Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Similar documents
Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Reforma e MFK në Shqipëri

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Scanned by CamScanner

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

RAPORTI I VLERËSIMIT TË KORRUPSIONIT SHQIPËRI

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

PLANI I INTEGRITETIT

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

From the Pastor s Desk

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Auditimi i prokurimit publik

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

Raport i Transparencës 2017

RAPORTI I PROGRESIT : SHQIPËRIA

DHOMA PARA GJYQËSORE I. Gjyqtares Sylvia Steiner, Kryetare e Trupit Gjykues Gjyqtares Sanji Mmasenono Monageng Gjyqtarit Cuno Tarfusser

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Ver.1.2 Rishikuar Mars 2017

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

DORACAKU I KOMUNIKIMIT DHE DUKSHMËRISË

Rritja e transparencës nëpërmjet promovimit të rolit të Auditorit të Brendshëm në zinxhirin e llogaridhënies

Analytica. Dhjetor 2009 Shkup

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

FIRMAT. Punuar nga: Dr. Qazim Tmava Mr. Besart Hajrizi. Prepared by: Fernando Quijano and Yvonn Quijano

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

PUSHTETI VENDOR NËN LENTEN E TË DREJTËS PËR INFORMIM

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Shqipëria Raporti i vetëvlerësimit, fundi i periudhës

4. Korniza punuese për praktika profesionale - Standardet dhe kodi etikës.. 11

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Principet e partneritetit në BE

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

XVII Sistemi i administratës publike

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT AUDITIMI FINANCIAR MANUALI

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Ruajtja e Themeleve. Vlerësimi i Qeverisjes së Grupeve Ndërinstitucionale të Punës të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

ZHVILLIMI I QENDRUESHEM DHE PERFSHIRJA E OSHCve NE PROCESET ME PJESEMARRJE

RAPORT STUDIMOR. MonitoriMi i Procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe ProkurorëVe në Periudhën Janar 2017 Qershor 2018

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT. Ministria e Drejtësisë-lloji i auditimit AuditimFinanciar

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT MANUAL PËR AUDITIMIN FINANCIAR

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Qendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA

RAPORTI VJETROR I PERFORMANCËS KLSH 2015

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

NË EMËR TË. Ekipi i ekspertëve dëshiron t i falemnderohet personave përgjegjës të KMN Globus për

ISSN Nr.5

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Luftimi i Korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi: Prioritetet për Reforma

Rinia në udhëkryq, cila është rruga?!

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT STANDARDE NDËRKOMBËTARE AUDITIMI MBI BORXHIN PUBLIK

Transparenca e procesit buxhetor tek komunat në Maqedoni

Transcription:

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG-2016-002) Projekti i USAID-it në Shqipëri Drejtësi për të gjithë fton Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) të aplikojnë për: Grantin Nisma për të adresuar korrupsionin dhe transparencën në sektorin e drejtësisë ose institucione/shërbime të tjera publike I. PËRSHKRIMI I PROJEKTIT Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë është një projekt pesëvjeçar (2016-2021), i cili ka synim të përmirësojë veprimtarinë e gjykatave shqiptare përmes zbatimit të standardeve gjyqësore gjithëpërfshirëse në drejtim të efikasitetit, transparencës, aksesit dhe përgjegjshmërisë. Gjithashtu, projekti i ofron ndihmë organizatave të shoqërisë civile, gazetarisë investigative dhe medias për të përforcuar rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi dhe si rojtarë të zbatimit të reformave. Objektivi parësor i projektit është rritja e besimit të publikut te sistemi gjyqësor shqiptar. II. PЁRSHKRIMI I MUNDЁSISЁ PЁR FINANCIM Synimet dhe objektivat e grantit Transparency International publikoi më datë 27 janar 2016 Indeksin e 21-të Vjetor të Perceptimit të Korrupsionit. Indeksi bën një renditje të 168 shteteve/territoreve, sipas nivelit përkatës të perceptimit të korrupsionit në sektorin publik. Shqipëria u radhit në vendin e 88- të, me 36 pikë 1. Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit për Shqipërinë në vitin 2016 2 tregojnë se afro një në dy qytetarë shqiptarë në moshë madhore e pranon se i është kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, që t i japë ryshfet një zyrtari publik (49.6 %). Një gjë e tillë tregon për një rritje me afro 5 pikë përqindjeje të presionit korruptiv nga ana e zyrtarëve publikë kundrejt qytetarëve, krahasuar me vitin 2014. Grupet e perceptuara nga qytetarët si më të korruptuarit janë gjyqtarët, punonjësit e doganave, zyrtarët publikë, partitë politike dhe drejtuesit politikë. Programi i USAID-it Drejtësi për të gjithë synon t i ofrojë grante organizatave shqiptare të shoqërisë civile (OSHC-ve), që punojnë më vete ose në partneritet domethënës të krijuar me OSHC të tjera ose gazetarë investigativë, me qëllim promovimin e mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit. Nxitja e një bashkëpunimi më të gjerë ndërmjet OSHC-ve në rang gjeografik dhe tematik, si dhe e bashkëpunimit të tyre me gazetarinë investigative përbën çelësin për promovimin e ndërgjegjësimit qytetar dhe për të kërkuar ndryshime pozitive në 1 http://www.transparency.org/news/pressrelease/explanation_of_albanias_score_on_the_transparency_international_corruption 2 http://seldi.net/publications/publications/corruption-assessment-report-albania-2016/ GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë - RFA-JAG-2016-002 FAQJA 1 NGA 7

sektorin e drejtësisë dhe në institucione apo shërbime të tjera publike. Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë pret aplikime kreative, novatore dhe bashkëpunuese, të cilat përmbajnë aktivitete që synojnë rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë në sektorin e drejtësisë, si dhe aktivitete që ekspozojnë praktikat e këqija, shërbimet e paefektshme dhe shpërdorimin e detyrës në institucionet shtetërore, veçanërisht në sektorin e drejtësisë. Objektivat e kësaj thirrjeje për aplikime janë, si vijon: Të mbështesë OSHC-të që të rrisin me më shumë sukses dhe efikasitet ndërgjegjësimin publik lidhur me rëndësinë që ka adresimi në mënyrë aktive i procesit të reformës në drejtësi, duke shërbyer si rojtarë gjatë implementimit të reformave, por edhe për të kuptuar se si praktikat korruptive specifike në sektorë publikë specifikë dëmtojnë, si shoqërinë në përgjithësi, ashtu edhe individët në veçanti; Të promovojë pjesëmarrjen qytetare në ekspozimin e praktikave korruptive dhe/ose në zbatimin e nismave për parandalimin e korrupsionit ose uljen e mundësive për korrupsion në sistemin e drejtësisë, si prioritet, por edhe brenda institucioneve të qeverisjes vendore apo qendrore, si dhe në dhënien e shërbimeve publike; Të inkurajojë OSHC-të që të punojnë në partneritet gjeografik por edhe tematik, si dhe të nxisë bashkëpunimin me organizata të tjera, përfshirë edhe median, për të adresuar dhe promovuar në këtë mënyrë praktika e shërbime gjyqësore transparente, të përgjegjshme dhe efikase, si dhe për të ekspozuar korrupsionin brenda çdo institucioni qeveritar (vendor ose qendror); Të ekspozojë praktikat joefikase dhe të paefektshme, mungesën e transparencës dhe/ose papërgjegjshmërinë, si dhe të ekspozojë korrupsionin në sektorin e drejtësisë, por edhe në institucione të ndryshme vendore dhe qendrore, apo agjenci të tjera; Të promovojë rritjen e aksesit për të gjithë qytetarët në sektorin e drejtësisë, përmirësimin e shërbimeve nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë dhe të inkurajojë përmirësime në fushat e mësipërme edhe brenda institucioneve të tjera qeverisëse; Të monitorojë procesin e implementimit të reformës në sistemin e drejtësisë, së bashku me organet përkatëse qeverisëse dhe zbatuese, si prioritet, por gjithashtu, të monitorojë edhe aktivitetet dhe performancën e institucioneve të tjera qeverisëse, për të përmirësuar kështu cilësinë e shërbimeve publike; Të rrisë aksesin e publikut në proceset vendimmarrëse dhe të rrisë transparencën, llogaridhënien dhe integritetin e shërbimeve publike; Të ndërtojë marrëdhënie besimi ndërmjet qytetarëve dhe gjyqësorit, si dhe aktorëve të tjerë të sistemit të drejtësisë. Aplikimet duhet të adresojnë në mënyrë specifike një ose më shumë nga objektivat e lartpërmendur. Gjithashtu, në mënyrë që të konsiderohen, të gjitha propozimet duhet të përfshijnë elementet e kërkuara në Aneksin A: Formulari i Aplikimit për Grant dhe duhet të propozojnë strategji për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të kërkuara si pjesë e këtij granti, duke përfshirë edhe prezantimin e risive që i përshtaten pikave të forta të secilës organizatë. GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë - RFA-JAG-2016-002 FAQJA 2 NGA 7

III. DHËNIA E GRANTIT Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë planifikon të japë një sërë grantesh për projekte që shtrihen nga 3 deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj. Fondet e grantit mund të përdoren vetëm për aktivitetet që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e projektit. Grantet do të jepen sipas kategorive të mëposhtme: Aktivitete të grantit të vogël: Deri në 10,000.00$ Aktivitete të grantit mesatar: 10,001.00$ deri në 25,000.00$ Aktivitete të grantit të madh: 25,001.00 $ e lart Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë gëzon të drejtën të japë disa ose asnjë grant, në përgjigje të aplikimeve të paraqitura. Aplikantët duhet të marrin përsipër të gjitha kostot dhe risqet që lidhen me përgatitjen e propozimeve të dorëzuara në përgjigje të kësaj thirrjeje për aplikime. Për më tepër, Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë rezervon të drejtën që të pranojë apo refuzojë ndonjë ose të gjitha aplikimet e paraqitura, si dhe ka të drejtë t u kërkojë aplikantëve sqarime të mëtejshme. IV. SHTRIRJA KOHORE Të gjitha propozimet duhet të përmbajnë një kalendar kohor të aktiviteteve, në pajtim me afatet e përcaktuara më poshtë: Del ftesa për propozime: 7 tetor 2016 Afati i fundit për kërkim sqarimesh: 21 tetor2016 -mbyllja e orarit të punës Përgjigjet e kërkesave për sqarim: 28 tetor 2016 Afati i fundit për dorëzim: 7 nëntor 2016-mbyllja e orarit të punës Shqyrtimi i propozimeve: 8 nëntor 2016 deri në 1 dhjetor 2015 Shpallja e vendimit përfundimtar për grantin: Jo më vonë se 2 dhjetor 2016 Ju lutemi, kini parasysh se datat e vlerësimit dhe shpalljes së fituesit mund të ndryshojnë. V. KRITERET E PRANIMIT Vetëm OSHC-të e regjistruara ligjërisht në Shqipëri kanë të drejtë të aplikojnë për këtë thirrje për aplikime. Secila nga organizatat aplikante duhet të përmbushë edhe kriteret e mëposhtme: Të ketë së paku një vit përvojë operacionale. Si rregull, Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë nuk do të ofrojë fonde që do të shërbejnë për fillimin e veprimtarisë së një organizate të re, edhe pse Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë mund të bëjë një përjashtim në ndonjë rast të rrallë, nëse janë paraqitur prova të mjaftueshme që tregojnë se drejtuesit e organizatës kanë përvojë të mëparshme të mjaftueshme dhe se organizata është e aftë të plotësojë një mangësi, e cila, deri më sot ka qenë e paplotësuar; Të ketë një strukturë qeverisëse që siguron rotacionin e duhur të udhëheqjes dhe delegimit të pushtetit, duke përfshirë të paktën një Bord Drejtues, një Kryetar dhe një Drejtor Ekzekutiv. Nuk është e mundur që i njëjti individ të mbajë edhe postin e Kryetarit të Bordit, edhe atë të Drejtorit Ekzekutiv, me përjashtim të rasteve kur madhësia e organizatës nuk e mundëson këtë ndarje. Nëse kriteret e mësipërme nuk përmbushen, aplikanti duhet të paraqesë një propozim me procesin reformues që do të ndërmarrë për përmbushjen e këtyre standardeve; GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë - RFA-JAG-2016-002 FAQJA 3 NGA 7

Të ketë një sistem kontabiliteti transparent, i cili pajtohet me legjislacionin shqiptar dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS). Nëse një sistem i tillë nuk ekziston, fituesi i grantit duhet të punojë ngushtë me zyrën e Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë për të siguruar ngritjen e sistemeve të menaxhimit të saktë financiar dhe të një sistemi transparent kontabiliteti; Nuk duhet të jetë debitor dhe duhet të ketë shlyer çdo borxh ndaj shtetit, ose të ketë marrë masa për shlyerjen e plotë të borxhit para lëvrimit të parë të fondeve të grantit nga Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë ; Duhet të veprojë si një organizatë e pavarur dhe jo e lidhur politikisht; Nuk duhet të jetë e ndaluar, e pezulluar, e përjashtuar apo e cilësuar si e papërshtatshme për të përftuar fonde federale nga SHBA-ja; Nëpunësit civilë, të emëruarit politikë, anëtarët e parlamentit aktual, stafi i kompanive publike të transmetimit, dhe/ose drejtuesit e partive politike nuk mund të marrin pjesë në një projekt granti si drejtorë apo si pjesëmarrës që shpërblehen nga granti. Aplikanti i përzgjedhur për të marrë grantin do t i nënshtrohet një vlerësimi risku, i cili do të realizohet nga Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë para dhënies së grantit, për të konstatuar nëse aplikanti i zotëron kapacitetet minimale të menaxhimit, që janë të nevojshëm për të menaxhuar fondet e qeverisë amerikane. Rrjedhimisht, para marrjes së vendimit përfundimtar, Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë mund të kërkojë dokumentacion shtesë, si më poshtë, por pa u kufizuar vetëm te kjo listë: Një kopje të dokumentit më të fundit të regjistrimit të organizatës; Raportin e auditimit; Pasqyrat financiare (bilanci, fitimi dhe humbja, likuiditeti); dhe Politikat e organizatës. Shënim: Inkurajohet aplikimi si partneritet ndërmjet 2 (dy) ose më shumë OSHC-ve të kualifikuara. Çdo anëtar individual i një partneriteti të tillë duhet të plotësojë kërkesat minimale të kualifikimit, të përmendura më lart. Megjithatë, dokumentacioni shtesë për vlerësimin e riskut para dhënies së grantit do t i kërkohet vetëm organizatës së autorizuar ose organizatën lider që përfaqëson partneritetin e OSHC-ve. Gjithashtu, OSHC-të individuale në përbërje të partneritetit duhet të paraqesin një letër bashkëpunimi ose një Memorandum Mirëkuptimi (MM) të firmosur. VI. PROCESI DHE KRITERET E VLERËSIMIT Procesi i përzgjedhjes do të administrohet nga Komisioni i Vlerësimit të Granteve (KVG), i ngritur nga Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë posaçërisht për këtë Thirrje për Aplikime. Nëse një aplikim është përzgjedhur për financim të mundshëm, atëherë aplikantit përkatës mund t i kërkohet që të dorëzojë informacion shtesë. Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë do t i vlerësojë propozimet, mbështetur në kriteret e bazuara në meritë, si më poshtë: Kategoria e Vlerësimit Realizueshmëria e Planit dhe Qasja Teknike (përfshin 5 pikë, të cilat do të vlerësohen veçmas për aspektin e njohur si Qëndrim Bashkëpunues i cili do të konsiderohet vetëm kur aplikimi vjen nga një partneritet OSHC-sh të kualifikuara) Pikët e Vlerësimit 45 GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë - RFA-JAG-2016-002 FAQJA 4 NGA 7

Kapaciteti teknik dhe menaxherial 20 Veprimtaria e mëparshme 15 Aftësitë organizative 15 Efektiviteti i kostove 5 Totali 100 Këto kritere vlerësuese, të bazuara në meritat e secilës organizatë, përshkruhen më saktësisht në vijim. 1. Qasja teknike a. Realizueshmëria e planit dhe qasja teknike Vlerësohet se në ç masë aplikimi i përgjigjet thirrjes për aplikime dhe nëse i adreson si duhet objektivat dhe synimet e përgjithshme të Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë ; Vlerësohet nëse janë kuptuar problemet/çështjet që synon të adresojë kjo thirrje; Vlerësohet potenciali i projektit për të përmbushur me sukses dhe efikasitet objektivat e përcaktuara në Seksionin II më sipër; Vlerësohet se në ç masë projekti prezanton qasje që përbëjnë risi dhe nëse ato janë potencialisht të mundshme për t u përsëritur. b. Qëndrimi bashkëpunues (vetëm nëse aplikanti është paraqitur si partneritet i formuar nga disa OSHC të kualifikuara) Vlerësohet niveli i bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve shqiptare në ndarjen e ekspertizës dhe burimeve për t iu përmbajtur qasjeve të propozuara për përmbushjen e objektivave të projektit, i cili duhet të jetë i përcaktuar qartazi, duke shpjeguar edhe rolin e secilës OSHC, si edhe pjesëmarrjen dhe kontributet e saj. 2. Aftësia organizative, kapaciteti teknik e menaxherial dhe veprimtaria e mëparshme a. Kapaciteti teknik dhe menaxherial Kapaciteti teknik dhe menaxherial i aplikantit/aplikantëve për të zbatuar me sukses dhe në kohën e duhur projektin, si dhe për të arritur rezultatet e synuara. Kjo përfshin një vlerësim të: Nivelit të burimeve (njerëzore dhe kapitale), që duhet të jetë i mjaftueshëm për të përmbushur objektivat e përgjithshme të projektit; Veprimtarisë së mëparshme dhe angazhimit të aplikantit për të zbatuar aktivitetet e propozuara dhe aftësisë së tij të demonstruar për të bashkëpunuar me organizata dhe partnerë të tjerë; Përvojës dhe ekspertizës së ekipit drejtues dhe të personelit të propozuar në projekt; Masave të marra për mekanizma dhe personel të përshtatshëm për një monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e duhur të projektit. b. Veprimtaria e mëparshme Veprimtaria e mëparshme në arritjen e rezultateve pozitive gjatë zbatimit të aktiviteteve të ngjashme me aktivitetet e propozuara; Përvoja e punës me fonde të donatorëve, si USAID-i apo të tjerë, si dhe aftësia për të përmbushur kërkesat e raportimit dhe llogaridhënies; GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë - RFA-JAG-2016-002 FAQJA 5 NGA 7

VII. Aftësia për të mbledhur dhe analizuar të dhëna për rezultatet e projektit. c. Kapaciteti organizativ Stabiliteti i përgjithshëm financiar i aplikantit; Struktura organizative dhe praktikat e mirëqeverisjes së aplikantit; 3. Efektiviteti i kostove Buxheti duhet të jetë (i) i plotë dhe i dokumentuar plotësisht, (ii) i arsyeshëm, si dhe (iii) i ndarë sipas kategorive përkatëse buxhetore; Buxheti duhet të tregojë një marrëdhënie të qartë dhe të drejtpërdrejtë ndërmjet aktiviteteve të propozuara dhe përdorimit të propozuar të fondeve; Shpenzimet e propozuara duhet të jenë të lejueshme dhe të përcaktuara për projektin. AUTORITETI/RREGULLAT QEVERISЁSE Grantet që u jepen organizatave joamerikane do t u përmbahen udhëzimeve të parashikuara në Kapitullin 303 të ADS-së, Grantet dhe Marrëveshjet e Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare dhe do t i përmbahen kushteve të dispozitave standarde të USAID-it për organizatat joamerikane dhe joqeveritare, si dhe procedurave në manualin e titulluar Grantet me Kontratë të Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë. Gjithashtu, ADS 303 i referohet edhe dokumentave të tjerë rregullatorë të nxjerrë nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Qeverisë së SHBA-së dhe Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar: 2 CFR 200 - Kërkesat Uniforme Administrative, Parimet e Kostove dhe Kërkesat e Auditimit për Grantet Federale, Nënpjesa E; dhe 2 CFR 700 - Zbatimi nga USAID-i i 2CFR200. Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë duhet të sigurohet që të gjitha organizatat që marrin fonde prej granteve të USAID-it pajtohen me udhëzimet që gjenden në rregulloret e përmendura më lart, të zbatueshme sipas kushteve përkatëse të granteve të tyre. VIII. PROCEDURAT E DORËZIMIT TË APLIKIMIT Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë do të pranojë vetëm propozimet e dorëzuara në gjuhën angleze. Në anekset A- E gjenden formularët model për t u përdorur në përgatitjen e aplikimit. Aplikantët duhet të paraqesin aplikimin e tyre teknik dhe buxhetin në formatet e parashikuara dhe duhet të ndjekin udhëzimet e përshkruara në këto anekse. Aplikimet mund të dërgohen me postë, me postë elektronike (e-mail), ose të dorëzohen dorazi në zyrën e Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë, në Tiranë, duke përdorur informacionin e kontaktit që jepet më poshtë. Aplikimet e dërguara me faks nuk do të pranohen. Paketa e Aplikimit: Për të shkarkuar paketën e aplikimit, ju lutemi të shihni njoftimin në adresën www.ewmi.org. Përndryshe, ju lutemi të kontaktoni Projektin e USAID-it Drejtësi për të gjithë në adresën grants_icpp@ewmi.org për t u pajisur me një formular aplikimi. Ju lutemi të përmendni referencën RFA-JAG-2016-002 në kërkesën tuaj. Sqarimet: Aplikantët duhet të dorëzojnë kërkesat për sqarim brenda afatit të përcaktuar në Seksionin IV më lart, nëpërmjet e-mailit drejtuar te Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë në adresën grants_icpp@ewmi.org. Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë do t u shpërndajë të gjitha organizatave të interesuara sqarime përmes e-mailit. GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë - RFA-JAG-2016-002 FAQJA 6 NGA 7

Propozimet: Aplikantët duhet të dërgojnë propozimet e tyre nëpërmjet e-mailit drejtuar Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë në adresën grants_icpp@ewmi.org. Këto e- maile duhet të përmbajnë referencën RFA-JAG-2016-002 si subjekt të tyre. Përndryshe, aplikimet mund të dorëzohen brenda një zarfi të mbyllur në adresën e mëposhtme dhe brenda orarit normal të punës: USAID Justice for All Rr. Skënderbej, Pallati nr. 8, Shkalla 2, Apartamenti 823 Tiranë, Shqipëri Aplikimet nuk do të pranohen pas datës 7 nëntor 2016, ora 17:00 sipas orës lokale në Tiranë. Aplikimet e dorëzuara me vonesë dhe ato të cilat nuk i përgjigjen kritereve të përcaktuara nuk do të shqyrtohen. Propozimet e paraqitura duhet të jenë një punë origjinale e organizatës aplikuese. Plagjiatura do të sjellë skualifikimin nga konkursi për grantin. Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë do të mbajë të gjitha materialet dhe dokumentet e paraqitura nga aplikantët. Ai nuk do ta përdorë këtë informacion për qëllime të tjera, përveç shqyrtimit të propozimit dhe nuk do ta ndajë atë me persona apo institucione të tjera, duke përjashtuar rastet kur një gjë e tillë kërkohet nga ligji shqiptar, apo nga USAID-i. Ju lutemi vini re se, në përputhje me përpjekjet tona për koordinimin e donatorëve, do të ndajmë emrat e aplikantëve dhe një përshkrim të shkurtër të projekteve përkatëse me programet e tjera shqiptare dhe ndërkombëtare, që mbështesin OSHC-të në Shqipëri. IX. LISTA E ANEKSEVE Në vijim gjendet lista e anekseve që janë pjesë përbërëse e kësaj Thirrjeje për Aplikime: Aneksi A Formulari i aplikimit për grant Aneksi B Aktivitetet e projektit Aneksi C Plani kohor i zbatimit të projektit Aneksi D Udhëzime për buxhetin e projektit Ky grant është bërë i mundur me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kësaj Thirrjeje për Aplikime është vetëm përgjegjësi e East- West Management Institute dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. GRANT i Projektit të USAID-it Drejtësi për të gjithë - RFA-JAG-2016-002 FAQJA 7 NGA 7