BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Similar documents
Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PARATHENIE një platformë të organizuar dhe të koordinuar institucionalisht

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Nr41-Ji Prot Tirane,;!

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM PËR PROGRAMIN E STUDIMIT. BACHELOR në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

DORACAK për vëzhgimin e punës dhe planifikimin e zhvillimit profesional të arsimtarëve bashkëpunëtorëve profesional në shkolla fillore dhe të mesme

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Raport i Vlerësimit vjetor për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë Viti akademik

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAM I DOKTORATËS TITULLI I PUNIMIT

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

From the Pastor s Desk

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

RAPORT PËRFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË CILËSISË SË PROGRAMIT TË STUDIMIT. Bsc MËSUES PËR CIKLIN E ULËT NË

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

SHKOLLA E LARTË HËNA E PLOTË BEDËR. Korrik 2014

Tel: Tel:

Shkencat e zbatuara kompjuterike

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Raport i Transparencës 2017

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

ROLI I INSTITUCIONEVE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Menaxhimi bashkëkohor bankar

karrigeve me rrota manuale

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

PLANI AFATMESËM I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT NË QARKUN TIRANË

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Gjuhë angleze. (klasa e tetë)

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET

UNIVERSITETI I TIRANËS

Reforma e MFK në Shqipëri

PROGRAMET E KULTURËS SË PËRGJITHSHME TË ARSIMIT PROFESIONAL TEKNIK (APT)

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Standarde për tekstet shkollore

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

ANALIZA E TREGUESVE TË VEPRIMTARISË MËSIMORE PËR VITIN AKADEMIK NË UNIVERSITETIN ALEKSANDËR XHUVANI ELBASAN

UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

në SHLUP Universiteti Marin Barleti Eksperti i vlerësimit të jashtëm: Dr. Eliona Kulluri Bimbashi Korrik 2015 Page 1 of 38

Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

RAPORTI FINAL I VLERESIMIT TE JASHTEM PER AKREDITIMIN E PROGRAMIT TE CIKLIT TE PARE BACHELOR NE INFORMATIKE EKONOMIKE UNIVERSITETI EPOKA

Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

Transcription:

EDUCATION DEPARTMENT / UNIVERSITY NEW YORK Misioni i Zyrës së Arsimit Dygjuhësh dhe Studimeve në Gjuhë të Huaja (Office of Bilingual Education and World Languages OBE-WL) pranë Departamentit të Arsimit të Shtetit të Nju Jorkut (New York State Education Department NYSED), është të sigurojë që të gjithë nxënësit e shtetit të Nju Jorkut, duke përfshirë edhe ata që mësojnë gjuhën angleze, të arrijnë nivelin më të lartë të suksesit akademik dhe të aftësisë gjuhësore. Ne përpiqemi të sigurojmë që programet mësimore individuale dhe nevojat sociale dhe emocionale të të gjithë nxënësve të plotësohen në shumë gjuhë duke u mundësuar përgatitjen për të vazhduar studimet e larta dhe për punë. Departamenti i Arsimit i Shtetit të Nju Jorkut ka bindjen se të gjithë mësuesit janë mësues të nxënësve që mësojnë gjuhën angleze (English Language Learners ELLs). Në përgjigje të një ekonomie globale në ndryshim, Departamenti i Arsimit i Shtetit të Nju Jorkut ka miratuar Standardet e Përbashkët Bazë të Mësimit (Common Core Learning Standards CCLS) për tu siguruar nxënësve, mësuesve dhe prindërve një sërë perspektivash të qarta që çojnë drejt përgatitjes për ndjekjen e studimeve të larta ose për punë. Gjatë dekadës së fundit, është shënuar rritje në numrin e nxënësve që mësojnë anglisht në shkollat publike të shtetit të Nju Jorkut duke bërë që numri i nxënësve, të cilët flasin mbi 160 gjuhë, të arrijë në 214.378. Me qëllim që këta nxënës të kenë sukses, është e nevojshme që Departamenti i Arsimit i Shtetit të Nju Jorkut të pajisë shkollat me platformat e përshtatshme, vlerësimet dhe materialet për gjuhën amtare me qëllim që mësuesit të japin mësim në mënyrë të tillë që të krijojnë mundësitë që nxënësit të përmbushin standardet rigoroze. Sipas Rregullores së Komisionerit të Arsimit, Pjesa 154, Zyra e Edukimit Dygjuhësor dhe e Studimeve në Gjuhë të Huaja konfirmon se nuk lejohet të pretendohet që përfshirja pa mbështetje e nxënësve në një mjedis ku flitet gjuha angleze do t u mundësojë atyre arritjen e suksesit akademik. Standardet e Mësimit Common Core P-12 të Departamentit të Arsimit të Shtetit të Nju Jorkut kërkojnë që çdo mësues të jetë i gatshëm t u mësojë gjuhën akademike dhe përmbajtjen e vështirë mësimore të gjithë nxënësve, duke përfshirë edhe nxënësit që mësojnë gjuhën angleze. Të gjithë mësuesit duhet të kenë aftësitë për të mbështetur nxënësit që mësojnë gjuhën angleze të cilët fitojnë njohuritë kryesore krahas përvetësimit të gjuhës angleze. Është e domosdoshme që të gjithë mësuesit të punojnë në lëndët kryesore me qëllim që të gjithë nxënësit të përmbushin kërkesat e larta në kuadër të Standardeve të Mësimit Common Core. Parimet e mëposhtme u hartuan me kujdes si një kuadër mbarë-shtetëror që synon të qartësojë se çfarë pritet nga administratorët, hartuesit e politikave dhe mësuesit në përgatitjen e nxënësve të gjuhës angleze që të kenë sukses duke filluar nga parashkollorja si edhe duke hedhur bazat e përgatitjes për në kolegj dhe punë. Këto parime synojnë të ofrojnë burime, udhëzime dhe mbështetje për drejtoritë arsimore, shkollat dhe mësuesit si dhe të nxisin mirëkuptimin dhe vlerësimin e arsimit dygjuhësh, mësimin e gjuhën angleze si gjuhë e dytë si dhe studimeve të gjuhëve të huaja. 1 Faqe

EDUCATION DEPARTMENT / UNIVERSITY NEW YORK Parimet drejtuese të projektit për nxënësit e gjuhës angleze janë: 1. Të gjithë mësuesit janë mësues të nxënësve që mësojnë anglisht dhe nevojitet që ata të planifikojnë duke: Hartuar dhe dhënë udhëzime të përshtatshme si nga ana kulturore dhe gjuhësore për të gjithë nxënësit dukë përfshirë edhe ata nxënës që ndjekin Programet e Edukimit Individual (IEP). Dhënë udhëzime të integruara në përmbajtje dhe gjuhë për të mbështetur mësimin e gjuhës nëpërmjet platformave me fokus gjuhën. Mësuesit dygjuhësh, ata që mësojnë gjuhën angleze si gjuhë të dytë si dhe ata të lëndëve të tjera duhet të bashkëpunojnë vazhdimisht me qëllimin që të nxisin arritjet akademike në të gjitha lëndët. Përdorur materiale dhe burimet mësimore të përshtatshme nga ana gjuhësore, sipas moshës dhe klasës, në përputhje me Standardet e Mësimit Common Core. Bashkëpunuar me personelin jo mësimor të shkollës si dhe me burimet njerëzore të komunitetit për të adresuar nevojat e shumta të nxënësve që mësojnë gjuhën angleze. 2. Të gjitha bordet e shkollave si dhe drejtuesit e drejtorive arsimore dhe shkollave janë përgjegjës për të siguruar që nevojat akademike, gjuhësore, shoqërore dhe emocionale të nxënësve të gjuhës angleze të trajtohen duke: Siguruar një vizion të qartë për suksesin e nxënësve që përfshin pritshmëritë e larta në arritjet e nxënësve të gjuhës angleze si edhe zhvillimin shoqëror dhe emocional të tyre mbështetur nga një plan masash i plotë që ofron shumë rrugë drejt përgatitjes për në kolegj dhe punë nëpërmjet programeve të cilësisë së lartë që plotësojnë nevojat e nxënësve të gjuhës angleze. Ofruar udhëzime të cilësisë së lartë për nxënësit që mësojnë anglisht. Përdorur dhe koordinuar burimet financiare dhe njerëzore, duke siguruar që plani i mësimit të zbatohet në mënyrë efektive. Ofruar mbështetje, drejtim dhe informacion të cilësisë së lartë mësuesve për të përmirësuar praktikat e tyre mësimore. Ofruar një mjedis përfshirës dhe të sigurt mësimor që respekton dhe vlerëson gjuhët dhe kulturat e të gjithë nxënësve. Siguruar që drejtuesit e drejtorive arsimore dhe shkollave të trajnohen për të përmbushur nevojat e nxënësve të gjuhës angleze me synimin e kultivimit të një kulture shkollore të pritshmërisë së lartë. Ofruar shërbime mësimore dhe mbështetëse cilësore për nxënësit me aftësi të kufizuara që mësojnë anglisht në pajtim me Programet e Edukimit Individual (IEP) si edhe me politikat aktuale. 2 Faqe

EDUCATION DEPARTMENT / UNIVERSITY NEW YORK 3. Drejtoritë arsimore dhe shkollat angazhohen që të gjithë nxënësit e gjuhës angleze të mësojnë sipas klasës së përshtatshme dhe nivelit rigoroz akademik në përputhje me standardet e Fondacionit Common Core të Para shkollores të Shtetit të Nju Jorkut si edhe standardet e Mësimdhënies P-12 Common Core duke: Caktuar objektivat specifike të gjuhës dhe përmbajtjes. Integruar udhëzimet direkte ose indirekte që bazohen në punën kërkimore me fjalorin. Ofruar mundësi nxënësve për të diskutuar çështjet dhe mënyrën e zgjidhjes se tyre me bashkëmoshatarët. Ndihmuar mësimin me anë të përdorimit të praktikave strategjike kërkimore (p.sh., mjetet e komunikimit, artet vizuale dhe organizuesit grafikë etj.). Ofruar mbështetje, edukim dhe akomodim special si edhe udhëzime të veçanta duke përmbushur nevojat e veçanta mësimore të nxënësve me aftësi të kufizuar që mësojnë gjuhën angleze. Hartuar, përzgjedhur dhe zbatuar një program shumë cilësor që përmbush nevojat e nxënësve që mësojnë anglisht qysh në moshë të vogël në mbështetje të Fondacionit Common Core të ciklit të para shkollores të Shtetit të Nju Jorkut, http://www.p12.nysed.gov/ciai/commoncorestandards/pdfdocs/nyslsprek.pdf. Përdorur gjuhën akademike si edhe mbështetjen e lëndëve të tjera për të krijuar vazhdimësinë e mësimit të gjuhës me anë të programeve dygjuhësore Common Core të Shtetit të Nju Jorkut, http://www.engageny.org/resource/new-york-state-bilingual-common-core-initiative. 4. Drejtoritë arsimore dhe shkollat vlerësojnë se dygjuhësia dhe aftësia për të komunikuar në dy gjuhë janë pasuri dhe mund të ofrojnë mundësi për të gjithë nxënësit për të fituar Diplomën e Dygjuhësisë me marrjen e diplomës të shkollës së mesme duke i pajisur të gjithë nxënësit me: Mundësitë për të marrë pjesë në programet mbështetëse gjuhësore ose të mësimit të gjuhës që sjellin rritjen e aftësisë për të folur në gjuhën angleze dhe gjuhë të tjera. Mundësitë për të përdorur dhe zhvilluar njohuritë akademike mbi përmbajtjen e gjuhës si në gjuhën angleze ashtu edhe në një gjuhë të ndryshme nga anglishtja, duke përfshirë edhe gjuhën amtare të nxënësit. Programet rigoroze të Edukimit Dygjuhësh për nxënësit e gjuhës angleze me synimin e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës amtare si edhe arritjes së komunikimit efektiv në gjuhën angleze si dhe aftësisë për të komunikuar në dy gjuhë. Rrugët alternative për ata nxënës për të cilët nuk ekziston program i edukimit dygjuhësh në drejtorinë arsimore në gjuhën e tyre amtare për shkak të numrit të ulët të tyre. 3 Faqe

EDUCATION DEPARTMENT / / UNIVERSITY UNIVERSITY NEW YORK NEW YORK Office of Bilingual Education and Foreign Language Studies 5. Drejtoritë arsimore dhe shkollat vlerësojnë të gjithë prindërit dhe familjet e nxënësve të gjuhës angleze si partnerë në edukim dhe i përfshijnë ata efektivisht në edukimin e fëmijëve të tyre duke: Ofruar prindërve burimet që do t u mundësojë atyre marrjen e vendimeve të duhura lidhur me edukimin e fëmijëve të tyre. Ofruar prindërve të gjithë informacionin e duhur lidhur me të drejtat e tyre dhe përzgjedhjet e programit në një gjuhë dhe format që prindërit mund të kenë akses dhe ta kuptojnë lehtë. Ofruar trajnim prindërve në gjuhën angleze si edhe në gjuhët e tyre amtare mbi strategjitë efektive në mbështetje të edukimit të fëmijëve të tyre si në shkollë dhe jashtë saj. Angazhuar prindërit si pjesëmarrës, kontribuues dhe ndërlidhës kulturorë aktivë me komunitetin e shkollës. Informuar prindërit dhe anëtarët e familjes mbi pritshmërinë e lartë që kanë vendosur shkollat në edukimin e të gjithë nxënësve të gjuhës angleze duke i angazhuar ata në ndjekjen dhe përmbushjen e kësaj pritshmërie. Bashkëpunuar me personelin shkollor ndihmës si edhe me organizatat e komunitetit imigrant për të trajtuar nevojat e shumta të familjeve të nxënësve që mësojnë anglisht. 6. Komunitetet e shkollave dhe të drejtorive arsimore ofrojnë mësues dhe personel ndihmës me përvojë në fushën e edukimit në dy gjuhë, mësimit të gjuhës angleze si gjuhë e dytë si dhe mësimit të një gjuhë tjetër përveç gjuhës angleze (LOTE) duke rritur aftësitë profesionale të tyre nëpërmjet: Krijimit të mundësive të mësimit të qëllimshëm për të gjithë mësuesit në mënyrë që ata të bashkëpunojnë dhe hartojnë udhëzimet, analizojnë punën e nxënësve dhe zhvillojnë mësime rigoroze. Krijimit të kushteve të qëndrueshme dhe materiale për të gjithë mësuesit që të marrin pjesë në zhvillimin profesional kuptimplotë që adreson nevojat e nxënësve që mësojnë gjuhën angleze, duke përfshirë punën në shtëpi si dhe në drejtim të zhvillimit të ri të gjuhës. 7. Komunitetet e shkollave dhe të drejtorive arsimore mbështesin gjuhën amtare, vlerat kulturore si dhe njohuritë e mëparshme të nxënësve që studiojnë gjuhën angleze duke: Konsideruar gjuhët amtare si asete mësimi dhe përdorur ato si urë lidhëse ndërmjet njohurive të mëparshme dhe njohurive të reja si edhe duke siguruar që përmbajtja të jetë e plotë dhe e kuptueshme. Përdorur gjuhët amtare dhe kulturat e nxënësve që studiojnë gjuhën angleze në promovimin e diversitetit në zbatim të Ligjit Dinjitetit për të Gjithë Nxënësit (iniciativë e Shtetit të Nju Jorkut, që ka hyrë në fuqi në muajin Korrik 2013), http://www.p12.nysed.gov/dignityact. 4 Faqe

EDUCATION EDUCATION DEPARTMENT DEPARTMENT / / UNIVERSITY UNIVERSITY NEW NEW YORK YORK Office of Bilingual Education and and Foreign World Languages Studies 8. Drejtoritë arsimore dhe shkollat përdorin mjetet diagnostikuese dhe praktikat formative të vlerësimit për të matur njohuritë e nxënësve që studiojnë gjuhën angleze si edhe programet e reja për të dhënë udhëzime duke: Përdorur vlerësimet shtetërore së bashku me vlerësimet formative. Përdorur të dhënat shtetërore mbi aftësinë gjuhësore (nga Testi mbi Aftësinë në Gjuhën Angleze si Gjuhë e Dytë të Shtetit të Nju Jorkut (NYSESLAT) si edhe nga Testi Identifikues për Mësimin e Gjuhës Angleze të Shtetit të Nju Jorkut (NYSITELL) për të kuptuar nivelin e nxënësve që studiojnë anglisht për sa i takon zhvillimit gjuhësor si edhe për të gjetur mënyrat e ofrimit të niveleve të duhura sipas nivelit të aftësisë gjuhësore të tyre. Përdorur vlerësimet autentike që kërkojnë përdorimin e sofistikuar të gjuhës që mbështetet në përmbajtjen autentike dhe të pasur të saj. Përdorur mjetet e duhura për të vlerësuar nevojat dhe progresin e nxënësve me aftësi të kufizuara që studiojnë gjuhën angleze. Përdorur rubrikat analitike që ofrojnë informacion mbi njohuritë e përmbajtjes dhe zhvillimin gjuhësor. Përdorur vlerësimet në gjuhën amtare për të dhënë udhëzimet dhe evidentuar rritjen e nivelit të programeve mësimore dygjuhësore në të cilat përdoren gjuhët amtare. 5 Faqe