Mesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në institucionet fetare

Similar documents
From the Pastor s Desk

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

From the Pastor s Desk

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Subordinate causal clauses in Albanian language

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

MANUAL TRAINIMI PJESMARRJA E GRAVE DHE TË RINJVE NË VENDIM-MARRJEN LOKALE KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË

D I S E R T A C I O N

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

EDUKIMI FEJA FEJA DHE EDUKIMI. Autor: Prof. Dr. Gjergj Sinani

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Advokimi nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale. Udhëzues për aktivistët dhe OJF-të

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i Politikave të Sigurisë

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

THE ORTHODOX POST INSIDE THIS ISSUE. A Very Happy & Healthy New Year to All!!!

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

PARATHËNIE i HYRJE... vii KREU I: ROLI I KRISHTËRIMIT NË FORMIMIN E SHOQËRISË DHE SHTETIT AMERIKAN

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Si muslimanë, ne dënojmë sulmet në dy qytetet kryesore të Shteteve të

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

DHUNA E GLOBALES DHE TERRORI NDËRKOMBËTARË SI PASOJË E ZHVILLIMIT TË GLOBALIZIMIT SI ALTËRNATIVË APO SFIDË E RREGULLIMIT GLOBAL

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

Etika e Komunikimit në Administratën Publike,

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

MAN AS A HUMAN WHO DIRECTS THE VIOLENCE TO HERSELF AND OTHERS - CONSEQUENCES OF TIME OR LONG TIME OF TRANSITION IN THE REPUBLIC OF MACEDONIA

From the Pastor s Desk

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PENALE DISERTACION

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

DORACAK PËR EKIPET NDËRMJETËSUESE MES BASHKËMOSHATARËVE

MANUAL PËR POLICIMIN NË KOMUNITET

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message. President s Message. The Orthodox Post Page 3. Bishop Nikon Elevated to Archbishop INSIDE THIS ISSUE

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Arsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

BRIEFS MACEDONIA B NDIKIMI I BASHKËSIVE FETARE NDAJ INSTITUCIONEVE DHE POLITIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

SI TË RAPORTOHET PËR ÇËSHTJET QË LIDHEN ME SIGURINË?

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Komunikimi masiv dhe edukimi për media

Udhëzues për gratë. mbi REFORMËN NË SEKTORIN E SIGURISË. Megan Bas ck dhe Tobie Whitman DCAF. The Institute for Inclusive Security

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

Analizat krahasuese të strategjive për komunikim për hyrje në Bashkimin Evropian - Mësimet për Kosovën

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

Shkenca politike Venera Llunji 51 Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

Noeu dhe Përmbytja e Madhe

Bullying në shkollat fillore:

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

Transcription:

Mesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në Sokol Paja * Abstrakt Mesazhi baritor është një formë e pastër e komunikimit publik në, si komunikim special që këto institucione klerikale reagojnë ndaj situatave të caktuara, festave, qëndrimeve apo ngjarjeve në shoqërinë shqiptare. Mesazhi i përmuajshëm, i përtremuajshëm apo specifik për situata e ndryshme, përbën një mesazh specifik në komunikimin me besimtarët nga ana e institucioneve fetare në Shqipëri. Mesazhi baritor është mbi të gjitha një thirrje për reflektim drejtuar besimtarëve, një qëndrim publik i mbajtur prej institucioneve fetare, një perspektivë e re në marrëdhëniet mes shoqërisë dhe institucioneve fetare, është një komunikim sqarues dhe mbi të gjitha është një komunikim shumë specifik ndërmjet fesë, besimtarëve dhe krejt shoqërisë. Në këtë punim do të mësojmë mjetet dhe organizimin e marrëdhënieve me publikun në, pikërisht në Kishën Katolike, Kishën Ortodokse dhe Komunitetin Mysliman Shqiptar përgjatë vitit 2016-të. Do të merren në shqyrtim komunikimet publike si formë e mesazhit baritor që këto institucione fetare ua drejtojnë publikut fetar dhe mbarë shoqërisë në varësi të ngjarjeve apo festave të ndryshme fetare. Artikujt dhe reagimet e këtyre institucioneve do të qëmtohen imtësishëm në lidhje me natyrën e mesazhit baritor, duke parë kontekstin, duke parë artikuluesin dhe mbi të gjitha duke u fokusuar te situatat e caktuara që kanë shkaktuar sjelljen e këtij reagimi publik të institucioneve fetare. Gjithashtu do të shihet sesi funksionon * Sokol Paja, Universiteti Aleksandër Xhuvani Elbasan. Email: kolipaja@yahoo.com Thesis, nr.1, 2017 307

Mesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në dhe çfarë ndryshimi ka mesazhi baritor nga komunikimi i zakonshëm publik i institucioneve fetare. Fjalë kyç: Media, Mesazh, Institucione fetare, Komunikim, Marrëdhënie publike Mesazhi baritor si pjesë e marrëdhënieve me publikun në Me zhvillimin e teknologjisë, përsosjes së mjeteve të komunikimit, rritjes së problemeve shoqërore e sociale, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në, nëpërmjet mesazheve të caktuara bëhet prezente fuqishëm duke treguar jo vetëm qëndrimin por edhe duke kontribuar në zgjidhjen e problematikave të ndryshme. Mesazhi baritor është një formë e pastër e komunikimit publik në, si komunikim special që këto institucione klerikale reagojnë ndaj situatave të caktuara, festave, qëndrimeve apo ngjarjeve në shoqërinë shqiptare. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në prodhimin dhe transmetimin e mesazhit baritor, merr rolin kryesor në ndërlidhjen e mesazhit me publikun të institucioneve fetare me publikun fetar dhe jo vetëm, me mediat dhe aktorë e faktorë të tjerë në shoqëri. Mesazhi baritor në Marrëdhëniet Publike të institucioneve fetare është një mënyrë e përcjelljes së mesazhit te publiku, me qëllim ndikimin mbi opinionin e tij, përmes një tërësie mjetesh komunikimi, si: botimet, eventet, lajmet, punët vullnetare, mediat, lobimet, investimet sociale etj., që iniciohen direkt nga institucionet klerikale. Mesazhi baritor prodhohet në zyrat e marrëdhënieve publike dhe që andej i shpërndahet publikut fetar, laik apo të dyja së bashku. Marrëdhëniet publike janë shkencë shoqërore që analizon prirjet, parashikon ndikimet e tyre, këshillon drejtuesit e një kompanie apo organizate dhe zbaton programet 308 Thesis, nr.1, 2017

Sokol Paja e planifikuara të veprimit të cilat i shërbejnë si organizatës ashtu edhe interesit publik 1. Mesazhi baritor i përmuajshëm, i përtremuajshëm apo specifik për situata e ndryshme, përbën një mesazh specifik në komunikimin me besimtarët nga ana e institucioneve fetare në Shqipëri. Në shoqërinë e komunikimit masiv marrëdhëniet me publikun kanë një funksion menaxhues që identifikon, krijon dhe mirëmban marrëdhënie reciprokisht të dobishme në mes të një institucioni apo organizate dhe publikut të saj mbi të cilin varet suksesi i komunikimit. Marrëdhëniet me publikun janë art, sepse përfshijnë aftësitë artistike të arteve të bukura, gjuhës, shkrimit, të folurit publik etj., dhe e bëjnë të domosdoshme përcjelljen me sukses të mesazhit baritor te publiku fetar dhe laik. Mesazhi baritor kërkon domosdoshmërisht masën e gjerë të besimtarëve dhe kërkon të depërtojë në çdo zemër dhe në çdo mendje të besimtarëve, ku i fton për reflektim apo ndryshim sjelljeje etj. Organizimi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në që prodhojnë edhe mesazhin baritor është e organizuar më së miri në nivelet që kërkon koha, ka infrastrukturë të mirëfilltë, organizohet dhe strukturohet si drejtori më vete në dhe përdor teknologji të lartë digjitale në komunikimin me publikun. Marrëdhëniet publike përbëhen nga të gjitha format e komunikimit të planifikuara si të brendshme dhe të jashtme në mes të një institucioni dhe publikut me qëllim arritjen e objektivave në lidhje me mirëkuptim reciprok. Mesazhi i drejtohet masës pasi masa është një formë organizimi social që ngre dinamika të veçanta të opinionit publik, me ndikime për procesin 1 Dominick, Joseph R, Dinamika e komunikimit masiv, faqe 483, UET Press, Tiranë 2010. Thesis, nr.1, 2017 309

Mesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në demokratik dhe rregullin 2. Në komunikimin me publikun fetar dhe jo vetëm, komunitetet fetare po përdorin gjithnjë e më shumë mediat pasi shihen si rruga më e garantuar për të arritur shpejt te publiku dhe për ta ndikuar këtë të fundit. Mediat e reja, mediat sociale, teknologjitë e reja, apo edhe mediat tradicionale përdoren maksimalisht nga pasi Masmedia është shndërruar qysh prej shekullit të tetëmbëdhjetë në burimin dhe vatrën kryesore të përvojës së përbashkët të një shoqërie 3 ku feja kërkon në çdo kohë të jetë prezente me mesazhet e saj. Mesazhi baritor është mbi të gjitha një thirrje për reflektim drejtuar besimtarëve, një qëndrim publik i mbajtur prej institucioneve fetare, një perspektivë e re në marrëdhëniet mes shoqërisë dhe institucioneve fetare, është një komunikim sqarues dhe mbi të gjitha është një komunikim shumë specifik ndërmjet fesë, besimtarëve dhe krejt shoqërisë. Mesazhe kundër të keqes së përgjithshme: terrorizmit, dhunës e intolerancës Mesazhi baritor si pjesë e komunikimit zyrtar të institucioneve fetare me publikun fetar dhe atë laik, bën publik qëndrimin zyrtar dhe ofertën më të cilën këto institucione fetare sjellin para komunitetit. Marrëdhëniet Publike bëhen më efektive kur janë ndëraktive ashtu si edhe mesazhi që transmetohet zyrtarisht dhe që nënkuptohet në daljet publike të përfaqësuesve më të lartë të komuniteteve fetare. Në mesazhet baritore që vijnë si forcë e reagimit institucional ndaj ngjarjeve botërore vërehet një distancim dhe reagim i fuqishëm për 2 Katz, Elihu, Peters, Xhon, Liebes, Tamar, Orloff, Avril, Tekste të përkthimit kanonik në media, faqe 192, ISHM, Tiranë 2009 3 McNair, Brian, Hyrje në komunikimin politik, faqe 33, UET Press, Tiranë 2009 310 Thesis, nr.1, 2017

Sokol Paja opinionin publik. Sulmet terroriste në aeroportin dhe metronë e Brukselit, në Turqi dhe në Siri u dënuan nga autoritete fetare ku Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot Angelo Massafra u deklaroi autoriteteve dhe publikut mbarë se duhet një strategji për të mposhtur terrorizmit, pasi as Bibla dhe as Kurani nuk të mësojnë të vrasësh. Edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj mallkoi terrorin dhe terroristët. Mallkuar qoftë terrori dhe terroristët në Bruksel, aktet terroriste cilësohen si akte të rënda që nuk kanë lidhje me besimin por me ideologjinë mashtruese dhe manipuluese. Bibla dhe Kurani nuk thonë këto gjëra. Janë instrumentalizuar këta njerëz. Realizohet larja e trurit si te diktatorët, sot këto grupe lajnë trurin dhe çojnë njerëzit për të bërë këto atentate të tmerrshme 4. Sipas përfaqësueseve fetarë në komunikimin me besimtarët kryesisht, atentatet terroriste janë kundër njerëzimit, kundër Zotit, kundër të gjithëve, janë krime kundër njerëzimit. Aktet terroriste cilësohen në reagimet dhe mesazhet baritore si goditje ndaj njerëzve të pafajshëm dhe goditje ndaj qytetërimit të përbashkët. Ngushëllimet tona për viktimat, shërim të shpejtë për të lënduarit dhe solidaritet për popullin turk në këtë ditë të vështirë. Ngjarja e fundit në Stamboll, ku terrori goditi njerëz të pafajshëm, por edhe çdo akt tjetër terrori në çdo cep të globit, është një akt i shëmtuar dhe i dënueshëm njëkohësisht 5. Në përmbajtjen e mesazhit përveç se kërkohet që ngjarje të tilla të shëmtuara të mos përsëriten më, kërkohet nga autoritetet dhe mbarë shoqëria njerëzore që të bëhen më të kujdesshëm për një botë me paqe, për një të ardhme pa luftë, pa gjakderdhje. 4 http://www.oranews.tv/vendi/sulmet-terroriste-massafra-bibladhe-kurani-nuk-kerkojne-te-vrasesh 5 http://www.kmsh.al/al/2016/01/mesazh-ngushellimi-5/ Thesis, nr.1, 2017 311

Mesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në Mesazhi baritor si angazhim në sfidat e shtetit dhe shoqërisë Sa herë që për shoqërinë shqiptare diskutohen tema të rëndësishme për të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë, kanë reaguar fuqishëm. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të reagojë maturisht dhe të bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme, e cila do të shërbejë në të mirë të qytetarëve dhe politikave të Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje të gjithë klasës politike dhe grupeve të interesit të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të bien në konsensus për reformën në drejtësi, duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe mbarëshoqëror 6 duke i shprehur përkrahjen e çdo nisme e cila i shërben shoqërisë shqiptare dhe që sjell zhvillim dhe prosperitet Shqipërisë. Edhe Komunitetet e Krishtera të Shqipërisë (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), reaguan fuqishëm ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri duke u kërkuar maturi në miratimin e reformës në drejtësi si një reformë për të gjithë shoqërinë shqiptare. Drejtësia dhe zbatimi i përpiktë i saj nuk është një zgjedhje në jetën e një populli që synon të jetë një vend demokratik, por element themelor, për të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë që të garantojmë ndarjen nga korrupsioni, i cili si gangrenë rrezikon shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe të shoqërisë 7. Mesazhi baritor në formën e thirrjes në formën e reagimit të fuqishëm publik, vë me shpatulla pas murit autoritetet nga të cilat kërkohet gjetja e konsensusit për 6 http://www.kmsh.al/al/2016/07/deklarate-per-shtyp/ 7 http://orthodoxalbania.org/alb/index.php/al/lajme/blog/3967- deklarate-per-shtyp-e-komuniteteve-te-krishtera-ne-shqiperi 312 Thesis, nr.1, 2017

Sokol Paja miratimin e Reformës në Drejtësi, si mjet për të shtuar besimin e popullit te faktori politik dhe do të ndikojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ku shteti i së drejtës të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të mirës së përbashkët. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i kërkoi autoriteteve të shtetit shqiptar që të ndalojnë ndryshimet kushtetuese që cenojnë kodin e familjes. Ne kërkojmë që të mos i hapet rrugë iniciativave të tilla që bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut. Ky shqetësim dhe thirrje e jona si Komunitet Mysliman, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi synon vetëm se ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona të besimit, tradicionale e kombëtare 8. Myslimanët në këtë reagim deklarojnë se shoqëria shqiptare nuk është një shoqëri diskriminuese, por kur bëhet fjalë për të ardhmen e brezave, për familjen dhe për natyrshmërinë e njeriut, nuk mund të heshtnin e të tregoheshin indiferentë ndaj diçkaje që shkon kundër thelbit të jetës sonë, kundër kënaqësisë së Zotit. Familja cilësohet në reagim si e shenjtë, prej së cilës varet vazhdimësia e jetës mbi tokë. Martesat e të njëjtës gjini shigjetohen si të papërshtatshme me traditën e përbashkët të të gjithë elementëve që përbëjnë kombin shqiptar. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, çiftëzimin e personave me seks të njëjtë e cilëson si bashkim të personave me sjellje dhe veprime të devijuara seksuale. Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen patjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta 9. Kisha Ortodokse e kundërshton dhe nuk është dakord me ligjërimin e marrëdhënies seksuale jashtë natyre duke e quajtur atë martesë, sepse për Kishën Ortodokse 8 http://www.kmsh.al/al/2016/05/deklarate-2/ 9 http://orthodoxalbania.org/alb/index.php/al/lajme/blog/3895- perse-kisha-orthodhokse-eshte-kunder-martesave-homoseksuale Thesis, nr.1, 2017 313

Mesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në martesa është shumë e rëndësishme dhe një nga shtatë misteret e saj Mesazhi baritor si formë e urimit për festat fetare Urimet fetare përbëjnë daljet më të plota dhe më ceremoniale në. Kjo pasi u drejtohen posaçërisht besimtarëve të komuniteteve të caktuara fetare. Mesazhi baritor fillon me fjalë të veçanta fetare si: Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Nga shtrirja gjeografike, mesazhi baritor u drejtohet besimtarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri, në trevat shqiptare, anembanë botës. Me agjërimin e Ramazanit shprehet më së miri besimi, sinqeriteti, humanizmi, uniteti, bujaria, virtyte këto të cilat duhet të stolisin çdo besimtar në jetën e tij të përditshme 10. Sipas mesazhit baritor të komunitetit mysliman muaji i Ramazanit është muaj ku Krijuesi i gjithësisë hap dyert e mëshirës për të gjithë besimtarët, të cilët e kryejnë këtë adhurim me përkushtim e devotshmëri. Qëllimi kryesor i agjërimit sipas mesazhit baritor islam është fitimi i kënaqësisë së Zotit. Kurban Bajrami, në mesazhin baritor, cilësohet si simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu. Të kemi në qendër të vëmendjes fëmijët me dhurata, perkedhelje dhe të moshuarit duke qëndruar pranë tyre me përkujdesje 11. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë me rastin e festës së Pashkëve në mesazhin e saj baritor e cilëson ngjalljen e Krishtit si rreze drite dhe shprese që hapi horizonte të reja për nxënësit e tronditur e të trembur dhe u fali fuqinë që të shkonin e të shpallnin, me paqe të 10 http://www.kmsh.al/al/2016/06/kryetari-i-kmsh-se-skenderbrucaj-uron-muajin-e-bekuar-te-ramazanit/ 11 http://www.kmsh.al/al/2016/09/urimi-i-kryetarit-te-kmsh-seper-kurban-bajram-2/ 314 Thesis, nr.1, 2017

Sokol Paja palëkundur dhe guxim të pamposhtur, Ungjillin e dashurisë. Besimi në Ngjalljen e Krishtit dhe rrjedhojat e saj diakronike e të përbotshme, ofrojnë dritë dhe fuqi për të dalë nga kjo plogështi dhe ky dekurajim shpirtëror. Krishti, duke pranuar me vullnet pësimin e Tij të përulur, dërrmoi dinastinë e pushtetit demoniak, i cili mbështetet mbi arrogancën dhe interesin vetjak; asgjësoi fuqitë e errësirës dhe shfuqizoi vdekjen, duke na dhuruar jetën e amshuar 12. Në komunikimin për besimtarët, mesazhi baritor e shikon festën e Pashkës si një ngjarje ku Krishti i Ngjallur respekton lirinë dhe shenjtërinë e çdo personi njerëzor. Kisha kthehet në themele të vetvetes: Shpirti, varfëria, rruga e Zotit Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë Durrës, mori vendim që s do të ketë pritje zyrtare si çdo vit tjetër për politikanët ditën e Krishtlindjes. Në komunikimin zyrtar festat e fundvitit cilësohen si një motiv gëzimi për të gjithë, e për të krishterët Krishtlindja është festa në të cilën kremtohet hyrja e Hyjit në historinë e jetës njerëzore me brishtësinë e një fëmije. Është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfrit në ambientet e Arqipeshkvisë Tiranë Durrës 13. Në një tjetër dalje publike Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare njëherësh edhe Arqipeshkv Metropolit i 12 http://orthodoxalbania.org/alb/index.php/al/lajme/blog/3868- pashka-dalje-nga-deshperimi-pashke-2016 13 http://peregrinus.al/2016/12/15/kisha-katolike-arqipeshkviametropolitane-tirane-durres-nuk-te-kete-pritje-zytare-si-cdo-vittjeter-diten-e-krishtlindjes/ Thesis, nr.1, 2017 315

Mesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në Dioqezit Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra i ka bërë një apel të veçantë klasës politike që të punojë më shumë për të zbutur varfërinë që sipas tij po rritet çdo ditë e më shumë. Të dashur miq të zgjedhur prej popullit për t u kujdesur për të mirën e përbashkët prej zemrës, po ju drejtoj thirrjen të bëni gjithçka është e mundur për të garantuar të drejtën për punë, krijimin e shanseve të reja për punësimin, t'u lejojnë të gjithëve të kenë një vend me dinjitet në shoqëri. Imzot Anxhelo Masafra ka reaguar kundër katolikëve shkodranë që mbjellin kanabis sativa në tokat e tyre. Mesazhi i Kishës Katolike për Pashkët nuk ishte rastësi por si pjesë e kundërshtisë dhe shërimit të plagës shoqërore. Duke besuar se njeriu e ka aftësinë të fitojë mbi të keqen duke përdorur të mirën, Mesazhi baritor i Kishës Katolike teksa lanson letrën e Papa Françeskut vë në dukje forma të ndryshme solidariteti e angazhimi në shoqërinë bashkëkohore, në favor të njerëzve në vështirësi si viktimat e konflikteve të armatosura dhe të fatkeqësive natyrore, të varfrit dhe emigrantët. Papa i falënderon dhe i inkurajon të gjithë të angazhohen në këto veprimtari, edhe pse nuk u bëhet reklamë. Falënderon sidomos të gjitha ato familje, famulli, bashkësi, kuvende e shenjtërore, që i janë përgjigjur kërkesës për të strehuar një familje refugjatësh 14. Mesazhi përfundon me thirrjen e Papë Françeskut që secili, në frymën e Jubileut të Mëshirës, të angazhohet konkretisht për të përmirësuar realitetin në të cilin jeton, duke filluar nga familja, nga fqinjët e nga ambienti i punës. Përfundime 14 http://peregrinus.al/2016/01/22/fito-mbi-indiferencen-dhe-arrijepaqen-prezantimi-i-mesazhit-te-pape-franceskut-per-diten-e-49-teboterore-te-paqes-universiteti-katolik-zoja-e-keshillit-te-mire-tirane/ 316 Thesis, nr.1, 2017

Sokol Paja Mesazhi baritor është një formë e pastër komunikimit publik në, si komunikim special që këto institucione klerikale reagojnë ndaj situatave të caktuara, festave, qëndrimeve apo ngjarjeve në shoqërinë shqiptare. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në prodhimin dhe transmetimin e mesazhit baritor, merr rolin kryesor në ndërlidhjen e mesazhit me publikun të institucioneve fetare me publikun fetar dhe jo vetëm, me mediat dhe aktorë e faktorë të tjerë në shoqëri. Komunitetet fetare në Shqipëri që janë objekt i këtij studimi: Kisha Katolike e Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përgjatë monitorimit janar-dhjetor 2016-të, janë treguar shumë aktiv në komunikimin publik fetar dhe atë laik. Tematikat më të rëndësishme në mesazhin baritor kanë qenë: Qëndrimet kundër akteve terroriste, intolerancës dhe dhunës, kundër martesave të të njëjtit seks, thirrje për Reformën në Drejtësi, distancim nga radikalizmi fetar, urimet e zakonshme në raste festash fetare të besimeve fetare, ftesa për reflektim dhe vepra të mira në shoqëri, sqarime publike për akuza ndaj institucioneve fetare dhe dërgimi i mesazheve të larta fetare nga Papa i Vatikanit apo Primati Ortodoks. Mesazhi baritor i këtyre institucioneve fetare na vjen herë-herë si i tillë dhe herë-herë si reagim publik dhe si sqarim publik për çështje të caktuara. Bibliografia Dominick, Joseph R,. Dinamika e komunikimit masiv, UET Press, Tiranë 2010. Foster, John, Effective writing skills for public relations, Kogan Page London; Milford, USA 2002. Hodaj, Monika, Zekaj, Xhevdet, Marrëdhëniet me publikun: njohuri bazë, Kristal, Tiranë 2011. Thesis, nr.1, 2017 317

Mesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në Katz, Elihu. Peters, Xhon. Liebes, Tamar. Orloff, Avril. Tekste të përkthimit kanonik në media. ISHM. Tiranë: 2009. Marconi, Joe. Marrëdhënie publike: guidë e plotë. UET Press. Tiranë: 2010. McNair, Brian, Hyrje në komunikimin politik. UET Press. Tiranë 2009. www.kmsh.al www.orthodoxalbania.org www.kishakatolikeshkoder.com www.peregrinus.al 318 Thesis, nr.1, 2017