nga studentët dhe interesi për leximin të merret në konsideratë. Kjo siguron rezultate më të suksesshme dhe një probabilitet më të lartë që shkolla dhe mësuesit të arrijnë qëllimet e vendosura. Tjetra, pikë e rëndësishme për mësuesin, është realizimi i aktivitete për nxënësit, në mënyrë që ata të mund të shprehin se sa shumë dinë dhe në të njëjtën kohë të intrigohen nga ajo që lexojnë. Mjeti më i rëndësishëm për mësuesit është mundësia për të ofruar njohuri. Përdorimi i letërsisë autentike në klasë është një nga shtigjet më të mëdha për kultivimin e kësaj urie. Në fund të fundit, për të krijuar këtë mundësi është në dorën e tyre. Megjithatë, mësimdhënësit duhet të kuptojnë se nevojat e nxënësve duhet të vendosen përpara tyre dhe duke përdorur gjykimin e shëndoshë që çdo lëndë të bëhet më funksionale. 54 Thesis, nr.3, 2015

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë Bibliografia Graddol, David. The Future of English? A guide to forecasting the popularity of the English language in the 21st century. The British Council. 2000. E qasshme edhe në: https://microsites.bournemouth.ac.uk/ business-postgraduate/files/2014/09/cigbe-the-future-of- English.pdf (parë për herë të fundit: 01.10.2015). Kim, Myonghee. Literature Discussions in Adult L2 Learning. Language and Education. v18 n2 2004. (145 166). Norling, Teresa. Aims and objectives in the teaching of English literature at upper secondary school. 2009. E qasshme edhe në: http://www.diva-portal.org/smash/get/diva2: 292256/fulltext01 (parë për herë të fundit: 02.10.2015). Purves, Alan C. How Porcupines Make Love. Massachusetts: Xerox College Publishing. 1972. Richard S. Aim. "Goose Flesh and Glimpses of Glory. Në: English Journal. 52, 1963. (262-268). Rosli, Talif. Teaching literature in ESL the Malaysian context. Kuala Lumpur: Penerbit Universiti Pertanian Malaysia. 1995. Education first: EF English Proficiency Index 2012. E qasshme edhe në: http://www.kernvakengels.nl/english-in-54- countries.pdf (parë për herë të fundit: 01.10.2015). http://www.edb.gov.hk/attachment/en/curriculumdevelopment/kla/engedu/curriculum%20document/litengc AGuide.pdf (parë për herë të fundit: 01.10.2015) Thesis, nr.3, 2015 55