BISEDA SI MËNYRË KOMUNIKIMI NDËRMJET MËSIMDHËNËSIT DHE NXËNËSIT CONVERSATION AS A WAY OF COMMUNICATION BETWEEN TEACHER AND STUDENT

Similar documents
Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

From the Pastor s Desk

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

DORACAK PËR EKIPET NDËRMJETËSUESE MES BASHKËMOSHATARËVE

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Subordinate causal clauses in Albanian language

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PRINDËRVE, EDUKATORES DHE FËMIJËVE NË KOPSHT

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Gjuhë angleze. (klasa e tetë)

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI ˮ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. TEMA: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike.

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Arsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim)

Doracak për arsimtarë. Hulumtimi mbi të drejtat e fëmijëve (edukimi mbi të drejtat e fëmijëve)

PROGRAMET E KULTURËS SË PËRGJITHSHME TË ARSIMIT PROFESIONAL TEKNIK (APT)

NATYRA E PSIKES NJERËZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NË KONCEPTIN ISLAM TË PERSONALITETIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

MAN AS A HUMAN WHO DIRECTS THE VIOLENCE TO HERSELF AND OTHERS - CONSEQUENCES OF TIME OR LONG TIME OF TRANSITION IN THE REPUBLIC OF MACEDONIA

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

Bullying në shkollat fillore:

From the Pastor s Desk

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim) Hulumtimi në veprim

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR KLASËN PËRGATITORE DHE ARSIMIN FILLOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

Implementimi i strategjisë

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

From the Pastor s Desk

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Komunikimi masiv dhe edukimi për media

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

UNIVERSITETI I TIRANËS

D I S E R T A C I O N

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Përshkrimi i programit

Testimi ekstern, notimi, sfidat, dhe hapat e ardhshëm: Testim ekstern me çdo kusht?

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT - GJAKOVË PROGRAMI: FILLOR

ISLAMI DHE BRENGA E NJERIUT TË SOTËM. Sejjed Hosein Nasër

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

BRIEFS MACEDONIA B NDIKIMI I BASHKËSIVE FETARE NDAJ INSTITUCIONEVE DHE POLITIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

ZYGMUNT BAUMAN KUFIJTË E RINJ DHE VLERAT UNIVERSALE

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

NJERIU NJËDIMENSIONAL

FEMRA NËN MBROJTJEN E ISLAMIT

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

Mimoza Verzivolli Lindita Murthi Etleva Doka. Libër B O T U E S E. mësuesi S H T Ë P I A. Gjuha Shqipe

Transcription:

UDC 37.016:81-028.31]:37.011.3-051-052 Bujar Adili, MA 1 BISEDA SI MËNYRË KOMUNIKIMI NDËRMJET MËSIMDHËNËSIT DHE NXËNËSIT А КАК А А К АЊЕ ЕЃ А А К Е К CONVERSATION AS A WAY OF COMMUNICATION BETWEEN TEACHER AND STUDENT Abstract Conversation as a way of communication between teacher and student is considered as one of the most advanced teaching techniques. Communication through conversation makes an increase in teaching and significant progress in the quality of learning in comparison with conventional methods and techniques of communication between teachers and students in the learning process. This paper treats some psycho-pedagogical aspects of the conversation as a mean of communication as well as reports and relations between teachers and students as a result of the conversation in the educational process. Keywords: conversation, communication, teacher, student, education, school Abstrakt Biseda si mënyrë komunikimi ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit konsiderohet si një ndër teknikat më të avansuara mësimore. Komunikimi nëpërmjet bisedës në mësimdhënie bën një ngritje dhe përparim të dukshëm në cilësinë e të nxënit në krahasim me metodat dhe teknikat konvencionale të komunikimit ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit në procesin mësimor. Ky punim trajton disa aspekte psiko-pedagogjike të bisedës si mënyrë komunikimi si dhe raportet dhe relacionet ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit si rezultat i bisedës në procesin edukativ dhe arsimor. Fjalë kyçe: bisedë, komunikim, mësues, nxënës, edukim, shkollë HYRJE Biseda është instrumenti themelor i komunikimit ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit, ndërmjet vet mësimdhënësve dhe ndërmjet nxënësve. Shkenca bashkëkohore mbi bisedën quhet 1 The author is not engaged in any institution currently, e-mail: bujaradili74@gmail.com

komunikologjia interpersonale, e cila paraqet sfondin teorik dhe profesional të shkathtësisë së komunikimit interpersonal që d.t.th. bisedës. Komunikologjia interpersonale është duke u shndërruar në shkencë strategjike në edukimin dhe arsimimin bashkëkohor kurse biseda imponohet përveç si mjet komunikimi poashtu dhe si teknikë mësimore. DEFINIMI DHE FORMAT E BISEDËS Komunikologjia interpersonale është disiplinë shkencore bashkëkohore e cila merret me problematikën e komunikimit interpersonal. Problemi i saj është studimi i komunikimit ballë për ballë brenda bashkësive primare të vogla, pra komunikim i drejtpërdrejtë. Kjo është disiplinë relativisht e re e cila prejardhjen e vet e ka nga kërkimet dhe punimet e grupit të ashtuquajtur Palo Alto. Në literaturën shkencore nocionet komunikologji interpersonale dhe shkenca mbi bisedën shfrytëzohen si sinonime. Në Maqedoni kjo disiplinë shkencore është në fillet e saj. Në shtetet e zhvilluara komunikologjia interpersonale zbatohet në sferën e këshillimit, mjekimit, pedagogjisë, menaxhmentit dhe politikës. Komunikim interpersonal është pranim dhe veprim i mesazhit brenda raportit të drejtpërdrejtë ballë për ballë ndërmjet njerëzve. Nëse mesazhet dërgohen me qëllim, me plan dhe vetëdije dhe duke kërkuar dhe pranuar informacione kthyese mbi pranueshmërinë dhe ndikimin e tyre, atëherë komunikimi është i plotë dhe profesional. Procesi komunikues përbëhet nga 4 elementë themelorë: dërguesi i porosisë, porosia, pranuesi i porosisë dhe konteksti (Haley, 1963). Çdo komunikim ka komponentën e tij shprehëse (kumtimin e asaj që tanimë ekziston) dhe komponentën ndikuese (realizimin a asaj që s ekziston akoma) (von Thun, 1984). Nëse biseda me nxënësin nuk i përmban të dy komponentat atëherë ajo nuk i shërben arritjes së qëllimit, pra edukimit dhe arsimimit. Është e patjetërsueshme që biseda në shkollë të ketë sintaksën adekuate (rradhitjen e fjalëve), semantikën (qartësinë e domethënies së fjalëve) dhe pragmatikën (realizueshmërinë e porosisë në realitet) që nxënësit të mund t i dëgjojnë, kuptojnë dhe t i realizojnë porositë e dërguara. Komunikimi mund të jetë verbal dhe joverbal, përmbajtësor dhe respektiv, tekongruent dhe inkongruent. Kjo do të thotë se nuk mund e të mos komunikojmë aksioma e parë komunikuese e Watzlawick. Edhe biseda në shkollë ka dimensionin përmbajtësor, respektiv, personal dhe ndikues. Në çdo bisedë me nxënësin, mësimdhënësit parashtrojnë ndonjë përmbajtje, definojnë relacione, prezentojnë vetveten dhe ndikojnë në nxënësin.

Dallojmë komunikim informativ, personal kontaktues dhe apelativ (Lay, 1981). Porosia edukative dhe arsimore si informacion duhet të dërgohet nëpërmjet të bindurit personal, lidhjes kontaktuese dhe kërkesës apeluese. Komunikimi është i suksesshëm nëse qëllimi, mendimi dhe mesazhi i shprehur nga ana e dërguesit i konvenon mesazhit të pranuar nga ana e pranuesit. Pikërisht kur pranuesi i mesazhit e interpreton dhe kupton drejtë në njëfarë mënyre, ai ndikon në të dhe në sjelljen e tij. Me anë të metakomunikimit që do të thotë komunikim në lidhje me komunikimin tonë dhe me anë të feedback-ut komunikues që do të thotë shkëmbim i ndërsjellë i informacioneve kthyese, në të vërtetë mund të kuptohet se çka në fakt është duke ndodhur në komunikimin tonë. Harmonizimi i mesazheve të dërguara dhe të pranuara gjatë bisedës ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit është detyrë themelore e bisedës së suksesshme në shkollë. KARAKTERISTIKAT E BISEDËS VERBALE DHE JOVERBALE Gjatë rrjedhës së bisedës shumëçka presupozohet, paragjykohet madje dhe shtrembërohet. Që komunikimi i përditshëm të bëhet më i kuptueshëm dhe më i suksesshëm, duhet konkretizuar, e lëna pasdore të plotësohet kurse paragjykimet subjektive të rishikohen. Mësimdhënësit skematik gjithçka gjeneralizojnë, shumë gjëra lënë pasdore dhe shtrembërojnë. Mesazhet e tyre janë joindividuale, apersonale. Janë përplot mendime të pavërtetuara dhe supozime të pajustifikueshme me të cilët shtrembërojnë realitetin. Për ta realiteti ka të bëjë me atë që mendojnë dhe supozojnë dhe jo me atë që vërtetë ndodh rreth tyre dhe në to. Mësimdhënësit bindës janë konkret, vazhdimisht i plotësojnë mesazhet e tyre dhe vërtetojnë mendimin e tyre me nxënësit. Nuk gjeneralizojnë, lejojnë përjashtime dhe kufizime. Komunikojnë individualisht, bisedojnë me nxënësit dhe jo vetëm me klasën. Ata nuk kanë mendim të gatshëm për nxënësit por bashkë me ta vazhdimisht modifikojnë, i adaptohen realitetit të vet dhe të tyre. Komunikimin joverbal e përbëjnë: sjellja e trupit (qëndrimi, orientimi dhe lëvizjet e trupit gjatë ndejtjes ulur, ecjes dhe të ndenjurit shtrirë), mimika (balli, faqet, mjekra, goja), kontakti me sy (shikimi, bebzat e syve, muskujt e syve), sjellja gjatë të folurit (shpejtësia, ritmi, ngjyra dhe intensiteti i zërit, artikulimi, melodia, qartësia), gjestikulimi, prekja, sjellja në hapsirë, sjellja në lidhje me kohën (koha për kontakte intime, idividuale dhe publike), konteksti i jashtëm (rrethanat e jashtme gjatë komunikimit). Mësimdhënësit bisedojnë me nxënësit edhe pa fjalë kur shprehin tendosje a relaks me pozitën e trupit, kur risin ose ulin zërin, kur me një mimikë të caktuar ndjekin përmbajtjet e thënura, kur zgjedhin mjedisin ku do të bisedojnë etj.

Komunikimi joverbal vërteton, mohon, ndryshon dhe vlerëson domethënien e asaj që është thënë, zbulon individualitetin a atij me të cilin bisedohet, definon raportet dhe qëndrimet gjatë bisedës, përcakton shkallën e ndikimit dhe efektit të mesazhit të thënë. Sekreti i suksesshmërisë së komunikimit interpersonal konsiston në harmonizimin reciprok të mesazheve verbale dhe joverbale. Ky proces i harmonizimit të komunikimit përbëhet nga tre hapa: vërejtja dhe njohja e mesazheve joverbale, metakomunikimi mbi komunikimin joverbal dhe harmonizimi i ndërsjellë i disharmonisë. PËRMBAJTJET DHE RAPORTET GJATË BISEDËS Fati i përmbajtjes së porosisë së dërguar dukshëm varet nga raporti i dërguesit dhe pranuesit të vet porosisë. Ky raport forcon, dobëson ose zhduk ndikimin e përmbajtjes së porosisë te pranuesi i saj. Ekzistojnë tre nivele të raporteve përkatëse të edukimit dhe arsimimit: 1. Raportet ndaj përmbajtjeve të edukimit dhe arsimimit (pozitive, negative dhe indiferente) 2. Raportet ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit (refuzuese, pranuese, injoruese) 3. Raportet reciproke ndërmjet mësimdhënësve (përjashtuese, bashkëpunuese dhe jobashkëpunuese). Dinamika reciproke e përmbajtjeve dhe raporteve gjatë bisedës: 1. Pajtohemi (përmbajtje pozitive) dhe duhemi (raport pozitiv); 2. Nuk pajtohemi (përmbajtje negative) dhe nuk duhemi (raport negativ); 3. Nuk pajtohemi (përmbajtje negative) por dhe mëtutje duhemi (raport pozitiv); 4. Pajtohemi (përmbajtje pozitive) por dhe mëtutje nuk duhemi (raport negativ); 5. Si të pajtohemi (përmbajtje negative) kur dhe mëtutje nuk duhemi (raport negativ); 6. Meqenëse nuk pajtohemi (përmbajtje negative) nuk mund as të duhemi (raport negativ); 7. Patjetër të pajtohemi (përmbajtje pozitive) sepse e kemi patjetër të duhemi (raport pozitiv); Gjatë edukimit dhe arsimimit mund të dallojmë dakordim dhe mosdakordim përmbajtësor ndërmjet mësimdhënësit si dhe pranim dhe refuzim të ndërsjellë të tyre. Të kuptuarit dhe moskuptimi janë elementë të rëndësishëm të komunikimit interpersonal. Shakaqe të moskuptimit mund të jenë: përmbajtja e komplikuar dhe të kuptuarit e vështirë të ndonjë tërësie të caktuar, mosdija dhe paaftësia për komunikim të kuptueshëm, nevoja e individit të fsheh injorancën dhe pasigurinë ose dëshira e vetëdijshme ose pavetëdijshme për të mbetur i pakuptueshëm.

Mësimdhënësit e kuptueshëm flasin thjeshtë, në mënyrë transparente, pasqyruese, shkurtë dhe në mënyrë interesante, nxënësit i pranojnë porositë dhe ato ndikojnë në ta. Mësimdhënësit e pakuptueshëm flasin në mënyrë të komplikuar, jotransparente, jopasqyruese, gjërësisht dhe në mënyrë jointeresante, nxënësit nuk i pranojnë porositë dhe nuk duan të dëgjojnë një ligjërim të tillë. Komunikimi mund të jetë rivalizues ndërmjet veti (bashkbiseduesit haptas garojnë njëri me tjetrin), i fiksuar plotësues ndërmjet veti (haptas shtypin njëri-tjetrin), dirigjues i fshehur ndërmjet veti (shfrytëzohen) dhe fleksibil plotësues ndërmjet veti (korrektësisht dhe haptas plotësojnë njëri-tjetrin). Varësisht nga ajo se në cilën nga situatat përkatëse ndodh komunikimi interpersonal ndërmjet mësuesit dhe nxënësit, mund të dallohet edukimi dhe arsimimi rivalizues, edukimi dhe arsimimi i ndërsjellë pozicionues i fiksuar dhe edukimi dhe arsimimi i ndërsjellë plotësues. ASPEKTET INDIVIDUALE UNË, TI, NE DHE POROSITË APERSONALE Me Ti-porositë, Ne-porositë dhe porositë apersonale të tjerët i sulmojmë ose largojmë nga vetja dhe komunikimi. Vetëm me Unë-porositë jemi në gjendje të zhvillojmë kontakt dhe dialog individual të vërtetë. Unë-mësimdhënësit janë të drejtpërdrejtë, individual, ushtrojnë ndikim të fortë dhe direkt mbi nxënësit. Ne-mësimdhënësit kanë ndikim jo të drejtpërdrejtë, të padefinuar, të paqartë dhe të dobët te nxënësit. Perceptimet, mendimet dhe ndjenjat shpesh i ngatërrojmë njëra me tjetrën që për pasojë ka deklarimin joreal mbi veten dhe të tjerët. Kjo pamundëson komunikimin e qartë dhe të drejtpërdrejtë, të menjëhershëm dhe të hapur. Mësimdhënësit objektiv shprehin perceptimet e tyre si perceptime, mendimet e tyre si mendime dhe ndjenjat e tyre si ndjenja. Mësimdhënësit subjektiv mendimet dhe ndjenjat e tyre i transformojnë në fakte të perceptuar. Mësimdhënësit joreal perceptimet e veta i shprehin vetëm si mendime dhe ndjenja. Ndjenjat personale, nevojat dhe dëshirat mund të shprehen në mënyrë verbale dhe joverbale (direkt, indirekt ose josinqerisht). Nga mënyra e të shprehurit të ndjenjave, nevojave dhe dëshirave personale varet suksesshmëria dhe kënaqësia ose mossuksesi dhe frustracioni gjatë komunikimit. Nuk duhet shikuar me indiferencë se si mësimdhënësit dhe nxënësit shprehin ndjenjat e tyre, nevojat dhe dëshirat në bisedat e ndërsjella në kuadër të shkollës. Duke marrë parasysh këtë

problematikë komunikuese dallojmë mësimdhënës shtypës, verbal të drejtpërdrejtë, verbal jo të drejtpërdrejtë dhe mësimdhënës jo të sinqertë. Gjatë raporteve reciproke dhe gjatë komunikimit ne në masë të madhe perceptojmë në mënyrë selektive, në mënyrë selektive interpretojmë dhe pa vetëdije plotësojmë, shtrembërojmë. Rruga e vetme deri te komunikimi i qartë dhe i kuptueshëm është vërtetimi i vazhdueshëm i porosive me ndihmën e metakomunikimit. Mësimdhënësit po ashtu në mënyrë selektive perceptojnë nxënësit e tyre, në mënyrë subjektive i interpretojnë dhe shpesh në mënyrë jokritike shtrembërojnë. Sipas kësaj dallojmë mësimdhënës të cilët pranojnë dhe të tillë që nuk pranojnë selektivitetin, subjektivitetin dhe mundësinë e shtrembërimit të njohjes së tyre të nxënësve. Varësisht nga ajo se cila nga Unë-gjendjet në një moment të caktuar është aktive në ne, komunikimi ynë mund të jetë prindëror kritikues ose mbrojtës, i rritur (komunikim bashkpunues) si dhe fëmijëror i lirë, i adaptuar dhe kryengritës. Gjatë fazës së parë të edukimit dhe arsimimit rruhet dhe fiksohet komunikimi prindfëmijë ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit kurse në të dytën ky modifikohet në komunikim të rritur-të rritur. Duke aplikuar analizën transaksionare (Berne, 1964) në problematikën e komunikimit interpersonal mund në të të vërejmë ndërlojën e të vetëdijshmes dhe pavetëdijshmes, racionales dhe iracionales, të qëllimshmes dhe paqëllimshmes, psikologjikes dhe sociales brenda nesh. Këtu mund të dallojmë komunikim thjeshtë plotësues, kryqëzues konfliktuoz, të njëanshëm manipulues dhe reciprok manipulues. Shkolla pa konflikte është utopi, në të mësimdhënësit dhe nxënësit në mënyrë ideale plotësohen dhe pranohen. Shkolla konfliktuale është më afër realitetit, këtu kryqëzohen interaksionet ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve. Shkolla e njëanshme manipulative është e prishur, johumane dhe antiedukative kurse shkolla reciprokisht manipulative është pseudohumane dhe pseudodemokratike, e keqe nga aspekti edukativ. Frika nga biseda më së shpeshti është në nivel të iracionales, të pavetëdijshmes brenda nesh. Frika nga komunikimi me të tjerët mund të jetë narcistike (të mos zbulojmë veten), transferuese (të mos zbulojmë të shtypurën brenda nesh) dhe paranoide (të mos zbulojmë armikun në tjetrin). Në shkolla paraqitet frikë narcistike e mësimdhënësve, frikë tranferuese e nxënësve dhe frikë paranoide edhe te mësimdhënësit dhe te nxënësit. INFORMATAT KTHYESE, TË DËGJUARIT DHE BISEDA RRETH BISEDËS Dallojmë informata kthyese rreth përmbajtjes së porosisë, rreth bashkëbiseduesit, rreth raporteve ndërmjet bashkbiseduesve dhe sipas përmbajtjes si dhe mbi ndikimin e porosive në

bashkbiseduesit. Informatat kthyese gjatë komunikimit mund t i kërkojmë, t i pranojmë dhe t i japim. Në shkollë, të një rëndësie të posaçme janë informatat kthyese në lidhje me raportet dhe qëndrimet e mësimdhënësve ndaj përmbajtjes së porosive edukative dhe arsimore. Gjatë komunikimit shërbehemi me formën më të mirë dhe më të keqe të «feedback-ut» komunikues. Forma më e mirë është ajo verbale, pozitive, e adaptuar ndaj bashkbiseduesit, konkrete, përshkruese, e qartë, objektive-reale, plotësisht direkte, e menjëhershme, e sinqertë, në kohë, informuese, konstruktive, qëllimmirë, e përdorshme, lejuese, kontaktibile, e ndërsjellë. Në shkollat tona më së shpeshti dominojnë format më të këqia të dhënies, pranimit dhe kërkimit të informatave kthyese ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit. Mësuesit janë më të prirur nga porositë kthyese negative sesa nga ato pozitive në relacion me nxënësit. Shkollat tona shpesh janë istitucione jo të qarta edukative dhe arsimore. Nxënësit fitojnë më shumë informata kthyese të paqarta nga mësuesit e tyre. Jones dhe Gerard (1981) dallojnë komunikim të rremë, të njëanshëm, reaktiv dhe të dyanshëm. Në komunikimin e rremë nuk vjen deri te reagimi i ndërsjellë as deri te ndikime të ndërsjella. Në komunikimin e njëanshëm nxitet reagim i ndërsjellë por vetëm me ndikim të njëkahshëm. Në komunikimin reaktiv vjen vetëm deri te reagime të ndërsjella, pa ndikime. Në komunikimin e dyanshëm bashkbiseduesit reagojnë në mënyrë të ndërsjellë dhe reciprokisht ndikojnë njëri në tjetrin ky është konverzacion real. Sipas një ndarjeje të këtillë, ekzistojnë shkolla iluzore, pa ndikim, me ndikim të njëanshëm dhe me ndikim reciprok. Arti i komunikimit shkollor konsiston në aftësinë dhe kompetencën e mësuesit për një metakomunikim me nxënësit e tij. MËNYRAT DHE STILET E BISEDËS Friedman Schulz von Thun (1994) thekson tetë mënyra të komunikimit: 1. Të kërkuarit e ndihmës shprehjen e pafuqisë personale duke verbalizuar nevojën për ndihmë; 2. Të ofruarit e ndihmës duke theksuar forcën, duke i bërë me dije bashkbiseduesit se ai është i dobët dhe duke o ofruar ndihmë; 3. Vetzhvlerësimi duke theksuar që jemi askush dhe asgjë, duke kërkuar udhëzime nga të tjerët; 4. Agresiviteti dhe zhvlerësimi i të tjerëve në plan të parë vendosim veten, bashkbiseduesin e akuzojmë dhe e shpallim injorant; 5. Vetkonfirmimi shpallemi si person pa të meta kurse bashkbiseduesin orvatemi ta detyrojmë me forcë të pranojë superioritetin tonë;

6. Kontrolli mbi tjetrin bashkbiseduesit i pohojmë se vetëm ne dimë si dhe ç duhet bërë; 7. Vetdistancimi përjashtohemi nga përmbajtja e bisedës; 8. Zbavitja sipërfaqësore e të tjerëve nga vetja bëjmë zbavitës i cili tërhek vëmendjen nga vetja; Sipas mënyrës se si sillemi dhe si komunikojmë me të tjerët, dallojmë 6 stile të komunikimit të drejtpërdrejtë interpersonal: 1. Komunikim i varur nga të tjerët pajtues dhe vetzhvlerësues, jokreativ; 2. Komunikim i orientuar kundër të tjerëve akuzues, kontrollues, agresiv dhe zhvlerësues; 3. Komunikim i realizuar për të tjerët lehtë kontrollues, ndihmues dhe mbrojtës, orienton dhe këshillon të tjerët; 4. Komunikim sipërfaqësor me të tjerët i përditshëm, i zakonshëm, konvencional, relaksues (llafosje koti); 5. Komunikim i distancuar nga të tjerët racional, analitik, hulumtues, apersonal; 6. Komunikim me të tjerët i hapur, i përqëndruar, demokratik dhe cilësor, kreativ, i dyanshëm, i sinqertë dhe i lirë; Përfundim Metoda dhe teknika e bisedës ka rëndësi të veçantë dhe ka për qëllim që t u mësojë nxënësve shprehitë e të nxënit afatgjatë, zhvillon të menduarin kritik, ndikim të madh ka në mënyrën se si nxënësit përpunojnë informacionin, në zgjidhjen e problemeve dhe bashkëpunimin me të tjerët. Të gjitha këto, pra, shprehitë, njohuritë, vlerat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Biseda si mënyrë komunikimi mësimdhënës nxënës: Rrit thellësinë e të kuptuarit të përmbajtjes; Rrit motivimin dhe nxit një pjesëmarrje më të madhe në mësim; Zhvillon qëndrimet pozitive ndaj përdorimit të materialeve të fundit, të paraqitura në mësim; Zhvillon aftësitë për të zgjidhur probleme, të cilat janë të veçanta për përmbajtjen e mësimit; Ofron praktikë në zbatimin e koncepteve dhe informacionit. Komunikimi mësimdhënës nxënës nëpërmjet bisedës është i rëndësishëm për nxënësin sepse: Zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë; Zhvillon ndjenjën për bashkëpunim dhe unitet; Zhvillon vendimmarrjen;

Zhvillon shkathtësitë socializuese, mendimin kritik dhe kreativ; Respektin për njeri-tjetrin; Zhvillon vetbesimin; Komunikimi nëpërmjet bisedës mundëson pjesëmarrje aktive të nxënësve, bashkëpunim efektiv, nxit të menduarit kritik, përmirëson cilësinë e rezultateve të punës dhe krijon një klimë mbështetëse reciproke. Conclusion Method and technique of conversation is of particular importance and aims to teach students lifelong learning skills, develops critical thinking, has a major influence on how students process information, in solving problems and cooperation with the others. All the following: skills, knowledge, values are related to each other. Conversation as a teacher - student way of communication: Increases the depth of understanding of the content; Increases motivation and encourages larger participation in learning; Develops positive attitudes towards the use of the latest materials presented in learning; Develops problem-solving skills, which are specific to the learning content; Provides practice in the application of concepts and information. The teacher - student communication through conversation is important for the student because: Develops the sense of responsibility; Develops sense for cooperation and unity; Develops decision-making; Develops socialization skills, critical and creative thinking; The respect for each other; Develops self-confidence; Communication through the conversation enables active participation of students, effective cooperation, urges critical thinking, improves the quality of performance and creates a climate of mutual support. Referencat Berne, E. (1976). What do you say after you say hello?, New York: Bantam. Borisoff, D., Victor, D. A. (1989). Conflict management, New Jersey: Prentice Hall. Haley, J. (1987). The common denominator interaction, Munich: Pfeiffer.

Knapp, M. L., Vangelis, A. L. (2009). Interpersonal Communication and Human Relationships (6th Edition) Kratz, H. G. (2005). Feedback, Offenbach: Gabal. Robins, S. P. (1989). Training in interpersonal skills, Englewod. Cliffs: Prentis Hall. Schulz von Thun, F. (2004). Klarkommen mit sich selbst und anderen: Kommunikation und soziale Kompetenz. Reden, Aufsätze, Dialoge. Reinbek: Rowohlt. Thomson, P. (1998). Tajna komunikacije. Budite uvjerlivi i uspjet ćete. Zagreb: Barka. Wood, J. T. (2010). Interpersonal Communication. Wadsworth: Cengage Learning.