Portalet online të televizioneve mes PR-it dhe audiencës: Top Channel, Vizion Plus e TV Klan

Similar documents
Zhvillimi i medias dixhitale: Shqipëria N J Ë R A P O R T I F O N D A C I O N I T P Ë R S H O Q Ë R I T Ë H A P U R S H K R U A R N G A

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale

From the Pastor s Desk

DHE POLITIKËS NË SHQIPËRI

Matja e marketingut politik në mediat audiovizive gjatë fushatës elektorale - Rasti i zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2015 në Shqipëri

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Arsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Advokimi nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale. Udhëzues për aktivistët dhe OJF-të

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

MEDIA SHQIPTARE DHE STANDARDET EVROPIANE

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Qytetare. Eficiencë. E mirë publike. Eficiencë. E mirë publike. Motivim. Përfshirje. Motivim. Eficiencë. E mirë publike. Shërbime.

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

Subordinate causal clauses in Albanian language

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

VLERËSIMI i sistemit të mediave në Maqedoni

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

D I S E R T A C I O N

SI TË RAPORTOHET PËR ÇËSHTJET QË LIDHEN ME SIGURINË?

BAROMETRI BALLKANIK I MEDIAS

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

KUADRI LIGJOR DHE PRAKTIKA E QEVERISJES SË KORPORATAVE NË SEKTORIN BANKAR SHQIPTAR. Roden Pajaj* Rezart Ferzaj -1-

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

PUSHTETI VENDOR NËN LENTEN E TË DREJTËS PËR INFORMIM

RAPORTI I PROGRESIT : SHQIPËRIA

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

MENAXHIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE: RASTI I SHQIPËRISË

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

BRIEFS MACEDONIA B NDIKIMI I BASHKËSIVE FETARE NDAJ INSTITUCIONEVE DHE POLITIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Reforma e MFK në Shqipëri

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Tregu, marrëdhëniet e punës dhe lidhja midis informalitetit, konkurueshmërisë, produktivitetit dhe pagës minimale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës

PRAKTIKAT E SHËNDETSHME TË KULTURËS ORGANIZATIVE DHE KOMUNIKIMIT NË MBËSHTETJE TË ANGAZHIMIT TË PUNONJËSVE. Punim për gradën shkencore:

From the Pastor s Desk

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

TheRealCausesoftheTurkishCrisisFromtheSocialDemocraticConsesustoNeoliberalGlobalizationWillTurkyFalltoitsKnees?

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Komunikimi masiv dhe edukimi për media

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË PROGRAMI I REFORMAVE EKONOMIKE

Tel: Tel:

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

Etika e Komunikimit në Administratën Publike,

AUTENTICITETI DHE HISTORICITETI I NJERIUT NE FILOZOFINË E HANNAH ARENDT

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

ORGANIZIMI SINDIKAL NË SHQIPËRI Dr. Erka ÇARO 1, MA. Sonila DANAJ 2, MA. Armela XHAHO 3

DIMENSIONET E INOVACIONIT PRAKTIKAT ORGANIZATIVE NË SHQIPËRI

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË QEVERISË LOKALE: RASTI I MAQEDONISË. Disertacion Në Marrjen e Gradës Shkencore Doktor

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

DISKRIMINIMI NË KONKURSET PËR PUNËSIM. (raport hulumtues)

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

MINISTËR SHTETI PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE AXHENDA DIXHITALE E SHQIPËRISË

IMPAKTI I LIDERSHIPIT, KULTURËS DHE NDRYSHIMEVE ORGANIZATIVE NË EFEKTITIVITETIN ORGANIZATIV TË SISTEMIT BANKAR SEKONDAR NË TIRANË

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Transcription:

Portalet online të televizioneve mes PR-it dhe audiencës: Top Channel, Vizion Plus e Elvin Luku Abstrakt Nga raportimi i televizioneve kryesore Shqiptare, ato kombëtare, Top Channel e dhe ai satelitor-kombëtar, Vizion Plus, vërehet mbizotërimi i lajmeve politike, të cilat burim kryesor të tyre kanë zyrat e shtypit të partive politike dhe ato të administratës. Në pjesën dërrmuese kronikat televizive kanë të njëjtin informacion dhe material filmik. Ndryshimi i vetëm janë nuancat raportuese në varësi dhe të linjës editoriale të televizioneve në fjalë. Po si qëndron raportimi në portalet online të këtyre mediave tradicionale. A ka ndryshim në publikimin e këtyre informacioneve apo këto website janë një zgjatim i informacioneve të edicioneve informative të këtyre televizioneve? Sa diktohet lajmi i publikuar në këto agjenci lajmesh nga audienca në linjë dhe si qëndron raporti mes tre koncepteve churnalism, journalism dhe advertorial? Ky punim do të realizohet përmes monitorimit të informacioneve të publikuara në adresat e internetit të këtyre televizioneve, intervistat me drejtuesit e redaksive të këtyre portaleve dhe literaturës bashkëkohore me autorë vendas e të huaj. Fjalë kyç: Portale online, churnalism, raportim, ndjekës unik, klikime Dr. Elvin Luku, kryeredaktorilajmevenëuebtëtelevizionitsatelitorkombëtarvizion Plus;ligjëruesnëKolegjin AAB, Prishtinë. E-mail: elvini133@yahoo.com Thesis, nr.1, 2017 107

Portalet online të televizioneve mes PR-it dhe audiencës: Top Channel, Vizion Plus e Portalet online të televizioneve mes PR-it dhe audiencës: Top Channel, Vizion Plus e Në vitin 2008 gazetari britanik Nick Davies tronditi mbarë opinionin publik kur me studimin Flat Earth News për llogari të Universitetit të Kardifit-it, arriti në konkluzionin se 60% e artikujve të publikuara në pesë gazetat më të mëdha britanike bazoheshin gjerësisht në informacionet e dërguara nga agjencitë shtetërore dhe private të PR-it, ndërsa 20% ishte kopje e informacioneve nga agjenci të ndryshme lajmesh. Sipas të njëjtit studim, vetëm 12% e historive të publikuara në këto media ishin të krijuara dhe raportuara nga vetë gazetarët. 1 Kërkimi i Universitetit të Kardifit nxori në dritë dhe një tjetër të dhënë interesante, sipas të cilës stafi i gazetarëve vinte duke u rrudhur në një kohë kur ngjarjet, historitë dhe hapësira e artikujve ishin trefishuar. Prej atij viti e deri në ditët e sotme ndikimi i PR-it, dhe dy koncepteve kryesore të tij advertorial e churnalism, ka ardhur sipas një trendi botëror në rritje. Kjo përkoi me krizën e gazetave dhe kalimin e tyre nga print në online, që u reflektuan edhe nga zhvendosja e reklamave. Në SHBA, përshembull, 2015-ta u cilësua si një vit recesioni për shtypin e shkruar pasi të ardhurat e hapësirave publicitare ranë me 8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa punësimi në redaksitë e lajmeve me 10%. 2 Buxhetet e reklamave u zhvendosën në linjë, aq sa sot përllogaritja e tyre bëhet sipas skemës para të dedikuara për 1 Trevor Morris & Simon Goldsworthy, PR A presuasive industry? Spin, Public Relations and the Shaping of the Modern Media, Palgrave Macmillan, 2008, f. 24 2 Michael Barthel, Newspapers: Fact Sheet, June 15, 2016, http://www.journalism.org/2016/06/15/newspapers-fact-sheet/ 108 Thesis, nr.1, 2017

Elvin Luku desktop dhe ekranet e celularëve. Sipas PEW Research, në 2015-ën, buxheti i dedikuar për reklamat digjitale për celularë zinte 53% të totalit që përllogaritej në 59.6 miliardë $, më i madh se ai për ekranet e kompjuterëve. 3 Duke parë këto zhvillime të rëndësishme në ato vende që njihen si modelet e gazetarisë, pyetja që ngrihet është, çfarë ndodh në mjedisin shqiptar? Cili është ndikimi që kanë kompanitë e reklamave, zyrat e shtypit të partive politike apo agjencitë shtetërore të marrëdhënieve me publikun në televizionet kryesore në vend dhe a ndryshon linja editoriale e raportimit në portalet online të këtyre mediave? TV-të shqiptare nën trysninë e kompanive të reklamave dhe zyrave të PR-it Në artikullin Antenat celulare në Shqipëri të paprekshme nga shteti të publikuar në portalin ishull.com, që mbështetet nga fondacioni Konrad Adenauer Stiftung, paraqitet një vëzhgim gazetaresk mbi problematikën e antenave mbi pallate. Shqetësimi që ngrihet nga ekspertët e intervistuar në këtë shkrim është se rrezatimi i 4 mijë antenave që janë vendosur në të gjithë vendin, 500 prej të cilave në Tiranë, nuk matet rregullisht sikurse e parashikon ligji, për shkak se Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimi nuk disponon pajisjet teknike për këtë punë. Por ndonëse kjo problematikë prek drejtpërdrejt interesin publik, nuk e gjejmë kurrkund në asnjë nga televizionet kombëtare, satelitor-kombëtare, portalet online apo gazetat print. Madje, në media mungojnë edhe çështje të tjera me 3 Kristine Lu & Jesse Holcomb, Digital News Revenue: Fact Sheet, June 15, 2016, http://www.journalism.org/2016/06/15/digital-newsrevenue-fact-sheet/ Thesis, nr.1, 2017 109

Portalet online të televizioneve mes PR-it dhe audiencës: Top Channel, Vizion Plus e ndjeshmëri po kaq të lartë, si tarifat e celularëve, ofertat e kompanive të telekomunikacionit apo cilësia e shërbimeve të internetit 3 apo 4G. Një shpjegim për këtë heshtje mund ta gjejmë duke lexuar e analizuar buxhetin e marketingut të këtyre kompanive dhe shpërndarjen e tyre në media. Vetëm në vitin 2015-të të ardhurat që televizionet kryesore në vend kanë deklaruar në QKR ishin 29-30 milionë euro. 4 Nga këto 20 milionë euro janë para nga buxheti i tre kompanive celulare. Pjesa tjetër është xhiruar nga kompani brenda grupit të aksionarëve si DigitAlb e Tring, nga bankat që akordojnë 15-20% të buxhetit të marketingut prej 9.4 mln eurosh për televizionet dhe partitë politike, duke patur parasysh se 2015-ta ishte një vit zgjedhor. 5 Presioni i agjencive të marketingut në kompanitë e telekomunikacionit, që janë financuesit më të mëdhenj të mediave në vend, ka sjellë që problematikat e sipërcituara të mbeten jashtë rrezes së shikimit të gazetarëve në televizionet, gazetat dhe portalet shqiptare. Por ndikimi i bizneseve të mëdha janë njëra anë e medaljes. Tjetra është prania e madhe e lajmit politik në media. Në një studim të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, gjatë kohës 1 Maj - 16 Qershor 2013, që përkon me periudhën para elektorale dhe gjatë fushatës zgjedhore, rezulton se 80% e lajmeve në median elektronike mbështeten në informacione që vijnë nga zyrat e marrëdhënieve me publikun. Nga këto 76% e lajmeve janë 4 OrnelaLiperi, Përpëlitjet e treguttëreklamave, Revista Monitor, nr.760, fq.11 5 Po aty, fq.20-21 110 Thesis, nr.1, 2017

Elvin Luku informacione të sektorit politik, 12% të sektorit ekonomik dhe 11% lajme sociale. 6 Duke komentuar këto të dhëna, ish drejtori i informacionit në Andi Bejtja dhe ish kryeredaktori i lajmeve në televizionin Top Channel, Mentor Kikia pranojnë se në sektorin politik ndjehet më shumë ndikimi i PR-it të partive politike e institucioneve shtetërore. Kjo sipas Kikia-s ndodh sepse, së pari, janë këto konferenca e deklarata për shtyp që përcaktojnë agjendën mediatike, e, së dyti, këto lloj lajmesh nuk kanë kosto dhe nuk kërkojnë investigim e thellim të gazetarit. 7 Ndikimi i PR-it të partive politike dhe zyrat e shtypit të institucioneve të tjera shtetërore janë burimi kryesor i redaksive të lajmeve në televizion edhe gjatë periudhave jo zgjedhore. Për këtë mjafton të ndjekësh edicionet informative. Kronikat televizive në Top Channel,, Vizion Plus dhe kanalet informative duken si identike nga pikëpamja vizive. Ndryshimi i vetëm janë nuancat raportuese në varësi të linjës editoriale të televizioneve në fjalë. Po kush janë shkaqet që gazetaria në Shqipëri është shkrirë me PR-in deri në atë pikë sa opinioni publik e ka thuajse të 6 Mirdaim Axhami & Loreta Zela, Ndikimi i PR-it në media gjatë fushatave elektorale, Thesis, nr.2, Prishtinë 2015, f. 206... Shënim: Pjesë e studimit në radhët e televizioneve kanë qenë dy ekranet kombëtare Top Channel e dhe televizioni publik TVSH. Nga monitorimi i medias elektronike rezultoi se 80% e lajmeve në Top Channel bazohen nga informacione të marrëdhënieve me publikun, nga të cilat 73% para fushatës dhe 87% gjatë fushatës zgjedhore. Për, 64% e lajmeve bazohen te MP, nga të cilat 56% para fushatës dhe 70% gjatë fushatës, ndërsa për TVSH prezenca e lajmeve të MP arrin nivelin 95 %, nga të cilat 92% para fushatës dhe 98 % gjatë fushatës. 7 Po aty Thesis, nr.1, 2017 111

Portalet online të televizioneve mes PR-it dhe audiencës: Top Channel, Vizion Plus e pamundur të ndajë njërën nga tjetra? 8 Çfarë i shtyn mediat klasike audiovizive dhe gazetarët e tyre të tradhëtojnë interesin publik duke u shndërruar me vetëdije zëdhënës të tre pushteteve që ka për detyrë t i monitorojë? A është kjo një formë e asaj që themeluesi i konceptit të PR-it, Edward Bernays, e quan propopaganda e re? 9 Arsyet kryesore që detyrojnë mediat të jenë "peng" i politikës, nisin nga problemet e tregut mediatik e përfundojnë te interesat ekonomike të pronarëve të tyre, që zotërojnë biznese në disa fusha. Në parantezë, duhet thënë se media në Shqipëri funksionon ende sipas modelit klasik të tregut, atë të shitjes së informacionit si mall konsumi, vertikalisht, nga televizioni te audienca. Ndërkohë, sot, mediat e konverguara, portalet dhe rrjetet sociale i kanë mundësuar audiencës përmbysjen e saj. Ndjekësit janë kthyer nga konsumatorë të informacionit, në dhënës të tij, e rrjedhimisht, konkurrentë të mediave tradicionale. Kjo skemë e re horizontale po e çon koston e informacionit drejt zeros dhe televizionet gjeneraliste apo gazetat drejt falimentimit. 10 Në një analizë të ekonomisë së medias në Shqipëri për vitin 2014, gjatë seminarit "Mediat në Demokratizim", studiuesi Artan Fuga evidenton se megjithëse konsiderohen si media private nga pikëpamja e pronësisë, pjesa dërrmuese e tyre nuk funksionon sipas një modeli ekonomie tregu. Fuga shkruan se burimet e tyre financiare janë jomediatike, kryesisht nga kompanitë e tjera të të njëjtit grup pronarësh. Studiuesi thekson 8 Stephan Russ-Mohl. Gazetaria. Tiranë: K&B, 2012, f.286, 293 9 Edward Bernays. Propaganda. New York, Horace Liveright, 1928, f.45 10 Artan Fuga, Kriza e ekonomisë së medias, EJO - European Journalism Observatory, 13 Prill, 2014, http://al.ejoonline.eu/ekonomia-e-medias/kriza-e-ekonomise-se-medias, vizituar më 20.05.2016 112 Thesis, nr.1, 2017

Elvin Luku se operatorët e kanë kuptuar se skema e parë, ajo e shitjes së informacionit si mall, nuk mund të sigurojë më mbijetesën e televizioneve dhe gazetave të tyre. Për këtë arsye, vijon eksperti i komunikimit, mediat e kanë zëvendësuar atë me një model tjetër, ku, nga njëra anë ekziston simbioza e mekanizmave të tregut, dhe, nga ana tjetër edhe mekanizmat jashtë tij me karakter politik, social, administrativ, elektoral e informal.., etj. Kjo sipas Fugës sjell shkëputjen e medias nga audienca e reklamat dhe plotësimin e këtij boshllëku financiar me para publike, privilegje ekonomike, tenderë, trafiqet elektorale., shpesh herë sipas një shpërndarjeje klienteliste. Për ta përmbledhur, nga analiza e mësipërme rezulton një skemë, sipas së cilës, burimet kryesore financiare të medias janë, pikësëpari, nga kompanitë e tjera të pronarëve, së dyti, nga para publike, se treti, nga reklamat dhe, së katërti, nga koha televizive, e cila përdoret në mënyrë të fshehtë edhe si hapësirë publicitare. Thesis, nr.1, 2017 113

Portalet online të televizioneve mes PR-it dhe audiencës: Top Channel, Vizion Plus e Grafiku nr.1 Mbi burimet financiare të mediave në Shqipëri 11 Përdorimi i fshehtë kohës së TV-së në funksion të reklamave Kompanitë e tjera të pronarëve dhe aksionarëve Burimet financiare të medias në Shqipëri Para tenderësh publik dhe trafiqe elektorale Të ardhurat nga reklamat dhe mesazhet promocionale Por si qëndron raportimi në portalet online i këtyre mediave tradicionale. A ka ndryshim në publikimin e këtyre informacioneve apo këto website janë një zgjatim i edicioneve informative të këtyre televizioneve? Sa diktohet lajmi i publikuar në këto agjenci nga audienca në linjë dhe si qëndron raporti mes tre koncepteve churnalism, journalism dhe advertorial? Raportimi i portaleve të televizioneve kombëtare e satelitore kombëtare Televizionet Top Channel, e Vizion Plus ishin ndër mediat e para në Shqipëri, të cilat hapën një adresë zyrtare në 11 Grafiku nr.1 irealizuarngaautoriipunimit 114 Thesis, nr.1, 2017

Elvin Luku internet që daton prej vitit 2001. 12 Ecuria e tyre ka kaluar në të paktën tre faza: E para, portalet e tyre kryenin transferimin e përmbajtjes nga televizioni në ueb, ku informacionet nuk rifreskoheshin dhe mungonin rregullat e shkrimit në linjë, si hipertekstualiteti, raportimi multimedial dhe interaktiviteti; Faza e dytë ishte periudha kur uebsitet e lajmeve krahas materialeve të mediave tradicionale, nisën të prodhojnë dhe artikuj origjinalë për ueb. Gjatë kësaj kohe, që përkon dhe me periudhën e pas lindjes së mediave sociale në botë, informacionet përditësohen disa herë në ditë, shtohen elementët multimedial e hipertekstual të lajmit dhe krijohet terreni për krijimin e bërthamave të zyrave të veçanta për ueb; 12 Mediat sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat shqiptare, Instituti Shqiptar i Medias, Friedrich Erbert Stiftung, Tiranë 2015, f.17; shënim: ATSH ishte media e parë që arriti të hyjë online në këtë periudhë. Falë një bashkëpunimi me TelPress në Itali dhe HR-Net në Greqi, në vitin 1996 ATSH ofroi për herë të parë ndërkombtarisht lajme online për Shqipërinë. Pak kohë më pas në internet gjeti strehë edhe shtypi. Të parat që krijuan websajtet e tyre online ishin gazetat Shekulli, Korrieri, Koha Jonë, Gazeta Shqiptare dhe revista Klan, të gjitha në harkun kohor nga janari deri në dhjetor 1999. Në shkurt të vitit 2000 Carlo Bollino, drejtori i Gazeta Shqiptare, me mbështetjen e fondacionit Soros, krijoi portalin e parë shqiptar të lajmit online me emrin BalkanWeb... Krahas kompanive të mediave tradicionale do të krijonin websajtet e tyre të lajmit edhe individë të ndryshëm që nuk kishin lidhje me ndonjë media tradicionale, ose gazetarë apo analistë që dëshironin të shfrytëzonin kapacitetet e internetit për të krijuar media të reja online. Numri i këtyre mediave është rritur vitet e fundit. Krahas titujve të njohur si gazetatema.net,albeu.com, noa.al, lajmifundit.al, etj., së fundmi kanë fituar popullaritet edhe portale të reja të lajmit online, si lapsi.al, syri.net apo jetaoshqef.co Thesis, nr.1, 2017 115

Portalet online të televizioneve mes PR-it dhe audiencës: Top Channel, Vizion Plus e Faza e tretë, ajo aktuale, karakterizohet nga konsolidimi i redaksisë së lajmeve të uebit edhe në mediat tradicionale. 13 Tre televizionet kryesore, dy ekranet kombëtare e Top Channel dhe ai satelitor kombëtar, Vizion Plus kanë krijuar zyrat e tyre të lajmeve për portalin online. I pyetur për numrin e punonjësve të redaksisë, kryeredaktori i lajmeve në ueb në Top Channel, deklaron se stafi përbëhet prej 12 vetësh, nga të cilët 8 gazetarë. 14 Ndërkohë kryeredaktori i uebit në dhe ai i Vizion Plus tregojnë se në redaksinë e lajmeve të faqeve të tyre punojnë respektivisht nga gjashtë vetë. 15 Të ashtuquajturit desk-reporter mbajnë një komunikim të vazhdueshëm me reporterët e televizionit në terren. Portali Stafi (full time) Gazetarë Video editor Webmaster Rrjete sociale Totali Top Channel 8 2 1 1 12 5-1 - 6 Vizion Plus 4 1 1-6 Tabela nr.1 Punonjësit e portaleve të televizioneve kombëtare dhe satelitor-kombëtare 16 Të pyetur për burimet kryesore të informacionit, kryeredaktori i Top Channel konfirmon se nga afro 100 tituj që publikohen në 24 orë në faqen e internetit, pjesa kryesore e tyre janë lajme të raportuara nga gazetarët e televizionit gjeneralist dhe atij 13 Rrapo Zguri, Mediat online në Shqipëri, ISHM, Austrian Developement Cooperation, f.15-16 14 Intervistë me kryeredaktorin e lajmevetë web në Top Channel, ElertYzeiri, dt.08.12.2016 15 Intervistë me kryeredaktorin e lajmevetë web në, SpartakKoka, dt.13.12.2016 16 Tabela nr.1 e realizuarngaautoriipunimit 116 Thesis, nr.1, 2017

Elvin Luku informativ e Top News, më pas lajme nga agjencitë e huaja dhe ato që vijnë nga komunikatat e shtypit, që sipas drejtuesit Elert Yzeirit zënë rreth 25% të artikujve. Thuajse të njëjtin prioritet u rezervojnë dhe kryeredaktorët e e Vizion Plus lajmeve që publikohen në faqet respektive, por duke shtuar dhe si një burim të rëndësishëm dhe rrjetet sociale. Mesatarisht në televizionin Vizion Plus publikohen 75-85 tituj në ditë, ndërsa në televizionin Klan 65-70 tituj. Të tre drejtuesit theksojnë se portalet online ndonëse kanë redaksi më vete gazetarësh ndjekin të njëjtën linjë editoriale me atë të televizionit, pasi kjo është një vendimmarrje që shkon përtej kompetencave të tyre. Konceptimi i këtyre faqeve si zgjatime të mediave tradicionale duket se është dhe një nga arsyet se përse këto adresa nuk zgjojnë një interes te madh te audienca në linjë, sikurse ofrojnë portale të tjerë të krijuara së fundi që njihen si purely online media. Këto të fundit, mes të cilave anabel.al, living.al apo jetaoshqef.com janë ndërtuar dhe funksionojnë sipas asaj që audienca kërkon duke plasuar dhe konceptin citizen journalism dhe kanë një nivel të lartë interaktiviteti. Nga ana tjetër portalet si lapsi.al, syri.net, 360gradë.al, gazetatema.net kanë krijuar një profil jo thjeshtë të transmetimit të lajmit, por të interpretimit dhe analizës së tij. Thesis, nr.1, 2017 117

Portalet online të televizioneve mes PR-it dhe audiencës: Top Channel, Vizion Plus e Trafiku mujor (15 nëntor-15 dhjetor) i vizitorëve në portale sipas "Trafficestimate" Trafiku tvklan.al, 238,100 vizionplus.al, 280,100 top-channel.tv, 763,800 anabel.al, 1,762,500 living.al, 737,200 jetaoshqef.co, syri.net, 7,242,700 1,953,000 lapsi.al, 367,200 noa.al, albeu.com, 2,976,600 2,093,000 balkanewb.com, shqiptarja.com, 3,401,200 mapo.al, 396,000 335,400 gazetatema.net, 2,551,800 gazetaexpress.co m, 15,417,000 0 5,000,000 10,000,000 15,000,000 20,000,000 Grafiku nr.2 Mbi trafikun mujor të portaleve sipas Trafficestimate 17 Portalet e sipërcituara dhe ato të profilizuara thithin dhe numrin më të madh të vizitorëve dhe reklamave. Vetëm për vitin 2015 përllogaritej që totali i buxhetit që faqet online kishin marrë nga kompanitë e marketingut ishte 1.5-1.7 mln euro. Ndërkohë, rritja ka qenë e fortë, sidomos për 11-mujorin 2016, ku reklamat në internet, sipas Revistës Monitor, vlerësohen të kenë arritur në 2.5-2.8 milionë euro, duke kaluar dhe totalin e 17 Grafiku nr.2 irealizuarngaautoriipunimit 118 Thesis, nr.1, 2017

Elvin Luku reklamave në shtypin e shkruar në vitin 2015. Nga monitorimet e sipërfaqes së reklamave rezulton se anabel.al kishte më shumë reklama për 11-mujorin e 2016-ës, e ndjekur nga shqiptarja.com, lapsi.al (me rritje të ndjeshme), noa.al, etj... Por ndërsa trendi i reklamave në linjë është në rritje, buxheti i kompanive të marketingut kushtuar hapësirave publicitare në shtypin e shkruar ka qenë sipas një trendi në rënie, e cila përllogaritej 26% më e ulët se një vit më parë. 18 Përfundime Raportimi gazetaresk në mediat e shkruara, televizive dhe portalet online është gjithnjë e më shumë nën presion nga kompanitë e reklamave dhe interesat që drejtuesit e këtyre mediave kanë me politikën. Bizneset e telekomunikacionit, bankat, spitalet, ato të arsimit, etj., ushtrojnë një trysni të lartë ndaj gazetarëve, veçanërisht atyre të televizioneve kryesore si Top Channel, Klan e Vizion Plus, ku kujdesen që raportimet ndaj tyre të jenë pozitive ose që në rast problematikash, ato të qëndrojnë jashtë vëmendjes mediatike. Nga ana tjetër, reporterët vuajnë dhe trysninë e politikës. Ata ndjekin dhe raportojnë aktivitete duke u kthyer në zëdhënës të partive politike apo agjencive private e shtetërore. Lajmet që ata transmetojnë vijnë të gatshme me tekst e figurë dhe dallimi i vetëm nga një televizion në një tjetër është nuanca që gazetarët u japin duke patur parasysh linjën editoriale të medias së tyre. Mënyra e raportimit nuk ndryshon as në portalet online të këtyre televizioneve kryesore, pavarësisht se secila prej tyre ka redaksi më vete për shkrimin e lajmit në linjë. Kjo ndodh për shkak se këto faqe janë konceptuar si një vijim i politikës 18 OrnelaLiperi, Përpëlitjet e treguttëreklamave, Revista Monitor, nr.760, fq.17 Thesis, nr.1, 2017 119

Portalet online të televizioneve mes PR-it dhe audiencës: Top Channel, Vizion Plus e editoriale të mediave mëmë. Kjo ka sjellë që këto portale të mos zgjojnë interesin e një audience online, e cila kërkon një komunikim interaktiv. Problematikat e evidentuara më sipër ndodhin pasi nga njëra anë mediat operojnë me mekanizmat e tregut, dhe, nga ana tjetër me mjete jo sistemike me karakter politik, administrativ, elektoral e informal... Kjo, sikurse argumentojnë dhe ekspertët e ekonomisë së medias, sjell shkëputjen e tyre nga audienca e reklamat dhe plotësimin e këtij boshllëku financiar me para publike, tenderë, trafiqet elektorale, shpesh herë sipas një shpërndarjeje klienteliste. Bibliografi Libra Edward Bernays. Propaganda. New York, Horace Liveright, 1928 Stephan Russ-Mohl. Gazetaria. Tiranë: K&B, 2012, f.286 Trevor Morris & Simon Goldsworthy, PR A presuasive industry? Spin, Public Relations and the Shaping of the Modern Media, Palgrave Macmillan, 2008 Artikuj Artan Fuga, Kriza e ekonomisë së medias, EJO - European Journalism Observatory, 13 Prill, 2014, http://al.ejoonline.eu/ekonomia-e-medias/kriza-e-ekonomise-se-medias Kristine Lu & Jesse Holcomb, Digital News Revenue: Fact Sheet, June 15, 2016, http://www.journalism.org/2016/06/15/digital-newsrevenue-fact-sheet/ 120 Thesis, nr.1, 2017

Elvin Luku Michael Barthel, Newspapers: Fact Sheet, June 15, 2016, http://www.journalism.org/2016/06/15/newspapers-factsheet/ Mirdaim Axhami & Loreta Zela, Ndikimi i PR-it në media gjatë fushatave elektorale, Thesis, nr.2, Prishtinë 2015 OrnelaLiperi, Përpëlitjet e treguttëreklamave, Revista Monitor, nr.760 Raporte Rrapo Zguri, Mediat online në Shqipëri, ISHM, Austrian Developement Cooperation Mediat sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat shqiptare, ISHM, Friedrich Erbert Stiftung Intervista Intervistë me kryeredaktorin e lajmevetë web në Top Channel, ElertYzeiri, dt.08.12.2016 Intervistë me kryeredaktorin e lajmevetë web në, SpartakKoka, dt.13.12.2016 Thesis, nr.1, 2017 121