TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

Similar documents
CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

From the Pastor s Desk

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Raport i Vlerësimit vjetor për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë Viti akademik

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

ANALIZA E TREGUESVE TË VEPRIMTARISË MËSIMORE PËR VITIN AKADEMIK NË UNIVERSITETIN ALEKSANDËR XHUVANI ELBASAN

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

Reforma e MFK në Shqipëri

RAPORT PËRFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË CILËSISË SË PROGRAMIT TË STUDIMIT. Bsc MËSUES PËR CIKLIN E ULËT NË

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

RAPORTI FINAL I VLERESIMIT TE JASHTEM PER AKREDITIMIN E PROGRAMIT TE CIKLIT TE PARE BACHELOR NE INFORMATIKE EKONOMIKE UNIVERSITETI EPOKA

RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM PËR PROGRAMIN E STUDIMIT. BACHELOR në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

PARATHENIE një platformë të organizuar dhe të koordinuar institucionalisht

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri

RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI PERFORMANCE

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Menaxhimi bashkëkohor bankar

SIGURIMI I CILËSISË NË ARSIMIN PROFESIONAL

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S.

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës

SHKOLLA E LARTË HËNA E PLOTË BEDËR. Korrik 2014

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT:

Analytica. Dhjetor 2009 Shkup

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

NJË ANALIZË E POLITIKËS SHQIPTARE PËR INTEGRIM

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

Raporti i Ndjeshëm Gjinor në Lidhje me Mungesën e Aftësive në Sektorët e Agro-përpunimit, TIK dhe Turizmit në Shqipëri

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

D I S E R T A C I O N

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

Tel: Tel:

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim)

PRAKTIKAT E SHËNDETSHME TË KULTURËS ORGANIZATIVE DHE KOMUNIKIMIT NË MBËSHTETJE TË ANGAZHIMIT TË PUNONJËSVE. Punim për gradën shkencore:

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike

Etika e Komunikimit në Administratën Publike,

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

REPUBLIKA E MAQEDONISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS REPUBLIKËN E MAQEDONISË ME DOKUMENTET S H O Q Ë R U E S E P R O G R A M O R E

Transcription:

ISSN 2073-2244 www.alb-shkenca.org Copyright Institute Alb-Shkenca AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT? MAGDALINI VAMPA Universiteti Fan.S.Noli, Korcë, Departamenti i Shkencave Sociale, Bulevardi Gjergj kastrioti Korcë Email: magdagaqollari@yahoo.com PËRMBLEDHJE Debati mbi të nxënit për gjatë gjithë jetës filloi të fitojë terren në konferenca dhe mjedise akademike, në rajone dhe organizata ndërkombëtare rreth tre dekada e gjysëm më parë. Më 1960, UNESCO deklaron se edukimi për gjatë gjithë jetës është koncepti kryesor që duhet të drejtojë politikë bërjen, organizimin e arsimit dhe zbatimin e tij. Shumë organizata ndërkombëtare e rajonale, kërkues dhe akademikë kthyen në objekt të punës së tyre edukimin për gjatë gjithë jetës dhe dimensionet që shfaqte ai. Ende sot, zhvillimet e procesit përgjatë përpjekjeve për të aplikuar atë, qëndrojnë në disa cështje të rëndësishme si: edukimi për gjatë gjithë jetës apo të nxënit për gjatë gjithë jetës; edukim i të rriturve apo sistem, paradigme e re arsimore; shoqëria e të nxënit është realitet i kërkuar apo terminologji e politikëbërjes. Rikonceptimi i arsimimit në termat e shoqërisë së të nxënit, shtron dhe dimensionin e shtrirjes së të nxënit për gjatë gjithë jetës, jo vetëm në një institucion dhe jo vetëm në kufij kohorë të caktuar gjatë jetës së individit. Modele të ndryshme të vendeve evropiane dhe jo vetëm, tregojnë se organizmat kryesore ku ata mbështetin këtë vizion të ri, që dikton zhvillimi ekonomik, social dhe kulturor janë Universitetet, të cilët zotërojnë kapacitete për të ndihmuar realitetin e kërkuar. Fjalët çelës: Edukim për gjatë gjithë jetës, të nxënët për gjatë gjithë jetës, roli i universitetit, shoqëri e të nxënit, paradigmë arsimore, edukim i të rriturve Key words: Long life education, long life learning, the role of universities, learning society, paradigm shift, adult education. HYRJE Të nxënit për gjatë gjithë jetës kërkon një program, që të rikonceptualizojë arsimimin plotësisht në përshtatje me parimin se, arsimimi është një proces që zgjat për gjatë gjithë jetës, kërkon një rishikim të plotë të mënyrës të të menduarit për arsimin, një filozofi të re për arsimin, një program të ri veprimi si një koncept zotërues për të gjithë planifikimet në arsim, për politikëbërësit dhe për ata që venë në praktikë 13 citojme nga raporti i kryetarit të komisionit të UNESCO Faure, mbajtur më Paris, 1972 Pas kësaj deklarate studiuesit u përpoqën të jepnin modelin e edukimit si një pjesë përbërëse të shoqërisë së të nxënit. Ky model do të kërkonte një identifikim të ri të arsimimit, që, do të lejonte përthyerjen nga linjat tradicionale në tre dimensione: në dimensionin e kohës, jo me i identifikuar vetem me fëmijëri apo deri moshën 20-25 vjet; në dimensionin e hapësirës, jo më në kornizat brenda mureve të shkollës dhe në dimensionin e pedagogjisë, jo vetëm si një aktivitet i mësuesve profesioniste brenda shkollës dhe klasës. Shoqëria nuk mund të zhfrytëzojë gjerësisht dhe me një aktivitet eficent në të gjithë komponenetët dhe në cdo kërkesë të saj përmes vetëm një institucioni të vetëm, sado gjithpërfshirës të jetë ai. 14 Një nga objektivati i këtij studimi kërkon të sjellë në vëmendje rëndësinë e trajtimit të të nxënit për gjatë gjithë jetës si një sistem, paradigmë të re arsimore, kur shoqëria sfidon zhvillimet e shpejta ekonomike dhe kërkon të përcaktohet si shoqëri e dijes dhe kompetitive. Argumenta teorike në testim të kësaj hipoteze vijnë nga disa studiues të cilët vlerësojnë modelin Japonez të sukseshëm edhe pse për shumë vende perëndimore qëndron utopi. 13 International Handbook of Lifelong Learning, volume I, fq.xvii 14 (Faure 1972, pp.161-162)

Objektivi tjetër synon të paraqesë në disa vlera ndjeshmërinë e universitetit shqiptar në rolin që nismat ligjore dhe vetë shoqëria po paraqet në dyert e tyre. Koncepti i edukimit dhe të nxënit për gjatë gjithë jetës. Edukim për gjatë gjithë jetës, paraqet një sistem, i cili i siguron një personi mundësi për zhvillimin individual në nivelet më të larta të potencialit të tij dhe përfshin arsimimin formal nga kopshti deri në studimet universitare dhe ato pasuniversitare por dhe gjithë mundësitë e arsimimit të individit gjatë jetës së tij, në një lidhje të ngushtë me interesat, detyrat dhe nevojat e tij. Periudha e parë e kësaj lëvizjeje, starton me vitet 1960-70 dhe koncepti përkrahet nga dy organizata ndërkombëtare UNESCO dhe OECD. UNESCO shihte evoluimin e edukimit për gjatë gjithë jetës si një integrim horizontal të arsimit dhe jetës. Ky sistem sjell ndryshime në zhvillimin e individëve nga pikpamja humaniste por, duke nënvizuar dhe anën pragmatike të problemit, progresin e ekonomisë. Gjatë periudhës së dytë pas stanjacionit të viteve `80, shohim përdorim e konceptit 15 në mbështetjen dhe marrjen e atyre shkathtësive e kompetencave për zhvillimin e mundësive të përgjithshme dhe specifike të individët, që lidhen parësisht ose dhe krejtëshit me zhvillimin ekonomik dhe dinamikën e ndryshimeve. Një periudhë të tretë 16, që starton në vitet 2000 e në vazhdim, e lidhur kjo, kryesisht me përvojën në Europë. Memorandumi i Edukimit për Gjatë Gjithë Jetës i Bashkimit Europian (2000) 17 vendos dy qëllime të rëndësishme dhe ekuivalente, promovim të qytetarisë aktive dhe të punësimit. Bashkimi Europian duhet të vendosë një shembull për botën duke treguar se është e mundur të arrihet rritja dinamike e ekonomisë dhe njëkohësisht të forcohet kohezioni social. Nga perspektiva ekonomike të nxënit për gjatë gjithë jetës është i dobishëm dhe më shumë se i dobishëm, për disa qëllime themelore, thellësisht i lidhur me punësimin dhe politikat ekonomike 18, por është dhe një proces i dobishëm dhe për vetë brendësinë e individit. Të nxënit për gjatë gjithë jetës dhe shoqëria e dijes. Modeli japonez përballë atij perëndimor. 15 International Handbook of Lifelong Learning, volumi I, fq.276 16 Dimensions of Adult Learning 17 Dimensions of Adult Learning, fq.154-155 18 International Handbook of Lifelong Learning, volume I fq. xx Shoqëria e dijes apo e të nxënit shumë e përmenduar si një nga parimet ose konceptet bazë në dokumentet e organizmave përgjegjës të zhvillimeve, duhet vlerësuar si çelës i çdo lëvizjeje dhe projekti që do të udhëheqë edukimin për gjatë gjithë jetës. Japonia është i pari vend që rishikon më mënyrën e duhur këtë koncept më herët se vendet perëndimore. Në 1990 vendos në politikat e saj kombëtare krijimin e shoqërisë së dijes dhe përgjegjësitë për të realizuar u ndërmorën nga Parlamenti, me Këshillin Kombëtar të Nxënit për Gjatë Gjithë Jetës. Qeveria Japoneze me politikat e veta suportoi cdo iniciativë lokale të edukimit që kontribuonte në të nxënit për gjatë gjithë jetës duke cliruar asistencë financiare në projektet e tyre, në heqjen e taksave si dhe politika të tjera të ngjashme. Gunther Dohman 19 vëren se pika primare ku Japonia nisi politikat e saj, ishe progresi i të nxënit joformal në kontekstin e jetës së përditshme. Kjo u quajt shakai kyoiku që fjalë përfjalë do të thotë të nxënit social dhe të nxënit në shoqëri. Principi i punës në Japoni, u bazua në njohjen e vlerave që do të sillnin të gjithë format e të nxënit, formale e joformale si një pjesë e një network-u të përgjithshëm për të nxënit në shoqërinë e vendit. Dohman i referohet 17.000 kominkaneve, qendrave të të nxënit të cilat siguronin bashkëpunim më institucionet publike, kompanitë private, shtëpitë botuese, stacionet televizive e në vazhdim, krijonin hapësira të reja për nxënësit e shoqërisë të dijes. Po ky autor nënvizon përfshirjen shumë të dobishme të teknologjisë së komunikimit në krijimin e qëndrave të komunikimit elektronik privat dhe publik. Është fakt se Këshilli Kombëtar i të Nxënit për Gjatë Gjithë Jetës, u kufizua në interferimin e tij për kanalizimin dhe drejtimin e aktivitetit të individëvë sipas pragmatizmit të zhvillimit kombëtar. Të nxënit për gjatë gjithë jetës duhej të buronte së brendëshmi nga jeta e secilit, nga eksperiencat dhe interesat personale, dhe jo vetëm nga origjina të jashtme. Më së shumti kjo duket utopike, pasi mbledhja e kërkesës dhe planifikimi i ifrastrukturës është i vështrirë kur lejohet spontanitet në kërkesën për edukim për gjatë gjithë jetës. Por, si Dohman dhe Makino 20 vërejnë se Japonia diti të zgjidhë sic duhet, e pati sukses në të kthyerin e shoqërisë në shoqëri të dijes. Kjo u vu re në arritjet e para të viteve 2000, ku shoqëria Japoneze u identifikua me moshën e informacionit dhe si një shoqëri e maturuar. 19 International Handbook of Lifelong Learning, volumi I, fq.189 20 Recent Developments in Japan`s Lifelong Learning Society, 1997 fq.2 AKTET, Vol. III, Nr 4 499

Në perëndim, janë pikërisht vitet 1990, vetëm pak vite më vonë se Japonia, që vendosën si temë diskutimi nevojën e zhvillimeve për shoqërinë e të nxënit. Ndryshimi ishte se jo shtete dhe organizmat qeverisës por ambienti i biznesit dhe industrisë inicioi lëvizjet e para dhe argumentoi nevojën e mbështetjes mbi këtë koncept lëvizës. The Europian Raund Table of Indutrialists(ERT), e mbledhur në Bruksel 1994, publikon raportin Education for Europians, Towards the learning Societ, nga citojmë Standartet shkollore që siguron sistemi i sotëm arsimor Europian është afërsisht i gjithi i pasinkronizuar me zhvillimet bashkëkohore... këto diferenca janë duke vendosur konkurencën Evropiane dhe idealet e demokracisë në risk dhe madje është duke ushqyer papunësinë dhe marxhinalizimin social 21 Në 1995, Komisioni Europian publikon White Paper 22 Mësimi dhe të nxënët drejt shoqërisë së të nxënit ku shpallte lindjen e shoqërisë së të nxënit. Dokumenti vendos pesë objektiva në udhën për të ndërtuar Evropën e dijes: (1)përvetësim të dijeve të reja, (2)bashkëpunim i ngushtë i biznesit dhe shkollës, (3)mundësive të reja duke kundështuar problemet e përjashtimit, (4)aftësi për përdorimin e tre gjuhëve kryesorë në komunitet dhe (5)trajtimi i kapitalit investues dhe investimeve në trajnim në mënyrë të barabartë. Kjo mënyrë e konceptimit të Evropës së dijes është e lidhur ngushtë me parimet sociale dhe ekonomike por objektivi aq i dukshëm në projektin e qeverisë Japoneze mbi atë që quhet vetëpërmbushje personale, nuk duket në asnjë nga këto objektiva. Është e dukshme se këto orientime ideologjike, këto rekomandime të qarta nuk pretendojnë për një paradigmë të re në mënyrën e të menduarit rreth arsimimit. Në kontekstin e çështjes që vetë titulli prezanton, duhet të nënvizoj përpjekjet e Britanisë për përqasje sipas modelit japonez. Sekretari i Shtetit për Edukimin 23 identifikon dy iniciativa të cilat do të suportojnë ndjeshëm qasjen tonë drejt shoqërisë së re të dijes,...ngritja e llogarive individuale të të nxënit do t`i lejonte gjithsecilit marrjen e përgjegjësive nga suporti i dhënë nga qeveria apo punëdhënësit; ngritja e Universitetit të Industrisë i cili do të ofronte akses të gjithë individëve që do të donin të thellonin njohuritë, 21 International Handbook of Lifelong Learning, volumi I, fq.189 22 International Handbook of Lifelong Learning, volumi I, kapitulli 12, Kenneth Wain, fq.291 23 Secretary of State for Education and Employment, (1998), The Learning Age: a renaissance for a new Britain, HMSO, London të rifreskonin aftësitë dhe të fitonin të reja... Biznesi duhej të lëvizte dhe të afronte investimin dhe kërkesën e vet tek universitetet që do t`u shërbenin nevojave... e ndryshimit të pritshëm të sipërmarrjes së tyre, deri sa të identifikonin qënien e tyre si organizata të të nxënit. Roli i universitetit shqiptar në këtë lëvizje drejt shoqërisë së të nxënit. Sfidat e universitetit sot identifikohen në tre 24 : (1)sa mirë do tu përgjigjen zgjedhjeve të `klientëve`, (2)si duhet të plotësohen nevojat e atyre që aktualisht nuk u është shërbyer, (3)cili do të jetë drejtimi që qeveria do t`i japë sistemit të edukimit terciar dhe si do të konsiderojë rolin e universitetit brenda këtij sistemi. Deklarata e Sorbonës 25 maj 1998, nënvizon: Ne po shkojmë drejt një periudhe ndryshimesh të mëdha në fushën e arsimit e të kushteve të punës me një shumllojshmëri kursesh për kariera profesionale, ku arsimimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm përbën një obligim të qartë. Në raportin e Konferencës të Ministrave Përgjegjës për Arsimin e Lartë, Berlin 2003, midis të tjerash nënvizohet: duhet të vlerësohet kontributi i rëndësishëm i arsimit të lartë në bërjen e arsimit për gjatë gjithë jetës një realitet. Duke përmbledhur: ndikimi i Reformës Evropiane të Arsimit të Lartë, përpjekjet e gjithanshme për implementimin e saj në vendin tonë, shikimi kritik i realitetit tonë, në drejtim të filozofisë së edukimit për gjatë gjithë jetës, kushtet favorizuese ligjore të parashikuara në Ligjin për Arsimin e Lartë në Shqipëri, janë shtysat për konturimin e fushës së studimit të këtij punimi. Fusha e studimit të edukimit të të rriturve, nën filozofinë e arsimimit për gjatë gjithë jetës, çoi tek çështjet e analizës së domosdoshmërisë të këtij formimi dhe të çështjes së veçantë kërkimore, se ç`rol duhet të luajnë universitetet në këtë aspekt. - Kryerjen e një sondazhi në terren në mjediset universitare në vend për të evidentuar percepsionet, mentalitetet apo steriotipet e stafeve akademike për çështjen e edukimit për gjatë gjithë jetës, dhe rolit që duhet të kenë këto institucione. - Kryerjen e një analize të dhënash bazuar tek informacioni cilësor dhe statistikor duke kombinuar metodat e analizës statistike dhe asaj cilësore. Në fazën e konceptualizimit të studimit përcaktova edhe një grup çështjesh, që orientuan kërkimin: - Ç`duhet kuptuar me nocionin edukim i vazhduar dhe për gjatë gjithë jetës? 24 International Handbook of Lifelong Education; Volum II, C. Duke, fq. 505 500 AKTET, Vol. III, Nr 4

- A është i domosdoshëm edukimi për gjatë gjithë jetës në Shqipëri? - A mund të luajnë një rol parësor universitet dhe shkollat e larta në këtë proces, në Shqipëri? - A mund të ketë vështirësi implementimi i formimit të vazhduar në realitetin shqiptar? - Një grup çështjesh shtrojnë problemet e realizimit dhe përmbushjes së kushteve; intelektuale dhe të përgatitjes së personelit, mjeteve financiare, mjeteve materiale e didaktike, dispozitat ligjore etj, për formimin e vazhduar. - Grupi i fundit i çështjeve sillen rreth kategorive të formimit të vazhduar, formave strukturore më të përshtatshme për realizimin e tij, si dhe njohjes së kërkesës për këtë formim. Për organizimin e mbledhjes së informacionit nëpërmjet sondazhit në terren me anën e një pyetësori të strukturuar, u bë edhe zgjedhja e kampionit. Popullsia e marrë në studim përbënte shtresën e personelit mësimdhënës në universitete, përafërsisht 2000 subjekte. Në pikpamjen e këtij studimi kjo shtresë konsiderohet si homogjene pavarësisht nga diferencat moshore, gjinore, kualifikimi akademik, përvojës, rolit në drejtim, etj. Konceptimi i këtij sondazhi në terren, mbante parasysh sigurimin e një informacioni kryesisht sasior, të përcaktuar dhe strukturuar sipas shkallëve të masës ordinale, intervale dhe asaj të Likertit, të cilat mundësuan një analizë statistike të dhënash, i cili u mblodh nga një kampion i thjeshtë rastësor me madhësi 100 subjekte të shpërndara në 5 Universitete në Shqipëri. - Universiteti i Korçës 25 subjekte, - Universiteti i Gjirokastrës 25 subjekte, - Universiteti i Elbasanit 20 subjekte, - Universiteti i Shkodrës 15 subjekte, - Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës) 15 subjekte. Sondazhi u krye gjatë muajve, dhjetor 2007- janar 2008, duke shpërndarë pyetësorët e përgatitur për këtë qëllim, të plotësuar sipas preferencës dhe mendimit të çdo subjekti. Fig1 Disa prej tyre mendoj t`i paraqes në ilustrim të argumentit të mësipërm. Nga 95 % e subjekteve të intervistuar, që mendonin se shoqëria po kërkon shërbime të tjera, 96% e tyre mendojnë se, edukimi për gjatë gjithë jetës është një nga këto shërbime dhe risi e universitetit tonë, fig 1. - 39,1% pedagogë të intervistuar, shohin etjen për përfeksionim dhe kualifikim profesional si kërkesën më të domosdoshme të individëve në shoqërinë tonë. - Ndërsa 37,8% prej tyre mendojnë se kërkesa po drejtohet për rikonvertim profesional në përgjigje të tregut të punës. - 12,8% e shohin si një kërkesë për t`u pajisur me një diplomë të re, - 10,3% mendojnë se individët po kërkojnë të marrin njohuri për të kënaqur veten dhe për të rritur nivelin e tyre kulturor. Fig.2 Shifrat mund të interpretohen duke besuar se sfida e zhvillimeve dhe nevoja për t`a përballur atë është kërkesa, që sot troket më së shumti para mureve të katedrales, pra kualifikimi profesional e madje dhe rikonvertimi profesional, janë kërkesat më të domosdoshme të shoqërisë. Rreth 96% të pedagogëve shohin pengesa në apikim të procesit. Nisur nga të dhënat statistike shohim se pengesë kryesore, vlerësohet vështirësia në evidentimin e kërkesës për formim plotësues. - 28% e të intervistuarve vlerësojnë se, mbledhja e kërkesës n.q.se ekziston, është e vështirë për t`u realizuar nga universiteti. - 18% e subjekteve shohin se, pengesë kryesore janë burimet financiare që do të mbulojnë këtë process, do të jetë buxheti, bizneset e interesuara, individët apo burime të huaja. - 17% mendojnë se kompetencat e stafit janë të pamjaftueshme përballë kërkesave për edukim për AKTET, Vol. III, Nr 4 501

gjatë gjithë jetës. Kompetencat e kërkuara në realizim të suksesshëm të procesit kërkojnë prej pedagogëve, aftësi e shkathtësi ndërdisiplinore, programe të integruar, modele të reja didaktike bazuar në shkencën e andragogjisë. - 15% mendojnë se pengesë është mungesa e strukturave universitare, të cilat do të marrin përsipër, gjithë organizimin e këtij procesi kompleks. - 12% shohin pengesë infrastrukturën e pamjaftueshme të universiteteve tona, e cila vuan nga mungesë ambientesh, apo dhe teknologjie që i nevojitet fleksibilitetit të kërkuar prej këtij procesi dhe klientëve të tij. - 10% mendojnë se për stafin akademik kjo do të jetë një ngarkesë suplementare që mund të mos menaxhojë dot realizimin e edukimit për gjatë gjithë jetës. Fig.3 100% e subjekteve mendojnë se duhen krijuar kushte. Është e dukshme që, pedagogët shohin të rëndësishme gatishmërinë e tyre në veçanti dhe të institucionit në përgjithësi. Në aplikim të procesit të edukimit për gjatë gjithë jetës, duhen aftësi e shkathtësi të reja, hapësira dhe mundësi që lejojnë mbarëvajtjen e tij. Fig.4 502 AKTET, Vol. III, Nr 4

- 47% e subjekteve vlerësojnë se, vullneti pozitiv i universitetit është një nga kushtet që përcakton suksesin në realizimin e proçesit. - 14% e të intervistuarve mendojnë se mjetet intelektuale, pra kompetenca të reja jo vetëm të specialitetit, por dhe njohuri mbi pedagogjinë e të rriturve, janë kushte që duhet të paraprijnë dhe të ecin me edukimin për gjatë gjithë jetës. - 10% mendojnë se janë dispozitat ligjore ato që duhet t`i paraprijnë kësaj sipërmarrjeje dhe të hapin mundësitë e realizimit të saj nga universitetet. - 6% mendojnë se disponueshmëria e kandidatëve gjatë kohës së realizimit të procesit duhet të modelohet në lidhje me përgjegjësitë e tyre (kandidatëve) dhe të vetë stafit të pedagogëve. - 5% vlerësojnë mjetet materiale si një kusht që duhet të ndryshojë për të ndihmuar në aplikim të procesit, siç janë laboratorët, mjetet ndihmëse audio e video. Fig.5-41,5% e subjekteve të intervistuar mendojnë se, universiteti duhet të kontaktojë dhe të jetë sa më pranë të qënit universitet rajonal në marrdhënie të ndjeshme me biznesin, dhe institucione të tjera si organe të qeverisjes lokale etj. - 23,2% prej tyre vlerësojnë se, anketa e vlerësimit të nevojave potenciale është një mjet për të evidentuar kërkesën. E gjithë kjo mund të realizohet në projekte të ndryshme kërkimore që universiteti duhet të ndërrmarë gjithnjë në shërbim të komunitetit. - 20,7% e subjekteve mendojnë se universiteti duhet të gjejë forma të tilla komunikimi me individët për të qënë në gjendje të kontaktojë e vlerësojë nevojat e tyre para sfidave të jetës. - 9,8% e tyre, japin komente te tjera si, shpallja e ofertës së uiversitetit, duke qënë ky një institucion i specializuar që ka aftësi të dallojë tendencat e tregut të punës dhe të përcaktojë tërësinë e kompetencave të nevojshme për individët duke i orientuar ata. - Ndërsa vetëm 4,9% mendojnë se intervista është një teknikë për mbledhjen e evidentimin e kërkesës. PËRFUNDIME Në kohën kur studiuesit ngrenë çështjen se vendet Evropiane synojnë drejt një paradigme të re arsimore si në Japoni apo përpiqen për përshtatje pragmatike në shërbim të zhvillimeve ekonomike, vërehet se në vendit tonë përgjegjësia për të inicuar dhe transmetuar në çdo hallkë të sistemit edukues sot troket ne dyert e Universiteteve. Disa rekomandime që pasuan këtë analizë po i rendis: - Inicimin e një debati publik mbi edukimin për gjatë gjithë jetës, dhe trajtimin e tij si një paradigme të re arsimore. - Hartimin i projekteve, të programeve, e kurrikulave të tilla që të plotësojnë pritshmëritë e klientëve, nga ana e institucioneve të Arsimit të Lartë. -Kualifikim të mëtejshëm të stafit universitar në marrjen dhe zotërimin e kompetencave të reja në trajtimin e arsimimit të të rriturve në përputhje me veçoritë e tyre. -Pajisjen e universitetetve me mjete materiale dhe shfrytëzimin e tekonologjisë së informacionit, si një mjet të domosdoshëm në shërbimin ndaj studentëve të rritur. -Krijimin e qëndrave të edukimit të vazhduar brenda juridiksionit të universitetit. -Bashkëpunim dhe krijim të partneriteteve me universitete në vende të tjera të cilat kanë përvojë në aplikimin e edukimit për gjatë gjithë jetës si një sistem të ri arsimor dhe shërbim të ri të universiteteve. BIBLIOGRAFIA 1. International Handbook of Lifelong Learning, Maj 2001, Kluwer Academic Publishers, Dordrecht, Holland. 2. Dimensions of Adult Learning, Griff Foley, England, 2004. 3. Lifelong Learning and the New Educational Order, John Field, Trentham Books UK 2006. 4. Secretary of State for Education and Employment, (1998), The Learning Age: a renaissance for a new Britain, HMSO, London 5. Makino, A. Recent Developments in Japan`s Lifelong Learning Society, 1997, apec-hurdit.org/lifelong-learning-book/makino.html 6. Lifelong Education: Opportunities and Obstacle, E.Gelpi International Journal of Lifelong Education, Volume 3, Issue 2 April 1984, pages 79 87. 7. Constructing International Policy Research: the role of CERI/OECD. Tom Schuller, European Educational Research Journal, Volume 4, Number 3, 2005, www.wwwords.co.uk

8. Prof.dr.Gj. Pendavinji dhe M.Gaqollari, Mbi nevojën e formimit plotësues dhe roli i universitetit, Buletinin Shkencor, nr.12, 2006, Universiteti F.N.Noli, Korçë 9. Deklarata e Përbashkët e Ministrave Evropianë të Arsimit bërë në Bolonjë më 19 qershor 1999: Hapësira e arsimit të lartë Evropian 10. Deklarata e Sorbonës e 25 majit të vitit 1998 11. Njohja në Hapësirën e arsimit të Lartë Evropian. Një rend dite për 2010. Raporti i Lewis Purser-it, Raportues i Përgjithshëm i Shoqatës Universitare Evropiane. 12. Raporti i Konferencws sw Ministrave Përgjegjës për Arsimin e Lartë, Berlin 2003,. 13. Ligji Nr.9741 për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë të aprovuar nga Kuvendi i Shqipërisë në Nëntor 2007 14. Projekt Master Plani për Arsimin e Lartë, MASH, 2006. 15. Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2004-2015 Qershor 2004. 16. European Union, November 1993 Commission White Paper on Education and Training - Teaching and Learning - Towards the Learning Society. COM (95) 590 final, 29 November 1995 504 AKTET, Vol. III, Nr 4