PËRPLASJE QYTETËRIMESH? Radikalizmi islamik në kontekst historik dhe politik

Similar documents
From the Pastor s Desk

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

From the Pastor s Desk

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA

DHUNA E GLOBALES DHE TERRORI NDËRKOMBËTARË SI PASOJË E ZHVILLIMIT TË GLOBALIZIMIT SI ALTËRNATIVË APO SFIDË E RREGULLIMIT GLOBAL

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

PARATHËNIE i HYRJE... vii KREU I: ROLI I KRISHTËRIMIT NË FORMIMIN E SHOQËRISË DHE SHTETIT AMERIKAN

KOMPLOTI BOTR RËROR. Nikola M. Nikolov

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

AUTENTICITETI DHE HISTORICITETI I NJERIUT NE FILOZOFINË E HANNAH ARENDT

NJERIU NJËDIMENSIONAL

Subordinate causal clauses in Albanian language

MENAXHIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE: RASTI I SHQIPËRISË

ASPEKTE TË MENDIMEVE TË IMAM KHOMEINIT

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Zonat kulturore e civilizimit islam... 3 Brzezinski: respektim të dinjitetit politik të muslimanëve...8 Islami në dy tre fjalë...

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

Mesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në institucionet fetare

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 21

Noeu dhe Përmbytja e Madhe

Vetëperceptimet e qytetërimeve. Ahmet Davutogllu

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

Tel: Tel:

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

EDUKIMI FEJA FEJA DHE EDUKIMI. Autor: Prof. Dr. Gjergj Sinani

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE

From the Pastor s Desk

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

Perënditë paraislame të arabëve

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

ORGANIZATA DHE MARREDHENIE NDERKOMBETARE UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE PROGRAMI MASTER PROFESIONAL

BRIEFS MACEDONIA B NDIKIMI I BASHKËSIVE FETARE NDAJ INSTITUCIONEVE DHE POLITIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S.

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

Si muslimanë, ne dënojmë sulmet në dy qytetet kryesore të Shteteve të

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

Bibël për fëmijët paraqet. Mbreti i Urtë Salomon

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

ISLAMI DHE BRENGA E NJERIUT TË SOTËM. Sejjed Hosein Nasër

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

APPLICATION FOR NEW COURSE. Department/Division offering course: Modern and Classical Languages: Russian and Eastern Studies

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

BAZAT E DISKRIMINIMIT

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

KONCEPTIMET E PROGRESIT NË KONTEKSTIN E DOKTRINAVE EPISTEMOLOGJIKE LETRARE

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

FILOZOFIA TELEOLOGJIKE E MEVLANA XHELALEDDIN RUMIUT

From the Pastor s Desk

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Për Shkollën Qendër Komunitare -

PARAKUSHTET PËR SHËNJESTRIMIN E INFLACIONIT NË SHQIPËRI FORUMI I HAPUR

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

TEZË DOKTORATURE PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES

MANUAL I NATO-S. Public Diplomacy Division NATO 1110 Brussels, Belgium. Division Diplomatie publique OTAN 1110 Bruxelles, Belgique

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

NJË ANALIZË E POLITIKËS SHQIPTARE PËR INTEGRIM

Etika e Komunikimit në Administratën Publike,

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

XVII Sistemi i administratës publike

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

Transcription:

PËRPLASJE QYTETËRIMESH? Radikalizmi islamik në kontekst historik dhe politik 2 3

Fatos Tarifa Iliaz Labi PËRPLASJE QYTETËRIMESH? Radikalizmi islamik në kontekst historik dhe politik 4 5

Fatos Tarifa, Iljaz Labi, 2013 Të gjitha të drejtat janë të autorit ISBN 978-9928-164-75-9 Lënda Ky libër apo pjesë të veçanta të tij nuk mund të riprodhohen në asnjë formë dhe as të shpërndahen pa lejen me shkrim të autorëve. Konceptualizimi i dukurisë 11 Kalifati Arab dhe lavdia kulturore e tij 15 Krijimi dhe rënia e Perandorisë Otomane 33 Drejtimet e zhvillimit post-otoman në botën myslimane 39 Periudhat dhe format e terrorizmit islamik 55 Përfundime 81 PRINTED AND BOUND IN ALBANIA BY ONUFRI Shtëpia Botuese Minerva Rr. S. Gabrani, Tiranë, Tel/Fax 00355 42 487 007; 2270 399 http: //www.minervabotime.com; E-mail: info@minervabotime.com 6 7

Ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001, të cilat u pasuan nga lufta kundër regjimit të Talibanit në Afganistan dhe nga rrëzimi i regjimit të Sadam Huseinit në Irak, si edhe kriza politike që vazhdon në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Egjipt dhe në Siri, kanë krijuar mjaft pështjellim në përdorimin e termave dhe të koncepteve të tilla si: Islam, islamizëm, apo radikalizëm islamik. Këto rrethana e bëjnë edhe më të nevojshme një shqyrtim kritik të këtyre koncepteve dhe të fenomeneve që përfaqësojnë ato në vështrim historik, teorik dhe politik. Konfuzioni mjaft i përhapur që ekziston në kuptimin dhe në përdorimin e termave të tilla mund të çojë në analiza teorike të gabuara, por, më shumë akoma, në praktika politike që mund të kenë pasoja 8 9

shumë negative, madje edhe katastrofike në të ardhmen. Në këtë ese, ne përpiqemi të shpjegojmë dhe të kontekstualizojmë dukurinë e radikalizmit islamik, duke sqaruar kushtet historike të lindjes së tij, si edhe faktorët politikë lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë që e kanë ushqyer atë, që kanë modifikuar format e shprehjes së tij dhe që e kanë bërë këtë dukuri kaq virulente e të rrezikshme në kohën tonë. Konceptualizimi i dukurisë Termi Islam, në arabisht nënkupton nënshtrim, nënshtrim ndaj vullnetit të zotit. Fjala myslim nënkupton atë që nënshtrohet. Të dyja këto fjalë kanë të njëjtën rrënjë në fjalën salaam, e cila, në arabisht do të thotë paqe. Edhe pse pjesa më e madhe e 1.6 miliardë myslimanëve që jetojnë sot në botë (dhe që përbëjnë rreth 23 për qind të popullsisë së globit) 1 nuk janë arabë, arabishtja është gjuha e fesë myslimane, pasi ajo është gjuha e Kuranit. Radikalizmi islamik dhe terrorizmi islamik janë derivate të drejtpërdrejta të Islamizmit. Konceptet islamik dhe Islamizëm nuk janë e njëjta gjë. Termi i parë 1 Shih Pew Research Center, Executive Summary: The Future of the Global Muslim Population, 27 January 2011. 10 11

i referohet një feje dhe një kulture që ka ekzistuar për më shumë se një millennium e gjysmë, ndërsa Islamizmi është një fenomen politik dhe fetar i lidhur me ngjarje të mëdha të shekullit të 20-të. Islamikët e quajnë veten e tyre Islamiyyoun (islamistë) pikërisht për t u dalluar nga Myslimun (myslimanët). Islamizmi mund të përkufizohet si një lëvizje islamike militante, antiprogresiste dhe antidemokratike, e cila ka në themel të saj një vizion holistik mbi Islamin dhe synimi final i së cilës është restaurimi i një kalifati botëror. Islamizmi është militant për shkak se ai përdor dhe jusitifikon përdorimin e të gjitha mjeteve të mundshme, përfshirë edhe dhunën dhe armët e shkatërrimit në masë. Islamizmi është antiprogresist dhe antidemokratik për shkak se e konsideron modernitetin si një komplot kundër integritetit të Islamit. Vizioni filozofik i Islamizmit është holistik, pasi ai bazohet në pandashmërinë absolute të trinitetit Din, Dunya dhe Dwalla, që janë feja, mënyra e jetesës dhe shteti. Kjo pandashmëri, në vizionin islamik, është e përhershme dhe e përjetshme. Qëllimi më i lartë i tij është realizimi i këtij triniteti në shkallë globale. Ky qëllim justifikohet në mesazhin e Muhamedit, si profet i Islamit. Përcaktimi i mësipërm, përfshin karakteristikat kryesore të përbashkëta pothuajse të të gjitha lëvizjeve radikale islamike. 12 13

Kalifati Arab dhe lavdia kulturore e tij Feja islame është jo vetëm më e reja ndër fetë e mëdha botërore dhe, në shumë pikëpamje, më pak e komplikuar se fetë e tjera të mëdha monoteiste, por edhe feja që ka njohur zhvillimin më të shpejtë dhe përhapjen më të gjerë ndër të gjitha fetë e mëdha. Historiani i njohur Albert Hurani, në librin e tij Historia e popujve arabë, dokumenton se, një shekull e gjysmë pas krijimit të fesë islame, pra në mesin e shekullit të 8-të, vetëm 10 për qind (ose më pak se kaq) e popullsisë së Iranit, Irakut, Sirisë, Egjiptit, Tunizisë, Marokut dhe Spanjës ishin myslimanë. Dy shekuj më vonë, myslimanët përbënin shumicën dërrmuese të 14 15

popullsisë në të gjitha territoret e Kalifatit arab. 2 Një arsye për këtë ka qenë, ndoshta, prejardhja e drejtpërdrejtë e fesë islame nga Judaizmi dhe Kristianizmi, prej të cilëve kjo fe mori, modifikoi dhe inkorporoi në sistemin e saj epistemologjik një pjesë të parimeve të saj, ndërsa hodhi poshtë parime të tjera. Rol të veçantë në përhapjen e shpejtë të fesë myslimane ka luajtur veçanërisht mesazhi i saj për drejtësi sociale dhe për tolerancë ndaj feve të tjera, gjë që, së bashku me rritjen e pakënaqësisë dhe të rezistencës popullore kundër sundimit bizantin, intolerancës fetare të Kishës Ortodokse greko-bizantine dhe kundër sunduesve persianë në periudhën pas lindjes së saj, bëri që feja e re islame të konvertonte masa të mëdha njerëzish, nga Spanja katolike deri në Indi. 3 Në dallim nga ortodoksia bizantine, myslimanët 2 Albert Hourani, A History of the Arab Peoples (London: Faber and Faber, 1991), f. 46. 3 Ira M. Lapidus, A History of Islamic Societies (Cambridge: Cambridge University Press, 2002). që pushtuan territoret e Bizantit, në përgjithësi, nuk e detyronin konvertimin e të krishterëve dhe të hebrejve në fenë islame. Ata e toleruan të drejtën e praktikimit të feve të tjera përkundrejt një takse të veçantë, që i paguhej shtetit arab. Madje, edhe pse kalifët myslimanë e imponuan gjuhën arabe si gjuhë zyrtare në të gjitha territoret e pushtuara prej tyre, ata i lejuan besimtarët jomyslimanë të shërbenin në administratën civile të shtetit arab. 4 Në vitin 641 trupat myslimane mposhtën ushtritë bizantine dhe pushtuan Sirinë, Palestinën dhe Egjiptin. Kjo ngjarje shënoi fillimin e invazionit arab në krejt Afrikën Veriore. Ardhja në fuqi e Omajadëve, në vitin 661, e shndërroi shtetin arab në një perandori të vërtetë dhe Damaskun në metropolin e saj. Në vitin 711, ushtritë myslimane hynë në Spanjë dhe në Indi. Shumë shpejt, pothuajse i gjithë gadishulli Iberik ra nën sundimin arab. Pak kohë 4 Jonathan P. Berkey, The Formation of Islam: Religion and Society in the Near East, 600-1800 (Cambridge: Cambridge University Press, 2003). 16 17

më vonë, në vitin 750, feja islame arriti zenitin e saj nën sundimin e Abasidëve (750-935). Gjatë dy shekujve të sundimit të kësaj dinastie, arabët arritën të krijojnë perandorinë më të madhe të njohur deri atëherë, Kalifatin e Madh, kufijtë e të cilit u shtrinë nga Deti i Zi, në Indi, në Irak, në gadishullin arabik, në krejt Afrikën Veriore, në Spanjë dhe në Portugali, në Francën e jugut dhe deri në Itali. 5 Pas kësaj, për pesë shekuj me radhë pas Muhamedit, myslimanët dominuan botën, si kulturalisht, ashtu edhe ushtarakisht, në një mënyrë po aq tërësore sa edhe Europa dhe Amerika kanë dominuar në këto 250 vitet e fundit. Kjo perandori gjigante karakterizohej nga dy elemente thelbësore: (1) përdorimi i një gjuhe dhe i një monedhe të 5 Molly Greene, A Shared World: Christians and Muslims in the Early Modern Mediterranean (Princeton, NJ: Princeton University Press, 2000); Hugh Kennedy, The Great Arab Conquests: How the Spread of Islam Changed the World We Live In (Philadelphia, PA: Da Capo Press, 2007). 6 Maurice Lombard, The Golden Age of Islam (Amsterpërbashkët në të gjitha provincat e saj, çka i dha asaj qëndrueshmërinë burokratike të nevojshme për të mbijetuar si shtet dhe (2) një hapësirë kulturore poliglote dhe e diversifikuar nga pikëpamja fetare, çka bëri të mundur zhvillimin e paparë të filozofisë, të letërsisë, të arteve dhe të shkencës. 6 Sidoqoftë, edhe gjatë periudhës së artë të saj, bota arabe nuk u zhvillua në mënyrë të qetë e paqësore. Rivalitetet dhe luftrat e brendshme bënë që qendra e sundimit mysliman të zhvendosej nga Meka në Damask, në Bagdad dhe, më vonë, në Kairo, qytet ky, i cili edhe sot e kësaj dite mbetet qendra më e madhe urbane e jetës intelektuale myslimane. Nën dinastinë e Abasidëve, Bagdati u bë qendra e botës myslimane, për të mos dam & New York: American Elsevier, 1975); Charles H. Haskins, Studies in the History of Mediaeval Science (Cambridge, MA: Harvard University Press, 1924); Jan P. Hogendijk & Abd al-hamid Sabrah, The Enterprise of Science in Islam: New Perspectives (Cambridge, MA: MIT Press, 2003); George Makdisi, Scholasticism and Humanism in Classical Islam and the Christian West, Journal of the American Oriental Society (1989), Vol. 109, No. 2, ff. 175-182. 18 19

thënë, ndoshta, edhe qendra e botës në atë kohë. Në periudhën e zhvillimit më të lartë të qytetërimit arab kishte vetëm një qytetërim tjetër, i cili i afrohej atij për nga pikëpamja e nivelit të zhvillimit dhe e arritjeve të tij. Ky ishte qytetërimi kinez. Por Kina ishte larg dhe qytetërimi i saj mbeti esencialisht qytetërim i një rajoni të vetëm i Azisë Lindore dhe i një grupi racor. Në dallim nga ai, bota myslimane krijoi një qytetërim multietnik, multiracor dhe, madje, ndërkontinental. Shtëpia e Dijes (Bayt al-hikma) në Bagdad, e cila u bë e famshme në fund të shekullit të 8-të, kishte një bibliotekë, një institut përkthimesh dhe një qendër kërkimore, e cila nuk kishte rivalitet në kohën e saj. Si e tillë, ajo tërhoqi shumë nga intelektualët, filozofët dhe shkencëtarët më të shquar të asaj kohe nga të gjitha provincat e Kalifatit arab. 7 Të pa privuar për shkak të përkatësisë etnike apo të besimit të tyre fetar, ata do të gjenin 7 Jonathan Lyons, The House of Wisdom: How the Arabs Transformed Western Civilization (New York: Bloomsbury Press, 2009). në Bagdad lirinë e nevojshme intelektuale, e cila, në atë kohë, mungonte në Europë, për të eksploruar përtej kufijve të njohur të shkencës e të matematikës dhe për të ringjalluar nga thellësitë e shekujve filozofinë dhe letërsinë klasike të Greqisë e të Romës së lashtë. 8 Në të njëjtën periudhë, nën sundimin e Fatimidëve, Kairo u bë dhe mbeti për afro 200 vjet rivalja më e madhe e Bagdadit. Në atë kohë, ky qytet u bë një qendër dinamike për zhvillimin e arteve, të filozofisë dhe të dijes në përgjithësi. Këtu, në vitin 970, u ndërtua xhamia dhe kolegji teologjik al-azhar, i cili ka qenë dhe mbetet jo vetëm universiteti islamik më i madh dhe më i rëndësishëm, por konsiderohet të jetë, gjithashtu, edhe universiteti më i vjetër në botë. 9 8 Jim Al-Khalili, The House of Wisdom: How Arabic Science Saved Ancient Knowledge and Gave Us the Renaissance (New York: Penguin Press, 2011). 9 Heinz Halm, The Fatimids and their Traditions of Learning (London: The Institute of Ismaili Studies and I.B. Tauris, 1997); Jakob Skovgaard-Petersen, Al-Azhar, 20 21

Në shekujt e 10-të dhe të 11-të, ndërsa krejt Europa lëngonte nën pushtetin absolut të kishës katolike dhe të obskurantizmit mesjetar, Spanja e Jugut, nën Kalifatin arab, njohu një rilindje letrare të shkëlqyer dhe një zhvillim kulturor të paparë deri atëherë. Krahas Bagdadit dhe Kairos, Kordova, e cila dikur kishte qenë pjesë e Perandorisë Romake, u bë tani jo vetëm kryeqyteti mysliman i Spanjës, por edhe një qendër e madhe dhe shumë e rëndësishme e kulturës, e filozofisë dhe e shkencës në krejt botën arabe. Korifeu më i shquar i saj ishte Avicena, apo Ibn Sina (980-1037), 10 famën e të cilit do ta arrinte një shekull më vonë vetëm Averroes, apo Ibn Rushd (1126-1198). 11 Në periudhën e shkëlqimit të saj, Kordova ishte qyteti më modern i Modern Period, Encyclopaedia of Islam, Three. Edited by Gudrun Krämer, Denis Matringe, John Nawas & Everett Rowson (Brill Academic Publishers, 2010). 10 Leen E. Goodman, Avicenna (London & New York: Routledge, 1992). 11 Majid Fakhry, Averroes: His Life, Works and Influence (Oxford: Oneworld Publications, 2001). Europës. Ajo kishte rrugë të shtruara dhe të ndriçuara natën, madje edhe ujë të rrjedhshëm. Ky qytet, ashtu si edhe Granada, u bë shumë atraktiv për artistë, muzikantë dhe poetë nga e gjithë Europa. Kordova konsiderohej në atë kohë edhe nga vetë europianët si ornamenti i botës. 12 Saga e Spanjës myslimane zgjati shumë, por ashtu si edhe vetë ëndrra për krijimin e një perandorie islamike në Europë ajo mori fund. Në mbarim të shekullit të 11- të, trupat myslimane u përzunë nga Siçilia dhe, më 1492, pothuaj tetë shekuj pasi arabët ishin vendosur në Spanjë dhe pikërisht atë vit që Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën ushtritë kristiane i detyruan ata ta linin Gadishullin Iberik, duke i hapur kështu rrugën procesit të invazionit të krishterë në Afrikë dhe në Azi. Askush nuk e vë në dyshim faktin që, për shekuj me radhë, bota myslimane 12 Maria Rosa Menocal, The Ornament of the World: How Muslim, Jews and Christians Created a Culture of Tolerance in Medieval Spain (Boston, MA: Little Brown and Company, 2002). 22 23

ka qenë në ballë të qytetërimit njerëzor dhe të arritjeve të tij. 13 Në vetë perceptimin mysliman, Islami ishte sinonim i civilizimit, përtej kufijve të të cilit kishte vetëm shoqëri barbare dhe njerëz të pabesë. Ky pretendim mund të thuhet se ka qenë i justifikuar për periudhën midis rënies së qytetërimit të lashtë greko-romak dhe lindjes së premisave të qytetërimit perëndimor, periudhë kjo, e cila, në historinë e Europës njihet me emrin Mesjetë. Arritjet e kulturës dhe të shkencës arabe gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shumta dhe impresionuese. Nga Bagdadi, Kairo dhe Kordova studiues të ndryshëm filluan të mbledhin dhe të përkthejnë në arabisht tekstet e vjetra të grekëve, (të cilat në Europën mesjetare i kishte mbuluar pluhuri i harresës, ose edhe ishin shkatërruar), të persianëve dhe të 13 Toby Huff, The Rise of Early Modern Science: Islam, China, and the West (Cambridge: Cambridge University Press, 2003); Andrew M. Watson, The Arab Agricultural Revolution and Its Diffusion, 700 1100, The Journal of Economic History (1974), Vol. 34, No. 1, ff. 8-35. indianëve të lashtë. Në saje të përpjekjeve dhe të përkthimeve të arabëve mundën të shpëtojnë dhe të mbërrijnë deri në ditët tona veprat e Aristotelit, të Platonit, të Pitagorës dhe të Hipokratit. 14 Duke u mbështetur në idetë e Hipokratit, babait të mjekësisë, arabët bënë studime të detajuara në anatomi dhe krijuan në Bagdad shkolla mjekësore 4-vjeçare, të cilat u kërkonin mjekëve të kalonin një provim rigoroz mjekësie përpara se të lejoheshin të ushtronin profesionin e tyre. Shkencëtarët arabë zhvilluan një teori origjinale mbi përhapjen e sëmundjeve nëpërmejt mikrobeve. 15 Mjekët arabë në Bagdad ishin të parët që filluan të praktikojnë vënien në karantinë të pacientëve në mjedise të 14 Fatos Tarifa, Remzi Lani & Baviola Shatro, Rilindja e Europës: Mendimi dhe kultura humaniste e saj (Tiranë: Ombra GVG, 2010); John Richard Hayes (ed.), The Genius of Arab Civilization: Source of Renaissance (Cambridge, MA: MIT Press, 1983). 15 John Urquhart, How Islam Changed Medicine: Ibn Sina (Avicenna) Saw Medicine and Surgery as One, British Medical Journal (2006), Vol. 332, No. 7533, ff. 120-121. 24 25

veçanta. 16 Ata kishin përparuar gjithashtu në fushën e oftalmologjisë, duke krijuar dhe përdorur për të parën herë teknikën kirurgjikale të heqjes së kataraktit nga syri i njeriut, 17 teknikë kjo të cilën europianët filluan ta përdorin njëmijë vjet më vonë. Kontributi më i madh i arabëve në fushën e dijes njerëzore, sidoqoftë, ka qenë në matematikë, në disiplina të tilla si algjebra, trigonometria dhe logaritmet. 18 16 Donald Campbell, Arabian Medicine and its Influence on the Middle Ages, Volume I (London: Routledge, 2001); David W. Tschanz, Arab Roots of European Medicine, Heart Views (2003), Vol. 4, No. 2. 17 Rosanna Gorini, Al-Haytham the Man of Experience: First Steps in the Science of Vision, Journal of the International Society for the History of Islamic Medicine (2003) (Institute of Neurosciences, Laboratory of Psychobiology and Psychopharmacology, Rome, Italy). 18 Victor J. Katz (ed.), The Mathematics of Egypt, Mesopotamia, China, India, and Islam: A Sourcebook (Princeton, NJ: Princeton University Press, 2007); Edward Grant, A Source Book in Medieval Science (Cambridge: Harvard University Press, 1974); Diane Boulanger, The Islamic Contribution to Science, Mathematics and Technology, OISE Papers, in STSE Education (2002), Vol. 3. Ata, gjithashtu, zhvilluan konceptin zero dhe, duke u mbështetur në njohuritë e indianëve, zhvilluan një sistem numerik koherent, të cilin prej tyre e morën europianët dhe sot, i njohur si numrat arabë, përdoret në mënyrë universale. Shumë nga arritjet shkencore e kulturore të arabëve janë bërë të njohura për brezat e mëvonshëm dhe kanë mbërritur deri në ditët tona jo vetëm sepse ato ishin ide dhe praktika novatore, por edhe sepse qendrat e mëdha të kulturës arabe Damasku, Bagdadi dhe, më vonë, Kairo e Kordova i popullarizuan këto arritje përmes prodhimit dhe përdorimit të letrës, të cilën e kishin shpikur kinezët. Duke zëvendësuar papirusin e shtrenjtë me një medium të ri, siç është letra, arabët filluan jo vetëm t i botonin në shumë kopje veprat e tyre, por edhe të regjistronin dokumentacionin gjithnjë e më të shumtë të burokracisë shtetërore të perandorisë së tyre. Në librin e tij Letra përpara shtypit, Jonathan Bloom shkruan se, me përdorimin e letrës, bota arabe njohu një 26 27

eksplozion librash, nga tekstet shkencore dhe ato fetare, deri te librat e gatimit dhe të përrallave letrare, si Përrallat e 1001 netëve. 19 Përdorimi i letrës, shkruan ky autor, ishte një akt po aq revolucionar sa edhe shpikja e shtypshkrimit. Ai e demokratizoi esencialisht dijen dhe ndihmoi që shoqëria arabe të shtrihej në tre kontinente. Prodhimi dhe përdorimi i gjerë i letrës ka qenë gjithashtu një faktor shumë i rëndësishëm për krijimin e të parit sistem bankar ndërkombëtar nga arabët. 20 Bazuar në përdorimin e çeqeve (sakk në arabisht), arabët ishin të parët që krijuan sistemin e kreditit, i cili u lejonte tregtarëve të shkruanin një çek në Indi dhe ta shkëmbenin atë me para në Spanjë. Qindra mijëra dokumente të shkruara në letër, të cilat janë zbuluar në Kairo, provojnë se bota 19 Jonathan Bloom, Paper before Print: The History and Impact of Paper in the Islamic World (New Haven, CT: Yale University Press, 2001). 20 Subhi Y. Labib, Capitalism in Medieval Islam, The Journal of Economic History (1969), Vol. 29, No. 1, ff. 79-96. arabe krijoi të parën ekonomi në letër ( paper economy ) në botë. Urdhra pagesash (ekuivalente të çeqeve të sotme) dhe letrat e kreditit të lëshuara nga tregtarë të njohur, u dhanë mundësi tregtarëve arabë të udhëtonin në distanca të largëta duke mos pasur nevojë të merrnin me vete shuma të mëdha parash apo sasi të mëdha ari. Krahas fesë myslimane, gjuhës arabe si gjuhë zyrtare e Kalifatit Arab dhe një kulture të përbashkët që lulëzoi në atë periudhë, ajo që i bashkoi edhe më shumë territoret arabe ishte zhvillimi i tregtisë. Bota myslimane bashkoi në një treg të vetëm territore shumë të gjera, të cilat shtriheshin nga Ngushtica e Gibraltarit deri në Oqeanin Indian. Nëpërmjet tregtisë, u bë e mundur që pasuritë e të gjitha provincave të perandorisë, edhe atyre më të largëta, të shkëmbeheshin dhe të përdoreshin në te gjitha territoret e saj. Tekstilet dhe pllakat e çelikut nga Persia do të shkëmbeheshin tani me mëndafshin dhe me barutin që prodhohej në Kinë, apo me çajin dhe erëzat e Indisë. 28 29

Në fillimim të mijëvjeçarit të dytë, perandoria myslimane arabe filloi ta humbiste madhështinë e saj të dikurshme. Edhe pse kryqëzatat e krishtera e dobësuan sundimin e Kalifatit Arab, ato nuk arritën ta shembnin atë. Në vitin 1187, Saladini, prijësi i arabëve, arriti të rimerrte Jeruzalemin, të cilin, si rezultat i kryqëzatave, europianët e kishin pushtuar për 88 vjet. Për të krishterët e Mesjetës, Jeruzalemi ishte ekuivalenti i Mekës së myslimanëve. Përplasja mes kryqëzatave dhe ushtrive arabe për zotërimin e qytetit të shenjtë, Jeruzalemit, e cila zgjati më shumë se tre shekuj, mund të konsiderohet si përplasja e parë midis krishtërimit dhe myslimanizmit. Edhe pse kryqëzatat e krishtera kundër arabëve nuk kanë lënë shumë gjurmë në imagjinatën historike të europianëve, brutaliteti dhe masakrat e tyre kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën kolektive të popujve arabë. Historiani i njohur anglez Steven Runciman, në librin e tij Historia e kryqëzatave, shkruan se, kurdoherë që europianë të mençur janë përpjekur, në periudha të mëvonshme, të gjejnë një bazë mbi të cilën të krishterët dhe myslimanët të mund të bashkëjetonin me njëri-tjetrin, kujtesa e masakrave [të kryqëzatave] do të bëhej gjithmonë pengesë në këtë rrugë. 21 Më shumë se një shekull më parë, kujtesa e kryqëzatave të krishtera ndër popujt arabë u ringjall si një analogji historike ndaj kolonializimit europian të territoreve të tyre. Akbar Ahmed, ekspert i studimeve islamike në American University (Uashington, DC), shprehet se efekti i kryqëzatave ka krijuar një kujtesë historike, e cila është ende e gjallë midis arabëve. 22 Kur Osama Bin Laden shpalli luftën e shenjtë (xhihadin) kundër Shteteve të Bashkuara, ai 21 Steven Runciman, A History of the Crusades: Volume 1, The First Crusade and the Foundation of the Kingdom of Jerusalem (Cambridge: Cambridge University Press, [1951] 1988), ff. 286-287. 22 Cituar në Andrew Curry, The First Holy War during the Crusades, East and West First Met on the Battlefield, U.S. News & World Report, March 31, 2002. 30 31

e akuzoi Amerikën pikërisht se gjoja ajo po organizonte një kryqëzatë kundër kombit islam. Krijimi dhe rënia e Perandorisë Otomane Në vitin 1258 Bagdati pushoi përfundimisht së qenuri metropol i qytetërimit arab pas sulmeve të Khanit mongol Hulaku, hordhitë e të cilit dogjën brutalisht bibliotekat, shkollat dhe monumentet e tij. Ndërkohë, një tjetër fuqi e madhe myslimane po formohej në veri; kjo ishte Perandoria Otomane. Origjina e kësaj perandorie nis me liderin turk të shekullit të 14-të, Osman Bej, i cili, me pushtimin e Bursës, një qytet kristian bizantin, i dha fund përfundimisht traditës nomade të paraardhësve të tij dhe krijoi bazat e asaj që do bëhej më vonë dinastia myslimane më jetëgjatë në histori. 23 23 Stephen Turnbull, The Ottoman Empire 1326 1699 (Oxford: Osprey Publishing, 2003). 32 33

Sundimi otoman u shtri në territore shumë të gjera, gjë që u arrit jo vetëm me anë të dhunës, por edhe përmes një politike sociale pragmatiste. Ashtu si Abasidët në Bagdatin e shekullit të 9-të, Osmani dhe pasuesit e tij që pushtuan Bizantin i lejuan punonjësit e administratës së vjetër të mbanin vendet e tyre të punës pa i detyruar ata që të ndërronin fenë e tyre. 24 Besnikëria ndaj shtetit otoman dhe kreut të tij, Sulltanit, kishte precedencë ndaj të gjitha institucioneve të tjera, përfshirë edhe familjen apo përkatësinë fetare. Ajo që ndryshoi ishte se tani taksat e perandorisë i shkonin Sulltanit dhe me to, veç të tjerash, u ndërtuan disa nga xhamitë dhe pallatet më madhështore të botës myslimane. Prej tyre, më e famshmja ishte Xhamia e Sulejmanëve, e cila përbënte një kompleks masiv që shërbente njëherësh edhe si spital, edhe si shkollë edhe si bibliotekë. 25 24 M. A. Cooke, A History of the Ottoman Empire to 1730 (Cambridge: Cambridge University Press, 1976). 25 Godfrey Goodwin, A History of Ottoman Architecture (London: Thames & Hudson Ltd., 2003). Duke krijuar një ushtri, e cila ishte më e madhja dhe më e disiplinuara në kohën e vet, sunduesit otomanë i zgjeruan jashtëzakonisht territoret e perandorisë së tyre. Në vitin 1453, pasardhësi i Osmanit, Sulltan Mehmeti, pushtoi Konstandinopolin, kryeqytetin e Perandorisë Bizantine. Ai e shndërroi Kishën e Shën Sofisë, më e madhja kishë e botës së krishterë, në xhami dhe i ndryshoi emrin qytetit tashmë të islamizuar në Istampol (Stamboll). Që nga kjo kohë, Stambolli u bë dhe mbeti për afro pesë shekuj me radhë qendra e re e botës myslimane, në të cilën u vendos selia e Portës së Lartë (Babul-Âll). Pasardhësit e Mehmetit, përmes pushtimeve të shumta, i zgjeruan edhe më tej kufijtë e Perandorisë Otomane, duke përfshirë në to Sirinë, Egjiptin, vendet e shenjta arabe, Ballkanin dhe territore të tjera të Europës Lindore. Ashtu si kalifët arabë, otomanët e shtrinë sundimin e tyre në tri kontinente. Në shekujt e 17-të dhe 18-të kjo perandori ishte një ndër fuqitë e mëdha të kohës. 26 26 Andrina Stiles, The Ottoman Empire, 1450-1700 34 35

Stambolli, i cili për gati pesë shekuj kishte qenë qendra më e madhe e komunitetit mysliman ndoshta qysh nga vdekja e Muhamedit, në vitin 632, dhe një metropol i fuqishëm politik, me kohë e humbi rëndësinë e tij. 27 Perandoria Otomane filloi të dobësohej në provincat periferike të saj dhe gradualisht edhe në metropolin e vet. Zhvillimet e mëvonshme historike bënë që qendra e fuqisë politike dhe ushtarake të globit të zhvendosej në Europën Perëndimore dhe, më vonë, përtej Atlantikut. Sundimi otoman vazhdoi deri në vitin 1923, kur në fuqi erdhi Qemal Ataturku. Pas kësaj, Stambolli humbi fuqinë dhe rëndësinë e vet si një qendër unike e fesë islame. Shpërbërja dhe shembja e Perandorisë Otomane ka qenë një goditje e rëndë për të gjithë myslimanët, veçanërisht për ata të sektit Sunit, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë myslimane. (London: Hodder Arnold, 1989); Daniel Goffman, The Ottoman Empire and Early Modern Europe (Cambridge: Cambridge University Press, 2002). 27 Alan Palmer, The Decline and Fall of the Ottoman Empire (New York: Barnes & Noble, 1992). Është me vend të kujtojmë se invazioni dhe kolonizimi europian i botës myslimane filloi shumë kohë para shembjes së Perandorisë Otomane. Edhe pse ky invazion nuk ishte uniform por sporadik, ai u bë brenda një shekulli total dhe mjaft efektiv. Qysh para shembjes së Perandorisë Otomane, një pjesë e madhe e vendeve myslimane në Lindjen e Mesme, në Lindjen e Largët dhe ne Afrikë u vunë ose nën sundimin e drejtpërdrejtë të fuqive europiane të kohës Britanisë së Madhe, Francës, Hollandës, Spanjës, Rusisë dhe Italisë ose nën protektoratin e tyre. Në vitet 1798-1818 Britania vendosi sundimin e saj në Indi. Po më 1798 Napoleon Bonaparti pushtoi Egjiptin, duke shpresuar që t u bllokonte anglezëve në Suez rrugën për në Indi. Më 1830 Franca pushtoi Algjerinë, ndërsa më 1839 Britania mori Adenin. Më 1881 u pushtua Tunizia dhe, po atë vit, anglezët pushtuan Egjiptin, i cili më parë ishte çliruar nga Franca. Më 1889 u pushtua Sudani dhe, më 1912, u vunë nën sundimin kolonial Libia dhe Maroku. 36 37

Në vitin 1915 Britania e Madhe dhe Franca krijuan protektorate në Siri, në Liban, në Palestinë dhe në Irak. Më 1917 Bashkimi Sovjetik aneksoi territore shumë të gjera në Azinë Qendrore të banuara nga popullsi myslimane. Ndërsa pothuaj të gjitha vendet myslimane ranë njëra pas tjetrës nën sundimin e Fuqive të Mëdha europiane, Qemal Ataturku u rezistoi atyre dhe, në vitin 1923, krijoi shtetin e pavarur turk. Ardhja në fuqi e Ataturkut e ndau përfundimisht botën myslimane prej Stambollit, qendrës së dikurshme të saj. 28 Drejtimet e zhvillimit postotoman në botën myslimane Pas shembjes së Perandorisë Otomane bota myslimane u përça dhe zhvillimi i mëtejshëm historik i saj mori drejtime të ndryshme: një drejtimin liberal dhe demokratik, një drejtimin autoritarist, dhe një drejtimin islamik radikal. Drejtimi liberal 28 S. J. Shaw & E. K. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey: Reform, Revolution and Republic. 2 vols. (Cambridge: Cambridge University Press, 1977). Drejtimi liberal properëndimor në botën arabe dhe në vende të tjera myslimane përfaqësohej nga segmentet më të arsimuara të popullsisë që vinin nga latifondistët e mëdhenj, punonjësit e shërbimeve publike, 38 39

profesorët e universiteteve, shkrimtarë dhe intelektualë. Ai kishte filluar të kristalizohej qysh në fund të shekullit të 18-të. Përmes kolonizatorëve apo protektorëve të tyre europianë, elitat e arsimuara dhe shtresa e tregtarëve në këto vende kishin adoptuar jo vetëm bazat e legjislacionit europian, parimet e tregut të lirë dhe disa inovacione teknike e teknologjike, por edhe orientime të caktuara të zhvillimit filozofik, letrar dhe artistik. Ishte e vështirë, në fakt, t i rezistoje progresit ekonomik, teknik dhe politik të Europës Perëndimore, edhe pse ndikimi i arritjeve të saj në botën myslimane mbeti i kufizuar vetëm në një përqindje shumë të vogël të popullsisë. Me zgjerimin e prodhimit industrial në Europë dhe të tregjeve të shitjes për mallrat europiane, vendet e botës myslimane u përfshinë në sistemin e ekonomisë botërore. Përveç kësaj, siç argumenton historiani amerikan Thomas Lippman, duke synuar zhvillimin e tyre material, shumë nga vendet arabe, në mënyrë të natyrshme, i kthyen sytë nga inovacionet teknike e teknologjike të Perëndimit. Europianët sollën në këto vende libra dhe ide, parlamente dhe hekurudha, ushtri të mekanizuara dhe telefona për ndërlidhje në distance. 29 Influenca e Europës Perëndimore filloi të ndihej në çdo lëmë të aktivitetit politik, ekonomik dhe shoqëror. Shumë intelektualë të rinj arabë, të cilët kishin studiuar në Sorbonë, në Oxford apo në London School of Economics, si edhe të tjerë që kishin shërbyer në parlamentin francez, do të ktheheshin ne vendet e tyre për t u përfshirë në sistemet postkoloniale të qeverisjes në këto vende, duke sjellë me vete idetë politike dhe teoritë sociale të zhvilluara nga europianët. Në formën e vet më të avancuar ndikimi europian u shfaq si imitim me krijimin e Operas së Madhe 29 Thomas W. Lippman, Understandin Islam: An Introduction to the Muslim World. 2nd revised Edition (New York: Penguin Books, 1995), f. 140. 40 41

(Grand Opera) në Kairo, e cila ishte një institucion artistik krejt i huaj për kulturën arabe. Më vonë, Bagdati do të shihte ndikimin e shkollave artistike europiane, veçanërisht në pikturë, me përhapjen e impresionizmit dhe të abstraksionizmit. 30 Në marrëdhëniet e saj me Perëndimin (në atë kohë Europën), kjo shtresë e popullsisë në botën myslimane mund të thuash se bënte dallim midis dy aspekteve të tij, të cilët konsideroheshin njëri i parrezikshëm dhe tjetri i rrezikshëm. Aspekti i parrezikshëm kishte të bënte me bazat e filozofisë politike dhe shoqërore të Perëndimit. Këto ishin liria, progresi, demokracia, ndarja e pushteteve, ndarja e shtetit nga feja, si edhe mirëqenia sociale e përgjithshme. Këto të gjitha të cilat konsideroheshin si norma dhe parime që duheshin përqafuar nga forcat liberale të këtyre vendeve, të cilat aspironin për krijimin e shoqërive të tipit perëndimor në kushtet specifike të shoqërive të tyre. 30 Ibid. Aspekti i rrezikshëm i Perëndimit kishte të bënte me politikat e tij ndaj vendeve jo-europiane. Myslimanët liberalë i kanë kundërshtuar këto politika, sepse ata i janë trembur dhe i tremben faktit që ata vetë dhe vendet e tyre mund të bëheshin viktima të influencave politike të Perëndimit. Sipas tyre, rruga që duhej ndjekur ishte që t u qëndroje besnik parimeve themelore të qytetërimit perëndimor, të cilat dukej se kishin sjellë një transformim të thellë politik dhe shoqëror në Europë, por duke u rezistuar dhe duke kundërshtuar politikat ekspansioniste të saj. Përgjithësisht, myslimanët liberalë e kanë quajtur veten e tyre patriotë, pasi ata kanë qenë të dedikuar ndaj luftës për çlirimin kombëtar të vendeve të tyre. Dy shembuj ndër më të njohurit të këtij drejtimi liberal kanë qenë partia Wafd në Egjipt, nën drejtimin e Pashait Zaghlul, dhe Fronti Nacional në Iran, nën drejtimin e Mosadegut. Këto dy grupime politike kishin filluar luftën kundër Perandorisë Britanike qysh me mbarimin e Luftës së Parë 42 43

Botërore dhe pas vendimeve të Konferencës së Versajës më 1919. Të dyja këto parti politike erdhën në fuqi në vendet e tyre respektive: partia Wafd në Egjipt (disa herë nga viti 1930 deri më 1952) dhe Fronti Nacional në Iran (nga viti 1951 deri më 1953) dhe, përsëri për një kohë të shkurtër, më 1979, para se Revolucioni Islamik të sillte në pushtet Ayatollah Khomenin. Myslimanët liberalë dhe demokratë kanë pasur historikisht një detyrë shumë të vështirë: aplikimin e vlerave perëndimore në shoqëritë e tyre, por duke u rezistuar politikave ekspansioniste të fuqive europiane. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se, për shkak të interesave të tyre ekonomike, vendet perëndimore i kanë injoruar prirjet dhe idealet progresiste të myslimanëve liberalë dhe, në disa raste, kanë ndihmuar në rrëzimin e qeverive të tyre të zgjedhura demokratikisht. Në Egjipt, për shembull, midis viteve 1923-1952 janë zhvilluar 17 zgjedhje të përgjithshme, të cilat gjithnjë u fituan nga partia liberale Wafd. Megjithatë, kjo parti, siç ve në dukje autorja amerikane Karen Armstrong, u lejua të krijonte qeveri vetëm pesë herë. 31 Në të gjitha rastet e tjera, qeveritë e saj ose kanë rënë shpejt, ose janë penguar që të krijoheshin prej anglezëve apo prej mbretit të Egjiptit. Një rast tjetër tipik ka qenë rrëzimi i qeverisë liberale të Frontit Nacional në Iran, në vitin 1953, për shkak se ajo nacionalizoi industrinë e naftës, çka solli në fuqi regjimin e Shahut. Drejtimi autoritarist Drejtimi autoritarist ka mbijetuar më shumë sesa çdo tendencë tjetër politike në botën myslimane. Aderuesit e tij, nga njëra anë, kanë predikuar idenë se progresi i vendeve të tyre do te varej nga akumulimi i fuqisë ushtarake, ndërsa, nga ana tjetër, janë treguar vazhdimisht të ashpër ndaj kundërshtarëve të tyre reformatorë dhe ndaj forcave të vërteta demokratike. Sido- 31 Karen Armstrong, The Battle for God: A History of Fundamentalism (New York: Random House Publishing Group, 2001). 44 45

qoftë, për të siguruar vazhdimësinë e tyre në pushtet, elitat politike autoritariste vazhdimisht kanë kërkuar mbështetjen e Perëndimit dhe, në shumicën e rasteve, hapur ose tërthorazi, e kanë siguruar atë. Karakteristikë e elitave politike autoritariste në shoqëritë myslimane ka qenë dhe është sekularizmi i tyre, të cilin e kanë kundërshtuar dhe luftuar me vendosmëri forcat myslimane tradicionale dhe radikale. Ndër liderët myslimanë autoritaristë më të njohur kanë qenë Qemal Ataturku në Turqi, Shahu Muhamad Reza Pahlevi në Iran dhe Gamal Abdel-Naser në Egjipt. 32 Ky i fundit, më vonë u ktheu shpinën Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit duke u lidhur me Bashkimin Sovjetik. Pasardhësit e tij Anvar el-sadat dhe Hosni Mubarak, të njohur gjithashtu për autoritarizmin e tyre, e kthyen përsëri fytyrën nga Perëndimi, 33 32 Maye Kassem, Egyptian Politics: The Dynamics of Authoritarian Rule (Boulder, CO: Lynne Rienner Publishers, 2004). 33 Shaheen Ayubi, Nasser and Sadat: Decision Making and Foreign Policy (Wakefield, NH: Longwood Academic, edhe pse këtë të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore e lanë pa asnjë mbështetje kur, në pranverë të vitit 2011, ndaj regjimit të tij shpërtheu rebelimi popullor. Përveç Egjiptit, forma autoritariste e sundimit ka qenë dhe është tipike edhe në vende të tjera mylsimane të Afrikës Veriore. Ndër liderët autoritaristë më të njohur të këtij rajoni kanë qenë ish-presidenti Huari Bumedien i Algjerisë, ish-mbreti Hasan II i Marokut, Muamar Kadafi i Libisë dhe gjenerali Zain al-abidin në Tunizi. Kësaj tendence autoritariste në politikën e vendeve myslimane i përket, gjithashtu, edhe partia Ba th, e cila, ndërsa u rrëzua nga pushteti në Irak në prill të vitit 2003, pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara dhe Koalicionit të Vullnetit, vazhdon ende të 1991); Boutros Boutros-Ghali, The Middle East: The Foreign Policy of Egypt in the Post-Sadat Era, Foreign Affairs (1982), Vol. 60, No. 4, ff. 769-788; Joseph P. Lorenz, Egypt and the Arabs: Foreign Policy and the Search for National Identity (Boulder, CO: Westview Press, 1990). 46 47

jetë në fuqi në Siri. Ashtu si në Bagdad në kohën e Sadam Huseinit, kjo parti politike në pushtet, edhe pse në bazën dhe në aspiratat e saj është sekulariste, vazhdon të sundojë në Damask me metodat më autoritariste dhe më gjakatare të regjimit të drejtuar nga Bashar al-assad. Forma autoritariste e sundimit në vendet myslimane ka ekzistuar dhe ekziston edhe si autoritarizëm religjioz, shembulli më tipik i të cilit është Arabia Saudite dhe vende të tjera të Gjirit Persik. Regjimet sunduese në këto vende kanë adoptuar, përgjithësisht, dy qëndrime paralele por kontradiktore ndaj Perëndimit. 34 Nga pikëpamja strategjike, ato qëndrojnë përkrah fuqive perëndimore, veçanërisht përkrah Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër, ato i refuzojnë në mënyrë kategorike vlerat filozofike e morale dhe modelet politike të Perëndimit. Deri më sot, përpjekjet për të krijuar 34 Eva Bellin, The Robustness of Authoritarianism in the Middle East: Exceptionalismin Comparative Perspective, Comparative Politics (2004), Vol. 36, No. 2, ff. 139-157. modele parlamentare në Kuvajt dhe në Bahrein kanë dështuar. Sa për asamblenë konsultative që ekziston në Arabinë Saudite, ku Kurani është kushtetuta e vendit, ajo është më shumë një institucion tribal sesa një asamble parlametare në një monarki absolute. 35 Nga ana e tij, Pakistani përfaqëson një formë të ndërmjetme regjimi politik midis dy tendencave autoritariste: asaj sekulariste dhe asaj religjioze. Drejtimi islamist radikal Si një tendencë apo si një lëvizje politike në botën myslimane, radikalzmi islamik u shfaq fillimisht në Egjipt, në vitin 1928 dhe më vonë u shtri edhe në vende të tjera myslimane në forma, interpretime dhe manifestime të ndryshme. 36 Islamizmi 35 Andrzej Kapiszewski, Saudi Arabia: Steps toward Democratization or Reconfiguration of Authoriatarianism, Journal of African and Asian Studies (2006), Vol. 41, Nos. 5-6, ff. 459 482. 36 John Calvert, Sayyid Qutb and the Origins of Radical Islamism (New York: Columbia University Press, 2010). 48 49

është zhvilluar dhe përhapur gjithnjë e më shumë në shtresat urbane të varfra apo të mesme të popullsisë, në të cilat, zakonisht, bëjnë pjesë mësuesit, punonjësit e ulët të shërbimit publik, punëtorë, oficerë të rinj dhe tregtarë të vegjël. Pavarërisht diversitetit të tyre, këto kategori shoqërore mund të mobilizohen dhe të organizohen më lehtë, sidomos përmes aktivitetit të xhamive dhe qendrave apo shoqatave të shumta fetare. Një tipar esencial i Islamizmit është pozita e tij teorike në raport me Perëndimin. Thamë më sipër se myslimanët liberalë gjithnjë kanë bërë dhe bëjnë dallim midis bazave filozofike dhe politike të qytetërimit perëndimor dhe politikave të fuqive perëndimore. Myslimanët autoritaristë, si rregull, janë përpjekur dhe përpiqen të adoptojnë vetëm rezultatet e progresit teknik dhe teknologjik të qytetërimit perëndimor, veçanërisht teknologjinë ushtarake të tij, por jo format politike të organizimit shtetëror dhe vlerat sociale të Perëndimit. Islamikët apo myslimanët radikalë, nga ana e tyre, mbajnë një qëndrim krejt të ndryshëm. Ata e konsiderojnë qëndrimin e liberalëve si të dyshimtë dhe të rrezikshëm, ndërsa qëndrimin e elitave myslimane autoritariste si të diktuar nga fuqitë perëndimore dhe në shërbim të tyre. Për islamikët, Perëndimi përfaqëson një bllok të vetëm, brenda të cilit nuk ekzistojnë kurrfarë dallimesh. Për ta, veprimet politike të Perëndimit ndaj vendeve myslimane janë rezultat i drejtpërdrejtë i themeleve filozofike dhe teorike mbi të cilat është ngritur qytetërimi perëndimor. 37 Për t i kundërshtuar dhe luftuar me sukses politikat imperialiste të Perëndimit, sipas islamikëve radikalë, duhen të kundërshtohen dhe luftohen vetë bazat filozofike dhe teoria politike e këtij qytetërimi. Ky ka qenë dhe mbetet diktumi i të gjithë predikuesve dhe praktikuesve të islamizmit radikal, që nga Hasan al-bana, Mavduli, Hasan al-turabi, Ajatollah Khomeini 37 Shmuel Bar, The Conflict between Radical Islam and the West, Paper presented to the Herzliya Conference, January 21-24, 2007 (http://www.herzliyaconference.org/_uploads/ 2591IslamWest.pdf). 50 51

e deri tek Osama Bin Laden dhe dishepujt e tij. Në mënyrë koncize dhe programatike këtë moto ekstremiste e ka shprehur qysh në vitet e para të sundimit të tij në Iran, Ayatollah Khomeini me thirrjen: Myslimanë kudo në botë që besoni në të vërtetën e Islamit, ngrihuni dhe bashkohuni nën flamurin e unitetit hyjnor dhe të mësimeve të Islamit. Shporrini superfuqitë e pabesa nga vendet tuaja dhe nga resurset tuaja të shumta. Rivendosni lavdinë e Islamit dhe hiqni dorë nga mosmarrëveshjet dhe dallimet mes jush, pasi ju jeni zotër të gjithçkaje. Mbështetuni në kulturën e Islamit, rezistojini imitimit perëndimor dhe mbështetuni në aftësitë tuaja. 38 Përmbajtja e vërtetë e këtij mesazhi politik bëhet edhe më e qartë po të mbajmë parasysh kontekstin historik në 38 Ruhollah Khomeini, Message to the Pilgrims, ff. 304-306 në Hamid Algar (ed.), Islam and Revolution; Writings and Declarations of Imam Khomeini (Berkeley, CA: University of California Press, 1981), f. 304. të cilin u formulua për herë të parë debati islamik. Kjo ka ndodhur pas shembjes së Perandorisë Otomane dhe krijimit të Turqisë si një shtet sekularist. 39 Shembja e kësaj perandorie krijoi ndër myslimanët sunitë frikën se, bashkë me shtetin otoman, do të merrte fund edhe feja islame, çka do të çonte në mënyrë të pashmangshme në abandonimin e normave të shenjta të kësaj feje dhe në adoptimin e normave europiane. 40 Frika e humbjes së identitetit islam dhe e nënshtrimit të plotë ndaj Perëndimit bëri që grupet më të devotshme ndaj Islamizmit tradicional të bashkoheshin dhe të organizoheshin nën flamurin e Islamit. Shprehja e parë dhe më sensacionale e këtij reagimi ka qenë krijimi, në Ismailia të Egjiptit, i organizatës Vëllezërit Myslimanë (Ikhwan al-myslimin). 41 39 Niyazi Barkes, The Development of Secularization in Turkey (Montreal: McGill University Press, 1964). 40 David Fromkin, A Peace to End All Peace: The Fall of the Ottoman Empire and the Creation of the Modern Middle East (New York: Henry Holt and Company, 1989). 41 Shih Richard P. Mitchell, The Society of the Muslim 52 53

Qysh nga ajo kohë, Islamizmi, si forma më ekstreme e besimit mysliman dhe e aktivitetit politik që mbështetet në të, i është përmbajtur të njëjtit mesazh antiperëndimor radikal, edhe pse ai ka evoluar historikisht. Periudhat dhe format e terrorizmit islamik Brothers (London: Oxford University Press, 1969); John R. Bradley, Inside Egypt: The Land of the Pharaohs on the Brink of a Revolution (New York: Palgrave Mac- Millan, 2008), f. 49. Forma më ekstreme e fondamentalizmit islamik ka shërbyer si ideologjia e një vargu organizatash dhe lëvizjesh politike esktremiste dhe terroriste, të cilat kanë ardhur duke e zgjeruar dhe intensifikuar veprimtarinë e tyre, veçanërisht në këto 15-20 vitet e fundit. Siqodoftë, fondamentalizmi islamik dhe terrorizmi si një derivat politik i tij janë zhvilluar në disa periudha, të cilat kanë pasur dhe kanë veçoritë e veta. Këto periudha i shtjellojmë në mënyrë disi të detajuar më poshtë. 54 55

Periudha e parë Terrorizmi islamik i ka rrënjët e tij qysh në shekullin e 19-të, 42 kur lëvizja Qahhabi, një lëvizje arabe fondamentaliste, e cila ishte formuar në shekullin e 18-të, filloi të mblidhte rreth saj një numër të konsiderueshëm pasuesish dhe, gradualisht, frymëzoi lëvizje të tjera fundamentaliste në shekullin e 20-të. Sidoqoftë, periudha e parë e përhapjes së terrorizmit islamik mund të thuhet se filloi në vitet 1930 dhe vazhdoi deri në fund të viteve 1970. Në këtë periudhë u krijuan dhe u zgjeruan një numër organizatash dhe shoqatash që kishin si bazë të përbashkët besnikërinë ndaj fesë islame. Shumica e tyre ishin latente dhe nuk dilnin hapur në skenë. Ato do të bëheshin aktive në një fazë të dytë. Organizatat ekstremiste më të njohura dhe më aktive në periudhën e parë të zhvi- 42 Robert Dreyfuss, Devil s Game: How the United States Helped Unleash Fundamentalist Islam (New York: Henry Holt & Company Inc., 2006), f. 2. llimit të islamizmit radikal kanë qenë Ikhwan al-myslimin në Egjipt dhe Fadayian e-islam (krijuar në Iran në vitet 1941-1942). Këto dy organizata kishin disa tipare të përbashkëta: (a) ato u krijuan në vendet myslimane më të populluara të botës arabe; (b) objektivi i tyre i përbashkët ishte riunifikimi i botës myslimane nën një qeveri dhe nën një flamur të përbashkët; (c) mjetin për të arritur këtë synim ato e shihnin tek rrëzimi, qoftë edhe me dhunë, i qeverive të korruptuara, të cilat padrejtësisht ishin vënë në krye të vendeve myslimane. Pavarësisht këtyre tipareve themelore të përbashkëta, këto dy organizata kishin edhe dallime mes tyre. Ikhwan ishte një organizatë sunite, ndërsa Fadayain një organizatë shiite. Sidoqoftë, krahasuar me qëllimet e tyre themelore, ky ishte një dallim jo esencial. Dallimi më esencial mes tyre kishte të bënte me metodat e tyre organizative. Ikhwan kishte krijuar në Egjipt një rrjet të gjerë që shtrihej në fusha 56 57

të tilla si, arsimi, propaganda dhe investimet financiare. Ajo që e forcoi shumë këtë organizatë dhe që e ndihmoi atë të penetrojë dhe të fitojë mbështetje në të gjitha shtresat e popullsisë ishte rrjeti i krijuar prej saj për të ofruar ndihmë sociale në sektorë të tillë si, shërbimi shëndetësor, kreditë financiare, arsimi etj. Kjo formë organizimi dhe aktivitetet ndihmëse në fushat e lartpërmendura bënë që kjo organizatë ta kishte gjithnjë të lehtë të rekrutonte në radhët e saj anëtarë të rinj. Për sa i përket organizatës Fadayain, sfera e veprimtarive të saj ka qenë dhe mbeti shumë e kufizuar, kryesisht në fushën e propagandës dhe të veprimtarisë terroriste. Fillimisht, aktet terroriste të kësaj organizate drejtoheshin tërësisht kundër myslimanëve. Në këtë periudhë të hershme të shfaqjes së terrorizmit islamik asnjë akt terrorist i kryer nga ndonjë organizatë islamike nuk ka ndodhur në vendet perëndimore, madje as kundër myslimanëve që jetonin në këto vende. Në këtë periudhë, terrorizmi islamik ishte më shumë një fenomen i brendshëm i shoqërive myslimane. Përveç kësaj, në këtë periudhë të hershme të zhvillimit të tij, terrorizmi islamik nuk kishte për synim të përhapte terror por, kryesisht, të eliminonte kundërshtarët e vet politikë. Vrasjet politike u bënë një metodë e përhapur për dobësimin dhe rrëzimin e regjimeve politike, të cilat organizatat islamike ekstremiste i konsideronin të korruptuara, ose vegla në shërbim të fuqive perëndimore. Edhe pse, në raste të veçanta, këto organizata kanë eliminuar edhe individë, të cilët konsideroheshin prej tyre myslimanë heretikë, viktimat më të preferuara kanë qenë gjithnjë figura politike. Në vitin 1948, terroristët islamikë vranë kryeministrin e Egjiptit, Nuqras Pasha, dhe në vitin 1981 Presidentin egjiptian Anwar el Sadat. Në vitet 1949, 1951 dhe 1965, përkatësisht, tre kryeministra të Iranit (Hossein Hajir, Haj ali Razmara dhe Hassan Mansour) pësuan të njëjtin fat. Edhe pse një atentat 58 59

ndaj Presidentit Naser të Egjiptit kishte dështuar, në vitet 1950-1970 aktet terroriste kundër figurave politike në vendet e Lindjes së Mesme u bënë një fenomen i zakonshëm. Duhet theksuar se veprimet terroriste të kësaj periudhe nuk ishin akte vetëvrasjeje. Terrorizmi vetëvrasës i përket një stadi të mëvonshëm. Po kështu, në periudhën e parë, veprimet terroriste nuk drejtoheshin kundër popullsisë civile. Viktima të akteve terroriste, siç theksuam më sipër, ishin kryesisht figura politike të hierarkisë së lartë shtetërore. Periudha e dytë Periudha e dytë e terrorizmit islamik filloi me Revolucionin Islamik në Iran, në vitin 1979. 43 Kjo ishte hera e parë në shekullin e 20-të që islamikët radikalë 43 Mark Burgess, Explaining Religious Terrorism (Washington, DC: Center for Defense Information, 2004). morën pushtetin në një vend mysliman. Historiani i njohur amerikan Bernard Lewis ka vënë në dukje se Revolucioni Islamik, i frymëzuar nga idetë dhe udhëheqja karizmatike e Ajatollah Khomeninit dhe i drejtuar nga mullahët e Iranit ka qenë përpjekja më efektive e lëvizjes islamike radikale. 44 Si e tillë, kjo ngjarje ka pasur një ndikim shumë të madh në botën arabe. Ajo u pasua nga një varg zhvillimesh të rëndësishme lufta e përgjakshme midis Iranit dhe Irakut, pushtimi sovjetik i Afganistanit 45 dhe pushtimi i Kuvajtit nga Iraku. Përveç këtyre ngjarjeve dramatike, Revolucioni Islamik në Iran kishte një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm në zgjerimin dhe në radikalizimin e lëvizjeve islamike kudo në botë. Lehtësia me të cilën 44 Bernard Lewis, Islamic Revolution, The New York Review of Books (1988), Vol. 34, No. 21. 45 Walter Laqueur, Voices of Terror: Manifestos, Writings, and Manuals of Al-Qaeda, Hamas and Other Terrorists from Around the World and Throughout the Ages (Naperville, IL: Sourcebooks, 2004). 60 61

regjimi i Shahut, edhe pse i armatosur rëndë dhe i përkrahur nga Perëndimi, u përmbys nga Ayatollah Khomeini, kreu i komunitetit shiit në Iran, ishte impresionuese dhe inkurajuese për elementët dhe për lëvizjet radikale në atë kohë. Në të vërtetë, ata që morën pushtetin në Iran përfaqësonin fraksione islamike të dala nga organizata radikale Fadayian e-islam, si edhe nga grupe të tjera, të cilat, direkt ose tërthorazi, kishin qenë të implikuara në aktivitete terroriste në Iran qysh nga viti 1945. Objektivi i Khomeinit ishte ta shtrinte revolucionin e tij në vende të tjera arabe me popullsi shiite, por edhe në radhët e popullsive sunite. Për këtë arsye, ai nuk e propagandoi karakterin shiit të revolucionit të tij, por doli në emër të ekumenizmit islamik. 46 Në periudhën e dytë, terrorizmi islamik i ndryshoi natyrën dhe metodat e tij. Praktikat e mëparshme të seleksionimit të 46 Ofra Bengio & Meir Litvak, The Sunna and Shi a in History: Division and Ecumenism in the Muslim Middle East (London: Palgrave Macmillan, 2011). viktimave politike (duke evituar vrasjet në radhët e popullsisë civile) u ndërprenë më 1979 nga Revolucioni Islamik në Iran. Për të krijuar kaos në këtë vend dhe për të destabilizuar regjimin e Shahut, terroristët islamikë i vunë zjarrin kinemasë Rex në Abadan (një qytet naftënxjerrës në Iran), krim nga i cili gjetën vdekjen rreth 400 vetë. Kjo ngjarje tragjike shënoi, në fakt, fillimin e një taktike të re në veprimtarinë e terroristëve islamikë vrasjen e civilëve të pafajshëm dhe të ushtarakëve. Që nga ajo kohë, terrorizmi islamik u bë një forcë e verbër dhe indiskriminuese, pasojat e të cilit filluan të ndihen në mënyrë tragjike jo vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në shkallë botërore në Liban, në Paris, në Nju Jork dhe Uashington, në Bali, në Moskë, në Riad, në Madrid, në Londër, në Kairo e gjetkë. Një tjetër tipar i ri i terrorizmit islamik në këtë periudhë u bë pengmarrja e shtetasve të huaj. Kjo metodë terroriste, gjithashtu, filloi në Iran me pëlqimin e Ayatollah 62 63