Karta Evropiane e Shëndetit të Zemrës

Similar documents
Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

From the Pastor s Desk

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo. Qeveria Vlada-Government

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI: INFERMIERI

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

Punim për gradën shkencore Doktor

ÇËSHTJET GJINORE DHE KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

karrigeve me rrota manuale

Vlerësimi i Shërbimeve të Konsultoreve të Nënës dhe Fëmijës në Shqipëri

UNIVERSITETI ALDENT FAKULTETI SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

Copyright EDA BEZHANI

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

DOBITË NGA AKTIVITETI I RREGULLT FIZIK

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

MBROJTJA E SË DREJTËS PËR

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

Raport i Transparencës 2017

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

From the Pastor s Desk

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

Mbrojtja sociale dhe Përfshirja sociale në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Rezyme

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI I INFERMIERISË PUNIM DIPLOME. TEMA: Kujdesi infermieror te personat me retardim mendor

UNIVERSITETI I TIRANËS

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Dita Botërore e Ushqimit 16 Tetor 2017

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 21

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

REKOMANDIMI NR.12 I ECRI-T PËR POLITIKAT E PËRGJITHSHME

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Sjellja e politikave për sigurinë kombëtare dhe Gjinia

Çka do të thotë sot në botën e globalizuar socialdemokracia? Ç është demokracia sociale?

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

Principet e partneritetit në BE

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

DORACAKU I KOMUNIKIMIT DHE DUKSHMËRISË

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Programi M: Doracaku i Meshkujve të Rinj. Një qasje Gjinore për Ndërtimin e Aftësive Jetësore për një Tranzicion të Shëndetshëm drejt Burrërisë

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

DHOMA PARA GJYQËSORE I. Gjyqtarja Sanji Mmasenono Monageng, Kryetare e Trupit Gkykues Gjyqtarja Sylvia Steiner Gjyqtari Cuno Tarfusser

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

Curriculum-Vitae. Prof.Dr. Universiteti i Sporteve te Tiranes. Rruga e Kavajës 185/3 Tiranë. Foto

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Tel: Tel:

Udhëzues i OSBE-së Policimi me Bazë Inteligjencën

Transcription:

Karta Evropiane e Shëndetit të Zemrës Preambula Vdekshmëria dhe Sëmundshmëria Sëmundja kardiovaskulare (Sëmundja e zemrës dhe enëve të gjakut) është shkaku nr. 1 i vdekjeve të grave dhe të burrave në Europë 1 Kjo përbën thuajse ½ e të gjithë numrit të vdekjeve, që çdo vit janë mbi 4.35 milionë (vdekje) në 52 shtetet anëtarë të Rajonit Evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), nga të cilat më shumë se 1.9 milionë - çdo vit në Bashkimin Evropian (BE) 2. Sëmundja kardiovaskulare është gjithashtu një shkak madhor i paaftësimit dhe i një cilësie jete me kufizime. Megjithatë, sëmundja kardiovaskulare është dukshëm e parandalueshme. OBSh-ja përllogarit se, të marra së bashku, uljet modeste të rritjes së tensionit të gjakut, të dhjamosjes, të kolesterolit dhe të përdorimit të duhanit në të gjithë popullsinë, mund përgjysmojnë incidencën e sëmundjes kardiovaskulare. Në shumicën e vendeve të Europës veriore, perëndimore e jugore, vdekshmëria nga sëmundja kardiovaskulare dhe incidenca e ndërlikimet janë ulur, ndërsa nuk janë ulur edhe aq ose edhe janë rritur në vendet e Europës qendrore dhe lindore. Ndërkohë që Bashkimi Europian po përjeton ulje të treguesve të vdekshmërisë nga sëmundja kardiovaskulare, ka rritjen e numrit të burrave e të grave që jetojnë me sëmundjen kardiovaskulare 1. Ky paradoks lidhet me rritjen e jetëgjatësisë dhe mbijetesën e rritur të njerëzve me këtë sëmundje. Ngarkesa e sëmundjes kardiovaskulare është duke vrarë më tepër njerëz se të gjitha kanceret e mara së bashku, me një tregues që arrin 55% te femrat dhe 43% te burrat 3, me një vdekshmëri më të lartë ndërmjet meshkujve dhe femrave me kushte sociale dhe ekonomike më të ulta. Faktorët rrezikues Njihet mirë se, faktorët më të mëdhenj rrezikues për sëmundjen kardiovaskulare janë pirja e duhanit, tensioni i lartë i gjakut dhe niveli i rritur i kolesterolit. Këta faktorë lidhen drejtpërdrejt me mënyrat individuale të jetesës, zakonet e ushqyerjes, si edhe me nivelet e aktivitetit fizik. Faktorë të tjerë shoqërues të sëmundjes kardiovaskulare janë mbipesha e dhjamosja, diabeti i sheqerit, konsumi i tepruar i alkoolit dhe stresi psiko-social. Kostoja Është përllogaritur se sëmundja kardiovaskulare i kushton ekonomisë në Bashkimin Europian 169 miliard Euro në vit. Kjo shifër përfaqëson një kosto vjetore per capita prej 372 Euro. Këto kosto ndryshojnë më tepër se 10-fish ndërmjet shteteve të ndryshme anëtarë (të BE): nga 50 Euro në Maltë në mbi 600 Euro për njeri përkatësisht në Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar 4. Bashkëpunimi dhe veprimi shumësektorial Dokumentet e nivelit më të lartë të Bashkimit Europian, veçanërisht Konkluzionet e Këshillit (të BE) 5 të vitit 2004 për Promocionin e Shëndetit të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, i venë theksin rëndësisë së veprimit në të dy nivelet, si në atë të popullatës, edhe në të individëve, veçanërisht duke identifikuar personat me rrezik të rritur.

Konkuzionet e Këshillit të BE-së, të adoptuara gjatë Presidencës Irlandeze të tij, i bëjnë thirrje Komisionit Europian dhe shteteve anëtarë, që të sigurojnë ndërmarrjen e veprimeve të duhura, për t iu përgjigjur sëmundjes kardiovaskulare. Deklarata e Luksemburgut 6, e adoptuar gjatë Presidencës së vet, ka vendosur një marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të Ministrive të Shëndetësisë të shteteve anëtarë dhe të Shoqatave Kombëtare të Kardiologjisë dhe Fondacioneve përkatëse të Zemrës, të pranishme në Mbledhjen e Luksemburgut, që të ndjekin me vendosmëri nisjen dhe fuqizimin e planeve të mirëfillta e të qenësishme parandaluese për sëmundjen kardiovaskulare, dhe të sigurojnë masat e efektshme, politika dhe ndërhyrje në vend në të gjitha shtetet Europiane. Disa rezoluta dhe karta të OBSh-së 7 janë adoptuar me vizionin për të luftuar sëmundjen kardiovaskulare dhe sëmundjet e tjera madhore jo-ngjitëse. Për më tepër, synimi për të mbrojtur shëndetin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në popullatën Europiane me anë të pakësimit të ndikimeve nga sëmundja kardiovaskulare, është përfshirë plotësisht në Traktatin e BE-së 8 dhe në Objektivat e Axhendës të Lisbonës të BE-së, si dhe në perspektivën përfshirëse të integrimit të shëndetit në të gjitha politikat e shprehura në përfundimet e Këshillit të Europës të 30 nëntorit 2006, nën Presidencën Finlandeze 9. Me mbështetjen e Komisionit Europian, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Rrjeti Europian i Zemrës dhe Shoqata Europiane e Kardiologjisë, ftojnë organizmat përkatëse Europiane dhe Organizatat Ndërkombëtare të: - Nënshkruajnë Kartën Europiane për Shëndetin e Zemrës, - Bien në marrëveshje për të luftuar vdekjen e parakohshme dhe vuajtjen nga sëmundja kardiovaskulare me anë të parandalimit, dhe - Veprojnë sipas Deklaratës së Shën-Valentinit (14 shkurt 2000) të bërë nga Konferenca për Fitimin e Zemrës. Çdo fëmijë i lindur në mijëvjeçarin e ri ka të drejtën të jetojë më së paku deri në moshën 65-vjeçare pa vuajtur nga sëmundja kardiovaskulare e shmangshme Pjesa I: Qëllimi Neni 1 Qëllimi i Kartës Europiane të Shëndetit të Zemrës është që të pakësojë barrën e sëmundjes kardiovaskulare në BE dhe në Rajonin Europian të OBSh-së dhe të zvogëlojë mosbarazitë dhe pabarazinë në ngarkesën e kësaj sëmundjeje brenda këtyre vendeve dhe ndërmjet tyre. Në këtë dokument termi Shëndet i Zemrës mbulon sëmundjet e zemrës, goditjen në zemër (sëmundjen akute koronare infarktin*) dhe sëmundjet e tjera aterosklerotike të enëve të gjakut. Neni 2 Karta u rekomandon nënshkruesve të nxisin e të mbështesin masat që u japin përparësi ndërhyrjeve të drejtuara ndaj mënyrave të jetesës, për të ndihmuar në pakësimin e sëmundjes kardiovaskulare. Pjesa II: Nënshkruesit pranojnë se Neni 3 Meqë sëmundja kardiovaskulare është patologji shumëfaktorëshe, është thelbësore që të gjithë faktorët e rrezikut dhe përcaktuesit e tyre, të trajtohen si në nivele sociale edhe në ato individuale.

Karakteristikat që shoqërojnë shëndetin kardiovaskular përfshijnë: - Mospërdorimin e duhanit, - Veprimtarinë e përshtatshme fizike së paku 30 minuta 5 herë në javë, - Zakonet e ushqyerjes të shëndetshme, - Mbajtjen e një peshe trupore normale, - Mbajtjen e tensionit të gjakut më pak se 140/90 mm Hg, - Mbajtjen e Kolesterolit në gjak më pak se 5 mmol/l (190 mg/dl), - Ruajtjen dhe mbajtjen normal të metabolizmit të glukozës, si dhe Shmangien e stresit të tepruar. Neni 4 Faktorët e rrezikut që shoqërohen me mundësi për ndodhi kardiovaskulare, ndahen në tre kategori: Biologjikë Përcaktues të stilit të jetesës Përcaktues të përgjithshëm Të pandryshueshëm Të ndryshueshëm Tension i lartë gjaku Përdorim i duhanit Mosha Të ardhurat Nivel i lartë i glukozës në Dieta jo e Gjinia Edukimi gjak shëndetshme Nivel i lartë i Kolesterolit Abuzimi me alkool Trashëgimia Kushtet e jetesës Mbipesha/Dhjamosja Mosaktivizimi fizik Etnia Kushtet e punës Neni 5 Faktorët e rrezikut mund të trajtohen përkatësisht nga: a) politikë-bërësit, nëpërmjet krijimit të mjediseve mbështetëse të nevojshme, qofshin edhe të natyrës legjislative duke përfshirë taksimin dhe reklamën; b) me masa të tjera nga vetë individët, nëpërmjet shëndetësimit të sjelljeve të tyre, si dieta e balancuar, shmangia e duhanit, aktivizimi i rregullt fizik, etj.; si edhe nga c) personeli mjeko-shëndetësor me anë të edukimit për mbarëvajtjen e shëndetit dhe me identifikimin e trajtimin përkatës të njerëzve me rrezik të madh. Neni 6 Qasja dhe mbajtja parasysh e faktorëve të rrezikut duhet vazhduar gjatë gjithë jetës, duke filluar qysh në fëmijëri. Neni 7 Ngarkesa e pranisë të sëmundjes kardiovaskulare mund të pakësohet me anë të diagnostikimit të hershëm, ndjekjes të përshtatshme të ecurisë, rehabilitimit dhe vazhdimësisë së parandalimit, duke përfshirë kurdoherë këshillimin e përshtatshëm për mënyrat e jetesës.

Neni 8 Është e nevojshme të mbahen parasysh aspektet gjinore që lidhen me shëndetin kardiovaskular dhe me sëmundjen. Pjesa III: Nënshkruesit bien dakord që Neni 9 Të vihen në jetë politikat dhe masat për të cilat është rënë dakord dhe të vendosura në dokumentet politike Europiane të nivelit të lartë: - Konkluzionet e Këshillit për Shëndetin e Zemrës (Qershor 2004) 5, - Deklarata e Luksemburgut (Qershor 2005) për të vënë në jetë Promocionin për Shëndetin Kardiovaskular 6, dhe - Rezolutën e OBSh-së për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve jo të transmetueshme në Rajonin Europian 10 të OBSh-së. Vënia në jetë do të bëhet në nivelet Europiane, shtetërore dhe krahinore. Neni 10 Të promovohen, mbrohen dhe mbështeten zhvillimi dhe vënia në jetë e strategjive dhe masave të përshtatshme për mbarëvajtjen e shëndetit kardiovaskular, nëpërmjet politikave në nivel Europian, shtetëror, krahinor e vendor për parandalimin e sëmundjes kardiovaskulare. Neni 11 Të ngrihen e të fuqizohen aleanca kushtuar mbarëvajtjes të shëndetit të zemrës, në mënyrë që të arrihet mbështetja sa më e madhe e mundshme për politika zhvillimesh dhe aksione të bashkërenduara, për të zvogëluar ndikimin dhe peshën e sëmundjes kardiovaskulare. Neni 12 Të angazhohen për edukimin dhe fuqizimin e publikut dhe të pacientëve, me anë të përfshirjes së duhur të mass-mediave dhe zhvillimit të një marketingu shoqëror të përshtatshëm, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të siguruar mobilizimin e vetë komuniteteve, me ngritje koalicionesh sa më të gjera në publik. Neni 13 Të zhvillohen kapacitetet për Promocionin e Shëndetit nëpërmjet arsimimit dhe trajnimit në sistemin universitar dhe pasuniversitar, në mënyrë që të mund të arrihet qëllimi i kësaj Karte. Neni 14 Të mbështetet vendosja e strategjive kombëtare për zbulimin dhe ndjekjen e personave me rrezik të madh dhe për parandalimin e trajtimin e atyre me sëmundje kardiovaskulare tashmë të shfaqur. Neni 15 Të nxitet adoptimi i Udhërrëfyesit më të ri Europian për parandalimin e sëmundjes kardiovaskulare, i punuar nga Grupi i Përbashkët Europian - (Joint European Task Force). Kjo përfshin përkthimin e Udhërrëfyesit në gjuhën(t) e vendit, përshtatjen me veçoritë e tyre duke pasqyruar të dhënat e

statistikave vendore për vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë, përvojën lokale dhe përmirësimet e duhura në praktikat e veçanta të traditës të kujdesit shëndetësor. Ky dokument të shpërndahet në të gjitha profesionet mjeko-shëndetësore, si edhe partnerëve të tjerë bashkëpunëtorë të përfshirë në ruajtjen e shëndetit. Në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të shëndetësisë a) të arrihet që puna parandaluese të përbëjë prioritet brenda vetë sektorit shëndetësor, b) të kryhet nga punonjës të formuar më së miri, në numër të mjaftueshëm dhe të paguar në mënyrë të arsyeshme brenda kuadrit të politikave të brendshme për sigurimet shëndetësore. Neni 16 Të vendoset si prioritet kërkimi mbi efektshmërinë e politikës dhe të ndërhyrjeve parandaluese, duke përfshirë aspektet e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor. Të fillohen kërkime të drejtuara mbi epidemiologjinë dhe faktorët e ndryshëm të sjelljeve, duke përfshirë ndikimin e programeve të ndryshme kushtuar përmirësimit dhe ruajtjes të shëndetit të popullsisë, përfshirë ato në drejtim të rinisë dhe nnë drejtim të kuptimit të mekanizmave të plakjes së sistemit kardiovaskular, si dhe të cënueshmërisë kardiovaskulare të femrave. Të orientohet ndarja e kërkimit në fushën e sëmundjes kardiovaskulare në Europë, nëpërmjet nxitjes së mbarëvajtjes dhe financimit të bashkëpunimit të mëtejshëm, zgjerimit dhe bashkërendimit të projekteve të kërkimit. Neni 17 Të vlerësohet ecuria e gjendjes të shëndetit kardiovaskular (duke përfshirë edhe prevalencën e faktorëve të rrezikut) për të matur përparimin e bërë në nivele popullsie dhe individuale, që të mund të arrihen objektivat e Nenit 2. Neni 18 Të rishikohet sistematikisht shtrirja, gjerësia dhe thellësia e planeve dhe politikave kombëtare të mara përsipër dhe sa e si janë vënë në jetë. Të organizohen mbledhje, në partneritet me Komisionin Europian dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, mbi Kartën Europiane të Shëndetit të Zemrës e cila do të jetë një platformë për shkëmbim idesh dhe eksperiencash; dhe e cila do të çojë përpara përmirësimet e bëra ose ato që duhet të bëhën. (1)2733rd Employment, Social Policy, Health and Consumer Affairs Council Meeting - Luxembourg - 1 and 2 June 2006 (2)European Cardiovascular Disease Statistics - British Heart Foundation and European Heart Network - 2005 (3)Cardiovascular diseases in women: a statement from the policy conference of the European Society of Cardiology, European Heart Journal, March 2006 (4)Economic burden of cardiovascular diseases in the enlarged European Union, European Heart Journal, February 2006 (5)Council of the European Union - 9507/04-2586th Council Meeting - 1 and 2 June 2004 (6)Luxembourg Declaration - 29 June 2005 (7)EUR/RC56/R2; WHA53.17; EUR/RC52/R12; EUR/RC55/R1; EUR/RC54/R3; EUR/RC55/R6

(8)Article 152 of the EU Treaty (9)2767th Employment, Social Policy, Health and Consumer Affairs Council Meeting - Brussels - 30 November and 1 December 2006 (10)Regional Committee resolution EUR/RC56/R2 on the prevention and control of non-communicable diseases in the WHO European Region Për hir të zemrave të fëmijëve tanë unë adoptoj Kartën Evropiane të Shëndetit të Zemrës.