PRINDËRVE, EDUKATORES DHE FËMIJËVE NË KOPSHT

Similar documents
BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

ROLI I INSTITUCIONEVE

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Për Shkollën Qendër Komunitare -

From the Pastor s Desk

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT - GJAKOVË PROGRAMI: FILLOR

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

KORNIZA KURRIKULARE E ARSIMIT PARASHKOLLOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI ˮ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. TEMA: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike.

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR

UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

DORACAK PËR EKIPET NDËRMJETËSUESE MES BASHKËMOSHATARËVE

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

Subordinate causal clauses in Albanian language

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

STANDARDET E ZHVILLIMIT DHE TË MËSUARIT NË FËMIJËRINË E HERSHME 0-6 VJET

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i edukimit (Programi Fillor) Studime Bachelor

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

DORACAK për vëzhgimin e punës dhe planifikimin e zhvillimit profesional të arsimtarëve bashkëpunëtorëve profesional në shkolla fillore dhe të mesme

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

From the Pastor s Desk

MARRËDHËNIA MIDIS NDËRVEPRIMIT ME PRINDËRIT DHE TEMPERAMENTIT NË PËRSHTATSHMËRINË SJELLORE TË FËMIJËVE PARASHKOLLORË

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

Nr41-Ji Prot Tirane,;!

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

Reforma e MFK në Shqipëri

BISEDA SI MËNYRË KOMUNIKIMI NDËRMJET MËSIMDHËNËSIT DHE NXËNËSIT CONVERSATION AS A WAY OF COMMUNICATION BETWEEN TEACHER AND STUDENT

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

Mbrojtja e Fëmijëve Manual për shkollat

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Programi M: Doracaku i Meshkujve të Rinj. Një qasje Gjinore për Ndërtimin e Aftësive Jetësore për një Tranzicion të Shëndetshëm drejt Burrërisë

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

From the Pastor s Desk

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI I INFERMIERISË PUNIM DIPLOME. TEMA: Kujdesi infermieror te personat me retardim mendor

DIFFICULTIES, INSTRUCTIONS AND INSTITUTIONAL OBJECTIVES DURING LEARNING VËSHTIRËSITË, INSTRUKSIONET DHE OBJEKTIVAT INTITUCIONALE GJATË TË MËSUARIT

Komuna sipas masës së fëmijës

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

DORACAK PËR PËRKËDHELËS SI TA NXISNI ZHVILLIMIN DHE MËSIMIN E HERSHËM TE FËMIJËT E MOSHËS 0-2 VJEÇ

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR KLASËN PËRGATITORE DHE ARSIMIN FILLOR

Komunikimi masiv dhe edukimi për media

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

Edukimi fiziko-seksual dhe inteligjenca emocionale-seksuale

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Transcription:

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR, GJAKOVË Punim diplome Tema: KOMUNIKIMI MIDIS PRINDËRVE, EDUKATORES DHE FËMIJËVE NË KOPSHT Mentor: Prof. asc. dr. Xheladin Zymberaj Kandidatja: Valbone Avdimetaj-Peli Gjakovë, 2017

Përmbajtja: Abstrakt...... 3 Hyrje......4 Kapitulli i parë....5 1.1 Komunikimi midis prindërve, edukatores dhe fëmijëve...5 1.1.1 Sqarimi i nocioneve kryesore....5 1.1.2 Edukatorja si faktor i edukimit të fëmijëve dhe bashkëpunimi i saj me prindërit...6 1.2 Rëndësia e institucioneve për fëmijët e vegjël.....8 1.2.1 Përgaditja e fëmijës para se të shkojë në kopsht... 9 Kapitulli i dytë......10 2.1 Zhvillimi i fëmijës, nevojat dhe aftësitë e komunikimit....10 2.1.1 Komunikimi me fëmijët, parimet dhe udhëzimet e komunikimit me ta...10 2.2 Kominikimi me fëmijët, t i përshtatet moshës dhe të jetë i shoqërueshëm..12 2.2.1 Përdorimi i gjuhës së pështatshme me fëmijët 12 2.2.2 Inkurajimi i ndërveprimit racional..12 2.2.3 Modeli i ndërveprimit.12 2.2.4 Përdorimi i efekteve speciale të mençura....14 2.3 Kominikimi për fëmijët duhet t iu adresohet fëmijëve.........14 2.3.1 Integrimi i komunikimit..15 2.4 Komunikimi me fëmijët duhet të jetë pozitiv dhe i bazuar në përparësi...16 Kapitulli i tretë.. 18 3.1 Rëndësia e raportit të fëmijës me prindërit dhe edukatoren... 18 3.2 Bashkëpunimi i prindvrve me edukatoren e fëmijës së tyre........19 3.2.1 Ndërtimi i marrëdhënieve prind-edukatore..... 19 3.2.2 Përfitimet e fëmijës...20 3.2.3 Përfitimet e edukatores....21 3.3 Komunikimi i mirë dy-anësor...21 3.4 Strategjitë e komunikimit. 21 3.4.1 Befasojeni prindin...23 Përfundim...24 Literatura..25 Jetëshkrimi....26 2

ABSTRAKT Në kohët e hershme të fëmijërisë, secili moment që edukatoret dhe fëmijët ndërveprojnë me njëri-tjetrin është mundësi që të zhvillojnë marrëdhënie pozitive. Për edukatoret është e rëndësishme të përdorin strategji të duhura dhe të zhvilluara dhe të cilat kanë parasysh nevojat e fëmijëve, interesat, stilet dhe aftësitë e tyre. Hulumtimet sugjerojnë se komunikimet edukatore-fëmijë luajnë një rol domethënës duke ndikuar në zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve të vegjël. Nga ana tjetër, komunikimi është një aftësi prindërore e rëndësishme. Të qenurit prind mund të jetë një ndjenjë kënaqësie kur një marrëdhënie pozitive prind-fëmijë është e stabilizuar. Kur jeni prind i një fëmije të vogël apo adoleshenti, komunikimi i mirë është çelës i ndërtimit të vetëvlerësimit dhe poashtu është një respekt i përbashkët. 3

HYRJE Hulumtimet tregojnë se në përfshirjen e një prindi në edukim nuk përfiton vetëm fëmija por edhe prindërit dhe edukatoret. Funksioni i një komunikimi të mirë prind-edukatore është më shumë se thjeshtë një udhëzim për raportet e edukatores për prindin, se si sillet dhe performon fëmija i tij në kopsht. Është me të vërtetë një partneritet i cili mundëson rrjedhjen e informatave në të dyja anët nga edukatorja tek prindërit për arritjet e fëmijës në kopësht si dhe nga prindi tek edukatorja për bërjen e detyrave në shtëpi. Ajo siguron mekanizmin që edukatoret ta ftojnë dhe ta mbështesin pjesëmarrjen aktive të prindërve në edukimin e fëmijëve në ambientin shtëpiak. Në përgjithësi, prindërit apo kujdestarët e kanë njohurinë bazike më të mirë për fëmijën. Është për interesin më të mirë të fëmijëve tonë që të përfitojnë përparësi të plotë nga ai informacion si një ndihmë në kuptimin dhe vlerësimin e një fëmije. Të diturit se si një fëmijë sillet në shtëpi dhe në kontekste tjera si sillet ai jashtë shkollës, mund t i ndihmojë edukatoret që t i balancojnë mirë vlerësimet e tyre për fëmijët. Komunikimi me prindërit ka një rëndësi të madhe. Edukatoret duhet të jenë të përgatitura që të punojnë me një llojllojshmëri kujdestaresh të fëmijeve, duke filluar nga prindërit që punojnë e deri tek kujdestari i fëmijës apo ndonjë i afërm i cili kujdeset për të. Edhe komunikimi me fëmijët në kopsht ka rëndësi tejet të madhe sepse ai komunikim ndikon në krijimet e koncepteve të para dhe thelbësore për jetën e tij Në këtë temë të diplomës pra do të flitet për temën e komunikimit prind-edukatore-fëmijë, ku do të shtjellohet rëndësia, metodat dhe strategjitë për komunikim sa më efikas dhe frytdhënës për secilin subjekt. 4

KAPITULLI I PARË 1. 1 KOMUNIKIMI MIDIS PRINDËRVE, EDUKATORES DHE FËMIJËVE Komunikimi me familjet rreth fëmijëve është një pjesë e rëndësishme e përgjegjësve të personelit mësimor. Të gjitha familjet shqetësohen për fëmijët e tyre dhe duan që fëmijët e tyre të mësojnë të lumtur e me plot sukses. Cikli parashkollor shënon përjetimin e parë të fëmijës larg familjes. Anëtarët e familjes dëshirojnë të dinë ecurinë e fëmijës. Personeli mësimor dëshiron të diskutojë aktivitetet e fëmijës, përparësitë, dobësitë dhe problemet e tjera shqetësuese me familjet, në mënyrë që aktivitetet dhe konceptet të përforcohen në shtëpi. 1 Në vitet parashkollore ka rëndësi që familjet dhe shkollat të komunikojnë hapur dhe lirisht lidhur me fëmijët dhe aktivitetet. Shkolla dhe familja janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën. Sa më i mirë të jetë komunikimi në mes tyre, aq më shumë do të ndihmohen fëmijët në përjetimet e tyre të para mësimnxënëse. Nuk është gjithëmonë e lehtë të gjesh kohë për komunikim në programin e ngjeshur ditor, por kur mësuesit e konsiderojnë komunikimin si sukses të fëmijëve, ai bëhet pjesë e aktiviteteve ditore. 1.1.1 Sqarimi i nocioneve kryesore Përcaktimi i nocioneve bazë, që kanë të bëjnë me problemin studimor, paraqet një çështje kyçe, e cila orienton semantikisht përmbajtjen e punës studimore. Një gjë e tillë është e nevojshme, për shkak të mundësisë që gjatë përdorimit të këtyre nocioneve në përmbajtjen e këtij punimi, këtyre termave, mund t u jepen kuptime të ndryshme dhe jo adekuate. Saktësimi teorik i nocioneve kyçe, mundëson tejkalimin e paqartësive dhe kuptimin më të thellë të problemit të trajtuar. Komunikim: nënkupton veprimin e shkëmbimit të informacioneve apo lajmeve. Për më tepër, në veçanti nënkupton lidhjen në mes njerëzve apo vendeve. 2 1 A. Coughlin, Pamela, A. Hansen, Kirsten dhe Kaufmen, Roksane, Programi Step by Step për arsimin parashkollor, Fondacioni Soros, 1994, f. II-6 2 www.google.com 5

Bashkëpunim: Ky nocion, është sinonim i një pune të përbashkët për të kryer një punë apo për të arritur një rezultat. Bashkëpunimi edukatore-prind: Nënkupton ndërveprimin mes institucionit parashkollor dhe familjes, gjegjësisht edukatores dhe prindit, në mënyrë të vazhdueshme, përmes alternativave të ndryshme të bashkëpunimit konkret, i cili reflekton direkt në zhvillimin e fëmijës e njëkohësisht edhe në realizimin e punës më cilësore të institucionit. Të dy faktorët bashkëpunues kanë detyrat dhe përgjegjësitë e veta edukative e zhvillimore si dy subjekte kryesore për edukimin dhe zhvillimin e fëmijës. 3 Edukimi parashkollor: Ky nocion i referohet edukimit në fëmijërinë e hershme, gjegjësisht edukimit të fëmijëve të moshave 0-6 vjet. (Kjo është, sipas standardeve të edukimit parashkollor në Kosovë, sepse ky nivel edukimi, në shumë vende nënkupton edukimin e moshave, 0-8 vjet). Qëllimi i shërbimeve të edukimit parashkollor është që të promovojë zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve, duke i ndihmuar ata. për të marrë qëndrimet dhe kompetencat që do të lehtësojnë suksesin e tyre si nxënës, si individë dhe duke u mundësuar atyre që të integrohen gradualisht në shoqëri. Edukator/e: personi i kualifikuar sipas dispozitave të ligjit mbi arsimin parauniversitar, me përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet. 4 1.1.2 Edukatorja si faktor i edukimit të fëmijëve dhe bashkëpunimi i saj me prindërit Rëndësia e pakontestueshme e bashkëpunimit edukator - prind është konfirmuar edhe me Ligjin për Edukimin Parashkollor, ku ky bashkëpunim është përcaktuar si një ndër parimet kryesore të këtij niveli të edukimit. Prandaj, funksionimi i këtij komponenti, gjatë realizimit të punës me fëmijët e moshës parashkollore, është obligim i secilit institucion parashkollor në përgjithësi, dhe i secilës edukatore në veçanti. 3 Plakolli, Zehrie dhe Aliu-Gashi, Mevlude, Bashkëpunimi edukator-prind në institucionet parashkollore, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë, 2016, f. 12 4 Po aty, 6

Alternativat e bashkëpunimit me prindër, janë specifike për secilin vend, për secilën shoqëri dhe për secilën kulturë të familjes, kurse edukatorja, gjatë praktikës së bashkëpunimit, duhet t i ketë parasysh këto specifika. Mirëpo, janë edhe disa strategji universale të komunikimit me fëmijët dhe të cilat ndikojnë në krijimin e disa vetive, po ashtu universale, të cilat vlejnë për të gjithë fëmijët e të gjitha shoqërive dhe kulturave. Disa prej tyre mund të jenë edhe: 5 Mbledhje periodike të prindërve në ambientin e kopshtit, ku bashkëbisedohet për temat rreth funksionit dhe programit të kopshtit dhe informatat e përgjithshme për fëmijët. Konsultime të shkurtëra, të përditshme me edukatoren, kur prindërit sjellin ose marrin fëmijët e tyre nga kopshti duke këmbyer informata reciproke rreth fëmijës. Takime të posaçme, individuale të prindërve me edukatoren (dhe sipas nevojës), ku u jepet mundësia të dyve që të japin mendime dhe vlerësime që kanë të bëjnë me zhvillimin e fëmijës. Kontakte telefonike ose përmes adresave elektronike me prindin, në rast se ka diç më specifike për të cilën duhet të dijë prindi. Takime informuese me specialistët e fushës së arsimit parashkollor, në të cilat shqyrtohen temat që u interesojnë prindërve. Bisedat konkrete me prindin, për çdo nevojë urgjente Edukatorja si ekspert i punës, bartë përgjegjësinë për funksionimin e duhur të këtij bashkëpunimi. Ajo është kompetentja që bartë informacionet e identifikuara rreth fëmijës te prindi dhe ajo e cila kërkon informata nga ai. 6 Nga qasja serioze dhe e qëlluar ndaj çështjes së bashkëpunimit me prindër, varet edhe suksesi i përgjithshëm i punës së institucionit parashkollor, dhe i edukatores në veçanti. Bashkëpunimi edukatore - prind, mund të jetë i suksesshëm, vetëm kur të dy palët, vazhdimisht përcjellin dhe kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës. Meqenëse bashkëpunimi me prindër, nuk është aspak i thjeshtë dhe duhet të jetë shumë përmbajtësor dhe i efektshëm, si kriter kyç i një bashkëpunimi të tillë duhet të jetë 5 Plakolli, Zehrie dhe Aliu-Gashi, Mevlude, Bashkëpunimi edukator-prind në institucionet parashkollore, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë, 2016, f. 15 6 Po aty, f. 16 7

përshtatshmëria me kulturën familjare. Edukatorja duhet ta njohë dhe ta respektojë mentalitetin dhe nivelin intelektual të prindit-familjes së fëmijës. Një komunikim i tillë (edukator-prind), ia lehtëson shumë punën me fëmijët vet edukatores, dhe prindërve u mundëson një trajtim të nevojshëm e adekuat ndaj fëmijës së tyre. Si e tillë (edukatorja e përgatitur profesionalisht), inkurajon të gjithë prindërit për bashkëpunim e informim reciprok rreth fëmijës dhe ky reciprocitet patjetër që do të sigurojë,,përfitime për fëmijën, prindin dhe vet institucionin parashkollor. Pra, angazhimi i prindërve, është një element shumë domethënës, për institucionin parashkollor. Mirëpritja, duhet të fillojë, që në takimin e parë të tyre, me edukatoreninstitucionin. Prindërit, duhet të konsiderohen si specialistë, për fëmijët e tyre dhe si pjesëmarrës aktiv në procesin e zhvillimit dhe të edukimit të këtyre fëmijëve. Prandaj është e preferuar që të gjitha institucionet parashkollore, ta vlerësojnë dhe ta institucionalizojnë, partneritetin,,edukator prind. 7 1.2 RËNDËSIA E INSTITUCIONEVE PËR FËMIJËT E VEGJËL Përpos familjes, për zhvillimin gjuhësor, intelektual, motorik dhe social të fëmijës rol të veçantë luajnë institucionet parashkollore. Këto janë të rëndësishme për të gjithë fëmijët. 8 Në raste optimale prindërit dhe institucionet parashkollore ndikojnë në të mësuarit e njëkohshëm apo paralel të dy apo më tepër gjuhëve dhe të normave kulturore, të cilat ndikojnë pozitivisht në integrimin dhe në zhvillimin e fëmijës. Këto institucione i përkrahin prindërit, roli i të cilëve, megjithatë, mbetet qendror. Me rëndësi të madhe janë institucionet jashtëfamiljare, sepse fëmijët e moshës së re mësojnë shpejt dhe i formojnë kompetencat e tyre themelore, siç janë: përceptimi, fantazia, të menduarit, afërsia sociale si dhe shkathtësia trupore. 7 Vadahi, 2002, f. 94 8 Selimi, Naxhi, Bazat e integrimit parashkollor, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 37 8

Pra, çerdhja dhe grupi i lojës, të cilat do t i paraqesim më poshtë, janë faktorë vendimtarë për fazat e mëvonshme të të mësuarit. 1.2.1 Përgatitja e fëmijës para se të shkojë në kopsht Në ditët apo javët e para në kopsht fëmija mund të ketë vështirësi me mjedisin e ri. Ai është mësuar që gjithmonë të jetë pranë nënës së tij dhe e ka të vështirë të ndahet prej saj. Mirëpo, kjo situatë nuk zgjatë shumë, sepse fëmija shpejt gjen shokë dhe shoqe me të cilët fillon të luajë. Procedura e adaptimit të fëmijës në kopsht zakonisht zgjatë dy javë. Gjatë këtyre dy javëve përgatitet si prindi ashtu edhe fëmija. Nëse prindërit e sjellin fëmijën e parë në kopsht, atëherë menaxherja e kopshtit merret shumë edhe me ta, duke ua treguar mjedisin, lojërat, trajtimin e fëmijëve të tyre, etj. Kalimi i fëmijës prej familjes në kopsht paraqet, pra, një ndryshim mjedisi. Për prindërit gjatë fazës së parë ndoshta është vështirë ta lënë fëmijën në kopsht duke qarë. 9 Disa prindër brengosen dhe ndiejnë keqardhje kur e zgjojnë fëmijën në mëngjes në vend se ta lënë të flejë sa të dojë. Një numër prindërish për herë të parë përjetojnë diçka të tillë. Ata mendojnë se janë duke i dhënë fëmijës obligime që në moshë foshnjore. Pavarësisht kësaj bindjeje, fëmija që shkon në kopsht ka shumë përparësi, qoftë për sa i përket gjuhës, qoftë për sa u përket sjelljeve shoqërore. Përpos kësaj, ai ndihet i lumtur dhe do të ketë vetësiguri kur të shkojë në ente parashkollore. 9 Selimi, Naxhi, Bazat e integrimit parashkollor, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 41 9

KAPITULLI I DYTË 2.1 ZHVILLIMI I FËMIJËS, NEVOJAT DHE AFTËSITË E KOMUNIKIMIT Kur është fjala për zhvillimin e fëmijës, theksi më i madh vëhet në kontekstin se cilët fëmijë rriten dhe zhvillohen në ambientin e brendshëm të shtëpisë së tyre dhe gjithashtu në ambiente të jashtme të shoqërisë dhe kulturës rreth tyre. 10 Kur flasim për fëmijët, është thelbësore të kujtojmë moshën e tyre dhe shkallën e zhvillimit. Aftësitë njohëse, emocionale, fizike dhe sociale të fëmijëve zhvillohen gjatë tërë jetës së tyre. Me rritjen dhe pjekurinë e tyre, nevojat, aftësitë, intereset dhe sfidat e tyre ndryshojnë. Vitet më të hershme të fëmijës janë ndër kohërat më kritike në zhvillimin njerëzor. 11 2.1.1 Komunikimi me fëmijët, parimet dhe udhëzimet e komunikimit me ta Kur është fjala te komunikimi me fëmijët duhet të kemi parasysh aftësi të ndryshme dhe nevojat në shkallë të ndryshme, dhe për më tepër, ai komunikim duhet të ketë në qendër fëmijën dhe moshën që ai ka. Komunikimin cilësor e mbështesin programe zhvillimore të cilat tashmë ekzistojnë dhe prioritete për t iu adresuar nevojave dhe kompetencave të veçanta. 12 Këto mund të ndryshojnë sipas: nevojës për të ndihmuar fëmijën në mësimin kur dhe si t i pastrojë duart në mënyrë të duhur; rëndësisë që secili duhet të trajtohet me respekt; si të shmanget shfrytëzimi i njerëzve dhe abuzimi; bërja gati për shkollë; të qenurit i shëndoshë; apo të jenë të gatshëm për raste urgjente. Fëmijët të cilët nuk ndihen se janë të dashur, të sigurtë dhe me vetbesim, apo të cilët nuk kanë aftësi kopjuese të shëndosha, do të kenë vështirësi më të mëdha në arritjen e njohurive dhe gjithashtu do të kenë vështirësi edhe në lulëzimin fizik. 10 Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, Komunikimi me fëmijët, UNICEF, 2011, f. 15 11 Po aty, 17 12 Po aty, f. 27 10

Figura 1. Karakteristikat kryesore të zhvillimit (Vitet e hershme: nga lindja deri në 6 vjeç) 13 Njohëse E sjelljes/fizike Shoqërore/Emocionale Nevojat e komunikimit - Përvoja e re për çdo gjë: -Të mësuarit duke bërë -Të përjetuarit e -Ta dinë se janë të dashur format, ngjyrat, njerëzit, dhe duke luajtur emocioneve të reja dhe dhe të sigurtë kafshët, zërat, ritmet, vendet -Të mësuarit përmes përsëritjeve dhe rutinës shpesh të frikshme -Zhvillimi nga varësia e -Të zhvillojnë ndjenja pozitive për vetveten dhe -Zhvillimi i gjuhës -Zhvillimi i vetëdijes dhe -Zhvillimi i aftësive motorike nga zvarritja plotë tek të tjerët në ndarjen dhe autonominë të tjerët -Të dijnë së vargu i ndjeshmërisë në në ecje, vrapim, -Evoluimi i vetëdijes së emocioneve dhe frikave ndryshimet në gjini, racë, hulumtim i ambientit emocioneve të veta dhe që i kanë janë normale paaftësi dhe qëndrimet shoqërore -Zhvillimi i aftësive të mira motorike në gishta të tjerëve -Rritja në kuptimin se të -Të ndihen mirë për mësimet dhe përvojat e -Vështirësi në dallimin e që lehtësojnë pavarësinë tjerët mendojnë dhe reja fantazisë nga realiteti dhe vështirësi në kuptimin e rastësisë (që një gjë/veprim drejton tek një tjetër) dhe të mësuarit (p.sh, prerja, ngjyrosja, lidhja, larja) -Të mësuarit për të shprehur dhe kontrolluar ndihen ndryshe -Luajtja me të tjerët, të mësuarit për të zgjedhur konfikte shumë të thjeshta dhe për të -Të zhvillojnë elasticitetin e të mësuarit kthehu prapa dhe të mundohen të japin ndihmë -Përqëndrimi në aspekte ndjenjat bashkëpunuar konkrete të realitetit (çfarë mund të shoh unë, të dëgjoj dhe të prek) -Shfaqja e shenjave të ndjeshmërisë, proshoqërisë dhe sjelljeve -Vështirësi në kuptimin e për ndihmë kodeve dhe sustave të TV -Rritja e vetëdijes së gjinisë dhe ndryshimeve të tjera 13 Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, Komunikimi me fëmijët, UNICEF, 2011, f. 18 11

2.2 KOMUNIKIMI PËR FËMIJËT, T I PËRSHTATET MOSHËS DHE TË JETË I SHOQËRUESHËM Fëmijët kanë të drejtë për një komunikim të qartë dhe tema të jetë e përqëndruar tek fëmijët (jo temë për të rritur). Fëmijët, në faza të ndryshme kanë nevoja dhe interese shumë të ndryshme dhe mësojnë në mënyra të ndryshme nga mediat apo materiale të ndryshme. Kjo nënkupton që fëmijët kanë nevojë për një llojllojshmëri përmbajtjesh dhe fushash të materialeve. Është kruciale të mbahet në mend se vetëm personazhet që i duan fëmijët ose gjërat e tjera që ata i pëlqejnë, siç janë filmat vizatimor apo komikë, nuk paraqet diçka të përshtatshme për ata automatikisht. Më poshtë do t i japim disa sugjerime se si të veprohet me fëmijët. 2.2.1 Përdorimi i gjuhës së përshtatshme për fëmijët 14 Kjo mund të kthehet në komunikim në shumë mënyra, përfshirë: Për fëmijët nga lindja deri në moshën 6 vjeçare, të përdorim gjuhë të thjeshtë me fjalë përshkruese dhe të ndjeshme, përsëritje, ritëm dhe këngë, e poashtu edhe personazhe kafshësh apo njerëzish Për fëmijët nga lindja deri në 6 vjeç, përdorimi i ritmit, gjëegjëzave, rrotullimi i gjuhës dhe shakatë e thjeshta që ta bëjnë përmbajtjen sa më tërheqëse që të jetë e mundur Krijimi i komunikimit që i fton fëmijët të shohin, imagjinojnë, dëgjojnë dhe të krijojnë gjëra për të cilat ata nuk kanë menduar më parë 2.2.2 Inkurajimi i ndërveprimit racional Komunikimi ndërveprues ndodh kur fëmijët janë të motivuar që të angazhohen më shumë dhe të marrin pjesë në një tregim të caktuar. Komunikimi pjesëmarrës, ashtu si edhe edukimi pjesëmarrës, është më shumë fëmijë-shoqërues, duke iu ofruar fëmijëve mundësinë që të angazhohen në mënyrë logjike, fizike dhe emocionale, veçanërisht kur e krahasojmë atë me format didaktike të komunikimit. 14 Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, Komunikimi me fëmijët, UNICEF, 2011, f. 29 12

Edhe pse komunikimi i bazuar në teknologji siç është interneti apo shkrimi i mesazheve, është i dizajnuar në mënyrë specifike të jetë ndërveprues, ndërveprimit gjithashtu mund t i shtohen edhe mediat tradicionale siç janë librat, lojërat, kënga, radioja dhe televizori. Sa më shumë që ne i ftojmë fëmijët ta shprehin vetveten, t i përdorin lëvizjet e trupit, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të kërkojnë rezultate përfundimtare, aq më shumë i afrohemi komunikimit të vërtetë pjesëmarrës. 2.2.3 Modeli i ndërveprimit Kjo mund të përkthehet në komunikim përmes shumë mënyrave, përfshirë ato më poshtë: 15 Të ftuarit e një musafiri apo personazhi të diskutojë drejtpërdrejt me fëmijët, t u bëjë atyre pyetje dhe t iu ipet kohë e mjatueshme për t u përgjigjur T i ftojmë në këndim, ushtrime, lëvizje, vallëzim dhe sjellje të tjera me mimikë Të krijojmë pyetje dhe t iu themi fëmijëve t i shkruajnë ato dhe në fund të komunikimit me ta të përfshihen në aktivitete ndërvepruese (shkrim, vizatim, marrja e një fotoje, etj.) Përfshirja e komenteve spontane nga fëmijët që inkurajon shumë përgjigje, dhe jo vetëm një përgjigje Ushtrimi i parimit secili të mësoj një person, ku fëmijët inkurajohen të shkojnë të mësojnë dikë tjetër për diçka të cilën ata vetë e kanë mësuar shumë mirë 15 Pugh, G dhe De Ath, E, Të punuarit drejt partneritetit në vitet e hershme, Londër, National Children s Bureau, 1989, f. 31 13

2.2.4 Përdorimi i efekteve speciale të mençura Mësimi dhe argëtimi vjen nga një tregim i mirë dhe personazhe të mira. Efektet speciale janë zhvilluar që të bëjnë të veçantë diçka që ishte e zakonshme. Në ditët e sotme të kulturës komerciale televizive, hapësira e shpejtë, ndryshimi i vazhdueshëm i kornizave, pikselëve dhe mijëra efekteve vizuele dhe auditoriale, janë norma dhe shpesh mund të shpërqendrojë nga mesazhi i rëndësishëm. 16 Disa hapa si të vëhet kjo në praktikë janë: Përdorimi vetëm i efekteve speciale vizuele apo dëgjimore për të mësuar ose theksuar një mesazh kyç apo aspekt tjetër relevant të një mesazhi T i testojmë së pari të gjitha komunikimet për t u siguruar që mesazhi është i qartë dhe me temë të caktuar Eksperimentimi me komunikim që është me kohë të ngushtë dhe që kërkon reflektim 2.3 KOMUNIKIMI PËR FËMIJËT DUHET T IU ADRESOHET FËMIJËVE Hulumtimet nga fusha e shëndetësisë, vlerave ushqyese, psikologjisë, zhvillimit të fëmijës dhe antropologjisë, ndërmjet tjerave, dëshmojnë se të gjitha aspektet e zhvillimit të fëmijëve janë të ndërlidhura. Zhvillimet fizike, sociale, emocionale dhe të njohjes janë të lidhura në mënyrë të pandarë. Një fëmijë mund të jetë i zgjuar, por të jetojë në neglizhencë 16 Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, Komunikimi me fëmijët, UNICEF, 2011, f. 31 14

dhe abuzim. Një fëmijë mund të jetë i ushqyer mirë, por të jetë i uritur për dashuri. Një fëmijë mund të jetë i dashur, por mund të jetë i brisht fizikisht dhe emocionalisht. Komunikimi që balancon dhe i cili jep vëmendje plotësuese të gjitha nevojave të tyre zhvillimore më së miri iu shërben fëmijëve, duke filluar që nga fëmijëria. 17 2.3.1 Integrimi i komunikimit Kjo mund të përkthehet në komunikim përmes shumë mënyrave, përfshirë modelimin në mënyra të ndryshme të kopjimit me një çështje të vetme. Për shembull, në komunikimin për: Imunizim përfshinë mënyra përmes së cilave fëmijët mund ta qetësojnë veten (të mendojnë gjëra të lumtura, ta shtrydhin një lodër, të këndojnë një këngë) për të pasur shëndet, vetrespekt dhe elasticitet emocional Pastrimi i duarve përdorni një këngë që zgjatë dy herë sa kënga e ditëlindjes, numëroni fjalët në secilin gisht (duke përdorur fjalë si para/pas, lartë/poshtë; përdorni fjalë interesante dhe fjalë që japin inkurajim si të lumtë apo çdo bakterie është zhdukur ) për të shtyrë në shëndet të mirë, higjienë, parapërgatitje shkollore, vetbesim Vlera ushqyese - përdorni një fjali të tillë si të hamë një ylber ushqimesh që të na bëjë të fortë dhe të mençur për të stimuluar shëndet, vlera ushqyese, parapërgatitje shkollore, vetëbesim Komunikimi për fëmijët duhet të jetë një model pozitiv për kujdestarët dhe në përgjithësi për të gjithë të rriturit që ndërveprojnë me fëmijët. Kjo gjithëmonë është e rëndësishme, por sidomos duhet të jetë kështu në rrethanat kur fëmijët jetojnë në kushte të vështira. 17 Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, Komunikimi me fëmijët, UNICEF, 2011, f. 32 15

2.4 KOMUNIKIMI ME FËMIJËT DUHET TË JETË POZITIV DHE I BAZUAR NË PËRPARËSI Komunikimi i bazuar në përparësi më tepër duhet të fokusohet në portretizim dhe theksimin e përparësive dhe potencialit tek çdo fëmijë sesa në fokusimin tek dobësitë apo problemet. Duke përdorur këtë parim, qëllimi është që jo vetëm të mësohet por edhe të zhvillohet elasticiteti dhe kapaciteti për bashkëpunim. 18 a) Ndërto vetëbesim si dhe kompetenca: një fëmijë me vetbesim jo vetëm që mund të mësojë më mirë po ka shumë gjasa të dëshirojë të mësojë më shumë. Në shumicën e zhvillimeve të komunikimit dhe veçanërisht në atë të fëmijëve, fokusimi është në rritjen e vetëdijes dhe krijimin e aftësive. Megjithatë, kur fëmijët vazhdimisht shohin se vlerësohen dhe janë të rëndësishëm, ata mësojnë të ndërtojnë një bazë për mendimin kritik dhe një dashuri të përjetshme për mësim. Më e rëndësishme se çka fëmijët kanë nevojë të mësojnë është se çka mund të jenë ata. Vetëbesimi promovon aftësi kopjuese, gjetje të zgjidhjeve dhe potencial të plotë të secilit pjesëtar që i përket situatës të tyre. Vetbesimi shfaqet në personat elastik të cilët tregojnë shkathtësi, të kujdesshëm, optimist, të vendosur dhe kreativë. 19 Ndërtimi i vetbesimit dhe i kompetencave tek komunikimi mund të shpjegohet në disa mënyra: Përdorimi i tregimeve, fjalëve, mjeteve vizuele dhe modeleve që krijojnë besim dhe gjithashtu kompetenca duke përfshirë gjuhën e cila e mbështetë vetëbesimin ( jam shumë krenare që qëndrove larg atyre pulave, Shiko sa mirë i pastrova duart Përfshirja e ideve rreth gjërave të vogla që mund t i ndihmojnë fëmijët për ta bërë një ndryshim, veçanërisht në komunikimin me fëmijët në rastet urgjente ( p.sh. të dijnë çka të marrin me vete kur të dalin nga shtëpia, ta mbajnë mend adresën e tyre) Prezentimi i mënyrave përmes së cilave fëmijët çdo ditë mbështesin njëri-tjetrin përmes fjalëve të thjeshta, veprave, lojës dhe mësimit 18 Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, Komunikimi me fëmijët, UNICEF, 2011, f. 36 19 Pugh, G dhe De Ath, E, Të punuarit drejt partneritetit në vitet e hershme, Londër, National Children s Bureau, 1989, f. 43 16

Duke i mësuar ata ta falenderojnë njëri-tjetrin që janë fëmiu më i mirë, pavarësisht rrethanave jetësore b) Fëmijët, ashtu si edhe të rriturit, më së miri mësojnë nga shikimi dhe dëgjimi i vazhdueshëm i veprimeve apo mënyrave të mendimit të cilat ne do të donim që ata t i marrin si model, megjithëse pjesa më e madhe e komunikimit shfaqin modele negative, me një mesazh të shkurtër në fund që mos të veprojnë ashtu siç është shfaqur. Në vend që t iu thuhet fëmijëve çka të mos bëjnë dhe t iu portretizohet vetëm vetë problemi, është më tepër efektive të portretizohen modele pozitive të cilat do t i donim që t i bëjnë ata (siç është të qenurit zemërgjerë, i drejtë, i sinqertë, i interesuar dhe përgjegjës) për t i përforcuar veprimet dhe mendimet pozitive. Për ta përkthyer në komunikim modelimin pozitiv ekzistojnë disa mënyra, përfshirë: Në vend se fëmijët të jenë të përfshirë në sjellje të rrezikshme dhe duke i vuajtur pasojat (p.sh. ndezjen e një shkrepseje dhe të digjen), duhet t iu tregojmë atyre të ndërmarrin veprim pozitiv për ta parandaluar lëndimin (p.sh. kur e shohim një kuti të shkrepsave, ta diskutojmë nëse duhet të largohemi nga to apo t i tregojmë një të rrituri, të bëjmë diçka që i parandalon ata nga lëndimi) Në vend se të përshkruhen situata apo pamje të frikshme, t iu tregojmë fëmijëve mënyra përmes së cilave ata mund ta ndihmojnë veten në momente kur kanë frikë (të flasin me një të rritur të cilit i besojnë, ta këndojnë një këngë, të mendojnë për një moment të lumtur, etj.) T iu japim fëmijëve një model që t i mobilizojnë komunitetet e tyre (p.sh. në ndonjë rrugë ku mbeturinat janë të shpërndara, t i mësojnë edhe të tjerët që t i grumbullojnë në një vend; apo ndonjë person i cili nuk sheh mirë ta mësojnë si ta kalojnë rrugën në mënyrë të sigurtë duke dëgjuar me kujdes zërat nga të dy anët dhe përballë tij) Të rriturve t iu japim një model dhe t ua dëshmojmë se si fëmijët mund të mësojnë pa masë nga burimet e kufizuara 17

KAPITULLI I TRETË 3.1 RËNDËSIA E RAPORTIT TË FËMIJËS ME PRINDËRIT DHE EDUKATOREN Raporti i mirë i fëmijës me prindërit dhe edukatoren ndikon që ai të ndihet i kënaqur. Mu për këtë arsye është shumë me rëndësi që prindërit dhe edukatorja ta përmbushin rolin e tyre edukativ dhe ta nxisin fëmijën që t'i përforcojë dhe t'i zgjerojë aftësitë gjuhësore dhe sociale. 20 Kjo arrihet, kur fëmija ka mundësi të vizitojë vende të volitshme për të fituar përvojë, si, për shembull: kopshtin zoologjik për fëmijë teatrin e fëmijëve vende të përshtatshme në natyrë bibliotekat për fëmijë vende të tjera atraktive që e vlen të vizitohen Kjo vlen sidomos atëherë, kur kushtet e banimit nuk ofrojnë mundësi për frymëzime dhe përjetime të volitshme për fëmijën. 20 Selimi, Naxhi, Bazat e integrimit parashkollor, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 35 18

3.2 BASHKËPUNIMI I PRINDËRVE ME EDUKATOREN E FËMIJËS SË TYRE Një ndër veçoritë më të rëndësishme të një bashkëpunimi të frytshëm të prindërve me edukatoren e fëmijës është kur komunikimi mes tyre nuk kufizohet ose nuk reduktohet në informata dhe situata të rastit dhe sipërfaqësore për fëmijën, por zhvillohet në mënyrë partneriteti dhe është transparent. 21 Një bashkëpunim i tillë nuk bën të reduktohet vetëm në dorëzimin e ndonjë fletushke informative, e cila, për shkaqe gjuhësore, ndoshta nuk kuptohet ose nuk lexohet fare. Përkundrazi, prindërit duhet: të kërkojnë biseda, me ç rast mund të flasin mbi zhvillimin gjuhësor dhe social të fëmijës, të pyesin për shembuj konkretë dhe forma të ndryshme të cilat praktikohen në kopsht apo në grup loje dhe të cilat mund të praktikohen nga prindërit në familje, të ofrojnë shembuj dhe ide të veta, të cilat do të zgjojnë interes te fëmija, do t u përgjigjen preferencave të fëmijës etj. Hapa të këtillë jokonvencionalë janë të vlefshëm në radhë të parë për fëmijën, kurse më pastaj edhe për prindërit dhe për edukatoren. Pjesëmarrja aktive e prindërve në proceset mësimore dhe edukative pa dyshim paraqet një ndihmesë të rëndësishme dhe të frytshme për fëmijën. Prandaj, ndihmesa e tillë gjithsesi e vlen që të shfrytëzohet në mënyrë aktive, sepse kështu do të përforcohet bashkëpunimi mes prindërve dhe edukatores. Pra, në këtë mënyrë mundësohet zhvillimi i një bashkëpunimi të sinqertë, pa paragjykime, me plot respekt e i gjallë, i cili, në fund të fundit, është në interes dhe në të mirë të të gjithëve. 3.2.1 Ndërtimi i marrëdhënieve prind-edukatore 22 Komunikimi efektiv është thelbësor për ndërtimin e partneritetit shkollë-familje. Kjo konsiston në themelimim e të gjitha formave të përfshirjes së familjes në edukim. 21 Selimi, Naxhi, Bazat e integrimit parashkollor, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 36 22 http://www.readingrockets.org/article/building-parent-teacher-relationships 19

Në komunikimet pozitive prind-shkollë përfitojnë prindërit. Mënyra në të cilën shkollat komunikojnë dhe ndërveprojnë me prindërit ndikon në nivelin dhe cilësinë e përfshirjes së shtëpisë së prindërve me mësimin e fëmijëve të tyre. Për shembull, shkollat të cilat komunikojnë lajme të këqija për performancën e fëmijëve, më shpesh se ta pranojnë sjelljen e mirë të tyre, do ta dekurajnë përfshirjen e prindit, duke i bërë ata prindër të ndihen se nuk mund t i ndihmojnë fëmijët e tyre në mënyrë efektive. Prindërit gjithashtu përfitojnë duke qenë të përfshirë në edukimin e fëmijëve të tyre sepse marrin ide nga shkolla se si t i ndihmojnë dhe t i mbështesin ata, dhe duke mësuar më shumë nga programi i shkollës dhe si funksionon ai. Kur komunikojmë me prindërit duhet t i kemi parasysh ankesat tona të cilat ndahen në tri kategori dhe të cilat ndikojnë në mënyrën se si prindërit marrin pjesë. Për shembull, a po komunikoni për: Aktivitetet e mësimit në klasë? Arritjet e fëmiut? Si prindërit mund të ndihmojnë në shtëpi që fëmiu i tyre të mësojë? 3.2.2 Përfitimet e fëmijës Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme të cilat tregojnë që me përfshirjen e prindit përfitojnë fëmijët. Janë disa përparësi për fëmijët kur prindërit përshihen: iu rrisin motivimin për mësim, përmirësojnë sjelljen, frekuentim më i rregullt në shkollë, dhe qëndrim më pozitiv ndaj detyrave të shtëpisë dhe shkollës në përgjithësi. 20

3.2.3 Përfitimet e edukatores Hulumtimet tregojnë së përfshirja prindërore mund t i lirojë edukatoret të fokusohen më shumë në detyrën e tyre si mësues të fëmijëve. Gjithashtu, duke pasur më shumë kontakt më prindërit, edukatoret mësojnë rreth nevojave të fëmijës dhe ambientit shtëpiak, se cilat informacione mund t i përdorin për t i plotësuar ato nevoja të fëmijëve. Prindërit të cilët janë të përfshirë kanë tendencë të kenë një mendim më pozitiv për edukatorët, gjë e cila rezulton në përmirësimin e gjendjes morale të tyre. 3.3 KOMUNIKIM I MIRË DY-ANËSOR Komunikimi i mirë dy-anësor në mes familjeve dhe shkollave është i domosdoshëm për suksesin e fëmijëve. Jo befasisht, hulumtimet tregojnë se sa më shumë që prindërit dhe edukatorët i ndajnë informacionet relevante me njëri-tjetrin për fëmijën, aq më të pajisur do të jenë të dy palët që fëmija të bëhet i arritur. Mundësitë për komunikimin dy-anësh përfshijnë: Konferencat e prindërve Organizatat prind-edukator ose këshillet e komunitetit të shkollës Dosjet javore apo mujore të punës së fëmijëve që ata t i dërgojnë në shtëpi për t i shikuar prindi dhe që ai t i komentojë ato Thirrjet telefonike E-mail-et ose webfaqja e shkollës 3.4 SRATEGJITË E KOMUNIKIMIT Kontakti personal, përfshirë konferencat, vizitat në shtëpi, thirrjet telefonike, duket të jenë forma më efektive e komunikimit dhe poashtu mund të jetë edhe më e familjarizuar. Megjithatë, stabilizimi i komunikimit efikas shkollë-shtëpi është bërë më kompleks me 21

ndryshimin e shoqërisë. Diversiteti i madh në mes të familjeve nënkupton që nuk është e mundur të mbështetemi në një metodë të vetme të komunikimit që do t i arrinte të gjitha shtëpitë me një porosi. Është thelbësore që një llojllojshmëri strategjishë, e përshtatur me nevojat e familjeve të caktuara dhe orareve të tyre, të jetë e përfshirë brenda një plani të përgjithshëm. Disa nga strategjitë përfshijnë: Revistat prindërore Qendrat e hapura vjetore Vizitat shtëpiake (aty ku aplikohen) Thirrjet telefonike Kalendaret vjetore të shkollës Revistat lokale shtesë Gjyshërit e vitit apo ditët e personave të veçantë Webfaqja për shkollën Punëtoritë për prindërit Komunikimet që fokusohen tek baballarët gjithashtu edhe për nënat Strategjitë e komunikimit efikas përfshijnë: Nisjet: edukatorët duhet të nisin kontaktin sapo të dinë cilët studentë do të jenë në klasën e tyre vitin e ardhshëm. Kontakti mund të fillojë me një thirrje telefonike apo me një letër të dërguar në shtëpi me të cilën edukatori ua prezanton veten prindërve të fëmijës dhe i baraspeshon pritjet. Afatet kohore: të rriturit duhet ta kontaktojnë njëri-tjetrin menjëherë pasi problemi të jetë identifikuar, me qëllim që të gjendet një zgjedhje sa më shpejtë. Pritja e gjatë mund të shkaktojë probleme të reja, ndoshta përmes frustrimit të personave të përfshirë. Konsistenca dhe frekuentimi: prindërit duan të marrin rezultate të vazhdueshme rreth asaj se si fëmijët e tyre po performojnë me detyrat e tyre të shtëpisë. Vazhdimi logjik: Si prindërit ashtu edhe edukatorët duan të shohin që pala tjetër faktikisht do ta bëjë atë që thotë se do ta bëjë. 22

Qartësia dhe dobia e komunikimit: Prindërit dhe edukatorët duhet t i kenë informacionet që iu duhen për t iu ndhmuar fëmijëve, në një formë dhe në një gjuhë që ka kuptim për ta. 3.4.1 Befasojeni prindin Prindërit nuk janë të mësuar të dëgjojnë komente pozitive, nëse nuk i kërkojnë, nga edukatoret për fëmijët e tyre, sidomos nga një telefonatë nga shkolla. Imagjinojeni si do të ndiheshit, si prind, nëse do të kontaktoheshit nga një edukatore apo një drejtor i shkollës që do t ju thoshte se djali apo vajza juaj po tregon rezultate të mira në shkollë, apo që fëmiu juaj e ka tejkaluar një mësim apo një problem. Kur ju telefononi për t iu dhënë një lajm të mirë prindërve, përgatituni që zëri i tyre të tingëllojë i befasuar i befasuar në mënyrë të kënaqshme. Hulumtimet tregojnë se komunikimi shkollë-shtëpi është rritur në shkallë të madhe përmes konktaktit pozitiv me telefonatat ndërmjet edukatorëve dhe prindërve. Duhet të kujtojmë, kur një telefonatë nga shkolla përcjell lajme të mira, atmosfera në mes shtëpisë dhe shkollës përmirësohet. Kur kemi për të dhënë një lajm të mirë, atëherë t ua komentojmë menjëherë prindërve sepse marrëdhënia mes edukatorit dhe atyre do të përmirësohet edhe më shumë. 23

PËRFUNDIM Edukatorët dhe prindërit kujdesen për cilësinë e edukimit të fëmijëve dhe të dy palët e duan më të mirën për ta. Megjithatë, shpesh, për shkak të presionit, apo mungesës së informacionit të rriturit i kthejnë frustrimet e tyre nga njëri-tjetri. Kur ata kanë mundësi të punojnë bashkë për të mbështetur rolin e tjetrit dhe të angazhohen në partneritet, atëherë mund të ndodh bashkëpunimi i mirë. Edhe pse kanë qëllime të përbashkëta, prindërit dhe edukatoret shpesh kanë nevoja të ndryshme nga njëri-tjetri. Që të dytë e pranojnë se, në mënyrë që edukimi të jetë funksional, që të dyja palët duhet ta bëjnë pjesën e vet. Prindërit dhe mësuesit nganjëherë e sabotojnë komunikimin e tyre kur ata nuk e kuptojnë njëri-tjetrin apo kur ndjehen se nuk po dëgjohet fjala e tyre. Kur nevojat e edukatores apo të prindit nuk plotësohen, apo edhe kur nevojat e fëmijës nuk plotësohen, të rriturit mund ta mbrojnë vetveten apo ta fajësojnë tjetrin. Prindërit dhe mësuesit ndajnë shumë qëllime për fëmijët. Të dy palët duan që fëmijët të kenë sukses, të lulëzojnë dhe të kenë rezultatete të mira në shkollë në mënyrë që të krijojnë rrugë të duhura për suksese në të ardhmen. 24

Literatura: 1. A. Coughlin, Pamela, A. Hansen, Kirsten dhe Kaufmen, Roksane, Programi Step by Step për arsimin parashkollor, Fondacioni Soros, 1994 2. Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, Komunikimi me fëmijët, UNICEF, 2011 3. Plakolli, Zehrie dhe Aliu-Gashi, Mevlude, Bashkëpunimi edukator-prind në institucionet parashkollore, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë, 2016 4. Pugh, G dhe De Ath, E, Të punuarit drejt partneritetit në vitet e hershme, Londër, National Children s Bureau, 1989 5. Selimi, Naxhi, Bazat e integrimit parashkollor, ISEAL, Zvicërr, 2012 Të tjera: 1. www.google.com 2. www.readingrockets.org/article/building-parent-teacher-relationships 25

Jetëshkrimi Unë quhem Valbone Avdimetaj-Peli. Kam lindur në Pejë, më 1.4.1974, nga prindërit Brahim dhe Sofe Avdimetaj. Shkollën fillore e kam kryer në shkollën Xhemajl Kada në Pejë, ndërsa shkollën e mesme e kam kryer në gjimnazin Bedri Pejani, poashtu në Pejë. Në vitin 1996 e kam përfunduar Shkollën e Lartë Ekonomike, në seksionin Afarizmi Financiar në Ndërmarrje. Në vitin 2001 jam punësuar në kopshtin e fëmijëve Pëllumbat e Paqes, si motër edukatore dhe kam punuar me fëmijët e moshës 0-3 vjeç. Me këtë moshë kam punuar 10 vite. Në vitin 2005 jam martuar me bashkëshortin Dukagjinin, me të cilin krijuam familje dhe tani kemi dy fëmijë, Anilin 10 vjeç dhe Idilen 8 vjeç. Duke qenë se gjashtë vitet e fundit kam punuar me fëmijët e grupmoshës 3-6 vjeç, kjo e shtoi dëshirën tek unë që një ditë të bëhem edukatore e kualifikuar dhe për ta realizuar këtë dëshirë timen, në vitin akademik 2013/2014 u regjistrova në Universitetin e Gjakovës Fehmi Agani, në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Parafillor. Këtë profesion do të vazhdoj ta ushtroj me mjaftë dëshirë dhe përkushtim. 26