ÇËSHTJET GJINORE DHE KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)

Similar documents
Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

SHKURTESAT CEDAW CSD D4D GA GEL GIA GM GMM M&E SCR 1325 WAGJ

Sjellja e politikave për sigurinë kombëtare dhe Gjinia

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Udhëzues për gratë. mbi REFORMËN NË SEKTORIN E SIGURISË. Megan Bas ck dhe Tobie Whitman DCAF. The Institute for Inclusive Security

From the Pastor s Desk

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Udhëzues i OSBE-së Policimi me Bazë Inteligjencën

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Principet e partneritetit në BE

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

PLANI I INTEGRITETIT

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

REKOMANDIMI NR.12 I ECRI-T PËR POLITIKAT E PËRGJITHSHME

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Rinia në udhëkryq, cila është rruga?!

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Programi M: Doracaku i Meshkujve të Rinj. Një qasje Gjinore për Ndërtimin e Aftësive Jetësore për një Tranzicion të Shëndetshëm drejt Burrërisë

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

RAPORT VLERËSIMI. Grupi i Ekspertëve: Av. Entila Zyba Dr. Blerta Çani Manjola Veizi Xheni UNWOMEN

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese

Tel: Tel:

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 21

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

monitorimi i hapave të shqipërisë drejt barazisë gjinore: raport kërkimor rasti i kuotave gjinore në politikë

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

Bullying në shkollat fillore:

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

Gender & HIV/AIDS. Tekste të Rëndësishme, Studime rastesh Mjete, Udhëzues dhe Organizata

Fuqizimi i Grave përmes Ngritjes së Klasterit Ekonomik

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

RAPORTI I VLERËSIMIT TË KORRUPSIONIT SHQIPËRI

Rekomandime për politikat dhe legjislacionin drejt zbatimit efektiv të parimit të mosdënimit të viktimave të trafikimit

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

Reforma e MFK në Shqipëri

Raport i Transparencës 2017

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

Qendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

Transcription:

This project is funded by the European Union Empowered lives. Resilient nations. Hyrja Politikat për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta kanë si qëllim që të rrisin sigurinë e përgjithshme të qytetarëve nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të ndryshme për të frenuar përhapjen dhe keqpërdorimin e tyre. Ndërkohë që disa shqetësime për sigurinë janë të përbashkëta për të gjithë shoqërinë, ekzistojnë shqetësime të tjera që ndikojnë në mënyra të ndryshme te persona të ndryshëm në varësi të seksit, gjinisë, moshës, etnisë, etj. Një sërë studimesh, numri i të cilëve është në rritje, kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e vizibilitetit të lidhjeve ndërmjet gjinisë dhe SALW 1 -ve dhe ato kanë treguar qartë se përdorimi, keqpërdorimi dhe efektet e SALW-ve janë shumë të lidhura me aspektin gjinor dhe kanë ndikime të ndryshme te gratë dhe te burrat (Farr and Gebre-Wold 2002, Schroeder at al. 2005, Farr et al. 2009, Alvazzi del Frate 2011, Bastick and Valasek, 2014). Për të rritur efikasitetin e politikave për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe për të siguruar që zbatimi i tyre të përmirësojë sigurinë si për gratë, edhe për burrat, këto këndvështrime të ndryshme duhet të bëhen të dukshme, të integrohen në politikat për kontrollin e SALW-ve dhe të trajtohen siç duhet. 1 SALW është një shkurtim për armët e vogla dhe të lehta. 1

GJINIA Gjinia i referohet roleve dhe sjelljeve sociale, të cilat në një shoqëri kuptohen si të përshtatshme për gratë dhe burrat. Ajo ka të bëjë me ndryshimet shoqërore (jo ato biologjike) ndërmjet grave dhe burrave, të cilat ndryshojnë me kalimin e kohës. Gjinia nuk i referohet vetëm grave, por i referohet grave dhe burrave, vajzave dhe djemve dhe marrëdhënies ndërmjet tyre. Gjinia përcakton atë çfarë pritet, çfarë lejohet dhe vlerësohet për gratë dhe burrat në një kontekst të caktuar. Ajo përcakton gjithashtu veprimtaritë që ndërmerren ndërmjet grave dhe burrave, qasjen në burime dhe kontrollin mbi to, si dhe mundësitë për vendimmarrje. I Dimensioni gjinor i SALW Këndvështrimi gjinor luan një rol të rëndësishëm në dhënien e formës dhe në kuptimin e aspekteve të ndryshme të SALW, si p.sh. (Cukier and Cairns 2009, f. 19): Zotërimi dhe qasja Burrat përbëjnë shumicën dërrmuese të zotëruesve të armëve të zjarrit 98% në Mal të Zi, 95% në Serbi, 96% në Moldavi, 96% në nivel mbarë evropian (SAS 2014b) dhe ata dominojnë edhe në profesionet që kanë qasje të lehtë në armët e zjarrit (polici, ushtri, kompani private të sigurisë), edhe në veprimtaritë që lidhen me armët e zjarrit, si gjuetia. Figura 1: Gjinia dhe qëndrimet ndaj armëve të zjarrit Cila është arsyeja kryesore se pse familja juaj NUK do të zgjidhte që të zotëronte një armë zjarri? - Mua nuk më pëlqejnë armët në përgjithësi Burimi: SEESAC 2007 60% 51% 50% 43% 36% 40% 30% 30% 16% 15% 20% 10% (Burimi: UN Women, OSAGI Gender Mainstreaming Concept and Definitions, 2001) 0% Bosnjë-Hercegovinë Moldavi Mal i Zi Gra Burra 2

Efektet Burrat përbëjnë shumicën absolute në cilësinë e autorëve dhe të viktimave të incidenteve me armë zjarri. Gratë janë kryesisht viktima dhe shumë rrallë autore të veprave me armë zjarri. Duke pasur parasysh përqindjen shumë të ulët që zënë gratë si zotëruese të armëve të zjarrit dhe autore veprash në incidentet që lidhen me armët e zjarrit, ato përjetojnë një shpeshtësi shumë të lartë viktimizimi krahasuar me burrat (Cukier 2002). Dhuna në familje Ndërkohë që burrat rrezikohen më tepër nga keqpërdorimi i armëve të zjarrit nga të njohurit e tyre jo intimë ose nga persona që ata mund të mos i njohin, gratë rrezikohen më tepër në kontekstin familjar nga partnerët e tyre intimë - prania e armëve në shtëpi rrit në mënyrë dramatike rreziqet dhe gjasat e një rezultati vdekjeprurës në incidentet e dhunës në familje. Burrëria, normat kulturore, kultura e armëve Nëpërmjet përdorimit dhe keqpërdorimit të tyre, armët e vogla lidhen ngushtë me shprehjet specifike të burrërisë në shoqëri, d.m.th. me role, sjellje dhe pritshmëri të caktuara që i atribuohen burrave dhe që nxisin sjellje të rrezikshme nga burrat. Qëndrimet Gratë dhe burrat shpesh kanë qëndrime të ndryshme ndaj armëve dhe gratë, më shpesh se burrat, e perceptojnë praninë e armëve të zjarrit si rrezik për sigurinë e tyre. Për rrjedhojë, ato mbështesin një kontroll më të rreptë të SALW. Hartimi i politikave Përfaqësimi i ekuilibruar i grave dhe burrave është kusht paraprak për të përfshirë një shumëllojshmëri këndvështrimesh dhe shqetësimesh gjinore në ciklin e hartimit të politikave. Megjithatë, sfidat për përfaqësimin e duhur dhe kuptimplotë të grave në hartimin dhe zbatimin e politikave për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta vazhdojnë të jenë të shumta. Rrallë ndodh që gratë të kenë pozicione vendimmarrëse në organe që përgatisin politika për SALW-të dhe proceset e kontrollit të armëve vazhdojnë të dominohen nga meshkujt (Cukier 2009). Figura 2: Autorët dhe viktimat e incidenteve të lidhura me armë zjarri në Shqipëri dhe Serbi Shqipëri: Autorët dhe viktimat e incidenteve të lidhura me armë zjarri sipas gjinisë Burimi: SEESAC 2016 Serbi: Autorët dhe viktimat e incidenteve të lidhura me armë zjarri sipas gjinisë Burimi: SEESAC 2015 100% 80% 97% 83% 60% 40% Dhunues Viktimë 20% 0% 3% Dhunues 17% Viktimë Gra Burra Gra Burra 3

VRASJA E GRAVE Sipas bazës së të dhënave të Sekretariatit të Deklaratës së Gjenevës për 48 vendet për të cilët kishte të dhëna të disponueshme të besueshme për periudhën 2007-2012, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është e para ndër vendet e Evropës Juglindore dhe që renditet e 12- ta në listën e përgjithshme, me më shumë se 40% të vrasjeve të grave të kryera me armë zjarri, e ndjekur nga Republika e Serbisë që renditet e 17-ta, ndërsa Moldavia renditet në fund të listës e 42-ta. (Sekretariati i Deklaratës së Gjenevës, 2015, 104). Në lidhje me dhunën ndërmjet partnerëve intimë, në Serbi, në vitin 2015, 45,7% e grave viktima të dhunës nga partneri intim janë vrarë me armë zjarri (Mreža Žene protiv nasilja 2016). Nuk disponohen të dhëna për shoqëritë në vende të tjera të Evropës Juglindore. Përqindja e lartë e grave të vrara me armë të vogla pasqyron rrezikun e lartë që paraqesin armët e zjarrit për jetën dhe ajo përbën një argument të fortë për kontrollin e tyre, veçanërisht në kontekstin e dhunës në familje. II Si trajtohen çështjet gjinore në kuadrin ligjor dhe atë të politikave për kontrollin e SALW në Evropën Juglindore? Analizat e kryera nga SEESAC tregojnë se: 1. Pavarësisht dimensioneve të larta gjinore të SALW, këndvështrimi gjinor as nuk trajtohet, as nuk është integruar në politikat që rregullojnë kontrollin e SALW në Evropën Juglindore. 2. Nëse bëhen përpjekje për të trajtuar aspektet ekzistuese gjinore të SALW, ato preken në mënyrë të fragmentizuar, kryesisht në fushën e dhunës në familje. 3. Për sa i përket mbajtjes, përdorimit dhe keqpërdorimit të armëve të zjarrit, efekteve të diferencuara të armëve të zjarrit mbi gratë dhe burrat, mekanizmave ku rolet gjinore u japin formë praktikave dominuese të SALW në Evropën Juglindore, diferencat gjinore mbeten të patrajtuara. 4. Mungesa e të dhënave gjinore të ndara ose kërkimeve gjithëpërfshirëse për lidhjet ndërmjet çështjeve gjinore dhe SALW, përbën një faktor pengues për hartimin e politikave për kontrollin e armëve, të cilat u përgjigjen çështjeve gjinore. 5. Janë ndërmarrë disa hapa, edhe pse ende në fazë fillestare, për të përfshirë këndvështrimin gjinor në përgjigjen e politikave për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta. Për shembull, janë bërë përpjekje të posaçme për të nxitur pjesëmarrjen e grave (grupe të shoqërisë civile) në hartimin dhe zbatimin e politikave ose për të përfshirë mekanizmat e barazisë gjinore në përcaktimin e një kuadri strategjik. Gjithashtu, në projektimin e modelit të studimit janë bërë përpjekje për të marrë në konsideratë ndikimin e diferencuar të armëve te gratë, si dhe për të miratuar masa për të garantuar përfshirjen e ekuilibruar të personelit me gra dhe burra në procesin e trajnimit për menaxhimin e municioneve dhe lëndëve plasëse. 4

DJEMTË Djemtë në përgjithësi përfaqësojnë një përqindje të lartë disproporcionale si autorë dhe si viktimave të dhunës që lidhet me armët e zjarrit. Dhuna që përfshin armët e vogla shihet shpesh nga djemtë e rinj si një mënyrë për të arritur statusin social dhe ekonomik që ata besojnë se meritojnë. Për pasojë, armët e vogla mund të jenë veçanërisht tërheqëse për djemtë duke qenë se ata shpesh i lidhin armët me krenarinë individuale, burrërinë dhe statusin e lartë social. (Bevan and Florquin 2006). Të dhënat e mbledhura në Shqipëri nëpërmjet analizave të medias tregojnë se nga incidentet që lidhen me armët e zjarrit ku autorë vepre janë meshkuj, 55,7% e veprave janë kryer nga meshkuj që i përkasin grupmoshës 19-35 vjeç. Për sa i përket viktimave, burrat e grupmoshës 19-35 vjeç përbëjnë 38,1% të numrit të përgjithshëm të viktimave (SEESAC 2016). III IV Çfarë fitojmë duke integruar këndvështrimin gjinor? Integrimi i këndvështrimit gjinor në kontrollin e SALW nuk do të thotë vetëm të numërosh gratë dhe burrat, por do të thotë të përdorësh të dhënat e ndara sipas gjinisë për të identifikuar dhe për të reaguar ndaj rreziqeve specifike gjinore me të cilat përballen gratë dhe burrat në lidhje me SALW. Ky informacion i shton një dimension perceptimit të këtij problemi, i cili shpesh nuk vihet re, por që ka një ndikim të konsiderueshëm në efiçencën e ndërhyrjeve. Integrimi i çështjeve gjinore në të gjitha ciklet e kontrollit dhe menaxhimit të SALW rrit perceptimin e kompleksitetit të problemit dhe për rrjedhojë mundëson krijimin e politikave më të përshtatshme dhe më efikase për kontrollin e SALW, të përshtatura më mirë me sfidën me të cilën përballemi. Qëllimi përfundimtar është një shoqëri më e sigurt që ofron një siguri të barabartë si për gratë, ashtu edhe për burrat. Kjo mund të arrihet vetëm nëse merren në konsideratë nevojat e ndryshme të grave dhe burrave. Çfarë tregojnë përvojat nga vendet e tjera? Reformat legjislative në lidhje me mbajtjen dhe lejet e armëve, që janë zbatuar në disa vende, si p.sh. Kanada dhe Australi, kanë vërtetuar se ato janë efiçente në uljen e nivelit të përgjithshëm të vrasjeve (15% në Kanada dhe 45% në Australi) dhe veçanërisht për nivelin e vrasjes së grave (45% në Kanada dhe 57% në Australi), gjë që vërteton se ka një lidhje të fortë ndërmjet futjes së masave më të rrepta për kontrollin e armëve të zjarrit dhe uljes së rrezikut përfundimtar në rastet e dhunës mes partnerëve intimë. Legjislacioni i miratuar në Afrikën e Jugut për kontrollin e armëve dhe kundër dhunës në familje, ka kontribuar në uljen e nivelit të vrasjes së grave nga 8,8 në vitin 1999 në 5,6 në vitin 2009 (Amnesty International, Rrjeti Ndërkombëtar i Veprimit për Armët e Vogla (IANSA) dhe Oxfam International, 2005). 5

Raportet për politikat që kanë si objektiv djemtë e rinj në SHBA japin prova që tregojnë se programet specifike dhe proaktive, të shoqëruara me programe të ndërhyrjes në sjellje kanë qenë efikase në uljen e dhunës me armë ndërmjet djemve të rinj (Abt and Winship, 2016). V Hapat e mëtejshëm: Si të integrohet këndvështrimi gjinor në kuadrin ligjor dhe të politikave për kontrollin e SALW? Për të garantuar që kuadrot e ndryshme për kontrollin e SALW t i përgjigjen aspektit gjinor, këndvështrimi gjinor duhet të depërtojë në të gjithë ciklin e kontrollit dhe menaxhimit të SALW, ku përfshihet: projektimi, zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi. Marrja e hapave konkretë të mëposhtëm lehtëson shndërrimin e angazhimeve për barazi gjinore në masa praktike: Hapi 1: Garantimi i konsensusit për rëndësinë që ka aspekti gjinor në kontrollin e SALW. Mirëkuptimi i përbashkët për rolin që luan aspekti gjinor në formësimin e sjelljeve që lidhen me SALW, të praktikave dhe rrezikut specifik për gratë dhe burrat është kushti paraprak bazë për integrimin efikas dhe të qëndrueshëm të këndvështrimit gjinor në kuadrin për kontrollin e SALW. Për rrjedhojë, është e nevojshme që të garantohet se të gjithë aktorët e përfshirë ndajnë të njëjtat njohuri ose kanë marrë trajnime për barazinë gjinore, integrimin gjinor, analizat gjinore dhe lidhjet ndërmjet gjinisë dhe SALW. Përfaqësimi i ekuilibruar i grave dhe burrave në aktorët e përfshirë është një pjesë thelbësore e integrimit të këndvështrimit gjinor në kontrollin e SALW, ndërsa përfshirja e organizatave të grave dhe ekspertëve gjinorë në këtë çështje është e nevojshme për të lehtësuar procesin. Hapi 2: Vizibiliteti i këndvështrimit gjinor - mbledhja e të dhënave të ndara sipas gjinisë. Të dhënat e ndara sipas gjinisë janë një kusht paraprak për të kuptuar lidhjet ndërmjet çështjeve gjinore dhe SALW dhe për të hartuar politika reaguese ndaj çështjeve gjinore, të mbështetura në fakte. Për rrjedhojë, të gjitha të dhënat për viktimat dhe autorët e incidenteve me armë zjarri, për zotëruesit e armëve të zjarrit, për personat që kanë leje për të mbajtur armë zjarri dhe të dhënat e tjera përkatëse duhet të ndahen përkatësisht sipas gjinisë. Për të trajtuar plotësisht aspektet gjinore të SALW, është gjithashtu e nevojshme që të kuptohet sesi ndërthuret gjinia me karakteristikat e tjera demografike, si p.sh. mosha, raca, etnia, vendbanimi (urban/rural) etj. Hapi 3: Identifikimi i modeleve dhe shqetësimeve gji-nore - Kryerja e analizës gjinore. Të përfshihen këto të dhëna në analizën e situatës, duke siguruar se përfundimet bazohen te kjo analizë. Të eksplorohet sesi ndryshimet gjinore lidhen me çështjet e kontrollit të SALW dhe të identifikohen dhe përcaktohen rreziqet dhe sfidat specifike që lidhen me gjininë. Një paketë e gjerë me metoda praktike, si manuale, lista kontrolli dhe udhëzime për analizën gjinore është zhvilluar dhe mund të gjendet lehtësisht. Hapi 4: Trajtimi i modeleve të identifikuara gjinore - Përcaktimi i objektivave dhe treguesve që i përgjigjen aspektit gjinor dhe përcaktimi i masave praktike dhe novatore që bazohen në të dhënat e ndara sipas gjinisë, për të trajtuar siç duhet aspektet gjinore të SALW. Projektimi i veprimtarive që përmbushin nevojat e sigurisë si për gratë, ashtu edhe për burrat, dhe trajtimi i rreziqeve me të cilët ata përballen. Hapi 5: Gjurmimi i progresit - Monitorimi dhe vlerësimi. Sigurimi se plani i monitorimit mbulon plotësisht zbatimin e masave të përcaktuara për të trajtuar shqetësimet gjinore të identifikuara. Një vlerësim duhet të përcaktojë nëse janë trajtuar/ulur rreziqet specifike gjinore për gratë dhe për burrat, si dhe të japë rekomandime të qarta për veprimet e mëtejshme. 6

Referencat: Abt, Thomas and Winship, Christopher. 2016. What Works in Reducing Community Violence: A Meta-Review and Field Study for the Northern Triangle. United States Agency for International Development. Alvazzi del Frate, Anna. 2011. When the Victim Is a Woman. In Geneva Declaration Secretariat. Global Burden of Armed Violence: Lethal Encounters. Cambridge: Cambridge University Press. Amnesty International, the International Action Network on Small Arms (IANSA) and Oxfam International. 2005. The Impact of Guns on Women s Lives. Oxford: The Alden Press. Bastick, Megan and Valasek Kristin. 2014. Converging Agendas: Women, peace, security, and small arms in Small Arms Survey 2014: Women and Gunds. Cambridge: Cambridge University Press. Bevan, James and Nicholas Florquin. 2006. Few options but the gun: Angry young men. Small Arms Survey. Unfinished Business. Geneva: Small Arms Survey. Cukier, Wendy and James Cairns. 2009. Gender, attitudes and the regulation of small arms: Implications for action. In Farr, Vanessa, Henri Myrttinen and Albrecht Schnabe (eds.). 2009. Sexed Pistols: The Gendered Impacts of Small Arms and Light Weapons. Tokyo: United Nations University Press. Cukier, Wendy and Alison Kooistra and Mark Anto. 2002. Gendered Perspectives on Small Arms Proliferation and Misuse. In Farr, Vanessa A. and Kiflemariam Gebre-Wold (eds.). 2002. Gender Perspectives on Small Arms and Light Weapons: Regional and International Concerns. Bonn: Bonn International Centre for Conversion. Farr, Vanessa A. and Kiflemariam Gebre-Wold (eds.). 2002. Gender Perspectives on Small Arms and Light Weapons: Regional and International Concerns. Bonn: Bonn International Centre for Conversion. Geneva Declaration Secretariat, 2015, Global Burden of Armed Violence 2015: Every Body Counts. Cambridge: Cambridge University Press. Mreža Žene protiv nasilja. 2016. FEMICID - UBISTVA ŽENA U SRBIJI Kvantitativno - narativni izveštaj 2015. godina. Beograd http://www. zeneprotivnasilja.net/images/pdf/femicid-kvantitativno-narativni_izvestaj_za_2015_godinu.pdf. Office of the Special Advisor on Gender Issues and Advancement of Women. 2001.Gender Mainstreaming: Strategy for Promoting Gender Equality. Available: URL: http://www.un.org/womenwatch/osagi/pdf/factsheet1.pdf, Date accessed [7 September 2016]. SAS (Small Arms Survey). 2014a. Small Arms Survey: Women and Guns. Cambridge: Cambridge University Press. SAS (Small Arms Survey). 2014b. Women and Gun Ownership. Geneva: Small Arms Survey. SEESAC. 2006. The Rifle has the Devil Inside Gun Culture in South Eastern Europe. Belgrade: SEESAC. SEESAC.2015. Oružje na meti: Zloupotreba vatrenog oružja u Srbiji. Belgrade: SEESAC. SEESAC. 2016. Armët në Shënjestër (unpublished). Schroeder Emily, Vanessa Farr and Albrecht Schnabel. 2005. Gender Awareness in Research on Small Arms and Light Weapons: A Preliminary Report. Bern: Swisspeace. 7

SEESAC është duke zbatuar VENDIMIN E KËSHILLIT TË BASHKIMIT EVROPIAN 2013/730/CFSP, në mbështetje të aktiviteteve të SEESAC për çarmatimin dhe kontrollin e armëve në Evropën Juglindore - projekti EUSAC. Bashkimi Evropian e ka mbështetur SEESAC që prej vitit 2002 dhe projekti EUSAC është pjesë e portofolit të SEESAC për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta (SALW). Për të mësuar më shumë, jeni të lutur të vizitoni faqen e internetit www.seesac.org Ky raport është shkruar nga Dragan Bozanić. Pikëpamjet e shprehura në këtë dokument janë të vetë autorit dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal apo të Bashkimit Evropian. Emërtimet e përdorura dhe prezantimi i materialit në këtë botim nuk nënkuptojnë shprehjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal apo të Bashkimit Evropian për 1) statusin ligjor të një shteti, territori ose zone, apo për autoritetet ose grupet e armatosura të tij; ose 2) për vijëzimin e kufijve të tij. This project is funded by the European Union Empowered lives. Resilient nations. www.seesac@undp.org 8 UNDP SEESAC Bulevar Zorana Đinđića 64, 11070 Belgrade / SERBIA Telephone: +381 (11) 4155 300 Fax: +381 (11) 4155 499 E-mail: seesac@undp.org