MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Similar documents
TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Reforma e MFK në Shqipëri

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës

XVII Sistemi i administratës publike

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT:

From the Pastor s Desk

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Reformat e Manaxhimit Publik në Evropën Qendrore dhe Lindore

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Dokument i. Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR KUADRI I PARTNERITETIT I BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Versioni i ndryshuar dhe plotësuar Sistemi për menaxhimin e performancës së komunave

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

Principet e partneritetit në BE

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

Tel: Tel:

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM

Scanned by CamScanner

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË QEVERISË LOKALE: RASTI I MAQEDONISË. Disertacion Në Marrjen e Gradës Shkencore Doktor

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Module të trajnimit për sipërmarrëset. Udhëzues për trajnimin. Women Entrepreneurship A Job Creation Engine for South Eastern Europe

4. Korniza punuese për praktika profesionale - Standardet dhe kodi etikës.. 11

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

SHTOJCA 1: MATRICA E REZULTATEVE PËR STRATEGJINË E PARTNERITETIT ME VENDIN

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

Analytica. Dhjetor 2009 Shkup

Raport i Transparencës 2017

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Ruajtja e Themeleve. Vlerësimi i Qeverisjes së Grupeve Ndërinstitucionale të Punës të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT STANDARDE NDËRKOMBËTARE AUDITIMI MBI BORXHIN PUBLIK

RAPORTI I PROGRESIT : SHQIPËRIA

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

Analizat krahasuese të strategjive për komunikim për hyrje në Bashkimin Evropian - Mësimet për Kosovën

Qytetare. Eficiencë. E mirë publike. Eficiencë. E mirë publike. Motivim. Përfshirje. Motivim. Eficiencë. E mirë publike. Shërbime.

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Tema: Menaxhimi financiar dhe kontrolli në sektorin publik. Rasti i Shqipërisë

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Sjellja e politikave për sigurinë kombëtare dhe Gjinia

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

ISSN Nr.5

Menaxhimi bashkëkohor bankar

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË PROGRAMI I REFORMAVE EKONOMIKE

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

karrigeve me rrota manuale

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

Auditimi i prokurimit publik

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

Udhëzues për gratë. mbi REFORMËN NË SEKTORIN E SIGURISË. Megan Bas ck dhe Tobie Whitman DCAF. The Institute for Inclusive Security

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Transcription:

35-027.12 C E N T R U M 4 Atifete Thaqi 1 Shpresa Feraj 2 MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS Abstract Public administration in theory and in practice originated in the late nineteenth century. Public Administration Reform is the global trend. Today there is no society that does not try to reform its administrative system in order to be more efficient, more productive, more transparent and more responsive to the needs of the citizens themselves. New public management is defined in different ways., As a vision, an ideology or as a separate package management approaches and techniques. The essential characteristic of the New Public Management have been defined in different ways by different writers of Public Administration. Key elements include various forms of decentralizing management within public services, increasing the use of markets and competition in the provision of public services and increase emphasis on results, performance and customer orientation. Improving the performance and capacity of every public institution is critical to any political administration, which tries to increase the performance of the government as a whole. 1 Master of Economice Sciences, Accounting and Finance, University Haxhi Zeka - in Pejë, e-mail: fetja_91@hotmail.com. 2 Master of Economice Science,Management and Entrepreneurship Dukagjini College- in Pejë, e-mail: shpresaaferaj-f@hotmail.com. 39

There was always a debate whether the concepts that apply in the private sector can also be transferred to the public entirly. (fully) Although management experts argue that large organizations face the same bureaucratic problems as public authorities, most critics believe that these two sectors operate under completely different conditions. Key words: public administration, new public management, characteristics, reforms. Abstrakt Administrata publike si në teori dhe në praktikë i ka fillesat në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Reforma në administratën publike është tendencë globale. Sot nuk ka shoqëri që nuk mundohet të reformojњ sistemin e vet administrativ në mënyrë që të jetë me efikas, më produktive, më transparente dhe më e përgjegjshme ndaj nevoja vetë qytetarëve. Menaxhimit të ri publik është përcaktuar në mënyra të ndryshme. Si një vizion, një ideologji apo si një pako e qasjeve të veçanta të menaxhimit dhe teknikave. Karakteristika thelbësore të menaxhimit të ri publik kanë qenë përcaktuar në mënyra të ndryshme nga shkrimtarë të ndryshëm të administrimit publik. Elementet kyçe përfshijnë forma të ndryshme të menaxhimit decentralizues brenda shërbimeve publike, duke rritur përdorimin e tregjeve dhe konkurrencës në ofrimin e shërbimeve publike dhe rritje theksit në rezultate, performancë dhe orientimit ndaj konsumatorëve. Përmirësimi i performancës dhe kapacitetit të çdo institucioni publik është kritik për çdo administrim politik, i cili përpiqet të zmadhojë performancën e qeverisë në tërësi. Ka ekzistuar gjithnjë një debat nëse konceptet që aplikohen në sektorin privat mund të transferohen edhe në atë publik në mënyrë të plotë. Edhe pse ekspertë të menaxhimit argumentojnë se organizatat e mëdha përballen me të njëjtat probleme burokratike sikurse autoritetet publike, më kritikët mendojnë se këto dy sektorë operojnë nën kushte krejt të ndryshme. Fjalët kyçe: Administrimi publik, menaxhimi i ri publik, karakteristikat, reformat. Hyrje Menaxhimi i ri publik është një koncept i menaxhimit publik i lindur në vitet 1970 në mjediset neo-liberale. Ai synon modernizimin e menaxhimit të administratës publike me qëllim që të përmirësoj raportin kosto/shërbim dhe vlerëson gjithashtu pragmatizmin e menaxhimit. Menaxhimi i ri publik bazohet në një ndarje të roleve midis pushtetit politik, që merr vendimet strategjike e fikson objektivat dhe administratës, që merr vendimet operacionale. 40

Menaxhimi i ri publik mohon çdo diferencë midis menaxhimit publik dhe menaxhimit privat, midis sektorit publik dhe sektorit privat. Në këtë optikë, qytetarët konsiderohen si konsumatorë të shërbimeve publike, të cilat shteti duhet të bëj shërbimin më të mirë me koston më të ulët. Një administratë publike funksionale është parakusht për qeverisje demokratike transparente dhe efektive. Si themel i funksionimit të shtetit, ajo përcakton aftësinë e qeverisë për të ofruar shërbime publike dhe për të kultivuar konkurrencën dhe zhvillimin e vendit. Ajo po ashtu luan rol thelbësor në procesin e integrimit evropian duke e bërë të mundur zbatimin e reformave thelbësore dhe duke organizuar dialogun efikas të anëtarësimit me Bashkimin Evropian (BE).Administrata publike është një strukturë organizative që paraqet bazën për vendimmarrje dhe zbatimin e vendimeve, rregulla sipas të cilave realizohen shërbimet publike. 3 Termi administratë publike do të thotë zbatimi i politikave të qeverisë dhe një disiplinë akademike që studion këtë zbatim dhe që përgatit nëpunësit civilë për punë. Disa nga përkufizimet e ndryshme të cilat janë ofruar lidhur me termin e administratës publike i referohen kuptimeve si: menaxhim i programeve publike. 4 Qëllimi dhe fokusi i parimeve të administratës publike Qeverisja e mirë dhe administrata publike funksionale janë thelbësore në krijimin dhe ruajtjen e besimit ndaj qeverisë, dhe në bërjen e reformave të nevojshme strukturore për rritjen e standardit jetësor në shoqëri. Rëndësia për të pasur një administratë të mirë është bërë veçanërisht evidente gjatë krizës financiare globale. Resurset e kufizuara fokusuan diskutimet e nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar në punën e qeverisë, duke e bërë të qartë se qeverisja e mirë ka ndikim të madh në atë se sa mirë kthehen paratë që janë në dispozicion në rezultate dhe të arritura sistematike. Parimet bazë të Menaxhimit të Ri Publik Sipas disa studiuesve, menaxhimi i ri publik karakterizohet prej pesë transformimesh: -një proces distancimi, i shkëputjes së administratës kundrejt politikës tradicionale; 3 Esat Stavileci, Nocione dhe parime të Administratës Publike, Aspekte Metodologjike dhe Shqyrtime Krahasimore, Prishtinë, 2005. f. 35. 4 Robert and Janet Denhardt. Public Administration: An Action Orientation. 6th Ed.: Thomson Wadsworth, Belmont CA, 2009. 41

- një proces i afrimit të administratës kundrejt qytetarit, që prej këtij fakti, ai bëhet klient; - një proces i dinamizimit dhe transformimit organizativ të administratës; - një proces decentralizimi; - një orientim më i madh drejt rezultateve. 5 Parimet përkufizojnë se çfarë përfshin qeverisja e mirë në praktikë dhe përcaktojnë kushtet kryesore që duhet të respektohen nga vendet gjatë procesit të integrimit në BE. Parimet po ashtu përmbajnë një kornizë të monitorimit e cila mundëson analizën e rregullt të progresit të arritur në zbatimin e Parimeve dhe caktimin e standardeve që duhet të përmbush vendi. Koncepti i qeverisjes së mirë është përkufizuar vazhdimisht nga vendet e BE-së dhe është përfshirë në Kartën e BE-së për të Drejtat Themelore. Nocioni Hapësirë Administrative Evropiane është krijuar nga SIGMA në vitin 1999. Ai përfshin komponente si besueshmërinë, parashikueshmërinë, llogaridhënien dhe transparencën, si dhe kompetencat teknike dhe menaxheriale, kapacitetin organizativ, qëndrueshmërinë financiare dhe pjesëmarrjen e qytetarëve. Ndonëse kriteret e përgjithshme të qeverisjes së mirë janë universale, këto parime janë të hartuara për vendet që duan të anëtarësohen në BE dhe që marrin ndihmë nga BE-ja përmes Instrumentit të Para- Anëtarësimit (IPA). Kushtet e acquis, si dhe direktivat dhe udhëzimet e tjera të BE-së, janë thelbi i parimeve në fushat ku ekzistojnë acquis. Në fushat e tjera, Parimet rrjedhin nga standardet dhe kërkesat ndërkombëtare, si dhe nga praktikat e mira në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e OECD-së. Si standard minimal për një administratë të mirë, vendet duhet të sigurojnë respektimin e këtyre parimeve themelore. Parimet mbulojnë një fushë të sektorit publik të cilit i referohemi si administratë shtetërore. Ky emërtim përdoret gjerësisht në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai i paraqet dy elementet kryesore të kësaj sfere: administratën publike në nivel (kombëtar ose qendror) shtetëror. Parimet po ashtu mbulojnë edhe organet e pavarura kushtetuese, si dhe Parlamentin dhe gjyqësorin në kuadër të sferës së trajtimit të tyre dhe 5 http://shtetiweb.org/2012/09/25/menaxhimi-i-ri-publik/ 42

kompetencave për mbikëqyrjen e administratës shtetërore. Parimet plotësohen me kornizën e monitorimit, e cila mundëson përcjelljen e progresit të arritur përgjatë kohës në zhvillimin e administratës publike. 6 Menaxhimi i Ri Publik 7 Ndërkohë që lëvizjet për reforma në sektorin publik filluan të shtrihen gjerësisht, ato u gjetën përpara një zgjedhje që duhej bërë midis administrimit të vjetër publik edhe menaxhimit të ri publik. Për të kuptuar më mirë se pse kërkohej një koncept i ri për shtetin e për pasojë edhe për administrimin publik duhet të shohim në fillim kritikën e modelit tradicional të burokracisë ku përfshihet edhe modeli i mirëqenies sociale që zbatohej në vendet perëndimore në periudhën e pas Luftës së dytë botërore. Kjo kritikë bazohet në krahasimin e modelit ideal të burokracisë me atë që ndodh në sistemet reale të administrimit publik. Nga ky krahasim mund të përcaktohen edhe një sërë diferencash poshtë: 1. Në shume sisteme nuk ka një ndarje të qartë midis politikës dhe administrimit, qoftë kjo në termat e proceseve të vendimmarrjes, ose në rolet përkatëse të administratorëve dhe politikanëve që shpesh janë të shkrira në njëri-tjetrin. 2. Proceset e vendimmarrjes, në asnjë rast nuk përputhen me rregullat e një racionaliteti tekniko-ekonomik, por ndikohen dhe formohen nga konfliktet, marrëveshjet dhe shkëmbimet e interesave brenda e jashtë burokracisë shtetërore. 3. Hierarkia dhe centralizimi kombinohen me një ndjekje formale e shpeshherë servile të rregullave dhe procedurave gjë që mund të çojë në defekte të tilla si vonesa, mungesë fleksibiliteti, papërgjegjësi dhe një neglizhencë arrogante për interesat edhe shqetësimet e qytetarëve. 4. Burokracitë karakterizohen nga një proces zbatimi nga lartposhtë që shpesh sjell politika të papërshtatshme dhe rezultate të pa dëshirueshme. 6 Parimet Evropiane të Administratës Publike, Dokumentet e SIGMA-s, Nr. 27, Publikimet e OECD, http://www.oecd-ilibrary.org/docserver/download/ 5kml60z wdr7h.pdf?expires=1398415030&id=id&accname=guest&checksum= FD455B0079C9FE4E957DE2E41D6A25CA 7 Komunikimi nga Komisioni në Parlamentin Evropian dhe Këshillin "Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 200-2010" Bruksel, 14.10.2009 com (2009) 533, faqe 22, raporti mbi progresin. 43

5. Shtrirja e transaksioneve në një sistem modern të administrimit shtetëror, si brenda tij ashtu edhe me organizata e interesa jashtë tij, është aq e madhe sa çon në një nivel më të lartë kompleksiteti se ai që parashikohej nga modeli i burokracisë tradicionale. 6. Kritikat e renditura më sipër dhe pamundësia e shtetit të korrigjonte në mënyrë efiçente dhe efektive defektet e tregut rezultuan në zhvillimin e një modeli të ri reformash të përcaktuara si Menaxhimi i Ri Publik. Karakteristika themelore të Menaxhimit të Ri Publik Karakteristika thelbësore të menaxhimit të ri publik kanë qenë përcaktuar në mënyra të ndryshme nga shkrimtarë të ndryshëm të Administrimit Publik. Elementet kyçe përfshijnë forma të ndryshme të menaxhimit decentralizues brenda shërbimeve publike (për shembull, krijimi i agjencive autonome dhe delegimi i buxheteve dhe kontrollit financiar), duke rritur përdorimin e tregjeve dhe konkurrencës në ofrimin e shërbimeve publike (p.sh., kontraktimin apo lloje mekanizmash të tjera të tregut), dhe rritje theksit në rezultate, performancë dhe orientimit ndaj konsumatorëve. Menaxhimi i Ri Publik karakterizohet nga theksi që vendos në reduktimin dhe de-rregullimin e burokracisë, mekanizmat e tregut të punësimit ose subjektet gjysmë-tregtare për të kryer veprime të ndryshme qeverisë, bartjen e përgjegjësisë në nivele më të ulëta të organizatave dhe nxitja e fuqisë punëtore të mendojnë në termat sipërmarrëse (Carroll,1998:402) Menaxhimi i Ri Publik tenton haptazi të rregullojë problemet e qeverisë si besimi i ulët i publikut, dështimet e burokracisë, hartimit të programeve të dobëta dhe deficititeve të performancës. Menaxhimi i ri publike trajton përfituesit e shërbimeve publike si klientë (tjetër paralel me sektorin privat) dhe anasjelltas qytetarët si aksionarë. Ka një konsensus të përgjithshëm në mesin e shumë dijetarëve që menaxhimi i ri publik pohon se tregu dhe jo qeveria, është shpërndarësi më i mirë i burimeve, individët janë gjyqtarët më të mirë të mirëqenies së tyre, dhe se teknikat e menaxhimit të sektorit privat mund të jetë të dobishme për të përmirësuar performancën e qeverisë 8 (Hodge,2006&Hughes, 2003). 8 Hughes O. E. (2003) Public Management and Administration, Third Edition, London and NewYork, Palgrave: Macmillan. 44

Reformat administrative Reformat e menaxhimit të ri publik priten që të mbështesin reformat më të gjera shoqërore përfshirë këtu dhe reformat politike ekonomike që synojnë de-rregullim të ekonomive dhe shoqërive të vendeve në zhvillim. Ka pritje që reforma të tilla mund të ndihmojë për të lehtësuar varfërinë. Reforma e administratës publike mund të jetë shumë gjithëpërfshirëse dhe mund të përfshijë ndryshime në fusha të tilla si strukturat organizative, decentralizim, menaxhimi i personelit, financave publike, menaxhimit në bazë të rezultatit, reformave rregullative dhe disa nga këto fusha do të diskutohen më poshtë: Decentralizim Që qeveritë e decentralizuar të rezultojnë të suksesshme është e nevojshme të jetë një qendër për të mundësuar këtë, kështu që vëmendja duhet të përqendrohet në, për shembull, mekanizmat e transferimit fiskal, mekanizmat për sigurimin e planifikimit dhe buxhetimit në nivel lokal dhe i integruar në planifikimin dhe buxhetimin kombëtar, sistemet për monitorimin dhe mbikëqyrjen buxhetit dhe regjimet e duhura të burimeve njerëzore. Në shumë vende, decentralizimi ofron kontekstin në të cilin janë ndërmarrë ndërhyrjet e reformave administrative. Një pengesë shumë e madhe në disa iniciativa të decentralizimit është mungesa e kapaciteteve administrative të administratës publike në nivel lokal dhe mungesa e linjave të llogaridhënies të kësaj administrate për njerëzit lokalë. Deburokratizimi Deburokratizimi si një nga komponentët e menaxhimit të ri publik synon të përgjigjet mangësive strukturore në sektorin publik nëpërmjet thjeshtimit dhe ridizenjimit te proceseve burokratike, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe përmirësimin e aftësisë për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike. Kjo nuk do të thotë të bësh gjëra që janë larg me burokracinë, kuadrit ligjor, rregullave dhe burimet legjitime të autoritetit, por të mbash nën kontroll ndikimin negativ të modelit ideal të burokracisë sipas Weber. 9 9 Sharma K. C. 2006,fq.23: Improving Public Administration through Neë Public Management: The Experience of Botswana in Nicholas Awortwi and Eduardo Sitoe (Eds.), Maastricht, Netherlands, Shaker Publishing BV. 45

Privatizimi Megjithatë, në spektrin e tij me të gjerë, privatizimi përfshin të gjitha masat dhe politikat që synojnë forcimin e rolit të sektorit privat në ekonomi duke përfshirë kontraktimin, kontratat e menaxhimit, dhënia me qira, partnership publik-privat dhe shumë të tjera. 10 Privatizimi kërkohet për të rritur efikasitetin, për të përmirësuar produktivitetin, zvogëluar sektorin publik, promovuar konkurrencën, stimuluar sektorin privat, si dhe për lehtësimin e qeverisë nga humbja që sjellin ndërmarrjet shtetërore. Sfidat dhe rëndësia e reformave në menaxhimin publik Sfidat më të zakonshme përballë një situate të tillë për vendet evropiane si për shembull, shërbime të përmirësuara, të shpejta dhe me kosto të ulëta, optimizimi i besimit qytetar tek qeveria dhe menaxhimi i presioneve të reja, mund të përkthehen në një listë kërkesash për veprim nga ana e qeverive dhe administratave të tyre. 11 1. Administratat duhet të fokusohen në integrimin, i cili lidhet me menaxhimin midis qeverive të ndryshme. Kjo kërkon që qeveritë të adresojnë çështje që respektojnë kufijtë përtej atyre organizacional në një mënyrë ndër-qeveritare efiçente. Një shembull, për këtë mund të gjendet në politikën e zinxhirit ushqimor, ku garantimi i sigurisë së ushqimeve kërkon koordinimin e interesave ekonomike të agrikulturës dhe shitësve me interesat e mjedisit dhe të shëndetit. (Schofield& Shaoul, 2000) 2. Kërkesa e dytë për qeveritë është vizioni dhe kapaciteti për të zhvilluar një pamje strategjike të interesit publik. Kjo kërkon vendosjen e projekteve afatshkurtra në një perspektivë afatgjatë në kontekstin e kufizimeve të buxhetit dhe pikëpamjeve të qytetarëve dhe shoqërisë si e tërë. Një çështje e rëndësishme për shembull është rritja e moshës së popullsisë në vendet perëndimore. Impakti mbi mirëqenien sociale të Evropës është i konsiderueshëm ndaj qeverive u duhet të kenë një vizion afatgjatë strategjik, i cili të përkthehet në veprime konkrete afatshkurtra brenda limiteve të buxhetit. (Boeri &Tabellini, 2001). 3. Efektiviteti i qeverisë përfshirë këtu ekonominë dhe efiçencën vjen si kërkesë tjetër në kuadër të nevojës për përmirësim të menaxhimit 10 Sharma K. C. (2007) Global Trends in Neë Public Management: Challenges and Constraints Confronted by Developing Countries, in Administrative Change, Vol. XXXIV No.2 & Vol.XXXV No.1, January - December, 2007, pg. 20-40. 11 Bouckaert, Ormond&Peters, 2000, f. 7-16 46

publik. Sfida e sotme për qeveritë është ndërtimi i një pakoje më të gjerë lidhjesh dhe rrjetash me qëllim implementimin e suksesshëm të programeve publike dhe arritjes së rezultateve të dëshiruara. Rritja e suksesit së partneriteteve publike-private ilustron përfshirjen e burimeve private për qëllime publike. Në vijim të këtij partneriteti qeverisë i duhet të tregohet e kujdesshme në rolin që do të luajë aty për të qenë sa më efektive. Për këtë mund të sjellim shembullin e shqetësimit qeveritar për furnizimin me ujë tek qytetarët, ku operacionet kryesore zotërohen nga ajo dhe ato anësore mund të privatizohen. (Seppala et al., 2001). Në vazhdim, nisur nga eksperienca e shumë vendeve mund të thuhet se ekzistojnë modele të ndryshme të partneritetit publik-privat që varen nga diferencat midis shteteve të ndryshme. (Nelson, 2001) 4. Kërkesa tjetër për qeveritë është përshtatja e vendit me prirjet për ndërkombëtarizim dhe ndikimi i të tjerëve për përfitime të përbashkëta. Me zbehjen e kufijve, vendet e vogla kanë relativisht më shumë përfitime nga rregullimet ekonomike dhe organizative, si rrjedhojë e impakteve të jashtme mbi koordinimin e të gjitha aktiviteteve qeveritare. Brenda Evropës krijimi i Euro-zonës është rasti më i spikatur i ndërkombëtarizimit ku qeveritë kombëtare humbasin aftësinë e tyre për të ndërmarrë veçmas politika monetare kombëtare. (Trichet, 2001). 5. Besimi dhe legjitimiteti që bazohet në ndërtimin e marrëdhënieve të reja. Edhe pse disa vende gjenden në ne pozicione më të favorshme lidhur me këta dy faktorë, mund të thuhet se asnjë qeveri nuk ka imunitet ndaj rënies së besimit. (Eurobarometer, 1995). Nga ky konstatim, lindin kërkesat për veprime paraprake nga ana e qeverive për të shfaqur angazhim të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe për t i treguar atyre se institucionet publike kujdesen për nevojat e tyre. 12 6. Kërkesa e fundit sipas autorëve të sipërpërmendur është përgjegjshmëria në termat e adaptimit ndaj ndryshimit. Më shume së asnjëherë, një mjedis i paparashikueshëm kërkon qeveri, të cilat kanë kapacitetin të analizojnë përpara, të zbulojnë tendencat dhe të mendojnë në mënyrë kreative rreth mënyrave të formimit të politikave dhe institucioneve të duhura që do t i përgjigjen ndryshimit. Reformat në menaxhimin publik janë menduar gjithmonë si një levë drejt një qëllimi përfundimtar, dhe jo si një përfundim në vetvete ose për të qenë më të saktë mund të themi se ato shërbejnë si një mjet drejt shumë përfundimeve. Nëse reforma menaxheriale do të prodhojë 12 OECD, 2001a 47

realisht një qeverisje më pak të kushtueshme dhe më shumë eficiente, me shërbime të cilësisë më të lartë dhe me programe efektive si dhe në të njëjtën kohë do të rrisë në kontrollin politik, të lejojë menaxherët të menaxhojnë të bëjnë qeverisjen më transparente, atëherë është logjike që kjo reformë të trumbetohet fuqishëm. Natyrisht, që shtete të ndryshme i janë përgjigjur ndryshimeve dhe sfidave të sipërpërmendura në mënyra të ndryshme. Këto forma të menaxhimit të ri publik mund të rezultojnë në katër grupe kryesore strategjish të mirëmbajtjes, modernizimit, marketingut dhe minimizimit, në të gjitha fushat e menaxhimit dhe politikave. 13 Përfundimi Si përfundim mund te themi së menaxhimi i ri publik është një diskutim dhe hetim i sistemeve ekonomike dhe politike në vende të ndryshme dhe politikat e tyre që kanë për qëllim për ta modernizuar dhe ta bëjnë sektorin publik më efikas. Andaj menaxhimi i ri publik mohon çdo diferencë midis menaxhimit publik dhe menaxhimit privat, midis sektorit publik dhe sektorit privat. Në këtë optikë, qytetarët konsiderohen si konsumatorë të shërbimeve publike, të cilat shteti duhet të bëj shërbimin më të mirë me koston më të ulët. Sektori i administratës publike ka qenë objekt i kritikës së shumtë në të gjithë botën. Arsyeja është e njëjtë kudo - tatimpaguesit duan të shohin në mënyrë efikase dhe te lirë, funksionimin e pushtetit ekzekutiv. Ky vullnet i qytetarëve shqiptar është aq i qarte sa edhe stili burokratik i punës i cili është trashëguar, gjurmët e të cilit endejanë të rrënjosur thellë në shoqëri. Reforma e administratës publike në Kosovë është e tipit të modernizimit të administratës. Kjo mënyrë e reformës së administratës publike është tipike për vendet në tranzicion, reforma e administratës publike në Kosovë si ndryshim dhe zhvillim është e ndikuar nga shumë faktorë që lidhen me vetë administratën dhe zhvillimin e saj, si dhe me zhvillimin e përgjithshëm të shtetit. Reformat në administratën publike në Kosovë kanë sjellë ndryshime të rëndësishme, sepse ato janë pjesë e zhvillimeve gjithëpërfshirëse. Kosova ka nevojë për një administrate publike efiçente për zhvillimet sociale, rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë ne vend. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të mbështetur modernizimin maksimal të administratës. Përmbushja e 13 Pollit&Bouckaert, 2000 48

objektivave të tilla bëhet përmes dimensioneve themelore të administrimit elektronik si: e-shërbimeve, e-demokracisë, e-menaxhimit dhe e tregtisë. Reformat e menaxhimit të ri publik priten që të mbështesin reformat më të gjera shoqërore përfshirë këtu dhe reformat politike ekonomike që synojnë de-rregullim të ekonomive dhe shoqërive të vendeve në zhvillim. Ka pritje që reforma të tilla mund të ndihmojë për të lehtësuar varfërinë. Conclusion In conclusion we can say that new public managementis discussion and investigation of economic and political systems in different countries and their policies that aim to modernize and make the public sector more efficient. New public management therefore denies any difference between public management and private management between public sector and private sector. At this point of view, citizens are seen as consumers of public services that the state should do better service with lower cost. The public administration sector has been the subject of criticism abound throughout the world.the reason is the same everywhere - taxpayers want to see efficiently and free functioning of executive power. This willpower of the Albanian citizens is as clear as the bureaucratic style of work which is inherited, traces of which are still deeply rooted in society. The reform of public administration in Kosovo they have brought significant changes, because they are part of comprehensive development. Kosovo needs an efficient public administration for social development, economic growth and poverty reduction. Kosovo's government remains committed to support the maximum administration modernization. The fulfillment of such objectives is done through basic dimensions of electronic administration as e-services, e-democracy, e-management and trade. Reforms of new public management are expected to support broader social reforms including economic and political reforms aimed at deregulation of the economies and societies of developing countries. There is expectation that such reforms can help to relieved poverty. Referencat Denhard, Robert and Janet. Public Administration: An Action Orientation. 6th Ed. Thomson Wadsworth, Belmont CA, 2009. Stavileci, Esat. Nocions and Principles of Public Administration, Methodological aspects and contrastive analysis, Prishtina, 2005. Parimet Evropiane të Administratës Publike, Dokumentet e SIGMA-s, Nr. 27, Publikimet e OECD, http://www.oecd-ilibrary. org/docserver/download/5kml60zwdr7h. 49

pdf?expires=1398415030&id=id&accname=guest&checksum= FD455B0079C9FE4E957DE2E41D6A25CA Komunikimi nga Komisioni në Parlamentin Evropian dhe Këshillin "Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 200-2010" Bruksel, 14.10.2009 com (2009) 533, faqe 22, raporti mbi progresin. Hughes O. E. (2003) Public Management and Administration, Third Edition, London and NewYork, Palgrave: Macmillan. Sharma K. C. 2006, f.23: Improving Public Administration through New Public Management: The Experience of Botswana in Nicholas Awortwi and Eduardo Sitoe (Eds.), Maastricht, Netherlands, Shaker Publishing BV. Sharma K. C. (2007) Global Trends in New Public Management: Challenges and Constraints Confronted by Developing Countries, in Administrative Change, Vol. XXXIV No.2 & Vol.XXXV No.1, January - December, 2007, pg.20 40. Bouckaert, Ormond & Peters, 2000, pp. 7-16 50