Prof. Dr. Alban Ibraliu UDHËZUES PËR KULTIVIMIN E ORIGANUM VULGARE

Similar documents
From the Pastor s Desk

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Vlerësime mbi vulnerabilitetin ndaj klimës

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

Copyright EDA BEZHANI

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Tregu, marrëdhëniet e punës dhe lidhja midis informalitetit, konkurueshmërisë, produktivitetit dhe pagës minimale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

STRATEGJIA NDËR-SEKTORIALE SHQIPËTARE E ZHVILLIMIT RURAL,(SKZHR)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

VEGJETARIANIZMI. Për një jetë me vlerë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

From the Pastor s Desk

Principet e partneritetit në BE

Tel: Tel:

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

Tranzicioni në prodhimin & furnizimin e ushqimeve

Zhvillimi i medias dixhitale: Shqipëria N J Ë R A P O R T I F O N D A C I O N I T P Ë R S H O Q Ë R I T Ë H A P U R S H K R U A R N G A

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT. Strategjia Sektoriale e Bujqësisë dhe Ushqimit (SSBU)

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

Noeu dhe Përmbytja e Madhe

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Punim për gradën shkencore Doktor

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

SHTATOR 2013 PËRGATITUR NGA: DORIS ANDONI AIDA ORGOCKA RECENSUES: ENTELA LAKO BUJAR TAHO PËRKTHEU NË SHQIP: MAJLINDA NISHKU

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK

REVISTË EDUKIMI NATYROR

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

karrigeve me rrota manuale

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Subordinate causal clauses in Albanian language

Mbrojtja e pyjeve dhe hapësirave tjera të hapura nga zjarret

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

Dita Botërore e Ushqimit 16 Tetor 2017

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Fuqizimi i Grave përmes Ngritjes së Klasterit Ekonomik

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

FIRMAT. Punuar nga: Dr. Qazim Tmava Mr. Besart Hajrizi. Prepared by: Fernando Quijano and Yvonn Quijano

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

KUADRI LIGJOR DHE PRAKTIKA E QEVERISJES SË KORPORATAVE NË SEKTORIN BANKAR SHQIPTAR. Roden Pajaj* Rezart Ferzaj -1-

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Analytica. Dhjetor 2009 Shkup

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

DIMENSIONET E INOVACIONIT PRAKTIKAT ORGANIZATIVE NË SHQIPËRI

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

UNIVERSITETI I TIRANËS

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Aneksi 1. Lisat e inputeve dhe mjeteve bujqësore të liruara nga taksa doganore dhe TVSh-ja

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

DISKRIMINIMI NË KONKURSET PËR PUNËSIM. (raport hulumtues)

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

Komuna sipas masës së fëmijës

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE. për Ekonominë e Gjelbër dhe Qëndrueshmërinë Mjedisore

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S.

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Transcription:

KULTIVIMI I RIGONIT

Prof. Dr. Alban Ibraliu UDHËZUES PËR KULTIVIMIN E Rigonit ORIGANUM VULGARE Tiranë, 2017 1

Përgatiti materialin: Prof. Dr. Alban Ibraliu Departamenti i Shkencave dhe Teknologjive Bimore Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit Universiteti Bujqësor i Tiranës Asnjë pjesë e këtij materiali nuk mund të kopjohet apo ribotohet pa lejen paraprake të autorit apo botuesit. Tiranë, 2017 2 Kjo broshurë u përgatit me mbështetje nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë botim nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

PËR LEXUESIN Hartimi i këtij udhëzuesi është financuar nga programi i USAID Fuqizimi i Nënsektorëve Jetikë Bujqësorë - SAVS i zbatuar nga organizata Konkurrueshmëria e Bujqësisë Shqiptare - Lushnja (AAC-Lushnja), me qëllim që të ndihmojë fermerët dhe specialistët të cilët merren me kultivimin e Rigonit (Origanum vulgare). Rigoni ka një areal të gjerë përhapjeje, rritet në zona mesdhetare deri në zonat malore. Kjo i detyrohet përshtatjes që ka kjo bimë me kushtet e mjediseve të ndryshme. Për sa i përket tokës, Origanum vulgare është mjaft e përshtatëshme për kultivim në toka gëlqerore, ashtu edhe në toka të varfra në kalcium, si dhe kultivimi në toka gurore të thata. Në Shqipëri Origanum vulgare gjenden 2 subspecie: Origanum vulgare subsp vulgare (Çaj Mali, rigoni i kuq) dhe Origanum vulgare subsp hirtum (rigoni i bardhë) gjendet i përhapur në mënyrë natyrale në shumë zona të vendit, që nga Jugu deri në Veri të Shqipërisë. Gjendet kudo në Shqipërinë e E Jugut, të Mesme dhe Juglindore dhe në veri të Shqipërisë. Gjendet me sasi të madhe në masivet malore të Sarandës, në Konispol dhe në Vrinë, në malet e Dropullit, Pogonit, Lunxhërisë, Zagorisë, Nemërçkës, Trebeshinës, Dhëmbelit, Kurveleshit, Tepelenës, Vlorës, në faqet shkëmbore të Shpiragut, Tomorit, përreth Beratit, Çorovodës, nëpër formacionet e Mallakastrës. Në zonën kodrinore dhe malore, në kurrizet kodrinore të Lushnjës, të Tiranës, të Kavajës, në zonat malore të Elbasanit, Pogradecit dhe Korçës e gjejmë gjer në lartësinë mbi 1600 m mbi nivelin e detit, në malet e Bogës deri në pllajat e Thethit, Vermoshit, në Mirditë, Pukë, Tropojë, Kukës, Diber, etj. Kultivimi i Rigonit po shikohet me shume interes nga kompanitë e bimëve mjekësore të cilat operojnë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë. Duke parë kërkesat e tregut të brendshëm e të jashtëm për rigon, kultivimi i tij është me leverdi ekonomike mjaft të kënaqshme. Leverdia ekonomike e kultivimit të kësaj bime lidhet ngushtësisht me vlerat e larta të përdorimit të saj si në guzhinë ashtu edhe në përdorimet farmaceutike, krahasuar me shumë bimë mjekësore, gjë që përbën një mundësi për rritjen e të ardhurave të familjeve fermere të cilat do të kultivojnë këtë bimë. 3

PËRMBAJTJA HYRJE...5 PËRSHKRIMI BOTANIK...5 PËRBËRËSIT BIMOR DHE PËRDORIMET E RIGONIT...6 PRAKTIKAT BUJQËSORE PËR Rigonin (ORIGANUM VULGARE)...8 KULTIVIMI I RIGONIT...9 Mbjellja me farë Mbjellja me fidanë Mbjellja e fidanëve në fushë dhe shërbimet gjatë vegjetacionit Jetëgjatësia e bimëve gjatë kultivimit Praktikat e kontrollit të barërave të këqija Ujitja dhe plehërimi Vjelja dhe prodhimi VLERAT EKONOMIKE...15 LITERATURA...16 4

HYRJE Rigoni apo Çaj Mali njihet me emrin shkencor Origanum vulgare L. Rigoni e ka origjinën nga fjalët greke oros = mal dhe gonos = zbukurim, d.m.th. bimë që zbukurojnë malet. Emrin origanon helenët e përdornin për disa bimë buzore me erë të këndshme. Është një specie e zakonshme e gjinisë Origanum, e familjes Lamiaceae. Është bimë autoktone e Euroazisë Jugperëndimore dhe Perëndimore me klimë të ngrohtë deri në mesatare dhe e Rajonit të Mesdheut. Rigoni ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Shija e tij është gati e pazëvendësueshme në disa gatime ushqimore. Është një nga erëzat më popullore të gatimit në botë. Ai është përdorur që në kohë të lashta, ai është karakteristik e kuzhinës Mesdhetare, sidomos e gjellëve me domate. Dhe ndërsa mendohet se rigoni është një erëz gatimi, duhet të dihet se ai ka një sërë të rëndësishme të përdorimeve që nxitin shëndetin, si dhe përdorime mjekësore. Shfrytëzimi i rigonit nga habitatet (vendet e rritjes) natyrale është më problem në vende të tillë si Marok, Turqi apo Shqipëri, tradicionalisht eksportuesit më të mëdhenj të rigonit në botë. Përshkrimi botanik Gjinia Origanum bën pjesë në familjen Lamiaceae (Labiatae), që karkterizohet nga një diversitet të gjerë morfologjik dhe kimik. Rigoni (Origanum vulgare) bimë shumëvjeçare tufore me shumë kërcej që dalin nga rizoma nëntokësore e saj me kërcej me qëndrim vertikal dhe të degëzuar që rriten 20 90 cm, të pasur me qime gjëndërore. Gjethet kanë formë vezake të përkundrejta, me bisht të shkurtër e në formë vezake, ngjyrë të gjelbër e të veshura me qime ngjyrë të hirtë. Nënpetlat janë të ngjitura dhe formojnë atë që quhet kupë e lules dhe ato që mund të konsiderohen si nënpetla përfaqësojnë dhëmbët e kupës. Lulet me bisht të shkurtër, të grumbulluara në kallinj të stërgjatur midis kërcenjve. Lulesa e bimës është me ngjyrë rozë ose të bardhë. Lulet janë plot me nektar dhe gjithmonë janë të frekuentuara nga bletët. Në zonën fushore e kodrinore koha e lulëzimit është Maj-Korrik, ndërsa në pjesën malore Korrik-Gusht. 5

Foto nga: A. Ibraliu Foto 1. Origanum vulgare e rritur në habitatin e saj natyral Lulëzon nga mesi i muajit Qershor e deri në Gusht- Shtator. Polenizohen kryesisht nga bletët, fruti përbëhet nga katër akenëza në formë vezake me qoshe, ngjyrë të murrme në të zezë. Përbërësit bimor dhe përdorimet e kësaj bime Rigoni ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Sipas vlerësimeve, vetëm në SHBA konsumohen çdo vit më shumë se 300,000 ton rigon. Shija e tij është gati e pazëvendësueshme në disa gatime ushqimore (si do të ishte pica pa aromëen e veçantë të rigonit!). Është një nga erëzat më popullore të gatimit në botë. Grekët, Italianët dhe Spanjollët ishin të parët që ranë në dashuri me këtë bar aromatik ngazëllues. I përdorur që në kohë të lashta, rigoni është karakteristikë e kuzhinës Mesdhetare, sidomos e gjellëve me domate. Grekët bënin kompresa nga gjethet e rigonit për mjekimin e pezmatimeve dhe ngërçin e muskujve. Në Kinë, mjekët e rekomandojnë për të lehtësuar ethet, të vjellat, diarrenë, të verdhët dhe kruajtjen e lëkurës. Përdorimi bashkëkohor më i spikatur i rigonit është përdorimi si erz kryesore e kuzhinës Italiane Amerikane. Si Erzë përdoret gjerësisht dhe në kuzhinën Kineze, Palestineze, Libaneze, Egjiptiane, Siriane, Greke, Portugeze, Spanjolle, Filipinase dhe të Amerikës Latine. 6

Rigoni përdoret në mjekësinë tradicionale për mjekimin e çrregullimeve shëndetësore dhe ka shumë përdorime të tjera (insekticid natyral, në përdorimin e tokës, etj). Rigoni ka një përdorim shumë të gjerë edhe në mjekësi. Rigoni përdoret në mjekësinë tradicionale për mjekimin e ftohjeve, tretjes keq të ushqimit dhe çrregullimet e stomakut. Ai rekomandohet në probleme respiratore, si kolla dhe bronkiti, por dhe si infeksionet bakteriale, virale, kërpudhore dhe parazitare. Ai konsiderohet edhe si mjet shërimi për ftohjet, rrufën, alergjitë, sinozitin, shtimin e tepruar të kandidas, fryrjen, gazrat, shqetësimet e traktit urinar dhe menstruacionet e dhimbshme. Rigoni përdoret në formë infuzi për kurimin e anoreksisë, si stimulant i oreksit, si edhe si nxitës i sekrecioneve të gëlbazës. Mund të përdoret edhe në formë ekstrakti të lëngët dhe shurupi për qetësimin e kollës. Rrit rrjedhshmërinë e urinës (diuretik), si edhe ka efekt parandalues ndaj gripit. Përdoret në formë gargare për sëmundjet e fytit dhe të mishrave të dhëmbëve. Vaji i tij përdoret në aromaterapi, në parfumet dhe në tualetet, dhe si erëz në ushqimet e industrializuara. Foto nga: A. Ibraliu Foto 2. Lulet dhe lulesa e Origanum vulgare 7

Origanum vulgare subsp. hirtum, vajrat esencialë të së cilit rekomandohen kundër reumatizma dhe dhimbje dhëmbi ndërsa gjethet dhe infuzioni i luleve janë përdorur kundër të ftohurit dhe diarresë. Kjo bimë është shumë e pasur me vajra esenciale (deri në 7%), me komponentë aktivë si: karvakrolin si komponentin më të rëndësishmëm të vajit esencial në sasi shumë të lartë (75-95%) ndjekur nga p-cymene (4-14%) dhe γ-terpinene (1-10 %) dhe gjithashtu acidet fenolike. Mendohet se përmbajtja e përbërësve biologjikë si p-cymene dhe karvakroli mund të justifikojnë disa nga përdorimet e bimës në terapitë tradicionale. Përdorimi terapeutik i vajrave esencialë të rigonit lidhet ngushtësisht me aktivitetin antimikrobial dhe antioksidant të tyre. Praktikat bujqësore për Origanum vulgare Rigoni është një prej bimëve mjekësore dhe aromatike, për të cilat ka pasur interesim të madh në vitet e fundit. Rigoni (O. vulgare) është një bimë shumëvjecare me origjinë nga Azia, Europa dhe Afrika Veriore e cila është shumë tolerante ndaj temperaturave dhe thatësirës. Gjatë peridhës së dimrit, pjesa mbitokësore shkatërrohet krejt, por rrënjët ruajnë vitalitetin peër tu rivegjetuar në periudhën e pranverës. Mundësia e kultivimit të Origanum vulgare në rajonin e Mesdheut është studiuar gjerësisht në shumë vite më parë. Prodhimi dhe përmbajtja e vajrve esenciale janë ekzaminuar gjatë stinëve të ndryshme dhe fazave të rritjes së bimëve. Kushte agroklimaterike të përshtatshme për rigonin raportohen në intervalin 5 28 C me një sasi të reshjeve vjetore në intervalin 400-2700 mm, dhe rritet shumë mirë në toka me PH 4.5 8.7. Rigoni është bimë e ditëve të gjata. Normalisht fotoperioda influencon ne rritjen e bimëve dhe diferencimet e luleve. Bimët rriten në kushtet normale në intervalin 12-16 orë dritë në 24 orë futen në stadin e diferencimit të plotë rreth 60 deri 90 ditë pas kultivimit. Kultivimi mund të realizohet në toka të thata, të dranazhuara shumë mirë dhe në disa raste edhe në toka alkaline. Bazuar në cilësitë e tokës, për kultivimin e rigonit është e nevojshme edhe plehërimi me fosfat amoniumi dhe kontroll të dëmtuesve. Megjithatë si pjesa më e madhe e bimëve aromatike, edhe rigoni nuk la dëmtime serioze nga sëmundjet apo insekt dëmtuese. Kjo mendohet që lidhet me aftësinë inhibitore të vajrave eseciale që përmbajnë bimët aromatike mjekësore. Në përgjithësi korrja bëhet gjatë fazës së lulëzimit. Korrja realizohet në korrjen e bimëve në një gjatësi jo më të vogël se 10 cm nga toka. Pas 8

korrjes bimëzat e reja apo filiziat do të rritne për të realizuar prodhimin për të korrat e ardhshme. Bimët rriten ne të paktën në 12 orë ditë n 24 orë, janë më të fuqishme, me sipërfaqe gjethore të madhe gjethe te gjerë dhe me masë të thatë në nivele maksimale. Kultivimi i Origanum vulgare Densiteteti i faravave tek rigoni është 3800-4500 fara për 1 gram. Mbjellja me farë Mbjellja me farë përfaqëson mbjelljen direkte, në të cilën aplikohet një normë fare 2.5-3 kg/ha. Foto nga: https://bonnieplants.com/growing/growing-oregano Foto 3. Mbjellja e farave të në vllajë për prodhim fidanësh Në rastin kur bima mbillet me farë duhet që mbjellja të bëhet pasi të kenë kaluar ngricat, në gjysmën e dytë të muajit Mars. Farat mund të kenë origjinë nga bimët e egra apo kultivarë të krijuar. Ajo përzihet me rërë në raportin 1:10. Si normë fare përdoren 2.5-3kg/ha, kurse mbjellja duhet të kryhet në temperatura të paktën 15º C për të bërë të mundur një mbirje optimale. Distancat e mbjelljes janë 50-60 cm midis rreshtave dhe 20-25 cm brenda rreshtave, mbjellja mund të realizohet me makina mbjellëse të përshtatëshme për farat e imëta. 9

Mbjellja me fidanë Për të patur rezultate sa me të mira fidanët përgatiten në farishte apo në serrë. Mbjellja me fidanë përfaqëson mbjelljen indirekte, në të cilën aplikohet një normë fare 0.2-0.5kg/ha. Për të realizuar një kultivim të sukseshëm të rigonit është e nevojshme prodhimi i fidanëve në farishtet e fidanëve. Studimet kanë treguar se farat e rigonit janë shumë të vogla (pesha e 1000 farave ështe vetëm 0.20-0.25 g), kështu që për një kultivim efektiv rekomandohet prodhimi i fidanëve të shtratifikuar në farishte ose serra. Shtratifikimi në farishte realizohet ne Mars-Prill dhe mbjellja ne fushë në periudhën e fundit të Majit ose Shtator-Tetor, kur kur fidanët janë 10-12 cm të gjatë. Në disa raste aplikohet shtratifikimi i farave në Tetor ne serrë dhe realizohet mbjellja ne mars-prill të një viti më pas. Megjithatë, moti i ftohtë është prezent edhe deri në mars, bimëve te reja mund të preken nga një acar i lehtë. Fillimisht bëhet mbjellja e farave në fillim të pranverës, në periudhën Mars- Prill kur temperaturat optimale për mbirje janë 15-20 0 C, në vllaja 1-1.2 m gjerësi dhe 5-8 m gjatësi. Norma e farës është 1g fara në 1 m 2 farishte. Ndërmjet vllajave lihen rrugica ndarëse 30-40 cm të gjëra. Vllajat ndërtohen me dhé të përzierë me pleh organik të situr normalisht. Raportet e dheut dhe plehut rekomandohet të jenë të njëjta (1:1). Pas shpërndarjes së farës hidhet një shtresë e hollë me pleh e dherishte të thërrmuar imët, me trashësi jo me shume se 1-2 cm duke e ngjeshur sipërfaqen e mbjellë mbi vllajë me dërrasë. Çdo ditë i bëhet ujitje deri në mbirjen e plotë, dhe më pas ulet ritmi i hedhjes së ujit. Masë tjetër agroteknike që kryhet gjatë qendrimit të fidanit në fidanishte është pastrimi i barishteve me qëllim që fidanët të rriten lirshëm e të shëndetshëm. Kur fidani arrin lartësinë 10-12 cm është i përshtatshëm për mbjellje në vendin e përhershëm. Përpara mbjelljes toka duhet të jetë e përgatitur mirë për mbjellje. Fidanishtja ujitet me ujë të bollshëm dhe fillon shkulja e fidanit. Mbjellja mund të realizohet ne Maj dhe është e domosdoshme aplikimi i ujitjes pas mbjelljes. Distancat e mbjelljes janë 50-60 cm midis rreshtave dhe 20-25 cm brënda rreshtave. Përgatitja e fidanëve në kaseta polisteroli në serra Përgatitja e fidanëve në kaseta polisteroli në kushte të drejtuara në sera është mënyra më optimale për të prodhuar fidanë cilësorë dhe njëkohësisht duke realizuar një prodhim efektiv. Mbjellja e farave ne në kaseta polisteroli në kushte të drejtuara në sera bëhet të paktën 6 javë para mbjelljes në fushë. 10

Foto nga: https://bonnieplants.com/growing/growing-oregano Foto 3. Mbjellja e farave të në vllajë për prodhim fidanësh Prodhimi industrial i fidanëve në sera ka avantazhe të konsiderueshme krahasuar me format e tjera të kultivimit Prodhimi industrial i fidanëve realizohet në kaseta, që përmbajnë 40 400 qeliza individuale. Substrati që shfrytëzohet për mbushjen e kasetave njihet ndryshe edhe si komposto dhe normalisht shfrytëzimi i kompostove të prodhuara nga industria është më i sigurt dhe më efektiv. Ajo duhet të jetë fizikisht uniforme dhe të ketë rrjedhje të lirë për të lejuar mbushjen uniforme të moduleve, të karakteristika shumë të mira ujëmbajtëse, të mos humbasë strukturën gjatë ujitjeve, por njëkohësisht të lejojë njomjen e lehtë në rast se thahet, të sigurojë një mjedis uniform për rritjen dhe të mundësojë krijimin e një lëmshi rrënjësh që të mos shpërbëhet pas daljes nga modulet. Përmbajtja e plehrave në komposto është e rëndësishme dhe do të ishte e dëshirueshme që ajo të përmbajë në sasi të mjaftueshme të gjithë makro dhe mikroelementet. Mbjellja e fidanëve në fushë dhe shërbimet gjatë vegjetacionit Distancat e mbjelljes janë 50-60 cm midis rreshtave dhe 20-25 cm brënda rreshtave, per të lejuar përdorimin e mekanizimit. Densititeti i bimëve ndikon drejpërsëdrejti ne prodhim dhe kjo largësi midis rreshtave propozohet për të lejuar prashitjen dhe heqjen mekanike të barërave të këqija. Dendësia e bimëve ndikon në rendimentin dhe peshën e bimëve. 11

Në vitin e parë të kultivimit aplikohet vetëm një korrje, ndërsa në vitet pasardhëse aplikohen deri në 2 korrje në vit, me një rendiment 2.5-3.5 ton për ha në vit. Në lidhje me distancat e kultivimit në fushë, rezultatet e një eksperimenti (bllok i randomizuar me 4 përsëritje) kanë treguar një rritje të biomasës bimore nga 6.3 në 5.6 dhe 4.7 t / ha, duke përdorur distanca midis rreshtave 40, 60 dhe 80 cm respektivisht nga 6.3 në 5.3 dhe 5.0 t / ha kur duke përdorur largësine e bimëve në rresht 20, 30 dhe 40 cm (Tabela 2). Për më tepër, pesha bimore ndryshon nga 350 g deri 366 dhe 403 g duke përdorur distanca midis rreshtave 40, 60 dhe 80 cm dhe nga 306 deri 361 dhe 452 g kur duke përdorur largesinë e bimëve në rresht 20, 30 dhe 40 cm. Kjo shpjegon pse me rritjen e dendësisë së bimëve, mesatarja e peshës së një bimë zvogëlohet. Tabela 1. Influenca e distancave të mbjelljes në biomasën rigonit Distancat midis rreshtave Densiteti i bimëve m 2 Biomass (t/ha) Nr i bimëve m 2 Prodh vit I Prodh Vit II Prodh Vit III Mesatarja 40x20 12.5 3 10.4 6.9 6.8 40x30 8.3 2.7 10.5 5.6 6.3 40x40 6.3 2.4 10.3 5.2 6.0 Mesatare 2.7 10.4 5.9 6.3 A 60x20 8.3 2.8 11 6.1 6.6 60x30 5.6 2.0 9.1 5.6 5.6 60x40 2.5 1.9 7.1 4.7 4.6 Mesatare 2.2 9.1 5.5 5.6 B 80x20 6.3 1.9 9.6 4.9 5.5 80x30 5.6 1.2 7.3 3.6 4.0 80x40 3.1 1.1 8.0 4.3 4.5 Mesatare 1.4 8.3 4.3 4.7 C Densiteti më i mirë i bimëve është 8-10 bimë /m2 (60 x 20 cm or 50 x 20 cm). Numri i degëzave prodhuese influencohet gjithashtu nga densiteti i bimëve. Në korrjen e dytë, përmbajtja e vajrave esenciale është shumë e ulët. Dendësia e bimëve ndikon në rendimentin dhe numrin e degëve për bimë. Prodhimi i rigonit të kutivuar për 4 vite është vlerësuar në rreth 20 t/ha. 12

Tabela.2. Ndikimi i distancave të mbjelljes në lartësinë e bimës Distancat midis rreshtave Densiteti i bimëve m 2 Lartësia e bimës (cm) Nr i bimëve m 2 Prodh vit I Prodh Vit II Prodh Vit III Mesatarja 40x20 12.5 32 62.6 60.8 51.8 40x30 8.3 30.5 51 58.4 46.6 40x40 6.3 28.5 42.4 59.7 43.5 Mesatare 30.3 52 59.6 47.3 60x20 8.3 32.8 52 59 47.9 60x30 5.6 41 41 48.4 39.1 60x40 2.5 27.5 49.8 57.3 44.9 Mesatare 29.4 47.6 54.9 44 80x20 6.3 30.8 45.4 60.1 45.4 80x30 5.6 27.5 48.2 56 43.9 80x40 3.1 29.3 43.8 58.2 43.8 Mesatare 29.2 45.8 58.1 44.4 Jetëgjatësia e bimëve gjatë kultivimit Duke qenë se Rigoni është bimë shumëvjeçare, nën kushte të përshtatëshme apo të favorshme klimatike, kjo bimë rriten për disa vite. Jetëgjatësia e bimëve është rreth 3-4 vite, dhe shumë faktorë ndikojnë në këtë jetëgjatësi (dimrat e ftohte, sëmundjet, numri i bimëve për ha, etj) Jetëgjatësia si bimë e kultivuar e rigonit, është rreth 3-4 vjet, por shumë faktorë mund të ndikojnë në jetëgjatësi (p.sh. acari i dimrit, sëmundje, numri i korrjeve). Humbjet e bimëve shpesh hasen pas korrjes së dytë në vjeshtë, kur shkurtimet janë bërë shumë afër në tokë dhe dimri ka ardhur më herët. Kjo është edhe arsyeja që ne korrje rekomnadohet që gjatësia e pjesës së drunjëzuar të bimës nga toka të jetë afërsisht 10 cm. Praktikat e kontrollit të barërave të këqija Kontrolli për barëra të këqija tek bimët shumëvjecare si rigoni përbën një problem të rëndësishmë, për shkak se ajo është e nevojshme për të mbajtur kulturën e pastër gjatë gjithë vitit. Shumë specie të barëra të këqija te sezonit 13

të dimrit apo verës infektojnë parcelat me rigon, kështu që rekomandohet prashitje 2 deri ne 3 herë ne vit (në vjeshtë, pranverë dhe verë). Disa herbicidë selektivë mundet gjithashtu të përdoren për të kontrolluar rritjne e barërave të këqija: phenmedipham (aplikimi 1 kg/ha), alloxydim-sodium (0.7 kg/ha), etj. Megjithatë, përdorimi i herbicideve në bimët aromatike dhe mjekësore nuk është e këshillueshme sepse ajo është e lidhur me akumulimin e mbetjeve në masën bimore duke shkaktuar probleme serioze. Ujitja dhe plehërimi Bazuar në kushte klimaterike të rritjes edhe metodat e kultivimit mund të kene një efekt te ndjeshëm në rritjen e bimës se rigonit. Në mbjelljet me fidanë të realizuar në Maj, është e dosmodoshme ujitja për të siguruar vitalitetin dhe mbishmërinë e duhur. Është gjetur se aplikimet e azotit mund të kenë efekt për ndryshimin e numrit të degëve kryesore, të degëzave, pjesës së gjelbër të bimës, indexin e sipërfaqes gjethore, në prodhimin e masës së thatë dhe gjithashtu ne vajrat esecialë tek rigoni. Në eksperimentet e realizuara është gjetur optimum i nivelit të azotit në bimë duhet të jetë 80 kg N për ha. Normalisht rigoni kultivohet në kushte të klimës së thatë. Reshjet e dimrit në përgjithësi janë të mjaftueshme për bimët, por që të rrisim prodhimin dhe për të përftuar një korrje të dytë gjatë vjeshtës, është e nevojshme që të aplikojmë ujitjen, menjëherë pas korrjes së parë. Është gjithashtu e këshillueshme për të ujitur kulturën në pranverë, nëse nuk ka pasur reshje gjatë një periudhe të gjatë gjatë dimrit. Sai e lartë e vajrave esencialë është rregjistruar në momentin e përdorimit të raporti të duhur të ujitjes gjatë zhvillimit të fidanëvë pas mbjelljes dhe gjithashtu gjate fazës së formimit të degëzave të bimës, kombinuar me mungesë të ujitjes në fillim të lulëzimit. Vjelja dhe prodhimi Rigoni korret në lulëzim të plotë për podhimin e vajrave esencialë ose në fillim të lulëzimit për prodhim herbe. Vajrat esencialë në gjethe janë të ulura me korrjen e Tetorit. Prodhimi maksimal i rigonit është në vitin e dytë të kultivimit, gjatë dy korrjeve të bëra në Qershor-Korrik dhe në Tetor. Një vlerësim i përafërt i një prodhim mesatar të rigonit të kultivuar, është vlerësuar rreth 20 t/ha në 4- vite kultivimi. Indeksi i korrjeve është afërsisht 50-55% në vitin e parë të kultivimit dhe 60-70% ne viti ne dytë të kultivimit. Gjatë procesit të tharjes, temperaturat e larta ndikojnë negativisht në përqindjen e vajrave esenciale. Nga 20 t/ha produkt i freskët mund të merret produkti i thatë i rigonit 3000 kg/ha. 14

Tabela 3. Jetëgjatësia optimale dhe prodhimi tek Origanum vulgare i kultivuar Prodh vit I Prodh Vit II Prodh Vit III Mesatarja Gjethet (t\ha) 1.0 1.9 0.6 3.5 Masë e gjelbër (t\ha) 0.8 4.0 3.4 8.2 Degëza (t\ha) 0.7 4.1 2.0 6.8 Bimë totale (t\ha) 2.5 10.0 6.0 18.5 Lartësia e bimës (cm) 30 48 58 Pesha e bimës (g) 120 400 600 Tharja dhe përpunimi i prodhimit të vjelur Pas vjeljes prodhimi vendoset për dhoma tharëse duke aplikuar temperaturën deri në 35 o C në intervalin 2-6 orë. Një nga faktorët më të rëndësishme të procesit të pasvjeljes është kontrolli adekuat i temperaturës, lagështirës relative dhe kushteve atmosferike. Vlerat ekonomike Bazuar në treguesit e mësipërm dhe nga praktikat e deritanishme rezulton se kultivimi i 1 ha rigoni në Shqipëri mund të merren ne 3-4 vite kultivim deri në 20 /ha prodhim i freskët dhe 3000 kg/ha masë e thatë. Çmimi aktual të cilin aplikojnë kompanitë e bimëve mjekësore në Shqipëri varion në 300-400 Lekë për 1 kg masë të thatë. Meqenëse prodhimi i masës bimore të thatë në një hektar shkon deri 3 ton/ha/vit, mund të nxirren të ardhura: 3000 kg x 400 Lekë për kg = 1,200,000.00 Lekë a. Shpenzimet për mbjelljen me fidanë Mbjellja me fidanë aplikohet një normë fare 0.2-0.5kg/ha = 0,5 kg X 300 Euro për kg = 150 Euro për kg = 20,000.00 Lekë Shpenzimet per përgatitjen e fidanëve, punimin tokës, punimet sezonale që do të realizohen për 3 vite = 120,000.00 Lekë Shpenzime Totale: 140,000.00 Lekë b. Shpenzimet për mbjelljen me farë Përdoret si normë fare 2.5-3kg/ha = 3 kg X 300 Euro per kg = 900 Euro për kg = 121,500.00 Lekë Shpenzimet për përgatitjen e fidanëve, punimin tokës, punimet sezonale 15

që do të realizohen per 3 vite = 120,000.00 Leke Shpenzime Totale: 241,500.00 Lekë Bazuar në këto të dhëna rezulton se kultivimi i kësaj bime është me shumë leverdi për fermerët, pasi për prodhimin shpenzohen rreth 150,000.00 Lekë/ ha, ndërsa nga shitja e masës së thatë sigurohet deri në 1,200,000.00 Lekë/ha. LITERATURA 1. Asllani,U:Esencat e bimëve aromatike dhe mjekësore të trevave shqiptare. Tiranë, 2004.f. 156-188. 2. Bosabalidis, A.M. 1990. Quantitative aspects of Origanum dictamnus L. glandular scales. Botanica Helvetica 100/2. 3. Circella, G., L. D Andrea and I. Morone Fortunato. 1993. Comparative study on biology growth and productivity of different taxa and ecotypes of genus Origanum. Acta Hort. 330:115-121. 4. Ietswaart, J.H. 1980. A taxonomic revision of the genus Origanum (Labiatae). PhD thesis. Leiden Botanical Series 4. Leiden University Press, The Hague. 5. Kokkini, S. and D. Vokou. 1989. Carvacrol-rich plants in Greece. Flavour Fragrance J. 4:1-7. 6. Kokkini, S., R. Karousou, A. Dardioti, N. Krigas and T. Lanaras. 1996. Autumn essential oils of Greek oregano (Origanum vulgare subsp. hirtum). Phytochemistry 44:883-886. 7. Tenenbaum, F; Taylor s Encyclopedia of Garden Plants. The most authoritative guide to the best flowers, trees and shrubs. US, 2003 pp. 134-157. 8. Melegari, M., F. Severi, M. Bertoldi, S. Benvenuti, G. Circella, I. Morone Fortunato, A. Bianchi, C. Leto and A. Carruba. 1995. Chemical characterisation of essential oils of some Origanum vulgare L. subspecies of various origin. Rivista Italiana Eppos 16:21-28. 9. Vangjeli,J; Udhëheqës fushor i Florës së Shqipërisë, IKB Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Tiranë 2003, f 351-378. 10. Vokou, D., S. Kokkini and J.M. Bessiere. 1988. Origanum onites (Lamiaceae) in Greece: distribution, volatile oil yield and composition. Econ. Bot. 42 (3):407-412. 16