e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Similar documents
BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

From the Pastor s Desk

TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Për Shkollën Qendër Komunitare -

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Module të trajnimit për sipërmarrëset. Udhëzues për trajnimin. Women Entrepreneurship A Job Creation Engine for South Eastern Europe

ROLI I INSTITUCIONEVE

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

Reforma e MFK në Shqipëri

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Nr41-Ji Prot Tirane,;!

Menaxhimi bashkëkohor bankar

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

Shkencat e zbatuara kompjuterike

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

DORACAK për vëzhgimin e punës dhe planifikimin e zhvillimit profesional të arsimtarëve bashkëpunëtorëve profesional në shkolla fillore dhe të mesme

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

PARATHENIE një platformë të organizuar dhe të koordinuar institucionalisht

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim)

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

Qendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 9 LIBRI I MËSUESIT

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT (TIK)

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT (TIK)

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 11 LIBRI I MËSUESIT

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

karrigeve me rrota manuale

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim) Hulumtimi në veprim

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

Implementimi i strategjisë

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

MANUALI I METODOLOGJISE SE VLERESIMIT TE NEVOJAVE PER TRAJNIM NE SHCK

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

Transcription:

Si të bëhemi një shkollë e gjelbër Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is co-funded by the European Union This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Z/Znj

Si të bëhemi një shkollë e gjelbër Korniza kurrikulare e trajnimit të mësuesve të shkollave 9-vjeçare të rajonit të Korçës dhe Pogradecit Karakteristikat kryesore të këtij moduli trajnimi duhet të jenë: Të jetë i lehtë për t u kuptuar dhe përdorur Të ketë integritet mes pjesëve përbërëse të tij Të jetë i fokusuar në feedback, dhe në materialet mbështetëse Të jetë i përshtatur për një audiencë profesionale njerëzish të rritur Të ketë përputhshmëri midis programit të moduleve dhe kornizës së trajnimit Të sigurojë drejtim edhe mbështetje edhe në procesin e vazhdimit të punës pas përfundimit të trajnimit Të sigurojë mbështetje me materiale strukturore, që ndihmojnë në ngritjen e punës për formimin e një shkolle të gjelbër me logjikën hap pas hapi. Është e nevojshme që korniza kurrikulare e këtij trajnimi të ndërtohet duke pasur parasysh një strukturë efektive, e cila duhet të marrë në konsideratë elementë si: Objektivat e përgjithshme, të cilat duhet të arrihen gjatë trajnimit Kush është grupi, që do të trajnohet Rezultatet e të mësuarit, të cilat duhet të përfshijnë atë që duhet të jetë i aftë të bëjë e dijë secili prej të trajnuarve sipas etapave të trajnimit dhe në përfundimin e tij. Qëllimin e metodave të trajnimit, si të sesioneve intensive të debatit ballë për ballë, sesioneve të dhënies së informacionit dhe ato të drejtimit në sigurimin e referencave dhe materialeve on-line. Metodologjinë e trajnimit, e cila konsiston në prezantimin e rasteve studimore dhe grupeve të punës. Të gjithë aktivitetet didaktike bashkëshoqërohen me sesione teorike dhe praktike, ku përfshihen diskutime dhe ushtrime me zgjidhjen e situatave problemore konkrete. Programi i këtij trajnimi ka si qëllim ndërtimin e kompetencave tek të trajnuarit për të organizuar dhe drejtuar në mënyrë efektive një sërë aktivitetesh në kuadër të ngritjes dhe funksionimit në shkollat e përzgjedhura të strategjive afat shkurtra dhe afatgjata për shndërrimin e tyre në shkolla të gjelbra. Krijimin e një komponenti profesional për integrimin e informacionit teorik me ide dhe aktivitete inovative drejt arritjes së objektivave për krijimin e shkollave të gjelbra. Ai ofron një mundësi për ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe shprehive për komunitetin e mësuesve pjesëmarrës si drejtues të procesit të mësuarit dhe në fushën e kurrikulave jashtëshkollore me rëndësi për ndërtimin e sjelljeve dhe qëndrimeve sociale dhe mjedisore. Ai mundëson ndërtimin e aftësive analitike dhe planifikuese si baza e zhvillimit eksplorues, aftësimit për jetën dhe ngritjes së kapaciteteve të ndikimit në nivelin e politikave dhe vendimmarrjes mjedisore. Korniza kurrikulare e këtij trajnimi përfshijë dhe ndërtimin e një pyetësori vlerësimi ku duhet të evidentohen rezultatet e arritura prej tij. Në fundin e këtij trajnimi do të shpërndahet një certifikatë për pjesëmarrësit. Objektivat e trajnimit Objektiva kryesore e këtij trajnimi është mbështetja e mësuesve të shkollave të rajonit të Korçës dhe Pogradecit me informacionin dhe eksperiencat e nevojshme për të asistuar komunitetin e shkollave të tyre dhe më gjerë në procesin e shndërrimit të tyre strategjik në

Aktivitetet trajnuese Aktivitetet trajnuese do të ofrohen përmes një përafrimi mix, i cili përfshin si metodat tradicionale ashtu edhe ato interaktive duke iu përshtatur natyrës, nevojave dhe kulturës së grupit fokal. Në kuadrin e seancave trajnuese ballë për ballë, do të përdoren dy nivelet e metodave mësimdhënëse, 1. leksion në grup të madh i bashkëshoqëruar me shembuj praktikë ose me punë në grupe të vegjël; 2. informim në grupe të vegjël për problemet më teknike dhe praktike, i cili kërkon përqendrim më të lartë dhe pjesëmarrje më efektive. Kjo metodë mund të klasifikohet edhe më thellë në praktikë të strukturuar- ushtrohem në praninë dhe ndihmën e trajnerit ; shembuj pune- mësoj më shumë duke aplikuar aspekte të veçanta në një skenar specifik ; mësoj gjatë aplikimit të asistuar- aplikoj në mënyrë aktive njohuritë (know-how),e përfituara nga i mësuari gjatë kursit. Rezultatet e pritura Kursi i trajnimit pritet që të sigurojë një seri intensive leksionesh, veprimtarish praktike dhe rastesh studimore në praktika se si mund të shndërrohemi në një shkollë të gjelbër. Në fund të kursit pjesëmarrësit duhet të jenë të aftë që: Të përdorin shërbimet e ofruara nga faqja e internetit e prodhuar nga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë dhe Organizatat mjedisore Maqedonase (OXO) në bazë të nevojave të tyre specifike dhe aftësive të tyre strategjike. Të sigurojnë një integrim operativ të elementëve të ofruar nga trajnimi gjatë punës së tyre me komunitetin e shkollave për të ndërtuar strukturat mbështetëse në një shkollë të gjelbër. Të komunikojnë, vlerësim dhe mirëkuptim të platformës së bashkëpunimit ndërkufitar të realizuar në kuadrin e këtij projekti, duke ndihmuar e shërbyer si përdorues dhe shpërhapës të saj në komunitetet e shkollave të tyre por dhe më gjerë. shkolla të gjelbra. Ndërtimi i kompetencave për përdorimin e materialeve të këtij trajnimi në procesin strategjik të ngritjes dhe funksionimit të shkollave të gjelbra, për këtë kjo kornizë kurrikulare ndërtohet bazuar në analizën e nevojave dhe gjendjes të grupit në studim në përputhje me kërkesat dhe e adaptuar për audiencën të cilës i drejtohen. Të trajnuarit duhet të fitojnë me përfundimin e trajnimit një përmirësim të qëndrueshëm të njohurive dhe kompetencave të tyre si në përcaktimin e një shkolle të gjelbër, në planifikimin strategjik, në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve dhe vendimmarrjen mjedisore në shkollë. Ndërtimi i rrjeteve bashkëpunuese dhe krijimi i aleancave të gjelbra në rajon, përmes fushatave sensibilizuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese. Analiza e nevojave të grupit fokal Analiza e nevojave të grupit fokal mbetet në bazë të ndërtimit të përmbajtjes së moduleve të trajnimit. Një bashkësi problematikash mjedisore të nevojshme për zhvillimin strategjik të një shkolle të gjelbër të identifikuara, që u përkasin të gjithë pjesëmarrësve të grupit fokal përbëjnë bazën e informacionit teorik dhe praktik të moduleve të këtij trajnimi. Për të plotësuar të gjithë nevojat e grupit fokal materialet e trajnimit do të përgatiten që më parë. Përpara zhvillimit të trajnimit kërkohet mendim për pritjet e pjesëmarrësve, në mënyrë që modulet e trajnimit të përgatiten me kujdes në përputhje me nevojat e tyre specifike. i gjithë informacioni i nevojshëm së fundmi rregullohet sipas eksperiencës të grupit fokal dhe pritjeve të tij. Materialet orientuese shpërndahen pak kohë përpara fillimit të trajnimit së bashku me agjendën e tij. Pjesëmarrësit do të përzgjidhen në bazë të nevojave të shkollave dhe kërkesave bazale të tyre. Moduli i trajnimit ndërtohet për t u përshtatur me tre grupe të mundshme 1. Administratoreve të shkollave; 2. Mësuesve; 3. Drejtuesve lokalë të DAR. Ata duhet të kenë formim në një fushë të shkencës, që mund të afrohet me njohuritë mjedisore për të lehtësuar pjesëmarrjen dhe përhapjen e njohurive në vazhdim; të jenë aktivë dhe të motivuar; të kenë shprehur dëshirën për të marë pjesë dhe angazhuar edhe në vazhdim.

Modulet e trajnimit dizenjohen për të qenë të përdorshëm dhe të kuptueshëm nga i gjithë komuniteti i shkollave në studim. Grupi i trajnerëve Trajnerët do të përzgjidhen në bazë të nevojave dhe moduleve. Për modulet specifike do të kërkohet mbështetja e ekspertëve të qendrave kërkimore dhe universitare. Trajnerët duhet të kenë aftësi për të trajnuar në grup, të njohin çështjet e mësimdhënies dhe ato mjedisore. Modulet Struktura e trajnimit Objektiva e trajnimit është që tu sigurojë përfaqësuesve të komuniteteve të shkollave në studim njohuritë teorike dhe praktike për strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë për shndërrimin në një shkollë të gjelbër. Agjenda Të gjithë modulet paraprihen nga një agjendë specifike, në të cilën duhet të përfshihen pikat e mëposhtme: Mirëseardhja Prezantimi i moduleve, përshkrimi i qëllimeve dhe objektivave të sesioneve Prezantimi i trajnerëve dhe pjesëmarrësve Zhvillimi i seksioneve didaktike (një tabelë specifike duhet të përshkruajë kohën e fillimit të sesioneve, kohën e mbarimit të tyre si dhe pushimet gjatë ditës së punës), të formës teorike dhe asaj praktike sipas temave Diskutimin dhe vlerësimin progresiv» Pyetësorin e vlerësimit»» Rishikimin e arritjes së objektivave dhe përmbushjen e pritshmërive të pjesëmarrësve. Dizenjimi i moduleve Pas vlerësimit të kurrikulës ndërtohen programet e moduleve në përputhje me nevojat dhe kapacitetet e pjesëmarrësve. Niveli i pjesëmarrësve do të përcaktojë dhe nivelin final të përmbajtje së modulit dhe materialeve që do u shpërndahen pjesëmarrësve. Fushat e trajnimit që do të mbulohen përgjatë tij janë: 1. Ngritja e një shkolle të gjelbër Në këtë fushë do të përfshihet informacion për: Principet mbi të cilat përkufizohet një shkollë e gjelbër Hapat për t u shndërruar në një shkollë të gjelbër Rruga se si mund të ngrihet një EKO-klub/EKO-bord dhe funksionet e tyre Rruga se si motivohen nxënësit dhe mësuesit për t u bërë aktivë në procesin e shndërrimit në një shkollë të gjelbër Materiali i paraqitur në këtë modul mund të përfshijë materialet e mëposhtme: Nismat për ngritjen e shkollave të gjelbra përfshijnë integrimin e përpjekjeve për reduktimin e shkollave me gjurmë mjedisore dhe për mbështetjen e shkollave ku i gjithë mjedisi është më i shëndetshëm dhe ku i gjithë komuniteti punon dhe mendon për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballemi çdo ditë. Këto nisma përfshijnë gjithçka nga mirëmbajtja e shkollës e deri te mirëmbajtja e oborrit, sjelljet mjedisore ndaj mjedisit si dhe kurrikula të specializuara me fokus edukimin mjedisor. Shkollat e gjelbra i ndihmojnë nxënësit e tyre të bëjnë ndryshimin, ato i mësojnë ata me vlerat e mjedisit dhe shëndetit, duke i aftësuar për të gjithë jetën. Principet e një shkolle të gjelbër janë: 1. Shkolla si mjedis i shëndetshëm (pa lëndë toksike, pesticide, ujë të pastër, etj.) 2. Një mjedis i gjelbër dhe i shëndetshëm (shkollë e pastër, kopsht i gjelbëruar, bimë të shëndetshme) 3. Përdorim i qëndrueshëm burimeve natyrore (uji, energjia) 4. Redukto; Ripërdor; Riciklo 5. Mëso, Mësoj; Fitoj (mjedis edukues, nxënës pjesëmarrës, komu-

nitet i ndërgjegjësuar e pjesëmarrës). Pse një shkollë e gjelbër? Sa më shumë shkon koha aq më shumë të gjithë ne po ndërgjegjësohemi se e ardhmja e fëmijëve tanë varet nga mirëqenie a planetit ku ne jetojmë. E ardhmja e racës njerëzore do të varet nga aftësia që ajo do të ketë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tij. Por për të realizuar këtë të gjithë ne në radhë të parë duhet të dimë të edukojmë fëmijët tanë, brezat e qytetarëve që do të vinë me aftësitë e nevojshme për zgjidhjen e problemeve globale mjedisore metë cilat, ne përballemi çdo ditë. Por si mund të kemi një të ardhme të gjelbër dhe një ekonomi të gjelbër pa ndërtuar më parë një shkollë të gjelbër? Shkollat e gjelbëra mund të luajnë një rol shumë të madh në arritjen e këtyre objektivave. Ato mund të shërbejnë si vatra të rritjes së një brezi të ri plot vlera, i cili mund të mundësojë me përpjekje përmirësimin e gjendjes mjedisore në planet. Këto shkolla ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve dhe të arritjeve të tyre në mësime, por pavarësisht nga kjo ato janë akoma shumë të pakta në numër. Realiteti tregon se sot shkollat përdorin pesticide, të cilat janë toksina tepër të rrezikshme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, ato kanë një sistem shumë të varfër ajrimi duke bërë që shumë fëmijë të vuajnë nga azma dhe obeziteti. Shkollat sot konsumojnë sasi shumë të mëdha energjie, prodhojnë tonelata me mbetje duke ndikuar në cilësinë mjedisore dhe duke mos e mare as nga larg parasysh se si mund të ndikojnë e ndihmojnë sadopak në përmirësimin e cilësisë së mjedisit përmes sjelljeve të thjeshta miqësore ndaj mjedisit. Shkollat e gjelbra janë realitete jo futuriste ato janë vatra të dijes e zhvillimit shumë rentabël, e kjo duket edhe ne kursimin e burimeve natyrore, si uji dhe energjia për të cilat ato mendojnë e ngrenë plane menaxhimi. Shkollat e gjelbra ndihmojnë edhe në përmirësimin e rezultateve në edukim, pasi është tashmë e provuar shkencërisht se sa më të mira të jenë kushtet e mjedisit në shkollë, ajrimi, ndriçimi, aq më të mira janë arritjet e nxënësve si dhe dashuria e tyre për shkollën krahasuar me grupet e kontrollit. Një shkollë e gjelbër i bën nxënësit e saj qytetarë më të mirë të botës, i aftëson ata për të përdorur në mënyrë efikase të gjitha mjetet e nevojshme që sigurinë një zhvillim të qëndrueshëm, që respektoj mjedisin dhe ekuilibrat në të. Në të duhet të përfshihen shembuj mbi shkolla të gjelbëruara në botë, strategjinë që ato kanë ndjekur dhe parimet që kanë zbatuar. Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën: http://www.eco-schools.org.uk/gettingstarted/casestudies 2. Analiza e vlerësimit mjedisor të shkollave Kjo analizë duhet të përfshijë material teorik dhe praktik mbi vlerësimin e gjendjes mjedisore në shkolla në tre drejtime: Menaxhimi i ujit Menaxhimi i energjisë Menaxhimi i mbetjeve Për secilin prej këtyre tre fushave duhet të përfshihen njohuri teorike të përgjithshme, analiza e rezultateve të pyetësorëve sipas fushave si edhe masat që duhen marrë për përmirësimin e gjendjes. Materiali teorik duhet të bashkëngjitet me materialin praktik në formën e ushtrimeve në grup mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë sipas shkollave për përmirësimin e gjendjes. 3. Si të ndërtoni Kodin e Gjelbër të shkollës suaj Në këtë modul duhet të trajtohet material teorik mbi mënyrën e ndërtimit të Kodit të Gjelbër të shkollës; kush janë pjesëtarët dhe organizuesit e strukturave mjedisore të shkollës ECO-klubi, ECO-bordi (Klubi i gjelber, Bordi i gjelber), të cilat janë përgjegjëse për zhvillimin dhe implementimin e strategjive dhe aktiviteteve për shndërrimin e shkollës në një shkollë të gjelbër. Materiali duhet të bashkëshoqërohet me shembuj. Rregullat e ndërtimit të një kodi të gjelbër janë si mëposhtë: Kodi i Gjelbër, rregulla Kodi i gjelbër duhet të negociohet me të gjithë nxënësit dhe stafin e mësuesve dhe punonjësve të shkollës si për planin e aktiviteteve dhe për kurrikulën. Të gjithë duhet të ndjehen se kanë dhënë kontribut për formimin e tij

pasi kështu do e zbatojnë atë edhe me më shumë ndërgjegje dhe përkushtim. Ai nuk është një listë komentesh, por një përkushtim për të inkurajuar sjelljen miqësore ndaj mjedisit dhe jetës. Secila prej sentencave të tij duhet të përshkruaj një veprim, që të gjithë komuniteti i shkollës duhet ta kryejë e mbështesë. Kodi i gjelbër duhet të vendoset në një vend të dukshëm për të gjithë. Ai duhet të pasurohet sa herë që është nevoja për të adresuar problematika dhe përkushtime të reja. Kodi i gjelbër është specifik për secilën shkollë. Kodi i gjelbër duhet të jetë publik si për shkolla të tjera ashtu edhe për shtypin dhe pushtetin lokal. 4. Ndërtimi i planeve strategjike për një shkollë të gjelbër Ky modul duhet të përfshijë informacion teorik mbi: Planifikimin strategjik Mjetet që përdoren për planifikim Shkrimin e projekt propozimeve Veprimtaria mësimdhënëse duhet të jetë e tipit të leksionit e shoqëruar me shembuj, diskutim dhe punë në grupe. 5. Monitorimi i procesit të gjelbërimit, të shkollave Në këtë modul duhet të ndahen me pjesëmarrësit teknikat e monitorimit, indikatorët e arritjes së rezultateve mënyrat e matjes së tyre. Për të aftësuar pjesëmarrësit në këtë proces duhet të organizohet punë në grupe të vogla, të cilat duhet të dalin me prezantime konkrete të skemës së monitorimit të progresit. 6. Shpërndarja e informacionit Në këto modul duhet të flitet për metodat e shpërndarjes së informacionit, si brenda grupit edhe jashtë tij. Metodat e punës me komunitetin, me medien dhe pushtetin lokal. Kjo pjesë e kurrikulës duhet të ngrihet në formën e një bashkëbisedimi të hapur, të drejtuar nga trajnuesi me produkt një listë të rrugëve për shpërhapjen e informacionit. Materialet e trajnimit Materialet e trajnimit do të përfshijnë Manualin e trajnimit dhe materiale në faqen e projektit ne web, dhe programin e trajnimit. Materiale specifike si fletë pune do të shpërndahen së bashku me modulin, si pjesë e tij. Trajnimi do të ketë dhe një prezantim të strukturuar në Power Point. Plani i vlerësimit dhe treguesit e suksesit Kjo detyrë përfshin përkufizimin e kritereve të vlerësimit dhe treguesve të suksesit. Për këtë do të ndërtohet një pyetësor vlerësimi me zgjedhje të shumëfishtë. Vlerësimi do të marrë kohë gjatë seancës së fundit të trajnimit. Vlerësimi i shkruar do të pasohet nga diskutim i hapur në grup.

Dita e parë Programi 09 00 Mirëseardhja 09 10-09 30 Prezantimi dhe pritjet 09 30-11 30 Ngritja e një shkolle të gjelbër Principet mbi të cilat përkufizohet një shkollë e gjelbër Hapat për t u shndërruar në një shkollë të gjelbër Rruga se si mund të ngrihet një ECO-klub/ECO-board (Klubi i gjelber/ Bordi i gjelber) dhe funksionet e tyre Rruga se si motivohen nxënësit dhe mësuesit për t u bërë aktivë në procesin e shndërrimit në një shkollë të gjelbër 11 30-12 00 Pushim 12 30-13 30 Punë në grupe 13 30-15 00 Dreka 15 00-16 30 Analiza e vlerësimit mjedisor të shkollave Menaxhimi i ujit Menaxhimi i energjisë Menaxhimi i mbetjeve 16 30-17 00 Vlerësimi i ditës së parë Dita e dytë 09 00 Mirëseardhja 09 10-11 30 Analiza e vlerësimit mjedisor të shkollave (vazhdim) Menaxhimi i ujit Menaxhimi i energjisë Menaxhimi i mbetjeve 11 30-12 00 Pushim 12 30-13 30 Punë në grupe 13 30-15 00 Dreka 15 00-16 30 Si të ndërtoni Kodin e Gjelbër të shkollës suaj Rregullat dhe parimet Shembuj 16 30-17 00 Vlerësimi i ditës së dytë Dita e tretë 09 00 Mirëseardhja 09 10-11 30 Ndërtimi i planeve strategjike për një shkollë të gjelbër Planifikimin strategjik Mjetet që përdoren për planifikim 11 30-12 00 Pushim 12 30-13 30 Punë në grupe shkrimin e projekt propozimeve 13 30-15 00 Dreka 15 00-16 30 Monitorimi i procesit të gjelbërimit, të shkollave Shpërndarja e informacionit