Biogjeografia. Kapitulli 6

Similar documents
From the Pastor s Desk

Noeu dhe Përmbytja e Madhe

Ndërsa mësoja më shumë për teorinë e evolucionit, u bë gjithnjë e më e

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

First Published 14 August 2005 Answers In Creation Website

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Subordinate causal clauses in Albanian language

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

From the Pastor s Desk

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

From the Pastor s Desk

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

Dita Botërore e Ushqimit 16 Tetor 2017

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

PARATHËNIE i HYRJE... vii KREU I: ROLI I KRISHTËRIMIT NË FORMIMIN E SHOQËRISË DHE SHTETIT AMERIKAN

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

KOMPLOTI BOTR RËROR. Nikola M. Nikolov

VEGJETARIANIZMI. Për një jetë me vlerë

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Predikuesi 1:1 1 Predikuesi 1:16. Predikuesi

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

Zonat kulturore e civilizimit islam... 3 Brzezinski: respektim të dinjitetit politik të muslimanëve...8 Islami në dy tre fjalë...

FILOZOFIA TELEOLOGJIKE E MEVLANA XHELALEDDIN RUMIUT

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 21

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

UILLIAM KERI (William Carey)

NATYRA E PSIKES NJERËZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NË KONCEPTIN ISLAM TË PERSONALITETIT

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

Për Shkollën Qendër Komunitare -

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

ZYGMUNT BAUMAN KUFIJTË E RINJ DHE VLERAT UNIVERSALE

Copyright EDA BEZHANI

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

Al-Ṭūsī. Fondacioni RUMI

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

From the Pastor s Desk

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

MAN AS A HUMAN WHO DIRECTS THE VIOLENCE TO HERSELF AND OTHERS - CONSEQUENCES OF TIME OR LONG TIME OF TRANSITION IN THE REPUBLIC OF MACEDONIA

UDHËZUES I ILUSTRUAR MBI ISLAMIN

ISLAMI DHE BRENGA E NJERIUT TË SOTËM. Sejjed Hosein Nasër

Analytica. Dhjetor 2009 Shkup

Bibël për fëmijët paraqet. Mbreti i Urtë Salomon

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

REVISTË EDUKIMI NATYROR

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Shkenca politike Venera Llunji 51 Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike

PARIME TË UDHËHEQJES MANUAL I MËSUESIT RELIGION 180R

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

Kangur Benjamin. # 1. Cila nga shenjat e mëposhtme të trafikut ka numrin më të madh të boshteve të simetrisë? (A) (B) (C) (D) (E)

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

SHTATOR 2013 PËRGATITUR NGA: DORIS ANDONI AIDA ORGOCKA RECENSUES: ENTELA LAKO BUJAR TAHO PËRKTHEU NË SHQIP: MAJLINDA NISHKU

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

Mbrojtja e pyjeve dhe hapësirave tjera të hapura nga zjarret

Të drejtat e njeriut dhe përdoruesit e drogës në Shqipëri Vetëm të drejtat mund të ndalojnë padrejtësitë

Arsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

Bullying në shkollat fillore:

MËSONI NGA E KALUARA, KRIJONI ARDHMËRINË:

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Gender & HIV/AIDS. Tekste të Rëndësishme, Studime rastesh Mjete, Udhëzues dhe Organizata

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Si muslimanë, ne dënojmë sulmet në dy qytetet kryesore të Shteteve të

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

Transcription:

Biogjeografia Biogjeografia është studimi i shpërndarjes së bimëve dhe kafshëve kudo nëpër botë. Prej kësaj, dihet se secili prej kontinenteve ka florën dhe faunën e tij karakteristike. Në Afrikë, për shembull, ne gjejmë rinocerontët, hipopotamët, luanët, hienat, gjirafat, zebrat, shimpanzetë dhe gorillat. Në Amerikën e Jugut nuk gjendet asnjë nga këto. Në vend të tyre, ajo strehon pumat, jaguarët, rakunët, oposumët dhe armadilët. Marsupialët gjenden në Australi dhe në Amerikën e Jugut, por jo në Evropë. Vëzhgime të tilla i kanë bërë biogjeografët ta ndajnë botën në gjashtë rajone kryesore të faunës (Fig. 34). Në mënyrë të ngjashme, janë identifikuar gjashtë rajone të mëdha të florës (Fig. 35). Evolucionistët pretendojnë se shpjegimi më i arsyeshëm për këto shpërndarje biogjeografike është se kafshët dhe bimët e ndryshme evoluan në mënyrë të veçantë, nga paraardhësit që kolonizuan zonat e ndryshme të botës miliona vjet më parë. Dëshmia e mëtejshme për këtë është debatuar nga studimi i biogjeografisë së ishujve. Për shembull, nga 1500 speciet e njohura të mizës së frutave (Drosophila), afro Fig. 34 Gjashtë rajonet kryesore të faunës. 92

Biogjeografia Fig. 35 Gjashtë rajonet kryesore të florës një e treta e tyre jetojnë vetëm në Ishujt Havai. Këta ishuj gjithashtu strehojnë më shumë se 1000 specie kërmijsh dhe molusqesh të tjerë të tokës që nuk gjenden askund tjetër. Këtu, përsëri është e domosdoshme të bëhet dallimi mes specifikimit brenda një lloji (që është pranuar si fakt edhe nga kreacionistët, edhe nga evolucionistët) dhe evolucioni mes llojeve. Biogjeografia vërtet siguron fakte për të parën, dhe mizat e frutave, kërmijtë dhe molusqet e tjera të gjetur në Ishujt Havai argumentueshëm sigurojnë disa nga dëshmitë më të forta që kemi për këtë çështje. Në mënyrë të ngjashme, ekziston dëshmi e qartë biogjeografike për specifikimin e trishtilave përreth arkipelagut Galapagos, ku specie të ngjashme, por të ndryshme, u gjetën në ishujt e ndryshëm. 1 Pothuajse pa dyshim, kjo ishte e dukshme ngaqë ishujt janë mjaftueshëm pranë njëri-tjetrit për t ua mundësuar fluturimin disa zogjve për në ishujt fqinjë, por ishin mjaftueshëm larg njëri-tjetrit që kolonia e re të izolohej nga grupi fillestar dhe të kishte më pak të ngjarë që të çiftëzoheshin me ta. Po, sa mirë i shpjegon teoria evolucionare vëzhgimet më të përgjithshme të biogjeografisë? Në fakt, disa vëzhgime biogjeografike janë tejet të vështira për t i shpjeguar brenda një kornize evolucionare. Sipas teorisë së evolucionit gjitarët u zhvillu 93

Fig. 36 Kafkat e ujkut plaçental (majtas) dhe ujkut marsupial (djathtas) John Lewis 2009 an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto krijesa debatohet se kanë evoluar mes të tjerëve në marsupialët që gjenden në Australi dhe në plaçentalët që gjenden në Evropë dhe në pjesët e tjera të botës. Ajo që është kaq e mrekullueshme për këto dy grupe është se, ndërkohë që sistemet e tyre të riprodhimit janë rrënjësisht të ndryshëm, në mënyra të tjera ato janë shumë të ngjashme. Për shembull, strukturat skeletore të disa qenve plaçentalë Evropianë janë pothuajse identike me ato të qenve marsupialë Australianë. Kjo është sidomos e dukshme kur krahasohen kafka e ujkut marsupial Tasmanian (Thylacinus cynocephalus) me kafkën e ujkut plaçental Evropian (Canis lupus) (Fig. 36). Plaçentalët dhe marsupialët e tjerë, të cilët supozohet se kanë evoluar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, gjithashtu tregojnë karakteristika të ngjashme (Fig. 37). A është vërtet e besueshme se mutacionet e rastësishme dhe kushtet mjedisore në kontinentet e ndara mund të kenë shkaktuar këto ngjashmëri? Meqë evolucioni debatohet se është një dukuri globale, do të pritej që në shumë vende kudo nëpër secilin kontinent të dilnin specie të reja. Prandaj, teoria evolucionare do të parashikonte se qendrat e shpërndarjes së bimëve dhe kafshëve do të shpërndaheshin rastësisht, e jo të përqendroheshin në disa zona. 2 Megjithatë ka qenë njohur për shumë vjet, se nuk ndodh kështu. Deri në vitin 1820, Agustin de Kandole [Augustin de Candolle] e kuptoi se modeli global i shpërndarjes së bimëve është pranë atij të zonave të endemizmit, ku shumë bimë të ndryshme janë mbyllur brenda së njëjtës krahinë dhe shpesh brenda rajoneve të vogla (shih Fig 41). 3 Si pasojë, zonat e de Candolles me endemizëm të lartë bimësh u gjetën se korrespondonin gjithashtu me zonat e endemizmit të lartë të kafshëve. 4 Një problem tjetër për shpjegimet evolucionare të biogjeografisë del, për 94

Biogjeografia Fig. 37 Gjitarët placentalë (majtas) dhe homologët e tyre marsupialë (djathtas) John Lewis 2009 95

shkak se bimët dhe kafshët e ngjashme gjenden jo vetëm përmes rajoneve të tokës ose të ishujve fqinjë, por edhe në kontinente të ndryshme, të ndara nga rripa të mëdhenj toke ose oqeani. Këto quhen shpërndarjet e veçuara. Evolucionistët ndonjëherë i shpjegojnë këto duke debatuar se zhvendosja kontinentale i ndau grupet e ngjashme që dikur jetuan në afërsi të njëri-tjetrit dhe për këtë arsye kishin paraardhës të përbashkët (Fig. 38). Për shembull, ky është shpjegimi që jepet lidhur me përse mushicat kironomide gjenden në Antarktidë, Australinë e Jugut, Amerikën e Jugut, Zelandën e Re dhe Afrikën e Jugut. 5 Megjithatë, sipas vetë teorive të evolucionistëve, shumë specie që janë të veçuara nëpër kontinentet që dikur ishin të bashkuar, evoluan pas ndarjes së tyre. 6 Për shembull, Amerika e Jugut dhe Afrika supozohet se u ndanë afro 100 milionë vjet më parë, por speciet e kaktusit, që supozohet se evoluoi në Afrikën e Jugut afro 30 milionë vjet më parë, gjenden gjithashtu në Afrikë. Në mënyrë të ngjashme, shpjegimet evolucionare të shfaqjes së brejtësve të gjendur në Amerikën e Jugut dhe në Afrikë nuk i përshtaten kohës së pranuar përgjithësisht për zhvendosjen kontinentale. 7 Njihen gjithashtu shumë veçime të tjera enigmatike kudo nëpër këto kontinente. 8 Për më tepër, speciet e veçuara janë gjetur shpesh në kontinentet që nuk kanë qenë kufizuar ndonjëherë me njëri-tjetrin. Për shembull, shumë bimë dhe insekte njihen se janë të veçuara përmes Oqeanit Paqësor. 9 Për shembull, shpërndarja e gjinisë së bimëve Clethra paraqitet në Fig. 39. Mjaft interesante, oposum [Shën. i Përkthyesit: Mi marsupial i Amerikës] Dromiciops, i gjetur në Kili, është shumë më i afërt me marsupialët Australianë se sa me marsupialët e tjerë të Amerikës së Jugut. 10 Ka një bollëk të anomalive të tjera biogjeografike që nuk i përshtaten modelit të pritshëm evolucionar. Për shembull, fauna e Afrikës qendrore dhe jugore është më e afërt me atë të Azisë se sa me atë të Afrikës veriore, 11 dhe flora e gjetur në Madagaskar është në mënyrë të spikatur e ngjashme me atë të Indonezisë. 12 Crawberries (Empetrum) gjenden vetëm në rajonet më veriore të hemisferës së veriut dhe në rajonet më jugore të hemisferës së jugut. Shumë bimë që kanë lidhje mes tyre gjenden vetëm në Amerikën Veriore lindore dhe në Azinë lindore. Një studim i kryer nga Muzeu i Shtetit Ilianois tregoi se 627 gjini të farave të bimëve janë të përbashkëta për Azinë lindore dhe Amerikën e Veriut lindore, 151 nga të cilat nuk gjenden në Amerikën e Veriut perëndimore. 13 Në mënyrë kuptimplotë, disa nga bimët (dhe kafshët) që gjenden në Azinë lindore dhe Amerikën e Veriut lindore janë identike në nivelin e specieve, duke treguar se veçimet u shfaqën shumë vonë (domethënë, brenda disa mijëra viteve të fun 96

Biogjeografia Fig. 38 Ndarja e kontinenteve sipas gjeologjisë së një toke të lashtë. Kreacionistët besojnë gjithashtu se kontinentet dikur ishin bashkë, por ato u ndanë shpejt, e jo duke u zhvendosur larg njëri-tjetrit gjatë miliona viteve. Kjo ka të ngjarë të ketë ndodhur gjatë Përmbytjes së Zanafillës ose shumë shpejt pas saj. 97

dit). Nëse këto veçime do të kishin ndodhur miliona vjet më parë, siç besojnë evolucionistët, ka shumë pak të ngjarë që kaq shumë specie do të kishin mbetur të njëjta nga të dyja zonat. Kjo ndodh pasi dihet se bimët dhe kafshët ndryshojnë shpejt në përgjigje të ndryshimeve në mjediset e tyre. Të dhënat e fosileve gjithashtu prezantojnë probleme për shpjegimet e evolucionistëve për biogjeografinë. Për shembull, ka shumë fosile të ngjashme bimësh në Amerikën e Veriut perëndimore dhe në Azinë lindore, por, sipas shpjegimit me anë të zhvendosjes kontinentale të preferuar prej gjeologëve, këta shkëmbinj u formuan kur Alaska dhe Rusia ishin të ndara prej mijëra kilometrash nga oqeani. 14 Ndërkohë që marsupialët e gjallë janë shumë të kufizuar në Australi dhe në Amerikën e Jugut, fosilet e tyre të periudhës që gjeologët e quajnë Kretaku i Vonë (supozohet mes 85 dhe 65 milionë vjet më parë) gjenden ekskluzivisht në Euroazi dhe në Amerikën e Veriut. Siç vërehet nga Riçard Sifeli [Richard Cifelli], një Profesor i Asociuar në Departamentin e Zoologjisë në Universitetin e Oklahomës, ky ndryshim gjeografik mbetet i pashpjeguar. 15 Mjaft interesante është se fosilet e marsupialëve tani janë gjetur në çdo kontinent. 16 Sipas teorisë evolucioniste, plaçentalët evoluan në hemisferën e veriut dhe nuk u shfaqën në Australi deri afro pesë milionë vjet më parë. Megjithatë, një zbu Fig. 39 Shpërndarja e gjinisë së bimëve Clethra Nga Robert Thorne, Veçimet kryesore në zonat gjeografike të Bimëve me fara, The Quarterly Review of Biology, 47/4 (1972), fq. 381. 98

Biogjeografia lim i kohëve të fundit i asaj që duket se është një fosil plaçental në Australi, në shkëmbinj që supozohet se janë 120 milionë vjeçarë, i ka bërë evolucionistët të sugjerojnë se plaçentalët mund të kenë evoluar fillimisht në hemisferën e jugut, kanë migruar në veri, dhe pastaj u zhdukën në kontinentet jugore!17 Dihet se luanët kanë jetuar në Izrael, por fosilet e luanëve nuk janë gjetur atje. Në mënyrë të ngjashme, miliona bizonë dikur i binin kryq e tërthor SHBA-së, por atje janë gjetur shumë pak fosile bizonësh. Për të argumentuar se një kafshë e veçantë duhej të kishte evoluar në një vend të caktuar, thjesht për shkak të dëshmisë se nuk është gjetur (ende) se ajo jetonte diku gjetkë, nuk është domosdoshmërisht shkencore. Për këto arsye, është e qartë se shpërndarjet e vëzhguara të organizmave nuk mund të shpjegohen thjesht duke debatuar se ato evoluan në ato vende ku nuk gjenden tani. Për pasojë, evolucionistët i kanë plotësuar modelet e tyre të biogjeografisë me teori alternative, të tilla si migrimi përmes urave tokësore interkontinentale që ekzistonin më përpara, transportin me anë të zogjve dhe të erës, dhe shpërndarjen transoqeanike të bimëve dhe kafshëve mbi qilima bimorë që pluskonin mbi ujë. 18 Në disa raste, debatohet se shpërndarjet që tani janë të veçuara më përpara ishin të vazhdueshme, dhe se bimët ose kafshët e këtyre grupeve u zhdukën në zonat lidhëse tokësore. Një tjetër teori e propozuar për të shpjeguar vëzhgimet enigmatike biogjeografike është evolucioni konvergjent. Sipas kësaj, organizmat e ndryshëm evoluan në forma të ngjashme në pjesë të ndryshme të botës si rezultat i nevojës për t u adoptuar ndaj mjediseve të ngjashme. Ky është shpjegimi që jepet nga evolucionistët për ngjashmëritë mes marsupialëve dhe plaçentalëve në Fig. 36 dhe 37, për shembull. 19 Në çdo diskutim të modeleve të biogjeografisë duhet pranuar se shumë prej teorive janë, në mënyrë të pashmangshme, mjaft të varfra në të dhëna, dhe për pasojë, janë mjaft të pasura në imagjinata. Ngjarjet që po diskutohen ndodhën që të gjitha shumë vjet jashtë memories së gjallë dhe shumë prej dëshmive që mund ta kenë mbështetur ndonjë pikëpamje të veçantë mund të jenë zhdukur kohë më parë. Ndoshta është e rëndësishme se, në shekullin e nëntëmbëdhjetë, çështja për interpretimin evolucionist të biogjeografisë u bazua mbi besimin në kontinentet e fiksuara, të veçuara, kurse tani argumentohet se modelet e vëzhguara të jetës e mbështesin një interpretim evolucionist të biogjeografisë bazuar mbi zhvendosjen kontinentale. Ndoshta e vërteta është më pranë pikëpamjes së shprehur nga Dr. Gareth Nelson dhe Dr. Norman Platnick të Muzeut Amerikan të Historisë Natyrore, që pohojnë, biogjeografia (ose shpërndarja 99

gjeografike e organizmave) nuk ka demonstruar se është dëshmi pro ose kundër evolucionit në asnjë rast. 20 Megjithatë, kreacionistët mund të kthehen te Bibla për të dhëna në lidhje me të kuptuarin e shpërndarjes globale të faunës dhe florës. Sipas kësaj, një rikolonizim i botës filloi menjëherë pas Përmbytjes së Zanafillës, kur ujërat u larguan (Zanafilla 8). Kafshët zbritën nga arka, dhe bimësia pluskuese, duke mbartur farat, insektet dhe peshqit e ujërave të ëmbla, do të vendosej mbi tokën që po shfaqej mbi ujë. Modelet kreacioniste përqendrohen në katër procese kryesore që kuptohet se kanë ndikuar biogjeografinë e pas-përmbytjes: transporti transoqeanik mbi qilima pluskues transporti prej njeriut migrimi dhe zhdukja e pjesshme specifizimi Transporti transoqeanik mbi qilima pluskues Potenciali për shpërndarjen e bimëve dhe kafshëve përmes hapësirave të mëdha të ujit me anë të ndonjë trapi natyror ka qenë pranuar prej evolucionistëve dhe kreacionistëve për shumë vjet. Profesori Pol Mudi [Paul Moody] i Universitetit të Vermontit argumentoi, Në kohët e përmbytjes, masa të mëdha toke dhe të bimësisë që e mbulonte atë, duke përfshirë pemët, mund të ishin shkëputur prej brigjeve të lumenjve dhe të kishin dalë me shpejtësi për në det. Ndonjëherë masa të tilla janë gjetur duke pluskuar në oqean, shumë larg nga toka, ende të gjelbra dhe të harlisura, me palma, njëzet deri në tridhjetë këmbë (7-10 m) të larta. Ka shumë mundësi që kafshët e tokës mund të ishin transportuar në distanca të mëdha në këtë mënyrë. Mayr shënon se shumë rryma tropikale oqeanike kanë një shpejtësi të paktën dy nyje detare; kjo mund të shkojë deri në pesëdhjetë milje [80 km] në ditë, 1000 milje [1600 km] në tri javë. 21 Kohët e fundit, ideja e transportimit të trungjeve është avancuar prej evolucionistëve për të shpjeguar prezencën e Bear Cuscus (Ailurops ursinus) dhe Dwarf Cuscus (Strigocuscus celebensis) në ishullin Sulauesi 22 dhe të lemurëve në ishujt e Madagaskarit. 23 Në vitin 1995, peshkatarët dëshmuan kolonizimin e ishullit të Anguilës në Inditë Perëndimore prej iguanave. Këto erdhën në njërin prej brigjeve lindore të ishullit, pasi kishin lundruar atje mbi një qilim trungjesh dhe 100

Biogjeografia Fig. 40 Gjurma e Oreobolus Nga Muzeu Buffalo i Shkencës në Nju Jork, SHBA. rrënjësh të pemëve, pak javë pasi dy urraganë i goditën ishujt e Antileve të Vogla. Shkencëtarët besuan se iguanat ishin zhvendosur 320 km larg Guadalupes. 24 Në mënyrë kuptimplote, biogjeografët shpesh i referohen oqeaneve e jo kontinenteve si rajonet kryesore biogjeografike. Kjo ndodh për shkak se, shumë shpesh, modelet e veçimit janë parë atje ku shumë organizma tokësorë janë shpërndarë përreth tokës që kufizon një oqean. Kaq e qartë ishte kjo për biogjeografin e shekullit të njëzetë Leon Croizat, saqë ai kaloi shumë kohë duke vizatuar gjurmët për të dhënë në formë grafike shfaqjet e përsëritura të këtyre modeleve. 25 Atje ku rishfaqet një gjurmë e veçantë në lidhje me organizmat e ndryshme, grup pas grupi, shpesh kësaj i referohen si gjurma e përgjithësuar. Për shembull, gjurma për bimët Oreobolus, paraqitet në Fig. 40 dhe është një gjurmë e cila është e njëjtë edhe për shumë bimë e kafshë të tjera. 26 Nga këto gjurmë të përgjithësuara, Croizat identifikoi pesë nyja ose porta të shpërndarjes së bimëve dhe kafshëve nëpër botë (Fig. 41). 27 Fuqia shkatërruese e vëllimeve të mëdha të ujërave që rrjedhin me shpejtësi është vigane, dhe në stadet e hershme të Përmbytjes së Zanafillës, kjo do të kishte qenë e mjaftueshme që të shkëpuste copa të mëdha pyjesh. Ndonëse disa nga këto do të ishin varrosur në sedimente, shumë miliarda pemë do të kishin mbe 101

Fig. 41 Lidhja mes rrymave, portave dhe zonave të endemizmit Të njëzet zonat e endemizmit të identifikuara nga Kendëll [Candolle] janë treguar me numrat nga 1 në 20. Të pesë portat gjeografike të identifikuara nga Kroizat [Croizat] janë treguar me anë të shkronjave nga A në E. Nga Kërt Uais [Kurt Wise] dhe Methju Krokston [Matthew Croxton], Rafting: A Post-Flood Biogeographic Dispersal Mechanism, Proceedings of the Fifth International Conference on Creationism, pp. 465 477. Puna grafike nga Stephanie Mace. Copyright 2003 nga Creation Science Fellowship, Inc., Pittsburgh, Pennsylvania, USA. Botuar me leje. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 102

Biogjeografia tur duke lundruar mbi sipërfaqen e ujërave si qilima trungjesh viganë. Këta ishuj bimësie, që ujiteshin rregullisht prej shiut, do ta kishin mbështetur me lehtësi jetën e bimëve dhe të kafshëve për periudha të mëdha kohore. Rrymat oqeanike do t i kishin lëvizur këto trapë masivë përreth globit, shpesh duke i zbarkuar në ndonjë breg toke, atje ku kafshët dhe insektet do të hipnin e do të zbrisnin, dhe pastaj do t i transportonin ato prapë në det. Aftësia e rrymave oqeanike për t i shpërndarë objektet pluskuese përreth botës u pa edhe në kohët e fundit, kur mijëra rosakë gome që përdoren në vaska u humbën prej një anijeje kontenier në Paqësorin Verior në vitin 1992. Në më pak se njëzet vjet ato kishin lundruar për në Australi dhe Amerikën e Veriut, dhe më pas për në Oqeanet Arktik dhe Atlantik. 28 Në mbështetje të teorisë së trapeve, Profesori Kurt Uais dhe Methju Krokston theksojnë se ndërprerjet e rrymave oqeanike me masat e tokës duken se korrespondojnë me zonat e endemizmit të de Kendëll dhe me portat biogjeografike të Kroizatit (Fig. 41). 29 Këtu nuk sugjerohet se kafshët e tokës i mbijetuan Përmbytjes së Zanafillës mbi trape, por që trapet do ta kishin lehtësuar shpërndarjen e tyre pas Përmbytjes, ndërsa ata u shumëfishuan dhe migruan larg arkës pasi ajo u vendos mbi malet e Araratit (Zanafilla 8:4). Transporti nga njeriu Sipas Biblës, pas shpërndarjes së njeriut në Babel (Zanafilla 11), raca njerëzore u shpërnda nëpër të gjithë tokën. 30 Dëshmi e shquar në mbështetje të kësaj gjendet nga arkeologjia, ngjashmëritë e gjuhëve të folura nga njerëzit në Evropë dhe në Lindjen e Largët, dhe analizat anatomike dhe të ADN-së. 31 Është e arsyeshme të besohet se shumë nga këta njerëz, duke udhëtuar nëpër rajone të ndryshme, do të kishin marrë edhe kafshë me vete, si ushqim për udhëtimin dhe më pas për t i përdorur në bujqësi me të mbërritur në destinacionet e tyre. 32 Migrimi dhe zhdukja e pjesshme Shumë kreacionistë besojnë së Epoka e Akullit 33 erdhi shumë shpejt pas Përmbytjes së Zanafillës. 34 Kjo do t i kishte ulur nivelet e deteve, ndërsa uji u akumulua si pllaka akulli dhe do të kishte krijuar ura të mëdha tokësore përmes të cilave kafshët do të mund të migronin. Shumë evolucionistë besojnë se një urë tokësore ekzistonte dikur përmes Ngushticës së Beringut, që lidhte Azinë me Amerikën. 35 Shumë gjeologë besojnë se kishte shumë përmbysje tektonike pas ndarjes së kontinenteve, 36 dhe se urat tokësore që dikur ekzistonin në pjesët e 103

tjera të botës, për pasojë mund të kenë rënë nën nivelin e detit. Kafshët mund të kenë lëvizur në tjetrin përmes këtyre urave, ndërsa ato u shumuan dhe u shpërndanë nga arka, ndoshta për një periudhë njëqindvjeçare. Shpejtësia me të cilën kafshët mund të përhapen prej këtij procesi demonstrohet prej lepujve të Australisë. Përpara se të arrinin tek Europianët, lepujt nuk njiheshin në këtë kontinent, por, në vitin 1959, në Viktorian Jugore në jug-lindje, u prezantua një koloni. Brenda pesëdhjetë viteve, kjo ishte përhapur kudo deri në bregun perëndimor. 37 Është e qartë se në kontinentet e ndryshme kanë ndodhur ndryshime kryesore në klimë. Mamuthët, rinocerontët, bizonët, kuajt dhe antilopat, për shembull, dikur jetonin në numra të mëdhenj në Siberinë Veriore. Shkretëtirat e Egjiptit dikur ishin savana të pasura. 38 Grupe kafshësh që dikur jetonin mjaft mirë në zona të caktuara mund të ishin zhdukur në këto vende, dhe vetëm ato që kishin migruar në kontinentet e tjera mund të kishin mbijetuar. Me të vërtetë, ndryshimet klimatike dhe konkurrenca prej kafshëve të tjera mund ta kishte nxitur migrimin. Në mënyrë alternative, mungesa e grupeve të veçanta në kontinente të caktuara mund të kuptohet se ndodh, për shkak se ato nuk migruan kurrë ose nuk u transportuan kurrë në këto vende dhe mbijetuan. Specifizimi Përkundër thënieve të bëra shpesh prej atyre që kërkuan të refuzonin kreacionizmin, shumë kreacionistë nuk debatojnë që speciet janë të fiksuara dhe nuk mund të ndryshojnë. Përkundrazi, ata debatojnë fort në mbështetje të procesit të specifizimit. Përveç dëshmisë së fortë shkencore në mbështetje të specifizimit, ai është një përbërës thelbësor i shpjegimit biblik për llojshmërinë e jetës që shihet tani në tokë. Sipas Biblës, të vetmet kafshë të tokës që i mbijetuan Përmbytjes ishin ato që u shpëtuan nga Noeu. Çdo lloj kafshe ishte e përfaqësuar në arkë; nga këto, duhet të kenë rrjedhur të gjitha speciet që jetojnë sot (Zanafilla 6-8). Kreacionistët biblikë besojnë, në parim, se informacioni gjenetik i domosdoshëm për t i prodhuar që të gjitha këto specie u mbart prej kafshëve që zbritën nga arka. Megjithatë, duhet përsëritur, se kreacionistët biblikë nuk besojnë se specifizimi mund të kapërcejë llojet, prandaj një zvarranik kurrë nuk do të specifizohej në një gjitar, për shembull, apo një majmun të bëhej një njeri. Duke e pranuar se kafshët dhe bimët u bënë me kapacitetin për t u përshtatur në mjediset e reja, kreacionistët debatojnë se prezenca e specieve të ngjash 104

Biogjeografia me ose e gjinive të ngjashme, në zona të lidhura ngushtë, ndonjëherë mund të shpjegohet me anë të ndryshimeve biologjike. Përfundim Ndërkohë që vëzhgimet e biogjeografisë japin dëshmi të fortë për procesin e specifizimit, ato nuk i mbështesin parashikimet më të përgjithshme të teorisë së evolucionit, ose modelin e gjeologëve për tokën e lashtë, për zhvendosjen e ngadaltë kontinentale. Megjithatë, të dhënat, mund të shihet se përshtaten me përmbledhjen biblike të rikolonizimit dhe të shumëllojshmërisë pas Përmbytjes së Zanafillës. Një histori biblike për jetën Zanafilla 1 4000 vjet para Krishtit Krijimi i gjithësisë dhe i jetës në tokë në gjashtë ditë. Krijimi i burrit të parë dhe i gruas së parë prej të cilëve rrjedh e tërë raca njerëzore. Zanafilla 6-8 2350 vjet para Krishtit Shkatërrimi i botës së lashtë me anë të një Përmbytjeje globale. Bimët u ruajtën në sipërfaqen e ujërave dhe kafshët e tokës në arkë. Shumica e shkëmbinjve sedimentarë u formuan në mënyrë katastrofike gjatë kësaj kohe, duke varrosur miliarda bimë dhe kafshë, që tani shihen si fosile, duke përfshirë qymyrin dhe naftën. Rikolonizimi i botës me anë të bimëve dhe kafshëve pas Përmbytjes, duke përfshirë një shumëllojshmëri të shpejtë të kafshëve duke dhënë speciet e shumta që gjenden në tokë sot. Kafshët që u shpëtuan në arkë zotëronin të gjithë informacionin gjenetik të nevojshëm për t i prodhuar të gjitha speciet e gjalla. Në mënyrë të ngjashme, njerëzit e shpëtuar në arkë zotëronin të gjithë informacionin gjenetik të nevojshëm për të dhënë të gjithë njerëzit që jetojnë sot. Zanafilla 11 2200 vjet para Krishtit Shpërndarja e racës njerëzore nëpër të gjithë tokën, dhe themelimi i gjuhëve të reja, fiseve dhe kombeve. 2350 1500 p.k. Epoka e Akullit 2300 p.k. deri më sot Vazhdon shumëllojshmëria e kafshëve dhe bimëve, duke përdorur kapacitetin e tyre të brendshëm për t iu përshtatur mjediseve në ndryshim. 105

Shënimet 1 Todd C. Wood, A Creationist Review and Preliminary Analysis of the History, Geology, Climateand Biology of the Galápagos Islands (Eugene, OR: Wipf and Stock, 2005), fq. 108 125. 2 Todd C. Wood dhe Megan J. Murray, Understanding the Pattern of Life (Nashville, TN:Broadman & Holman, 2003), fq. 192. 3 Christopher Humphries dhe Lynne Parenti, Cladistic Biogeography: Interpreting Patterns of Plant and Animal Distributions (2nd edn.; Oxford: Oxford University Press, 1999), fq. 21 22. 4 Gareth Nelson dhe Norman Platnick, Systematics and Biogeography: Cladistics and Vicariance (New York: Columbia University Press, 1981), fq.. 368, 524; C. Barry Cox, The Biogeographic Regions Reconsidered, Journal of Biogeography, 28/4 (2001), fq. 511 523, te: interscience.wiley.com. 5 Mark Ridley, Evolution (3rd edn.; Oxford: Blackwell Science, 2004), Kap. 17. 6 Wilma George dhe René Lavocat, The Africa South America Connection (Oxford: Clarendon Press, 1993), fq. 159; Charles Davis et al., High-Latitude Tertiary Migrations of an Exclusively Tropical Clade: Evidence from Malpighiaceae, International Journal of Plant Sciences, 165 (2004; 4 Suppl.), S107 S121, te: people.fas.harvard.edu/~ccdavis/pdfs/davis_et_al_ijps_2004.pdf. 7 George dhe Lavocat, The Africa South America Connection, Kap. 9. 8 Po aty. fq. 159. 9 Robert Thorne, Major Disjunctions in the Geographic Ranges of Seed Plants, The Quarterly Review of Biology, 47/4 (1972), fq. 365 411; Buffalo Museum of Science (New York), Panbiogeography: Pacific Basin Tracks, te: sciencebuff.org/pacific_basin_tracks.php. 10 Michael Allaby, Dromiciopsia, in A Dictionary of Zoology (Oxford: Oxford University Press, 1999), te: encyclopedia.com. 11 William Beck et al., Life. An Introduction to Biology (3rd edn.; New York: HarperCollins, 1991), fq. 1324. 12 George Schatz, Malagasy/Indo-Australo-Malesian Phytogeographic Connections, te W. R. Lourenço, (ed.), Biogeography of Madagascar (Paris: Editions ORSTOM, 1996), te: mobot.org. 13 Hong Qian, Floristic Relationships between Eastern Asia and North America: Test of Gray s Hypothesis, The American Naturalist, 160/3 (2002), fq. 317 332. 14 Charles Smiley, Pre-Tertiary Phytogeography and Continental Drift: Some Apparent Discrepancies, te Jane Gray and Arthur Boucot, (eds.), Historical Biogeography, PlateTectonics and the Changing Environment (Corvallis, OR: Oregon State University Press, 1976), fq. 311 319. 15 Richard Cifelli dhe Brian Davis, Marsupial Origins, Science, 302 (2003), fq. 1899 1900. 16 Quantum, ABC, 6 November 1991, cituar te Focus: News of Interest about Creation and Evolution, Creation, 14/2 (1992), pp. 5 8; Duane Gish, Evolution: The Fossils Still Say No! (El Cajon, CA: Institute for Creation Research, 1995), fq. 178 183. 17 Tim Flannery, Forum: A Hostile Land Could One Tiny Fossil Overthrow Australia s Orthodoxy?, New Scientist, 2116 (1998), fq. 47. 18 George Gaylord Simpson, Mammals and Land Bridges, Journal of the Washington Academy of Sciences, 30 (1940), fq. 137 163, at: wku.edu; Robert Thorne, Major Disjunctions in the Geographic Ranges of Seed Plants, The Quarterly Review of Biology, 47/4 (1972), p. 375; Aslaug Hagen, Trans-Atlantic 106

Biogjeografia Dispersal and Phylogeography of Cerastium Arcticum (Caryophyllaceae) Inferred from RAPD and SCAR Markers, American Journal of Botany, 88/1 (2001), fq. 103 112. 19 Një tjetër shembull i shquar i evolucionit konvergjent janë sistemet e echo-location [Shën. i Përkthyesit: përcaktimi i vendndodhjes me anë të tingujve] të përdorura nga lakuriqët e natës dhe nga balenat, të cilët përsëri besohet se kanë evoluar mjaft të veçuar. Që sisteme të tilla të ngjashme dhe shumë të sofistikuara të mund të kenë dalë përmes mutacioneve të rastësishme, kërkon një besueshmëri shumë shumë të madhe. (Lee Spetner, Not by Chance (New York: Judaica Press, 1998)). 20 Gareth Nelson dhe Norman Platnick, Systematics and Biogeography: Cladistics and Vicariance (New York: Columbia University Press, 1981), fq. 223. 21 Paul Moody, Introduction to Evolution (New York: Harper & Brothers, 1953), fq. 262. 22 Tom Heinsohn, A Giant Among Possums, Nature Australia, 26/12 (2001), fq. 24 31. 23 Ian Tattersall, Madagascar s Lemurs, Scientific American, (January 1993), fq. 90. 24 Ellen Censky et al., Over-Water Dispersal of Lizards due to Hurricanes, Nature, 395 (1998), p. 556; Carol Yoon, Hapless Iguanas Float Away and Voyage Grips Biologists, The NewYork Times, 13 March 2008, te: nytimes.com. 25 Christopher Humphries dhe Lynne Parenti, Cladistic Biogeography: Interpreting Patterns of Plant and Animal Distributions (2nd edn.; Oxford: Oxford University Press, 1999), fq. 33 37; Léon Croizat, Panbiogeography, vols. 1, 2A dhe 2B (self-published, 1958). 26 Ole Seberg, Taxonomy, Phylogeny, and Biogeography of the Genus Oreobolus R.Br. (Cyperaceae), With Comments on the Biogeography of the South Pacific Continents, Botanical Journal of the Linnean Society, 96 (1998), fq. 119 195; Buffalo Museum of Science (New York), Vicariance Biogeography and Panbiogeography of the Plant Genus Oreobolus (Cyperaceae): A Comparison of Methods and Results, te: sciencebuff.org/panbiogeography_of_oreobolus.php. 27 Croizat, Panbiogeography, fig. 259, vol. 2B, fq. 1018. 28 Peter Ford, Drifting Rubber Duckies Chart Oceans of Plastic, Christian Science Monitor, 31 July 2003, at: csmonitor.com; Ben Clerkin, Thousands of Rubber Ducks to Land on British Shores After 15 Year Journey, Daily Mail, 27 June 2007, te: dailymail.co.uk. 29 Kurt P. Wise dhe Matthew Croxton, Rafting: A Post-Flood Biogeographic Dispersal Mechanism, Proceedings of the Fifth International Conference on Creationism (Pittsburgh: Creation Science Fellowship, 2003), fq. 465 477. 30 Në këtë Bibla është këmbëngulëse. Sipas Zanafilla 11:8, Zoti i shpërndau ata mbi faqen e tërë dheut ; dhe përsëri te Zanafilla 11:9, që aty Zoti i shpërndau mbi tërë faqen e dheut (shkronjat e pjerrëta të miat). 31 Lawson L. Schroeder, A Possible Post-Flood Human Migration Route, TJ (Journal of Creation), 19/1 (2005), fq. 65 72, te: creationontheweb.com. 32 John Woodmorappe, Causes for the Biogeographic Distribution of Land Vertebrates after the Flood, Proceedings of the Second International Conference on Creationism, 11 (1990), fq. 361 370. 33 Domethënë, ata besojnë një një Epokë Akulli në vitet 2350 deri në 1500 Para Krishtit. Shih Paul Garner, The New Creationism (Darlington: Evangelical Press, 2009), Kap. 15. 34 Don Batten, (ed.), The Answers Book (6th edn.; Acacia Ridge, Queensland: Answers in Genesis, 2004), Kap. 16. 107

35 Scott Elias et al., Life and Times of the Bering Land Bridge, Nature, 382 (1996), fq. 60 63. 36 Kreacionistët biblikë gjithashtu besojnë se kontinentet u ndanë, por jo për miliona vite. Ata kuptojnë se kjo ndodhi shumë shpejt, gjatë ose shpejt pas Përmbytjes së Zanafillës. Dr. John Baumgardner i Laboratorit Kombëtar Los Alamos, SHBA, ka prodhuar një model kompjuterik për mantelin e Tokës, dhe ka treguar se lëvizja e pllakave tektonike ka shkaktuar që kontinentet të ndaheshin edhe spontanisht, edhe shumë shpejt. Modeli gjithashtu propozon një mekanizëm të mundshëm për një përmbytje globale. (Don Batten, (ed.), The Answers Book (Acacia Ridge, Queensland: Answers in Genesis, 1999), fq. 151 156). 37 Carl Wieland, The Grey Blanket, Creation, 25/4 (2003), fq. 45 47. 38 Tony Fitzpatrick, Scientists Find Fossil Proof of Egypt s Ancient Climate, Washington University in St Louis, te: wustl.edu. 108