RISKU DHE KATEGORITË E RISKUT TË CILAT PËRBALLEN INVESTITORËT

Similar documents
Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

From the Pastor s Desk

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION

FIRMAT. Punuar nga: Dr. Qazim Tmava Mr. Besart Hajrizi. Prepared by: Fernando Quijano and Yvonn Quijano

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

256, , ,352 17,183 (10,199) 171, ,867 4,137 32,261 6,578 9,901 (4,338) (3,998) % (11.95%) 13.42%

SYLLABUS ANALIZA FINANCIARE. 1. Përshkrimi i Lëndës. Fakulteti Ekonomik

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT MANUAL PËR AUDITIMIN FINANCIAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT STANDARDE NDËRKOMBËTARE AUDITIMI MBI BORXHIN PUBLIK

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA SH.A. Pasqyrat Financiare më. (me raportin e audituesve të pavarur)

Scanned by CamScanner

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT AUDITIMI FINANCIAR MANUALI

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

Reforma e MFK në Shqipëri

Profesori Emri Roli Telefoni Zyra. Lulzim Zeka Ligjerues dhe Tutor AB

4. Korniza punuese për praktika profesionale - Standardet dhe kodi etikës.. 11

RAIFFEISEN BANK SH.A. Raporti i Auditorit të Pavarur dhe Pasqyrat Financiare të Veçanta për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2010

Module të trajnimit për sipërmarrëset. Udhëzues për trajnimin. Women Entrepreneurship A Job Creation Engine for South Eastern Europe

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Menaxhimi bashkëkohor bankar

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

Elementet e njohurive të Auditimit të Brendshëm Internal Audit Knowledge Elements

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Tel: Tel:

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

UDHËRRËFYESI PËR KLLASTERË PËRMBAJTJA

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Raport i Transparencës 2017

PLANI I INTEGRITETIT

Auditimi i prokurimit publik

ZHVILLIMI I QENDRUESHEM DHE PERFSHIRJA E OSHCve NE PROCESET ME PJESEMARRJE

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË PRISHTINËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË MINISTRISË SË ADMINISTRATËS PUBLIKE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

Qendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA

Raporti mbi Termokosin SH.A.

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Rrethinat e Objektit Dhe Roli I Planifikimit

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË PODUJEVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Implementimi i strategjisë

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORTI VJETOR TE DHENA FINANCIARE KORPORATA PUNONJESIT BURIMET NJEREZORE PERGJEGJESIA SOCIALE DIVIZIONI I KORPORATES DIVIZIONI I KREDIVE

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

Elementet e njohurive të Auditimit të Brendshëm Internal Audit Knowledge Elements

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

SYLLABUSI i Lëndës: Kontabilitetiti Financiar i Ndërmarrjeve të Mesme dhe Vogla

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Analytica. Dhjetor 2009 Shkup

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT. Ministria e Drejtësisë-lloji i auditimit AuditimFinanciar

PERMBAJTJA VLERAT TONA 3. Pergjegjesia e jone sociale dhe ambientale 4. Misioni yne 5. Parimet dhe vlerat e referimit 6

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

Copyright i Dorjana Nano 2014

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Organizata Efektive e Punëdhënësve. Një seri e udhëzuesve "praktik" mbi ngritjen dhe menaxhimin e organizatave efektive të punëdhënësve

PRAKTIKAT E SHËNDETSHME TË KULTURËS ORGANIZATIVE DHE KOMUNIKIMIT NË MBËSHTETJE TË ANGAZHIMIT TË PUNONJËSVE. Punim për gradën shkencore:

PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

BANKA CREDINS SH.A. Pasqyrat Financiare të konsoliduara për vitin e mbyllur më. 31 dhjetor (me raportin e audituesit të pavarur) Page 1 of 75

Subordinate causal clauses in Albanian language

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

Nr. i Dokumentit: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË KOMUNËS SË PEJËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

Përshkrimi i programit

Rinia në udhëkryq, cila është rruga?!

Transcription:

Vjosa Hajdari - Risku dhe kategoritë e riskut të cilat përballen investitorët RISKU DHE KATEGORITË E RISKUT TË CILAT PËRBALLEN INVESTITORËT Vjosa Hajdari, Universiteti i Prishtinës / FSHAB Pejë, Kosovë vjosahajdari@gmail. com Abstrakt: Studimi i investimeve ka treguar që jo të gjitha investimet sigurojn kthim. Varësisht nga investimi dhe risku që përcjellë këtë investim nvaret edhe kthimi apo vëllimi i kthimit të investimit. Investitoret gjithnjë e kanë parasysh këtë relacion, dhe jo të gjithë investitoret janë investor riskant. Nuk mund të themi që risku është negativ apo i keq për këtë duhet të kuptohet risku dhe si ndikon ai ne investime dhe në kthimin e tyre. do investitor duhet të ndërmerr masa që të parandalojnë dhe trajtojë në forma të ndryshme paraqitjen e riskut. Njëra nga sfidat me themelore është menaxhimi i riskut në ndërmarrje. Në vendin tonë për shkaktë të pa njohurive rreth riskut si në aspektin negativ dhe atë pozitivë shumë ndërmarrje hezitojnë që të kryejn shum investime fitimprurëse, njëkohësisht anashkalohen komponentet apo treguesit e riskut. Fjalët kyçe: Risk, investim, menaxhim, kthim, ekonomi,vendimi JEL kualifikimi: G3, G30, G32, E43, D81 Relacioni në mesë të rikut dhe kthimit është një nga lidhjet fundamentale në financa, sepse investitorët janë antirisk që d. m. th. ata preferojnë më pak risk. Por kjo nuk do të thotë se investitorët nuk investojnë në projekte që kanë një dozë të riskut, pasi investimet me rrezikshmëri të lartë kanë edhe kthim më të lartë. Kështu qe ka investitorë që preferojnë kthimin e lartë dhe rrezikojnë investimet e tyre. Pra nëse dëshirojmë të kemi kthim të lartë duhet që ta pranojmë edhe riskun e lartë. Risku përkufizohet si mundësia për të humbur. Risku është mundësia që rrjedha aktuale e parasë (kthimi) do të ndryshojë nga rrjedha e planifikuar. Aktivitetet më riskante janë ato me mundësi më të mëdha për të humbur. Mungesa e sigurisë është e lidhur pikërisht me konceptin e riskut. Pra risku lidhet me pasigurinë e kthimit të mjeteve të kursyera apo të mjeteve të tjera të investuara. 6 Nga ajo që u tha me lartë del qartë se kuptimi i parë i riskut është i lidhur me pasigurinë e investitorit se fitimi i pritur ose supozuar do të realizohet në fakt. Prandaj, kuptimi i parë i riskut është i lidhur me hezitimin apo me dyshimin se në realitet nuk do të vërtetohet ngjarja ashtu sikurse e kishim parashikuar. Me fjalë 6 Govori,Fadil, Financë, Prishtinë 2010, faqe 19 157

të tjera, fitimi i realizuar mund të mos jetë i barabartë me fitimin e pritur ose madje edhe më keq, subjekti mund të mos realizoj fare fitim. 7 Risku Kthimi Fig. 4. Raporti në mesë të kthimit dhe riskut 8 Dimensionet e riskut Risku gjithnjë fokusohet në dy dimensione: Probabiliteti risku ka të bëjë me ngjarje të pasigurt d. m. th. me gjasë, dhe Impakti risku lidhet me objektivat, d. m. th. mund të pengoj arritjen e objektivave duke krijuar konsekuenca. Ku impakti i riskut mund të jetë: Neutral - në këtë rastimpakti nuk mund të përcaktohet d. m. th. risku është neutral Negativ impakti është vetëm negativ, d. m. th. risku është kërcenim. Ku këtu risku është i lartë gjithashtu edhe kthimi është i lartë. Për këtë investitorët preferojnë kthimin e lartë dhe rrezikojnë më rrezikun e lartë. Pozitive dhe Negative Impakti mund të jetë edhe pozitiv, pra edhe kërcenim edhe mundësi në të njëjtën kohë. Identifikimi i riskut Identifikimi i riskut të aktivitetit sipas kategorive: Risku sistematik është risku që buron nga faktorët e përgjithshëm me efekte mbi të gjitha subjektet ekonomike të një vendi. Risku sistematik ka efekte mbi të gjitha subjektet në mënyrë sistematike pa përjashtime. Brenda kuadrit të një ekonomie risku sistematik konsiderohet si risk ndaj të cilit nuk mund të 7 Govori,Fadil, Financë, Prishtinë 2010, Faqe 22 8 Grossman, Theodore & Livingstone, John Leslie, Phd The Portable MBA in Finance and Accounting, Published by John W iley & Sons, Inc, Hoboken, New Jersey 2009. 158

mbrohesh, pra ai është risku që tani për tani nuk mund të evitohet. 9 Risku sistematik apo risku i jashtëmpërfshinë risqet: o Risku natyror o Risku politik e ligjorë o Risku ekonomik dhe o Risku familjarë. Risku josistematik është risku që shkaktohet nga faktorë specifik të dallueshëm, që veprojnë dhe japin efekte vetëm mbi firmën. Risku josistematik ka efekte të veçanta vetëm për një ndërmarrje. Këto janë efektet që mund të parashikohen e ndaj të cilave mund të merren masa preventive, reduktimi apo edhe mënjanimi. 10 Risku josistematik apo risku ibrendshëmpërfshinë rreziqet: o Risku investivë o Risku operativ o Risku i likuiditetit o Risku i fondeve të marrahua dhe o Risku i kursit këmbimor. Kategoritë e riskut Kategoritë e riskut të cilat përballen investitorët janë: Risku financiarë Risku Operacional Risku Strategjik Për ti kuptuar këto kategori të risqeve do ti shpjegojmë të gjitha një nga një. RISKU FINANCIARË Risku financiarë kanë një efekt direkt në humbjet financiare të organizatës. Kurse risku jo financiare kanë një efekt më të vonshëm por sidoqoftë në terma afatgjatë ato ndikojnë në fitimin e organizatës p. sh. Reputacioni i keq, dobësitë e kontrollit të brendshëm, menaxhimi i dobët i burimeve njerëzore etj, nuk janë rreziqe financiare por në afat të gjatë ato do të ndikojnë në fitimin e organizatës. Risqet financiare janë këto: Risku kreditor Riksu i likuiditetit Risku i normës së interesit Risku i normës së këmbimit Risku kreditor Ekziston gjithnje risku qe huamarresi të falimentoj, ose të deshtoj të këthen kredinë apo huanë. Për kete arsye kredidhënësi e ngarkon kredin me normë të lartë. Riksu kreditor përfshin mospagesën ose pagesat e vonuara si të principalit ashtu edhe të interesit. 9 Govori, Fadil, Financë, Prishtinë 2010, faqe 20 10 Govori, Fadil, Financë, Prishtinë 2010, faqe 20 159

Risku i likuiditetit është risku që institucioni të mos ketë mjete të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet e tij normale dhe nevojat e veta operacionale. Ky risk përfshinë pamundësinë për të menaxhuar situatat ku biznesit i duhet të likuidoj me shpejtësi asetet me humbje minimale të vlerës së tyre. Ku tek risku i likuiditetit mund të na shpijnë financuesit, të cilët nuk japin fonde të reja për shkak të risku të likuiditetit në treg, pastaj risku i rënies së normës së ripagesave të klientëve rënia ekonomike, që shpijnë tek risku që financuesit të kërkojnë kthimin e fondeve që na paraqet pastaj riskun e rritjes së kostove financiare për shkak të thyerjes së kontratave, dhe dështimin e respektimit të orareve të pagesave etj. Risku i normës së interesit është risku i një efekti negativ në pasqyrat financiare të biznesit nga lëvizja e normave të interesit në treg. Fitimi ndikohet nëse lëvizjet e normës së interesit ndikojnë mbi marzhën e interesit të investitorit. Ku rritja e normave të interesit në treg ndikon në rritjen e kostos së fondeve në treg që shpije tek mos balancimi i normave fikse dhe variabile te fondeve të huazuara, mos balancimi në periudhat e ardhshme mes aseteve dhe detyrimeve të ndjeshme ndaj interesit. Diferenca të mëdha në çmimet e produkteve dhe përqendrimi në një huadhënës. Riku i këmbimit valutor është risku i humbjeve si pasoj e ndikimit të lëvizjeve të normës së këmbimit në vlerën e aseteve dhe detyrimeve si dhe te elementeve jashtë bilancit të përkthyera në monedha tjera përveq monedhës funksionale të vendit, si investimi në vendë me monedha të huaja, huamarrjet në monedha të huaja, kredidhëniet në monedha të huaja etj. Risku i portofolit të investimeve risku i humbjeve si pasoj e vendimeve afatgjata në lidhje me portofolin e aseteve. Është risk spekulativ që balancon riskun kreditor, koston oportune, pritshmërinë për të ardhura dhe kohën për përmbushjen e nevojave afatmesme dhe afatgjate për mjete likuide. RISKU OPERACIONAL Risku operacional lidhet me aktivitetet ditore të organizatës, dhe riparohet letë dhe ka ndikim afat shkurtë në organizatë, megjithatë mundë të ketë aktivitete të përditshme në organizatë që mund të kenë impaktë për shkaktimin e problemeve afatgjatë për organizatën siç janë humbjet nga papërshtatshmëria ose dështimi në: Procese të brendëshme (p. sh. kontrollet e brendshme, dështimet në auditim) Njerëz (gabimet njerëzore) Sisteme (Sisteme informatike dhe komunikimit) Nga ngjarje të jashtme (Ndryshime në ligje, kushte socioekonomike) 160

Ku risku operacional përfshinë: Risku i transaksioneve Risku i mashtrimeve Risku i ligjit Risku i përputhshmërisë Risku i transaksionit është risku që ekziston kur transaksionet procesohen. Transaksionet mund të jenë financiare dhe jo financiare. Risku i transaksionit është i lartë sidomos në organizata që procesojnë volume të mëdha të transaksioneve ditore. Risku i mashtrimit referohet veprimit të qëllimshëm për të përfituar në mënyrë jo të ligjshme ose jo të drejtë. Sjellja e papërshtatshme është po ashtu një concept i gjerë ligjor që i referohet thyerjeve të ligjit, rregullave, politikave të brendshme dhe pritshmërive të tregut për sjelljen etike. Ku risku i mashtrimeve ndahet në: Mashtrimi i jashtëm humbjet nga veprimi i një pale të jashtme, me qëllim që të mashtrojnë, të posedojnë jo ligjërisht pasuri ose keqinterpretojnë ligjin. Mashtrimet e brendshme humbjet nga veprimet së paku e një pale të brendëshme, me qëllim që të mashtroj, të posedojjo ligjërisht pasuri ose keqpërdorin ligjin apo politikat e kompanisë. Risku i përputhshmërisë ndaj fitimeve apo kapitalit si pasoj e thyerjeve apo mos përputhshmërisë me ligjet, rregullat dhe rregulloret, praktikat relevante ose standardet etike. Risku i përputhshmërisë mund të çojë në dëmtim të reputacionit, humbje të opurtuniteteve për afarizëm etj. Risku ligjor është risku i humbjeve nga mos zbatueshmëria e kontratave dhe gjykimeve të pafavorshme si pasoj e padive nga palet e treta. Humbjet mund të përfshijnë humbjet direkte dhe indirekte, si pasoj e çrregullimeve në operacionet organizatës. RISKU STRATEGJIK Risqet strategjike për dallim nga ato operacionale kanë një ndikim afatgjatë mbi organizatën dhe ato janë të lidhura kryesisht me ambientin e jashtëm, dhe vijnë si pasojë e vendimmarrjeve strategjike të gabuar. Dhe ndahet ne këto kategori: Risku i qeverisjes Risku i reputacionit Risku i ambientit te jashtëm Risku i qeverisjes është risku i lidhur me qeverisjen e papërshtatshme ose të dobët. Ku kjo vije si pasojë e mos kualifikimit të anëtarëve të bordit drejtues, mungesa e anëtarëve të pavarur të bordit, shumë pushtet mbi drejtorin ekzekutiv, shumë pushtet mbi drejtuesit e bordit, mungesa apo dobësia e 161

kontrollit dhe auditimit të brendshëm, delegimi i papërshtatshëm i kompetencave tek menaxhmenti etj. Risku i reputacionit është risk gjenerik i çdo organizate. Reputacioni ndikon në fitimet ose kapitalin e qdo organizate nëse reputacioni është negativ atëherë organizata ballafaqohet me humbje, nëse është pozitiv organizata ka përfitime të mëdha. Faktorët që shpien tek risku i reputacionit mund të jenë: Etika e keqe Dështimet në inovacion Çmime jo transparente Shërbimi i dobët ndaj klientit etj. Risku i ambientit të jashtëm vendimmarrje e gabuar e cila na shpie tek risku i ambientit të jashtëm dhe ajo krijohet nëse firma e përzgjedh strategjinë e gabuar të penetrimit të tregut, pastaj problemet me product- miks, gabimet në vendosjen e çmimeve, strategji e gabuar e financimit etj. Vlerësimi dhe menaxhimi iriskut Vlerësimi i riskut është një hapë i menaxhimit të riskut. Vlerësimi i riskut është përcaktimi i vlerës sasiore ose cilësore të riskut në lidhje me një situatë konkrete dhe një kërcënim të njohur i quajturrisk. Vlerësimi iriskut bëhetdukellogaritur vlerën sasiore të dy komponentëve të riskut që janëmadhësia ehumbjeve të mundshme, dhe probabiliteti se humbja do të ndodhë. Vlerësimi i riskut konsiston në një vlerësim objektiv të riskut në të cilën supozimet dhe pasiguritë janë konsideruar në mënyrë të qartë dhe të paraqitur. Një pjesë e vështirësisë së menaxhimit të riskut është matja e dy sasive në të cilat ka të bëjë vlerësimi i riskut,humbja e mundshme dhe probabiliteti i ndodhjes. Mundësinë e gabimit në matjen e këtyre dy koncepteve është i madh. Një risk me një humbje të madhe të mundshme dhe një probabilitet të ulët që të ndodhë shpesh kjo humbje është trajtuar ndryshe nga një risk me një humbje të ulët të mundshme dhe me mundësi të lartë që të ndodhë. Në teori, të dyja kanë prioritet gati të barabartë në trajtimin e parë, por në praktikë kjo mund të jetë shumë e vështirë për tu menaxhuar kur të përballemi me mungesën e burimeve, veçanërisht kohës. Risku nuk është i keq, pasiguria përfshinë edhe riskun dhe oportunitetin, pra mund të rezultojë në fitim apo humbje. Menaxhimi i riskut i mundëson drejtorëve që të zgjedhin problemet e pasigurive, risqeve dhe oportuniteteve përkatëse në mënyrë efektive. Ai rrit mundësit për të shtuar vlerë. Çështja e menaxhimit te riskut është që të mos e eliminosh atë. Kjo do ta eliminonte mundësinë e fitimit. Çështja është që ta menaxhosh atë. Kjo do të thotë, te dish se kur ti hedhesh zaret dhe kur te shmangesh nga loja. 11 11 http://money. cnn. com/magazines/fortune/fortune_archive/2000/02/07/272815/index. htm 162

Përfundimi Investimet janë një instrument i rëndësishëm për zhvillimin e ndërmarrjes, e sidomos në vendin tonë i cili po kalon nëpër një fazë tranzicioni ekonomik. Ku do veprim dhe vendim i yni përcillet me një dozë të caktuar risku. Investuesit dhe ndërmarrësit duhet që të jenë në gjendje të menaxhojn dhe ta parandalojnë riskun dhe jo ti ikinriskut. Nëse iket nga risku atëhere iket nga fitimi, pasi përmes procesit te investimeve firmat i realizojnë objektivat e veta afatgjata. Para do vendimi që do të marim për riskut duhet së pari të bëhetë edhe vlerësimi i riskut se sa ai risk dhe si ndikon në ndërmarrjen tonë. Edhe pse parashikimi i të ardhmes është një gjë mjaftë e vështir por këtu edhe qëndron aftësia raskirantee menaxherit apo investuesit që të përdor njohurit dhe instiktet e tyre investuesë. 163

Referencat 1. Chandra, Prasanna, Investment Analysis & Portfolio Management, Tata MC Gaw-Hill, Viti 2008, 2. http://money. cnn. com/magazines/fortune/fortune_archive/2000/02/07/272815/index. htm 3. Govori, Fadil, Financë, Prishtinë 2010, 4. Grossman, Theodore & Livingstone, John Leslie, Phd The Portable MBA in Finance and Accounting, Published by John W iley & Sons, Inc, Hoboken, NewJersey 2009. 5. Panariti, Suzana, Menaxhimi I projektit, Tiranë 2000, 6. Vance,David E., Financial Analysis and decision making, The McGraw Hill; 2003. 7. Woelfel, Charles J., Financial Statement Analysis ; The McGraw-Hill, 1994. 8. Xhaferi,Seadin & Nikollovski, Dushko, Menaxhimi i investimeve, Shkup, Viti 2007. 9. Mustafa, Isa, Menaxhmenti financiar, botimi i dytë, Riinvest,2007, Prishtinë, 10. KUME, Vasilika, Manaxhimi Strategjik, Tiranë 2003. 11. Trajnimi:Menaxhimi I Riskut dhe Delikuences 164