Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Similar documents
Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Reforma e MFK në Shqipëri

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Scanned by CamScanner

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

RAPORTI I VLERËSIMIT TË KORRUPSIONIT SHQIPËRI

DHOMA PARA GJYQËSORE I. Gjyqtares Sylvia Steiner, Kryetare e Trupit Gjykues Gjyqtares Sanji Mmasenono Monageng Gjyqtarit Cuno Tarfusser

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

From the Pastor s Desk

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

PLANI I INTEGRITETIT

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

RAPORT STUDIMOR. MonitoriMi i Procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe ProkurorëVe në Periudhën Janar 2017 Qershor 2018

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Analytica. Dhjetor 2009 Shkup

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

DORACAKU I KOMUNIKIMIT DHE DUKSHMËRISË

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Ver.1.2 Rishikuar Mars 2017

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

Principet e partneritetit në BE

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt

Raport i Transparencës 2017

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Auditimi i prokurimit publik

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

RREGULLORE E BRENDSHME E SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS.

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

PUSHTETI VENDOR NËN LENTEN E TË DREJTËS PËR INFORMIM

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Tel: Tel:

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

4. Korniza punuese për praktika profesionale - Standardet dhe kodi etikës.. 11

XVII Sistemi i administratës publike

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

RAPORTI I PROGRESIT : SHQIPËRIA

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Për Shkollën Qendër Komunitare -

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

NË EMËR TË. Ekipi i ekspertëve dëshiron t i falemnderohet personave përgjegjës të KMN Globus për

Ruajtja e Themeleve. Vlerësimi i Qeverisjes së Grupeve Ndërinstitucionale të Punës të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

Luftimi i Korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi: Prioritetet për Reforma

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT. Ministria e Drejtësisë-lloji i auditimit AuditimFinanciar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT AUDITIMI FINANCIAR MANUALI

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

ZHVILLIMI I QENDRUESHEM DHE PERFSHIRJA E OSHCve NE PROCESET ME PJESEMARRJE

KAPITULLIN 23 RAPORTI NË HIJE PËR. për periudhën kohore nga muaji maj i vitit 2016 deri në janar të vitit 2018

Transcription:

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG-2016-003) Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë në Shqipëri shpall Thirrjen për Aplikime për: Mbështetje për zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit të Vitit të Parë të Koalicionit Drejtësi për të gjithë për të monitoruar sistemin e drejtësisë në kuadër të reformës aktuale në drejtësi, si dhe për të siguruar rritje të aksesit në institucionet e drejtësisë për qytetarët I. PËRSHKRIMI I PROJEKTIT Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë është një projekt pesëvjeçar (2016-2021), i cili ka synim të përmirësojë veprimtarinë e gjykatave shqiptare përmes zbatimit të standardeve gjyqësore gjithëpërfshirëse në drejtim të efikasitetit, transparencës, aksesit dhe përgjegjshmërisë. Gjithashtu, projekti i ofron ndihmë organizatave të shoqërisë civile, gazetarisë investigative dhe medias për të përforcuar rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi dhe si rojtarë të zbatimit të reformave. Objektivi parësor i projektit është rritja e besimit të publikut te sistemi gjyqësor shqiptar. II. PËRSHKRIMI I MUNDËSISË PËR FINANCIM Synimet dhe objektivat e grantit Raportet e ndryshme të hartuara nga partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat vendore e të huaja theksojnë se perceptimi i publikut për sistemin e drejtësisë është se ky i fundit vuan nga korrupsioni dhe ndërhyrja nga jashtë. Sipas studimit Korrupsioni në Shqipëri: perceptime dhe përvoja 2015-2016, të realizuar nga Kërkime dhe Alternativa Zhvillimore (IDRA), 76% e qytetarëve të intervistuar besojnë se prokurorët dhe gjyqtarët janë zyrtarët më të korruptuar 1. Lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë përbën sfidën thelbësore për konsolidimin e barazisë së qytetarëve përpara ligjit dhe çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, që aktualisht mbizotëron në Shqipëri. Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit për Shqipërinë në vitin 2016 2 tregojnë se pothuajse një nga dy qytetarë shqiptarë në moshë madhore pranojnë se u është kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo që t i japin ryshfet zyrtarëve publikë (49.6%). Kjo tregon një rritje të trysnisë për korrupsion nga ana e zyrtarëve publikë ndaj qytetarëve me thuajse 5 pikë përqindjeje, krahasuar me vitin 2014. Grupet e qytetarëve perceptojnë se gjyqtarët, zyrtarët e doganave, zyrtarët publikë, partitë politike dhe drejtuesit politikë janë personat më të korruptuar. Në lidhje me vitin 2017, Raporti Shqiptar i 2016 thekson se: Në mënyrë që të përmbushen 1 Korrupsioni në Shqipëri: Perceptime dhe Përvoja 2015-2016 http://www.idrainstitute.org/files/reports/corruption%202016/gjetjet%20kryesore%20studimi%20i%20korrupsionit%20idra%20_grafi ke.pdf 2 http://seldi.net/publications/publications/corruption-assessment-report-albania-2016/ GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë RFA-JAG-2016-003 FAQE 1 NGA 8

përparësitë kyçe të reformës në sistemin e drejtësisë, gjatë vitit në vijim Shqipëria duhet veçanërisht të: përparojë me zbatimin e dispozitave të reja kushtetuese edhe përmes miratimit dhe zbatimit të legjislacionit përkatës; të zbatojë reformat sektoriale në kuadrin e strategjisë ndërsektoriale për drejtësinë 2017-2020, të miratuar rishtazi, si dhe planit të saj të veprimit, duke siguruar vijueshmërinë e burimeve të përshtatshme financiare për përmbushjen e objektivave të reformës; të ngrejë organe funksionale të kontrollit të pastërtisë së figurës dhe të ketë rezultate fillestare të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 3 Programi i USAID-it Drejtësi për të gjithë synon t i ofrojë grante organizatave anëtare të Koalicionit Drejtësi për të gjithë që punojnë më vete, ose në partneritete kuptimplota të krijuara midis anëtarëve, për të monitoruar sistemin e drejtësisë në kuadrin e reformës aktuale në sistemin e drejtësisë, si dhe për të siguruar një akses më të gjerë të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Koalicioni është në hapat e tij të parë, duke qenë se është krijuar më datën 8 korrik 2016 nga 12 organizata themeluese. Tashmë ai e ka zgjeruar anëtarësinë e tij, duke përfshirë gjithsej 21 organizata/rrjete vendore që veprojnë në të gjithë Shqipërinë. Misioni i koalicionit është: të japë kontribut për një sistem drejtësie që është transparent, i pavarur dhe llogaridhënës, përmes monitorimit të performancës së institucioneve të drejtësisë, duke siguruar akses në drejtësi, edukim ligjor dhe avokim. Përmbushja e këtij misioni do të ishte një hap kyç drejt përmbushjes së vizionit të koalicionit: për një sistem drejtësie ku të gjithë janë të barabartë dhe ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut. Duke qenë se koalicioni ka një Plan Strategjik për 2017-2019, i ka tanimë idetë e qarta për veprimtaritë e tij të ardhshme, të cilat do të përqendrohen në monitorimin e sistemit të drejtësisë gjatë zbatimit të reformës, aksesin në drejtësi veçanërisht për grupet e paavantazhuara, si dhe edukimin ligjor për qytetarët, me qëllim rritjen e nivelit të njohurisë së komunitetit mbi reformën dhe mundësitë që kjo e fundit krijon për rritjen e aksesit të qytetarëve në sistem. Nxitja e një bashkëpunimi më të gjerë ndërmjet OSHC-ve anëtare, si nga pikëpamja gjeografike, ashtu edhe nga ajo tematike, është thelbësore për promovimin e ndërgjegjësimit të publikut dhe kërkimin e ndryshimeve pozitive në sektorin e drejtësisë, me institucione të reja drejtuese që janë të pavarura, transparente dhe efikase. Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë pret aplikime kreative, novatore dhe bashkëpunuese, për të mbështetur kështu aktivitete që do të kontribuojnë për përmbushjen e objektivave të renditura në vijim: Objektivat e kësaj thirrjeje për aplikime janë, si vijon: Të sigurojë angazhimin qytetar në ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja qeverisëse të sistemit të drejtësisë, si institucione të pavarura, transparente dhe efikase; o Të rrisë sensibilizimin e opinionit publik për çështje që lidhen me ngritjen e organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë; o Të reflektojë mendimet dhe sugjerimet e qytetarëve në përmirësimin e akteve ligjore, në kuadër të reformës në drejtësi; 3 Albania 2015 Report, Komisioni Evropian, faqe 16 http://ec.europa.eu/neighbourhoodenlargement/sites/near/files/pdf/key_documents/2016/20161109_report_albania.pdf GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë RFA-JAG-2016-003 FAQE 2 NGA 8

o Të sigurojë pjesëmarrje efektive të shoqërisë civile në organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë (Këshilli i Lartë i Gjyqësorit - KLGJ dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë - KLP); o Të rrisë njohuritë e qytetarëve mbi kuadrin ligjor në përgjithësi dhe atë të prekur nga reforma në drejtësi në veçanti; Të zgjerojë dhe përmirësojë aksesin në drejtësi për individët dhe grupet e paavantazhuara, si romët, gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e trafikimit dhe dhunës, personat LGBTI, etj.; o Të fuqizojë grupet e paavantazhuara përmes edukimit ligjor; o Të reduktojë pengesat ligjore, ekonomike dhe kulturore për aksesin në drejtësi të grupeve të paavantazhuara; o Të përmirësojë infrastrukturën fizike për të siguruar aksesin në institucionet e drejtësisë për shtresat e paavantazhuara; o Të plotësojë dhe përmirësojë kuadrin ligjor për çështje të rëndësishme që lidhen me nevojat e veçanta të grupeve të paavantazhuara. Aplikimet duhet të adresojnë në mënyrë specifike një ose më shumë nga objektivat e lartpërmendur. Gjithashtu, në mënyrë që të konsiderohen, të gjitha propozimet duhet të përfshijnë elementet e kërkuara në Aneksin A: Formulari i Aplikimit për Grant dhe duhet të propozojnë strategji për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të kërkuara si pjesë e këtij granti, duke përfshirë edhe prezantimin e risive që i përshtaten pikave të forta të secilës organizatë. III. DHËNIA E GRANTIT Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë planifikon të japë një sërë grantesh për projekte që shtrihen nga 6 (gjashtë) deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj. Fondet e grantit mund të përdoren vetëm për aktivitetet që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e projektit. Grantet do të jepen sipas kategorive të mëposhtme: Aktivitete të grantit të vogël: Deri në 10.000,00 $ Aktivitete të grantit mesatar: 10.001,00 $ deri në 25.000,00 $ Aktivitete të grantit të madh: 25.001,00 $ e lart Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë gëzon të drejtën të japë disa ose asnjë grant, në përgjigje të aplikimeve të paraqitura. Aplikantët duhet të marrin përsipër të gjitha kostot dhe risqet që lidhen me përgatitjen e propozimeve të dorëzuara në përgjigje të kësaj thirrjeje për aplikime. Për më tepër, Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë rezervon të drejtën që të pranojë apo refuzojë ndonjë ose të gjitha aplikimet e paraqitura, si dhe ka të drejtë t u kërkojë aplikantëve sqarime të mëtejshme. IV. SHTRIRJA KOHORE Të gjitha propozimet duhet të përmbajnë një kalendar kohor të aktiviteteve, në pajtim me afatet e përcaktuara më poshtë: GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë RFA-JAG-2016-003 FAQE 3 NGA 8

Hapja e thirrjes për propozime: 10 janar 2017 Afati i fundit për kërkim sqarimesh: 17 janar 2017, fundi i orarit zyrtar Përgjigjet e kërkesave për sqarim: 23 janar 2017 Afati i fundit për dorëzim: 9 shkurt 2017, fundi i orarit zyrtar Shqyrtimi i propozimeve: 10 deri në 24 shkurt 2017 Shpallja e vendimit përfundimtar për grantin: Jo më vonë se 28 shkurt 2017 Ju lutemi, kini parasysh se datat e vlerësimit dhe shpalljes së fituesit mund të ndryshojnë. V. KRITERET E PRANIMIT Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë kërkon aplikime në grup ose veçmas nga anëtarët e Koalicionit Drejtësi për të gjithë, që i përgjigjen dhe mbështesin zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit për Vitin e Parë të Koalicionit, duke u përqendruar veçanërisht në monitorimin e sistemit të drejtësisë në kuadër të reformës aktuale dhe në sigurimin e aksesit më të gjerë të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Secila nga organizatat aplikante duhet të përmbushë edhe kriteret e mëposhtme: Të ketë së paku një vit përvojë operacionale. Si rregull, Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë nuk do të ofrojë fonde që do të shërbejnë për ngritjen e një organizate të re, edhe pse Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë mund të bëjë një përjashtim në ndonjë rast të rrallë, nëse janë paraqitur prova të mjaftueshme që tregojnë se drejtuesit e organizatës kanë përvojë të mëparshme të mjaftueshme dhe se organizata është e aftë të plotësojë një mangësi, e cila, deri më sot ka qenë e paplotësuar; Të ketë një strukturë qeverisëse që siguron rotacionin e duhur të udhëheqjes dhe delegimit të pushtetit, duke përfshirë të paktën një Bord Drejtues, një Kryetar dhe një Drejtor Ekzekutiv. Nuk është e mundur që i njëjti individ të mbajë edhe postin e Kryetarit të Bordit, edhe atë të Drejtorit Ekzekutiv, me përjashtim të rasteve kur madhësia e organizatës nuk e mundëson këtë ndarje. Nëse kriteret e mësipërme nuk përmbushen, aplikanti duhet të paraqesë një propozim me procesin reformues që do të ndërmarrë për përmbushjen e këtyre standardeve; Të ketë një sistem kontabiliteti transparent, i cili pajtohet me legjislacionin shqiptar dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS). Nëse një sistem i tillë nuk ekziston, fituesi i grantit duhet të punojë ngushtë me zyrën e Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë për të siguruar ngritjen e sistemeve të menaxhimit të saktë financiar dhe të një sistemi transparent kontabiliteti; Nuk duhet të jetë debitor dhe duhet të ketë shlyer çdo borxh ndaj shtetit, ose të ketë marrë masa për shlyerjen e plotë të borxhit para lëvrimit të këstit të parë të fondeve të grantit nga Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë ; Duhet të veprojë si një organizatë e pavarur dhe jo e lidhur politikisht; Nuk duhet të jetë e ndaluar, e pezulluar, e përjashtuar, apo e cilësuar si e papranueshme për të përftuar fonde federale nga SHBA-ja; Nëpunësit civilë, të emëruarit politikë, anëtarët e kuvendit aktual, stafi i kompanive publike të transmetimit, dhe/ose drejtuesit e partive politike nuk mund të marrin pjesë në një projekt granti si drejtorë apo si pjesëmarrës që shpërblehen nga granti. Aplikanti i përzgjedhur për të marrë grantin do t i nënshtrohet një vlerësimi risku, i cili do të realizohet nga Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë para dhënies së grantit, për të konstatuar nëse aplikanti i zotëron kapacitetet minimale të menaxhimit, që janë të nevojshëm GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë RFA-JAG-2016-003 FAQE 4 NGA 8

për të menaxhuar fondet e qeverisë amerikane. Rrjedhimisht, para marrjes së vendimit përfundimtar, Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë mund të kërkojë dokumentacion shtesë, si më poshtë, por pa u kufizuar vetëm te kjo listë: Një kopje të dokumentit më të fundit të regjistrimit të organizatës; Raportin e auditimit; Pasqyrat financiare (bilanci, fitimi dhe humbja, likuiditeti); dhe Politikat e organizatës. Shënim: Inkurajohet aplikimi si partneritet ndërmjet 2 (dy) ose më shumë OSHC-ve të kualifikuara. Çdo anëtar individual i një partneriteti të tillë duhet të plotësojë kërkesat minimale të kualifikimit, të përmendura më lart. Megjithatë, dokumentacioni shtesë për vlerësimin e riskut para dhënies së grantit do t i kërkohet vetëm organizatës së autorizuar ose organizatës lider që përfaqëson partneritetin e OSHC-ve. Gjithashtu, OSHC-të individuale në përbërje të partneritetit duhet të paraqesin një letër bashkëpunimi ose një Memorandum Mirëkuptimi (MM) të firmosur. VI. PROCESI DHE KRITERET E VLERËSIMIT Procesi i përzgjedhjes do të administrohet nga Komisioni i Vlerësimit të Granteve (KVG), i ngritur nga Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë. Nëse një aplikim është përzgjedhur për financim të mundshëm, atëherë aplikantit përkatës mund t i kërkohet që të dorëzojë informacion shtesë. Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë do t i vlerësojë propozimet, mbështetur në kriteret e bazuara në meritë, si më poshtë: Kategoria e Vlerësimit Klasifikimi Pikët Realizueshmëria e Planit dhe Qasja Teknike (përfshin 10 pikë, 50 të cilat do të vlerësohen veçmas për aspektin e njohur si Qëndrim Bashkëpunues i cili do të konsiderohet vetëm kur aplikimi vjen nga një partneritet OSHC-sh të kualifikuara) Kapaciteti teknik dhe menaxherial 25 Veprimtaria e mëparshme 5 Aftësitë organizative 15 Efikasiteti i kostos 5 Gjithsej 100 Këto kritere vlerësuese, të bazuara në meritat e secilës organizatë, përshkruhen më saktësisht në vijim. 1. Qasja Teknike a. Realizueshmëria e planit dhe qasja teknike Vlerësohet se në ç masë aplikimi i përgjigjet thirrjes për aplikime dhe nëse i adreson si duhet objektivat dhe synimet e përgjithshme të Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë ; Vlerësohet nëse janë kuptuar problemet/çështjet që synon të adresojë kjo thirrje; Vlerësohet potenciali i projektit për të përmbushur me sukses dhe efikasitet objektivat e përcaktuara në Seksionin II më sipër; Vlerësohet se në ç masë projekti prezanton qasje që përbëjnë risi dhe nëse ato janë potencialisht të mundshme për t u përsëritur. GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë RFA-JAG-2016-003 FAQE 5 NGA 8

b. Qëndrimi bashkëpunues (vetëm nëse aplikanti është paraqitur si partneritet i formuar nga disa OSHC të kualifikuara) Vlerësohet niveli i bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve shqiptare në ndarjen e ekspertizës dhe burimeve për t iu përmbajtur qasjeve të propozuara për përmbushjen e objektivave të projektit, i cili duhet të jetë i përcaktuar qartazi, duke shpjeguar edhe rolin e secilës OSHC, si edhe pjesëmarrjen dhe kontributet e saj. 2. Aftësia organizative, kapaciteti teknik e menaxherial dhe veprimtaria e mëparshme a. Kapaciteti teknik dhe menaxherial Kapaciteti teknik dhe menaxherial i aplikantit/aplikantëve për të zbatuar me sukses projektin. Kjo përfshin një vlerësim të: Nivelit të burimeve (njerëzore dhe financiare), që duhet të jetë i mjaftueshëm për të përmbushur objektivat e përgjithshme të projektit; Veprimtarisë së mëparshme dhe angazhimit të aplikantit për të zbatuar aktivitetet e propozuara dhe aftësisë së tij të demonstruar për të bashkëpunuar me organizata dhe partnerë të tjerë; Përvojës dhe ekspertizës së ekipit drejtues dhe të personelit të propozuar në projekt; Masave të marra për mekanizma dhe personel të përshtatshëm për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e duhur të projektit. b. Veprimtaria e mëparshme Veprimtaria e mëparshme në arritjen e rezultateve pozitive gjatë zbatimit të aktiviteteve të ngjashme me aktivitetet e propozuara; Përvoja e punës me fonde të donatorëve, si USAID-i apo të tjerë, si dhe aftësia për të përmbushur kërkesat e raportimit dhe llogaridhënies; Aftësia për të mbledhur dhe analizuar të dhëna për rezultatet e projektit. c. Kapaciteti organizativ Stabiliteti i përgjithshëm financiar i aplikantit; Struktura organizative dhe praktikat e mirëqeverisjes së aplikantit. 3. Efektiviteti i kostove Buxheti duhet të jetë (i) i plotë dhe i dokumentuar plotësisht, (ii) i arsyeshëm, si dhe (iii) i ndarë sipas zërave përkatës buxhetorë; Buxheti duhet të tregojë një lidhje të qartë dhe të drejtpërdrejtë ndërmjet aktiviteteve të propozuara dhe përdorimit të propozuar të fondeve; Shpenzimet e propozuara duhet të jenë të lejueshme dhe të përcaktuara për projektin. VII. AUTORITETI/RREGULLAT QEVERISËSE Grantet që u jepen organizatave joamerikane do t u përmbahen udhëzimeve të parashikuara në Kapitullin 303 të ADS-së, Grantet dhe Marrëveshjet e Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare dhe do t i përmbahen kushteve të dispozitave standarde të USAID-it për organizatat joamerikane dhe joqeveritare, si dhe procedurave në manualin e titulluar Grantet me Kontratë të Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë. Gjithashtu, ADS 303 i referohet edhe dokumentave të tjerë rregullatorë të nxjerrë nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Qeverisë së SHBA-së dhe Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar: GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë RFA-JAG-2016-003 FAQE 6 NGA 8

2 CFR 200 - Kërkesat Uniforme Administrative, Parimet e Kostove dhe Kërkesat e Auditimit për Grantet Federale, Nënpjesa E; dhe 2 CFR 700 - Zbatimi nga USAID-i i 2CFR200. Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë duhet të sigurohet që të gjitha organizatat që marrin fonde prej granteve të USAID-it pajtohen me udhëzimet që gjenden në rregulloret e përmendura më lart, të zbatueshme sipas kushteve përkatëse të granteve të tyre. VIII. PROCEDURAT E DORËZIMIT TË APLIKIMEVE Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë do të pranojë propozimet e dorëzuara në të dyja gjuhët, pra çdo projekt-propozim duhet të dorëzohet si në shqip, ashtu edhe në anglisht. Në anekset A-E gjenden formularët model për t u përdorur në përgatitjen e aplikimit. Aplikantët duhet të paraqesin aplikimin e tyre teknik dhe buxhetin në formatet e parashikuara dhe duhet të ndjekin udhëzimet e përshkruara në këto anekse. Aplikimet mund të dërgohen me postë, me postë elektronike (e-mail), ose të dorëzohen dorazi në zyrën e Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë, në Tiranë, duke përdorur informacionin e kontaktit që jepet më poshtë. Aplikimet e dërguara me faks nuk do të pranohen. Paketa e Aplikimit: Për të shkarkuar paketën e aplikimit, ju lutemi të shihni njoftimin në adresën www.ewmi.org. Përndryshe, ju lutemi të kontaktoni Projektin e USAID-it Drejtësi për të gjithë në adresën grants_icpp@ewmi.org për t u pajisur me një formular aplikimi. Ju lutemi të përmendni referencën RFA-JAG-2016-003 në kërkesën tuaj. Sqarimet: Aplikantët duhet të dorëzojnë kërkesat për sqarim brenda afatit të përcaktuar në Seksionin IV më lart, nëpërmjet e-mailit drejtuar te Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë në adresën grants_icpp@ewmi.org. Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë do t u shpërndajë të gjitha organizatave të interesuara sqarime përmes e-mailit. Propozimet: Aplikantët duhet të dërgojnë propozimet e tyre dhe dokumentacionin e kërkuar nëpërmjet e-mailit drejtuar Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë në adresën grants_icpp@ewmi.org. Këto e-maile duhet të përmbajnë referencën RFA-JAG-2016-003 si subjekt të tyre. Përndryshe, aplikimet mund të dorëzohen brenda një zarfi të mbyllur në adresën e mëposhtme dhe brenda orarit normal të punës: USAID Justice for All Rr. Skënderbej, Pallati nr. 8, Shkalla 2, Apartamenti 823 Tiranë, Shqipëri Aplikimet nuk do të pranohen pas datës 9 shkurt 2017, ora 17:00 sipas orës lokale në Tiranë. Aplikimet e dorëzuara me vonesë dhe ato të cilat nuk i përgjigjen kritereve të përcaktuara nuk do të shqyrtohen. Propozimet e paraqitura duhet të jenë një punë origjinale e organizatës aplikuese. Plagjiatura do të sjellë skualifikimin nga konkursi për grante. Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë do të mbajë të gjitha materialet dhe dokumentet e paraqitura nga aplikantët. Ai nuk do ta përdorë këtë informacion për qëllime të tjera, përveç shqyrtimit të propozimit dhe nuk do ta ndajë atë me persona apo institucione të tjera, duke përjashtuar rastet kur një gjë e tillë kërkohet nga ligji shqiptar, apo nga USAID-i. GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë RFA-JAG-2016-003 FAQE 7 NGA 8

Ju lutemi vini re se, në përputhje me përpjekjet tona për koordinimin e donatorëve, do të ndajmë emrat e aplikantëve dhe një përshkrim të shkurtër të projekteve përkatëse me programet e tjera shqiptare dhe ndërkombëtare, që mbështesin OSHC-të në Shqipëri. IX. LISTA E ANEKSEVE Në vijim gjendet lista e anekseve që janë pjesë përbërëse e kësaj Thirrjeje për Aplikime: Aneksi A Formulari i aplikimit për grant Aneksi B Aktivitetet e projektit Aneksi C Plani kohor i zbatimit të projektit Aneksi D Udhëzime për buxhetin e projektit Ky grant është bërë i mundur me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kësaj Thirrjeje për Aplikime është vetëm përgjegjësi e East-West Management Institute dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë RFA-JAG-2016-003 FAQE 8 NGA 8