PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

Similar documents
Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

From the Pastor s Desk

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

XVII Sistemi i administratës publike

DORACAK I OFRUESVE TË SHËRBIMEVE PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Reforma e MFK në Shqipëri

Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

RAPORTI VJETOR KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

Tregu, marrëdhëniet e punës dhe lidhja midis informalitetit, konkurueshmërisë, produktivitetit dhe pagës minimale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri

SISTEMET PËR MOSMARRËVESHJET E PUNËS

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR TOKËN BUJQËSORE

TRAJTIM JURIDIKO-PENAL I TË DREJTAVE TË TË PANDEHURIT NË PROCESIN PENAL SHQIPTAR. VËSHTRIM KRAHASUES ME VENDET E TJERA

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

MEDIA SHQIPTARE DHE STANDARDET EVROPIANE

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Ligj për punësimin e personave me hendikep (Friday, 16 December 2005) - Shkruar nga Administrator - Azhuruar së fundi (Friday, 16 December 2005)

LIGJ Nr.8588, datë

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri

ÇËSHTJET GJINORE DHE KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

Scanned by CamScanner

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

OFENDIMI DHE SHPIFJA SI PJESË E REFORMAVE MEDIATIKE

Karta Evropiane e Shëndetit të Zemrës

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

RAPORT STUDIMOR. MonitoriMi i Procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe ProkurorëVe në Periudhën Janar 2017 Qershor 2018

MBROJTJA E SË DREJTËS PËR

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

Principet e partneritetit në BE

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Transcription:

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR Eneida SEMA, LL.M1* I. Hyrje Shqipëria është një vend demokratik që synon të ndërtojë një ekonomi të qëndrueshme të tregut të lirë. Rruga për t u integruar në familjen e madhe europiane nuk ka qenë aspak e lehtë. Megjithatë vendi ynë ka marrë përsipër shumë angazhime për të ndërtuar një proces pune të denjë për të gjithë personat aktivë, jashtë diskriminimeve duke respektuar të drejtat e punëmarrësve dhe duke i dhënë përparësi bashkëpunimit mes subjekteve të marrëdhënies së punës dhe shtetit, si një faktor i tretë. Shteti në këtë trinom ka rolin kryesor, si ligjvënës, zbatues i ligjeve për mbrojtjen e interesave të punëmarrësve, dhe si punëdhënës. E gjithë shoqëria jonë është në një proces shndërrimi drejt ekonomisë së tregut dhe konsolidimit të rendit demokratik ku zbatimi i çdo ligji është pjesa më e rëndësishme e procesit ligjvënës dhe si e tillë kërkon njohje, formim juridik dhe përsosmëri profesionale. Ndryshimet adekuate në legjislacionin e punës që ndodhën pas zhvillimeve demokratike në vendin tonë morën jetë nën ndikimin e legjislacioneve më të përparuara të vendeve të Europës Perëndimore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe përgjithësisht, legjislacioni shqiptar, janë frymëzuar dhe perceptuar në përputhje me parimet, qëllimet dhe synimet e akteve ndërkombëtare, duke shpallur mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi, dhe posaçërisht dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve, si themel të sistemit ligjor shqiptar. Ritmi i lartë i rritjes ekonomike që Shqipëria ka arritur gjatë viteve të fundit reflekton kërkesa të larta për një fuqi punëtore të kualifikuar. Krijimi i kushteve të favorshme të punës dhe përshtatja tyre ndaj nevojave të punëdhënësve dhe punëmarrësve janë jetike për një rritje të motivimit të të gjithë punonjësve, qe çon drejt një efikasiteti më të lartë në punë. II. Detyrimi ligjor i punëdhënësit për të siguruar shëndetin dhe jetën e punëmarrësve në punë * Pedagoge, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Autorja mirëpret sugjerime në adresën e emailit: eneidasema@yahoo.com. Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 1

Përcaktimi i detyrimeve të përgjithshme të punëdhënësit, ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së punëmarrësve. Punëdhënësi detyrohet të kujdeset për kushtet dhe higjienën e vendeve të punës. Ai duhet të marrë masat e nevojshme mbrojtëse kundër rreziqeve të veçanta që paraqesin: substancat dhe agjentët helmues; makineritë dhe aparaturat që përdoren në vendin e punës; transporti i peshave të rënda; ndotja e ajrit; zhurmat dhe dridhjet; si dhe rreziqe te tjera në disa degë të ekonomisë, si ndërtim,miniera, industri kimike, etj. Këshilli i Ministrave ose organi i autorizuar prej tij përcakton kufijtë e lejueshëm për mbrojtjen nga ndotja e ajrit, lëndët kimike, radioaktiviteti, zhurma dhe dridhjet në vendet e punës. Substanca të rrezikshme janë ato substanca që në përqendrime të vogla në ajër janë helmuese, shqetësuese, gërryese, të flakërueshme, shpërthyese, kancerogjene dhe teratogjene e mutagjene të afta për të shkaktuar vdekje, dëmtime dhe rënie zjarri në masë në mjediset e punës. Kur punimet paraqesin rreziqe të veçanta, punëdhënësi duhet të organizojë vizita mjekësore për marrjen në punë dhe gjatë saj, në mënyrë periodike me shpenzimet e tij Sipas nenit 42 të Kodit të Punës të Republikës se Shqipërisë, masat e veçanta të sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në bazë të nenit 41 të këtij kodi, masat mbrojtëse të vendosura nga inspektori i punës nuk duhet të sjellin shpenzime jopërpjestimore në raport me qëllimin e veprimtarisë. Në titullin mbi kualifikimin e punëmarrësve dhe marrjes së masave mbrojtëse nga ana e punëdhënësve në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, parashikohet se punëdhënësi duhet të informojë punëmarrësit mbi rreziqet që lidhen me punën dhe duhet t i kualifikojë punëmarrësit për respektimin e kërkesave në fushën e shëndetit, sigurimit dhe higjienës. Kualifikimi dhe informimi bëhen gjatë marrjes në punë dhe përsëriten sipas nevojës. Punëdhënësi duhet t u shpjegojë punëmarrësve të ekspozuar ndaj rreziqeve, domosdoshmërinë e zbatimit të masave të sigurimit teknik dhe higjienës. Në bazë të nenit 45 dhe 46 te Kodit parashikohet se vetëm personat e kualifikuar mund të drejtojnë makineritë dhe pajisjet e transportit, mekanike ose elektrike. Në mënyrë të hollësishme, dispozitat e Kodit të Punës rregullojnë kushtet e punës lidhur me transportimin e ngarkesave, vendosjen e materialeve ne vendin e punës, mënyrën e Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 2

ngritjes së platformave dhe pasarelave. Në bazë të Kodit të Punës 2, punëdhënësi duhet të bëjë analizën e rrezikut të zjarrit ose të shpërthimit dhe të marrë masat e nevojshme për parandalimin e tyre, duke mbajtur parasysh natyrën e lëndëve të përdorura dhe mjedisin e punës. Në vijim parashikohet se punëdhënësi duhet të vërë në dispozicion të punëmarrësve pajisje individuale për mbrojtjen nga rreziqet në punë si edhe mjetet e nevojshme për të siguruar higjienën vetjake. Në çdo mjedis pune punëdhënësi është i detyruar të vendosë kutinë e ndihmës së shpejtë të pajisur me materialet dhe mjetet e nevojshme. Detyrimet e punëdhënësit në bazë të ligjit nr. 9634 dt. 30.10.2006, Për inspektimin në punë dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës janë: Njoftimi i Inspektoratit për të gjitha aksidentet në punë Sigurimi i të dhënave të nevojshme që lidhen me zbatimin e legjislacionit të punës Raportimi vjetor pranë Inspektoratit të Punës III. Aksidentet në punë, sëmundjet profesionale dhe përgjegjësia ligjore e punëdhënësit në rast të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale Politikat kombëtare zbatohen nëpërmjet masave legjislative, si dhe sigurimit të zbatueshmërisë së këtyre të fundit nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Inspektorati i Punës në këtë mënyrë përballet me sfidat që ekzistojnë midis kërkesës për të rritur më shumë sigurinë dhe shëndetin në punë në industri, dhe kërkesave në rritje të ndryshimeve ekonomike dhe ndryshimit të rolit të inspektimit të punës. Sipas të dhënave nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, mund të thuhet që kujdesi i punëdhënësit për sigurinë dhe shëndetin në punë, nuk është në nivelin e kërkuar. Krijimi i kushteve të përshtatshme të punës për punëmarrësit dhe në veçanti mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të tyre në punë nuk përbëjnë prioritet për një pjese të punëdhënësve. Po kështu, sipas një analize të bërë nga Inspektorati i Punës për një periudhë disa vjeçare, sektorë problematike janë identifikuar ndërtimi, minierat, ndërmarrjet e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve, disa fabrika të prodhimit të çimentos dhe tullave, disa linja prodhimi këpucësh, ndërmarrjet e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës dhe gazit, etj. 3 Në këto sektorë probleme shqetësuese janë numri i lartë i aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, të cilat janë rrjedhojë e masave të pamjaftueshme nga ana e punëdhënësit. Këto masa kanë të bëjnë me parandalimin e rreziqeve në vendin e punës, mangësive në organizimin e punës, mangësi të strukturave të sigurisë dhe shëndetit në 2 Kodi i Punës i R. Sh., neni 63. 3 Të dhëna të marra nga ISHP në analizën vjetore 2008. Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 3

punë, përdorimin e teknologjive të vjetra të proceseve të prodhimit, mungesën ose pamjaftueshmërinë e masave mbrojtëse kolektive dhe individuale etj. Këta janë faktorë që përbëjnë një kërcënim të madh dhe konstant dhe janë shkaktare të dëmtimit të shëndetit dhe humbjes së jetës së punëmarrësve. Gjithashtu faktor që ndikon negativisht është niveli i ulët i ndërgjegjësimit të punëmarrësve për të drejtat që gëzojnë sipas ligjit për të pasur një punë të denjë, të sigurt dhe të shëndetshme. Statistikat pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës tregojnë se gjatë vitit 2007 kemi rritje të numrit të aksidentuarve në sektorin e ndërtimit dhe aksidentet në rrugë. Situata paraqitet më delikate e me pasoja edhe për shkak të ekonomisë informale, të padukshme. Puna e zezë krijon një shtresë shoqërore njerëzish plotësisht të pambrojtur nga legjislacioni i punës. Aksidentet në punë, sëmundjet profesionale, kontributet e papaguara në interes të punëtoreve, janë disa herë më të larta se tek punëmarrësit që punojnë të mbrojtur nga legjislacioni i punës, pra që nuk punojnë në të zezë. Një arsye e drejtpërdrejtë e kësaj është fakti që këto lloj sipërmarrjesh nuk kane rastin të kontrollohen nga institucionet përkatëse dhe vetë fakti që punojnë në të zezë në një farë mënyre shpreh edhe tendencën e tyre për të mos respektuar normat e shtetit apo të drejtat e punëmarrësve. Shpesh punëdhënësit janë të prirur për rritjen maksimale të fitimeve të tyre duke mos investuar për të krijuar kushte të denja pune për punëmarrësit. Vlen të theksohet se grave dhe fëmijëve që punojnë u ofrohet një mbrojtje e veçantë nga Kushtetuta, Kodi i Punës dhe nga ligje të tjera në fushën e punësimit. Lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit, në Kodin e Punës parashikohet se punëdhënësi është përgjegjës në rastet e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale pasi ai duhet të përcaktojë qartë rregullat e sigurimit teknik. Përgjegjësia e punëdhënësit mund të jetë: administrative; juridiko-civile; ose, penale në varësi të shkeljeve të caktuara disa prej të cilave përmbajnë elementë të veprës penale. Aksident në punë është dëmtimi i menjëhershëm i punëmarrësit gjatë kryerjes për në/nga/ ose gjatë një procesi që ka lidhje me punën i cili çon në humbjen e përkohshme ose të përhershme të aftësisë për punë ose edhe në vdekje. Sëmundje profesionale quhen ato sëmundje te shkaktuara si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve qe rrjedhin nga veprimtaria Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 4

e punës. Në sëmundjet profesionale duhet të përfshihen jo vetëm ato të treguara në listën e sëmundjeve, por edhe komplikacionet edhe pasojat e tyre. 4 Në funksion të zbatimit të plotë të legjislacionit të punës janë ngritur në veprim të përhershëm institucionet specifike të kontrollit. Janë katër institucione shtetërore që kanë të drejtën të kontrollojnë dhe të veprojnë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve: Inspektorati i Punës, Zyra e Punës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Instituti i Shëndetit Publik. Qëllimi i ligjit nr. 9634 dt. 30.10.2006, Për inspektimin ne pune dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, është të sigurojë zbatimin e legjislacionit të punës nga punëdhënësit. Në Shqipëri, Inspektorati i Punës është krijuar në vitin 1995, dhe si i tillë mund të konsiderohet si një institucion relativisht i ri, që ende kërkon shumë për t u zhvilluar. Inspektorati Shtetëror i Punës e ushtron aktivitetin e tij në të gjitha subjektet fizike dhe juridike, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke përjashtuar aktivitetet ku hyrja e inspektorit të punës vë në rrezik interesin e sigurisë kombëtare dhe në të gjitha vendet e punës, ku inspektimi për marrëdhëniet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë janë të rregulluara me ligje të veçanta. Misioni i përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror të Punës është kontrolli, këshillimi, njoftimi, formimi, zbutja e konflikteve, parandalimi dhe sanksionimi. 5 Gjatë ushtrimit të veprimtarisë ky organ siguron bashkëpunimin me ministritë dhe institucionet në varësi të tyre, me institucione të tjera shtetërore, si edhe me punëmarrësit, punëdhënësit, organizatat e tyre dhe shërbimet private. Në rastet kur inspektori i punës ose kontrollori i punës pengohen në ushtrimin e detyrës, ata mund të mbështeten nga organet e Policisë së Shtetit. A) Përgjegjësi administrative Gjatë procesit të inspektimit që kryejnë në subjekt për zbatimin e legjislacionit të punës, inspektori dhe kontrollori i punës, hartojnë aktin e ekspertimit. Në rast të konstatimit të shkeljeve të legjislacionit të punës, inspektori i punës vendos njërin nga këto sanksione për punëdhënësin: Paralajmërim Nëse punëdhënësi nuk ka zbatuar dispozitat ligjore për kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, ai paralajmërohet që të marrë masa brenda afatit të caktuar në aktin e ekspertimit. Gjobë 4 Kudret Çela: E drejtë e punës I, Tirane 2003, fq. 209. 5 Ligji Nr. 9634, dt. 30.10.2006, Për inspektimin në punë dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, neni 6/1. Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 5

Në Kodin e punës dhe Ligjin për Inspektimin në Punë parashikohet vendosja e gjobës për punëdhënësit të cilët shkelin dispozitat ligjore për kushtet e punës nga 30 deri ne 50- fishin e pagës minimale. Gjoba si një ndër sanksionet e vendosura për punëdhënësit vendoset në rastet kur: Punëdhënësi nuk merr masat për sigurimin e kushteve të punës brenda afatit të vendosur nga inspektori ose kontrollori punës Punëdhënësi nuk raporton pranë Inspektoratit të punës brenda 24 orëve të aksidenteve të rënda në punë ose me pasojë vdekjen. Punëdhënësi pengon inspektorin e punës në ushtrimin e detyrës së tij. Për shkelje të përsëritura nga punëdhënësi ose të konstatuara më parë, inspektori i punës vendos gjobë në dyfishin e vlerës së parashikuar për atë rast. Në caktimin e masës së gjobës, inspektori i punës, duhet të mbajë parasysh: Përsëritjen e shkeljes Kohëzgjatjen e shkeljes Shkallën e dëmit Numrin e punëmarrësve të prekur nga kjo shkelje Kundër vendimit të inspektorit për vendosjen e gjobës bëhet apelimi pranë strukturave përkatëse të apelimit në nivel rajonal dhe qëndror në përputhje me dispozitat e Ligjit Për inspektimin në punë dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës. Pezullim të punës Në rastet e shkeljes flagrante të punëdhënësit të dispozitave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, inspektori i punës urdhëron pezullimin e punës dhe raporton te Inspektori i Përgjithshëm i cili brenda 48 orëve duhet të shprehet për kohëzgjatjen e pezullimit të punës. 6 Kur punëdhënësi nuk pezullon punën në kundërshtim me vendimin e Inspektoratit të Punës, Organet e Policisë së Rendit ndërhyjnë në mbështetje të inspektorëve. Nëse masat e mësipërme nuk mjaftojnë në pezullimin e veprimtarisë, inspektori i punës bën denoncimin e punëdhënësit pranë organit të prokurorisë. 6 Ligji Nr. 9634, dt. 30.10.2006, Për inspektimin ne pune dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, neni 35. Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 6

B) Përgjegjësi juridiko-civile Në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë përcaktohen rastet e përgjegjësisë së punëdhënësit. Punëdhënësi ngarkohet me detyrimin për të përcaktuar qartë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe kjo do të thotë se ai është përgjegjës në të gjitha rastet e aksidenteve në punë, ndërsa në rastet kur aksidenti ose sëmundja profesionale ka ardhur si pasojë e fajësisë së rëndë të punëdhënësit ligjvënësi shprehet se punëdhënësi detyrohet të paguajë diferencën midis dëmit të shkaktuar punëmarrësit dhe shpërblimit që përfiton ai nga sigurimet shoqërore. Kur punëdhënësi nuk zbaton detyrimin për të regjistruar punëmarrësin në sigurimet shoqërore, ai duhet të përballojë të gjitha shpenzimet që ka bërë punëmarrësi si rezultat i aksidentit ose sëmundjes profesionale, si edhe të gjitha dëmet si pasojë e mosregjistrimit. C) Përgjegjësi penale Nëse shkeljet e dispozitave të këtij kodi përbëjnë vepër penale, zbatohen dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Neni 289 i këtij kodi mbi shkeljen e rregullave në punë parashikon se shkaktimi i vdekjes ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, prodhimin, shërbimin, të përcaktuara në ligj, në aktet e Këshillit të Ministrave apo në rregulloret e sigurimit teknik, të disiplinës teknike, të mbrojtjes në punë, të higjienës dhe sigurimit nga zjarri prej personave të ngarkuar me respektimin e rregullave dhe marrjen e masave në zbatim të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënimi për personin përgjegjës është jo më pak se pesë vjet. Në Kodin Penal parashikohen edhe vepra të tjera penale të cilat kanë lidhje me përgjegjësinë e punëdhënësit në raste të caktuara. Në këtë kodi 7 parashikohet ndotjen e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike e radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara. Transportimi i mbeturinave toksike dhe radioaktive është një tjetër vepër penale që parashikohet në nenin 202 të Kodit Penal. Kjo vepër dënohet me burgim deri në pesë vjet dhe kur janë shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve, dënohet me burgim deri në pesëmbëdhjetë vjet. Në raste të caktuara, punëdhënësi mund të jetë përgjegjës edhe për ndotjen e ujërave të deteve, liqeneve, apo burimeve të rrjetit grumbullues e shpërndarës të ujërave me lëndë toksike, radioaktive apo substanca të tjera që prishin ekuilibrin ekologjik. Kjo përbën vepër penale sipas Kodit Penal 8 dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet dhe kur nga kjo vepër janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. 7 Kodi Penal i R.Sh., neni 201. 8 Kodi Penal i R.Sh, neni 203. Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 7

Kur punëdhënësi shkel rregullat e caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lëndëve helmuese me efekt të fortë, ngarkohet me përgjegjësi sipas dispozitave të Kodit Penal 9 dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet. Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lëndëve plasëse, djegëse apo radioaktive, përbën kundërvajtje penale sipas nenit 282 të Kodit Penal dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënimi është me gjobë ose me burgim deri në dhjetë vjet. IV. Përmirësimet e legjislacionit dhe zbatimi i ligjit Një ndër hapat më të rëndësishëm të ndërmarrë nga shteti shqiptar, kohët e fundit, në fushën e kushteve dhe sigurisë në punë, është edhe Strategjia Kombëtare për Sigurinë në punë 2009-2013. Për hartimin e kësaj strategjie janë marrë në konsideratë edhe kërkesat, dhe përcaktimet e dhëna në strategjinë e Bashkimit Europian 2007-2012 Për sigurinë dhe shëndetin në punë. Në këtë instrument të rëndësishëm përcaktohen prioritetet e hartimit të një politike kombëtare të sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve të cilat ndodhin ose lidhen me vendin e punës, si dhe minimizimin e shkaqeve dhe rreziqeve në vendin e punës. Në këtë mënyrë mund te sigurohet efiçiencë më e lartë ekonomike, ndërkohë që respektohet ligji institucional i kushteve të denja të punës. Këto rrjedhin dhe nga dokumente të rëndësishëm ndërkombëtare, ku kërkohet një qëndrim i përgjegjshëm për krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe të shëndetshëm. Kjo do të thotë që edhe Inspektorati Shtetëror i Punës, si një ndër organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit në drejtim të sigurisë në punë, duhet të përballet me formulimin e një vizioni të ri të qartë, për të riorientuar shërbimet e tij drejt një qëllimi të ri, duke mos harruar zhvillimin e shumë objektivave tashmë ekzistuese, për implementimin me eficiencë të të gjitha aktiviteteve të inspektimit në punë, duke rritur efektivitetin, duke zhvilluar politika të reja, strategji dhe metoda parandaluese. Aktivitetet për parandalimin e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale kërkojnë përmirësimin e legjislacionit, forcimin e kontrollit dhe krijimin e një sistemi bashkëkohor statistikash duke shfrytëzuar dhe burime informacioni nga institucione të tjera, si ato te sistemit shëndetësor dhe të sigurimeve shoqërore. V. Rekomandime Në përfundim të studimit dhe shfrytëzimit të gjithanshëm të arritjeve të deritanishme rekomandohet marrja e këtyre masave: 9 Kodi Penal I R.Sh, neni 281 Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 8

Përafrimi i kuadrit ligjor shqiptar në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë me standardet ndërkombëtare, në veçanti me legjislacionin e BE-së Rritja e produktivitetit dhe e efikasitetit ekonomik përmes përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së motivimit të punëdhënësve dhe punëmarrësve. Vënia në zbatim e masave parandaluese për reduktimin e humbjeve ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga dëmtimi i shëndetit në punë dhe nga dëmtimi i pronës në fushën e sigurisë në punë. Sigurimi sa më i efektshëm i zbatimit të legjislacionit të sigurisë dhe shëndetit në Punë në praktikën e përditshme. Fuqizimi i organeve të inspektoratit shtetëror, përmes krijimit të kushteve të kënaqshme të punës, pajisjeve të mira, trajnimit të duhur, menaxhimit të efektshëm, sistemeve të informimit, strukturave organizative dhe bashkëpunimit me trupat e tjera te inspektimit. Adoptimi i legjislacionit të përshtatshëm që kontrollon parandalimin e aksidenteve me rrezikshmëri të larte si edhe për transportin e substancave të rrezikshme. Adoptimi i rregullave specifike të sigurisë në punë për sektorët me rrezik të lartë të tillë si: ndërtimi, transporti, industria kimike, bujqësia, etj. Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që veprojnë në fushën e SSHP-së; për të siguruar një sistem për shkëmbimin e informacionit. Të rritet më tej bashkëpunimi midis punëdhënësve, punëmarrësve dhe shtetit për të institucionalizuar marrëdhëniet e për të siguruar zbatimin e ligjeve në kushtet aktuale e për të ardhmen. Të rritet bashkëpunimi dhe ndihma reciproke në kuadrin e tripartitizmit në Këshillin Kombëtar të Punës dhe në komisionet Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 9

që janë ngritur për këtë qëllim si dhe në institucionet e kontrollit dhe të Inspektoratit të Punës në qendër e në bazë. Zgjerimi dhe forcimi i sindikatave, ne masën e madhe të punësuarve që punojnë pa kontrata pune, te dukshme veçanërisht në sektorin privat. Shqipëria e ka shprehur zyrtarisht kërkesën e saj për t ju bashkuar familjes së madhe europiane. Kjo kërkesë dikton domosdoshmërinë e një përpjekje shumëdimensionale, e cila do të zhvillohet në kohë. Përafrimi i legjislacionit tonë me standardet ndërkombëtare dhe zbatimi rigoroz i ligjit luajnë një rol tepër të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të demokratizimit të vendit. Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 10

BIBLIOGRAFIA Përmbledhje aktesh ndërkombëtare, K.SH.H.,Tiranë 1994 Konventa Ndërkombëtare të Punës, BSPSH, 1998 Prof. Dr. Kudret Cela E Drejtë e Punës I, Tiranë 2003 Prof. A.Nathanaili E drejta e pronësisë e R.P. të Shqipërisë, Tiranë 1974. K. Cela, P.Haxhi E drejtë e krahasuar e punës, Tiranë 2002. Ligji 7961 dt.12.07.1995 Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë. Ligji 9634 dt. 30.10.2006, Për inspektimin ne pune dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, neni 6/1. Ligji 8085 dt.13.3.1996 Për disa ndryshime në Kodin e Punës. Ligji 9125 dt. 29.7.2006 Për disa ndryshime në Kodin e Punës. Equality in Employment and occupation, ILO, 1996. Selwyn N., Law of health and Safety at Work, London, 1982. G. Arrigo, Giuseppe Casale, Glossary of labour law and industrial relations, 2005. Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 11