Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar

Similar documents
Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

Rekomandime për politikat dhe legjislacionin drejt zbatimit efektiv të parimit të mosdënimit të viktimave të trafikimit

DORACAK I OFRUESVE TË SHËRBIMEVE PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

From the Pastor s Desk

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

XVII Sistemi i administratës publike

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Udhëzues i OSBE-së Policimi me Bazë Inteligjencën

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

ÇËSHTJET GJINORE DHE KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

E drejta për jetën. Një udhëzues për zbatimin e Nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Douwe Korff

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Studime Themelore. Islami, Dr. Besfort Rrecaj

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Reforma e MFK në Shqipëri

TË BRAKTISUR E TË DAMKOSUR

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

Monitorimi i Vendeve të Burgimit

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

MBROJTJA E SË DREJTËS PËR

DHOMA PARA GJYQËSORE I. Gjyqtares Sylvia Steiner, Kryetare e Trupit Gjykues Gjyqtares Sanji Mmasenono Monageng Gjyqtarit Cuno Tarfusser

Principet e partneritetit në BE

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

BAZAT E DISKRIMINIMIT

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES

Udhëzues për gratë. mbi REFORMËN NË SEKTORIN E SIGURISË. Megan Bas ck dhe Tobie Whitman DCAF. The Institute for Inclusive Security

E DREJTA E PROCEDURËS PENALE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË PROCEDURËN PENALE TË KOSOVËS

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

RAPORT VLERËSIMI. Grupi i Ekspertëve: Av. Entila Zyba Dr. Blerta Çani Manjola Veizi Xheni UNWOMEN

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

Përshkrimi i programit

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

Transcription:

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar Manual për Europen Juglindore dhe Lindore ALBANIAN REHABILITATION CENTRE FOR TRAUMA AND TORTURE

Autoret: Tatiana Fomina, Qendra Nderkombetare La Strada, Moldavia dhe Maria Vogiatzi, Qendra per Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Ne Bashkepunim me: Rrjetin ARIADNE Kundër Trafikimit të Qënieve Njerezore në Europën Jug-Lindore dhe Lindore (Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqi, Moldavi, Mal i Zi, Serbi, Turqi, Ukrainë) Rrjeti ARIADNE 2012 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund te riprodhohet, të kopjohet ose transmetohet në asnjë formë apo mënyre, elektronike apo mekanike, duke përfshire këtu: fotokopje, regjistrim apo ndonje ruajtje të informacionit në sisteme riprodhuese, pa lejen e personit që ka të drejtën e autorit. Përmbajtja e ketij publikimi mund të përdoret falas, edhe pa marrë më parë pëlqimin e autorit i cili i ka të gjitha të drejtat e rezervuara, në rast s e përdoret si libër për arsimin apo qëllime te tjera jo komerciale, është kusht që çdo riprodhim të jetë i shoqëruar me praninimin e burimit nga vjen ky informacion. Ky publikim është prodhuar në kuadrin strukturës së Projektit për Trafikimit e Qënieve Njerëzore dhe Migracionit në Evropen Lindore dhe Jug-Lindore, projekt ky i financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë rrethanë nuk pasqyron mendimin e Ministrisë Norvegjeze të Punëve të Jashtme. 2

SHKURTIME Këshilli i Europës Këshilli i Europës për Traktatet Këshilli Ekonomiko-Social Bashkimi Europian Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit Organizata Ndërkombëtare e Punës Organizata Ndërkombëtare për Migrimin Marrëveshjet e Bashkëpunimit Mekanizmi Ndërkombëtar i Referimit Organizata Jo Qeveritare Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europe/Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut Kombet e Bashkuara Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët Kombet e Bashkuara, Zyra e Komisionerit të lartë për të Drejtat e Njeriut Zyra e Kombeve te Bashkuara mbi Drogën dhe Krimet Seritë e Traktateve të Kombeve të Bashkuara Organizata Boterore e Shendetit CoE CETS ECOSOC EU ICMPD ILO IOM MOU NRM NGO OSCE/ ODIHR UN UNICEF UNOHCHR UNODC STOKB OBSH 3

4

Përmbajtja Parathënie...7 Falenderime...9 Hyrje... 13 1. Aspektet kryesore të Konceptit të Identifikimit të Personave të Trafikuar...17 1.1. Rëndesia e Identifikimit të Personave të Trafikuar...17 1.2.Nocioni i Identifikimit: Detyrat dhe Objektivat... 20 1.3. Diferenca mes Identifikimit të Personave të Trafikuar dhe Klasifikimi i Trafikimit të Qenieve Njerëzore si Vepra Penale...22 1.4. Të Drejtat e Njeriut dhe qasiet e tjera... 25 1.5. Identifikimi si një element i qëndrueshëm i Sistemit të Kundërveprimit ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore... 32 2. Identifikimi në Përcaktimin e Trafikimit të Qënieve Njerëzore...36 2.1. Përkufizimi i Trafikimit të Qenjeve Njerëzore...36 2.2. Elementet e Trafikimit të Qenieve Njerëzore... 36 2.3. Sistemi i Indikatorëve... 40 2.4. Identifikimi Paraprak dhe Identifikimi Përfundimtar. Viktima e supozuar dhe Viktima... 41 2.5. Indikatorët e drejtpërdrejtë... 43 2.6. Indikatorët Indirekt... 47 5

3. Aspektet Organizative të Identifikimit... 51 3.1. Organizatat dhe Profesionistët që kryejnë Identifikimin... 51 3.2. Metodat e Identifikimit... 54 3.3. Rëndësia e Vetë-identifikimit si Person i Trafikuar... 59 4. Aspektet praktike për marjen në intervistë të Personave të Trafikuar...65 4.1. Organizimi i intervistës... 65 4.2. Komunikimi me Personin e Trafikuar... 68 4.3. Informimi dhe Vlerësimi i Nevojave... 70 4.4. Vlerësimi i Rezikut Paraprak... 73 4.5. Periudha e Reflektimit... 76 5. Identifikimi dhe mbledhja e të dhënave... 79 5.1. Rekomandimet mbi përmbajtjen e pyetësorëve të identifikimit... 79 5.2. Shkëmbimi i informacionit dhe mbrojtja e të dhënave personale... 86 Konkluzione... 86 6

Parathënie Rrjeti ARIADNE Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore në Europën JugLindore dhe Lindore është rrjeti rrajonal i 16 OJF-ve nga 12 Shtete. Rrjeti u themelua në 2005 me seli ne Athinë, Greqi, dhe deri tani ka perfunduar tre projekte rajonale duke ka dokumentuar gjendjen aktuale të trafikimit të qënieve njerëzore në vendet pjesëmarrëse, përhapjen e praktikave të mira për parandalimin, ndihmën, mbrojtjen dhe rritjen e ndërgjegjësimit kundër trafikimit njerëzor në rajon. Misioni i Rrjetit është tw luftojw trafikimin e qënieve njerëzore nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë dhe te koordinuar midis vendeve të origjinës, vendeve tranzit dhe vendeve të destinacionit. Përfituesit përfundimtarë të Rrjetit ARIADNE, janë viktimat dhe viktimat potencialet të trafikimit, OJF-të që pasurojnë aftësitë e tyre për koordinim të përbashkët dheaktivizimin e aktorëve shteteoreë ose jo në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Përveç përpjekeve serioze, Trafikimi i Qënjeve Njerëzore mbetet nje problem serjoz në Europën JugLindore dhe Lindore, me një pjesë të konsiderueshme të viktimave nga vëndet e Ballkanit. Përpjekjet për të luftuar këtë fenomen në rajon duhet të synojnë garantimin e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimës në vendin e origjinës, vendet tranzit dhe vendet e destinuara. Edhe pse në shumicën e vendeve ka patur progress në legjislacion, sidomos në kriminalizimin e Trafikimit tw Qenieve Njerëzore, ka ende vend për përmirësimin e identifikimit të viktimave. Një numër arsyesh kanë penguar një qasje ndërkombëtare sistematike, të unifikuar dhe të qëndrueshme, për identifikimin e personave të trafikuar, P.sh. sisteme të ndryshme ligjore, vështirësi në caktimin e burimeve, nivelet e ndryshme të organizimit institucional, prioritete të ndryshme në parandalimin e trafikimit etj. Përfundimi është që identifikimi i personave të trafikuar shpesh është kryer në mënyrë ad hoc, duke vënë në rrezik mbrojtjen e të drejtave të viktimës dhe duke kompromentuar 7

përpjekjet kundër- trafikimit. Për më tepër, ndryshimi i qartë i prioriteteve të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, që nga qasja qendrore nga krimi drejt qasjes ndaj të Drejtave të Njeriut, e bën identifikimin e viktimave të domosdoshëm dhe më të nevojshme se kurrë. Sipas studimeve ndërkombëtare, shumë viktima mbeten të paidentifikuara dhe privohen nga ndërhyrja dhe mbështetja e nevojshme. Identifikimi efektiv i viktimës çon në neutralizimin më efektiv të fenomenit të trafikimit dhe riintegrimin e personave të trafikuar. Kështu, ky publikim i ndërmarrë në kuadër të projektit të katërt të Rrjetit ARIADNE, fokusohet ne informimin dhe ndarjen e përvojave për identifikimin dhe mekanizmat e referimit për viktimat e trafikimit, me qëllim përfshirjen e kësaj ekspertize në udhëzimet e identifikimit praktik. Rezultatet e këtij manuali synojnë që të përdoren dhe për një gamë më të gjerë të praktikuesve të përfshirë në identifikimin e personave të trafikuar dhe per këtë arsye ne procesin e identifikimit përfshihen aspektet sociale, ligjore, psikologjike etj. Vëmendje e veçantë i është kushtuar fëmijëve që janë viktima të trafikimit. Udhëzimet rajonale janë të rëndësishme për punën e OJF-ve, Ministrive, Shoqatave të Policisë, Shoqatave të Avokatëve, Gjykatave, Prokurorive dhe aktorëve të tjerë të cilët janë të përfshirë në një mënyrë ose në një tjëtër drejtpërsëdrejti në identifikimit e viktimave. Një vëmëndje e veçantë i është kushtuar nxjerrjes në bazë të përvojës dhe ekspertizës së OJF-ve pjesëmarrëse për të nxjerrë në pah praktikat më të mira të zhvilluara në sistemet ligjore në Europën JugLindore që mund të replikohen dhe adaptohen edhe në vende të tjera. Shpresojmë që ky manual të ndihmojë përfituesit në punën e tyre të përditëshme në identifikimin e viktimave dhe që viktimat të përfitojnë drejtpërdrejtë nga rritja e efektivitetit të shërbimeve. 8

Falenderime Ky publikim është pjesë e projektit të katërt të Rrjetit ARIADNE Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore në Europën Juglindore dhe Lindore i titulluar Trafikimi dhe Migrimi në Europën Juglindore dhe Lindore, financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme. Menaxhohet nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ( KEPAD) në Greqi, e cila koordinohet nga Rrjeti ARIADNE në bashkëpunim me 15 OJF nga 11 vënde pjesëmarrëse, Antare të rrjetit ARIADNE: Shqipëria, Bosnje- Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Ukraina. KEPAD vlerëson kontributin dhe mbështetjen e dhënë nga një numër i madh personash dhe organizatash, pa të cilët ky botim kushtuar identifikimit të personave të trafikuar nuk do të kishte përfunduar. Autorët gjithashtu falenderojnë OJF-të anëtare të rrjetit ARIADNE që janë përfshirë në hartimin e këtij botimi: Shqipëria Migena Mollanji, Aktiviste Gjinore Në Dobi të Gruas Shqiptare Erinda Bllaca, Juriste; Elona Tershana, Asistente / Juriste Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës Bosnje Hercekovina Azra Hasanbegovic, Drejtore Ekzekutive - Shoqata Zena BiH Bulgaria Elena Triffonova, Këshilluese Fondacioni Bullgar për Kërkimet Gjinore Kristina Gologanova, Kordinatore Qendra Në Ndihmë të të Mbijetuarve të Torturës 9

Kroacia Kristina Babić, Asistente Administrative - Hrvatski Pravni Centar (Qendra Kroate e Avokatisë) Greqi Eva Savvopoulou, Këshilltare Ligjore Qendra për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KEPAD) Valbona Hystuna, Child Protection Officer Shoqata për Mbështetje Sociale të të rinjve Association for the Social Support of Youth (ARSIS) Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë Keti Jandrijeska Jovanova, Avokate Komiteti I HELSINKiT për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë Verica Stamenkova- Trajkova, Presidente For Happy Childhood Moldavia Viorelia Rusu, Analiste -Qendra Ndërkombëtare për mbrojtjendhe promovimin e të drejtave të Gruas. La Strada, Moldavi Mali I Zi Marijana Milic, Këshilltare Ligjore - Montenegro Women s Lobby Serbia Kristina Todorovic, Avokate Këshilli i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM) 10

Turqia Elif Özer, Kordinatore Projekti; Tuba Dündar, Kordinatore Programi Fondacioni për zhvillim dhe Burimet Njerëzore Ukraina Olga Kalashnyk, Zëvëndës Presidente; Kateryna Cherepakha, Shefe e Departamentit të Punëve Sociale; Victoria Lazar Graham, Intern Qendra Ndërkombëtare për të Drejtat e Grave La Strada - Ukrainë 11

12

Hyrje Udhëzimet rajonale në identifikimin e personave të trafikuar janë përpunuar në kuadër të projektit të 4( katërt) të përbashkët të Rrjetit ARIADNE Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Europën Jug-Lindore dhe Lindore, me titull Trafikimi i Qenieve Njerëzore dhe Migracioni në Europën Jugl,indore dhe Lindore. Projekti është implementuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut KEPAD, Greqi, me partnerë 15 OJF-të anëtare të Rrjetit ARIADNE. Për të siguruar bazën materiale për hartimin e Udhëzuesit Rajonal është bërë një studim me qëllim analizimin e gjendjes aktuale dhe veçoritë e identifikimit të personave të trafikuar në secilin nga vendet pjesëmarrëse. Duke pasqyruar aspektet e ndyshme të identifikimit të personave të trafikuar studimi u përqëndrua në këto fusha: 1) Aspektet Ligjore (politikat kombëtare në çdo vend dhe niveli i formalizimit/standartizimit të procedurave); 2) Aspektet organizative ( identifikimi paraprak formal, roli i OJF-ve, etj.) ; 3) Indikatorët për identifikimin e personave të trafikuar dhe korrelacioni me përkufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore: 4) Aspektet etike të intervistimit të personave të trafikuar; 5) Respektimi i të Drejtave të Njeriut të personave të trafikuar dhe i të drejtave të veçanta për të miturit, duke siguruar akses për mbrojtjen dhe asistencën e nevojshme të tyre. Nga studimi doli se të gjitha vendet pjesëmarrëse e kanë ratifikuar dokumentin ndërkombëtar për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dmth Protokollin e Parandalimit dhe Ndëshkimin e Trafikimit Njerëzor, veçanërisht për fëmijët dhe gratë, që plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar ( Palermo, 2000). Shumica e vendeve pjesëmarrëse kanë ratifikuar edhe Konventën e 13

Këshillit të Europës mbi veprimit Kunder Trafikimit të Qenieve Njerëzore ( Varshavë, 2005). Pavarësisht se janë ratifikuar konventat e mësipërme, problemet konceptuale dhe praktike në lidhje me identifikimin e personave të trafikuar ekzistojnë ende në të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë projekt. Së pari, shumica e vendeve pjesmarrëse nuk i kanë përpunuar ende standartet kombëtare për identifikimin e personave të trafikuar. Duket se termi Identifikimi i personave të trafikuar interpretohet ne mënyra të ndryshme në vendet pjesmarrëse. Veç kësaj, janë miratuar qasje të ndyshme për organiznimin e proçesit të identifikimit. Si për shembull, në disa vënde, vetëm agjensitë për zbatimin e ligjit kanë të drejtën për të kryer identifikimin formal. Në të njëjtën kohë OJF-të japin ndihmë për personat që kanë kaluar vuajtjet e trafikimit njerëzorë, kanë fituar në experience të konsiderueshme dhe ekspertizë për identifikimin e personave të trafikuar. Studimi aktual gjithashtu është fokusuar gjithashtu në grumbullimin e praktikave të mira për identifikimin e nevojave dhe mangësive në procesin e identifikimit të personave të trafikuar. Gkithashtu ka lehtësuar edhe përpunimin e udhezimeve të përbashkëta në proçedurën e identifikimit. Udhëzimet e mësipërme janë pranuar nga OJQ-të pjesëmarrëse në këtë projekt. Këto udhëzime të shkruara janë hartuar për OJF-të që janë specializuar në dhënien e ndihmës për personat e trafikuar. Udhëzuesit Rajonal gjithashtu mund të përdoren nga Policia, shërbimet e Prokurorisë, rojet kufitare, shërbimet e punonjësve socialë si dhe nga specialistë të institucioneve të tjera të qeveritare të cilët nga natyra e punës së tyre kanë kontakt të ngushtë me personat e supozuar të trafikuar. Qëllimi i këtij udhezuesi është të kontibuojë për një identifikim më të mirë dhe 14

efektiv të personave të trafikuar. Udhëzuesi Rajonal është hartuar në përputhje me dispozitat e dokumenteve të më poshtme: - Protokolli për Parandalimit dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Qënieve Njerëzore, veçanërisht për fëmijët dhe gratë, që plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar ( Palermo, 2000), për më tej Protokolli i Palermos ; - Konventa e Këshillit të Europës mbi veprimet Kunder Trafikimit të Qenieve Njerëzore ( Varshavë, 2005), për më tej Konventa e Anti- Trafikimit ; - Parimet e rekomanduara dhe Udhëzimet mbi të Drejtat e Njeriut dhe Trafikimin e Qënjeve Njerëzore, Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara (2002); - Mekanizmi Referues Ndërkombëtar Përpjekje të përbashkëta për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave të Trafikuar- Broshurë Praktike, OSBE/ODIHR, Varshavë (2004); - Udhëzues për Zhvillimin e Mekanizmit Ndërkombëtar të Referimit për Personat e Trafikuar në Europën Jug- Lindore, ICMPD, Vjenë (2009); - Trafimimi i Qënieve Njerëzore: Identifikimi i Viktimave Potenciale dhe Viktimave të supozuara viktima. OSBE, Vjenë (2011); - Standartet cilësore për vlerësimin e rrezikut dhe riintegrimin e personave të trafikuar, OJF-ja LEFÖ, Vienë (2011); - Udhëzues për OJF-të e specializuara që veprojnë në Moldavi, për Identifikimin e personave të trafikuar në Republikën Moldave, Qendra Ndërkombëtare La Strada, Kisinau (2006); - Standarte të tjera të zhvillimit të politikave ndërkombëtare, evropiane dhe kombëtare. 15

Udhëzuesi Rajonal nuk është fokusuar vetëm në aspektet teorike të trafikimit tek qëniet njerëzore, por edhe ne praktikat më të mira të zhvilluara nga OJF-të e vendeve pjesëmarrëse. Përfshihen gjithashtu rekomandime për aspektet kryesore të organizimit të sistemit të identifikimit të personave të trafikuar. a) Konceptualizimi i termit Identifikimi i personit të trafikuar ( qëllimet, objektivat, metodat dhe parimet); b) Lidhja e identifikimit me përkufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore; c) Procesi i identifikimit, fazat e tij dhe metodat ; d) Profesionistët kompetentë dhe detyrat e tyre të veçanta, organizimi për të bërë identifikimin e viktimës; e) Indikatorët për identifikimin e viktimave të supozuara dhe viktimave të trafikimit (Identifikimi formal paraprak dhe final); f) Aspektet praktike të marrjes në intervistë të personit të trafikuar; g) Shkëmbimi i informacionit dhe mbrojtja e të dhënave; h) çështje të tjera. Qëllimi i Udhëzuesit është të krijojë një bazë gjithëpërfshirëse për hartimin e standarteve kombëtare për identifikimin e personave të trafikuar. 16

1. Aspektet Kryesore të Konceptit të Identifikimit të Personave të Trafikuar 1.1. Rëndësia e identifikimit të personave të trafikuar Identifikimi i personave të trafikuar është me rëndësi për sigurimin e të Drejtave të Njeriut, që nga identifikimi i parë dhe më kryesorja duhet menduar të sigurohet aksesi për mbrojtjen dhe ndihmën e nevojshme. Në mënyrë që të mbrohen dhe tw ndihmohen, është e rëndësishme që viktimat të identifikohen menjëherë dhe saktë. Në shumë prej dokumenteve të së drejtës nderkombëtare është e theksuar rëndësia dhe nevoja për identifikim efektiv të personave të trafikuar. Si p.sh, në dokumentin e (ECOSOC) mbi Parimet dhe Udhëzimet e Rekomanduara për të Drejtat e Njeriut dhe Trafikimin e Qenieve Njerëzore thuhet: Dështimi në identifikimin korrekt të një personi të trafikuar mund të rezultojë si një mohim i të drejtave të tij. Për këtë, shtetet palë janë të detyruar të sigurojnë se identifikimi mund dhe duhet te zhvillohet 1 Plani i Veprimit i Bashkimit Europian në fushën e anti-trafikimit, adaptuar nga Këshilli i Europës në Dhjetor 2005 pëerfshin një paketë masash me qëllim që të lehtësojë zhvillimin e aftësive në identifikimin e personave të trafikuar ( psh Workshop-et dhe forma të tjera të shkëmbimit të praktikave më të mira). 2 Rëndësia e zhvillimit të metodave efektive për identifikimin e personave të trafikuar është theksuar në studime të shumta. Sipas vlerësimeve të 1 OKB ECOSOC, Parimet dhe Udhëzimet e Rekomanduara për të Drejtat e Njeriut dhe Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Raporti i Kombeve të Bashkuara nga Komisioneri I Lartë për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Ekonomik dhe Social, E/2002/68/Add.1, 2002, faqe. 6. 2 Plani i BE-së për praktikat më të mira, standartet dhe proçedurat për luftimin dhe parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Gazeta Zyrtare C 311, 09/12/2005. 17

bëra nga ekspertë ndërkombëtarë, rreth 65% e viktimave të trafikimit nuk janë të identifikuar. 3 Kjo ndodh për arsye të ndryshme. Si p.sh. personat që janë të trafikuar në një shtet të huaj shpesh herë janë të frikësuar se mos ndoshta do të ndiqen penalisht për shkelje të ligjit vendas, ky është veçanërisht rasti kur një shtetas i huaj shkel ligjet e emigracionit në lidhje me hyrjen dhe qëndrimin në një teritor të tretë.veç kësaj, të trafikuarit shpesh nuk u besojnë strukturave të agjensive shtetërore, për sa kohë ato nuk janë të vetëdijshëm për të drejtat dhe mundësitë e tyre për t u marrë në mbrojtje dhe për t u ofruar ndihmë, si persona të trafikuar. Shpesh trauma psikologjike nuk i lejon personat e trafikuar që në mënyrë adekuate të vlerësojnë ngjarjet në mënyrë që të bëjnë hapat e duhura për ndrequr situatën. Dhe si rezultat, personat e trafikuar më shpesh në mënyrë rutinë, janë trajtuar si emigrantë të paligjshëm sesa si persona të trafikuar, janë ndaluar në mënyrë gjyqësore ose administrative, janë gjobitur ose janë dëbuar nga vendi. Pas kthimit të tyre në vëndin e origjinës, këta persona mund të ndiqen më tej për përdorim të dokumentacionit fals, për largimin nga vendi në mënyrë ilegale etj. Si rrjedhim, vuajtjet dhe trauma e përjetuar gjatë shfrytëzimit komplikohen më tej nga ankthi që shkaktohet gjatë takimeve me organet e zbatimit të ligjit. Pavarësisht nga vendi ku ndodh shfrytëzimi, personat e trafikuar kanë gjithmonë frikë nga hakmarja e trafikantëve, e cila nuk është shënjestruar vetëm kundër tyre, por edhe kundër familjarëve. Viktimat që janë subjekt i shftrytëzimit seksual, haptazi janë të frikësuar nga reagimet e mjedisit të tyre social që shpesh kthehen në kundër vuajtje. Shumë viktima nuk besojnë se rishqyrtimi gjyqësor do të jetë efektiv dhe nuk e shikojnë të arsyeshme që t u bëjnë thirrje strukturave zyrtare. 3 Limanowska, B., Trafikimi i Qënieve Njerëzore në Europën Jug-Lindore, UNICEF, OKB OHCHR, OSBE/ ODIHR, 2002, faqe. 142. 18

Si rezultat, personat e trafikuar të pa identifikuar janë të privuar nga mbrojtja dhe ndihma e nevojshme dhe e shikojnë si shumë të vështirë rikthimin në jetën normale, si psh. të gjejnë një hapsirë në rrethin e tyre të ngushtë, si dhe në shoqeri në përgjithësi. Përvoja e OJF-ve të shumta që ofrojnë shërbime për personat e trafikuar, tregon se një numër i konsiderueshëm personash që kërkojnë asistencë për herë të parë kanë qënë përfshirë ne Trafikun e Qënjeve njerëzore në të kaluarën dhe kanë qenë viktima në mënyrë të përsëritur. Kjo çon në përfundimin se edhe nëse personat e trafikuar kanë mundur të shpëtojnë nga trafikantët, ato shpesh rikthehen dhe bien preh e trafikantëve nga dëshpërimi dhe mungesa e mundësive. Kështu, në identifikimin e personave të trafikuar kryesisht është e nevojshme dhënia e mbrojtjes së të drejtave të viktimës në mënyrë që të sigurohet riintegrimi i suksesëshëm. Njëkohësisht, identifikimi i personave të trafikuar është shumë e rëndësishme për kohezionin e vetë shoqerisë. Kur personat e trafikuar nuk janë të gatshëm për të dhënë dëshmi, atëherë trafikantët që bëjnë pazar me jetën e njeriut mbeten të pa ndëshkuar dhe mbeten të lirë të riofrojnë gjenerimin e më shumë viktimave të trafikimit. Si rezultat, rastet e paidentifikuara të veprës së trafikimit bëhen faktor kryesor në shtyrjen drejt fenomenit të trafikimit në shoqëri. Ne mund të argumentojmë se identifikimi në kohë i personave të trafikuar është një masë për reagimin e propagandës së fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore, dhe kështu bëhet një masë e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e interesave të shoqerisë në përgjithësi. Shumë ekspertë ndërkombëtarë ndajnë mendimin se në mënyrë për të bërë përparim të dukshëm në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore eshtë e nevojshme të përmirësohet procesi i identifikimit. Zgjidhja për këtë problem varet kryesisht nga aftësia e shtetit për të garantuar sigurinë e viktimave/ dëshmitarëve që japin dëshmi kundër 19

trafikantëve të tyre dhe në të njëjtën kohë varet dhe nga aftësitë e organizatave jo-shtetërore që krijojnë kushtet e nevojshme që do të ndihmonin në bashkëpunimin më organet e zbatimit të ligjit. 1.2. Nocioni i Identifikimit: Detyrat dhe Objektivat Pavarësisht se rëndësia e identifikimit të personave të trafikuar është përmendur në dokumentacione të ndryshme ndërkombëtare, deri sot nuk kemi një dokument që të jap një përkufizim të saktë të pranuar ndërkombëtarisht. Si rregull, specialistët që merren me problemet që lidhen me trafikimin e qënieve njerëzore interpretimi i identifikimit të personave të trafikuar bëhet si më poshtë: a) masat që merren për kërkimin dhe zbulimin e viktimave të supozuara të trafikimit në mjedis konsiderohen si të favorshme për trafikim- p.sh. puna e paligjshme në migracion, prostitucioni etj.; b) analiza e informacionit në lidhje me një person të supozuar të trafikuar në përpjekje për të krijuar lidhje mes rastit të vaçantë dhe treguesve ekzistues të trafikimit të qenieve njerëzore, lejon që të arrihet ne përfundimin se, personi ka vuajtur vërtet nga trafikimi i qënjeve njerëzore dhe kërkon ndihmë dhe mbrojtje të veçantë. Konteksti në të cilin termi Identifikimi i personave të trafikuar përdoret në akte të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare, p.sh. në Konventën e Anti-Trafikimit të Këshillit të Europës, dhe në referencat e ndryshme në dispozicion për këtë temë, tregojnë se identifikimi i personave të trafikuar konsiderohet si një process nëpërmjet të cilit personat e trajnuar dhe të kualifikuar nga autoritetet kompetente ( polici, inspektorët e punës, 20

rrojet e kufirit, autoritetet e migracionit, ambasada dhe konsullata, etj.) në bashkëpunim me OJF të specializuara: 1) Marrja e masave që synojnë, identifikimin dhe mbrojtjen e personave të trafikuar në vendet ku qëndrojnë shpesh disa kategori të ndryshme të personave të trafikuar ( rekrutimi, transportimi, strehimi, shfrytëzimi) ose pas lirimit të tyre nga trafikantët; 2) Mbledhja e të dhënave për rastet e trafikimi, nga vet viktimat ose nga burime të tjera që posedojnë iformacione për veprime të paligjëshme kundër viktimës; 3) Bërja e analizës së informacioneve të mbledhura dhe krahasimi I karakteristikave e rasteve specifike me indikatorët ekzistues te trafikimit të qenieve njerëzore; 4) Arritja në konkluzionin që një person është viktim e trafikimit dhe referimi e tij/saj për mbrojtjen e nevojshme dhe asistence falas. Identifikimi i nje viktime të trafikut është një proces i gjatë. Ai mund të kërkojë shkëmbim informacioni me vende të tjera dhe agjentë të ndryshëm të anti-trafikimit duke përfshirë organizatat shtetërore dhe jo shtetërore në ndihmë të viktimave. Deri sa autoritetet kompetente kanë arsye për të besuar që kanë ekzistojnë shkaqet që një person është/ presupozohet të jetë viktimë, ky person nuk mund të lëvizet nga territori i vendit deri në përfundim të proçesit të identifikimit. Gjithashtu, autoritetet kompetente duhet te sigurojnë që i presupozuari viktim, të marrë asistencën falas/minimumin e paktë të shërbimeve të garantuara nga shteti, parashikuar në Nenin 12, pikat 1 dhe 2 të Konventës për Anti-trafikimi të Këshillit të Europës. 21

EKSPERIENCA E KROACISË Në Nëntor 2008, Qeveria e Republikës së Kroacisë adoptoi Protokollin për identifikimin, ndihmën dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore. Protokolli merrej me proçesin e identifikimit të viktimave dhe vendosjen e rregullave dhe obligimeve të organizatave dhe personave të përfshirë në mbrojtjen dhe ndihmën e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore Pasi procesi i identifikimit është përfunduar dhe është marrë një vendim përfundimtar nëse një person ka qenë ose jo një viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, autoritetet kompetente duhet të sigurojnë që viktimat e identifikuara të marrin asistencë të plotë mbrojtjeje siç përcaktohen ne Konventën e Anti-Trafikimit të Këshillit të Europës Neni 12 pika 3 dhe 4. Vlen vënia në dukje se në asnjë rrethanë, procesi i identifikimit s duhet të varet nga procedura burokratike dhe të vështira që rezultojnë të kufizojnë aksesin e viktimave për paketën minimale të ndihmës dhe mbrojtjes. Nuk paragjykohet fakti se në disa raste viktima duhet të njihet zyrtarisht si e tillë nga autoritetet kompetente shtetërore, në mënyrë që të shmanget dëbimi, të kenë akses në skemën e mbrojtjes së dëshmitarit etj. Në këto rrethana, objektivat e identifikimit të personit të trafikuar gjithësesi mbeten të njëjtat: sigurimi i aksesit të nevojshëm për asistence falas, e cila është e garantuar nga ligjet ndërkombëtare. 1.3. Diferenca mes identifikimit të personave të Trafikuar dhe Klasifikimi si vepër Penale i Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Procesi i identifikimit mund të jetë i pavarur nga çdo procedurë tjetër 22

penale kundër autorit të krimit. Një vepër penale nuk duhet të ketë asnjë ndikim si në fillim ashtu dhe në fund të procesit të identifikimit. Termi Identifikimi i personave të trafikuar është i lidhur ngushtë me termin klasifikimi i krimeve. Megjithatë, ka një numër dallimesh mes këtyre dy koncepteve përsa i përket objektivave, pasojave, shkallës së përgjegjësisë, etj. Objektivi kryesor i klasifikimit të krimeve është kapja e kriminelve dhe ndalimi i veprimtarive kriminale. Kjo është çështje e rëndësishme, sepse serioziteti i një krimi, ndikon drejpërdrejtë në llojin e dënimeve ( dënimi me burgim, me gjob etj) për të cilin janë denuar autorët. Ky është një process i formalizuar në mënyrë rigoroze si çdo krim i cili është përcaktuar me hollësi në kode dhe ligje penale. Gjithashtu është një process i komplikuar, sepse elementët e një vepre penale të vëçantë mund të korrespondojnë me përshkrimin e një ose më shumë krimeve. Klasifikimi i krimeve mund të bëhet vetëm nga një personel i autorizuar i agjensive të zbatimit të ligjit ose nga gjykata e shkallës së parë në përpuethshmëri të plotë me normat e procedurës kushtetuese dhe penale, në mënyrë që të respektohet parimi i prezumimit të pafajsisë së të akuzuarit. Përveç elementëve objektivë të krimit, dmth aktet e veçanta të kryera, ndjekja penale duhet të vërtetojë praninë e qëllimit kriminal apo neglizhencës, sepse vetëm veprimet e kryera me dashje mund të jenë subjekt i dënimit penal. Identifikimi i personave të trafikuar para së gjithash synon ofrimin e ndihmës së nevojshme për to. Identifikimi mund të kryhet perveç policisë edhe nga specialist të tjerë të cilët mund të kenë kontakt me personat e trafikuar: inspektorët e punës, punonjësit socialë, specialist të OJF-ve që ju vijnë në ndihmë personave të trafikuar. 23

Duke e krahasuar me klasifikimin e krimeve, identifikimi i personave të trafikuar duhet të jetë në një proçedurë më të thjeshtëzuar. Informacjoni i marrë për qëllime identifikimi të viktimave duhet t i nënshtrohen vetëm verifikimit të përgjithshëm, në këtë fazë nuk janë të nevojshme dëshmitë përfundimtare. Si pasojë, identifikimi i personave të trafikuar është një process më pak i formalizuar dhe i reptë se klasifikimi i krimeve, pasi nuk të çon në ndjekje penale dhe mund të mbështetet në udhëzime dhe indikatorë të caktuar. Për këtë arsye, grupi i indikatorëve për identifikimin e personave të trafikuar duhet të jëtë fleksibël dhe i adaptueshëm për sfidat e reja dhe tendencat e reja emergjente në fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzorë. Identifikimi i personave të trafikuar është i bazuar në përkufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore në legjislacionin kombëtar dhe ndryshon nga vendi në vend. Shpeshherë përkufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore mund ta gjejmë në ligjet penale të shumicës së vendeve Europiane si kundërvajtje penale. Megjithatë, në disa vende të caktuara, ka përkufizime për trafikimin e qënieve njerëzore edhe në të drejtën civile duke krijuar mjete ligjore civile për personat e trafikuar ( p.sh. kërkesat për kompesim), si dhe kushtet për sigurimin e ndihmës dhe mbrojtjes për viktimat. Kërkesat ligjore dhe përkufizimet e trafikimit të qënieve njerëzore në të drejtën civile janë zakonisht më të gjera dhe më fleksibël se përcaktimet në ligjin penal, instrumentet e ligjit civil kanë tendencë të përshkruajnjë trafikimin më shumë si një dukuri socjale sesa një vepër penale. Elementët e trafikimit të qenieve njerëzore, si një fenomen social mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme nga ndërtimi ligjor i trafikimit të qenieve njerëzore si një krim në legjislacjonin kombëtar. Koncepti i përgjithshëm i trafikimit të qenieve njerëzore duhet të mbulojë të gjitha format e fenomenit, vetëm me forma ekstreme dhe të rrezikshme duke 24

u bërë kështu vepra penale. Kështu, identifikimi i mbështetur në përcaktimet strikte penale, mund të kufizojë aksesin e duhur për identifikimin e viktimave, asistencën dhe mbrojtjen. Disa vende Europiane kanë përpunuar përkufizime civile të ligjit në mënyrë që të përcaktojnë qarte politikën e anti-trafikimit dhe për të rregulluar përgjegjesitë kombëtare të anti-trafikimit. 4 Në raste të tilla, përpunimi i traguesve për identifikimin e personave të trafikuar mund të bazohet jo vetëm në përkufizimet e ligjit penal, por edhe në përkufizimet e ligjit civil. Në rastet kur ekzistojnë përkufizimet e dy ligjeve, edhe penale edhe civile atëherë duhet të përfshihen element të përkufizime më të gjera. 1.4. Të drejtat e Njeriut dhe qasje të tjera Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet të jenë prioriteti i parë i të gjitha masave kundër trafikimit. Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut të personave të trafikuar duhet të jetë subjekt i një interesi të veçantë jo vetëm për përfaqësuesit e OJF-ve, por edhe për të gjitha palët e përfshira në procesin e identifikimit. Sipas Parimeve dhe Udhëzimeve të Rekomanduara për të Drejtat e Njeriut dhe Trafikimin e Qenieve Njerëzorë, të OKB-së Mbrojtja e të drejtave të njeriut të personave të trafikuar duhet të jetë në qendër të të gjitha përpjekjeve për të luftuar trafikimin, për të mbrojtur dhe ndihmuar, duke siguruar dëmshpërblim për viktimat. 5 4 P.SH. dallimi mes te Drejtës penale dhe të Drejtës Civile mund të gjendet në sistemet ligjore të Moldavis. 5 OKB- ECOSOC ( ang), Parime dhe Udhëzime të Rekomaduara për të Drejtat e Njeriut dhe Trafikimi Njerëzor, supra note 1, faqe. 5. 25

Trafikimi i qenieve njerëzore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i personave të trafikuar nuk duhet të ndikohen negativisht nga masat e anti-trafikimit. Kjo është e rëndësishme sepse shpesh personat e trafikuar trajtohen si kriminelë. 6 Viktimizmi i dytë mund të ndodh në qoftë se viktimat nuk janë trajtuar me ndjeshmërinë e duhur. Të drejtat e njeriut kërkojnë identifikimin e hershëm dhe ndihmë për personat e trafikuar. 7 Procesi i bërjes së një identifikimi zyrtar/bindës mund të jetë i gjatë, kështu identifikimi paraprak në kohë dhe efektiv i viktimave është vendimtare për mirëqënien e tyre. Shumë e rëndësishme është të sigurojmë ndimën për personat e trafikuar, e cila nuk është e kushtëzuar nga pëlqimi i tyre për të bashkëpunuar me organet e zbatimit të ligjit. Duhet të kihet parasysh se ndihma e organeve zbatuese të ligjit është më shumë nje e drejtë se sa një detyrim për personin e trafikuar. Duhet mbajtur mend se, nëse është kryer një vepër pënale, përgjigjen përfundimtare e jep vetëm gjykata duke hetuar zyrtarisht. Procedurat e hetimeve penale mund të zgjasin me vite, megjithatë viktimat kanë nevojë për ndihmë të menjëherëshme, ku në shumicën e rasteve ato janë në gjendje të keqe fizike dhe psikologjike. Ekzistoj edhe varësia e anasjelltë. Ndonjëherë rezultatet e gjygjeve varen nëse ndihma që i është dhënë ose jo viktimës. Vështirësitë fizike dhe psikologjike të përjetuara nga viktimat përmirësohen vetëm nëse 6 UNODC, Toolkit to Combat Trafficking in Persons, 1 st ed., Vienna/New York, 2006, Tool 6.1, p. 103. 7 OSCE, Trafficking in Human Beings: Identification of Potential and Presumed Victims. A Community Policing Approach, Vienna, 2011, p. 26. 26

marrine ndihmën e nevojshme. Marrja e pëlqimit të personit të trafikuar për ti ofruar ndihmë, fiton besimin tek organet e zbatimit të ligjit, atëherë viktimat janë me të prirur për bashkëpunim si dëshmitarë duke e bërë procedurën penale më efektive dhe më të përqëndruar. Kështu duke promovuar mjete dhe metoda për identifikimin e viktimave duke siguruar ndihmë dhe mbrojtjen e nevojshme, syhohet të mbrohen jo vetëm të drejtat e viktimës, por dhe suksesi i gjithë kundërveprimit ndaj trafikimit të qënieve njerëzore. Ndaj, identifikimi i personave të trafikuar duhet të synojë harmonizimin e interesave të personave të trafikuar me interesat e shoqërisë në dënimin e trafikantëve. Njw qasje e përqënduar tek të drejtat e njeriut të viktimës, gjithashtu duhet ta informojë atë për të drejtat e tij 8. Disa nga personat e trafikuar nuk janë në gjendje të kuptojnë se të drejtat e tyre u janë shkelur. Këtu ka të bëjë fakti nëse shkelja është normë në familjet e tyre, ose në vendin e origjinës. Përveç kësaj, çdo viktimë duhet të pajiset me informacion të plotë rreth detajeve të të drejtave te tij/saj, në lidhje me ndihmën në dispozicion dhe mbrojtjen e garantuar nga shteti. Identifikimi, përkrahja, mbrojtja dhe ndihma duhet të jetë e arritshme për të gjitha kategoritë e personave të trafikuar. Nuk duhet të ketë trajtim diskriminues mes viktimave. Identifikimi duhet të sigurohet pa asnjë bazë diskriminuese, të tilla si gjinia, raca, gjuha, feja, përkatësia politike apo çdo lloj tjetër diskriminimi si përkatësia shoqërore, kombëtrae, shtetërore apo përkatësia etnike e nje minoriteti, etj. Organizatat që kryejnë identifikimin duhet të mbrojnë privatësinë dhe identitetin e personave të trafikuar, të dhënat e viktimave duhet të mbahen dhe të përdoren vetëm në përputhje me kushtet e përcaktuara 8 Id. 27

në instrumentet ndërkombëtare. 9 Shkëmbimi i informacionit duhet të respektojë kofidencialitetin e personave të trafikuar. EKSPERIENCA E GREQISË Në vitin 2005 u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi me Komitetin Ndërministror, 12 OJF-ve që ofrojnë ndihmë dhe mbrojtje për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe misionit të IOM-it në Greqi, me qëllim vendosjen e bashkëpunimitn mes shtetit dhe aktorëve joshtetërorë dhe ndërkombëtarë. Në marrëveshje përshkruhen parimet themelore të ndihmës dhe mbrojtjes që duhet të zbatohen nga ofruesit e shërbimeve, si zbatimi i të drejtave të njeriut, kofidencialiteti, ofrimi i pavarësisë, standartet minimale të shërbimeve të vëna në dispozicion nga shteti dhe OJF-të etj. Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi përmban dispozita të përgjithshme në lidhje me parimet bazë mbi ndihmën që duhet të sigurohet, veçanërisht gjatë periudhës që viktima është strehuar në qendrat e strehimit. E rëndësishme është të theksohet se standartet ndërkombëtare për trajtimin e personave të trafikuar rekomandojnë që procesi i identifikimit, të synojë luftimin e trafikimit, duke marrë parasysh qasjet e mëposhtëme 10 : 9 Convention for the Protection of Individuals with regard to Automatic Processing of Personal Data (1981, as amended in 1999), CETS No. 108; European Convention for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms (1950), CETS No. 005, Article 8 (Right to respect for private and family life). 10 ICMPD, Guidelines for the Development of a Transnational Referral Mechanism for Trafficked Persons: South-Eastern Europe, Vienna, 2009, p. 26-27. 28

Marrëdhëniet me Qeverinë dhe Qëndrueshmëria Termi Marrëdhëniet me Qeverinë do të thotë se qeveria qendrore ndërmerr angazhimet bazë për organizimin, bashkërendimin e duhur, financimin dhe sigurimin e një kuadri rregullator efektiv për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore në përgjithësi dhe për identifikimin e viktimave në veçanti,gjithashtu me një zbatim sa më efektiv të tyre. Mungesa e angazhimit të qeverisë që buron nga mbështetja e donatorëve të jashtëm dhe ofruesit e shërbimeve ad hoc, mund të shkaktojnë lehtësisht rrëzimin e e sistemit dhe cilësive të ofruara. Edhe pse përfshirja e palëve të ndyshme në procesin e identifikimit është e nevojshme, qëndrueshmëria e sistemit është shqetësuese. Pjesëmarrja e Shoqërisë Civile Përfaqësuesit e OJF-ve duhet të jenë pjesë aktive e proçesit të identifikimit të personave të trafikuar, si dhe në krijimin e një kuadri rregullator për proçesin e identifikimit, pasi ato kanë ekzpertizë të rëndësishme të fituar nga puna në këtë fushë. Shoqeria Civile mund të luaj nje rol të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë proçesit të identifikimit. Perveç kësaj viktimat e trafikimit duhet të kenë të drejtën e ankimimit dhe zgjedhjes mes shtetit dhe OJF-ve. Qasjet Multidisiplinare dhe NdërSektoriale Trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen kompleks, kështu që për një identifikim sa më efikas të viktimave duhet të sigurohet pjesëmarrja e specialistëve dhe agjentëve të ndryshëm. Qasje multidisiplinore do të thotë njohuri, ekspertiza dhe disiplina të ndryshme, si dhe metodat respektive që janë të kombinuara për të siguruar mbështetje të gjithanshme dhe ndihmë për viktimat e trafikimit. Termi ndër-sektorial do të thotë se ndërhyrjet duhet të projektohen dhe implementohen në mënyrë që ato të përfshijnë të gjithë sektorët përkatës të shoqerisë 29

p.sh. zbatimi i ligjit, gjyqësori, shërbimet sociale, OJF-të, ofruesit e shërbimeve, etj.). Në praktikë, një qasje multidisiplinare dhe ndërsektoriale është zbatuar përmes krijimit të ekipeve multidisiplinare (të lëvizshme dhe ta palëvizëshme) për identifikimin e personave të trafikuar, gjë që ndihmon shmangien e konflikteve të mundshme mes qasjeve të të drejtave të njeriut dhe zbatimit të ligjit. Në të njëjtën kohë lejon organizimin më të mirë të referimit të viktimave, për mbrojtje dhe asistencë të nevojshme. EKSPERIENCA E ISH-REPUBLIKËS JUGOSLLAVE TË MAQEDONISË Në vitin 2008 Qeveria e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Komisioni Kombëtar për Luftën ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migrimit, miratuan Procedurat Standarte Operative (SOPs) për trajtimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore. SOPs përbëhet nga pesë pjesë: Identifikimi dhe referimi, Ofrimi i kujdesit fillestar dhe afatmesëm të ndihmës, Rikthimi, Riintegrimi, Proçedura penale. Këto SOPs janë të bazuara në parimet e mëposhtme të njohura ndërkombëtarisht: Qasjet e bazuara në të Drejtat e Njeriut; Qasjet ndërdisiplinore dhe ndër-sektoriale; Pjesëmarrja e shoqërisë civile; Marrëdhëniet Shtetërore; Qëndrueshmëria dhe Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore 30

Masat e veçanta për Fëmijët, Viktima të Trafikimit. Në rastet e fëmijëve viktima të trafikimit, duhen punësuar njerëz proaktiv por edhe të ndjeshëm për identifikimin e viktimave. Një qasje e tillë duhet të sigurojë që të gjithë aktorët të jenë të vetëdijshëm për nevojat e veçanta të fëmijëve dhe të dinë se si të aplikojnë masat e veçanta, gjatë identifikimit të një fëmije, viktimë të trafikimit. Çdo masë që ka të bëjë me fëmijët e trafikuar duhet të bazohet në parimet e përcaktuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës. Si rrjedhim, interesi më i mirë i fëmijës duhet marrë gjithmon si konsideratë parësore dhe pikpamjet e fëmijës duhet të meren parasysh në të gjitha çështjet që ndikojnë tek ai/ajo. 11 EKSPERIENCA NGA BOSNJE-HERCEGOVINA Sipas Udhëzimeve për Qendrat e Punës Sociale në lidhje me Viktimat e Trafikimit të Qenieve Njerëzore {në Bosnje-Hercegovinë, rastet e dyshuara të fëmijëve viktima, punonjësi social është i detyruar të veprojë në mënyrë proaktive dhe të parandalojë trafikimin e mundëshëm të fëmijëve dhe shfrytëzimin e tyre, duke zbatuar masa specifike për mbrojtjen ligjore të familjeve. Kur punonjësi socjal vëren situata të caktuara të dyshimta të tilla si fëmijë të ekspozuar ndaj dhunës dhe neglizhencës në familje, ndërprerje të marrdhënieve familjare që ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijës, dhe rethanat negative të mjedisit në të cilin fëmija ndodhet, atëherë ai/ajo është i detyruar të raportojë situatën, me qëllim fillimin e zhvillimit të një plani individual për të marrë masat e nevojshme parandaluese (intervistë dhe ndihmë 11 OSCE, Trafficking in Human Beings: Identification of Potential and Presumed Victims. A Community Policing Approach, supra note 7, p. 30. 31

profesionale për prindërit, emërimin e një kujdestari të përkohshëm, heqje kujdestarie, ta çojë fëmijën larg familjarëve, të nisë mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në gjykatë etj.). 12 Bashkëpunimi me shtetet e tjera Pavarësisht se legjislacionet e shumë vendeve e njohin trafikimin e brendëshëm si një formë të trafikimit të qenieve njerëzore, forma mbizotëruese mbetet trafikimi ndërkombëtar i qenieve njerëzore. Në mënyrë që trajtimi i problemeve të ndryshme që lidhen me trafikimin e qënieve njerëzore të bëhet sa më efikas, është e nevojshme të sigurojet një bashkëpunim i lartë me shtetet e tjera, veçanërisht mes vëndeve të origjinës dhe vëndeve të destinacionit. 1.5. Identifikimi si një Element i qëndrueshëm i Sistemit të kundërveprimit ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore Në mënyrë që të kuptojmë plotësisht kuptimin e saktë dhe qëllimin e identifikimit të personave të trafikuar është e nevojshme të jepen hollësira mbi rëndësinë e procesit të identifikimit dhe hapësirën e saj brenda sistemit të kundërveprimit ndaj trafikimit të qenieve njerëzore. Vlen të përmendet se të gjitha referencat në dispozicion mbi trafikimin e qeneeve njerëzore, i referohen tre komponentëve kryesorë për të luftuar fenomenin: 12 Ministry of Security of Bosnia and Herzegovina, Guidelines for the Centers of Social Work regarding the Victims of Human Trafficking, available at: <http://www.msb.gov.ba/anti_trafficking/dokumenti/prirucnici/?id=5321> 32

1) Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore; 2) Mbrojtja dhe asistenca për personat e trafikuar dhe 3) Dënimi i trafikantëve. Ky klasifikim është quajtur shpesh Kuadri i tre Politikave Ps. Pavarësisht vetive të kësaj qasjeje, klasifikimi është shumë tradicional si tre komponentët e kunër-trafikimit që janë shum të ndërlikuara. Për shembull, ndjekja e suksesshshme e autorëve shërben si një masë e mirë për parandalimin e veprave të tjera penale, etj. Megjithatë, nëse përpiqemi që të vendosim proçesin e identifikimit brenda këtij klasifikimi, atëherë do të jetë e drejtë të merret parasysh identifikimi në kategorinë e mbrojtjes dhe ndihmës për personat e trafikuar. Sipas standarteve ndërkombëtare për trajtimin e personave të trafikuar, identifikimi si proçedurë duhet të mundësojë akses të menjëhershëm të viktimave për ndihmën e nevojshme. Për këtë arsye disponueshmëria e ndihmës nuk duhet të varet se cili ishte personi i parë që është vënë në kontakt me personin e supozuar viktimë të trafikuar, për të kryer hetimin fillestar. Nëse ka qënë oficer policie, i cili si objektiv kryesor ka që të ndjekë shkelësin, apo një punonjës OJF-je i cili ka si prioritet ofrimin e asistences dhe mbrojtjen e viktimës, rezultati përfundimtar duhet të jetë i njëjtë dhe çdo viktimë duhet të kete akses të menjëhershëme të ndihmës dhe mbrojtjes. 33

EKSPERIENCA E MALIT TË ZI Përpjekjet për luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Malin e Zi u konsoliduan në Marrëveshjen e Bashkëpunimit Reciprok të nënshkruar në vitin 2007 ndërmjet institucioneve shtetërore ( punonjësve të Prokurorisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave, Ministria e Punës, Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria e policisë) dhe tre OJF-ve. Sipas Aneksit 4 në lidhje me Parandalimin, Dënimin penal dhe mbrojtjen e viktimave potenciale të trafikimit, kur policia është njoftuar për prani të viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, ose identifikon një viktim të tillë, duhet të sigurojnë që masat e caktuara të ndiqen menjeherë, duke përfishë informacionin mbi dhënien e ndihmës dhe shërbimeve ndaj viktimave, në nje gjuhë që viktima ta kuptojë referimin drejt shërbimeve përkatëse, krijimin e kushteve optimale që zvogëlojnë dhe shmangin trauma të mëtejshme, dhe sigurimi i masave mbrojtëse për viktimat e mundshme, të afërmit e tyre dhe punonjësve të strehëzave. Hapa të tilla duhet të merren para, gjatë dhe pas aktiviteteve të nevojshme të ndërmara si pjesë e hetimit penal, gjatë intervistave me viktimat dhe dëshmitarët e tjerë, dhe deri në momentin e kthimit të viktimës në strehëz. Përshkrimi i mësipërm në lidhje me rolin dhe vendin e identifikimin e viktimave në sistemin e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore është përsëritur në udhëzuesin praktik mbi mekanizmat referuese kombëtare të OSBE/ODHIR: Ndonjëherë kjo është çështje e javëve apo muajve të parë ku një person i trafikuar kalon në një çrregullim post-traumatik ka sindrom stresi dhe është në gjendje të flas. Prandaj konceptet e përshkruara në këtë libër përfshijë procesin e identifikimit si pjesë e 34

mbrojtjes dhe progrimit të mbrojtjes. 13 Një pikpamje e ngjashme është marrë në udhëzimet e ICMPD për zhvillimin dhe zbatimin e një përgjigje Kombëtare Gjithëpërfshirëse për Anti-Trafikimin. 14 Për këtë arsye proçesi i identifikimit duhet të konsiderohet si pjesë e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave. Megjithatë, mbetet fakt se në rast se identifikimi i personave të trafikuar është kryer nga një zbatues ligji, atëherë shpesh bëhet e vështirë ndarja e viktimës nga procesi i ndjekjes penale të autorëve, çka i referohet një zone krejtësisht të ndryshme të kundërveptimit ndaj trafikimit të qenieve njerëzore. 13. OSCE/ODIHR, National Referral Mechanisms-Joining efforts to protect the rights of trafficked persons: A Practical Handbook, Warsaw, 2004, p. 17. 14. ICMPD, Guidelines for the Development and Implementation of a Comprehensive National Anti-Trafficking Response, Vienna, 2006, p. 44. 35

2. Lidhja e Identifikimit me përcaktimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2.1. Përcaktimi i Trafikimit të Qenieve Njerëzore Siç e kemi përmendur, tashmë indikatorët për identifikimin e personave të trafikuar janë bazuar në përkufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Çdo indikator korrespondon me një element të veçantë/karakteristik të fenomenit të trafikimit njerëzor. Prandaj është e rëndësishme që përdorimi i një përkufizimi të gjërë të trafikimit në mënyrë që të jenë në gjëndje të përpunojnë indikatorët e përshtatëshëm për tendenca të reja dhe manifestime të pa njohura më parë të fenomenit, dhe të jenë në gjëndje të reagojnë ndaj tyre në mënyrë efikatëse për të mbrojtur viktimën. Sigurimi i ndihmës së aksesit në ndihmën e kërkuar për të gjitha viktimat duhet të jetë prioriteti i parë i një ndjekjeje penale. Përkufizimet e trafikimit të qenieve njerëzore të përfshira në legjislacionin e brendëshëm të vendeve evropiane janë bazuar në përcaktimet në dokumentet ndërkombëtare të anti-trafikimit. Përkufizimi i pare themelor i trafikimit të qenieve njerëzore i njohur ndërkombëtarisht, është përfshirja në Nenin 2 të Protokollit të Palermos të OKB-së. 15 Neni 4 i Konventës të Këshillit të Europës për Anti- Trafikimin përmban një përkufizim pothuajse identik të trafikimit të qenieve njerëzore. a) Trafikimi i qënieve njerëzore do të thotë rekrutimi, transportimi, strehimi ose pranimi i personave me anë të kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të detyrimit, të rrëmbimit, mashtrimit, gënjeshtrës, të abuzimit të pushtetit apo pozitës së dobët ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një 15 Article 3 of the Protocol to Prevent, Suppress and Punish Trafficking in Persons, Especially Women and Children, supplementing the United Nations Convention against Transnational Organized Crime, (2000), UNTS vol. 2237, p. 319. 36

personi që ka kontroll mbi një person tjetër, për qëllime të shfrytëzimit. Shfrytëzimi, minimalisht përfshin, shfrytëzimin e prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, punë të detyruar apo shëbime skllavërie, robërinë apo marrjen e organeve; b) miratimi i një viktime të trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzimin e paramenduar të përcaktuar në paragrafin (a) të këtij neni do të jetë e pa rëndësishme, ku ndonjë nga mjetet e parashkruara në paragrafin (a) janë përdorur; c) Rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose marrja e një fëmije për qëllim shfrytëzimi do të konsiderohet trafikimi qënieve njerëzore edhe nëse kjo nuk përfshin asnjë nga mjetet e parashikuara në paragrafin (a) të këtij neni; d) fëmijë quhet çdo person i cili është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se shumë nga elementet e përfshira aktualisht në përkufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore duhet të përcaktohen më tej. Një mënyrë më e qartë për të identifikuar rastet e trafikimit të qenieve njerëzore në praktikë duhet ditur thelbi i nocioneve të tilla si rrëmbimi, mashtrimi, shpërdorimi i detyrës, abuzimi ne gjëndje të dobët, etj. Një përkufizim i veçantë i çdo elementi të trafikimit të qenieve njerëzore lejon krijimin e një sistemi treguesish që karakterizojnë çdo element veçmas dhe fenomeni i trafikimit në përgjithësi, e cila nga ana e saj lehtëson nxjerrjen e udhëzimeve praktike për identifikimin e personave të trafikuar. 37