PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

Similar documents
Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

From the Pastor s Desk

Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

XVII Sistemi i administratës publike

BAZAT E DISKRIMINIMIT

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES

E drejta për jetën. Një udhëzues për zbatimin e Nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Douwe Korff

MBROJTJA E SË DREJTËS PËR

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

Rekomandime për politikat dhe legjislacionin drejt zbatimit efektiv të parimit të mosdënimit të viktimave të trafikimit

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

REKOMANDIMI NR.12 I ECRI-T PËR POLITIKAT E PËRGJITHSHME

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Studime Themelore. Islami, Dr. Besfort Rrecaj

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

UDHËRRËFYESI I DREJTAVE TË NJERIUT I BE-SË PËR LIRINË E SHPREHJES ONLAJN DHE OFLAJN

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

DHOMA PARA GJYQËSORE I. Gjyqtares Sylvia Steiner, Kryetare e Trupit Gjykues Gjyqtares Sanji Mmasenono Monageng Gjyqtarit Cuno Tarfusser

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

OFENDIMI DHE SHPIFJA SI PJESË E REFORMAVE MEDIATIKE

Monitorimi i Vendeve të Burgimit

TRAJTIM JURIDIKO-PENAL I TË DREJTAVE TË TË PANDEHURIT NË PROCESIN PENAL SHQIPTAR. VËSHTRIM KRAHASUES ME VENDET E TJERA

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

LIGJ Nr.8588, datë

Raport vlerësues i përputhshmërisë së legjislacionit ekzistues vendas me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

E DREJTA E PROCEDURËS PENALE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË PROCEDURËN PENALE TË KOSOVËS

TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ

R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10385, DATË PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

RAPORT VLERËSIMI. Grupi i Ekspertëve: Av. Entila Zyba Dr. Blerta Çani Manjola Veizi Xheni UNWOMEN

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Për Shkollën Qendër Komunitare -

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar

TRAJNIM NË PROKURIMIN PUBLIK PËR VENDET PËRFITUESE nga IPA

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

Transcription:

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS CIVILE PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR Kandidati: Ervis Çela Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Kudret Çela Tiranë, qershor 2013

E drejta e autorit: Ervis Çela Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cenues me çfarëdo lloj mjeti apo forme pa lejen përkatëse me shkrim të autorit.

Mirënjohje Përgatitja dhe finalizimi i këtij projekti ka gjetur përkrahjen, dashamirësinë e shumë personave, të cilët me mbështetjen e tyre më dhanë forcë për të përfunduar me sukses këtë projekt. Natyrisht që ketë punim nuk do të mund ta realizoja pa ndihmën e udhëheqësit tim, Prof. Dr. Kudret Çela dhe për këtë arsye gjej rastin ta falenderoj për ndihmën e pakursyer, orientimet e nevojshme, kohën e shpenzuar, si dhe për mendimet me vlerë që më ka dhënë, pa të cilat ky punim nuk do të kishte përfunduar me sukses. Falenderoj gjithashtu të gjithë kolegët e Fakultetit të Drejtësisë dhe veçanërisht Departamentin e të Drejtës Civile dhe shefen e këtij departamenti, Prof. Asoc. Dr. Zhaklina Peto, për mirëkuptimin dhe ndihmën e vazhdueshme që më ka dhënë në çdo rast. Një tjetër falënderim disi të veçantë, por mjaft të çmueshëm e kam për familjen time, për mbështetjen, durimin dhe përkushtimin që kanë treguar ndaj meje gjatë gjithë këtyre viteve të përgatitjes dhe përfundimit të këtij punimi. Në mënyrë speciale ja dedikoj djalit tim të sapoardhur në jetë, Eglinit. Sinqerisht, Ervis Çela - i -

AfCHPR AmCHR CAT CEDAW CERD CESCR CRC Shkurtesat Karta Afrikane (Banjul) për të Drejtat e Njeriut dhe Popujve Konventa Amerikane për të Drejtat e Njeriut Konventa kundër torturës dhe trajtimit apo dënimi tjetër mizor, çnjerëzor ose poshtërues Konventa mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave Komiteti për eliminimin e diskriminimit racor Komiteti për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore (icescr) Konventa mbi të drejtat e fëmijës CRPD Konventa mbi të Drejtat e Personave me aftësi të kufizuara EC Komuniteti Europian ECHR Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore ECJ Gjykata Europiane e Drejtësise ECRI Komisioni Evropian kundër racizmit dhe intolerancës ECTHR Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ESC Karta Sociale Evropiane ESC (RISHIKUAR) Karta Evropiane Sociale (e rishikuar) EU Bashkimi Europian HRC Komiteti për të Drejtat e Njeriut (ICCPR) IACHR Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut IACTHR Gjykata Ndër-Amerikane e të drejtave të njeriut ICCPR Konventa Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike ICERD Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racial ICESCR Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore ILO Organizata Ndërkombëtare e Punës MWC Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të gjithë Punëtorëve, Emigrantëve dhe Anëtarëve të familjeve të tyre OAS Organizata e Shteteve Amerikane TEC Traktati themelues i Komunitetit Evropian TFEU Traktati mbi funksionimin e Bashkimit Evropian UDHR Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut UNESCO Organizata e Kombeve të Bashkuara Arsimore, Shkencore dhe Kulturore - ii -

Metodologjia Ky punim për vetë karakteristikat e tij është mbështetur në metodën cilësore të analizimit të çështjeve të trajtura në të. Metoda cilësore përfshin brenda saj metodën hulumtuese, përshkruese, interpretuese dhe krahasimore. Metoda hulumtuese është përdorur gjatë gjithë punimit. Kjo metodë përfshin procesin e mbledhjes së materialeve në format të shkruar dhe elektronik; të mbledhjes së vendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe gjykatave të tjera në funksion të shkrimit dhe strukturës së temës. Hulumtimi është një proces që ka shoqëruar gjithashtu fazën e sistemimit të zërave bibliografik në funksion të finalizimit të këtij punimi. Analiza juridike e parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit plotësohet edhe me metodën përshkruese. Nëpermjet saj janë pasqyruar aspekte historike të zhvillimit të mbrojtjes së këtyre parimeve në botë dhe në Shqipëri. Metoda përshkruese është një mjet i domosdoshëm për sqarimin e termave dhe koncepteve të ndryshme nga aspekte ligjore në ato praktike. Pjesa origjinale e punimit konsiston në interpretimin e disa çështjeve të ndryshme dhe disi problematike në fushën e mbrojtjes së barazisë dhe mosdiskriminimit, punimi parashtron në mënyrë krahasimore, zhvillimet kombëtare në raport me legjislacionin dhe jurisprudencën evropiane si dhe një krahasim midis sistemeve të ndryshme të së drejtës dhe organizimit të drejtësisë në disa prej institucioneve kryesore Evropiane të së drejtës. Korrelacioni, si një metodë shkencore e përdorur në punimet shkencore, analizon lidhjen midis këtyre variablave: Lidhja midis barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit. Lidhja midis mosinformimit të individëve mbi të drejtat që ata gëzojnë dhe mjetet juridike mbrojtëse të tyre. Lidhja midis mospërmbushjes së plotë apo të pjesshme të detyrimeve që rrjedhin nga traktate dhe konventat e ratifikuara, nga shteti dhe të drejtat që i njeh ligji individëve në këtë rast. - iii -

Qëllimi i studimit Në këtë punim kam patur për qëllim të trajtoj barazinë në ligj dhe para ligjit, si dhe ndalimin e diskriminimit, pasi janë parime të përgjithshme që kushtëzojnë gëzimin dhe ushtimin e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Këto dy parime të përgjithshme përbëjnë dhe synimet kryesore të çdo shteti modern, pra edhe të shtetit Shqiptar, iniciativat e të cilit kanë rritur ndjeshëm përmbushjen e këtyre dy parimeve në praktikë. Jurisprudenca tradicionale e të drejtave të njeriut është fokusuar kryesisht në mbrojtjen e individëve privatë nga abuzimi nga ana e autoriteteve publike 1. Kjo ndodh pasi, në praktikë, si pasojë e pushtetit për të bërë ligje dhe për të tatuar dhe shpenzuar buxhetin e shtetit, qeveritë dhe agjensitë e ndryshme shtetërore kanë një ndikim të madh në nivelin e barazisë në shoqëri. Për këtë arsye ligji ndërkombëtar i mosdiskriminimit drejtohet kryesisht për shtetet dhe i referohet kësaj mbrojtje si detyrim negativ i shtetit. Në kontekstin e diskriminimit, shtetet duhet të përmbushin detyrimet e përcaktuara nga traktatet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ata janë përgjegjëse nëse obligimet ligjore shkelen. Rrjedhimisht, organet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përqendrohen kryesisht në rastet e diskriminimit nga ana e vetë shtetit si edhe individëve apo agjensive që veprojnë në emër të saj. Në një veshtrim të shpejtë që mund t i bëhet literaturës së brendshme, bie në sy që ka pak punime dhe botime shqiptare, të kësaj natyre, në lidhje me trajtimin specifik dhe të zgjeruar të këtyre parimeve. Besoj se kjo ka të bëje jo vetëm me ligjet përkatëse që janë miratuar së fundmi, por edhe me zhvillimin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe të përsosjes së kuadrit rregullues ligjor në veçanti, gjë e cila pasqyrohet edhe në realitetin që haset aktualisht në lidhje me përsosshmërinë që po pëson legjislacioni nga dita në ditë, gjë që duket qartë nga aderimi i shtetit shqiptar në një sërë organizmash ndërkombëtare. Për këto arsye, në përgatitjen e këtij punimi për mbrojtjen e titullit Doktor në pjesën më të madhe të tij jam mbështetur kryesisht në literaturë ndërkombëtare, kryesisht libra të autorëve të njohur botërorë në këtë fushë, në botime të ndryshme juridiko shkencore, si dhe në një masë të konsiderueshme kam përdorur materialet e gjetura nga kërkimi me internet, sidomos për sa i përket konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë fushë. Puna për realizimin e këtij punimi, ka një shtrirje disavjeçare, që nga momenti i fillimit të studimeve për titullin Master, për pasojë kjo më ka ndihmuar që të bëj një kërkim të zgjeruar për gjetjen e materialit të nevojshëm për realizimin sa më të plotë dhe me sukses të këtij punimi. 1 Oddný Mjöll Arnardóttir, Equality and Non-Discrimination under the European Convention on Human Rights, Kluwer Law International, 2003. - iv -

Parathënie Parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit janë parime kryesore për çdo sistem të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kjo bëhet edhe më e qartë si nga dispozitat e instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut po ashtu edhe nga e drejta lëndore e organeve mbikëqyrëse të tyre. Edhe pse instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dispozita të barazisë thelbësore të përbashkëta, teksti dhe interpretimi i këtyre dispozitave të barazisë, natyra e rasteve që konsiderohen si edhe për pasojë, niveli i zhvillimit dhe ekspertiza në çdo aspekt të mbrojtjes së barazisë, ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme. Variacionet e tilla pasqyrojnë politikën dhe imperativat si themel i çdo sistemi të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të sistemeve sociale të shteteve nga të cilat dalin raste te caktuara. Raste të vendeve nën një sistem ndërkombëtar ose rajonal mund të jenë me vlerë të madhe për vendosjen e precedentëve diku, si edhe sukseset e arritura në lidhje me një formë diskriminimi që mundet të përdoren për të luftuar forma të tjera të diskriminimit. Si pjesë e kësaj qasjeje krahasuese, ky punim ofron një pasqyrë të parimeve kyçe të mosdiskriminimit dhe barazisë të secilit prej sistemeve më të rëndësishme të mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ky punim ka për qëllim të udhëzojë lidhur me vendimet më të rëndësishme ndërkombëtare mbi barazinë dhe mosdiskriminimin. Fokusi i librit është të drejtat ndërkombëtare të njeriut. Në punim diskutohen çështjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat themelore, për shembull, rastet relevante të lirisë së fesë ndaj diskriminimit mbi baza fetare. Atje ku duhet, libri gjithashtu i referohet rasteve para gjykatave të shkallës së fundit në sistemet kryesore ligjore ndërkombëtare, për të ilustruar sesi trupat ndërkombëtarë mund të trajtojnë çështje të caktuara apo sesi ata mund të evoluojnë më tej. Ligji ndërkombëtar për diskriminimin përdor një numër standardesh ligjore për të shprehur parimin e barazisë. Këto përfshijnë ndalimet e diskriminimit të drejtpërdrejtë, diskriminimin e tërthortë, ngacmimin dhe viktimizimin si dhe vendosjen e detyrimeve për të ndërmarrë veprime pozitive dhe masa për akomodim të arsyeshëm. Çdo standard ligjor është diskutuar në këtë punim me shembuj të jurisprudencës nga juridiksione të ndryshme. Gjithashtu, në këtë punim është diskutuar njëra nga përjashtimet më të zakonshme për dispozitat e mosdiskriminimit - kërkesat për punësim ideal. Sigurimi i qasjes së gatshme ndaj koncepteve themelore dhe ligjit të rastit duhet të ndihmojnë në procesin e hartimit të këshillës dhe përgatitjen e rasteve ligjore, dhe në përgatitjen e çështjeve strategjike gjyqësore mbi çështjet e barazisë dhe mosdiskriminimit. Ai mund të kontribuojë gjithashtu për të sjellë një thellësi më të madhe të analizës për punën e çdo personi të interesuar në këtë fushë. - v -

Përmbajtja Mirënjohje...i Shkurtesat...ii Metodologjia...iii Qëllimi i studimit...iv Parathënie...v Përmbajtja... vi Në vend të hyrjes...xi KREU I HYRJE NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE... 1 1.1. Konceptet e barazisë...1 1.2. Parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare të diskriminimit...2 1.3. Detyrimet e shtetit: Diskriminimi publik dhe privat...4 1.3.1. Detyrimet negative të shtetit...4 1.3.2. Detyrimet pozitive të shtetit...4 1.3.3. Sistemi i OKB -së...5 1.3.4. Konventa evropiane për të drejtat e njeriut...6 1.3.5. Bashkimi Evropian...7 1.3.6. Sistemi Ndëramerikan...7 KREU II NJË VËSHTRIM I INSTRUMENTEVE NDËRKOMBËTARE DHE RAJONALE..8 2.1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut...9 2.2. Konventa ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike (ICCPR)...10 2.3. Konventa ndërkombëtare mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe Kulturore (ICESCR)...12 2.4. Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor (ICERD)...12 2.5. Konventa mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimi ndaj grave (CEDAW)...13 2.6. Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC)...14 2.7. Konventa mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (KDPAK)...15 2.8. Konventat e organizates ndërkombëtare te punës (ILO)...16 2.9. Konventat e tjera përkatëse të okb -së...17 2.9.1. Konventa kundër torturës (CAT) dhe konventa për punëtorët migrantë (MWC)...17 2.9.2. Konventa e UNESCO -s kundër diskriminimit në arsim...18 2.10. Instrumentet e organeve rajonale...18 2.10.1. Konventa evropiane për të drejtat e njeriut (ECHR)...19 - vi -

2.10.2. Neni 14 i konventës evropiane për të drejtat e njeriut...20 2.10.3. Protokolli nr. 12 i konventës evropiane për të drejtat e njeriut...22 2.10.4. Karta sociale evropiane (KSE)...23 2.11. Bashkimi Evropian (BE)...25 2.11.1. Neni 6 i traktatit mbi Bashkimin Evropian dhe të drejtat e njeriut..28 2.11.2. Neni 19 i TFEU...30 2.11.3. Neni 45 i TFEU. Lëvizja e lirë e punëtorëve....35 2.11.4. Neni 157 i TFEU (Diskriminimi gjinor)...35 2.12. Konventa amerikane për të drejtat e njeriut (AmCHR)...38 KREU III STANDARDET KRYESORE LIGJORE NË LIGJIN NDËRKOMBËTAR TË DISKRIMINIMIT...42 3.1. Diskriminimi direkt...42 3.1.1. Organet e traktatit të OKB -së...42 3.1.2. Konventa evropiane për të drejtat e njeriut...43 3.1.3. Legjislacioni i Bashkimit Evropian...46 3.1.4. Konventa amerikane për të drejtat e njeriut...47 3.2. Diskriminimi indirekt...49 3.2.1. Organet e Traktatit të OKB -së...50 3.2.2. Konventa evropiane për të drejtat e njeriut...51 3.2.3. Diskriminimi i tërthortë...54 3.3. Kërkesa të mirëfillta profesionale...56 3.3.1. Bashkimi Evropian...56 3.4. Ngacmimi...58 3.4.1. Direktivat...59 3.4.2. Juridiksionet kombëtare...59 3.5. Viktimizimi...60 3.5.1. Diskriminimi i paligjshëm...60 3.5.2. Konventa evropiane për të drejtat e njeriut...61 3.6. Veprime pozitive apo masa afirmative...61 3.6.1. Hyrje...61 3.6.2. Llojet e masave të veprimit pozitiv...63 3.7. Organet e traktatit të OKB -së...68 3.7.1. Konventat...68 3.7.2. Akomodimi i arsyeshëm...78 Kreu IV PROCEDURA: HARTIMI I NJË PRETENDIMI DISKRIMINIMI...84 4.1. Struktura themelore e një ankese për diskriminim...84 4.2. Përdorimi i një krahasuesi...84 - vii -

4.2.1. Vështirësitë mbi përdorimin e krahasuesit...85 4.2.2. Standartet thelbësore...87 4.3. Barra e provës...88 4.4. Standardi i provës...91 4.5. Krijimi i një rasti...93 4.5.1. Vështirësitë në të dëshmuarit e diskriminimit...93 4.5.2. Kapërcimi i problemeve të provës...93 4.5.3. Nxjerrja e konkluzioneve...94 4.5.3. Konkluzioni statistikor...95 4.6. Justifikimi...97 4.6.1. Justifikimi objektiv dhe proporcionaliteti...97 4.6.1.1. Justifikimi ekonomik apo ai i bazuar tek tregu...100 4.6.1.2. Liria e kontratës...101 4.7. Përgjegjësia për diskriminim...102 4.8. Mjete efektive dhe kompensimi...103 4.8.1. Sanksionet penale...103 4.8.2. Kompensimi financiar...104 Kreu V ARSYET E DISKRIMINIMIT...106 5.1. Diskriminimi gjinor...106 5.2. Parimet e përgjithshme...107 5.3. Konventa evropiane për të drejtat e njeriut...111 5.3.1 Emigracioni...112 5.3.2 Identiteti...112 5.3.3 Tatimi dhe sigurimi shoqëror...112 5.4. Bashkimi Evropian...114 5.4.1. Diskriminimi në punësim...114 5.4.2. Shtatzënia dhe materniteti...114 5.4.3. Diskriminimi indirekt dhe puna me kohë të pjesshme...116 5.5. Orientimi seksual...119 5.5.1. Parime te përgjithshme...121 5.6. Konventa evropiane për të drejtat e njeriut...125 5.6.1. Kriminalizimi i homoseksualizmit...125 5.6.2. Përndjekja për veprat e pahijshme...125 5.6.3. Mosha e dhënies së pëlqimit...126 5.6.4. Përjashtimi nga ushtria...127 5.6.5. Kujdestaria e fëmijëve dhe adoptimi...127 5.6.6. Të drejtat e partnerëve të të njëjtit seks...128 5.6.7. E drejta për martesë...129 - viii -

5.7. Raca, ngjyra, prejardhja dhe përkatësia etnike...133 5.7.1. Parathënie...133 5.7.2. Parimet e përgjithshme...135 5.8. Konventa evropiane për të drejtat e njeriut...141 5.8.1. Abuzime te të drejtave te njeriut te motivuara nga racizmi...142 5.8.2. Shtëpia, privatësia dhe prona...144 5.8.3. Racizmi në administrimin e drejtësisë...145 5.8.4. Liria e Lëvizjes...145 5.9. Segregacioni...148 5.9.1. Instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut...149 5.9.2. Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut...149 5.10. Kombësia...152 5.10.1. Parathënie...152 5.10.2. Parimet e përgjithshme nen instrumentet ndërkombëtare...153 5.10.3. Konventa evropiane për të drejtat e njeriut...160 5.10.3.1. Tatimi dhe sigurimi social...160 5.10.3.2. Procedurat e drejtësisë penale...161 5.10.3.3. Imigracioni / Deportimi...161 5.10.3.4. E drejta për jetën dhe zhdukja me forcë...161 5.10.3.5. Liria e shprehjes...163 5.11. Gjuha...167 5.12. Feja dhe besimi...174 5.12.1. Parimet e përgjithshme nën instrumentet ndërkombëtare...174 5.12.2. Konventa evropiane për të drejtat e njeriut...176 5.12.2.1. Privatësia dhe jeta familjare...176 5.12.2.2. Personaliteti ligjor...178 5.12.2.3. Prona...178 5.12.2.4. Arsimimi...178 5.13. Aftësitë e kufizuara...179 5.13.1. Parathënie...179 5.13.2. Zhvillimet në ligjin mbi diskriminimin ndaj aftësisë së kufizuar...181 5.14. Mosha...186 5.14.1. Parathënie...186 5.14.2. Parimet e përgjithshme nën instrumentet ndërkombëtare...188 5.15. Opinioni politik...191 5.15.1. Parathënie...191 5.15.2. Konventa ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike...191 5.15.2.1. Kundërshtuesit e ndërgjegjshëm...192 5.15.2.2. Pranimi në shërbimin publik...192 5.16. Statusi martesor, prindëror dhe familjar...196 5.16.1. Parathënie...196 - ix -

5.16.2. Konventa ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike...197 5.16.2.1. Tatimi dhe sigurimi social...197 5.16.2.2. Fëmijët e birësuar...197 KREU VI MOSDISKRIMINIMI...201 6.1. Diskriminim i shumëfishtë...201 6.2. Të drejtat e dinjitetit, Barazia si dinjitet...203 6.3. Diskriminimi si Trajtim poshtërues...206 6.4. Dhuna si diskriminim...209 6.5. Të drejtat e fshehtësisë dhe mosdiskriminimit...213 6.5.1. Sistemi i OKB -së...215 6.5.1.1. Koncepti i jetës private...216 6.5.1.2. Koncepti i jetës familjare...217 6.5.1.3. Detyrimet pozitive sipas Nenit 8 të KEDNj -së...217 6.5.1.4. Rasti BOTTA dhe Jurisprudenca Pasuese...218 6.6. Të drejtat e minoritetit...220 6.7. Përkufizimi ose njohja e minoriteteve dhe fushëveprimi i të drejtave të tyre...221 6.8. Të drejtat e pakicave në sistemin e OKB -së...222 6.8.1. Konventa ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike...222 6.8.2. Deklarata e OKB mbi të drejtat e personave që u përkasin pakicave...223 6.9. Të drejtat e pakicave në Evropë...223 KREU VII Mosdiskriminimi dhe barazia në legjislacionin kombëtar..225 7.1. Kuadri respektiv legjislativ në Republikën e Shqiperisë...225 7.2. Zbatimi i dispozitave të neneve 2-7 të konventës në Republikën e Shqipërisë...231 Përfundime dhe rekomandime...235 BIBLIOGRAFIA...240 ABSTRAKT...254 ABSTRACT...254 - x -

Në vend të hyrjes Punimi përbëhet nga shtatë kapituj kryesor: Kreu I, prezanton konceptet kyçe që vendosin në themel tyre idenë e barazisë dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare të diskriminimit. Ai gjithashtu merr ne diskutim natyrën e detyrimeve shtetërore sipas ligjit ndërkombëtar për të ndaluar diskriminimin dhe promovimin e barazisë. Kreu II, paraqet një panoramë kryesore, universale dhe rajonale të instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe shkurtimisht diskuton barazinë e tyre dhe dispozitat e mos-diskriminimit. Kreu III, diskuton në detaje, standardet ligjore kyçe në mbrojtjen e barazisë ligjore ndërkombëtare, si p.sh. ndalimet e diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe atij indirekt, si edhe dispozitat në lidhje me ndermarrjen e veprimeve pozitive. Kreu IV, shqyrton çështjet procedurale dhe dëshmuese të përfshira në pretendime diskriminimi, përfshirë barrën e provës dhe standardin e provës, si edhe gjithashtu shqyrton mjetet e mundshme në dispozicion të zgjidhjes së pretendimeve për diskriminim. Kreu V, paraqet qasjen e secilit sistem ndërkombëtar për secilin prej bazave më të rëndësishme të diskriminimit. Këto instrumente ndërkombëtare që merren direkt me ceshtje të veçanta janë diskutuar në detaj. Kreu VI, shqyrton disa nga ndërthurjet më të rëndësishme të diskriminimit në ligjin ndërkombëtar si edhe në veçanti, ndikimin që disa të drejta të tjera të pavarura dhe tema të tjera të ligjit ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut, mund të kenë mbi mbi ligjin e diskriminit ndërkombëtar apo pretendimet për diskriminim. Kreu VII, paraqet një vështrim të kuadrit ligjor në Republikën e Shqipërisë, për sa i përket parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit. Gjithashtu, progresin e arritur në përafrimin e legjislacionit të brëndshëm me atë komunitar. Ky punim synon të jetë pjesë e doktrinës shqiptare në fushën e mbrojtjes së individit nga pabarazia dhe diskriminimi. Punimi synon ti vijë në ndihmë jo vetën juristëve dhe studentëve të fakultetit të drejtësisë, por edhe strukturave shtetërore që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen e të drejtave të njeriut, hartimin e politikave si dhe zbatimin e legjislacionit respektiv në këtë fushë. - xi -

KREU I HYRJE NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE 1.1. Konceptet e barazisë Ekzistojnë disa përqasje të gjera konceptuale ndaj barazisë evident në dispozitat e barazisë dhe mosdiskriminim si në ligjin vendas ashtu dhe atë ndërkombëtar 1 : Barazia formale ose juridike i referohet idesë themelore se individët në situata të tilla duhet të trajtohen njësoj. Barazia formale fokusohet në trajtimin e barabartë të bazuar në pamjen e ngjashmërisë, pa marrë parasysh kontekstin më të gjerë në të cilin një trajtim i tillë mund të ndodhë. Sipas kësaj përqasjeje, ligjet ose praktikat me qëllim të trajtimit të individëve në situata të ngjashme në mënyra të ndryshme mund të rezultojë në diskriminim e drejtpërdrejtë. Barazia formale injoron faktorët strukturorë që rezultojnë në grupe të caktuara, të cilat mbeten pas pjesës tjetër të shoqërisë. Ndaj, kur aplikohet koncepti i barazisë formale si dhe kur dallimet midis individëve nuk merren parasysh, vazhdueshmeria e trajtimit të problemit shpesh dështon në sigurimin e synimeve të gjera të barazisë. Barazia substantive i referohet nocionit se individët në situata të ndryshme duhet të trajtohen ndryshe. Ajo përfshin dy ide të dallueshme: barazinë e rezultateve dhe barazinë e mundësive. a. Barazia e rezultateve kërkon që rezultati i masës në shqyrtim duhet të jetë i barabartë. Ajo merr parasysh që në dukje një trajtim identik në praktikë mund të përforcojë pabarazinë për shkak të diskriminimit të kaluar apo diskriminim në vazhdimësi apo dallimet në arritjen e fuqisë apo sigurimin e burimeve. Sipas kësaj përqasjeje, duhet të merren parasysh efektet, si dhe qëllimi i një mase të caktuar. b. Barazi e mundësive sugjeron që të gjithë individët duhet të kenë mundësi të barabartë për të fituar hyrje në të mirën e dëshiruar prej tyre, duke marrë parasysh pozicionet e tyre të ndryshme të startimit. Mundësia e barabartë, synon të ofrojë shanse të barabarta, por jo rezultate të barabarta. 1.2. Parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare të diskriminimit Një deklaratë klasike mbi parimin e barazisë në ligjin ndërkombëtar, gjendet në mendimin mospajtues të gjyqtarit Tanaka, në rastin e Afrikës Jug-Perëndimore 2 përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë: 1 Shih: Sandra Fredman, Ligji i diskriminimit, Edicioni i 2 -të, Oxford University Press, 2011. 2 ICJ REP. 1996. - 1 -

Parimi i barazisë para ligjit nuk do të thotë... barazi absolute, d.m.th. trajtim të barabartë të burrave pa marrë në konsideratë individin, rrethanat konkrete, por nënkupton barazi relative, domethënë parim për të trajtuar në mënyrë të barabartë ato që janë të barabartë dhe pabarabarazisht të pabarabarta... trajtimi i çështjeve të pabarabarta ndryshe sipas pabarazisë së tyre është jo vetëm i lejueshëm, por edhe i nevojshëm. Egzistojnë lloje sjelljesh që janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar të diskriminimit. 3 Diskrimini i drejtpërdrejtë është i bazuar në idenë e barazisë formale. Ai mund të përkufizohet si trajtim më pak i favorshëm apo i dëmshëm i një individi ose grupi individësh mbi bazën e një karakteristike të ndaluar apo shkaqeve të tilla si raca, seksi ose paaftësia. Diskriminimi indirekt ndodh kur një praktikë, rregull, kërkesë apo kusht është neutral në pamje, por ndikon në mënyrë disproporcionale mbi grupe të veçanta, përveç rastit kur, praktika, rregulli, kërkesa apo kushti është i justifikuar. Ndalimi i diskriminimit të tërthortë kërkon që shteti të marrë parasysh dallimet përkatëse mes grupeve. Ngacmimi mund të përkufizohet të ndodhë kur sjellje të padëshiruara bëhen me qëllim, kur dhunon dinjitetin e personit si edhe kur krijon një ambient frikësues, armiqësor, mjedis degradues, poshtërues apo fyes. Viktimizimi mund të përkufizohet si çdo masë e pafavorshme e marrë nga një organizatë apo individ si hakmarrje ndaj përpjekjeve për të zbatuar parimet ligjore duke përfshirë edhe ato të barazisë dhe mosdiskriminimit. Sipas ligjit diskriminues ndërkombëtar, një shteti mund t i kërkohet (ose t i lejohet) të marrë masa për të siguruar barazinë si fakt apo barazinë substantive të grupeve të mbrojtura 4. Veprimi pozitiv apo masat afirmative (i njohur edhe si masa të posaçme ) janë masat proaktive të marra nga një qeveri ose institucion privat për të korigjuar efektet e diskriminimit në të kaluarën dhe të tashmen, nga zyrtarizimi i preferencave që favorizojnë anëtarët e grupeve shoqërore të pafavorizuara më parë. Një trajtim preferencial i tillë bie ndesh rreptësisht me nocionin formal të barazisë, por mund të jetë thelbësor për të siguruar barazinë substanciale. Shumë instrumente ndërkombëtare në mënyrë të qartë lejojnë veprime pozitive pa imponuar detyrim për shtetet që të marrin masa të tilla. Akomodimi i arsyeshëm. Ky koncept u zhvillua fillimisht në kontekstin e kushteve të punësimit dhe iu referua çdo sistemimi pune, praktike punësimi, mjedisi pune, mënyre apo rrethanave nën të cilat një pozicion mbahet ose zakonisht kryhet, çka bën të mundur që një individ i kualifikuar të aplikojë, 3 Anne Bayefsky, The Principle of Equality and Non- Discrimination in International Law, 11 HRLJ, 1990. 4 Warwick McKean, Equality and Non-Discrimination under International Law, Oxford University Press, 1983. - 2 -

të kryejë funksionet thelbësore si edhe të gëzojë përfitimet e barabarta dhe privilegjet e punësimit. Kërkesa për të akomoduar ndryshim, ka lindur më shpesh në kontekstin e aftësisë së kufizuar, paaftësisë, si dhe me zhvillimet e fundit në këtë fushë të paraqitura në Konventën mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (CRPD), ku koncepti është zgjeruar më tej për të mbuluar jo vetëm barazinë për punësim, por edhe për të kënaqur të gjitha të drejtat e njeriut si dhe liritë themelore të tyre. Jo të gjitha dallimet në trajtimin e diskriminimit janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar të diskriminimit. Mund të ketë arsye shumë të mira për trajtim të diferencuar, si p.sh. arritja e barazisë substantive në rastin e një veprimi pozitiv. Një dallim i tillë duhet të ketë një justifikim objektiv dhe të arsyeshëm në mënyrë që të lejohet sipas të drejtës ndërkombëtare. Kjo do të thotë se ajo duhet të: a. të ndjekë një qëllim legjitim dhe b. të ketë një marrëdhënie të arsyeshme të proporcionalitetit midis synimit për të cilin kërkohet të realizohet dhe mjeteve të punësuara / ingranuara për ta arritur atë. Me fjalë të tjera, dallimi në trajtim bëhet në mënyrë që të arrihet qëllimi legjitim duhet të jetë i përshtatshëm, i nevojshëm dhe i rëndësishëm. Për shembull, në disa juridiksione, legjislacioni parashikon një përjashtim për ndalimin e përgjithshëm të diskriminimit në mënyrë që një punë të mund të jetë e kufizuar për njerëzit e një grupi të caktuar (p.sh., të një race, një gjinie apo origjine kombëtare) në qoftë se karakteristika që ka përcaktuar atë grup është një kërkesë e mirëfilltë profesionale apo kualifikim i mirëfilltë profesional për punë. Me fjalë të tjera, punëdhënësit mund të diskriminojnë ligjërisht, bazuar në karakteristika të caktuara personale, si p.sh. si raca apo feja në rrethana të kufizuara, aty ku ata janë thelbësore për punën. Për shembull, një producent filmi, mundet në mënyrë të arsyeshme të kërkojë një aktor zezak, të luajë pjesën e Jr. Martin Luther King -ut, apo një xhami mund të kërkojë që stafi drejtues i saj të jetë mysliman. Një tjetër koncept që ka një rol qendror në ligjin e barazisë është ai i krahasuesit. Një krahasues është grupi ose individi në një situatë të ngjashme, kundër të cilit personi i cili është duke u ankuar ndaj trajtimit diskriminues duhet të krahasohet, në mënyrë që të përcaktojë nëse ekziston trajtim i ndryshyeshëm, diferencues. Siç do të diskutohet më vonë në këtë manual, përdorimi i një krahasuesi për të përcaktuar trajtimin diskriminues mund të jetë problematik për shkak se krahasimet mund të ndryshojnë shumë në varësi të pikave të referencës të përdorura, si për shembull, grupet ose individët që krahasohen, sesi përcaktohen ato grupe apo sesi masa në shqyrtim do të bëjë dallimin mes tyre. Në mënyrë të ngjashme, një kërkesë për krahasues efektivisht duhej të anullohej në kontekste të caktuara, si p.sh. për gratë shtatzëna ose ato me aftësi të kufizuara për shkak se nuk ka asnjë grup që është në situata të ngjashme si edhe sepse duhet të përshtatet statusi i tyre i ndryshëm. - 3 -

1.3. Detyrimet e shtetit: Diskriminimi publik dhe privat 1.3.1. Detyrimet negative të shtetit Jurisprudenca tradicionale e të drejtave të njeriut është fokusuar kryesisht në mbrojtjen e individëve privatë nga abuzimi nga ana e autoriteteve publike 5. Kjo ndodh pasi, në praktikë, si pasojë e pushtetit për të bërë ligje dhe për të tatuar dhe shpenzuar buxhetin e shtetit, qeveritë dhe agjencitë e ndryshme shtetërore kanë një ndikim të madh në nivelin e barazisë në shoqëri. Për këtë arsye ligji ndërkombëtar i mosdiskrimit drejtohet kryesisht për shtetet dhe i referohet kësaj mbrojtje si detyrim negativ i shtetit. Në kontekstin e diskriminimit, shtetet duhet të përmbushin detyrimet e përcaktuara nga traktatet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ata janë përgjegjës nëse obligimet ligjore shkelen. Rrjedhimisht, organet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përqendrohen kryesisht në rastet e diskriminimit nga ana e vetë shtetit si edhe individëve apo agjencive që veprojnë në emër të saj. Ky obligim negativ për mosdiskriminim aplikohet po ashtu për njohjen e legjislacionit apo aplikimin e një legjislacioni të tillë. Në Komentet e përgjithshme, Nr. 1 të saj, Komisioni për të Drejtat e Njeriut (HRC) deklaroi se: Neni 26 i Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR) ka të bëjë me detyrimin e imponuar të shteteve në lidhje me legjislacionin e tyre dhe aplikimin e tij. Kështu, kur legjislacioni është miratuar nga ana e një pale të shtetit, ajo duhet të përputhet me kërkesat e nenit 26 në mënyrë që përmbajtja e tij të mos jetë diskriminuese. Një autoritet publik nuk mund të jetë gjithashtu përgjegjës për çdo diskriminim që ndodh, kur funksionet e saj janë deleguar ose nënkontraktuar për një subjekt privat apo individ. Në B.d.b.v. Hollanda 6, HRC deklaroi se një shtet i caktuar nuk është i çliruar nga detyrimet sipas konventës kur disa nga funksionet e tij janë të deleguara tek organet e tjera autonome. 1.3.2. Detyrimet pozitive të shtetit Është e qartë se barazia nuk mund të arrihet vetëm në qoftë se autoritetet publike janë subjekt i rregullave për jodiskriminim 7. Përpjekjet nga shtetet për të shtyrë më tej në barazinë e grupeve vulnerabël mund të kufizohet nëse shoqëria në përgjithësi diskriminon kundër tyre. Prandaj, jurisprudenca, ligji i rastit, ka marrë në shqyrtim nga disa organizma ndërkombëtare detyrimet e shtetit, jo vetëm në përputhje me parimet e mosdiskriminimit në vetvete, por gjithashtu që të sigurohet se këto parime janë implementuar në kuadër të shtetit në mes të aktorëve privatë. Detyrimet pozitive të shtetit sipas instrumenteve ndërkombëtare mund të përfshijnë detyrimet për të zbatuar, për të garantuar ose për të respektuar të drejtat. Këto detyrime 5 Oddný Mjöll Arnardóttir, Equality and Non-Discrimination under the European Convention on Human Rights, Kluwer Law International, 2003. 6 Nr. 2/1, ICCPR. 7 A.R. Mowbray, The Development of Positive Obligations under the European Convention on Human Rights by the European Court of Human Rights, Human Rights Law in Perspective, Hart Publishing, 2004. - 4 -

rrallë janë të përcaktuara shprehimisht në instrumente të tilla. Megjithatë, tribunalet ndërkombëtare janë aktive në zhvillimin e detyrimeve pozitive, në rastet kur nuk do të ketë garanci praktike dhe efektive të të drejtave apo korrigjim, në qoftë se ato nuk ekzistojnë 8. Ata mbështeten në dispozitat të tilla si Neni 2 i ICCPR -së, i cili detyron çdo palë shteti të respektojë dhe të sigurojnë tek të gjithë individët brenda territorit të saj si dhe ato që janë subjekt i juridiksionit të saj, të drejtat e tyre në konventë. Detyrimet pozitive në ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, janë nga më të zhvilluarat në lidhje me të drejtat thelbësore të tilla si e drejta për jetën dhe liria nga tortura. Egziston jurisprudence e kufizuar ndërkombëtare mbi obligimet pozitive të shtetit në të siguruarin e barazinë ose parandalimin e diskriminimit. Mirëpo, instrumentet e caktuara ndërkombëtare, të tilla si Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor (ICERD) u lejon individëve të sjellë ankesa kundër autoriteteve publike që dështojnë në të zbatuarin e dispozitave të barazisë në të dy sferat, private dhe publike. Disa shembuj të detyrimeve pozitive të shtetit sipas dispozitave të barazisë ndërkombëtare, janë ato për të parandaluar diskriminimin duke e ndaluar atë, për të zgjatur masat ekzistuese për grupet e ngjashme, për të akomoduar dallimet ose për të parandaluar diskriminimin në sferën private. 1.3.3. Sistemi i OKB -së Organet e traktateve të Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë vënë në dukje detyrimet e shtetit për të parandaluar diskriminimin mes aktorëve privatë. Në paragrafin 1 të komentimit të tij të Përgjithshëm, Nr. 2, HRC ka deklaruar se:...e drejta e barazisë para ligjit dhe liria nga diskriminimi e mbrojtur nga neni 26 i ICCPR kërkon nga shtetet që të veprojnë kundër diskriminimit nga personat privatë, si dhe prej agjentëve publikë në të gjitha fushat.... HRC pohon gjithashtu detyrimet pozitive të shteteve për të luftuar diskriminimin e sektorit privat në vendimin e pranueshmërisë së Nahlik kundër Austrisë 9 : Sipas neneve 2 dhe 26 të Konventës, pala Shtet detyrohet të sigurohet që të gjithë individët brenda territorit të vet dhe nën juridiksionin e saj, të mos diskriminohen dhe rrjedhimisht gjykatat e palëve të shteteve detyrohen të mbrojnë individët kundër diskriminimit nëse kjo ndodh brenda sferës publike ose ndërmjet palëve private në sektorin gati publik, si për shembull: qendër punësimi. Në të njëjtën mënyrë, Neni 2 (e) i konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër grave (CEDAW) kërkon nga shtetet që të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave nga çfarëdo personi, organizate apo ndërmarrjeje. 10 8 M. Nowak, U.N., Covenant on Civil and Political Rights: CCPR Commentary, N.P. Engel, Kehl, Second Edition, 2005. 9 Nr. 0 /, ICCPR, paragrafi 2. 10 A.T. V Hungary, Nr. 2/200, CEDAW. - 5 -

Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD), ngritur nën Konventën Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor (ICERD), është gjithashtu i qartë në lidhje me detyrimin e shtetit për të eliminuar diskriminimin në sferën private. Ai ka vërejtur se në të njëjtën masë që institucionet private ndikojnë në ushtrimin e të drejtave ose disponueshmërinë e mundësive, pala e shtetit duhet të sigurohet që rezultati nuk ka as qëllimin dhe as efektin e krijimit apo përjetësimit të diskriminimit racor 11 parashikon se shtetet duhet të ndalojnë dhe parandalojnë diskriminimin racial nga çdo grup, person apo organizatë. Në rastin e Republikës Sllovake kundrejt asaj Lasco 12, Komiteti konstatoi se shteti ishte nën një detyrim pozitiv për të hetuar penalisht një individ privat, kur ai diskriminoi një individ privat mbi bazën e racës. 1.3.4. Konventa evropiane për të drejtat e njeriut Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECTHR) ka pranuar se Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) mund të imponojë gjithashtu detyrime pozitive për shtetin për të marrë hapa për të siguruar të drejtat sipas Konventës. Së pari, ka pasur shumë raste që mbështesin ekzistencën e detyrimeve pozitive sipas Neneve 2 dhe për shembull, detyrimin për të hetuar dhunën serioze ku ka humbje të jetës apo pretendimet për tortura 13. ECTHR ka pranuar edhe obligime pozitive midis një numri të dispozitave të tjera, si për shembull, Neni 8 (E drejta për intimitet/privaci) dhe Neni 11 (Liria e tubimit dhe e organizimit) 14. Rasti ku ECTHR vuri në dukje se detyrimet pozitive mund të kërkojnë që shteti të miratojë masa të caktuara për të siguruar respekt në jetën private si edhe në sferën e marrëdhënieve midis individëve privatë. Siç është diskutuar në kreun II, Neni 1 parashikon të drejtën e aksesoreve të barazisë, në gëzimin e të drejtave dhe lirive thelbësore të garantuara nga ECHR -ja. Për këtë arsye, ekzistenca e detyrimeve pozitive në rastet e nenit 14 zakonisht konsiderohet në kontekstin e atyre neneve substantive, më shumë sesa sipas vetë nenit 14. Megjithatë, në rastin që u referua më siper të Nachova ndaj Bullgarisë 15 ECTHR konstatoi se, sipas nenit 14, aty ku ekziston dyshimi se qëndrimet racore nxisin një akt të dhunshëm, shteti ka detyrimin të përdorë mundësitë e tij më të mira për të hetuar elemente raciste të krimit. Në Dhomën e gjykimit të saj, gjykata posaçërisht vuri në dukje se... dështimi për të bërë një dallim mbi mënyrën në të cilën janë trajtuar situatat që në thelb duken të ndryshme, mund të përbëjë trajtim të pajustifikuar, të papajtueshëm me nenin 14, çka do të thotë përfshirjen e një metode të barazisë substanciale nën këtë nen. Dhoma e Madhe 11 Shih: CERD, Komente te pergjitheshme, Nr. 20. Neni 2 (1) (d), i ICERD. 12 Nr. 11/1, ICERD. 13 Assenov dhe të tjerëve ndaj Bullgarisë, Nr. 24760/94, 28 Tetor 1998), Shanaghan ndak United Kingdom, Nr. 37715/97, 04 Maj 2001, Pretty ndaj United Kingdom, Nr. 39272, 2 Prill 2002 and M.C. ndaj Bullgarisë, Nr. 39272/98, 0 4 Dhjetor 2003. 14 X and Y ndaj Hollades, Nr.8978/80, 26 Mars 1985. 15 NOS. 43577/98 dhe 43579/98, gjykim i dhomës datë 2 Shkurt 200 dhe Gjykimi i Dhomës së Madhe në 6 të muajit Korrik 2005. - 6 -

miratoi analizën e dhomës si edhe shtoi se detyra e autoriteteve për të hetuar ekzistimin e një lidhjeje të mundshme në mes të qëndrimeve raciste dhe një akti dhune është një aspekt i detyrimeve të tyre procedurale që lindin në bazë të nenit 2 të Konventës, por mund të duket si e nënkuptuar nën përgjegjësitë e tyre në bazë të nenit 14 të Konventës në lidhje me Nenin 2 për të siguruar gëzimin e së drejtës së jetës pa diskriminim. 1.3.5. Bashkimi Evropian Zbatimi i ligjit të Bashkimit Evropian (BE) duhet kontrastuar me atë të instrumenteve të tjera të përshkruara në këtë punim. Sistemi ligjor i BE -së është i një karakteri mbikombëtar dhe ligjet e saj mund të përdoren direkt nga individët në gjykatat vendase ose të kenë efekt të drejtpërdrejtë kundër shtetit. Ndaj, zakonisht nuk ka nevojë për të apeluar në një instrument ndërkombëtar në mënyrë që të zbatohen normat e BE -së, gjithsesi, aplikacionet bëhen pranë Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (ECJ) në qoftë se një shtet nuk arrin të zbatojë një direktivë të BE -së ose gjykata vendase i referohet një çështje në ECJ për interpretim të ligjit të BE -së. ECJ -ja ka bërë të qartë se Shtetet Anëtare të BE -së duhet të zbatojnë dispozitat e mosdiskriminimit në Traktatin e Amsterdamit në të dy sferat publike dhe private 16. 1.3.6. Sistemi ndëramerikan Sistemi ndëramerikan ka miratuar një metodë të ngjashme me organet e OKB -së lidhur me përgjegjësinë e shtetit për diskriminim nga aktorët privatë. Në Velásquez- Rodríguez v Honduras 17, Gjykata Ndëramerikane e të Drejtave të Njeriut (IACTHR) deklaroi 18 se... çdo apo nese një dëmtim i këtyre të drejtave, i cili mund t i atribuohet rregullave të së drejtës ndërkombëtare të veprimit apo lënies jashtë të ndonjë autoriteti publik, përbën një akt që fajëson shtetin. Duke cituar rastin Velasquez, Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut (IACHR) në rastin e Morales de Sierra (diskutuar më poshtë) vuri në dukje 19 se Neni 10 i Konventës amerikane për të Drejtat e Njeriut (AmcHr) imponon si detyrime pozitive dhe negative mbi shtetin, për arritjen e objektivit të garantimit të të drejtave të cilat janë praktike dhe efektive 20. Komisioni ka konkluduar 21 se: Dështimi i shtetit për të respektuar detyrimet e përcaktuara në nenet 1 dhe 2 të Konventës gjeneron detyrim, në pajtim me parimet e përgjegjësisë ndërkombëtare, për të gjitha aktet, publike dhe private, të kryera në pajtim me diskriminimin e shkaktuar ndaj viktimës, në shkelje të të drejtave të njohura në këtë Konventë Amerikane dhe traktateve të tjera të aplikueshme. 16 Rasti C-281/98, Roman Angonese ndaj Cassa de Risparmio di Bolzano SpA, 2000, ECR I- 4139, në të cilën ECJ ka thëne se nenin 39, në lidhje diskriminimin mbi bazën e kombësisë, eshte aplikuar nga organet private, si dhe ato publike. 17 Series C., Nr. 4, 29, 2 Korrik 1988. 18 Paragrafi 1. 19 Paragrafi 51. 20 Shih: Kushtin juridik dhe ate te të drejtave te emigrantëve pa dokumente (Opinion Këshillues OC -18/03) në paragrafet 146 156. 21 Paragrafi 54. - 7 -

KREU II NJË VËSHTRIM I INSTRUMENTEVE NDËRKOMBËTARE DHE RAJONALE Kreu II përshkruan instrumentat kryesore të së drejtës ndërkombëtare, që synojnë të promovojnë barazinë dhe për të parandaluar diskriminimin. Ai paraqet dispozitat relevante nga çdo instrument, nxjerr në pah parimet kyçe dhe vë në dukje dallimet materiale ndërmjet instrumenteve, aty ku është e përshtatshme. Në veçanti, Kreu II i referohet faktit nëse mosdiskriminimi i dispozitave të përfshira në instrumentet e tilla, c. Specifikon ose numëron të gjitha bazat e diskriminimit, në të cilën mund të bëhet një pretendim shterues ose i mbyllur ose lejon gjithashtu për pretendime mbi baza të reja fund të hapur ; d. Aplikohet vetëm në të drejta të caktuara të specifikuara substanciale të varura apo aplikohet për ndonjë të drejtë sipas ligjit të brendshëm apo ndërkombëtar, si dhe është vepruese e pavarur nga fakti nëse një e drejtë substanciale është e aplikueshme apo është e shkelur, qëndrim i lirë ; e. I adresohet si diskriminimit të drejtpërdrejtë si edhe atij indirekt; f. Siguron veprime pozitive ose masa pohuese për të promovuar barazinë krahas ndalimit të diskriminimit; g. Grupi mbulues si dhe të drejtat individuale. Ndonëse gjuha e barazisë në shumë instrumente ndërkombëtare dhe rajonale është e ngjashme, zbatimi praktik ndryshon në një masë të madhe. Variacionet lindin nga dallimet në fushëveprim apo juridiksionin e instrumenteve, rregullat që qeverisin atë që mban qëndrim ndaj një ankese dhe efektiviteti i mekanizmave të zbatimit. Diskutimi dhe analiza e procedurës për të bërë një kërkesë sipas çdo instrumenti ndërkombëtar të të drejtave të njeriut është përtej fushëveprimit të këtij punimi. Instrumentet universale Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (UDHR), miratuar dhe shpallur nga rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB 217 A (III) datë 10 Dhjetor 1948, ka frymëzuar për instrumente shumë të mëvonshme të të drejtave të njeriut dhe në veçanti ato në nivel universal, të cilat janë të sponsorizuar nga OKB -ja dhe agjencitë e saj të specializuara. Megjithëse është e menduar si një deklaratë jo-detyruese (pra më tepër se një traktat), ajo është përmendur shpesh në raste qoftë përpara gjykatave kombëtare dhe atyre ndërkombëtare. Dispozitat e mëposhtme të UDHR -së janë veçanërisht të rëndësishme për çështje barazie dhe mosdiskriminimi. - 8 -

2.1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut Instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në nivel universal që adresojnë çështjet e barazisë përfshijnë dy traktatet e përgjithshme të të drejtave të njeriut të OKB -së : Konventen Ndërkombëtare mbi të te Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), Konventen Ndërkombëtare mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore (ICESCR) si edhe një numër të traktateve të OKB -së mbi tema specifike të të drejtave të njeriut. Këto instrumente tematike përfshijnë Konventën Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor (ICERD), Konventën mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave (CEDAW), Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës (KDF), dhe Konventën mbi të Drejtat e Personave me aftësi të kufizuara (CRPD). Manuali i diskuton këto gjashtë instrumente në detaje. Konventat e tjera relevante tematike të OKB -së përfshijnë: Konventën kundër torturës dhe çdo trajtimi tjetër mizor, çnjerëzor ose poshtërues apo Ndëshkimi (CAT) si dhe Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të gjithë Punëtorëve Emigrantë dhe Anëtarëve të familjeve të tyre (MWC). Përveç kësaj, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka sponsorizuar një numër konventash që merren me mosdiskriminim në vendin e punës. Ndër instrumentet e OKB -së të përmendura më lart janë dy metoda kryesore te zbatimit: (i) raportimi periodik dhe (ii) ankesat individuale. 1. Raportimi periodik: Palët shtetërore kanë obligim të raportojnë rregullisht tek komitetet e themeluara nën çdo traktat për rishikim të përputhshmërisë. Pas marrjes së raportit, komisioni përkatës e shqyrton atë, merr parashtrime të caktuara kur është e mundur nga organizatat joqeveritare (OJQ -të ), si dhe mban një seancë të hapur dhe pastaj prodhon raportin e vet duke komentuar mbi shkallën e pajtueshmërisë së shtetit. 2. Ankesat individuale: Mekanizmat e ankesave individuale të instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Brenda sistemit të OKB -së këto mekanizma përfshijnë: Komitetin e të Drejtave të Njeriut (HRC), themeluar sipas ICCPR; Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD), themeluar sipas ICERD; Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit kundër Grave, themeluar sipas CEDAW; Komiteti mbi të Drejtat e Personave me aftësi të kufizuara, themeluar sipas KDPAK; Komiteti kundër torturës, themeluar nën CAT. Një procedurë individuale e ankesave për ICESCR, themeluar më 10 Dhjetor 2008, kur Asambleja e Përgjithshme miratoi Protokollin fakultativ të konventës së - 9 -

re, e cili i jep Komitetit për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (KDESK - organ mbikëqyrës i konventës) pushtet për të marrë në konsideratë ankesa individuale. Megjithatë, protokolli opsional nuk do të hyjë në fuqi deri sa të paktën dhjetë shtete ta ratifikojnë atë dhe që nga muaji Prill i vitit 2011tre shtete kanë bërë një gjë të tillë. Pesë komisionet e ngritura të OKB -së kanë fuqinë për të marrë depozitimet të quajtura komunikime nga individë të lidhur me shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut, të bëra nga palët shtetërore. Komiteti përkatës pastaj rishikon çdo komunikim dhe paraqet mendimet e veta për palën e shtetit dhe individin në fjalë, por ata nuk kanë kompetenca të zbatimit. Komisionet nuk janë gjykata tradicionale të ligjit me juridiksionin e detyrueshëm si dhe nuk kanë kompetencat e nevojshme për zbatimin e pajtueshmërisë. Juridiksioni i Komiteteve për të shqyrtuar komunikimet nuk është automatik, pasi shtetet kanë një zgjedhje nëse duan të lejojnë ankesa individuale kundër tyre. Në rastet e ICCPR -së, CEDAW dhe KDPAK -në, mekanizmat e ankesave individuale janë themeluar sipas protokolleve të veçanta fakultative. Në rastet e ICERD -it dhe CAT -it, një dispozitë e veçantë e hyrjes përfshihet në pjesën kryesore të tekstit të traktatit. Duke u bërë palë në protokoll ose duke rënë dakord për dispozitat përkatëse të opt-in - hyrjes, secili shtet njeh kompetencën e komisionit përkatës për të shqyrtuar komunikimet kundër tij, me kusht që të gjitha mjetet e brendshme të kenë qenë konsumuar dhe kriteret e tjera të pranueshmërisë të jenë plotësuar. Në mënyrë që të ketë mbështetje për të parashtruar një komunikim të tillë, një individ duhet të jetë subjekt i juridiksionit të Palës Shtet dhe duhet të jetë viktimë e shkeljes së pretenduar ose një përfaqësues i emëruar në mënyrë të rregullt. HRC për shembull, pranon aplikime nga një avokat ose një i afërm i ngushtë, të cilin individi e ka emëruar, por jo nga një anëtar i një organizate joqeveritare që pretendon një interes në këtë situatë 22. Duhet theksuar se procedurat e instrumenteve të të drejtave të njeriut të diskutuara në këtë seksion ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme. Një diskutim i hollësishëm i këtyre dallimeve procedurale është përtej fushëveprimit të këtij manuali. Për të gjitha pyetjet e tilla procedurale, referojuni në faqet e internetit të organit të traktatit përkatës. 2.2. Konventa ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike (ICCPR) Asambleja e Përgjithshme e OKB -së miratoi KNDCP -në në 1996 dhe hyri në fuqi në 1976. HRC -ja monitoron implementimin e ICCPR -së nga palët shtetërore. Deri në Prill 2011, 176 shtete janë palë në KNDCP -së dhe 11 shtete e kanë ratifikuar Protokollin Opsional, duke i lejuar HRC -në të marrë në konsideratë komunikimet individuale. Dispozitat e KNDCP -së adresohen kryesisht në mënyrë direkte tek çështjet e barazisë. Konventa ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike Neni 26 është dispozitë qëndrore e KNDCP -së që ka të bëjë me mosdiskriminim. Ai është interpretuar si një qëndrim i lirë, garantim i mosdiskriminimit, në atë që ndalon 22 Shih: L.A. ndaj Uruguay, Nr. 128/1982, ICCPR. - 10 -

diskriminimin në lidhje me të gjitha të drejtat dhe përfitimet e njohura me ligj. Juridiksioni i mëvonshëm ka zgjeruar mbrojtjen në përpunimin e kuptimit të frazës se: të gjithë individët janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë për mbrojtje të barabartë nga ligji. 23 HRC -ja ka deklaruar 24 se Ndonëse Neni 26 kërkon që legjislacioni të ndalojnë diskriminimin, kjo nuk përmban në vetvete asnjë detyrim në lidhje me çështje që mund të parashikohet nga legjislacioni. Megjithatë, HRC -ja zbuloi se kur një legjislacioni i tillë është miratuar në ushtrimin e pushtetit sovran të një shteti, atëherë një legjislacion i tillë duhet të përputhet me Nenin 26 të Konventës. Me fjalë të tjera, KNDCP -ja kërkon që të gjitha të drejtat apo përfitimet e parashikuara nga legjislacioni të sigurohen pa diskriminim, edhe në qoftë se nuk ka asnjë detyrim ligjor për shtetin që të sigurojë këto të drejta ose përfitime me përparësi. Këto pikëpamje janë përsëritur. 25 Neni 2, në të kundërt, është një dispozitë e varur, pasi ajo garanton mosdiskriminim vetëm në lidhje me të drejtat e garantuara nga ICCPR -ja. Edhe pse KNDCP -ja është fokusuar në të drejtat civile dhe politike, neni 1 i referohet të drejtave sociale, ekonomike, dhe kulturore theksuar në ICESCR dhe HCR -ja ka dëgjuar raste në lidhje me këto të drejta. Tek Broeks ndaj Hollandës 26, HRC -ja në mënyrë të dukshme ka mohuar pretendimin e shtetit se HRC -ja nuk kishte juridiksion për rastin konkret, sepse nuk kishte juridiksion në harmoni me ICESCR -në. Në paragrafin 12.1 thuhet se Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike ende do të zbatohet edhe në qoftë se një çështje, temë e veçantë i referohet apo mbulohet brenda instrumenteve të tjera ndërkombëtare Përdorimi i frazës...ose status tjetër... në nenin 2 sugjeron se ICCPR është me fund të hapur përsa i përket arsyeve të diskriminimit që janë mbuluar. Arsyet e tilla shtesë janë përcaktuar nga HCR -ja bazuar në praktikën rast-pas-rasti 27. Për shembull, HRC vlerësoi se, ndonëse ICCPR nuk përmend qartësisht kombësinë, diskriminimi mbi bazën e kombësisë ishte i ndaluar lidhur me fjalët ose status tjetër në nenet 2 dhe 26. Arsyet e tjera të ndaluara të diskriminimit që kanë qenë të njohura nga HCR janë përshkruar në më shumë detaje në Kreun V. ICCPR në mënyrë të qartë nuk përmend diskriminimin direkt dhe indirekt. Megjithatë, HRC Komenti i përgjithshëm, Nr. 18, bën të qartë se të dyja, si qëllimi dhe efekti i ndonjë mase duhet të përputhen me nenet 2 dhe 26, çka sugjeron se të dyja format e diskriminimit janë të ndaluara. Sipas nenit 4 (1) të ICCPR -së, një nga kushtet për arsyeshmërinë e ndonjë përjashtimi nga Konventa është se masat e marra nuk përfshijnë diskriminim vetëm në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë ose origjinës sociale. Prandaj, edhe pse ICCPR nuk liston nenin 26 si një dispozitë e pacënueshme, ai pranon se ka elemente të caktuara të mosdiskriminimit që nuk mund të përjashtohen, në asnjë lloj rrethane 28. 23 Në Broeks ndaj Hollandës, Nr. 172/1984, ICCPR. 24 Paragrafi 12.4. 25 Në Danning ndaj Hollandës Nr. 180/1984, ICCPR. 26 Nr. 172/1984, ICCPR 27 Në Gueye kundër Francës, Nr. 196/1983, ICCPR. 28 Shih: HRC Komenti i përgjithshëm, Nr. 29. - 11 -