Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

Similar documents
From the Pastor s Desk

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 21

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

MENAXHIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE: RASTI I SHQIPËRISË

NJË ANALIZË E POLITIKËS SHQIPTARE PËR INTEGRIM

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

D I S E R T A C I O N

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

KOMPLOTI BOTR RËROR. Nikola M. Nikolov

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

Subordinate causal clauses in Albanian language

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

ÇËSHTJET GJINORE DHE KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)

AUTENTICITETI DHE HISTORICITETI I NJERIUT NE FILOZOFINË E HANNAH ARENDT

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S.

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Ndihma e huaj në Shqipëri

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

MANUAL I NATO-S. Public Diplomacy Division NATO 1110 Brussels, Belgium. Division Diplomatie publique OTAN 1110 Bruxelles, Belgique

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Reforma e MFK në Shqipëri

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

Copyright i Dorjana Nano 2014

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

MBROJTJA E SË DREJTËS PËR

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

IMPAKTI I LIDERSHIPIT, KULTURËS DHE NDRYSHIMEVE ORGANIZATIVE NË EFEKTITIVITETIN ORGANIZATIV TË SISTEMIT BANKAR SEKONDAR NË TIRANË

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

REPUBLIKA E SHQIPËRISË PROGRAMI I REFORMAVE EKONOMIKE

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

SI FUNKSIONON BASHKIMI EVROPIAN

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

Tel: Tel:

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

PARAKUSHTET PËR SHËNJESTRIMIN E INFLACIONIT NË SHQIPËRI FORUMI I HAPUR

UNIVERSITETI I TIRANËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

ORGANIZATA DHE MARREDHENIE NDERKOMBETARE UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE PROGRAMI MASTER PROFESIONAL

Për Shkollën Qendër Komunitare -

BRIEFS MACEDONIA B NDIKIMI I BASHKËSIVE FETARE NDAJ INSTITUCIONEVE DHE POLITIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

BAZAT E DISKRIMINIMIT

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri

DHE POLITIKËS NË SHQIPËRI

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

UNIVERSITETI I TIRANËS

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

TheRealCausesoftheTurkishCrisisFromtheSocialDemocraticConsesustoNeoliberalGlobalizationWillTurkyFalltoitsKnees?

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Anketimi Kombëtar 2014 mbi Perceptimet dhe Pritshmëritë drejt Anëtarësimit të Mundshëm të Shqipërisë në BE

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

PRAKTIKAT E SHËNDETSHME TË KULTURËS ORGANIZATIVE DHE KOMUNIKIMIT NË MBËSHTETJE TË ANGAZHIMIT TË PUNONJËSVE. Punim për gradën shkencore:

Ruajtja e Themeleve. Vlerësimi i Qeverisjes së Grupeve Ndërinstitucionale të Punës të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

E drejta për jetën. Një udhëzues për zbatimin e Nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Douwe Korff

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

KUADRI LIGJOR DHE PRAKTIKA E QEVERISJES SË KORPORATAVE NË SEKTORIN BANKAR SHQIPTAR. Roden Pajaj* Rezart Ferzaj -1-

STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

MEDIA SHQIPTARE DHE STANDARDET EVROPIANE

Transcription:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE DISERTACION PËR MBROJTJE TË GRADËS SHKENCORE DOKTOR Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian Punoi: MA. Vasilika PAPA Udhëhoqi: Prof. Dr. Petrit NATHANAILI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EUROPIANE DHE INTEGRIM EUROPIAN DISERTACION PËR MBROJTJE TË GRADËS SHKENCORE DOKTOR I SHKENCAVE Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian Specialiteti: Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Punoi: MA. Vasilika PAPA Udhëhoqi: Prof. Dr. Petrit NATHANAILI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EUROPIANE DHE INTEGRIM EUROPIAN Disertacion i paraqitur nga Vasilika Papa Në kërkim të gradës shkencore: Doktor i Shkencave Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Petrit Nathanaili Mbrohet më, datë.../.../ 2017. Para Jurisë 1. Kryetar 2. antarë (oponent) 3. antarë (oponent) 4. antarë 5. antarë TIRANË 2017

SHKURTIMET PPB Politika e Përbashkët Bujqësore KEM Komuniteti Evropian i Mbrojtjes KEQÇ Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut KEE Komuniteti Ekonomik Evropian OBEE - Organizata për Bashkëpunim Ekonomik Evropian MPTT - Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë (GATT) OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara EFTA Zona e Tregtisë së Lirë Evropiane (European Free Trade Area) FTA Zona e Tregtisë së Lirë (Free Trade Area) WEU Bashkimi Evropian Perëndimor (Western European Union) AUE Akti Unik Evropian ERDF Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal ERM Mekanizmi i Normës së Këmbimit Exchange Rate Mechanism SME Sistemi Monetar Evropian - European Monetary System DÇE - Departamenti i Çështjeve Ekonomike i

PËRMBAJTJA Parathënia. ii Hyrja. 1 Kapitulli I Pozita dhe Roli i Britanisë pas Luftës së Dytë Botërore 1.1 Situata Ekonomike dhe tre rrathët e Çërçillit... 8 1.2 Qendrimi i Britanisë ndaj Evropës Perëndimore dhe iniciativave të saj 17 Kapitulli II Kthesa e Britanisë drejt Evropës Perëndimore 2.1 Qendrimi i Britanisë ndaj Krizës së Suezit...... 38 2.2 Roli i Britanisë së Madhe në FTA dhe qëllimet e saj. 43 2.3 Krijimi i EFTA-s pa pjesëmarrjen e vendeve të KEE-së. 52 2.4 Arsyet që bindën Britaninë për të hyrë në KEE... 56 Kapitulli III Trokitja e Britanisë në KEE dhe refuzimi 3.1 Negociatat e aplikimit të parë.. 62 3.2 Vetoja e De Golit... 74 3.3 Qeverisja e Wilson-it dhe Qendrimi i tij ndaj KEE-së... 83 3.4 Aplikimi i dytë dhe veto e dytë 87 Kapitulli IV Anëtarësimi i Britanisë 4.1 Aplikimi i tretë dhe hyrja e Britanisë.. 93 4.2 Britania si anëtare e KEE-së... 100 4.3 Rinegociatat ndërmjet Britanisë dhe KEE... 103 4.4 Referendumi i 1975-ës për qendrimin e Britanisë në KEE... 107 4.5 Qeverisja e Callaghan.. 112 Kapitulli V Qendrimi i Theçerit kundrejt Evropës 5.1 Politika e Theçerit ndaj Evropës.. 118 5.2 Çështja e Buxhetit Britanik.. 123 5.3 Akti Unik Evropian... 130 5.4 Bashkimi Ekonomik dhe Monetar... 136 Konkluzion.145 Bibliografia... 157 ii

PARATHËNIE Në fushën e integrimit evropian, shumë studiues dhe akademikë ndërkombëtar kanë fokusuar kërkimet e tyre në integrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian. Kjo për vetë faktin se integrimi i Britanisë përbën historinë më interesante të një vendi i cili konsiderohej një fuqi e madhe botërore gjatë luftërave botërore por që nuk iu bashkua KEE-së. Në fillim ai duhej të bindej për suksesin e nismave të ndërmarra nga gjashtë vendet e Evropës perëndimore. Përveç kësaj, historia e integrimit evropian të Britanisë është bërë edhe më tepër interesante për shkak të rezultatit të Brexit në të cilin populli britanik votoi pro daljes së saj nga BE-ja. Fokusimi i studimit të Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian është përqendruar në Britaninë e Madhe, një vend i fuqishëm evropian i cili ka përshkuar një trajektore zig-zag për sa i përket marrëdhënieve të saj me KEE-në. Ky studimi gjithashtu trajton marrëdhëniet e Britanisë me Francën dhe përpjekjet e kësaj të fundit për të shpëtuar statusin e saj si fuqi e madhe si dhe drejtimin e saj në KEE. Pse u zgjodh kjo temë? Duke qenë se formimi im bazë, ai i studimeve universitare u kryen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Dega Anglistikë dhe Amerikanistikë të cilat më pas u pasuan me nivelin Master në Studimet Evropiane, kjo temë do të ishte një kombinim i përkryer i të dyjave. Përveç kësaj, gjatë studimeve universitare vihej re një mangësi të informacionit për sa i përket Britanisë në kohën e sotme. Prandaj kjo temë u nis me idenë për t i shërbyer studentëve të anglishtes. Nga kjo temë ata mund të marrin informacion jo vetëm për Britaninë por edhe për aktorët kryesor të politikës së saj si dhe politikat që ajo ka ndërmarrë. Përveç kësaj, kjo temë është e rëndësishme edhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare për studiues dhe analistë të ndryshëm të cilë janë të interesuar për historikun e këtij integrimi të çuditshëm. Në këtë punim paraqet një këndvështrim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Britanisë, vendi anëtar nga më të fuqishmit dhe më problematiku në Evropën Perëndimore. Periudha e përfshirë në këtë studim nis nga vitet e pasluftës kryesisht vitet 50 dhe vazhdon deri në vitin 1990. Për realizimin e këtij punimi kërkimor janë ndjekur disa hapa. Hapi i parë i cili përkon me metodologjinë e kërkimit është shfletimi i literaturës dhe informacioneve ekzistuese. Studimi i integrimit të Britanisë në KEE është pak i trajtuar ose është trajtuar në Shqipëri thjesht si një nga vendet e BE-së. Gjatë hulumtimit rezultoi se në Shqipëri nuk ka një publikim apo studim i cili të trajtojë integrimin e Britanisë si të veçantë. Këtu mund të përmenden publikimet e Paskal Milo, Desmond Dinan, dhe Uollter Lakër si dhe botimi Njohuri mbi Bashkimin Evropian nga Stefan Qirici, Harilla Goga dhe Arben Malaj. Ndërsa Uollter Lakër paraqet një përshkrim të historisë në tërësi, por pa prekur integrimin evropian të Britanisë, Milo dhe Dinan në publikimet e tyre paraqesin shkurtimisht marrëdhëniet e Britanisë me Evropën në aspektin e iniciativave të saj, negociatat e qeverive britanike dhe momentin e vetos. Të gjitha këto analiza të tyre janë iii

përshkruar si një nga vendet që aplikoi për anëtarësim dhe pa pasur një analizë të mirëfilltë për Britaninë për sa i përket shkaqeve pse nuk u anëtarësua që në fillim. Megjithatë ata prekin disa nga arsyet pse De Goli nuk e pranoi Britaninë në KEE. Studimi Njohuri mbi Bashkimin Evropian është kryesisht një botim që lidhet me integrimin ekonomik, ku përmendet krijimin e EFTA-s dhe disa nga arsyet pse Britania nuk u bashkua me Evropën Perëndimore në vitet 50, por pa i analizuar ato në mënyrë të detajuar. Literatura kryesore e përdorur për këtë studim është marrë nga studiues të huaj kryesisht anglezë dhe amerikanë, institucione ndërkombëtare të cilat kanë kryer studime në fushën specifike si dhe burimet e ndryshme të internetit. Për studimin e këtij kërkimi janë përdorur edhe dokumenta origjinale të qeverisë britanike, fjalime origjinale të mbajtura nga personalitete të ndryshme si dhe artikuj të gazetave britanike të cilat janë gjetur me anë të hulumtimit në internet. Duke qenë se janë vetëm disa botime ekzistuese në gjuhën shqipe të cilat janë përdorur për këtë kërkim, disa botime janë marrë nga google books. Meqënëse shfletimi i ndonjë arkive britanike nuk ishte e mundur, interneti ishte një burim mjaft i dobishëm, pasi janë publikuar dokumenta origjinale të qeverisë britanike, intervista, botime të cilat janë përdorur në këtë temë. Një pjesë e rëndësishme e këtij studimi ishte përdorimi i dy botimeve si Britain and European Integration since the Second World War dhe Building European Union: A Documentary and Analysis të cilat veçojnë nga të tjerat pasi përmbajnë materiale nga burime parësore shumë të vlefshme për studimin. Aty përfshihen dokumente të kabinetit, kujtime të figurave të shquara britanike, fjalime, artikuj gazetash etj. Këto dy botime janë përdorur gjërësisht në këtë studim. Botimi Britain and Europe since 1945, i Alex May paraqet shkurtimisht qendrimet e ndryshme të Britanisë ndaj Evropës por nuk paraqet arsyet që e shtynë Britaninë të aplikojë. Madje edhe qendrimi i Britanisë ndaj Evropës është paraqitur shumë shkurt. Tre botime të tjera të David Gowland dhe Arthur Miller janë Reluctant European, Britain and European Integration since 1945 On the sidelines dhe Britain and European Integration 1945-1998 janë përdorur gjërësisht për analizë. Ndër të treja vihet re se kjo e fundit paraqet analizë të shkurtër prej jo më shumë se 3-4 faqesh për çdo kapitull duke i mbështetur në dokumente zyrtare të cilat janë vendosur pas analizës së bërë. Dy botimet e para përmbajnë analizë më të zgjeruar të politikave britanike të ndërmarra ndaj Evropës Perëndimore të interpretuara nga autorët. Një botim tjetër të cilin e kam shfrytëzuar gjatë studimit të kësaj teme është edhe Britain and European Unity, 1945-1992 nga John W. Young. Në këtë botim mungojnë marrëdhëniet e Britanisë me rrathët e saj por përmban një analizë mjaft të hollësishme të integrimit të Britanisë në KEE. Hugo Young në botimin This Blessed Plot përshkruan të gjitha figurat e rëndësishme britanike nga këndvështrimi i tij për sa i përket momenteve të ndryshme të lidhura me integrimin evropian. Pas përzgjedhjes së informacionit të përzgjedhur në bazë të problemetikave të studimit, u krye përgjedhja e metodologjisë e cila përkonte me analizën cilësore për të iv

cilën janë përdorur burime dytësore të gjetura nga studiues të tjerë dhe burime parësore të cilat janë intervistat, fjalimet dhe dokumentat origjinale etj. Faza përfundimtare e metodologjisë së përdorur ishte përpunimi dhe analizimi i të dhënave të gjetura nga studimi i bërë dhe paraqitja e përfundimeve dhe konkluzioneve të temës. Për realizimin e këtij studimi dëshiroj të shpreh mirënjohje personave që më ofruan mbështetje. Në mënyrë të veçantë doja të falendëroja udhëheqësin e kësaj teme Prof. Dr. Petrit Nathanaili, pa ndihmën e çmuar të të cilit kjo temë nuk do të ishte realizuar. Doja të shprehja mirënjohje ndaj kunatës sime Adriana Drushku për ndihmën e dhënë gjatë proçesit të punimit. Një falendërim të veçantë doja të bëja për Ambasadorin e Shqipërisë në Hungari, Z. Arian Spasse, i cili me këshillat e tij në fushën e diplomacisë i dha një shtysë të rëndësishme studimit tim. Së fundi, doja të shprehja mirënjohje të pa fund familjes sime, në veçanti prindërve të mi për mirëkuptimin dhe inkurajimin e dhënë gjatë këtyre viteve. v

HYRJE Tema e integrimit të Britanisë në KEE është një studim mjaft interesant i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve nga e gjithë bota. Idetë e tyre ishin sigurisht të ndryshme pasi shiheshin nga këndvështrime të ndryshme. Ka nga ata si Ali M. El-Agraa, një autor indian i cili analizon shumë fakte sipas interpretimit të të cilit Britania nuk kishte pasur avantazhe nga hyrja e saj në KEE. Duke pasur parasysh këtë ai del në përfundimin se do të kishte qenë më mirë për Britaninë që të mos kishte hyrë në KEE pasi kjo kishte ndikuar në humbjen e statusit të saj si fuqi e madhe botërore. Por nuk është i vetmi studiues që ka mbrojtur këtë tezë. Pë punimin e kësaj teme është përdorur metoda identifikim krahasim eksplorim. Objektivat kryesore të këtij punim janë: - Të identifikojë përpjekjet e Britanisë për të shpëtuar statusin e saj si fuqi e madhe botërore; - Të identifikojë arsyet pse Britania nuk iu bashkua iniciativave të gjashtë vendeve të KEE-së; - Të identifikojë arsyet pse De Goli i vuri veton dy herë aplikimit britanik - Të nxjerrë në pah marrëdhëniet e Britanisë me KEE-në; - Të identifikojë qendrimin e partive kryesore politike ndaj KEE-së. Tema është e organizuar në 5 kapituj të cilët trajtojnë qendrime të ndryshme që qeveritë britanike kanë mbajtur ndaj Evropës. Në kapitullin e parë analizohet gjendja e vështirë ekonomike e Britanisë pas Luftës së Dytë Botërore për të cilën ata ishin të bindur se do ta kapërcenin shumë lehtë duke përdorur avantazhet e tyre si pozita e favorshme e sterlinës si monedhë rezervë, marrëdhënia e veçantë me SHBA-në dhe Komonuelthin etj. Në këtë kapitull paraqiten marrëdhëniet e Britanisë me SHBA-në të quajtura të veçanta për të dy vendet aleate që nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë kapitull gjithashtu analizohet edhe marrëdhënia e Britanisë me Komonuelthin që konsiderohej shumë e veçantë për të si nga ana ekonomike, ashtu edhe politike, por që nisi të dobësohej. Me shpalljen e pavarësisë së shumë vendeve të Komonuelthit, bëri të mundur që këto vende të shikonin për bashkëpunime të tjera tregtare. Në këtë kapitull janë analizuar edhe marrëdhëniet ndërmjet Britanisë dhe Evropës. Madje, ky kapitull përmban disa pika shumë interesante që përfshijnë mosbesimin e Britanisë në KEE për iniciativat e saj fillestare si Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut, Plani Shuman, Komuniteti Evropian i Mbrojtjes dhe Konferenca e Mesinës. Kapitulli i dytë analizon ndikimin e krizës së Suezit që konfirmoi varësinë e Britanisë nga SHBA-ja, pamundësinë e saj për të ndërmarrë sulme pa miratimin paraprak të SHBA-së si dhe më e rëndësishmja rënien e ndikimit të Britanisë në botë. Në këtë kapitull trajtohet edhe hapi i parë i Britanisë për të bashkëpununuar me Evropën, i cili del 1

në pah me propozimin e krijimit të një zone të tregtisë së lirë (FTA). Në këtë propozim i bërë nga britanikë synohej përfshirja e të gjashtë vendeve të para themeluese të KEE-së, Britanisë dhe vendeve të tjera evropiane të cilat mund të kishin interes në këtë bashkëpunim. Në veçanti vendet anëtare të KEQÇ-së, erdhën në përfundimin se ky propozim nuk dukej të ishte fitimprurës për ato vende. Periudha e këtij propozimi përkon edhe me ardhjen e De Golit në pushtet, i cili ishte i vendosur që t i kthente sërish Francës lavdinë e mëparshme. Duke marrë shkas kryesisht nga fakti se produktet bujqësore (mjaft të rëndësishme për francezët) nuk ishin të përfshira, ai dha veton propozimit britanik. Gjithashtu në këtë kapitull paraqitet krijimi i një zone të tregtisë së lirë evropiane (EFTA) pa të gjashtë ku përfshiheshin shtatë vende Britania, Norvegjia, Suedia, Danimarka, Austria, Portugalia, dhe Zvicra të cilat ishin dakort të merrnin pjesë në FTA sipas propozimit fillestar britanik. Megjithëse kjo zonë e tregtisë së lirë evropiane do të krijohej pa pjesëmarrjen e të gjashtëve, kishte si qëllim bashkëpunimin me të gjashtë. Mundësisht këto vende synonin që të përfitonin ndonjë marrëveshje tregtare me vendet e KEE-së nga e cila të mund të përmirësonin ekonominë e tyre. Gjithashtu analizohet pse EFTA ndryshonte nga KEE dhe çfarë qëllimi kishte Britania dhe çfarë e shtyu atë të merrte një iniciativë të tillë. EFTA për britanikët në fakt kishte qëllim të dyfishtë. Ata synonin të përfitonin ndonjë marrëveshje me KEE-në dhe ishte pa diskutim një alternativë dytësore e qeverisë britanike për të përmirësuar ekonominë e saj. Në këtë kapitull analizohen edhe arsyet politike dhe ekonomike të cilat e shtynë Britaninë që të aplikonte për anëtarësimin e saj në KEE në 1961, 11 vjet pas krijimit të saj. Në kapitullin e tretë shqyrtohen negociatat e vështira që britanikët bënë me të gjashtë vendet e KEE-së për integrimin e tyre evropian. Megjithëse negociatat dhe përpjekjet e britanikëve për të bindur De Golin zgjatën për dy vjet, ai i dha veton aplikimit britanik në vitin 1963. Në këtë kapitull paraqiten argumentet dhe asyet pse De Goli dha veton e cila ishte e pashmangshme për britanikët. Përveç kësaj, në këtë kapitull paraqitet gjithashtu një analizë e qeverisë së Wilsonit, i cili nuk ishte aspak një pro evropian gjatë viteve të tij të para si Kryeministër, por i shtyrë nga disa faktorë të brendshëm në mandatin e tij të dytë, ai u detyrua që të aplikonte për anëtarësimin e Britanisë në KEE. De Goli e dha sërish veton për aplikimin e dytë britanik për anëtarësim në vitin 1966. Studiues të ndryshëm argumentojnë se ishin të njëjtat arsye të cilat e shtynë atë të jepte veton edhe herën e dytë. Megjithatë, gjatë aplikimit të dytë kishte ndryshime, siç ishin në marrëdhëniet e qeverisë britanike me SHBA-në e cila kishte pasur krisje. Një tjetër fakt ndryshe i paraqitur në aplikimin e dytë britanik ishte se Wilson këtë herë ishte i gatshëm t i ofronte De Golit bashkëpunim në teknologji. Megjithatë, De Goli ishte i vendosur të mos ta lejonte Britaninë të ishte anëtare e KEE-së. Kapitulli i katërt analizon hyrjen e Britanisë në KEE, e cila mundi të realizohej vetëm me largimin e De Golit nga arena politike franceze dhe nga KEE-ja. Vetëm atëherë 2

Britania mund të hynte në bisedime për t u bërë anëtare e KEE-së me të drejta të plota. Negociatat nisën në vitin 1970 dhe Britania arriti të bëhej anëtare e KEE-së në vitin 1973. Përveç kësaj, në këtë kapitull analizohet Britania si një anëtar në KEE, i cili u quajt që në fillim partneri i çuditshëm. Kjo për arsye të qëndrimit të kundërt që mbante ndaj politikave të ndryshme të ndërmarra në kuadër të integrimit evropian. Gjithashtu analizohen rinegociatat e bëra nga qeveria e Wilson dhe Callaghan si dhe qendrimi i tyre gjysëm i anuar nga Evropa. Hapja e rinegociatave u miratua nëpërmjet referendumit të vitit 1975 në të cilin britanikët votuan pro Evropës. Një etapë tjetër interesante e historisë së Britanisë është periudha e Theçerit si Kryeministre e Britanisë e cila trajtohet në kapitullin e pestë. Këtu analizohet qendrimi i Theçerit kundrejt Evropës dhe marrëdhënia e saj me SHBA-në. Këtë të fundit e konsideronte shumë të rëndësishme dhe ishte shumë mosbesuese ndaj KEE-së në të njëjtën mënyrë si kryeministrat e mëparshëm britanik. Karakteri i saj i fortë del në pah në analizën për sa i përket çështjes së buxhetit për uljen e kontributit britanik në buxhetin e KEE-së e cila mbajti pezull projekte të tjera të integrimit evropian. Akti Unik Evropian megjithëse u nis me paraqitjen e dokumentit Evropa E Ardhmja nga ana e Theçerit, zgjerimi i mëtejshëm i tij nga ana e Delors nuk u përkrah nga ajo. Këmbëngulja e saj për të kundërshtuar Bashkimit Ekonomik dhe Monetar është analizuar gjithashtu në këtë kapitull. Duke qenë se kundështimet e saj të vazhdueshme ndaj KEE-së, zhgënjyen mjaft anëtarë të Partisë Konservatore madje edhe ministra të rëndësishëm në qeverinë e saj. Këto kundërshtime çuan në rënien e Theçerit nga pushteti. Në fund të këtij studimi janë paraqitur përfundimet të cilat janë nxjerrë nga përpunimi dhe studimi i të gjitha fakteve dhe ngjarjeve të cilat janë të lidhura me integrimin e Britanisë në KEE. Konkluzionet e kësaj teme i përmbahen objektivave të përcaktuara më lart duke përfshirë arsyet kryesore të politikave britanike të ndërmarra kundrejt Evropës në faza të ndryshme të formimit të BE-së. Këto konkluzione janë nxjerrë jo vetëm si rezultat i studimit të kyer por në të janë paraqitur edhe opinionet e mia për Britaninë dhe Evropën. Studiues të ndryshme britanik arsyetojnë se Britania duhet të kishte hyrë që në ngjizjen e BE-së. Kanë qenë të shumtë ata studiues të cilët kanë parashikuar madje në mënyrë profetike të ardhmen e Britanisë. Këtu mund të përmendim Henry Tizard i cili ka thënë se: Ne vazhdojmë ta konsiderojmë veten si një Fuqi të Madhe të aftë për çdo gjë dhe me probleme vetëm për momentin për shkak të vështirësive ekonomike. Ne nuk jemi një fuqi e madhe dhe nuk do të jemi kurrë më. Ne jemi një komb i madh, por nëse vazhdojmë të sillemi si një fuqi e madhe, shumë shpejt do të pushojmë së qeni një komb i madh. Kjo ka qenë një nga shtysat e politikave të ndërmarra nga britanikët. Ideja e të qenit një fuqi e madhe, i ka shoqëruar gjatë historisë së saj duke i çuar edhe të ndërmerrnin veprime të gabuara kundrejt vendeve të Evropës perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore. Ata ndiheshin superiorë ndaj këtyre vendeve të cilët ndërmorën angazhimin për të bërë bashkimin më të madh historik të Evropës. Shumë shpejt ideja e 3

superioritetit të britanikëve, u hodh poshtë pasi ata dëshmuan pas Krizës së Suezit se kishin dështuar si fuqi koloniale pasi shumë koloni kishin kërkuar pavarësinë nga Britania. Ata dështuan edhe si fuqi ushtarake pasi Kriza e Suezit vërtetoi se ata nuk mund të ndërmerrnin asnjë iniciativë ushtarake pa marrë më parë miratimin e SHBA-së. Edhe si fuqi bërthamore ata kishin nevojën e SHBA-së, pasi nuk kishin mundësi ekonomike për t i ndërtuar vetë armët bërthamore. Ky i fundit ishte një tregues i rëndësishëm i cili përdorej për të vërtetuar statusin e një fuqie të madhe botërore. Prandaj qeveritë britanike por edhe ato të vendeve të tjera të Evropës perëndimore në veçanti Franca, i kanë kushtuar rëndësi të madhe armëve bërthamore. Aplikimi i vonshëm për britanikët, komentohet nga disa studiues se përbën një nga gabimet e tyre. Kjo për shkak se në momentin që ata shprehën synimin e tyre për t iu bashkuar të gjashtë vendeve nismëtare, këto vende ishin në fazën kur kishin nisur konsolidimin e tyre. Madje ato ishin duke ndërmarrë politikat më të rëndësishme të KEEsë dhe Britania do të ushtronte ndikimin e saj në to. Britania e Madhe ishte e vetmja fuqi e madhe në Evropën Perëndimore e cila nuk iu bashkua KEQÇ në vitin 1950. Kjo shkaktoi distancimin e Britanisë nga vendet e Evropës perëndimore duke mos i dhënë rëndësi krijimit të bashkimit më të fuqishëm të shteteve evropiane. Ideja e madhështisë së Britanisë, se ajo nuk ishte një vend si gjithë të tjerët, se ishte një vend i pasur dhe duhej vetëm ta udhëhiqte Evropën dhe jo të bashkohej me vendet evropiane, ishte një politikë e ndjekur nga britanikët gjatë viteve 50. Ndërsa vendet e Evropës mendonin të organizoheshin në një KEQÇ, duke vijuar me iniciativa të tjera si Komuniteti Evropian i Mbrojtjes dhe Konferenca e Mesinës, britanikët të shtyrë nga mendimi i tyre se ishin më superiorë nga vendet e tjera, ishin të bindur se pa praninë e tyre, ato do të dështonin. Në fund të Luftës së Dytë Botërore Britania kishte humbur pozitën e saj të favorshme si fuqi e madhe gjë që ajo nuk e pranonte. Problemet ekonomike të Britanisë kishin nisur të thelloheshin por britanikët ishin të bindur se do të ishte një fazë kalimtare. Kjo bindje vinte si pasojë e bazave të forta që ata mendonin se kishin siç ishte politika e jashtme e bazuar në tre rrathë, veçanërisht marrëdhëniet politike dhe ekonomike të Komonuelthit dhe marrëdhënia e saj e veçantë me SHBA-në. Përveç kësaj, të ushqyer nga idetë e Çërçill, ende aktuale në mentalitetin e britanikëve, ata ishin të bindur se ishin më superiorë ndaj vendeve të tjera evropiane. Ky mendim i superioritetit bëri të mundur që ata të përqendronin politikën e tyre të jashtme në tre rrathë përkatësisht në marrëdhëniet e tyre me SHBA-në, Komonuelthin dhe Evropën perëndimore në mënyrë të pabarabartë duke i vënë më shumë rëndësi dy të parave. Marrëdhënia e ngushtë e Britanisë me SHBA-në dhe Komonuelthin ishte arsyet kryesore dhe përbënin bazën e mendimit të këtij superioriteti të britanikëve. Britanikët ishin të bindur se marrëdhënia e tyre e veçantë me SHBA-në dhe Komonuelthin do të ishin të mjaftueshme për të kapërcyer problemet ekonomike me të cilat u përballën pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ata besonin se marrëdhënia e 4

saj me këto dy rrathë do ta ndihmonte edhe në rivendosjen e statusit të saj si një fuqi e madhe botërore. Sipas mendimit të britanikëve nuk kishin nevojë të bashkëpunonin me vende më të dobta se ata nga ana ekonomike siç ishin vendet e Evropës perëndimore. Ajo që ata nuk kishin parashikuar ishte se burimet të cilat i konsideronin si të pashtershme, ishin afat-shkurtër. Nga mesi i viteve 50 Britania u gjend e zhveshur nga një pjesë e vendeve të Komonuelthit të cilat shpallën pavarësinë gjë që ndikoi negativisht në ekonominë britanike. Britanisë iu deshën 11 vjet për t u bindur që politika e tyre duhej të ndryshonte dhe që duhej të bashkohej me KEE-në. Por përpara se ta shihnin këtë mundësi, britanikët menduan të kërkonin një lloj bashkëpunimi thjesht tregtar i cili nuk do t i detyronte të angazhoheshin me Evropën, duke shmangur në këtë mënyrë humbjen e sovranitetit dhe mbikombëtarizmin. Ky bashkëpunim ishte propozimi i britanikëve për krijimin e një Zone të Tregtisë Evropiane (FTA), e cila do të ishte krejtësisht në interesin e britanikëve. Me ardhjen në pushtet të golistëve, propozimi britanik u hodh poshtë nga De Goli në vitet e tij të para si zëri kryesor i KEE-së. Një tjetër përpjekje e britanikëve për të bashkëpunuar me vendet e KEE-së ishte krijimi i EFTA-s. EFTA ishte vetëm një alternativë e dytë për Britaninë e cila do të shërbënte si urë lidhëse ndërmjet Britanisë dhe KEE-së me anë të ndonjë marrëveshjeje tregtare. Qëllimi i Britanisë për të mundësur një marrëveshje fitimprurëse për të në emër të EFTA-s, nuk u realizua. Megjithëse as FTA dhe as EFTA nuk patën sukses në mbylljen e një marrëveshjeje me të gjashtë vendet e KEE-së, ato konsiderohen një kthesë të rëndësishme në politikat e britanikëve për bashkëpunimin e Britanisë me Evropën. Bllokimi i shtigjeve të bashkëpunimit tregtar nga të gjashtë bëri që britanikët të konsideronin negociata me të gjashtë për anëtarësim. Megjithëse aplikimi i tyre ishte i vonuar ata këmbëngulnin që përpara hyrjes të negocionin për kushte të favorshme për ta dhe bashkëpunëtorët e saj, vendet e Komonuelthit dhe vendet e EFTA-s. De Goli i shtyrë nga disa faktorë ekonomik, politik pa lënë mënjanë ato historik, i dha veton aplikimit të tyre dy herë duke u bërë kështu pengesa kryesore për anëtarësimin e Britanisë. Duke qenë se De Goli përbënte pengesën kryesore për anëtarësimin e Britanisë në KEE, ishte vetëm pas largimit të tij nga politika dhe nga drejtimi i KEE-së në vitin 1969 që iu dha mundësia Britanisë të niste sërish negociatat e saj me vendet e KEE-së. Britania arriti të ishte një anëtare e plotë e saj në vitin 1973. Rezultati i Referendumit të vitit 1975, ishte pro qendrimit të Britanisë në KEE gjë që është vënë gjithmonë në pikëpyetje deri përpara Brexit 2016. Të qënit anëtare e KEE-së nuk bëri që Britania ta linte mënjanë idenë e saj të superioritetit të cilën e paraqiste duke kundërshtuar politikat e saj ose ato të ndërmarra së bashku. Madje kjo bëri që ata të përforconin dhe të konfirmonin përpara vendeve të tjera anëtare se Britania ishte vërtet një partner i çuditshëm. Ky qendrim i mbajtur kundrejt vendeve të KEE-së, ishte i njëjtë si nga qeveritë laburiste edhe ato konservatore. 5

Ndërsa qeveritë e Wilson dhe Callaghan e pranuan idenë e të qënit në Evropë për shkak të politikave të partisë së tyre, Theçeri bëri kundërshtime shumë të bujshme ndaj saj në emër të interesit të britanikëve. Marrëdhënia e Britanisë me Evropën vihet re edhe ne titujt e disa literaturave të cilat kam shfrytëzuar për këtë studim si: Using Europe, abusing the Europeans (Duke përdorur Evropën, duke abuzuar evropianët), The awkward partner (Partneri i Çuditshëm), Reluctant Europeans (Evropianë Ngurrues) apo Loosing an Empire, Finding a Role (Humbja e një Perandorie, Gjetja e një Roli. Gjetja e këtij roli në botë për britanikët nuk ishte e mjaftueshme, gjë që çoi në Brexit. Arsyet të cilat shërbyen për britanikët të pranonin daljen e Britanisë nga KEE nëpërmjet Brexit janë shumë të qarta që në fillimet e integrimit të Britanisë. Mospranimi i dorëzimit të sovranitetit apo pse Britania të mos e drejtojë Evropën përbëjnë faktorët kryesorë të këtij vendimi të britanikëve. Politika e Britanisë ndaj Evropës është shumë e ndërlikuar. Kjo pasi megjithëse kanë kundërshtuar bashkëpunimin me politikat e tyre si Bashkimi Ekonomik Monetar, ata kanë dhënë kontribute të çmuara për integrimin evropian siç ishte reformimi i Politikës së Përbashkët Bujqësore dhe Akti Unik Evropian. Për sa i përket kësaj të fundit Theçeri ishte nismëtarja. Vihet re se edhe në ditët e sotme problemi kryesor për britanikët që lidhet me BEnë dhe një nga faktorët që i shtynë britanikët të votonin pro daljes nga BE-ja, janë sovraniteti dhe mbikombëtarizmi. Por çfarë kuptimi kanë ato në BE? Termin e sovranitetit, Alistar Jones e ka përkufizuar si: të drejtën e një shteti për të miratuar ligje brenda territorit të tij. Sugjerohet se anëtarësimi i BE-së minon sovranitetin kombëtar përderisa të gjithë anëtarët duhet t i dorëzojnë BE-së një sërë kompetencash. Termi mbikombëtarizëm shpjegohet si: kur kompetencat i janë dorëzuar institucioneve të BE-së, sugjeron një lëvizje drejt mbikombëtarizmit. Kjo përdoret veçanërisht në rastin kur BE-ja i detyron shtetet anëtare të pranojnë politika të caktuara në rast se ka ndonjë ngurrim kombëtar. A duhet Britania që të varet nga institucionet e BE-së për të marrë vendimet e saj për politika të ndryshme? Sipas rezultatit të Brexit britanikët ishin të bindur se Jo. Por a do të këtë kjo pasoja për Britaninë? A do të jetë në gjendje ajo që të mbajë më këmbë ekonominë e saj e cila duket se duhet të bazohet më shumë në tregtinë me pjesën tjetër të botës? Koha do të tregojë nëse dalja nga BE-ja, do t i japë më shumë të ardhura dhe mundësi për të qenë një fuqi e madhe botërore. Është ende e pasigurtë dhe e paqartë se çfarë të ardhme do të ketë Britania jashtë KEE-së, duke qenë se qeveria britanike nuk kishte një plan paraprak në rast se Brexit do të vendoste të ndante Britaninë nga BE-ja. Britania nëpërmjet referendumit të Brexit për daljen e saj apo jo nga BE-ja, vendosi që të shkëpuste marrëdhënien e saj me vendet e Evropës perëndimore. Pas analizës së bërë në këtë studim, dalja e saj pritej të ndodhte. Parashikimi i Tizard se nëse vazhdojmë të sillemi si një fuqi e madhe, shumë shpejt do të pushojmë së qeni një komb i 6

madh rezulton të jetë e vërtetë pas Brexit. Konfliktet e shkaktuara nga ky Brexit i papritur duket se mund të çojë drejt një ndarje të Skocisë nga Britania. Pjesa më e madhe e popullit në zgjedhjet e Brexit votuan pro Brexit, ndërsa skocezët votuan për të qendruar në BE. Ishte pikërisht shkëputja e marrëdhënieve me BE-në që çuan në tronditjen e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo temë ka qenë mjaft e komentuar së fundmi edhe në Shqipëri pas rezultateve të Brexit 2016 ku Britania si fuqi e madhe botërore i ndante opinionet e studiuesve shqiptare. Gjithsesi, nuk është ende e qartë rruga që Britania do të ndjek me daljen e saj nga BE-ja. Megjithëse shumë studiues kanë kryer analiza të shumta sesi do të kishte ndikuar prania e hershme Britanisë në BE, do të mbetet një enigmë nëse do të ishte krijuar në avantazh të Britanisë apo nëse do të ishte në avantazh të vendeve të tjera anëtare të KEE-së. 7

KAPITULLI I POZITA DHE ROLI I BRITANISË PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 1.1 Situata ekonomike dhe tre rrathët e Çërçillit Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore rezultoi me humbje për të gjitha vendet evropiane. Për disa vende humbjet ishin më të mëdha dhe për disa të tjera më të vogla. Megjithëse Britania e Madhe doli nga lufta si fituese, shpërblimet që kishte përfituar prej saj ishin të konsiderueshme, por të pamjaftueshme për të rimbursuar investimet e mëdha që ajo kishte kryer gjatë luftës. Vështirësitë ekonomike me të cilat Britania u përball, ishin një pikënisje e rëndësishme për ndryshimet që e prisnin atë për sa i përket vazhdimësisë së rolit të saj në botë dhe politikës së saj të brendshme e të jashtme. Ekonomia e Britanisë pati rënie të ndjeshme e cila vihej re në rritjen e defiçitit të bilancit të pagesave nga viti 1939 deri në vitin 1945 prej 10 bilionë paund. Çereku i pasurisë së Britanisë ishte shpenzuar në luftë. 1 Vihej re se floriri dhe rezervat e huaja thuajse ishin shteruar si dhe gati të gjitha asetet e privatizuara që sillnin fitim, të blera në vitin 1918, ishin hipotekuar ose shitur. Duke qenë se lufta përbënte një prioritet të momentit, qeveria kishte shitur gati me forcë të gjitha asetet e huaja në pronësi të individëve ose kompanive private duke i dhënë bono ish-pronarëve si formë kompensimi. 2 Një tjetër vështirësi e ndeshur në ekonominë britanike ishte përshtatja e industrisë për prodhime në kohë paqe në një kohë kur prodhimet e luftës kishin pasur përparësi. Kjo shërbeu si një frenim i ecurisë së ekonomisë. Si pasojë rritja e ekonomisë kishte ritëm të ngadaltë. Rritja e importeve po ashtu edhe e eksporteve, çoi në rritjen e nevojës së Britanisë për të marrë hua të reja duke shkaktuar në këtë mënyrë shtimin e rrezikut të zhvlerësimit të monedhës. Një tjetër faktor negativ që ndikoi në ekonominë britanike ishte mbajtja e ushtrisë britanike në Azi dhe Afrikë. Shpenzimet britanike për ushtrinë e saj ishin shpenzime shumë të mëdha. Megjithëse Britania hoqi dorë nga ky detyrim në vitin 1960, deri në atë moment kishte jetuar përtej mundësive të saj ekonomike. Qeveritë britanike, në përpjekje për të përmirësuar ekonominë, ndërmerrnin politika të gabuara të cilat kishin të bënin me shkurtimin e investimeve sa herë që kishin ndonjë krizë. Kjo mund të vihet re veçanërisht në industrinë britanike të ndërtimit të anijeve për të cilën Britania kishte luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në botë dhe kishte investuar shuma të mëdha. 1 Childs, David, Britain in 1945 A political history, Routledge, USA and Canada, 2001 and 2006, f. 8 2 Sanders, David, Loosing an Empire, Finding a Role, Palgrave Macmillan, Great Britain, 1990, f. 38 8

Në gusht të vitit 1945, ekonomisti John Maynard Keynes i tha Atlit, Kryeministrit britanik se vendi ka falimetuar nga ana virtuale dhe nuk kishte bazë ekonomike për shpresat e popullit. 3 Statusi i Britanisë si Fuqi e Madhe Botërore. Britania hyri në Luftën e Dytë Botërore si një fuqi e madhe por kemi versione të ndryshme nga shumë studiues nëse do ta vazhdonte ta mbante këtë rol edhe pas luftës nga autorët Michael Pugh e Phil Williams si dhe nga autorët David Gowland dhe Arthur Turner. Të parët e konsiderojnë SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik si fuqitë e mëdha botërore si pasojë e pasluftës dhe Britaninë e vendosin në të njëjtin nivel me vendet e tjera të Evropës si Franca e Italia, jo si fuqi. Ndërsa autorët David Gowland dhe Arthur Turner nxjerrin në pah disa pika të cilat tregojnë se Britania nuk e kishte humbur tiparin e saj si fuqi e madhe botërore pas Luftës së Dytë Botërore siç ishte prania e Britanisë në Konferencat e Potsdamit dhe Jaltës (Konferencat e Tre të Mëdhenjve) të cilat përfunduan me tri fuqi të mëdha të përbëra nga SHBA-ja, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe. Përveç kësaj, ata theksojnë se në krahasim me SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik, Britania kishte qenë në luftë më gjatë dhe ushtria britanike përfshinte 5.1 milionë punonjës të vendosur në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Lindjen e Largët në fund të luftës, gjë që tregon tiparet e një fuqie të madhe. Megjithëse angazhimet e saj botërore tregojnë tiparet e një fuqie të madhe, David Gowland e Arthur Turner pranojnë se Britania nuk ishte në të njëjtin rang me SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik. Por Andrew Gamble thekson faktin se gjatë 50 vjetëve që kishin kaluar që nga Lufta e Dytë Botërore, Britania ka kaluar nga një fuqi e madhe me përgjegjësi të mëdha globale në një fuqi me përmasa mesatare, me një ekonomi standartet e cilës janë nën standartet e konkurrentëve të saj kryesorë. Megjithatë ai vë në dukje faktin se mbeten ende disa simbole të statusit të saj të mëparshëm të cilat ajo i ka mbajtur, siç janë: ka vend të përhershëm në Këshillin e Sigurisë së KB, si dhe ka agjenci shtetërore siç janë aparati i inteligjencës dhe sektorë ekonomike kryesore siç janë industritë e mbrojtjes të cilat kanë synime globale. Ai gjithashtu thekson se për pjesën tjetër roli i Britanisë është zvogëluar. 4 Peter Morgan në Alarming Drum thekson faktin se dihet se vendet evropiane janë shumë të vogla për të vepruar në mënyrë të pavarur në arenën botërore. Madje edhe Gjermania përshkruhet si shumë e madhe për Evropën por shumë e vogël për botën. Ai vazhdon se një alternativë për të vepruar në mënyrë të pavarur është sigurisht të punojnë nëpërmjet BE-së. Të gjitha vendet evropiane të cilat kanë humbur perandoritë Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia duket, me cilësitë, për t u angazhuar ndaj idesë se nëpërmjet Bashkimit Evropian ato sërish mund të 3 Marr, Andrew., A history of modern Britain, Macmillan, UK, 2007, f. 11 4 Baker David, Seawright David, Britain for and against Europe, British Politics and the Question of European Integration, Clarendon Press, Oxford, 1998, f. 14 9

gjenin me të drejtë vendin në botë. Ndër vendet e Evropës ai thotë se cilësitë kryesore i ka Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia. Tri Rrathët Koncentrikë. Liderët britanikë e bazonin politikën e tyre të jashtme në tri rrathë kryesorë, të cilat përbëheshin nga Komonuelthi, Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara që luanin një rol mjaft të rëndësishëm për Britaninë jo vetëm në aspektin ekonomik dhe politik, por patën një ndikim të rëndësishëm edhe në politikat e brendshme të saj. Winston Çërçill ishte i pari nga britanikët që foli për këto rrathë në Konferencën e Partisë konservatore në tetor të vitit 1948 duke i ndarë në Perandorinë Britanike, Botën anglishtfolëse dhe Evropën e Bashkuar. Si pasojë, ato u quajtën rrathët koncentrikë të Çërçillit. Megjithëse, Çërçill më të rëndësishme ndër të trija konsideronte SHBA-në dhe Komouelthin, në këtë konferencë ai tha se Britania ishte i vetmi vend që kishte një pjesë të madhe në çdo njërin prej tyre dhe se ajo qëndronte në qendër. Nëse Britania angazhohej me njërin prej tyre në mënyrë të veçantë, atëherë ideja e rrathëve do të prishej, nuk do të kishte më rëndësinë që ai u kishte dhënë. Qendrimi në qendër i Britanisë do të thotë se ajo kishte angazhime në mbarë botën dhe nuk mund të angazhohej vetëm me një prej tyre, aq më tepër në një kontinent si Evropa i cili kishte pësuar humbje të mëdha pas luftës. Edhe në vitet e mëvonshme, qeveritë britanike, qoftë konservatore, qoftë laburiste e përqendruan politikën e tyre në bazë të këtyre rrathëve. Ndërsa Entoni Eden rrathët i quajti tri bashkime dhe pas tij Bevin i përshkroi si shtylla kryesore të politikës britanike. Vihet re se që nga periudha e pasluftës, politika e jashtme ishte e drejtuar nga këto tri rrathë të cilat nuk kishin rëndësi të barabartë për Britaninë, duke shkaktuar si rrjedhojë edhe trajtim jo të barabartë të politikave të ndjekura kundrejt secilit prej tyre. Komonuelthi dhe Perandoria. Në shekullin e 19, India u bë kolonia më e rëndësishme dhe më e madhe e Britanisë. Me zotërime që shtriheshin prej Afrikës deri në Azinë jugore, Australinë e Kanadanë, Britania mund të mburrej duke thënë se në Perandorinë Britanike dielli nuk perëndon kurrë. 5 Komonuelthi dhe Perandoria përbënin pa dyshim rrethin më i rëndësishëm nga ana ekonomike, tregtare dhe financiare në krahasim me dy rrathët e tjerë. Pikat më kyçe të bashkëpunimit ndërmjet Britanisë dhe Komonuelthit vihen re në disa aspekte: Së pari, sistemi i preferencës perandorake që e ka origjinën në Marrëveshjet e Otavës së 1932-shit, e cila mundësonte çmime me tarifë më të ulët preferenciale për tregtinë brenda Komonuelthit. Si rezultat, importet nga Komonuelthi në Britani ishin 41% 6 dhe eksportet arrinin deri në 50% të eksporteve britanike. 7 5 Goldstein, S. Joshua, Marrëdhënie ndërkombëtare, Dituria, 2003 6 Gowland, David, Turner, Arthur, Britain and European integration 1945-1998, A documentary history, Routledge, Great Britain and New York, 2000, f. 62 10

Së dyti, Komonuelthi, së bashku me disa vende të vogla evropiane përbënin qendrën e bllokut të sterlinës ku bënin pjesë pjesa më e madhe e vendeve të Komonuelthit dhe Perandorisë (përveç Kanadasë) dhe një sërë vendesh të treta përfshirë Burmën, Islandën, Irlandën, Irakun (nga 1945), Egjipti (deri në vitin 1945), Jordania, Libia dhe territore të Golfit të Gjirit Persik. Duke pasur parasysh shtrirjen e përdorimit të sterlinës, mund të thuhet se pati një ndikim shumë të madh, në një kohë kur 50% e të gjitha pagesave ndërkombëtare bëheshin në sterlina 8. Një tjetër avantazh për Britaninë për sa i përket zonës së monedhës së sterlinës, ishte se nuk kishte tarifë të jashtme të përbashkët për importet e Perandorisë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse të cilat mund të tregtonin lirshëm me njëra-tjetrën. Së treti, përveç rëndësisë ekonomike një faktor tjetër që i shtohet rëndësisë që Komounelthi kishte për Britaninë ishte edhe ai emocional. Komonuelthi ishte konsideruar si një ide e fuqishme unifikimi i ushqyer në mendjen e popullit që nga Anglia Viktoriane. Përveç kësaj, tipari emocional vihet re edhe në faktin se britanikët kishin të afërmit e tyre në vendet e Komonuelthit në veçanti në vendet më të mëdha si Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Afrika e Jugut. Së katërti, Komonuelthi ishte se ai i jepte Britanisë idenë e statusit të fuqisë botërore gjë që i shërbente për të fshehur dobësitë dhe problemet e saj ekonomike. Pavarësia e Indisë dhe Pakistanit në vitin 1947, të cilat ishin vendet e para që hodhën hapin drejt çkolonizimit dhe pavarësisë nga Britania, u shënua hapi i parë i rënies së rëndësisë së Komonuelthit për Britaninë. Vendet e tjera të Komonuelthit duke parë largimin e Indisë dhe Pakistanit nga varësia e Britanisë, nisën të kishin dyshime për të, nëse ajo do të ishte në gjendje t u jepte këtyre vendeve sigurinë e tyre të jashtme. Ky dyshim bëri që këto vende të shikonin SHBA-në si vendin më të fuqishëm kapitalist i cili mund të mbronte interesat e tyre. Kjo çoi në nënshkrimin e Paktit ANZUS për mbrojtjen e Paqësorit ndërmjet Australisë, Zelandës së Re dhe SHBA-së. Në këtë pakt Britania nuk ishte e përfshirë, gjë që konfirmoi zëvendësimin e Britanisë me SHBA-në. Megjithëse lindën probleme me vendet e Komonuelthit, britanikët ende e konsideronin shumë të rëndësishme forcimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të saj me këto vende. Madje Partia Laburiste mendonte se ishte ende rrethi më i rëndësishëm i marrëdhënieve të jashtme të Britanisë ndërsa Partia Konservatore shpresonte se Komonuelthi multikulturor mund të transformohej në një urë ekonomike dhe politike ndërmjet botëve të para dhe botëve të treta. 9 7 May, Alex, Britain and Europe since 1945, Addison Wesley Longman Limited, London and NY, 1999, f. 10 8 George, Stephen, An awkward partner, Oxford University Press, NY, f. 14 9 Kaiser, Wolfram, Using Europe, Abusing the Europeans, Macmillan Press LTD, London, 1999, f. 6 11

Marrëdhënia e veçantë mes Britanisë dhe SHBA-së nisi muajt e parë të Luftës së Dytë Botërore me shfaqen e rrezikut të përbashkët kundër Gjermanisë dhe Japonisë. Kjo marrëdhënie e ngushtë e këtyre dy vendeve mori emrin marrëdhënie e veçantë. Duke qenë se ishin aleatë të ngushtë gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe pas luftës bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së e Britanisë vazhdoi në fushën e mbrojtjes. Marrëdhënia e këtyre dy shteteve ishte e rëndësishme më shumë për Britaninë sepse e shihte si prioritet këtë bashkëpunim ushtarak në dy aspekte: siguria kombëtare e Britanisë mbështetej shumë në angazhimin amerikan në NATO dhe në veçanti, shpresonte në vazhdimin e pranisë së një force të madhe amerikane në Evropën Perëndimore. Bashkëpunimi në fushën bërthamore është një tjetër pikë në të cilën të dyja vendet paten bashkëpunim të ngushtë. Duke qenë se zotërimi i armëve bërthamore në atë periudhë jepte idenë e statusit të fuqisë së madhe, Britania këtë çështje e ktheu në prioritet maksimal. Meqenëse burimet financiare nuk e bënin të mundur që Britania të mund ta realizonte këtë synim, ajo kërkoi mbështetjen e amerikanëve për teknologjinë e përdorur. Megjithëse britanikët vareshin nga amerikanët në këtë aspekt, nëpërmjet marrëveshjes Nasau, në dhjetor të vitit 1962, ata përfituan shumë duke marrë në të njëjtën kohë edhe konfirmimin se SHBA-ja ishte e angazhuar ndaj Britanisë. Përveç interesave të sigurisë që ndanin të dy këto vende, nuk duhet anashkaluar fakti i rëndësishëm se marrëdhënia e veçantë ndërmjet tyre ishte edhe si pasojë e traditës dhe kulturës së përafërt. Me mbarimin e luftës, britanikët donin të ruanin të njëjtën formë bashkëpunimi me SHBA-në duke u përpjekur ta bindnin se ata ishin aleati i përkryer. Britanikët mendonin se SHBA-ja do të kishte nevojë për këshilla në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve me jashtë, aty ku britanikët ishin ekspertë. Në këmbim të këtyre këshillave, ata kërkonin ruajtjen e marrëdhënieve SHBA-Britani, bashkëpunim, si dhe ndihmë ekonomike për mëkëmbjen e Britanisë së pasluftës, borxhet e të cilës në korrik të vitit 1945 shkonin në 4.7 bilionë paund. Një pjesë e mirë e tyre ishin marrë nga vendet e zonës së sterlinës veçanërisht nga India, Pakistani dhe Egjipti. Duke ditur se Britania nuk ishte më as kreditori dhe as industrialisti më i madh në botë, një vend të cilin tashmë e kishte fituar SHBA-ja, qëllimi i Britanisë ishte që të paktën të ishte fuqia e dytë e madhe në hemisferën perëndimore, gjë për të cilën ata shpresonte se do ta arrinte nëpërmjet marrëdhënies së saj me SHBA-në. Duke përfituar nga situata e vështirë ekonomike e Britanisë, SHBA-ja shfrytëzoi rastin për ta drejtuar Britanisë sipas interesave të veta. David Gowland dhe Arthur Turner specifikojnë se dihej që sa më e madhe dhe e gjatë të ishte varësia nga ndihma amerikane, aq më e madhe do të ishte vështirësia për t i rezistuar përpjekjeve të SHBA-së për të ndikuar në politikën e brendshme e të jashtme britanike. Kjo gjë vihet re në ndihmën ekonomike që SHBA i kishte dhënë Britanisë në Luftën e Dytë Botërore nëpërmjet sistemit Lend-Lease. Kjo ndihmë do të thoshte se importet kryesore të kohës së luftës mund të merreshin edhe kur eksportet të binin në 12

30% të nivelit të paraluftës: Lend-Lease llogaritej në 2/3 e fondeve të nevojshme për të financuar totalin e defiçitit të jashtëm në kohë lufte. 10 Ministri i Jashtëm britanik, Lord Halifax, hartoi një dokument për kabinetin ku pranonte se mbijetesa e Britanisë varej nga ndihma e SHBA-së. Pika nismëtare e realizimit të interesit të SHBA-së shihet në disa aspekte: - Negociimi i Britanisë me SHBA-në për të marrë 50 destrojerë të Luftës së Parë Botërore nga SHBA-ja në këmbim të lejimit të bazave amerikane të hynin në kolonitë britanike. - Në këmbim të ndihmës ekonomike, Çërçill u detyrua t i dorëzojë detajet e disa prej shpikjeve më sekrete si radari me mikrovalë, formula e armëve kimike, eksploziv special, projektin e motorit reaktiv etj. përfshirë edhe disa nga asetet britanike iu shitën SHBA-së nën vlerën e tregut. 11 - Me miratimin e Lend-Lease-it të marsit të vitit 1941, Britania nuk duhet të paguante për materialet amerikane të luftës, por si shkëmbim duhet të pranonte rregullat e vendosura nga SHBA-ja në tregtinë ndërkombëtare në të ardhmen. 12 - Kushti më i dëmshëm i huasë ishte këmbëngulja e SHBA-së që ta bënte sterlinën lirisht të konvertueshme brenda 12 muajve pasi marrëveshja të hynte në fuqi. 13 Sipas kushteve që rezultuan nga Marrëveshja financiare anglo-amerikane e dhjetorit të vitit 1945, Britania përfitoi një hua prej $3.75 bilionë (plus $650 milionë për të shlyer borxhet e Lend-Lease ) me interes prej 2% i cili në atë kohë konsiderohej shumë. Pagesa nuk ishte caktuar të fillonte përpara 5 vjetëve që marrëveshja e huasë të ratifikohej në Kongres dhe Parlament. 14 Për sa i përket kushtit të tregtisë ndërkombëtare, SHBA-ja e detyroi Britaninë që të angazhohej në formimin e Organizatës Ndërkombëtare të Tregtisë, Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë (MPTT) do të ishte më pak ambicioze dhe do të synonte tregtinë e lirë dhe politika tregtare jodiskriminuese. Një gabim i britanikëve vihet re ne faktin se ata në vend që ta përdornin huanë amerikane për të shlyer borxhet që kishin nga Lufta e Dytë Botërore, siç kishin bërë gjatë Luftës së Parë Botërore, ata e përdorën për të mbajtur angazhimet e saj ushtarake nëpër botë. Sipas kushtit të SHBA-së, sterlina u bë e konvertueshme në korrik të vitit 1947. Kjo mori shkas nga ndikimi që patën diplomatët të cilët e pëlqenin dhe admironin Britaninë si Harri Deskter Uajt. Këta besonin se ajo do të dilte nga lufta më e fortë se më 10 Childs, David, Britain in 1945 A political history, Routledge, USA and Canada, 2001 and 2006, f. 10 11 Childs, David, Britain in 1945 A political history, Routledge, USA and Canada, 2001 and 2006, f. 10-11 12 Po aty 13 Gowland, David and Turner, Arthur, Reluctant Europeans, Britain and European Integration 1945-1998, Pearson Educations Limited, UK, 2000, f. 17 14 B. Kunz, Diane, The economic diplomacy of Suez Crises, The university of North Carolina Press, USA, 1991, f. 8 13

parë dhe se Britania me përdorimin e zonës së sterlinës dhe tarifës bazë, do të zhvillonte një rrjet tregtie në të gjithë botën nga e cila SHBA-ja do të ishte e përjashtuar. Kovertueshmëria e sterlinës për shkak të shitjes së saj të madhe në këmbim të dollarit, shkaktoi presion të madh në ekonominë britanike, që deri në atë moment po ecte mirë. Shumë ekspertë mendojnë se kushtet e huasë ishin të pamundura të plotësoheshin dhe në gusht të vitit 1947, qeveria u detyrua ta pezullonte konvertimin e sterlinës në dollar, e cila u krye vetëm pas një muaji që ishte bërë e konvertueshme. Si rezultat, duke mos dashur të dëmtonte ekonominë e Britanisë, administrata e Trumanit pranoi t i jepte fund konvertimit të sterlinës. 15 Megjithëse në fushën bërthamore marrëdhënia ndërmjet Britanisë dhe SHBA-së konsiderohet si bashkëpunim shumë i mirë, të dyja vendet kanë patur edhe fërkime. Kjo vihet re në aktin MekMahoni të gushtit 1946 i cili refuzoi bashkëpunimin bërthamor me Britaninë duke hedhur poshtë memorandumin e 1941-shit. Sipas këtij memorandum, britanikët i jepnin SHBA-së kërkimet për ndërtimin e bombës bërthamore dhe SHBA-ja do ta ndërtonte. Kjo gjë ishte një zhgënjim i madh për Britaninë pasi për shkak të këtij akti asaj i duhej që të zhvillonte në mënyrë të pavarur armët e veta bërthamore që do t i kushtonin shumë shtrenjtë. Kemi dy pikëpamje të ndryshme britanike për armët bërthamore. Ernest Bevin (Ministër i Jashtëm britanik 1945 1951) e shihte idenë e zotërimit të armëve bërthamore si të nevojshme për të ruajtur statusin e fuqisë së madhe. Këtë ide ai e shprehu në Dhomën e Komunëve në maj të vitit 1947, kur tha se qeveria e Madhërisë së Saj nuk e pranonte pikëpamjen se ne nuk duhet të jemi një fuqi e madhe. Kemi një tjetër këndvështrim nga ana e Atlit (kryeministër britanik nga vitit 1945 deri në 1951), i cili e konsideronte ndërtimin e bombës bërthamore si një nevojshmëri për mbrojtjen e vendit. Në vitin 1952 Britania testoi bombën e zhvilluar pa pasur ndihmën e asnjë vendi tjetër. Presione të tjera të ushtruara nga SHBA-ja ndaj Britanisë ishte përshpejtimi i proçesit të çkolonizimit. Vlen të theksohet se amerikanët e shihnin Britaninë si fuqi perandorake të vjetëruar që përpiqej të shfrytëzonte bujarinë e amerikanëve për të mbajtur perandorinë e saj të kalbur. Megjithatë, lidhjet e ngushta anglo-amerikane ishin të rëndësishme sepse siguronin që Uashingtoni ta shihte Britaninë si një fuqi që ia vlente të shpëtohej nëse më e keqja ndodhte dhe Evropa perëndimore rrënohej. 16 Plani Marshall i cili i erdhi në ndihmë jo vetëm ekonomisë britanike por edhe atyre të vendeve të tjera të Evropës perëndimore, ndihmoi ekonominë britanike të mëkëmbej por çmimi që këto vende paguan për mbrojtje dhe asistencë ekonomike ishte pranimi i angazhimit të tregtisë së lirë botërore multilaterale dhe një sistem monetar ndërkombëtar i bazuar në dollar. 15 B. Kunz, Diane, The economic diplomacy of Suez Crises, The university of North Carolina Press, USA, 1991, f. 8 16 Gowland, David and Turner, Arthur, Reluctant Europeans, Britain and European Integration 1945-1998, Pearson Educations Limited, UK, 2000, f. 70 14