KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

Similar documents
Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

From the Pastor s Desk

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Për Shkollën Qendër Komunitare -

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

TË BRAKTISUR E TË DAMKOSUR

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

UNIVERSITETI I TIRANËS

Bullying në shkollat fillore:

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAM I DOKTORATËS TITULLI I PUNIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

ME ZËRIN E TË MITURVE TË PRIVUAR NGA LIRIA

TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PENALE DISERTACION

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

MARRËDHËNIA MIDIS NDËRVEPRIMIT ME PRINDËRIT DHE TEMPERAMENTIT NË PËRSHTATSHMËRINË SJELLORE TË FËMIJËVE PARASHKOLLORË

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

UNIVERSITETI I TIRANËS

Punim për gradën shkencore Doktor

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

ÇËSHTJET GJINORE DHE KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

Studim për vlerësimin e nevojave të komuniteteve rome dhe egjiptiane në Shqipëri

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

UNIVERSITETI ALDENT FAKULTETI SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

RAPORT VLERËSIMI. Grupi i Ekspertëve: Av. Entila Zyba Dr. Blerta Çani Manjola Veizi Xheni UNWOMEN

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI I INFERMIERISË PUNIM DIPLOME. TEMA: Kujdesi infermieror te personat me retardim mendor

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

VLERËSIMI I FORMAVE ALTERNATIVE TË KUJDESIT DHE MBËSHTETJES SË SHËRBIMEVE FAMILJARE PËR FËMIJËT ME PAAFTËSI RAPORT

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

RAPORTI I VLERËSIMIT TË KORRUPSIONIT SHQIPËRI

DORACAK I OFRUESVE TË SHËRBIMEVE PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

MANUAL PËR NJËSITË E MBROJTJES SË FEMIJËVE. Për mbrojtjen e femijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimit nëpërmjet internetit

Programi M: Doracaku i Meshkujve të Rinj. Një qasje Gjinore për Ndërtimin e Aftësive Jetësore për një Tranzicion të Shëndetshëm drejt Burrërisë

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

ROLI I INSTITUCIONEVE

Edukimi fiziko-seksual dhe inteligjenca emocionale-seksuale

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Udhëzues i OSBE-së Policimi me Bazë Inteligjencën

DEKADA E PËRFSHIRJES SË ROMËVE

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE TITULLI: NDRYSHIMET BASHKËKOHORE NË MENDËSITË E SHQIPTARËVE PËR VAJZAT DHE GRATË

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

Transcription:

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri 1

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI Children s Human Rights Centre of Albania CRCA Udhëhequr nga: Prof. Asoc. Dr. EDLIRA HAXHIYMERI Botimi i këtij studimi u mundësua nga UNICEF, me mbështetjen e Komisionit Europian dhe Sida Design dhe shtyp: ViSi Design Qershor 2007, Tiranë 2

Lista e tabelave dhe grafikëve Tabela Tabela 1. Autorë të veprave penale kundër personit gjatë 6 mujorit të parë të 2006 Tabela 2. Të dëmtuar për veprën penale kundër personit gjatë 6 mujorit të parë 2006 Tabela 3. Autorë të veprave penale ndaj pasurisë gjatë 6 mujorit të parë të 2006 Tabela 4. Të dëmtuar prej veprave penale ndaj pasurisë gjatë 6 mujorit të parë 2006 Tabela 5. Të dënuar për vepra penale në Shqipëri (2002-2005) Tabela 6. Numri i të dënuarve në total dhe i të dënuarve të mitur sipas rretheve gjyqësore(2002 2005) Tabela 7. Lloji i krimeve të kryera nga të miturit (2004-2005) Tabela 8. Kundravajtjet penale Tabela 9. Përmbledhje e faktorëve të riskut të shoqëruar me sjellje kriminale sipas moshave Tabela 10. Përqëndrimi i popullsisë brenda Njësisë Bashkiake është në zonën e Bllokut. Tabela 11. Institucione Arsimore në zonën e Bllokut Tabela 12. Të dënuar të mitur në Shqipëri (2002 2005) Tabela 13. Të mitur të dënuar nga Gjykata e Tiranës (2002-2006) Tabela 14. Llojet e masave të dënimit të dhëna nga Gjykata e Tiranës për të Miturit (2002-2004-2006) Tabela 15. Të dhëna për gjykimet penale për të miturit, viti 2002, Gjykata e Tiranës Tabela 16. Të dhëna për gjykimet penale për të miturit, viti 2004, Gjykata e Tiranës Tabela 17. Të dhëna për gjykimet penale për të miturit, viti 2006, Gjykata e Tiranës Grafikë Grafiku 1. Vepra penale kundër personit të kryera gjatë 6 mujorit të parë 2006 Grafiku 2. Vepra penale të kryera kundër pasurisë gjatë 6 mujorit të parë të 2006 Grafiku 3. Të dënuar për vepra penale në Shqipëri Grafiku 4. Të dënuar të mitur në Shqipëri (2002 2005) Grafiku 5. Të mitur të dënuar nga Gjykata e Tiranës (2002-2006) Grafiku 6. Llojet e masave të dënimit të dhëna nga Gjykata e Tiranës për të Miturit (2002-2006) 3

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Falënderime Qendra për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA falenderon zyrën e UNICEF-it në Shqipëri që mundësoi realizimin e këtij studimi. Pa ndihmën e jashtëzakonshme të tyre, ky studim nuk do të ishte bërë i mundur. Në mënyrë të veçantë falenderojmë z. Leon Shestani, znj. Mirlinda Bushati dhe znj. Floriana Hima, të cilët janë gjendur pranë CRCA me mendimet dhe opinionet e tyre në çdo moment. CRCA falenderon As Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri për realizimin e këtij studimi, i cili zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, përcaktimin e metodologjisë dhe rishikimin e vazhdueshëm të përmbajtjes së tij. Një falenderim i veçantë shkon për Prof. Ismet Elezi, i cili konsultoi kornizën e studimit dhe përmbajtjen e tij. Ky studim do të kishte qënë i pamundur pa kontributin e vlefshëm të znj. Afërdita Deda, znj. Alma Maksutaj dhe znj. Alma Tafani, të cilat punuan gjatë gjithë kohës për grumbullimin e të dhënave primare dhe përgatitjen e informacionit bazë mbi të cilin u realizuan analizat e fenomenit. CRCA kërkon të falenderojë z. Altin Hazizaj, i cili e rishikoi këtë material në më shumë se një rast, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm në redaktimin e tij dhe terminologjinë e studimit, si dhe duke kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në studimin e politikës penale ndaj të miturve në Shqipëri. Një falenderim i veçantë shkon gjithashtu për z. Thornton Barkley dhe z. Guillaume Bigaouette, për të gjithë angazhimin e tyre në rishikimin e këtij materiali në drejtim të terminologjisë së përdorur, si dhe të redaktimit të studimit në gjuhën Angleze. Përkëthimi i këtij studimi i bë i mundur nga z. Fatos Rexhaj. Së fundi, CRCA falenderon të gjithë ata persona, përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe vendore, si dhe përfaqësues të komuniteteve dhe grupeve të ndryshme të interesit dhe OJF-ve që bashkëpunuan me zyrën tonë, duke ofruar të dhëna, mendime dhe opinione rreth problemit të kriminalitetit tek fëmijët dhe të miturit në Shqipëri. 4

Përmbajtja e studimit PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME... 6 KAPITULLI I - KRIMINALITETI I TË MITURVE DHE FAKTORËT E RISKUT -... 7 Vështrim i përgjithshëm... 7 Konceptet kryesore të kriminalitetit tek të miturit... 9 Metodologjia e studimit... 12 KAPITULLI II - KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI -... 13 Situata e kriminalitetit te te miturve... 13 Dinamika dhe struktura e kriminalitetit... 16 KAPITULLI III - SHKAQET DHE FAKTORËT E RISKUT PËR KRIMINALITETIN TEK TË MITURIT -... 21 Faktorët e përgjithshëm... 21 MODELI I TIRANES: Faktorët individuale të sjelljes penale tek të miturit... 25 KAPITULLI IV - PROFILI I TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN -... 35 KAPITULLI 5 MASAT PËR PARANDALIMIN E KRIMINALITETIT TEK TË MITURIT-... 41 Masat e Përgjithshme dhe Masat e Veçanta... 41 Politika Penale ndaj të miturve në Shqipëri... 44 KAPITULLI 6 MODEL I SUKSESSHËM PARANDALIMI -... 52 Parandalimi dhe ndërhyrja... 52 Modeli Socio- Kognitiv i parandalimit... 53 Praktikat më të mira për një ndërhyrje socio-kognitive... 54 KAPITULLI 7 KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET E STUDIMIT -... 56 Gjetjet dhe konkluzionet e studimit... 56 Rekomandimet e studimit... 59 ANEKSE... 61 Aneks 1 Lista e personave të intervistuar... 61 Aneks 2 Bibliografia... 62 5

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Përmbledhje e përgjithshme Studimi mbi kriminalitetin tek të miturit në Shqipëri është një përpjekje e parë e cila synon të realizojë një analizë të situatës aktuale lidhur me këtë fenomen. Përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete kriminale është kthyer në një shqetësim për shqiptarët, veçanërisht në dhjetë vjeçarin e fundit. Studimi i statistikave nga institucionet dhe organizmat qëndrore dhe lokale të specializuara dhe përgjegjëse në këtë fushë, tregojnë se në shumë raste shqetësimi i publikut është i drejtë. Është evidente që kurba e kriminalitetit të të miturve mbetet konstante. Për të realizuar këtë qëllim studimi bën një prezantim të përgjithshëm të situatës aktuale mbështetur në shifra dhe fakte, qartëson konceptet bazë për kriminalitetin tek të miturit, paraqet dhe analizon të dhëna të viteve të fundit për përfshirjen e të miturve në sjellje penale, identifikon dhe analizon faktorët nxitës të kriminalitetit tek të miturit, profilizon të miturin në konflikt me ligjin mbështetur në të dhëna të grumbulluara nga intervistat me të mitur që vuajnë dënimet për sjelljet kriminale, sugjeron masa parandaluese për të përmirësuar situatën dhe së fundmi, arrin në disa konkluzione dhe sugjerime për të gjithë të interesuarit në këtë fushë. Si i tillë, studimi që po ju paraqesim është një përpjekje jo vetëm për të analizuar shifra dhe fakte mbi kriminalitetin e të miturve por përbën një dokument që ju vjen në ndihmë specialistëve të fushës për të kuptuar shkaqet dhe mundësitë e parandalimit të fenomenit, prindërve për të kuptuar dhe ardhur në ndihmë fëmijëve të tyre me probleme të sjelljes, mësuesve për t u njohur dhe ndërgjegjësuar për shqetësimet e fëmijëve të moshave të ndryshme, vetë fëmijëve për të kuptuar shkaqet dhe pasojat e sjelljeve të tyre si dhe të gjithë aktorëve të interesuar për të kontribuar në përmirësimin e situatës së fëmijëve në Shqipëri. Për të realizuar studimin është një ndjekur metoda e kryqëzimit të burimeve primare dhe sekondare. Kështu, për të grumbulluar të dhëna primare janë shfrytëzuar të gjitha burimet institucionale si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë si dhe intervista me përfaqësues të qeverisjes vendore, të policisë, shkollave, prindër dhe vetë fëmijë në konflikt me ligjin. Të dhënat dytësore, literatura e përdorur në funksion të analizave, konkluzioneve dhe rekomandimeve të bëra, është nga më bashkëkohoret në fushën e trajtimit të kriminalitetin tek të miturit. Literatura është vendase dhe e huaj. Studimi përmban ilustrime me histori fëmijësh në konflikt me ligjin si dhe Modelin e Tiranës, si analizë të faktorëve individualë dhe mjedisorë që nxisin formimin e personalitetit të të miturit në konflikt me ligjin. 6

Kapitulli I Kapitulli I - Kriminaliteti i të miturve dhe faktorët e riskut - 1. Vështrim i përgjithshëm Ky studim është një përpjekje për të realizuar një prezantim të përgjithshëm të situatës së kriminalitetit mes moshave të reja, duke u ndalur kryesisht tek faktorët e riskut dhe profilin e individëve që rrezikohen të përshihen në sjellje penale. Në këtë kuadër është e domosdoshme të qartësohet kufiri i moshës së individëve që janë objekt i këtij studimi. Sipas tekstit të Politikës Kriminale, për personat e moshës nën 18 vjeç, legjislacioni shqiptar përdor termin i mitur. Në disa dispozita të tjera përdoret edhe termi fëmijë. Në nenin 1 të Konventës për të drejtat e fëmijës theksohet se fëmijë konsiderohet çdo qënie njerëzore nën moshën 18 vjeç, përvec rasteve kur ligji i brendshmë vendos një kufi më të ulët. Legjislacioni shqiptar si kufirin maksimal të miturisë ka vendosur moshën 18 vjeç. 1 Në disa vende të Europës Perëndimore, kur studiohet kriminaliteti i të miturve, studjuesit bëjnë dallim ndërmjet të miturve dhe një kategorie të veçantë që po njeh shtrirje të madhe, të të ashtuquajturve të rritur të rinj. Fjala është për persona të grupmoshës 18 deri në 21 vjeç por sipas rasteve edhe deri në 23 apo 25 vjeç 2. Në kontekstin kulturor shqiptar, termat fëmijë dhe i ri përdoren rëndon me diferenca disa vjeçare nga përkufizimet e cituara në paragrafin e mësipërm. Kështu, përgjithësisht, trajtohen dhe konsiderohen si fëmijë individët deri më 16 vjeç, më pas, nga 16 deri më 18 20 vjeç, ata konsiderohen si të rinj. Ky dallim në vlerësimet moshore të individëve të përfshirë në sjellje penale, nuk ka kaluar pa ndikuar edhe studimin tonë. Është kjo arësyeja që gjatë gjithë studimit ne do të përdorim në mënyrë të vazhdueshme termat të mitur dhe të rinj në konflikt me ligjin duke synuar prezantimin sa më të mirë të moshave të reja në konflikt me ligjin duke ja përshtatur kufirin moshor të këtij grupi edhe kulturës dhe mentalitetit të mjedisit shqiptar. Sidoqoftë, sqarimi i kufinjve moshorë për individët e përfshirë në aktivitete kriminale do të na ndihmojë për të studjuar dhe identifikluar më mirë dhe më saktë faktorët që ndikojnë tek ata, karakterisitikat e personalitetit të tyre, por edhe masat parandaluese e trajtuese që duhen realizuar për të ulur efektin e sjelljeve dhe aktiviteteve të tyre. Përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete kriminale është kthyer në një shqetësim për shqiptarët, veçanërisht në dhjetë vjeçarin e fundit. Studimi i statistikave nga institucionet dhe organizmat qëndrore dhe lokale të specializuara dhe përgjegjëse në këtë fushë, tregojnë se 1 Politika Kriminale, E. Elezi dhe V. Hysi, Tiranë 2006, fq 155 2 Po aty, fq 169 7

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI në shumë raste shqetësimi i publikut është i drejtë. Është evidente që kurba e kriminalitetit fëminor dhe rinor mbetet konstante, pothuaj e pandryshueshme. Me këtë rast duhet theksuar se shifra të disa viteve më parë sic është p.sh. viti 1997, duhen konsideruar me shumë kujdes, pasi ato janë karakteristikë e një periudhe të pazakontë në jetën shqiptare. Gjatë gjithë këtyre viteve, rreth 90 për qind e moshave të reja të dënuar janë të akuzuar për vepra penale. Kështu për shembull, gjatë vitit 2005 janë dënuar 289 individë në moshë të re, nga të cilët 258 për vepra penale dhe 31 për kundravajtje. Dënimet e të miturve dhe të rinjve për kundravajtje kanë pësuar rritje po të krahasojmë shifrat e 2005 me ato të 2004 (31 në 2005 dhe 7 në 2004). Krimi kundër pronës ose vjedhjet konsiderohen si veprat më të shpeshta penale të kryera nga të miturit dhe të rinjtë. Duke u ndalur tek disa të dhëna më specifike rreth prevalencës së veprës penale midis të miturve dhe të rinjve, vëmë re se numri i të miturve të ndaluar për vepra penale krahasuar me numrin e përgjithshëm të popullsisë së kësaj moshe, ka pësuar rënie. Kështu, gjatë vitit 2005 shënohen 25 të mitur të ndaluar për 100.000 individë të kësaj moshe. Një vit më parë, në vitin 2004, numëroheshin 32 të mitur për 100.000 individë në këtë moshë. Studimet e bëra në këtë fushë tregojnë se sjellja penale në moshat e reja, më saktësisht në fëmijëri dhe rini, i kanë rrënjët në ndërveprimin e faktorëve të niveleve të ndryshme: individual, familjar dhe shoqëror. Është kjo arësyeja që për të studjuar fenomenin e kriminalitetit tek të miturit dhe të rinjtë duhet të mbështetemi dhe marrim në konsideratë të gjithë faktorët dhe në të gjitha nivelet që ato veprojnë. Përshirja e të miturve dhe të rinjve në aktivitete kriminale është e lidhur me faktorë individualë dhe të jashtëm të cilët krijojnë mjedisin për sjelljen penale. Në këto kushte, studimi i rolit të faktorëve individualë, si karakteristikat fizike dhe ato psikologjike, duhen analizuar në raport dhe në marrëdhënie me faktorët e jashtëm si familja, mjedisi social i përgjithshëm, mjedisi në komunitet, cilësia dhe lloji i arsimit, qeverisja dhe eksperincat në zbatimin dhe respektimin e ligjit, etj. Familja dhe mjedisi familjar i japin formë jetës dhe karakterit të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, në përgjithësi. Një numër i madh të miturish dhe të rinjsh të përfshirë në vepra penale vijnë nga familje problematike. Rritja e kriminalitetit në moshat e reja gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit është e lidhur drejtpërsëdrejti edhe me krizën që përjeton familja shqiptare gjatë viteve të tranzicionit. Krimi tek të miturit dhe të rinjtë takohet më shpesh tek ata individë që vijnë nga familje me histori divorci, dhune, me një prind apo me prind në emigracion. Në mjedise të tilla, me mangësi të konsiderueshme emocionale por edhe materiale, fëmijët dhe adoleshentët nuk marrin dot modelin për të cilin kanë nevojë në këtë fazë të zhvillimit të tyre. Modelet ose mungojnë fare ose janë të deformuar dhe problematikë. Fëmijët ndihen të papërkrahur, të pambështetur, të neglizhuar, dhe aspak të respektuar. Për më tepër, mjedisi ju afron situata stresuese, të vështira dhe shpesh të papërballueshme prej tyre. Përsa i përket përhapjes gjeografike/ territoriale të sjelljeve penale tek të miturit dhe të rinjtë, ajo takohet më shpesh tek individët që jetojnë në mjedise heterogjene. Gjatë periudhës së tranzicionit 8

një numër i konsiderueshëm familjesh kanë lëvizuar nga zonat e thella dhe më pak të thella fshatare drejt qendrave kryesore urbane. Lëvizja e brendshme e popullsisë është nxitur kryesisht nga mungesa e burimeve të jetesës në vendlindjet e tyre. Varfëria ekstreme, papunësia e lartë, mungesa e shërbimeve dhe pamundësia për të gjetur dhe zhvilluar aktivitete jetike, ushqyen këtë fenomen. Të ardhurit tashmë në zonat urbane, nuk gjetën një realitet shumë më pozitiv në vendbanimet e reja. Një pjesë e mirë e këtyre vendbanimeve ishin totalisht të papërgatitura për të përballuar fluksin e të ardhurve. Mungonin investimet dhe përgatitjet më elementare për zona të reja banimi. Të ardhurit, nga ana e tyre, nuk zotëronin aftësi dhe mundësi për të siguruar punësim dhe mbijetesë në kushtet e reja. Në disa drejtime jeta në këto komunitete ishte edhe më e vështirë për ata. Kostoja e jetës ishte më e lartë. Papunësia vazhdonte. Diskriminimi dhe përjashtimi social ishte evident. Diferencat kulturore bëheshin pengesë për komunikime normale. Popullsia autoktone nuk shprehu ndonjë qëndrim pozitiv për të mbështetur të sapoardhurit. Situata ishte edhe më e rëndë në rastet kur të ardhurit rishtazi zaptuan edhe pronat e popullsisë autoktone. Tendenca për përjashtim u përforcua. Të gjitha sa më sipër krijuan një mjedis që e ushqente krimin dhe përfshirjen në aktivitete kriminale. Shumë studjues të krimit në moshat e reja e vënë theksin tek roli i shkollës. Sistemi arsimor vlerësohet si faktori kryesor për të luftuar varfërinë dhe mungesën e stabilitetit në familje. Shkolla është vendi ku fëmijët edukohen, formohen dhe rriten. Të miturit dhe të rinjtë e sotëm nuk e kanë mundësinë në 100 për qind të tyre të arrijnë nivelin e dëshiruar arsimor. Varfëria, mungesa e transportit, mungesa e shkollave me konvikte, mungesa e sigurisë, etj e bëjnë të pamundur një gjë të tillë. Nga ana tjetër, kurrikula e sotme shkollore nuk është ngritur mbi parime të prakticitetit dhe vlefshmërisë jetike. Nxënësit nuk arrijnë të marrin njohuri të vlefshme për t i përdorur për të përmirësuar jetën e tyre. Në këto kushte, për disa prej tyre është më e lehtë të largohen prej shkollës dhe të merren me aktivitete që ndikojnë në përmirësimin e situatës familjare sic mund të jenë angazhimi me tokën, kujdesi për bagëtinë, shitja në tregun e zonës apo aktivitete te tjera larg zonës së banimit deri në përfshirje në aktivitete kriminale si vjedhje, grabitje, shpërndarje dhe transport të bimëve narkotike, etj. Vetëm kështu mund të shpjegohet rritja e vazhdueshme e numrit të të miturve që largohen nga shkolla pa mbaruar arsimin e detyruar. Mësuesit dhe edukatorët ndjehen ende të pamotivuar për të indetifikuar dhe zgjidhur shumë nga problemet me të cilat ballafaqohen nxënësit e tyre. 2. Konceptet kryesore të kriminalitetit tek të miturit Në një prezantim të përgjithshëm, kriminaliteti i të miturve nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të profesioneve të ndryshme. Për punonjësit e policisë të miturit dhe të rinjtë me prirje kriminale mund të jenë thjesht kriminelë nën moshë; për autoritetet shkollore ata janë nxënësit që largohen nga mësimi, ata që janë dembelë dhe shpesh gjenden në tualetet e shkollës duke pirë duhan apo duke marrë edhe drogë. Për disa prindër delikuentët janë fëmijët e pakontrollueshëm nga prindërit e tyre. Për pronarët e dyqaneve, delikuentë janë të rinjtë që rrijnë gjithë ditën e natën tek qoshja e pallatit. Edhe ekspertët që studjojnë fenomenin dhe që punojnë me fëmijët problematikë nuk arrijnë të gjejnë konsensus përsa i përket përkufizimit të sjelljes penale tek të miturit. Disa autoritete e përkufizojnë delikuencën si sjellje emocionalisht e çrregulluar ; të tjerë e shikojnë delikuencën si sjellje antisociale e vazhdueshme/e qëndrueshme, specialistë të tjerë e përkufizojnë delikuencën si sjellje e adoleshentëve në një situatë zhgënjimi përtej çdo lloj kufiri ; disa të tjerë më pragmatistë e përkufizojnë atë si një sjellje që policia do ta konsideronte diviante në çdo lloj rrethane. Në një 9

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI kuptim të ngushtë ligjor të miturit dhe të rinjtë e përfshirë në sjellje kriminale janë analogët e kriminelëve të rritur. 3 Kjo do të thotë se delikuenca e të miturve dhe të rinjve është një status që përcaktohet nga gjykata mbi bazë të legjislacionit vendas, mbështetur në provat dhe të dhënat e grumbulluara 4. Për më tepër, edhe gjuha e përdorur nga specialistët e fushës, dallon kur ju referohen të miturve. Kështu, një gjykatës për të rritur, në fund të procesit shprehet mbi bazë provash dhe faktesh gjykata ju shpall fajtor dhe ju dënon Në një gjykatë për të mitur, gjykatësi në fund të procesit shprehet mbi bazë të provave dhe fakteve unë vlerësoj se jeni djalë apo vajzë delikuent 5. Konfuzioni që ekziston lidhur me përkufizimin e kriminalitetit tek të miturit nuk ka të bëjë me atë se cili përkufizim është më i saktë por, është më tepër një problem që ka të bëjë me përpjekjet për të bërë një përkufizim të pranueshëm dhe me pak fjalë për një formë problemi social që nuk është thjesht çështje sjelljeje. Në fakt, çdo lloj përkufizimi i kriminalitetit që i shkon përshtat agjensisë, familjes, shkollës, ose komunitetit, është po aq i saktë për kontekstin ku përdoret sa edhe çdo lloj përkufizimi tjetër. Megjithatë, megjithëse një djalë që fqinjët nuk e duan mund të konsiderohet si një delikuent në atë komunitet, kuptimi i kriminalitetit tek të miturit dhe të rinjtë dhe sjelljet përkatëse gjejnë mbështetje në ligj. Duhet theksuar se ligji nuk mund të përfshijnë dhe të bashkojë të gjitha dallimet dhe përkufizimet që ekzistojnë mbi këtë lloj sjelljeje. Ekzistojnë variacione përsa i përket sjelljeve të konsideruara si delikuente, paqartësi përsa i përket sjelljeve të ndaluara, mosmarrëveshje përsa i përket moshës maksimale dhe minimale të përfshirë në këto sjellje dhe dallime në qëndrimet e gjykatave lidhur me këtë fenomen 6. Kriminaliteti tek të miturit dhe të rinjtë ka dy komponentë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin: të miturit dhe të rinjtë si autorë të veprës penale dhe të miturit dhe të rinjtë si viktima/ të dëmtuar prej veprës penale. Fatkeqësisht, në disa raste të miturit dhe të rinjtë kryejnë vepra penale të ngjashme me aktet kriminale të të rriturve sic mund të jenë vrasjet, vjedhjet, plagosjet, grabitje, përdhunimet etj. Është po ashtu fakt se numri i veprave penale që kryhet nga të miturit dhe të rinjtë është shumë herë më i lartë se ai që mund të mendojnë bashkëmoshatarët e tyre. Nga studimi i të dhënave për kriminalitetin fëminor dhe rinor rezulton se krahas individëve të mitur dhe të rinj që kryejnë vepra penale, një numër të konsiderueshëm në këtë moshë përbëjnë edhe viktimat. Të dhënat tregojnë se veçanërisht adoleshentët janë shpesh, në një masë të konsiderueshme, viktima të veprave penale të kryera nga bashkëmoshatarët e tyre. 3 Introduction to Criminal Justice, Donald J. Newman, Patrick R. Anderson, New York, 1990, fq 569 4 Po aty, fq 569 5 Po aty, fq 588 6 Po aty, fq 588 10

Tabela e mëposhte na krijon mundësinë të kuptojmë raportin mes të inkriminuarve dhe viktimave në këtë moshë: Tabela 1. Autorë të veprave penale kundër personit gjatë 6 mujorit të parë të 2006 Figura e veprës penale Fëmijë deri më 14 vjeç Fëmijë 14-18 vjeç Gjithsej Vrasje - 5 5 Vrasje në tentativë 1 17 18 Plagosje e rëndë me dashje 4 10 14 Marrëdhënie sek/homoseksuale 6 1 5 Marrëdhënie seksuale me dhunë - 1 1 Vepra të turpshme - 2 2 Vepra penale të tjera kundër personit 12 123 135 Armëmbajtje pa leje - 11 11 TOTALI 23 170 193 Tabela 2. Të dëmtuar për veprën penale kundër personit gjatë 6 mujorit të parë 2006 Figura e veprës penale Viktima fëmijë deri në 14 vjeç Viktima fëmijë 14-18 vjeç Gjithsej Vrasje 4 4 8 Vrasje në tentativë 2 15 17 Vrasje nga pakujdesia 1 2 3 Tortura 1 1 Plagosje e rëndë me dashje - 11 11 Marrëdhënie seksuale me të mitur 12 2 14 Marrëdhënie seksuale me 14-18 vjeç 1 4 5 Marrëdhënie seksuale me dhunë 1 2 3 Vepra të turpshme 3-3 Rrëmbim/ mbajtje peng - 2 2 Vepra penale të tjera kundër personit 11 106 117 TOTALI 36 148 184 Siç edhe mund të kuptohet nga shifrat, raporti midis numrit të të inkriminuarve në moshë të re është shumë i përafërt me atë të viktimave të kësaj moshe. Sjellja penale e njërit grup rëndon në shumicën e rasteve me të njëjtën përmasë tek bashkëmoshatarët e tyre. Është kjo një nga arësyet më të forta që në studimin e fenomenit këto dy komponentë t i analizojnë paralelisht. I dëmtuari në një rrethanë të caktuar mund të reagojë duke viktimizuar të tjerë. Pra, ndikimi tek njëri tjetri midis dy grupeve, është i mundshëm. Numri i ulët i të miturve të dëmtuar nga veprat penale të lidhura me pronën shpjegohet me faktin se mosha e re e tyre nuk ju ka krijuar mundësinë pët t u bërë pronarë, pra nuk janë ende të lidhur me pronën. Të dëmtuar në më të shumtën e rasteve të këtyre veprave penale janë të rriturit, të cilët gëzojnë aftësinë dhe pjekurinë për të qënë pronarë. 11

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Tabela 3. Autorë të veprave penale ndaj pasurisë gjatë 6 mujorit të parë të 2006 Figura e veprës penale Vjedhja Fëmijë deri më 14 vjeç Fëmijë 14-18 vjeç Gjithsej fëmijë Vjedhje (ndërmarrje, firma prodhuese) 4 22 26 Vjedhje(lokale tregtie) 14 49 63 Vjedhje (banesa) 20 47 67 Vjedhje (te tjera + makina) 31 70 101 Vjedhje me dhunë 6 13 19 Vjedhje me armë - - - Shkatërrim i pronës 4 24 28 Totali 79 225 304 Tabela 4. Të dëmtuar prej veprave penale ndaj pasurisë gjatë 6 mujorit të parë 2006 Figura e veprës penale Viktima fëmijë deri në 18 vjeç Gjithsej të dëmtuar Vjedhje lokale tregtie, firma prodhuese dhe banka 1 344 Vjedhje banesa 1 271 Vjedhje të tjera + makina 9 614 Vjedhje me dhunë 4 44 Vjedhje me arme - 20 Shkatërrim i pronës 1 231 TOTALI 16 1524 3. Metodologjia e studimit Për të realizuar studimin është një ndjekur metoda e kryqëzimit të burimeve primare me ato sekondare. Kështu, për të grumbulluar të dhëna primare janë shfrytëzuar të gjitha burimet institucionale si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë si dhe intervista me përfaqësues të qeverisjes vendore, të policisë, shkollave, prindër dhe vetë fëmijë në konflikt me ligjin. Në Aneksin 2 të këtij studimi janë paraqitur emrat e të gjithë të intervistuarve që me informacionin dhe njohuritë e tyre kontribuan në realizimin e këtij studimi. Të dhënat dytësore, literatura e përdorur në funksion të analizave, konkluzioneve dhe rekomandimeve të bëra, është nga më bashkëkohoret në fushën e trajtimit të kriminalitetin tek të miturit. Literatura e përdorur është vendase dhe e huaj. Për më shumë infromacion rreth burimeve të literaturës së përdorur mund t i drejtoheni Bibliografisë së studimit. Në funksion të analizës sa më konkrete dhe realiste të situatës, studimi përmban ilustrime me histori fëmijësh në konflikt me ligjin si dhe Modelin e Tiranës. Historitë e fëmijëve në konflikt me ligjin kanë shërbyer për të ilustruar karakteristikat e personalitetit të tyre, ndërsa modeli i Tiranës u përvijua me synim identifikimin e faktorëve mjedisorë që nxisin krimin tek të miturit. 12

1. Situata e kriminalitetit të të miturve Kapitulli II - Kriminaliteti i të miturve në Shqipëri - Veprat penale tek të miturit filluan të ravijëzohen dhe të marrin formë më të dukshme dhe më të prekshme në fillimin e viteve 90. Theksimi i problemit u shoqërua edhe me rritjen e shqetësimit për të. Megjithatë, studimet për natyrën, incidencën dhe prevalencën e këtij fenomeni tek moshat e reja mungojnë edhe sot e kësaj dite. Për studjuesit nuk ka qënë e lehtë sigurimi i të dhënave, krijimi i praktikave rregjistruese dhe organizuese të të dhënave mbi këtë bazë. Edhe përpunimi dhe interpretimi i të dhënave kërkonte një tjetër mendësi dhe mënyrë konceptimi nga ai që ishte përdorur në periudhat kur fenomeni nuk ishte evident dhe shqetësues. Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Brendshme gjatë vitit 2002 janë shënuar gjithsej 274 krime nga të mitur, në vitin 2003 numërohen 308, në 2004 gjithsej 320 krime nga të mitur dhe në 2005 janë rregjistruar 289 të tilla. Tabela 5. Të dënuar për vepra penale në Shqipëri (2002-2005) Nr. i të dënuarve Viti 2002 Viti 2003 Viti 2004 Viti 2005 Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur Krime 3614 251 5246 259 4654 313 4733 258 Kundra-vajtje 756 23 1382 49 1725 7 1584 31 Totali 4370 274 6628 308 6379 320 6317 289 Krahasuar me numrin e krimeve të rregjistruar në këto vite, rezulton se veprat penale të kryera nga të miturit kanë ruajtur po ato nivele, domethënë janë rritur në raport me rritjen e veprave penale në përgjithësi. Kjo tendencë e rritjes së veprës penale tek të miturit përkrah rritjes së krimit në përgjithësi është e dukshme edhe në qendrat kryesore të vendit. Kështu, veprat penale të të miturve në Tiranë kanë pësuar këtë kurbë: 56 raste nga 744 të evidentuara në tërësi për vitin 2002, 36 raste nga 1505 për vitin 2003, 77 raste nga 1529 në vitin 2004 dhe 104 nga 1442 në vitin 2005. E shprehur në përqindje situata në Tiranë është si vijon: Për vitin 2002 veprat penale të të miturve përbëjnë 7.5 përqind Për vitin 2003 veprat penale të të miturve përbëjnë afërsisht 2.4 përqind Për vitin 2004 veprat penale të të miturve përbëjnë afërsisht 5 përqind Për vitin 2005 veprat penale të të miturve përbëjnë rreth 7 përqind të rasteve. Vlora, një nga qendrat kryesore të banuara dhe e vlerësuar si një nga qendrat me numër më të lartë të veprave penale, paraqet situatën e mëposhtme: 13

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Për vitin 2002, nga 323 vepra penale 16 janë kryer nga të mitur, afërsisht 5 përqind Për vitin 2003, nga 263 vepra penale 3 janë kryer nga të mitur, afërsisht 1.1 përqind Për vitin 2004 nga 307 vepra penale 13 janë kryer nga të mitur, afërsisht 4.2 përqind Për vitin 2005 nga 341 vepra penale 5 janë kryer nga të mitur, afërsisht 1.5 përqind Shifrat e sipërpërmendura për qytetin e Vlorës nuk justifikojnë prezantimin apo perceptimin që i bëhet shpesh situatës së krimit në përgjithësi, dhe tek të miturit në veçanti në këtë rreth. Në Elbasan, një nga qendra më të banuara dhe me numër popullsie të konsiderueshëm, situata e krimit tek të miturit paraqitet si më poshtë: Për vitin 2002 nga 208 veprapenale, 13 janë vepra penale të kryer nga të mitur, afërsisht 6 përqind Për vitin 2003 nga 310 vepra penale, 17 janë kryer nga të mitur, afërsisht 5.5 përqind Për vitin 2004 nga 279 vepra penale, 29 janë kryer nga të mitur, afërsisht 10.4 përqind Për vitin 2005 nga 252 vepra penale, 6 janë kryer nga të mitur, pra afërsisht 2.4 përqind. Berati është një nga qytetet ku mendohet se ka patur më shumë vepra penale të kryera nga të miturit, veçanërisht në një periudhë kohore të lidhur me trafikimin e qënieve njerëzore, transportimin dhe shpërndarjen e drogës si dhe krime kundër personit si: vrasje, plagosje apo veprime të mbetura në tentativë. Shifrat e mëposhtme na japin këtë situatë: Për vitin 2002 nga 157 raste, 5 janë kryer nga të mitur, afërsisht 3 përqind Për vitin 2003 nga 141 raste, 18 janë kryer nga të mitur, afërsisht 12.7 përqind Për vitin 2004 nga 246 raste, 19 janë kryer nga të mitur, afërsisht 8 përqind Për vitin 2005 nga 209 raste, 12 janë vepra të të miturve, ose afërsisht 5.7 përqind. Këto shifra tregojnë se situata e veprave penale tek të miturit dhe të rinjtë e këtij qyteti është shqetësuese, krahasuar edhe me rrethet e tjera. Shifrat tregojnë një situatë jo shumë të ndryshme në qytete e tjera të mëdha, por situata duket se është më pozitive në qytete me popullsi homogjene dhe më të pakët në numër siç janë për shembull Dibra, Bulqiza, Përmeti apo Pogradeci. Studimi i të dhënave mbi veprat penale në moshat e reja (të mitur dhe të rinj) na ndihmon të kuptojmë numrin e të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin në raport me të inkriminuarit në përgjithësi, qendrat e banuara ku veprat penale të moshave të reja kanë treguesit më të lartë dhe pse, ndryshimi i kurbës së tyre tek moshat e reja në 4-5 vitet e fundit dhe shkaqet e lidhura me to, përmasat e shqetësimit për veprat penale të të miturve si dhe shumë e shumë ndërthurje të tjera që do të jenë objekt i studimit tonë. Në një vështrim dhe krahasim të shpejtë të shifrave na rezulton se veprat penale në moshat e reja përbëjnë 6.25 përqind të rateve për vitin 2002 (nga 4370, 274 janë raste të të miturve) Në vitin 2003 shifra pëson një ulje të lehtë. Veprat penale të të miturve dhe të rinjve shënojnë 4.2 përqind të rasteve në përgjithësi (nga 6628, 308 janë raste të të miturve). Në vitin 2004 shifra mbetet afërsisht e barabartë me atë të një vitit më parë. Nga 6379 raste, 320 janë raste të veprave penale të kryera nga të miturit, pra rreth 5 përqind. 14

Tabela 6. Numri i të dënuarve në total dhe i të dënuarve të mitur sipas rretheve gjyqësore në periudhën 2002 2005 Rrethet gjyqësore Viti 2002 Viti 2003 Viti 2004 Viti 2005 Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur Berat 157 5 141 18 246 19 209 12 Bulqizë 34 0 136-85 0 53 0 Dibër 70 9 186-151 2 57 1 Durrës 507 56 955 102 1244 71 855 67 Elbasan 208 13 310 17 279 29 252 6 Fier 309 16 366 20 314 11 390 2 Gjirokastër 31 5 78 7 80 5 33 15 Gramsh 129 5 184 4 166 9 139 3 Kavajë 95 3 165 9 151 3 115 5 Kolonjë 17 1 25-48 2 39 7 Korçë 268 15 424 16 480 21 359 9 Krujë 131 1 152-157 0 150 1 Kukës 175 16 172 12 189 0 169 0 Kurbin 69 0 190-222 0 173 0 Lezhë 104 0 159-188 0 149 2 Librazhd 41 4 126 5 121 8 57 2 Lushnje 132 18 184 9 153 9 150 10 Mat 87 0 100 3 107 1 66 6 Mirditë 76 5 130 6 101 7 59 5 Përmet 19 1 50-55 0 28 3 Pogradec 65 7 82-128 3 126 2 Pukë 105 4 108-138 0 101 0 Sarandë 59 0 82-122 0 118 7 Shkodër 287 10 31-46 19 21 3 Skrapar 36 6 320 31 407 4 400 2 Tepelenë 47 0 49-69 0 33 5 Tiranë 744 56 1505 36 1529 77 1442 104 Tropojë 45 2 121 5 107 1 117 3 Vlorë 323 16 263 3 307 13 341 5 Krimet e rënda 64 4 116 3 Veprat penale të të miturve për vitin 2005 përbëjnë afërsisht 4.4 përqind të veprave penale të shënuara në total. Shifrat prezantuese të veprave penale të të miturve dhe të rinjve gjatë katër viteve të fundit tregojnë qëndrueshmëri të tij. Fenomeni ndonëse nuk ka njohur rritje të ndjeshme mbetet shqetësues. Edhe pse rastet e veprave penale në përgjithësi kanë shënuar ulje, kjo nuk ka ndodhur me veprat penale në moshat e reja. Fenomeni bëhet më shqetësues po të kemi parasysh se vepra penale në këto mosha paralajmëron ritme shumë më të 15

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI larta dhe të shumëfishuara në moshat e rritura. 2. Dinamika dhe struktura e kriminalitetit Sipas të gjitha studimeve, të miturit e përfshirë në sjellje penale kanë shumë mundësi të vazhdojnë përfshirjen e tyre në vepra penale. Fëmijët në konflikt me ligjin janë 2 deri në 3 herë më shumë të rrezikuar për t u përfshirë në vepra penale serioze, të dhunshme dhe kronike krahasuar me individët që përfshihen në vepra penale në mosha të rritura 7. Studimi i mëtejshëm i shifrave të veprave penale të të miturve zbulon edhe një karakteristikë tjetër. Numri më i lartë i veprave penale të të miturve është i përqëndruar kryesisht në qendrat kryesore urbane si Tiranë, Korçë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë dhe Berat. Fenomeni mund të interpretohet në disa plane. Së pari, këto janë qendrat me përqëndrim më të madh të popullsisë. Numri i veprave penale duhet krahasur me numrin e përgjithshëm të popullsisë dhe numrin e popullsisë në moshë të re në këto qendra banimi. Së dyti, këto qendra janë kthyer vitet e fundit në qendra banimi edhe për shumë banorë të zonave rurale dhe të thella malore. Shumë prej të ardhurve janë bërë ose kanë mbartur me vete edhe sjellje penale të manifestuara më parë apo të fituara në kushtet e një jete tepër stresuese. Së treti, qendrat në fjalë janë edhe epiqendra të aktiviteteve sociale, ekonomike prandaj edhe mbartin mundësi më të mëdha për sjellje antiligjore sic mund të jenë kontrabanda, prostitucioni, grabitja, vjedhja, droga etj. Ky fakt përforcohet po të kemi parasysh se 3-4 nga qytetet me numër më të lartë kriminaliteti janë edhe pika të kalimit kufitar, si Durrësi, Vlora, Gjirokastra dhe Korça. Të dhënat e tabelave të mëposhtme do të na ndihmojnë të kuptojmë edhe llojin e veprës penale që kryhet më shpesh nga të miturit. Për studjuesit dhe lexuesit është e lehtë të evidentohet fakti që vepra penale me frekuencë më të lartë midis të miturve është vjedhja dhe vjedhja në bashkëpunim në më shumë se një herë. Për vitin 2004 nga 313 vepra penale, të miturit kanë kryer 94 vjedhje, pra afërsisht 30 përqind dhe po kaq, 97 raste ose 30 përqind vjedhje në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë. Për vitin 2005 nga 258 vepra penale, të miturit kanë kryer 61 vjedhje, ose afërsisht 23 përqind dhe 122 vjedhje në bashkëpunim dhe në më shumë se njëherë, ose afërsisht 50 përqind të veprave. Të dhënat e vitit 2005 të tërheqin vëmendjen për faktin se të miturit rezultojnë me një shifër të konsiderueshme të përfshirë në krimin e organizuar. Nëse një vit më parë ata kryenin 30 përqind të veprave në bashkëpunim, në 2005 kjo shifër është 50 përqind. Edhe sikur i vetëm, ky fakt mjafton për të vërtetuar tezën tashmë të konsoliduar se inkriminimi më mosha të reja mbart rrezikun e përfshirjes në krime më të sofistikuara, më të organizuara dhe më të rënda me forcimin e eksperiencave. 7 Child delinquency, May 2003, pg 1 16

Tabela 7. Lloji i krimeve të kryera nga të miturit në periudhën 2004-2005 Neni Figura e veprës penale Të dënuar të mitur (2004) Të dënuar të mitur (2005) 76 Vrasje me dashje 6 2 78/1 Vrasje me paramendim 2-79 Vrasje në rrethana të tjera cilësuese 2 2 85 Vrasje nga pakujdesia 1 1 88 Plagosje e rëndë me dashje 5 2 88/a Plagosje në gjendje të tronditjes psiqike - 1 100/1 Marrëdhënie seksuale me të mitur 1 2 108 Vepra të turpshme 1 2 110/2 Heqja e paligjshme e lirisë 7-114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana lehtësuese 1-134/1 Vjedhja 94 61 134/2 Vjedhje në bashkëpunim më shumë se një here 97 122 139 Vjedhje me dhunë 12 3 140 Vjedhje me armë 4 10 141 Vjedhje me pasojë vdekjen 2-142 Sigurimi i mjeteve për vjedhje - 1 143 Mashtrimi 3 3 151 Shkatërrimi i pronës me zjarr 1-156 Shkatërrimi i rrjetit elektrik 1-164 Përplasja e mjeteve të transportit masiv 2-172 Kontrabandë me mallra të ndaluar 1-183 Fallsifikimi monedhave - 1 174 Kontrabandë me mallra të liçensuara 1-186 Fallsifikimi i dokumentave 3 1 189 Fallsifikimi i letërnjoftimeve/vizave 14 9 190 Fallsifikimi i vulave/stampave apo vizave 7 9 191 Fallsifikimi i akteve të gjendjes civile 1 2 192/a Zhdukja dhe vjedhja e dokumentave 2-236 Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik 4 1 243 Goditje ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore 1-278/1 Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake de municionit 5 1 278/2 Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit 15 9 279 Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta 3 1 283 Prodhimi dhe shitja e narkotikëve- - 4 290 Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor 4-298 Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit - 1 300 Moskallëzim i krimit 8 5 301 Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës 1-305 Kallzim i rremë 1 1 323 Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit - 1 Totali 313 258 17

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Interesant është gjithashtu fakti se përkundrejt pritshmërive dhe paragjykimeve tona për përfshirjen e të miturve në vepra si plagosje, vrasje, kanosje etj, sipas shifrave të Tabelës Nr. 7, ata i gjejmë më të përfshirë në veprën penale të vjedhjes. Ky fakt mund të shpjegohet me pamundësinë e shumë prej tyre për të patur burimet e tyre financiare. Varfëria e familjes, nevojat dhe dëshirat e tyre për para, veshmbathje dhe argëtim, pamundësia për t i siguruar ato me punë dhe aktivitete të ndershme në komunitet, bëhen shtysa që ata të përfshihen shumë shpejt në vjedhje. Në perceptimin e tyre kjo është rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për të siguruar të ardhurat e nevojshme. Tabela 8. Kundravajtje Penale Neni Figura e veprës penale Të dënuar të mitur (2004) Të dënuar të mitur (2005) 84 Kanosja 2 2 89 Plagosja e lehtë me dashje - 2 90 Dëmtime të tjera me dashje - 2 112 Dhunimi i banesës - 1 205 Prerja e paligjshme e pyjeve 2 1 239 Fyerja për shkak të detyrës - 2 274 Prishja e qetësisë publike - 1 275 Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike - 1 277 Vetëgjyqësia 1 2 291 Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi 1 4 297/1 Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror - 13 306/1 Dëshmia e rreme 1 - Totali 7 31 Të dhënat e Tabelës Nr. 8 japin një pasqyrë të kundravajtjeve të kryera nga të miturit. Siç edhe mund të vlerësohet nga shifrat, ato nuk përbëjnë një numër të konsiderueshëm krahasuar me veprat e Tabelës Nr. 7. Por nga ana tjetër, këto shifra në rritje deri në 4-5 herë janë shqetësuese. Nga viti 2004 në vitin 2005 numri i kundravajtjeve penale të të miturve është rritur 4 herë. Kundravajtjet mund dhe duhen konsideruar si treguesit e parë të përfshirjes së të miturve në vepra më të rënda penale. Kjo është arsyeja pse shifrat e vitit 2005 për kundravajtjet penale të të miturve janë shqetësuese. Ky shqetësim rritet po të kemi parasysh se nga 31 kundravajtjet të kryera gjatë 2005, 13 prej tyre ose 42 përqind të tyre janë kalim i paligjshmë kufiri. Kjo vepër nuk përbën një shkelje të lehtë. Për më tepër, ajo është një tregues se i mituri tashmë ka filluar të organizohet për të kryer vepra më të rënda penale. Rritja e numrit të kundravajtjeve nga viti 2004 në vitin 2005 mund të shpjegohet edhe me praninë e faktorëve socialë dhe politikë siç ishte për shembull kryerja e rrotacionit të pushtetit. Të miturit dhe të rinjtë e përfshirë në aktivitete penale shfrytëzojnë ose i shfrytëzojnë për të përfituar nga të gjitha vakumet, mosfunksionimet, dobësitë dhe tensionet që mund të shfaqen në të gjitha nivelet e shoqërisë. 18

Dy grafikët që paraqiten më poshtë, Grafikët 1 dhe 2, prezantojnë të dhëna për veprat penale të të miturve gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2006, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Grafiku 1. Vepra penale kundër personit të kryera gjatë 6 mujorit të parë 2006 250 Armëmbajtje pa leje 200 150 Vepra penale të tjera kundër personit Vepra të turpshme Marrëdhënie seksuale me dhunë 100 Marrëdhënie sek/homoseksuale 50 Plagosje e rëndë me dashje Vrasje në tentativë 0 Fëmijë deri më 14 vjeç Fëmijë 14-18 vjeç Gjithsej Vrasje Të dhënat e Grafikut të mësipërm për një periudhë 6 mujore tregojnë se veprat penale mes të miturve dhe të rinjve po njohin rritje. Në fund të 6 mujorit të parë të vitit 2006 kemi afërsisht një shifër të barabartë me fundvitin e 2005. Kjo tregon se veprat penale mes të miturve është një fenomen serioz që kërkon jo vetëm studime, por edhe ndërhyrje. Grafiku 2. Vepra penale të kryera kundër pasurisë gjatë 6 mujorit të parë të 2006 120 100 80 60 40 Fëmijë 14-18 vjeç Fëmijë deri në 14 vjeç 20 0 Vjedhje (ndwrmarrje, firma prodhuese) Vjedhje (lokale tregtie) Vjedhje (banesa) Vjedhje (tw tjera +makina) Vjedhje me dhunw Vjedhje me armw Shkatwrrim i pronws 19

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Edhe Grafiku 2 paraqet të dhëna alaramuese. Vepra e vjedhjes së kryer nga të miturit është në rritje. Në një periudhë 6 mujore të miturit kanë kryer një shifër disa herë më të lartë vjedhjeje se sa dy vite më parë. Edhe në këtë rast provohet teza se të miturit e përfshirë herët në aktivitete kriminale kanë të gjitha rreziqet të përfshihen dhe të realizojnë një numër më të lartë veprash penale në moshat më të rritura. Të miturit që e mësojnë këtë lloj sjelljeje, nësë nuk ndihmohen, nëse nuk ndërhyhet për të eleminuar faktorët nxitës, janë të rrezikuar t i përforcojnë këto lloj sjelljesh. Nga intervista dhe bashkëbisedimet me specialistë të policisë dhe gjykatës mësohet se disa prej tyre, në një shifër të konsiderueshme madje, rezulton se shfrytëzohen nga persona të tjerë, me të cilët bashkëpunojnë për të realizuar veprën penale. Të rriturit përfitojnë nga mosha e të miturve dhe mbrojtja ligjore që ata kanë dhe i përdorin për të siguruar frytet e tyre. Shfrytëzimi që ju bëhet të miturve në këtë rast është vetëm njëra anë e problemit. Nga ana tjetër, të miturit drejtohen drejt sjelljeve penale, sjellje që ata e modelojnë në moshë shumë të re dhe e përforcojnë me kalimin e viteve, duke u bërë drejtues të bandave dhe grupeve të organizuara kriminale, kur arrijnë në moshë të rritur. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të miturit dhe të rinjtë rezultojnë të jenë të përfshirë edhe në veprën penale të transportimit apo shpërndarjes së narkotikëve. Ajo që tërheq vëmendjen në këtë vepër penale, është rritja e ndjeshme e numrit të miturve të përfshirë. Kështu për vitin 2005 të miturit kishin kryer 4.2 përqind të kësaj vepre penale. Vetëm gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2006 të miturit kanë kryer 10.4 përqind të kësaj vepre, ose e shprehur ndryshe nga 124 autorë, 13 prej tyre janë të moshës nga 14 deri më 18 vjeç. Në përfundim të analizës së situatës së kriminalitetit tek të miturit do të theksonim se përfshirja e të miturve dhe të rinjve në vepra penale po shënon rritje. Të miturit dhe të rinjtë janë përfshirë në vepra penale të ndryshme, të ngjashme me veprat e të rriturve. Qendrat kryesore të banimit, qendrat me popullsi heterogjene dhe me pak burime jetese janë epiqendra ku lulëzon edhe kriminaliteti i të miturve. Në të kundërt, qytetet e vogla, me popullsi homogjene, me lidhje të forta dhe tradicionale, karakterizohen nga ritme të ulta të krimit tek të miturit dhe të rinjtë. Të miturit dhe të rinjtë shënojnë shifra të larta në veprën penale të vjedhjes, në të gjitha llojet e saj. Kundravajtjet e tyre janë në rritje dhe duhen konsideruar si shenjat e para për përfshirje në sjellje penale. Po ashtu, përfshirja në veprën penale të shpërndarjes apo përdorimit të narkotikëve është tepër shqetësuese. Ndryshimet sociale, ekonomike dhe politike, mungesa e stabilitetit dhe vakumet e krijuara nga mosfunksionimi apo keqfunksionimi qoftë edhe i segmenteve të caktuara të institucioneve dhe organizmave të specializuara, reflekton në numrin e veprave penale edhe tek të miturit dhe të rinjtë në Shqipëri. 20

KapitulliIII - Shkaqet dhe Faktorët e riskut për kriminalitetin tek të miturit - 1. Faktorët e përgjithshëm Shumë nga faktorët e kriminalitetit tek të miturit duket se janë të ndryshëm nga faktorët që nxisin kriminalitetin tek të rinjtë. Faktorët nxitës të kriminalitetit në moshat e reja duket se janë më shumë me natyrë biologjike, të natyrës individuale dhe familjare. Tek të rinjtë rolin nxitës e marrin faktorët socialë, të grupit ku ata bëjnë pjesë dhe për rrjedhojë shumë nga sjelljet kriminale janë të fituara / të mësuara. Sidoqoftë, natyra dhe forca kauzale e faktorëve të riskut mbetet për t u vërtetuar dhe asnjë faktor i vetëm nuk mundet të shpjegojë kriminalitetin tek të miturit dhe të rinjtë. Në të kundërt, sa më i madh numri i faktorëve të riskut (p.sh. kujdesi i pakët prindëror i gërshetuar me rezultatet e dobta në mësime) ose sa më e gjërë fusha e veprimit të faktorëve (risku në familje apo në shkollë), aq më e madhe mundësia për t u përfshirë në sjellje kriminale në mosha të reja. a) Faktorë të hershëm Në moshat e reja (periudha parashkollore dhe mosha e re shkollore) faktorët e riskut kanë natyrë individuale dhe familjare. Tregues të veçantë, siç janë agresiviteti ose niveli i lartë i impulsivitetit, ose të kërkuarit e vëmendjes, janë produkte të shumë influencave që fillojnë nga geni deri tek mjedisi ku rritet fëmija. Agresiviteti provohet të jetë treguesi më i mirë i sjelljes së ardhshme kriminale. Nga të gjitha studimet e bëra në botë rezulton se fëmijët me sjellje agresive që në moshat fare të reja, madje që në kopësht, kanë rezultuar të jenë adoleshentë dhe të rinj të përfshirë në vepra penale. Sjelljet anti-sociale të takuara në moshat e reja janë gjithashtu një tregues i kriminalitetit në moshat e rritura. Ky fakt është më shumë i lidhur me sjelljen penale të takuar tek djemtë. Loeber 8, një nga studjuesit e sjelljes penale në moshat e reja, pohon se të miturit dhe të rinjtë që përfshihen në dhunime të pronës apo në sjellje të dhunshme shfaqin disa nga sjelljet e mëposhtme: - kanë probleme të sjelljes që në moshën parashkollore; - kanë sjellje agresive dhe problematike, si tendeca për të gënjyer dhe vjedhur; - kanë sjellje hiperaktive dhe impulsive që në moshat e reja. 8 Loeber, 1988 21

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Përveç sjelljeve të hershme anti-sociale, karakteristikat e familjes janë sinjalizues të rëndësishëm për një përfshirje të hershme në sjelljet penale. Numri i faktorëve të riskut brenda familjes dhe koha gjatë të cilës fëmija ekspozohet ndaj këtyre faktorëve, është gjithashtu e rëndësishme. Disa nga karakteristikat e familjes që mund të kontribuojnë në kriminalitetin e hershëm tek të miturit dhe të rinjtë janë si më poshtë: - prindër me sjellje antisociale - prindër me eksperienca të abuzimit të substancave - prindër me probleme të theksuara të shëndetit mendor - praktika të varfëra prindërimi që karakterizohen nga mungesa e kujdesit të nevojshëm apo mungesa e përforcimeve pozitive në sjelljen e fëmijës - ekzistenca e formave të dhunës fizike - histori të dhunës në familje - familje me përmasa të mëdha (me shumë anëtarë ku mungon vëmendje për anëtarët e rinj të familjes). Shumë nga këta faktorë të lidhur me familjen ndërveprojnë me faktorë të sistemeve të tjera, siç janë grupi i bashkëmoshatarëve dhe komuniteti. Pavarësisht këtij fakti, studimet më të fundit lidhur me kriminalitetin në moshat e reja theksojnë rolin dhe ndikimin shumë të fuqishëm të faktorëve të lidhur me familjen si: përmasat e saj, mungesa në prindërim dhe prindër antisocialë. b) Bashkëmoshatarët Në të vërtetë, për të vërtetuar rolin dhe ndikimin e bashkëmoshatarëve në sjelljet penale, nevojiten studime dhe kërkime të mëtejshme. Megjithatë, të dhënat e deritanishme tregojnë se përfshirja e të miturve dhe të rinjve në sjellje penale është rezultat i kombinimit të faktorëve të mëposhtëm: - tendencat anti-sociale të fëmijëve me sjellje të çrregulluar në moshë të hershme dhe në vazhdimësi; - shoqërim me bashkëmoshatarë që kanë shfaqur sjellje problematike; - pasoja negative e përjashtimit nga grupet e bashkëmoshatarëve. Ndërsa fëmijët rriten, ndjekin shkollën dhe përfshihen në komunitetin ku ata banojnë, spektri i faktorëve të riskut rritet. Shumë studime provojnë lidhjen që ekziston midis grupit problematik me të cilin lidhet fëmija dhe sjelljes së tij penale. Pyetja që kërkon përgjigje në këtë rast është se cili nga variantet është i vërtetë: shoqëria e keqe të prish apo të këqinjtë mblidhen bashkë. Shumë hipoteza sugjerojnë se grupet problematike e tërheqin dhe e nxisin individin pa histori kriminale të mëparshme, drejt sjelljes penale ose rrisin ndjeshëm kriminalitetin atje ku ai ka ekzistuar edhe më parë. Të rinjtë e përfshirë në sjellje penale që shoqërohen me grupe problematike janë më të prirur të përfundojnë më shpejt në burg se sa ata që nuk janë pjesë e grupeve problematike. Për më tepër, studimet tregojnë se vëllai apo motra më e madhe e përfshirë në sjellje penale mund të shërbejë si një nxitës i fuqishëm për fëmijën për t u përfshirë në të tilla sjellje. Kjo bëhet edhe më evidente kur fëmijët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kur janë afër me moshë. 22

Një faktor tjetër që ka zënë vend në literaturën bashkëkohore për studimin e sjelljes penale midis të miturve dhe të rinjve është përjashtimi / mospranimi apo braktisja nga bashkëmoshatarët. Ky qëndrim i tyre bëhet shkak për sjellje anti-sociale. Kjo lloj sjelljeje braktisëse, përjashtuese e bashkëmoshatarëve bëhet shkak që fëmijët dhe adoleshentët të përfshihen dhe bëhen pjesë e grupeve problematike dhe bandave kriminale. Grupet kriminale ofrojnë një mbështetje të menjëhershme për anëtarët e rinj dhe njëkohësisht bëhen nxitës dhe frymëzues për thellimin e sjelljeve problematike. Studimi i këtij fenomeni tregon se fëmijët e sotëm priren të lidhen me grupet problematike më herët se sa disa vite më parë, gjë që i bën ata të përfshihen më shpejt dhe më shumë në sjellje penale. Pjesmarrja në grupe kriminale ka një ndikim të fuqishëm në aktivitetin kriminal të fëmijëve dhe të miturve aq më shumë kur kjo bashkohet me varfërinë në familje, kujdesin e pakët pridëror, interesin e ulët për shkollën, ngjarje negative në jetë dhe eksperienca të mëparshme në sjellje penale. c) Shkolla dhe komuniteti Faktorët nxitës të sjelljeve penale tek të miturit dhe të rinjtë, të lidhur me ndikimin e shkollës dhe komunitetit, duket se janë po aq të rëndësishëm sa edhe faktorët e tjerë me natyrë individuale, familjare apo e grupit të bashkëmoshatarëve. Tashmë është provuar se fëmijët që kanë lidhje të forta me shkollën, kanë interes dhe e duan atë, konformohen me normat dhe vlerat që promovon shkolla dhe për këtë arësye bie propabiliteti për sjellje agresive dhe anti-sociale midis tyre. Studimet e bëra lidhur me ndikimin e shkollës ndaj sjelljeve anti-sociale kanë treguar në vazhdimësi se rezultatet e dobta në mësime janë direkt të lidhura me sjelljen e fëmijëve, me prevalencën dhe shfaqjen e kriminalitetit që në mosha të hershme. Lidhjet e dobta me shkollën, dëshira e pakët për shkollim, aspiratat e ulta për arsimim, dhe niveli i ulët i motivimit e vendosin fëmijën në kushte tejet të rrezikuara për t u përfshirë në sjellje penale. Organizimi dhe procesi brenda shkollës mund të luajnë rolin e faktorëve të riskut në momente të caktuara. Shkollat me numër të kufizuar mësuesish përkundrejt numrit të lartë të nxënësve mbartin gjithnjë rrezikun e mungesës së rregullit dhe disiplinës që, nga ana e tyre ndikojnë në rritjen e mundësisë për sjellje anti-sociale dhe përfshirjes në sjellje problematike. Megjithëse studimet mbi marrëdhëniet e atmosferës së shkollës dhe përfshirjes në sjellje problematike janë të rralla, të dhënat tregojnë se shumë karakteristika të shkollës, duke përfshirë edhe karakterisitkat e mëposhtme, mund të lidhen me sjelljen antisociale të fëmijëve: - niveli i ulët i kënaqësisë që marrin mësuesit nga puna e tyre - motivimi i ulët i mësuesve për punë edukative më fëmijët - mungesë ose bashkëpunim i dobët midis mësuesve - sundimi i normave dhe vlerave që mbështesin sjelljet antisociale - rregulla të dobta dhe jo qartë të përcaktuara për sjelljen - mungesë ose dobësi në zbatimin e rregullave. Shumë nga karakteristikat e komunitetit ku jetojnë të miturit dhe të rinjtë mund të kthehen në faktorë nxitës të sjelljeve kriminale të tyre. Në këtë këndvështrim, komunitete të paorganizuara 23