PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

Similar documents
Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Gjuhë angleze. (klasa e tetë)

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR KLASËN PËRGATITORE DHE ARSIMIN FILLOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

Mimoza Verzivolli Lindita Murthi Etleva Doka. Libër B O T U E S E. mësuesi S H T Ë P I A. Gjuha Shqipe

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT

Etleva Smaçi. TIK 10 Libër mësuesi Teknologjia e. komunikimit 10

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT

UNIVERSITETI I TIRANËS

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

KORNIZA KURRIKULARE E ARSIMIT PARASHKOLLOR

DIFFICULTIES, INSTRUCTIONS AND INSTITUTIONAL OBJECTIVES DURING LEARNING VËSHTIRËSITË, INSTRUKSIONET DHE OBJEKTIVAT INTITUCIONALE GJATË TË MËSUARIT

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 9 LIBRI I MËSUESIT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

ROLI I INSTITUCIONEVE

Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 11 LIBRI I MËSUESIT

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT (TIK)

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

Standarde për tekstet shkollore

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Agron nishku kostandin dhjamandi UDHËZUES PËR MËSUESIT

UNIVERSITETI I TIRANËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KORNIZA KURRIKULARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT - GJAKOVË PROGRAMI: FILLOR

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

From the Pastor s Desk

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT (TIK)

RAPORT PËRFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË CILËSISË SË PROGRAMIT TË STUDIMIT. Bsc MËSUES PËR CIKLIN E ULËT NË

PROGRAMET E KULTURËS SË PËRGJITHSHME TË ARSIMIT PROFESIONAL TEKNIK (APT)

Nr41-Ji Prot Tirane,;!

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI ˮ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. TEMA: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike.

KLASA 12 LËNDA: TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT (TIK) GJIMNAZI I PËRGJITHSHËM FONDI I ORËVE: (2 orë në javë, 74 orë në vit)

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

Formular për SYLLABUS të Lëndës

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

STANDARDE PËR TEKSTET SHKOLLORE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE D O K T O R A T Ë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAM I DOKTORATËS TITULLI I PUNIMIT

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

KLIKONI KËTU

UNIVERSITETI I TIRANËS

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

DORACAK PËR EKIPET NDËRMJETËSUESE MES BASHKËMOSHATARËVE

UDHËZUES PËR SHQYRTIMIN DHE RISHIKIMIN E SYLLABUSIT PËR MËSIMDHËNËSIT DHE PERSONELIN QË E MBËSHTET DHE MBIKËQYRË ZHVILLIMIN E KURRIKULËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

Transcription:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS DREJTORIA E ZHVILLIMIT TË KURRIKULËS MIRATOHET MINISTRI Luan MEMUSHI PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III CIKLI FILLOR I SHKOLLËS 9-VJEÇARE Tiranë, 2005

PËRMBAJTAJA E PROGRAMIT I. HYRJE II. III. IV. SYNIMET EDUKATIVE DHE OBJEKTIVAT DIDAKTIKË METODOLOGJIA E VLERËSIMIT DHE E VETËVLERËSIMIT PËRSHKRIMI I KATËR AFTËSIVE GJUHËSORE V. PROGRAMET E STUDIMIT VI. VII. STRUKTURA SINTETIKE E PROGRAMIT STRUKTURA ANALITIKE E PROGRAMIT TEMAT AKTET DHE FUNKSIONET E KOMUNIKIMIT STRUKTURAT GRAMATIKORE VIII. KRITERET PER HARTIMIN E TEKSTIT 2

I. HYRJE Në kuadrin e reformimit të sistemit tonë arsimor për përmirësimin dhe përshtatjen e tij më shumë me sistemet përkatëse evropiane, zbatimi i një metodologjie më aktive më pranë interesave të nxënësit, mbështetur në përvojën pozitive të krijuar nga përfshirja e mësimit të gjuhës së huaj në ciklin e ulët, gjuha e huaj angleze do të mësohet si gjuhë e huaj e parë në shkallë vendi, duke filluar në klasën e tretë të CF të arsimit nëntëvjeçar. Integrimi i vendit tonë në gjirin e familjes evropiane e në strukturat euroatlantike, përgatitja e qytetarit të Evropës së bashkuar, kërkon domosdoshmërisht një njohje dhe zotërim të frytshëm të gjuhëve të huaja, të cilat duhet të fillojnë të mësohen në një moshë sa me të re. Shkolla fillore është niveli ku hidhen bazat për gjithçka që shoqëria mban si të vlefshme për t u mësuar, këtu zë vend dhe të mësuarit e gjuhës së huaj angleze. Sensibilizimi që në moshë të vogël i mësimit të gjuhës angleze është ndihmesë pozitive në formimin e përgjithshëm të nxënësit, të identitetit të tij, zgjeron tek ai mundësinë për të dalluar ndryshimin ndërmjet kulturave. Përmes mësimit të gjuhës së huaj angleze në shkollën fillore çdo fëmije i jepet mundësi të sensibilizohet me mundësinë për mësimin e gjuhëve të huaja te tjera, si dhe të mësuarit në përgjithësi. II. SYNIMET EDUKATIVE DHE OBJEKTIVAT DIDAKTIKË Mësimdhënia/nxënia e gjuhës angleze në moshë të vogël: - ndihmon në formimin e përgjithshëm të nxënësit; - shfrytëzon aftësitë moshore, psiqike dhe fizike të fëmijës, si: dëshira për të mësuar, nevoja për të komunikuar, gatishmëria dhe aftësia për të imituar, aftësia për të artikuluar, si dhe aftësia për të shprehur veten e tyre në mënyrë krijuese; - i jep fëmijës një mundësi më shumë për t u zhvilluar në mënyrë të gjithanshme; - ndihmon në rritjen e aftësive të tij intelektuale dhe përfshirjen e tij në shkëmbime të shumllojshme. Mësimi i gjuhës së huaj në këtë moshë shihet si periudha më intesive në jetën e fëmijëve, si më e përshtatshmja për t i futur ata në një sfidë të re. Fëmijët i përgjigjen të nxënit të gjuhës duke e trajtuar atë si lojë, pra çfarë u jep atyre ose çfarë ata mund të bëjnë me anë të saj. Të mësuarit e gjuhës angleze në këtë moshë synon: 1. T i përçojë fëmijës bazat e fillimit të të mësuarit të një gjuhe të huaj që ta përjetojë gjuhën si mjet komunikimi dhe po si të tillë ta përdorë atë. 2. Të ndihmojë në zhvillimin e gjithanshëm të nxënësit në aspektin njohës, gjuhësor dhe emocional. 3. Ta aftësojë nxënësin për të dëgjuar, për të riprodhuar, për të kuptuar dhe për të krijuar disa elemente të thjeshta të gjuhës së huaj. 4. T i krijojë mundësi nxënësit të ketë dëshirë të pyesë, të pergjigjet, të përshkruajë objektet e mjedisit rrethues, të kuptojë gjuhën e përdorur nga mësuesi në klasë. 3

Realizimi i objektivave të mësiperëm mbështetet në: Krijimin e një mjedisi të të mesuarit në mënyrë joformale. Respektimi i aftësive moshore, psiqike, fizike dhe intelektuale të nxënësit është një domosdoshmëri për të siguruar suksesin në punën me këtë grup-moshë. Nxënësit e kësaj grup-moshe mësojnë më mirë në mjedise joformale.në bazë të zhvillimit të mësimit të jenë kë këto këshilla: krijoju ndjenjën se ata po luajnë me gjuhën; lejojini të bisedojnë me njëri-tjetrin; jepuni dhe kërkojuni të recitojnë vjersha të shkurtra, të kendojnë këngë, të thonë edhe ndonjë fjalë pa kuptim. Kështu që lodrat, kënget, vjershat, tregimet dhe veprimtaritë fizike ndërmjet tyre do të karakterizojnë të gjithë procesin mësimor. Veprimtaritë të jënë të konceptuara në mënyrë të thjeshtë që nxënësit të kuptojnë se çfarë u kërkohet. Shumëllojshmërinë dhe vetëshprehjen e nxënësve. Në çdo orë mësimi, kreativiteti i nxënësve dhe shprehja e tyre të nxiten nëpërmjet veprimtarive dhe detyrave, të cilat vënë në lëvizje dhe zgjerojnë imagjinaten e tyre. Detyrat e dhëna të jenë brenda aftësive të tyre, pra të jenë të realizueshme, por në të njëjtën kohë edhe nxitëse. Përdorimi i metodave sa më të larmishme dhe i mjeteve përkatese didaktike është i domosdoshëm. Në këtë moshë nxënësit, duke përdorur edhe gjuhën amtare, janë të aftë: të planifikojnë veprimtari të thjeshta, të përdorin arsyetimin e tyre logjik, mund të përdorin një imagjinatë të gjallë, mund të imitojnë duke përdorur intonacione të ndryshme etj. Rëndësinë e të dëgjuarit. Të mësuarit nëpërmjet dëgjimit është një komponent thelbësor për mësimin e gjuhës së huaj në moshë të vogël. Mësuesi t i sigurojë mundësi të plota për zhvillimin e aftësisë të të dëgjuarit nëpërmjet veprimtarive te tilla, si: tregime të bazuara në piktura, fotografi ose në mjete te tjera nxitëse vizuale. Veprimatritë me nxënësit e kësaj grup-moshe gjerësisht të mbështeten në të folurit, duke zënë një pjesë të mirë të kohës. Njohjen me gramatiken. Nxënësit e kësaj grup-moshe kanë një aftësi të jashtëzakonshme të përvetësojnë gjuhën (gramatikën), duke luajtur me veprimtari që u pëlqejnë. Suksesi i të mësuarit të gjuhës nuk shihet nëse ata kanë mësuar rregullat gramatikorë dhe as që duhet synuar kjo deri në moshën 11-vjeçare. Ndërgjegjësimi gramatikor do të arrihet nëpermjet të dëgjuarit dhe komunikimit apo modeleve që jepen gjatë orës së mësimit sesa nëpërmjet shpjegimeve dhe instruksioneve gramatikore te mirëfillta. Mësuesit të bëjnë kujdes në trajtimin e çështjeve gramatikore dhe të largohen nga tradicinalizmi i trajtimit të tyre. Qortimet gramatikore mësuesi i bën në lidhje me ushtrimet gojore, të cilat praktikojnë forma, si, p.sh.: Do they? Does he/she?, duke theksuar mësimin e modelit dhe jo shpjegim të mirfilltë gramatikor. 4

Trajtimin e të shkruarit. Veprimtaritë që lidhen me të shkruarit me nxënësit e kësaj grup-moshe të trajtohen me shumë kujdes dhe në në kohën e duhur. Kjo lidhet me nivelin e njohjes së alfabetit dhe tipat e veprimtarive të të shkruarit. Gjithmonë të mbahet parsysh që nxënësit ende nuk kanë përsosur mjaft elemente të të shkruarit në gjuhën amtare. Trajtimi i gabimeve. Bërja e gabimeve të shpeshta gjatë mësimit të gjuhës së huaj në moshë të vogël janë normale. Njohja, paraqitja e krahasimi i vazhdueshëm me gjuhën angleze, si dhe praktika e shumtë do t i bëjnë nxënësit të afrohen gjithnjë e më shumë me gjuhën e huaj. Qortimi i shpeshtë vetëm nga ana e mësuesit mund të dëmtojë motivimin dhe zhvillimin e gjuhës. III. METODOLOGJIA E VLERËSIMIT DHE E VETËVLERËSIMIT Mësuesi duke u mbështetur te standardet e dhëna në program, përcakton standarde të pritshme për të gjithë nxënësit, pavarësisht nga ndryshimet e tyre individuale, gjuhësore, emotive dhe kulturore. Edhe pse vlerësimi formal mund të mos jetë i detyrueshëm, për këtë grup-moshë është e këshillueshme që mësuesi të mbajë shënime të vazhdueshme për përparimin e nxënësve. Kjo bëhet në mënyrë sistematike dhe ndërthuret gjatë gjithë procesit të mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Mësuesi t u tregojë prindërve ecurinë e fëmijëve të tyre dhe, mbi të gjitha, të flasë me nxënësin për ecurinë e tij dhe ta nxisë për punën që bën. Kjo bëhet shumë thjeshtë, përqendrohet më shumë vëmendja në anët positive në ecurinë e tij dhe jo çka nuk ka mundur të arrijë. Asgjë nuk është më nxitëse sesa suksesi i arritur. Mësuesi monitoron dhe qorton detyrat duke përcaktuar objektiva të qartë. Mësuesi sigurohet që nxënësi të përfitojnë dhe të konsolidojnë njohuritë, aftësitë dhe të kuptuarit e të shprehurit për njohuritë e përfshira në këtë program, nëpërmjet formave të ndryshme të vlerësimit. Format e ndryshme e të larmishme të vlerësimit u krijojnë mundësi nxënësve për të konsoliduar njohuritë e tyre si në klasë, ashtu edhe në shtëpi, duke u dhënë detyra të studiuara specifike me objektiva të qartë që përforcojnë dhe çojnë më tej njohuritë e fituara. Mësuesi i kushton vëmendje gabimeve dhe ndihmojnë në qortimin e tyre. Kontrolli gojor, megjithë karaktetin e vetë subjektiv, mbetet elementi më i rëndësishëm i vlerësimit të arritjeve në këtë klasë. Kontrolli me shkrim na jep një informacion më të plotë për arritjet, por, siç e theksuam edhe me lart, të shkruarit në këtë klasë nuk zë atë vend që zë kontrolli dhe vlerësimi gojor. Për të realizuar një vlerësim sa më objektiv dhe motivues, mund të përdoren tipat e mëposhtëm të ushtrimeve: Përsëritje, dialogje të shkurtra, plotësime mbi figura, pyetje të tipit e saktë apo e gabuar, letra me zëvendësime fjalësh, teste që përfshijnë ngjyrat, ndërtim fjalish të thjeshta, tregime të thjeshtë të përsëritur etj. 5

Mësuesi, njëherazi, i përdor këto vlerësime për të përmirësuar forma të ndryshme të punës së tij, shikon në mënyrë kritikë metodat e tij të mësimdhënies dhe mban qëndrim po në mënyrë kritike për të përmirësuar frytshmërinë e tyre. Vetëvlerësimi Vetëvlerësimi është element i rëndësishëm në mësimin e gjuhës angleze edhe për këtë grup-moshë. Mësuesit të cilët përdorin vetëvlerësimin në procesin e nxënies, ta bëjnë këtë në mënyrë shumë të përshkallëzuar. Nxënësit mësohen të vlerësojnë atë çka është parashikuar të relizohet në program nga ana e tyre. Vënia e synimeve të qarta në program mundëson vetëvlerësimin të tyre në vazhdimësi. Rëndësia e vetëvlerësimit nxit të mësuarit e pavarur gjatë gjithë jetës. Në futjen e vëtëvlerësimit gjatë procesit mësimor mund të ndiqen këta hapa: - Mësuesi diskuton me nxënësit atë që ata do të arrijnë në klasë; - Nxënësit vlerësojnë punën e tyre në çifte dhe mësuesi bën komentin përfundimtar; - Puna në grupe nxit nxënësit të vlerësojnë punën e njëri-tjetrit pa nevojën e fidbekut nga mësuesi; - Nxënësit mbajnë shënim arritjet e tyre duke përdorur edhe gjuhën amtare; - Mësuesi bisedon me nxënësin individualisht dhe i tregon arritjet e tij. Nga vetëvlerësimi përfiton si nxënësi, ashtu edhe mësuesi. Njohja e nxënësit me vetëvlerësimin e ndërgjegjëson atë të kuptojë më mirë problemet e të mësuarit; Në procesin e mësimit të gjuhëve të huaja vetëvlerësimi mund të përqendrohet në tri aspekte kryesore: 1. Në procesin e mësimit, që do të thotë vlerësimin i përparimit të tyre, nivelin e arritur në secilën shkallë dhe suksesin ose mossuksesin në realizoimin detyrave dhe objektiva të caktuar. 2. Në aftësitë e tyre komunikuese. 3. Në zotërimin e gjuhës, pra në numrin e fjalëve që di, përdorimin e strukturave gjuhësore dhe mënyrën si artikulon gjuhën. IV. PËRSHKRIMI I KATËR AFTËSIVE GJUHËSORE Duke u mbështetur te Vizioni kurrikular-2004 për arsimin nëntëvjeçar, përshkrimet e niveleve synojnë të përcaktojnë arritjet e nxënësit për të dhënë formulime të përgjithshme të përvetësimit të gjuhës së huaj. Përshkrimi i një niveli të vetëm është një tregues i përvetësimit të gjuhës nga nxënësi. Mësuesi i përdor përshkrimet e niveleve për të përcaktuar shkallën e përvetësimit nga nxënësit. Mënyra më e dobishme për të përdorur përshkrimet e niveleve, është marrja parasysh e shkallës së përvetësimit që pritet për çdo grup-moshë. Shprehitë gjuhësore duhet të ndërthuren e të përdoren gjatë të gjithë procesit mësimor. Ato janë: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit e të shkruarit. 6

Të dëgjuarit - Nxënësi reagon përmes veprimtarish fizike ndaj orientimeve, udhëzimeve dhe veprimeve të mësuesit. - Nxënësi kupton tekste të shkurtra, të shoqëruara me figura, vizatime apo gjeste të mësuesit. - Nxënësi dëgjon dhe kupton fjali të thjeshta të artikuluara ngadalë dhe me gjuhë të qartë. - Nxënësi identifikon objekte të ndryshme të thëna. Të folurit - Nxënësi shqipton fjalë ose fraza të thjeshta në mënyrë të përafërt me mbështetje auditive ose vizuale. - Nxënësi bën pyetje dhe jep përgjigje të shkurtra për atë çka sheh ose dëgjon duke shprehur dëshirat, ndjenjat dhe parapëlqimet e veta. Të lexuarit - Nxënësi kupton tekste të shkurtra që përmbajnë fjalë dhe fraza me fjalor të njohur. - Nxënësi lexon me zë të lartë fjalë dhe fraza të njohura, të mësuara më parë. - Nxënësi shpreh të kuptuarit e dialogjeve të shkurtra, të ndërtuara me fjalor të thjeshtë. Të shkruarit - Nxënësi kopjon fjalë ose fraza rë shkurtra, të njohura më parë. - Nxënësi etiketon objekte rrethanore. - Nxënësi dallon dhe zgjedh fjalë të përshtatshme për të plotësuar vende bosh në fjali apo fjalë të renditura në formë liste. V. PROGRAMI I STUDIMIT Të dëgjuarit Përshkrimi i nivelit Tema Akti i komunikimit Tema e funksioni Gjuha/struktura Nxënësi reagon përmes veprimtarish fizike ndaj orientimeve, udhëzimeve dhe veprimeve të mësuesit. Veprimtaritë e përditshme. Tema: Jeta shkollore dhe gjuha e përdorur në klasë. Kupton dhe reagon ndaj udhëzimeve bazë, të dhëna në klasë. Shkolla, klasa. Ndjek dhe reagon ndaj udhëzimeve të mësuesit për kryerjen e detyrës. Reagon ndaj komandave Çohu/ulu!, Hap/mbyll!, Shiko/dëgjo!, Përsërit! etj. 7

Të folurit Përshkrimi i nivelit Tema Akti i komunikimit Tema e funksioni Gjuha/struktura Nxënësi shqipton fjalë ose fraza të thjeshta në mënyrë të përafërt me mbështetje auditive ose vizuale. Jeta vetjake dhe shoqërore. Tema: Marrëdhëniet familjare, prindërit, vëllezërit e motrat. Reagon ndaj nxitjeve me përsëritje dhe mjete ndihmëse. Jeta familjare. Identifikon dhe emërton anëtarët e familjes etj. Ky është/quhet. Kjo është/quhet, për anëtarët e familjes, të afërmit, shtëpia etj. Të lexuarit Përshkrimi i nivelit Tema Akti i komunikimit Tema e funksioni Gjuha/struktura Nxënësi kupton tekste të shkurtra që përmbajnë fjalë dhe fraza të me fjalor të njohur Jeta vetjake dhe shoqërore. Tema: Marrëdhëniet familjare. Kërkon dhe jep informacion për veten dhe familjen. Marrëdhëniet familjare. Lexon/lidh emrat me tekstin etj. Tabela e alfabetit, etiketa. Lidh etiketa me figurat. P.sh.: Ky është... etj. Të shkruarit Tema Akti i komunikimit Tema e funksioni Gjuha/struktura Marrëdhëniet vetjake dhe shoqërore. Tema: Jeta në familje. Shkruan emrin, rrugën, qytetin e tij në formë të gërmëzuar. Plotëson në fjalë shkronjat që mungojnë. Jeta në familje. Kopjon fjalë e fraza të shkurtra, si mjet për të mësuar. Alfabeti, drejtshkrimi i fjalëve të veçanta dhe frazave të shkurtra. 8

VII. STRUKTURA VJETORE SINTETIKE Mësimdhënia e gjuhës angleze në klasën e tretë të CF të arsimit 9-vjeçar do të zhvillohet sipas strukturës vjetore të mëposhtme: 35 javë mësimore X 2 orë/javë 70 orë Kursi gojor 8 orë Mësime të reja 50 orë -Përsëritje 8 orë -Detyra kontrolli 4 orë VII STRUKTURA VJETORE ANALITIKE VII/a Topics/ Temat 1. Every day life Parts of the body Home, rooms, furniture Clothes Toys Objects around me Colours Meals: food, fruit, vegetables. 2. School life The classroom My friends (classmates) Objects around me Mathematics: numbers 1-20. 3. The world around us. Nature Animals, pets Zoo VII/b. Communicative acts\ functions Aktet dhe funksionet e komunikimit Greeting friends and teacher. Good morning\ afternoon! Hello! Good bye! Bye- bye. Introducing friends. This is Mira. Agim, this is Artan. Asking about people and answering. What is your name? My name is... 9

Who are you? I am... How are you? I am fine. Fine thanks. Who is this? he/she is... What is the name of your friend? How old are you? Have you got a brother, sister? Yes I have. No I have not. Asking about things and replying. What is this? Where is the ball? What colour is the shirt? Being polite when handing things and thanking. Here you are. Thank you. Not at all. Asking and offering. A ball please. Can I have a...? Expressing good Wishes. A happy New Year, Merry Christmas, Happy birthday to you! Asking about location; giving location Where are you from? Where is your school? VII/c. Language structures Elemente dhe struktura gramatikore Imperatives: Stand up! Sit down! Repeat after me! Verbs : to be, to have, can ( affirmative, interrogative, negative.) Tenses : Present tense Articles: A, An, the Plural of nouns e.g. : one dog - three dogs Adjectives. Big, small, red, green, etc A red apple. a long pencil, etc Personal pronouns : I, you, he, she, it. Possessive adjectives : My, your, his, her. Prepositions: in, on, under. There is, there are This, That This is a book That is a door How many? Who, what, where. Ëho is he/she? What is that? Where is the book? 10

VIII. KRITERE PËR HARTIMIN E TEKSTIT Teksti Gjuha angleze-3 për shkollat nëntëvjeçare të jetë rrjedhojë i këtij programi, pra i programit të lëndës Gjuha angleze për klasën e tretë të CF. Ndryshe nga vitet e kaluara, teksti Gjuha angleze-3 të jetë një teksti i përbërë nga dy pjesë: nga libri i nxënësit dhe fletorja e punës, si dhe kaseta për veprimtarinë e të dëgjuarit.për hartimin e tekstit Gjuha angleze-3 kërkohet të realizohen dhe të respektohen parimet dhe kriteret e mëposhtme: Teksti Gjuha angleze-3 të respektojë programin e hartuar për këtë klasë. Përzgjedhja dhe vendosja e materialit bëhet në përputhje me një publik specifik dhe mjedis specifik, pra për nxënës të grup-moshës 8-9 vjeç. Prandaj, metoda t u përgjigjet kërkesave dhe interesave të kësaj grup-moshe. Nëpërmjet tij nxënësi zbulon, vepron dhe bashkëvepron. Autorët janë të lirë të vendosin temat në përshtatje me qëllimet mësimore, gjuhësore strukturore, kulturore dhe ndërthyrjen e tyre. Për të realizuar integrimin, është e nevojshme që teksti të jetë i ndarë me njësi didaktike dhe me linja të caktuara që realizojnë objektiva dhe qëllime të larmishme mësimore. Materiali të jetë tërheqës, me karaktere (personazhe) të pëlqyeshme nga nxënësit e kësaj moshe, me ngjyra dhe figura të shumllojshme, të cilat të mundësojnë nxitjen e dëshirën e nxënësve në nxënien e gjuhës angleze. Veptimtaritë të jenë të tilla që të nxisin imagjinatën dhe kreativitetin gjatë mësimit. Nëpërmjet mjeteve të mësipërme autorët të mbajnë përasysh futjen e elementeve të kulturës dhe të civilizimit të gjuhës angleze, me anën e të cilave t u mundësojnë nxënësve njohjen me këtë kulture. Këshillohet që aparati pedagogjik i çdo mësimi të shoqërohet me rubrikat përkatëse, të cilat pasyrojnë integrimin e aftësive gjuhësore, duke shmangur nga teksti modelin e aparateve pedagogjike që kanë pamjen e një grupi pyetjesh të renditura njëra pas tjetrës dhe të ndara prej njëra-tjetrës. Planifikimi i veprimtarive mësimore të tilla, si: të lexuarit, të folurit, të shkruarit e të dëgjuarit, të jenë pjesë përbërëse e këtij teksti të integruara në vetvete dhe në çdo orë mësimi si në pjesën teorike të temave të veçanta, ashtu edhe në pjesën praktike. Veprimtaritë në tekst të ndërtohen duke patur parsysh përdorimin e figurave, të këngëve të shoqëruara me veprime, ngjyrosjen, lojën me letra ngjitëse, dialogje të thjeshtë etj. Teksti të përmbajë: ushtrime me shkrim nëpërmjet historive, përrallave të shkurtra; komente të thjeshta për figura, me etiketa; veprimtari që forcojnë bashkëpunimin; tabela vetëvlerësuese që e lejojnë fëmijen të vetëqortohet. Rimarrja dhe riciklimi i njohurive, si një parim didaktik, të jetë pjesë e mësimeve që do të përbëjnë këtë tekst, me qëllim lidhjen dhe përforcimin e njohurive të dhëna në mësimet e mëparshme. Këshillohet një mësim përsëritës pas çdo cikël deri në 4 mësime të reja. Kërkohet që teksti Gjuha angleze-3 te jetë një tekst, i cili zhvendos veprimtarinë e mësuesit gjatë mësimdhënies, nga një mësimdhënie me mësuesin në qendër, në një mësimdhënie me nxënësin në qendër. Të ketë baraspeshë ndërmjet veprimtarive vetjake dhe kolektive. T i përshtatet zhvillimit emocional të nxënësve. Një ndihmesë të madhe në përvetësimin e gjuhës së huaj është funksionimi i të mësuarit të fjalëve të reja me të gjitha elementet bazë të fjalës apo të shprehjeve, duke realizuar trajtimin fonetik mbas çdo mësimi dhe kuptimet gramatikore, leksikore mbas çdo kapitulli. Punët me shkrim nuk janë të detyrueshme si përbërëse e çdo ore mësimore, por të para si mjete që i përfshijnë nxënësit në veprimtari të gjera krijuese dhe zbatuese. Numri i faqeve 120 A4, me katër ngjyra. Formati 260 x 200 mm. 11