Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Similar documents
Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

From the Pastor s Desk

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Auditimi i prokurimit publik

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

E drejta për jetën. Një udhëzues për zbatimin e Nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Douwe Korff

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

XVII Sistemi i administratës publike

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Tel: Tel:

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

D I S E R T A C I O N

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10385, DATË PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

MBROJTJA E SË DREJTËS PËR

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

DORACAK PËR EKIPET NDËRMJETËSUESE MES BASHKËMOSHATARËVE

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

TRAJTIM JURIDIKO-PENAL I TË DREJTAVE TË TË PANDEHURIT NË PROCESIN PENAL SHQIPTAR. VËSHTRIM KRAHASUES ME VENDET E TJERA

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike

E drejta ndërkombëtare private Master Obligative

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

BAZAT E DISKRIMINIMIT

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

TRAJNIM NË PROKURIMIN PUBLIK PËR VENDET PËRFITUESE nga IPA

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

LIGJ Nr.8588, datë

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese

Qendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

Komuna sipas masës së fëmijës

OFENDIMI DHE SHPIFJA SI PJESË E REFORMAVE MEDIATIKE

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

E DREJTA E PROCEDURËS PENALE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË PROCEDURËN PENALE TË KOSOVËS

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

Për Shkollën Qendër Komunitare -

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

UNIVERSITETI I TIRANËS

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

SISTEMET PËR MOSMARRËVESHJET E PUNËS

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

Transcription:

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane Tema për mbrojtjen e gradës shkencore DOKTOR Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Punoi: Renis Zaganjori Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Ardian Nuni Tiranë, 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE Disertacion i paraqitur nga: Renis Zaganjori Në kërkim të gradës shkencore: DOKTOR Tema: Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Drejtimi: Legjislacion dhe Institucione Europiane Mbrohet më, dt..../.../2018 1.... Kryetar 2.... Anëtar (oponent) 3.... Anëtar (oponent) 4.... Anëtar 5.... Anëtar Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Ardian Nuni Tiranë, 2018

PËRMBAJTJA Lista e Shkurtimeve...II Parathënie...III Hyrje...1 KAPITULLI 1 RREGULLI LAST SHOT DHE RREGULLI KNOCK OUT 1.1 Rregulli Last Shot Rasti Anglez...13 1.2 Rregulli Knock Out Rasti Gjerman, Francez dhe SHBA...22 KAPITULLI 2 ANALIZË E RREGULLAVE LAST SHOT DHE KNOCK OUT : PERSPEKTIVA E PRAGMATICITETIT TREGTAR, VULLNETIT KONTRAKTOR DHE EFIÇENCËS EKONOMIKE 2.1 Vullneti kontraktor dhe pragmaciteti tregtar...44 2.2 Efiçenca: Analizë ekonomike...60 2.3 Last Shot apo Knock Out : Cilin preferojnë palët?...72 KAPITULLI 3 BETEJA E FORMAVE NË ARENËN NDËRKOMBËTARE CISG-U DHE E DREJTA TREGTARE EUROPIANE 3.1 CISG Konventa mbi Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave...76 3.2 CESL - Projekti i Komisionit Europian për një Kod Civil Europian: E drejta tregtare europiane e përbashkët, paraardhësi i strategjisë europiane për të ardhmen dixhitale...100 KAPITULLI 4 RASTI I SHQIPËRISË 4.1 Kodi Civil dhe Beteja e Formave...119 4.2 Jurisprudenca e gjykatave shqiptare...123 Konkluzione...149 Bibliografia...161 I

Lista e Shkurtimeve BGB Kodi Civil Gjerman BGH Gjykata Supreme Federale e Gjermanisë CISG Konventa mbi Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave CESL E drejta tregtare europiane e përbashkët PECL Parimet europiane të së drejtës së kontratave UCC Kodi Uniform Tregtar UNIDROIT Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private II

Parathënie Çështja e betejës së formave është objekt i një analize të gjerë disa vjeçare nga ekspertë të së drejtës kontraktore nga e gjithë bota të cilët i kanë kushtuar artikuj të ndryshëm trajtimit të saj. Kjo problematikë lind në rastet e përdorimit të formave standarde të kushteve të kontratave ndërmjet palëve në një marrëdhënie detyrimi. Format standarde të kushteve të kontratave janë një element i rëndësishëm praktik në ditët e sotme në mënyrën se si zhvillohet tregtia në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet palëve. Ky instrument i shërben kryesisht palëve, që në shumicën e rasteve janë shoqëri tregtare të mëdha, të cilat kryejnë transaksione të shumta dhe hyjnë në marrëdhënie detyrimi në mënyrë të shpeshtë në aktivitetin e tyre të përditshëm. Përdorimi i formave standarde të kushteve merr një vlerë të shtuar sidomos në ditët e sotme ku këto transaksione dhe marrëdhëniet e detyrimit mes palëve lidhen gjithashtu nëpërmjet platformave elektronike dhe mundësive të tjera që krijon zhvillimi i teknologjisë në shërbim të tregtisë. Për shembull, besoj se gjithkush është ndeshur në një moment të caktuar, gjatë blerjes së një produkti apo shërbimi online, me kushtet standarde të shitësit të cilat shfaqen në mënyrë automatike në ekran. Dritarja e re e krijuar kërkon që, për të vazhduar më tej, ne të klikojmë në butonin Pranoj. Si pasojë e këtij klikimi, ne, shpeshherë edhe në nxitim e sipër, me vullnet të plotë ose jo, ndoshta edhe pa lexuar asnjë rresht të këtyre kushteve, klikojmë këtë buton dhe automatikisht bëhemi subjekt i kushteve të shitësit. Transaksione të tilla zhvillohen me qindra e mijëra në ditë në faqe të ndryshme të internetit. Në këto rrethana, impakti që këto forma standarde të kushteve kanë është mjaft i madh. Por jo vetëm kaq, për shoqëri të ndryshme tregtare që nuk zhvillojnë tregtinë e tyre online, format standarde të kushteve janë një mjet mjaft i rëndësishëm në shkëmbimin e korrespondencës me palën tjetër me të cilën dëshirojnë të zhvillojnë tregtinë apo me të cilën janë në negociata. Këtu bëhet fjalë për forma standarde të printuara të cilat hartohen dhe printohen paraprakisht dhe i paraqiten për informacion palës tjetër. Edhe këtu mund të marrim një shembull praktik. Besoj se gjithkush që ka hapur një llogari bankare është gjendur në këtë proces në sportelet e bankës përkatëse ku i është dhënë një dokumentacion voluminoz i cili në fund kërkon të firmoset nga ne. Edhe në këtë rast, kemi përpara formën standarde të kushteve të bankës për lidhjen e një kontrate me klientët apo depozituesit e saj. Të dy këto raste nga praktika e përditshme janë tregues për influencën dhe rëndësinë e madhe që mbart përdorimi i formave standarde të kushteve në ditët e sotme në marrëdhëniet kontraktore mes palëve. Rastet e betejës së formave lindin kur palët shkëmbejnë ndërmjet tyre format standarde të kushteve respektive si pjesë e korrespondencës apo negociatave mes tyre. Si pasojë e kësaj, shpesh dalin pyetje të rëndësishme mbi aspekte të lidhjes dhe përmbajtjes së kontratës. Ky punim III

përpiqet t i përgjigjet pikërisht këtyre pyetjeve, duke ofruar një vështrim krahasues në fushën e të drejtës kontraktore mbi çështjen e betejës së formave në disa prej juridiksioneve kryesore në botë. Kjo analizë do të mbështetet edhe nga argumente të shumtë nga literatura dhe jurisprudenca e trajtuar. Roli i formave standarde në praktikë është i madh në kuptim të teknikës së thjeshtë të lidhjes së kontratës falë standardizimit dhe për rrjedhojë efikasitetit për realizimin e nevojave për palët. Shekulli XX evidentoi zhvillimin dhe masivitetin e zbatimit të përdorimit të formave standarde të kushteve, duke vazhduar me trend dinamik të rritjes së vazhdueshme edhe në këtë shekull të XXI-të. Lindja dhe zhvillimi i këtyre formave është një pasqyrim i konceptit të ekonomisë kapitaliste me tendencën e përqëndrimit ekonomik dhe rolit dominues të trusteve dhe karteleve si formacione të forta biznesi në sferën e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në kushtet e jetës moderne dhe ekonomisë globale, kontrata pa dyshim është akt i rëndësishëm juridik që lidhet me shprehjen e lirë të vullnetit e që për shkak të zhvillimit teknik teknologjik ka mundësi të behët në forma të ndryshme. Pasi biznesi bashkëkohor është tepër heterogjen, kompleks dhe mbi të gjitha masiv, kjo ka ndikuar që marrëdhëniet mes palëve të interesuara të rregullohen në forma të reja si krijime të reja të botës moderne që dallojnë dukshëm nga ato tradicionale. Roli dhe rëndësia e kontratave dhe formave standarde të kontratave të biznesit, posaçërisht në sferën e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve, si në të drejtën tonë ashtu edhe në të drejtën e krahasuar, është e madhe. Nëpërmjet saj realizohet qarkullimi i mallrave brenda vendit dhe në planin ndërkombëtar, në kuadër të rregullimit të marrëdhënieve tregtare, por dhe transferimit të pronësisë. Format standarde përdoren rregullisht në botën e tregtisë dhe biznesit në korrespondencën e palëve përpara lidhjes së kontratës. Kjo formë e tregtisë gjendet shumë shpesh në praktikë në marrëdhëniet ndërmjet palëve në një transaksion të caktuar, përmes së cilës secila palë synon të bëjë të qartë të drejtat dhe detyrimet e tij apo saj nën kontratë. Nëpërmjet formave standarde, palët komunikojnë me njëri tjetrin për të përcjellë në mënyrë të ndërsjelltë qëllimet, pritshmëritë dhe interesat e tyre kontraktuale, duke shkëmbyer formatet përkatëse me kushtet që pasqyrojnë këto interesa dhe qëllime. Kjo mënyrë komunikimi ndihmon sigurinë juridike të subjekteve palë në këtë marrëdhënie, si dhe plotëson pritshmëritë që ato kanë nga lidhja e një kontrate. Tek e fundit, këto janë pasojat kryesore që tregtarët, dhe njërëzit e biznesit në përgjithësi, kërkojnë në kuadër të kompleksitetit në rritje të transaksioneve dhe lidhjeve të biznesit të kohëve moderne. Por përdorimi i formave standarde dhe avantazheve që ato sjellin vjen me një kosto, pasi shpeshherë në praktikë ato krijojnë problemin e ashtuquajtur të betejës së formave, i cili lind kur format standarde të subjekteve nuk përputhen ose janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Këto situata ndodhin jo pak herë në IV

praktikë pasi palët, normalisht, i hartojnë format e tyre standarde sipas interesave të tyre. Një shembull klasik është një blerës i cili bën një porosi tek një shitës dhe, së bashku me shkëmbimin e kushteve në lidhje me çmimin, objektin etj., secila palë bashkëlidh formatet standarde respektive të kushteve në komunikimin mes tyre. Veçanërisht problematik në këto rrethana është fakti se formatet standarde zakonisht nuk janë të negociuara paraprakisht ndërmjet palëve. Madje edhe pas shkëmbimit të tyre, palët rrallë herë i lexojnë ato në detaje. Si rregull i përgjithshëm, në shumë juridiksione, pranimi i një oferte (propozimi) nga njëra palë duhet të pasqyrojë ofertën së bashku me kushtet e palës tjetër për lidhjen e një kontrate. Rrjedhimisht, në rast konflikti të formave standarde, një nga çështjet që ngrihet është nëse është lidhur një kontratë apo jo. Nëse po, cilat janë kushtet e kësaj kontrate? Kushtet e pranuesit apo të ofertuesit? Janë pikërisht këto pyetje që lindin në diskutimin rreth çështjes së betejës së formave, të cilat kanë evidentuar nevojën për zgjidhje ligjore të këtij problemi. Interpretimi nga gjykatat dhe debati akademik kanë konkluduar në dy zgjidhje kryesore: rregulli Last Shot dhe Knock Out. 1 Rregulli Last Shot i jep prioritet formave standarde të palës që i ka dërguar këto forma i fundit, mbi bazën e së cilës ka pasur pranim nga pala tjetër. Llogjika e përdorur sipas këtij rregulli është se pranimi duhet të reflektojë ofertën fillestare, dhe si i tillë, kur kushtet e formës standarde të palës pranuese nuk pasqyrojnë ofertën fillestare të ofertuesit, do të kemi të bëjmë me një ofertë të re (dhe jo pranim) e cila hedh poshtë ofertën fillestare. Në këtë mënyrë, kushtet e palës që ka dërguar e fundit formën standarde do të jenë kushtet e kontratës, nëse kjo e fundit do të konsiderohet e lidhur mes palëve. Nga ana tjetër, nën rregullin Knock Out, një kontratë do të konsiderohet e lidhur edhe nëse format standarde të palëve konfliktojnë (nuk pasqyrojnë njëra tjetrën). Kushtet e kontratës së lidhur do të jenë ato kushte të përbashkëta në format standarde të shkëmbyera mes palëve, ndërsa kushtet që konflikojnë do të zëvëndësohen nga kushte të parashikuara nga legjislacioni përkatës. Llogjika e përdorur sipas rregullit Knock Out është se, pavarësisht formave kontradiktore, palët mund të kenë shfaqur vullnet për të qenë të lidhur mes tyre në një marrëdhënie detyrimi. Ky vullnet mund të kuptohet nga sjellja e tyre përpara, gjatë dhe pas shkëmbimit të formave mes tyre apo nga marrëdhëniet e mëparshme të detyrimit mes tyre. Në disa raste ky vullnet gjithashtu del qartë për vetë faktin se palët mund të kenë filluar me përmbushjen e detyrimeve nën kontratë, çka nënkupton se sipas tyre kjo kontratë është lidhur. 1 Konceptet last shot dhe knock out nuk janë shqipëruar dhe janë mbajtur në versionin e tyre origjinal në gjuhën angleze përgjatë gjithë këtij punimi. Këto koncepte janë të pranuara dhe përdorura gjerësisht në literaturën akademike dhe jurisprudencë. V

VI

Hyrje Kontrata është marrëveshje e cila lidhet ndërmjet dy ose më shumë personave të cilët mbi bazën e autonomisë, vullnetit dhe interesit të caktuar juridik krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë marrëdhëniet e tyre në mënyrë të lirë dhe të pavarur. 2 Liria e kontraktimit është e ndërlidhur me autonominë dhe vullnetin e palëve. Në shoqërinë kapitaliste, kontrata zë një peshë të konsiderueshmë për zhvillim, e shoqëruar me iniciativat ekonomike liberale dhe konkurencën e lirë. Nën këtë logjikë lind ideja e vullnetit të lirë kontraktor dhe parimi se vullneti i palëve duhet ngritur si forcë detyruese në raste të caktuara edhe mbi vetë ligjin. Prandaj, pala kontraktuese është e lirë që të ndërmarrë detyrime, gjë që nënkupton se fuqia detyruese e kontratës krijohet me vullnetin e palëve e jo me anë të ligjit. Burimet juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore ekonomike në vend dhe në planin ndërkombëtar, vështruar edhe nga efektet që sot reflekton ekonomia e tregut dhe globalizimi janë të shumta dhe tepër heterogjene. Numri i kontratave dhe formave që shkëmbehen ndërmjet bizneseve është i madh dhe llojet e tyre në vazhdimësi rriten për shkak të nevojave që kanë subjektet dhe biznesi në përgjithësi. Temën e betejës së formave e kam trajtuar gjithashtu gjatë studimeve pasuniversitare master të kryera në Angli, si pjesë e lëndës E drejta kontraktore e krahasuar. Pas kthimit në Tiranë dhe falë angazhimit tim si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, kam pasur rastin për t a diskutuar këtë temë dhe çështje në lidhje me të që kanë të bëjnë me aspekte të formimit dhe lidhjes së kontratës, me Prof. Dr. Ardian Nunin, i cili është edhe udhëheqës shkencor i këtij punimi, me Prof. Dr. Kestrin Katro dhe Prof. As. Nada Dollani, si dhe me gjyqtarin Florjan Kalaja. Pas diskutimeve të shumta edhe me kolegë të tjerë, u binda se tema përbën interes akademik dhe praktik edhe në kontekstin shqiptar. Në këtë mënyrë, mendoj që ky punim i shërben tre drejtimeve kryesore. Së pari, ai vlen si punim kërkimor krahasues i të drejtës kontraktore të disa prej juridiksioneve më të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Analiza e këtyre juridiksioneve si dhe analiza ekonomike e trajtuar për çështjen e betejës së formave mendoj i shërben debatit akademik në fushën e të drejtës së detyrimeve përsa i përket çështjeve të formimit dhe përmbajtjes së kontratës. Së dyti, mendoj që ky punim, falë analizës së përmendur më lart, mund të shërbejë si literaturë e vlefshme në rast të rishikimit të dispozitave të Kodit Civil në të ardhmen në lidhje me çështje të formimit dhe përmbajtjes së kontratës. Në fakt, siç është evidentuar edhe në këtë punim, dispozitat e Kodit Civil nuk janë mjaftueshmërisht të qarta dhe koherente për këto raste dhe argumentohet se nevojitet një rishikim i këtyre dispozitave. 2 Neni 659 i Kodit Civil: Kontrata është veprimi juridik me anë të së cilës një ose disa palë krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike. 1

Së treti, ky punim mund t i shërbejë interpretimit të gjykatave shqiptare në raste të tilla që vijnë për gjykim para tyre. Mendoj se ndërgjegjësimi i gjyqësori në lidhje me standarte të tilla interpretimi është i nevojshëm, vëçanërisht për faktin e mungesës së një rregullimi të posaçëm ligjor lidhur me çështjen e betejës së formave. Në këto kushte gjyqësori duhet të njihet me këto teknika, rregulla dhe parime të aplikueshme për zgjidhjen e konflikteve të ngjashme që vijnë për gjykim. Në këtë kuadër, edhe unifikimi i praktikës gjyqësore në këtë fushë mendoj është i domosdoshëm pasi jurisprudenca e gjykatave shqiptare paraqitet jo mjaftueshmërisht e qartë dhe e unifikuar në lidhje me këto çështje dhe si e tillë ofron standarde të ndryshme. Metodologjia që është ndjekur për përgatitjen e këtij punimi ka qenë e ndryshme. Fillimisht për përgatitjen e këtij punimi është përdorur metoda hulumtuese e cila përfshin gjetjen dhe përzgjedhjen e literaturës së duhur për realizimin e punimit shkencor. Identifikimi i kësaj literature ka pasur vështirësitë e veta. Përsa i përket burimeve shqiptare në veçanti, literatura ka qenë tepër e limituar. Në këtë drejtim, është punuar më shumë me dispozitat e Kodit Civil dhe jurisprudencën e gjykatave shqiptare, mbi çështje të trajtimit të lidhjes dhe përmbajtjes së kontratës. Në lidhje me burimet e huaja, trajtimi i çështjes së betejës së formave është mjaft i përhapur dhe përbën interes të gjerë akademik. Megjithatë, duhet veçuar që debati në lidhje me këtë problematikë është mjaft i hershëm, veçanërisht në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, në disa raste jurisprudenca dhe literatura e përdorur është e disa viteve më parë. Në vijim, metodologjia kyçe e përdorur në këtë punim është metoda krahasimore për çështjen e betejës së formave dhe trajtimit të formave standarde të kushteve në procesin e përcaktimit të lidhjes dhe përmbajtjes së kontratës. Kjo metodë ka synuar të paraqesë trajtimin respektiv të juridiksioneve të ndryshme në lidhje me këtë problematikë dhe analizën e vendimeve të gjykatave përkatëse në secilin rast. Juridiksionet e përzgjedhura janë rasti i Anglisë, Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si disa prej shteteve më të zhvilluara në botë, ku e drejta tregtare, ajo e detyrimeve dhe kontratave argumentohet se është tejet moderne, komplekse dhe me një traditë të thellë historike. Së fundmi, analizohet edhe rasti i Shqipërsië për të kuptuar betejën e formave në kontekstin shqiptar dhe problematikat e lidhura me lidhjen dhe përmbajtjen e kontratave. Një tjetër metodologji kyçe e përdorur gjatë këtij punimi është ajo analitike, ku analizimi i koncepteve themelore, legjislacionit dhe jurisprudencës rreth betejës së formave është vendosur në qendër të punimit me qëllim identifikimin e problemeve më të rëndësishme, evidentimin e debatit akademik dhe vlerësimit të zgjidhjes që konsiderohet më e favorshme. Një pjesë thelbësore e kësaj metodologjie është edhe trajtimi nga këndvështrimi i efiçencës ekonomike të rregullave të betejës së formave të trajtuara në këtë punim. Kjo është veçanërisht 2

e rëndësishme në kontekstin e këtij punimi pasi janë pikërisht interesat ekonomikë të palëve që i shtyjnë këta të fundit në krijimin e një marrëdhënie juridike detyrimi. Në këtë kuptim, analiza e faktorit ekonomik është e domosdoshme për të trajtuar dhe vlerësuar betejën e formave. Përveç trajtimit doktrinor, pjesa dërrmuese e këtij punimi i është drejtuar analizës së praktikës gjyqësore që trajton çështjen e betejës së formave dhe aspekte të formimit dhe përmbajtjes së kontratave. Kjo lloj metodologjie lejon kontekstu alizimin e analizës dhe fokusimin tek e drejta në veprim ( the law in action ). Përdorimi i vendimeve në këtë punim, përgjithësisht është përqëndruar në citimin e thelbit të vendimit apo të një pasazhi konkret nga gjykimi për të krijuar një ide sa më të qartë për lexuesin në lidhje me vendimmarrjen e gjykatës në rastin përkatës. Megjithatë, në raste të tjera, kur është konsideruar e nevojshme që shembulli i dhënë të jepet sa me i plotë në interes të debatit të zhvilluar, analiza jepet më e zgjeruar duke paraqitur faktet e çështjes si dhe pasazhe të plota ose perifrazime të vendimeve të gjykatave. Së fundmi, metodologjia interpretuese zë gjithashtu një vend të rëndësishëm në këtë punim kur shqyrtohet jurisprudenca vendase dhe e huaj, me qëllim nxjerrjen e kuptimit dhe mësimeve përkatëse prej saj. Është e natyrshme që, për të përcjellë më së miri argumentat e paraqitura dhe analizën e kryer, të gjithë metodat e përmendura më sipër ndërthuren përgjatë gjithë këtij punimi. Rregullat last shot dhe knock out që i japin zgjidhje çështjes së betejës së formave aplikohen ndryshe nga juridiksione të ndryshme nëpër botë. Ky punim do të synojë të analizojë secilin prej tyre duke iu referuar disa prej juridiksioneve më të rëndësishme në botë dhe Europë. Fillimisht, do të analizohen dy rregullat e evidentuara për zgjidhjen e betejës së formave, duke iu referuar të drejtës angleze për rregullin Last Shot si juridiksioni me përdorimin më të madh të tij dhe të drejtës gjermane, franceze dhe shteteve të bashkuara të amerikës për rregullin Knock Out ku ai gjen përdorimin më të gjërë. Analiza krahasuese do të fokusohet kryesisht në të drejtën në veprim ( law in action ) në këto juridiksione, nëpërmjet analizës së interpretimeve të ngritura nga vendimet e gjykatave dhe çështjeve të ngritura në jurisprudencën përkatëse. Ky punim do të ndahet në katër kapituj të ndryshëm. Kapitulli i parë do të ndahet në disa pjesë. Fillimisht do të analizohet rregulli Last Shot, si një ndër metodat kryesore për zgjidhjen e rasteve kur format standarte të kushteve të shkëmbyera mes palëve nuk përputhen. Analiza do të zhvillohet në referencë të së drejtës angleze dhe do të fokusohet totalisht në interpretimin e jurisprudencës së gjykatave angleze pasi, siç dihet, e drejta angleze bazohet në pjesën më të madhe të saj në norma dhe rregulla që burojnë nga jurisprudenca. 3

Sipas së drejtës angleze, rregulli Last Shot gjen përdorim të gjerë në interpretimin e rasteve të formimit dhe përmbajtjes së kontratës. Kjo pasi gjykatat preferojnë të zgjidhin çështje të lidhura me problematikën e betejës së formave mbi bazën e parimeve që rregullojnë ofertën dhe pranimin në të drejtën e detyrimeve dhe kontratave. Analiza bazohet në parimin e pasqyrimit ( mirror image ), që do të thotë se për të lidhur një kontratë, oferta e njërës palë duhet të pasqyrohet në pranimin e dërguar nga pala tjetër. Në këto kushte do të duhet që format standarde të kushteve të shkëmbyera mes palëve të reflektojnë njëra tjetrën. Megjithatë, ka pasur disa raste në të cilat, të paktën disa prej gjyqtarëve, kanë argumentuar se ky rregull jo në çdo rast arrin të krijojë një rezultat të drejtë për palët dhe interesat e tyre. Madje disa gjykime të viteve të fundit e kanë shmangur përdorimin e këtij rregulli për shkak se evidentohet qartësisht, nga rrethanat e çështjes se palët vërtetë kanë synuar të jenë të lidhur nën kontratë, pavarasësisht mospërputhjeve në disa pjesë të formave të shkëmbyera mes tyre. Gjithsesi, do të argumentohet se këto mbeten raste sporadike dhe se rregulli Last Shot është qasja kryesore e gjykatave angleze në raste të betejës së formave. Arsyeja kryesore e përdorimit të këtij rregulli është se ai garanton siguri juridike për palët dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre, gjë që çmohet shumë në të drejtën angleze. Gjykatat angleze vendosin theksin në parashikueshmërinë e së drejtës dhe krijimit të një kuadri ligjor të qartë dhe të sigurtë për palët, ku çdokush të njohë mirë paraprakisht të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga një marrëdhënie e caktuar detyrimi. Megjithatë, ky rregull konsiderohet si mjaft i ngurtë e për rrjedhojë nuk është efiçent nga pikëpamja ekonomike për palët. Në veçanti, argumentohet se për shkak të shkëmbimit të vazhdueshëm të formave që ky rregull promovon, ai shton në mënyrë të konsiderueshme kostot e transaksionit mes palëve. Gjithashtu, ky rregull nuk konsiderohet prakitik pasi nuk është e qartë se kur do të gjykohet e lidhur një kontratë, gjë që mund të sjellë vonesa të panevojshme në marrëdhëniet e biznesit mes palëve. Nga ana tjetër, e drejta gjermane, e drejta franceze dhe e drejta e shteteve të bashkuara të amerikës, në përgjithësi përdorin rregullin Knock Out në rast konflikti të formave standarde të palëve, të cilët do të analizohen në pjesë ne dytë të këtij kapitulli të parë. Ky rregull i jep prioritet interesit të palëve si dhe vullnetit të tyre në marrëdhënien detyrimore në të cilën ato synojnë hyjnë. Janë pikërisht provat rrethanore që tregojnë qëllimin e palëve dhe interesin e tyre në këtë marrëdhënie të cilat perceptohen si më avantazhuese në praktikën tregtare. Kjo është e një rëndësie të veçantë në rastet kur, pavarësisht formave standarde që konfliktojnë, palët vërtetë synojnë dhe kanë interes në lidhjen e një kontrate. Por, ky rregull mund të jetë problematik për sigurinë juridike të palëve të cilët synojnë të lidhin një kontratë. Kjo pasi do të ketë gjithmonë perceptime të ndryshme për rastet kur një kontratë është lidhur për shkak të fleksibiliteti që ofron 4

rregulli Knock Out. Veçanërisht i vështirë në këtë kuadër është edhe pritshmëria se cilat do të jenë kushtet e kontratës, nëse konkludohet se një kontratë është lidhur mes palëve. Në të drejtën gjermane, fillimisht do të shqyrtohen dispozitat e Kodit Civil Gjerman ( Bürgerliches Gesetzbuch ), sipas të cilit në fakt raste të betejës së formave do të duhet të zgjidhen nëpërmjet zbatimit të rregullit Last Shot. Më pas, për shkak të paqartësive që filluan të krijoheshin dhe vakumit ligjor, gjykatat gjermane filluan të shqyrtojnë mundësinë e formimit të kontratës sipas rregullit Knock Out, i cili u arsyetua se prodhonte rezultate më të drejta në përputhje me interesat e palëve. Kjo qasje preferohet më tepër nga gjyqësori gjerman se doktrina Last Shot, e cila konsiderohet disi arbitrare në dhënien e prioritetit kushteve të palës që, mbase për arsye rrethanore, qëllon të jetë e fundit që dërgon formën e vet në procesin e formimit të kontratës. Kjo qasje e gjykatave gjermane ndaj formave standarde me kushte që konfliktojnë u bë akoma më e sofistikuar për shkak se gjykatat tashmë filluan të marrin parasysh edhe praktikat zakonore dhe mirëbesimin mes palëve në interpretimin e tyre, duke ndërmarrë një interpretim të gjerë të Kodit Civil gjerman. Si pasojë e kësaj qasje, gjykatat filluan të anonin nga përdorimi i rregullit Knock Out në zgjidhjen e çështjeve të betejës së formave, sipas së cilës do të interpretohet se një kontratë konsiderohet e lidhur pavarësisht kushteve të ndryshme standarde në format e shkëmbyera nga palët, dhe se asnjë prej këtyre kushteve nuk do të sundonte kontratën. Kushtet e kontratës do të ishin ato kushte që përputheshin në format standarde të palëve, pasi supozohej se mbi këto pika palët kishin treguar vullnetin për te lidhur një kontratë dhe kishin arrirë një marrëveshje mes tyre. Kushtet të cilat nuk përputhen, apo pasqyrohen në format e shkëmbyera mes palëve, do të zhvendosen nga kontrata dhe zëvëndësohen me kushte standarde të vendosura nga ligji. Në vijim do të analizohet shkurtimisht edhe rasti i Francës dhe i pozicionimit të gjykatave franceze në lidhje me betejën e formave. Do të shihet se ashtu si dhe në rastin gjerman, gjykatat franceze preferojnë rregullin Knock Out në këto raste. Megjithatë, Gjykata Supreme Franceze në dy raste përjashtimore ka devijuar paksa duke anashkaluar përdorimin e rregullit Knock Out në raste të betejës së formave. Pavarësisht kësaj, do të argumentohet se këto janë raste të izoluara për të cilat është arritur në këtë rezultat për shkak të rrethanave specifike të këtyre çështjeve. Më tej, do të analizohet rasti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe zgjidhja që i japin gjykatat e shteteve të bashkuara rasteve të betejës së formave. Diskutimi i këtij rasti do të fillojë me kohën para miratimit të Kodit Uniform Tregtar (Uniform Commercial Code), ku sipas së drejtës së shteteve të bashkuara pranimi i një oferte do të ishte i vlefshëm vetëm kur kushtet e këtij të fundit do të pasqyroheshin në kushtet e paraqitura në pranimin e ofertës. Kjo është 5

e ashtuquajtura analiza sipas parimit të pasqyrimit, ashtu si edhe në rastin e Anglisë. Por në transaksionet tipike tregtare në SHBA, praktika tregon se shpeshherë, kur palët arrijnë një marrëveshje për kushte thelbësore si çmimi, përshkrimi i objektit, sasia, dhe dërgesa, palët vetë janë të bindur se mes tyre është lidhur një kontratë. Në të tilla kushte, aplikimi i rregullit Last Shot i bazuar në parimin e pasqyrimit u cilësua si një zgjidhje mekanike, i ngurtë dhe i ashpër për palët. Ky rregull duket se injoronte qëllimet dhe pritshmëritë e palëve dhe krijonte rezultate jo të drejta dhe penguese për tregtinë. Me miratimin e Kodit Uniform Tregtar në SHBA, ndër të tjera, u synua edhe një qartësim i praktikave që kishin të bënin me rastet e betejës së formave. Duke marrë parasysh transaksionet tregtare moderne dhe pritshmëritë e arsyeshme të palëve, u hartua neni 2-207 i Kodit Uniform Tregtar, për të zgjidhur këto raste të betejës së formave. Në tërësinë e tij, ky nen synon të lidhë palët në një kontratë pavarësisht dallimeve në kushtet e formave standarde të ofertës dhe pranimit. Si i tillë, ai duket se inkorporon rregullin Knock Out për zgjidhjen e betejës së formave dhe në këtë mënyrë i jep përparësi qëllimit dhe pritshmërive që kanë palët në lidhjen e një kontrate. Megjithatë, ky nen është cilësuar problematik nga komentatorë të ndryshëm të cilët e kanë konsideruar si të komplikuar dhe jo mjaftueshmërisht të qartë për të nxjerrë rezultate koherente në marrëdhëniet kontraktore mes palëve. Në këtë kontekst, kjo pjesë do të vijojë me analizën e tre paragrafëve të neni 2-207 të Kodit duke nxjerrë në pah avantazhet por dhe disavantazhet që ai sjell, në referencë të literaturës akademike në këtë fushë dhe shembujve praktikë ilustrues. Në kapitullin e dytë, do të trajtohen në formën e një diskutimi të gjerë analitik nga pikëpamje të ndryshme teorike, politike dhe ekonomike, avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej rregullave të parashtruara. Kështu do të analizohet rregulli Last Shot dhe rregulli Knock Out nga perspektiva e pragmaticitetit tregtar, vullnetit kontraktor dhe efiçencës ekonomike. Ky kapitull do të synojë të kontribuojë në debatin akademik se cili prej rregullave të diskutuar në këtë punim ofron zgjidhjen më të mirë për çështjen e betejës së formave. Diskutimi në këtë pjesë do të ilustrohet nga debati akademik mbi avantazhet dhe disavatanzhet e secilit prej rregullave si dhe shembuj për secilin rast. Pjesa e parë e këtij kapitulli do të ndalet tek diskutimi i vullnetit kontraktor dhe pragmacitetit tregtar për secilin rregull. Argumentohet se rregullat e betejës së formave duhet të promovojnë vullnetin kontraktor të palëve dhe qëllimet e tyre kontraktuale. Kontrata në vetvete është pëlqimi i vullnetit të ndërsjelltë të palëve dhe si i tillë lidhet vetëm në momentin kur këto vullnete përputhen. Gjithashtu, rregullat që i japin zgjidhje betejës së formave duhet të jenë sa më pranë aktualitetit tregtar dhe marrëdhënieve moderne të tregtisë ndërmjet palëve, duke ofruar në të njëjtën kohë siguri juridike, qartësi dhe parashikueshmëri për palët e 6

përfshira. Vetëm në këtë mënyrë ato do të jenë të prekshme dhe do t i shërbejnë tregtisë, e jo të jenë pengesë për të. Në fakt ky është edhe synimi i të drejtës në tërësi, të ndihmojë dhe asistojë marrëdhëniet mes palve dhe jo t i pengojë ato. Në pjesën e dytë do të diskutohet çështja e betejës së formave dhe dy rregullave të diskutuara nga një këndvështrim ekonomik i së drejtës dhe në raport me promovimin e efiçencës për palët e përfshira në një marrëdhënie të caktuar kontraktore. Ky në fakt është një këndvështrim i rëndësishëm pasi është ai që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë vetë palët të cilët duke qenë se në shumicën e rasteve janë tregtarë, vlerësojnë si primare fitimin dhe krijimin e marrëdhënie sa më efiçente për tregtinë e tyre. Kjo është dhe vetë arsyeja për të cilën ata hyjnë në një marrëdhënie detyrimi. Në këtë kontekst, në këtë pjesë të kapitullit do të analizohen avantazhet dhe disavantazhet e rregullit Last Shot dhe Knock Out nga ky këndvështrim. Për këtë analizë do të fokusohemi në dy elementë themelorë për çdo qasje ekonomike ndaj së drejtës, të cilat janë përkrahja në masën më të madhe të mundshme të marrëveshjes së arritur mes vetë palëve dhe zvogëlimi i kostove të transaksionit ndërmjet tyre. E para, synon të promovojë efiçencën ekonomike pasi palët, si qënie racionale që kërkojnë të maksimizojnë përfitimet e tyre, prezumohet se do të hyjnë në një transaksion të caktuar me vullnetin e tyre të lirë vetëm në rast se kjo përmirëson pozitat e tyre ekonomike. Duke qenë se indvidët e përfshirë kanë dijeni më mirë se kushdo tjetër rreth pozitave dhe interesave të tyre ekonomike, ekziston një supozim i fortë se çdo lloj marrëveshje e lidhur mes tyre do të ndikojë pozitivisht tek ta. Së dyti, e drejta kontraktore, duhet të reduktojë në masën më të madhe të mundshme kostot e transaksionit ndërmjet palëve. Pra palët, në një situatë të betejës së formave, duhet që të kenë sa më pak kosto të lidhura me negociatat dhe marrëdhënien e tyre deri në momentin e lidhjes së kontratës, sipas të ashtuquajturës teoremë të Coase. Kapitulli i tretë do të vazhdojë më tej me ekzaminimin në rrafshin ndërkombëtar të çështjes betejës së formave në referencë të instrumenteve europiane dhe ndërkombëtare të së drejtës. Kështu fillimisht do të analizohet pozicionimi i Konventës mbi Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave (CISG - Convention on Contracts for the International Sale of Goods) në lidhje me betejën e formave në raport me çështje të interpretimit të CISG dhe parimin e uniformitetit, si synim më vete të CISG, si dhe në referencë të opinionit akademik dhe jurisprudencës së gjykatave të vendeve anëtare të saj. Fillimisht do të analizohen objektivat e CISG dhe arsyeja e miratimit të kësaj Konvente në raport me lehtësimin e barrierave të tregtisë ndërkombëtare. Në këtë pjesë do të diskutohen gjerësisht edhe çështje të interpretimit të CISG, karakteri ndërkombëtar i Konventës, parimi i uniformitetit, parimi i mirëbësimit si dhe 7

mbushja e boshllëqeve nën CISG (i njohur si gap-filling ). Ky diskutim do të na ndihmojë të kuptojmë më qartë natyrën e CISG si instrument ndërkombëtar dhe objektivat e tij, si dhe të kontekstualizojë analizën pasuese të rregullave që ai promovon për zgjidhjen e betejës së formave. Në fakt, Konventa mbi Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave nuk parashikon shprehimisht në dispozitat e saj se cila nga këto rregulla do të përdoret për zgjidhjen e problemit të betejës së formave. Por, siç do të argumentohet në këtë kapitull, pjesa dërrmuese e opinionit akademik gjen se sipas nenit 19 të CISG favorizohet përdorimi i rregullit Last Shot për shkak të llogjikës së parimit të pasqyrimit në interpretim të kësaj dispozite. Megjithatë, gjykatat kombëtare të shteteve anëtare të Konventës kanë dhënë interpretime të ndryshme në lidhje me këtë, ku disa prej tyre kanë përdorur rregullin Last Shot, ndërsa të tjerë kanë preferuar rregullin Knock Out. Kjo pjesë do të ilustrohet me anë të rasteve konkrete që janë gjykuar nga gjykata të ndryshme në lidhje me këto çështje. Paralelisht do të analizohet edhe debati akademik i cili është i ndarë mbi këtë çështje dhe ekzistojnë opinione të ndryshme, gjë që evidenton se kjo pjesë e Konventës përgjithësisht është e paqartë. Në këtë kontekst, referenca ne dokumente të tjerë ndërkombëtare jo detyruese ( soft law ) si parimet ndërkombëtare të kontratave tregtare të UNIDROIT (Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private - International Institute for the Unification of Private Law) ose parimeve europiane të së drejtës së kontratave (Principles of European Contract Law - PECL), të cilët favorizojnë përdorimin e rregullit Knock Out, nuk ofrojnë ndonjë ndihmë të veçantë në interpretimin e dispozitave të Konventës. Për rrjedhojë, argumentohet se nuk ka qëndrueshmëri në aplikimin e rregullave për zgjidhjen e çështjes së betejës së formave nën CISG. Ky është një aspekt problematik i Konventës, e cila në vetvete ka për qëllim promovimin e unifikimit të praktikës së aplikimit të saj në shetet nënshkruese. Ky është në fakt edhe një nga objektivat themelorë të tij, i cili garanton siguri më të madhe juridike dhe zvogëlim të barrierave në tregtinë ndërkombëtare mes palëve. Ky kapitull do të vazhdojë më tej me diskutimin në arenën europiane, ku kemi propozimin tashmë të tërhequr të Komisionit Europian për hartimin e Common European Sales Law CESL (E drejta tregtare europiane e përbashkët). Pavarësisht një pune disa vjeçare për hartimin e CESL, të kryer nga një grup ekpertësh nga e gjithë Europa, Komisioni Europian e ka tërhequr këtë propozim nga axhenda e Parlamentit të BE-së. CESL është zëvëndësuar tanimë nga direktiva e tregut unik dixhital ( Single Digital Market Directive ), i cili nuk trajton në dispozitat e saj çështjen e betejës së formave. Propozimi i CESL synonte harmonizimin e të drejtës kontraktore të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, jo duke detyruar këta të fundit të ndryshojnë kuadrin ligjor ekzistues, por duke krijuar brenda sistemit ligjor të shteteve anëtare një regjim 8

sekondar në të drejtën e kontratave. Ky regjim synoi të krijonte një kuadër ligjor uniform përgjatë gjithë shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe të qëndronte si regjim opsional përkrah rregullave ekzistuese në të drejtën kontraktore në nivel kombëtar. CESL do të aplikohej vullnetarisht në bazë të marrëveshjes së palëve në kontratat ndërkufitare. Objektivi primar i CESL ishte lehtësimi i tregtisë ndërkufitare brenda tregut të përbashkët europian dhe rritja e efiçencës brenda këtij tregu. Edhe pse i tërhequr zyrtarisht, mendoj që CESL përsëri përbën një dokument mjaft të rëndësishëm për disa arsye. Së pari, CESL reflekton idetë e përbashkëta europiane në të drejtën kontraktore dhe si i tillë paraqet interes të madh studimor. Së dyti, ai është një dokument mjaft cilësor i hartuar nga ekspertë të mirënjohur dhe si i tillë përsëri ekziston mundësia që të mbetet një projekt për të ardhmen. Në këtë pjesë të këtij kapitulli fillimisht do të trajtohet vetë CESL, objektivi primar i tij dhe arsyet e propozimit të tij nga Komisioni Europian, për t u ndalur më pas në problematikën e betejës së formave për të analizuar zgjidhjen e dhënë në CESL dhe nëse kjo zgjidhje arrin të limitojë sadopak disavantazhet e rregullave të betejës së formave të analizuara në këtë punim. CESL, në ndryshim nga CISG, parashikonte shprehimisht metodën e zgjidhjes së çështjes së betejës së formave. Në nenin 39 të CESL, qartazi adoptohet rregulli Knock Out për zgjidhjen e betejës së formave, në një formulim thuajse identik të instrumenteve UNIDROIT dhe PECL, në të cilin është mbështetur në pjesën më të madhe të tij. Adoptimi i rregullit Knock Out, i përzgjedhur si më rezultativi ndër këto regulla, është bazuar në një analizë krahasuese të kryer nga grupi i ekspertëve europianë në hartimin e tij. Në vijim do të analizohet nëse këto dispozita për zgjidhjen e betejës së formave do të arrinin të zgjidhnin sadopak mangësitë e rregullit Knock Out. Për më tepër, mungesa e vendimeve të gjykatave dhe rasteve analoge, si dhe specifikat e CESL në vetvete, janë elementë që mund të dekurajonin tregtarët në përdorimin e tij, veçanërisht për faktin se do të kishim të bënim me një regjim opsional, aplikimi i të cilit do të mbetej në diskrecionin e palëve. Potencialisht, probleme të tilla që prekin çështje thelbësore si lidhja e kontratës dhe përmbajtja e saj, janë një element shtesë skepticizmi mbi efektivitetin që mund të kishte një regjim si ai i CESL. Analiza e arenës europiane do të vazhdojë me direktivën për tregun unik dixhital dhe studimit të objektivit të këtij instrumenti si pasaardhës i CESL dhe si pjesë e strategjisë së Komisionit të Bashkimit Europian për modernizimin e tregtisë brenda tregut të përbashkët europian. Fokusi i Komisionit të BE do të shohim që është zhvendosur në kuadër të zhvillimi të avancuar të teknologjisë dhe ndikimit rrënjësor ndaj tregtisë online. Në këtë pjesë do të trajtohen elementët kryesore që tenton të rregullojë kjo direktivë, siç janë përdorimi dixhital dhe ndërkufitar në fushën e edukimit, gërmimi i të dhënave në fushën e kërkimit shkencor dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. 9

Së fundmi, kapitulli i katërt i këtij punimi do të ndalet në rastin e Shqipërisë për të analizuar të drejtën shqiptare në lidhje me çështjen e betejës së formave. Në rastin e Shqipërisë, nuk ka një qasje të qartë se cili prej rregullave, Last Shot apo Knock Out preferohet. Për këtë arsye, në këtë punim do të analizohet fillimisht Kodit Civil shqiptar dhe jurisprudenca e gjykatave shqiptare në lidhje më çështje të formimit dhe përmbajtjes së kontratës, për të kuptuar pozicionimin e të drejtës shqiptare në lidhje me çështjen e betejës së formave. Në pjesën e parë të këtij kapitulli do të analizohen dispozitat e Kodit Civil, të cilat do të argumentohen se nuk janë mjaftueshmërisht të qarta në lidhje me rregullimin e rasteve të betejës së formave. Disa dispozita të Kodit Civil duket se favorizojnë rregullin Last Shot pasi evidentohet se për lidhjen e një kontrate, pranimi duhet patjetër të pasqyrojë ofertën në të gjitha elementet e saj, në të kundërt do të kemi të bëjmë më një ofertë të re. Mirëpo në disa dispozita të tjera, vërehet se ka elementë të rregullit Knock Out pasi i jepet prioritet vullnetit të palëve në konkludimin e një kontrate. Në vijim, edhe praktika gjyqësore nuk është tërësisht e qartë për këto raste. Pjesa e dytë do të ndalet në analizën e gjykimeve të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë në dy raste të ndryshme, si dhe në gjykimin në shkallë të parë të njërit prej këtyre rasteve. Do të argumentohet edhe këtu se interpretimi i bërë në këto çështje në lidhje me formimin e kontratës mbetet i dyzuar. Veçanërisht vendimet e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë paraqesin mospërputhje në interpretim në këto dy vendime. Qasjet e ndërmarra në këto vendime janë të ndryshme, pasi në njërën prej tyre përkrahet analiza sipas rregullit Knock Out për lidhjen e kontratës, ndërsa në rastin e dytë refuzohet lidhja e një kontrate mbi bazën e arsyetimit të përqëndruar në elementet e rregullit Last Shot. Në çdo rast, argumentohet se si teoria ashtu si dhe praktika nuk është e unifikuar e rrjedhimisht e paqartë, gjë që ndikon në marrëdhëniet tregtare ndërmjet subjekteve. Si e tillë, raste të tilla do të duhet që të qartësohen edhe më tej qoftë nëpërmjet ligjeve të reja, rishikimit të ligjeve ekzistuese, ndër të tjera të dispozitave të Kodit Civil, apo nëpërmjet vendimeve gjyqësore përkatëse. Në përfundim do të jepen konkluzionet e këtij punimi ku do të paraqitet një përmbledhje e analizës së paraqitur. Në këtë pjesë gjithashtu do të jepet një koment mbi rregullat e diskutuara dhe një propozim mbi një rregull të ri për zgjidhjen e çështjes së betejës së formave, të ilustruar edhe nga opinioni akademik mbi këtë çështje. Rregulli i propozuar argumentohet se gjen një rrugë të mesme ndërmjet rregullave ekzistues për nxjerrjen e më të mirës prej tyre. Së fundmi, kjo pjesë do të mbyllet edhe me rekomandimet përkatëse që burojnë nga ky punim. Për realizimin e këtij punimi dua të falenderoj fillimisht udhëheqësin tim, Prof. Dr. Ardian Nunin, për ndihmën e ofruar gjatë gjithë procesit të studimit dhe hartimit të këtij punimi. Gjithashtu dëshiroj të falenderoj Prof. As. Nada Dollani dhe gjyqtarin Florjan Kalaja për kontributin e tyre dhe komentet tejet të vlefshme. 10

Së fundmi, falenderoj familjen time për mbështetjen e pakursyer dhe motivimin, pa të cilën asgjë nuk do kishte qenë e mundur. 11

KAPITULLI 1 RREGULLI LAST SHOT DHE RREGULLI KNOCK OUT Kontrata është një mjet i domosdoshëm i zhvillimit të marrëdhënieve me karakter ekonomik ndërmjet personave fizik dhe veçanërisht personave juridik privatë. Për këta të fundit, për nga vetë përmasat e tregut dhe tregtisë bashkëkohore, kontrata është një komponent integral i çdo aspekti të aktivitetit të tyre. Ato janë fillimi dhe mbarimi i çdo hapi të ndërmarrë në botën e biznesit. Nëpërmjet saj, palët krijojnë dhe shuajnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, me qëllim realizimin e objektivave dhe qëllimeve të tyre përkatëse. Në këtë kuadër, roli dhe rëndësia e kontratave është i padiskutueshëm. Përdorimi i formave standarde të kushteve është një zhvillim i rëndësishëm dhe i nevojshëm në marrëdhëniet tregtare mes personave juridikë privatë. Për shkak të intensifikimit dhe diversifikimit të marrëdhënieve kontraktore ndërmjet këtyre subjekteve, këto forma lehtësojnë realizimin e objektivave të ndryshëm në marrëdhëniet e ndërsjellta tregtare mes tyre. Format standarde të kushteve shërbejnë si mjet për të përcjellë nga njëra palë tek tjetra, në formën e të drejtave dhe detyrimeve respektive, gatishmërinë për të qenë të lidhur nën një kontratë sipas disa kushteve dhe kritereve të paracaktuara. Këto kritere, të cilat variojnë nga subjekti në subjekt edhe në varësi të linjës së biznesit, përcjellin pritshmëritë që ka secila palë në krijimin e një marrëdhënie juridike detyrimi me palën tjetër. 3 Megjithatë, pavarësisht domosdoshmërisë së përdorimit të formave standarde të kushteve në kuadër të kompleksitetit të praktikave moderne të tregtisë, përdorimi i tyre paraqet disa vështirësi në praktikë, ndër të cilat edhe çështja e betejës së formave. Kjo situatë krijohet në ato raste kur format standarde të kushteve të shkëmbyera mes palëve, në përpjekjen për lidhjen e një kontrate, konfliktojnë me njëra tjetrën. Normalisht, për lidhjen e një kontrate duhet që oferta dhe pranimi të përputhen me njëri tjetrin, pra të kemi përputhje të vullneteve kontraktore. Në këtë mënyrë, në rastet e përdorimit të formave standarte të kushteve që konfliktojnë, ngrihen dy pyetje të rëndësishme. Së pari, nëse një kontratë është lidhur mes palëve apo jo, dhe së dyti, nëse një kontratë konsiderohet e lidhur, se cilat do të jenë kushtet e kësaj kontrate. 4 Rregulli Last Shot dhe rregulli Knock Out synojnë t i japin përgjigje këtyre pyetjeve dhe zgjidhje çështjes së betejës së formave në mënyra të ndryshme. Këto rregulla ndryshojnë në mënyrë të theksuar nga njëri-tjetri, lidhur me parimet dhe metodat mbi bazën e së cilës operojnë, dhe në këtë mënyrë prodhojnë gjithashtu rezultate të ndryshme. Përdorimi i secilit prej këtyre rregullave 3 Treitel, GH (2012) The Agreement në Beale, H (eds) Chitty On Contracts (31st ed.) (Vol.1) Sweet & Maxwell, Mbretëria e Bashkuar. 4 McKendrick, E (2012) Contract Law: Texts, Cases and Materials (5th ed.) Oxford University Press, Mbretëria e Bashkuar. 12

varion në juridiksione të ndryshme, disa prej të cilëve do të analizohen në këtë kapitull. Në këtë kontekst, një rol të rëndësishëm kanë gjykatat për mënyrën se si i interpretojnë dhe zbatojnë rregullat Last Shot dhe Knock Out në zgjidhjen e betejës së formave. Jurisprudenca tregon se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në preferencën e gjykatave për përzgjedhjen e secilit rregull, të cilat do t i shohim përgjatë analizimit të rasteve të ndryshme sipas juridiksioneve përkatëse në këtë kapitull. 1.1 Rregulli Last Shot Rregulli Last Shot është një rregull tradicional i zhvilluar dhe përdorur nga regjime të ndryshme për zgjidhjen e çështjes së betejës së formave kur kjo e fundit lind në marrëdhëniet mes palëve që përdorin forma standarde të kontratave. Ky rregull fokusohet në analizën e ofertës (propozimit kontraktor) dhe pranimit nga palët, për të përcaktuar nëse një kontratë është lidhur dhe, nëse po, se cilat janë kushtet e saj. Nën këtë rregull, çështje të formimit dhe përmbajtjes së kontratës trajtohen bashkarisht dhe si të pandashëm nga njëri tjetri. Në mungesë të përmbajtjes së njëjtë në korrespondencën mes palëve, ku pranimi nga njëra palë nuk pasqyron propozimin e palës tjetër, prima facie nuk do të kemi marrëveshje e për rrjedhoje as kontratë. Sa më sipër, do të kemi lidhjen e një kontrate vetëm në rastet kur pranimi do të pasqyrojë propozimin e bërë. Në rastin kur një kontratë do të konsiderohet e lidhur, kushtet e kontratës do të jenë kushtet e palës që ka bërë ofertën e fundit, në vijimësi të së cilës ka patur pranim identik nga pala tjetër. Rasti Anglez 1.1.1 Historiku Aplikimi klasik i këtij rregulli bëhët në të drejtën angleze. Kjo vjen për shkak të rëndësisë që gjykatat angleze vendosin në analizën ofertë-pranim për efekt të formimit të kontratës, të ashtuquajtur analiza sipas parimit të pasqyrimit. 5 Kjo analizë bazohet në rregullin tradicional të ofertës dhe pranimit kontraktor, sipas të cilit një kontratë do të konsiderohet e formuar vetëm kur pranimi pasqyron ofertën e bërë. Një pranim i cili devijon nga oferta e bërë do të konsiderohet si kundër-ofertë e cila hedh poshtë ofertën fillestare. 6 Në një skenar tipik të betejës së formave, shkëmbimi i formave standarde ndërmjet palëve të cilat në përmbajtje nuk pasqyrojnë njëra-tjetrën, do të konsiderohet si një seri ofertash dhe kundërofertash ndërmjet këtyre palëve. Në këtë korrespondencë të formave standarde, do 5 Tinn v Hoffmann & Co. (1873) 29 L.T.R. fq. 271. 6 Hyde v Wrench (1840) 3 Beav., fq. 334. 13

të prevalojë ajo formë e cila dërgohet e fundit në komumikimin e palëve, mbi bazën e së cilës do të lidhet kontrata. Rrjedhimisht, nëse vlerësohet se kemi një kontratë, sipas rregullit Last Shot ajo do të përmbajë kushtet e dokumentit (ofertës ose kundër-ofertës) të fundit të dërguar në serinë e shkëmbimit të formave mes palëve. 7 Kjo linjë arsyetimi u ndoq nga gjykata angleze në vendimin e famshëm të Butler v Ex-Cell-O Corp (England) Ltd. 8 Në këtë rast, shitësit (pala paditëse), Butler, arritën një marrëveshje me blerësit (pala e paditur) për shitjen e një makinerie sipas kushteve standarde të biznesit të tyre. Oferta përmbante, inter alia, një klauzolë për ndryshimin e çmimit ( price variation clause ) si kusht për lidhjen e kontratës, nëpërmjet së cilës shitësit ishin të lejuar të pretendonin një pagesë ekstra në datën e dërgimit të mallit. Gjithashtu, shitësit ua kishin bërë të qartë blerësve që të gjitha porositë për blerjen e makinerive të tilla bëhen vetëm sipas kushteve standarde të biznesit të tyre, sipas formës standarde të dërguar nga ana tyre. Nga ana tjetër, blerësit kthyen përgjigje tek shitësit nëpërmjet dërgimit të porosisë për blerjen e makinerive në shitje sipas kushteve të tyre të biznesit, të cilat ndryshonin nga ato të shitësit dhe të cilat nuk përmbanin një klauzolë për ndryshimin e çmimit. Për më tepër, porosia e blerësve përmbante një kupon për konfirmimin e marrjes në dorëzim për firmë, firmosja e së cilës konfirmonte pranimin nga shitësi të kushteve standarde të porosisë së blerësit. Kjo ishte një praktikë e njohur dhe e përdorur nga të dyja palët në marrëdhëniet e tyre të biznesit. Butler firmosi këtë kupon dhe e dërgoi atë tek blerësit bashkë me një letër në të cilën rikonfirmohej nga ana e tij se porosia duhej të përmbushej sipas kushteve të tij fillestare të vendosura në korrespendencën e parë mes palëve, kushte të cilat përfshinin klauzolën për ndryshimin e çmimit. Pas një vonese në dërgimin e makinerive, shitësit kërkuan të zbatojnë këtë klauzolë duke pretenduar një shpërblim shtesë prej 2,892 për shkak të rritjes së kostove nga ana e tyre si pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj vonese. Ky rast është një shembull klasik i një situate të betejës së formave. Siç del qartë, ka pasur një shkëmbim të formave standarde midis shitësit dhe blerësit të cilat janë kontradiktore. Gjykata e Apelit, duke aplikuar rregullin Last Shot, vendosi unanimisht se kushtet e dërguara në formën standarde të blerësit janë kushtet që prevalojnë dhe që për rrjedhojë janë pjesë integrale e kontratës. Kështu, klauzola për ndryshimin e çmimit nuk mund të zbatohej pasi nuk ishte efektive. Butler, shitësit paditës, iu rrëzua pretendimi për shpërblim shtesë. Por edhe pse vendimi ishte unanim, Gjyakta ishte e ndarë në analizën e saj mbi arsyet që çuan në marrjen e këtij vendimi. Gjyqtarët Lawton dhe Bridge LJ e fokusuan arsyetimin e tyre në analizën klasike të ofertës kontraktore dhe pranimit për lidhjen e një kontrate. Sipas kësaj të 7 Treitel, GH (2012) The Agreement në Beale, H (eds) Chitty On Contracts (31st ed.) (Vol.1) Sweet & Maxwell, Mbretëria e Bashkuar, fq 192. 8 Butler v Ex-Cell-O Corp (England) Ltd (1979) 1 WLR fq. 401. 14