UNIVERSITETI I TIRANËS

Similar documents
Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

From the Pastor s Desk

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

Reforma e MFK në Shqipëri

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION

MARRËDHËNIA MIDIS NDËRVEPRIMIT ME PRINDËRIT DHE TEMPERAMENTIT NË PËRSHTATSHMËRINË SJELLORE TË FËMIJËVE PARASHKOLLORË

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI I INFERMIERISË PUNIM DIPLOME. TEMA: Kujdesi infermieror te personat me retardim mendor

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

Raport i Transparencës 2017

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

UNIVERSITETI I TIRANËS

IMPAKTI I LIDERSHIPIT, KULTURËS DHE NDRYSHIMEVE ORGANIZATIVE NË EFEKTITIVITETIN ORGANIZATIV TË SISTEMIT BANKAR SEKONDAR NË TIRANË

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

Për Shkollën Qendër Komunitare -

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

PRAKTIKAT E SHËNDETSHME TË KULTURËS ORGANIZATIVE DHE KOMUNIKIMIT NË MBËSHTETJE TË ANGAZHIMIT TË PUNONJËSVE. Punim për gradën shkencore:

Copyright i Dorjana Nano 2014

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

SIGURIMI I CILËSISË NË ARSIMIN PROFESIONAL

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Formular për SYLLABUS të Lëndës

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Metodologjia hulumtuese

Tel: Tel:

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

DIMENSIONET E INOVACIONIT PRAKTIKAT ORGANIZATIVE NË SHQIPËRI

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

ÇËSHTJET GJINORE DHE KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)

Implementimi i strategjisë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Qytetare. Eficiencë. E mirë publike. Eficiencë. E mirë publike. Motivim. Përfshirje. Motivim. Eficiencë. E mirë publike. Shërbime.

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

Subordinate causal clauses in Albanian language

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

UNIVERSITETI I TIRANËS

Bullying në shkollat fillore:

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Punim për gradën shkencore Doktor

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

ZHVILLIMI I QENDRUESHEM DHE PERFSHIRJA E OSHCve NE PROCESET ME PJESEMARRJE

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

D I S E R T A C I O N

ROLI I INSTITUCIONEVE

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT:

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

Transcription:

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATURËS STRESI NË MJEDISET SHQIPTARE TË PUNËS NË SHQIPËRI: (SHEMBULLI I SEKTORIT PUBLIK TË SHËNDETËSISË) Paraqitur në kërkim të gradës shkencore Doktor nga M.Sc. Violeta SADIKU Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori KARAJ Tiranë, 2017

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI STRESI NË MJEDISET SHQIPTARE TË PUNËS NË SHQIPËRI: (SHEMBULLI I SEKTORIT PUBLIK TË SHËNDETËSISË) Paraqitur në hulumtim të gradës shkencore Doktor nga M.Sc. Violeta SADIKU Udhëheqësi shkencor: Prof. Dr. Theodhori KARAJ MBROHET MË DATË / / 2017 PARA JURISË 1. KRYETAR 2. ANËTAR ( OPONENT) 3. ANËTAR ( OPONENT) 4. ANËTAR 5. ANËTAR TIRANË 2017 II

Unë e kam udhëhequr këtë temë dhe e aprovoj.sipas mendimit tim është e përshtatshme në qëllim dhe në cilësi për të fituar gradën Doktor i Shkencave. Udhëheqësi shkencor: Prof.Dr.Theodhori KARAJ III

DEKLARATË STATUORE Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje,nuk është prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta të tij.punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara. Violeta Sadiku (Alterziu) IV

Dedikuar bashkëshortit tim Elton dhe fëmijëve të mi Elvio dhe Eni, që kanë qenë mbështetësit dhe motivi im në këtë rrugëtim. V

Falenderime Është nder, detyrim dhe kënaqësi për mua që, pasi kam arritur në këtë fazë të studimit, të konkludoj dhe paraqes falenderimet e mia, mirënjohjen time për këtë rrugëtim profesional në realizimin e këtij punimi shkencor. Falenderimi i parë i drejtohet udhëheqësit shkencor të këtij punimi, Prof.Dr. Theodhori KARAJ. Falemnderit për mbështetjen, përkrahjen dhe mbi të gjitha besimin që pati në punën time dhe angazhimet e mia profesionale. Gjithashtu dëshiroj të falenderoj të gjithë Drejtuesit e Qendrave Shëndetësore të qarkut të Elbasanit, Drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Elbasanit, mjekët dhe infermierët, të cilët dhanë kontributin e tyre duke u përfshirë në këtë studim dhe duke dhënë informacione të gjera për realizimin e tij në mënyrë sa më të plotë. Mirënjohja ime personale është dhe për koleget e mia të fakultetit të shkencave të Edukimit Elbasan, Prof.As.Dr. Monika HODAJ dhe Prof.As.Dr. Fiona TODHRI të cilat kanë dhënë një ndihmë të pakushtëzuar për realizimin e disa hapave profesionalë të këtij punimi. Një falenderim i veçantë është për familjen time bashkëshortin tim Elton dhe fëmijët e mi, Elvio dhe Eni, të cilët me durimin e një të rrituri kanë tejkaluar mungesën e herëpasherëshme të vëmendjes, kur prindi i tyre binte në labirintet e shkencës. Falemnderit! VI

Abstrakt Globalizimi, progresi teknologjik dhe zhvendosjet demografike në krahun e punës po shoqërohen me ndryshimin e natyrës së stresorëve të lidhur me krahun e punës, duke përfshirë dhe sektorin e kujdesit shëndetësor. Këto ndryshime mund të jenë të pranishme edhe në vendin tonë. Në këtë kontekst, qëllimi i këtij studimi ishte matja dhe evidentimi i faktorëve psiko-sociale të stresit të lidhur me punën tek punonjësit e shëndetësisë në vendin tonë. Në total 929 profesionistë shëndetësorë nga qarku i Elbasanit morën pjesë në studim me një nivel përgjigje prej 77.4%. Për të vlerësuar stresorët psikosocialë në vendin e punës u përdor versioni mesatar i pyetësorit The Copenhagen Psychosocial Questionnaire - COPSOQ. Gjetjet e studimit sugjeruan që kërkesat kuantitative dhe kognitive në vendin e punës në Shqipëri janë të ulëta duke nënkuptuar nivel të ulët të pritshmërive, mungesë të llogaridhënies në punë dhe mjedis jo-stimulues pune. Pasiguria në punë është mesatarisht më e lartë krahasuar me shtetet e tjera. Nga ana tjetër, qartësia e rolit, përkushtimi dhe mbështjetja sociale në vendin e punës rezultuan në nivele të larta duke vepruar si stresorë të dobët. Punonjësit e sektorit shëndetësor në vendin tonë ndodhen në një pozicion përgjithësisht më të favorshëm krahasuar me kolegët e tyre në vendet e tjera të Europës lidhur me faktorët psikosocialë të stresit në vendin e punës. Disbalanca aftësi-kërkesa neutralizohet nga punësimi i profesionistëve (edhe pse në shkelje të procedurave të rekurtimit) dhe disbalanca nevoja-shpërblime neutralizohet nga pagesat informale nën-dorë. Këto, së bashku me kontekstin unik social, kulturor dhe politik në vend duket se ofrojnë mekanizma mbrojtës të fuqishëm kundrejt stresorëve psikosocialë në vendin e punës në Shqipëri. Këto gjetje mund të orientojnë politikë-bërjen dhe vendim-marrjen për ndërhyrje të bazuara në fakte lidhur me përmirësimi e mjedisit të punës në sektorin shëndetësor në vendin tonë. Fjalët kyçe: Stres, faktorët psiko-socialë, punë, sektori i shëndetësisë. VII

Abstract Globalization, technological progress and demographic shifts in labor force are changing the nature of occupational stressors, including health care sector. These changes may also be present in our country. In this context, the aim of this study was to evaluate and identify the psychosocial factors associated with occupational stress among health workers in Albania. In total 929 health professionals of Elbasan region participated in the survey, with a response rate of 77.4%. The medium-size Copenhagen Psychosocial Questionnaire - COPSOQ" was used to assess the psychosocial stressors in the workplace. The study findings suggest that cognitive and quantitative demands in the health care workplace in Albania are low, meaning lower expectations, lack of accountability at work and non-stimulating working environment. Job insecurity is, on average, higher compared to other countries. On the other hand, role clarity, commitment and social support to the workplace scored quite high, implying poor occupational stressors. In summary, health sector employees in our country are in a generally more favorable position compared with their colleagues in other European countries regarding occupational psychosocial stress factors. Skill-demand imbalance is neutralized by employment of professionals (although in violation of the recruitment procedures) and needsrewards imbalance is neutralized by informal payments. These, together with the unique social, cultural and political context in the country seem to provide strong safeguards against psychosocial stressors at workplace in Albania. These findings may guide policy-making and decision-making toward evidence-based interventions targeting the improvement of working environment in the health sector in our country. Keywords: Stress, psycho-social factors, work, the health sector. VIII

Tabela e përmbajtjes DEKLARATË STATUORE... IV Falenderime... VI Abstrakt... VII Abstract... VIII Tabela e përmbajtjes... IX Parathënie... XIV HYRJE... XV KAPITULLI I PARASHTRIMI I PROBLEMIT... 1 I.1 Stresorët në punë... 1 I.2 Ndryshimi i stresorëve të lidhur me punën... 3 I.3 Ndryshimi i mjedisit të punës... 5 I.4 Situata lidhur me faktorët psikosocialë në mjediset e punës në vendin tonë dhe lidhja me nivelin e stresit... 6 I.5.1 Qëllimi i studimit... 7 I.5.2 Objektivat e studimit... 7 I.5.3 Pyetjet Kërkimore të Studimit... 8 I.5.4 Hipotezat e studimit... 8 I.5.5 Rëndësia e studimit... 8 KAPITULLI II RISHIKIMI I LITERATURËS... 10 II.1 Stresi okupacional tek punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pasojat e tij 10 II.2 Stresi dhe kërkesat në mjedisin e punës lidhja me sëmundjen... 11 II.3 Faktorët psikosocialë të rrezikut kardiovaskular në vendin e punës... 13 II.3.1 Lidhja midis profesioneve dhe rrezikut koronar... 14 II.3.2 Koncepti i ankthit aktiv... 14 II.3.3 Kontekstet sociale të ankthit aktiv... 15 IX

II.4 Ngjarjet jetësore, stresi në punë dhe rreziku kardivaskular... 16 II.5 Kostot e stresit... 17 II.5.1 Mungesa në punë për shkak të stresit... 19 II.5.2 Ritmi i ndërrimit të stafit në punë... 19 II.5.3 Vazhdimi i punës edhe kur punonjësi është i sëmurë... 20 II.5.4 Shëndeti mendor në punë... 20 II.6 Stresi dhe mënyrat e lehtësimit të tij... 22 II.7 Përdorimi klinik dhe parandalues i përgjigjes relaksuese... 23 II.7.1 Parandalimi parësor dhe dytësor... 24 II.8 Mbështetja sociale si barrierë ndaj stresit në mjedisin e punës... 25 II.9 Ndërhyrjet ndaj stresit në nivelin e organizatës... 26 II.9.1 Përshtatja e individit me mjedisin... 26 II.9.2 Mbështetja sociale... 27 II.9.3 Reduktimi i paqartësive... 27 II.9.4 Përmirësimi i sjelljes individuale përshtatëse... 27 II.10 Ndryshimi i sjelljes për të parandaluar rrezikun koronar... 30 II.10.1 Disa strategji ndërhyrëse potenciale bazuar në hipotezën e stresit... 32 II.10.2 Strategji të tjera ndërhyrëse... 32 KAPITULLI III METODOLOGJIA E STUDIMIT... 34 III.1 Modeli kërkimor... 34 III.2 Popullata e studimit dhe kampionimi... 34 III.3 Mbledhja e të dhënave... 36 III.3.1 Instrumentet për mbledhjen e të dhënave... 36 III.3.2 Dimensionet e pyetësorit COSOQ versioni mesatar... 41 III.3.3 Parametrat statistikorë të instrumentit COPSOQ... 42 III.3.4 Përkthimi, pre-testimi dhe zhvillimi i versionit përfundimtar i instrumentit COPSOQ në gjuhën Shqipe... 45 X

III.4 Përkufizimi i ndryshorëve... 46 III.4.1 Faktorët e pavarur... 46 III.4.2 Faktorët e varur... 48 III.5 Analiza statistikore e të dhënave... 48 III.6 Konsideratat etike... 50 III.7 Kufizimet e studimit... 51 KAPITULLI IV REZULTATET... 53 IV.1 Të dhëna të përgjithshme për subjektet në studim... 53 IV.2 Lidhja midis dimensioneve të faktorëve (stresorëve) psikosocialë në mjedisin e punës me faktorët socio-demografikë... 55 IV.2.1 Dimensioni 1 kërkesat kuantitative në mjedisin e punës... 55 IV.2.2 Dimensioni 2 kërkesat kognitive në mjedisin e punës... 56 IV.2.3 Dimensioni 3 kërkesat emocionale në mjedisin e punës... 57 IV.2.4 Dimensioni 4 kërkesat për fshehjen e emocioneve në mjedisin e punës... 58 IV.2.5 Dimensioni 5 kërkesat sensoriale në mjedisin e punës... 60 IV.2.6 Dimensioni 6 influenca në punë... 61 IV.2.7 Dimensioni 7 mundësitë për zhvillim në mjedisin e punës... 62 IV.2.8 Dimensioni 8 shkalla e lirisë në punë... 64 IV.2.9 Dimensioni 9 domethënia e punës... 65 IV.2.10 Dimensioni 10 përkushtimi në vendin e punës... 66 IV.2.11 Dimensioni 11 parashikueshmëria në ambjentin e punës... 68 IV.2.12 Dimensioni 12 qartësia e rolit në punë... 69 IV.2.13 Dimensioni 13 konfliktet e rolit në punë... 70 IV.3.14 Dimensioni 14 cilësia e drejtuesit (lidershipit)... 71 IV.2.15 Dimensioni 15 mbështetja sociale në mjedisin e punës... 73 IV.2.16 Dimensioni 16 feedback-u në punë... 74 IV.2.17 Dimensioni 17 marrdhëniet sociale në ambjentin e punës... 75 XI

IV.2.18 Dimensioni 18 ndjenja e komunitetit në ambjentin e punës... 76 IV.2.19 Dimensioni 19 pasiguria në punë... 77 IV.2.20 Dimensioni 20 kënaqësia nga puna... 78 IV.2.21 Dimensioni 21 shëndeti i përgjithshëm... 80 IV.2.22 Dimensioni 22 shëndeti mendor... 81 IV.2.23 Dimensioni 23 vitaliteti... 82 IV.2.24 Dimensioni 24 stresi i lidhur me sjelljen... 83 IV.2.25 Dimensioni 25 stresi somatik... 84 IV.2.26 Dimensioni 26 stresi kognitiv... 86 KAPITULLI V DISKUTIMI... 88 V.1 Përmbledhje e të dhënave të përgjithshme për subjektet në studim... 88 V.2 Krahasimi i qëndrueshmërisë së brendshme versionit shqip të pyetësorit COPSOQ me studimet ndërkombëtare... 88 V.3 Krahasimi i rezultateve të studimit tonë me studime të tjera në arenën ndërkombëtare... 89 V.4 Niveli i llojit të prodhimit dhe detyrat... 91 V.4.1 Kërkesat sensoriale dhe ndjenja e komunitetit në vendin e punës... 91 V.4.2 Kërkesat kuantitative në vendin e punës... 92 V.4.3 Kërkesat kognitive në vendin e punës... 94 V.4.4 Kërkesat emocionale në vendin e punës... 95 V.4.5 Kërkesat për fshehjen e emocioneve në vendin e punës... 96 V.5 Niveli i organizimit të punës dhe përmbajtja e detyrave... 97 V.5.1 Influenca në vendin e punës... 97 V.5.2 Mundësitë për zhvillim në vendin e punës... 98 V.5.3 Shkalla e lirisë në vendin e punës... 98 V.5.4 Domethënia e punës... 99 V.5.5 Përkushtimi në vendin e punës... 99 XII

V.6 Niveli i marrdhënieve ndërpersonale dhe lidershipit... 100 V.6.1 Parashikueshmëria në vendin e punës... 100 V.6.2 Qartësia e rolit në punë... 101 V.6.3 Konfliktet e rolit në punë... 102 V.6.4 Cilësia e drejtuesve në punë... 102 V.6.5 Mbështetja sociale në punë... 103 V.6.6 Feedback-u në punë... 104 V.6.7 Marrdhëniet sociale në punë... 104 V.7 Niveli i ndërveprimit punë-individ... 105 V.7.1 Pasiguria në punë... 105 V.7.2 Kënaqësia nga puna... 107 V.8 Niveli individual... 108 V.8.1 Shëndeti i përgjithshëm... 108 V.8.2 Shëndeti mendor dhe vitaliteti... 109 V.8.3 Stresi i lidhur me sjelljen, stresi somatik dhe stresi kognitiv... 109 V.9 Përmbledhje... 110 KAPITULLI VI KONKLUZIONE... 113 KAPITULLI VII REKOMANDIME... 119 BIBLIOGRAFIA... 122 ANEKS... 137 Pyetësor mbi kushtet psikosociale të punës, shëndetin dhe mirëqenien... 137 XIII

Parathënie Gjatë gjysmë shekullit të kaluar kanë ndodhur ndryshime rrënjësore në të gjithë aspektet e shoqërisë, duke përfshirë dhe mjedisin e punës. Mjedisi i përgjithshëm okupacional dhe social do të karakterizohet nga tre aspekte kryesore: 1) Proceset e globalizimit, që do të përfshijnë rritjen e mobilitetit të tregut të punës, reduktimin e barrierave për tregtinë dhe rritjen e rëndësisë së burimeve njerëzore); 2) Progresi teknologjik dhe rritja e rolit të tekonologjisë së informacionit dhe komunikimit - këto do influencojnë ritmin e transferimit të njohurive, rritjen e kërkesës për forcë punëtore tepër të specializuar dhe më fleksibile lidhur me mënyrën e organizimit të punës, etj; 3) Zhvendosjet demografike në krahun e punës që përfshijnë moshimin e krahut të punës, që do shoqërohet me diferenca në aspirata dhe vlera midis brezave, përfshirë rritjen e rëndësisë së grave në krahun e punës, njohjen e hendekut gjinor dhe rritjen e tendencës për një krah pune multi-kulturor për shkak të proceseve të imigrimit. Të gjithë këto procese do kenë impakte të forta në mënyrën e organizimit të punës dhe strukturën e organizatave. Disagregimi vertikal i punës, strukturat fluide dhe ripërcaktimi i marrdhënieve në punë do të zhvendosin vëmendjen drejt performancës, punës në mënyrë inteligjente, afate kohore të aty-për-atyshëm, strategji kosto-efektive dhe praktika organizative jo shumë të qarta. Të gjitha këto nënkuptojnë ndryshimin e natyrës së stresorëve të lidhur me punën dhe të të gjithë pasojave shëndetësore dhe sociale që shkaktojnë ato. Pa dyshim, këto tendenca kanë prekur tashmë dhe do të vazhdojnë të reflektohen dhe në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në fakt, sektori shëndetësor konsiderohet një ndër frontet më stresuese të punës. Të dhënat shkencore demonstrojnë lidhje të qarta midis stresorëve okupacionalë, nivelit të stresit dhe pasojave shëndetësore dhe sociale për vetë individin, familjen dhe gjithë shoqërinë. Bazuar në këto, janë propozuar strategji të ndryshme parandaluese dhe që synojnë reduktimin e efekteve të dëmshme të stresit okupacional në shëndetin e punonjësve Në këtë kontekst, qëllimi i studimi aktual ishte matja dhe evidentimi i faktorëve psiko-socialë të stresit të lidhur me punën tek punonjësit e shëndetësisë në vendin tonë. Gjetjet e studimit synojnë të hedhin dritë mbi këtë fenomen pak të studiuar në Shqipëri si dhe t i vijnë në ndihmë politikë-bërësve dhe vendim-marrësve apo edhe menaxherëve të institucioneve shëndetësore në vendin tonë në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës dhe lehtësimit të stresorëve të lidhur me punën në këtë sektor të rëndësishëm të jetës dhe zhvillimit të vendit tonë. XIV

HYRJE Stresi dhe faktorë të tjerë në mjedisin e punës mund të jenë të lidhur me gjendjen shëndetësore të përgjithshme të individëve. Sidoqoftë, pasojat shëndetësore varen në një shkallë të madhe nga ndjeshmëria e individit dhe aftësitë rezistueve të tij ndaj ngjarjeve shëndetësore të pafavorshme. Në nivelin e punonjësit, faktorët e lidhur me ndjeshmërinë kanë të bëjnë me faktorët psikologjikë dhe socialë. Ndërsa në nivelin e organizatës, mund të përfshihen faktorë që kanë të bëjnë me madhësinë e kompanisë, llojin e menaxhimit, llojin dhe kërkesat në vendin e punës, etj. Kurse faktorët individualë të rezistencës përfshijnë mbështetjen sociale, aftësinë për shprehjen e zemërimit, etj. Në përpjekje për të kuptuar lidhjet e shumëfishta midis faktorëve në mjedisin e punës (dhe më gjerë) dhe shëndetit, në fundin e viteve 70 u zhvillua koncepti i mjekësisë së sjelljes, e cila ka në qendër të saj zhvillimin dhe integrimin e shkencës se sjelljes dhe asaj mjekësore me njohjen dhe kuptimin e shëndetit dhe sëmundjes dhe aplikimin e këtyre dijeve për qëllime të parandalimit, diagnozës, trajtimit dhe ri-aftësimit (Schwartz dhe Weiss, 1978). Në këtë mënyrë, ideja bazë është hetimi i marrdhënieve komplekse midis stresit dhe sëmundjes, në kontekstin e një sërë disiplinash të tjera në vend të përqendrimit në një disiplinë apo aspekt të caktuar. Arsyet për këtë qasje shumë më gjithëpërfshirëse përfshijnë: pamundësinë e ekspertëve që veprojnë vetëm me disiplina specifike për të shpjeguar pse disa njerëz sëmuren kur janë nën stres por të tjerët jo; shtimin e njohurive shkencore në shkencat sociale, të sjelljes dhe epidemiologjinë e sjelljes; dhe zhvillimi i shpejtë i psikologjisë mjekësore apo psikologjisë së shëndetit në përgjithësi (Blanchard, 1977). Për shembull, një studim midis drejtuesve të bizneseve të ndryshme që shqyrtoi ndërveprimin e aftësive për të duruar situata stresuese (fleksibiliteti) dhe aktivitetit fizik me sëmundjet e lidhura me stresin, sugjeroi se personat që ishin tipa të adaptueshëm (fleksibël) dhe që angazhoheshin në aktivitet fizik raportuan më pak se 20% të sëmundjeve krahasuar me personat jo fleksibël dhe që nuk bënin aktivitet fizik, kurse personat që ose ishin fleksibël ose angazhohehin në aktivitet fizik kishin prevalenca të ndërmjetme të sëmundjeve të vetë-raportuara (Kobasa, Maddi, dhe Puccetti, 1982). Ky studim nxjerr në pah rëndësinë e kombinimit të efekteve mbrojtëse/të rrezikshme të personalitetit dhe të sjelljes në ndërmjetësimin e lidhjes stres-sëmundje, si dhe evidenton grupet target me risk të lartë në ambjentin e punës. Bazuar në aspektet e personalitetit, personat mund të klasifikohen edhe në bazë të një sistemi që i kategorizon ata në tipin A (më konkurrues, ambiciozë, të paduruar dhe/ose agresivë) ose në tipin B (të cilët aspektet e mësiperme i kanë shumë më pak të shprehura), dhe tipi A mendohet se është më i prirur ndaj sëmundjeve kardio-vaskulare (Friedman dhe Rosenman, 1959), në kombinim edhe me faktorë të tjerë në vendin e punës. Për të shqyrtuar me hollësi ndërverprimet e personalitetit dhe të sjelljes me faktorët e punës dhe faktorë të tjerë, analiza duhet të përfshijë disa nivele: atë intra-personal, inter-personal, institucional, kulturor, etj. (Margolis dhe bp., 1983), duke sugjeruar një mjedis tepër kompleks dhe influenca shumëplanëshe. XV

Sic e përmendëm, shëndeti apo sëmundja nuk janë fenomene të thjeshta që shpjegohen vetëm nga lidhja ekspozim-sëmundje, por përcaktohet nga ndërveprimi midis faktorëve të ndjeshmërisë dhe atyre të rezistencës. Ndjeshmëria dhe rezistenca nuk janë dy anë të të njëjtës medalje. Dmth, mungesa e ndjeshmërisë nuk do të thotë se dikush është rezistent ndaj një ngjarjeje të pafavorshme pasi secili nga faktorët përbërës të tyre operon në një mënyrë të ndërvarur apo të pavarur me të tjerët (Wolf, 1976; Gentry dhe Kobasa, 1984). Në fund të viteve 50, stresi filloi të konsiderohej si një ndryshor i rëndësishëm dhe interesant për kërkimin shkencor (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Që atëherë, shqetësimi kryesor është lidhur me përkufizimin e stresit sesa me konceptin e tij si dhe me mënyrat e shumëllojta në të cilat është përdorur dhe kuptimet e shumta që i janë mveshtur atij. Prandaj, është e rëndësishme që përkufizimi i stresit të jetë i qartë sepse dështimi për të kapur esencën e eksperiencës stresuese thjesht do të ndërlikojë më tej analizën e efektit të tij në mirëqënien e njerëzve (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Në fakt, stresi është një element interesant për kërkimin shkencor pasi ai përfaqëson një element thelbësor të psikologjisë së shëndetit, duke bashkuar njohuri të shumta lidhur me funksionimin e përgjithshëm të qënieve njerëzore (Bartlett, 1998), dhe bazuar në këto njohuri, stresi, shëndeti, puna dhe mirëqënia janë të lidhura në mënyrë të ndërsjellë dhe të pazgjidhshme. Prandaj, paradigma e stresit është korniza më e përdorur për të kuptuar shëndetin dhe mirëqënien e punonjësve (Tetrick, 2002). Stresi është përkufizuar si një stimul, përgjigje ose ndërveprim midis këtyre të dyjave, duke përfshirë dhe nocionin e kohës (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Ekzistojnë shumë përkufizime të stresit. Në thelb, stresi rezulton nga kërkesat (si psh., vështirësia e punës) të cilat individët nuk i realizojnë dot, ose burimet e pamjaftueshme (psh., paga) për të kënaqur nevojat e individëve (Caplan dhe bp., 1975). Në një këndvështrim tjetër, stresi mund të përkufizohet si përgjigjet negative jo-specifike të trupit ndaj kërkesave në vendin e punës (Mott dhe bp., 2004). Stresi i lidhur me punën mund të mos konsiderohet domosdoshmërisht si një reagim negativ duke qënë së në fazat e hershme, stresi i lidhur me punën mund të stimulojë trupin dhe të përmirësojë performancën në punë. Megjithatë, nëse stresi stimulohet vazhdimisht dhe nëse lihet i patrajtuar atëherë ai mund të fillojë të ndikojë negativisht në produktivitetin e individëve të prekur nga kjo gjendje dhe më tej edhe aspekte të tjera jashtë punës (Grandham, 2000), duke cuar edhe në pasoja të padëshirueshme për shëndetin e tyre. Madje, stresi mund të kulmojë në të ashtuquajturën lodhje nga puna, që përfaqëson një formë lodhjeje emocionale dhe mendore, depersonalizimi dhe ulje e ndjenjës së realizimit personal (Braithwaite, 2008). Megjithëse ne sot kemi një kuptim më të mirë për natyrën e stresit dhe komponentët e tij, përkufizimet që janë në përdorim nuk na kanë ndihmuar shumë për të kuptuar vetë procesin e stresit (Cooper, Dewe dhe O Driscoll, 2001). Perspektivat aktuale e konsiderojnë stresin në kontekstin e marrdhënieve, duke theksuar natyrën e tyre, proceset që lidhin individin me mjedisin dhe përshkrimin e mënyrave sipas të cilave ndodhin ndërveprimet (Aldwin, 2000). Për pasojë, stresi buron nga vlerësimi që kërkesat specifike të mjedisit rrethues do të kërkojnë XVI

shpenzimin e burimeve individuale, duke kërcënuar në këtë mënyrë mirëqënien e tyre (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Ka dy lloje vlerësimi. I pari emërtohet si vlerësimi primar dhe i referohet situatës kur individi vlerëson dhe i jep një kuptim të caktuar ngjarjeve duke peshuar rreziqet, kërcënimet dhe sfidat që këto ngjarje nënkuptojnë për atë (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Megjithatë, vlerësimi primar nuk mjafton për të vendosur lidhur me domethënien e një ngjarjeje, kështu që hyn në lojë vlerësimi sekondar i cili vlerëson në detaje domethënien e mjedisit rrethues dhe i jep zgjidhje pyetjes cfarë të bëj?. Me fjalë të tjera, në këtë stad individi vlerëson burimet e tij për të zgjidhur situatën duke vlerësuar dëmet, rreziqet dhe sfidat (Lazarus, 2001). Janë pikërisht këto dy procese vlerësimi që i japin formë dhe kuptim ngjarjeve të mjedisit rrethues. Duke qënë se këto procese e zhvendosin fokusin e kërkimit shkencor tek eksplorimi i gjërave që njerëzit mendojnë dhe bëjnë në situata stresuese, ato përfaqësojnë një mënyrë për të kuptuar procesin e stresit pasi kapin lidhjen e ndryshueshme person-mjedis (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Por, edhe pse, pas këtyre që thamë, stresi mund të konsiderohet si një proces ndërveprimi, ku proceset e vlerësimit ofrojnë një shteg shkak-pasojë midis individit dhe mjedisit rrethues, aspekte të cilat nuk merreshin parasysh në përkufizimet tradicionale të stresit, sërisht kuptimi i fjalës stres mbetet jo plotësisht i qartë (Newton, 1995). Një kuptim më gjithëpërfshirës i fjalës stres do të merrte në konsideratë mënyrat e zakonshme me të cilat njerëzit përshkruajnë stresin di faktin që stresi nuk është thjesht një reagim emocional por një emocion që qëndron në zemër të përjetimit të stresit pasi stresi përfaqëson gjithnjë një emocion dhe prandaj duhet të konsiderohet si një element kyc i gjendjeve emocionale (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Përshkrimi i saktë i mekanizmave të stresit del përtej qëllimit të këtij punimi shkencor. Por, paqartësitë në përkufizimin e stresit dhe të procesit të stresit janë të rëndësishme pasi ato implikojnë shqyrtimin e metodologjive të përdorura për kërkimin shkencor të lidhur me stresin. Për shembull, është e nevojshme të analizohet nëse këto metodologji janë larguar aq shumë nga fenomeni që duhet të masnin saqë mund të vënë në dyshim realitetin e prodhuar nga këto modele (Dewe, 2000). Prandaj, është e rëndësishme që të jetë e qartë se cfarë masim kur masim stresin, kujt i përket ky realitet që sugjeron kërkimi shkencor, drejtimin ku po na cojnë këto metoda dhe cfare metodologjish alternative janë të disponueshme, duke u orientuar drejt një përkufizimi të stresit i cili kap cështjet që refletkojnë dhe i japin formë përjetimeve individuale të stresit (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Pavarësisht problematikës së paraqitur më sipër, stresi në mjedisin e punës mund të jetë një përvojë e cila ndikon në dimensione të shumta të jetës së individëve, me potencial të lartë për përkeqësimin e cilësisë së jetës, marrdhënieve familjare, okupacionale dhe sociale. Për këtë arsye qëllimi kryesor i këtij studimi është të hedhë dritë lidhur me faktorët psikosocialë të stresit okupacional tek stafi shëndetësor që punon në qendrat shëndetësore dhe spitalet e prefekturës Elbasan dhe lidhjen e tyre me faktorët socio-demografikë. XVII

Në vazhdim, përmes studimit të personelit shëndetësor target, ky studim hodhi dritë mbi dimensionet e stresit okupacional, duke marrë në konsideratë një sërë variablesh sociodemografikë të pavarur. Ky studim do të ofrojë, për herë të parë, një panoramë të qartë lidhur me një numër të madh dimensionesh të stresit okupacional midis punonjësve të shëndetësisë në vendin tonë me qëllim nxitjen e vendim-marrjes dhe politikë-bërjes në favor të ndërhyrjeve që synojnë reduktimin e stresit në ambjentet e punës në sistemin shëndetësor në vendin tonë. Për këtë arsye ky studim është strukturuar si vijon: Kapitulli i parë Parashtrimi i problemit Ky kapitull është përqëndruar në parashtrimin e problemit kërkimor, zgjedhjen e fushës studimore, rëndësinë e studimit të stresit në mjediset e punës të stafit shëndetësor në vendin tonë dhe faktorëve të lidhur me të. Është synuar që cështjet e paraqitura të argumentohen në rrafshin teorik dhe praktik. Në këtë kapitull janë trajtuar gjithashtu lidhja e metodës kërkimore me cështjen e studimit, si dhe paraqitja e qëllimit dhe objektivave të studimit. Kapitulli i dytë Rishikimi i literaturës Në kreun e dytë prezantohet literatura lidhur me stresin dhe mënyrat e lehtësimit të tij, kosot e stresit dhe shëndetin mendor në punë, për të kaluar më pas në përshkrimin e ndryshimit të mjedisit të punës dhe stresit të lidhur specifikisht me punën, stresorët në punë dhe ndryshimin e natyrës së tyre përgjatë kohës. Rishikimi i literaturës ka mbuluar në mënyrë të përshtatshme edhe cështjen e stresit okupacional tek punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pasojat e tij, duke qënë se ka lidhje të drejtëpërdrejtë me qëllimin e këtij punimi shkencor, duke argumentuar rreziqet shëndetësore dhe të natyrave të tjera të lidhura me stresin. Në këtë kuadër janë përshkruar dhe strategjitë ndërhyrëse me qëllim reduktimin e stresit në mjediset e punës dhe paraqitjen e situatës lidhur me faktorët psikosocialë të stresit në mjediset e punës së sistemit shëndetësor në vendin tonë. Rishikimi i gjerë i literaturës i krijoi mundësi kërkueses që të studiojë në detaje teoritë, kërimet dhe studimet e mëparshme lidhur me këto cështje, të identifikojë problemet dhe të përcaktojë strategjinë më të përshtatshme të kërkimit shkencor, të hulumtojë instrumentet e ndryshme matës të këtyre fenomeneve dhe të përzgjedhë instrumentin më të përshtatshëm për studimin e këtyre cështjeve në kontekstin e vendit tonë. Rishikimi i literaturës ndihmoi gjithashtu për të kontekstualizuar gjetjet e studimit dhe interpretuar ato në një dritë të përshtatshme. Kapitulli i tretë Metodologjia e kërkimit Në kreun e tretë përshkruhen në mënyrë të detajuar modeli kërkimor i përdorur, popullatën e studimit dhe kriteret e përfshirjes së saj në studim, hapat e kërkimit shkencor, metodat e mbledhjes së të dhënave dhe instrumentet e përdorur për këtë qëllim, vlefshmërinë dhe XVIII

besueshmërinë e këtyre instrumentave, administrimin e tyre, testet statistikore të përdorura dhe arsyet për përdorimin e tyre. Së fundmi trajtohen çështjet etike dhe kufizimet e kërkimit. Kapitulli i katërt Analiza e të dhënave Analiza e të dhënave është paraqitur në mënyrë që t i përgjigjej objektivave të studimit kurse rezultatet e analizës statstikore janë interpretuar duke marrë në konsideratë llojin e testit statistikor të përdorur. Kapitulli i pestë- Diskutimet e studimit Në këtë kapitull gjetjet e studimit tonë janë vënë në kontekstin e gjetjeve të studimeve të tjera të ngjashme në arenën ndërkombëtare duke krahasuar të dhënat dhe duke supozuar lidhur me tendencat e evidentuara në kërkim të shpjegimeve për diferencat e hasura. Në cdo rast, për interpretimin e gjetjeve, është marrë në konsideratë natyra kros-seksionale e studimit dhe madhësia e kampionit, si dhe instrumenti i përdorur, me gjithë kufizimet që ato bartin. Kapitulli i gjashtë- Përfundime dhe rekomandime Në këtë kapitull përfundimet e studimit, bazuar në gjetjet, si dhe rekomandimet përkatëse lidhur me cështjet e identifikuara dhe që kërkojnë ndërhyrje në nivele të ndryshme për t u përmirësuar apo reduktuar. Jemi përpjekur që rekomandimet të jenë reale dhe të mundshme duke lënë të hapur shtegun për kërkime shkencore të mëtejshme për të ndricuar më mirë stresin okupacional në mjediset e punës së sistemit shëndetësor në vendin tonë dhe faktorët e lidhur me të me qëllim marrjen e masave efektive për parandalimin apo reduktimin e tij. XIX

KAPITULLI I PARASHTRIMI I PROBLEMIT Mjedisi i punës mund të jetë një ambjent shumë stresues. Duke qënë se një pjesë e madhe e jetës së njerëzve kalohet në mjedisin e punës atëherë ka shumë mundësi që cështjet e punës do të kenë ndikimin e tyre në mënyrën se si njerëziy ndjehen. Për këtë arsye, kërkimi shkencor ka tentuar të identifikojë faktorët e punës që kanë potencialin për të shkaktuar stres. Zbulimi i efekteve të konflikteve të rolit në punë dhe paqartësisë së roleve në punë u pasua në studime të aspekteve të tjera të lidhura me këto cështje (Kahn dhe bp., 1964). Në këtë mënyrë, studimi dhe evidentimi i llojeve të stresorëve të lidhur me mjedisin e punës vazhdoi me ritme të shpejta, duke përfshirë kërkesat e rolit në punë, cështje të lidhura me zhvillimin e karrierës, marrdhëniet në punë, cështje që kanë të bëjnë më strukturën organizative dhe kulturore, konfliktet midis punës dhe jetës jashtë punës, ndryshimet dhe tranzicionin e organizatave, shkurtimet dhe financimet e jashtme të organizatës, etj. (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010; Sulsky, dhe Smith, 2005; Cooper dhe Marshall, 1976). Gjatë kësaj kohe janë përdorur instrumenta të ndryshëm për matjen e stresorëve në punë. Por ndryshimet e vrullshme sociale dhe ekonomike nënkuptojnë që këto madhësi dhe instrumenta mund të jenë të biasuar tashmë, duke qënë se ato mund të mbivlerësojnë rëndësinë e disa stresorëve, mos të përfshijnë disa të tjerë dhe dështojnë të marrin në konsideratë rëndësinë e këtyrë të fundit për individët. Në këtë mënyrë, ndërkohë që njohuritë tona përmirësohen dhe shtohen, po kështu duhet të përmirësohen dhe instrumentat matës në mënyrë që këto të jenë në gjendje të kapin stresorët dhë ngjarjet që janë me rëndësi për eksperiencat individuale. I.1 Stresorët në punë Organizatat dhe marrdhëniet e punës brenda tyre nuk janë imune ndaj ndryshimeve sociale dhe ekonomike, rregullave të qeverive, stileve të menaxhimit dhe pritshmërive dhe nevojave të punonjësve të tyre. Këta faktorë luajnë rol për formëzimin e stresorëve në punë duke sugjeruar edhe llojin e stresorëve që mund të hasen në të ardhmen (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Madje, këta faktorë në një moment mund të influencojnë natyrën e stresorëve në punë dhe në një tjetër moment mund të kthehen vetë në stresorë të lidhur me punën, dhe në këtë mënyrë ndryshimi dhe stresorët janë të ndërlidhur dhe ndihmojnë për të përcaktuar faktorin tjetër. Midis shumë faktorëve të tjerë, tre janë faktorët kryesore që lidhen me mënyrën se si po transformohet puna duke dhënë sinjale për atë se cfare pritet të ndodhë: pasiguria e punës, rritja e cilësive emocionale të punës dhe balanca punë-jetë jashtë pune (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Pasiguria e punës është një stresorët më të rëndësishëm të lidhur me punën. Pasiguria e punës shoqërohet me ndjenja të intensifikimit të punës. Kërkesat ndaj punonjësve në lidhje me rritjen e eficiencës dhe produktivitetit janë të lidhura me ndryshime në shpërndarjen, organizimin, kontrollin dhe shpërblimin e tyre, duke intensifikuar eksperiencën e punës; përqindje të konsiderueshme punonjësish deklaojnë që ata punojnë përtej orarit zyrtar, apo që shpejtësia dhe përpjekjet që bëjnë në punë janë rritur dhe 1

që niveli i stafit të organizatës është i papërshtatshëm (Burchell dhe bp., 1999). Përderisa punonjësit mendojnë që po punojnë më shumë në kuadër të burimeve më të kufizuara në tregje gjithnjë e më konkurruese dhe të pasigurta, kjo nënkupton që mjedisi i punës po bëhet një ambjent më stresues për shumë punonjës. Stresi prek punonjësit në shumë mënyra dhe shkaqet e tij janë të ndryshme. Në vijim po paraqesim një prej klasifikimeve të shkaqeve të stresit në mjedisin e punës. Mjedisi fizik Disa karakteristika të mjedisit të punës mund të shërbejnë si burime të stresit në punë. Këtu përfshihen: mungesa e hapësirës për të vepruar në mënyrë komode; mungesa e privatësisë; zyra jo të ndara duke krijuar zhurmë, tërheqje të vëmendjes, dhe ndërpreje të vazhdueshme; kushte të vështira pune që kërkojnë përkulje apo tërheqje të skajshme apo mbajtje peshash; temperaturë dhe lagështi e papërshtatshme; zhurma të larta dhe ajrim i papërshtatshëm. Organizata Politikat, procedurat dhe kultura organizatës mund të shkaktojnë stres. Elementët e kulturës së organizatës që mund të shkaktojnë stres përfshijnë: staf i pamjaftueshëm që con në punë jashtë orarit; koordinim i dobët midis sektorëvë apo departamenteve; trajnim i pamjaftueshëm për të bërë punën mirë; informacion i pamjaftueshëm; mungesë fleksibiliteti në procedurat e punës; mungesa e kohës për t ju përshtatur ndryshimeve, etj. Këtu përfshihet dhe mënyra se si menaxhohet organizata, duke nënkuptuar stilin, filozofinë, sistemin e punës, modelin dhe objektivat që ajo ndjek. Stresi në këtë kontekst mund të shkaktohet nga vënia e theksit tek konkurueshmëria duke neglizhuar shpesh sigurinë dhe shëndetin e punonjësve; menaxhimin e krizave; mos-ndarja e informacioneve; ndryshimi i shpeshtë i procedurave; etj. (Stranks, 2005). Roli në organizatë Stresi në këtë aspekt mund të shkaktohet nga paqartësia e roleve në organizatë; konfliktet e roleve; përgjegjësia e ulët; mungesa e mbështetjes nga ana e menaxherëve me eksperiencë, etj. Marrdhëniet në organizatë Mënyra sesi punonjësit krijojnë marrdhënie midis tyre mund të përbëjë një burim të rëndësishëm stresi, nëpërmjet: marrdhënieve jo të mira me shefin si pasojë e mungesës së informacionit për rolin dhe përgjegjistë e cdonjërit; marrdhënie jo të mira me kolegët; vështirësive për të deleguar përgjegjësitë; konfliktet që lindin për shkak të gjuhës, gjinisë apo aspekteve të tjera; mungesa e feedback-ut nga kolegët apo menaxherët, etj. Zhvillimi i karrierës Karriera ose mungesa e saj mund të cojë në stres nëpërmjet mungesës së sigurisë në punë për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të strukturës së organizatës; promovimi i pamerituar; mos promovimi që krijon ndjenjën e lënies pas dore ; frenimi i ambicieve kur nuk ka përputhje me perceptimin e menaxherëve; pagesa jo e mirë krahasuar me të tjerët që bëjnë të njëjtën punë, etj. (Stranks, 2005). Marrdhëniet personale dhe sociale Marrdheniet personale apo sociale që njerëzit krijojnë mund të jenë burim stresi nëpërmjet: mundësive të pakta për kontakte sociale për shkak të punës impenjative; ngacmimin seksual në punë; racizmin në punë; konfliket me kërkesat familjare, etj. 2

Pajisjet Pajisjet e papërshtatshme, të vjetëruara ose ta pasigurta shpesh shkaktojnë stres midis punonjësve. Aspektet individuale Njerëzit janë të ndryshëm në drejtim të qëndrimeve, personalitetit, motivimit dhe aftësisë për t u përballur me stresin. Sic e kemi përmendur më sipër, këto karakteristika bëjnë që ata ta përjetojnë stresin në mënyra të ndryshme dhe ta përballojnë atë po në mënyra të ndryshme. Përvec stresit të shkaktuar në punë, ai mund të vijë dhe nga burime të tjera që nuk kanë lidhje me punën, të tillë si: problemet financiare, ndërrimi i vendbanimit, vdekja e një personi të dashur, divorci, probleme të tjera familjare, sëmundje serioze ose terminale, afrimi i pensionit, etj. Në shumicën e rasteve këta persona janë në kërkim të mbështetjes nga punëdhënësi i tyre dhe kështu që organizatat mund të ofrojnë një sërë shërbimesh mbështetëse, ku përfshihen këshillimi për borxhet financiare, dhe këshillimi për stresin për punonjësit (Stranks, 2005). I.2 Ndryshimi i stresorëve të lidhur me punën Në sfondin e ndryshimeve sociale, ekonomike dhe politike, mund të identifikohen disa stresore të punës të cilët shërbejnë për të kuptuar më mirë ndryshimin e natyrës së punës dhe ndryshimin e stresorëve të lidhur me punën. Është e qartë që stresorët tradicionalë do vazhdojnë të kenë impaktin e tyre në shëndetin dhe mirëqënien e punonjësve. Por është e rëndësishme të pranohet fakti që karakteristikat dhe kufijtë e këtyre stresorëve vazhdojnë të ndryshojnë dhe që ne jemi të pajisur më mirë për të kuptuar mjedisin e punës dhe cështjet me të cilat përballen punonjësit në këtë mjedis. Duhet theksuar që stresorët e punës të studiuar më shpesh janë mbingarkesa në punë, konflikti i roleve në punë dhe paqartësia e roleve në punë (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Ndonjëherë studiuesit dallojnë midis mbingarkesës sasiore dhe asaj cilësore në punë, por sidoqoftë ajo që ka rëndësi është se natyra e stresorëve po ndryshon. Mbingarkesa sasiore do të vazhdojë që reflektojë sasinë e punës në njësinë e kohës, por këtu, për shkak të intensifikimi të punës, mund të përfshihet dhe eficienca dhe cështje të raportit cilësi-performancë, përgjegjësia, puna graduale drejt arritjes së objektivave dhe urgjenca për të maksimizuar ngarkesën e punës kundrejt pasigurisë së punës dhe situatave të paqarta ekonomike (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Ndërkohë, dimensionet cilësore të mbingarkesës reflektojnë aspekte të natyrës kognitive të punës, dhe këto do përjetojnë kërkesa më të larta në drejtim të aftësive, edukimit të vazhdueshëm, punës me procedura dhe teknologji komplekse dhe kërkesat e vazhdueshme për zhvillimin profesional dhe të karrierës. Mbingarkesa cilësore mund të përfshijë elementët që njihen me termin tekno-stres ku përfshihen shqetësimet për aftëinë për të mësuar dhe përdorur teknologjinë e re, problemet që ju detyrohen kufizimeve ose pritshmërive rreth asaj c ka mund të bëjnë platformat e ndryshme teknologjike dhe gërryerjen e marrdhënieve sociale në punë si pasojë e aplikacioneve të reja që ndryshojnë mënyrën tonë të të punuarit dhe kanalet e ndryshme të ndërveprimet me kolegët (O Driscoll dhe O Driscoll, 2008). Gjithashtu, kufijtë midis stresorëve të ndryshëm do të bëhen më pak të qartë ndërkohë që konfliktet dhe paqartësitë fillojnë të reflektojnë mungesën e mundësive në terma të rritjes dhe 3

zhvillimit, ndjenja të ngecjes së karrierës bashkë me zhvlerësimin e aspekteve të punës që sjellin vlera, përmbushje, vlera sociale dhe kënaqësi. Mund të shfaqen konflikte në terma të synimeve, etikës, vlerave kërkesave personale të punës dhe nevojë për të punuar në kushte të pasigurisë që shtrihen përtej kërkesave për mbajtjen e vendit të punës dhe mbijetesës (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Në kohët e sotme jemi dëshmitarë shtimit të rregullave dhe rregulloreve humane gjithnjë e më komplekse. Jo vetëm që kërkohen strategji në të cilat avantazhi ekonomik arrihet nëpërmjet konkurrencës midis punonjësve, por edhe marrdhëniet brenda organizatës po bëhen gjithnjë e më komplekse. Kjo pasohet nga rritja e raportimeve lidhur me bezdisjen në punë, ngacmimin seksual, bullizmin, frikën dhe dhunën në mjediset e punës. Sjelljet si bullizmi janë mjaft komplekse dhe mund të jenë të vështira për tu identifikuar duke qënë se ndonjëherë ka vetëm një kufi të hollë midis formave të përshtatshme të menaxhimit dhe stileve ndërpersonale të papërshtatshme (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Shpesh ata që kryejnë këto sjellje janë të pandërgjegjshëm që po i kryejnë ato, por kostot e këtyre veprimeve janë të konsiderueshme duke u shoqëruar me stres të thellë tek viktimat që shtrihen përtej efekteve të stersorëve të zakonshëm të punës (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Dhuna në vendin e punës po përhapet gjithnjë e më shumë në të gjithë sektorët, vecanërisht në ato profesione ku kontakti me klientin është pjesë qëndrore e punës. Në industrinë e shitjeve me pakicë cdo minutë një shitës abuzohet verbalisht, kërcënohet me dhunë apo sulmohet fizikisht dhe një e treta e personave që kanë rënë viktima të dhunës në punë mendojnë që këto fenomene do shtohen në të ardhmen (Hodgson dhe bp., 2006). Kostot e dhunës në vendin e punës dhe sjelljeve të tjera kërcënuese si ngacmimi seksual dhe bullizmi mund të shkaktojnë stres të jashtëzakonshëm okupacional tek viktimat e këtyre sjelljeve. Ristrukturimi i organizatës, prirja drejt eficiencës dhe performancës më të lartë dhe rëndësia që i jepet menaxhimit të burimeve njerëzore kanë cuar në cështje lidhur me nivelin e kontrollit që kanë punonjësit mbi punën e tyre, fleksibilitetin e tyre për të menaxhuar aspekte të caktuara të punës, sfidat që rrjedhin nga puna dhe balanca midis punës dhe jetës jashtë saj (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Stresorët që shfaqen në këto kontekste reflektojnë tensionet në terma të asaj se si njerëzit dëshirojnë të punojnë, si duhet të punojnë dhe kënaqësisë që marrin nga puna. Këto tensione ngrihen kur vihen në kontekstin e ndryshimit të natyrës së punës, kërkesave konkurruese në punë dhe familje, rrafshimi i hierarkisë së organizatës, dobësimi i kufijve të qartë midis punëve të ndryshme, intensifikimi i punës dhe humbja e aspekteve të vlerësuara lart të punës të tilla si kontrolli dhe fleksibiliteti (Burchell dhe bp., 1999). Këto mund të kenë pasoja shqetësuese për punonjësit, familjet e tyre dhe menaxherët gjithashtu, duke shkaktuar rritje të stresit. Stresorët që përmendëm më sipër natyrisht nuk përbëjnë një listë gjithëpërfshirëse të tyre por mund të shërbejnë për të ilustruar faktin që ato kanë ndryshuar dhe evolvuar përgjatë kohës. Stresorët e kanë origjinën nga marrdhëniet kompekse sociale, ekonomike dhe të mjedisit të punës. Ato ndërveprojnë me njëri-tjetrin duke ndikuar pashmangshmërisht tek njëri-tjetri gjithashtu. Është e qartë që efektet e këtyre ndërveprimeve do të shtrihen dhe në aspekte të 4

tjera të punës dhe jetës duke u influencuar dhe ndryshuar nga këto faktorë dhe ngjarje të tjera. Përshkrimi dhe njohja e stresorëve janë të domosdoshme për të kuptuar mënyrat e përballjes me to, mënyrat se si janë zhvilluar njohuritë tona lidhur me strategjitë e përballjes dhe arsyet se përse, në kohë të ndryshme, këto njohuri kanë marrë drejtime të ndryshme duke u fokusuar në cështje të ndryshme (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Aspektet e përballjes dhe strategjitë për të lehtësuar përballjen me stresorët e lidhur me punën do të diskutohen më vonë në hyrjen e këtij punimi shkencor. I.3 Ndryshimi i mjedisit të punës Padyshim që gjatë gati gjysmë shekullit të kaluar kanë ndodhur ndryshime rrënjësore në të gjithë aspektet e shoqërisë. Sugjerohet që mjedisi i përgjithshëm okupacional dhe social do të karakterizohet nga tre aspekte kryesore: 1) Proceset e globalizimit këtu përfshihen rritja e ekonomive të vendeve në zhvillim, rritja e ritmit të rrjedhjes së kaptialit, rritja e mobilitetit të tregut të punës, reduktimi i barrierave për tregtinë dhe rritja e rëndësisë së burimeve njerëzore; 2) Progresi teknologjik dhe rritja e rolit të tekonologjisë së informacionit dhe komunikimit këto do influencojnë ritmin e transferimit të njohurive, mënyrën se si organizohen tregjet e kapitalit dhe punës, rritjen e kërkesës për forcë punëtore tepër të specializuar dhe më fleksibile lidhur me mënyrën e organizimit të punës, rritjen e rëndësisë së inteligjencës dhe kreativitetit njerëzor në ekonomi, etj; 3) Zhvendosjet demografike në krahun e punës moshimin e krahut të punës, që do shoqërohet me diferenca në aspirata dhe vlera midis brezave, përfshirë rritjen e rëndësisë së grave në krahun e punës, njohjen e hendekut gjinor dhe përdorimin e kësaj njohurive për të shtyrë përpara ndryshimin ekonomik, dhe rritjen e tendencës për një krah pune multi-kulturor për shkak të proceseve të imigrimit (Dewe dhe Kompier, 2008). Të gjithë këto procese do kenë impakte të forta në mënyrën e organizimit të punës dhe strukturën e organizatave. Disagregimi vertikal i punës, strukturat fluide dhe ri-përcaktimi i marrdhënieve në punë do të zhvendosin vëmendjen drejt performancës, punës në mënyrë inteligjente, afate kohore të aty-për-atyshëm, strategji kosto-efektive dhe praktika organizative jo shumë të qarta (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Në këtë mënyrë, marrdhëniet e punës do të bëhen më kërkuese ndërsa organizata përpiqet të shfrytëzojë në maksimum kapitalin njerëzor të saj nëpërmjet punës në skuadër, iniciativave të bazuara në kompetenca, strategji të bazuar në burimet e disponueshme, kërkesave për role me aftësi të shumëfishta, menaxhimin e talentit, edukimit të vazhdueshëm dhe tendencës drejt përdorimit të teknologjive të reja dhe zhvillimit të vazhdueshëm teknologjik. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, pritet që puna të bëhet më intensive, duke qënë më kërkuese nga ana emocionale dhe duke prodhura modele pune dhe marrdhënie ndërpersonale më komplekse (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). Këto ndryshime po vihen re tashmë. Kështu, puna me orar të zgjatur ka fituar qytetarinë në shumë organizata; arritja e balancës midis punës dhe familjes po vështirësohet gjithnjë e më shumë, duke shtuar kostot sociale të punës, dhe praktikat e punës janë tashmë shumë të ndryshme nga mënyra se si njerëzit duan të jetojnë. 5

Balanca punë-familja po rrit kërkesën për organizim më fleksibël të punës (Bell dhe Bryson, 2005), gjë e cila nuk po ndodh me ritmin e duhur. Të gjitha këto natyrisht që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqënien e punonjësve. Punonjësit kërkojnë më tepër kontroll mbi punën e tyre dhe kërkojnë punë interesante dhe kuptimplota, që t i lejojë atyre shprehjen e talenteve dhe përdorimin e aftësive të tyre. Mënyra se si puna përjetohet nga punonjësit është një element kyc i mirëqënies së tyre. Për këtë arsye, strategjitë dhe politikat që njohin cilësinë e përjetimit të punës përfaqësojnë një hap të madh përpara drejt synimit për ta kthyer punësimin në një eksperiencë që mundëson zhvillimin e plotë të karakterit apo aftësive të punonjësve (Dewe, O Driscoll dhe Cooper, 2010). I.4 Situata lidhur me faktorët psikosocialë në mjediset e punës në vendin tonë dhe lidhja me nivelin e stresit Lidhur me faktorët psikosocialë që operojnë në mjediset e punës në vendin tonë mund të themi që ka mungesë të theksuar informacioni. Në dijeninë tonë nuk ka ndonjë studim të mëparshëm i cili të ketë hulumtuar këto cështje apo të ketë raportuar lidhur me faktorët psikosocialë që operojnë tek stafi shëndetësor në Shqipëri. Sektori shëndetësor në Shqipëri, si të gjitha fushat e tjera të jetës, i është nënshtruar reformave të herë pas hershme, duke përbërë një truall ideal për pasqyrimin e shumicës dërrmuese të faktorëve psikosocialë që ndikojnë në stresin dhe mirëqënien e punonjësve të këtij sektori. Këtu mund të përfshihet një sërë faktorësh të tillë si ndërrimi i shpeshtë i drejtuesve të institucioneve shëndetësore të cdo niveli dhe ndërrimin e shpeshtë të stafit teknik, ndryshimin e vrullshëm të rregulloreve të funksionimit të institucioneve shëndetësore dhe të formave të raportimit të informacionit shëndetësor në varësi të reformave të skemës së sigurimeve shëndetësore dhe politikave shëndetësore në përgjithësi, ndryshimin e vrullshëm të teknologjisë që kërkon aftësi të reja të cilat nuk zotërohen apriori nga punonjësit më të moshuar, rritjen e interesit për cështjet etike në mjedisin e punës dhe llogaridhënien përpara publikut, mospërputhja e aftësive të personave të emëruar rishtas me kërkesat e vendit të punës, detyrimet e reja në kuadër të edukimit të vazhdueshëm, trajnimi i papërshtatshëm profesional, etj. Në kuadër të këtyre ndryshimeve të vrullshme, punonjësit e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë duhet të përballen me presione të mëdha në vendin e punës. Presioni në vendin e punës mund të ketë pasoja negative të cilat mund të variojnë nga kompromentimi i cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve dhe uljen e cilësisë së jetës së të dy palëve (Conway, dhe bp., 2008) e deri tek vënia në dyshim e sigurisë së pacientëve (Berland, Natvig dhe Gundersen, 2008). Të gjitha këto cështje janë pika kryesore edhe në sektorë të jetës në vendin tonë por në shëndetësi ato marrin një rëndësi të vecantë për shkak të lidhjes së drejtëpërdrejtë që aktiviteti në shërbimet shëndetësore ka për shëndetin dhe mirëqënien e pacientëve. Për këtë arsye, shëndeti dhe mirëqënia e stafit që ofron shërbimet e kujdesit shëndetësor duhet të vlerësohen në mënyrë kritike, të kujdesshme dhe të vazhdueshme në mënyrë që të garantohen rezultatet më të mira të mundshme për pacientët. 6

Në këtë kontekst ne ndërmorëm një studim për të hedhur dritë lidhur me faktorët psikosocialë të stresit në mjediset e punës së stafit shëndetësor që punon në qendrat shëndetësore dhe spitalet e prefekturës Elbasan, duke përfshirë qëndrat shëndetësore të Elbasanit, Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit si dhe faktorëve të lidhur me to, me qëllim ndriçimin e këtyre aspekteve pak të studiuara në vendin tonë dhe për t i ardhur në ndihmë politikë-bërësve në drejtim të vendim-marrjes së bazuar në fakte. Ne mendojmë që të dhënat dhe rezulatet e këtij studimi do të ofrojnë një panoramë të detajuar të faktorëve psikosocialë të stresit të lidhur me punën në sektorin e shëndetësisë në vendin tonë, gjë që nuk është ofruar më parë. Në kuadër të përpjekjeve të autoriteteve më të larta shëndetësorë në vendin tonë për të rritur eficiencën dhe cilësinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, dhe në kulmin e debateve dhe ankesave të publikut dhe grupeve të tjera të interesit, ne mendojmë që studimi aktual do të ofrojë disa shtigje lidhur me strategjitë e menaxhimit të stresit në të ardhmen në përputhje me nevojat dhe përspektivat e punonjësve të këtij sektori dhe në dobi të rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore për publikun shqiptar. I.5 Qëllimi i studimit, objektivat dhe pyetjet kërkimore I.5.1 Qëllimi i studimit Qëllimi i këtij studimi është të hedhë dritë lidhur me faktorët psikosocialë të stresit okupacional tek stafi shëndetësor që punon në qendrat shëndetësore dhe spitalet e prefekturës Elbasan dhe lidhjen e tyre me faktorët socio-demografikë për të ndricuar në mënyrë shkencore këto aspekte pak të studiuara në vendin tonë si dhe për t i ardhur në ndihmë politikë-bërësve në drejtim të vendim-marrjes së bazuar në fakte për të rritur cilësinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësore. I.5.2 Objektivat e studimit Të identifikohet dhe përcaktohet lidhja e dimensioneve të stresit okupacional me faktorët socio-demografikë (mosha, gjinia, niveli i arsimit, vendbanimi (urban vs. rural), qyteti i banimit) dhe faktorët socio-ekonomikë (gjendja ekonomike) të subjektet në studim. Të identifikohet dhe përcaktohet lidhja e dimensioneve të stresit okupacional me faktorët e tjerë të pavarur në studim (profesioni, vendin e punës dhe kohën e ushtrimit të profesionit). 7