Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Similar documents
BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

From the Pastor s Desk

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

DHOMA PARA GJYQËSORE I. Gjyqtares Sylvia Steiner, Kryetare e Trupit Gjykues Gjyqtares Sanji Mmasenono Monageng Gjyqtarit Cuno Tarfusser

Auditimi i prokurimit publik

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

Subordinate causal clauses in Albanian language

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

RREGULLORE NR. 2005/3 MBI MINIERAT DHE MINERALET NË KOSOVË

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

E DREJTA E PROCEDURËS PENALE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË PROCEDURËN PENALE TË KOSOVËS

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Reforma e MFK në Shqipëri

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

XVII Sistemi i administratës publike

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

MBROJTJA E SË DREJTËS PËR

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Për Shkollën Qendër Komunitare -

PREZANTIM PER VENDIN E REFERUAR

E drejta për jetën. Një udhëzues për zbatimin e Nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Douwe Korff

Scanned by CamScanner

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

LIGJ PËR NOTERI I. DISPOZITA THEMELORE. Lënda e ligjit

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT AUDITIMI FINANCIAR MANUALI

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

PLANI I INTEGRITETIT

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

Ruajtja e Themeleve. Vlerësimi i Qeverisjes së Grupeve Ndërinstitucionale të Punës të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

DORACAK PËR EKIPET NDËRMJETËSUESE MES BASHKËMOSHATARËVE

RAPORT STUDIMOR. MonitoriMi i Procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe ProkurorëVe në Periudhën Janar 2017 Qershor 2018

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

TRAJNIM NË PROKURIMIN PUBLIK PËR VENDET PËRFITUESE nga IPA

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

SISTEMET PËR MOSMARRËVESHJET E PUNËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Projekt për Integrim Ndëretnik në Arsim DORACAK PËR KËSHILLAT E SHKOLLËS PËR SHKOLLAT FILLORE E TË MESME

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

RREGULLORE E BRENDSHME E SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS.

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

MANUAL TRAINIMI PJESMARRJA E GRAVE DHE TË RINJVE NË VENDIM-MARRJEN LOKALE KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË

Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

UDHËRRËFYESI I DREJTAVE TË NJERIUT I BE-SË PËR LIRINË E SHPREHJES ONLAJN DHE OFLAJN

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

Transcription:

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë Zyra e Arsimit të Veçantë dhe e Shërbimeve të Ndërhyrjes së Hershme Shkurt 2003 Complaint Procedures for Special Education Albanian

PROCEDURAT E ANKIMIT PËRMBAJTA I. MARRJA E ANKESËS...1 A. Ankesa Zyrtare...1 B. Ankesa Gojore...1 C. Procedurat e Hetimit Fillestar...1 D. Ankimet dhe Procesi i Gjykimit të Pavonuar...2 E. Periudha Kohore...2 II. PROCESI HETUES PËR DISTRIKTIN E SHKOLLAVE NDËRMJETËSE...3 A. Raport i Hetimit Zyrtar...3 B. Autoriteti për të Shqyrtuar Dokumentat...3 C. Akuza e Arsimit Jo të Veçantë...4 III. IV. PROCESI I SHQYRTIMIT NGA DEPARTAMENTI I ARSIMIT I MICHIGAN-IT KUR KA SHKELJE...4 A. Konsiderata e Veçantë për Mohimin e Shërbimeve...4 B. Procedurat dhe Periudha e Kohës për Zbatimin Efektiv...4 C. Përgjegjësitë e Distriktit të Shkollave Ndërmjetëse...4 D. Personat Përgjegjës për Paraqitjen e Provave të Zbatimit...4 E. Zgjidhja dhe Mbyllja...5 PROCESI I DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT TË MICHIGAN-IT PËR TË ZHVILLUAR NJË HETIM SHTETËROR...5 A. Vendimi Përfundimtar me Shkrim...5 B. Akuza të Reja...5 C. Raporti Hetimor Jo i Plotë i Distrikit të Shkollave Ndërmjetëse...5 D. Kërkesa për Hetim të Drejtpërdretë nga Departamenti i Arsimit të Michigan-it...5 E. Të Drejtat e Apelimit...5 V. BASHKËPUNIMI ME DEPARTAMENTIN E ARSIMIT TË MICHIGAN-IT...5 TABELA 1 PROCESI HETIMOR I DISTRIKTIT TË SHKOLLAVE NDËRMJETËSE...6 TABELA 2 PROCESI HETIMOR I DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT TË MICHIGAN-IT...7 Complaint Procedures for Special Education Albanian

I. MARRJA E ANKESËS A. Ankesa Zyrtare PROCEDURAT E ANKIMIT Një ankesë zyrtare duhet të plotësojë kushtet e vendosura ne Rregullin 340.1701a(c). Shkurtimisht, një ankesë: 1. Duhet të jetë me shkrim dhe e nënshkruar; 2. Mund të bëhet nga një individ ose nga një organizatë, duke përfshirë një individ ose një organizatë nga një shtet tjetër; 3. Duhet të përfshijë faktet mbi të cilat bazohet akuzimi; 4. Mund të ketë lidhje me një nxënës, disa nxënës ose me çështje të sistemit; dhe 5. Nuk mund të ketë lidhje me një akuzim të bërë më shumë se një vit më parë nga data e marrjes së ankesës, përveçse rastit kur një periudhë më e gjatë është e arsyeshme, sepse shkelja po vazhdon ose ankuesi kërkon shërbime kompesuese për një shkelje që ndodhi jo më shumë se tre vjet më parë nga data e marrjes së ankesës. B. Ankesa Gojore Pasi ka marrë një ankesë gojore, agjensia arsimore publike do ta informojë ankuesin se ajo/ai ka të drejtë që të bëjë një ankesë me shkrim që përputhet me standardet që përmbahen në Rregullat e Rishikuara Adminstrative për Arsimin e Veçantë (Rregullat) dhe në udhëzimet përfundimtare për zbatimin e Nenit të Arsimit për Individët me Paaftësi (IDEA). Ankuesi mund ta vonojë bërjen e një ankese zyrtare për t i lënë kohë një zgjidhjeje ose ndërmjetësimi jozyrtar. Një agjensi arsimore publike është një distrikt i shkollave, një akademi e shkollave publike (PAS), një distrikt i shkollave ndërmjetëse (ISD) ose Departamenti i Arsimit i Michigan-it (MDE). Agjensia arsimore publike përfshin gjithashtu Departamentin e Korrektimit (DOC), Agjensinë e Pavarësisë së Familjes (FIA) dhe Departmentin e Shëndetit të Komunitetit (DCH). C. Procedurat e Hetimit Fillestar Çdo ankesë zyrtare e bërë me një agjensi arsimore publike do t i dërgohet menjëherë për hetim ISD-së ose MDE-së. Agjensia e hetimit fillestar duhet: 1. Të caktojë një punonjës të personelit për të zhvilluar një hetim të pavarur në lidhje me akuzën. Hetuesi nuk mund të ketë përgjegjësi administrative për programet dhe/ose shërbimet ndaj të cilave bëhet ankesa; 2. Të dërgojë një kopje të seksionit të Rregullave që kanë të bëjnë me ankesat (Pjesa 8) dhe një kopje të këtyre procedurave ankuesit; 3. Ta informojë ankuesin se ajo/ai ka të drejtë që t i kërkojë MDE-së që ta hetojë ankesën. Nëse ankuesi i kërkon MDE-së që ta hetojë akuzën, ISD-ja duhet t ia dërgojë menjëherë ankesën MDE-së dhe do ta informojë MDE-në në lidhje me kërkesën. MDE-ja do ta shqyrtojë ankesën dhe do t i informojë palët nëse MDEja do ta hetojë ankesën sipas këtyre procedurave ose do t ia referojë ankesën ISD-në për hetim fillestar; Complaint Procedures for Special Education Albanian 1

4. Ta informojë ankuesin se ajo/ai mund të bëjë një apelim të përfundimeve të hetimit të ankesës me MDE-në nëse ajo/ai nuk është dakort me përfundimet e arritura; 5. Ta informojë ankuesin në lidhje me mundësitë për të ndërmjetësuar ankesën, 6. Ta ndihmojë ankuesin për të zbuluar shqetësimet dhe për të formuluar një ankesë që është në përputhje me standardet që përmbahen në përkufizimin e një ankese; 7. T i japë ankuesit një mundësi për të ngritur akuza shtesë, për të dhënë informacion të mëtejshëm, qoftë me shkrim ose me gojë, dhe për të qartësuar akuzimet; dhe 8. Nëse një ankesë përfshin një nxënës për të cilin përgjegjësia kryesore e përkujdesjes qëndron me DOC-në, FIA-në ose DCH-në, MDE-ja do t ia dërgojë ankesën për hetim agjensisë së përshtatshme të shtetit. D. Ankimet dhe Procesi i Gjykimit të Pavonuar 1. Nëse një ankesë është bërë, por nuk zgjidhet dhe ankuesi në mënyrë të vazhdueshme kërkon një proces gjykimi të pavonuar, agjensia hetuese duhet të informojë menjëherë MDE-në në lidhje me kërkesën për procesin e gjykimit të pavonuar. MDE-ja do ta shqyrtojë ankesën për të përcaktuar nëse ajo përmban ndonjë çështje që është gjithashtu pjesë e procesit të gjykimit të pavonuar. Nëse MDE-ja përcakton se një ose më shumë çështje në ankesë diskutohen në procesin e gjykimit të pavonuar, atëherë MDE-ja do të lërë mënjanë ndonjë çështje dhe do t i informojë palët se çështja do të mbahet pezull, derisa të përfundojë procesi i gjykimit të pavonuar. Megjithatë, ndonjë çështje në ankesë që nuk bën pjesë në veprimin e procesit të pavonuar duhet të zgjidhet duke përdorur periudhën e kohës dhe kriterin e dhënë në këto procedura; 2. Nëse bëhet një ankesë që ka të bëjë me një çështje, për të cilën u mor vendim më parë në një proces gjykimi të pavonuar, agjensia hetuese duhet të informojë menjëherë MDE-në. MDE-ja do të informojë palët, duke përfshirë ankuesin, që vendimi i procesit të gjykimit është i detyrueshëm; dhe 3. Nëse bëhet një ankesë që ka lidhet me dështimin e agjensisë publike për të zbatuar vendimin e një procesi të pavonuar, agjensia hetuese duhet të informojë menjëherë MDE-në. MDE-ja është përgjegjëse për të zgjidhur ankesën. E. Periudha Kohore E. Periudha Kohore 1. Periudha kohore për të hetuar një ankesë zyrtare fillon me datën e bërjes së ankesës, e cila është data kur ISD-ja dhe/ose MDE-ja merr ankesën, cilado datë të jetë më e hershmja; 2. Nëse ISD-ja është i pari që merr ankesën zyrtare, ISD-ja duhet t i dërgojë një kopje të ankesës MDE-së brenda tri ditëve kalendarike që nga marrja e ankesës, duke përfshirë dërgimin me postë të një kopjeje të ankesës dhe të të gjitha materialeve të bashkangjitura me të MDE-së dhe duke dërguar me faks një kopje të vetë letrës së ankesës tek MDE-ja; 3. Nëse MDE-ja është i pari që merr ankesën zyrtare, MDE-ja do t i dërgojë një kopje të ankesës ISD-së brenda tri ditëve kalendarike që nga marrja e ankesës, duke përfshirë dërgimin me postë të një kopjeje të ankesës dhe të të gjitha Complaint Procedures for Special Education Albanian 1

materialeve të bashkangjitura me të ISD-së dhe duke dërguar me faks një kopje të vetë letrës së ankesës tek ISD-ja; 4. Brenda 21 ditësh kalendarike që nga dita e bërjes së ankesës zyrtare, ISD-ja duhet t i japë raportin e tij hetimor ankuesit, ndonjë agjensie arsimore publike të përfshirë dhe MDE-së. Një zgjatje e periudhës kohore mund të kërkohet, me shkrim, dhe mund të jepet nga MDE-ja nëse ekzistojnë rrethana të veçanta në lidhje me ankesën e caktuar; dhe 5. Brenda 60 ditësh kalendarike që nga dita e bërjes së ankesës zyrtare, MDE-ja duhet t i japë një vendim përfundimtar me shkrim ankuesit dhe çdo agjensie publike të përfshirë, me përjashtim të rastit kur ekzitojnë rrethana të veçanta në lidhje me këtë ankesë. II. PROCESI HETUES PËR DISTRIKTIN E SHKOLLAVE NDËRMJETËSE A. Raporti i Hetimit Zyrtar Çdo ankesë me shkrim dhe e nënshkruar duhet të hetohet. Hetuesi duhet të dorëzojë një raport zyrtar hetimor që tregon: 1. Datën kur ankesa u mor (një kopje e ankesës origjinale duhet t i bashkangjitet raportit hetimor); 2. Emrin e hetuesit; 3. Emrin e studentit(ëve) të përfshirë; 4. Distriktin veprues të shkollës dhe distriktin banues të shkollës ose PSA-në; 5. Kategorinë e kualifikimit të studentit dhe programet dhe shërbimet; 6. Datën dhe metodën e përdorur për të vendosur lidhje të drejtpërdrejta me ankuesin për të diskutuar ankesën dhe për të kërkuar informacion të mëtejshëm; 7. Emrat e personave të tjerë të kontaktuar, metodën dhe datën; 8. Dokumentat e shqyrtuar dhe/ose të përdorur; 9. Çdo lloj metode ose procedure të veçantë të përdorur për të grumbulluar informacionin; 10. Akuzën(at); 11. Standardin(et) ligjore në të cilin bazohet akuza(t); 12. Gjetje të fakteve që kanë të bëjnë me standardin e veçantë të përcaktuar; 13. Konkluzionin(et) nëse një shkelje ka ndodhur ose jo, me një shpjegim se si ai konluzion(e) u mor dhe se si konflikti, nëse ekzistonte, u zgjidh: a. Nëse faktet verifikojnë se ka ndodhur një shkelje e caktuar, akuza është e vlefshme; hetuesi duhet të bëjë rekomandime për veprime korrigjuese dhe të rekomandojë dëmshpërblime nëse ka ndodhur një mohim i shërbimeve; dhe b. Nëse faktet nuk mbështesin që ka ndodhur një shkelje e caktuar, akuza nuk është e vlefshme; dhe 14. Deklaratën e të drejtave për apelim. B. Autoriteti për të Shqyrtuar Dokumentat Hetuesi ka autoritetin ligjor për të shqyrtuar dokumentat e përshtatshëm pa leje nga prindi (Neni i të Drejtave Arsimore të Familjes dhe i Ruajtjes së Fshehtësisë i 1974, siç u ndryshua, dhe rregulloret e tij federale). Complaint Procedures for Special Education Albanian 3

C. Akuza e Arsimit Jo të Veçantë III. 1. Nëse informacioni i marrë nga ankuesi tregon se akuza nuk ka të bëjë me Rregullat ose rregulloret, raporti hetimor duhet ta drejtojë personin tek agjencia publike e përshtatshme; dhe 2. Nëse ankuesi tregon një shkelje të mundshme të të drejtave të tjera civile të bazuara në gjininë, racën, besimin fetar, ngjyrën, besimin, vendlidhjen, paaftësinë ose moshën, raporti hetimor duhet ta referojë ankuesin tek United States Department of Education, Office for Civil Rights, Bank One Center, Room 750, 600 Superior Avenue, East, Cleveland, OH 44114-2611. PROCESI I SHQYRTIMIT NGA DEPARTAMENTI I ARSIMIT I MICHIGAN-IT KUR KA SHKELJE A. Konsiderata e Veçantë për Mohimin e Shërbimeve Në zgjidhjen e një ankese në të cilën agjensia arsimore publike dështoi që të japë shërbimet e kërkuara, MDE-ja duhet të konsiderojë: 1. Si të dëmshpërblejë për mohim e atyre shërbimeve, duke përfshirë, siç është e arsyeshme, dhënien e shpërblimeve monetare ose veprime të tjera korrigjuese të përshtatshme me nevojat e studentit; 2. Sigurimin e ardhshëm të përshtatshëm të shërbimeve për të gjithë studentët me paaftësi; dhe 3. Nëse një prind siguroi programe dhe/ose shërbime arsimore të veçanta, të cilat MDE-ja i përcaktoi të jenë përgjegjësia e agjensisë së arsimit publik, MDE-ja, siç e shikon të përshtatshme, mund t i kërkojë asaj agjensie të arsimit publik t u paguajë prindërve koston e tyre. B. Procedurat dhe Periudhat e Kohës për Zbatimin Efektiv Pasi MDE-ja ka shqyrtuar raportin hetimor të ISD-së dhe rekomandimet e ISD-së për të korrigjuar shkeljen, MDE-ja do të nxjerrë një vendim përfundimtar së bashku me arsyet për atë vendim. Vendimi përfundimtar duhet të përmbajë procedurat dhe periudhën kohore për një zbatim efektiv të vendimit përfundimtar, nëse është e nevojshme. Zbatimi efektiv duhet të përfshijë identifikimin e dokumentave që distrikti duhet të paraqesë për të verifikuar zbatimin e vendimit dhe mund të përfshijë ndihmë teknike, bisedime dhe plane korrektuese të veprimit. C. Përgjegjësitë e Distriktit të Shkollave Ndërmjetëse ISD-ja është përgjegjëse për të ndihmuar distriktin që ka bërë shkeljen dhe për të vëzhguar përparimin e veprimit korrigjues. D. Personat Përgjegjës për Paraqitjen e Provave të Zbatimit Që të verifikojë se agjensia e arsimit publik plotësoi veprimet korrigjuese që MDE-ja udhëzoi, agjensia e arsimit publik do të paraqesë provën e kërkuar të zbatimit të vendimit të nënshkruara nga administratori i agjensisë së arsimit publik që ka përgjegjësi kryesore për programet dhe shërbimet e arsimit të veçantë, nga zyrtari kryesor administrativ i agjensisë së arsimit publik dhe nga presidenti i këshillit të arsimit të agjensisë së arsimit publik, nëse agjensia e arsimit publik është një distrikt shkollash. Complaint Procedures for Special Education Albanian 4

IV. Agjensia e arsimit publik duhet të paraqesë prova të zbatimit brenda periudhës kohore të caktuar nga MDE-ja dhe duhet t i japë një kopje të provës së zbatimit ISD-së. E. Zgjidhja dhe Mbyllja Kur merret një provë përfundimtare dhe ajo është e pranueshme, çështja konsiderohet e zgjidhur. MDE-ja do t u dërgojë të gjithë palëve, një deklaratë të zgjidhjes e cila përmbledh veprimin korrigjues të marrë nga agjensia e arsimit publik që u gjet në shkelje. PROCESI I DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT TË MICHIGAN-IT PËR TË ZHVILLUAR NJË HETIM SHTETËROR A. Nëse ISD-ja përcakton që akuza nuk është e vlefshme, ankuesi mund të kundërshtojë vendimin dhe të kërkojë një hetim shtetëror. MDE-ja duhet: 1. Ta hetojë akuzën e paraqitur me anë të apelimit; 2. T i japë ankuesit mundësinë për të paraqitur informacion shtesë, me gojë ose me shkrim; 3. Të vizitojë, nëse është e nevojshme, agjensinë e arsimit publik për të zhvilluar një hetim të pavarur në terren; 4. Të shqyrtojë të gjithë informacionin faktik të përshtatshëm dhe të marrë një vendim të pavarur, nëse agjensia publike shkeli standardet e zbatueshme; dhe 5. T u japë ankuesit dhe agjensive publike të përfshira një vendim përfundimtar me shkrim i cili flet për akuzën dhe që përmban gjetje të fakteve, përfundimeve dhe arsyen për marrjen e vendimit përfundimtar. B. Pasi të ketë marrë një akuzë të re me anë të një letre apelimi për një hetim të nivelit shtetëror të përfundime të pavlefshme, MDE-ja duhet të ndërmarrë këto veprime: 1. Nëse akuza e re ka të bëjë me akuzën e dhënë në letrën origjinale të ankesës dhe nuk përmendet në raportin hetues të ISD-së, MDE-ja mund të hetojë akuzën e re në hetimin shtetëror ose ia dërgon akuzën e re ISD-së për hetim; dhe 2. Nëse akuza e re nuk ka të bëjë me akuzën e përmbajtur në letrën origjinale të ankesës, MDE-ja do të hapë një hetim të ri të ankesës bazuar në akuzën e re. C. Nëse ISD-ja nuk ka marrë masa në lidhje me ankesën ose nuk u është përgjigjur të gjitha akuzave të bëra në letrën e ankesës, MDE-ja duhet ta ridrejtojë ISD-në për të plotësuar hetimin ose duhet të zhvillojë hetimin e tij dhe t i raportojë përfundimet tek të gjitha palët. MDE-ja mund të kërkojë gjithashtu çdo hetim të ISD-së që nuk përputhet me kërkesat e renditura në Seksionin II, Procesi Hetues i ISD-së. D. MDE-ja, me inciativën e saj, do të hetojë gjithashtu një ankesë në vend që t ia referojë atë ISD-së, nëse një gjë e tillë është për të mirën e nxënësit. E. MDE-ja duhet të lajmërojë ankuesin dhe agjensinë e arsimit publik në lidhje me të drejtën për të apeluar vendimin përfundimtar me shkrim të MDE-së në një gjykatë të juridiksionit të duhur. V. BASHKËPUNIMI ME DEPARTAMENTIN E ARSIMIT TË MICHIGAN-IT Të gjitha agjensitë shtetërore që mendohen të kenë bërë shkeljen do të bashkëpunojnë me MDE-në ose ISD-në për të zhvilluar një hetim sipas këtyre procedurave. Complaint Procedures for Special Education Albanian 5

TABELA 1: PROCESI HETIMOR I ISD-SË ISD-ja merr një ankesë me shkrim që ka të bëjë me arsimin e veçantë. ISD-ja : 1) I dërgon një kopje MDE-së; 2) Cakton hetuesin; dhe 3) I dërgon ankuesit Pjesën 8 dhe Procedurat e Ankimit. MDE-ja : 1) Udhëzon ISD-në për të hetuar; dhe 2) Cakton drejtuesin e çështjes dhe numrin e çështjes. Hetuesi i ISD-së kontakton ankuesin për të qartësuar akuzën. Hetuesi i ISD-së përgatit raportin që tregon: 1) Standardin ligjor; 2) Gjetjet e fakteve; 3) Përfundimin (i vlefshëm/i pavlefshëm); 4) Të drejtat për apelim; 5) Nëse i vlefshëm, rekomandon korrigjime; dhe 6) Nëse ka mohim të shërbimeve, rekomandon arsim kompesues. Hetuesi i ISD-së : 1) Shqyrton dokumentat; dhe 2) Interviston personelin. ISD-ja ia dërgon raportin: 1) Ankuesit; 2) Agjensisë; dhe 3) MDE-së. MDE-ja e shqyrton raportin. Nëse TË GJITHA akuzat janë të vlefshme: MDE-ja i kërkon agjensisë që të paraqesë një plan veprimesh korrigjuese. MDE-ja jep vendimin përfundimtar: 1) Udhëzon agjensinë për të korrigjuar shkeljen; 2) Tregon prova të zbatimit; dhe 3) Udhëzon arsim kompesues (nëse ka mohim të shërbimeve). Pasi agjensia ka paraqitur prova, MDE-ja : 1) Mbyll çështjen; 2) Informon ankuesin dhe agjensinë në lidhje me mbylljen; 3) Informon ankuesin për të drejtën e apelimin në gjykatën e juridiksionit të duhur. Nëse DISA nga akuzat janë të vlefshme TË VLEFSHME DHE TË PAVLEFSHME: Nëse TË GJITHA akuzat JANË TË PAVLEFSHME: MDE-ja informon ankuesin për të drejtat për apelim. Nëse nuk ka apelim dhe ISDja arriti në përfundimin se akuza ishte e vlefshme. Nëse nuk ka apelim dhe të gjitha akuzat janë të pavlefshme, MDE-ja : 1) Nxjerr vendimin përfundimtar; 2) Mbyll çështjen; 3) Informon ankuesin dhe agjensinë për mbylljen e çështjes; dhe 4) Informon ankuesin për të drejtën e apelimit në një gjykatë të juridiksionit të duhur. Nëse ankuesi apelon, referojuni Tabelës 2. Complaint Procedures for Special Education Albanian

TABELA 2: PROCESI HETIMOR I MDE-SË MDE-ja merr raportin e ISD-së. MDE-ja informon ankuesin për të drejtat e apelimit. MDE-ja merr ankesën dhe vendos të zhvillojë hetimin e drejtpërdrejtë të MDE-së. MDE-ja : 1) Cakton një drejtues të çështjes; dhe 2) Informon ankuesin dhe agjensinë për hetimin e MDE-së. Pasi ka marrë apelimin, drejtuesi i çështjes i MDE-së informon ankuesin dhe agjensitë në lidhje me apelimin. Drejtuesi i çështjes së MDE-së kontakton ankuesin që të: 1) Qartësojë çështjen; dhe 2) Japë mundësi për informacion shtesë. Drejtuesi i çështjes i MDE-së: 1) Tregon standardet ligjore; 2) Shqyrton dokumentat; dhe 3) Interviston personelin. MDE-ja jep një vendim përfundimtar i cili u dërgohet palëve që: 1) Tregon gjetje të fakteve; dhe 2) Jep përfundime nëse akuza është e vlefshme ose e pavlefshme. Nëse NDONJË akuzë është E VLEFSHME: Nëse TË GJITHA akuzat janë TË PAVLEFSHME: MDE-ja : 1) Udhëzon agjensinë për të korrigjuar shkeljen; 2) Tregon prova të kërkuara të zbatimit; dhe 3) Udhëzon arsim kompesues (nëse ka patur mohim të shërbimeve). MDE-ja : 1) Mbyll çështjen; 2) Informon palët për të drejtën e apelimit në gjykatë e juridiksionit. Pasi agjensia paraqet prova, MDE-ja i shqyrton. Nëse janë të sakta, MDE-ja e mbyll çështjen dhe i informon palët për të drejtën e apelimit në një gjykatë të juridiksionit të duhur. Complaint Procedures for Special Education Albanian