SUGJERIME 1 INFORMALITETI SFIDË E PËRBASHKËT QEVERI-SIPËRMARRJE

Similar documents
Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Reforma e MFK në Shqipëri

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

RAPORTI I PROGRESIT : SHQIPËRIA

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE PËR PARANDALIMIN E LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DHE PËR NJË QEVERISJE TRANSPARENTE,

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

Shqipëria Raporti i vetëvlerësimit, fundi i periudhës

From the Pastor s Desk

SHQIPËRIA HEQJA E PENGESAVE ADMINISTRATIVE PËR INVESTIMET: PJESË E PANDASHME E STRATEGJISË DHE ZHVILLIMIT

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

Ver.1.2 Rishikuar Mars 2017

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Ndihma e huaj në Shqipëri

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Raport i Vlerësimit të Performancës Shqipëria. Raport Nr AL

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

PARAKUSHTET PËR SHËNJESTRIMIN E INFLACIONIT NË SHQIPËRI FORUMI I HAPUR

RAPORTI VJETOR KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

Studim mbi Ndjeshmërinë Gjinore në Nevojat për Advokaci në Agro-përpunim

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

KUADRI LIGJOR DHE PRAKTIKA E QEVERISJES SË KORPORATAVE NË SEKTORIN BANKAR SHQIPTAR. Roden Pajaj* Rezart Ferzaj -1-

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Dokument i. Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR KUADRI I PARTNERITETIT I BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

SEKTORI INFORMAL EKONOMIK, NJË KËRCNIM SERIOZ PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE ASPIRATAT INTEGRUESE TË VENDEVE NË TRANZICION

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Tregu, marrëdhëniet e punës dhe lidhja midis informalitetit, konkurueshmërisë, produktivitetit dhe pagës minimale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM

Udhëzues i OSBE-së Policimi me Bazë Inteligjencën

Fuqizimi i Grave përmes Ngritjes së Klasterit Ekonomik

Copyright EDA BEZHANI

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri

Projekti i Programit Buxhetor Afatmesëm

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

STRATEGJIA NDËR-SEKTORIALE SHQIPËTARE E ZHVILLIMIT RURAL,(SKZHR)

PUSHTETI VENDOR NËN LENTEN E TË DREJTËS PËR INFORMIM

Auditim performance: CENSUS 2011 K O N K L U D O I:

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave D I V A

XVII Sistemi i administratës publike

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Dokument i Bankës Botërore BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM DHE KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE

FIRMAT. Punuar nga: Dr. Qazim Tmava Mr. Besart Hajrizi. Prepared by: Fernando Quijano and Yvonn Quijano

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

Principet e partneritetit në BE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Scanned by CamScanner

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

RAPORT STUDIMOR. MonitoriMi i Procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe ProkurorëVe në Periudhën Janar 2017 Qershor 2018

SHTOJCA 1: MATRICA E REZULTATEVE PËR STRATEGJINË E PARTNERITETIT ME VENDIN

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË PROGRAMI I REFORMAVE EKONOMIKE

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT STANDARDE NDËRKOMBËTARE AUDITIMI MBI BORXHIN PUBLIK

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

Tel: Tel:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Vlerësime mbi vulnerabilitetin ndaj klimës

Nr.2747 Prot. Tiranë, më 04/02/2014 U D H Ë Z U E S. Nr.2 Datë

RAPORTI I VLERËSIMIT TË KORRUPSIONIT SHQIPËRI

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Transcription:

SUGJERIME 1 INFORMALITETI SFIDË E PËRBASHKËT QEVERI-SIPËRMARRJE 4 Dhjetor 2015 Nga data 1 Shtator 2015, Qeveria filloi zyrtarisht një aksion të gjerë ndaj informalitetit në vend. Fillimit të këtij aksioni i paraprinë deklaratat publike gjatë muajve Korrik-Gusht 2015 lidhur me domosdoshmërinë e vendosjes së plotë të rendit ligjor në hapësirën e aktivitetit ekonomik dhe tregtar në vend. Nisja e aksionit u parapri nga një sërë hapash konkretë nga Qeveria, duke filluar nga ngritja e një grupi pune brenda Këshillit të Ministrave, diskutimet në Komitetin Ndërministror të Planifikimit Strategjik (KPS) dhe prezantimin e aksionit në Këshillin Ekonomik Kombëtar (KEK), por ende të papublikuara. Proçesi u shoqërua me një numër të lartë të kontrolleve tatimore (vizita fiskale) në terren me qëllim skanimin e situatës së informalitetit, deklarata të shumta në media nga të gjithë grupet e interesit dhe duke vijuar me një sërë iniciativash ligjore. Evidentohet një intensitet unik debati dhe reagimi në lidhje me aksionin që ka përfshirë Qeverinë, biznesin dhe shoqatat përfaqësuese të tij si edhe institucionet ndërkombëtare. Kjo për faktin se informaliteti është një fenomen multidimensional që mbart në vetvete si rreziqe ashtu edhe përfitime. Ky punim synon të analizojë fenomenin, të orientojë debatin mbi domosdoshmërinë e formalizimit të ekonomisë me qëllim që të japë disa rekomandime praktike ndaj informalitetit në këndvështrim e biznesit. Gjithashtu, merr në konsideratë si përpjekjet e Qeverisë 2 ashtu edhe deklaratat e biznesit, ndërkohë që mbështetet nga një analizë më e thelluar e përgatitur nga Sekretariati. Për qëllime të këtij punimi janë analizuar një sërë studimesh të përgatitura nga OECD, FMN, Banka Botërore, IFC, EBR, përfshirë burimet publike qeveritare dhe kombëtare. Janë organizuar intervista me aktorë të ndryshëm të biznesit, si edhe është organizuar konsultim i hapur dhe gjithëpërfshirës me përfaqësues të 14 dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit 3. Gjithashtu, një Anketë anonime mbi informalitetin u përgatit nga Sekretariati dhe u lançua në faqen e KI për të marrë opinione të drejtpërdrejta nga biznesi. Anketa u plotësua nga 89 biznese online dhe 11 të tjera në takimet direkte me ekspertët e Sekretariatit. Për të respektuar dimensionin sektorial dhe konkret, analiza u shoqërua edhe me një studim të informalitetit në sektorin e përpunimit të qumështit. 1 Dokumenti është sintezë e Dokumentit Analitik të Punës përgatitur nga Sekretariati mbi Informalitetin. Dokumenti i Punës do të paraqitet në Mbledhjen e Këshillit të Investimeve (KI) në datë 15 Dhjetor dhe do të publikohet në faqen zyrtare të KI në internet. 2 Një renditje historike e akteve të Qeverisë prej 2004 është e pasqyruar në Dokumentin e Punës. 3 https://www.investment.com.al/sq/per-nje-reforme-efikase-kunder-informalitetit/ 1

Informaliteti në Shqipëri shfaqet kryesisht në formën e bizneseve të paregjistruara, evazionit fiskal dhe mosdeklarimit të punonjësve. Shifrat e publikuara nga qeveria në lidhje me suksesin e aksionit të saj janë domethënëse mbi përmasat e informalitetit në vend. Masat janë ende objekt debati dhe diskutimi nga ekspertët, shoqatat e biznesit dhe grupet e tjera të interesit sa i përket efikasitetit dhe proporcionalitetit të tyre në raport me qëllimin final që duhet të ketë aksioni. Ndërkohë debatet kryesore janë fokusuar tek qasja dhe mjetet që po përdoren, në kohë dhe hapësirë, specifikat e sektorëve dhe madhësisë së bizneseve, incentivave, penalitetet dhe sigurisht bashkëpunimit më të ngushtë me sektorin privat. Ka një dakordësi në pikëpamjet ndërmjet aktorëve të biznesit që mbeshtesin përpjekjet e Qeverisë për këtë aksion të guximshëm dhe ndoshta të dhimbshëm për disa shtresa të popullsisë, por të domosdoshëm për konkurrueshmërinë e ekonomisë së vendit. Ata sugjerojnë se lufta ndaj informalitetit duhet parë në kuadrin e një Refome të mirëfilltë, si një Strategji Kundër Informalitetit, me më shumë incentiva, më pak ndëshkime dhe me përcaktime të qarta ligjore. Analiza jonë është fokusuar në pesë shtylla kryesore: I. Reformë formalizimi ku biznesi është partner II. Një sistem tatimor dhe administratë tatimore, të përgjegjshëm ndaj formalizimit. III. Sistemi rregullator, mbështetes i formalizimit. IV. Aksesi në kredi dhe shërbimet financiare, faktorë incentivues për formalizimin. V. Konsultimi, transparenca dhe edukimi i tatimpaguesve. I. REFORMË FORMALIZIMI PARTNERITET ME BIZNESIN Eksperiencat botërore 4 kanë treguar se qasja ndaj formalizimit nënkupton një strukturë reformash të shtrira në kohë dhe në dimensione ligjore dhe institucionale (përfshirë por pa u kufizuar vetëm në administratën tatimore dhe doganore), ofrimin e incentivave ashtu si dhe ashpërsimin gradual të penaliteteve, mbrotjen e shtresave në nevojë dhe të disa sektorëve që kanë tendencën për të qenë informalë. Rregullat e forta zbatohen pasi të jenë përgatitur ligjet dhe rregullat e mira, të thjeshta dhe të qëndrueshme. Ka një konsensus të gjerë nga aktorë të ndryshëm të ekonomisë mbi nevojën për formalizim dhe përfitimet që ky proçes sjell për konkurrencën e ndershme, thithjen e investimeve serioze dhe rritjen ekonomike në afat të gjatë. Nga ana tjetër ka paqartësi dhe informim jo të plotë në lidhje me: a) hapat e mëtejshëm dhe shtrirjen në kohë të aksionit të ndërmarrë; b) prioritetet, pritshmëritë dhe thellësinë e veprimit kundër informalitetit; Megjithëse është përmendur nga Qeveria hartimi i një plani masash dy-vjeçar për luftën kundër informalitetit, akoma nuk është konsultuar me aktorët e biznesit, apo edhe publikuar një plan i tillë. Për më tepër, nuk është ende e qartë për biznesin nëse ka ose është në diskutim draft strategjia kundër informalitetit. 4 Turqi, Gjeorgji, Moldavi, Maqedoni dhe vendet e BE-së, Itali, Sllovaki etj. 2

Rekomandim 1: Sugjerohet përgatitja dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave i një Strategjie të mirëfilltë kundër ekonomisë informale mbi bazën e analizave sektoriale. Dokumenti të shoqërohet me një plan veprimi, me qasje sektoriale, afate kohore dhe institucione përgjegjëse të mirëpërcaktuara, të konsultuara dhe bashkërenduara me përfaqësuesit e biznesit. Dokumenti të publikohet dhe proçesi i hartimit të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Formalizimi të jetë gradual dhe mbështetet në një platformë me rregulla të qarta për biznesin. Kjo për faktin sepse sektorë të ndryshëm kanë specifika të ndryshme fiskale dhe sociale që ndikojnë nivelin e informalitetit, p.sh. sektori i energjisë apo sektori bankar janë më tepër formalë dhe të rregulluar në krahasim me agrobiznesin ku vihet re një shkallë e lartë e informalitetit. II. SISTEM TATIMOR I PËRGJEGJSHËM KUNDREJT FORMALIZIMIT Sipas të dhënave të Bankës Botërore 5, Shqipëria ka kontributin më të ulët të mbledhjes së të ardhurave publike ndaj PBB-së në rajon, ndërkohë që barra fiskale është në nivelet më të larta, ndërsa procedurat për të qenë korrekt me taksat janë ndër më të komplikuarat në rajon pas Serbisë 6. Anketa e Sekretariatit mbi Informalitetin tregon se procedurat, numri i taksave dhe barra fiskale mbeten ndër më problematiket për të bërin biznes në vend. Ka reagime të shumta nga bizneset dhe ekspertët fiskalë që shikojnë fragmentizimin e sistemit tatimor 7 si shtysë për informalitet, kundrejt një administrate tatimore me kapacitete të kufizuara që nuk i përgjigjet intensitetit dhe profesionalizmit që kërkon reforma kundër informalitetit. Ndonëse hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë kohët e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sikurse është zbatimi i modulit të riskut apo kryerja e trajnimeve intensive, mendojmë se ka vend për përmirësimin e marrëdhënies administratë tatimore-biznes. Krijimi i nje klime mirëkuptimi dhe zhvillimi i dy-kahshëm gjatë kontrollit është thelbësor nëse fillimisht synohet një qasje më këshilluese (për shembull, kontrolli i parë nga tatimorët tek biznesi të ishte konsultativ dhe në rast të mos zbatimit të udhëzimeve të lëna nga tatimorët, kontrolli i dytë të vijonte me zbatimin e penaliteteve). Kjo do të shmangte konfuzionin, keqinterpretimet dhe abuzimet nga të dyja palët. Sipas përgjigjeve direkte në Anketë, korrupsioni dhe ndikimi politik (në rreth 25% të përgjigjeve) në administratë krijon premisa për të nxitur informalitetin dhe mospagimin e taksave. Rekomandim 2: Rivlerësim dhe analizë e sistemit fiskal aktual (barra dhe politika) nëse dekurajon apo inkurajon formalizimin mbi bazën e elementeve të mëposhtëm: a) Debati mbi pragun e TVSH/Tatim Fitimi Ekspertë fiskalë dhe shumë sipërmarrje rekomandojnë për rishikimin në tendencë ulje të pragut të TVSH-së për të mos shkëputur zinxhirin e saj, ndërsa të tjerë nuk shikojnë pragun e TVSH si problem, por vendosin theksin në përsosjen e administrimit tatimor. 5 World Bank Data 6 Paying Taxes 2016 7 Referoju Gjetjeve të Anketës mbi Mbi Kontrollin Tatimor të Sekretariatit në Tetor 2015. 3

Pragu i Tatim Fitimit për efekt të zbatimit të shkallëzuar të tij në varësi të të qenit biznes i madh/biznes i vogël duhet të garantojë trajtim të drejtë të tatimpaguesve dhe jo të krijojë hapësira për shmangie tatimore. Ndërkohë, vëmendja duhet të përqëndrohet tek thjeshtimi i proçedurave të pagesave në tatime dhe dogana, nivelet e përdorimit dhe efektivitetit të kasave fiskale (turizëm, bujqësi, etj.) analizën dhe dokumentimin e firove apo edhe tatimin e të ardhurave, të zbatueshëm në varësi të profesioneve. Përshkallezimi i penaliteteve apo edhe gjobave dhe perceptimi i korrupsionit që shoqërohet me to, kërkojnë një analizë më të thelluar dhe me kostot dhe përfitimet e ndërsjellta. b) Incentiva që mund të shoqërojnë luftën ndaj informalitetit Lehtësira fiskale për sipërmarrjet e reja, ato që riinvestojnë në një shumë të caktuar fitimet, sipërmarrjet që punësojnë një numër të caktuar apo edhe për ato sipërmarrje që kryejnë aktivitet në zona të pazhvilluara. Vlerësim mbi efektivitetin e çmimeve të referencës në dogana, nëse janë shkak për kontrabandë dhe evazion. Heqja e çmimeve të referencës identifikohet nga sipërmarrjet si një incentivë potenciale si p.sh. nga importuesit e pllakave, të materialeve të ndërtimit, veshjeve etj. Incentiva të qarta për konsumatorin për marrjen e kuponit tatimor, duke mundësuar përfitime të drejtpërdrejta nga deklarimi i të ardhurave vjetore. Në bujqësi skema e subvencioneve nuk është mjaftueshëm nxitëse për formalizim sepse arrin vetëm tek një kategori e kufizuar fermerësh. Sugjerohet forcimi i skemës aktuale për incentivimin e tyre nëpërmjet rimbursimit të TVSHsë. Në sektorin e verërave për shkak të numrit të madh të liçencave dhe lejeve të nevojshme apo në sektorët e bimëve medicinale dhe përpunimit të qumështit, situata është më e komplikuar dhe kërkon analizë më të thelluar. Rekomandim 3 Thjeshtim i burokracive administrative duke synuar reduktimin e numrit dhe kohës së kryerjes së pagesave në veçanti për biznesin e mesëm, të vogël dhe mikro, dhe vendosja në dispozicion të tatimpaguesve të shërbimeve inovative, si p.sh. pagimi i taksave dhe tatimeve online, etj. Parë në këndvështrimin se 90% e bizneseve janë mikro dhe ka një nivel shumë të ulët të ndërgjegjësimit dhe njohurive financiare të bizneseve 8, këto masa do të jenë shumë lehtësuese. Rekomandim 4 Rritja e përgjegjshmërisë së administratës për t ju përgjigjur reformës së formalizimit nëpërmjet: a) transparencës së investimit dhe përshpejtimit në modernizimin e teknologjisë së informacionit si p.sh. mirëfunksionim i sistemit të ri të tatimeve dhe sistemit i të riskut që duhet t i paraprijnë aksioneve në terren duke rritur kështu besueshmërinë e publikut. b) specializimi i administratës, veçanërisht asaj tatimore dhe doganore 9. 8 http://www.monitor.al/shqipëria-e-parafundit-në-botë-për-njohuri-financiare/ 9 Referoju Rekomandimeve të Këshillit të Investimeve në mbledhjen e dytë https://www.investment.com.al/sq/events/mbledhja-nr-2-5-tetor-2015-1600-2/ 4

c) struktura të shpejta efektive apelimi dhe këshillimi, dhe përgatitjes së komentarëve dhe manualeve për inspektorët dhe sipërmarrjet lidhur me të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta. III. SISTEMI RREGULLATOR, MBËSHTETËS I FORMALIZIMIT Shqetësime janë paraqitur nga sektori privat mbi inspektimet e shumta dhe të pakoordinuara, paqartësinë e funksioneve të institucioneve rregullatore të tregut (lokale apo qendrore), vështirësi për regjistrimin e fermerit, numrin e liçencave për një aktivitet prodhues, moskontrollin apo segmentimin e zinxhirit të prodhimit vendas, etj. Nga diskutimet, sektori më problematik informal që paraqet edhe një dimension të rëndësishëm social për vetë specifikat e zhvillimit të deritanishëm rezulton agro-industria. Rasti studimor i analizuar i përpunimit të qumështit, konsiderohet edhe si përfaqësues i zhvillimit të nën-sektorëve të tjerë të agro-industrisë. Nga kjo ka rezultuar se shumë kompani ende nuk kanë karta teknologjike, ka akoma paqartësi të theksuara në regjistrimin e fermerit, konfuzion ndërmjet NUIS-it dhe kartës së fermerit, etj. Rekomandim 5 Reforma për formalizim duhet të ketë si objekt edhe lehtësimin e barrës administrative për tatimpaguesit duke nxitur pajtueshmërinë me sistemin tatimor dhe sistemin rregullator dhe një standard më të lartë të të mirave dhe shërbimeve finale në aspektet e mëposhtme: a) Koordinimi online i Inspektoriateve Shtetërore dhe shkëmbimi i informacionit online mbi Inspektimet, regjistrimin e bizneseve, si p.sh, QKR me Zyrën e Punës dhe Inspektoriatet e tjera (p.sh. AKU, Inspektoriati i Mjedisit etj.) b) Unifikimi i strukturave te hetimit dhe kontrollit të Administratës Tatimore dhe Doganore për të mundësuar një kontroll dhe zbulim efektiv të shmangieve tatimore por edhe shkëmbim informacioni dhe ekspertize. c) Njohja e Kartës Teknologjike për operacione të caktuara, sidomos në agroindustri dhe rakordimi me Administratën Tatimore për njohjen e firove përkatëse sipas proçesit teknologjik. d) Përcaktim i qartë ligjor i tregjeve të shumicës dhe pakicës për të shmangur kalimin nga një status në një tjetër. Të përcaktohet qartë definicioni i ambulantit. Ripërcaktim i funksioneve të kontrollit ndaj tyre nga institucionet qendrore dhe lokale. e) Të mundësohet lidhja e NUIS-it të fermerit me regjistrin elektronik të tokës dhe regjistrin elektronik të kafshëve, etj. f) Formalizimi në bujqësi duhet t i paraprijë përfundimi i regjistrimit të tokës, formalizimi i tregut të tokës, regjistrimi i fermave dhe gjësë së gjallë dhe përmirësimi i statistikave zyrtare. g) Rritja e kapaciteteve dhe funksioneve koordinuese të institucioneve përgjegjëse në varësi të Ministrisë së Bujqësisë së Zhvillimit Rural dhe Administrimit të 5

Ujërave që vendosin dhe monitorojnë standartet dhe cilësinë e zinxhirit në agroindustri. IV. AKSESI NË FINANCIM DHE PËRMIRËSIMI I SHËRBIMEVE FINANCIARE SI INCENTIVË NË FORMALIZIM Aksesi në financim është një nga incentivat kryesore që duhet të shoqërojë formalizimin e sipërmarrjeve dhe mundësojë ofrimin e burimeve më të lira të financimit. Në të njëjtën kohë vlerësimi mbi uljen e mundshme të komisioneve dhe rritja e numrit të transaksioneve bankare do të reduktojë qarkullimin e parasë cash në ekonomi duke sjellë më pak informalitet. Nga analiza jonë dhe sidomos Anketa online, 49 % e bizneseve (duke filluar nga 2 milion lekë xhiro) e shikojnë tepër të vështirë dhe të kushtueshme aksesin në financim, që ndikon negativisht edhe në klimën e biznesit në vend. Kjo situatë ka shkaktuar rritje të qarkullimit të parasë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemave jo të besueshme, informale, si p.sh. fajdet. Vlerësohen përpjekjet për uljen e nivelit të kredive të këqija në sistemin bankar nëpërmjet planit të masave të ndërmarra nga Qeveria dhe Banka e Shqipërisë me mbështetjen e FMN-së, si edhe perpjekjet për finalizimin e Projekt-Ligjit të ri Mbi Falimentimin në RSh të përgatitur me mbështetjen e IFC-së. Këto masa mendohet se do t i japin frymëmarrje sektorit bankar dhe do të ndikojnë në rritjen e kreditimit për sektorin privat. Rekomandim 6 a) Të konsiderohet bashkëpunimi i mëtejshëm me institucionet financiare bankare dhe institucionet financiare jo-bankare në kontekstin e strategjisë së formalizimit dhe përfitimeve të tij. P.sh. institucionet e mikrokredisë mund të luajnë rol të rëndësishëm për uljen e ekonomisë informale veçanërisht në zonat rurale. b) Të vlerësohet pragu dhe kategoria e fermerëve të rimbursuar nëpërmjet sistemit bankar. Ndryshimet e fundit në kanalizimin e pagesave për fermerët nga grumbulluesit vetëm nëpërmjet sistemit bankar kërkojnë një analizë më të thellë mbi pragun dhe kategorinë e fermerëve që përfshihen, në kontekstin kur popullsia rurale ka akses shumë të kufizuar në sistemin bankar dhe kur kostot e shërbimeve të këtij të fundit janë të larta. c) Inkurajimi i transaksioneve bankare dhe pagesave elektronike si p.sh. nëpërmjet PoS sidomos në tregti dhe shërbime. Zbatimi nga administrata tatimore i parashikimeve ligjore ekzistuese që nuk detyrojnë pajisjen me kasë fiskale në rastin kur tatimpaguesi nuk kryen arkëtime cash, ndihmon bizneset e vogla duke reduktuar kostot. Për këtë qëllim Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të unifikojnë interpretimet lidhur me raste të tilla. 6

V. KONSULTIM PARAPRAK, TRANSPARENCË DHE GJITHËPËRFSHIRJE Duke ju referuar komenteve të bëra në Anketë, si edhe analizës, del se sipërmarrësit janë ende të paqartë mbi hapat e mëtejshëm të aksionit kundër informalitetit. Ka një skepticizëm të theksuar mbi rezultatet e deritanishme. Ndonëse ka një ligj për njoftimin dhe konsultimin publik, nënvizohet mungesa e konsultimit paraprak të iniciativave ligjore dhe reformave, me publikun dhe grupet e interesit. Konkretisht ka patur një qëndrim të qartë nga shoqatat e biznesit mbi mungesën e konsultimit për ndryshimet më të fundit në Ligjin e Proçedurave Tatimore dhe Paketën Fiskale 2016. Në periudhën Shtator-Nëntor, janë organizuar disa forume me biznesin mbi aksionin, ku ndoshta ka pasur më shumë raportim dhe informim nga Qeveria për atë se çfarë masash ishin vendosur për t u zbatuar dhe për ecurinë e tij, se sa për të marrë paraprakisht mendime konstruktive të biznesit lidhur me masat kundër informalitetit. Ndryshimet e shpeshta ligjore 10, mungesa e qartësisë së akteve nënligjore (p.sh. ndryshimet më të fundit në Udhëzimin Nr. 24 datë 02.09.2008 Për Procedurat Tatimore ), mungesa e konsultimit dhe keshillimit paraprak, e rëndojnë përgjegjshmërinë e sektorit privat për t ju përgjigjur formalizimit. Rekomandim 7 - Të zbatohet Ligji Nr. 146/2014 Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik i cili rregullon proçesin e njoftimit dhe të konsultimit publik dhe paraprak të projektligjeve, projekt dokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik. Rekomandim 8 - Programet e granteve dhe kreditimit të Qeverisë dhe Donatorëve mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ndërgjegjësimin dhe këshillimin për formalizim të grupeve të caktuara të sektorit privat psh. 2-3 vitet e para duke mbështetur aksionin e Qeverisë. - Sugjerohet që në bujqësi të ofrohet më shumë këshillim dhe ndërgjegjësim për fermerët. Të konsiderohet krijimi i një strukture të ndërmjetme që të ofrojë asistencë dhe informacion për fermerin për regjistrim dhe përfitimet e formalizimit me ndihmën e donatorëve ose të Qeverisë. 10 Ligji Nr.9920 datë 19.05.2008 është ndryshuar gjithsej 12 herë. 7