PËR SHËNDETIN RIPRODHUES

Similar documents
Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo. Qeveria Vlada-Government

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Scanned by CamScanner

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

OBSTETRIKA DHE GJINEKOLOGJIA

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

INFERMIERIA OBSTETRIKE GJINEKOLOGJIKE

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Edukimi fiziko-seksual dhe inteligjenca emocionale-seksuale

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

From the Pastor s Desk

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

RREGULLORE NR. 2005/3 MBI MINIERAT DHE MINERALET NË KOSOVË

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I MJEKËSISË DREJTIMI-INFERMIERI PUNIM DIPLOME

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË (3-6 VJEÇ)

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR TOKËN BUJQËSORE

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

XVII Sistemi i administratës publike

Komuna sipas masës së fëmijës

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

Parimet themelore dhe edukimi

PLANI I INTEGRITETIT

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

Vlerësimi i Shërbimeve të Konsultoreve të Nënës dhe Fëmijës në Shqipëri

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

Karta Evropiane e Shëndetit të Zemrës

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

UDHËRRËFYESI I DREJTAVE TË NJERIUT I BE-SË PËR LIRINË E SHPREHJES ONLAJN DHE OFLAJN

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR NDËRTIMIN

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

Reforma e MFK në Shqipëri

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

Për Shkollën Qendër Komunitare -

VLERËSIMI I FORMAVE ALTERNATIVE TË KUJDESIT DHE MBËSHTETJES SË SHËRBIMEVE FAMILJARE PËR FËMIJËT ME PAAFTËSI RAPORT

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

karrigeve me rrota manuale

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

Raport vlerësues i përputhshmërisë së legjislacionit ekzistues vendas me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES

LIGJ Nr.8588, datë

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT NË EMERGJENCAT PSIKIATRIKE

RAPORT STUDIMOR. MonitoriMi i Procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe ProkurorëVe në Periudhën Janar 2017 Qershor 2018

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI I INFERMIERISË PUNIM DIPLOME. TEMA: Kujdesi infermieror te personat me retardim mendor

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt

Transcription:

UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo UNMIK PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji Nr. 02/L-76 Kuvendi i Kosovës, PËR SHËNDETIN RIPRODHUES Në bazë të Kreut 5.1(ë) dhe 9.1.26 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr.2001/9 e datës 15 Maj 2001). Miraton: LIGJIN PËR SHËNDETIN RIPRODHUES Kapitulli I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimtarive që zhvillohen në fushën e shëndetit riprodhues, në institucionet shëndetësore, mbron të drejtat riprodhuese të individit e të çiftit duke përfshirë të drejtën për tu informuar dhe për të pasur qasje në shërbime të duhura. Neni 2 Përkufizimet Për qëllimet e këtij Ligji vlejnë përkufizimet e termeve nga Ligji për shëndetësi nr. 2004/4, Kapitulli I, neni 1 dhe përkufizimet e veçanta si vijon: Shëndeti riprodhues: është gjendja e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe sociale që përfshinë çdo gjendje që i përket sistemit riprodhues dhe që nuk definohet vetëm si mungesë e thjeshtë e sëmundjes, çrregullimit të funksionit ose të pamjaftueshmërisë. Amësia e sigurt: nënkupton të drejtën që çdo femër të marrë kujdesin që i nevojitet të ketë shëndet të mirë nga shtatzënia deri në lindjen e fëmijës. Elementet kryesore për të siguruar amësinë e sigurt përfshijnë qasjen për kujdes me cilësi të lartë para, gjatë dhe pas lindjes. E drejta riprodhuese: është e drejta e individëve dhe çifteve që të vendosin lirshëm dhe me përgjegjësi mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën në të cilën ata duan të kenë fëmijë, të drejtën që të kenë qasje në informata, edukim, komunikim dhe mjete të cilat do t`iu mundësojnë atyre që vendimet të jenë të mbështetura në evidencë.

Planifikimi i familjes: është e drejta e individëve dhe çifteve që të informohen, të parashohin dhe vendosin lirshëm mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën në të cilën ata duan të kenë fëmijë. Kontracepcioni: nënkupton metodat dhe mjetet që përdoren për pengimin mbarësimit të qelizës vezë dhe zhvillimin e shtatzënësisë. Infertiliteti: paraqet redukimin e theksuar dhe i pavullnetshëm i kapacitetit natyror të riprodhimit të një çifti heteroseksual për të pasur fëmijë në moshën e pjekur biologjike riprodhuese, brenda dy viteve me jetë stabile seksuale të vërtetuar pa përdorim të kontracepcionit. Riprodhimi i asistuar: është një kompleks i shërbimeve mjekësore që ka për qëllim të rregulloj infertilitetin përfshirë të gjitha trajtimet dhe procedurat e inseminimit artificial, fertilizimit in-vitro, procedurat laboratorike, veprimet mjekësore me materialet gjenetike femërore dhe mashkullore, me pikësynim të fekondimit artificial dhe vendosjen e embrioneve të fituara. Inseminimi artificial: paraqet proces përmes së cilit sperma vendoset në ose afër organit riprodhues femëror, duke përdorur teknika të riprodhimit të asistuar mjekësor dhe jo marrëdhënie seksuale. Fertilizimi in vitro: teknika e riprodhimit të asistuar mjekësor me fekondimin e qelizës vezë me gametin mashkullor që bëhet jashtë organizmit të femrës, në laborator, që rezulton me embrion i cili transferohet në mitër me qëllim të implantimit dhe të zhvillimit të tij në fryt. Lehonia: periudha kohore prej 6 javë pas lindjes. Menopauza: periudha e jetës së femrës në të cilën ndalet cikli menstrual. Andropauza: periudha e jetës së mashkullit në të cilën ndërrohet balanci hormonal mashkullor. Nëna bartëse: femra e cila pranon bartjen e embrionit të fituar nga riprodhimi human i asistuar mjekësor dhe implantimin e tij në mitrën e saj, mbajtjen e shtatzënësisë së plotë dhe lindjen dhe e cila në mënyrë vullnetare heq dorë nga e drejta ligjore për fëmijën e lindur nga ky akt, duke u mbështetur në kontratën e bërë me çiftin infertil. Neni 3 Ministria e shëndetësisë organizon dhe koordinon veprimtaritë në këto fusha të shëndetit seksual dhe riprodhues: 1. E drejta riprodhuese; 2. Informimi, edukimi dhe këshillimi mbi shëndetin seksual dhe riprodhues përgjatë gjithë ciklit jetësor; 3. Amësia e sigurt; 4. Planifikimi i familjes; 5. Parandalimi dhe trajtimi i përshtatshëm i infertilitetit; 6. Ndërprerja e sigurt e shtatzënisë; 7. Shërbimet për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS-it, si dhe infeksioneve dhe sëmundjeve të traktit riprodhues; 8. Parandalimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjeve malinje të sistemit riprodhues dhe karcinomës së gjirit. 2

Kapitulli II E DREJTA RIPRODHUESE, INFORMIMI, EDUKIMI DHE KËSHILLIMI Neni 4 4.1. Çdo individi pavarësisht nga përkatësia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore i garantohet e drejta në informim dhe edukim lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, përgjatë gjithë ciklit jetësor të saj/tij. 4.2. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtën të vendosin lirisht, por duke respektuar dëshirën e secilit partner, për kohën, numrin e intervalin e lindjeve, të informohen për mjetet e duhura të realizimit të tyre. 4.3. Ky ligj i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna. 4.4. Respekti reciprok, mirëkuptimi, pacenueshmëria e integritetit personal dhe ndarja e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre janë obligim i dyanshëm i femrës dhe i mashkullit. Neni 5 5.1. Çdo individ ka të drejtë në jetë të shëndoshë seksuale dhe riprodhuese që zgjedh me vullnetin e saj/tij. 5.2. Asnjë femër nuk mund të detyrohet të mbetet shtatzënë. 5.3. Çdo ndërhyrje mjekësore e lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues duhet bërë konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38. Neni 6 6.1. Çdo individi i sigurohet qasja në shërbime shëndetësore të standardit më të lartë të mundshëm të shëndetit seksual dhe riprodhues, për të ruajtur dhe përparuar shëndetin seksual dhe riprodhues të saj, tij, dhe ka të drejtë të kërkojë këshillim, ekzaminim mjekësor, trajtim të përshtatshëm dhe rehabilitim për jetë të shëndetshme seksuale dhe riprodhuese konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38. 6.2. Të gjithë individët kanë të drejtë për të përfituar nga progresi shkencor dhe teknologjitë e reja lidhur me riprodhimin dhe seksualitetin, kur ato janë të sigurta dhe të pranueshme. 3

Çdo femër ka të drejtë në amësi të sigurt. Kapitulli III AMËSIA E SIGURTË Neni 7 Neni 8 8.1. Të gjitha femrat para dhe gjatë shtatzënësisë, gjatë lindjes dhe në lehoni përfitojnë pa bashkë pagesë, në institucionet shëndetësore publike këto shërbime: 1. këshillimin prekoncepcional, 2. ndjekjen periodike dhe kujdesin shëndetësor në shtatzënësi, 3. kujdesin shëndetësor gjatë lindjes, 4. ndjekjen periodike dhe kujdesin shëndetësor në lehoni, 5. Kujdesin për foshnjën. 8.2. Çdo femër ka të drejtën për mbrojtje shëndetësore gjatë shtatzënisë së saj, për asistencë gjatë lindjes dhe të përfitojë zbatimin e metodave e praktikave që minimizojnë rrezikun për shëndetin e saj ose shëndetin e fetusit, të të porsalindurit dhe fëmijës. Neni 9 9.1. Numri dhe lloji i ekzaminimeve të rekomanduara për shtatzëna dhe periudha e kryerjes së tyre përcaktohen me akt nënligjor të Ministrisë së shëndetësisë. 9.2. Të gjithë punëtorët shëndetësor në institucionet shëndetësore që ofrojnë përkujdesje për shtatzënën kanë për obligim të plotësojnë fletoren personale të shtatzënës dhe fletoren e fëmijës. 9.3. Përdorimi i dokumentacionit shëndetësor rregullohet me akt nënligjor. Neni 10 Nëna dhe foshnja kanë të drejtë për kujdes shëndetësor dhe mbështetje të veçantë të nivelit më të lartë të mundshëm. Neni 11 Kujdesin para dhe gjatë shtatzënësisë, lindjes dhe lehonisë brenda detyrave dhe përgjegjësive të tyre e ofrojnë mjekët specialist të gjinekologjisë dhe obstetrikës, neonatologjisë, pediatrisë, mjekët familjar, mamitë dhe infermierët familjar. 4

Kapitulli IV PLANIFIKIMI I FAMILJES Neni 12 Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtë të informohen për rreziqe, edukim dhe komunikim të mbështetur në evidencë, zgjedhje të vullnetshme dhe që të përfitojnë nga përdorimi i mjeteve dhe i metodave të sigurta, të përballueshme dhe të pranueshme të planifikimit të familjes. Neni 13 13.1. Shërbimet këshillëdhënëse për planifikim të familjes ofrohen nga personeli shëndetësor ose social i trajnuar dhe në institucionet që sigurojnë konfidencë. 13.2. Është detyrë e punëtorit shëndetësor ose social në institucionet shëndetësore që të informoj individin ose çiftin lidhur me planifikimin e familjes. Neni 14 Metodat dhe mjetet për planifikimin e familjes, të pranueshme për t'u përdorur, përcaktohen me akt nënligjor. Neni 15 Vetëm specialisti i gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe mjeku familjar janë të lejuar që të përshkruajnë mjete kontraceptive ose të rekomandojnë përdorimin e mjeteve dhe teknologjive kontraceptive mjekësore. Neni 16 Kontracepcioni kirurgjik dhe aplikimi i implanteve dhe dispozitivit intrauterin bëhen vetëm nga specialisti i gjinekologjisë dhe obstetrikës ose urologu. Neni 17 17.1. Sterilizimi artificial është një metodë e ligjshme për planifikimin familjar dhe kryhet konform nenit 109 të Ligjit për shëndetësi. 17.2. Çdo individ ka të drejtën, në përputhje me dëshirat e veta, që t u nënshtrohet metodave kirurgjike për sterilizim. 5

Kapitulli V RIPRODHIMI I ASISTUAR Neni 18 Riprodhimi i asistuar i përgjigjet vullnetit dhe kërkesës prindore të çiftit për të pasur fëmijë duke trajtuar shkaqet mjekësore të infertilitetit ose për të penguar bartjen e sëmundjeve nga prindërit tek fëmija. Neni 19 Zbatimi i teknikave të riprodhimit të asistuar kryhet nga ekipi i profesionistëve të licencuar nga Ministria e shëndetësisë: 1. kur çifti ka dështuar në përpjekjet për të pasur fëmijë për një periudhë prej së paku dy vjetësh deri në momentin kur kryhet riprodhimi i asistuar; 2. kur merret pëlqimi me shkrim për çdo cikël procedurash mjekësore nga individët dhe çifti i interesuar konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38. Riprodhimi i asistuar përdoret në rastet kur: Neni 20 1. metodat tjera të trajtimit të infertilitetit të femrës, mashkullit ose partnerëve nuk janë produktive ose të përshtatshme dhe nuk garantojnë rezultatin e dëshiruar; 2. rekomandohet parandalimi i bartjes së sëmundjeve gjenetike nga prindërit tek fëmija; 3. rekomandohet parandalimi i bartjes së sëmundjeve tjera që do të rezultonin në vdekje të parakohshme, prapambetje mendore dhe, ose, pa aftësi të rëndë të fëmijës; 4. Konsiderohen si alternativë e vetme për të lindur fëmijë. Neni 21 Riprodhimi i asistuar përfshin procedurat klinike dhe biologjike, të cilat mundësojnë: 1. inseminimin artificial, 2. fertilizimi in vitro, 3. transferimin e embrioneve, 4. teknikat tjera të barasvlershme që lejojnë riprodhimin jashtë procesit natyror. Neni 22 Para se t i nënshtrohet riprodhimit të asistuar, konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38, çifti përfitues duhet të: 1. informohet rreth suksesit ose dështimit të procedurave, 2. informohet për rreziqet për nënën dhe fëmijën, 3. vlerësojë motivimin e çiftit, 4. informohet për mundësitë ligjore të adoptimit të fëmijës dhe të drejtohet në institucionet sociale përkatëse. 6

Neni 23 Veprimtaritë e ndaluara në lëmin e riprodhimit të asistuar janë: 1. keqpërdorimi i embrioneve për qëllime komerciale, industriale dhe eksperimentale. 2. manipulimet gjenetike në embrione; 3. donacionet ilegale të embrioneve; 4. trafikimi i gameteve; 5. përzierja e gameteve; 6. marrëveshjet e ndërmjetësimit për amësi substitutive, 7. inseminimi post-mortem pa pëlqim me shkrim të partnerit; 8. thyerja e të drejtës së konfidencës së të dhënave mbi dhuruesit e gameteve; 9. aborti selektiv i embrioneve të gjinisë së caktuar; 10. zgjedhja e gjinisë së fëmijës, me përjashtim të rasteve me indikacione shëndetësore me pasoja për nënën dhe frytin dhe, 11. veprimtaritë shëndetësore konform nenit 46 të Ligjit për Shëndetësi. Neni 24 24.1. Për koordinimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të riprodhimit të asistuar mjekësor, do të jetë përgjegjës Komisioni për riprodhim të asistuar mjekësor i formuar nga Ministria e Shëndetësisë. 24.2. Autoriteti dhe përbërja e Komisionit për riprodhim të asistuar mjekësor do të përcaktohet me akt nënligjor. Neni 25 Kushtet dhe kërkesat për përdorimin e teknologjive riprodhuese të asistuara, inseminim dhe fertilizimin artificial, që rezulton me implant embrional, përcaktohen me akt nënligjor. Kapitulli VI INFEKSIONET SEKUALISHT TË TRANSMETUESHME DHE HIV/AIDS Neni 26 Masat e parandalimit, mbikëqyrjes, diagnostikimi dhe trajtimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme me përjashtim të HIV/AIDS-it, duke u mbështetur në standardet dhe protokolet shëndetësore të përcaktuara në evidencë, aktet ligjore dhe nënligjore, ofrohen nga specialistët e: 1. shëndetësisë publike, 2. mjekësisë familjare, 3. dematovenerologjisë, 4. gjinekologjisë dhe obstetrikës 5. urologjisë Neni 27 Parandalimi, mbikëqyrja, diagnostifikimi, trajtimi dhe kujdesi i HIV/AIDS rregullohet me akt nënligjor. 7

Kapitulli VII ORGANIZIMI I SHËRBIMEVE TË SHËNDETIT SEKSUAL DHE RIPRODHUES Neni 28 Ministria e Shëndetësisë përcakton organizimin, strukturën, menaxhimin, rregullat e funksionimit, politikat dhe strategjitë e shëndetit seksual dhe riprodhues. Neni 29 Kujdesi për shëndetin seksual dhe riprodhues përfshinë: 1. shërbimet para dhe gjatë shtatzënësisë, gjatë lindjes dhe në lehoni; 2. shërbimet për rritjen, zhvillimin dhe të ushqyerit e fëmijës; 3. shërbimet për shëndetin seksual dhe riprodhues të adoleshentëve dhe të rinjve; 4. shërbimet për shëndetin seksual dhe riprodhues te personave përreth periudhës së menopauzës, andropauzës dhe në pleqëri; 5. shërbimet e avokimit, informimit, edukimit dhe komunikimit mbi shëndetin seksual dhe riprodhues; 6. shërbimet e planifikimit të familjes; 7. parandalimin dhe trajtimin e infertilitetit dhe metodat e riprodhimit të asistuar; 8. trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të traktit riprodhues; 9. kontrollin dhe mjekimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme; 10. mbikëqyrjen dhe trajtimin e HIV/AIDS; 11. shërbimet e shëndetit riprodhues në raste emergjente. Neni 30 30.1. Shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues ofrohen në institucione shëndetësore publike, mikse dhe private të licencuara, në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor. 30.2. Organizimi i shërbimeve të shëndetit seksual dhe riprodhues në nivelet e kujdesit shëndetësor rregullohen me akte nënligjore. Kapitulli VIII KATEGORITË E VEÇANTA Neni 31 Ministria e shëndetësisë iu siguron qasje në shërbime shëndetësore seksuale dhe riprodhuese të nivelit më të lartë të mundshëm këtyre personave: 1. adoleshentëve dhe të rinjve, 2. personave në menopauzë, andropauzë dhe në pleqëri në nevojë, 3. personave me aftësi të kufizuar, 4. personave të trafikuar, 5. personave të margjinalizuar. 8

Neni 32 Personave të çvendosur dhe refugjatë në situata emergjente iu sigurohet qasje në shërbime shëndetësore seksuale dhe riprodhuese themelore të nivelit më të lartë të mundshëm. Neni 33 Personave që vuajnë nga sëmundjet malinje të sistemit riprodhues dhe nga karcinoma e gjirit u sigurohet qasje në shërbimet e nivelit më të lartë të mundshëm të parandalimit, zbulimit të hershëm, trajtimit dhe mbikëqyrjes së sëmundjeve malinje në përputhje me akte nënligjore. Kapitulli IX FINANCIMI Neni 34 Shërbimet shëndetësore riprodhuese do të financohen konform nenit 57 tё Ligjit për shëndetësi 2004/4. Kapitulli X DISPOZITAT DISCIPLINORE DHE NDËSHKIMORE Neni 35 35.1. Në rastet e mos zbatimit dhe shkeljeve te dispozitave të këtij ligji do të merren masa konform neneve 118, 119 dhe 120 të Ligjit për shëndetësi. 35.2. Shkelja e dispozitave ligjore të përcaktuara me këtë ligj paraqet vepër penale të paraparë sipas kapitullit 21 të Kodit Penal të Kosovës. Kapitulli XI DISPOZITAT KALIMTARE Neni 36 Me qëllim të zbatimit të këtij Ligji, Ministria e shёndetёsisё do tё nxjerr akte nënligjore të përcaktuara me kёtё Ligj. Neni 37 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji Nr. 02/L-76 10 tetor 2006 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha 9