PLANI I INTEGRITETIT

Similar documents
Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Reforma e MFK në Shqipëri

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

Scanned by CamScanner

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

Raport i Transparencës 2017

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

4. Korniza punuese për praktika profesionale - Standardet dhe kodi etikës.. 11

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Auditimi i prokurimit publik

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Versioni i ndryshuar dhe plotësuar Sistemi për menaxhimin e performancës së komunave

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Rritja e transparencës nëpërmjet promovimit të rolit të Auditorit të Brendshëm në zinxhirin e llogaridhënies

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE PËR PARANDALIMIN E LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DHE PËR NJË QEVERISJE TRANSPARENTE,

Module të trajnimit për sipërmarrëset. Udhëzues për trajnimin. Women Entrepreneurship A Job Creation Engine for South Eastern Europe

Organizata Efektive e Punëdhënësve. Një seri e udhëzuesve "praktik" mbi ngritjen dhe menaxhimin e organizatave efektive të punëdhënësve

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Ver.1.2 Rishikuar Mars 2017

XVII Sistemi i administratës publike

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT AUDITIMI FINANCIAR MANUALI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT STANDARDE NDËRKOMBËTARE AUDITIMI MBI BORXHIN PUBLIK

karrigeve me rrota manuale

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

ZHVILLIMI I QENDRUESHEM DHE PERFSHIRJA E OSHCve NE PROCESET ME PJESEMARRJE

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT MANUAL PËR AUDITIMIN FINANCIAR

RAPORTI VJETROR I PERFORMANCËS KLSH 2015

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

From the Pastor s Desk

Implementimi i strategjisë

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT:

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

Për Shkollën Qendër Komunitare -

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË PODUJEVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë. Dr.sc Ferit Idrizi, Lead Oditor

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

Tel: Tel:

Nr. i Dokumentit: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË KOMUNËS SË PEJËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Raporti mbi Termokosin SH.A.

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

Ruajtja e Themeleve. Vlerësimi i Qeverisjes së Grupeve Ndërinstitucionale të Punës të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

Transcription:

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government Ministria e Punëve të Brendshme / MinistarstvoUnutraśnjihPoslova / Ministry of Internal Affairs Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar / Departament za Reintegraciju Repatriranih Lica / Department for Reintegratin of Repatriated Persons PLANI I INTEGRITETIT 2015-2017 1

HYRJE Sistemi i Menaxhimit të Integritetit në Departamentin për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (më tutje ) formësohet nga politikat aktuale të Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e riintegrimit të personave të riatdhesuar, e që përbën një aspekt të rëndësishëm në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Shtetet Anëtare të BE-së në kuadër të zotimit të Qeverisë për liberalizimin e vizave dhe aderimin në Bashkimin Evropian. Më tutje, ai formësohet nga zotimet e integritetit të -së, si departament brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, me përgjegjësi kyçe për riintegrimin e personave të riatdhesuar. Nga aspekti normativ, kriteret për rrezikun e integritetit, të cilave u përmbahet, janë caktuar në mënyrë të atillë që të përputhen me standardet më të larta profesionale dhe të integritetit, siç theksohet në dokumentet specifike strategjike, normative dhe operative e që janë: Strategjia Kombëtare për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave, Rregullorja për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe menaxhimi i Programit, Udhëzuesi për ndihmën dhe mbështetjen e personave të riatdhesuar për riintegrim të qëndrueshëm bazuar në politikat e riintegrimit dhe dokumentet tjera, si dhe me politikat nacionale kundër korrupsionit, të përcaktuara në Strategjinë Kundër Korrupsionit 2013-2017 dhe Plani i Veprimit për zbatimin e saj. Përkushtimi për Integritet Deklaratë Ne njohim rëndësinë e garantimit të integritetit në të gjitha fushat që ndërlidhen me mandatin e -së. ka përgjegjësi të rëndësisë kritike në procesin e menaxhimit strategjik të riintegrimit, në mënyrë të veçantë në menaxhimin e mbështetjes së personave të riatdhesuar në nivel qendror. Departamenti vepron në kushte institucionale komplekse me përfshirje të drejtpërdrejtë dhe kritike të ministrive të tjera dhe akterëve të ndryshëm, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal. Aktivitetet e tij udhëhiqen nga korniza strategjike dhe normative shumëplanëshe të cilat përcaktojnë kompetencat dhe përgjegjësitë e akterëve të përfshirë në proces, për të minimizuar rreziqet e zbrazëtirave, duplifikimin e përgjegjësive, të cilat mund të ndikojnë negativisht në procesin e riintegrimit dhe mund të pengojnë përmbushjen e objektivave. Përveç kësaj, është në proces të zhvillimit të Procedurave Standarde Operative (prej këtu PSO), për të ofruar bazën operacionale për të gjitha proceset kyçe. Korniza e mësipërme është në zhvillim e sipër, dhe është mjaft komplekse. Çdo mangësi e ndërlidhur me procesin mund të paraqesë kërcenim serioz për integritetin ku mundësitë për shkelje të integritetit mbeten të hapura. Ne e kuptojmë shkallën e rrezikut dhe kompleksitetin e menaxhimit të integritetit me të cilat përballemi ne si departament. Për shkak të diskrecionit të gjerë, të shpenzimeve të ndërlidhura, të shumë akterëve të tjerë të përfshirë, procedurave normative e operative të cilat ende janë në zhvillim e sipër, ka potencial serioz për ushtrim jo të duhur të pozitës të cilin ne duhet ta menaxhojmë në mënyrë të përgjegjshme, efikase dhe llogaridhënëse. Më tej, përballemi me urgjencën e nevojave që duhen plotësuar, çka bën që stafi i cili vepron në nivel lokal të ushtrojë diskrecion më të madh. Kjo kërkon monitorim dhe kontroll më të rreptë për të parandaluar në mënyre efektive mundësitë për keqpërdorime. Ne gjithashtu duhet t u japim llogari drejtpërdrejt klientëve tanë personave të riatdhesuar, të cilëve duhet garantuar dhe provuar se, jo vetëm që diskrecioni po ushtrohet në mënyrë të duhur, llogaridhënëse dhe efikase, por edhe që e ardhmja e tyre është në duar të sigurta dhe të pastra. Pavarësisht nga përpjekjet për reforma, ne njohim faktin se çështja e korrupsionit dhe keqpërdorimeve tjera në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar, seriozisht mund të shmang efektivitetin në të gjitha masat e ndihmës dhe mbështetjes së garantuar. Përmes shkeljeve të integritetit me lloje të ndryshme të përfitimeve dhe shërbimeve, kontratave për blerje te shërbimeve, shkeljeve të sigurisë së informacionit, e 2

veçanërisht ryshfetit në nivel të kryerjes së shërbimeve, korrupsioni mund të bëhet pengesë kyçe dhe sfidës serioze për të gjitha institucionet e përfshira në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar në Kosovë, përfshirë edhe. Kështu, ne nuk duhet të merremi vetëm me rreziqet e korrupsionit brenda departamentit por gjithashtu duhet të punojmë për të ndryshuar perceptimet ndonjëherë negative që kanë personat e riatdhesuar dhe publiku në përgjithë, duke pasur përgjegjësi kyçe për garantimin e qasjes, barazisë, cilësisë dhe efektivitetit të shërbimeve publike që u ofrohen personave të riatdhesuar, do të veprojë efektivisht si shtyllë e integritetit dhe të parandalojë diskriminimin dhe trajtimin e padrejtë dhe të pabarabartë, zvogëloj mundësinë për korrupsion, fuqizoj trajtimin e barabartë për të gjithë personat e riatdhesuar dhe të rris efektivitetin e shpenzimeve publike, gjë e cila pa dyshim do të rezultojë në shërbime të përmirësuara, transparencë dhe llogaridhënie të shtuar, më shumë garanci për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe, me shumë gjasë, në besimin e shtuar ndaj procesit. Duke pasur parasysh çështjet e lartcekura, jemi të vendosur të zbatojmë në mënyrë të vazhdueshme tolerancën zero ndaj korrupsionit, aty ku ai shfaqet, dhe zotohemi që korrupsioni, mashtrimi, keqadministrimi apo çdo lloj vepre tjetër e natyrës së ngjashme kundër integritetit të mos tolerohen. Të gjitha shkeljet e mundshme do të hetohen, aty ku një gjë e tillë kërkohet, dhe do të merren masa kundër përgjegjësve. Është përgjegjësi e tërë stafit të raportojë te menaxhmenti i lartë apo qendror të gjitha rastet e mashtrimit dhe korrupsionit, apo çdo shkelje tjetër të integritetit të natyrës së ngjashme. Përndryshe, raporte të tilla mund të bëhen duke paraqitur informata përmes mekanizmit të paraparë të paralajmërimit/raportimit të parregullsive. Këto raste do të trajtohen me konfidencialitetin më të rreptë dhe nuk do të zbulohen apo diskutohen me palë të tjera përveç atyre që janë të ngarkuara për hetimin e këtyre rasteve. Për të marrë informata nga kanale të ndryshme të mbikëqyrjes qytetare, si bazë për marrjen e informatave për rrezikun, ne inkurajojmë përdorimin e linjës telefonike falas të kundër-korrupsionit si mekanizëm funksional raportimi. Sidoqoftë, ne kemi besim të thellë te parandalimi dhe përpiqemi në maksimum që të minimizojmë në mënyrë efektive mundësitë për korrupsion e njëkohësisht të maksimizojmë nxitjen e stafit për mos përfshirje në sjellje abuzive. Për t i trajtuar këto sfida, kemi marrë përsipër një proces të strukturuar të planifikimit të integritetit dhe kemi zhvilluar këtë plan. Ai përcakton objektivat, aktivitet dhe masat që duhet të merren nga për të zgjeruar më tej politikat parandaluese dhe për të fuqizuar rezistencën organizative ndaj korrupsionit. Për shkak të natyrës gjithëpërfshirëse të sistemit të menaxhimit në, ky Plan Integriteti nuk duhet të perceptohet si dokument i vetëm, por duhet të shihet si pjesë e rëndësishme e procesit të tërësishëm të zhvillimit organizativ. Më gjerësisht, ai përpiqet të plotësojë përpjekjet kundër korrupsionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit 2013-2017 në pjesën që ka të bëjë me MPB-në dhe riintegrimin. Ai gjithashtu plotëson aktivitete të tjera në mbështetje të konventave ndërkombëtare dhe rajonale kundër korrupsionit. Thënë shkurt, nga aspekti organizativ, ai lidhet me plotësimin e praktikave aktuale të zhvillimit institucional duke shtuar fokusin tek integriteti. Kështu, Plani përpiqet të radhitë përpjekjet tona drejt arritjes së prezantimit më të mirë të integritetit me anë të formulimit të një deklarate të qartë për integritetin, duke identifikuar masat kontrolluese operacionale të bazuara në rrezik, dhe duke rritur ndjeshmërinë e praktikave të brendshme dhe të jashtme të konsultimit dhe komunikimit. Ne e kemi të qartë se fushëveprimi i Planit është i kufizuar dhe mbulon vetëm fushat funksionale të së. Ka shumë aspekte, të lidhura me ambientin e përgjithshëm organizativ të MPB-së, si dhe me akterë të tjerë kyç në procesin e riintegrimit, të cilat ne mund të mos i mbulojmë aq sa duhet për shkak të mjeteve të kufizuara në dispozicion për të ndikuar tek proceset e rëndësishme/akterët përtej kontrollit tonë. Megjithatë, 3

kemi besim se, duke qenë departamenti i parë brenda MPB-së që bën planifikimin e integritetit, mund të japim një shembull të mirë, të mësojmë prej përvojës sonë dhe të ndajmë të gjitha mësimet e nxjerra, të përhapim më tej njohuritë e fituara drejt departamenteve tjera, duke ndikuar kështu në mënyrë domethënëse në agjendën anti-korrupsion dhe të integritetit në MPB në tërë Prandaj, unë deklaroj përkrahjen time të plotë dhe zotimin e palëkundur në përpjekjet për të ruajtur, fuqizuar dhe zhvilluar e përmirësuar vazhdimisht sistemin e menaxhimit të integritetit në. Fahrije Tërnava Sheremeti Drejtore e Departamentit për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar Ministria e Punëve te Brendshme Prishtinë, 25.12.2014 4

Plani i Integritetit Plani i Integritetit i -së është një dokument strategjik që përshkruan politikat dhe masat që duhet të merren për të siguruar mburojën e duhur të integritetit në funksionet kyçe që ushtrohen nga. Ai bazohet mbi rezultatet e procesit të planifikimit të integritetit dhe vlerësimit të rrezikut të ndërmarrë brenda -së. Procesi ka përfshirë identifikimin e dobësive organizative në shkeljet e integritetit, dhe vlerësimin e tyre duke shqyrtuar (1) dëmet materiale dhe jo materiale që shkaktojnë shkeljet e mundshme respektive, dhe (2) gjasat e ndodhjes së ngjarjeve të tilla vështruar përmes rezistencës aktuale organizative të konkretizuar në rregulloret, procedurat, kodet dhe praktikat përkatëse, si dhe në përfshirjen e stafit. Plani i Integritetit gjithashtu ofron një kornizë modernizimi të departamentit të përqendruar në ngritjen e praktikave të menaxhimit të rrezikut të integritetit në menaxhimin e përgjithshëm të riintegrimit të personave të riatdhesuar, dhe parashikon masa të bazuara në rrezik për arritjen e objektivave të integritetit të -së. Fushëveprimi, qëllimi dhe objektivat Plani shihet si plotësim, e jo si zëvendësim, apo masë e dyfishtë, që ka për synim sektorin e riintegrimit dhe MPB-në në tërësi, dhe mbulohet nga Plani i Veprimit Kundër Korrupsionit i Republikës së Kosovës 2013-2017. Plani ka një fushëveprim të kufizuar. Ai mbulon vetëm -në, çka domosdoshmërish kufizon masat e planifikuara vetëm në ato që janë faktikisht nën kontrollin e departamentit dhe që mund të zbatohen prej tij. Besohet se fillimi i planifikimit të integritetit në njësitë më të gjera organizative brenda MPB-së dhe institucionet e tjera të përfshira në procesin e riintegrimit do të ndikojë pozitivisht dhe në mënyrë domethënëse në performancën e integritetit dhe mund të fuqizojë rezistencën e integritetit të procesit të integrimit në tërë Plani do të luajë rol të dobishëm që : Të shtoj gjasat e përmbushjes së objektivave organizative në riintegrimin e personave të riatdhesuar, të nxisë menaxhimin proaktiv në vend të atij reagues të rrezikut të integrimit, të minimizojë humbjet nga korrupsioni dhe shkeljet e integritetit, të zvogëlojë/eliminojë mundësitë për korrupsion dhe të përmirësojë rezistencën ndaj korrupsionit në kuadër të departamentit; Të siguroj pajtueshmëri me kërkesat dhe standardet normative dhe procedurale përkatëse; Të krijoj/fuqizoj kapacitetet për tërë stafin në drejtim të anti-korrupsionit, të ngritë vetëdijen në të gjitha nivelet dhe të krijojë bashkëpronësi në procesin e zhvillimit, zbatimit dhe monitorimit të planit të integritetit; Të ngritë besimin dhe sigurinë e akterëve kyç dhe t u përgjigjet kërkesave dhe pritshmërive të tyre për sa i përket performancës së integritetit në riintegrimin e personave të riatdhesuar. Terma dhe përkufizime Integriteti është performanca dhe llogaridhënia e pritur e individëve dhe organizatave në parandalimin dhe eliminimin e rreziqeve ndaj autoritetit, funksionit, pushtetit ose çdo juridiksioni tjetër në kundërshtim me ligjin, objektivat ligjërisht të lejueshme dhe kodet e etikës dhe praktikat e punës. Integriteti përfaqëson një platformë më të gjerë sesa anti-korrupsioni që përfshin një paketë të plotë të vlerave, qasjeve dhe cilësive të një organizate e cila nxitë sjellje dhe praktika pune të ndershme dhe etike. Integriteti ka të bëjë 5

me ndërveprimin social dhe profesional si dhe me bashkëpunimin mes njerëzve, dhe me të vepruarit në pajtueshmëri me vlerat dhe standardet e pranuara. Procesi i menaxhimit të rrezikut të integritetit është zbatimi sistematik i politikave, procedurave dhe praktikave të menaxhimit në aktivitetet e komunikimit, konsultimit, vendosjes së kontekstit, si dhe identifikimi, analizimi, vlerësimi, trajtimi, monitorimi dhe rishikimi i rreziqeve të integritetit. Planifikimi i integritetit është procesi i tërësishëm i vlerësimit të rrezikut të integritetit bazuar mbi planet e integritetit në përputhje me objektivat/zotimet e integritetit dhe synimet e integritetit. Vlerësimi i rrezikut të integritetit është procesi i tërësishëm i identifikimit të rrezikut të integritetit, analiza e rrezikut të integritetit dhe vlerësimi i rrezikut të integritetit. Metodologjia Për të arritur këto ka ndërmarrë veprimet në vijim: Ka shqyrtuar kornizën strategjike, rregullative dhe operacionale përkatëse lidhur me riintegrimin e personave të riatdhesuar; Ka analizuar shkallën e kënaqësisë së klientëve dhe perceptimin e korrupsionit me anë të sondazheve përkatëse në sektorë, përfshirë edhe sondazhe të tilla të sponsorizuara nga organizatat ndërkombëtare; Ka zhvilluar një sondazh referencë për aspektin organizativ për të kontribuar në vlerësimin e sistemit të menaxhimit të integritetit në, ka analizuar rezultatet dhe ka identifikuar fushat ku ka nevojë për përmirësime; Ka zhvilluar një sondazh referencë për aspektin organizativ në lidhje me vetëvlerësimin për të ofruar një shikim të thellë dhe të vlefshëm për vlerësimin e sistemit të menaxhimit të integritetit në, ka analizuar rezultatet, fushat e perceptuara të rrezikut dhe ka identifikuar fushat ku ka nevojë për përmirësim (është zhvilluar vetëvlerësimi i kornizës për integritetit organizativ); Ka përdorur teknikat e ideve në punëtorinë e organizuar për këtë qëllim dhe konsultimet me stafin për të identifikuar dhe vlerësuar rreziqet e integritetit dhe për të hartuar listën e masave parandaluese (është zhvilluar Harta e Rrezikut të Integritetit); Ka përdorur dokumentet/udhërrëfyesit mbi zhvillimin e integritetit të UNDP-së, Përmbledhjet e Praktikave më të Mira të Integritetit, doracakët e TI-së, standardet e menaxhimit të rrezikut ISO 31000 dhe FERMA, Specifikimin BS 10500 për sistemin menaxhues anti-ryshfet; Standardin Australian/Neozelandez për anti-korrupsion, AS 8001-2008; Direktivat e ISO 26000 mbi përgjegjësinë sociale; Parimet e Biznesit për Luftimin e Ryshfetit të Organizatës Transparency International; Kërkesat e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001 dhe Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit ISO 27001, si referencë për të mbështetur masat e propozuara. Struktura dhe përmbajtja Plani i Integritetit përbëhet, në mënyrë të veçantë, nga: Hyrja e cila shpjegon prapavijën, fushëveprimin, kriteret e rrezikut të integritetit, parametrat kyç të sistemit të menaxhimit të integritetit të -së, qëllimin, objektivat dhe metodologjinë e përdorur për zhvillimin e Planit të Integritetit. Për të siguruar të kuptuarit koherent, ai paraqet termat dhe përkufizimet kyçe të përdorura. Gjithashtu, ai rithekson zotimin e -së për integritet, dhe paraqet aspekte kyçe të procedurave përkatëse të zbatimit, monitorimit dhe raportimit. Objektivat strategjike, linjat e aktiviteteve dhe masat paraqesin objektivat strategjike kryesore dhe përmbledhin fushat e veprimit ku synohet të fuqizohet rezistenca organizative ndaj shkeljeve të 6

integritetit në, bazuar mbi rreziqet e vlerësuara të integritetit, mësimet e nxjerra dhe praktikat më të mira përkatëse. Po ashtu, ofrohet një arsyetim i shkurtër i linjave të planifikuara të aktivitetit, të mbështetura më tej me masa të synuara për të udhëhequr zbatimin. Plani i Veprimit paraqet me hollësi të gjitha masat që duhet të merren për t u arritur objektivat e caktuara, si dhe kornizat kohore përkatëse dhe përgjegjësitë organizative për zbatim. Për secilën masë janë përcaktuar treguesit e suksesit, të argumentuar me shifrat e nevojshme të burimeve/financave. Rezultatet dhe efektet e pritura Zhvillimi i këtij Plani do të jetë mirë i pozicionuar për të siguruar përmbushjen efektive, efikase, transparente dhe etike të rezultateve të synuara. Qëllim është të kemi një sistem funksional të menaxhimit të integritetit i cili do të njihet në mënyrë intensive si nga akterët e brendshëm ashtu edhe nga ata të jashtëm, të perceptohet si çelësi për reduktimin e kostos ekonomike dhe njerëzore të shkeljeve të integritetit, të fuqizojë përmirësimin e vazhdueshëm organizativ dhe të rrisë reputacionin dhe besueshmërinë e departamentit në sigurimin e rezultateve të procesit të riintegrimit të personave të riatdhesuar. Periudha e zbatimit 2015 2016 linjë me Strategjinë dhe Planin e Veprimit Kundër Korrupsionit në Kosovë, ky Plan i Integritetit do të zbatohet përgjatë tërë periudhës 2015-2016, e cila përputhet me ciklin strategjik të ardhshëm për antikorrupsion. Akterët mbështetës të zbatimit Për të arritur rezultate të qëndrueshme në fuqizimin e performancës së integritetit në riintegrimin e personave të riatdhesuar në tërësi, puna intensive me të gjithë akterët e tjerë të përfshirë mbetet e rëndësisë kritike. Më tej, nuk mund të arrihet efekti i synuar pa përfshirjen e departamenteve të tjera kyçe brenda MPB-së, siç janë ato që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për procese kryesore strategjike dhe mbështetëse, p.sh. MBNj(Menaxhimi i Burimeve Njerëzore) dhe ZhBNj (Zhvillimi i Burimeve Njerëzore), menaxhimi i financave dhe aseteve, menaxhimi i buxhetit, siguria e informacionit, auditimi dhe kontrollet e brendshme etj. Prandaj, në zbatimin e masave të përmendura në Plan, do të përpiqet të mbështetet te të gjithë akterët e përfshirë në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar, përfshirë, por jo vetëm, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Komisionin Qendror për Riintegrim, Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Qendrën për Punësim dhe Mirëqenie Sociale, Komisionin Komunal për Riintegrim, Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim, Zyrat Komunale për Punësim, Shoqërinë Civile, përfaqësuesit e sektorit privat etj. Buxheti për zbatimin e Planit MPB/ do të siguroj burimet e nevojshme financiare për zbatimin e këtij Plani. Monitorimi i zbatimit Plani i Integritetit perceptohet si një dokument i jetësuar, zbatimi i të cilit do të monitorohet në një format të planifikuar, periodikisht të rishikuar dhe të përditësuar në përputhje me zhvillimet përkatëse normative, 7

institucionale, procedurale dhe të personelit brenda ambientit organizativ ndryshues brenda dhe jashtë. Monitorimi i vazhdueshëm i zbatimit të Planit të Integritetit është kritik për të siguruar që masat të dalin efektive si në hartim ashtu edhe në veprim, që procedurat të kuptohen dhe plani i integritetit të zbatohet si duhet. Më tej, monitorimi gjithashtu duhet të përcaktojë nëse masat e miratuara për trajtimin e rrezikut kanë prodhuar rezultatet e planifikuara, të identifikoj ndryshimet në kontekstin e brendshëm dhe të jashtëm përfshirë ndryshimet e vetë rrezikut të cilat mund të kërkojnë rishikimin e trajtimeve dhe prioriteteve të rrezikut, dhe të identifikojë se çfarë mësimesh mund të nxirren për planifikim të ardhshëm. Monitorimi i rregullt i Planit bëhet nga personi përgjegjës i emëruar nga Drejtori i -së. Raportimi i zbatimit Raportimi i rregullt është thelbësor për të siguruar që Plani po zbatohet brenda afateve të caktuara dhe që rezultatet e planifikuara po arrihen. Zyrtari i emëruar për këtë qëllim do të jetë përgjegjës për të raportuar periodikisht para Drejtorit të -së në lidhje me ecurinë e zbatimit. Raporti i zbatimit do të përgatitet çdo gjashtë muaj. Raportimi i lejon menaxhmentit të -së të marrë masat përmirësuese/parandaluese në kohën e duhur, në rastet kur zbatimi i masave të caktuara paraqet vështirësi apo vonesa. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE, LINJAT E AKTIVITETEVE DHE MASAT Përparimi i shënuar nga deri tani, d.m.th. fuqizimi i strukturës organizative dhe i funksionimit të -së, duke prezantuar menaxhimin e bazuar në proces, duke radhitur procedurat operacionale, ofrimin e udhëzuesve për të siguruar të kuptuarit koherent dhe zbatimin e vazhdueshëm të procedurave të punës dhe rrjedhës së procesit, paraqesin një bazë të shëndoshë për avancimin e agjendës së menaxhimit të integrimit. Gjatë rrugës, do të përforcojë reformat për rritjen e integritetit dhe parandalimin e korrupsionit duke u përqendruar në tri fushat thelbësore: Fuqizimin e rezistencës ndaj shkeljeve të integritetit dhe efikasiteti, efektiviteti dhe transparenca e përmirësuar e të gjitha funksioneve, ushtruar nga, përfshirë ofrimin e shërbimeve publike për personat e riatdhesuar me anë të menaxhimit të rrezikut të integritetit si element thelbësor i përgjegjësisë menaxhuese dhe praktikave të zhvilluara të menaxhimit. Ngritjen e kapaciteteve të brendshme për të udhëhequr dhe zbatuar menaxhimin e integritetit duke fuqizuar kapacitet e synuara dhe veprimet për ngritjen e vetëdijesimit për t i mundësuar tërë stafit që të kuptojë çështjet e integritetit, të zbatojë rregullat përkatëse, të monitorojë zbatimin dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme përmirësuese/parandaluese në përputhje me nivelet përkatëse të përgjegjësive te secilit. Fuqizimin e ambientit të jashtëm për të nxitur reforma të mëtejshme të integritetit dhe për të ruajtur një zotim kolektiv për përforcimin e aspekteve të integritetit në procesin e riintegrimit, përmes koordinimit të përmirësuar në nivelet e politikave dhe zbatimit mes -së dhe akterëve kryesorë, organizimeve me qëllim të vetëdijesimit dhe komunikimit, promovimit të transparencës dhe angazhimit të akterëve, përhapjes së praktikave të mira dhe ndarjes së të nxënit në organizatë. Objektivat strategjike të mësipërme, linjat e ndërlidhura të aktiviteteve dhe masat janë trajtuar me hollësi më poshtë. Objektiva Strategjike 1:Rezistenca e fuqizuar ndaj shkeljeve të integritetit dhe efikasiteti, efektiviteti dhe transparenca e përmirësuar e të gjitha funksioneve, ushtruar nga, përfshirë 8

ofrimin e shërbimeve publike për personat e riatdhesuar me anë të menaxhimit të rrezikut të integritetit si element thelbësor i përgjegjësisë menaxhuese dhe praktikave të zhvilluara të menaxhimit. Linjat e aktiviteteve dhe masat përkatëse 1.1. Integrimi progresiv dhe efektiv i menaxhimit të rrezikut të integritetit në praktikat menaxhuese të tërësishme të Departamentit. Arsyetimi:, planifikimi i integritetit është në proces të zhvillimit. Deklarata e Integritetit dhe Plani i Integritetit janë pjesë përbërëse e politikës së përgjithshme për përputhshmëri dhe planit për zhvillimin organizativ. Për të zbatuar planin e integritetit dhe për të arritur objektivat e deklaruara në Politikën e Integritetit, do të bëjë përpjekje për të siguruar qëndrueshmërinë e procesit të menaxhimit të integritetit dhe për të ruajtur dhe përmirësuar sistemin e menaxhimit të integritetit. Megjithëse nuk mund të ofrohet siguri absolute që nuk ka pasur fare ose nuk do të ketë fare korrupsion, mirëpo ai mund ta ndihmojë Departamentin në parandalimin dhe identifikimin e praktikave abuzive. Gjithashtu, mund të ndihmojë për të treguar që ka zbatuar masa të arsyeshme dhe proporcionale që ndihmojnë në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe aspiratave etike. Masat: 1.1.1. Të vetëdijesohet i tërë stafi në lidhje me Deklaratën e Integritetit dhe Planin e zhvilluar të Integritetit, përfshirë caktimin e përgjegjësive të zbatimit dhe kornizën kohore përkatëse. Po ashtu, do të merret në konsideratë publikimi i deklaratës së integritetit përmes kanaleve të brendshme dhe të jashtme të komunikimit të organizatës. 1.1.2. Të caktohet qartë përgjegjësia dhe autoriteti për funksionin e përputhshmërisë së integritetit në. Për këtë qëllim, të caktohet përgjegjësia dhe autoriteti për: mbikëqyrjen e zbatimit të sistemit të menaxhimit të integritetit dhe Planit të Integritetit; këshillimin dhe udhëzimet për stafin në lidhje me Sistemin e Menaxhimit të Integritetit (SMI) dhe çështje që kanë të bëjnë me integritetin,dhe raportimin para menaxhmentit të lartë në lidhje me performancën. Funksioni i përputhshmërisë me integritetin duhet të ketë staf me kompetencat, statusin, autoritetin dhe pavarësinë e duhur. 1.1.3. Të sigurohet komunikim i brendshëm efektiv dhe i strukturuar për sa i përket korrupsionit dhe integritetit nëpër funksione dhe niveleve brenda -së. Të integrohen aspekte të integritetit në praktikat/politikat e komunikimit të brendshëm. 1.1.4. Të zhvillohet një qasje sistematike për monitorimin, vlerësimin dhe komunikimin e brendshëm të rezultateve të zbatimit të masave të integritetit, përfshirë raportimin mbi masat e integritetit si pjesë e raporteve vjetore të menaxhimit. Për qëllime parandalimi, aty ku është e nevojshme, të merret në konsideratë komunikimi i veprimeve dhe rezultateve të shqetësimeve të ngritura në lidhje me çdo dobësi të sistemit të menaxhimit të integritetit, incidente të dyshuar të ryshfetit apo shkeljeve të integritetit, rezultatet e monitorimit apo auditimit lidhur me integritetin të zhvilluara nga organizata apo palë të treta. 1.1.5. Të futet një sistem që mundëson raportimin konfidencial të shkeljeve të integritetit, përfshirë shkeljet e ligjit apo standardeve profesionale ose etikës, në mirëbesim dhe mbi baza të arsyeshme. Për këtë qëllim, të miratohet një Politikë e Raportimit të Parregullsive (paralajmërimit), ku përcaktohet procedura e hollësishme që duhet të ndiqet për raportimin e çdo incidenti të mashtrimit dhe/ose të korrupsionit. Kjo politikë duhet të hartohet në mënyrë të atillë që të jetë në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-043 për mbrojtjen e Informatorëve që rregullon mbrojtjen e raportuesve të parregullsive (paralajmëruesve) në 9

Kosovë. Ajo do t i komunikohet tërë stafit për të mbështetur të kuptuarit e duhur, qasjet pozitive dhe zbatimin efektiv. 1.1.6. Të sigurohet Rivlerësimi i Rreziqeve të Integritetit në intervale të planifikuara (më së voni në fund të periudhës planifikuese). Të konsiderohet rishikimi i aktiviteteve në fushat me rrezikshmëri më të lartë, aty ku vlerësohet më e nevojshme. 1.1.7. Të fillohet rishikimi i sistemit të menaxhimit të integritetit për të rishikuar brenda intervaleve të planifikuara (p.sh. çdo vit) të dhënat e ardhura për sa i përket performancës së SMI-së (d.m.th. zbatimi i objektivave dhe masave, ndryshimet në çështjet e brendshme dhe të jashtme të cilat kanë të bëjnë me sistemin e menaxhimit të integritetit; informacioni rreth performancës së integritetit, përfshirë trendet në: mospërputhshmëritë dhe veprimet korrigjuese, rezultatet e monitorimit dhe matjes, sfidat dhe rekomandimet për përmirësime, etj.), dhe të merren vendime në lidhje me efektivitetin e shtuar të SMI-së. Rezultatet e rishikimit të menaxhmentit do të përfshijnë vendime lidhur me mundësitë për përmirësime të vazhdueshme dhe të gjitha nevojat për ndryshime në Planin e Integritetit dhe sistemin e menaxhimit të integritetit. 1.2. Zhvillimi i një Kodi të Sjelljes për të mbuluar nevojat e ndërlidhura të -së dhe për të siguruar zbatueshmërinë e tij. Arsyetimi:Standardet e sjelljes luajnë një rol kritik në udhëheqjen e sjelljes së zyrtarëve publik në përputhje me qëllimin publik dhe objektivat e deklaruara të organizatës në të cilën punojnë. Zbatimi efektiv i tyre kërkon zhvillimin e kapacitetit për mbështetje dhe vetëdijesim, si dhe një sistem të strukturuar monitorimi. Masat: 1.2.1. Të sigurohet që stafi i -së udhëhiqet nga Kodi i përshtatshëm i Sjelljes për të parandaluar efektivisht shkeljet e integritetit. Kodi do të mbulojë në hollësi të mjaftueshme fusha kyçe të integritetit: konfliktet e interesit, performancën e punës së jashtme, deklarimet e aseteve, dhuratat dhe mikpritjen. 1.2.2. Të sigurohet niveli i përshtatshëm i familjarizimit të tërë stafit me Kodin e Sjelljes (d.m.th. trajnime prezantuese dhe rifreskuese). Familjarizimi i punonjësve të rinj me Kodin e Sjelljes nënkupton nënshkrimin e njohjes së faktit që ata e kanë lexuar dhe kuptuar kodin si i tillë, rregullat në lidhje me punën jashtë orarit dhe udhëtimet e punës, si dhe procedurat e zbatueshme për përdorimin e aseteve publike. Të sigurohet familjarizimi i tërë stafit me dispozitat në fuqi në lidhje me dhuratat, mbajtjen e Regjistrit të Dhuratave brenda MPB-së,dhe të sigurohet mbikëqyrja e duhur e zbatimit të raportimit të dhuratave. 1.2.3. Aty ku është e përshtatshme, të zbatohet kodi i sjelljes për ofruesit e shërbimeve gjithashtu (p.sh. duke futur dispozita përkatëse për të njohur dhe për t iu përmbajtur kodit në kontrata). 1.2.4. Të konsiderohet mundësia e sistemit të këshillimit për etikën brenda -së për të siguruar të kuptuarit koherent të Kodit të Sjelljes dhe rregullave të integritetit dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e dilemave etike. 1.2.5. Të vihen në dispozicion rezultatet e hetimeve të shkeljeve të Kodit të Sjelljes brenda -së duke zbuluar trendet/shkaktarët. 1.3. Zbatim i një shërbimi të orientuar drejt klientit përmes zhvillimit të një Karte të Shërbimeve për Personat e Riatdhesuar për të shtuar llogaridhënien. 10

Arsyetimi: Një Kartë e Shërbimeve për Personat e Riatdhesuar do të përshkruajë, në terma të qarta dhe me gjuhë të thjeshtë, nivelin minimal të shërbimit që mund të presë një person i riatdhesuar nga -ja. Ajo informon personat e riatdhesuar se si të bëjnë ankesa ose sugjerime (përfshirë, nëse është e nevojshme, forma të zgjidhjes/apelit të jashtëm), dhe përfshin të dhënat kontaktuese. Ajo do të tregojë zotimin e së për standardet e shërbimit, dhe është element domethënës në arritjen e besimit publik në si njësi profesionale me standarde të larta dhe zotim të vërtetuar për cilësi dhe integritet në shërbimet publike. Masat: 1.3.1. Të zbatohet koncepti i shërbimit të orientuar drejt klientit përmes zhvillimit të Kartës së Shërbimeve për Personat e Riatdhesuar në përputhje me përpjekjet e -së për modernizim dhe praktika më të mira. Të përfshihet zotimi për të ruajtur nivelin profesional dhe standardet e larta të sjelljes, të drejtat dhe detyrimet e personave të riatdhesuar, informacioni në kanalet e disponueshme për ankesa, lëvdatat dhe komentet kthyese për të krijuar një të kuptuar të tërësishëm të ndërveprimit mes zyrtarëve publikë dhe personave të riatdhesuar. 1.3.2. Të shfaqen standardet e shërbimit në fusha publike si në Zyrën e Riintegrimit në aeroport, Qendra e akomodimit, komuna dhe qasja e disponueshme në shtyp, në mjetet elektronike dhe në internet. 1.3.3. Të bëhet i tërë stafi i vetëdijshëm për standardet që përmban karta e shërbimeve. 1.4. Zbatimi i një qasjeje të menaxhimit vazhdimisht të qëndrueshëm të procesit për të siguruar që proceset kyçe në zhvillohen, kontrollohen dhe përmirësohen me tutje efektivisht dhe në mënyrë transparente. Masat: Arsyetimi:Të futet gradualisht një sistem menaxhimi i cilësisë i orientuar nga procesi në, në përputhje me praktikat më të mirë të Shteteve Anëtare të BE-së dhe në pajtim me standardet e Sistemit të Menaxhimit të Tërësishëm të Cilësisë. Qëllimi i qasjes përmes procesit do të jetë rritja e efektivitetit dhe efikasitetit të -së në përmbushjen e objektivave të saj të deklaruara. lidhje me integritetin dhe cilësinë e shërbimit. Përfitimet e qasjes përmes procesit janë: integrimi dhe radhitja e proceseve për të mundësuar arritjen e rezultateve të dëshiruara, aftësia për të përqendruar përpjekjet në efektivitetin, efikasitetin dhe transparencën e procesit, krijimi i besimit tek personat e riatdhesuar, dhe palë të tjera të interesuara, rreth performancës të qëndrueshme në si të -së, transparenca e operacioneve brenda -së, kostoja më e ulët dhe krijimi i cikleve më të shkurtra kohore, përmes përdorimit efektiv të burimeve, rezultate të përmirësuara, të qëndrueshme dhe të parashikueshme, ofrimi i mundësive për iniciativa përmirësuese të përqendruara dhe të prioritizuara, nxitja e përfshirjes së stafit dhe qartësimi i përgjegjësive të tyre. 1.4.1. Të zhvillohet një regjistër i plotë dhe gjithëpërfshirës i proceseve të -së. Të mbulohen të gjitha proceset kyçe të cilat janë të rëndësishme për cilësinë dhe integritetin përmes procedurave operacionale të dokumentuara, për të reduktuar rrezikun e gabimeve dhe për të minimizuar potencialin për devijime. T i komunikohen këto procedura tërë stafit në mënyrë që të ato të hyjnë efektivisht në përdorim. Të trajnohet stafi nëse është e nevojshme. Të zhvillohen tregues të përshtatshëm operacional, menaxherial dhe strategjikë të performancës për të gjitha proceset kyçe që do të lejojnë vlerësimin e 11

përparimeve në zbatim, do të identifikojnë problemet, do të mbështesin vendimmarrjen/proceset operacionale etj. se është e mundur, të vendoset një sistem i automatizuar për të monitoruar treguesit e specifikuar të performancës. 1.4.2. Të sigurohet që përshkrimi i vendeve të punës për tërë stafin të përputhet si duhet me kërkesat e procesit në tërësi, dhe t i komunikohet efektivisht tërë stafit. 1.4.3. Të shfrytëzohen komentet/reagimet kthyese nga përdoruesit e shërbimeve si mjet për rritjen e performancës së integritetit organizativ dhe cilësisë së shërbimit. Për këtë qëllim, aty ku është e mundur, të planifikohen dhe të zhvillohen sondazhe rreth shkallës së kënaqësisë së klientëve, operacione sekrete të klientëve etj. Të zhvillohet më tej sistemi i brendshëm dhe i jashtëm i trajtimit të lëvdatave/ankesave si mjet menaxhimi për të ngritur llogaridhënien. Të merret në konsideratë krijimi i një regjistri për të shënuar të gjitha ankesat me qëllim të vijueshmërisë së ecurisë së tyre, të emërohet një zyrtar i lartë i posaçëm që të ngarkohet me detyrën e monitorimit të ankesave dhe zgjidhjes së tyre. Të sigurohet që rezultatet t i komunikohen ankuesit në kohë. Të zhvillohet analizë periodike (dy-vjeçare dhe vjetore) e sinjaleve, sugjerimeve dhe ankesave që kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimeve dhe respektimin e standardeve për shërbimet e ofruara. 1.5. Të sigurohet mbrojtje efektive e sigurisë së informacionit në ruajtjen dhe zhvillimin e Sistemit të Menaxhimit të Rasteve (SMR). Arsyetimi:Sistemi për Menaxhimin të Rasteve është një sistem elektronik i administruar nga MPB/ në të cilin regjistrohen, ruhen, monitorohen dhe arkivohen kërkesat dhe të dhënat tjera në lidhje me personat e riatdhesuar dhe përfitimet e tyre. Ekziston një shkallë e lartë e rrezikut të integritetit në vetvete në lidhje me ruajtjen dhe zhvillimin e SMR-së. Si pasojë e rritjes së ndërlidhshmërisë, sistemeve të informacionit dhe rrjeteve, është e ekspozuar ndaj një numri në rritje dhe një shumëllojshmërie më të madhe të kërcënimeve dhe cenimeve. Duke i njohur këto kërcënime, do të përforcojë sigurinë e informacionit duke krijuar mbrojtje nga shkeljet e integritetit. përputhje me praktikat e mira përkatëse (p.sh. Direktivat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik [OECD] për Sigurinë e Informacionit dhe Rrjeteve, dhe standardet e menaxhimit ISO/IEC 27001, do të merret në konsideratë një pjesë e madhe e detyrimit për të paraqitur deklaratë konfidencialiteti dhe mos-zbulimi të informacionit zyrtar. Vlerësimi i rrezikut, hartimi i sigurisë, menaxhimi i sigurisë dhe ri-vlerësimi i SMR-së janë përbërës integral të një sistemi të shëndoshë të sigurisë së informacionit. Për të garantuar rezultate, zbatimi i sistemit duhet të kontrollohet dhe monitorohet rreptësisht dhe duhet të auditohet rregullisht. Duke pasur parasysh kudo ndodhjen e sistemit të informacionit dhe mundësitë e dëmtimit të palëve të treta, do të promovohet sjellje etike që njeh nevojat e sigurisë dhe respekton interesat legjitime të të tjerëve. këtë kontekst, mbrojtja e të dhënave personale dhe mbrojtja e informacionit konfidencial është kritike. Masat: 1.5.1. Të bëhet një vlerësim i identifikimit të zbrazëtirave të SMR-së nën prizmin e ISO/IEC 2001 i cili përcakton kërkesat për ngritjen, zbatimin, operimin, monitorimin, rishikimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e një Sistemi të dokumentuar të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit, si dhe nën prizmin e OECD-së për Sigurinë e Informacionit dhe Rrjeteve. Mbi bazën e rezultateve, të hartohet dhe të zbatohet një Plan Veprimi i ndarë në faza për sigurimin e sigurisë së informacionit në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e SMR-së. Kjo synon 12

të përcaktojë masa konkrete për të siguruar përzgjedhjen e kontrolleve të përshtatshme dhe proporcionale të sigurisë të cilat mbrojnë asetet e informacionit, rrisin kreditibilitetin organizative para akterëve kryesorë dhe parandalojnë shkeljet e integritetit, manipulimin e të dhënave, zbulimin e paautorizuar, sulmet e jashtme etj. 1.5.2. Të sigurohet që stafi i përfshirë drejtpërdrejt në operimin e SMR-së të marrë trajnimin e përshtatshëm në menaxhimin e sigurisë së informacionit dhe mbrojtjen e informatave personale (p.sh. trajnimet për ISO 27001 për pjesëtarë të caktuar të stafit). 1.5.3. Të përdoren kanale alternative të ndryshme për të marrë komente kthyese në lidhje me funksionimin e SMR-së, të analizohen trendet dhe problemet, dhe të merren veprimet e duhura korrigjuese. 1.5.4. Të sigurohet që të gjithë punonjësit të sensibilizohen rregullisht në lidhje me rreziqet për mashtrim dhe korrupsion lidhur me sigurinë e informacionit dhe shfrytëzimin e burimeve kompjuterike, në mënyrë të veçantë kontrollimi i qasjes, dhe të sigurohet që sistemet dizajnohen në mënyrë të atillë që të kufizojnë rrezikun e manipulimit të të dhënave të kompjuterizuara. Për këtë qëllim, të ngrihet një sistem i trajnimit/vetëdijesimit të rregullt dhe kanaleve/ngjarjeve të mentorimit. 1.6. Të fuqizohet zbatimi i kornizës rregullative përkatëse me anë të shqyrtimeve periodike, analizave të zbrazëtive në zbatim dhe përmirësimit të sistemeve/procedurave të brendshme të vendosura. Arsyetimi: Rregulloret, procedurat ose pikat komplekse, të dykuptimta dhe jo-koherente ofrojnë mundësi që praktikat e korruptuara të lindin dhe të lulëzojnë. Për të parandaluar këtë, do të mbështesë një proces formal të rishikimit periodik të sistemeve dhe procedurave. Vetë është përgjegjës për hartimin e politikave dhe legjislacionit për riintegrim dhe për monitorimin e zbatimit të tij, si dhe për përgatitjen e udhëzuesve për procedurën e riintegrimit dhe përgatitjen dhe lëshimin e udhëzimeve për autoritetet lokale. Masat: 1.6.1. Të sigurohen konsultime me akterët e brendshëm/jashtëm në zhvillimin e kornizës normative përkatëse për riintegrimin e personave të riatdhesuar. Të përdoren kanale proaktive të diversifikuara për të nxitur pjesëmarrjen, përfshirë postimi i projekt-akteve në faqen e internetit, diskutimet publike, forumet në internet etj. Të shtohet transparenca në përgatitjen, ndryshimin dhe shtojcat e nevojshme në dokumentet dhe rregulloret që kanë të bëjnë me politikat, përfshirë përdorimin e grupeve të fokusit. 1.6.2. Të identifikohen dispozitat e fshehta në rregulloret e zbatueshme dhe të ndërmerren masa preliminimi të dispozitave të tilla; të eliminohen/ minimizohen dispozitat që mund të interpretohen në mënyra të shumta. 1.6.3. Të zhvillohen trajnime të vazhdueshme të synuara për kornizën normative lidhur me aktivitetet e -së; njohuritë e mangëta mbi rregulloret komplekse shpesh të paqëndrueshme dhe relativisht të reja hapin dyert për shkelje të integritetit. Për t iu kundërvënë kësaj, të përmirësohet familjarizimi me dispozitat ligjore, përmes ndërtimit të synuar të kapaciteteve në formate të ndryshme. 13

1.7. Të përmirësohen kontrollet operacionale të integritetit në fusha të caktuara të kompetencave të -së. Arsyetimi: Për shkak të nivelit të lartë të kompleksitetit dhe rrezikut të integritetit në shumicën e funksioneve operacionale specifike të -së, kontrollet operacionale serioze për parandalimin e ndodhjes së shkeljeve të integritetit kanë rëndësi kritike. Kjo kërkon që të adresojë në mënyrë të vazhdueshme fusha të caktuara në vlerësimin e synuar të rrezikut, të zbatojë në mënyrë rigoroze masa kontrolli dhe të monitorojë rreptësisht dështimet e raportuara dhe nevojën për veprime korrigjuese/parandaluese. Masat: Verifikimi i rasteve 1.7.1. Të sigurohet që të gjitha fazat dhe aktivitetet brenda procesit të verifikimit të rasteve në fushën e bashkëpunimit me komuna të caktuara, d.m.th. verifikimi në vend i planit të biznesit, rindërtimi, renovimi, akomodimi etj. të mbulohen në mënyrë të përshtatshme nga PSO përkatëse. Të sigurohet që këto t i komunikohen në mënyrë efektive tërë stafit të përfshirë. 1.7.2. Të fuqizohen mekanizmat e kontrollit dhe të mbikëqyrjes d.m.th. kontrollet ad hoc në bazë dhe auditimet vijuese pas-verifikuese për të identifikuar kontrollet e paplotësuara. Të përdoren operacione sekrete të klientëve dhe kanale të tjera të informacionit për të verifikuar nëse tërë informatat e rëndësishme përkatëse i janë komunikuar efektivisht klientit. 1.7.3. Të zhvillohen kontrolle të rrepta mbi cilësinë e regjistrimeve dhe sistemit të arkivimit, ku është e mundur të përdoret skanimi dhe arkivimi për të siguruar një shteg të qartë auditimi. Monitorimi i zbatimit të vendimeve të marra 1.7.4. Të zhvillohen rregulla të përshtatshme operacionale për të mbuluar funksionin e monitorimit: monitorimi i zbatimit të vendimeve të marra në nivel qendror dhe lokal për rajonin në fjalë, d.m.th. monitorimi i personave të riatdhesuar, monitorimi i planeve të biznesit, shtëpive të rindertuara/renovuara. Të adresohen çështje të tilla si monitorimi i bazuar në rrezik, planifikimi i veprimeve monitoruese, burimet, vlerësimi i performancës dhe sigurimi i cilësisë. T i komunikohen këto tërë stafit. 1.7.5. Të sigurohet planifikimi efektiv i procesit të monitorimit duke pasur parasysh rezultatet e vlerësimit të rrezikut. Të ofrohet monitorim i rregullt dhe i strukturuar rreth zbatimit të planit të monitorimit dhe të zbatohen masa korrigjuese të menjëhershme në rast dështimi. 1.7.6. Të shtohet përdorimi i auditimeve të rëndomta ad hoc për të vijuar aktivitetet e fundit monitoruese, dhe të verifikohen gjetjet/procedurat e përdorura. 1.7.7. Të ofrohen burime të mjaftueshme për funksionin e monitorimit përmes shqyrtimit të kujdesshëm të zbrazëtirave ekzistuese të kapaciteteve. Aty ku është e mundur, të ruhet rotacioni dhe parimet e katër syve për të shmangur shfaqjen dhe forcimin e marrëdhënieve korruptive. 14

1.7.8. Të sigurohet zbatimi efikas i konfliktit të interesit në proceset monitoruese për të siguruar që stafi i përzgjedhur për të kryer funksione të tilla të jetë i liruar prej çdo dyshimi lidhur me integritetin. Për këtë qëllim, të caktohen kërkesa të qarta, të kërkohet parashtrimi i deklaratës së Konfliktit të Interesit (KI) dhe të zhvillohen kontrolle të rëndomta mbi zbatimin efektiv të tyre. 1.7.9. Të lihet një shteg i qartë auditimi përmes skanimit dhe arkivimit profesional të të gjitha informacioneve të dokumentuara përkatëse. 1.7.10. Periodikisht të vlerësohet efektiviteti i sistemit të monitorimit bazuar mbi procedurën e zhvilluar dhe treguesit përkatës. Të lejohet publikimi i rezultateve për të fuqizuar fokusin parandalues. Ofrimi i shërbimeve të transportit 1.7.11. Të fuqizohet/diversifikohet mbikëqyrja dhe kontrolli i shërbimeve të transportit, d.m.th. transporti i personave të riatdhesuar nga aeroporti dhe nga Qendra e akomodimit në komunat përkatëse, si pjesë e përpjekjeve sistematike, të përdoren kontrolle të paplanifikuara ad hoc, operacione sekrete të klientëve, aparate të posaçme monitorimi, mekanizma kontrolli etj. për të mundësuar mbikëqyrje dhe kontroll më të mirë. Pritja dhe regjistrimi i personave të riatdhesuar 1.7.12. Të sigurohet që pritja e personave të riatdhesuar të ketë burime të mjaftueshme dhe informata të lehta për përdorim, përfshirë këshillimin dhe ndihmën në plotësimin e formularëve të aplikimit. 1.7.13. Të fuqizohen mekanizmat e kontrollit në vendet e pritjes/pranimit, përfshirë operacionet ad hoc sekrete të klientëve. Qendra e Akomodimit të Përkohshëm 1.7.14. Të ruhen mekanizma efektive ankimimi për të ofruar komente kthyese mbi cilësinë e shërbimit, d.m.th. çështjet e lidhura me integritetin. 1.8. Të fuqizohen kontrollet e integritetit kritike për integritetin në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin e burimeve njerëzore. Arsyetimi: Stafi i -së është një ndër asetet më të mëdha në sistemin e menaxhimit të integritetit të mbajtur nga dhe qëndron në vijën e parë të mbrojtjes së integritetit. Megjithëse funksionet e tërësishme menaxheriale mbi proceset e MBNj dhe ZhBNj janë përgjegjësi përfundimtare e MPB-së, mund të ndikojë në mënyrë domethënëse në rezistencën ndaj korrupsionit në nivel njësie duke treguar përkushtim aktiv ndaj integritetit në tëra proceset/aktivitetet e saj të MBNj-së dhe ZhBNj-së, si dhe duke e kthyer këtë efektivisht në veprime. Masat: 1.8.1. procese operacionale kyçe, të sigurohet zbatimi i vazhdueshëm i një sistemi KI, ku personeli deklaron, dhe regjistron me shkrim, konflikte aktuale ose potenciale intere 15

1.8.2. Të shtohen kontrollet mbi menaxhimin e kohës së punës: të merret në konsideratë sistemi i regjistrimit të kohës së punës, veprimet vëzhguese ad hoc, sistemi i ankesave etj. 1.8.3. Të shtohet transparenca në udhëtimet për pune, emërimet e përkohshme, të sigurohet që ato të zhvillohen sipas kritereve të caktuara qartë, të jenë publike dhe t u përmbahen kushteve të punës. 1.8.4. Të merret në konsideratë mundësia e modernizimit të sistemit ekzistues të shpërblimit, bashkë me garanci të shëndosha për administrimin e drejtë të tij. 1.8.5. Të ngritet sistemi i vlerësimit të personelit dhe performancës: të zhvillohen më tej procedurat e certifikimeve dhe vlerësimeve të performancës për të siguruar vlerësim objektiv, të futen kritere të qarta për të hequr/minimizuar nivelin potencial të subjektivitetit nga ana e personave të përfshirë, të maksimizohet transparenca, të garantohet shtegu i auditimit dhe të jepen stimujt e nevojshëm dhe të ndërtohet besimi i duhur, të sigurohen politika promocioni të bazuara në merita. 1.9. Të shtohet rezistenca ndaj korrupsionit në funksionet e prokurimit publik të ushtruara nga përmes kontrolleve të përmirësuara operacionale. Të sigurohen kontrollet e përshtatshme të integritetit në formulimin, përzgjedhjen, zbatimin dhe monitorimin e projekteve për mobilizim të qëndrueshëm social. Arsyetimi: Prokurimi publik është një sektor tepër kompleks me rrezikshmëri të lartë ku përballja e drejtpërdrejtë private-publike ofron mundësi të jashtëzakonshme për lobim dhe përfitime të njëanshme (rentseeking). fushën e riintegrimit të personave të riatdhesuar, ka përgjegjësi të rëndësishme në formulimin, përzgjedhjen, zbatimin dhe monitorimin e projekteve për mobilizim të qëndrueshëm social. Fuqizimi i kontrolleve në praktikat e prokurimit bëhet një element jetik në menaxhimin e integritetit. Rregullat komplekse dhe jo koherente të prokurimit, procedurat dhe praktikat jo transparente, mbikëqyrja dhe kontrolli i dobët mbi marrëveshjet e prokurimit në të gjitha fazat e procesit, kapacitetet e dobëta për të zbatuar kontrata të shëndosha dhe të plota krijojnë mundësi për lindjen dhe lulëzimin e praktikave korruptive. Masat: 1.9.1. Të fuqizohet sistemi i brendshëm i planifikimit të nevojave të prokurimit/projekteve duke futur procedura, përgjegjësi, dokumentim dhe raportim të brendshëm të qartë. 1.9.2. Të rritet transparenca e procesit të prokurimit/ projektet për mobilizim social të qëndrueshëm në të gjitha fazat e tij duke vendosur standarde minimale për transparencë në formulimin, përzgjedhjen, zbatimin dhe monitorimin e kontraktimit/projektimit, si kufi. 1.9.3. Aty ku është e mundur, të praktikohet rotacioni i rregullt i stafit në prokurimin publik për të shmangur shfaqjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve potencialisht korruptive. 1.9.4. Të krijohet hapësirë për zbatimin e vazhdueshëm të rregulloreve për KI në procesin e prokurimit publik. T u kërkohet të gjithë anëtarëve të Komisionit Përzgjedhës që të nënshkruajnë një formular të KI-së. 1.9.5. Të sigurohet mbikëqyrja efektive e qytetarëve mbi procesin e prokurimit të projektit përmes ruajtjes së kriterit që komisionet përzgjedhëse që faktikisht zgjedhin tenderin fitues të formohen edhe nga vëzhgues të pavarur të OJQ-ve. Kjo do ta hapë procesin dhe do të sigurojë që procesi po zhvillohet në mënyrë të ligjshme. 16

1.10. Të fuqizohen kontrollet e integritetit në ushtrimin e funksionit të brendshëm të kontrollit dhe auditimit mbi aktivitetet e -së. Arsyetimi: Ngritja e cilësisë së funksioneve të brendshme të kontrollit dhe auditimit është identifikuar si prioritet kyç në procesin e planifikimit të integritetit të ndërmarrë nga. Për të vepruar efektivisht si shtyllë e SMI-së brenda -së, sistemi që operon tani vlerësohet se ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme. Megjithatë, vetë ka mjete të kufizuara për të ndikuar në mënyrë domethënëse në funksionet e kontrolleve dhe auditimit për të kontribuar drejt një sistemi kontrolli më efektiv dhe efikas për sa i përket aktiviteteve të -së. Masat: 1.10.1. Të ruhet një qasje e strukturuar për të siguruar që procesi i auditimit institucional bazohet mbi vlerësimin e rrezikut dhe prioritizohet mbi bazën e nevojave të brendshme dhe performancës së integritetit të -së. Për këtë qëllim, departamentit kompetent t i komunikohen fushat e ndjeshme ndaj rrezikut, dhe të sigurohet që ato të jenë të mbuluara si duhet nga programi i auditimit i MPB-së. Të monitorohet zbatimi i programit të auditimit dhe të merren masa korrigjuese në rast dështimi. 1.10.2. Përdorimi i shtuar i auditimeve ad hoc në mënyrë të rëndomtë në vijim të auditimeve të kohëve të fundit dhe për të verifikuar gjetjet/procedurat e përdorura. 1.10.3. Të vlerësohet efektiviteti i sistemit të kontrollit të brendshëm bazuar mbi procedurat e zhvilluara dhe treguesit përkatës. Objektiva Strategjike 2:Kapacitete të shtuara të brendshme për të udhëhequr dhe zbatuar menaxhimin e integritetit përmes fuqizimit të synuar të kapaciteteve dhe shtimit të veprimeve vetëdijesuese për t i mundësuar tërë stafit që t i kuptojë çështjet e integritetit, të zbatojë rregullat e duhura, të monitorojë zbatimin dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme korrigjuese/parandaluese në përputhje me funksionet dhe nivelet përkatëse të secilit. 2.1. Të përmirësohet më tej efektiviteti i sistemit të trajnimit për të siguruar që trajnimi për menaxhimin e integritetit përputhet me nevojat aktuale dhe sjell rezultatet e synuara. Arsyetimi: Performanca e integritetit në, si dhe aftësia e tij për të përmbushur kërkesat dhe pritshmëritë e personave të riatdhesuar, varet në masë kritike nga kapacitetet e duhura njerëzore. Sigurimi i kapaciteteve të duhura brenda -së kërkon përpjekje të vazhdueshme për të vlerësuar nevojat për trajnime, për të ofruar mjetet e përshtatshme, për të lehtësuar të nxënit e lidhur me përvojën dhe për të zhvilluar njohuritë institucionale. Masat: 2.1.1. Të mirëmbahet një sistem i besueshëm i Analizës së Nevojave të Trajnimit (ANT) për të përcaktuar nevojat aktuale të trajnimit dhe për të garantuar efektivitetin e procesit të 17