UDHËZIM PËR MBËSHTETJE TEKNIKE DHE BACKUP PËR SISTEMIN ELEKTRONIK TË KLIRINGUT NDËRBANKAR

Similar documents
Pjesa 1 Të përgjithshme mbi Sistemin Elektronik të Kliringut Ndërbankar(SEKN)

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Cilat komponente janë të të domosdoshme, në mënyrë që kompjuterët të punojnë? Cilat lloje të Kompjuterëve personal ekzistojnë

Reforma e MFK në Shqipëri

DHOMA PARA GJYQËSORE I. Gjyqtares Sylvia Steiner, Kryetare e Trupit Gjykues Gjyqtares Sanji Mmasenono Monageng Gjyqtarit Cuno Tarfusser

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

From the Pastor s Desk

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

RREGULLORE NR. 2005/3 MBI MINIERAT DHE MINERALET NË KOSOVË

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

UDHËZIM Nr. 4, datë

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

RAPORTI VJETOR KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

DORACAKU I KOMUNIKIMIT DHE DUKSHMËRISË

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR TOKËN BUJQËSORE

PLANI I INTEGRITETIT

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT AUDITIMI FINANCIAR MANUALI

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Auditimi i prokurimit publik

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Nr. i Dokumentit: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË KOMUNËS SË PEJËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

Për Shkollën Qendër Komunitare -

FORMAT E SHFAQJES SË VEPRËS PENALE, KEQPËRDORIMI I POZITËS DHE AUTORIZIMIT ZYRTAR SIPAS KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Manaxhimi Financiar i OJF-ve

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Scanned by CamScanner

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE FAKULTETI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE

4. Korniza punuese për praktika profesionale - Standardet dhe kodi etikës.. 11

VLERËSIMI I FORMAVE ALTERNATIVE TË KUJDESIT DHE MBËSHTETJES SË SHËRBIMEVE FAMILJARE PËR FËMIJËT ME PAAFTËSI RAPORT

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

Qendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR NDËRTIMIN

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË PRISHTINËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

Siguria. Problemi i Sigurisë Access Control Kriptografia Autentikimi Siguria në Internet (TLS-Transport Layer Security)

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 1. Ekzistojnë disa mënyra për lëshimin në punë të Word-it, të cilat janë shpjeguar në vijim.

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT MANUAL PËR AUDITIMIN FINANCIAR

Raport i Transparencës 2017

RREGULLORE E AKTIVITETEVE KOMBËTARE TË BASKETBOLLIT

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË PODUJEVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT. Ministria e Drejtësisë-lloji i auditimit AuditimFinanciar

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

UDHËRRËFYESI PËR KLLASTERË PËRMBAJTJA

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

Claud computing dhe aplikacionet mobile të ueb-it

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Implementimi i strategjisë

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

Komuna sipas masës së fëmijës

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

SI TË RAPORTOHET PËR ÇËSHTJET QË LIDHEN ME SIGURINË?

Transcription:

UDHËZIM PËR MBËSHTETJE TEKNIKE DHE BACKUP PËR SISTEMIN ELEKTRONIK TË KLIRINGUT NDËRBANKAR Në pajtim me Rregulloren e UNMIK nr. 2001/26 për Transaksione të Pagesave dche në bazë të nenit 9 të Rregullës XVIII mbi Kliringun dhe Shlyerjet u krijuan rregullat dhe procedurat mbi Sistemin Elektronik të Kliringut Ndërbankar në pajtim me nenin 4 nxjerrët ky dokument, për mbështetje teknike të Sistemit Elektronik të Kliringut Ndërbankar. Pjesa 1 Të përgjithshme mbi Sistemin Elektronik të Kliringut Ndërbankar(SEKN) a) SEKN është sistem elektronik për kliringun e pagesave ndërbankare i zhvilluar dhe menaxhohet nga BQK. b) BQK-ja është pjesëmarrëse në SEKN, për kryerjen e pagesave që rrjedhin nga aktiviteti i saj operativ si dhe për të hyrat dhe shpenzimet e institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në emër të MEF/Thesar-it. c) SEKN është aplikacion i bazuar në ueb teknologji: 1. Teknologjia - ASP.Net. 2. Gjuha Programuese - C#,Java 3. Baza e Shënimeve- SQL Server 2005 RDBMS.

2 d) Infrastruktura e rrjetit, mbi të cilën funksionon sistemi i SEKN-ës mbështet nga kompanitë telekomunikimit në Kosovë përmes lidhjeve të dedikuara(lease line) fizike me teknologjitë e çiftoreve të fijeve telefonike dhe fijeve optike. e) Infrastruktura teknike e SEKN-ës mbështetet nga DSPN - BQK në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse në BQK, si dhe nga kompanitë e jashtme kontraktuese. 1. DSPN në BQK realizon drejtpërdrejt dhe koordinon me kompanitë e jashtme kontraktuese në administrimin e bazës së shënimeve dhe aplikacionit të SEKN-ës. 2. Administrimi i infrastrukturës teknike të rrjetit dhe i sistemeve operative realizohet nga Drejtoria e Teknologjisë Informative(DTI) në BQK. 3. Mbështetja në linjat telekomunikuese për rrjetën e SEKN-ës realizohet nga njësia e telekomunikimeve në BQK dhe kompanitë e jashtme kontraktuese të telekomunikimit(ptk, etj). f) Shpenzimet për zhvillimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e SEKN-ës mbulohen nga BQKja. g) Pjesëmarrësit në SEKN mbulojnë shpenzimet për mirëmbajtjen mujore të infrastrukturës së rrjetit, si dhe tarifat e shërbimeve të këtij sistemi( Tarifat e SEKN - publikuar në ueb faqen zyrtare të BQK-së). Pjesa 2 Funksionimi dhe organizimi i sistemit të SEKN a) Me qëllim të organizimit më të lehtë të aplikacionit të SEKN-ës, ky sistem është i ndarë në disa module si: Transaksionet, Administrimi dhe Raportimi. b) Pjesëmarrësve në SEKN përmes modulit të transaksioneve ju mundësohet : 1. Importimi i formës elektronike të urdhërpagesave nga Core Sistemet e tyre në SEKN. 2. Kontrollimi dhe ekzekutimi i urdhërpagesave dalëse. 3. Pranimi i urdhërpagesave hyrëse. 4. Shkarkimi dhe përgatitja e urdhërpagesave nga SEKN për në Core Sistemet e tyre. 5. Regjistrimin e mesatares javore të depozitave si dhe regjistrimin e 50 % të keshit në bankë.

3 c) SEKN është i përshtatur që të mundësojë ekzekutimin e urdhërpagesave për të gjitha skemat e pagesave të zhvilluara nga DSPN në BQK: normale, prioritare, masive, Kos Giro dhe Debitimit Direkt. d) Përmes modulit të Administrimit secilit pjesëmarrës në SEKN i mundësohet: 1. Përshtatja e parametrave të sistemit SEKN për nevojat e secilës bankë pjesëmarrëse. 2. Administrimi, caktimi i roleve dhe krijimi i shfrytëzuesve në aplikacion për shfrytëzim nga operatorët. Secili shfrytëzues apo grup i shfrytëzuesve i krijuar i takon vetëm bankës përkatëse nga e cila është krijuar. 3. Monitorimi i log-ut në të cilin janë të regjistruara të gjitha veprimet e shfrytëzuesve të pjesëmarrësit përkatës. e) Përmes sistemit të SEKN-ës respektivisht Raportit Elektronik, pjesëmarrësit kanë mundësi në çdo moment të monitorojnë gjendjen e likuiditetit të tyre dhe pagesat në pritje. f) Raportet e transfereve hyrëse dhe dalëse shfrytëzohen për barazim(rikonsilim) me core sistemet e tyre për të gjitha transferet ditore, si dhe për shfletim të historisë së pagesave të dërguara/pranuara. g) Ndërlidhja në mes të SEKN-ës dhe core sistemeve të pjesëmarrësve, realizohet përmes mesazheve elektronike të integruara në tekst fajll i cili bazohet në strukturën standarde të fajllit unik. h) Në strukturën standarde të fajllit janë të integruara të gjitha skemat e pagesave si: normale, prioritare, masive, Kos Giro dhe Debitimit Direkt ). Pjesa 3 Administrimi operacional/teknik i SEKN-ës nga DSPN në BKQ a) DSPN në BQK në procesin e administrimit dhe operimit të sistemit SEKN mban sistemin në gjendje pune duke u mundësuar pjesëmarrësve qasje të vazhdueshme, të sigurt dhe të barabartë në përputhje me orët e punës së sistemit. Sistemi si i tillë është i dizajnuar në atë mënyrë që pjesa e sistemit e cila ju është publikuar pjesëmarrësve është ndarë nga pjesa në të cilën bëhet procesimi dhe shlyerja. b) Kryen procesin e shlyerjes në llogarit e pjesëmarrësve për të gjitha transferet, si dhe monitoron likuiditetin e tyre.

c) Në llogaritë e pjesëmarrësve në SEKN, regjistron transferet jo SEKN si: transferet ndërkombëtare, lëvizjet e keshit, transferet për likuiditet si dhe provizionet e ndryshme. 4 d) Kryen proceduarat ditore të hapjes-mbylljes së ditës, arkivimit dhe backupim-it të sistemit. e) Përcakton orët operuese të sistemit, rregullon kohën e operimit të sesioneve të kliringut dhe në raste të ndryshimeve njofton menjëherë pjesëmarrësit. Në këtë rast pjesëmarrësit njoftohen me email duke arsyetuar ndryshimin e orarit të operimit. f) Administron sigurinë e sistemit si dhe kontribuon dhe koordinon në të gjitha veprimet për mbështetje teknike të funksionimit stabil dhe të sigurt të sistemit. g) Ofron trajnimet dhe prezantimet përkatëse lidhur me shfrytëzimin e aplikacionit dhe zhvillimet e moduleve të reja të SEKN-ës. h) Përgatit dhe shpërndan të gjitha udhëzimet dhe materialet e nevojshme lidhur me procedurat operative dhe teknike të shfrytëzimit të sistemit SEKN. i) Monitoron dhe arkivon në periudha të caktuara kohore log-fajllat si dhe kontrollon performancën e sistemit. j) Analizon kërkesat për certifikatat digjitale dhe bënë lëshimin e tyre për shfrytëzuesit e pjesëmarrësve të sistemit. Pjesa 4 Qasja dhe shfrytëzimi i SEKN-ës nga pjesëmarrësit a) Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe procedurave të tjera për pjesëmarrje, në Sistemet e Pagesave Ndërbankare në BQK, pjesëmarrësit bëjnë kërkesë zyrtare(email, letër) për qasje në SEKN. b) Secili pjesëmarrës, për raste të zakonshme duhet të caktojë një lokacion nga i cili dëshiron t i qaset sistemit të SEKN-ës. c) Instalohet lidhja fizike(vendosja e lidhjes së rrjetit ) ndërmjet BQK-së dhe objektit që caktohet nga pjesëmarrësit në sistem. d) Nga pjesëmarrësit sigurohen kompjuterët personal(pc) me konfigurimet e nevojshme si dhe bëhen konfigurimet e rrjetit për qasje në rrjetin e SEKN-ës. e) Konfigurimet minimale të PC per qasje dhe shfrytezim te SEKN-es janë: Sistemi Operativ- Windows XP, Microsoft Office 2003, Adobe Reader 7.0

5 Internet Explorer (IE 6.0 ose me i ri), Enable Active X controls, Ueb aplikacioni ne Trusted Side f) Bankat pjesëmarrëse janë të obliguara që të kujdesen dhe të mbulojnë shpenzimet e instalimeve dhe të mirëmbajtjes së kompjuterëve për sistemin e SEKN-ës. g) Pjesëmarrësit caktojnë së paku një administrator operacional/teknik për SEKN, i cili duhet t i ketë përgjegjësit e mjaftueshme, njohurit e nevojshme të logjikës së funksionimit të sistemit, si dhe njohurit teknike të funksionimit të sistemit. Këta administrator duhet të japin mbështetjen e parë operacionale/teknike operatoreve të tyre për SEKN. h) Pjesëmarrësit caktojnë së paku një administrator të rrjetit për integrimin e rrjetit të SEKN-ës në rrjetin e brendshme të core sistemit, që shfrytëzuesve t u mundësohet qasja në SEKN. i) DSPN në BQK do të bëjë trajnimin e administratorëve dhe sipas nevojës edhe të operatorëve lidhur me funksionimin e SEKN-ës. j) Pjesëmarrëseve në sistem u ofrohen udhëzimet dhe dokumentacionet e nevojshme për shfrytëzimin e sistemit. k) Për pjesëmarrësit e ri, fillimisht instalohet sistemi test i SEKN-ës për një periudhë një mujore. l) Pjesëmarrësit duhet të përshtatin core sistemet e tyre për shfrytëzimin e strukturës standarde të fajllit unik, si ndërlidhje në mes SEKN-ës dhe core sistemit të tyre. m) Nga administratorët e pjesëmarrësve të sistemit bëhet: 1. Përshtatja e opsioneve parametrike të SEKN-ës. 2. Bazuar në opsionet që ofron SEKN, krijohen grupet e shfrytëzuesve dhe caktohen rolet e këtyre grupeve. 3. Regjistrohen shfrytëzuesit e bankës/institucionit pjesëmarrëse përkatëse. 4. Në SEKN monitoron log-un në të cilin janë të regjistruar të gjitha veprimet e shfrytëzuese të pjesëmarrësit përkatës. 5. Bënë kërkesën në DSNP, BQK për certifikate digjital dhe instalimin e saj për secilin shfrytëzues. n) Pjesëmarrësit në SEKN duhet të arkivojnë fajllat e transfereve të dërguara dhe të pranuara. o) Pjesëmarrësit duhet të zbatojnë rregullat dhe procedurat e sistemit SEKN. p) Nga pjesemarresit në sistem duhet të sigurohet personel i kualifikuar për operim me SEKN. q) Të mos lejojnë personelin e përkohshëm apo të jashtëm të operojë në sistemin SEKN-ës

6 r) Të njoftojnë në BQK në rast të operimit me SEKN të personave të pa autorizuar për anulimin e certifikatës digjitale. s) Të hartojnë procedura të brendshme për sigurinë dhe për mbrojtjen e sistemit, duke përfshirë procedurat organizative (burimet njerëzore)dhe ato teknike ( harduer dhe softuer). t) Të raportojnë në BQK për çdo shkeljeje të vërejtur apo të dyshuar të sigurisë në sistemin SEKN. Pjesa 5 Përshtatja dhe administrimi i SEKN-ës krahas kërkesave dhe zhvillimeve të reja. a) Ndryshimet në sistemet e pagesave mundë të vinë si rezultat i: 1. Zhvillimeve te reja të sistemeve të pagesave 2. Shtimit të moduleve të reja në sistemin ekzistues të SEKN-ës. 3. Ngritjet dhe përmirësimet tekniket të SEKN-ës. b) Zhvillimet e sistemeve të reja dhe përmirësimet ose ngritjet e sistemit ekzistues realizohen në pajtim me strategjinë e zhvillimeve për sistemet e pagesave dhe krahas nevojave dhe kërkesave të parapara nga DSPN dhe pjesëmarrësit. c) Realizimet teknike kryhen nga BQK(DSPN dhe drejtoritë e tjera për çështje teknike)në koordinim me grupin teknik në bankat pjesëmarrës për SEKN. d) Çdo ndryshim testohet në sistemin test para se të implementohet në sistemin kryesor të SEKN-ës. e) Për ndryshimet e SEKN-ës kur këto ndryshime ndikojnë te pjesëmarrësi, lajmërohen paraprakisht të gjithë pjesëmarrësit duke u dhënë kohën e nevojshme për t u përgatitur. f) BQK nuk është e obliguar të koordinojë me pjesëmarrësit në rastet kur nevoja për ndërhyrje në sistemin SEKN është urgjente dhe çdo vonesë mund të shkaktojë vështirësi dhe probleme për vet sistemin dhe pjesëmarrësit. g) Sipas nevojës pjesëmarrësit pajisen me udhëzimet shtesë që përmbajnë ndryshimet përkatëse. h) Kostoja e zhvillimeve të reja dhe ndryshimeve, mbulohet nga BQK-ja.

7 Pjesa 6 Qasja në SEKN nga shfrytëzuesit - Certifikata Digjitale a) Çdo shfrytëzues për qasje në sistemin e SEKN-ës duhet të pajiset me certifikatë digjitale. b) Certifikata digjitale është e lidhur për Windows user -in, harduerin e kompjuterit, si dhe duhet të lidhet me vet shfrytëzuesin e aplikacionit të SEKN-ës, andaj për çdo ndryshim të këtyre elementeve duhet të lëshohet certifikata e re. c) Nga secili pjesëmarrës, kërkesa për certifikatë realizohet në ueb adresën e publikuar për këtë qëllim, ndërsa njoftimi behet me email në adresën zyrtare të DSPN-ës në BQK. d) Në kërkesën dhe njoftimin për certifikata digjitale duhet të jenë të përshkruara detajisht shënimet e shfrytëzuesit të cilit i lëshohet certifikata. e) Detalet për mënyrën e realizimit të kërkesës dhe instalimit të certifikatës digjitale janë të dhëna në udhëzimin përkatës. f) Kërkesa dhe njoftimi bëhet nga administratori i SEKN-ës pranë bankës pjesëmarrëse ndërsa duhet të jetë i njoftuar(cc) drejtori i pagesave pranë bankës përkatëse. g) Nga DSPN-BQK përgjigjja për kërkesën e certifikatës digjitale për shfrytëzuesin e ri kthehet brenda 5 ditë pune. h) Krijimi i shfrytëzuesve të rinj, caktimi i roleve të tyre në aplikacion dhe lidhja e shfrytëzuesve me certifikatë digjitale kryhet nga administratori i SEKN-ës pranë bankës pjesëmarrëse. i) Vlefshmëria e certifikatave digjitale është një vjeçare dhe pas kësaj kohe duhet të instalohen certifikatat e reja për çdo shfrytëzues. j) Procedurat për renovimin e certifikatave digjitale është e ngjashme me certifikatat e reja, me të vetmin dallim që lëshimi i tyre nga BKQ realizohet brenda ditës. k) Në rast të pasivizimit të një shfrytëzuesi, nga banka pjesëmarrëse, duhet të dërgohet informimi në BQK për bllokimin e certifikatës për shfrytëzuesin përkatës. l) Pjesëmarrësit duhet të dërgojnë në DSPN-BKQ çdo tre muaj listën e shfrytëzuesve aktiv(operatorëve) dhe certifikatave digjitale.

8 Pjesa 7 Asistenca teknike për operatorët e SEKN-ës a) Për çdo anomali të vërejtur në funksionimin teknik të SEKN-ës, si në aplikacion ashtu edhe në rrjet, operatoret informojnë administratorët e SEKN-ës dhe administratorët e rrjetit, pran bankës pjesëmarrëse. b) Varësisht nga natyra e problemit dhe e pamundësisë së zgjidhjes nga t a, administratorët e bankave pjesëmarrëse rastin e raportojnë në DSPN-BQK. Paraprakisht, administratoret duhet të analizojnë udhëzimet dhe dokumentet teknike mbi funksionimin e SEKN-ës. c) Rasti raportohet me email në adresën zyrtare të DSPN-ës(paymentsystem@bqk-kos.org) në BQK, ku bashkëngjiten dokumentet faktike për natyrën e problemit. d) Varësisht nga natyra e problemit, DSPN në BQK mbështet dhe koordinon me drejtoritë brenda BKQ-së si dhe me kompanitë kontraktuese për mirëmbajtje të sistemeve për çdo rast të raportuar. e) Përgjigjja dhe rekomandimet se si të veprohet me rastin e paraqitur nga DSPN duhet të kthehen brenda 120 minutave. Në rastin kur nga DSPN parashihet që problemi nuk mund të zgjidhet brenda ditës, atëherë banka pjesëmarrëse rekomandohet të shfrytëzojë format rezervë të komunikimit. Pjesa 8 Arkivimi dhe ruajtja e kopjeve rezervë(backup) për SEKN a) Për sistemin e SEKN-ës, BQK-ja siguron masat e veprimit për kushtet normale por edhe ato në raste të jashtëzakonshme, në mënyrë që të jemi gati të veprojmë dhe sigurojmë punë të pandërprerë të SEKN-ës në të gjitha situatat. b) Sistemi i SEKN-ës duhet të ketë kopjen rezerve(backup, mirroring sistem) të sistemit, i cili aktivizohet në raste të dëmtimeve teknike(harduerike dhe softuerike ) të sistemit real. c) BQK-ja siguron udhëzimet teknike për veprimet që duhet të ndërmerren në procesin e rikthimit në funksion(ristore) të sistemit. d) Kopja rezervë(backup) e bazës së shënimeve dhe vetë elementeve të aplikacionit mbahen në disqe të jashtme.

9 e) Në BQK bëhet arkivimi elektronik i transaksioneve më të vjetra se dy(2) vite, pjesëmarrësve në SEKN u mundësohet qasja për shfletim të transaksioneve të arkivuara përmes aplikacionit të publikuar për këtë qëllim. f) BQK mbanë dhe arkivon kopjet e fajllave me transaksionet e pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë si dhe pjesëmarrësve të tjerë(mef/thesarit dhe klientëve të tjerë). g) Në sistemin e SEKN-ës ruhen dhe arkivohen, logu i veprimeve të shfrytëzuesve si dhe event logu i sistemit. h) SEKN nuk lejon fshirjen e shfrytëzuesve që kanë operuar me sistem, por vetëm pasivizimin e tyre. i) Pjesëmarrësit në SEKN janë të obliguar të arkivojnë fajllat me transaksionet e dërguara dhe të pranuara nga SEKN. Pjesa 9 Infrastruktura teknike dhe procedurat e veprimeve për rastet e paparashikuara(disaster Recovery) për sistemin e SEKN-ës a) BQK dhe bankat pjesëmarrëse duhet të sigurojnë lokacionet dhe infrastrukturën teknike për shfrytëzim të SEKN-ës në raste të paparashikuara. b) Shfrytëzimi i lokacionit për raste të paparashikuara bëhet në raste të pamundësisë për qasje në SEKN nga objektet e caktuara paraprakisht për kushte normale, pra në rastet e fatkeqësive natyrore apo rasteve të tjera të cilat pamundësojnë qasje në SEKN për një kohë të gjatë. c) Për qasje në SEKN nga lokacionet e caktuara për rastet të paparashikuara, nga pjesëmarrësit duhet të jetë krijuar së paku një shfrytëzues në aplikacionin e SEKN-ës i cili duhet të jetë i lidhur me certifikatën digjitale të lëshuar vetëm për këtë qëllim. d) Pjesëmarrësit në SEKN janë përgjegjës të përgatisin dhe të dorëzojnë në BQK kopjen e procedurave që duhet kryer në këto raste. e) Pjesëmarrësit mbulojnë të gjitha shpenzimet për lokacionin dhe infrastrukturën teknike. f) Nëse pjesëmarrësit në SEKN nuk kanë lokacionin e saj për operimet në SEKN, është e nevojshme që të kontraktojë marrëveshjen së paku me një pjesëmarrës tjetër për shfrytëzim të lokacionit dhe infrastrukturës teknike për qasje në SEKN në raste të paparashikuara. Në këtë rast pjesëmarrësi në SEKN është përgjegjës të dorëzojë në BQK kopjen e marrëveshjes.

10 g) Pjesëmarrësit në sistem janë përgjegjës, varësisht nga përgatitja e marrëveshjes me pjesëmarrësit e tjerë për procedurat e shfrytëzimit të lokacionit dhe infrastrukturës teknike për raste të paparashikuara. h) BQK-ja në bashkëpunim me bankat pjesëmarrëse çdo 6 muaj duhet të bëjnë testimet e procedurave të funksionimit të sistemit në raste të paparashikuara. Pjesa 10 Infrastruktura teknike e rrjetit dhe shfrytëzimi i formave rezervë të komunikimit a) Infrastruktura e rrjetit për sistemin e SEKN-ës është e ndarë në: 1. Rrjetën brenda BQK-së në të cilën janë të vendosura serverët e SEKN-ës dhe shfrytëzuesit për administrimin e operimeve të sistemeve të pagesave. 2. Rrjeta e jashtme, e cila mundëson qasjen në SEKN bankave dhe institucioneve pjesëmarrëse. b) Infrastruktura e rrjetit, e cila u mundëson bankave dhe institucioneve pjesëmarrës qasjen në SEKN është një rrjetë e dedikuar (lease line) e realizuar përmes DSL Modemeve të siguruara nga kompanitë telekomunikuese në Kosovë. Edhe pse infrastruktura e rrjetit të SEKN-ës është një rrjet i drejtpërdrejtë fizikë, nga BQK tek secili pjesëmarrës, në këtë rrjet janë të konfiguruara pajisjet e nevojshme për sigurinë e rrjetit. c) Shpenzimet për instalimit dhe konfigurimet fillestar të rrjetit barten nga BQK-ja, ndërsa pjesëmarrësit mbulojnë shpenzimet për mirëmbajtjen mujore. d) Për vazhdimin e punës së SEKN-ës edhe në raste të defekteve apo ndonjë situate të jashtëzakonshme në infrastrukturën e rrjetit, nga BQK-ja do të merren veprime aktive, në pajtim me të gjithë pjesëmarrësit në SEKN. e) Në kuadër të veprimeve aktive për vazhdimin e punës me SEKN janë paraparë format rezervë të komunikimit: 1. Forma e parë- Formë e rregullt e komunikimit për qasje në SEKN nga pjesëmarrësit. Kjo teknologji e rrjetit është e realizuar përmes DSL Modemeve me lidhje të çiftoreve telefonike - linjave të dedikaur. Linjat e tilla janë funksionale gjatë gjithë orarit të rregullt të punës së SEKN. Është në proces që forma e parë e komunikimit të ngritët në teknologjinë e rrjetit me fije optike. 2. Forma e dytë- Lidhje rezervë e realizuar përmes lidhjeve telefonike(dial-up). Kjo lidhje është në dispozicion të pjesëmarrësve dhe mund të shfrytëzohet në situatat në të cilat forma e parë e komunikimit nuk është funksionale për shkaqe të ndryshme teknike. Pas ngritjes së formës së parë në fije optike, kjo formë telekomunikuese do të ngritët në lidhje të dedikuar me DSL Modem.

11 3. Forma e tretë: Bartja e transaksioneve në mënyrë fizike(usb, CD) nga banka pjesëmarrëse në BQK. Në këtë rast, operatoret e bankave pjesëmarrëse që sjellin transaksionet ne BQK, i qasen sistemit të SEKN-ës nga rrjeti i brendshëm i SEKN-ës në BQK. Kjo formë mund të aplikohej vetëm në rastet më të renda, në rast të ndonjë ndërprerje të paplanifikuar të dy mënyrave të para të komunikimit. 4. Forma e katërt: Bartja e transaksioneve në mënyrë fizike(kopje fizike-letër) nga banka pjesëmarrëse në BQK. Kjo formë shfrytëzohet në rastet kur vet sistemi i SEKN-së nuk është funksional. Në këtë rast, operatoret e bankave sjellin në BQK të shtypura në letër dhe të nënshkruar nga personat e autorizuar pran bankave komerciale deri në 15 transaksione(kryesisht transaksione me prioritet) për çdo sesion. Transaksionet regjistrohen nga operatoret e BQK-së drejtpërdrejtë në librin kryesor të llogarive. f) Në rastin e ndërprerjes së funksionimit të formës së parë të komunikimit me SEKN, operatorët e bankave pjesëmarrëse, ndërprerjen e raportojnë tek administratori i rrjetit pranë bankës pjesëmarrëse i cili është përgjegjës për ndërlidhjen e rrjetit të SEKN-ës me rrjetin e core sistemit të bankës pjesëmarrëse. Ky administrator analizon natyrën e ndërprerjes dhe në rastin kur vërtetohet që natyra e problemit nuk ka të bëjë me pjesën që ju takon atyre, atëherë rastin e raportojnë në BQK në email-at zyrtarë në BQK (paymentsystem@bqk-kos.org, informationsystems@bqk-kos.org dhe telecommunications@bqk-kos.org). g) Nga DSPN dhe drejtoritë përgjegjëse në BKQ, sipas nevojës në bashkëpunim edhe me kompanitë kontraktuese, rasti i raportuar nga bankat pjesëmarrëse analizohet dhe brenda 120 minutave bankës pjesëmarrëse i kthehet një përgjigje. Në rast kur forma e parë e komunikimit për shkaqe teknike nuk mund të aktivizohet brenda ditës atëherë nga BQK, bankës pjesëmarrëse i rekomandohet që të aktivizojë format e tjera(rezervë) të komunikimit. h) Forma e tretë e komunikimit shfrytëzohet në rastet kur për shkaqe të ndryshme teknike nuk mund të aktivizohen dy format e para të komunikimit. Për shfrytëzimin e formës së tretë të komunikimit pjesëmarrësit duhet të kenë të hapur në aplikacionin e SEKN-ës një shfrytëzues(user) i cili do të shfrytëzohet vetëm për këtë rast. i) BQK në bashkëpunim me bankat pjesëmarrëse çdo 6 muaj duhet te bëjnë testimet e procedurave te funksionimit të formave rezervë të komunikimit j) Pjesëmarrësit ne SEKN janë përgjegjës të përgatisin dhe mbajnë procedurat dhe udhëzimet që duhet kryer në rastet e shfrytëzimit të formave rezervë të komunikimit. Procedurat e paraqitura si më lartë janë të njohura dhe të pranuara nga përfaqësuesit e institucioneve/bankave pjesëmarrëse në SEKN, si:

12 BANKAT PJESËMARRËSE Personi i autorizuar (për SEKN pranë pjesëmarrësve) 1. PCB ; 2. BpB ; 3. BEK ; 4. RBKO ; 5. NLB ; 6. BKT ; 7. TEB ; 8. Kombank ; INSTITUCIONET PJESËMARRËSE NË SISTEM Personi i Autorizuar (për SEKN pranë pjesëmarrësve) 9. THESARI ; 10. ATK ; 11. Dogana ; Me nënshkrimin e këtyre procedurave, institucionet shprehin se janë njohur, këshilluar dhe pajtuar njëkohësisht me këto procedura. Për më tutje, të gjitha institucionet pjesëmarrëse shprehin se pajtohen me dispozitat e rregullave operuese të kliringut dhe shlyerjeve/settelmentit, me shtojcat, bashkëngjitjet, si dhe me ndryshimet që mund të bëhen kohë pas kohe, duke u diskutuar paraprakisht me pjesëmarrësit, por gjithmonë duke u miratuar/vendosur vetëm nga BQK-ja. Drejtoria e Sistemeve të Pagesave Ndërbankare në BQK, Gjylfidane Kastrati Kadrijaj, Drejtore e-mail: gjylfidanek@bqk-kos.org e-mail: paymentsystems@bqk-kos.org Tel&fax 038/229-253, 222-055 lok 279