kandidat për PhD

Similar documents
Formular për SYLLABUS të Lëndës

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

Formular për SYLLABUS të Lëndës GJEOTRASHEGIMIA


SYLLABUS i Lëndës. Departamenti i Shkencave Politik, Fakulteti Filozofik Studimet e Paqes dhe Konfliktit

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim)

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Organizatat Nderkomebetare

E mail:

Të dhëna bazike të lëndës Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore, Departamenti i Biologjisë, Drejtimi Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit

Financat dhe e Drejta Financiare Niveli:

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim) Hulumtimi në veprim

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e statistikës 2016/2017

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SOCIOLOGJISË Fakulteti Filozofik, UP

Formular për SYLLABUS të Lëndës

PROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Niveli i studimeve BACHELOR Programi Viti akademik 2016/2017 LËNDA KONTABILITET FINANCIAR

SYLLABUSI i Lëndës: Kontabilitetiti Financiar i Ndërmarrjeve të Mesme dhe Vogla

Formular për SYLLABUS të Lëndës

PROGRAMI FILOZOFI, PLANI I STUDIMEVE, NIVELI BA (I akredituar deri 2021)

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I KURSIT BAZAT E MARKETINGUT VITI AKADEMIK , SEMESTRI I

Statusi i lëndës Obligative ECTS/kredi 7

E Drejta Bankare Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta Bankare Niveli: Bachelor Statusi lëndës:

Kurs zgjedhor, Semestri V, BA Departamenti i SOCIOLOGJISË Fakulteti Filozofik, UP

UDHËZUES PËR SHQYRTIMIN DHE RISHIKIMIN E SYLLABUSIT PËR MËSIMDHËNËSIT DHE PERSONELIN QË E MBËSHTET DHE MBIKËQYRË ZHVILLIMIN E KURRIKULËS

E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Studime Themelore. Islami, Dr. Besfort Rrecaj

SYLLABUS ANALIZA FINANCIARE. 1. Përshkrimi i Lëndës. Fakulteti Ekonomik

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Departamentin e Elektronikes

Tel: Tel:

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS. Bachelor Programi Juridik i përgjithshëm Akadem ik INFORMATIKË JURIDIKE. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Profesori Emri Roli Telefoni Zyra. Lulzim Zeka Ligjerues dhe Tutor AB

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i Politikave të Sigurisë

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Menaxhimi bashkëkohor bankar

From the Pastor s Desk

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

Përshkrimi i programit

TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

Metodologjia hulumtuese

E drejta ndërkombëtare private Master Obligative

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

Shkencat e zbatuara kompjuterike

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

UNIVERSITETI I TIRANËS

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

Përshkrimi i programit

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

ANALIZA E TREGUESVE TË VEPRIMTARISË MËSIMORE PËR VITIN AKADEMIK NË UNIVERSITETIN ALEKSANDËR XHUVANI ELBASAN

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS

RAPORT PËRFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË CILËSISË SË PROGRAMIT TË STUDIMIT. Bsc MËSUES PËR CIKLIN E ULËT NË

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

Raport i Vlerësimit vjetor për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë Viti akademik

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI JURIDIK

Copyright i Dorjana Nano 2014

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

NË EMËR TË. Ekipi i ekspertëve dëshiron t i falemnderohet personave përgjegjës të KMN Globus për

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

Standarde për tekstet shkollore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasd fghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzx

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

MANUALI I METODOLOGJISE SE VLERESIMIT TE NEVOJAVE PER TRAJNIM NE SHCK

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Gjuhë angleze. (klasa e tetë)

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

Auditimi i prokurimit publik

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

Transcription:

Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: I Numri i orëve në javë: 2+2 Fakulteti Filozofik Etnia, Religjioni dhe Identiteti Master Zgjedhore Vlera në kredi ECTS: 6 Koha / lokacioni: E mërkurë 16.00-17.30 Mësimëdhënësi i lëndës: Detajet kontaktuese: Prof. Dr. Anton Berishaj dhe Ass. Gëzim Selaci, kandidat për PhD antonberishaj@ uni-pr.edu gezimselaci@uni-pr.edu Përshkrimi i lëndës Ky kurs është një hyrje në debatet teorike dhe bashkëkohore për etninë, religjionin dhe identitetin. Ai shqyrton pikëpamjet kryesore teorike nga studimet mbi etninë dhe religjionin të cilat përdoren për të analizuar marrëdhëniet etnike dhe religjioze. Kursi synon t u mundësojë studentëve të kuptojnë në shkallë të gjerë konceptet mbi grupet etnike, kombëtare dhe religjoze, etnicitetin dhe nacionalizmin, si dhe qasjet ndaj tyre; pastaj të kuptojnë një varg qasjes teorike për konfliktin etnik, kombëtar dhe fetar, politikat identitare dhe format e demokracisë të menduara për menaxhim të konfliktit ndër-etnik e fetar, si dhe të zbatojë këto modele analitike në raste të veçanta studimi nëpër kohë dhe hapësirë. Temat kyçe janë etnia, identiteti dhe feja; reprezentimi, etnia dhe religjioni; etnia, feja, klasa dhe gjinia; politikat etnike, multikulturalizmi; multietniciteti; diaspora; nacionalizmi, teoria post-koloniale. Temat kyçe janë etnia, identiteti dhe feja; reprezentimi, etnia dhe religjioni; etnia, feja, klasa dhe gjinia; politikat etnike, multikulturalizmi; multietniciteti; diaspora; nacionalizmi, teoria post-koloniale. 1

Qëllimet e lëndës: Qëllimi kryesor i këtij kursi është të njoftojë studentët me pikëpamjet teorike në lidhje me etninë, religjionin dhe identitetin dhe si zbatohen ato në të kuptuarit e konteksteve të ndryshme. Kursi u mundëson studentëve të vlerësojnë se sa e si ndikojnë identitetet kolektive etnike e religjioze në identitetin e individëve dhe grupeve, duke kuptuar si ndikojnë forcat e identitetit kolektiv në formimin e identitetit individual. Gjithashtu, u mundëson studentëve të mësohen me diversitetin etnik e fetar në shoqërinë tonë dhe shoqëritë e tjera. Rezultatet e pritura të nxënies: Studentët që kryejnë me sukses këtë kurs do të jenë të aftë të: Kuptojnë veprat në temat relevante të Max Weber-it, Fredrik Barth-it, Will Kymlicka-s, Stuard Hall-it, etj. Kuptojnë të metat dhe përparësitë e teorive mbi identitetin dhe konfliktin etnik e fetar. Zbatojnë këto teori për të hulumtuar raste konkrete historike dhe bashkëkohore. Demonstrojnë njohuri të mjaftueshme dhe të hollësishme për konfliktet etnike e fetare në rrethana të ndryshme. Angazhohen me qasje kritike në debatet mbi multietnicitetin liberal, nacionalizmin liberal, multikulturalizmin liberal dhe kritikën postkoloniale. Demonstrojnë aftësi kognitive, përfshirë këtu vlerësime kritike e hulumtime analitike. Bëjnë prezantime dhe të angazhohen në diskutime e hulumtime me karakter kritik e konstruktiv. Kontributi nё ngarkesёn e studentit ( gjё qё duhet tё korrespondoj me rezultatet e tё nxёnit tё studentit) Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithësej Ligjërata 2 15 30 Ushtrime teorike/laboratorike 2 15 30 Punë praktike Kontaktet me 1 2

mësimdhënësin/konsultimet Ushtrime në teren Kollokfiume,seminare 10 Detyra të shtëpisë Koha e studimit vetanak të studentit (në bibliotekë ose në shtëpi) 3 15 45 Përgaditja përfundimtare për provim 6 Koha e kaluar në vlerësim 1 (teste,kuiz,provim final) Projektet,prezentimet,etj 2 Totali 8.33 15 125 Metodologjia e mësimëdhënies: Ligjërata: Në mënyrë që studentët të mund të përcjellin temat që prezantohen dhe diskutohen, nga ata pritet që të jenë të rregullt në ligjërata ku mësimdhënësi do të jap leksione në temat e paracaktuara javore, ndërsa studentët këshillohen të marrin shënime të shkurtëra. Seminare: Studentët duhet të lexojnë leximet e përcaktuara para se të vijnë në orët e seminareve. Studentët prezantojnë punimet e tyre seminarike (recensionet ose esetë). Metodat e vlerësimit: Njëqind pikë maksimale studeni ka mundësi t i akumulojë nga komponentët vijuese të kursit: 1) Vijueshmëria dhe pjesëmarrja aktive në orë të ligjëratave dhe seminareve (me diskutime, pyetje, komente, pjesëmarrje në ushtrimet individuale dhe grupore, etj.), 10 pikë. 2) Punë seminarike (komponent i detyrueshëm, studentët medoemos duhet ta kryejnë këtë detyrë): Recension (1500 fjalë) mbi dy libra (me tematikë të njëjtë) nga leximet e detyrueshme, që duhet të prezanohet në klasë, 30 pikë. (Në javën e tretë 3

bëjmë planin e prezantimeve në orë të seminareve). ose Ese në formë të position-paper ose response paper (rreth 1500 fjalë) mbi një çështje relevante me temat dhe leximet e syllabusit, që duhet të prezanohet në klasë, 30 pikë. (Në javën e tretë bëjmë planin e prezantimeve në orë të seminareve). Pas prezantimit të punimeve seminarike, studentët duhet të dorëzojnë versionin përfundimtar më së voni në javën e fundit të semestrit përkatës saktësisht në seminarin e fundit dhe pas këtij afati, nuk do të pranohen punimet seminarike. Në asnjë mënyrë nuk do të pranohen punimet seminarike që nuk dorëzohen brenda këtij afati dhe studenti që dështon të dorëzojë punimet brenda afatit humb pikët përkatëse. Po kështu, studentët që nuk prezantojnë punimet seminarike në seminar në javën përkatëse, humbin pikët përkatëse. Punimet seminarike do të vlerësohen në bazë të koherencës së argumentimit, analizave e konkluzave sistematike dhe të sakta për nga aspekti metodologjik, relevancës me leximet e lëndës, angazhimit teorik me literaturën ekzistuese në temën përkatëse, si dhe kreativitetit dhe origjinalitetit të ideve të studentit. Universiteti ka paraparë rregulla të ashpra kundër plagjiaturës, andaj shmangiuni asaj. Punimet duhet të respektojnë rregullat gramatikore të drejtshkrimit dhe rregullat e formatimit të tekstit. 3) Provim në mes të semestrit, 20 pikë. Provim me shkrim me libra të hapur në javën e shtatë. Provimi përfshin një numër të vogël pyetjesh nga leximet e detyrueshme të kursit e të shpjeguara në ligjërata. Studentët janë të lirë të konsulltojnë shënimet e tyre dhe materialet për 4

lexim, mirëpo koha do të jetë më e kufizuar. 4) Provim përfundimtar (komponent i detyrueshëm, studentët medoemos duhet ta kryejnë këtë detyrë), 40 pikë. Provim me shkrim mbahet në afatet e rregullta të provimeve. Provimi përfshin kryesisht pyetje nga tema e nga leximet e kursit e të shpjeguara në ligjërata, por mundet edhe ndonjë çështje apo problematikë të ngritur gjatë diskutimeve në orët e seminareve. Vlerësimi përfundimtar bëhet sipas shkallëve vijuese: nota 10; 96-100 pikë. (shkëlqyeshëm: rezultate të shkëlqyeshme me gabime të papërfillshme), nota 9; 86-95 p. (shumë mirë: njohje dhe aftësi mbi mesatare, por me disa gabime), nota 8; 71-85 p. (shumë mirë: rezultate mesatare të kënaqshme), nota 7; 61-70 p. (mirë: njohuri e mirë, me mangësi), nota 6; 56-60 p. (mjaftueshëm: njohuri dhe aftësi që plotësojnë kriteret minimale), nota 5; 55 pikë ose më pakë (pamjaftueshëm: njohuri dhe aftësi të dobëta që nuk arrijnë kriteret minimale). Literatura Literatura bazë: Horowitz, Donald L. 1985. Ethnic Groups in Conflict. Berkeley: University of California Press. Stone, John and Dennis, Rutledge (eds). 2003. Race and Identity: Comparative and Theoretical Approaches. Blakwell Publishing. Egelman, W. 2002. Understanding racial and ethnic groups. Boston: Allyn and Bacon. Glazer, Nathan and Moynihan, Daniel. Ethnicity: Theory and Experience. L. Black and J Solomos (eds) (2009) Theories of Race and Racism. Routledge. J. Bulmer and J. Solomos (eds) (1999) Racial and Ethnic 5

Studies Today. Routledge. D. T. Goldberg (1994) Multiculutralism: A Critical Reader. Blackwell. Literatura shtesë: D. McGhee (2008) The End of Multiuculturalism? Open University Press. Maalouf, Amin. In the Name of Identity: Violence and the Need to Belong. New York, NY: Penguin Books, 2003. Orlando Patterson, Context and Choice in Ethnic Allegiance, in Nathan Glazer and Daniel Moynihan, Ethnicity, f. 305-349. Anthony Smith, The Nation in History, Historiographical Debates About Ethnicity and Nationalism, (Hanover, NH: Brandeis University Press, 2000). pp. 52-77. Ernest Gellner, Nations and Nationalism. (Ithaca: Cornell University Press, 1983), Chapters 1-4, 10. Charles Tilly, Coercion, Capital, and European States, (Cambridge: Basil Blackwell, 1992), Chapters 3 and 4. Plani i dizejnuar i mësimit: Java Java e parë: Java e dytë: Java e tretë: Java e katërt: Java e pestë: Java e gjashtë: Java e shtatë: Java e tetë: Java e nëntë: Java e dhjetë: Java e njëmbedhjetë: Java e dymbëdhjetë: Ligjerata që do të zhvillohet Hyrje, njoftim me kursin, temat dhe detyrat. Qasjet primordialiste Qasjet konstruktiviste. Qasja etno-simbolike Pikëpamjet marksiste dhe veberiane për etnicitetin Provim me libra të hapur! Çështje të përgjithshme në lidhje me zgjedhjen dhe zgjedhjen e detyruar të identitetit Modernizimi, lufta, kufijtë dhe ndikimi i tyre në formimin e identitetit Inxhinieria e demokracisë, zgjidhjet konsociative (powersharing) Demokracia: Modernizimi/Shteti Raste studimi të ruajtjes së paqes dhe demokratizimit në shoqëri të përçara Diversiteti etnik e fetar 6

Java e trembëdhjetë: Java e katërmbëdhjetë: Java e pesëmbëdhjetë: Bashkëjetesa, Toleranca, Multietniciteti dhe Multikulturalizmi Nacionalizmi dhe konflikti etnik Përmbledhje dhe vërejtje përfundimtare. Dorëzimi i punimeve seminarike. Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes: Të gjithë studentët, të rregullt dhe me korrespondencë, duhet të kujdesen që ta kenë një kopje të syllabusit të lëndës dhe të lexojnë me kujdes çdo pjesë të tij e të njoftohen për leximet, detyrat dhe afatet përkatëse. Studentët duhet që për çdo gjë në lidhje me kursin të informohen dretpërdrejt nga arsimtari, përmes emailit (regjistrohuni në dsma12_13@googlegroups.com) ose shpalljeve me shkrim në Departament. Studentët janë të mirëpritur të konsulltohen me arsimtarin në lidhje me kërkesat dhe detyrat e kursit në terminin e paracaktuar për konsulltime ose përmes emailit. Të gjithë studentët, të rregullt e me korrespondencë, duhet t i kryejnë leximet dhe detyrat e tjera të parapara në kuadër të këtij kursi. Studentët e rregullt duhet të vijojnë me rregull orët e ligjëratave dhe seminareve. Studentët që kanë më shumë se tre mungesa të paarsyeshme nuk do të marrin nënshkrimin për vijim të kursit. Studentët duhet t u përmbahen politikave akademike dhe rregullave të mirësjelljes të Universitetit të Prishtinës. Politikat akademike të Universitetit të Prishtinës prerazi ndalojnë plagjiaturën, mashtrimin, përshkrimin apo bashkëpunimin në provim. Kushdo që zihet duke bërë një nga këto veprime, do të marrë notën 5 në atë kurs dhe do të raportohet në komisionin disiplinor të Fakultetit. Rregullat e mirësjelljes, sidomos arritja me kohë në orë mësimore, shkyçja e celularëve, mosprishja rendit në orë mësimore dhe në veçanti në provime duhet të respektohen rreptësisht. Prishjet e rënda të rendit, sidomos në provim, do të raportohen në Komisionin disiplinor të Fakultetit. Sipas Statutit të UP-së, nëse studenti tërhiqet nga provimi, ai/ajo do të vlerësohet me notën 5 (Statuti, 126,4), ndërsa nëse mungon në provim, do të vlerësohet me abstenim. Nëse studenti dështon tre herë në provim, ai/ajo mund të ankohet në Dekanat për të hyrë në provim për të katërtën dhe të fundit herë (në atë vit akademik) para komisionit që formohet për këtë (Statuti 128, 2, 3 dhe 5). Vlerësimi i studentëve nga ana e mësimdhënësit bëhet sipas kritereve dhe parametrave objektive e neutrale dhe nuk është vendim tekanjoz i mësimdhënësit. Nëse keni pyetje apo kërkoni sqarim në lidhje me një notë apo vlerësim që keni marrë në provim, punë seminarike 7

apo detyrë tjetër, së pari duhet të paraqitni një kërkesë tek arsimtari, pastaj do t ju caktohet një termin për t u marrë me pyetjen tuaj. Assesi nuk do të diskutohen pyetjet në lidhje me notat dhe vlerësimet për të cilat nuk është caktuar termin. 8