Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Similar documents
BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

From the Pastor s Desk

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

REKOMANDIMI NR.12 I ECRI-T PËR POLITIKAT E PËRGJITHSHME

Për Shkollën Qendër Komunitare -

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Karta Evropiane e Shëndetit të Zemrës

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

Mbrojtja e Fëmijëve Manual për shkollat

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

UDHËRRËFYESI I DREJTAVE TË NJERIUT I BE-SË PËR LIRINË E SHPREHJES ONLAJN DHE OFLAJN

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Rekomandime për politikat dhe legjislacionin drejt zbatimit efektiv të parimit të mosdënimit të viktimave të trafikimit

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

ROLI I INSTITUCIONEVE

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

UNIVERSITETI ALDENT FAKULTETI SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

ÇËSHTJET GJINORE DHE KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

ME ZËRIN E TË MITURVE TË PRIVUAR NGA LIRIA

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

Udhëzues i OSBE-së Policimi me Bazë Inteligjencën

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

Edukimi fiziko-seksual dhe inteligjenca emocionale-seksuale

MANUAL TRAINIMI PJESMARRJA E GRAVE DHE TË RINJVE NË VENDIM-MARRJEN LOKALE KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

MANUAL PËR POLICIMIN NË KOMUNITET

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Udhëzues Praktik për mbrojtjen e fëmijëve

Nr41-Ji Prot Tirane,;!

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

XVII Sistemi i administratës publike

Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

Transcription:

MINISTERS DEPUTIES DÉLÉGUÉS DES MINISTRES Recommendations Recommandations Rec(2000)20 06/10/2000 Recommendation of the Committee of Ministers to member states on the role of early psychosocial intervention in the prevention of criminality Unofficial translation into Albanian Recommandation du Comité des Ministres aux Etats membres sur le rôle de l'intervention psychosociale précoce dans la prévention des comportements criminels Traduction non officielle en albanais Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit Council of Europe [Month, year], original English and French versions [your establishment] [Month, year], [language] translation Text originated by, and used with the permission of, the Council of Europe. This unofficial translation is published by arrangement with the Council of Europe, but under the sole responsibility of the translator. * * * * * Conseil de l Europe [mois, année], versions originales en anglais et français [votre établissement] [mois, année], [langue] traduction Le texte original provient du Conseil de l Europe et est utilisé avec l accord de celui-ci. Cette traduction est réalisée avec l autorisation du Conseil de l Europe mais sous l unique responsabilité du traducteur. Website: www.coe.int/cm

KËSHILLI I EVROPËS KOMITETI I MINISTRAVE Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit (Miratuar nga Komiteti i Ministrave më 6 tetor 2000 në mbledhjen e 724 et të Zëvendësministrave) Komiteti i Ministrave, sipas parashikimeve të nenit 15.b të Statutit të Këshillit të Evropës, Duke pasur parasysh shqetësimin në rritje në lidhje me shtimin e rasteve të delikuencës së të miturve në të gjithë Evropën, e cila aktualisht ka marrë forma të ndryshme, më të vazhdueshme dhe më të dhunshme; Duke pasur parasysh se ata që fillojnë të kryejne shkelje që në moshë të hershme janë më të rrezikuar të angazhohen në sjellje serioze kriminale dhe se ka prova që dëshmojnë për një prirje të shkelësve të rinj për të kryer shkelje në një moshë gjithnjë e më të hershme; Duke pasur parasysh se çdo shoqëri ka për detyrë të sigurojë mirëqenien e plotë të fëmijëve dhe të kujdeset që të respektohen interesat dhe të drejtat e tyre nga të gjithë ata me përgjegjësi ndaj tyre; Duke pasur parasysh rëndësinë primare të familjes, prindërve dhe të tjerëve të ngarkuar me përgjegjësinë për socializimin dhe edukimin e fëmijëve; Duke pasur parasysh se fëmijët janë ende në procesin e zhvillimit dhe që mangësitë në socializimin e tyre mund të çojnë në fillimin e delikuencës; Të bindur se çdo reagim në drejtim të parandalimit të kriminalitetit kërkon përpjekje nga e gjithë shoqëria, duke marrë parasysh rrethanat e pafavorshme sociale dhe ekonomike të fëmijëve, si dhe mangësitë në socializimin, personalitetin dhe nevojat specifike të tyre; Duke pasur parasysh se duhen ndërhyrje të veçanta për të siguruar që, kur një fëmijë është në rrezik për tu angazhuar në sjellje të vazhdueshme kriminale, kjo sjellje të parandalohet në mënyrë efektive sidomos duke favorizuar faktorë mbrojtës dhe duke reduktuar faktorët e rrezikut; Duke pasur parasysh se këto ndërhyrje përfshijnë partneritetin ndërmjet shtetit, komunitetit vendor dhe agjencive vendore; Të vetëdijshëm për dallimet rajonale dhe kombëtare në strukturat organizative dhe kushtet social-ekonomike në shtetet anëtare; Duke pasur parasysh se parandalimi i kriminalitetit është një pjesë thelbësore e një strategjie efektive gjithëpërfshirëse të kontrollit të krimit, si edhe politikave që ndikojnë në mirëqenien e fëmijëve; 89

Duke marrë parasysh rekomandimet e veta në sferën e parandalimit dhe kontrollit të delinkuencës, dhe në veçanti: Rekomandimin Nr.R (87) 19 për organizimin e parandalimit të krimit; Rekomandimin Nr.R (87) 20 për reagimet sociale ndaj delinkuencës së të miturve duke i'u referuar konkluzioneve dhe rekomandimeve të Konferencës së 19-të të Kërkimit Kriminologjik (1990) për "Strategjitë e Reja Sociale dhe Sistemin e Drejtësisë Penale"; Duke sjellë në mend rekomandimet në fushën e të drejtës familjare dhe sociale, dhe në veçanti, Rekomandimin Nr.R (90) 2 për masat sociale lidhur me dhunën në familje; Rekomandimi Nr.R (93) 2 për aspektet mjekësore-sociale të abuzimit të fëmijëve dhe Rekomandimi Nr. R (94) 14 për politika familjare koherente dhe të integruara; Duke pasur parasysh Konventën për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale dhe rekomandimet përkatëse sektoriale; Duke pasur parasysh Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kartën Sociale Evropiane, si dhe Konventën Evropiane për Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve; Duke pasur gjithashtu parasysh Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe Udhëzimet e OKB-së për Parandalimin e Delinkuencës ndër të Mitur (Udhëzimet e Riadit, të miratuara nga Rezoluta 45/112 e Asamblesë së Përgjithshme). U rekomandon qeverive të shteteve anëtare: - Të miratojnë dhe aty ku ato ekzistojnë, të promovojnë strategjitë kombëtare të ndërhyrjes së hershme psiko-sociale për parandalimin e kriminalitetit; - Gjatë formulimit të këtyre strategjive të udhëhiqen, nga parimet dhe masat e përcaktuara në shtojcën e këtij rekomandimi; dhe Ta sjellin këtë rekomandim dhe relacionin e tij në vëmendjen e të gjithë autoriteteve përkatëse dhe të interesuara dhe t i ftojnë ata që të marrin parasysh këto tekste gjatë hartimit të strategjive për të luftuar krimin në përgjithësi. Shtojca e Rekomandimit (2000)20 I. Përkufizime Për qëllime të këtij rekomandimi: - "Parandalimi i kriminalitetit" nënkupton masat dhe veprimtaritë që synojnë posaçërisht për të ulur gjasat e përfshirjes në sjellje të vazhdueshme kriminale në të ardhmen në krahasim me parandalimin e krimit e cili ka të bëjë me reduktimin e numrit dhe seriozitetin e veprave penale të kryera; - "Faktorët e rrezikut" nënkupton karakteristikat individuale apo social-ekonomike, kulturore, demografike dhe rrethana të tjera, të cilat rrisin mundësinë e përfshirjes në sjellje të vazhdueshme kriminale në të ardhmen; - "Fëmijët në rrezik" do të thotë personat nën moshën 18 vjeç të ekspozuar ndaj faktorëve të shumtë të rrezikut; 90

- "Ndërhyrje e hershme psikosociale" është çdo masë ose veprimtari që synon evidentimin e fëmijëve në rrezik dhe pakësimin e gjasave për përfshirjen e tyre në të ardhmen në sjellje të vazhdueshme kriminale; - "Faktorë mbrojtës" nënkupton disa faktorë social-ekonomike dhe kulturore, si dhe karakteristika individuale të cilat ndihmojnë për të mbrojtur fëmijët kundër mundësisë së përfshirjes në të ardhmen në sjellje të vazhdueshme kriminale; - "Përgjegjësi prindërore" nënkupton një sërë detyrash dhe kompetencash të cilat synojnë sigurimin e mirëqenies emocionale, morale dhe materiale të fëmijës, duke u kujdesur në veçanti për personalitetin e tij/saj, duke mbajtur marrëdhënie personale me të dhe duke siguruar arsimimin, jetesën, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurisë së tij/saj; - "Mbajtësit e përgjegjësive prindërore" nënkupton prindërit dhe persona të tjerë apo organe që kanë të drejtën të ushtrojnë disa ose të gjitha përgjegjësitë prindërore. II. Programet e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit I. Programet e ndërhyrjes së hershme psiko-sociale për të parandaluar kriminalitetin duhet të hartohen bazuar në interesin më të mirë të fëmijëve, familjeve dhe shoqërisë dhe në përputhje me normat ligjore ekzistuese. Ato duhet të respektojnë në mënyrë të veçantë jetën private dhe integritetin e fëmijëve dhe familjeve të tyre dhe të marrin parasysh parimet e proporcionalitetit, mos-stigmatizimit dhe mos-diskriminimit. 2. Programet duhet të përfshijnë një sërë masash të rëndësishme të cilat duhet të synojnë të adresojnë sa më shumë faktorë rreziku që të jetë e mundur në fushat kryesore të jetës së një fëmije, siç janë familja, shkolla (duke përfshirë arsimin parashkollor), bashkëmoshatarët dhe lagjjen, si edhe nxitjen e faktorëve mbrojtës. Ato duhet të përfshijnë masa për të mbështetur dhe forcuar familjet, promovojne lidhjen me shkollën, inkurajojnë sjellje të përgjegjshme shoqërore dhe të ndërtojnë lagje më të sigurta dhe më të bashkuara. 3. Masat të cilat synojnë adresimin e faktorëve të rrezikut duhet tu kushtojnë vëmendje të veçantë situatave të mëposhtme: - Vështirësi në të nxënë dhe hiperaktivitet/impulsivitet ; - Abuzim, neglizhim, prishja e marrëdhënieve midis prindërve dhe vendosja e fëmijës në një institucion përkujdesjeje; - Ngacmim nga bashkëmoshatarët, mungesa të vazhdueshme pa arsye, përjashtim nga ambienti shoqëror, rezultate të dobëta në mësime dhe mjedis i papërshtatshëm shkollor; - Diskriminim racor, papunësi e prindërve dhe privim afatgjatë; - Shoqërim me grupe bashkëmoshatarësh ose sekte me sjellje devijante, abuzim me substancat (ku përshihet edhe abuzimi me substancat nga prindërit), prostituim i fëmijëve, lypje dhe rrugaçëri. 4. Masat që synojnë promovimin e faktorëve mbrojtës duhet të nxisin veçanërisht: - aftësitë sociale dhe njohëse, vlerat dhe qëndrimet pro-shoqërore dhe aftësitë për të përballuar situatat; 91

- lidhjen e fortë me prindërit dhe vëllezërit e motrat, dhe rregulla e dënime të qarta, të qëndrueshme dhe joautoritare në shtëpi; - mjedis shkollor gjithëpërfshirës dhe përkujdesës me mundësi për të gjithë fëmijët për të qenë të suksesshëm; - lidhje të ngushta me bashkëmoshatarë dhe të rrituri pro-socialë jashtë shtëpisë; - lidhje me komunitetin lokal. 5. Për sa është e mundur, të gjitha ndërhyrjet duhet të bazohen në masa të cilat janë provuar shkencërisht se janë efektive, edhe pse duhet të lihet hapësirë për pak risi. 6. Duhet të sigurohet alokimi i burimeve të mjaftueshme për ndërhyrjen e hershme për parandalimin e kriminalitetit. III. Fëmijët në Rrezik 7. Për të dalluar fëmijët në rrezik, agjencitë kombëtare, rajonale dhe vendore duhet të ngrenë struktura dhe procese të përshtatshme, duke përfshirë ato për grumbullimin dhe ndarjen e informacionit të rëndësishëm duke siguruar respektimin e normave dhe parimeve ligjore përkatëse për mbrojtjen e të dhënave personale. 8. Të gjitha mjetet e projektuara për të dalluar dhe të trajtuar fëmijët në rrezik duhet të ndërmerren në interesin më të mirë të fëmijëve dhe në përputhje me të drejtat e mbajtësve të përgjegjësisë prindërore. 9. Këto mjete duhet të respektojnë të drejtat themelore të fëmijëve, të tilla si integriteti fizik dhe ai psikologjik apo të drejtën e privatësisë. Përjashtimet duhet të lejohen vetëm nëse ato shkojnë për përfitimin e drejtpërdrejt të fëmijës dhe janë të lejuara me ligj. 10. Prindërit dhe/ose mbajtësit e përgjegjësisë prindërore të fëmijëve në rrezik, duhet të informohen sa më shpejt që të jetë e mundur, përveç se kur kjo gjë është qartësisht e papajtueshme me interesin më të mirë të fëmijës. IV. Zbatimi 11. Duhet të gjenden zgjidhje me mjete legjislative si dhe me mënyra të tjera për të parashikuar një sërë programesh të gjera për ndërhyrje të hershme në parandalimin e kriminalitetit. 12. Promovimi dhe mbikëqyrja e zhvillimit të një strategjie për ndërhyrje të hershme i duhet besuar një grupi ndërministror apo një organi zyrtar/publik ndërdisiplinor. Ky grup ose organ apo autoritet duhet të përfshijë përfaqësues nga sektori vullnetar dhe ai privat si dhe nga ministritë përkatëse dhe partneritetet lokale. Grupi ose organi apo autoriteti duhet të jetë gjithashtu përgjegjës për vendosjen e standardeve si dhe për identifikimin dhe përhapjen e praktikave të mira. 13. Në zbatimin e ndërhyrjeve psikosociale, duhet të zbatohen parimet e mëposhtme: - Efektiviteti: Ndërhyrjet arrijnë qëllimet e dëshiruara, ndodhin në momentin e duhur dhe 92

niveli i burimeve përputhet me seriozitetin e rreziqeve të përcaktuara ; - Ndërhyrje minimale: Ndërhyrjet jena të përshtatshme dhe sa më pak cënuese që të jetë e mundur; - Proporcionaliteti: Ndërhyrjet janë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut; - Mos-stigmatizimi: Ndërhyrjet nuk fajësojnë apo turpërojnë fëmijën, familjen apo komunitetine tyre; - Mosdiskriminimi: Ndërhyrjet nuk bëjnë dallime mbi baza të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimi politik apo tjetër, origjina kombëtare apo sociale, përkatësia në një pakicë kombëtare, pronësia, lindja apo tjetër status. 14. Programet duhet të planifikohen, të jenë të bashkërenduara dhe të ofrohen nga partneritete lokale ku të tregohet qartë se kush është përgjegjës. Ato duhet të parashikojnë cilët janë përgjegjës për mirëqenien sociale, shëndetin dhe edukimin e fëmijëve. Nëse gjykohet e përshtatshme ato duhet të bashkëpunojnë ngushtë me agjencitë e tjera përkatëse siç janë mbrojtja e të rinjve, policia, si dhe me sektorin vullnetar dhe atë privat. 15. Partneritetet duhet të sigurojnë strukturat dhe proceset e duhura për të bërë të mundur vendim-marrjen efektive, alokimin e burimeve, caktimin e përparësive dhe zbatimin e programit. Ky i fundit duhet të përfshijë: - Konsultimin dhe angazhimin e komuniteteve lokale, fëmijët dhe familjet e tyre në lidhje me natyrën e problemit dhe zgjidhjet e mundshme; - Përdorimin e shërbimeve ekzistuese, ku edhe përfshihet rishpërndarja e burimeve ekzistuese, si dhe sigurimi i burimeve të reja aty ku janë identifikuar boshllëqe në ofrimin e shërbimeve; - Ndërtimin e një plan veprimi të bazuar, sa më shumë që të jetë e mundur, në njohuritë shkencore mbi atë se çfarë funksionon; - Vendosjen e objektivave realiste; - Monitorimin dhe rishikimin e ecurisë; dhe - Vlerësimin e rezultateve duke përdorur standardet e duhura dhe vlerësimin e efektivitetit të kostove. 16. Strategjitë për ndërhyrjen e hershme duhet të përfshijnë dispozita specifike për trajnimin fillestar dhe trajnimin gjatë punës për ata që janë përfshirë në bashkërendimin, ofrimin dhe vlerësimin e programeve. 17. Pjesëmarrja në programe duhet të organizohet në baza vullnetare ose kontraktuale. Pjesëmarrja e detyrueshme nga mbajtësit e përgjegjësive prindërore duhet të kërkohet vetëm në rastet kur ata nuk janë të gatshëm të përmbushin detyrimet e tyre dhe kusht që kjo të jetë në përputhje me kuadrin ekzistues ligjor dhe të mos bëjë të nevojshme dispozitat e së drejtës penale. 93

V. Përparësitë kërkimore 18. Për të rritur bazën aktuale të njohurive mbi natyrën e kriminalitetit dhe parandalimin e tij, duhet të alokohen fonde për hulumtim të veçantë mbi: - natyrën dhe shkallën e problemit të kriminalitetit; - rrezikun dhe faktorët mbrojtës që lidhen me kriminalitetin; vlerësime shkencore të raportit kosto-efektivitet të ndërhyrjeve për parandalimin e kriminalitetit, duke përfshirë procesin e zbatimit dhe të bashkërendimit të ndërhyrjeve nga të gjitha agjencitë në kohë. 19. Për të nxitur shkëmbimin e informacionit dhe njohurive mbi atë se çfarë e shkakton dhe çfarë e parandalon kriminalitetin dhe për ta vënë këtë informacion në dispozicion të politikë bërësve, duhet të gjenden mënyra për të përmirësuar bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar si brenda për brenda komunitetit shkencor ashtu edhe ndërmjet komunitetit shkencor dhe atyre që janë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e programeve parandaluese. 94