RREGULLORE E AKTIVITETEVE KOMBËTARE TË BASKETBOLLIT

Similar documents
DHOMA PARA GJYQËSORE I. Gjyqtares Sylvia Steiner, Kryetare e Trupit Gjykues Gjyqtares Sanji Mmasenono Monageng Gjyqtarit Cuno Tarfusser

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

From the Pastor s Desk

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

RREGULLORE NR. 2005/3 MBI MINIERAT DHE MINERALET NË KOSOVË

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave D I V A

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

REKOMANDIMI NR.12 I ECRI-T PËR POLITIKAT E PËRGJITHSHME

UDHËZIM Nr. 4, datë

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

LIGJ Nr.8588, datë

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

FIRMAT. Punuar nga: Dr. Qazim Tmava Mr. Besart Hajrizi. Prepared by: Fernando Quijano and Yvonn Quijano

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

Auditimi i prokurimit publik

LIGJ PËR NOTERI I. DISPOZITA THEMELORE. Lënda e ligjit

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR TOKËN BUJQËSORE

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

XVII Sistemi i administratës publike

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT. Ministria e Drejtësisë-lloji i auditimit AuditimFinanciar

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

SHTATOR 2013 PËRGATITUR NGA: DORIS ANDONI AIDA ORGOCKA RECENSUES: ENTELA LAKO BUJAR TAHO PËRKTHEU NË SHQIP: MAJLINDA NISHKU

PREZANTIM PER VENDIN E REFERUAR

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT MANUAL PËR AUDITIMIN FINANCIAR

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

DORACAK për vëzhgimin e punës dhe planifikimin e zhvillimit profesional të arsimtarëve bashkëpunëtorëve profesional në shkolla fillore dhe të mesme

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

MANUAL TRAINIMI PJESMARRJA E GRAVE DHE TË RINJVE NË VENDIM-MARRJEN LOKALE KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

Scanned by CamScanner

Subordinate causal clauses in Albanian language

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

RREGULLORE E BRENDSHME E SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS.

Projekt për Integrim Ndëretnik në Arsim DORACAK PËR KËSHILLAT E SHKOLLËS PËR SHKOLLAT FILLORE E TË MESME

RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

monitorimi i hapave të shqipërisë drejt barazisë gjinore: raport kërkimor rasti i kuotave gjinore në politikë

RAPORT STUDIMOR. MonitoriMi i Procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe ProkurorëVe në Periudhën Janar 2017 Qershor 2018

Transcription:

RREGULLORE E AKTIVITETEVE KOMBËTARE TË BASKETBOLLIT Neni 1. 1.1 Sezoni sportiv i basketbollit fillon në stinën e vjeshtës dhe mbaron në stinën e pranverës së vitit në vazhdim. 1.2 Aktivitetet kombëtare të basketbollit, për meshkuj e femra, janë të hapura për të gjitha klubet e shoqatat sportive që janë të rregjistruara në Federatë, që pranojnë Statutin dhe Rregulloret e FSHB-së. 1.3 Para fillimit të sezonit sportiv, Klubi (shoqata) duhet të njoftojë zyrtarisht FSHB-në mbi logon dhe sponsorët. 1.4 Klubet dhe shoqatat sportive që kërkojnë të marrin pjesë në aktivitetet kombëtare, duhet të paraqesin brenda afatit të përcaktuar nga F.Sh.B.-ja, dokumentacionin sipas kërkesave të saj, formularin e rregjistrimit, të vulosur dhe të firmosur nga perfaqësuesi ligjor i klubit apo shoqatës. 1.5 Federata ruan të drejtën të mos pranojë rregjistrimin e një klubi apo shoqate që nuk plotëson kushtet e parashtruara në nenet 1.3 dhe 1.4. Neni 2 Aktivitetet kryesore të Federatës janë: - Kampionati Kombëtar. - Kupa e Shqipërisë. - Superkupa e Shqipërisë. - Kampionati Kombëtar i të rinjve dhe të rejave. - Kupa dhe turne të ndryshme për te gjitha grupmoshat, etj. - Pjesëmarrja me të gjitha këto struktura në aktivitete ndërkombëtare. * Në Superkupën e Shqipërisë, n.q.s. i njëjti ekip është Kampion dhe fitues i Kupës së Shqipërisë, ndeshen ekipi Kampion dhe ekipi i renditur i dyti në Kupën e Shqipërisë. Neni 3 3.1 FSHB-ja, eskluzivisht ka të drejtën ligjore të organizimit, drejtimit dhe të zhvillimit të veprimtarive në sportin e basketbollit në nivel kombëtar dhe përfaqësimin e vendit në aktivitete ndërkombëtare. 3.2 FSHB-ja. ruan të drejtën e delegimit për organizimin e një aktiviteti kombëtar apo ndërkombëtar një klubi apo shoqate.

3.3 Asnjë klub apo shoqatë sportive anëtare e FSHB-së nuk mund te organizojë ndonjë aktivitet kombëtar pa miratimin dhe delegimin e kësaj te drejte nga FSHB-ja. Neni 4 Sistemi i ndeshjeve vendoset me vendim të Kryesisë së F.Sh.B-së. Neni 5 Detyrat e ekipeve pjesëmarrëse. 5.1 Klubet dhe shoqatat që marrin pjesë në një aktivitet të Federatës duhet të rrespektojnë dispozitat e kësaj rregulloreje. 5.2 FSHB-ja është i vetmi organ kompetent që ka të drejtë të miratojë ose jo zhvillimin e ndeshjeve në një sallë apo Pallat Sporti. Miratimi i vendit të zhvillimit të ndeshjeve do të bëhet nga FSHB-ja, 20 ditë përpara fillimit të sezonit. 5.3 Të gjitha klubet dhe shoqatat sportive, përpara fillimit të sezonit, duhet të njoftojnë zyrtarisht Organet e Rendit Publik të rrethit apo rajonit, në mënyrë që të sigurojnë zhvillimin normal të aktiviteteve. Ato duhet të njoftojnë 10 ditë përpara zhvillimit të aktivitetit, Organet e Rendit Publik për marrjen e masave të duhura. Për aktivitetet me sistem grumbullimi në Tiranë, njoftimi pranë Organeve të Rendit Publik bëhet nga F.Sh.B-ja. 5.4 Klubi sportiv ose Shoqata organizatore është përgjegjës për pritjen dhe përcjelljen e ekipit udhëtues, gjyqtarëve, vëzhguesve dhe të deleguarve të FSHB-se. Ai është përgjegjës për sigurimin e strehimit të ekipit udhëtues, gjyqtarëve, vëzhguesve, etj. Neni 6 Lista e federimit. 6.1 Ekipet që marrin pjesë në një aktivitet të Federatës, duhet të plotësojnë listat e federimit, me jo më pak se 12 lojtarë dhe jo më shumë se 15 lojtarë. Me këtë listë duhet të pajisen të gjitha kategoritë e moshave. Një lojtar nuk mund të rregjisrohet brënda një sezoni sportiv në dy kategori. Ai duhet të pajiset me licensën përkatëse sipas dëshirës së tij për nivelin që do të luajë. 6.2 Federimi i lojtarëve në nivelin e të rriturve dhe të rinjve, bëhet në datat 1 31 Gusht dhe 1 31 Janar. Mund të bëhen federime jashtë këtyre datave, nga data 1 Shtator, deri në datën 31 Dhjetor, kundrejt një pagese prej 5 000 lekë për të rriturit dhe 2 000 tek moshat e tjera. Pas datës 31 Janar nuk do të pranohet asnjë federim per nivelin e te riturve dhe të rinjve. Federimi për lojtarët e moshave të reja do të bëhet sipas vitit kalendarik.

6.3 Krahas listës së federimit, çdo ekip duhet të paraqesi, kartelat mjekësore individuale të sportistëve të lëshuara nga organet e specializuara shëndetësore dhe siguracionin sportiv individual të lëshuara nga shoqëritë e sigurimeve. 6.4 Lojtarët, trajnerët, personat që shoqerojnë ekipin, pajisen me liçensat përkatëse të lëshuara nga F.Sh.B.-ja. Personat e paliçensuar nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në stolin e rezervave gjatë ndeshjes. Çdo ekip është i detyruar të ketë me vete në çdo ndeshje liçensat dhe listën e lojtarëve, të lëshuar nga F.Sh.B.-ja. 6.5 FSHB-ja ruan të drejtën të verifikojë liçensat në çdo ekip në çdo kohë. Nëse një ekip aktivizon në një ndeshje lojtarë të pa federuar dhe/ ose me liçensë të fallsifikuar, do ta humbasë ndeshjen aforfe. 6.6 Një trajner mund të jetë dhe lojtar (n.q.s. zotëron liçensën përkatëse) por do të kryejë në një ndeshje vetëm një detyrë, lojtar ose trainer. 6.7 Lojtarët, trajnerët që përzgjidhen si kandidat apo anëtar të ekipit kombëtar janë të detyruar që të marrin pjesë në veprimtaritë e organizuara dhe të drejtuara nga F.Sh.B.-ja. Neni 7 Kontratat dhe levizja e lojtareve Levizja e lojtarëve është e lire. Ajo bëhet me kontratë. 7.1 Klubet dhe shoqatat sportive janë të detyruara të lidhin kontrata me të gjithë lojtarët e tyre. Kontratat bëhen në tre kopje, një për klubin, një për lojtarin dhe një depozitohet ne F.Sh.B Kontrata mund të lidhin edhe lojtarët nën 18-vjeç nëpërmjet prindërve apo menaxherit. 7.2 Kontrata konsiderohet e vlefshme vetëm në rastet kur ajo bëhet sipas kërkesave ligjore në prezencën e noterit. 7.3 Kur ka mosmarreveshje përsa i përket zbatimit të kontratës midis klubit dhe lojtarit, F.Sh.B.-ja. njeh vetëm ato detyrime që janë të shkruara në kontratën e depozituar pranë F.Sh.B.-së. 7.4 Pas përfundimit të kontratës lojtari konsiderohet i lirë dhe mund të transferohet në çdo klub tjetër sipas dëshirës. 7.5 Gjatë kohës së kontratës me një klub lejohet kalimi i lojtarit në një klub tjetër me leje kalimi (huamarrje) që depozitohet edhe në F.Sh.B.. Në përfundim të afatit, lojtari është i detyruar të kthehet në klubin e mëparshëm (huadhënës) deri në përfundimin e kontratës. 7.6 Për çdo transferim të një lojtari nga një klub (shoqatë) në një tjetër, gjatë kohës së kontratës, paguhet në F.Sh.B. një taksë prej 10% të shumës së transferimit, por jo më pak se 20 000 lekë. Kjo taksë është e detyrueshme edhe në rastet kur prishet kontrata apo përfundon ajo dhe lojtari kalon në një klub (shoqatë) tjetër ku lidh një kontratë të re. 7.7 Kontrata behet për një periudhë jo më pak se një sezon sportiv.

7.8 Lojtarët nën 18 vjeç mund të lëvizin nga një klub në tjetrin kundrejt një detyrimi financiar, duke bërë ndryshime në listën e federimit. Për këtë kalim paguhet në F.Sh.B një taksë prej 2 000 lekë dhe një shumë prej 10 000 lekë për klubin apo shoqatën e origjinës. Mbas moshës 18 vjeç në rast se lojtari lidh një kontratë me një klub apo shoqatë tjetër, klubi apo shoqata është e detyruar të bëjë pagesën prej 10% të shumës së kontratës por jo më pak se 20 000 lekë shoqatës ku lojtari ka mbushur moshën 18 vjeç, si dhe detyrimet përkatëse për F.Sh.B. të përcaktuara në pikën 7.6. 7.9 Për transferimet e lojtarëve shqiptarë në klube të huaja dhe lojtarëve të huaj në klube shqiptare, zbatohet Rregullorja e FIBA-s. Taksa që do të paguhet në F.Sh.B. për këtë transferim, do të jetë 200 Euro për lojtarët e huaj që transferohen në Shqipëri dhe 100 Euro për lojtarët shqiptarë që transferohen jashtë Shqipërisë. Për lojtarët Shqiptarë që transferohen në Shqipëri do të zbatohet pika 7.6. 7.10 Ne rast se një lojtar nënshkruan brenda një sezoni sportiv 2 (dy) kontrata paralele përjashtohet nga aktiviteti. Neni 8 Rregullat e pjesëmarrjes në aktivitetet e F.Sh.B.-së. 8.1 Në të gjitha ndeshjet e zhvilluara në aktivitetet kryesore të Federatës, ekipet mund të aktivizojnë 12 lojtarë. Emrat e lojtarëve duhet të figurojnë në protokollin e aktivitetit dhe lojtarët duhet të jenë prezent në fillim të ndeshjes. 8.2 Sportistët e rregjistruar në një kategori më të lartë moshe, nuk lejohen të rregjistrohen në një kategori më të ulët, në të njëjtin sezon sportiv. Neni 9 Mosha e lojtarëve. 9.1 F.Sh.B.-ja zhvillon aktivitete për kategoritë e moshave, mikrobasket, minibasket, bam - passarelle, para të rinj e të rinj. 9.2 Këto mosha janë të përcaktuara si më poshtë: a mikrobasket - deri 9 vjeç b minibasket - deri 12 vjeç, c bam passarelle - deri 14 vjeç c para të rinj - deri 16 vjeç d të rinj - deri 18 vjeç. Neni 10 Saktësimi i moshës limit. 10.1 Viti i lindjes që korespondon me limitin e moshës së çdo grupi përcaktohet mbështetur në vitin në të cilin përfundon aktiviteti, duke pasur parasysh se ky vit fillon në 1 Janar (Viti kalendarik mosha e lejuar = viti i lindjes së lejuar). 10.2 Para fillimit të çdo aktiviteti, i ngarkuari i federatës, duhet të kontrollojë liçensat dhe listat e lojtarëve.

Neni 11. Hedhja e shortit. 11.1 Në parim, hedhja e shortit të çdo aktiviteti bëhet në Federatë dhe në prezencën e përfaqësuesve të skuadrave pjesëmarrëse. 11.2 Data dhe vendi i tërheqjes së shortit duhet t u komunikohet të interesuarve. Mënyrat e tërheqjes së shortit duhet të deklarohen nga F.Sh.B.-ja. Neni 12 Orari i ndeshjeve. 12.1 Federata cakton orarin e ndeshjeve, i cili është i zbatueshëm për të gjitha ekipet. 12.2 Kërkesa për ndryshimin e orarit ose datës së ndeshjes duhet të paraqitet në Federatë 10 ditë përpara datës së fiksuar. Që kërkesa të pranohet, duhet një kërkesë me shkrim nga klubi që kërkon ndryshimin, një konfirmim me shkrim nga kundërshtari që është dakord, si dhe pagesa në FSHB e një shume prej 500 lekësh (për ndryshimin e orarit) dhe 1 000 lekësh (për ndryshimin e datës). Çdo kërkesë që nuk do të vijë në kohë dhe nuk do të shoqerohet me pagesën përkatëse, nuk do të pranohet, me përjashtim të rasteve të forcës madhore, për të cilën vendos Federata. 12.3 F.Sh.B.-ja është i vetmi organ kompetent për të ndryshuar datën dhe orën e ndeshjeve. Për çdo vonesë në orarin e fillimit të ndeshjeve, F.Sh.B.-ja analizon shkaqet e vonesës dhe mban qëndrimin përkatës në përputhje me Rregulloren. Neni 13 Mosparaqitja dhe vonesat në fillimin e lojës. 13.1 Ekipi që, për çdo arsye, nuk do të paraqitet në një ndeshje, duhet të njoftojë urgjentisht F.Sh.B.-në si dhe klubin tjetër, per mos paraqitje. 13.2 Në rast se ekipi tjetër ose gjyqtarët janë nisur për udhëtim, ky klub do të paguajë shpenzimet e udhëtimit dhe do t i nënshtrohet sanksioneve sipas Rregullores së Disiplinës. 13.2 N.q.s. një ekip arrin me vonesë në fushën e lojës për arsye jashtë vullnetit te saj, në raste të forcës madhore të konstatuara dhe kur është bërë ç është e mundur që të arrihet në kohën e duhur, gjyqtari i parë duhet të zhvillojë ndeshjen duke relatuar për këtë fakt. 13.3 Komisioni Disiplinor i Federatës, në bazë të relacioneve të ardhura, do të vendosë: Homologimin e rezultatit. Anullimin dhe riluajtjen e ndeshjes. Humbjen aforfe të ndeshjes.

Neni 14 Pajisjet e sallave sportive. 14.1 Përpara çdo aktiviteti zyrtar të federatës, fusha e lojës dhe paisjet teknike, duhet të kontrollohen dhe aprovohen nga F.Sh.B.-ja. Përmasat e fushës duhet të jenë sipas Rregullores Teknike. 14.2 Klubet Sportive (Shoqatat) që organizojnë ndeshjet duhet të sigurojnë për skuadrën udhëtuese, gjyqtarët e lojes dhe vezhguesin nga një ambient të përshtatshëm xhveshje. Pajisjet e vëna në dispozicion për mbarëvajtjen sa më të mirë të lojës, duhet të jenë konform rregullores së lojës. Neni 15 Ekipi pritës duhet të vërë në dispozicion të ekipit mik 2 topa, të cilët do të përdoren për nxemje. Neni 16 Ndeshja e riluajtur. N.q.s. një ndeshje anullohet, në ndeshjen që do të riluhet brënda një afati një javor, kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm ata lojtarë që kanë qënë rregjistruar në ndeshjen e parë. Neni 17 Ndërprerje të lojës për arsye madhore. 18.1 Në rast se loja ndërpritet për arsye madhore (mungesë energjie elektrike, dëmtime të renda të paisjeve të lojës, etj) ekipet janë të detyruar të qëndrojnë të gatshëm për rifillimin e lojës deri 2 (dy) orë pas incidentit. Në rast të kundërt ndeshja do të zhvillohet të nesërmen. Orën e ndeshjes e percakton vezhguesi në bashkëpunim me organizatorët dhe përfaqësuesit e ekipeve. 18.2 N.q.s. ndeshja rifillon në të njëjtën ditë, do të rifillohet nga minuta dhe rezultati i momentit të ndërprerjes. Në rast se ndeshja do të luhet të nesërmen, do të fillohet nga fillimi. Neni 19 Gjyqtarët e lojës. 19.1 Një gjyqtar nuk mund të aktivizohet për të drejtuar ndeshje të aktiviteteve të F.Sh.B.-së n.q..s, nuk arrin të kalojë testin teorik dhe fizik. 19.2 Një gjyqtar nuk mund të aktivizohet për të drejtuar një ndeshje të aktiviteteve te F.Sh.B.-së pa paraqitur rezultatet e testimeve profesionale, raportin mjeksor dhe siguracionin sportiv. 19.3 Një gjyqtar i caktuar në një ndeshje zyrtare përfaqëson në fushë F.Sh.B.-në. Ai është përgjegjës për zbatimin e Rregullores Teknike të Lojës.

19.4 N.q.s. një gjyqtar ka lajmëruar ardhjen e tij me vonesë, ai merr funksionet e tij që në ndalesën e parë të lojës. 19.5 Gjyqtari duhet të bashkëpunojë me organizatorët për të siguruar një zhvillim të mirë të ndeshjes. 19.6 N.q.s një gjyqtar do të bëjë një raport mbi zhvillimin e ndeshjes, ai duhet ta bëjë atë menjëherë pas ndeshjes dhe ta dërgojë deri të nesërmen e ditës së zhvillimit të ndeshjes ne zyrat e F.Sh.B.-së. 19.7 Gjyqtari duhet të sigurohet që protokolli është plotësuar krejtësisht, në rregull dhe në 3 kopje, origjinali për Federatën, kopja e dyte per skuadren fituese, kopja e trete humbësve. 19.8 N.q.s. vëzhguesi nuk është prezent përpara fillimit të ndeshjes, gjyqtari duhet të kontrollojë liçensat e lojtarëve. 19.9 N.q.s. një gjyqtar humbet të drejtën për të gjykuar, ai mund t a rifitojë këtë të drejtë vetëm pasi të ketë kaluar testet e kontrollit teorik e fizik. Neni 20 Vëzhguesi. 20.1 Vëzhguesi emërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës për të siguruar zhvillimin e mirë të aktiviteteve të F.Sh.B. 20.2 Vëzhgues zgjidhen ata persona që kanë integritet moral dhe profesional dhe që kanë arsimin e lartë. Ata duhet të kenë njohje të mjaftueshme të Rregullores Teknike të lojës, Statutit dhe Rregullores së brëndshme të Federatës. 20.3. Në rast se një vezhgues nuk kryen detyrën e ngarkuar në mënyrë të rregullt, në përputhje me shpirtin e Statutit dhe Rregullores së brendëshme të Federatës, atij mund t i hiqet titulli i vëzhguesit, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm. 20.4 Vëzhguesi duhet të asistojë në ndeshjen për të cilën ai ka marrë emerim. Ai duhet të vëzhgojë që ndeshja zhvillohet në përputhje me Rregulloren Teknike të Lojës dhe Rregulloren e Federatës. Për këtë qëllim, ai siguron bashkëpunim të plotë me gjyqtarët, me gjyqtarët e tavolinës, me organizatorët dhe drejtuesit e ekipeve që marrin pjesë në këtë aktivitet. 20.7 Vezhguesi do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një zhvillim të mirë të ndeshjes. 20.8 Në rast të mungesës së një gjyqtari, vezhguesi prezanton njerin gjyqtar deri sa të mbërrijë kolegu i tij ose ai vazhdon të gjykojë ndeshjen i vetëm. N.q.s. vëzhguesi cakton një gjyqtar zëvendësues, ky gjyqtar zotëron të gjitha të drejtat e një gjyqtari të emëruar nga Federata. 20.9 Vëzhguesi është veçanërisht, përgjegjës për funksionimin e mirë të gjyqtarisë së tavolinës. Në fund të ndeshjes, ai harton një raport mbi zhvillimin e ndeshjes dhe bashkë me protokollin e ndeshjes, e dërgon, menjëherë ne zyrat e

F.Sh.B.-së. N.q.s. në ndeshje nuk është i pranishëm vëzhguesi, këtë detyrë do ta kryejë gjyqtari i parë. 20.10 Vëzhguesi është përgjegjës për dërgimin e protokollit të ndeshjes, raportin e tij dhe protestat eventuale në F.Sh.B. brenda 48 orëve nga përfundimi i ndeshjes. 20.11 Në veçanti, ai ka të drejtë të insistojë tek organizatorët që forcat e rendit publik të jenë në numër të mjaftueshëm për të siguruar një zhvillim normal të ndeshjes. Neni 21 Gjyqtaria e tavolinës. 21.1 Gjyqtarët e tavolinës (sekretari, kronometristi, mbajtësi i 24 sekondave dhe pikëshënuesi) emërohen nga klubi (shoqata) organizator. Këta duhet të jenë kompetentë dhe të punojnë pa anësi. Klubi (shoqata) organizator është përgjegjës për punën e mirë të gjyqtarisë së tavolinës. 21.2 Gjyqtarët e tavolinës duhet të jenë të liçensuar në Federatë. 21.3 Emrat e gjyqtarëve, vezhguesit dhe gjyqtarëve të tavolinës duhet të figurojnë në protokoll. 21.4 N.q.s. klubi organizator nuk ka gjyqtari tavoline, ata do të emërohen nga Federata dhe pagesa do të bëhet nga klubi (shoqata) organizator. NENI 22 Protokolli i ndeshjes. 22.1 Protokolli i ndeshjes është ai i miratuar nga F.Sh.B-ja. Plotësimi i tij bëhet sipas Rregullores Teknike të FIBA-s. 22.2 Protokolli i ndeshjes duhet të mbahet në 3 (tre) kopje, kopja e parë për FSHB, kopja e dytë për fituesin dhe kopja e tretë për ekipin humbës. 22.3 Një lojtar që nuk është regjistruar në protokoll, nuk mund të marrë pjesë në ndeshje. NENI 23 Protestat. 23.1 N.q.s. një ekip mendon se, si rezultat i vendimeve të gjyqtarëve, janë prekur interesat e tij, ai ka të drejtë të protestojë për rezultatin e ndeshjes. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i ekipit në fjalë, lajmëron gjyqtarët e lojës dhe vezhguesin, se ekipi i tij do të paraqesë një protestë dhe për këtë nënshkruan në vëndin e caktuar për protestat në protokollin e ndeshjes. Për këtë protestë vezhguesi vë në dijeni menjëherë përfaqësuesit e ekipit kundërshtar. 23.2 Deri në 30 minuta pas përfundimit të ndeshjes, përfaqsuesi i ekipit i paraqet vezhguesit (në mungesë të tij gjyqtarit të parë) protestën me shkrim.

23.3 Vezhguesi dhe gjyqtarët e lojës do të bëjnë një raport të hollësishëm për përshkrimin e incidenteve për të cilat bëhet fjalë në protestë deri në një orë pas përfundimit të ndeshjes. 23.4 Që protesta të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës së F.Sh.B.-së, duhet të shoqërohet me një shumë prej 2 000 lekë në arkën e FSHB. 23.5 Kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës mund të apelohet në Kryesinë e F.Sh.B.-së brënda 5 ditëve nga marrja e vendimit. Apeli duhet të adresohet në F.Sh.B. dhe duhet të jetë i shoqëruar me një shumë prej 10 000 lekë në arkën e F.Sh.B.-së. Një kopje e kërkesës së apelit i dërgohet ekipit kundërshtar. 23.6 Vendimi i Kryesisë së F.Sh.B.-së është i formës së prerë. Neni 24 Paraqitja në fushë e ekipeve. 24.1 N.q.s. një ekip paraqitet në fushë me më pak se 5 lojtarë, ai nuk mund të fillojë ndeshjen dhe do ta humbasë atë aforfe. 24.2 N.q.s. një nga dy ekipet nuk është gati të luajë (të dalë në fushë) për një arsye çfarëdo, 15 minuta pasi gjyqtari të ketë ftuar ekipin të hyjë në fushë, topi do të vihet në lojë, njëlloj sikur të dy ekipet të ishin në fushë gati për lojë. Ekipi që do të mungojë, do të humbasë ndeshjen aforfe. Në këtë rast fillimi i lojës dhe mungesa e një ekipi do të shënohet në protokoll nga gjyqtari i parë. 24.3 Në rast se një ekip humbet me shumë se dy ndeshje aforfe, përjashtohet nga aktiviteti dhe i nënshtrohet sanksioneve disiplinore dhe financiare. 24.4 Në rast se një ekip nuk pranon të luajë, ose largohet nga fusha e lojës në mënyrë demonstrative (bojkotim i ndeshjes), ai e humbet ndeshjen aforfe dhe i nënshtrohet sanksioneve disiplinore dhe financiare. Neni 25 Të gjitha rastet që nuk parashikohen në këtë Rregullore, do të zgjidhen nga Federata. Neni 26 Anëtarësimet dhe liçensimet në F.Sh.B. 1. Kuotizacioni vjetor i anëtarësimit në F.Sh.B. për shoqatat dhe klubet, 3 000 lekë 2. Kuota e pjesëmarrjes në aktivitetet e F.Sh.B-së për çdo ekip të të rriturve, 10 000 lekë 3. Kuota e pjesëmarrjes në aktivitetet e F.Sh.B-së për çdo ekip të të rinjve, 5 000 lekë

4. Liçensimi sipas listës së federimit, a. për çdo sportist dhe trainer, 500 lekë b. për përgjegjës ekipi, mjek, fizioterapist, gjyqtar, komisar etj, 500 lekë c. për lojtarët që do të aktivizohen me ekipet e të rinjve apo në kategori më të ulta moshe, 200 lekë 5. Lëshime vërtetimesh nga Federata 200 lekë Neni 27 Dispozita kalimtare. 27.1 Me hyrjen në fuqi të kësaj, rregulloreje, Rregullorja e mëparshme e Aktiviteteve Kombëtare të Basketbollit, shfuqizohet. Qershor 2007

This document was created with Win2PDF available at http://www.daneprairie.com. The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or non-commercial use only.