REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

Similar documents
REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT (TIK)

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT (TIK)

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

KLASA 12 LËNDA: TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT (TIK) GJIMNAZI I PËRGJITHSHËM FONDI I ORËVE: (2 orë në javë, 74 orë në vit)

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

Etleva Smaçi. TIK 10 Libër mësuesi Teknologjia e. komunikimit 10

Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 9 LIBRI I MËSUESIT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS. Bachelor Programi Juridik i përgjithshëm Akadem ik INFORMATIKË JURIDIKE. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Gjuhë angleze. (klasa e tetë)

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 11 LIBRI I MËSUESIT

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim)

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

E mail:

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Mimoza Verzivolli Lindita Murthi Etleva Doka. Libër B O T U E S E. mësuesi S H T Ë P I A. Gjuha Shqipe

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

From the Pastor s Desk

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT

PROGRAMET E KULTURËS SË PËRGJITHSHME TË ARSIMIT PROFESIONAL TEKNIK (APT)

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

Për Shkollën Qendër Komunitare -

STANDARDE PËR TEKSTET SHKOLLORE

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PARATHENIE një platformë të organizuar dhe të koordinuar institucionalisht

Reforma e MFK në Shqipëri


Shkencat e zbatuara kompjuterike

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR KLASËN PËRGATITORE DHE ARSIMIN FILLOR

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT:

UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Profesori Emri Roli Telefoni Zyra. Lulzim Zeka Ligjerues dhe Tutor AB

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Menaxhimi bashkëkohor bankar

Tel: Tel:

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I KURSIT BAZAT E MARKETINGUT VITI AKADEMIK , SEMESTRI I

Agron nishku kostandin dhjamandi UDHËZUES PËR MËSUESIT

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

PROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Niveli i studimeve BACHELOR Programi Viti akademik 2016/2017 LËNDA KONTABILITET FINANCIAR

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

ANALIZA E TREGUESVE TË VEPRIMTARISË MËSIMORE PËR VITIN AKADEMIK NË UNIVERSITETIN ALEKSANDËR XHUVANI ELBASAN

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

KORNIZA KURRIKULARE E ARSIMIT PARASHKOLLOR

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Standarde për tekstet shkollore

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES Instituti i Gjeoshkencave Departamenti i Teknologjive të Gjeoinformacionit

UNIVERSITETI I TIRANËS

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KORNIZA KURRIKULARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Transcription:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR FUSHA: TEKNOLOGJI LËNDA: TEKNOLOGJI E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT PROGRAMI I LËNDËS TEKNOLOGJI E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT PËR KLASËN E 12-TË Koordinator: Erion Selimi Redaktore Letrare: Vjola Grillo Përgjegjëse sektori: Marita Hamza TIRANË, NËNTOR 2010

Njohuritë e përdorimit të kompjuterit dhe të programeve aplikative të informatikës sot janë domosdoshmëri në çdo fushë të jetës dhe bazë për një punësim të ardhshëm. Kjo lëndë do t u sigurojë nxënësve mundësinë të fitojnë njohuri të reja në fushën e informatikës dhe të thellojnë njohuritë e fituara. Përmbajta e lëndës është realizuar jo vetëm për dhënien e njohurive bazë të informatikës, që përdoren në mjediset e punës, por dhe për krijimin e mundësisë që nxënësit, në bazë të njohurive të marra, të jenë të aftë të aplikojnë për marrjen e certifikatave ndërkombëtare të informatikës. Në këtë nivel arsimimi është gjykuar të trajtohen plotësisht linjat e përcaktuara në standarde, si: Baza të kompjuterit (Hardware, Software, Sistemi operativ). Aplikimet kryesore (Funksionet kryesore të programeve, Funksionet e Word Processing, Funksionet e Spreadsheet, Funksionet e aplikimeve për prezantime, Bazat e të dhënave). Aplikimet online (Interneti, posta elektronike). Efekti i internetit dhe kompjuterit në shoqëri. Kurrikula do t u sigurojë nxënësve formimin e përgjithshëm dhe do t u japë atyre njohuri për programet që përdoren aktualisht nga përdoruesit e kompjuterit. Përmes përmbajtjes së programit, nxënësit do të pajisen me aftësitë e nevojshme jo vetëm për të njohur kompjuterin dhe pjesët përbërëse të tij, por edhe për të përvetësuar konceptet dhe njohuritë në lidhje me programet kryesore të kompjuterit që përdoren më shumë sot. 1. SYNIMI I LËNDËS Lënda e informatikës synon që nxënës/i,-ja: Të sigurojë njohuritë kryesore të nevojshme për të përdorur mjetet dhe pajisjet e teknologjisë dhe të informacionit që bashkëpunojnë me kompjuterin; të sigurojë njohuritë kryesore të nevojshme për të përdorur aplikimet kryesore të kompjuterit dhe të internetit; të përdorë sistemin operativ Windows; të përdorë të gjitha programet bazë të paketës Microsoft Office, duke siguruar njohuritë e nevojshme për certifikim të tyre; të demonstrojë dhe të shfrytëzojë internetin dhe njohuritë dixhitale; të fitojë kulturë pune për të thelluar në mënyrë të pavarur njohuritë në këtë fushë; të fitojë bazat e nevojshme për rritjen e mëtejshme të produktivitetit nëpërmjet 2

certifikimit në aplikimet ndërkombëtare. 2. OBJEKTIVA TË PËRGJITHSHËM Në fund të klasës së 12-të, duhet që nxënës/i,-ja: Të përdorë programin Microsoft Word; të përdorë programin Microsoft Power Point; të përdorë Internetin për kërkimin, selektimin dhe rezervimin e informacionit; të përdorë postën elektronike (e-mail) për të komunikuar dhe për të shkëmbyer informacion. 3. OBJEKTIVA SIPAS LINJAVE Klasa e 12-të 36 javë x 1 orë = 36 orë Linja 1: Funksionet e Word processing. Microsoft Word Përshkrimi i linjës: Në këtë linjë, nxënësit marrin njohuri dhe aftësi që kanë të bëjnë me: Programet e përpunimit të tekstit, njohja me disa prej tyre (kryesisht programi i Paketës Microsoft Office, Microsoft Word); instalimi, funksionet, versionet e fundit, problemet dhe pajtueshmëria e tyre me tipat dhe versionet e sistemeve operative; Toolbari, përdorimi efektiv, shtimi dhe heqja e grupeve të mjeteve të punës; kuptimi i dokumentit, mënyrat e ndryshme të paraqitjes së dokumenteve, përgatitja e disa dokumenteve, hapja, mbyllja, lëvizja nga një dokument në tjetrin, lëvizja e një dokumenti nga një dosje në një tjetër; përgatitja dhe ruajtja e një dokumenti në disa variante: në një dosje, në një dosje tjetër, me një emër, me një emër tjetër, në një driver, në një driver tjetër, në disketë, në disk, në flashdisk etj.; formatimet, stilet, përgatitja dhe përdorimi i tyre; formatimi i paragrafit; futoteksti, krijimi dhe përdorimi, format printer; rregullimi dhe ndryshimi i parametrave të një dokumenti, Page Setup (marzhet, formati i letrës, parametrat e header dhe footer); vendosja në dokument e Clip Art, Word Art, Auto Shapes dhe manipulimi i tyre; tabelat, ndërtimi, ndryshimi i përmasave të rreshtave dhe kolonave, selektimi, shtim dhe fshirje rreshtash e kolonash, ndarje dhe bashkim qelizash, ndarja e tabelave; mbushja me informacion e tabelave (tekst, shifra, objekte); veprime të thjeshta në tabelë; shkrimi i formulave dhe manipulimi i tyre (Equation editor, MathType); vendosja e kreut dhe e fundit të faqes në një dokument; pamja dhe printimi i dokumentit (Print Preview, Print); grafiku, ndërtimi dhe formatimi i një grafiku. 3

Orët e sugjeruara: 19 Linja Funksionet e Word processing; Microsoft Word Objektiva Në fund të klasës së 12-të, nxënës/i,-ja: - Të përdorë të gjithë mundësitë që jep Microsoft Word për të ndërtuar dhe përpunuar dokumente të tipit tekst me tabela; - të shfrytëzojë gjithë lehtësitë që mundëson programi për formatime, korrigjime, lëvizje, paraqitje estetike të dokumenteve; - të rregullojë faqen e punës së programit (pamjet toolbarin dhe zonën e punës) për t i shërbyer sa më mirë atij; - të realizojë ruajtjen e dokumenteve, transportimin e tyre dhe organizimin në memorie në mënyrë që të gjenden lehtë, kur kërkohen; - të krijojë certifikata, vërtetime. Linja 2: Funksionet e software të prezantimeve. Microsoft Power Point Përshkrimi i linjës: Në këtë linjë, nxënësit marrin njohuri dhe aftësi që kanë të bëjnë me: Kuptimi për prezantimet dhe për çfarë shërbejnë ato; kuptimi i slideve, menaxhimi i tyre (krijimi, shtimi, formatimi, fshirja, lëvizja); identifikimi i vizatimeve efektive për prezantime të thjeshta; shtimi i një informacioni në një slide; ndryshimi i pamjes së një slide; ndryshimi i paraqitjes së një prezantimi, animacionet; printimi i një prezantimi. Orët e sugjeruara: 8 Linja Funksionet e software të prezantimeve Objektiva Në fund të klasës së 12-të, nxënës/i,-ja: - Të identifikojë kuptimin mbi prezantimet dhe vlerën e tyre; - të analizojë efektet e prezantimeve dhe mënyrat e shfaqjes së tyre në ekran; - të përgatisë prezantime të cilat përmbajnë tekst, audio, video; - të njohë lidhjen e kompjuterit me vidioprojektorin; - të realizojë prezantime që përmbajnë kuice duke përdorur action settings. 4

Linja 3: Interneti. Posta elektronike Përshkrimi i linjës: Në këtë linjë, nxënësit marrin njohuri dhe aftësi që kanë të bëjnë me: Pak histori mbi zhvillimin e internetit; mënyrat e lidhjes në internet; Network connection, konfigurimi; disa nga shërbimet më të njohura të internetit; Internet Explorer, elementet kryesore të paraqitjes, konfigurimi; lëvizja në internet me anë të adresave, linkeve, butonit të kërkimit (Search), listës së favoriteve, listës së historisë; opsionet e sigurisë, konfigurimi i Internet Option; instrumentet e kërkimit, motorët kryesorë të kërkimit; lundrimi në internet; shkarkimi nga interneti; shërbimet në internet, bashkëbisedimi (Chat), multimedia, posta elektronike; kuptimi dhe përdorimi i postës elektronike (e-mail); krijimi i një adrese e-mail; elementet kryesore të faqes së e-mail-it: inboks, send, draft, bulk, trash etj.; plotësimi dhe dërgimi i një e- mail; hapja, shikimi, kërkimi, klasifikimi dhe fshirja e e-mail-eve; selektimi, kopjimi, zhvendosja dhe ruajtja e një e-mail-i; përgjigja me Reply dhe Forward e një e-mail-i; dërgimi i materialeve bashkëngjitur në e-mail (attachments). Orët e sugjeruara: 9 Linja Interneti. Posta elektronike Objektiva Në fund të klasës së 12-të, nxënës/i,-ja: - Të flasë për internetin dhe për vlerat e tij në zhvillimet e sotme të shoqërisë; - të identifikojë mënyrat e lidhjes në internet; - të kërkojë, të gjejë informacionin e nevojshëm; - të dijë të përdorë mënyrat e kërkimit në internet; - të identifikojë mjetet e komunikimit, posta elektronike, forumet etj; - të krijojë postën elektronike dhe ta shfrytëzojë me efektivitet atë. 4. KËRKESAT E TIK NDAJ LËNDËVE TË TJERA TIK Shkrimi i një materiali tekst në Word (Kontrolli gramatikor dhe sintaksor) Gjuha shqipe Nxënës/i,-ja: - Të përdorë paragrafë, fjalor, tabelë përmbajtjeje për të lexuar dhe për të shkruar një tekst; - të zbatojë shenjat e pikësimit dhe të drejtshkrimit; - të zbatojë teknika të domosdoshme për të bërë një prezantim. 5

TIK Për të gjitha linjat Anglisht A - Above, add, alignment, angle, apply, arrow head, ascending, auto text. B - Background, blank documents, bold, borders, box, break, browse, buttons. C - Callout, categories, cells, change, character, clipart, close, color, columns, continuous, copy, create, folder, shortcut, custom, size, cut. D - date, default, define, delete, descending, description, details, dictionary, different, display, draëing, drop. E - edit, ellipse, envelope, equal, equation, even, exit. F - favorites, file, fill, folder, font, foreground, format, formatting, formula, frame, freeform. G - Gallery, Gap, general, grid, gridlines, gutter, H - header and footer, hide. I - ignore, index and tables, insert, italic. L - Landscape, large Icons, layout, length, line, link to file, list, look in, look in favorites, look up. M - make, map, margin, math, menu, merge, mirror margin. N - name, new, next, none, number format, numbers. O - objects, odd, open orientation. P - page, page layout, page setup, paint, paint brush, paste, patterns, picture, portrait, previeë, print, properties. R - read only, rectangle, rename, replace, round corners, rows. S - save, save as, save as type, search, subfolders, select, select all, send to, settings, shadow, shortcut, show, size, sort, sort by, sorting, spacing, spelling, split, standard, style, 6

suggestions. T - table, text, text box, then by, time, toolbars, tools, type. U - undo, up one level. V - view. W - weight, width, window. 5. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT Ky program është dokument zyrtar, pjesë e tërësisë së dokumenteve zyrtare për lëndën e informatikës. Në mënyrë që tërësia e dokumenteve zyrtare (korniza kurrikulare, standardet e fushës së të nxënit dhe programi lëndor) të zbatohen më së miri në dobi të nxënësve, përdoruesit e tyre duhet të njohin thellë programet m`simore të lëndës së informatikës për klasat paraardhëse dhe klasat pasardhëse. Gjithashtu, përdoruesve të këtij programi u lind nevoja të njohin standardet e të gjitha fushave të tjera të të nxënit dhe të gjitha programet lëndore të së njëjtës klasë. Zbatimi i këtij programi kërkon që kurrikula e informatikës të vendosë theksin në rrugën dhe procedurat e veprimit shkencor me objektet mësimore, që metodat verbale të përdorura gjerësisht sot, të zëvendësohen me përdorim të metodave shkencore. Kurrikula e informatikës duhet t i nxisë nxënësit të jenë aktivë dhe të marrin përgjegjësi për të mësuarit e tyre, të përdorin strategji dhe teknika mësimore që nxitin ndërveprimin e pjesëmarrjen mësimore dhe që mbështesin kërkimin informatik. Zbatimi i programit duhet të bëhet duke respektuar parimet e barazisë gjinore, etnike, kulturore, racore, fetare. Objektivat e programit Objektivat e programit janë për të gjithë nxënësit dhe janë detyrim për përdoruesit e programit. Kjo do të thotë se të gjithë nxënësve duhet t u jepet mundësia që të nxënë atë që përshkruhet tek objektivat. Realizimi i objektivave në tema, kapituj, njësi dhe renditja e tyre është zgjedhje e lirë e zbatuesit të programit. Një objektiv përmbushet në nivele të ndryshme nga nxënës të ndryshëm. Mësuesi dhe autorët e materialeve mësimore duhet të mbulojnë të gjithë gamën e niveleve të nxënësve. Orët mësimore Programi i informatikës për klasën e 12-të është strukturuar në linja që vijnë njëra pas tjetrës, por kjo nuk do të thotë se mësimdhënia/mësimnxënia duhet të zhvillohet në këtë renditje gjatë vitit shkollor. 7

Sasia e orëve mësimore për secilën linjë është rekomanduese. Përdoruesit e programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës. Ata janë të lirë të ndryshojnë me 10% (shtesë ose pakësim) orët e rekomanduara për secilën linjë. Domethënë, mësuesi mund të vendosë të përparojë më ngadalë, kur vë re se nxënësit e tij hasin vështirësi të veçanta në përmbushjen e objektivave të kapitullit, por mund të ecë më shpejt, kur nxënësit e tij demonstrojnë një përvetësim të kënaqshëm. Përpunimi i njohurive Përpunimi i njohurive përmban: - Përsëritjen brenda një kapitulli të njohurive bazë (skicimi i hartës së koncepteve, shkrimi i një relacioni, prezantimi, apo përpilimi i një posteri për objektet e rëndësishme mësimore etj.). - Testimin e njohurive bazë. - Integrimin e njohurive të reja të një kapitulli me njohuritë e kapitujve paraardhës. - Integrimin e njohurive të reja me njohuritë e lëndëve të tjera (Ndonëse këto integrime do të përshkojnë zhvillimin e çdo ore mësimore, gjatë përpunimit u duhet kushtuar kohë e posaçme, p.sh., për realizim projektesh ndërkurrikulare të propozuara ose jo në program.). - Përsëritjen vjetore (Pavarësisht nga ndarja në linja ose në kapituj, lënda duhet parë si një e tërë.). - Testimin vjetor (nuk është i detyruar). - Realizimin e veprimtarive të ndryshme kërkimore eksperimentale. - Realizimin e projekteve lëndore, eseve, detyrave të ndryshme kërkimore. Për realizimin cilësor të programit të informatikës, është e domosdoshme që çdo shkollë: - Të ketë laboratorin e informatikës me një numër të mjaftueshëm kompjuterësh, printer, skaner, videokamerë e pajisje të tjera të mundshme për t u siguruar; - të sigurojë mirëmbajtjen e pajisjeve të laboratorit dhe pasurimin e vazhdueshëm; - çdo laborator të ketë lidhje me internet; - të sigurojë trajnimin e nevojshëm dhe të vazhdueshëm të personelit mësimor; - të realizojë, mundësisht, lidhet në rrjet të kompjuterëve në çdo laborator; - të sigurojë softe mësimore, multimediale etj. 6. VLERËSIMI Vlerësimi i nxënësit përshkon gjithë procesin mësimor dhe shërben për përmirësimin e këtij procesi. Vlerësimi i nxënësit nuk ka për qëllim të vetëm vendosjen e notës dhe as nuk përfundon me vendosjen e saj. Vlerësimi mbështetet tërësisht në objektivat e programit lëndor dhe mësuesi nuk ka të drejtë të vlerësojë nxënësit për ato objektiva të arritjes që nuk përshkruhen në program. Objektiv i vlerësimit nuk janë vetëm njohuritë dhe aftësitë, por dhe qëndrimet e nxënësve, si qëndrimet etiko-sociale, në përgjithësi, dhe ato të bashkëpunimit me të tjerët, në veçanti. Mësuesi zhvillon vetë e bashkë me nxënësit larmi mënyrash vlerësimi. Vlerësimi mund të bëhet: 8

- individual ose në grup; - në orën e mësimit; - me testime në përfundim linjash, semestrale dhe përfundimtare; - përmes detyrave ose angazhimeve individuale të nxënësve (detyra praktike, projekte, risi etj.). Në punime të nxënësve në grupe të vogla, mësuesi parashtron peshën e vlerësimit me notë të grupit në tërësi dhe të secilit nxënës në veçanti. Mësuesi është i detyruar të vlerësojë me notë nxënësit në çdo orë mësimore dhe të vendosë nota në regjistër për secilën orë mësimore. Si rregull, nxënësit dhe mësuesit duhet lirshëm të bashkëbisedojnë, si partnerë, rreth përvetësimit të njohurive të fituara në orët e kaluara dhe mirëkryerjes së detyrave. Herë pas here, mësuesi duhet të vlerësojë me notë duke ua bërë të qartë nxënësve, që në fillim, qëllimin e vlerësimit dhe kriteret e tij. Një formë e parashtrimit me shkrim nga nxënësit është provimi përfundimtar. Portofoli i nxënësit, si një mundësi vlerësimi e vetëvlerësimi, është një koleksion i punimeve të tij përgjatë vitit shkollor. Ai mund të përmbajë provime me shkrim, prezantime, detyra tematike, projekte kurrikulare, fotografi e produkte të veprimtarive kurrikulare. Përzgjedhjet për portofolin bëhen nga nxënësit, mësuesi rekomandon. Çrregullime të diagnostikuara, si: disleksia, vështirësi të veçanta gjuhësore, p.sh., të fëmijëve të ardhur rishtas nga emigracioni, merren parasysh nga mësuesi duke u mundësuar këtyre nxënësve të vlerësohen me mënyra të posaçme, duke përjashtuar atë me shkrim apo me gojë. 9