MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Similar documents
From the Pastor s Desk

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

XVII Sistemi i administratës publike

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

RAPORTI VJETOR KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

Reforma e MFK në Shqipëri

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

RAPORTI I VLERËSIMIT TË KORRUPSIONIT SHQIPËRI

Shqipëria Raporti i vetëvlerësimit, fundi i periudhës

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE PËR PARANDALIMIN E LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DHE PËR NJË QEVERISJE TRANSPARENTE,

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

RAPORTI I PROGRESIT : SHQIPËRIA

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

BAROMETRI BALLKANIK I MEDIAS

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

KORRUPSIONI DHE ANTIKORRUPSIONI NË SISTEMIN E DREJTËSISË

RAPORT STUDIMOR. MonitoriMi i Procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe ProkurorëVe në Periudhën Janar 2017 Qershor 2018

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

MANUAL TRAINIMI PJESMARRJA E GRAVE DHE TË RINJVE NË VENDIM-MARRJEN LOKALE KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

REKOMANDIMI NR.12 I ECRI-T PËR POLITIKAT E PËRGJITHSHME

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

Etika e Komunikimit në Administratën Publike,

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

SI TË RAPORTOHET PËR ÇËSHTJET QË LIDHEN ME SIGURINË?

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës

E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Studime Themelore. Islami, Dr. Besfort Rrecaj

Për Shkollën Qendër Komunitare -

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

TRAJTIM JURIDIKO-PENAL I TË DREJTAVE TË TË PANDEHURIT NË PROCESIN PENAL SHQIPTAR. VËSHTRIM KRAHASUES ME VENDET E TJERA

MBROJTJA E SË DREJTËS PËR

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Ver.1.2 Rishikuar Mars 2017

OFENDIMI DHE SHPIFJA SI PJESË E REFORMAVE MEDIATIKE

MEDIA SHQIPTARE DHE STANDARDET EVROPIANE

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Transcription:

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

TI Albania është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të organizatës Transparency International, e cila nëpërmjet Sekretariatit Ndërkombëtar dhe më shumë se 90 degëve të pavarura kombëtare, punojnë si lëvizje e përkushtuar për të kontribuar në një botë pa korrupsion. Ky publikim është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme Gjermane (Auswärtiges Amt). Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Transparency International Albania dhe nuk reflekton domosdoshmërisht mendimin e donatorit. Përgatiti: Danjela Çollaku

PERMBAJTJA - Hyrje - Mbrojtja e denoncuesve të korrupsionit (bilbilfryrësit) - E drejta e informimit - Linjat telefonike / portalet online për denoncimin e korrupsionit - Ndërgjegjësimi i publikut 1

HYRJE Korrupsioni mbetet një ndër fenomenet më negative, që cënojnë demokracinë dhe shtetin ligjor në shoqërinë e sotme. Në Raportet e Progresit që Bashkimi Europian prezanton vit pas viti për Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit mbetet një nga çështjet më problematike, për të cilën kërkohet një angazhim konkret dhe i vazhdueshëm nga ana e të gjithë aktorëve politikë. Ai madje shihet si një problem serioz edhe nga vetë qytetarët, të cilët të pyetur se në çfarë mase mendojnë se korrupsioni është problem në sektorin publik në Shqipëri, e kanë vlerësuar me notën 4.2. 1 Projekti Advocacy and Legal Advice Centre (ALAC) - Qëndra e Advokimit dhe Këshillimit Ligjor, i implementuar nga Transparency International Albania (TIA), me mbështetjen financiare të Auswärtiges Amt, ka ardhur nga nevoja për të përmirësuar nivelin e njohurive të qytetarëve mbi sfidat, me të cilat ballafaqohen në përballjen me korrupsionin e përditshëm, si edhe për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit të tyre lidhur me përpjekjet dhe mekanizmat për të luftuar korrupsionin në nivelet legjislative dhe institucionale. Ekipi i ekspertëve ligjorë të këtij projekti ka synuar të ofrojë: këshillim ligjor falas lidhur me të drejtat e qytetarëve në raste të sjelljes korruptive të zyrtarëve publikë; informacion mbi mundësitë e ofruara nga legjislacioni në fuqi për denoncimin dhe reagimin ndaj akteve të korrupsionit; informacion mbi autoritetet administrative përgjegjëse për rastet përkatëse; asistencë ligjore dhe ndihmë në mbledhjen e informacioneve të nevojshme për zgjidhjen e konflikteve administrative; përfaqësim pranë institucioneve qëndrore dhe vendore (jo në gjykatë); 1 Në një shkallë nga 1-5, ku 1 aspak problem dhe 5 problem shumë serioz (Barometri Global i Korrupsionit 2013) 2

Në konsultimet me qytetarët, është vënë re se në mardhënien që ata kanë me administratën publike, rryshfeti nuk përbën vetëm një kosto në vlerë parash, që jepet në mënyrë të padrejtë, por krijon edhe efekte diskriminimi në dhënien e shërbimeve për ta. Në Barometrin Global të Korrupsionit 2013, të prezantuar nga TIA në korrik, të pyetur se sa dakord janë me shprehjen : Njerëzit e thjeshtë mund të bëjnë ndryshimin kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit, në 75% të rasteve qytetarët janë shprehur se janë dakord me të 2. 45% 40% 35% 30% 25% 20% 15% 10% 5% 0% Mjaft dakord Dakord Nuk janë dakord Burimi: Barometri Global i Korrupsionit 2013 Nuk janë fare dakord Kjo tregon se ata janë të gatshëm të reagojnë kundër këtij fenomeni, që prek drejtëpërdrejtë interesat e tyre. Me përkeqësimin e korrupsionit në mbarë botën dhe vendosjen e tij në themel të çështjeve më të debatuara në ditët e sotme, nuk mund të qëndrojmë në heshtje. Eshtë koha që qeveria, biznesi, shoqëria civile dhe qytetarët të ndërmarrin aksione për ndalimin e korrupsionit. Rreziku për korrupsion është më i madh në ato raste kur denoncimi apo raportimi i akteve korruptive nga qytetarët nuk mbështetet apo nuk mbrohet nga institucionet shtetërore me anë të mekanizmave ligjorë dhe mjeteve konkrete për denoncim (linjat telefonike apo portale në internet). Për këtë arsye është mjaft e rëndësishme që shteti të garantojë në mënyrë efektive mundësinë për ushtrimin e një të drejte të tillë nga çdo qytetar i thjeshtë, duke mos lejuar që ai 2 http://tia.al/2013/11/26/tia-prezanton-barometrin-global-te-korrupsionit-gcb-2013/ 3

të bëhet objekt i formave të ndryshme të shpagimit apo kërcënimit si: largimi nga puna, dëmtimi fizik, cënimi i dinjitetit personal, fyerjet e personalitetit apo nisjen e procedimeve administrative, civile, penale në ngarkim të tij. Vihet re, se frika nga pasojat e mësipërme, e shoqëruar kjo dhe me nivelin e ulët të ndërgjegjësimit të publikut, mungesën e informacionit për mundësitë që ofron legjislacioni, si dhe me nivelin e ulët të besimit tek institucionet, janë arsyeja kryesore që pengojnë denoncimin e këtij fenomeni. Nëse i referohemi Barometrit Global të Korrupsionit 2013, për Shqipërinë 3 rezulton : Arsyet pse nuk do ta raportonit një rast korrupsioni? Nuk di ku mund të denoncoj Kam frikë nga pasojat Nuk do të sillte ndonjë ndryshim Të tjera 24% 26% 50% 1% Ky rezultat duhet të bëjë të reflektojë të gjithë aktorët politikë, duke nxitur marrjen e masave dhe angazhimin konkret në luftën kundër korrupsionit. Ky publikim ka si qëllim të identifikojë mekanizmat ligjorë kryesorë dhe ato konkretë që garantojnë përfshirjen e publikut (qytetarëve) në luftën kundër korrupsionit. Ndër format kryesore të ekzistencës së këtyre mekanizmave evidentojmë: 1. Mbrojtja e denoncuesve të korrupsionit (bilbilfryrësit) Një ndër sfidat kryesore në luftën kundër korrupsionit është të qënurit aktiv të qytetarëve në denoncimin e rasteve, kur ata janë viktima apo dëshmitarë të akteve korruptive. Kjo është e lidhur ngushtë me garancitë që ofron legjislacioni, për mbrojtjen e denoncuesve të korrupsionit (siç po përdoret gjërësisht bilbilfryrësve ), nga pasojat që mund të vijnë për shkak të raportimeve të tyre. Ky akt raportimi bëhet duke i dhënë prioritet mbrojtjes së interesit publik përkundrejt atij personal. 3 Ibidem 4

2. E drejta e informimit Për një qeverisje të mirë dhe demokratike transparenca përbën një nga elemëntët thelbësorë që duhet të garantohen për të gjithë qytetarët. Transparenca nënkupton ndarjen e informacionit, si dhe ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve, në mënyrë të hapur me publikun. Aksesi i lirë ndaj informacionit luan një rol kyç në promovimin e transparencës dhe në parandalimin e korrupsionit. Për këtë arsye, institucionet shtetërore duhet ta ofrojnë atë në kohë dhë në mënyrë të plotë për qytetarët, me qëllim që të garantojnë një përdorim sa më efektiv të tij. Gatishmëria në dhënien e informacionit nga institucionet e administratës publike rrit përgjegjshmërinë e tyre në shërbimin ndaj qytetarëve. 3. Linjat telefonike / portalet online për denoncimin e korrupsionit Linjat telefonike ose portalet online për denoncimin e korrupsionit sigurojnë një kanal për pritjen e ankesave nga qytetarët që kanë marrë dijeni, apo kanë qënë viktima të një akti korruptiv të zyrtarëve publikë. Përdorimi i tyre është një tregues i mirëfilltë i gatishmërisë së qytetarëve për t a kundërshtuar këtë fenomen, si edhe një tregues për suksesin e përpjekjeve anti-korrupsion të qeverisë. 4. Ndërgjegjësimi i publikut Ndërgjegjësimi i publikut është një aspekt mjaft i rëndësishëm për përshirjen e tij në luftën kundër korrupsionit. Mungesa e njohurive mbi korrupsionin dhe niveli i ulët i besimit tek institucionet, ndikojnë drejtëpërdrejtë në suksesin e funksionimit të mekanizmave për denoncimin e tij, sado i garantuar të jetë efektiviteti i tyre nga ana e qeverisë. Përpjekjet në këtë drejtim duhet të fokusohen kryesisht në procesin arsimor /edukimin, ndërgjegjësimin dhe forcimin e besimit të publikut tek institucionet. 5

Mbrojtja e denoncuesve të korrupsionit (bilbilfryrësit) 4 Ekzistenca e instrumentave ligjorë të brendshëm për denoncimin e korrupsionit është hapi i parë dhe më i rëndësishëm që duhet të ndërmarrë një shtet për të garantuar suksesin e përpjekjeve të tij në parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni 5. Mungesa e garancive ligjore të tilla, pengon luftën kundër korrupsionit dhe i ekspozon bilbilfryrësit përballë rrezikut të shpagimit. 6 Legjislacioni për bilbilfryrësit është relativisht një risi për pjesën më të madhe të vëndeve të botës, pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës debati mbi këtë mekanizëm filloi rreth viteve 70, ndërsa në Evropë përpjekjet e para filluan rreth viteve 90. Aktualisht vetëm katër shtete të Bashkimit Evropian (Britania e Madhe, Rumania, Luksemburgu dhe Sllovenia) kanë një legjislacion të plotë dhe të avancuar për mbrojtjen e bilbilfryrësve 7. Vështirësia për zbatimin efektiv të këtij legjislacioni, në mjaft raste, ka ardhur si pasojë e kulturës së ulët të denoncimit që ekziston në shoqëri, e kushtëzuar kjo dhe nga e kaluara historike e regjimeve totalitare të vendosura në vende të caktuara. Bilbilfryrësit kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në përpjekjet kombëtare dhe globale për të luftuar korrupsionin. Ata rrezikojnë karrierën, dhe shpeshherë madje edhe integritetin fizik 4 Transparency International e përkufizon termin whistleblowing si zbulimin ose raportimin e veprimeve të gabuara, të cilat përfshijnë korrupsionin, veprat penale, shkeljet e detyrimit ligjor, keqadministrimin e drejtësisë, rreziqet specifike për shëndetin publik, sigurinë ose mjedisin, abuzimin me autoriteti publik, përdorim i paautorizuar i fondeve apo pronës publike, keqmenaxhimi, konflikti i interesit, si edhe aktet për të mbuluar secilin prej veprimeve të lartpërmendur. Një whistleblower / bilbilfryrës është çdo punonjës në sektorin publik apo atë privat, që zbulon informacione rreth këtyre lloj shkeljesh ligjore, dhe që rrezikon të ndëshkohet për këtë. Këtu përfshihen individë, të cilët janë jashtë mardhënieve tradicionale punëdhënës-punëmarrës, të tillë si këshilltarët, kontraktorët, praktikantë, vullnetarët, studentët punonjës, punëtorët e përkohshëm, dhe ish-punëtorë. http://www.transparency.org/whatwedo/pub/international_principles_for_whistleblower_legislation 5 Detyrim, që rrjedh dhe nga Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit (UNCAC), Kapitulli i dytë, Mbi Parandalimin 8/4. 6 David Banisar, Whistleblowing: International Standards and Developments 7 Për më tepër shih: Transparency International, WHISTLEBLOWING IN EUROPE / LEGAL PROTECTIONS FOR WHISTLEBLOWERS IN THE EU, 2013. 6

të tyre, për të raportuar akte korruptive që kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor. Nga zbulimi i informacioneve të tilla, në mjaft vënde bilbilfryrësit kanë ndihmuar në evitimin e shpërdorimit të shumave të mëdha të parave të destinuara për fonde publike 8. Në legjislacionin shqiptar 9, një rregullim specifik dhe i drejtëpërdrejtë i këtij instituti të së drejtës, që garanton mbrojtjen e denoncuesve të korrupsionit, realizohet nga Ligji Nr. 9508, datë 3.04.2006 Për bashkëpunimin e publikut në luftën kundër korrupsionit, si edhe nga disa dispozita të Kodit të Punës 10. Ajo që vihet re është mungesa e plotë e informacionit nga ana e qytetarëve, dhe shpesh herë edhe e zyrtarëve publikë, për ekzistencën e tij dhe po ashtu mbrojtjen që ai ofron. Nga analiza e këtij ligji, rezulton se ai ka për qëllim të nxisë pjesëmarrjen e publikut në denoncimin e korrupsionit, duke përcaktuar rregullat, procedurat dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore për denoncimin dhe regjistrimin e praktikave korruptive, si dhe shpërblimin dhe mbrojtjen e personave që denoncojnë. Megjithatë, shohim se ky ligj nuk i referohet në mënyrë specifike përkufizimit të gjerë që ekziston për whistleblowing 11, por mjaftohet vetëm me mbrojtjen në rastet ekskluzive të denoncimit të praktikave korruptive, një term ky mjaft i paqartë dhe i diskutueshëm. Ligji 9508, garanton ruajtjen e konfidencialitetit dhe anonimatit, në rast se kjo kërkohet nga personi që bën denoncimin, si dhe e mbron atë nga çdo procedim administrativ, civil ose penal që mund të nisë në ngarkim të tij, edhe nëse ky denoncim rezulton i pavërtetë. Përjashtim bën rasti kur ky person është punonjës i institucionit në të cilin bëhet denoncimi, dhe me dashje paraqet një denoncim për një praktikë haptazi të ligjshme. Pavarësisht qëllimit të mirë, parashikimi i një nocioni të tillë mjaft subjektiv, siç është dashja, lë vend për arbitraritet dhe cënon garantimin e mbrojtjes për subjektet denoncuese që punojnë në institucione publike. Ky element përbën një mangësi të këtij ligji, duke marr në konsideratë faktin që këta subjekte janë mjaft të rëndësishëm, kur bëhet fjalë për denoncimin e akteve korruptive, pasi kanë dhe mundësinë, më të madhe, për zbulimin e veprimeve të kundraligjshme brenda administratës. 8 Shih: http://nonukesnw.wordpress.com/2013/02/23/nuclear-whistleblower-gives-his-testimony-2/ 9 Për më shumë shih: Institute for Democracy and Mediation (IDM) Whistleblowers protection in Albania: An assessment of the legislation and practice, Albanian laws containing provisions on whistleblowing, fq. 4 10 Neni 10/1 i Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, shtuar me Ligjin Nr. 10 053, datë 29.12.2008, i cili garanton mbrojtjen nga heqja e padrejtë nga puna, si një ndër format kryesore të shpagimit për denoncuesit e korrupsionit. 11 Shih Supra:Referencën 4. 7

Në vazhdim, ai përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha proçedurat që duhet të ndjekin institucionet publike në rastet e përballjes me denoncime, duke përfshirë faza si: regjistrimi; shqyrtimi; hetimi administrativ; përfundimi i hetimit; vendimi për rezultatet e hetimit. Ky ligj, ndër të tjera, i njeh personave që denoncojnë praktika korruptive, të drejtën e përfitimit të një shpërblimi monetar, në rast se ato rezultojnë të vërteta, duke përjashtuar personat, që kanë marrë dijeni për këto akte për shkak të detyrës. Kjo është shoqëruar dhe me caktimin e një fondi të veçantë në buxhetin e institucioneve, me qëllim të përmbushjes së detyrimeve që sjellë ky ligj. Pavarësisht nga sa më sipër, nëse do të flasim për efikasitetin e këtij ligji, mund të themi se ka mangësi të theksuara për zbatimin në praktikë dhe një mungesë totale të informacionit zyrtar nga institucionet publike për rastet e denoncimit, mënyrën e trajtimit dhe rezultatin përfundimtar të tyre. Gjithashtu është i nevojshëm dhe një rishikim i legjislacionit ekzistues, me qëllimin e përmirësimit të tij dhe përshtatjen me zhvillimet dhe format e reja të shfaqjes së fenomenit të korrupsionit në shoqërinë shqiptare. Në përfundim, Transparency International do të propozonte këto rekomandime 12 në rishikimin e legjislacionit ekzistues: Zgjerimin e përkufizimit për praktikat korruptive sipas këtij ligji; Ekzistencën e një ligji integral, që të garantojë mbrojtjen duke përfshirë dhe sektorin privat, krahas atij publik; Përfshirjen e aktorëve të ndryshëm (shoqërinë civile apo komunitetin e biznesit) në proçesin e rishikimit apo hartimit të një ligji të ri; 12 Për më shumë shih: Transparency International, International principles for whistleblower legislation / Best practices for laws to protect whistleblowers and support whistleblowing in the public interest http://www.transparency.org/whatwedo/pub/international_principles_for_whistleblower_legislation 8

Garantimin e mjeteve juridike për mbrojtjen e denoncuesve të korrupsionit nga çdo formë shpagimi (ndihma juridike pa pagesë); Ruajtjen e konfidencialitetit dhe anonimatit të denoncuesve; Miratimin e akteve nënligjore të nevojshme që të parashikojnë qartësisht të gjitha proçedurat që duhen ndjekur për trajtimin e denoncimeve; Krijimin e një autoriteti konkret për trajtimin e denoncimeve, të bëra në kuadër të këtij ligji; Trajnimin e stafit që do të jetë përgjegjës për pranimin e denoncimeve për aktet korruptive; Detyrimin e institucioneve për monitorimin, raportimin dhe shpërndarjen publike të të dhënave zyrtare mbi denoncimet dhe mënyrën e trajtimit të tyre; Parashikimin e sanksioneve ndëshkuese për rastet e moszbatimit korrekt të këtij ligji nga autoritetet përgjegjëse. Mbrojtja e denoncuesve të korrupsionit nëpërmjet aprovimit të një legjislacioni specifik, legjitimon dhe u siguron atyre infrastrukturën e nevojshme për të zbuluar dhe raportuar rastet e abuzimit nga institucionet publike. Për funksionimin e këtij mekanizmi duhet që qeveria të ndërmarrë fushata ndërgjegjësimi dhe iniciativa për ta promovuar atë, në mënyrë që të ndryshojë perceptimi që mund të ketë shoqëria për denoncuesit e korrupsionit. Në këtë proçes mund të përfshihen dhe shumë aktorë të tjerë si: shoqëria civile, media, komuniteti i biznesit etj. Megjithatë, mbi të gjitha, ajo që duhet pasur në konsideratë është se nuk mjafton vetëm mbrojtja e bilbilfryrësve nga ana e institucioneve shtetërore, por e rëndësishme është edhe mbështetja e vazhdueshme e tyre. 9

E drejta e informimit Garantimi i së drejtës së informimit është një ndër elementët thelbësorë, që në një mënyrë lejon kontrollin e institucioneve publike nga qytetarët, duke bërë të mundur kështu zbulimin e veprimeve të abuzimit të pushtetit nga zyrtarët publikë për përfitime personale. Një nga mjetet më të rëndësishme në realizimin e kësaj të drejte është ekzistenca e një legjislacioni të mirë dhe zbatimi efektiv i tij në praktikë. Ndërsa, situata duket më optimiste për sa lidhet me ekzistencën e akteve ligjore, që garantojnë këtë të drejtë, akoma edhe më shumë angazhim dhe vullnet nevojitet nga institucionet publike për zbatimin e tij në praktikë. Nga njëra anë, kjo nënkupton garantimin e kësaj të drejte për qytetarët në çdo rast, pa u kushtëzuar në motivimin apo arsyetimin e qëllimit të kërkesës së tyre, dhe nga ana tjetër nënkupton parashikimin dhe zbatimin e sanksioneve në rastet e pajustifikuara të mohimit të kësaj të drejte. Kuadri ligjor që garanton të drejtën për informim synon të promovojë kulturën e transparencës dhe përgjegjshmërisë së administratës publike, në mënyrë që qytetarët të kenë dijeni mbi mënyrën e përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe shpenzimit të parave publike prej saj. Pavarësisht nga kjo, rastet e mohimit të kësaj të drejte shfaqen shpesh në praktikë, dhe megjithëse janë të justifikuara nga siguria publike, mbrojtja e privatësisë 13 apo tradita e administratës publike, shpesh kanë si qëllim pikërisht fshehjen e veprimeve të dyshimta për korrupsion. 13 Ligj Nr.8503, datë 30.6.1999 PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE, 3, 4. 10

Në legjislacionin shqiptar e drejta e informimit garantohet nga : Kushtetuta, në nenin 23 të saj: 1. E drejta e informimit është e garantuar. 2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore. 3. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive. Kodi i Proçedurave Administrative (neni 13 ; neni 20) Neni 13 Parimi i bashkëpunimit të administratës me personat privatë 1. Organet e administratës publike e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në bashkëpunim të ngushtë me personat privatë duke: a) u siguruar personave privatë informacionin dhe sqarimet e nevojshme. Neni 20 E drejta për t u informuar Të gjithë pjesëmarrësit në një proçedurë administrative kanë të drejtë të marrin informacion dhe të njihen me dokumentet e përdorura në këtë proçedurë, përveç rasteve kur me ligj janë vendosur kufizime 14. Organi administrativ, që zhvillon proçedurën administrative, është i detyruar t u japë informacion pjesëmarrësve në proçedurë edhe në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre. Ligji Nr. 8503, datë 30.06.1999, Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet Zyrtare Sipas këtij ligji çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka të drejtë: - të kërkojë informacion për dokumentet zyrtare, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e organeve shtetërore dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore, pa qenë i detyruar të shpjegojë motivet për të cilat e kërkon një informacion të tillë. - të kërkojë informacion për të dhënat vetjake (të mbajtura në një dokument zyrtar) të personave që kryejnë funksione shtetërore, për aq sa këto lidhen me cilësi të kërkuara nga ligji për personat që i ushtrojnë këto detyra. 14 E drejta e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni mund të ushtrohet personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar. 11

- ka të drejtë të njihet me dosjet dhe regjistrat e administratës (përveçse kur ndalohet shprehimisht nga ligji). Lidhur me mënyrën apo formën e kërkimit të informacionit ligji nuk përcakton ndonjë detyrim. Kështu qytetarët mund ta kërkojnë informacionin duke paraqitur një kërkesë të thjeshtë me shkrim nëpërmjet postës apo dorazi, ose në mënyrë verbale pranë institucionit përgjegjës. Sipas ligjit informacioni jepet pa pagesë nga administrata publike, përveç rastit kur kjo gjë ka shpenzime, atëherë institucioni mund të vendosi tarifa të përcaktuara paraprakisht. Ndërsa për sa lidhet me formën e dhënies së informacionit, ligji parashikon detyrimin e administratës për të dhënë përgjigje me shkrim ose kopje të dokumentave të kërkuara. Në rastin kur ekziston mundësia e dhënies së informacionit në ndonjë formë tjetër (psh: verbale), kjo mund të bëhet vetëm nëse për këtë merret pëlqimi me shkrim i personit që kërkon informacionin. E drejta e ankimit në rastin e mohimit të kësaj të drejte është e sanksionuar në ligj. Ankimi bëhet duke ndjekur rregullat e ankimit të përcaktuara në Kodin e Proçedurës Administrative, sipas të cilit ai i drejtohet organit nga i cili është kërkuar informacioni apo organit epror të tij. Pas ezaurimit të këtyre mundësive, atëherë individi mund t i drejtohet gjykatës për të detyruar institucionin të japë informacionin e kërkuar, si edhe të shpërblejë për dëmin e shkaktuar nga ky veprim i tij. Ligji, gjithashtu, njeh edhe mundësinë e ankimit tek Avokati i Popullit, meqënese ai ngarkohet për zbatimin e tij. Megjithatë duhet përmendur se akti administrativ i nxjerrë nga Avokati i Popullit, për këto raste, nuk ka fuqi detyruese ndaj institucionit që ka mohuar të drejtën e informimit, dhe si i tillë mbetet në trajtën e rekomandimit. Kështu, krahas forcimit të kapaciteteve të administratës për zbatimin efektiv të tij, ligji ekzistues mbi të drejtën e informimit, ka nevojë për rishikim, bazuar në praktikën e këtyre viteve, si edhe për plotësime në mënyrë që të përshtatet me nevojat e aktualitetit. Më konkretisht: 1. Zgjerimin e subjekteve që janë të detyruara të japin informacion sipas këtij ligji; 2. Nxitja e përdorimit të teknologjive të reja, veçanërsiht internetit, për të garantuar informimin pasiv të qytetarëve në mënyrë të shpejtë, të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë; 12

3. Sanksionimi shprehimisht në ligj i rasteve specifike kur ndodhemi para kufizimit të së drejtës për të marrë informacion; 4. Rishikimin e afateve për dhënien e informacionit (40 ditë), duke patur parasysh dhe praktikat e rajonit ku: Kosova 15 ditë, Maqedonia 30 ditë, Serbia 15 ditë; 5. Përcaktimi i një autoriteti / institucioni, vendimet e të cilit të kene fuqi detyruese kur bëhet fjalë për marrjen e masave administrative dhe ndëshkimin e rasteve të shkeljes së dispozitave ligjore mbi të drejtën e informimit. Si konkluzion, garantimi i së drejtës për informim nxit qytetarët dhe institucionet publike në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, por ky duhet të jetë një proçes i dy-anshëm. Nga njëra anë, qeveria duhet që në mënyrë aktive 15 të bëjë publike informacione të gjëra mbi veprimtarinë e saj, dhe nga ana tjetër qytetari duhet ta përdori këtë informacion për të ushtruar në mënyrë të plotë të drejtat e tij. 15 Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë, e-albania.al, përmban informacion përmbledhës dhe lidhje të faqeve zyrtare të internetit të institucioneve të tjera. 13

Linjat telefonike / portalet online për denoncimin e korrupsionit Vënia në dispozicion të publikut të linjave telefonike apo portaleve online për denoncimin e korrupsionit, është një nga mjetet më të drejtëpërdrejta të përfshirjes së publikut në luftën kundër tij. Në Shqipëri, kjo praktikë filloi të përhapej në vitin 2008 16, ku përveç linjave telefonike pa pagesë, denoncimi mund të bëhej nëpërmjet sms-ve apo nëpërmjet postës elektronike. Aktualisht, pjesa më e madhe e institucioneve publike 17 kanë aktive në faqen zyrtare të tyre linja të tilla, që nxisin publikun për denoncimin e akteve korruptive që hasin në institucionin përkatës, apo edhe në institucionet e varësisë së tyre. Këto linja denoncimi janë pjesë integrale e secilit institucion dhe nuk përfaqësojnë një agjenci të veçantë që trajton ankesat e publikut lidhur me korrupsionin. Një risi në këtë drejtim është portali STOP KORRUPSIONIT NE DREJTESI i krijuar së fundmi në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë 18, i cili ka për qëllim t i mundësojë qytetarëve denoncimin e korrupsionit, shkeljet e ligjit, sjelljet që bien ndesh me etikën profesionale, rastet e fshehjes së pasurisë së: Gjyqtarëve, Prokurorëve, si dhe çdo nëpunësi që ushtron detyrën në institucionet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Për të garantuar funksionimin në mënyrë efektive, shërbimi që ofrojnë këto linja duhet të promovohet gjerësisht, si edhe të jetë lehtësisht i përdorshëm nga qytetarët. Ato duhet të bëhen publike nëpërmjet sa më shumë burimeve mediatike si: gazetat lokale dhe kombëtare, televizionet, radiot apo internetit. Gjithashtu, një vëmendje të madhe kërkon edhe njohja e pengesave për aksesin nga ana e qytetarëve në përputhje me faktorë të tillë, si ai gjeografik, teknik, ekonomik apo social-kulturor. 16 Strategjia Ndërsektoriale e Parandalimit, Luftës kundër Korrupsionit e Qeverisjes Transparente, 2008-2013, fq.17, F/ Edukimi dhe pjesëmarrja e qëndrueshme e publikut. 17 Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk kanë linja të tilla denoncimi, pavarësisht se shëndetësia dhe arsimi konsderohen nga qytetarët si sektorë gjërësisht të prekur nga korrupsioni, sipas Barometrit Global të Korrupsionit 2013. 18 http://ankesa.justice.gov.al/ 14

Në të njëjtën kohë, duhet patur një kujdes i veçantë për të garantuar kapacitetet njerëzore, teknike dhe ato financiare të nevojshme për funksionimin e këtyre linjave. Mungesa e parashikimeve buxhetore për secilin prej elementëve të sipërpërmendur bën që funksionimi i këtyre mekanizmave të dështojë. Në lidhje me aftësitë e stafit që do të menaxhojë këto linja, është e nevojshme që ata të kenë njohuri të mjaftueshme të kuadrit ligjor që lidhet me aktet korruptive. Ata duhet të dinë, gjithashtu, se si të mbrohen nga raportimet e bëra me keqbesim, nga punonjësit e pakënaqur, që ngrenë pretendime të pa bazuara dhe false kundër kolegëve apo eprorëve 19. Njohuritë e stafit duhet të shërbejnë për të bërë një analizë paraprake të bazës së denoncimit, për të ndjekur më pas proçedurat për referimin e rasteve pranë organeve kompetente për ndjekjen e tyre. Në funksionimin e këtij mekanizmi, duhet patur në vëmendje mbrojtja sipas të gjitha garancive ligjore në fuqi e viktimave apo dëshmitarëve të korrupsionit nga çdo lloj pasoje që mund të sjell akti i tyre i raportimit. 20 Një element tjetër që tregon për efektivitetin e këtij mekanizmi është publikimi i raporteve të vazhdueshme me të dhëna mbi funksionimin e linjave të denoncimit, një veprim i cili ka munguar tërësisht gjatë këtyre viteve që ato kanë qënë aktive në institucione të ndryshme. 21 Informacioni duhet të përfshijë numrin e përgjithshëm të denoncimeve, numrin e atyre denoncimeve që janë referuar tek autoritetet me kompetenca investigative (policia, prokuroria, inspektoriati i kontrollit dhe deklarimit të pasurive etj.) dhe mbi të gjitha masat e marra për secilin prej tyre (masa administrative, vendime për fillimin e ndjekjes penale etj.). Në mënyrë të përmbledhur, për të patur një funksionim efektiv të linjave telefonike apo portaleve online të denoncimit të korrupsionit, duhet: Promovimi publik i shërbimeve të tyre; Të garantohet profesionalizmi i stafit menaxhues të tyre; 19 Për më shumë detaje shiko: U4 Network, U4 Helpdesk Query, Anti-corruption hotlines, (Bergen, Norway: Chr. Michelsen Institute, 2006) 20 Për më shumë detaje shih Supra: Mbrojtja e denoncuesve të korrupsionit (bilbilfryrësve) 21 Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit në Këshillin e Ministrave nuk ka bërë publik asnjë raport zyrtar me të dhëna konkrete lidhur me denoncimet e qytetarëve. 15

Të planifikohet në mënyrë specifike në buxhetin e institucionit fondi për funksionimin e tyre; Të mbrohen të drejtat ligjore të denoncuesve të korrupsionit; Të garantohet anonimati (nëse kërkohet nga denoncuesi) dhe të mbrohen të dhënat personale të denoncuesve 22 ; Të sanksionohen me akte ligjore proçedurat standarte për trajtimin e ankesës/denoncimit (afatet, personat përgjegjës etj.) Publikimi në mënyrë të rregullt i të dhënave zyrtare mbi funksionimin e tyre; Garantimi i pavarësisë së funksionimit të tyre nga çdo lloj ndërhyrje politike apo administrative. Si konkluzion, funksionimi i këtij mekanizmi, si përcjellës i zërit të qytetarëve më pranë qeverisjes, varet nga vullneti institucioneve publike dhe nga përgjegjshmëria e tyre, në mënyrë që të rritet niveli i besimit të publikut dhe të nxitet numri i denoncimeve. 22 Për më shumë referoju: http://www.kmdp.al/web/pub/njoftim_per_shtyp_kmdp_576_1.pdf 16

Ndërgjegjësimi i publikut Faktori kyç që ndikon drejtpërsëdrejti në përfshirjen e publikut në luftën kundër korrupsionit është ndërgjegjësimi i tij mbi korrupsionin. Rolin kryesor në këtë proçes duhet ta luajnë institucionet publike si në nivel qëndror, ashtu edhe në atë lokal. Kjo politikë duhet të jetë gjithnjë prioritet i organeve qeverisëse, e mbështetur gjërësisht dhe nga përpjekjet e vazhdueshme të ndërmarra në vite nga organizatat e shoqërisë civile me mbështetjen e donatorëve kryesor. TIA mendon se kjo përpjekje duhet të jetë e fokusuar në këto drejtime kryesore - Trajtimi në kurrikulat mësimore të çështjeve që kanë të bëjnë me Korrupsionin Ndikimet negative dhe të dëmshme të korrupsionit në shoqëri prekin kryesisht sferat morale dhe etike në shoqëri. Të rinjtë përpara se të bëhen qytetarë me të drejta të plota kanë një koshiencë të mirëfilltë të fuqisë së korrupsionit, të trashëguar në një pjesë të mirë të rasteve edhe nga prindërit e tyre, dhe kështu ata bëhen pjesë e këtij fenomeni duke e quajtur këtë, herë një betejë të humbur e herë një përshtatje me mënyrën e funksionimit të shoqërisë në tërësi. Në këtë aspekt është e nevojshme hartimi i programeve mësimore që trajtojnë temën e korrupsionit. Gjatë hartimit të këtyre kurrikulave duhet bërë përzgjedhja në mënyrë profesionale e informacionit në trajtimin e temave të tilla duke patur në konsideratë grupmoshën, së cilës i drejtohet. Kështu për sistemin 9-vjeçar dhe atë të mesëm duhet t i kushtohet rëndësi shpjegimit apo evidentimit të rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin, njohjen me pasojat negative të këtij fenomeni, si edhe me mjetet për kundërshtimin e tij. Ndërsa në nivelet më të larta të studimit, kjo temë mund të trajtohet duke u fokusuar në parimet e etikës dhe integritetit. 17

- Ndërgjegjësimi Ndërgjegjësimi duhet të përfshijë sensibilizimin e popullsisë në një nivel më të gjerë mbi pasojat negative që sjellë ky fenomen në jetën e tyre dhe mbi të gjitha mbi mekanizmat që garanton ligji për kundërshtimin e tij. Ky proçes realizohet nëpërmjet përdorimit të të gjitha mjeteve të informimit masiv, si media e shkruar apo televizioni, për njohjen e këtij fenomeni dhe mbi të gjitha për publikimin e rasteve të suksesshme në luftën kundër tij nga institucionet. Krahas fushatave të ndërgjegjësimit në terren (shpërndarja e materialeve informuese), një ndikim më të madh e më të drejtëpërdrejtë ka transmetimi i dokumentarëve investigativë apo prezantimi në media i çështjeve konkrete dhe masave të marra nga institucionet përkatëse për to. - Rritja e besimit të publikut Korrupsioni shihet si një problem në nivelet më të larta të qeverisjes dhe institucionet duhet t i marrin seriozisht thirrjet kundër korrupsionit nga qytetarët dhe të përgjigjen me veprime konkrete për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë. Në Barometrin Global të Korrupsionit (korrik 2013), vetëm 12 % e qytetarëve mendojnë se veprimet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit janë efektive. Ndryshimi i kuadrit ligjor apo krijimi i agjencive të reja në luftën kundër këtij fenomeni nuk përbën risi në këtë drejtim, por ajo që kërkohet është angazhimi konkret dhe dhënia fund e pandëshkueshmërisë. Për të rritur besimin e publikut është e nevojshme : Informimi i vazhdueshëm i publikut mbi rastet korruptive të zbuluara; Rritja e transparencës dhe efiçencës në punën e institucioneve publike, për të përmirësuar perceptimin e publikut për performancën e tyre; Rritja e numrit të vendimeve që kanë të bëjnë me ndëshkimin e rasteve korruptive; Informimi i publikut nëpërmjet statistikave mbi denoncimet për korrupsion dhe mënyrën e trajtimit të tyre nga institucionet përgjegjëse. Krahas publicitetit për arritjet e institucioneve të ndryshme në luftën kundër korrupsionit, në forcimin e besimit të publikut tek ato, ndikon edhe përgjegjshmëria e tyre për evidentimin e problemeve dhe mangësive gjatë punës së tyre, me qëllimin e marrjes së masave për përmirësimin e saj në vazhdim. 18

TRANSPARENCY INTERNATIONAL ALBANIA Bulevardi Gjergj Fishta, Projekt 2000, Kulla V, Ap. 6 Tiranë Tel: +355 04 2267 457 Email: leginet@albaniaonline.net ; info@tia.al http://tia.al/