Gender & HIV/AIDS. Tekste të Rëndësishme, Studime rastesh Mjete, Udhëzues dhe Organizata

Similar documents
Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

From the Pastor s Desk

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Edukimi fiziko-seksual dhe inteligjenca emocionale-seksuale

Programi M: Doracaku i Meshkujve të Rinj. Një qasje Gjinore për Ndërtimin e Aftësive Jetësore për një Tranzicion të Shëndetshëm drejt Burrërisë

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

karrigeve me rrota manuale

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

Reforma e MFK në Shqipëri

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Udhëzues për gratë. mbi REFORMËN NË SEKTORIN E SIGURISË. Megan Bas ck dhe Tobie Whitman DCAF. The Institute for Inclusive Security

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

FORUMI I GRUAS ELBASAN PLAN STRATEGJIK

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

SHKURTESAT CEDAW CSD D4D GA GEL GIA GM GMM M&E SCR 1325 WAGJ

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

ROLI I INSTITUCIONEVE

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

ÇËSHTJET GJINORE DHE KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

Formular për SYLLABUS të Lëndës

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

PRINDËRVE, EDUKATORES DHE FËMIJËVE NË KOPSHT

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Qendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA

MANUAL TRAINIMI PJESMARRJA E GRAVE DHE TË RINJVE NË VENDIM-MARRJEN LOKALE KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo. Qeveria Vlada-Government

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Sjellja e politikave për sigurinë kombëtare dhe Gjinia

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

UNIVERSITETI ALDENT FAKULTETI SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

RAPORT VLERËSIMI. Grupi i Ekspertëve: Av. Entila Zyba Dr. Blerta Çani Manjola Veizi Xheni UNWOMEN

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Qytetare. Eficiencë. E mirë publike. Eficiencë. E mirë publike. Motivim. Përfshirje. Motivim. Eficiencë. E mirë publike. Shërbime.

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Tel: Tel:

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

PËR SHËNDETIN RIPRODHUES

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

MANUALI I METODOLOGJISE SE VLERESIMIT TE NEVOJAVE PER TRAJNIM NE SHCK

Analiza gjinore e teksteve te shkollës fillore. Studim i Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim. Financuar nga Kvinna till Kvinna

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

Transcription:

Gender & HIV/AIDS Tekste të Rëndësishme, Studime rastesh Mjete, Udhëzues dhe Organizata

Emma Bell (autore) Emma është Drejtuese e Kërkimit dhe Komunikimeve me BRIDGE. Ajo kordinon punën e shërbimeve të klientëve të BRIDGE dhe është autore dhe botuese e një numri raportesh. Në të kaluarën ajo ka shkruar mbi përkatësinë gjinore dhe globalizimin, përkatësinë gjinore dhe pjesëmarrjen, për Kartën e Strategjisë së Reduktimit të Varfërisë dhe dhunën ndaj grave. Puna e saj e mëparshme përfshin të mësuarit e përkatësisë gjinore dhe ndryshimit agrar në Departamentin Afrikan dhe Aziatik të Univeresitetit të Sussex ashtu si dhe punën për integrimin e barazisë gjinore në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar, Britani e Madhe. Alice Welbourn (këshilltare) Alice është një shkrimtare e pavarur, pjesëmarrëse në rrjet, trajnere dhe këshilluese, e specializuar në përqasjet e ndjeshme ndaj përkatësisë gjinore që kanë në qëndër individin si dhe trajtojnë faktorin moshë, përqasje këto që kanë për fokus të drejtat seksuale dhe riprodhuese si dhe mirëqënie (SRRW). Ajo këshillon një numër të konsiderueshëm organizatash mbi këtë temë. Pjesa më e madhe e punës së saj është ndërkombëtare dhe ajo ka shkruar Shkallaret, tashmë e adaptuar në më shumë se 30 vende në Afrikë dhe Azi. Aktualisht ajo është duke zhvilluar një rrjet ndërkombëtar për trajnerë në përqasjet me qëndër individin. Ajo është bërë një nga drejtueset e Komunitetit Ndërkombëtar të Grave që Jetojnë me HIV/AIDS (ICW) dhe është e martuar dhe me dy fëmijë të vegjël. Vicci Tallis (këshilltare) Vicci Tallis është një aktiviste e përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS dhe punon në një OJQ, Projekti i Fuqizimit, me bazë në Afrikën e Jugut. Ajo ka punuar mbi HIV/AIDS që prej 1986 në pozicione të ndryshme advokaci, shpërndarje shërbimesh dhe ndërtim kapacitetesh. Vicci është këshilluesja më e vjetër në Direktoratin Kombëtar të HIV/AIDS. Aktualisht ajo po punon mbi një PhD që fokusohet në reduktimin e vulnerabilitetit gjinor ndaj HIV/AIDS përmes programeve më efektive. Falenderime për anëtarët e skuadrës së BRIDGE Hazel Reeves, Charlote Sever, Susie Jolly dhe Ra ida Al-zu bi, për kontributin e tyre mbështetës në këtë raport. Autorja gjithashtu kërkon të falenderojë Kate Butcher (këshilltare) e cila shkroi përmbledhjen për JSI (UK), Përqasjen për Integrimin dhe ID21 (shërbimi i raportimit të kërkimeve të zhvillimit www.id21.org) që shkruajti përmbledhjen për tekstin e parë. BRIDGE është e kënaqur për mbështetjen financiare të agjensive të mëposhtme: Agjensia Ndërkombëtare Kanadeze e Zhvillimit (CIDA), Sekretariatin e Komonuelthit, Ministria e Punëve të Jashtme Daneze, Departamenti Ndërkombëtar i Zhvillimit, UK (DFID), Ministria e Punëve të Jashtme e Zelandës së Re, Agjensia Norvegjeze e Bashkëpunimit për Zhvillim (NORAD), Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Agjensia Ndërkombëtare Daneze e Bashkëpunimit për Zhvillim (Sida), Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. BRIDGE u formua më 1992 si shërbim i specializuar në kërkimet dhe informacionin për përkatësinë gjinore dhe zhvillimin, brenda Institutit të Studimeve për Zhvillim, UK. BRIDGE mbështet përpjekjet për integrim gjinor të politikë-bërësve dhe praktikuesve të ndryshëm të kësaj pune, duke bërë lidhje mes hapësirave dhe boshllëqeve midis teorisë,

politikës dhe praktikës me anë të një informacioni të përshtatshëm dhe të ndryshëm gjinor. Publikime të të tjera të kësaj serie botimesh: Përkatësia Gjinore dhe Ndryshimi Kulturor Përkatësia Gjinore dhe Pjesëmarrja Në komunikimin on-line www.ids.ac.uk/bridge/reports_gend_cep.html ose shkruani tek BRIDGE. Detajet e kontaktit janë në faqen e mbrapme të pakos. Copyright: Instituti i Studimeve për Zhvillim Shtator 2002 ISBN 1 85864 460 7

PËRMBAJTJA...ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. 1. HYRJE... 5 2. TEKSTET KRYESORE... 7 2.1 AIDS, seksualiteti dhe përkatësia gjinore në Afrikë... 7 2.2 Përkatësia Gjinore dhe HIV/AIDS: hapat e parë të kërkimeve dhe programeve... 8 3. STUDIME RASTI PRAKTIKA TË MIRA... 12 3.1 Shëndeti i grave dhe HIV: eksperienca nga një projekt i punëtoreve të seksit në Kalkuta... 13 3.2 Promovimi i pjesëmarrjes së burrave në parandalimin dhe kujdesin ndaj HIV/AIDS të bazuar në komunitet në Kamboxhia... 15 3.3 Puntos de Encuentro: transformimi i marrëdhënieve të pushtetit në Nikaragua... 16 3.4 Përkatësia Gjinore dhe HIV; përqasja e JSI (BM) për integrimin gjinor... 18 3.5 Eksperienca Gambiane me Shkallaret... 20 4. MJETET DHE UDHËZUESIT... 22 4.1 Në përgjithësi... 23 4.2 Integrimi i përkatësisë gjinore... 24 4.3 Të drejtat e njeriut... 26 4.4 Media... 30 4.5 Kujdesi shëndetësor... 30 4.6 Të rinjtë brenda dhe jashtë shkollës... 31 4.7 Njërëzit që jetojnë me HIV... 34 4.8 Metodat e kontrollit femëror... 36 4.9 Meshkuj që bëjnë seks me meshkuj... 36 7. RRJETET DHE DETAJET E KONTAKTEVE... 40 7.1 Ndërkombëtare... 40 7.2 Afrika... 43 7.3 Azia dhe Pacifiku... 45 7.4 Europe... 46 7.5 Amerika Latine dhe Karaibet... 46 7.6 Lindja e Mesme... 47 7.7 Amerika e Veriut... 48

1. Hyrje Cfarë ka në këtë Koleksion të Burimeve Mbështetëse për përkat ësinë gjinore dhe HIV/AIDS? Përmbledhje të burimeve kryesore që nënvizojnë pse përkatësia gjinore është e rëndësishme në të kuptuarit e ndikimit dhe përhapjes së virusit të HIV dhe sidromës së AIDS. Katër tekstet që do të paraqiten, diskutojnë strategji të dryshme që janë përdorur për të luftuar epideminë dhe për të ndihmuar njerëzit që janë ndikuar nga këto epidemi. Të gjitha tekstet ofrojnë rekomandime për njerëzit që merren me hartimin e politikave dhe zbatuesit e tyre Shembuj praktikë të përqasjeve nga e gjithë bota, me qëllim forcimin e ndërtimit të kapaciteteve, advokacisë, shpërndarjes së shërbimeve dhe kërkimeve përmes trajtimit në mënyrë eksplicite të pabarazisë gjinore. Përmbledhje të shkurtra për metodat dhe udhëzuesit e hartuar nga agjensitë bashkëpunuese të zhvillimit. Informacion për kurset, websitet e dobishme dhe detaje për organizata nga e gjithë bota që janë specializuar në përkatësi gjinore dhe HIV/AIDS, si dhe një listë e shumë teksteve mbi këtë subjekt. Për kë shërben ky koleksion dhe si mund t ju ndihmojë ai juve? Duke drejtuar praktikuesit drejt burimeve të dobishme të informacionit dhe shembujve të përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS, Koleksioni i Burimeve Mbështetëse synon të kontribuojë për të kuptuar më mirë sesi përfshirja e ndërgjegjësimit gjinor në përqasjet që trajtojnë epidemitë e HIV/AIDS, përmirëson në një masë të konsiderueshme mundësitë për të patur sukses. Përmbledhjet e teksteve, studimet e rasteve dhe udhëzuesit, demonstrojnë sesi arrihet kjo. Koleksioni gjithashtu synon të mbështesë punën e specialistëve, sidomos të atyre në pozicione drejtuese. Nëse ju jeni shumë i zënë në menaxhimin e kohës për të lexuar një libër atëherë ky kolesion mund t ju ofrojë informacion të përmbledhur dhe të përshtatshëm në sajë të një sërë burimesh. Ne shpresojmë se këto burime mbështetëse do të nxisin bashkëpunimin, të punuarit në rrjet dhe do të ndihmojnënë gjetjen e burimeve të reja. Si lidhet ky koleksion me pjesën tjetër të materialeve që përmban pakoja? Koleksioni i Burimeve Mbështetëse është pjesë e rëndësishme e pakos së materialeve mbi përkatësinë gjinore dhe HIV/AIDS, e cila përfshin një raport të përgjithshëm për çështjet kryesore dhe një kopje të buletinit të BRIDGE mbi të njëjtën temë. Në këtë koleksion, përmbledhjet e teksteve kryesore nënvizojnë punën mbi përkatësinë gjinore dhe HIV/AIDS. Studimet e rasteve japin më tepër informacion sesa është dhënë në raport përsa u përket metodave dhe mësimeve të dhëna. Informacioni mbi mjetet, udhëzuesit dhe kurset, aftëson zbatuesit e tyre për të vënë në jetë rekomandimet kryesore që janë dhënë në raport. Nëse kërkoni më tepër informacion sesa jepet në të gjithë pakon ose

kërkoni organizata të tjera të ngjashme që punojnë mbi përkatësinë gjinore dhe HIV/AIDS, atëherë hidhuni një shikim rrjeteve, detajeve të kontakteve dhe burimeve web që ndodhen në këtë koleksion. Ku mund të gjeni burime të reja? Burime të reja për përkatësinë gjinore dhe HIV/AIDS po prodhohen në mënyrë të vazhdueshme. Website Siyanda jep burimet në këtë koleksion si informacion për burime të reja www.siyanda.org.

2. Tekstet kryesore Tekstet kryesore u përzgjodhën dhe u vendosën sipas kësaj rradhe sepse ato si të thuash lëvizën nga puna e bazuar në kërkime dhe diskutimi i çështjeve kryesore, në strategji efektive për veprim. Teksti i parë, nga Baylies e Bujra dhe nga Grupi Përkatësia Gjinore dhe AIDS, ofron një kërkim në thellësi të situatës në Afrikë, informacion për strategjitë e hartuara për të trajtuar problemet e pabarazisë gjinore dhe përhapjes së HIV/AIDS, si dhe sfidat për një zbatim të suksesshëm të tyre. Teksti i Daniel whelan jep disa ide konceptuale rreth çështjes dhe tregon sesi kanë evoluar strategjitë me kalimin e viteve nga fokusimi tek HIV/AIDS si një çështje të shëndetit, në trajtimin në përgjithësi të pabarazisë. Butcher dhe Welbourn përshkruajnë reagime që synojnë thyrjen e traditave në shumë aspekte të epidemisë, ku secili prej tyre fillon nga realitetet e jetës së njerëzve.gaeto Rao Gupta ka shkruar një artikull informativ duke dhënë një mënyrë sesi përgjigjet, reagimet ndaj HIV/AIDS trajtojnë dhe përkatësinë gjinore. Kjo strukturë është diskutuar gjerësisht në raport. Një përmbledhje të tij mund t a gjeni në www.siyanda.org. 2.1 AIDS, seksualiteti dhe përkatësia gjinore në Afrikë: strategji dhe beteja kolektive në Tanzani dhe Zambia, Carolyn Baylies, Janet Bujra dhe Grupi Përkatësia Gjinore dhe AIDS Si mund të luftojnë gratë ndaj AIDS pa bashkëpunimin e burrave? Një pamje e kohëve të fundit mbi faktin se sa burrat si të thuash e ndihmojnë epideminë e AIDS, ngre dy sfida të rëndësishme; aplikim i fushatave që i trajtojnë meshkujt si individë dhe së dyti të kujtojmë se ajo që ka nevojë për t u ndryshuar nuk janë meshkujt dhe femrat si individë por marrëdhëniet midis tyre. Gratë në Tanzani dhe Zambia po i trajtojnë në mënyrë aktive epideminë e HIV. Gratë janë përkujdesëset kryesore kur njerëzit sëmuren, për shembull, ato mbështesin jetimët dhe shpenzojnë shumë në përpjekjet e tyre vullnetare për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndryshuar sjelljen. Kriter për të patur sukses në iniciativat që bazohen në komunitet është dhe përfshirja e individëve me aftësi të mëdha dhe këto iniciativa kanë qenë shumë mbështetëse, kur kanë patur brenda tyre anëtarë me mbështetje të përbashkët. Gjithsesi, gati kudo gratë ndeshen me një mbështetje minimale nga meshkujt dhe burime të pamjaftueshme. Në disa raste meshkujt edhe kanë sabotuar përpjekjet e tyre. Ende shihen tregues të një ndryshimi minimal në sjelljen mashkullore që lind si pasojë e një dëshire për të drejtuar dhe që në asnjë mënyrë nuk është përfituese për gratë. Gratë gjithmonë e më tepër po përgatiten, ashtu si dhe meshkujt po ndërgjegjësohen, për të sfiduar dominancën mashkullore. Gjetje të tjera tregojnë se meshkujt: ende marrin vendimet në familje, përfitojnë nga produktet e punës së grave, kërkojnë që të martohen me gra më të reja se ata dhe kanë marrëdhënie jashtëmartesore. janë më të rrezikuar për të marrë HIV si pasojë e marrëdhënieve me shumë partnerë.

Disa ndryshime janë të dukshme në Tanzani dhe Zambia, ku meshkujt: në dëshirën për të kontrolluar gratë janë përballur me pavarësinë e tyre ekonomike dhe sociale në rritje. kanë filluar të flasin sesi të mbrojnë veten e tyre nga AIDS, megjithëse prapë ruajnë mendimet e tyre të vjetra shpesh këshillojnë meshkujt më të rinj të kontrollojnë nevojat e tyre seksuale ose të përdorin kondom. deklarojnë se kryejnë seks me më pak partnere shitja e kondomëve është rritur me përmasa të larta. rimendojnë për rolet gjinore kur janë të detyruar që të kujdesen për të sëmurë ose fëmijë jetimë. Fushatat e AIDS tashmë synojnë burrat por ato shpesh kufizohen në promovimin e kondomëve dhe ndërgjegjësimin personal për rrezikun. Fushatat fokusojnë grupe të veçanta si shoferët e kamionave të distancave të largëta ose personelin e ushtrisë, më tepër sesa përgjithësimin e e qëllimit të tyre. Ato bëjnë apel më tepër për interesin vetjak të meshkujve sesa në sfidimin e pushtetit të tyre mbi gratë ose një promovim bashkëpunues midis të dy sekseve. Si mund të nxiten meshkujt që të rimendojnë për pabarazitë gjinore? Sfidat për këtë përfshijnë; Puna me meshkujt në fushatat e AIDS ndërkohë që ende mbahen parasysh nevojat e femrave për mbështetje dhe burime të ndryshme. Gjetja e mënyrave të të folurit me meshkujt rreth seksualitetit dhe sigurisë që lidh interesin e tyre vetjak me përgjegjësinë ndaj grave partnereve dhe fëmijëve (Përfshi dhe ata që ende nuk kanë lindur). Ndërgjegjësimi se të gjithë meshkujt seksualisht aktivë mund të jenë të rrezikuar, më tepër sesa ajo pjesë e vogël që duket më vulnerable. Nxitja e politikanëve dhe njerëzve të tjerë publikë për të njohur çështjen në fjalë dhe për të promovuar përgjegjësinë e meshkujve. Përmbledhje e adaptuar nga përmbledhja e ID21, 8 Janar 2001 (www.id21.org) Burimet: Bujra, Janet and Baylies, Caroline, 2000, AIDS, Sexuality and Gender in Afrika: Collective Strategies and Struggles in Tanzania and Zambia, London. Routledge and Bujra, Janet, 2000, Targeting men for a change: AIDs discourse and activism in Afrika Agenda Issue 44 2.2 Përkatësia Gjinore dhe HIV/AIDS: hapat e parë të kërkimeve dhe programeve Daniel Whelan

Programet e ndërgjegjësimit gjinor janë fokusuar në përmirësimin e aksesit për informacion në lidhje me HIV/AIDS, seksualitetin dhe riprodhimin ashtu si dhe përmirësime në shërbimet dhe teknologjitë e nevojshme dhe aksesin e grave mbi to. Diskutimet rreth seksualitetit dhe shëndetit seksual, gjithashtu kanë patur për qëllim të përmirësojnë dinamikën e pabarabartë gjinore në marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, për shkak se vulnerabiliteti ndaj AIDS është i influencuar nga faktorët socio-kulturorë, ekonomikë dhe politikë që ndikojnë në kontekstin e sjelljes individuale, një numër i kufizuar por në rritje programesh kanë filluar të trajtojnë faktorët socialë, ekonomikë dhe politikë që rrisin vulnerabilitetin. Studimet tregojnë se ndërhyrjet për të përmirësuar statusin ekonomik dhe social të gruas kanë një efekt të rëndësishëm në eleminimin e disa pengesave kyç që lidhen me përkatësinë gjinore me të cilat ato përballen kur përpiqen të ruajnë veten e tyre nga infektimi me HIV. Për shembull, nëse gratë janë të pavarura ekonomikisht nga meshkujt, ato janë më në gjendje të largohen nga marrëdhëniet që paraqesin rrezikshmëri. Reagimet e ndërgjegjësimit gjinor përfshijnë: Përmirësim i aksesit për informacion, edukim dhe aftësi për parandalim që merr në konsideratë dhe barrierat që lidhen me përkatësinë gjinore kundrejt informacionit, si dhe njohuri dhe përdorim të këtyre njohurive për të arritur marrëdhënie të shëndetshme. Edukimi i barabartë është një metodë që është përdorur për të sfiduar besimet e dhe sjelljet përgjithësuese përmes dialogut dhe ndërveprimit personal. Trajtimi i komunikimit me partnerin/en gjithashtu ka dalë si rezultat i përqasjeve të ndjeshme nga ana gjinore për parandalimin e HIV. Diskutimet në grup kanë ofruar një ambjent të rëndësishëm për reflektimin mbi rolet dhe marrëdhëniet gjinore si dhe për ndërtimin e aftësive për një komunikim më të mirë. Zhvillim të shërbimeve dhe teknologjive të përshtatshme për gratë dhe burrat dhe trajtim të pengesave që ata kanë në aksesin kundrejt tyre. Kondomi femëror në një farë mënyre ka ulur incidencën e seksit të pambrojtur. Një mikrobicid vaginal është zbuluar gjithashtu. Gjithsesi pengesat më të mëdha për zhvillimin e një agjenti efektiv mikrobicidal janë të natyrës financiare dhe politike, më tepër sesa të natyrës shkencore. Një numër organizatash njohin peshën e madhe që ka gruaja në shpinë si rezultat i ndikimit ekonomik dhe social të epidemisë. Disa përqasje për shembull, kanë kombinuar zhvillimin ekonomik me aktivitetet mbi HIV/AIDS për të ndihmuar gratë të kenë të ardhura për familjet e tyre, ndërkohë që të tjerë kanë ofruar këshillim ligjor për gratë HIV pozitive të cilat janë përballur me diskriminim. Janë mësuar një numër gjërash: Një grup i vogël shërbimesh dhe teknologjish nk mund të ndryshjnë balancën e pushtetit midis grave dhe burrave në marrëdhëniet seksuale, pa përpjekje të tjera

plotësuese për të reduktuar faktorët socio-kulturorë, ekonomik dhe politikë që rrisin vulnerabilitetin e burrave dhe grave ndaj HIV dhe ndikimin e AIDS. Informimi, edukimi dhe afësitë për parandalim nuk shërbejnë vetëm për të përmirësuar nivelin e njohurive por duhet qëgjithashtu të trajtojnë rolet dhe marrëdhëniet gjinore duke përfshirë dhe përmirësimin e komunikimit. Ndryshimi në sjellje nuk mund të arrihet pa përpjekje të mëdha për të ndryshuar mendimet e burrave dhe grave rreth roleve gjinore, duke qenë se ato lidhen me seksualitetin dhe rreziqet seksuale ndaj HIV. Nevojiten më tepër të dhëna për të na ndihmuar që të kuptojmë më mirë se si përkatësia gjinore influencon në njohuritë, mendimet dhe sjelljet e burrave. Ndërhyrjet e mëdha kërkojnë një përcaktim të qëllimeve që përfshijnë parandalimin, kujdesin dhe mbështetjen si për individë ashtu dhe për familjet e ndikuara nga HIV/AIDS. Ka një nevojë për të kuptuar më gjerë përkatësinë gjinore brenda institucioneve. Eksperienca e programeve tregon se institucionalizimi i përkatësisë gjinore mund të kryhet me sukses me kalimin e kohës, duke përfshirë këtu si agjensitë donatore ashtu dhe në qeerisjen kombëtare. Eksperienca e programeve mbështet nevojën për një vazhdimësi të punonjësve të vijës së parë, të pajisur me mjetet e përshtatshme për ndërmarrë analiza gjinore, përmes burimeve të ndryshme, programeve trajnuese, seminareve ose mbështetjes teknike. Burim: Whelan, Daniel, 1999, Gender and HIV/AIDS: Taking Stock of Research and Programmes, Geneva: Joint United Nations Programme on HIV/AIDS (UNAIDS) www.unaids.org/publications/documents/human/gender/una99e16.pdf 1.1 Rreziku dhe mundësia: duke reaguar me vizion ndaj HIV, Kate Butcher dhe Alice Welbourn Njerëzimi ka qenë i paaftë të përballojë sfidat që ka paraqitur HIV/AIDS këto 20 vitet e fundit. Shumica e njerëzve që punojnë me HIV kanë zhvilluar një përqasje ne dhe ata, duke u fokusuar më tepër në punën parandaluese me grupet që janë parë si grupe vulnerable dhe nga të cilët këta njerëz mendojnë se në mënyrë të qartë mund të dallojnë. Gjithsesi, shumë individë dhe grupe që janë infektuar me HIV ose që janë ndikuar prej tij në mënyra të ndryshme, e kanë ngritur këtë problem. Disa programe dhe projekte kanë bërë një përqasje akoma më të gjerë, duke vendosur çështjet mjekësore të HIV brenda kontekstit të tyre social. Një numër projektesh përfshirë këru dhe Projektin e Punës me Gratë në Bradford, Britani e Madhe, kanë parë rëndësinë e e trajtimit të problemeve që janë indentifikuar nga ata njerëz që janë parë si vulnerabël. Vetëm duke trajtuar dhe njohur çështjet fondamentale të jetës së grave, punonjësit e projektit të Bradford ishin në gjendje të punonin me ta në çështjet e parandalimit të HIV dhe të përmirësimit të shëndetit seksual. Për shkak se HIV globalisht është një kërcënim për shëndetin dhe jetën, fondet për të janë të mundshme tashmë dhe për më tepër nevoja e trajtimit të çështjeve të ndjeshme, siç është seksualiteti, është gjithmonë e më nevojshme.

Ashtu si dhe në rastin e Projektit të Punës me Gratë në Bradford, burrat dhe gratë disa herë i janë përgjigjur pozitivisht sfidave të HIV. Disa strategji të prishjes së traditave përfshjnë: Përfshirje e njerëzve që jetojnë me HIV ose AIDS OJF-ja Komuniteti Ndërkombëtar i Grave që Jetojnë me HIV hartoi projektin e saj kërkimor për të studiuar nevojat dhe perspektivat e grave të tjera HIV pozitive. Vënia në një reflektim e burrave në lidhje me rolin e tyre tradicional si ruajtës së derës së shtëpisë ashtu dhe për nevojat e tyre të shëndetit seksual dhe riprodhues Instituti PROMUNDO në Brazil punon me të rinjtë që kërkojnë pranueshmërinë e dhunës ndaj grave. Përdorim i një përqasjeje pjesëmarrëse Shkallaret në mënyrë të suksesshme ka adaptuar një zgjidhje të kënaqshme të problemeve lokale të mbrojtjes së fertilitetit, duke zvogëluar frikën që egzistonte përmes programeve të kontrollit të popullsisë. Fokusim si në kujdes ashtu dhe në parandalim Gratë shpesh kryejnë të gjithë barrën e punës së kujdesit kur një familje preket nga sëmundja. Në Kamboxhia, Khana, Aleanca Khmer e OJQ-ve për HIV/AIDS, punon me burrat për të promovuar rolin e tyre në kujdesin për të sëmurët. Punë e afërt me mjekët popullorë në Ugandë një grup novator mjekësh popullorë dhe doktorësh formuan THETA (Shëndeti Tradicional dhe Modern së bashku Kundër AIDS). Iniciativa të tjera të ngjashme janë formuar duke përfshirë këtu dhe projektin THEWA (Mjekët Popullorë, Gratë dhe Parandalimi i AIDS) të cilët zhvilluan një strategji tëndjeshme nga ana gjinore dhe të përshtatshme kulturalisht për edukimin dhe këshillimin e njerëzve mbi AIDS. Punë me autoritetet megjithëse jo eskluzivisht për çështjen e HIV/AIDS, Musasa, një organizatë e të drejtave të grave në Zimbabve, ka hartuar strategji për të ndryshuar mendimet e autoriteteve dhe për të sfiduar rregullat dhe sistemet diskriminuese që janë në fuqi, në juridiksion. Musasa punoi me organet e policisë dhe ato juridike, për të gjetur mënyra më të ndjeshme të reagimit në lidhje me të mbijetuarit e dhunës në familje. Integrim i ndërgjegjësimit ndaj HIV në të gjithë aspektet e punës për zhvillim Departamenti për Zhvillim Ndërkomvbëtar (DFID), BM, ka organizuar kudo seminare për të gjithë punonjësit me qëllim të kuptuarit e HIV dhe AIDS, për t i ndihmuar ata të punojnë përmes çështjeve problematike që dalin në punën e tyre përfshirë vulnerabilitetin e tyre ndaj HIV dhe çështje të kujdesit dhe të mbështetjes për pesonelin me HIV. Këto novacione dhe shumë të tjera të ngjaashme me to, kanë dhënë një vlerësim më të madh në kontekstin sesi mund të trajtohet efektivisht HIV/AIDS. Efektiviteti në të njëjtën kohë mund të rritet nëse përfshijmë dhe të mëposhtmet: Përdorim i një reagimi të ndërgjegjësimit gjinor që trajton nevojat strategjike dhe përfitime si për meshkujt dhe për femrat,për një akses e kontroll më të barabartë të të mirave materiale dhe shërbimeve.

Përfshirja e njerëzve lokalë për prodhimin e materialeve të komunikimit të tyre me HIV, me qëllim që të sigurohen mendimet e atyre njerëzve për ndryshimet që ata vetë duan të shohin. Zhvillim i reagimeve ndaj HIV/AIDS jo vetëm në ato vende ku prevalenca dihet që është e lartë por edhe në vende ku ajo është e ulët, me qëllim që të mbahet sa më larg. Kjo është në kuadër të njohjes së lidhjeve midis shëndetit të dobët seksual dhe dhunës në familje, pabarazisë gjinore dhe varfërisë, të cilat janë të pranishme në shumë vende. Zhvillimi i një reagimi multi ligjor ndaj HIV/AIDS nga komuniteti në zhvillim, nga agjensi bilaterale dhe organizatat e shoqërisë civile si në planin ndërkombëtar ashtu dhe në atë kombëtar. Për shembull, një reagim shumë-sektorësh që trajton në mënyrë të plotë shumëllojshmërinë e shkaqeve dhe pasojave të infeksionit nga HIV. Burimi: Butcher, Kate and Welbourn, Alice, 2001, Danger and opportunity: responding to HIV with vision, Gender and Developent, Vol ç No 2 Ky artikull mund të merret dhe në adresën www.isd.ac.uk/bld/ejournals/ej-list.html 3. Studime rasti praktika të mira

Ka shembuj gjithmonë e në rritje të praktikave të mira nga OJQ shumëlaterale dhe bilaterale dhe individë në lidhje me AIDS dhe edukimin e shëndetit seksual, ndërtimin e kapaciteteve, advokacisë, shpërndarjes së shërbimeve dhe kërkimit. Disa punojnë me të rinjtë ose fokusohen vetëm tek burrat ose përfshijnë njerëz që jetojnë me HIV/AIDS. Shumica përdorin përqasje pjesëmarrëse por të gjithë tentojnë që t a vendosin epideminë e HIV/AIDS në një kontekst më të gjerë të pabarazisë. Pjesa më e madhe e punës për HIV/AIDS është e bazuar në kontekstin e të drejtave seksuale e ato të riprodhimit dhe shëndetit, ashtu si në punën e Puento de Encuentro. Ne vetëm sa kemi bërë një seleksionim këtu. Në raport ju mund të gjeni rastëe studimi të punës novatore mbi Përkatësinë Gjinore dhe HIV/AIDS dhe rrjetet, detajet e kontaktit dhe organizatat që kanë mbështetur ose që kanë kryer një punë interesante. 3.1 Shëndeti i grave dhe HIV: eksperienca nga një projekt i punëtoreve të seksit në Kalkuta Niveli aktual i infektimit nga HIV/AIDS në Indi është shumë i lartë. Për shumicën e grave indiane, është gati e pamundur që të kenë pavarësi në një marrëdhënie seksuale me një burrë dhe të negociojnë për një seks të sigurtë. Gjithsesi ka një lëvizje të punëtoreve të seksit në Sonagachi që kanë patur sukses në negocimin e akteve seksuale të sigurta me klientët, ashtu si dhe një trajtim më të mirë nga shoqëria në përgjithësi (pëfshirë dhe policinë). Në 1992 Projekti i Ndërhyrjes mbi STD/HIV (SHIP) hapi një klinikë për Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme për punëtoret e seksit, për të promovuar kontrollin e sëmundjeve dhe shpërndarjen e kondomëve. Gjithsesi shpejt fokusi i tyre u zgjerua dhe në trajtimin e çështjeve strukturale të përkatësisë gjinore, klasës dhe seksualitetit. Vetë punëtoret e seksit vendosën strategjitë e programit. 25% e pozicioneve drejtuese u caktuan për to dhe ato patën shumë pozicione drejtuese kyçe. Që në fillim punëtoret e seksit u ftuan që të punonin si edukatore, asistente klinike dhe punonjëse të klinikës në këtë projekt. SHIP synonte që të ndërtonte kapacitete tek punëtoret e seksit, për të thyer stereotipet kulturore të shoqërisë së tyre dhe për të rritur ndërgjegjësimin për pushtetin. U krye një vëzhgim me punëtoret e seksit duke përdorur një metodologji pjesëmarrëse. Ky vëzhgim konfirmoi se varfëria ekonomike ekstreme dhe deprivimi social, ishin arsyet kryesore që i bënin gratë të përfshiheshin në biznesin e seksit. Në momentin që punëtoret e seksit panë rezultatet e vëzhgimit dhe statistikat e tij, ato arritën të shihnin dhe të masnin vulnerabilitetin e tyre në problemet strukturale dhe ato që më parë e shikonin veten e tyre negativisht, filluan të ndryshonin perspektivën e tyre. Projekti u ndërtua rreth ideve dhe strategjive të mëposhtme: Edukatoret kishin një uniformë në ngjyrë të gjelbër dhe ishin të pajisura me karta personeli identiteti duke u dhënë atyre një njohje nga ana sociale. Një numër

aktivitetesh trajnuese u organizuan me synim promovimin e një harmonie dhe besueshmërie në rradhët e punëtoreve të seksit dhe respekt për to në komunitet dhe jo duke synuar vetëm ndryshimin e mendimit të tyre se ato ishin gra të dështuara. 65 edukatore shkuan shtëpi më shtëpi në zonat e dritave të kuqe, të pajisura me informacion për: parandalimin e SST-ve, HIV dhe AIDS, si të përfitonin kujdes mjekësor dhe mënyrat për të ndryshuar strukturat e pushtetit që promovonin dhunën. Një vëzhgim u krye nga edukatoret me babushët (klientë të rregullt). Vetëm 51,5 për qind e tyre kishin dëgjuar për HIV/AIDS dhe 72,7 për qind e tyre nuk kishin përdorur asnjëherë kondom. Si rezultat i kësaj u formuan aleanca mes punëtoreve të seksit dhe klientëve të tyre, për të promovuar praktika më të sigurta të seksit përfshi dhe eleminimin e dhunës seksuale. Një sesion trajnimi për personelin e policisë u organizua midis projektit dhe Departamentit të Policisë së Kalkutës, nga ana e Institutit të Shëndetit dhe Higjenës së të Gjithë Indisë. Deri në fund të Prillit 1996, rreth 180 oficerë policie kishin marrë pjesë në këto programe trajnimi. Në 1995 Komiteti Durbar Mahila Samanvaya (DMSC), një bashkim i punëtoreve të seksit, që nga themelimi i saj filloi të promovonte dhe përforconte të drejtat e tyre. Qeveria shtetërore në mënyrë formale njohu bordin rregullator që anëtarët e DMSC ngritën me një pjesë të departamenteve të shtetit, për të siguruar që kodi i qëndrimit i miratuar bashkarisht prej tyre, të zbatohej nga të gjithë personat përgjegjës në zonën e dritave të kuqe të Bengalit Perëndimor. Për shembull, kthimi i fëmijëve të trafikuar në shtëpitë e tyre. Mësimet nga kjo ishin të shumtë dhe përfshinin: Shembuj nga historia sesi punëtoret e seksit kishin luftuar për të drejtat e tyre, e shtyu projektin SHIP që të përdorte emocionet e njerëzve dhe t i drejtonte ato drejt një objektiv të përbashkët. Përshtatja me nevojat e punëtoreve të seksit sa herë që ato ndryshonin, për shembull SHIP ofroi edukim jo-formal kur kërkesat e tyre për literaturë u rritën, ashtu si dhe u kalua nga programet e trajnimeve të ndryshme, në sigurimin e tyre në një moshë të madhe. Një skemë kredie dhe kursimesh, u vendos për të ndihmuar punëtoret e seksit që të krijonin skema të vet-punësimit. Punëtoret e seksit krijuan grupin e teatrit Komal Gandhar. Përmes këtij grupi, ato ishin në gjendje të komunikonin publikisht metodat e negocimit për një seks të sigurtë me klientët, tutorët, policinë dhe pronarët e bordeleve në një ambjent jokërcënues. SHIP negocioi me grupe (kryesisht) meshkujsh, duke përfshirë këtu tutorë, pronarë bordelesh, klientë dhe policë, për t i bindur ata për rëndësinë e fushatës së tyre dhe asnjëherë nuk lanë mbas dore mbështetjen e tyre për përmirësimin e të drejtave të puëntoreve të seksit. Kjo përfaqësonte një sfidë direkte ndaj strukturave shtypëse patriarkale. Një zbatim i suksesshëm i projektit nuk ishte vetëm ndryshimi i sjelljeve por edhe ai i mendimit. Për shembull, mënyra sesi shoqëria e shikon seksualitetin, mungesa e pranueshmërisë sociale të punës së seksit dhe mungesat ligjore që lidhen me të.

Punëtoret e seksit u takuan me një sërë partnerësh dhe zhvilluan idenë se beteja e tyre si punëtorë seksi nuk është shumë e ndryshme nga beteja e grave të varfëra në sektorin informal. Betejat drejtohen kundër patriarkalitetit dhe dominancës. Burim: Bala Nath, Mandhu, Mars 2000, Women s health and HIV: experiences from a sex worker s project in Calcutta, Gender and Development, Vol 8 No 1 Ky artikull mund të gjendet dhe në adresën www.isd.ac.uk/blds/ejournals/ej-list.html 3.2 Promovimi i pjesëmarrjes së burrave në parandalimin dhe kujdesin ndaj HIV/AIDS të bazuar në komunitet në Kamboxhia Në disa vende si Kamboxhia, forma kryesore e transmetimit të HIV është seksi heteroseksual. Meshkujt kanë më tepër partnere seksuale sesa femrat dhe shpesh përfshihen në seks me para. Egziston nevoja për një punë më të madhe me meshkujt, në drejtim të një ndërgjegjësimi më të madh për parandalimin dhe kujdesin ndaj HIV, veçanërisht sepse shumica e projekteve dhe programeve të shëndetit seksual janë drejtuar drejt grave. Nëntë OJQ Kamboxhiane rurale dhe peri-urbane tentuan të trajtonin çështjet e mashkulloritetit dhe të HIV/AIDS, në një vend ku modelet dominante të mashkulloritetit ishin formuar pas dekada të tëra konflikti. Me ndihmën e Khana, u krye një vlerësim fillestar nevojash nga secila OJQ. Përveç të tjerave u vu re se meshkujt flasin rreth seksualitetit vetëm brenda grupeve të tyre shoqërore dhe kësisoj ishte më e lehtë që të hartohej një projekt pjesëmarrjeje mbi njohuritë dhe ndarjen e eksperiencave. U bë atëherë një ndarje e grupeve sipas grupeve shoqërore të meshkujve, përgjithësisht ndarja e bë në bazë të moshës, punësimit ose statusit martesor dhe diskutimet e kryera përfshinin përkatësinë gjinore, dhunën, përgjegjësitë, seksualitetin dhe si të mund të ndaheshin njohuritë e marra me familjet dhe komunitetin. Grupet kishin për lehtësues personelin e OJQ-ve dhe vullnetarë të trajnuar, nga komuniteti. Këto grupe arritën që të vendosnin një frymë solidariteti mes anëtarëve të tyre, e cila i ndihmoi në përballjen e talljes apo të presionit nga meshkuj të tjerë jashtë grupit. Shumë nga mjetet e përdorura për pjesëmarrjen përfshinin: Harta e trupit dhënie e informacionit në hartën e trupit për të lejuar lehtësuesin të njihte nivelin e njohurive, mendimet dhe praktikat brenda grupit. Rrota HIV e cila identifikoi se çfarë kishte nevojë për të ndryshuar duke hartuar strategji për ndryshim në formën e një rrethi dhe punën që duhej kryer për të arritur objektivat e përcaktuar. Tullat në mur ku tulla prej letre u përdorën për paraqitur barrierat, pengesat e ndryshme dhe që hiqeshin nga muri sa herë që gjendeshin dhe zbatoheshin zgjidhje për to. Role-play për strategjitë, me qëllim rezistencën ndaj presionit të shoqërisë.

Shkalla e ndikimit vendosja e zgjidhjeve në një rrjet, në varësi të nivelit të ndikimit që kishte patur secila prej tyre dhe sa e lehtë kishte qenë për t u arritur. Gjithashtu u pa si shumë e rëndësishme për të vepruar në një komunitet më të gjerë për rritur mbulimin e punës së kryer si dhe përfshrja e edukatorëve nga fusha të ndryshme. Në pjesën më të madhe të projektit, filloi të bëhej një punë e ngjashme dhe me grupe grash dhe të rinjsh. Rezultatet një periudhe prej dy vjetësh punë përfshinin: rritje e përdorimit të kondomëve ulje e dhunës familjare në disa projekte filluan të zhdukeshin disa mite të transmetimit të HIV burrat ishin më në gjendje që t i rezistonin presionit të shoqërisë për të pirë alkool ose për të kryer seks me para gratë e martuara ishin më në gjendje që të negocionin për seksin ose përdorimin e kondomit me ata meshkuj që kishin marrë pjesë në grupet e mësipërme lehtësuesit e komunitetit shpesh filluan të merrnin përsipër detyra shtesë, si për shembull punë me liderat e fshatrave U nxorën disa mësime: Rëndësia e të qënit të sigurtë se koha që shpenzohej në grup, nuk ishte në konflikt me aktivitet që sillnin të ardhura Komunikimi i rrjeteve të komunitetit mes tyre ishte i rëndësishëm për proçesin e përcaktimit të grupeve vulnerabël Rëndësia e trajnimit dhe mbështetjes së përbashkët së grupeve lehtësuese Burim: Tilly Sellers, Pok Panhavichetr, Ly Chansophal dhe Alexandra Maclean: Promoting the Participation in Community-based HIV/AIDS Prevention and Care in Cambodia në botimin Realizing Rights të Cornwall dhe A.Welbourn, Londër: Zed Press 3.3 Puntos de Encuentro: transformimi i marrëdhënieve të pushtetit në Nikaragua E lindur në një vend post-revolucionar nën një qeverisje të krahut të djathtë, OJQ-ja feministe Puntos de Encuentro kishte si mandat të saj të nxiste marrëdhënie të barabarta

dhe pozitive pa dhunën e jetës së përditshme, si në sferën private ashtu dhe në atë publike, kjo midis burrave dhe grave dhe midis të rinjve dhe të rriturve. Strategjia origjinale konsistonte në tre pika të ndërlidhura mes tyre, të cilat ende dhe sot janë shumë të rëndësishme: influenca e opinionit publik për të krijuar një ambjent të favorshëm për ndryshime kulturale; forcimi i lëvizjeve sociale (lëvizja e grave dhe ajo e të rinjve) dhe forcimi i punës për advokaci në drejtim të barazisë midis njerëzve. Puntos de Encuentro përdori një strategji me media të shumta, duke përfshirë këtu dhe emisionet e spektaklet e radios dhe televizionit, për të arritur synimet e saj. Puna specifike për HIV/AIDS kishte të bënte me dhënien e një shtytjeje të madhe në të gjitha mediat dhe në punën e komunitetit për disa nga vitet në vazhdim. Qëllimi i tyre kryesor, ishte të krijonin një ambjent për parandalimin e HIV/AIDS dhe të fokusoheshin në normat e përkatësisë gjinore dhe seksualitetit, stigmën dhe sistemet sociale të mbështetjes. Puntos de Encuentro njohu rëndësinë e fillimit të punës nga interesat specifike të të rinjve, u përqëndrua në përfshirjen e sa më shumë njerëzve në lëvizjen feministe dhe kërkonte të ndërtonte aleanca për të përballur dominancën dhe të krijonte marrëdhënie të barabarta mes njerëzve. Kjo bëri që organizata të afronte në institucionin e saj të rinjtë dhe burrat dhe të përfshihej në një punë me të dy këto grupe. Puntos de Encuentro arriti rezultatet e mëposhtme: U hartua një manual trajnimi me dhjetë module me qëllim që të bënte të rinjte të ç mësoheshin me shtypjen, të mësonin si të vlerësonin diversitetin dhe të ndërtonin aleanca si midis tyre ashtu dhe mes të rinjve dhe të rriturve. La Boletina, ishte një revistë e grave feministe që synonte të nxiste komunikimin mes grupeve të ndryshme të grave dhe që publikohej pesë herë në vit. Artikujt e saj përdoreshin nga grupet për rrethet e tyre të studimit, diskutimet në grup dhe seminaret që organizoheshin. Tirazhi aktual është 23 000 kopje. Sexto Sentido (Ndjenja e Gjashtë) është një parodi televizive e përjavshme për të rinjtë. Seritë e saj paraqesin historitë e gjashtë të rinjve nga pjesë të ndryshme të vendit duke treguar se çdo të thotë të jesh një i ri ose e re që rritesh në Nikaragua si dhe se çfarë kërkojnë ata nga jeta. Në bazë të të dhënave të fundit të treguesve komercialë, kjo shfaqje është një nga programet që kryesojnë në televizionet e Nikaraguas. Un programa Joven Sin Nombre, një program i përditshëm radiofonik që organizohet nga të rinjtë. Emisioni tenton të ofrojë një hapësirë më të madhe për të rinjtë për të shprehur opinionet dhe problemet e tyre dhe të bisedojnë rreth tyre me të rinj të tjerë pa patur ndërmjetësimin e të rriturve ekspertë. Rreth 70 për qind e të rinjve në Nikaragua e kanë dëgjuar këtë emision. Vitin e kaluar, Puntos de Encuentro zhvilloi një fushatë kombëtare kundër dhunës në familje i cili drejtohej drejt burrave, duke u bazuar në një studim cilësor mbi dhunën në familje në Nikaragua. Brenda fushës së edukimit dhe trajnmit, Puntos de Encuentro organizon kurse dhe seminare për gratë dhe të rinjtë për të zhvilluar aftësitë e tyre analitike dhe praktike dhe për të nxitur ndryshimin personal, organizativ dhe atë politik.

Puntos de Encuentro kohët e fundit ka marrë pjesë në vizita të ndërsjellta mes zbatuesve të projektit Shkallaret nga Afrika dhe Bashkimit të Meshkujve kundër Dhunës në Nikaragua. Qëllimi i këtyre shkëmbimeve të eksperiencave ishte të mësonin nga njëritjetri sesi punohet për mbrojtjen e grave, burrave dhe fëmijëve në çështje të shëndetit seksual e riprodhues dhe dhunës në familje, duke futur në këtë proçes në mënyrë të plotë një perspektivë të përkatësisë gjinore. Mësimet e nxjerra nga puna e tyre që nga themelimi në vitin 1990: Personeli i Puntos de Encuentro beson se përqasja dhe sjellja e tyre duhet të jetë e qëndrushshme, si e brendshme ashtu dhe e jashtme dhe duhet të monitorohet vazhdimisht. Të fillohet nga një perspektivë feministe e përkatësisë gjinore. Brenda kësaj perspektive, marrëdhëniet e pushtetit dhe dominancës midis njerëzve, janë principet bazë të analizës dhe të të vepruarit. Të përfshihen sa më shumë meshkuj brenda organizatës për sa kohë që krahu i pushtetit anon nga ata dhe të mbahet një vizion feminist brenda organizatës. Ndryshimet individuale dhe institucionale nuk mund të arrihen në një vakum. Strategjia e Puntos de Encuentro përfshin një transformim të shoqërisë në tërësinë e saj, përmes një proçesi të advokacisë dhe duke nxitur një kulturë politike përfshirëse që vlerëson dallimet dhe ngjashmëritë. Burime: Terezita Hernandez dhe Veronika Campanile, i papublikuar, Feminism at work: a case study of transforming power relations in everyday life: Puntos de Encuentro, Managua; Puntos de Encuentro www.puntos.org.ni Për informacion rreth shkëmbimit të vizitave nga Alice Welbourn shih në www.healthcomms.org 3.4 Përkatësia Gjinore dhe HIV; përqasja e JSI (BM) për integrimin gjinor John Snow International (JSI) BM (Britani e Madhe) e përkufizon integrimin gjinor si një proçes përmes të cilit çdo organizatë mund të fillojë të trajtojë HIV në brendësi, si profesionalisht ashtu dhe personalisht brenda një organizate në mënyrë operacionale, përmes programeve që ajo mbështet. E gjitha kjo është trajtuar në një trajnim të integrimit gjinor të HIV që JSI BM ka zhvilluar në përgjigje të kërkesave nga Departamenti për Zhvillimi Ndërkombëtar (DFID) BM, zyrat vendore, shtabet dhe Ministria e Jashtme. Trajnerët e JSI ofrojnë një set materialesh trajnimi me tre faza, i cili përfshin ndarjen dhe diskutimin e fakteve dhe frikërave rreth HIV, eksplorim të mendimeve rreth virusit dhe njerëzve që janë bartës të tij dhe në fund organizimin e ushtrimeve për të promovuar një të menduar kritik rreth mënyrës së integrimit të plotë të HIV. Për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, trajnerët e JSI BM i ndërthurin çështjet e përkatësisë gjinore në proçes. Kur diskutohen tema seksuale, grupeve iu jepet mundësia

të ndahen në nën-grupe të tjera sipas gjinisë së tyre. Në mënyrë mjaft interesante, kjo mundësi shfrytëzohet shumë rrallë dhe pjesëmarrësit e kanë parë si diçka të re dhe më tepër informuese, punën në grupe me gjini të përzierë. Aspekti më i rëndësishëm i trajnimit, gjithmonë arrin kur trajnerët fillojnë të trajtojnë mendimet e pjesëmarrësve. Një shembull interesant i kësaj doli në një seminar në Azinë Jugore, ku trajnerët e JSI BM përdorën një ushtrim të quajtur Kush e merr kurën. Ky ushtrim u krye në grupe të përziera me nga 15 persona. Grupit iu kërkua të imagjinonte se përfaqësonte një grup vendimarrësish në komunitet. Atyre iu tha se ishte zbuluar një kurë e re për infektimin nga HIV por ajo mjaftonte vetëm për një person. Ata që ishin më të përshtatshmit për t a marrë këtë, madje edhe njerëzit e sëmurë, mund të kishin përfitime afat-shkurtra. Tabela e mëposhtme është rezultati i ushtrimit. Emri Seksi Mosha Puna Rruga e transmetim it Gjendja e familjes Përgjegjësitë familjare Mohan M 6 muaj - Nga nëna I varfër - tek fëmija Meena F 22 Punëtore seksi Seksi Mesatare 2 fëmijë, nënë beqare Shiv M 41 Mësues Seks me meshkuj Mirë 1 fëmijë dhe gruan Gita F 35 Pronare e një dyqani Seks E varfër Burrin dhe 3 fëmijë të vogël Savitri F 18 Infermiere Injektim droge Mjaft mirë Beqare Ushtrimi është hartuar për të nxitur të menduarin rreth gamës së çështjeve që HIV na detyron të përballojmë. Jo pa rëndësi është fakti që rruga e transmetimit shpesh transformon reagimin tonë ndaj personit të infektuar: një fëmijë i infektuar nga nëna e tij shpesh konsiderohet si i pafajshëm ndërkohë që një punëtore seksi apo një gei nuk është i tillë. Pjesëmarrësit ishin një përzierje e profesionistëve të zhvillimit dhe stafit mbështetës si kombëtar ashtu dhe pjesë e JSI, burra dhe gra. Trajnerët e eksperimentuan me ushtrimin me dy grupe të ndryshme por të profilit të njëjtë, në Nepal. Në ditën e parë trajnerët i ftuan pjesëmarrësit të mbushnin vetë një copëz informacioni që mungonte sipas mendimit të tyre. E vetmja kolonë e cila ishte plotësisht e paplotësuar (përveç atyre të emrit dhe seksit) ishte informacioni mbi mënyrën, rrugën e transmetimit. Në ditën e dytë lehtësuesit i ftuan grupet të diskutonin së pari, se cila pjesë e informacionit të plotësohej.

Disa rezultate nga ushtrimet në grup përfshinin: Mungesa e informacionit rreth rrugës së transmetimit, ditën e parë shkaktoi ndërlikime rreth vendimit final se kush duhet ta përfitonte kurën por ajo që është më e rëndësishmja, çoi në diskutime rreth ndjenjave të vetë pjesëmarrësve. Punonjësit e zhvillimit dhe ata që ishin pjesë e JSI, në ditën e dytë ishin më dominantë se punonjësit që s ishin pjesë e punës zhvillimore dhe punonjësve vendas. Të parët insistonin se informacioni rreth rrugës së transmetimit do të ndikonte në vendimin e tyre dhe në këtë mënyrë ai nuk duhet të mungonte. Nga diskutimet kjo formë e ushtrimit u konsiderua si pak a shumë impersonale. Përgjigja e drejtë gjithsesi, u arrit në fund të ushtrimit kur pjesëmarrësit u pyetën në mënyrë kolektive nëse ata do të donin të dinin për rrugët e transmetimit dhe të gjithë unanimisht u përgjigjën po! Njerëzit ndiheshin më mirë kur diskutonin për marrëdhëniet gjinore midis burrave dhe grave, sesa kur diskutonin mbi seksualitetin. Në të dy grupet, gratë me HIV favorizoheshin në një masë të madhe për shkak të roleve të tyre familjare. Ata thoshin: Edhe pse Meena është një punëtore seksi, ishin përgjegjësitë e saj për familjen që na shtynë ne në favor të saj. Pak njerëz ishin të interesuar për Shiv, përshkak se ai duhet të kishte ditur më mirë ca gjëra, e njëjta gjë edhe për Savitri. Duhet kujtuar që Savitri nuk kishte persona në përkujdesje. Nga këto eksperienca u mësua: Seksualitetit duhet t i vihet më shumë rëndësi. Gratë ende perceptohen si socialisht të plota, në terma të roleve të tyre riprodhuese. Punonjësit pjesë e JSI ishin më pak të prirur sesa bashkëkombasit e tyre, të diskutonin ndjenjat personale rreth HIV/AIDS dhe më të prirur që t a mbanin HIV në një plan impersonal. Ata mendonin se reagimi i tyre ishte i bazuar mjaft mirë në korrektësinë politike dhe në terminologjinë e zhvillimit që në një farë mënyre e errëson një përgjigje reale dhe shmang trajtimin e HIV/AIDS si një çështje personale. Diskutimi i çështjeve të ndjeshme seksuale në grupet e përziera nuk ishte një tabu për pjesëmarrësit. Burime: Kate Butcher. Për më tepër informacion email: kbutcher@jsiuk.com Për më tepër informacion rreth John Snow International UK shih në www.jsiuk.com 3.5 Eksperienca Gambiane me Shkallaret Gambia është një vend Islamik me një shkallë të ulët të prevalencës së HIV. Shumë pak njerëz e kanë deklaruar veten e tyre publikisht si HIV pozitivë, kështu që njerëzit janë të pasigurtë për egzistencën etyre. Meshkujt në përgjithësi janë shumë dyshues për planifikimin familjar (përfshi dhe përdorimin e kondomit) dhe kjo mbështetet nga

klerikët Muslimanë që besojnë se kjo gjë është kundër Kuranit. Përdorimi i kondomit është i papranueshëm në martesë për shkak të efekteve të tij kontraceptive dhe se mbart mesazhin se një partner dyshon në besnikërinë e tjetrit. Shkalla e fertilitetit është e lartë sidomos për meshkujt dhe poligjinia praktikohet në mënyrë të madhe. Projekti Shkallaret Gambia është një bashkëpunim mes pesë organizatave duke përfshirë departamentet e qeverisjes, institucionet akademike, OJF ndërkombëtare dhe OJF lokale dhe filloi sepse u mendua se programi do të mund të ndihmonte fshatarët të zhvillonin zgjidhjet e tyre në lidhje me problemin e parandalimit të HIV. Shkallaret është një program me sesione takimesh të strukturuara që synojnë të nxisin diskutimet rreth përkatësisë gjinore, HIV, të zhvillojë aftësitë për komunikimin dhe ndërtim marrëdhëniesh. Takimet rezultuan me disa ndryshime të konsiderueshme në marrëdhëniet gjinore, duke përfshirë dhe reduktimin e dhunës në familje. Pjesëmarrësit takoheshin në grupe me mosha dhe gjini të njëjtë. Ky është i vetmi forum në të cilin çështjet seksuale mund të diskutohen relativisht më lirshëm. Këto grupe u përfshinë në seminare, takime me 10 sesione një-ditorëshe. Kjo arrinte kulmin me një seminar final të komunitetit, ku secili grup u bënte një kërkesë speciale fshatarëve të grumbulluar, pjesëmarrësve dhe atyre që nuk ishin pjesëmarrës. U bënë disa adaptime për të përshtatur projektin në Gambia: Duke qenë se meshkujt ishin dyshues rreth faktit se programi kishte të bënte me kontrollin e lindjeve ai u adaptua me një fokus në parandalimin e infertilitetit. Duke qenë se Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme janë shkaku kryesor i infertilitetit, kjo mund të shfrytëzohej dhe të diskutohej si një problem Ishte e rëndësishme për pjesëmarrësit të kryenin të njëjtin ushtrim në secilin grup në mënyrë që meshkujt të mos dyshonin se po kryenin një ushtrim të kontrollit të popullsisë duke i patur gratë të ndara dhe veçmas grupit të tyre. Harta trupore e ndezjes dhe fikjes seksuale u përdorën gjithashtu. Kjo për të shmangur diskutimin e subjektit të vështirë të synetllëkut dhe orgazmës femërore. Ushtrimi i çdo tw vihet në jetë në të ardhmen, u modifikua në dhënien e dhuratave në jetë me qëllim përpjekjen për të ndikuar në pabarazinë gjinore, pa prekur dhe shkelur ligjin Sharia. Një vlerësim pjesëmarrës pilot duke përdorur intervista informuese kyç nxori të mëposhtmet: Pjesëmarrësit shfaqën një ndërgjegjësim në rritje ndaj rrezikut, përmirësuan dialogun me partnerët dhe miqtë e tyre, rritën përdorimin e kondomit dhe reduktuan në një shkallë të madhe dhunën ndaj bashkëshorteve të tyre. Shumë meshkuj ndiheshin në turp kur rrihnin gratë e tyre, duke pranuar në të njëjtën kohë në takimin përfundimtar të komunitetit, se rrahja e gruas ishte diçka shumë e gabuar (f 76). Gratë e reja ishin përfitueset kryesore sepse ato në fillim ishin krejt të paditura dhe mësuan ndërsa ato më të vjetrat ishin më pak të prirura të mësonin njohuri të reja ose të diskutonin çështje të tilla në komunitet.

Problemet e identifikuara: Ishte e vështirë të gjeje personel gra që të shërbenin si lehtësuese. Parregullsitë në shpërndarjen e punës dhe të ardhurave gjithashtu shkaktuan probleme familjare për lehtësuesit sepse u mendua nga të tjerët se ata i kishin marrë për vete paratë e programit. Lidhjet e dobëta të transportit midis komuniteteve dhe fshatrave, bënin që skuadrat e punës shpesh të mos shkonin dot në destibnacion. ActionAid nuk arriti të përfshinte menaxherët e mesëm të ActionAid Gambia dhe aktivitetet buxhetoheshin në nivel kombëtar dhe jo zonal, duke bërë kështu që menaxherët të mos kishin prioritet programin në planin e tyre të veprimit. Strategjitë e së ardhmes: Përfshirja e Shkallareve në Programin e Qeverisë për Zhvillimin e Përqëndruar Rural. Në këtë mënyrë, do të mund të identifikohen programet e shëndetit riprodhues nga ky program i përgjithshëm dhe më pas do të ofrohet programi Shkallaret. Programi Shkallaret në Gambia është duke eksploruar mundësinë e një libri bisede në mënyrë që lehtësuesit të mos duhet të dinë domosdoshmërisht të lexojnë. Një mundësi tjetër është krijimi i një lidhjeje më të afërt me programin e literaturës për të rritur të ActionAid REFLECT. Pagesat e lehtësuesve janë riparë për t u siguruar se ata/ato ende marrin një shumë edhe gjatë kohës që ato nuk e bëjnë më këtë punë për Shkallaret. Shpresohet se kjo do të tërheqë më shumë gra të afta të cilat do t a kenë shumë të vështirë që të shpjegojnë në familje të ardhurat e tyre jo të rregullta. Burime: Shwë, Matthew and Jawo, Michelle, 2000, Gambian Experiences with Stepping Stones: 1996-99, PLA Notes37, pp73-78, London: International Institute for Environment and Development www.talcuk.org/stratshope/ssgambia.html K. Paine, G. Hart, M. Jawo, S. Ceesay, M. Jallow, L. Morison, G. Walraven, K. McAdam, and M. Shaw, 2002, Before we were sleeping, now we are awake : Preliminary evaluation of a community-based sexual health programme in The Gambia, African Journal of AIDS Research, Vol1:41-52 4. Mjetet dhe udhëzuesit Shumica e këtyre mjeteve përshkruajnë sesi përqasjet pjesëmarrëse mund t i bëjnë aktivitetet më të përshtatshme kulturalisht dhe specifike për kontekste të caktuara duke lejuar pjesëmarrësit të identifikojnë problemet e tyre dhe mënyrat për t i trajtuar ato. Disa