Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Similar documents
Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

From the Pastor s Desk

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Analytica. Dhjetor 2009 Shkup

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Principet e partneritetit në BE

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

(Fondi Special Për Ndryshimet Klimatike)

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Copyright EDA BEZHANI

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

BalkanGEONet FP7 Project Balkan GEO Network Towards Inclusion of Balkan Countries into Global Earth Observation Initiatives

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

MANUAL PËR POLICIMIN NË KOMUNITET

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

Fuqizimi i Grave përmes Ngritjes së Klasterit Ekonomik

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM

Dokument i. Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR KUADRI I PARTNERITETIT I BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

MANUAL TRAINIMI PJESMARRJA E GRAVE DHE TË RINJVE NË VENDIM-MARRJEN LOKALE KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

RAPORTI I PROGRESIT : SHQIPËRIA

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Ndihma e huaj në Shqipëri

STRATEGJIA NDËR-SEKTORIALE SHQIPËTARE E ZHVILLIMIT RURAL,(SKZHR)

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Reforma e MFK në Shqipëri

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

Raport i Transparencës 2017

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për

Scanned by CamScanner

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

NJË ANALIZË E POLITIKËS SHQIPTARE PËR INTEGRIM

Udhëzues për gratë. mbi REFORMËN NË SEKTORIN E SIGURISË. Megan Bas ck dhe Tobie Whitman DCAF. The Institute for Inclusive Security

Çka do të thotë sot në botën e globalizuar socialdemokracia? Ç është demokracia sociale?

Organizata Efektive e Punëdhënësve. Një seri e udhëzuesve "praktik" mbi ngritjen dhe menaxhimin e organizatave efektive të punëdhënësve

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Tel: Tel:

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

ÇËSHTJET GJINORE DHE KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

MINISTËR SHTETI PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE AXHENDA DIXHITALE E SHQIPËRISË

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

Shqipëria Raporti i vetëvlerësimit, fundi i periudhës

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË QEVERISË LOKALE: RASTI I MAQEDONISË. Disertacion Në Marrjen e Gradës Shkencore Doktor

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S.

SHTATOR 2013 PËRGATITUR NGA: DORIS ANDONI AIDA ORGOCKA RECENSUES: ENTELA LAKO BUJAR TAHO PËRKTHEU NË SHQIP: MAJLINDA NISHKU

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURES, RINISE DHE SPORTEVE

Qytetare. Eficiencë. E mirë publike. Eficiencë. E mirë publike. Motivim. Përfshirje. Motivim. Eficiencë. E mirë publike. Shërbime.

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike

Reformat e Manaxhimit Publik në Evropën Qendrore dhe Lindore

DEKADA E PËRFSHIRJES SË ROMËVE

SHTOJCA 1: MATRICA E REZULTATEVE PËR STRATEGJINË E PARTNERITETIT ME VENDIN

Transcription:

PhD Enea Hoti MA Orsiola Kurti Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri: Gjendja aktuale dhe sfidat e ardhshme Hyrje Zonat rurale në Shqipëri vuajnë nga përdorimi jo efiçient i burimeve, nga performanca e ulët ekonomike dhe mungesa e mobilizimit të komuniteteve në iniciativa vendore me qasje nga poshtë. Fuqizimi i komuniteteve vendore, i aktorëve publikë dhe private, për të punuar së bashku nën të njëjtin objektiv qëndron në themel të qasjes së zhvillimit rural me pjesëmarrje. Kapitali social në një territor të caktuar lehtëson rrjetëzimin dhe veprimin e koordinuar të aktorëve të ndryshëm të zhvillimit, si p.sh njësitë e qeverisjes vendore, qeveria qendrore, agjensitë rajonale të zhvillimit, grupet civile, shoqatat e fermerëve dhe institutet e kërkimit etj. Zhvillimi rural përfaqëson një reformë ndërsektoriale, që përfshin midis të tjerave sektorë të tillë si infrastruktura publike, arsimimi, shëndetësia, ekonomia, mjedisi, çështjet gjinore, përfshirja sociale, etj. Ndryshimi midis bujqësisë dhe zhvillimit rural me pjesëmarrje dallon në rolin që duhet të kenë dhe duhet të luajnë aktorët jo-shtetërorë, privatë dhe civilë. Kontributi dhe shërbimet e ofruara prej këtyre aktorëve lidhen me investimet kapitale, sigurimin e shërbimeve financiare dhe rurale, fuqizimi i komuniteteve, nxitjen dhe transferimin e njohurive, të inovacionit etj. Ky dokument politikash ka për qëllim të analizojë në mënyrë kritike dimensionin shqiptar të zhvillimit rural me pjesëmarrje në kontekstin Zhvillimi rural përfaqëson një mundësi shumë të mirë për të integruar e politikave europiane të zhvillimit politikat e orientuara nga komuniteti me politikat e drejtuara në një rural; të diskutojë sfidat kryesore qasje nga poshtë-lartë dhe anasjelltas. dhe të shtrojë rrugën për një paketë veprimi për vendimarrësit Zbatimi i duhur i politikave rurale nënkupton krijimin e sinergjive dhe shqiptarë në kuadrin e hartimit të koordinim më të mirë midis aktorëve publikë, privatë dhe civilë. strategjisë së re të Bujqësisë dhe Autoritetet duhet të njohin rolin unik që luan rrjeti rural si një Zhvillimit Rural 2014-2020. platformë advokasie, transferimi njohurish dhe nxitje të inovacionit Dokumenti i politikave mundëson një analizë kritike të zhvillimit rural me pjesëmarrje në Shqipëri në kontekstin e politikave europiane të zhvillimit rural. Ndalet më tej në sfidat kryesore duke ravijëzuar disa alternative politikash për vendimmarrësit në kuadër të hartimit të Strategjisë Kombëtare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2014-2020. Nën këtë prizëm, rishikohet shkurtimisht politika aktuale europiane dhe shqiptare e zhvillimit rural, ndërkohë që synohet të jepen disa drejtime kryesore për ndryshimet e ardhshme strategjike. Përfundimisht, do të përmbyllet me një seri rekomandimesh për politikbërjen për të krijuar mundësi dhe promovuar zhvillimin rural me pjesëmarrje në Shqipëri. Ku jemi? a. Dimensioni europian i zhvillimit rural me pjesëmarrje Politika e Zhvillimit Rural në Bashkimin Europian nënkupton që sektorë të tjerë përveç bujqësisë gjithashtu mund të luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e zonave rurale. Në këtë mënyrë, zhvillimi rural është një koncept më i gjerë se sa thjesht bujqësia, ku theksi vendoset në dimensione të ndryshme të Institute for Democracy and Mediation: Policy brief no 4 (December 2012) Page 1

aktivitetit ekonomik, përdorimin e qëndrueshëm të tokës dhe mjedisit. Gjithashtu, ofron krijimin e mundësive për nxitjen e dimensionit të kapitalit social, si një sfidë kryesore për më tepër konkurrencë, inovacion dhe zhvillim gjithpërfshirës. Në këtë kontekst, Zhvillimi Rural si proces përfshin një grup të gjerë aktorësh në nivele të ndryshme bazuar në qasjen e pjesëmarrjes nga poshtë, si një factor kyç suksesi. Shtylla kryesore e zhvillimit rural me pjesëmarrje në BE është qasja LEADER (Lidhje midis Veprimeve të Zhvillimit të Ekonomisë Rurale), që u zbatua fillimisht si një nismë e Komunitetit gjatë periudhave 1989-1993 (e njohur si LEADER I), 1994-1999 (LEADER II) dhe 2000-2006 (LEADER+). Nën kuadrin e programit aktual 2007-2013 nuk qëndron si një nismë e veçuar, por e integruar në Programet e Zhvillimit Rural në vendet anëtare. Mbështetet përmes Fondit Europian të Bujqësisë për Zhvillimin Rural (EAFRD), që është shtylla 2 e Politikës së Përbashkët të Bujqësisë (CAP). Kjo qasje e zhvillimit vendor kërkon një bashkëpunim të fortë publik-privat në nivel vendor midis administratës publike, sektorit privat dhe aktorëve të tjerë social. Mekanizmi institucional që trupëzon këtë qasje, është Grupi Vendor i Veprimit (LAG) bazuar në modelin e mësipërm të partneritetit trepalësh. Rrjetëzimi është një tjetër element kyç, për zbatimin e suksesshëm të politikave të zhvillimit rural. Rregullorja e Këshillit Europian Nr. 1698/2005 vë në dukje detyrimin e çdo shteti anëtar për të krijuar Rrjetet e Zhvillimit Rural. Ka një detyrim për çdo vend anëtar të BE-së për të krijuar dhe mbështetur financiarisht Rrjetet e Zhvillimit Rural. Në këtë kontekst, Grupet Vendore të Veprimit janë qendra e funksionimit të rrjeteve rurale në vendet e BE-së. Në BE po hartohet Politika e re Përbashkët e Bujqësisë cila pritet të evoluojë në periudhën e programimit 2014 2020. Gjithsesi, qasja LEADER me një riemërtim ndryshe si Zhvillimi Vendor i Orientuar drejt Komunitetit, do të vazhdojë të konsiderohet si qasja kryesore e zhvillimit rural. Në këtë mënyrë, Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate apo potencialisht kandidate duhet të jenë në dijeni të këtyre zhvillimeve për t iu përshtatur rregullave të reja. b. Prirjet e zhvillimit rural në Europën Juglindore Politika e zhvillimit rural në vendet e Europës Juglindore ndryshon në shkallën dhe shpejtësinë e zhvillimit të reformave. Sfondi historik në zhvillimin rural tregon një rrugë të ndryshme për vendet e përfshira në rajon. Autoritetet publike në vendet e Europës Juglindore janë anëtare të Grupit të Punës së Zhvillimit Rural, si një organizatë që inkurajon bashkëpunimin midis vendeve anëtare nën ombrellën e përgjegjësive të tyre në proceset në vazhdim të integrimit në BE dhe nxit nisma dhe aktivitete lidhur me zhvillimin rural në shkallë kombëtare, rajonale dhe globale. Shtetet e reja anëtare të BE-së si rezultat i zgjerimit të vitit 2007 Bullgaria dhe Rumania janë të parat në rajon mbi këto politika. Rrjetet e tyre rurale janë ngritur në përputhje me legjislacion europian në fuqi. Këto rrjete kanë bashkuar organizata dhe administrata të përfshira në zhvillimin rural. Rrjeti kroat është themeluar në fillim të vitit 2006 nga shtatë organizata të shoqërisë civile dhe anëtarësia në të është zgjeruar aktualisht në 16 organizata (10 OJF dhe 6 GVV). Rrjeti në Serbi është ngritur në vitin 2007 dhe financohet çdo vit nga buxheti i Autoritetit Menaxhues. Kjo nënvizon mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve të aktorëve të duhur paraprakisht aksesimit të fondeve të Zhvillimit Rural (IPA V) dhe marrjes së statusit së vendit kandidat. Ndërsa, procesi i krijimit të unionit të organizatave të shoqërisë civile Rrjeti i Zhvillimit Rural në Republikën e Maqedonisë u promovua si një organizatë bijë e programeve të mëparshme të mbështetura nga donatorë. Tashmë pas marrjes së statusit të vendit kandidat, Mali i Zi është në procesin e përshpejtimit të politikave për të qenë në përputhje me politikën europiane të zhvillimit rural. Institute for Democracy and Mediation: Policy brief no 4 (December 2012) Page 2

IDM nga Shqipëria dhe OJF të tjera nga vendet e rajonit nënshkruan në vitin 2011 Deklaratën e Rjetëzimit e nisur nga Grupi i Punës së Zhvillimit Rural. Kjo deklaratë adreson gatishmërinë e aktorëve për të punuar së bashku mbi përmirësimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit të rrjeteve të zhvillimit rural. Gjithsesi, Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina dhe Kosova qëndrojnë më mbrapa në rajon përsa i përket ngritjes dhe funksionimit të rrjeteve rurale. Evidencat nga vendet e Europës Juglindore tregojnë që mbështetja kombëtare politike është tejet e rëndësishme për suksesin e zhvillimit rural me pjesëmarrje. Përgjithësisht, Shqipëria mund të përfitojë nga mësimet e nxjerra nga rastet studimore të Europës Juglindore. c. Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri (Strategjia Kombëtare 2007-2013, Strategjia e Re 2014-2020) Zonat rurale në Shqipëri ofrojnë një panoramë të amullt të zhvillimit rural, bazuar në një model bujqësie me probleme të forta strukturore si dhe në mungesë të shërbimeve publike. Mungesa e oportuniteteve të punësimit dhe rritjes sociale nuk garantojnë përparimin e komunitetit. Ende dallohet një njohje e pakët e zhvillimit modern rural, veçanërisht drejt një modeli endogjen të bazuar në qasjen pjesëmarrëse nga poshtë të LEADER-it. Strategjia shqiptare e Zhvillimit Rural 2007-2013 është e bazuar në Politikën e Përbashkët të Bujqësisë së BE-së. Aksi i Zhvillimit Rural me Pjesëmarrje është përfshirë si një nga prioritetet e saj duke u ngritur mbi qasjen LEADER. Në këtë kontekst, një nga objektivat strategjike ka qenë mbështetja ndaj GVV-ve dhe krijimi i Rrjetit Kombëtar Rural. Strategjia e Zhvillimit Rural ka parashikuar edhe financimin e përshtatshëm për të mbështetur këtë objektiv strategjik. Këto qasje të reja të zhvillimit rural nuk janë shoqëruar faktikisht me një shpërndarje të burimeve financiare siç është parashikuar në Strategji. Vihet re që mungon një qasje për të zhvilluar kuadrin e përshtatshëm ligjor për krijimin dhe mbështetjen e GVV-ve dhe Rrjetit Rural Kombëtar. Së fundmi, janë zhvilluar disa iniciativa ad-hoc dhe spontane të financuara nga donatorë ndërkombëtarë por që mbeten të shkëputura nga sinergjia e politikave strategjike në nivel kombëtar. Një tjetër problem i hasur, që nuk adresohet nga Strategjia shqiptare e Zhvillimit 2007-2013 është përfshirja sociale në zonat rurale. Gratë përbjnë pjesën më të madhe të forcës së punës duke kontribuar me 55% të punës së përgjithshme në bujqësi, pyje dhe peshkim në vitin 2009. Në të njëjtën kohë, bujqësia punëson mbi gjysmën e grave në Shqipëri (56.5% të forcës së punës së grave në 2010). Duke marë këtë parasysh, vihet re që përfshirja e grupeve në nevojë, veçanërisht grave rurale, nuk preket nga Strategjia aktuale dhe kërkohet adresimi i nevojave të tyre. Sistemi i qeverisjes së zhvillimit rural në Shqipëri mbetet nën ombrellën e MBUMK-së. Drejtoria e Zhvillimit Rural është përgjegjëse për formulimin e politikave të zhvillimit rural në Ministri. Ndërkohë është krijuar Agjencia e Pagesave (AZHBR-ja) si struktura financuese dhe zbatuese e programeve të zhvillimit rural. Për më tepër, krijimi dhe zhvillimi i Drejtorisë së Ekstensionit Rural brenda MBUMK-së me strukturat rajonale dhe vendore në varësi, shikohet si një zhvillim pozitiv për qëllimet e rrjetëzimit. Gjithsesi, mbeten akoma hapësira të gjera për kontributin e aktorëve të tjerë në zhvillimin rural me pjesëmarrje, si psh. njësitë e qeverisjes vendore, fermerët apo grupet e prodhuesve, koperativat e fermerëve, rrjetet e grave rurale, bizneset agrare, institucionet akademike dhe të kërkimit, OJF-të rurale etj. Shqetësimi kryesor mbetet përshtatja dhe integrimi i politikave dhe strategjive të zhvillimit rural, që janë zakonisht të copëzuara në sektorë si infrastruktura, arsimimi, shëndetësia, mjedisi, përfshirja sociale etj. Institute for Democracy and Mediation: Policy brief no 4 (December 2012) Page 3

Shumëllojshmëria e nevojave, pritshmërive dhe burimeve të komuniteteve dhe territoreve rurale duhet të merrët në konsideratë në strategjinë e re ndër-sektoriale për zhvillimin rural. Dëgjimi i zërit të aktorëve dhe komuniteteve rurale që qëndrojnë në themel të zhvillimit rural do të sjellë zhvendosjen e kërkuar drejt një modeli të zhvillimit të qëndrueshëm endogjen. Ku duam të shkojmë? Duke iu referuar sfidave të paraqitura në seksionet e mëparshme, nevojitet një kuadër kombëtar politikash efiçente dhe një plan konkret veprimi. Qasjet nga poshtë të metodologjisë LEADER mund të jenë udhërrëfyesi i duhur për t i adresuar dhe për të mbështetur zhvillimin rural me pjesëmarrje në Shqipëri. Integrimi i kësaj politike në kuadër të veprimeve të parashikuara për Strategjinë e re kombëtare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të ndikojë në mënyrë thelbësore zhvillimin rural me pjesëmarrje. Rrjetëzimi shihet si një kusht paraprak për zhvillimin rural me pjesëmarrje. Ndjekja e një qasjeje sinergjike për rrjetin kombëtar nënkupton integrimin e këndvështrimit komunitar me fokus në organizatat e nivelit vendor si shoqatat rurale, koperativat e fermerëve, klubet rinore të fshatrave dhe grupe të tjera civile, po kështu integrimin e këndvështrimit të rrjetëzimit që e vë theksin tek lidhjet horizontale dhe vertikale të individëve që jetojnë në zonat rurale dhe gjysëm-rurale, grupet komunitare dhe fermerët, bizneset agrare, firmat private etj dhe këndvështrimin institucional, bazuar në cilësinë e insitucioneve formale. Ndërlidhja e ideve kyçe të kapitalit social si urë lidhëse dhe funksionimit shtetëror në nivel vendor, rajonal dhe qendror do të ishte perspektiva e plotë dhe gjithëpërfshirëse për të analizuar të gjithë aktorët e duhur dhe kontributin e tyre në zhvillimin rural. Duke qenë se shoqëria civile është pak e përfaqësuar në zonat rurale, problemet e tyre mungojnë në strategjinë aktuale që po zbatohet. Do konsiderohej si hap shumë pozitiv, nëse Strategjia e re ndërsektoriale e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (2014 2020) do të shënjestronte sfidat e grave dhe grupeve të tjera në nevojë në zonat rurale. Përfshirja sociale mundëson që politikat kombëtare sektoriale, të marrin parasysh këto ndryshime dhe të sigurojnë efektivitet dhe arritje të qëllimeve. Rekomandime politikash Tradicionalisht, strukturat burokratike publike kanë vështirësi për të hartuar dhe zbatuar me efektivitet politikat e lart-përmendura. Në këtë aspekt kërkohet një përshtatje dhe koordinim më i mirë në nivel horizontal midis aktorëve publikë, privatë dhe civilë ruralë si dhe në nivelin vertikal midis strukturavë të qeverisjes në nivel vendor, rajonal dhe qendror. Ngritja e një partneriteti funksional midis aktorëve publikë, privatë dhe civilë ruralë nënkupton pjesëmarrje në vendim-marrje dhe në zbatimin e strategjive të zhvillimit rural. Këto masa kërkojnë një nivel të lartë angazhimi, ndarje njohurish dhe kompetence përmes rrjeteve të përshtatshme funksionale. Ngritja e Rrjetit Ngritja dhe funksionimi i rrjetit rural kombëtar duhet të marrë në konsideratë skenarët e ndryshëm tëmenaxhimit. Ato mund të variojnë nga menaxhimi brenda një Autoriteti Publik Menaxhues (në rastin shqiptar Rrjeti rural: - Bashkon organizata dhe administrate të përfshira në zhvillimin rural - Krijon sinergji midis aktorëve dhe sigruon rrjedhje të informacionit midis nivelit vendor, kombëtar dhe europian - Lehtëson shkëmbimin e përvojave dhe mbështet zbatimin dhe vlerësimin e programeve të zhvillimit rural - Siguron një zë për komunitetet rurale dhe fuqizon shoqërinë civile Institute for Democracy and Mediation: Policy brief no 4 (December 2012) Page 4

brenda MBUMK-së), pjesërisht e menaxhuar nga një kontraktor i jashtëm që kryen disa detyra dhe përgjegjësi menaxhimi ose menaxhim të plotë nga subjekte jashtë autoritetit publik menaxhues. Pjesëmarrja në rrjetin rural duhet të jetë e hapur për të gjithë aktorët e duhur dhe të interesuar si institucionet publike në nivel qendror, rajonal dhe vendor, GVV-të, njësitë e qeverisjes vendore, fermerët apo grupet e prodhuesve, koperativat e fermerëve, rrjetet e grave rurale, bizneset agrare, institucionet akademike dhe të kërkimit dhe OJF-të si pjesë integrale. Një Plan konkret veprimi për krijimin e Rrjetit Shqiptar Rural duhet të përgatitet me mbështetjen dhe lehtësimin e aktorëve kyç. Ky proces mund të lidhet mirë edhe nën Strategjinë e Re të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2014-2020. Themelimi i GVV-ve si partneritete të formalizuara trepalëshe, do të jetë një hap përpara drejt zhvillimit rural me pjesëmarrje, ku komunitetet janë ende të papërfshira dhe kanë pak ndikim në zhvillim. Nevojitet një kuadër ligjor i qartë që të mundësojë njohjen e tyre nga MBUMK dhe sigurimin e financimeve nën programet e zhvillimit rural si dhe përfshirjen në Rrjetin Rural. Kuadri ligjor Një kuadër i përshtatshëm ligjor, për lehtësimin e krijimit të Rrjetit Rural Kombëtar, duhet që të përcaktojë midis të tjerave kriteret formale për anëtarësim në rrjet, mënyrat e përshtatshme të organizimit dhe funksionimit të tij, strukturat e menaxhimit dhe financimit etj. Kuadri ligjor do të duhej të përcaktonte edhe çështjen e statusit të rrjetit në raport me subjektet e treta, pra nëse ky do të ishte një subjekt i formalizuar ose jo i formalizuar. Nga ana tjetër një kuadër ligjor i plotë do të siguronte edhe modelin zyrtar dhe statutin tip të GVV-së të njohur nga MBUMK. GVV-të e njohura në këtë mënyrë nga MBUMK-ja do të duhet të regjistrohen si persona juridikë. Në këtë mënyrë, GVV-të e njohura dhe të regjistruara zyrtarisht do të kenë legjitimitetin e duhur për të hartuar Strategjitë e Zhvillimit Vendor si një dokument i detyrueshëm për t u zbatuar. Burimet e financimit Mbështetja e duhur financiare për funksionimin e Rrjetit Rural Kombëtar dhe GVV-të do të duhet të adresohet në strategjinë e re të zhvillimit rural. Dështimi për të garantuar financimin përkatës për funksionimin e Rrjetit Kombëtar Rural dhe për mbështetjen e projekteve të derivuara nga Strategjitë Vendore të Zhvillimit të hartuara nga GVV-të mund të sjellë implikime në humbjen e momentit të volitshëm në raport me hartimin e Strategjisë së re si dhe në avancimin e qasjes së zhvillimit rural me pjesëmarrje. This policy brief is prepared under the OSI Think Tank Fund (OSI TTF) core and institutional support grant for IDM. The views expressed in this publication are those of the authors and do not necessarily reflect the views of OSI TTF. Institute for Democracy and Mediation: Policy brief no 4 (December 2012) Page 5