E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Similar documents
INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

From the Pastor s Desk

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

XVII Sistemi i administratës publike

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

TRAJTIM JURIDIKO-PENAL I TË DREJTAVE TË TË PANDEHURIT NË PROCESIN PENAL SHQIPTAR. VËSHTRIM KRAHASUES ME VENDET E TJERA

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Reforma e MFK në Shqipëri

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

MBROJTJA E SË DREJTËS PËR

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

Subordinate causal clauses in Albanian language

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

RAPORTI VJETOR KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

MENAXHIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE: RASTI I SHQIPËRISË

LIGJ Nr.8588, datë

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

DORACAK I OFRUESVE TË SHËRBIMEVE PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

DHE POLITIKËS NË SHQIPËRI

Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

MEDIA SHQIPTARE DHE STANDARDET EVROPIANE

Rekomandime për politikat dhe legjislacionin drejt zbatimit efektiv të parimit të mosdënimit të viktimave të trafikimit

LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

BRIEFS MACEDONIA B NDIKIMI I BASHKËSIVE FETARE NDAJ INSTITUCIONEVE DHE POLITIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

BAROMETRI BALLKANIK I MEDIAS

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10385, DATË PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S.

STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 21

E drejta për jetën. Një udhëzues për zbatimin e Nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Douwe Korff

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

MËSONI NGA E KALUARA, KRIJONI ARDHMËRINË ARTET DHE TË DREJTAT E AUTORIT

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

Transcription:

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Msc. Jonida Dalipaj 1 1 Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë, Bulevardi Gjergj Fishta Nr. 52 Tiranë, jdalipaj@umsh.edu.al Abstrakt E drejta e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, si objekte të së drejtës të rregulluara dhe të garantuara me norma juridike, janë relativisht të reja jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.e drejta e autorit si pjesë përbërëse një legjislacioni më të gjerë të quajtur pronësia intelektuale, garantohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në nenin 58 të saj. Në këtë punim do te flitet për historikun e mbrojtjes të së drejtës së autorit në Shqipëri, lindjen dhe zhvillimin e tij; e drejta e autorit si marrëdhënie juridike-civile; objekte të së drejtës së autorit si dhe përjashtimet nga kjo e drejtë; afati i mbrojtjes i të drejtës së autorit, etj; të gjitha këto në kuadër të harmonizimit të legjislacionit kombëtar me atë të BE. Në vijim do të shihet se çfarë e pengon zbatimin e ligjit në fushën e të drejtës së autorit? Në material ndër të tjera për këtë çështje janë përmendur: kapacitetet e pamjaftueshme administrative në ZSHDA, i pamundur mbulimi i territorit të RSH-së me inspektimin e tregut për konstatimin e shkeljeve, mungesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kualifikuar në fushën e të drejtës së autorit, bashkëpunim i dobët mes policisë së shtetit, organeve tatimore dhe doganave, etj. Në analizë është përdorur metoda e përshkrimit, krahasimit, historike, logjike, analizës dhe sintezës. Për t ju ardhur në ndihmë subjekteve të së drejtës së autorit në material rekomandohet: hartimi i ligjit në përputhje me direktivat e BE, zbatimi i tij i cili është përmendur pothuajse në çdo progres raport të KE për Shqipërinë. Kjo sepse Ligji aktual në fuqi mbi të drejtën e autorit Nr. 9380, datë 28.04.2005 nuk i përmbush të gjitha kriteret e normativës evropiane. Vendit tonë i nevojitet një ligj i ri, mbi të drejtën e autorit, që transpozon të gjitha direktivat e BE-së mbi këtë fushë. Ndërgjegjësimi i publikut mbi të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera lidhur me të, etj. Fjalë kyç: e drejta e autorit, legjislacion, MSA, direktiva, pronësisë intelektuale, progres raport. COPYRIGHT AND SOME OF ITS PROBLEMS IN THE REPUBLIC OF ALBANIA Abstract Copyright and other rights associated with it, as objects of law arranged and guaranteed by legal norms, are relatively new, not only in Albania but also in the world. Copyright as part of wider legislation called intellectual property, is guaranteed by the Constitution of the Republic of Albania in its Article 58. This paper will speak about the history of the protection of copyright in Albania, its origin and development; copyright as civil legal relationship; objects of copyright and the exceptions from that right; the term of protection of copyright, etc.; all in the context of harmonization of national legislation with the EU. Below we will explain what prevents law enforcement in the field of copyright? In the material among the other are mentioned: insufficient administrative capacity in the Albanian Office for Copyright, impossible to cover the territory of the Republic of Albania market inspection for the detection of violations, the market inspection for ascertain the violations, lack of qualified judges and prosecutors in the field of copyright, poor cooperation between the state police, tax and customs etc..methods used in the analysis are the description, comparison, historical, logical analysis and synthesis. In order to assist subjects of copyright in the material recommended: draft law in line with EU directives, its implementation which is mentioned in almost every EC progress report for Albania. This is because the current law of copyright in force no. 9380, dated 28.04.2005 does not fulfill all the criteria of the European normative. Our country needs a new law on copyright, which transposes all EU directives on this field. Raising public awareness on copyright and other related rights, ect. Keywords: copyright, legislation, SAA, directives, intellectual property, progress report. Page 60

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian 1. Hyrje Nënshkrimi i çdo lloj marrëveshje dy ose shumëpalëshe midis subjekteve të ndryshme të së drejtës nënkupton pranimin dhe zotimin për zbatimin e të drejtave dhe detyrimeve që lindin nga kjo marrëveshje sipas kushteve të përcaktuara në të. Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si akti më i lartë juridik, çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar bëhet pjesë e sistemit të brendshëm juridik dhe ka epërsi mbi ligjet kombëtare të cilat bien ndesh me të. Kështu, me nënshkrimin dhe më pas me ratifikimin në parlament të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit 1 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Shqipëria ka marrë përsipër detyrimin (është angazhuar) për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE në të gjitha degët e së drejtës. Me synimin për të qenë pjesë e BE, ne duhet të bëjmë inkorporimin e direktivave 2 në legjislacionin kombëtar të pronësisë intelektuale, të së drejtës së autorit. Në sistemin tonë të së drejtës, instituti i së drejtës së autorit është i vonë. E drejta e autorit si degë e pronësisë intelektuale, është një tërësi normash juridike morale dhe ekonomike të mbrojtura me ligj 3. Termi pronësi intelektuale i referohet gjerësisht krijimeve të mendjes së njeriut. Të drejtat e pronësisë intelektuale mbrojnë interesat e krijuesve duke ju dhënë atyre të drejtën e pronës mbi krijimet e tyre. 1.1. Historiku i së drejtës së autorit Sot në botë, rregullimi ligjor i së drejtës së autorit nuk është vetëm një aspekt i së drejtës kombëtare të çdo shteti, por ai ka marrë përmasa ndërkombëtare, duke u bërë kështu objekt i rregullimit normativ edhe nga marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet shteteve pjesëmarrëse në këto traktate 4. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, në nenin 27 të saj specifikon se: Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë. E drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura me të janë thelbësore për krijimtarinë njerëzore, duke u dhënë në këtë mënyre nxitje krijuesve në formën e njohjes dhe shpërblimeve të drejta ekonomike. Sipas këtij sistemi të drejtash krijuesit janë të 1 Ligj nr. 9590, datë 27.07.2006 Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare. 2 Sipas traktatit Euroatom, direktiva lidh ose detyron secilin shtet anëtar destinatar, sa i përket rezultatit që duhet arritur, duke ia lënë autoriteteve kombëtare kompetencën për formën dhe mjetet. Me ndërmjetësimin e direktivës, hartuesit e traktateve u kanë ofruar institucioneve një instrument uniformizimi juridik, një instrument elastik, i cili kryen funksionin e përshtatjes së legjislacionit komunitare me atë të shteteve anëtare. a)direktiva nuk ka zbatim të përgjithshëm; ajo detyron vetëm shtetet anëtare, të cilave u drejtohet. b)direktiva detyron në lidhje me rezultatin; direktivat u imponojnë shteteve detyrime për rezultate dhe jo detyrime për mënyrat e përdorura për arritjen e rezultatit të kërkuar c) Shtetet anëtare janë të lira të zgjedhin formën dhe mjetet për arritjen e rezultatit të parashikuar në përmbajtjen e direktivës 3 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 58, pika 2 4 Konventa e Bernës «Për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike» (1971), Marrëveshja TRIPS Mbi shfaqje të ndryshme të së drejtës së pronësisë intelektuale, që lidhen me tregtinë (1994), Traktati I OBTI Për të drejtën e Autorit (1996), Konventa Universale për te Drejtën e Autorit, etj Page 61

siguruar që veprat e tyre mund të shpërndahen pa frikën e kopjimit të paautorizuar dhe piraterisë. Kur një person krijon një vepër letrare, muzikore, shkencore apo artistike, ai/ ajo është titullari i asaj vepre dhe është i/e lire për të vendosur mbi destinacionin apo fatin e përdorimit të saj. Ai person (i quajtur krijuesi ose autorit ose titullari i të drejtave) mund të kontrollojë fatin e veprës 5. E drejta e autorit është një institut juridik relativisht i ri krahasuar me institutet e njohura dhe të rregulluara që nga e drejta romake. E drejta e autorit nuk njihej nga e drejta romake si një e drejtë për të nxjerrë fitime pasurore. Pra, në periudhën e së drejtës romake njihej autorësia mbi një krijim vetëm në kuptimin jopasuror dhe, nga ana tjetër, njihej e drejta e pronësisë mbi krijimin. Vetëm pas zbulimit të shtypit në Mesjetë, kur filluan për herë të parë të materializoheshin dhe shpërndaheshin veprat e krijimtarisë intelektuale, lindi dhe ideja e nxjerrjes së përfitimeve pasurore, sepse në këtë periudhë filluan të bëheshin evidente edhe të ardhurat që krijoheshin në fushën e botimeve, kryesisht të librave dhe teksteve. Karakteristikë e kësaj periudhe ishte se të ardhurat e realizuara nga një vepër nuk u jepeshin autorëve apo krijuesve të veprave, por botuesve, librarëve dhe pronarëve të shtypshkronjave. Në fund të shek të XVIII, autorët u ndërgjegjësuan për të drejtat pasurore të tyre si rezultat i ndërthurjes së autorësisë me komercializmin dhe për herë të parë e drejta e autorit u njoh dhe u rregullua me ligj, veçanërisht e drejta e autorëve dhe e krijuesve për të tërhequr përfitime materiale nga krijimet e tyre. Përveç interesit të botuesve për të patur monopolin për prodhimin e librave, zhvillimi i së drejtës së autorit u ndikua shumë nga ato forca që ishin të interesuara nga synimi për të patur nën kontroll përmbajtjen e veprave të reja të autorësisë siç ishte kisha e cila kërkoi të kufizonte shpërndarjen e botimeve antiklerike dhe reformuese. Në Angli në 1710, hyri në fuqi Statuti i Anës, i cili kishte qëllim të kufizonte të drejtat e mëparshme të botuesve në një numër vitesh. Ky statut përbën një nga aktet e para të plota që i dha pamjen moderne legjislacionit për të drejtën e autorit në praktikën e vendeve të Common Law-t, por edhe në praktikën ndërkombëtare në përgjithësi. Pra, e drejta e autorit si tërësi të drejtash vetjake jopasurore dhe pasurore 6 është hartuar të paktën që në vitin 1710 me praktika gjyqësore dhe ligje që synonin të krijonin mbrojtjen e monopolit të së drejtës së autorit. 5 Ligji nr. 9380, date 28.04.2005 Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, Neni 13. 1-Autori gëzon të drejtën ekskluzive për ta shfrytëzuar veprën e vet në formë materiale dhe jomateriale. 2-Autori gëzon të drejtën ekskluzive, duke pasur parasysh veprën e vet, në tërësi ose pjesërisht 6 Ligji nr. 9380, date 28.04.2005 Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, Neni 12. 1-Autori gëzon të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të veprës së vet në çdo formë dhe mënyrë. 2-Autori i një vepre letrare, artistike ose Page 62

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian Në këndvështrimin historik, në vendet e Evropës, duhet filluar patjetër me Francën dhe Italinë që mbajtën rolin e udhërrëfyesit në fushën e të drejtës së pronësisë intelektuale në përgjithësi, dhe në atë të së drejtës së autorit në mënyrë të veçantë. Nga pikëpamja historike, sistemi i së drejtës së autorit në Francë fillimet i pati me rregullimin që i bëhej shpërblimeve pasurore që i takonin autorit si rezultat i krijimtarisë së tij. Sistemi francez i të drejtës së autorit ka si karakteristikë ekzistencën e një praktike të plotë gjyqësore me raste për mbrojtjen e të drejtave të autorëve. Dekreti i parë në këtë temë në Itali, daton me 12 Janar 1799 nga Qeveria Tranzitore Revolucionare e Piemontit. Shtimi i mbrojtjes ligjore të botuesve ndriçoi një dallim të rëndësishëm me karakter tregtar midis autorit dhe botuesit, që ekzistonte të paktën që në fillim të shek të XVIII. Megjithëse autori kishte disa të drejta jo të hartuara mirë para botimit, pasi vepra e tij shpërndahej, këto të drejta i kalonin botuesit. Ky dallim midis të drejtave para dhe pas botimit, i cili vinte që prej dallimit të interesave midis autorëve dhe botuesve, mbijetoi deri kohët e fundit, ndërsa erdhi duke iu përshtatur një formë në ndryshim e sipër me kalimin e viteve dhe me përsosjen e marrëdhënieve juridike të autorësisë, e cila synonte forcimin e pozitës së autorëve dhe krijuesve. Mbrojtja e parë juridike që iu njoh autorit kishte natyrë trashëgimore. Statuti i Anës i vitit 1709 mbi të drejtën e autorit, po ashtu edhe ligji francez i vitit 1793, u kujdesën në mënyrë eksplicite vetëm për të drejtën e riprodhimit të veprës. Duhej të kalonin shumë dekada përpara se të shpalleshin tekstet legjislative që siguronin një mbrojtje për arsye morale të autorit. Ligje të ndryshme mbi të drejtën e autorit të nxjerra në vendet evropiane, përpara ndërhyrjes harmonizuese të Bashkimit Evropian, ishin mjaft të ngjashëm me njëri tjetrin, edhe pse ishte akoma larg një mbrojtjeje uniforme, si në lidhje me normat thelbësore ashtu edhe me kohëzgjatjen e mbrojtjes, e cila shtrihet gjatë gjithë jetës së autorit si dhe për një numër të caktuar vitesh pas vdekjes së tij. 2. Fazat e lindjes dhe zhvillimit të të drejtës së autorit në Shqipëri Zhvillimi historik i së drejtës së autorit në Shqipëri është përcjellë në disa faza kryesore nëpër të cilat ka kaluar zhvillimi i shtetit dhe i së drejtës. Këto faza janë: 1. Faza e parë rregullimi i së drejtës së autorit që prej shpalljes së Pavarësisë deri në Luftën e II Botërore; 2. Faza e dytë rregullimi i së drejtës së autorit pas Luftës së II botërore; 3. Faza e tretë rregullimi i së drejtës së autorit pas përmbysjes së sistemit shkencore gëzon të drejtën e shpërblimit për çdo rast dhe për çdo mënyrë shfrytëzimi të veprës, të lejuar apo jo nga vetë ai, edhe nëse heq dorë nga kjo e drejtë. Page 63

3. komunist e vendosjes së pluralizmit politik (pas vitit 1990 e në vazhdim). Faza e parë. Kodi Civil i vitit 1929 shënon fillesat e para të mbrojtjes të së drejtës së autorit në Shqipëri. Ky Kod i referohej legjislacioneve perëndimore të përparuara të kohës. E drejta e autorit parashikohej si një nga objektet e së drejtës së zotërimit. Kjo e drejtë sanksionohej si e drejtë e autorit dhe e shpikësve mbi veprat dhe shpikjet e tyre. Objekt i këtyre të drejtave quheshin sendet e patrupëzuara. Faza e dytë. Neni 58 i Pjesës së Përgjithshme të Kodit Civil aprovuar me ligj të veçantë sanksiononte mbrojtjen e të drejtës së autorit si një nga të drejtat personale jopasurore. Në zbatim të rregullimit të përgjithshëm të së drejtës së autorit u aprovuan edhe një sërë aktesh nënligjore. Në Kodin e 1981, në nenet 315-335 zenë vend dispozitat ligjore që i shërbejnë njohjes dhe mbrojtjes të së drejtës së autorit. Ndër të drejtat personale jopasurore më të rëndësishme përmendeshin: e drejta e autorit dhe e drejta e shpikjes dhe e racionalizimit. Duke parë përmbajtjen e këtij rregullimi rezulton se për të lindur e drejta e autorit duhet që prodhimi i krijimtarisë intelektuale të materializohet në një formë konkrete, në mënyrë që të mund të përceptohej nga të tjerët pa qenë i nevojshëm publikimi dhe shpërndarja e saj. Veprimtaria krijuese sipas këtij Kodi ishte një fakt juridik nga i cili lindte vetë e drejta e autorit. Kodi civil i vitit 1981 rregullonte jo vetëm veprat origjinale por edhe veprat e prejardhura duke parashikuar se subjekte të së drejtës së autorit do të quhen edhe ata që krijojnë veprat e prejardhura si përshtatjet, përkthimet, ekranizimet, si dhe çdo transformim të veprave letrare, muzikore e të tjera. Objekt i të drejtës së autorit ishin edhe përkthimet. Kodi njihte dhe sanksiononte edhe bashkautorësinë kur një vepër ishte fryt i krijimtarisë intelektuale të dy ose më shumë personave. Kurse përgjithësisht, ekzekutuesit, personat që jepnin ndihmë teknike në realizimin e veprës, e të tjerë që barazohen me ta, nuk quheshin bashkautorë. Krahas bashkautorësisë njihej edhe vepra kolektive e krijuar nga persona juridikë, që organizonin, udhëhiqnin dhe koordinonin punën për krijimin e një vepre kolektive. Kodi Civil i 1981, e shtrinte mbrojtjen e tij edhe ndaj subjekteve krijuese që nuk kishin shtetësi shqiptare, por e kufizuar kjo vetëm në rastet kur paraprakisht Shqipëria kishte nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen reciproke të të drejtave të autorëve me vendin, shtetësinë e të cilit kishte autori i veprës. Ky Kod i shtriu efektet juridike deri në vitin 1992, me aprovimin e ligjit Nr. 7564, date 19.05.1992 Për të drejtën e autorit, ndryshuar me ligjin Nr. 7932, datë 19.04.1995, ndryshuar në vazhdimësi me ligje të tjera dhe plotësuar me akte nënligjore. Faza e tretë fillon në vitin 1992 e në vazhdim, periudhë që solli një rregullim të ri të institutit të autorësisë dhe e përshtati atë me konceptin bashkëkohor të së drejtës së autorit. Baza e re ligjore solli një trajtim të ri të të drejtave të autorit, solli më shumë liri në marrëdhëniet e tij kontraktore me të tretët dhe të ardhura dhe fitime pasurore të liberalizuara nga mekanizmi kërkesë-ofertë. Mbështetur në ligjin e mësipërm objekti i të drejtës së autorit përfshiu një gamë më të gjerë veprash, të Page 64

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian panjohura më parë, ishin programet e kompjuterave, e të tjera. Lidhur me përmbajtjen e së drejtës së autorit, çdo autor përmbledh në vetvete tërësinë e të drejtave dhe të detyrimeve juridike që përbëjnë përmbajtjen e të drejtës së autorit. Një nga zhvillimet që solli legjislacioni i vitit 1992 ishte se të drejtat pasurore të autorit u rregulluan në mënyrën më të plotë të rregulluar ndonjëherë në Shqipëri deri në atë moment. Autori u vlerësua si pjesë e tregut dhe vepra e tij në të gjitha aspektet pasurore dhe fitimprurëse. Pronësia e të drejtave të autorit pasqyrohet në ligj duke trajtuar parimet më të rëndësishme të saj dhe më konkretisht, duke filluar me postulatin se autori i veprës është pronari i parë i të drejtave vetjake jopasurore dhe pasurore që janë të lidhura me veprën e tij. Gjate kësaj faze u aprovua edhe Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë, e cila sanksionon si një nga të drejtat kushtetuese, lirinë e krijimtarisë dhe garanton mbrojtjen e saj Po ashtu, kësaj periudhe i përkasin edhe aprovimet e Kodit Penal dhe të Kodit Civil. Mbrojtja nga dispozitat e Kodit Penal dhe trajtimi i neneve 148 dhe 149, që lidhin kundravajtjen penale të botimit të veprës së tjetrit me emrin e vet dhe me riprodhimin pa të drejtë të veprës së tjetrit jep lidhjen e këtij instituti me të drejtën penale. Nga dispozitat e Kodit Civil, që kanë të bëjë me shkaktimin e dëmit jopasuror kundrejt emrit, personalitetit dhe veprës së një personi, apo me publikimet mashtruese të bëra nga subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e botimeve, del edhe një raport tjetër midis së drejtës së autorit dhe Kodit Civil. Në vitin 2005, u aprovua ligji Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera fqinje të lidhura me të, që është në fuqi edhe sot dhe që solli një rregullim dhe mbrojtje më të plotë për këtë institut. Ndërkohë, Shqipëria ka aderuar në të gjitha konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale. Dy nga dokumentet kryesore që përcaktojnë prioritetet strategjike në këtë fushë janë: Dokumenti i Partneritetit Europian (EPD); Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin nr. 9590 datë 27 Korrik 2006 Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe shteteve të tyre anëtare 7. 4. Objekte të së drejtës së autorit Objekt i të drejtës së autorit në fushën e letërsisë, artit ose shkencës, produkt i punës krijuese të mendjes së njeriut, pa marrë parasysh mënyrën e krijimit, mjetet ose format praktike të të shprehurit dhe pavarësisht nga vlerat e tyre ose destinacioni, janë 8 : a) shkrimet letrare dhe publicistike, leksionet, predikimet fetare, çdo krijim tjetër, gojor ose me shkrim, dhe programet e kompjuterit; 7 Fletorja zyrtare e Republikës së Shqipërisë nr. 87 datë 14.08.2006; i hyrë në fuqi më 14.08. 2006, fq. 2976 8 Ligji nr. 9380, date 28.04.2005 Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, Neni 7 Page 65

b) krijimet shkencore, me shkrim ose me gojë, si për shembull: leksionet shkencore, studimet, leksionet universitare, librat shkollorë, programet kompjuterike, projektet dhe dokumentacioni shkencor; c) kompozimet muzikore, me shkrim ose gojore; ç) krijimet dramatike, dramatiko-muzikore, krijimet koreografike dhe pantomimat; d) krijimet kinematografike dhe krijimet e tjera vizuale; dh) krijimet fotografike dhe çdo krijim tjetër, që shprehet në mënyra të ngjashme me fotografinë; e) krijimet e arteve të bukura; ë) veprat e artit të aplikuar, pa cenuar ato vepra si disenjo industriale, që mbrohen nga ligji Për pronësinë industriale ; f) krijimet arkitekturore që përfshijnë vizatimet, planet, skicat në shkallë të zvogëluar dhe krijimet grafike në projektet arkitekturore; g) krijimet tridimensionale, hartat dhe vizatimet në fushën e topografisë, gjeografisë dhe shkencës në përgjithësi; gj) dizenjot dhe modelet tekstile të paregjistruara; Objekt i të drejtës së autorit janë edhe: a) veprat e prejardhura, të cilat, pa cenuar të drejtat e autorit të një vepre, krijohen duke filluar nga një ose disa vepra që kanë ekzistuar më parë, në mënyrë të veçantë: përkthimet, përshtatjet, ilustrimet, krijimet dokumentare, aranxhimet muzikore dhe çdo transformim i një vepre letrare, artistike a shkencore, produkt i punës krijuese; b) përmbledhjet e veprave, të kontributeve, bazës së të dhënave ose materialeve të tjera, të cilat, për arsye përzgjedhjeje ose rregullimi të përmbajtjes së tyre, përbëjnë krijime intelektuale, private të vetë autorit dhe duhet të mbrohen si të tilla. Kjo mbrojtje nuk shtrihet për përmbajtjen e përmbledhjes dhe nuk cenon të drejtat ekzistuese në përmbajtjen e saj. Përjashtimet Nuk janë objekt i të drejtës së autorit dhe nuk gëzojnë mbrojtje nga ky ligj 9 : a) idetë, teoritë, konceptet, zbulimet dhe shpikjet në një vepër krijuese, pavarësisht nga mënyra e marrjes, e të shpjeguarit ose e të shprehurit; b) tekstet zyrtare, të natyrës juridike, administrative, legjislative, politike, si dhe përkthimet zyrtare përkatëse; 9 Ligji nr. 9380, date 28.04.2005 Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, Neni 9, Page 66

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian c) simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve publike, si për shembull:armët, vula, flamuri, emblemat, medalioni, shenja dalluese, medalja; ç) mjetet e pagesës; d) lajmet dhe informacioni i shtypit; dh) të dhënat dhe faktet e thjeshta; e) shprehjet popullore. 5. Afati i mbrojtjes i të drejtës së autorit Autori e nxjerr shpërblimin për punën e tij krijuese nëpërmjet shfrytëzimit që ai i bën veprës, duke autorizuar të tretët të kryejnë një ose disa nga veprimet që përfshihen në të drejtat e tij ekonomike, kundrejt shpërblimit. Sigurisht që autorit i lejohet ta bëjë këtë vetëm për një afat kohor të caktuar. Pas kalimit të këtij afati vepra mund të përdoret lirisht nga të gjithë. Afati i mbrojtjes për të drejtat ekonomike është gjatë gjithë jetës së autorit plus 70 vjet pas vdekjes. Ky afat u rrit, nga 50 pas vdekjes, ne 70 vjet, në përputhje me Direktivën e Këshillit 93/98, datë 29 tetor 1993 që harmonizon afatin e mbrojtjes së të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të në Bashkimin Evropian (BE). Çdo afat shkon deri në fund të vitit kalendarik. Kështu, në qoftë se autori vdes në 30 maj 2015, vepra do të vazhdojë të mbrohet me të drejtë autori deri në 31 dhjetor të vitit 2085. 5.1. Kufizimet në ushtrimin e të drejtës të autorit dhe përdorimi i veprës pa lejen e autorit 10 Lejohet përdorimi i një vepre, pa miratimin e autorit dhe pa asnjë shpërblim, me kusht që të mos cenohet e drejta e autorit ose e titullarit të të drejtës së autorit mbi veprën, kur: a) gjatë riprodhimit të shkrimeve të veçanta a të pjesëve të shkëputura të veprës në botimet ditore, periodike ose në transmetimet radiotelevizive përmendet emri i autorit dhe burimi, ose kur është parashikuar shprehimisht ndryshe; b) gjatë riprodhimit të fjalimeve të mbajtura në tubime publike, të publikuara në botime ditore a në periodikë të ndryshëm apo të transmetuara për publikun në radio ose televizion, citohen, së bashku me emrin e autorit, data dhe vendi i mbajtjes së fjalimit; c) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj në një procedurë gjyqësore apo administrative, por gjithnjë në masën e justifikuar nga qëllimi për të cilin përdoret dhe duke përmendur burimin e veprës dhe autorin e saj; 10 Ligji nr. 9380, date 28.04.2005 Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, Neni 26 Page 67

ç) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj bëhet për përdorim vetjak, me kusht që të mos cenojë shfrytëzimin tregtar të veprës; d) riprodhimi i veprës së fiksuar në një mbajtës zëri dhe/ose figure apo në një mbajtës grafik, bëhet nga një person fizik, për përdorim vetjak apo familjar, pa kryer asnjë veprim të drejtpërdrejtë a të tërthortë për qëllime tregtare; dh) fotokopjimi i veprave të bibliotekave publike bëhet për përdorim vetjak brenda bibliotekës ose për shërbime të saj. 5.2. Çfarë e pengon zbatimin e ligjit në fushën e të drejtës së autorit Kapacitetet e pamjaftueshme administrative në ZSHDA, i pamundur mbulimi i territorit të RSH-së me inspektimin e tregut për konstatimin e shkeljeve; Mungesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kualifikuar në fushën e të drejtës së autorit; Bashkëpunim i dobët mes policisë së shtetit, organeve tatimore dhe doganave, etj. 5.3. Konteksti ekzistues ligjor dhe institucional në Shqipëri. Aktualisht, të drejtat e pronësisë industriale dhe intelektuale në Shqipëri trajtohen nëpërmjet Ligjit nr. 9947, datë 7 Korrik 2008 Për Pronësinë Industriale, si dhe Ligjit nr. 9380 datë 28 Prill 2005: Për të Drejtën e Autorit e të Drejta të Tjera të Lidhura me të. Ndërkohë, Institucionet kryesore përgjegjëse për administrimin dhe monitorimin e këtyre të drejtave janë: 1. Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (DPPM) 2. Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA) 3. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH) 4. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD) Deri me tani, janë licencuar 4 Agjenci, të listuara si më poshtë: Agjencia e Administrimit Kolektiv të së Drejtës së Autorit ALBAUTOR në fushën e muzikës dhe regjistrimeve mekanike; Agjencia e Administrimit Kolektiv të së Drejtës së Autorit FMAA për mbrojtjen e të drejtave të drejtorëve dhe skenaristëve të kinematografisë shqiptare dhe veprave audio-vizuale; Agjencia e Administrimit Kolektiv të së Drejtave të Lidhura me të Drejtën e Autorit AKDIE për mbrojtjen e interpretuesve dhe artistëve; Page 68

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian Agjencia e Administrimit Kolektiv të së Drejtave të Lidhura me të Drejtën e Autorit AMI për të drejtat e prodhuesve të fonogramit. DPPM dhe ZSHDA janë institucionet kryesore përgjegjës, të angazhuar direkt me çështjet e pronësisë industriale, pronësisë intelektuale si dhe të drejtat e autorit në Shqipëri. Ato bashkëpunojnë me një sërë institucionesh të tjera, të cilat mbështesin punën e tyre. 6. Përfundime dhe Rekomandime Analiza e kuadrit ekzistues të zbatimit të të drejtave të pronësisë në Shqipëri identifikon nevojën për identifikimin e një kuadri të gjerë dhe të integruar politikash që duhen të ndërmerren nga Qeveria Shqiptare, Ministritë e linjës si dhe institucionet përgjegjëse. E gjithë kjo duhet të bazohet në një vizion të qartë dhe afatgjatë, i cili do të përcaktojë rrugën e Shqipërisë drejt mbrojtjes dhe promovimit bashkëkohor të të drejtave të pronësisë intelektuale. Duke qenë se Shqipëria dhe institucionet shqiptare kanë relativisht pak eksperiencë në këtë fushë, është thelbësore vlerësimi i kujdesshëm i modeleve të vendeve të tjera perëndimore duke adoptuar ato politika dhe masa të nevojshme për përmirësimin e situatës së të drejtave të pronësisë intelektuale në Shqipëri. Lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale duhet të përcaktohen programe të posaçme që prekin fushën e arsimit, medias, fushatave të ndërgjegjësimit, promovimit, etj. Të gjitha këto kërkojnë politika të qarta në nivel qeverisjeje qëndrore dhe vendore, të cilat do të mundësonin koordinimin e ndërhyrjeve në kuadrin legjislativ, në strukturat administrative të institucioneve apo edhe në proceset funksionale të tyre. Zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale është një element thelbësor për progresin e mëtejshëm social ekonomik si dhe rritjen e nivelit të konkurrueshmërisë së vendit në tregun ndërkombëtar dhe garantimin e një mjedisi konkurrence të drejtë në tregun kombëtar. Ajo, kontribuon në krijimin e kushteve optimale për thithjen e investimeve të huaja në vend si dhe është një gur themeli në procesin e integrimit të tij në Bashkimin Europian. Strategjia Kombëtare 2010 2015 për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në Shqipëri është një nga gurët e rëndësishëm të rrugës drejt integrimit. Përgatitja e saj është bazuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013, në analizën e kuadrit ligjor ekzistues si dhe masave administrative dhe institucionale të ndërmarra në vend lidhur me këtë çështje. 7. Rekomandohet 1. Përfundimi i plotësimit të kuadrit rregullator dhe legjislativ. 2. Zhvillimi dhe forcimi i institucioneve, të përfshira në zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Të merren masa në fushën e teknologjisë së informacionit, trajnimeve profesionale; zhvillimin e shërbimeve të tilla si shërbimet e ndërgjegjësimit dhe arsimimit që duhet Page 69

të ofrohen nga institucionet kryesore për partnerët vendas dhe grupet e interesit; 3. Forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit midis institucioneve, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel rajonal apo me gjerë, në funksion të përmirësimit të punës në mbrojtje të të drejtave të pronësisë intelektuale; 4. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut në Shqipëri lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale; 5. Përveç rolit promovues të menjëhershëm që ka media, sensibilizimi i opinionit lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale duhet të trajtohet në mënyrë strategjike nëpërmjet ndryshimeve të nevojshme në sistemin arsimor. Rekomandohet që arsimimi në fushën e pronësisë intelektuale të jetë i lidhur ngushtë me arsimimin për përgjegjësinë e përgjithshme qytetare. 8. Bibliografia 1. Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë 2. Ligji nr. 9947 datë 7 korrik 2008 Për pronësinë industriale (Fletorja Zyrtare nr. 121 datë 31.07.2008), i cili ka hyrë në fuqi më 1 nëntor 2008. 3. Ligji nr. 9380 datë 4 prill 2005: Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të. 4. Ligj nr. 9590, datë 27.07.2006 Për ratifikimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare 5. Konventa Universale për të Drejtën e Autorit 6. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 232 datë 19 prill 2006: Për krijimin dhe funksionimin e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit. 7. Strategjia Për zbatimin e të drejtave të Pronësisë intelektuale 2010 2015 8. Fatos Dega, Pronësia Intelektuale, Botim II- i ripunuar, Shtypshkronja Morava, Tiranë 2008 9. Mariana Tutulani-Semini, E drejta e detyrimeve dhe e kontratave, Tiranë, Skanderbeg book, 2006 10. www.zshda.gov.al Page 70