monitorimi i hapave të shqipërisë drejt barazisë gjinore: raport kërkimor rasti i kuotave gjinore në politikë

Similar documents
From the Pastor s Desk

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

ÇËSHTJET GJINORE DHE KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

MANUAL TRAINIMI PJESMARRJA E GRAVE DHE TË RINJVE NË VENDIM-MARRJEN LOKALE KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

XVII Sistemi i administratës publike

BAZAT E DISKRIMINIMIT

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Rinia në udhëkryq, cila është rruga?!

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

NJË ANALIZË E POLITIKËS SHQIPTARE PËR INTEGRIM

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Qytetare. Eficiencë. E mirë publike. Eficiencë. E mirë publike. Motivim. Përfshirje. Motivim. Eficiencë. E mirë publike. Shërbime.

E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Studime Themelore. Islami, Dr. Besfort Rrecaj

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

Tel: Tel:

Sjellja e politikave për sigurinë kombëtare dhe Gjinia

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Auditimi i prokurimit publik

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

RAPORT VLERËSIMI. Grupi i Ekspertëve: Av. Entila Zyba Dr. Blerta Çani Manjola Veizi Xheni UNWOMEN

Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

Gender & HIV/AIDS. Tekste të Rëndësishme, Studime rastesh Mjete, Udhëzues dhe Organizata

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

MEDIA SHQIPTARE DHE STANDARDET EVROPIANE

Transcription:

monitorimi i hapave të shqipërisë drejt barazisë gjinore: raport kërkimor Autorë: Prof. Dr. Edmond Dragoti Dr. Izela Tahsini M.Sc. Elona Dhëmbo M.Sc. Juliana Ajdini rasti i kuotave gjinore në politikë Tiranë, Mars 2011

Prepared in the framework of the Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans (RRPP), which is run by the University of Fribourg upon a mandate of the Swiss Agency for Development and Cooperation, SDC, Federal Department of Foreign Affairs. The views expressed in this report are those of the authors and do not necessarily represent opinions of the SDC and the University of Fribourg. Përgatitur në kuadrin e Programit të Promovimit të Kërkimit Rajonal në Ballkanin Perëndimor (RRPP), që realizohet nga Universitetit të Friburgut sipas mandatit të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Kooperim, SDC, Departamentit Federal të Punëve të Jashtme. Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë ato të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish opinionet e SDC-së dhe të Universitetit të Friburgut. Design & prepress: Creo Studio Shtypur në shtypshkronjën Dajti 2000

Tabela e përmbajtjes Abstrakti... 7 Hyrja... 9 Metodologjia... 11 Rishikimi i literaturës dhe debatit mbi kuotat gjinore... 13 Kuotat elektorale gjinore... 13 Frekuenca e kuotave gjinore... 15 Faktorët që inflencojnë në efektivitetin e kuotave gjinore... 16 Mbështetja e aktorëve dhe politika e kuotave...17 Kuadri ligjor shqiptar për barazinë gjinore... 18 Post-kuota në Shqipëri... 26 Analiza dhe gjetjet... 44 Rekomandimet...46 Referenca... 48

Një demokraci e vërtetë nuk mundet dhe nuk duhet të përjashtojë gratë Kështu që pyetja, nuk është pse gratë por pse jo gratë

Abstrakti Në Shqipëri, politika është një fushë ku ekzistojnë diferenca të thella gjinore të cilat vazhdojnë në mënyrë të qëndrueshme. Pavarësisht nga dispozitat e fundit ligjore (2008), të cilat kërkonin 30% të pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, zgjedhjet elektorale të Qershor 2009 sollën shifra shumë larg objektivit të synuar, me 23 gra parlamentare nga 140. Ky kërkim synon të adresojë pyetjen e mëposhtme kërkimore: Cilët janë faktorët influencues që ndihmojnë ose pengojnë procesin e zbatimit ligjor të kuotave gjinore? Çfarë do të thotë të zgjedhesh si grua e kuotave në Shqipëri? Është hipotezuar se: 1. Veprimet ligjore afirmative të tilla si kuotat sjellin rezultate të ndryshme në kontekste të ndryshme kulturore dhe politike dhe nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur objektivin e barazisë gjinore në politikë; 2. Pavarësisht nga ndikimi pozitiv që kuotat kanë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, janë të shoqëruara me pasoja për gratë politikane të kuotave. Të dhënat në dispozicion janë përdorur për të kuptuar situatën në Shqipëri dhe vende të tjera. Të dhënat parësore janë mbledhur me anë të mjeteve të kërkimit cilësor, domethënë intervista gjysmë të strukturuara, për të eksploruar shkaqet dhe rezultatet e kuotave gjinore në Shqipëri. Popullata e kërkimit përbëhet nga individë të zgjedhur qëllimisht, përfaqësues të të dyja gjinive, gra dhe burra që kishin hyrë me sukses në lista elektorale ose jo, që kishin arritur të bëheshin pjesë e parlamentit ose jo. Studimi arriti në konkluzionin se kuotat gjinore në Shqipëri kanë ndikuar pozitivisht në pjesëmarrjen e grave në politikë, gjë e cila është perceptuar si e tillë nga të gjitha kategoritë e popullsisë, edhe pse mendimet për natyrën e kësaj pjesëmarrjeje ndryshojnë ndërmjet këtyre kategorive. Duket sikur ekziston një qëndrim ndryshe, më skeptik nga ana e politikanëve kunddrejt kuotave gjinore, ndonjëherë edhe nga vetë gratë (të zgjedhua me kuota ose jo). Gjithashtu, pritshmëritë kunddrejt këtij grupi dhe grave politikane në përgjithësi, është I lartë dhe shpesh jo realist, nga burrat, nga vetë gratë dhe opinioni publik. Pjesëmarrësit kanë theksuar se një karrierë politike është më e qëndrueshme nëse zhvillohet gradualisht. Shumë intervistues kanë theksuar ndikimin e medias dhe shoqërisë civile në zbatimin e ligjit. Ndër arsyet e identifikuara për suksesin e kufizuar të zbatimit të kuotave elektorale është konsideruar mungesa e vullnetit politik në këtë aspekt, mangësi të legjislacionit dhe kodit elektoral, përpjekjet e kufizuara të organizatave të grave si grup dhe mbingarkesa e rolit. 6 7

Hyrje Njohja me kuotat gjinore mendohet se ka një efekt të konsiderueshëm në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në politikë. (Dahlerup, 2005, 2008; Pande dhe Kamal, 2009; Chen, 2009). Megjithatë, suksesi i tyre ndryshon gjerësisht në varësi të shteteve nga ato nordike me modelin në rritje (Dahlerup dhe 2005), te refuzimi total dhe më pas pranimi i ngadaltë i kuotave gjinore në Ballkan (Antic dhe Lokar, 2005). Në Shqipëri, politika është një fushë ku ekzistojnë diferenca të thella gjinore të cilat vazhdojnë në mnëyrë të qëndrueshme. Kjo kontraston me periudhën komuniste, ku gratë ishin shumë më mirë të përfaqësuara në arenën politike dhe në vetë parlamentin, edhe pse në realitet, burrat vazhdonin të ishin vendim-marrësit kryesor. Disa faktorë kanë kontribuar në rënien e përfaqësimit të grave nga 1990, duke përfshirë paragjykimin sociokulturor i cili ndikon kundër zgjedhjes së grave, natyra agresive e politikës i bën shumë gra të mos angazhohen në politikë, kultura mashkullore e shoqërisë, dhe niveli i ulët i vlerësimit të grave (Dhëmbo, 2007). Pavarësisht nga dispozitat e fundit ligjore (2008), të cilat kërkonin 30% të pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, zgjedhjet elektorale të Qershor 2009 sollën shifra shumë larg objektivit të synuar, me 23 gra parlamentare nga 140 apo 16.4% të vendeve në parlament. Me gjithë përpjekjet e disa kërkimeve të fundit për të adresuar mospërputhjet mes të dhënave empirike dhe objektivit të synuar, kjo çështje mbetet ende për t u eksploruar. Gjithashtu, gjetjet e kërkimeve të mëparshme janë përqendruar më shumë në të dhënat sasiore sesa ato cilësore. Për këtë arsye, ky projekt kërkimor i përbërë nga një ekip prej 4 kërkuesish socialë dhe ekspertë të cështjeve gjinore synon të adresojë këtë çështje. Për të përmbushur qëllimin e demonstrimit të (mos) suksesit të sistemit të kuotave në Shqipëri, studiuesit kanë eksploruar arsyet dhe pasojat që procesi kishte te «gratë e kuotave». Për këtë qëllim, janë përdorur të dhëna parësore dhe dytësore. 8 9

Metodologjia Qëllimi i kërkimit ishte: Të tregonte (mos) suksesin e sistemit të kuotave në Shqipëri, të eksploronte arsyet që qëndrojnë pas kësaj dhe të eksploronte pasojat që procesi ka tek gratë e kuotave. Projekti kërkimor synoi të adresonte pyetjet e mëposhtme kërkimore: Cilët janë faktorët influencues që ndihmojë ose pengojnë procesin ligjor të zbatimit të kuotave? Çfarë do të thotë të zgjedhesh si «grua e kuotave» në Shqipëri? Është hipotezuar se: Veprimet ligjore afirmative të tilla si kuotat sjellin rezultate të ndryshme në kontekste të ndryshme kulturore dhe politike dhe nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur objektivin e barazisë gjinore në politikë; Pavarësisht nga ndikimi pozitiv që kuotat kanë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, janë të shoqëruara me pasoja për gratë politikane të kuotave. Për të arritur qëllimin e kërkimit, ekipi ka eksploruar pasojat që procesi ka në gratë e kuotave dhe arsyet për këtë. Për këtë qëllim, përqasja metodologjike ka konsistuar në një kombinim të analizave së të dhënave parësore dhe dytësore. Të dhënat në dispozicion, të tilla si studime, raporte dhe dokumente ligjore, janë përdorur për të kuptuar situatën në Shqipëri dhe në vende të tjera. Në të njëjtën kohë, të dhënat parësore janë mbledhur me anë të mjeteve të kërkimit cilësor, pra intervista gjysmë të strukturuara për të eksploruar shkaqet dhe rezultatet e kuotave gjinore në Shqipëri. Popullata e kërkimit përbëhet nga individë të zgjedhur qëllimisht, përfaqësues të të dyja gjinive, gra dhe burra që kishin hyrë me sukes në lista elektorale ose jo, që kishin arritur të bëheshin pjesë e parlamentit ose jo. Këta individë ishin anëtarë të tre partive kryesore politike parlamentare, përkatësisht Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste, (të cilat 10 11

pse? gratë jo krijojnë grupe parlamentare). Ata ishin kandidatë (ose synonin të ishin të tillë) në qytetet e: Kukёsit, Shkodёrs, Dibёrs, Lezhёs, Tiranёs, Beratit, Fierit, Korçёs, Vlorёs, Gjirokastёrës, të cilët u përzgjodhën për të siguruar përfaqësim gjeografik. Në total, u realizuan 34 intervista gjysmë të strukturuara, me 18 gra dhe 16 burra, duke respektuar grupimet e mësipërme, siç tregohet në tabelën e mëposhtme Të dhëna të përgjithshme për të intervistuarit PARTIA PD 12 (7 gra, 5 burra) LSI 6 (3 gra, 3 burra) PS 16 (8 gra, 8 burra) Gjinia Fitues Jo Fitues Tërhequr Fitues Jo fitues Tërhequr Fitues Jo fitues Tërhequr Gra 4 3 - - 3-5 2 1 Burra 2 1 2 2 1-3 3 2 Intervista u pilotua përmes intervistimit të tri individëve. Këta individë nuk u përfshinë në kampionim dhe intervistat e tyre nuk u përdorën në procesin e analizës. Pas intervistimit, është marrë reagimi i kolegëve për të finalizuar instrumentin, përpara se të fillonte mbledhja e të dhënave. Të gjitha intervistat janë regjistruar, me pëlqimin e të intervistuarve. Secila intervistë zgjati 50-60 minuta. Të gjitha intervistat janë transkriptuar dhe të dhënat personale janë koduar, për të ruajtur privatësinë e pjesëmarrësve, të cilëve ju garantua konfidencialitet maksimal. Intervistat janë koduar manualisht, dhe kodet ishin të organizuar në kategori dhe kategori kryesore. Shtatë kategoritë kryesore që rezultuan nga procesi i analizës janë: 1. Zbatimi i procesit zgjedhor. 2. (Mos) Angazhimet e mëparshme politik 3. Modelet Politike 4. Faktorët që ndikojnë në implementimin e kuotave 5. Pritshmëritë për gratë në politikë dhe gratë e kuotave 6. Rezulatet e aplikimit të kuotave 7. Një vizion për ndryshim Popullata prej të cilës u zgjodh kampioni, përbëhet nga deputetë, apo gjithsesi persona të përfshirë në politikë, me një axhendë shumë të ngarkuar. Si rezultat, procesi i intervistimit ishte në sfidë e vazhdueshme për kërkuesit, gjë që çoi edhe në shtyrjen e finalizimit të studimit. Për të siguruar vlefshmërinë e të dhënave, u ndoq procedura e kontrollit të antarëve dhe gjetjet u kontrolluan nga tre antarë të intervistuar, të zgjedhur rastësisht. Gjithashtu u përdor edhe procedura e kontrollit të kolegëve, për të konfirmuar kategoritë e identifikuara nga studiuesit.

Rishikimi i literaturës dhe debate mbi kuotat gjinore Duke kërkuar nëpër historinë e kuotave gjinore, mund të thuhet se kanë qenë të shoqëruara me shumë pro dhe kundra. Në fakt, debatet rreth kësaj çështje ndryshojnë rrënjësisht për shkallën e ashpërsisë dhe kohëzgjatjes në hapësirë dhe kohë. Kuotat nuk janë të pranuara gjerësisht dhe / ose të promovuara nga të gjithë, nuk ka unitet në këtë aspekt madje edhe midis vetë grave. Këto tendenca të zhvillimit të historisë së kuotave gjinore siç pohon Bachi (2006), janë të vlefshme për demokracitë e vjetra dhe të reja. Kështu, debatet që pasuan prezantimin e kuotave gjinore në kuadrin ligjor shqiptar dhe atyre që shoqërojnë zbatimin dhe rezultatet e tyre janë të gjitha brenda pritshmërive. Në këtë seksion jemi përpjekur të mbulojmë dhe paraqesim një pasqyrë të përgjithshme të literturave bazë dhe debateve mbi kuotat gjinore në nivel ndërkombëtar, si dhe njohjen e lexuesit me kontekstin shqiptar në këtë drejtim. Kuotat elektorale gjinore Kuotat janë paraqitur shpesh si veprime afirmuese, me synimin për të ngushtuar hendekun e përfaqësimit të burrave dhe grave në politikë. Argumentet mbështetëse për këtë veprim afirmues, janë mbështetur kryesisht në tezat dhe përqasjet e mundësive të barabarta dhe të drejtave të njeriut. Duke pasur parasysh se veprimet afirmative janë përshkruar si qëllim drejt barazisë së rezultateve në vend të barazisë së mundësive, kuotat janë justifikuar si veprime afirmative që kontribuojnë drejtpërdrejt me barazinë e rezultateve. Megjithatë, është pikërisht ky dimension që i bën ata të përballen me më shumë rezistencë sesa ato veprime afirmative që synojnë kryesisht barazinë e mundësive. Çështje të tilla si, barazi, përfaqësim dhe të drejta janë sfiduar nga argumente të bazuara kryesisht në meritat. Merita është një koncept kyç që nxit shumicën e argumenteve të kundërta. Argumente të tilla kanë qenë përdorur gjerësisht për të kundërshtuar kuotat dhe mbështetësit e tyre argumentojnë se postet duhet të përmbushen në bazë të meritave, të cilat mund të maten lehtësisht. Pozicioni klasik liberal i trajtimit të barabartë të njerëzve të ndryshëm është një shembull tipik i kësaj. Megjithatë, kjo është një përqësje gjinore e verbër dhe kur është e përshtatshme një përqasje racor ose etnik, e verbër. Shumë forma të kuotave zgjedhore në fakt mbajnë aspekte të parimit të meritës, për shembull sistemi zinxhir, ku burrat dhe gratë janë të listuar në mënyrë alternative në listën e partisë shpesh përfshin një provë të meritave në raundin e parë (Teigen 2000, f.73). Për këtë arsye, ajo mund të thuhet se kritere shtesë dhe / ose procedurat që tentojnë të sigurojnë barazinë e rezultateve jo domosdoshmërisht janë kundër ose reduktojë zbatueshmërinë e sistemit të meritave. Aktualisht, ka një nivel më të madh bashkëpunimi për masat e mundësive të barabarta, duke përfshirë reforma të tilla si aftësi trajnimi për gratë, 12 13

pse? gratë jo ndihma financiare dhe forma të largimit për të ofruar përkujdesje siç është leja e lindjes (Norris 2003, p. 3) në vend të veprimeve afirmative në politikë dhe vendim-marrje. Gjithesesi, sistemi I kuotave është me I lehtë për t u justifikuar kur përdoret në sistemin elektoral sesa në fusha të tjera. Kjo kryesisht për shkak të pritshmërisë që qeveritë dhe përfaqësuesit duhet të lidhen me njerëzit deri në një farë shkalle (Blacchi 1996; Bacchi, 2006). Që do të thotë që nëse gratë përbëjnë 50% të elektoratit, pritet që ato të përfaqësohen në parametra të ngjashëm (edhe pse, në këtë drejtim janë zbatuar kuotat me një zbritje zakonisht në 30%). Në fakt, Një demokraci e vërtetë nuk mund dhe nuk i përjashton gratë (Gratë Socialiste Ndërkombëtare, 1998). A mundet një sistemi politik të quhet demokraci nëse gjysma e elektoratit nuk është e përfaqësuar në mënyrë të barabartë? Në shumë vende, megjithë debatet e panumërta, kuotat janë pranuar dhe zbatuar. Në Brazil sot kuota është më shumë se një I ri instrument në luftën e grave për barazi dhe ndërtimin e një demokracie të vërtetë, është thelbësore për drejtësinë. (Gruaja braziliane Marta Suplicy cituar në Htun dhe Jones 2002, f.34). Në kuadër të përfaqësimit politik të mbrojti të qënurit i mbrojtur si qënie njerëzore (fq. 38) I bën kuotat më se të justifikuara. Megjithatë, siç u përmend edhe më lart kuotat nuk janë të mbështetura gjërësisht as nga vetë gratë. Ka kritika që vijnë nga feministe si Nancy Fraser. Në punën e saj të vitit 1997 ajo argumentonte se reforma të tilla, si kuota zgjedhore, janë të kufizuara në potencialin e tyre duke qënë se ato portretizojnë klasën më të pafavorshme, si trashëgimisht të mangët, të pangopur, që ka gjithnjë e më shumë nevoja (f.115). Në fakt, Rekomandimet e Përgjithshme e nenit 4 (1) të CEDAW theksojnë se problemi qendror është privilegj ekzistues i burrave, në vend të disavantazhit të grave. Ky është një aspekt i rëndësishëm që duhet të jetë i qartë dhe të përforcohet. Për ta qartësuar këtë pikë, Mary Teigen (2000) propozon tre strategji. Së pari, ajo sugjeron se duhet të ketë një ndryshim të fokusit nga diskriminimi në të drejtën për t u trajtuar si të barabartë. Së dyti, ajo pretendon se duke theksuar kontributin e veçantë të grave në një fushë të dominuar nga meshkujt do të jetë shumë më e dobishme për kauzën. Dhe e treta, ajo sugjeronte që për barrën e detyrës të transferohej nga ato që advokonin barazinë në ato që mbronin gjendjen ekzistuese. Kështu, pyetja nuk duhet të jetë Pse gratë?, por Pse jo gratë?. Një qasje që Anne Phillips (1995, f.81) e quan një argument negativ i drejtësisë. Pavarësisht rezistencat, kuotat janë aplikuar në vende dhe kontekste të ndryshme dhe efikasiteti i tyre ndryshon shumë. Kjo ka frymëzuar një sërë kërkimesh dhe debatesh mbi rëndësinë që ky element ka në proceset demokratike, në të cilat gratë tentojnë të futen, por a janë cështjet gjinore të advokuara mjaftueshëm nga grupi që arrin të bëhet pjesë e tyre dhe a duhet të jemi të kënaqur me përfaqësimin e thjeshtë numerik dhe kështu me rradhë. Disa studiues janë përpjekur të identifikojnë kushtet e nevojshme për t u plotësuar për të kaluar përtej një përfaqësimi të thjesht numerik. Ata përfshinë natyrën e shoqërisë civile dhe vendin, fuqinë e lobimit për barazisë gjinore nga ana e shoqërinë civile, natyrën e sistemit politik-thellësia e demokracisë procedurale dhe të pavarur, organizimi i konkurrencës politike (numri dhe natyra e partive), natyra dhe fuqia e shtetit (është në zhvillim, a ka decentralizim) (Goetz dhe Hassim 2003, f. 5-6) Megjithatë, studiuesit dhe kërkuesit janë të in-

teresuar të dinë më shumë për efektet e kuotave. Nganjëherë gratë shikohen si më pak politikane, sidomos në ato raste kur vende të reja krijohen për to (ref??). Një dilemë e vazhdueshme ngrihet në mes: Gratë thjesht do të përfshihen? apo Ato do të shndërrohen në burra të politikës?. (Das 1998; Lovenduski dhe Stephenson 1999, f. 10; Siim 2000, f. 41) Gratë kanë të drejtën për të qënë qytetare të barabarta dhe për të pasur të drejta të barabarta, por shqetësimi mbetet në lidhje me shkallën në të cilën kuotat përshtaten apo sfidojnë konceptet mbizotëruese të qytetarisë. Sigurisht, mbështetësit e kuotave pretendojnë se ato janë të papërshtatshme në qoftë se përjashtojnë gjerësisht gratë nga negociatat vendimtare mbi kuptimin e qytetarisë dhe mbi marrëveshjet institucionale të dëshiruara për jetën sociale. Në aspektin e qytetarisë, lidhja publike private është vecanerisht e rëndësishme. Në vendet e Evropës Lindore ku çmontimi i komunizmit nënkuptonte zvogëlimin e të drejtave sociale dhe rritjen e mbështetjes te familja, gratë po përpiqen të ngrenë një kërkesë për njohjen e sferës së brendshme (Havelkova, 2000). Kuotat zgjedhore për gratë në mënyrë të qartë përfshijnë një kërkesë për rritjen e pjesëmarrjes së grave në aktivitetet e sferës publike. Kjo shpjegon një pjesë të ambivalencës së grave të Evropës Lindore. Frekuenca e kuotave gjinore Një vështrim mbi shtete të ndryshme tregon ekzistenca të ndryshme të kuotave, ta varur nga një sërë faktorësh. Si një rregull i përgjithshëm, sistemet proporcionale të përfaqësimit me MMDS të mëdha, funksionojnë më mirë kur bëhet fjala për krijimin e legjislaturave përfshirëse dhe përfaqësuese të pakicave dhe të grave. Matland (2006) shpjegon një lidhje reciproke mes frekuencës së kuotave dhe llojit të kuotave, nivelit të demokracisë në vend dhe sisitemeve elektorale. Nivelet e demokracisë në vend ndryshojnë nga jo-demokratike, në gjysmë-demokratike dhe demokratike, bazuar në renditjen e Freedom House të vitit 2004, të referuara nga Matland, (2006). Vetëm 3,7% e vendeve demokratike me sisteme zgjedhore SMD kanë kuota ligjore, dhe 18% (akoma e ulët) e atyre me sisiteme zgjedhore MMD kanë të tilla. Përqindjet rriten dhe dallimi mes SMD dhe MMD mbetet për vendet gjysmë-demokratike (20% kundrejt 36,4%). Situata është e kundërt në vendet jo-demokratike, 18,5 kundrejt 6,7%, kështu që ka frekuencë më të madhe të kuotave në vendet SMD. Matland (2006) pohon se fuqia e partive politike është një prej ndikimeve në këtë korrelacion mes frekuencës dhe niveleve të demokracisë. Kuotat ligjore në mënyrë të konsiderueshme kufizojnë aftësinë e zyrave lokale të partisë për të zgjedhur kandidatët, sidomos në SMD. Pra, në demokracitë e qëndrueshme, partitë lokale luftojnë përpjekjet e qeverisë për të preznatuar kuota kuptimplota ligjore. Në vendet gjysmë-demokratike, pushteti për të zgjedhur kandidatët është ende i centralizuar prandaj ka më pak rezistencë nga periferia, pasi ata nuk janë duke humbur fuqinë e mëparshme. Sidomos në SMD, kur procedurat e emërimit janë bërë në nivel qëndror për të gjitha rrethet, partitë i shohin kuotat si më pak 14 15

pse? gratë jo barrë, sepse ata mund të mendojnë për veten e tyre nëpërmjet krijimit të një propozimi kombëtar kandidimi. Gjithashtu, niveli i demokracisë ndikon jo vetëm frekuencën e kuotave, por edhe formën e tyre. Në përgjithësi, sa më demokratik të jetë vendi, aq më shumë të ngjarë ka që të adaptojë kuotat e parties në vend të kuotave ligjore, që ndryshojnë nga 50% kundrejt 14.3% në vendet demokratike, nga 24.5% kundrejt 30,2% në vendet gjysmë-demokratike, nga 9,5% kundrejt 14,3% në vendet jo-demokratike. Matland (2006) mbështet Tripp, Konate dhe Loëe-Morna (2006), në sugjerimin e tyre që shtetet gjysmë-demokratike I shohin si tërheqëse kuotat ligjore, sepse ata mendojnë se do të shihen si më demokratikë. Ata gjithashtu nuk përballen me të njëjtë rezistencë si në vendet demokratike. Nga ana tjetër, partitë janë më pak të prirura të adapotojë kuotat në vendet gjysmëdemokratike - ata janë më konservatorë në vlerat gjinore, prandaj ka më pak iniciativa dhe avantazhe politike për promovimin e barazisë gjinore. Faktorët që influencojnë efektivitetin e kuotave gjinore Deri tani, kuotat gjinore në politikë janë zbatuar në më shumë se 100 shtete. Gjithsesi, nuk ka pasur një rritje uniformë për të shoqëruar këtë process në të gjitha vendet. Megjithë kërkimet e konsiderueshme në këtë fushë, arsyet për këto ndryshime nuk janë kuptuar mirë akoma. Studimet e rasteve janë të rëndësishme në këtë drejtim, sidomos kur është fjala për të kuptuar motivet e miratimit e tyre dhe specifikave në zbatim. Edhe kur kuotat janë vendosur, në një mënyrë ose në një tjetër, efektiviteti I përfaqësimit të grave ndryshon, për shkak të disa faktorëve: Mandatet ligjore ose rregullat e partisë mund të shkruhen në mënyrë të tillë që një parti mund të pajtohet me ligjin ose rregullat e partisë, pa zgjedhur një numër domethënës grash. Ligji ose rregullat e partisë injorohen nga palët dhe nuk ka asnjë sanksion për të parandaluar këtë. Edhe kur gratë zgjidhen, janë trajtuar si ligjvënëse të klasit të dytë, ose që kuotat veprojnë si një tavan, jo si nivel për t u rritur (Dahlerup, 2006). Efektiviteti i kuotave mund të analizohet në mënyrë të dobishme në lidhje me procesin e rekrutimit. Llojet e ndryshme të kuotave ndikojnë ndryshe në hapat e procesit të rekrutimit legjislativ. Matland dhe Montgomery (2003) përshkruajnë tre hapa të veçantë të këtij procesi si: 1. Lëvizja e individëve të pranueshëm në aspirantë. Në studimet demokratike ambicia dhe burimet e individit ndikojnë në këtë hap. 2. Lëvizja nga aspirantë në kandidatë, ndikimet nga rregullat e partisë, normat dhe sidomos besimet në lidhje me kandidatët më të mundshëm për të fituar votat e partisë 3. Lëvizja nga kandidatë në të zgjedhur. Aspirantët e kuotave, kuotat e fazës së parë, (të tilla si parti kombëtare që kërkojnë parti lokale për ta konsideruar gruan si një kandidate) janë gjetur vetëm në mesin e demokracive të industrializuara me sistem zgjedhor SMD, dhe pse një mjet i dobët, me evidenca të kufizuara të suksesit, janë një nga paktat mundësi, në traditën e autonomisë lokale

dhe kontrollit lokal të emërimeve (Gallagher, 1988). Kandidatët e kuotave (ato ligjore apo të partisë), kuotat e fazës së dytë dhe lloji më i zakonshëm, kërkojnë listën e partisë për të përfshirë një pjesë prej 5, 10% për barazi, gati ekskluzivisht në sistemet MMD elektorale, zakonisht të përfaqësimit proporcional, herë pas here e sistemeve të përziera. Ky lloj është konsideruar një mjet i fuqishëm, por që nuk është i mjaftueshëm. Sipas Htun dhe Jones (2002), katër kushte janë të nevojshme, që këto kuota të jenë efektive: 1. Shtrirja e gjërë e rrethit (nr. i vendeve të zgjedhura për çdo rreth) 2. Listat e mbyllura të përfaqësimit proporcional 3. Një kërkesë vendndodhjeje (që ligji të jetë efektiv, një vendosjeje mandati, sigurimi i faktit që gratë të marrin përfaqësimin e nevojshëm në të gjithë listën nëse kërkohet) 4. Mirëbesim nga ana e partive politike Është theksuar fakti se përfaqësimi proporcional ka një rekord më të mirë në zgjedhjen e grave sesa sistemi mazhoritar i thjeshtë. (Rule dhe Zimmerman 1994, Squires 1996, 86; Matland, 1998). Matland (2006), thekson se edhe pse, kushtet e mësipërme janë të mjaftueshme, por jo të nevojshme, do të thotë se edhe nëse plotësohet një kusht, mund të prodhojë kuota efektive (si në rastin belg, ku në mirë-besim midis palëve, në përgjigje të një lëvizje shumë aktive të grave brenda dhe jashtë partive, prodhoi një përfaqësim të lartë të grave). Vendet e kuotatve të rezervuara, hapi i tretë, kërkon që një numër i caktuar i vendeve të parlamentit të mbahet nga gratë, dhe duhet të jetë pjesë e kushtetutës apo kodin zgjedhor. Sipas Matland (2006), ndonëse kjo lloj kuote është një përgjigje për emërimet në sistemet SMD, problem i saj i legjitimitetit, (sepse shpesh MP nuk janë të zgjedhur direkt nga qytetarët) e bën më të vështirë për gratë në vendet e rezervuara,për të marrë pushtet gjatë mandatit të tyre. Mbështetja e aktorëve dhe politika e kuotave Mënyrat me të cilat elitat kërkojnë për të zvogëluar ndikimin e kuotave nëpërmjet refuzimit pasiv për ti zbatuar ato drejt një përpjekje më aktive, për të shkatërruar efektet e tyre të qëllimshme (Araújo 2003, Holli, Luhtakallio dhe Raevaara 2006, Murray 2004), duke përfshirë mashtrim në shkallë të gjerë elektorale dhe frikësimin e gjerë të femrave kandidate (Delgadillo 2000, Human Rights Ëatch 2004). Aktorë të tjerë përfshijnë organizatat e grave brenda dhe jashtë partive, të cilat ushtrojnë presion tek elitat në përputhje me dispozitat e kuotave, shpërndarje e informacionit mbi rregulloret e kuotave të elitës dhe votuesve, dhe kandidatet femra të trajnuara për të negociuar pozita më të mira në listat e tyre partiake (Durrieu 1999; Lokar 2003; Sainsbury 1993) gjykatat kombëtare dhe qytetarëve të zakonshëm. 16 17

pse? gratë jo Besides the identified difficulties in quota effectiveness, ëe take the stand of Goetz and Hassim (2003:5) that descriptive representation may be a necessary first step to the institutional representation that is required if substantive representation is to be achieved. Thus ëe look at hoë this first step ëas implemented in Albania. Përveç vështirësive të identifikuara në efektivitetin e kuotave, ne marrim qëndrimin e Goetz dhe Hassim (2003:5) se përfaqësimi përshkrues mund të jetë një hap i nevojshëm për përfaqësimin institucional që kërkohet nëse duam të arrimë një përfaqësim thelbësor Kështu ne shohim se si ky hap i parë ka gjetur zbatim në Shqipëri. Kuadri ligjor shqiptar mbi barazinë gjinore Shqipëria ka nënshkruar shumicën e dokumenteve ndërkombëtare që garantojnë barazinë gjinore (duke përfshirë CEDAË, Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave). Parimet e barazisë gjinore janë pjesë e dispozitave më të rëndësishme ligjore të Shqipërisë duke përfshirë Kushtetutën, si dhe të ligje të veçanta dhe strategji kombëtare që synojnë të arrijnë barazinë gjinore në shoqëri dhe të minimizojnë dhunën në familje dhe atë me bazë gjinore. Që nga viti 2004, edhe pse i rishikuar në 2008, një ligj i veçantë mbi Barazinë Gjinore në Shoqëri, është në fuqi në Shqipëri, i cili kërkon mundësi të barabarta për burrat dhe gratë në arsim, punësim, në procesin e vendim-marrjes, politikë dhe media. Përveç kësaj, nga viti 2006, Shqipëria ka aprovuar një ligj specifik për dhunën në familje duke specifikuar detyrat dhe përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm, përfshirë këtu edhe policinë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, nga Shkurti 2010 Shqipëria ka miratuar ligjin nr. 10 221, Për mbrojtjen nga diskriminimi. Më poshtë është një përmbledhje e kuadrit aktual ligjor shqiptar për barazinë gjinore në përgjithësi, duke përfshirë edhe kuotat gjinore.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (1998) Sanksionon mbrojtjen e të drejtave dhe li-rive të inidividit dhe ndalimin e diskriminimit. Gjithashtu ofron një mbrojtje të vecantë për familjen, fëmijët, të rinjtë, gratë shtatëzana dhe gratë e reja. Neni 18 I saj përcakton: Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të diskriminohet pa- drejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive. Kodin Penal (1995) Siguron barazinë midis burrave dhe grave në të gjitha fushat e jetës, shëndetit, pronës dhe dinjitetit. Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale mbrojnë burrat dhe gratë në të njëjtën masë dhe i konsideron përgjegjës për kryerjen e veprave penale pa asnjë dallim. Por kjo nuk e përshkruan dhunën në familje si një rrethanë (specifike) cilësuese në vepra të caktuara, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale të dhunshme, goditjen dhe vepra të tjera dhune, vrasje, plagosje dhe ngacmime. Kodi Civil (2001) Jep gruas të drejta të barabarta në të gjitha proceset ligjore, të tilla si e drejta për të ngritur padi kundër dikujt apo për t u gjykuar. Kodi Civil dhe Kodi i Procedurës Civile njeh zotësinë ligjore të grave që në lindje dhe zotësi juridike për të vepruar, pasi arritjes së moshës madhore, njëlloj si burrat në lidhje për shembull me të drejtën e vendbanimit, të drejtën për të mbajtur mbiemrin e familjes dhe e drejta e dhënë pas lindjes. Por, për rastet e dhunës në familje ai nuk përmban dispozita të veçanta për të siguruar një rrugë efektive që viktimat të marrin dëshpërblimin për dëmin moral dhe material që kanë pësuar. 18 19

pse jo gratë? Kodi i Punës (2003) Njeh të drejta të barabarta punësimi për burrat dhe gratë. Gjithashtu njeh të drejta të barabarta për burrat dhe gratë për të zgjedhur lirisht profesionin e tyre, të drejtën për shpërblim të barabartë për punë me vlerë të barabartë, dhe të drejtën për pushime vjetore të paguara. Ky Kod i inkurajon punëdhënësit për punësimin e grave dhe vajzave punëkërkuese. Kodi i Familjes (2003) Njeh të drejta të barabarta për burrat dhe gratë, të cilët pas moshës 18 vjeç, janë të lirë të martohen, të ndjekin të njëjtën procedurë për zgjidhjen e martesës; të kenë të drejta dhe detyrime të barabarta në martesë, në familje, për rritjen dhe kujdesin e fëmijëve. Neni 62 i Kodit të Familjes parashikon largimin e burrit të dhunshëm nga shtëpia, duke lënë të kuptohet që dhuna kryhet nga një bashkëshort kundërdrejt tjetrit, e jo dhunë kundër anëtarëve të tjerë të familjes. Ligji i Shëndetit Riprodhues (2002) Mbështet dhe garanton të drejtat riprodhuese të grave. Në nenin 1 të këtij ligji shprehet se Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimtarive që zhvillohen në fushën e shëndetit riprodhues, në institucionet shëndetësore publike dhe private, mbron të drejtat riprodhuese të individit e të çiftit dhe siguron mbrojten e të drejtës riprodhuese të cdo inividi në përputhje me ligjet dhe politikat e parimeve të tjera ndërkombëtare. Gjithashtu në këtë ligj deklarohet se Çdo grua, e lirë dhe e përjashtuar nga çdo formë e diskriminimi, detyrimi dhe dhune, ka të drejtën për të kontrolluar dhe për të vendosur lirisht të gjitha çështjet që lidhen me seksualitetin e saj dhe shëndetin e saj seksual dhe riprodhues. Ligji për Barazinë Gjinore në Shoqëri (2004) Thekson vendosjen e të dyja sekseve në pozita të barabarta në aspektin e punësimit, arsimimit, vendim-marrjes, kundër diskriminimit dhe ngacmimit seksual. Përveç kësaj, ky ligj parashikon ndëshkimin ligjor, nëse ka shkelje të tij.

Ligji për Masat kundër Dhunës në Familje (2007) Ky ligj është një pjesë thelbësore e kuadrit antidiskriminues të legjislacionit shqiptar, hartuar në vazhdën e zbatimit të akteve të detyrueshme ndërkombëtare, të tilla si CEDAË, apo akte të tjera të miratuara nga Bashkimi Europian. Ky ligj u paraqit në Kuvend si një nismë e 20.000 qytetarëve shqiptarë. Qëllimi i këtij ligji është: Për të parandaluar dhe reduktimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj nga masat e duhura ligjore Të garantojë mbrojtjen me anë të masave ligjore të pjesëtarëve të familjes të cilët janë objekt i dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të fëmijëve, të moshuarve dhe të paaftëve. Ligji mbi Barazinë Gjinore në Shoqëri (2008) Fushat e përfshira në këtë ligj përfshijnë pjesëmarrjen në procesin e vendim-marrjes, mbrojtjes dhe trajtimit të barabartë në marrëdhëniet e punës, arsimit dhe trajnimit si dhe në media. Qëllimi i këtij ligji është: Për të siguruar mbrojtje efektive nga diskriminimi gjinor, si dhe çdo formë tjetër të sjelljeve, që inkurajojnë diskriminimin gjinor; Përcaktimi i masave për të garantuar mundësi të barabarta midis burrave dhe grave për të eleminuar diskriminimin me bazë gjinore të çdo forme; Të përcaktojë përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore, qendrore dhe lokale për zhvillimin dhe zbatimin e ligjeve dhe politikave në mbështetje të inkurajimit të barazisë gjinore në shoqëri. Neni 8 thekson masat e veçanta të përkohshme: 1. Masat e veçanta të përkohshme përfshijnë kuotat për të arritur përfaqësim të barabartë gjinor, rritjen e pjesëmarrjes së gjinisë më pak të përfaqësuar në vendimmarrje dhe në jetën publike, fuqizimin ekonomik dhe të pozitës së personave të secilës gjini në fushën e punës, përmirësimin në mënyrë të barabartë të nivelit arsimor, si dhe masa të tjera në çdo fushë, ku personat e njërës gjini nuk gëzojnë pozitë të barabartë me personat e gjinisë tjetër. 2. Nuk përbëjnë diskriminim për shkak të gjinisë rastet kur organet shtetërore marrin masa të veçanta të përkohshme, përfshirë edhe dispozita ligjore, që synojnë përshpejtimin e vendosjes së barazisë faktike ndërmjet femrave dhe meshkujve. Këto masa duhet të pushojnë së ekzistuari sapo të jenë arritur objektivat e barazisë gjinore, për të cilat janë krijuar. 20 21

pse? gratë jo Në pjesën e tretë të ketij ligji, Pjesëmarrja e Barabartë Gjinore në Porcesin e vendimmarrjes, gjejmë nenin 15 që pohon: Pjesëmarrja në procesin e vendimmarrjes 1. Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe në institucionet e tjera publike arrihet kur: a) sigurohet përfaqësim në masën mbi 30 për qind për secilën gjini, përfshirë edhe në organet e tyre drejtuese; b) sigurohet respektimi në mënyrë të njëjtë për secilën gjini i procedurave dhe kritereve të konkurrimit, gjatë emërimit në këto organe; c) sigurohet përfshirja mbi 30 për qind e secilës gjini në listën e kandidatëve për zgje-dhjet në organet përfaqësuese vendore; ç) sigurohet përfshirja jo më pak se 30 për qind e secilës gjini në listën e kandidatëve të paraqitur nga partitë politike për sistemin proporcional për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; d) sigurohet përfshirja mbi 30 për qind të secilës gjini në organet administruese të procesit të zgjedhjeve qendrore dhe vendore. 2. Partitë politike përcaktojnë mënyrat dhe masat për të përmbushur kërkesat e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni. 3. Partitë politike paguajnë një gjobë deri në një të dhjetën e fondit shtetëror për financimin e fushatës zgjedhore, nëse shkelin dispozitat e këtij neni, deri në ndreqjen e shkeljes. Strategjitë Kombëtare për Barazinë gjinore dhe dhunën në familje (2007 2010) Strategjia është konceptuar në dy pjesë: Barazia Gjinore dhe Lufta kundër Dhunës në Familje, të cilat janë të ndërthurura ngushtë me njëra tjetrën, por kanë edhe specifikat e tyre. Drejtimet kryesore të Strategjisë janë përcaktuar mbështetur në kushtet aktuale të vendit, sidomos problemeve më shqetësuese me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Strategjia synon : të arrijë barazinë gjinore në Shqipëri, nëpërmjet integrimit të perspectives gjinore në të gjitha aspektet e hartimit dhe zbatimit të politikave. Kjo do të thotë pjesëmarrje e barabartë grave dhe vajzave, burrave dhe djemve ne jeten sociale, ekonomike e politike te vendit, si dhe mundësi të barabarta për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre dhe për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në dobi të shoqërisë; të përmirësojë mbrojtjen, reagimin e sistemit të drejtësisë dhe mbështetjen për viktimat e dhunës në familje, si dhe të vendosë një fokus më të qartë në parandalim, duke adresuar shkaqet e dhunës dhe abuzimit në familje.

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (2008) Qëllimi i këtij Kodi është të përcaktojë rregullat për përgatitjen, zhvillimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, zgjedhjet vendore dhe referendumet, si edhe shpalljen e rezultateve të tyre. Ky Kod rregullon afatet, procedurat dhe kompetencat për regjistrimin e subjekteve zgjedhore. Për listën e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive neni 67 thotë: 1. Partia politike, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, kandidati për kryetar komune apo bashkie dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ. 2. Partia politike, pjesëtare e një koalicioni, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore lista e kandidatëve regjistrohet në KZAZ. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ. 3. Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore ose kandidati për këshillat e bashkisë dhe komunës nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish. Bëjnë përjashtim nga ky rregull kryetarët e partive politike që konkurrojnë veçmas apo si pjesëtarë të një koalicioni, të cilët mund të kandidojnë në një apo më shumë zona zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend. 4. Emrat në listën e partisë paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor më vete ose e partive të koalicionit në tërësi nuk duhet të jetë më i vogël sesa numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për partitë pjesëtare të koalicionit numri i kandidatëve për partinë nuk duhet të jetë më i vogël sesa gjysma e mandateve që zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për listat shumemërore për këshillat e bashkisë dhe komunës zbatohet i njëjti rregull. 5. Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t i përkasë secilës gjini. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore një në çdo tre emra në listë duhet t i përkasë secilës gjini. 6. Mospërmbushja e njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen, në lidhje me përbërjen e listës shumemërore për zgjedhjet në Kuvend, sjell si rrjedhojë refuzimin e listës nga KQZ-ja. Mosrespektimi i kushtit të përcaktuar në pikën 5 të këtij neni, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, ndëshkohet sipas nenit 175 të këtij Kodi. (Kur subjekti elektoral dështon në përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në fjalinë e fundit të pikës 6 të nenit 67 të këtij Kodi, dënohet me gjobë prej 30 000 lekë nga KQZ-ja për cdo zonë zgjedhore). 22 23

Analiza dhe gjetje

pse? gratë jo Post kuota në Shqipëri Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 u aplikua për hërë të parë kuota gjinore në Shqipëri, edhe pse prezantimi i tyre ligjor daton në Qershor 2008 1, si pjesë me përforcimin e një ligji të veçantë mbi Barazinë Gjinore në Shoqëri. Pavarësisht nga debatet e shumta pro dhe kundër në prezantimin e kuotave gjinore në shoqërinë shqiptare, kuota gjinore janë bërë më në fund pjesë e një ligji specifik për Barazinë Gjinore në Shoqëri në korrik 2008, si dhe si pjesë e kodit të ri zgjedhor në Dhjetor 2008. Përpjekjet e aktorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë në avancimin e barazisë gjinore në Shqipëri u shpërblyen (në një shkallë të caktuar) me futjen e ligjit për Barazinë Gjinore në Shoqëri. Megjithatë, zbatimi është shpesh ajo që ka rëndësi më të madhe. Megjithëse parlamenti shqiptar përjetoi, me rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, shkallën më të madhe të pjesëmarrjes së grave që nga koha e komunizimit, rezultati është ende larg objektivit të vendosur nga ligji. Zbatimi i tij në varg me dispozitat e kodit të ri elektoral në listat e kandidatëve rezultoi si më poshtë: Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2009 Kandidatët Prej të cilëve: Subjektet Nr.total i Gra Kandidatë të pavarur politike kandidatëve Totali % Totali Gra 9 1,143 356 31 12 2 Fituesit 6 140 23 16,4 1 0 Burimi: CCE Buletini i zgjedhjeve parlamentare 2009 Me gjithë mospërputhjet e thella të përfaqësimit të grave dhe burrave (që karakterizon jo vetëm jetën parlamentare, por edhe jetën politike dhe vendimmarrëse në Shqipëri), është treguar se nga 7% gra në Parlamentin e 2005 kemi shkuar në 16.4% në 2009, ndërkohë 30% i synuar mbetet ende vetëm realitet i listave të kandidatëve. Kërkimi ynë është bazuar në pohimin se veprimet afirmative që kontribuojnë në drejtësinë sociale duhet të mbështeten, duke përfshirë edhe kuotat zgjedhore. Përfaqësimi është i rëndësishëm duhet bërë dallimi midis të vepruarit në interest të i besuari dhe të qëndruarit për - i deleguari. (Hannah Pitkin 1967). 1 Një version i mëparshëm i këtij ligji daton në vitin 2004. Gjithsesi nuk përfshin asnjë dispozitë mbi kuotat gjinore.

1.Realizimi i procesit zgjedhor Tё intervistuarit njohin hapat zyrtarë tё procesit tё përzgjedhjes sё kandidatëve, por njёkohёsisht raportojnё njё sёrё hapash paralelё, qё janë tё ndryshёm. Kёto çështje do tё diskutohen nё detaje nё seksionin e mёposhtёm. Megjithatё, nё pёrgjithёsi mund tё thuhet se kandidatёt e rinj kanё pёrshkuar njё rrugё mё tё shkurtёr apo tё ndryshme nga ç parashikohet nё statutet e partive, duke u propozuar apo thirrur fillimisht nga kryetarёt e partive. Duhet shtuar se ky fenomen raportohet si pёr kandidatёt e rinj burra, ashtu dhe gra. Jam thirrur në Mars, në momentin që po bëhej programi elektoral dhe kjo ka qenë për mua, si të thuash takimi i parë dhe ideja e parë. Rastësisht, nuk kam pasur ndonjë ambicie të projektuar. Thjesht ka qenë një ftesë në moment të fundit, u mendova dhe pranova. (kandidat fitues) Nё procesin zgjedhor, sipas raportimeve tё tё intervistuarve, identifikohen njё sёrё vёshtirёsish nё tё gjitha hapat, pёr pёrfshirjen e grave nё parlament, tё cilat, pёrmbledhtazi mund tё themi se lidhen si me boshllëqet në statutet e partive dhe në Kodin Elektoral Zgjedhor, ashtu edhe me zbatimin e tyre nё praktikё. Në përfundime të ngjashme del dhe studimi i ACER dhe ASET (2009), mbi monitorimin e implementimin e kuotave gjinore në zgjedhjet e fundit parlamentare. Disa prej tyre prekin si gratё, ashtu dhe burrat dhe do tё diskutohen nё vijim. Njё problem kryesor lidhur me identifikimin e kandidaturave ka qenё pёrzgjedhja nga lart, kryesisht nga kryetarёt e partive, e cila ka prekur si burrat ashtu dhe gratё. Sistemi zgjedhor i jep më shumë autoritet në fakt, edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Kjo ka qenë kompetencë vetëm e kryetarëve të partive. Kryetari ishte ai që vendosi se kush do të ishte pjesë e listës dhe kush jo. (kandidate jo fituese) Njё çёshtje tjetёr ka qenё pёrfshirja e kandidatёve tё rinj, pa karrierё tё mёparshme politike. Kjo çështje raportohet cilësi nga ata vete, edhe nga kandidatёt e tjerё jofitues, ndёrkohё qё nga tё parёt konstatohet si fakt, nga tё dytёt si njё problem e shqetёsim. Ajo qё ndodhi ishte se përfshirja e gjithë atyre që ne ftuam rezultoi njё flluckё sapuni, pasi nё fund kryetari pёrfshiu njerёz qё nuk kishin asnjё pёrvojё nё politikё. (kandidate jo fituese) Duket se ky faktor, qё ka kushtёzuar e penguar mundёsitё e disa kandidatёve me pёrvojё politike, pёr fitore, raportohet si i lidhur me interesa tё kryetarёve, ndaj kandidatёve tё caktuar, apo asaj ç ka ata pёrfaqёsojnё. Gjithashtu, ai shihet si i lidhur edhe me pёrpjekjet partiake pёr tё fituar vota nё zonёn e quajtur gri tё votuesve (pra tё 26 27

pse? gratë jo personave qё mund tё zgjedhin tё mos votojnë), tё cilët tёrhiqen më lehtë nga kandidatura intelektuale /akademike, të shoqërisë civile, tё reja, etj. Perceptohet se ky qёllim ka anashkaluar njё sёrё procedurash standarde të përfshirjes në politikë, pёrfshirë këtu dhe komponentёt gjinorё tё tyre. Kam pёrshtypjen se arsyeja mё madhore ka qenё se duke mё vendosur mua aty, ai e bёnte X-in aleat shumё tё mirё, sepse nuk donte ta kishte kundёr. (e tërhequr nga procesi zgjedhor) U mendua nga partitë politike që të merrnin një pjesë të votave, jo vetëm nga militantët, por nga një zonë që është asnjanëse, ose nga intelektualët që s përzihen drejtpërdrejt me politikën Gjithashtu, tё intervistuarit raportojnё se kёto kandidatura tё preferuara, ndonёse tё reja, janё vendosur nё pozicione tё sigurta nё listat e votimit, por edhe nё zona ku fitorja ishte mё e mundshme. Kjo ka ndodhur si me burrat, ashtu edhe me gratё. Unё pata fatin e mirё qё kandidova nё njё zonё ku partia gjithmonё fiton Ёshtё fakt qё partia vendosi t i kandidojё, i vendosi nё pozicione tё sigurta nё listё, ç ka do tё thotё se kuotёn gjinore nuk e respektoi formalisht. (kandidat fitues) Rrjedhimisht, ky qёndrim ka ngjallur pakёnaqёsi tek kandidatёt nё veçanti, por edhe tek pёrfaqёsues tё organizatave bazё tё partisё, tё cilёt nuk kanё ushtruar mandatin e tyre nё kёtё proces, siç raportojnë të intervistuarit. Përfaqësues nga organizatat bazë thonin qё nuk jemi pyetur pёr sa i pёrket kandidatёve se nuk janё marrё nё konsideratё dhe kryesisht ka qenё kryetari i partisё ai qё ka vendosur. (kandidat fitues) Pra, mund tё themi se procedurat pёr pёrzgjedhjen e kandidatёve brenda partive nё pёrgjithёsi kanё pasur probleme nё zbatim, dhe nё rastin e procedurave pёr mundёsi tё barabarta, ka pasur njё sёrё problemesh lidhur me efektivitetin e tyre. Pёrveç situatave kur kёto mund tё kenё favorizuar kandidatё tё veçantё, nё pёrgjithёsi raportohet pёrqindjet e parashikuara nё programet e partive se nuk janё respektuar. Kjo duket e lidhur me pozicionimin e grave nё pёrgjithёsi nё pozicione tё papёrshtatshme nё listё, si dhe me moszbatimin e pёrfshirjes sё kandidateve gra nё shifrёn 30%, siç kёrkonte kodi zgjedhor. Edhe studime të tjera kanë treguar se (ACER dhe ASET, 2009) edhe kur listat e kandidatëve nuk përmbushën kërkesat e kuotave dhe u refuzuan prej KQZ-së, partitë bënë rregullimet duke shtuar më tepër kandidate femra në fund të listave të tyre. Po sipas këtij studimi, në Shqipëri, një parti mund të ishte teknikisht në përputhje me ligjin e kuotave, pa vendosur fare gra në vendet fituese brenda listës së kandidatëve. Në mënyrë të ngjashme, raporti i monitorimit të zgjedhjeve nga OSBE (2009), theksoi se teorikisht, listat e kandidatëve me 30 % të grave të radhitura në

fund, në pozicione me shumë gjasa jofituese, do të kualifikoheshin. Ndonjёherё kёto janё vёnё duke parё parti tё tjera simotra, duke dashur tё jemi nё rregull me kuadrin ligjor, ose pёr tё tёrhequr gratё si votuese, apo pёr tё treguar se partia ёshtё e hapur edhe ndaj grave. E para, u fut sepse e donin ndërkombëtarёt, e dyta u fut se u pёrdor pёr fushatё. (kandidat fitues) Arsyet e pёrmendura nga tё intervistuarit pёrfshijnё sё pari mungesёn e vullnetit politik pёr tё mundёsuar realisht, e jo thjesht formalisht pёrfshirjen e grave nё parlament, si dhe mungesёn e sanksioneve nё rast moszbatimi. Gjithashtu pёrmenden edhe disa arsye tё lidhura me vetё gratё, apo me nevojёn pёr pёrpjekje mё tё organizuara si grup nё këtё drejtim. Edhe puna e forumeve tё grave nё politikё konsiderohet e pamjaftueshme nga njё sёrё tё intervistuarish, ndonёse pёrgjegjёsia e kёsaj nuk i faturohet vetёm grave pjesёmarrёse nё to, por edhe hapёsirave tё pakta qё iu krijohen kёtyre forumeve. Arsye tё tjera qё identifikohen si pengesa pёr gratё janё mbingarkesa pёr shkak tё rolit riprodhues nёse nuk kanё mbёshtetje nё kёtё drejtim. Kur bёhet fjalё pёr periudha zgjedhjesh, pёr shembull pёr kryetarё organizatash, burrat janё mё tё fortё, lobojnё mё fort, kanё mё pak angazhime nё familje dhe arrijnё. Pёr shembull, kur janё dy kandidatura njё burrё e njё grua, fiton burri se ai lobon qё tё marrё mё shumё. Kёto faktorё duket se luajnё rol mё gjerё, jo vetёm nё kёtё proces zgjedhjesh, por nё pёrgjithёsi, nё mundёsitё e grave pёr tё marrё pozicione drejtuese. Kombinimi i tyre duket se krijon njё efekt kumulativ, i cili e bёn rrugёn e pёrfshirjes nё politikё mjaft mё tё vёshtirё pёr njё grua, sesa pёr njё burrё. Nё fjalёt e njё fitueseje: Shpesh gratё tёrhiqen, jo se s janё tё zonjat po pёr shkak tё ngarkesave qё kanё jo tё gjitha kanё mundёsi ta bёjnё. Kam pasur njё grup grash qё ishin thuajse heroina 28 29

pse? gratë jo 2. Angazhim/mosangazhim i mëparshëm politik Të intervistuarit në këtë studim përbënin një grup miks. Ndër ta kishte nga ata që në zgjedhjet e fundit, në aplikimin e sistemit të kuotave, kishin qenë më përpara në politikë, kishte nga ata që vinin për herë të parë dhe bëheshin zyrtarisht anëtarë dhe kandidatë të një partie, kishte dhe nga ata që pavarësisht kontributit të tyre të mëparshëm politik, nuk u përfshinë në listat e kandidatëve në zgjedhjet e vitit 2009. Angazhim i mëparshëm politik, por jo në zgjedhjet e fundit: Përfshirja ime nё politikё, ka filluar që nga mosha 14-15 vjeç. Pas përfundimit të studimeve të larta u ktheva në Shqipëri, në fillim kisha vetëm qejfin e gjetjes së punës dhe në momentin e parë që pata një ofertë ose një kërkesë për t ju afruar partisë X, thashë dakord. (e tërhequr nga procesi zgjedhor) Angazhim i mëparshëm dhe aktual në politikë: Unë jam përfshirë në politikë që në moshën 17-vjeçare. Jam marrë gjithë kohës me parlamentin rinor, me qeverinë e nxënësve, procese, projekte. Mё pëlqente të merresha me njerëzit, të komunikoja dhe kjo bëri të përfshihesha në politikë. (kandidate jo fituese) Vendosa të isha në politikë sepse kisha kuptuar që gjërat mund të ndryshonin nga brenda dhe jo nga jashtë. U përfshiva në politikё në moshën 18 vjeçare, tamam dhe aktivisht. Që nga ai moment, jam pjesë e politikës aktive. (kandidat fituese) Mosangazhim i mëparshëm politik, por aktual: Politika ka qenë një interes i imi i hershëm. Fillimisht kam qenë pjesë e një bordi tё hershёm pranë partisë nё vitin 1999, për hartimin e politikave dhe programeve alternative qё vazhdoi tё funksiononte më tej. Më pas kam qenë në disa poste drejtuese dhe më tepër nё pozicione këshillimore, për tё ardhur tek pozicioni i mirëfilltë i aktivitetit politik. Unë kam disa vite që punoj për promovimin e grave ne te gjitha nivelet e vendimmarrjes duke qene se gjithmonë kam trajnuar, kam studiuar problematikën dhe kam sugjeruar qё gratë duhet tё jenё patjetër pjesё e vendimmarrjes. Në momentin që mu bё kjo ofertё, mendoj qё erdhi momenti tё jepja vetë shembullin në politikë.