MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

Similar documents
From the Pastor s Desk

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

Subordinate causal clauses in Albanian language

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

KOMPLOTI BOTR RËROR. Nikola M. Nikolov

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

From the Pastor s Desk

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Shkenca politike Venera Llunji 51 Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike

NATYRA E PSIKES NJERËZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NË KONCEPTIN ISLAM TË PERSONALITETIT

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE

Komunikimi masiv dhe edukimi për media

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

MAN AS A HUMAN WHO DIRECTS THE VIOLENCE TO HERSELF AND OTHERS - CONSEQUENCES OF TIME OR LONG TIME OF TRANSITION IN THE REPUBLIC OF MACEDONIA

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

Për Shkollën Qendër Komunitare -

BEDER JOURNAL OF HUMANITIES ISSUE:3 VOLUME: 1 SPRING 2014

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

NJERIU NJËDIMENSIONAL

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT

Qytetet dhe qeveritë lokale të bashkuara - Komiteti për kulturë. Agjenda 21 për kulturë

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

MENAXHIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE: RASTI I SHQIPËRISË

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

Vetëperceptimet e qytetërimeve. Ahmet Davutogllu

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

EDUKIMI FEJA FEJA DHE EDUKIMI. Autor: Prof. Dr. Gjergj Sinani

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

FEMRA NËN MBROJTJEN E ISLAMIT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA

PARATHËNIE i HYRJE... vii KREU I: ROLI I KRISHTËRIMIT NË FORMIMIN E SHOQËRISË DHE SHTETIT AMERIKAN

Arsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

FILOZOFIA TELEOLOGJIKE E MEVLANA XHELALEDDIN RUMIUT

From the Pastor s Desk

REPUBLIKA E MAQEDONISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS REPUBLIKËN E MAQEDONISË ME DOKUMENTET S H O Q Ë R U E S E P R O G R A M O R E

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

Al-Ṭūsī. Fondacioni RUMI

ΑΡΘΡΑ ΣΩΝ ΚΑΘΗΓΗΣΩΝ ΣΟΤ ΣΜΗΜΑΣΟ

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

UNIVERSITETI I TIRANËS

ZYGMUNT BAUMAN KUFIJTË E RINJ DHE VLERAT UNIVERSALE

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

Analytica. Dhjetor 2009 Shkup

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE D O K T O R A T Ë

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

Gender & HIV/AIDS. Tekste të Rëndësishme, Studime rastesh Mjete, Udhëzues dhe Organizata

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Predikuesi 1:1 1 Predikuesi 1:16. Predikuesi

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

BRIEFS MACEDONIA B NDIKIMI I BASHKËSIVE FETARE NDAJ INSTITUCIONEVE DHE POLITIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Advokimi nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale. Udhëzues për aktivistët dhe OJF-të

DHUNA E GLOBALES DHE TERRORI NDËRKOMBËTARË SI PASOJË E ZHVILLIMIT TË GLOBALIZIMIT SI ALTËRNATIVË APO SFIDË E RREGULLIMIT GLOBAL

Cilat komponente janë të të domosdoshme, në mënyrë që kompjuterët të punojnë? Cilat lloje të Kompjuterëve personal ekzistojnë

ROLI I INSTITUCIONEVE

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Transcription:

UDC 316.77:316.347 Gëzim Xhambazi, PhD 316 Abstract MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY Every community possesses special characteristics that distinguish them from other groups, the same applies to personal identity that differs from any other identity. Generally, identity is not unchangeable component individually or in groups, depending on the circumstances and situations undergoes changes. National and religious affiliation as components of identity are shown as resistant to change and development. Today there are different approaches to identity, as development pressures are versatile, especially telecommunication and information technologies is very large. New technologies, in particular telecommunications enabling disappearance of geographical distance and time allowing individuals knowing each other, communication and information in real time to various community members from around the world. Previous studies were focused on research on the impact of various media (radio, television, newspapers) on social strata. Today the internet, computers and especially smart phones, joined all media and unequivocal impact on the construction of personal and group beliefs in society is greater. 316 Doktor në shkencat sociologjike, Universiteti Shtetëror i Tetovës, gezimxh@yahoo.com 271

Unambiguously that a combination or merger of such media will have an effect on the most resistant components that make identity. Keywords: identity, development, new media Abstrakt Çdo komunitet posedon karakteristika të veçanta të cilat e dallojnë prej grupeve tjera, e njëjta vlen edhe për identitetin personal i cili dallon nga çdo identitet tjetër. Përgjithësisht, identiteti nuk është komponentë e pandryshueshme individuale apo grupore, ai varësisht nga rrethanat dhe situatat pëson edhe ndryshime. Përkatësia nacionale dhe fetare si përbërës të identitetit janë treguar si më rezistente ndaj ndryshimeve dhe ndaj zhvillimit. Sot ekzistojnë qasje të ndryshme rreth identitetit, pasiqë presioni që ushtron zhvillimi i gjithanshëm, sidomos teknologjitë telekomunikative dhe informatike është shumë i madh. Teknologjitë e reja, në veçanti ato telekomunikative mundësojnë zhdukjen e distancave kohore dhe gjeografike duke u mundësuar individëve njohjen, komunikimin dhe informimin në kohë reale me pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme nga mbarë bota. Studimet e deritanishme fokusoheshin në hulumtimet mbi ndikimin e mediave të ndryshme (radio, televizionit, gazetave) ndaj shtresave shoqërore. Sot interneti, kompjuterët dhe sidomos smartfonët, bashkuan të gjitha mediat dhe pamëdyshje ndikimi i tyre në ndërtimin e bindjeve personale dhe grupore në shoqëri është më i madh. Pamëdyshje se një kombinim ose bashkim i këtillë i mediave do të ketë ndikim edhe në komponentet më të rezistueshme që përbëjnë identitetin. Fjalë kyçe: identitet, zhvillim, media të reja I. Mediat në shoqëritë demokratike Shoqëritë e sotshme demokratike janë në kulminacionin e zhvillimit, si në aspektin material ashtu edhe në atë shpirtëror. Ky 272

duket një konstatim shumë i njëanshëm sepse tejkalimi i problematikave tekniko-teknologjike si dhe të atyre sociale, të cilat në vazhdimësi pengonin mirëqenien njerëzore, çdo herë ka inicuar çështje të reja, të cilat për të kaluarën ishin të panjohura. Rrethanat socio-ekonomike dhe ato kulturore gjithmonë janë pjesë e cikleve të zhvillimit në përgjithësi. Aspekti kohor i ndryshimeve shoqërore varet prej shpejtësisë së përhapjes dhe distribuimit të informacionit. Përderisa në të kaluarën nevojitej kohë më e gjatë për përhapjen e ndodhive shoqërore, ose shpesh ato nuk guxonin fare të përhapeshin, rezultonte me një nënshtrim të shoqërisë ndaj gjendjeve aktuale. Ata pranoheshin si të tilla dhe nuk ndërmerrej asnjë veprim për tejkalimin e tyre. Varësisht sistemeve politike, masat e gjera popullore ndikoheshin nëpërmjet mediave, të cilat i nënshtroheshin një censure të kontrolluar në çdo detaj. Si pasojë e mos senzibilizimit të çështjeve shoqërore, shumë veprimtari mbeteshin me vite të tëra në favor të pengimit zhvillimor të shoqërisë. Tejkalimi i këtyre gjendjeve fitoi në intensitet kohor dhe hapësinor, me zhvillimin e teknologjive telekomunikative, sidomos të kompjuterëve dhe rrjeteve për bartjen e informacioneve. Këto teknologji nuk njohin kohë dhe hapësirë, gjithçka ndodh dhe zhvillohet në kohë reale. Kompjuterët arritën të bashkojnë të gjithë mediat ekzistuese, duke ndihmuar dhe konsoliduar të njëjtat në të gjitha aspektet. Fillimi i mijëvjeçarit të ri karakterizohet me zhvillimin e mediave elektronike ose mediave të reja, të cilat fuqishëm ndikojnë në jetën e përditshme të çdo individi. Për këtë arsye, këta media me të drejtë emërtohen edhe si pushteti i katër në shtet. Gara për posedimin e mediave zhvillohet nga të gjitha palët, si ato që qeverisin ashtu edhe nga ato që duan të senzibilizojnë ose të tejkalojnë problemet e përditshme. Kjo dukuri vuri në sprovë të dyja palët, të parat duke punuar në mënyrë intensive për të ruajtur rendin dhe disiplinën mediatike me çka censurimi i informacioneve të padëshirueshme është shumë i rreptë. Pala tjetër çdo herë është në kërkim të anomalive drejtuese dhe udhëheqëse të shoqërisë, nëpërmjet të 273

274 C E N T R U M 2 cilave fiton respektin e masës si një auditor i papërcaktuar në këtë teatër të përditshëm. Mediat çdo herë kanë luajtur rol të rëndësishëm në shoqëri, nëpërmjet tyre janë favorizuar, penguar apo shkatërruar shumë çështje shoqërore. Ato kanë arritur të ndikojnë edhe në vlerat më të rëndësishme dhe më rezistente njerëzore. Fuqia mediatike ka arritur të prekë edhe identitet individuale dhe kolektive të njeriut. I.1 Gjuha si mjet komunikimi Gjuha është komponentë kryesore e cila dallon njeriun nga qeniet e tjera në natyrë. E folur apo e shkruar, gjuha si mjet komunikimi ndihmoi njeriun në të gjitha aspektet. Në kontekstin e sotshëm mediatik gjuha vazhdon të mbetet mjet i rëndësishëm komunikimi. Ndërmjet gjuhëtarëve dhe inxhinierëve të telekomunikacionit, si dy veprimtari jo të afërta, mendohet se ekziston mosmarrëveshje. Në popullarizimin e teorisë së informacionit mes gjuhëtarëve, kontribut të rëndësishëm dha Roman Jakobsoni, sipas të cilit mes gjuhëtarëve dhe inxhinierëve nuk ekziston ndonjë kundërthënie e rëndësishme. Dallimi është se inxhinierët e telekomunikacionit punuan shumë më shpejt se sa gjuhëtarët, për arsye se kanë më shumë dije mbi gjuhën se sa gjuhëtarët mbi telekomunikacionin (Jakobson R., 1963. 24-42). Për inxhinierët e telekomunikimit përmbajtja e informacionit nuk ka asnjë rëndësi, detyrë parësore e tyre është mundësimi i transferit të sigurt të informatave. Dhe jo vetëm kaq, problematika aq më tepër thellohet midis vetë gjuhëtarëve. Që në vitin 1916, studiuesi francez Sosier parashtroi një hierarki mjaft diskutabile midis gjuhës dhe të të folurit. Sipas tij, gjuha objekt studimi ka vetëm gjuhën dhe jo të të folurit. Nga ky këndvështrim zhvillohen shumë debate dhe studime nga autorë të ndryshëm, mes të cilëve edhe nga studiuesi gjuhësor me përmasa botërore Noam Çomski, sipas të cilit gramatika është ajo që i kundërvihet të të folurit konceptual. Gjuha është faktori më i rëndësishëm dhe i pandryshueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit si vlerë më e lartë individuale dhe kolektive. Çdo individ identifikohet me njerëzit të cilët flasin të

njëjtën gjuhë me të, në këtë mënyrë përcakton qartë përkatësinë ndaj grupit që i takon. Shikuar nga aspekti historik, bashkësitë homogjene asnjëherë nuk kanë ekzistuar, ashtu siç nuk ekzistojnë edhe sot, nga vet fakti se gjuha që flasin pjesëtarët e një shoqërie nuk është homogjene (Baylon Ch., & Xavier M., 2003, 188). Sipas këtij konkluzioni mund të theksojmë se heterogjeniteti i bashkësive shoqërore, në radhë të parë është rezultat i heterogjenitetit gjuhësor. Shpërndarja jo e barabartë e grupacioneve njerëzore në aspektin gjuhësor, ka mundësuar ndarjen e popullatës në shumicë dhe pakicë, ku pjesëtarët e pakicës shpesh janë të injoruar nga shumica, për arsye se flasin gjuhë tjetër. Si pasojë e gjendjes së pazhvilluar në aspektin arsimor dhe kulturor, sot njihen edhe gjuhë të shkrira. Pjesëtarët e pakicave në vende të caktuara, në pamundësinë e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës amtare, ishin të pafuqishëm edhe në ruajtjen e identitetit nacional. Dukuri të tilla njihen edhe sot, ku popullata shumicë insiston në kultivimin e multikulturës si modalitetin më të sigurt të bashkëjetesës mes grupacioneve të ndryshme, por gjithmonë duke favorizuar kulturën dhe gjuhën e shumicës. Në trendet e globalizimit vërehet një garë e fuqishme mes gjuhëve të mëdha botërore, të cilat imponuan nevojën për njohjen dhe mësimin e tyre nga përfaqësuesit e grupacioneve të ndryshme nga mbarë bota. Ata shkuan deri aty, sa që këto gjuhë fëmijët i mësojnë paralelisht me gjuhën amtare. Kjo ndodh si pasojë e fuqisë politike dhe ekonomike nga njëra anë, dhe fuqisë së ndikimit mediatik nga ana tjetër. Shumë shprehje të gjuhëve botërore çdo ditë e më shumë bëhen pjesë e gjuhëve të ndryshme, të cilat në mënyrë shumë efikase zëvendësojnë fjalë dhe shprehje ekzistuese të gjuhës amtare. II. Ndikimi i mediave në identitetin e njeriut Zhvillimi i teknikës dhe teknologjisë vërehet çdo ditë, njerëzit flasin për ndryshime dhe zbulime, dhe aq më tepër mësohen që këto dukuri të bëhen përditshmëri e tyre. Krahas kompjuterëve, sot në zhvillim e sipër është edhe smart teknologjia. Në funksionimin sa më efektiv të tyre nevojiten pjesëmarrës të pesë niveleve, edhe atë: 275

276 C E N T R U M 2 sigurues tregjesh, prodhues të përmbajtjeve dhe shërbimeve, konstruktorë të rrjeteve, operatorë të rrjeteve dhe aplikues për qasjeprovajderë (Goldberg. D., Proeser. T., dhe Verhulst. S., 1998, 27). Vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim as që mund të bëjnë tentim për sigurimin e funksionimit efektiv të teknologjive të reja. Nga ana tjetër, baza e dobët financiare dhe materiale e këtyre vendeve as që llogaritet kur në pyetje janë këto teknologji. Kompjuterët dhe pajisjet tjera telekomunikative i has në të gjitha shoqëritë në zhvillim. Arsyet janë të shumta, në radhë të parë ata distribuohen nga ana e prodhuesve në forma të ndryshme dhe me qëllime afatgjata, për çka edhe subvencionohen nga shtetet prodhuese. Ndikimi i tyre në masat e gjëra popullore është i madh, kurse mundësia e shprehjes individuale nga secili individ është e patjetërsueshme. Informatat e shumta të plasuara dhe të shpërndara nëpërmjet këtyre mediave mundësuan edhe ndryshimin e transakcioneve kulturore. Mediat e reja arritën të ndërhyjnë edhe në mënyrën e jetës, të mendimit dhe të traditës, si karakteristika të forta të një bashkësie nacionale ose fetare. Dhe si rezultat i ndikimit dhe presionit të fortë disa bashkësi nacionale ose fetare në vende të caktuara filluan të ndryshohen bile edhe të shkatërrohen. Rrjedhja e informatave sekrete shtetërore nga ana e Wikiliksit, ndikim më të madh pati në botën arabe. Mediat sekulare të këtyre vendeve mbanin peng progresin e identitetit nacional, kurse mediat botërore në vazhdimësi etiketonin shtetet arabe me terminologjinë më të vrazhdët gjuhësore. Në këtë mënyrë sa vinte e dobësohej identiteti fetar. Ndjenjën për problemin e identitetit të unifikuar fetar te këto vende e nxitën po ata që e shkaktuan, mediat vendase dhe ato botërore. Pasoja e kësaj gjendje të krijuar, rezultoi me lëvizje popullore në drejtim të rrënimit të qeverive, por shpejt u konstatua se çështja është shumë më e thellë. Përfundim Mediat janë arma më e fortë e Fuqive të Mëdha. Nëpërmjet tyre, ata ndikojnë fuqishëm në mënyrën e jetës së njerëzve, në

nxitjen apo shuarjen e konflikteve në vende të ndryshme të botës. Ata kanë ndikim edhe në luftë edhe në paqe, përdoren edhe për të shuar mosmarrëveshje reale edhe për të nxitur konflikte ireale. Këto pikëpamje nuk janë të panjohura nga masat e gjëra popullore, por ata gjithmonë bien në grackat mediatike. Sot zhvillimi i mediave të reja së bashku me benefitet e tyre mundësojnë ndërhyrjen edhe në vlerat më të larta njerëzore. Rrjedhat e sotshme globale, në aspektin social dhe shpirtëror janë duke krijuar kushte të favorshme për ndërhyrje në identitetin e njeriut. Conclusion The media are the strongest weapon of the Great Powers. By means of them, they strongly influence the people s way of life, in encouraging or defuse conflicts in different countries of the world. They have an impact on the war and in peace too, they are also used to extinguish the real disagreements and to foster unreal conflicts. These views are not unknown by the masses, but they always fall into the media traps. Today the development of new media jointly with their goodness enable their intervention in the highest human values also. Today's global trends in social and spiritual are creating favorable conditions for intervention in human identity. Literatura 1. Baylon Ch., & Xavier M., (2003), La communication, Nathan-Universite 2. David, M.G., (2003), Socijalpsikologjia, Тiranë: Uegen 3. Dragoti, Е., (1999), Psikologjiа sociale, Tiranë: Libri Universitar 4. Голдберг.Д., Просер.Т., и Верхулст.С.,(ed), (1998), Регулирање на медиумите: Компаративна студија, Оксфорд. 5. Jakobson.,R, (1963), Essais de linguistique generale, Paris 6. Pajaziti, A., (2009), Fjalor i sociologjisë, Logos-A, Shkup/Prishtinë/Tiranë 277

7. Research Center in Gender Studies Euro-Ballkan Institute, Identities. Journal for politics, Gender, and Culture. Vol. III. No.2, Winter 2004, Skopje 278