UDHËZUES PËR SHQYRTIMIN DHE RISHIKIMIN E SYLLABUSIT PËR MËSIMDHËNËSIT DHE PERSONELIN QË E MBËSHTET DHE MBIKËQYRË ZHVILLIMIN E KURRIKULËS

Similar documents

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim)

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

E mail:

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim) Hulumtimi në veprim

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Niveli i studimeve BACHELOR Programi Viti akademik 2016/2017 LËNDA KONTABILITET FINANCIAR

Formular për SYLLABUS të Lëndës GJEOTRASHEGIMIA

SYLLABUSI i Lëndës: Kontabilitetiti Financiar i Ndërmarrjeve të Mesme dhe Vogla

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Profesori Emri Roli Telefoni Zyra. Lulzim Zeka Ligjerues dhe Tutor AB

Statusi i lëndës Obligative ECTS/kredi 7

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

SYLLABUS ANALIZA FINANCIARE. 1. Përshkrimi i Lëndës. Fakulteti Ekonomik

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Financat dhe e Drejta Financiare Niveli:

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Tel: Tel:

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

kandidat për PhD

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

From the Pastor s Desk

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

Administrimi i biznesit (MBA)

SYLLABUS i Lëndës. Departamenti i Shkencave Politik, Fakulteti Filozofik Studimet e Paqes dhe Konfliktit

PROGRAMI FILOZOFI, PLANI I STUDIMEVE, NIVELI BA (I akredituar deri 2021)

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Studime Themelore. Islami, Dr. Besfort Rrecaj

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS. Bachelor Programi Juridik i përgjithshëm Akadem ik INFORMATIKË JURIDIKE. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

RAPORT PËRFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË CILËSISË SË PROGRAMIT TË STUDIMIT. Bsc MËSUES PËR CIKLIN E ULËT NË

NË EMËR TË. Ekipi i ekspertëve dëshiron t i falemnderohet personave përgjegjës të KMN Globus për

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e statistikës 2016/2017

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i Politikave të Sigurisë

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Organizatat Nderkomebetare

Menaxhimi bashkëkohor bankar

ANALIZA E TREGUESVE TË VEPRIMTARISË MËSIMORE PËR VITIN AKADEMIK NË UNIVERSITETIN ALEKSANDËR XHUVANI ELBASAN

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Metodologjia hulumtuese

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Shkencat e zbatuara kompjuterike

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Qendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT:

Claud computing dhe aplikacionet mobile të ueb-it

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Përshkrimi i programit

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I KURSIT BAZAT E MARKETINGUT VITI AKADEMIK , SEMESTRI I

MANUALI I METODOLOGJISE SE VLERESIMIT TE NEVOJAVE PER TRAJNIM NE SHCK

Doracak për Nivelet Drejtuese në Shërbimin Civil

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Raport i Vlerësimit vjetor për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë Viti akademik

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Standarde për tekstet shkollore

RAPORTI FINAL I VLERESIMIT TE JASHTEM PER AKREDITIMIN E PROGRAMIT TE CIKLIT TE PARE BACHELOR NE INFORMATIKE EKONOMIKE UNIVERSITETI EPOKA

RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM PËR PROGRAMIN E STUDIMIT. BACHELOR në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVA

Transcription:

UDHËZUES PËR SHQYRTIMIN DHE RISHIKIMIN E SYLLABUSIT PËR MËSIMDHËNËSIT DHE PERSONELIN QË E MBËSHTET DHE MBIKËQYRË ZHVILLIMIN E KURRIKULËS Zhvilluar nga një grup punues i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina /Zyra për Zhvillim Akademik dhe Pro Rektori për Sigurim të Cilësisë në bashkëpunim me Projektin HERAS Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë Prishtinë, Maj 2018

IMPLEMENTING CONSORTIUM

HYRJE Ky udhëzues i shkurtër e mbështet stafin akademik/mësimdhënësit që t i shkruajnë/shqyrtojnë/ rishikojnë plan-programet e tyre në mënyrë adekuate që ta reflektojnë më mirë përmbajtjen e lëndës dhe metodologjitë e aplikuara. Qëllimi i të shkruarit të një syllabusi të mirë dhe cilësor është që t u ofrojë studentëve informata lidhur me përmbajtjen e një lënde dhe elementët kryesorë të saj: qëllimi dhe synimi i lëndës, rezultatet e të nxënit, ngarkesa e studentëve, metodologjia e mësimdhënies dhe nxënies, metoda e vlerësimit dhe materialet mësimore. Kjo u mundëson studentëve që t i përzgjedhin lëndët e përshtatshme dhe të përgatiten për to - ata do të dinë se çfarë mund të presin nga lënda dhe çfarë mund të pritet nga ata si studentë. Studentët do të jenë të vetëdijshëm për ngarkesën e punës që i pret për ta zotëruar lëndën,si dhe për rezultatet e pritshme të nxënies dhe kompetencat që ai/ajo do t i fitojë pas përfundimit të lëndës. Studentët duhet të pajisen me këto informata në mënyrë që të marrin më shumë përgjegjësi gjatë mësimit të tyre individual. Në të njëjtën kohë, një plan-program i përgatitur mirë do të shërbejë si udhëzues për të gjithë personelin akademik/mësimdhënësit që janë të përfshirë në zbatimin e lëndës. Përshkrimet/plan-programet e lëndëve të cilat janë të kuptueshme për studentët do të rezultojnë me shkallë më të ulët të braktisjes së studimeve, meqenëse studentët do të mund të marrin një vendim më të informuar lidhur me atë se cila është lëndae duhur për ta. Ata, po ashtu, mund të përgatiten më mirë dhe të marrin pjesë në lëndët që ata i kanë zgjedhur. Studentët që nuk e dinë se çfarë po ndodh me lëndët e tyre shpesh janë të zhgënjyer dhe frustrohen. Kjo sjellë një shkallë më të lartë të braktisjes së studimeve, prandaj reflekton keq në personelin e mësimdhënësve, në universitetin dhe përfundimisht rezulton me të diplomuar që janë të përgatitur dobët.

ÇFARË DUHET TË PËRMBAJË SYLABUSI Sigurohuni që të gjitha pjesët të plotësohen dhe që sylabusi të përmbajë informata të mjaftueshme dhe të dobishme për lexuesit e jashtëm që të jenë në gjendje ta kuptojnë konceptin dhe përmbajtjen e lëndës. I. Sylabusi duhet të hartohet sipas formularit zyrtar të lëshuar nga institucioni Aktualisht, formulari i sylabusit i përfshinë elementet kyçe si në vijim: - Informatat themelore për lëndën: njësinë akademike me të cilën ndërlidhet lënda, titullin e lëndës, nivelin e studimeve, statusin e lëndës(p.sh. i obligueshëm), vitin e studimeve, numrin e orëve të mësimit në javë, kreditë ECTS, kohën/vendin, emrin dhe të dhënat kontaktuese të mësimdhënësit. - Për lëndën: përshkrimi i lëndës, qëllimet e lëndës, rezultatet e pritshme të nxënies, rëndësia dhe aktualiteti i lëndës, prerekuiziti (nëse lënda ka si parakusht lëndë/detyrim paraprak). - Ngarkesa e studentëve: duhet të jetë në përputhje me rezultatet e nxënies të studentëve. - Metoda e mësimdhënies. - Metoda e vlerësimit. - Literatura (primare/e kërkuar dhe ajo shtesë/e rekomanduar). - Hartimi i planit mësimor/njësive mësimore (15 javë për një semestër). - Politikat akademike dhe kodi i sjelljes. 1 II. Përshkrimi i lëndës Përshkrimi i lëndës duhet të jetë i shkurtër, konciz, i qartë dhe informues. Mendoni se çfarë duhet të dinë studentët/kolegët (dhe jo çfarë ju doni t u tregoni). III. Qëllimet e lëndës Qëllimet pasqyrojnë perspektivën e mësimdhënësit dhe duhet të korrespondojnë me objektivat e përgjithshme të programit akademik dhe nivelin e studimeve (nivelet Bachelor, Master dhe PhD). IV. Rezultatet e nxënies (shih po ashtu: Hyland, A.; Kennedy, D.; Ryan, N.; Writing and Using Learning Outcomes. A Practical Guide: http://www.fibaa.org/fileadmin/uploads/content_uploads/writing_and_using_learning_outcomes_01.pdf (Synohet) Rezultatet e të nxënit përshkruajnë perspektivën e studentit për atë se çfarë pritet nga ai/ajo të dijë, të kuptojë dhe të jetë në gjendje të bëjë pas përfundimit të suksesshëm të procesit të nxënies. Për t i shkruar rezultatet e të nxënit rekomandohet të ndiqni taksonominë e Bloom-it (Shtojca II), e cila ofron një listë të foljeve për nivelet vijuese të të nxënit: njohuritë, kuptimin, aplikimin, analizën, sintezën, vlerësimin. Në aspektin ideal, rezultatet e të nxënit duhet: - Të jenë të shkurtra dhe precize. - Të përmbajnë vetëm 1-2 folje veprore në kuadër të rezultateve të nxënies. - Të jenë të matshme. Disa njësi mësimore është më lehtë të maten se disa tjera, por të gjitha njësitë mësimore duhet të shkruhen mbi bazën e asaj se mund të vlerësohen në fund, prandaj kur i shkruani rezultatet e nxënies mendoni në atë se si mendoni ti vlerësoni ata në provim/në fund të lëndës. 1 Ju lutemi ta keni parasysh që mostra për përshkrimin e syllabusit mund të ndryshohet kohë pas kohe.

Nëse rezultatet e të nxënit i përfillin pikat e cekura më lartë, ato do ta pasqyrojnë më mirë se çfarë kompetencash do t i fitojnë studentët pas përfundimit të lëndës. V. Rëndësia dhe aktualiteti i lëndës Të informohet studenti për përfitimet që i ka nga mësimi i lëndës. Të paraqitet aktualiteti i lëndës në rrjedhat e reja dhe aktuale shoqërore, ekonomike, teknologjike, arsimore, etj. VI. Ngarkesa e studentit (shih po ashtuects User s Guide, 2015: https://ec.europa.eu/education/sites/education/files/ects-users-guide_en.pdf) Ngarkesa e studentit nënkupton kohën që zakonisht u nevojitet studentëve për t i realizuar të gjitha aktivitetet e të nxënit që kërkohen për t i arritur rezultatet e pritshme të lëndës. Pra, llogaritja e ngarkesës së punës duhet të përfshijë komponentët vijuese: praninë dhe kontributin gjatë ligjëratave, punën në projekte, punën praktike/praktikën e detyrueshme, detyrat e shtëpisë dhe mësimin individual, si dhe përgatitjen për provime. Llogaritja e kredive ECTS: Në Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina një ECTS është e barabartë me 25 orë (të llogaritura) të punës që e bënë studenti. Në kuadër të kësaj, është e obligueshme që të përfshihet edhe puna individuale/koha e të mësuarit (mësimi individual) i studentit kur llogaritet numri i kredive ECTS (jo vetëm orët mësimore/prania e personelit të mësimdhënësve)! Shembull Një lëndë prej 4 ECTS/100 orë pune mund të llogaritet si në vijim: - Orë mësimi me mësimdhënësin: ligjëratat 2orë/në javë x 15 javë/një semestër = 30 orë; konsultimi me mësimdhënësin: 5 orë - Koha e studentit për mësim individual (e llogaritur): puna në projekt = 30orë; detyrat e shtëpisë dhe mësimi individual = 15 orë; përgatitja për provime = 20 orë VII. Metodologjia e mësimdhënies Duhet të përfshijë të gjitha aktivitetet e mundshme për t i arritur rezultatet e të nxënit të lëndës. Nga ju kërkohet që t i paraqitni saktësisht se cilat metoda të mësimdhënies/nxënies do t i aplikoni, dhe, po ashtu, kërkohet që të mos përdorni pohime të përgjithësuara si për shembull do të jetë një përzierje e ligjëratave dhe punës praktike. Në vend të kësaj, bëjeni një përzgjedhje nga një numër i madh i metodave/ aktiviteteve, siç janë: luajtja e roleve, rastet studimore, ushtrimet, prezantimet e studentëve, prezantimet e posterëve, puna në grupe, ditari i mësimit për të reflektuar lidhur me nxënien, ligjëratat, etj. (në përputhje me parimet e procesit të Bolonjës). Aktivitetet dhe metodat duhet të jenë të orientuara nga studenti në mënyrë që të sigurohet që studentët të zhvillojnë kurreshtjen, të menduarit kritik dhe shkathtësitë për zgjidhjen e problemeve.

VIII. Metodologjia e vlerësimit Duhet të aplikohet në mënyrë të vazhdueshme dhe shpesh (e jo të përqendrohet vetëm në provimin final) për t i inkurajuar studentët që të ndjekin dhe të marrin pjesë në lëndë në mënyrë aktive gjatë tërë vitit dhe nota përfundimtare duhet të jetë shuma e të gjitha rezultateve të studentit gjatë tërë lëndës (pjesëmarrja, angazhimi, detyrat e shtëpisë, provimet gjatë semestrit, provimi final). IX. Literatura Studentëve duhet ofruar material përkatës për lexim dhe duhet përfshirë më shumë edhe në çështjet/ publikimet aktuale; prezantimi i materialit duhet të jetë i shkurtër dhe preciz dhe bëjeni dallimin ndërmjet asaj se çfarë ata duhet të lexojnë për ta kaluar lëndën(literatura primare/e rekomanduar) dhe materialet shtesë për lexim (literatura shtesë/e rekomanduar për studentët e shkëlqyeshëm apo të motivuar). X. Plani mësimor (15 javë për semestër) Plani i mësimdhënies duhet të jetë i detajuar për çdo javë veç e veç, duhet të përmbajë disa informata themelore, siç janë: tituj të njësive të lëndës; aktivitetin e pritshëm për përfshirjen e studentit; orët e planifikuara mësimore duhet t u japin më shumë hapësirë studentëve për aktivitete të ndryshme, siçjanë: ushtrimet, prezantimet, projektet e vogla, seminaret, etj XI. Politikat akademike dhe kodi i sjelljes Listoni elementet që ju i konsideroni të rëndësishëm për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për mësimdhënie/nxënie. Ju duhet t i listoni jo më shumë se pesë elemente për ta arritur qëllimin tuaj dhe këto elemente duhet t i përshtaten orës mësimore (p.sh. nëse ju ligjëroni në orë të pikturës, ju mund të kërkoni nga studentët që ta pastrojnë klasën para se ata të largohen, etj.). Disa shembuj të mundshëm: Laptopët dhe kompjuterët tabletë lejohen të përdorën në heshtje për të marrë shënime; aktivitetet tjera siç janë kontrollimi i e-mailit personal apo shfletimi i ueb-faqeve në internet janë të ndaluara Telefonat mobil/të mençur dhe pajisjet tjera elektronike (p.sh. ipod-ët) duhet të fikën (apo të kurdisen në vibrim) dhe të mos ekspozohen gjatë orëve të mësimit. Nga të gjithë pritet të jenë të sjellshëm dhe të respektueshëm ndaj të tjerëve gjatë diskutimeve, dhe nuk bënë të përdorët gjuhë e pahijshme.

Shtojca I_ SHEMBULL Titulli i lëndës: VIZATIMI I LIRË DHE ESTETIKA E HAPËSIRËS Informatat themelore për lëndën Njësia akademike: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës Titulli i lëndës: Vizatimi i lirë dhe estetika e hapësirës Niveli: BA Statusi i lëndës: I obligueshëm Viti i studimeve: Viti i I-rë Semestri i I-rë Numri i orëve në javë: 1+3 Kreditë ECTS: 3 ECTS Koha / Vendi: Klasa S6 Sipas orarit Mësimdhënësi: xxx Të dhënat kontaktuese: xxx Përshkrimi i lëndës: Qëllimet e lëndës: Lënda e Vizatimit të lirë dhe Estetikës së hapësirës i studion format natyrore dhe objektet tri-dimensionale duke u bazuar në studimin e paraqitjes së vizatimit të lirë të vijës, perspektivës, dritës dhe hijes, formës dhe proporcionit. Studentët do ta fitojnë aftësinë që të vizatojnë/paraqesin objektet në mënyra të ndryshme, duke u mundësuar atyre ta vlerësojnë një ndërtesë ose objekt në bazë të elementeve formale - proporcionit, ngjyrës dhe materialeve - dhe mënyrën se si zgjidhja e problemit do të ndikojë në dizajnin e përgjithshëm të hapësirës. Arti i vizatimit është një akt i koordinimitndërmjet dorës, syrit dhe mendjes. Secili prej këtyre elementeve i nënshtrohet praktikës dhe rutinës, prandaj shumë studentë do ta përmirësojnë vizatimin e tyre thjesht duke i mësuar parimet dhe modelet e reja dhe të dobishme. Qëllimet kryesore i nënshtrohen shqyrtimit të qasjeve të ndryshme për zgjidhjen e problemeve në vizatim. Theksi do të vihet në zhvillimin e aftësisë së studentit për të parë dhe kuptuar se si të krijojë dhe paraqes hapësirën reale përreth formave të tyre të vërteta, si dhe t i qaset dhe të zgjedhë teknikën më të përshtatshme për të krijuar një vizatim efektiv. Këto mundësojnë njohjen e studentit për ta kuptuar më lehtë të ashtuquajturën hapësirë arkitekturore.

Rezultatet e pritshme të nxënies: Pas përfundimit të këtij kursi studenti do të jetë në gjendje që të: - Aplikoj raportin proporcional të vizatimeve duke përdorur matjet. - Demonstroj teknikat themelore të vizatimit të lirë. - Aplikoj parimet e vizatimit perspektiv me një, dy apo tri pika pakufi. - Aplikoj parimet e vizatimit të bazuar në hije, thellësi, teksturë. - Shqyrtoj raportet proporcionale ndërmjet objekteve. - Kombinoj kompozicionin efektiv me zhvillimin e stilit personal. - Definoj dhe artikuloj fjalorin dhe terminologjinë që përdorët në art. - Define and articulate the vocabulary and terms used in art. Ngarkesa e studentit (duhet të jetë në përputhje me Rezultatet e Nxënies të studentit) Aktiviteti Orë mësimore Ditë/Javë Gjithsej Ligjëratat 1 15 15 Teori/Punë në laborator/ushtrime Punë praktike 2 15 30 Përgatitje për test intermediar Konsultime me mësimdhënësin 0.5 6 3 Puna në terren 2 1 2 Testi, punimi seminarik Detyrë shtëpie 1 15 15 Mësimi individual (në bibliotekë apo në shtëpi) 3 Përgatitja për provimin final 4 Koha e vlerësimit (testi, kuizi, provimi final) 3 Projektet, prezantimet, etj. Total 75 Metodat e mësimdhënies: Ligjëratat, ushtrimet gjatë orëve të mësimit duke përdorë materiale të ndryshme, punë në grup prej 2-3 studentëve në një projekt (punë e pavarur), detyrë shtëpie individuale.

Metodat e vlerësimit: Kufiri i kalueshmërisë së lëndës është X%. Vijueshmëria e studentit X%; Detyrat individuale të kryera në klasë X%; Detyrat individuale të kryera në shtëpi X%; Vlerësimi nga testet X%; Provimi final X%. Literatura primare: Literatura shtesë: 1.Ligjëratat të përgatitura nga Prof.ass.dr.Arta Jakupi 2.Keys to Drawing, Bert Dodson, North Light Books, Cincinnati, Ohio,manufactured in USA, First edition, First paperback printing 1990 1.White, G., (1989), Perspective-A Guide for Artist, Architects and Designers, BTBatsford Ltd, London Campanario, G., (1990), 2.The Art of Urban Sketching, Quarry Books, Beverly, MA 3.Wnag, Th. C.., (2002), Pencil Sketching, 2nd Ed. John Wiley & Sons.Inc, New Y Hartimi i planit mësimor Java Java 1: Java 2: Java 3: Java 4: Java 5: Java 6: Java 7: Titulli i ligjëratës Hyrje në konceptet themelore dhe materialet që do të ligjërohen; Pajisjet dhe procedurat themelore të skicimit Procesi i vizatimit Vizatimi i lirë dhe i kontrolluar Matja Iluzioni i dritës Iluzioni i thellësisë Perspektiva një, dy dhe tre pikëshe Java 8: Perspektiva e elipsës dhe perspektiva e pikave pakufi 0, 4, 5, 6 Java 9: Skicimi urban teknikat - mjetet Java 10: Skicimi i njerëzve, pemëve, terrenit dhe elementeve tjera plotësuese të peizazhit arkitekturor Java 11: Skicimi i objekteve arkitekturore Java 12: Skicimi i qytetit Java 13: Iluzioni i teksturës Java 14: Vizatimi dhe imagjinata Java 15: Vlerësimi dhe diskutimi lidhur me detyrat në klasë dhe në shtëpi gjatë semestrit dhe përgatitja për provimin final.

Politikat akademike dhe Kodi i Sjelljes Mjetet që përdorën gjatë orëve të mësimit duhet të pastrohen dhe të ruhen në fund të orës mësimore. Telefonat mobil/të mençur dhe pajisjet tjera elektronike (p.sh. ipod-ët) duhet të fikën (apo të kurdisen në vibrim) dhe të mos ekspozohen gjatë orëve të mësimit. Laptopët dhe kompjuterët tabletë lejohen të përdorën vetëm në heshtje; aktivitetet tjera siç janë kontrollimi i e-mailit personal apo shfletimi i ueb-faqeve në internet janë të ndaluara. Shënim Nëse 3 detyra të klasës të një studenti vlerësohen nën 50%, atëherë ai/ajo do ta humb të drejtën që t i nënshtrohet provimit final. Vlerësimi bëhet nga 0-100 %.

Shtojca II. Lista e foljeve të Bloom-it për përpilimin e Rezultateve të Nxënies Njohuritë Të kuptuarit Aplikimi Analiza Sinteza Vlerësimi Klasifikimi i shkathtësive kognitive sipas Bloom Kategoria Përkufizimi Sjelljet e ndërlidhura Të kujtosh apo të mbash mend diçka pa pasur nevojë ta kuptosh medoemos, ta përdorësh apo ta ndryshosh Të kuptosh diçka që është komunikuar pa pasur nevojë që ta ndërlidhësh me diçka tjetër Të përdorësh një koncept të përgjithshëm për t i zgjidhur problemet në një situatë të caktuar; duke përdorë materialet që i ke mësuar në situata të reja dhe konkrete Të zbërthesh diçka në pjesë; mund të fokusohesh në identifikimin e pjesëve apo në analizën e marrëdhënieve ndërmjet pjesëve, apo njohjen e parimeve organizative Të ndërlidhësh diçka të re duke i bërë bashkë pjesët e ideve të ndryshme për të krijuar një tërësi. Të gjykosh vlerën e materialit apo metodave se si mund të aplikohen në një situatë të caktuar; të gjykosh duke përdorë kritere të përcaktuara. Defino, përshkruaj, identifiko, emërto, listo, krahaso, mbaj mend, trego, rikujto, përzgjedh, poho Ndrysho, shpjego, jep shënime, kalkulo, ndrysho, shndërro, grupo, shpjego, përgjithëso, jep shembuj, konkludo, interpreto, parafrazo, parashiko, rishiko, përmbledh, përkthe apliko, mirato, mbledh, ndërto, demonstro, zbulo, ilustro, intervisto, shfrytëzo, manipulo, ndërlidh, shfaq, zgjidh, përdor analizo, krahaso, ballafaqo, krijo diagram, bëje dallimin, copëto, dallo, identifiko, ilustro, konkludo, skico, thekso, përzgjedh, ndajë, klasifiko, ndaj në pjesë më të imëta përziej, ndërto, ndrysho, kombino, harto, harto, koncepto, krijo, dizajno, formulo, gjenero, supozo, planifiko, parashih, prodho, ri-rendit, rishiko, trego, shkruaj Prano, çmo, vlerëso, gjyko, shpërble, zgjidh,konkludo, kritiko, mbroj, vlerëso, grado, gjyko, cakto prioritetet, rekomando, arbitro, refuzo, përzgjidh, përkrah.