Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

Similar documents
From the Pastor s Desk

AKTET ISSN SHPRESA CASLLI a *, ELFRIDA SHEHU b, DERVISH ELEZI a. AKTET V, 2: , 2012

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Vlerësime mbi vulnerabilitetin ndaj klimës

Subordinate causal clauses in Albanian language

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Principet e partneritetit në BE

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

SHTATOR 2013 PËRGATITUR NGA: DORIS ANDONI AIDA ORGOCKA RECENSUES: ENTELA LAKO BUJAR TAHO PËRKTHEU NË SHQIP: MAJLINDA NISHKU

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE. për Ekonominë e Gjelbër dhe Qëndrueshmërinë Mjedisore

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

XVII Sistemi i administratës publike

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Scanned by CamScanner

NJË ANALIZË E POLITIKËS SHQIPTARE PËR INTEGRIM

Tel: Tel:

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR NDËRTIMIN

TheRealCausesoftheTurkishCrisisFromtheSocialDemocraticConsesustoNeoliberalGlobalizationWillTurkyFalltoitsKnees?

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

KOMPLOTI BOTR RËROR. Nikola M. Nikolov

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

PARAKUSHTET PËR SHËNJESTRIMIN E INFLACIONIT NË SHQIPËRI FORUMI I HAPUR

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Raport i Transparencës 2017

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

KODI I FURNIZIMIT ME UJË DHE KANALIZIMEVE

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

VENDOSJES SË SSA-SË CERTIFICATE CREDIT ANALYST NË INDUSTRINË BANKARE NË MAQEDONI SI DHE NË FITIMET E AUTPUTEVE TË KËSAJ CERTIFIKATE

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

D I S E R T A C I O N

STRATEGJIA NDËR-SEKTORIALE SHQIPËTARE E ZHVILLIMIT RURAL,(SKZHR)

Studim mbi Ndjeshmërinë Gjinore në Nevojat për Advokaci në Agro-përpunim

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT MANUAL PËR AUDITIMIN FINANCIAR

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

Transcription:

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA Tashmë jemi te ndërgjegjshëm që në Shqipëri jetojmë në një krizë të vazhdueshme të energjisë elektrike e cila është shtrirë vitet e fundit në të gjithë vendin, përfshirë edhe Tiranën e privilegjuar. Kjo për arësyen e thjeshtë të rritjes së konsumit të energjisë elektrike në nivele të pa justifikueshme, për sa i takon mbulimit të shërbimeve të ngrohjes dhe ujit të ngrohtë në sektorin e banesave private dhe publike. Këto nevoja mund të reduktohen duke përdorur me efektivitet energjinë elektrike dhe duke e kursyer në banesat tona energjinë nëpërmjet termoizolimit. Ngrohja në Shqipëri ndryshe nga të gjithë vendet e tjera të rajonit dhe Europës realizohet thuajse në të gjitha rastet me energji elektrike, dhe kjo ka bërë që ritmet e rritjes së konsumit të energjisë elektrike nga viti 1992 deri në 2005 kanë qenë 8% në vit. Nga statistikat konsumi për energji elektrike në vit shkon 8.000.000.000 kw/vit. Në vendin tonë çdo ditë konsumohet energji elektrike rreth 18 20.000.000 kw, ku 65% të energjisë elektrike e përdor popullata, dhe nga kjo, 40 % e saj shkon për të përballuar ngrohjen e banesave. Edhe në nivel europian raporti i kërkesës për energji elektrike për ngrohje zë rreth 60% ndaj kërkesës totale për energji elektrike KËRKESA E ENERGJISË NË NDËRTESA 470 Mtoe, Por cilat janë shkaqet e një konsumi të madh te energjisë elektrike në vendin tonë? Shkaku i parë: Mos zbatimi i politikave efikase të energjisë dhe mungesa e iniciativave qeveritare, të cilat me dëshirën për të anashkaluar krizën, apo me paaftesinë e tyre për të ndërtuar politika energjetike efikase, lejuan që në banesat tona të ofrohet vetëm energjia elektrike si më e lira, më pa vlerë, ajo që mund të shpërdorohet më lehtë sepse nuk menaxhohet. Shqipëria importon sasi të konsiderueshme 1

energjie elektrike e cila nga vendet që importohet prodhohet nga djegia e lëndës djegëse si naftë apo gas. Duke e zhvilluar mendimin, kjo ngecje e politikave energjetike çdo ditë sjell me vehte humbje financiare për shkak se ajo bëhet gjithmonë edhe më e shtrenjtë në disa raste e papërballueshme për shtresat në nevojë; çdo ditë sjell me vehte humbje të durimit njerëzor për kufizimet e mëdha të energjisë elektrike dhe rënie të cilesiseë së jetës së qytetarëve shqiptarë. Shkaku i dytë: Humbjet e mëdha të nxehtësisë në godinat tona si rezultat i ndërtimit të tyre pa marrë parasysh efiçiencën e përdorimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në to. Sikurse mund të shihet lehtë ndërtesat e reja nuk kanë asnjë standard përsa i takon kriterit energjitik. Së paku ato janë të pa termoizoluara dhe nuk janë ndërtuar për të shmangur humbjet e mëdha termike, të cilat janë paraqitur në Fig 1. Fig 1. Humbjet termike të një banese të pa termoizoluar Nga ana tjetër ritmet e ndërtimit të godinave të reja dhe rikonstruksionit të atyre ekzistuese tek ne, janë mjaft të larta këto vitet e fundit. Që këto ndërtime të disiplinoheshin përsa i përket ruajtjes së nxehtësisë nëpërmjet termoizolimit, në Shtator të vitit 2002 Parlamenti Shqiptar miratoi Ligjin mbi ruajtjen e nxehtësisë në banesa, ndërtesa publike e private, ku neni 3 i këtij ligji thotë: Projektimi dhe ndërtimi i ndërtesave të realizojë parametrat teknikë të nevojshëm për ruajtjen, kursimin dhe përdorimin me efiçiencë të energjisë. Të gjitha ndërtesat që do të ndërtohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të respektojnë koefiçientin vëllimor dhe normativ të humbjeve termike (Gv), si dhe të parashikojnë vendosjen e instalimit termik të ngrohjes qendrore ose vendore Ligji i mësiperm u propozua si rezultat i krizës më të thellë energjitike të vitit 2000 dhe ishte në përputhje të plotë me propozimet e bëra nga mjaft institucione ndërkombetare që operojnë në fushën e energjisë në Shqipëri. Direktiva Europiane 2002/91 thotë në pikën 10 që: Rendimenti i energjisë në ndërtesa duhet të llogaritet në bazë të një metodologjie, e cila mund të ndryshojë në nivele rajonale, që përfshin jo vetëm izolimin termik por edhe faktorë të tjerë që luajnë një rol të rëndësishëm siç janë instalimet e ngrohjes dhe të kondicionimit të ajrit, aplikimet e burimeve të energjive të rinovueshme dhe projektimi i ndërtesës. Një faktor tjetër në këtë proçes, që kryhet nga ekspertë të kualifikuar dhe /ose të akredituar, ku detyra e tyre është garantimi i kritereve të vendosura, duke rritur kursimet e energjisë në sektorin e ndërtimeve dhe do të sigurojnë transparencë për ndërtuesit ose përdoruesit përsa i përket përdorimit (rendimentit) të energjisë në treg. Rritja e mbrojtjes termike është dhe do të mbetet mënyra më efektive nga ana e kostos, për të ndërtuar shtëpitë me një konsum të arësyeshëm energjitik, me kushte të kenaqshme per komfortin termik dhe me kosto të ulëta të operimit. Ky konkluzion është përfshirë në rregulloren e re për energjinë në Europë, e cila e konsideron izolimin termik një faktor thelbësor në kursimin e energjisë elektrike. 2

Lind pyetja: A është zbatuar ndonjëherë ky ligj, dhe nqs nuk është zbatuar, pse?! Së pari, sikurse edhe shumë ligje të tjera ky ligj nuk ka penalitete. Askush nuk ka frikë se moszbatimi i tij ka pasoja dhe a po dëmton ndokënd. Moszbatimi i tij në një farë mënyre na penalizon të gjithëve, minimumi na lë pa drita dhe dëmton çdo ditë ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Së dyti, ky ligj nuk përfaqësohet nga të ashtuquajturit grupe interesi ose grupe drejtpërdrejt të interesuar për ndërtimin e banesave me shpenzim minimal të energjisë, sepse në fakt grupi i interesit në këtë rast është maksimalisht i madh, ai është e gjithë popullsia e cila e vuan moszbatimin e tij. Ndërsa nga ana tjetër janë ndërtuesit të cilët për shkakun e thjeshtë të mungesës së informacionit, ose moszbatimit të ligjit nga KRT, nuk përdorin pothuajse fare termoizolim, në rastet që përdoret kjo bëhet vullnetarisht dhe në mënyrë empirike. Në një kohë që kostoja e ndërtimit për një ndërtesë të termoizoluar rritet shumë pak, vetëm 1 deri 1.5 %, ndërsa kursehet deri në 30% e energjisë për ngrohje dhe/ose freskim dhe mund të shpëtojë miliona dollarë nga kursimi i investimeve të KESH-it per reduktimin e ngarkesës në rrjet. Shihet qartë se rentabiliteti i investimit fillestar është tepër i kënaqshëm dhe konsumatori që bën blerjen e jetesës (sepse dihet vlera e një apartamenti) siguron standartin e duhur, komoditetin e një mikroklime dhe kursim energjie për gjithë kohën. Së treti, vetë ligji është i mangët dhe nuk zgjidh deri në fund ngrohjen e banesave nëpërmjet sistemeve të ngrohjes, në mënyrë që konsumatori të kontrollojë termoizolimin e ndërtesës. Ky ligj parashikon vetëm që Projektimi i banesave, ndërtesave publike dhe private të bëhet duke respektuar koefiçientin vëllimor normativ të humbjeve termike Gv. Koeficienti Gv, që varet nga zona klimatike dhe karakteristikat e ndërtesës jepet në "Rregulloren për ruajtjen e nxehtësisë në banesa, ndërtesa publike dhe private" e hartuar për këtë qëllim dhe që miratohet nga Këshilli i Ministrave. Projektimi dhe ndërtimi i banesave, ndërtesave publike dhe private, realizon vetëm një instalim të dobishëm për ruajtjen, kursimin dhe përdorimin me efiçiencë të energjisë. Të gjitha banesat, ndërtesat publike dhe private që do të ndërtohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do të parashikoheshin me instalimin e ngrohjes qëndrore ose lokale. Pra, në këtë ligj parashikohen vetëm dy elementë: 1. Termoizolimin i cili kontrollohet nëpërmjet koefiçientit Gv 2. Instalimin e ngrohjes që do të thotë vendosje të tubave pa kaldajën dhe radiatorët të cilët duhet të bënin të mundur funksionimin e sistemit të ngrohjes. Ky instalim është shumë i pa përdorshëm pasi në projekte nuk parashikohet aspak se ku do të depozitohet lënda djegëse dhe ku do të vendoset oxhaku. Me pak fjalë: Kjo do të thotë se obligim ligjor është vetëm izolimi termik i banesës dhe vendosja e tubacioneve. Lind pyetja, sa do të kishte vlerë një izolim termik i banesës, pa vendosur me parë një sistem të ngrohjes qendrore apo lokale që funksionon, i cili realisht do të shtynte konsumatorin e lëndëve djegëse për ngrohje drejt shmangjes së përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje. Së katërti nuk ka një politikë energjitike, sikurse në vendet përreth, lidhur me lëndët djegëse, të cilat, krahasuar me koston e energjisë elektrike, janë mjaft të shtrenjta. Secili bën një llogari të 3

thjeshtë, dhe kjo llogari i del, se më e lira në tregun e sotëm është energjia elektrike. Kjo vlen në rastin kur energjia elektrike paguhet. Kuptohet kur ajo nuk paguhet nuk mund të kursehet. Së pesti Ligji për ruajtjen e nxehtësisë nëpërmjet termoizolimit të banesave nuk vendos rregulla të ashpra lidhur me efiçiencën e përdorimit të energjisë dhe veçanërisht të energjisë elektrike për ngrohje dhe/ose freskim. Them se nuk vendos rregulla sepse në ligj dhe në rregullore nuk parashikohet ndonjë organizëm që kontrollon zbatimin e ligjit, organizëm i cili duhet të ishte i specializuar dhe të kontrollonte proçesin e marjes së lejes së ndërtimit nga subjektet dhe nga ana tjetër kontrollin e punimeve në kantier për këtë qëllim. Realisht me statusin e organizmave të sotme për këtë qëllim, zbatimi i këtij ligji është i pa mundur: 1. Sepse KRT-të dhe KRRT në nivelin e sekretarisë teknike nuk kanë aftësinë profesionale të kontrollojnë dhe të miratojnë lejet e ndërtimit sipas kërkesave të ligjit pasi në to nuk ka specialistë të mirëfilltë për efiçiencen e energjisë termike në banesë. 2. Policia e Ndërtimit është shumë larg këtij problemi qoftë profesionalisht, qoftë në nivelin e aparaturave të nevojshme të kontrollit 3. Rregullorja e ndërtuar për këtë qëllim është e pa përdorshme në nivelin e projektimit, kontrollit dhe zbatimit në përputhje me kërkesat e ligjit. Argument i vetëm është se deri më sot askush nuk ka mundur të zbatojë këtë rregullore sepse në të mund të gjesh jo vetëm gabime por edhe pjesë të panevojshme të cilat e komplikojnë problemin dhe në asnjë rast nuk mund të kërkohet llogari në përputhje me të vërtetat e saj. Do të ishte pa vend të kritikoj këtu idenë e vendosjes së kësaj rregulloreje. Realisht është një eksperiencë mjaft e mirë, por përderisa, me këtë rregullore, nuk ka mundësi të ndiqet procedura e llogaritjes termike të një ndërtese për të treguar se sa optimal është termoizolimi termik, kjo mbetet një dokument akademik dhe pa vlerë zbatimi në terren dhe, aq më tepër, në sekretaritë teknike që ndjekin zbatimin e ligjit. Strategjia Kombëtare e Energjisë parashikon se stoku i ri i banesave pas vitit 2004 është marrë në konsideratat e konsumit energjetik në perputhje me zbatimin e Ligjit Për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa, d.m.th ndërtimet pas vitit 2004, do të jenë të termoizoluara dhe do të zbatojnë Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 38 datë 16.01.2003 Normat, rregullat dhe kushtet e ndërtimit dhe të projektimit të prodhimit dhe të ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa. Kushdo e kupton se kjo masë asnjëherë nuk është vënë në zbatim. Strategjia deri në 2015 parashikon se kërkesën më të madhe për energji, ta zërë ngrohja, e cila do të garantohet kryesisht nëpërmjet energjisë elektrike. Kështu duke u nisur nga studimet e shumta të bëra në sektorin e energjisë në përgjithësi dhe në atë të banesave në veçanti, si dhe nga eksperienca botërore, ndërhyrjet më efikase për përdorim me efiçiencë të energjisë në banesa janë: Termoizolimi i banesave, i cili do të kontribuojë në uljen e nevojave energjitike për ngrohje. Penetrimi i impianteve të ngrohjes qendrore, e cila do të kontribuojë për sigurimin e ngrohjes dhe ujit të ngrohtë, sidomos në blloqet e reja të banesave shumëkatshe. Penetrimi paneleve diellore për përgatitjen e ujit të ngrohtë, i cili do të kontribuoje në uljen e sasisë së energjisë elektrike të përdorur për këtë qëllim. 4

Në skemën e mëposhtme paraqitet diagrama e energjisë në ndërtesa dhe humbjet e nxehtësise në të, si dhe gjithashtu paraqiten dhe strategjitë për një përdorim racional të energjisë. HEAT TRANSFER building energy diagram chimney losses (3) improve system efficiency (1) thermal insulation of the building fuel electricity lighting machinery thermal comfort transmission heat losses solar heat gains ventilation heat losses (4) optimise solar gains targets strategies for rational use of energy: (1)(2)(3)(4) (2) optimise ventilation rate Sipas strategjisë: Termoizolimi i banesave, ndërrimi i dritareve nga tek xham në dopio xham, është analizuar në nivelin e investimeve, të cilat nëse do të kishin filluar në vitin 2004 dhe të përfundonin në vitin 2015, parashikohen të jenë 18.8 Milion USD. Kosto totale njësi e ndërhyrjeve të termoizolimit, është në intervalin 4.1-6.8 cent për kwh. Kështu termoizolimi është një masë me leverdi ekonomike dhe e domosdoshme për t u zbatuar. Efekti pozitiv i termoizolimit do të jetë edhe më i madh, nëse marrim në konsideratë edhe efektin që do të ketë në reduktimin e nevojave energjitike, përsa i takon kondicionimit të ajrit. Por si duhen kuptuar ndërhyrjet për të reduktuar humbjet termike në ndërtesë: si duhen optimizuar këto ndërhyrje? Kur flitet për optimizim të ndërhyrjeve, në pjesën më të madhe të rasteve, do të thotë të flasësh për para. Do të thotë, pra, të krahasosh investimin që kërkon ndërhyrja me kostot e administrimit të impiantit dhe të bindesh që një izolim i mirë i ndërtesës, p.sh., kërkon një shpenzim fillestar të kompensuar në dy apo tre vjet nga kursimet e lëndës djegëse. Bëhet fjalë për një argument në dukje shumë të ndjeshëm e mjaft bindës për konsumatorin privat ose bashkëpronarin që përpiqet të zvogëlojë kostot e administrimit të impianteve termike. Kostot e një ndërhyrjeje llogariten në bazë të energjisë së shpenzuar për ta realizuar atë, sikurse janë ajo e shpenzuar gjatë ndërtimit, ashtu edhe ajo e shpenzuar për administrimin (konsumin) që parashikon impianti. A ka Alternativa të tjera? 5

Mendoj se "alternativa" duhet të mendohet jo vetëm nga ana e burimit të energjisë por duhet të shihet edhe nga ana e shfrytëzimit të këtyre burimeve të energjisë të cilat, pavarësisht nga çmimi, mund të diskutohen në raport me efiçiencën e përdorimit të tyre. Në vendin tonë aktualisht mungon një sensibilizim i kësaj natyre ose është shumë i dobët. Pak a shumë po mundohem të jap disa argumenta të cilat justifikojnë atë se "alternativë" është edhe mënyra e përdorimit të burimeve energjitike. 1. Në vendin tone ka një "bum" ndërtimesh të reja me leje të dhëna nga KRT-të e ndryshme. Kjo do të thotë "bum" konsumatorësh të rinj të cilët, me përjashtime të vogla, janë konsumatorë vetëm të energjisë elektrike. Mendoj se në këto raste, sidomos kur bëhet fjalë për konsumatorë relativisht të mëdhenj, qeveria duhet që nëpërmjet mekanizmave ligjore dhe politikave të caktuara energjitike të mos e lejojë këtë gjendje. 2. Ku duhet të synojnë dhe këta mekanizma detyrues: ª Në sektorin e shërbimeve publike si spitale, shkolla, konvikte të cilët janë konsumatorë të sigurtë kjo politikë duhet të synojë drejt prodhimit dhe furnizimit të detyruar nga vetë ky konsumator me skema që njihen në tregun e energjisë elektrike; të tilla mund të përmendim skemat e vogla kogjeneruese të prodhimit të kombinuar të energjisë elektrike dhe termike me burim të pavarur diesel ose gazi e kombinuar me ngrohjen diellore. ª Ndërtimet e reja të shoqërohen, ashtu siç u theksua më parë, me kodin energjitik sipas koncepteve bashkëkohore të ndërtimeve, ku qysh në projektim të mendohet për efiçiencën e përdorimit të energjisë. Shembuj negativë, kuptohet për shkak të mungesës së kuadrit ligjor, ka plot në vendin tonë që lidhen me ndërtesa me inerci të ulët termike, pa sistemin e ngrohjes, pa oxhak, pa sistem ventilimi etj. ª Arësyetimi i një sistemi energjitik në kohën e sotme duhet të bëhet mbi bazën e një komforti termik, akustik dhe ndriçues që duhet t'u përgjigjet kërkesave të kohës që jetojmë dhe jo eksperiencës gjysëmshekullore të mungesës totale të këtij komforti: për këtë ndërtimet e sotme duhet të klasifikohen për të treguar, dhe njëkohësisht për të sensibilizuar tregun e banesave, se një ndertesë është e shtrenjtë se shpenzon pak energji e cila, sigurisht, paguhet nga ky konsumator dhe ndërtesa është e lirë sepse shpenzon shumë 3. Përdorimi në masë i energjive të rinovueshme siç janë shfrytëzimi aktiv dhe pasiv i energjisë diellore, energjisë gjeotermike, energjisë së biomasës, energjisë së ujit nëpërmjet hidrocentraleve të vogla, energjisë eolike, et. ª Kjo kërkon, e para, një ndërgjegjësim të konsumatorit në drejtim të mbrojtjes së mjedisit nga CFC-të që vijnë si rezultat i djegieve të lëndëve djegëse që përdoren për prodhimin e energjisë ª E dyta, kërkon investime në emër të brezave që do të vijnë, për të synuar drejt të ashtuquajturave energji të pastra. ª E treta, redukton përdorimin pa kriter të energjisë elektrike për potenciale energjitike të cilat mund të përdoren në sektorin e banesave dhe të shërbimeve. 6