KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

Similar documents
Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

From the Pastor s Desk

Për Shkollën Qendër Komunitare -

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Gjuhë angleze. (klasa e tetë)

DORACAK PËR EKIPET NDËRMJETËSUESE MES BASHKËMOSHATARËVE

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

Reforma e MFK në Shqipëri

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

Implementimi i strategjisë

DORACAK për vëzhgimin e punës dhe planifikimin e zhvillimit profesional të arsimtarëve bashkëpunëtorëve profesional në shkolla fillore dhe të mesme

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

PRINDËRVE, EDUKATORES DHE FËMIJËVE NË KOPSHT

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

PARATHENIE një platformë të organizuar dhe të koordinuar institucionalisht

ROLI I INSTITUCIONEVE

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

Subordinate causal clauses in Albanian language

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR KLASËN PËRGATITORE DHE ARSIMIN FILLOR

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Bullying në shkollat fillore:

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

UDHËRRËFYESI PËR KLLASTERË PËRMBAJTJA

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

BISEDA SI MËNYRË KOMUNIKIMI NDËRMJET MËSIMDHËNËSIT DHE NXËNËSIT CONVERSATION AS A WAY OF COMMUNICATION BETWEEN TEACHER AND STUDENT

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Projekt për Integrim Ndëretnik në Arsim DORACAK PËR KËSHILLAT E SHKOLLËS PËR SHKOLLAT FILLORE E TË MESME

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

Tel: Tel:

Menaxhimi bashkëkohor bankar

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI ˮ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. TEMA: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike.

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

MAN AS A HUMAN WHO DIRECTS THE VIOLENCE TO HERSELF AND OTHERS - CONSEQUENCES OF TIME OR LONG TIME OF TRANSITION IN THE REPUBLIC OF MACEDONIA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME

Administrimi i biznesit (MBA)

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

ZHVILLIMI I QENDRUESHEM DHE PERFSHIRJA E OSHCve NE PROCESET ME PJESEMARRJE

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Roli i teknologjisë asistive në procesin e individualizimit të mësimit në shkollat inkluzive

Transcription:

37.091.2:316.77 C E N T R U M 4 Mr.sc. Rexhep Dauti 1 KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ COMMUNICATION AS A FACTOR OF MOTIVATION OF TEACHERS Abstract Big changes that have happened with the means of communication and exchange of information nowadays have increased the role and importance of the influx of information and communication speed on increasing the effectiveness of school management and thus the educational process. Achieving success in school, nowadays, significantly depends from communication skills to teachers inside and outside the school. Regardless, if it is about process of teaching and learning or for interpersonal relations in the school environment, success or failure is directly linked with the skills to communicate. Keywords: teacher, communication, motivation, school, education Abstrakt Ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur me mjetet e komunikimit e të shkëmbimit të informacioneve në ditët e sotme kanë shtuar shumë rolin dhe rëndësinë qe ka fluksi i informacioneve dhe shpejtësia e komunikimit në rritjen e efektivitetit të menaxhimit të shkollave dhe me këtë edhe të procesit edukativ dhe arsimor. Arritja e suksesit në shkollë, në ditët tona, varet në mënyrë të ndjeshme nga aftësitë komunikuese me mësimdhënësit brenda dhe jashtë shkollës. Pavarësisht, nëse bëhet fjalë për procesin e mësimdhënies dhe të mësuarit apo për raportet ndërnjerëzore në mjedisin shkollor, suksesi ose dështimi ka lidhje direkte me aftësitë për të komunikuar. Fjalë kyçe: mësimdhënësi, komunikimi, motivimi, shkolla, arsimi 1 Magjistër i pedagogjisë, Sh. F. Faik Konica Dobrosht, Maqedoni. dautir@hotmail.com 275

Hyrje Komunikimi është veprimtaria e shkëmbimit të informacionit kur marrësi e kupton dërguesin. Komunikimi mund të përkufizohet si mjeti me anën e të cilit individët arrijnë të shkëmbejnë midis tyre informacionet për operacionet dhe veprimtaritë që realizohen në një organizatë ose është një proces nëpërmjet të cilit mendimi krijohet dhe dërgohet për të krijuar kuptueshmërinë e gjërave. Për rëndësinë dhe rolin e komunikimit kanë shkruar shumë autorë të njohur e të ndryshëm. Kështu për shembull, Chester I. Barnardthekson se: Komunikimi duhet të zërë një vend qendror në teorinë e organizimit për shkak se struktura, gjerësia e shtrirjes dhe fushat e organizimit përcaktohen pothuajse tërësisht nga teknikat e komunikimit. Gjithashtu sipas tij, funksioni kryesor i një ekzekutivi është ndërtimi dhe mbajtja e një sistemi të caktuar dhe efikas të komunikimit. Komunikimi shërben si një mjet i rëndësishëm, me anën e të cilit shkolla lidhet edhe me mjedisin e jashtëm. Komunikimi edhe pse nuk përfaqëson veprimtari të dukshme të rëndësishme të shkollës, ai luan rolin e gjakut që i jep jetë dhe e bën shkollën të ekzistojë. Arritja e suksesit në shkollë, në ditët tona, varet në mënyrë të ndjeshme nga aftësitë komunikuese me mësimdhënësit brenda dhe jashtë shkollës. Pavarësisht, nëse bëhet fjalë për procesin e mësimdhënies dhe të mësuarit apo për raportet ndërnjerëzore në mjedisin shkollor, suksesi ose dështimi ka lidhje direkte me aftësitë për të komunikuar. 2 Në fakt, komunikimi konsiderohet efektiv vetëm kur të tjerët e kuptojnë mesazhin tuaj në mënyre korrekte dhe ju përgjigjeni në mënyrën e duhur. Komunikimi faktor motivues Komunikimi efektiv ndodhet në qendër të pothuajse çdo aspekti të veprimtarisë së shkollës dhe arsimtarit sepse lidh shkollën me të gjithë faktorët e rëndësishëm si mësimdhënësit, prindërit, komunitetin përreth etj. Nëse duhet përmirësuar efikasiteti, cilësia apo inovacioni, për këtë nevojiten aftësi të larta komunikuese. Ndryshimet e mëdha, qe kanë ndodhur me mjetet e komunikimit e të shkëmbimit të informacioneve në ditët e sotme kanë shtuar shumë rolin dhe rëndësinë qe ka fluksi i informacioneve dhe shpejtësia e komunikimit të tij në rritjen e 2 Karaj, Th. &Tamo, A., Th. Psikologjia, tekstmësimorpërshkollën e mesmetëprofilizuar, profilishoqëror, Tiranë, SHBLSH, 2003, fq. 156, 276

efektivitetit të menaxhimit të shkollave dhe me këtë edhe të procesit edukativ dhe arsimor. Për realizimin e një lëvizje të shpejtë dhe efektive të informacionit të domosdoshëm, udhëheqësit e shkollave qysh në momentin e projektimit organizativ duhet të mbajnë parasysh komunikimin, i cili do të realizohet në katër drejtime të ndryshme: komunikim nga lartë-poshtë, komunikim nga poshtë-lartë, komunikim horizontal dhe komunikim diagonal. Pra, marrja e informacionit për një diapazon të gjerë çështjesh që preokupojnë, jo vetëm mësimdhënësit, por edhe drejtuesit e tyre, i ndihmon këta të fundit që të përcaktojnë vendime sa më efektive qoftë për të zgjidhur një problem të dhënë, por po ashtu edhe për të eliminuar rezistencën e stafit të mësimdhënësve për ndryshimin e politikës udhëheqëse në lidhje me çështje të procesit mësimor dhe çështje të tjera të shkollës. Përvoja ka treguar se në ato shkolla ku komunikimi vertikal poshtë-lartë mungon, apo nuk funksionon ashtu siç duhet, problemet janë më të mëdha pasi mësimdhënësit e ndjejnë veten të mënjanuar nga çështjet që përcaktojnë organizatën, ndërsa distanca midis tyre dhe drejtuesve është e madhe sepse drejtuesi ose refuzojnë të dëgjojnë mësimdhënësit ose kanë kontakte jo të mjaftueshme me ta. Komunikimi horizontal si fluks i informacionit ndërmjet individëve të cilët ndodhen në të njëjtin nivel hierarkik në shkollë, është i rëndësishëm jo vetëm për drejtuesit, por edhe për punëtorët e tjerë. Pa këtë lloj komunikimi nuk mund te realizohet koordinimi i funksionimit të aktivitetit edukativ dhe arsimor në shkollë. Për mësimdhënësit, të cilët punojnë bashkërisht dhe komunikojnë rregullisht me njëri-tjetrin, rrallëherë mund të ndodhë që të ketë probleme të mirëkuptimit midis tyre. Ndërveprimi u jep atyre gjithashtu, mbështetje emocionale dhe i ndihmon për të kënaqur nevojat e tyre të komunikimit social dhe në grup. Shpeshherë drejtuesit pohojnë se pengesat në komunikim janë një nga problemet më serioze me te cilat ata ndeshen në praktikë. Pengesat e komunikimit në mjaft raste shërbejnë për të paralajmëruar ekzistencën e problemeve më të thella, prandaj një drejtues shkolle nuk duhet t i marrë gjërat shumë sipërfaqësore, por duhet që ta trajtojë çështjen në mënyrë më të detajuar për të zbuluar shkaqet e vërteta të barrierave të komunikimit. 3 Drejtuesit duhet t i njohin mirë barrierat që pengojnë 3 Orhani Z., Motivacioni, Panteon, Tiranë, 2000, f.192, 277

gjatë komunikimit: Mungesa dhe mangësitë e planifikimit, problemet semantike dhe gjuhësore, interpretimet e ndryshme të informacionit është një pengesë tjetër kryesore në komunikim ku informacioni shpërndahet në individë të ndryshëm, shkalla e të dëgjuarit, informacionet e tepërta. 4 Shumica e shkollave bëjnë përpjekje për të siguruar sjelljet etike dhe për rrjedhojë komunikimin e moralshëm nëpërmjet përpunimit dhe shpalljes të detyrueshme të rregullave të punës. Megjithatë, kyçe për zhvillimin e komunikimit etik në shkollë mbeten sjelljet individuale të drejtuesve dhe mbikëqyrësve. Në radhë të parë një drejtues duhet të diskutojë vazhdimisht lidhur me komunikimin etik në shkollën kua ai drejton. Kjo do të thotë se mënyra e përcaktuar e komunikimit duhet që të rishikohet herë pas here, për t u sjellë në pajtim me stadin e zhvillimit moral dhe të nevojave aktuale të shoqërisë. Rishikimi i mënyrave të komunikimit, si një teknikë e përdorur këto vitet e fundit, është një metodë efikase për të kontrolluar politikat e komunikimit, procedurat, rrjetin dhe tërë aktivitetet e tij. Gjuha e ndërlikuar renditet si një ndër problemet më serioze të komunikimit efektiv. Në një komunikim etik, që bazohet në kodet e përpunuara të etikës, në rregullat e adoptuara, apo në kuadron tjetër të pranuar, ka rëndësi gjithashtu, që të zgjidhet forma e dhënies së informacionit. A duhet që ky informacion të jepet në mënyrë të drejtpërdrejt, me gojë (në telefon, etj.) apo me shkrim (letra, libra, gazeta, reklama, etj.).pra rëndësia e një komunikimi efektiv në shkollë lidhet ngushtë me përpunimin e gjykimeve etike dhe me vendimmarrjen, e cila duhet te jete moralisht e drejtë. Kështu një nga detyrat thelbësore profesionale të mësimdhënësit është organizimi i bashkëpunimit të mësimdhënësit me prindërit e nxënësve që ata të plotësojnë veprimtarinë pedagogjike, duke krijuar një formë të caktuar të ndikimit prindëror. Në sistemin e marrëdhënieve mësimdhënësit dhe prindërit janë pjesëmarrës, mësimdhënësi tërhiqet nga domosdoshmëria objektive dhe nga vetë kushtet e realizimit të procesit pedagogjik. Ky sistem marrëdhëniesh është i aftë të funksionojë edhe pa kontakt të drejtpërdrejt të pjesëmarrjes së tyre, pasi ata i lidh nxënësi si objekt i ndikimit të përbashkët. Është gjithmonë e rëndësishme ura e komunikimit mësimdhënës prind, ndaj është evidente edhe kërkesa e kontakteve me prindërit e nxënësve dhe ndjenja e përgjegjësisë për organizimin e këtij 4 Koxhaj A. &Tomini F Manaxhimiikomunikimit, Afërdita, Tiranë, 2003, f.330, 278

bashkëpunimi. Tashmë është nënvizuar se prindërit e nxënësve dhe mësimdhënësit janë dy anë të përgjegjësisë së përbashkët në edukimin e fëmijës përpara shoqërisë. Dobia pedagogjike e kësaj kërkese bazohet në domosdoshmërinë e integrimit dhe gjithëpërfshirjes të gjithanshme të fëmijës dhe të treguesve të tij. 5 Kontaktet e mësimdhënësit me prindërit e nxënësve duhet të kenë një karakter të vazhdueshëm. Prindërit edhe mund edhe të gabojnë, mund të bëjnë një veprim jopedagogjik, por mësimdhënësi me bashkëpunimin e tij dhe krijimin e kushteve të favorshme ndihmon në zhvillimin e kulturës pedagogjike të prindërve dhe ndihmon të shpjegojë paditurinë pedagogjike në marrëdhënie me fëmijët. Mësimdhënësi nuk duhet të verë detyra para prindërve, pasi kështu ai nënshkruan pafuqinë e tij pedagogjike dhe mosdashjen për të mbajtur përgjegjësi për nxënësit. Por kjo nuk do të thotë që me takt dhe me etikë mësimdhënësi nuk duhet t i bëjë të vetëdijshëm prindërit për dobinë që kërkesat e tyre të jenë unike në edukimin e fëmijëve. Problemi i bashkëpunimit të mësimdhënësit me nxënësit në dritën e teorisë praktike komunikative, metodat e zhvillimit të kompetencave komunikative në procesin e komunikimit, teknika e komunikimit pedagogjik kanë nevojë për një përpunim shtesë, si në nivel të ndërtimit teorik përgjithësues, ashtu edhe në nivel rekomandimesh teorikopraktike. 6 Pedagogjia është një sferë e veprimtarisë njerëzore e cila karakterizohet nga përgjegjësia në rritje e mësimdhënësit për kulturën e të folurit. Kultura e komunikimit të mësimdhënësit ka specifikën e vet dhe duhet të jetë e formuluar në mënyrë të përcaktuar. Mësimdhënësi është një figure publike dhe e folura e tij profesionale është e lidhur ngushtë me etikën dhe retorikën e tij pedagogjike. Në thelb mësimdhënësi është personalitet krijues, me vlera dhe i orientuar, i aftë vazhdimisht për të ndryshuar dhe për t u përsosur. Zotërimi i suksesshëm i profesionit pedagogjik nuk mundet pa zotërimin e të folurit kulturor dhe komunikimit kulturor. Kultura e komunikimit të mësimdhënësit është e bazuar, përcakton potencialin e gjithë sistemit të arsimit, masën e 5 Sadker, M.P. &Sadker, D.M, Teachers, School and Society (Mësuesi, shkolla, shoqëria), Tiranë, Eureka,1995,f. 24. 6 Sadker, M.P. & Sadker, D.M, Teachers,School and Society (Mësuesi, shkolla, shoqëria), Tiranë, Eureka,1995, f. 25. 279

ndikimit të saj në zhvillimin e personalitetit të nxënësit. 7 Përmbajtja e veprimtarisë profesionale të mësimdhënësit paraqet para tij një numër kërkesash specifike që e detyron atë të zhvillojë cilësi personale të përcaktuara si të rëndësishme, të domosdoshme dhe të nevojshme profesionalisht. Në veprimtarinë e përditshme edukative dhe arsimore ne shpesh pohojmë se mësimdhënia është edhe shkencë edhe art. Po ç është në radhë të parë mësimdhënia? Duhet pohuar me plot gojën se mësimdhënia është komunikim etik i institucionalizuar. Pra ndryshe nga komunikimi i zakonshëm, shpesh spontan dhe i paorganizuar, komunikimi në klasë është i drejtuar, i programuar dhe organizuar dhe pavarësisht prej formave të tij, verbale apo joverbale, gojore ose të shkruara, ai është në thelb i njëjtë. Natyrisht performanca e mësimdhënësit dhe e shkollës si dhe klima e klasës mund të sjellë prurje të reja, që duken se dalin jashtë planifikimit paraprak të orës së mësimit, por pavarësisht prej saj, edhe kur flasin edhe kur dëgjojnë, edhe kur evokojnë njohuri, edhe kur realizojnë kuptime apo zhvillojnë refleksione, partnerët në komunikim, mësimdhënësi dhe nxënësit, hyjnë në një proces të gjallë ku shkëmbehen ide dhe mesazhe, vështrime dhe sinjale, shenja dhe gjeste shpesh simbolike dhe metaforike, por gjithsesi shprehëse dhe mbresëlënëse. Sapo fillon komunikimi, të dyja palët e ndiejnë se brenda tyre dhe midis tyre diçka lëviz. Është një lëvizje, që shpreh një gjendje të re psikike. E ndryshme nga gjendja psikike e mëparshme, kur palët nuk qenë të përfshira në komunikim me njëra-tjetrën. 8 Mësimdhënësi ka marrëdhënie të përditshme me njerëz të ndryshëm, kjo për arsye shtetërore apo private. Për të realizuar këto marrëdhënie, paraprakisht kërkohet një vlerësim racional, para se të komunikojë me një njeri i duhet të dijë: 9 Me cilin komunikon ( subjekti), Përse komunikon (motivi, qëllimi, përfundimi), Për çfarë komunikon (konteksti ose brendia e komunikimit ), Metoda e komunikimit, (përshëndetje, rrëfim, bisedë, replikë), Sjellja gjatë komunikimit (etika, stili, takti ), 7 Grup autorësh, Strategjitë e të mësuarit - përvojë për një mësimdhenie më të mirë, botimi i tretë - Teaching Strategies Thrid Edition Toronto 1993, Eureka, Tiranë, 1995, f.179. 8 Çomo B., Psikologji komunikimi: refleksione dhe ligjërata, Tiranë. Pegi, 2001, f. 51. 9 Dedja, B. Sekretet e Talentit, traktat, Toena, Tiranë 1998, f. 167. 280

Ku komunikohet (mjedisi, klasë, zyrë, sallë, rrugë, shtëpi ), Ecurinë e komunikimit (normale, e qetë, e tensionuar, me rrjedha të qeta apo tensione emocionale) etj. Komunikimi është një proces i imët, kompleks, por ai nuk mund të jetë një akt i thjeshtë, një proces me rrjedhje të qetë, pra me zhvillim horizontal, pasi brenda tij gjejmë ndërveprime në përputhje ose mos përputhje interesash me afrim dhe me shmangie, me mirëkuptim dhe keqkuptim, me konsensus dhe tolerancë, por dhe intolerancë. 10 Për t i shkuar më tej problemit të komunikimit duhet pasur parasysh, aftësia e të folurit, që në këtë mjedis, si tregues kryesor ka përdorimin e fjalëve të kuptueshme, shqiptimin e saktë, formulimin e pyetjeve të thjeshta, si dhe kthimin e përgjigjeve të qarta. Me vlerë është rritja e vëmendjes për të dëgjuar bashkëbiseduesin, për të kuptuar mirë problemin, për të dalluar opinionet nga faktet. Komunikimi, mënyra e të folurit nuk duhet të jetë e dhunshme që mund të shkaktojë shqetësime. Ekzistojnë shumë shkaqe të gabimeve në komunikim, por më kryesoret janë: Kushtet objektive konkrete, mungesa e kapaciteteve në godinat shkollore, mjeteve dhe pajisjeve mësimore, teksteve dhe fletoreve, pra kaosi i një mjedisi, si dhe veprimtaria në zona të thella, ngarkesat e veta ekonomiko-sociale e psikologjike. Pamjaftueshmëria e dijeve dhe përvojës, veçanërisht vakumi i krijuar nga mosnjohjet e sferave afektive dhe motivacionale të veprimtarisë psikike, mungesat e përgjithshme në arsim dhe kualifikim e veçanërisht kur ai nuk ka përvojë. Niveli sot ende i papërsosur i shkencës pedagogjike e psikologjike dhe i modeleve, metodave dhe mjeteve diagnostikuese etj. Por e rëndësishme është që gabimi të mos jetë si pasojë e pakujdesisë, nënvleftësimit, neglizhencës dhe veçanërisht mungesës së etikës profesionale. 11 Gabimi mund të ndodhë si në diagnostikimin e problemeve të komunikimit ashtu dhe në mjekimin e sëmundjes që mund të quhet braktisje pedagogjike. Gabimi diagnostik mund të vijë nga ecuria jo e zakonshme e komunikimit emocional, kur dihet se emocionet dhe motivacionet, ndryshe nga njohuritë kanë shenja atipike 10 Grup autorësh, Studio gjithçka, arsyes vendin e parë, AEDP, Tiranë, 1998, f. 384. 11 Joyce, R. Bruce, Marsha, Weil & Calhoun, Emily: Modele of Teaching Modele të mësimdhënies, botimi i gjashtë, Allyn & Bacon, USA, Universiteti i Kalifornisë, botimi 7, 2007, f. 532. 281

282 C E N T R U M 4 ose mungesa në reagim. Gabimi i komunikimit dhe mungesa e suksesit në procesin mësimor edukativ vjen nga gabimi taktik i mësimdhënësit. Shkollat të cilat mirë komunikojnë me mësimdhënësit janë shumë më funksionale, më tërheqëse dhe mbajnë për vete mësimdhënësit më të mirë dhe kështu bëjnë të kënaqur shfrytëzuesit e shërbimeve të tyre dhe forcojnë imazhin e vet. Pa udhëheqje strategjike të komunikimit me mësimdhënësit, rezultatet e punës pësojnë. Komunikimi me kolegët është forma më e rëndësishme e komunikimit në shkollë. Sot, pasi shkollat sa më shumë mbështeten në në informacione dhe kalojnë nëpër ndryshime permanente, drejtuesit njohin nevojën e komunikimit me mësimdhënësit, por ende nuk janë të sigurt se si ta realizojnë, me qëllim të arritjes së rezultateve të matshme të shkollës. Shkolla paraqet një tërësi resursesh, të cilën ndër të tjerat e përbëjnë edhe mësimdhënësit si resurse njerëzore. Specifika e resurseve njerëzore buron nga vet esenca e njeriut si qenie sociale, që është i detyruar të ketë raporte me të tjerë, si në punë ashtu edhe në jetë në përgjithësi. Pra, që mësimdhënësit në shkollë, si qenie sociale, të mund të japin kontributin e tyre maksimal në funksionimin e shkollës dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor, është i nevojshëm një komunikim i mirë dhe para së gjithash i lirë. Drejtuesit të parët duhet të kuptojnë rëndësinë e komunikimit të mirë ndërmjet mësimdhënësve dhe pastaj këtë t ua bëjnë të qartë edhe punonjësve të tjerë. Megjithatë, në shumë shkolla ende ekziston mënyra tradicionale e komunikimit ndërmjet drejtuesve dhe mësimdhënësve, që në të vërtetë edhe nuk nënkupton komunikim. 12 Në të vërtetë, në shkolla të tilla komunikimi zhvillohet duke dhënë urdhra drejtori dhe duke dhënë raporte dhe përgjigje mësimdhënësi. Por, me komunikim në kushtet bashkëkohore nënkuptohet këmbim mendimesh dhe idesh ndërmjet mësimdhënësve, pa marrë parasysh nëse janë ata në pozitë më të ulët apo më të lartë me bashkëbiseduesin. Duke marrë parasysh se te mësimdhënësit më së shpeshti ekziston frikë për të shprehur mendimet dhe idetë, për shkak të kritikës eventuale ose përçmimit, drejtuesit duhet t ua bëjnë me dije se çdo ide është e mirëseardhur dhe se të gjithë mësimdhënësit janë 12 Kirby, Peggy C.; Louis V. Pardise; and Russell Protti. The Ethical Reasoning of School Administrators: The Principled Principal. (Arsyetimi Etik I Shkollës së Administratorëve: Parimet kryesore.) Paper presented at the annual meeting of the American Educational Research Association, Boston, April 1990. 11 pages.ed 320 253. (Studim i prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Studimeve për Edukimin), Boston, prill 1990. 11 faqe. ED 320 253.

bashkëbisedues të barabartë. Në këtë mënyrë ata stimulojnë komunikimin e lirë, pastaj edhe ndjenjën e përkatësisë së mësimdhënësit dhe motivimin e tyre më të madh për punë më cilësore në kryerjen e aktiviteteve edukative dhe arsimore. Pra, qëllimi është të sigurohet një udhëheqje me mësimdhënësit, përkatësisht orientim të tyre në një komunikim dykahësh, e jo në mënyrë tradicionale nëpërmjet urdhërimit dhe kontrollit rigoroz. Madje edhe kur udhëheqësit kontrollojnë mësimdhënësit në shkollën kua ata drejtojnë, qëllimi i kontrollit të tyre nuk guxon të jetë kërkimi i gabimeve për shkak të dënimit të mësimdhënësve, por zbulimi i gabimeve me qëllim të eliminimit të tyre në kohë dhe ndalimit dhe përhapjes së tyre. Prandaj udhëheqësit e shkollave, në rast të gjetjes së gabimeve te mësimdhënësit, nuk do të duhej të zbatonin dënim për to, por mënyrë se si t u ndihmohet të ndreqin gabimet dhe sërish të mos përsëriten. Komunikimi mundëson realizimin e aktiviteteve menaxhuese, krijon mundësi që të instalohen lidhje dhe relacione ndërmjet njerëzve, përkatësisht ndërmjet drejtuesve të shkollave dhe mësimdhënësve. Prandaj komunikimet paraqesin bazën e proceseve udhëheqëse në çdo shkollë, në çdo aktivitet dhe në çdo projekt me të cilin udhëhiqet. Në shoqërinë tonë komunikimi luan një rol shumë të madh dhe kuptohet që është një nga elementet themelorë në rritjen e efikasitetit të mësimdhënësit në punën e tij mësimore. Sa më të qarta, të kuptueshme dhe të specializuara dhe të strukturuara të jenë udhëzimet, aq më të lehtë e kanë mësimdhënësit për të kuptuar se çfarë u duhet të bëjnë dhe si të sillen në raport me aktivitetin arsimor që kërkohet nga ata. Sa më demokratik dhe liberal të jetë udhëheqësi i shkollës, aq më të lirë do të ndihen mësimdhënësit dhe motivimi i tyre do të jetë i madh dhe në të njëjtën kohë efikasiteti i punës së tyre do të rritet. Udhëheqësi i shkollës duhet të jetë në të njëjtën kohë edhe vizionar dhe të mos mendojë vetëm për të tashmen apo për një të ardhme të afërt por edhe për perspektivën e largët pasi kjo ndikon shumë në sigurinë dhe konformitetin e mësimdhënësve. Përfundim Pa dyshim se komunikimi i ndërsjellë i mësimdhënësve në kuadër të shkollës është një prej faktorëve kyç të krijimit të klimës punuese në shkollë. Komunikimi i mësimdhënësit me nxënësit dhe prindërit e tyre krijon lehtësira në efektshmërinë e punës së tij mësimore. Komunikimi me udhëheqësin e shkollës arsimtarëve u mundëson marrje më të lehtë 283

284 C E N T R U M 4 të informacioneve dhe transmetim më të lehtë të kërkesave lidhur me nevojat e tyre materiale dhe profesionale por edhe të natyrave të tjera. Pra, komunikimi i mirë i mësimdhënësit me këto faktorë që përbëjnë strukturën e dukshme të shkollës është një ndër faktorët më të rëndësishëm të motivimit të tij në punën e tij mësimore dhe në aktivitetin shkollor dhe jashtëshkollor që ka të bëjë me procesin edukativ dhe arsimor. Conclusion Undoubtedly, mutual communication of teachers within the school is one of the key factors to create the working climate in the school. Teacher communication with students and their parents facilitates the effectiveness of his teaching work. Communication with the school management, allows easier taking information by teachers and easier transmission of claims relating to their material and professional needs but also of other nature. Thus, good communication of teachers with these factors that constitute the "obvious" structure of the school is one of the most important factors motivating him in his teaching work and school and extracurricular activity that has to do with the educational process. Literatura: 1. Kirby, Peggy C.; Louis V. Pardise; and Russell Protti. The Ethical Reasoning of School Administrators: The Principled Principal. Paper presented at the annual meeting of the American Educational Research Association, Boston, April 1990. 11 pages.ed 320-253. 2. Grup autorësh, Studio gjithçka, arsyjes vendin e parë, AEDP, Tiranë, 1998 3. Joyce, R. Bruce, Marsha, Weil & Calhoun, Emily: Modele of Teaching Modele të mësimdhënies, botim i gjashtë, Allyn & Bacon, USA, Universiteti i Kalifornisë, botimi 7, 2007 4. Grup autorësh, Strategjitë e të mësuarit - përvojë për një mësimdhënie më të mirë, botimi i tretë - Teaching Strategies Thrid Edition Toronto 1993, Eureka, Tiranë, 1995 5. Çomo B., Psikologji komunikimi: refleksione dhe ligjërata, Tiranë. Pegi, 2001 6. Dedja, B. Sekretet e Talentit, traktat, Toena, Tiranë 1998 7. Sadker, M.P. & Sadker, D.M, Teachers, School and Society (Mësuesi, shkolla, shoqëria), Tiranë, Eureka,1995

8. Koxhaj A. & Tomini F Menaxhimi i komunikimit, Afërdita, Tiranë, 2003 9. Orhani Z., Motivacioni, Panteon, Tiranë, 2000 10. Karaj, Th. & Tamo, A., Th. Psikologjia, tekst mësimor për shkollën e mesme të profilizuar, profili shoqëror, Tiranë, SHBLSH, 2003 285