Pikërisht para vdekjes së tij nga

Similar documents
From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk

Zotërimiti Doktrinor Dokumenti Bazë

Just before his death from cancer

NË PËRKUJTIM. Plaku Robert D. Hejls. Një material shtesë për Liahonën. nëntor 2017 III

Manuali i Mësuesit Themelet e Rivendosjes

Manuali i Mësuesit Familja e Përjetshme

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

PARIME TË UDHËHEQJES MANUAL I MËSUESIT RELIGION 180R

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

Mësime të Presidentëve të Kishës. Hauard W. Hanter

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Bibël për fëmijët paraqet. Mbreti i Urtë Salomon

Noeu dhe Përmbytja e Madhe

Predikuesi 1:1 1 Predikuesi 1:16. Predikuesi

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja

From the Pastor s Desk

Subordinate causal clauses in Albanian language

From the Pastor s Desk

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

Burim Trajnimi për Mësuesin e Ri

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE WHO WON THE RAFFLE?

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message By Father David Fox. President s Message INSIDE THIS ISSUE

World Missionary Press

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

UILLIAM KERI (William Carey)

THE ORTHODOX POST INSIDE THIS ISSUE. A Very Happy & Healthy New Year to All!!!

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

KOLONA ZANORE MUZIKORE

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

ZYGMUNT BAUMAN KUFIJTË E RINJ DHE VLERAT UNIVERSALE

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message By Father David Fox. President s Message By Bill Peters INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message. President s Message. The Orthodox Post Page 3. Bishop Nikon Elevated to Archbishop INSIDE THIS ISSUE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

KUSHTET E BEJTIT DHE PËRGJEGJËSITË E NJË AHMADIU

FILOZOFIA TELEOLOGJIKE E MEVLANA XHELALEDDIN RUMIUT

ZHVLERESIMI I VEPRAVE

NATYRA E PSIKES NJERËZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NË KONCEPTIN ISLAM TË PERSONALITETIT

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

UDHËZUES I ILUSTRUAR MBI ISLAMIN

EDITORIAL for you. Përshëndetje lexues të dashur,

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

Al-Ṭūsī. Fondacioni RUMI

ISLAMI DHE BRENGA E NJERIUT TË SOTËM. Sejjed Hosein Nasër

Të drejtat e njeriut dhe përdoruesit e drogës në Shqipëri Vetëm të drejtat mund të ndalojnë padrejtësitë

KOMPLOTI BOTR RËROR. Nikola M. Nikolov

ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA

Ndërsa mësoja më shumë për teorinë e evolucionit, u bë gjithnjë e më e

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

PARATHËNIE i HYRJE... vii KREU I: ROLI I KRISHTËRIMIT NË FORMIMIN E SHOQËRISË DHE SHTETIT AMERIKAN

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

THE ORTHODOX POST. President s Message THIS ISSUE INSIDE. A Christmas Present: A Prayer for Preparing for Holy Communion, by St.

GRUAJA NË ISLAM TIRANË,

Zonat kulturore e civilizimit islam... 3 Brzezinski: respektim të dinjitetit politik të muslimanëve...8 Islami në dy tre fjalë...

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

ROLI I INSTITUCIONEVE

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

Doracak për arsimtarë. Hulumtimi mbi të drejtat e fëmijëve (edukimi mbi të drejtat e fëmijëve)

Arsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

Programi M: Doracaku i Meshkujve të Rinj. Një qasje Gjinore për Ndërtimin e Aftësive Jetësore për një Tranzicion të Shëndetshëm drejt Burrërisë

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

Cilat komponente janë të të domosdoshme, në mënyrë që kompjuterët të punojnë? Cilat lloje të Kompjuterëve personal ekzistojnë

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

AUTENTICITETI DHE HISTORICITETI I NJERIUT NE FILOZOFINË E HANNAH ARENDT

Shkenca politike Venera Llunji 51 Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike

Për Shkollën Qendër Komunitare -

ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHËMËSHIRSHMIT, MËSHIRËPLOTIT

University of Groningen. From the village to the city Caro, Erka

FEMRA NËN MBROJTJEN E ISLAMIT

Music Box: SYTË MOVIEMANIA: Falas. Këndi sportiv: Donjeta SADIKU

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI ˮ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. TEMA: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike.

NJERIU NJËDIMENSIONAL

MANUALI I METODOLOGJISE SE VLERESIMIT TE NEVOJAVE PER TRAJNIM NE SHCK

Transcription:

Nga Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve Rrënjët dhe Degët Përshpejtimi i historisë familjare dhe i punës në tempull në kohën tonë është thelbësor për shpëtimin dhe ekzaltimin e familjeve. Ai do të bëjë që zemra e etërve t u kthehet bijve dhe zemra e bijve etërve, me qëllim që vendi të mos goditet nga një shfarosje e plotë. 5 Në agimin e Ringjalljes, Moroni e ritheksoi këtë mesazh në udhëzimin e tij fillestar dhënë të riut Jozef Smith në vitin 1823. 6 Të krishterët dhe judenjtë në mbarë botën e pranojnë rrëfimin e Dhiatës së Vjetër për Elijan. 7 Ai ishte profeti i fundit që mbajti fuqinë vulosëse të Priftërisë Melkizedeke përpara kohës së Jezu Krishtit. 8 Pikërisht para vdekjes së tij nga kanceri në vitin 1981, shkrimtari polemizues, Uilliam Sarojan, u tha gazetarëve: Kushdo duhet të vdesë, por unë gjithmonë mendova se do të bëhej përjashtim në rastin tim. Po tani? 1 Fraza po tani në përballjen me vdekjen në këtë jetë dhe fraza po tani në soditjen e jetës pas vdekjes janë në qendër të pyetjeve të shpirtit, të cilave ungjilli i rivendosur i Jezu Krishtit u përgjigjet kaq bukur në planin e Atit për lumturinë. Në këtë jetë ne qeshim, ne qajmë, ne punojmë, ne luajmë, ne jetojmë dhe më pas ne vdesim. Jobi bën pyetjen e përmbledhur: Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? 2 Përgjigjja është një po kumbuese, për shkak të sakrificës shlyese të Shpëtimtarit. Një pjesë e shpjegimit paraqitës të larmishëm të Jobit për pyetjen është tërheqëse: Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë.... Mbin si një lule, pastaj pritet.... Për drurin ka shpresë; në rast se pritet, rritet përsëri dhe vazhdon të mugullojë [dhe ajo degë e njomë nuk do] të vdesë... dhe lëshon degë si një bimë. 3 Plani i Atit tonë është rreth familjeve. Disa prej shkrimeve tona të shenjta më prekëse e përdorin konceptin e 44 Liahona pemës me rrënjët dhe degët e saj si analogji. Në kapitullin përfundimtar të Dhiatës së Vjetër, Malakia, në përshkrimin e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit, e përdor plot gjallëri këtë analogji. Duke folur për krenarët dhe të ligjtë, ai shënon se ata do të digjen si kallamishte dhe që [nuk do t u] mbetet as rrënja as dega 4. Malakia e mbyll këtë kapitull me premtimin siguridhënës të Zotit: Ja, unë do t ju dërgoj Elian, profetin, para se të vijë dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit. Elija Rivendos Çelësat Kthimi i Elijas ndodhi në Tempullin e Kirtlandit më 3 prill 1836. Ai shpalli se po përmbushte premtimin e Malakias. Ai dorëzoi çelësat e priftërisë për vulosjen e familjeve në këtë periudhë të kujdestarisë ungjillore. 9 Misioni i Elijas lehtësohet me anë të asaj që nganjëherë quhet shpirti i Elijas, i cili, sikurse na ka mësuar Plaku Rasëll M. Nelson, është një shfaqje e Frymës së Shenjtë që jep dëshmi për natyrën hyjnore të familjes 10. Shpëtimtari foli me forcë rreth domosdoshmërisë së pagëzimit. Ai na mësoi: Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë 11. Shpëtimtari vetë u pagëzua për të dhënë shembullin. Por çfarë ndodh me të vdekurit që nuk janë pagëzuar? Doktrina e Tempullit dhe Puna për Historinë Familjare Më 11 tetor 1840, në Nauvu, Vajlet Kimball i shkroi një letër burrit të saj, Plakut Hibër C. Kimball, i cili, me anëtarë të tjerë të Të Dymbëdhjetëve, po shërbente në një mision në Britaninë e Madhe. Konferenca e përgjithshme e tetorit ishte mbajtur pak ditë më parë. Unë po citoj nga disa pjesë të letrës personale të Vajletës: Ne patëm

konferencën më të madhe dhe më interesante që ka qenë ndonjëherë që kur u organizua Kisha.... Presidenti [ Jozef] Smith ka folur për një çështje të re dhe të lavdishme.... Ajo është, bërja e pagëzimit për të vdekurit. Pali flet për të, në letrën e parë drejtuar Korintasve, kapitulli i 15- të, vargu i 29- të. Jozefi ka marrë një shpjegim më të plotë për të me anë të zbulesës. Ai thotë se është privilegji i [anëtarëve të] kësaj Kishe për t u pagëzuar për të gjithë të afërmit e tyre që kanë vdekur para se të dilte në dritë ky ungjill.... Duke e bërë këtë, ne veprojmë si përfaqësues për ta dhe u japim atyre privilegjin për t u ngritur në Ringjalljen e Parë. Ai thotë se atyre do t u predikohet ungjilli në burg. Vajleta shtoi: Dua të pagëzohem për nënën time.... A s është kjo një doktrinë e lavdishme? 12 Doktrina thelbësore e bashkimit të familjeve doli në dritë rresht pas rreshti e parim pas parimi. Ordinancat mëkëmbëse janë në qendër të lidhjes së bashku të familjeve të përjetshme, duke bashkuar rrënjët me degët. Doktrina e familjes në lidhje me historinë familjare dhe punën e tempullit është e qartë. Zoti në udhëzimet e zbulesës fillestare iu drejtua pagëzimi[t] për të vdekurit tuaj 13. Detyrimi ynë doktrinor është kundrejt vetë paraardhësve tanë. Kjo është ngaqë organizimi çelestial i qiellit bazohet tek familjet. 14 Presidenca e Parë i ka nxitur anëtarët, veçanërisht rininë dhe të rinjtë në moshë madhore beqarë, që ta theksojnë punën për historinë familjare dhe ordinancat për emrat e vetë familjeve të tyre ose për emrat e paraardhësve të anëtarëve të lagjeve dhe kunjeve të tyre. 15 Ne kemi nevojë të lidhemi si me rrënjët dhe me degët. Mendimi i të qenit të shoqëruar në mbretërimin e përjetshëm është me të vërtetë i lavdishëm. Tempujt Uillford Udraf tregoi se Profeti Jozef Smith jetoi aq sa të mjaftonte për të ngritur themelin për punë në tempull. Herën më të fundit që ai, Jozef Smithi, u takua me Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve, ai u dha atyre indaumentet e tyre. 16 Pas martirizimit të Profetit, shenjtorët e përfunduan Tempullin e Nauvusë dhe fuqia vulosëse u përdor për të bekuar mijërat e anëtarëve besnikë përpara eksodit drejt Maleve Shkëmbore. Tridhjetë vjet më vonë, në përfundimin e Tempullit të Seint- Xhorxhit, Presidenti Brigam Jang shpjegoi rëndësinë e përjetshme të ordinancave shpëtuese që më së fundi ishin të disponueshme si për të gjallët dhe për të vdekurit. 17 Maj 2014 45

Kjo thuhet në mënyrë të thjeshtë nga Presidenti Uillford Udraf: Vështirë se ka ndonjë parim që Zoti e ka zbuluar, për të cilin jam gëzuar më shumë sesa për shëlbimin e të vdekurve tanë; që ne vërtet do t i kemi etërit tanë, nënat tona, bashkëshortet tona dhe fëmijët tanë me vete në organizatën e familjes, në mëngjesin e ringjalljes së parë dhe në Mbretërinë Çelestiale. Këto janë parime të madhërishme. Ia vlejnë çdo sakrificë. 18 Ç kohë e mrekullueshme për të qenë gjallë. Kjo është periudha e fundit e kujdestarisë ungjillore dhe ne mund ta ndiejmë përshpejtimin e punës për shpëtimin në çdo fushë ku përfshihet një ordinancë shpëtuese. 19 Tani kemi tempuj përmes pjesës më të madhe të botës për t i siguruar këto ordinanca shpëtuese. Vajtja në tempull për ripërtëritje shpirtërore, paqe, siguri dhe drejtim në jetën tonë është gjithashtu një bekim i madh. 20 Më pak se një vit pasi Presidenti Tomas S. Monson u thirr si Apostull, ai përkushtoi Bibliotekën Gjenealogjike të Tempullit të Los- Anxhelesit. Ai foli për paraardhës të vdekur duke pritur [për] ditën kur ju dhe unë do të bëjmë kërkimin që nevojitet për të hapur udhën... [dhe] po ashtu për të shkuar në shtëpinë e Perëndisë dhe për ta kryer atë punë... që ata... nuk mund ta kryejnë 21. 46 Liahona Kur Plaku Monson i atëhershëm i tha ato fjalë përkushtuese më 20 qershor 1964, kishte vetëm 12 tempuj në funksionim. Gjatë periudhës që Presidenti Monson ka shërbyer në këshillat drejtues të Kishës, 130 nga 142 prej tempujve në funksionim kanë pasur përkushtimin e tyre fillestar. S është gjë tjetër veçse një mrekulli të shohësh përshpejtimin e punës së shpëtimit në kohën tonë. Njëzet e tetë tempuj të tjerë janë shpallur dhe janë në faza të ndryshme të përfundimit. Tetëdhjetë e pesë përqind e anëtarëve të Kishës jetojnë tani brenda një largësie prej 320 km nga një tempull. Teknologjia për Historinë Familjare Edhe teknologjia për historinë familjare ka përparuar jashtëzakonisht. Presidenti Hauard W. Hanter shpalli në nëntor të vitit 1994: Ne kemi filluar të përdorim teknologjinë informatike për të përshpejtuar punën e shenjtë të sigurimit të ordinancave për të vdekurit. Roli i teknologjisë... është nxitur me të shpejtë nga Zoti vetë.... Megjithatë, ne qëndrojmë vetëm te pragu i asaj që mund të bëjmë me këto mjete. 22 Në 19 vitet që nga kjo thënie profetike, nxitja me të shpejtë e teknologjisë është pothuajse e pabesueshme. Një nënë 36- vjeçare, me fëmijë të vegjël, kohët e fundit më tha plot hare: Thjesht mendoni ne kemi shkuar nga lexuesit e mikrofilmave në qendrat e përkushtuara për historinë familjare, tek ulja në tavolinën e kuzhinës me kompjuterin tim duke bërë histori familjare pasi fëmijët e mi i ka zënë gjumi më së fundi. Vëllezër e motra, qendrat e historisë familjare janë tashmë në shtëpitë tona. Puna në tempull dhe për historinë familjare nuk është thjesht rreth nesh. Mendoni për ata në anën tjetër të velit duke pritur për ordinancat shpëtuese që do t i çlironin nga robëria e burgut shpirtëror. Burgu përcaktohet si një gjendje izolimi ose robërie 23. Ata që janë në robëri, mund të jenë duke bërë pyetjen e Uilliam Sarojanit: Po tani? Një motër besnike tregoi një përvojë të veçantë shpirtërore në Tempullin e Solt- Lejkut. Ndërsa ndodhej në dhomën e konfirmimit, pasi u thanë fjalët e një ordinance mëkëmbëse të konfirmimit, ajo dëgjoi: Dhe e burgosura do të lirohet! Ajo pati një ndjenjë të madhe ngutjeje për ata që po prisnin për punën e tyre të pagëzimit dhe të konfirmimit. Pasi u kthye në shtëpi, kërkoi në shkrimet e shenjta për frazën që kishte dëgjuar. Ajo gjeti shpalljen e Jozef Smithit në seksionin 128 të Doktrinës e Besëlidhjeve: Zemrat tuaja duhet të ngazëllehen dhe të jenë tepër të gëzuara. Toka duhet të shpërthejë në këngë. Të vdekurit duhet t i thonë këngë përlëvdimi të përjetshëm mbretit Emanuel, që ka shuguruar, përpara se bota të ishte, atë që do të na bëjë të aftë për t i shëlbyer ata nga burgu i tyre; sepse të burgosurit do të lirohen. 24 Pyetja është, çfarë kemi nevojë të bëjmë? Këshilla e Profetit Jozef ishte që t i paraqisnim në tempull analet e të vdekurve tanë, të cilët do të jenë të denjë për t u pranuar plotësisht 25. Udhëheqja e Kishës i ka drejtuar një thirrje të qartë brezit të ri që të jetë pararoja në përdorimin e teknologjisë për të përjetuar shpirtin e Elijas, për t i

kërkuar paraardhësit e tyre dhe për të kryer ordinanca në tempull për ta. 26 Shumica e punës së rëndë në përshpejtimin e punës së shpëtimit si për të gjallët dhe të vdekurit do të bëhet nga ju të rinj. 27 Nëse të rinjtë në secilën lagje jo vetëm që do të shkojnë në tempull dhe do të bëjnë pagëzime për të vdekurit e tyre, por edhe do të punojnë me familjet e tyre dhe anëtarë të tjerë të lagjeve për të siguruar emrat e familjeve për punën e ordinancave që kryejnë, si ata dhe Kisha do të bekohen tej mase. Mos e nënvleftësoni ndikimin e të vdekurve për t ju ndihmuar në përpjekjet tuaja dhe gëzimin e takimit më së fundi me ata të cilëve u shërbeni. Bekimi përjetësisht i rëndësishëm i bashkimit të vetë familjeve tona është thuajse përtej aftësisë sonë për ta kuptuar. 28 Në anëtarësinë mbarëbotërore të Kishës, tashmë pesëdhjetë e një përqind e të rriturve nuk i kanë që të dy prindërit në pjesën Family Tree [Pema Familjare] të faqes së Internetit FamilySearch [Kërkimi i Familjes] të Kishës. Gjashtëdhjetë e pesë përqind e të rriturve nuk i kanë të renditur që të katër gjyshërit. 29 Mbani mend, ne pa rrënjët dhe degët tona nuk mund të shpëtohemi. Anëtarët e Kishës kanë nevojë ta gjejnë dhe ta vendosin këtë informacion jetik. Më së fundi ne kemi doktrinën, tempujt dhe teknologjinë që familjet ta përmbushin këtë punë të lavdishme të shpëtimit. Unë sugjeroj një mënyrë që mund të bëhet kjo. Familjet mund të mbajnë një Mbledhje për Family Tree [Pemën Familjare]. Kjo duhet të jetë një përpjekje e përhershme. Kushdo do të sillte histori, ngjarje dhe fotografi ekzistuese familjare, duke përfshirë zotërime të dashura të gjyshërve dhe prindërve. Të rinjtë tanë janë plot dëshirë që të mësojnë rreth jetës së pjesëtarëve të familjes nga erdhën dhe si jetuan ata. Shumë i kanë pasur zemrat e tyre të kthyera tek etërit. Ata i duan historitë dhe fotografitë, dhe e kanë ekspertizën teknologjike për t i skanuar dhe ngarkuar këto histori e fotografi në rrjet në Family Tree [Pemën Familjare] dhe për t i lidhur dokumentat burimore me paraardhësit që ato të ruhen për tërë kohën. Sigurisht, synimi kryesor është që të përcaktoni cilat ordinanca janë ende të nevojshme për t u bërë dhe të caktoni detyra për punën thelbësore në tempull. Broshura My Family [Familja Ime] mund të përdoret për të ndihmuar që të shënohet informacioni i familjes, historitë dhe fotografitë që më pas të mund të ngarkohen në rrjet në Family Tree [Pemën Familjare]. Zotimet dhe qëllimet që priten nga familja, duhet të jenë ndër përparësitë tona kryesore për ta mbrojtur vendmbërritjen tonë hyjnore. Për ata që po kërkojnë përdorim më të frytshëm të ditës së Shabatit për tërë familjen së bashku, përshpejtimi i kësaj pune është një veprimtari mjaft e dobishme. Një nënë plot krenari tregon se si djali i saj 17- vjeçar futet në kompjuter pas kishës të dielën për të bërë punën e historisë familjare dhe djali i saj 10- vjeçar ka shumë dëshirë t i dëgjojë historitë dhe t i shohë fotografitë e paraardhësve të tij. Kjo gjë e ka bekuar tërë familjen e tyre që të përjetojnë shpirtin e Elijas. Rrënjët dhe degët tona të çmuara duhet të ushqehen. Jezu Krishti dha jetën e Tij si një shlyerje mëkëmbëse. Ai i dha zgjidhje Maj 2014 47

pyetjes përfundimtare të ngritur nga Jobi. Ai e mposhti vdekjen për mbarë njerëzimin, gjë të cilën ne nuk mund ta bënim për veten tonë. Ne, megjithatë, mund të kryejmë ordinanca mëkëmbëse dhe të bëhemi me të vërtetë shpëtimtarë në Malin e Sionit 30 për vetë familjet tona me qëllim që ne, së bashku me ta, të mund të ekzaltohemi, si edhe të shpëtohemi. Unë jap dëshmi për flijimin shlyes të Shpëtimtarit dhe për sigurinë e planit të Atit për ne dhe familjet tona. Në emrin e Jezu Krishtit, amen. SHËNIME 1. William Saroyan, në Henry Allen, Raging against Aging, Wall Street Journal, 31 dhjetor 2011 1 janar 2012, C9. 2. Jobit 14:14. 3. Jobit 14:1, 2, 7, 9. 4. Malakia 4:1. Kohët e fundit disa artikuj gazete kanë raportuar që një numër gjithnjë e në rritje njerëzish po zgjedhin të mos bëjnë fëmijë me qëllim që të përmirësojnë standardin e tyre të të jetuarit (shih Abby Ellin, The Childless Plan for Their Fading Days, New York Times, 15 shkurt 2014, B4). Shumë vende po pakësohen në popullsi si rrjedhim i këtyre zgjedhjeve individuale. Kësaj nganjëherë i drejtohen si dimri demografik (shih The New Economic Reality: Demographic Winter [dokumentar], byutv.org/shows). 5. Malakia 4:5 6. 6. Shih History of the Church, 1:12; Doktrina e Besëlidhje 2. 7. Judenjtë kanë qenë duke pritur për kthimin e Elijas për 2.400 vjet. Deri më sot, në Sederet e Pashkës ose darkat 48 Liahona e tyre vjetore, ata caktojnë një vend për të dhe shkojnë te dera duke shpresuar se ai ka ardhur për të lajmëruar ardhjen e Mesias. 8. Shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, Elija, f. 40. 9. Shih Doktrina e Besëlidhje 110:14 16; shih edhe Doktrina e Besëlidhje 2. 10. Russell M. Nelson, A New Harvest Time, Ensign, maj 1998, f. 34. 11. Gjoni 3:5. 12. Vilate M. Kimball për Heber C. Kimball, 11 tetor 1840, letrat e Vilate M. Kimball- it, Biblioteka Historike e Kishës; shkrimi dhe shkronjat e mëdha të standardizuara. 13. Doktrina e Besëlidhje 127:5; theksimi i shtuar. 14. Shih Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Filding Smith (2013), f. 70. 15. Shih letër e Presidencës së Parë, 8 tetor 2012. 16. Shih The Discourses of Wilford Woodruff, përzgj. G. Homer Durham (1946), f. 147. 17. Brigam Jangu tha: Gjithë çfarë dua është ta shoh këtë popull që t ia përkushtojë mjetet dhe interesat e tij ndërtimit të mbretërisë së Perëndisë, duke ngritur tempuj dhe në to duke kryer punë për të gjallët dhe të vdekurit... që ata të mund të kurorëzohen bij dhe bija të të Plotfuqishmit (Deseret News, 6 shtator 1876, f. 498). Pagëzimet për të vdekurit filluan (në tempullin e Seint- Xhorxhit) më 9 janar 1877 dhe indaumentet për të vdekurit u kryen dy vjet më vonë. Gëzimi për këto ordinanca u shpreh nga Lusi B. Jang, e cila tha se zemra e saj u mbush me mirënjohje për mundësinë e të qenit e pritur nga [të afërmit e saj të vdekur] me mall të madh, siç do të priteshin të gjithë prej atyre që nuk mund ta bënin punën për veten e tyre (në Richard E. Bennett, Which Is the Wisest Course? The Transformation in Mormon Temple Consciousness, 1870 1898, BYU Studies Quarterly, vëll. 52, nr. 2 [2013], f. 22). 18. Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff (2004), f. 192 93. 19. Presidenti Uillford Udraf (që njihet se ishte për të gjallët një nga misionarët më të mëdhenj të të gjithë kohës), duke folur për punën për të vdekurit, tha: Unë e shoh këtë pjesë të shërbesës sonë si një mision me po aq rëndësi sa predikimi për të gjallët; të vdekurit do ta dëgjojnë zërin e shërbëtorëve të Perëndisë në botën e shpirtrave dhe ata nuk mund të ngrihen në mëngjesin e ringjalljes [së parë], në qoftë se ordinanca të caktuara nuk kryhen për [ta]. Ai gjithashtu tha: Duhet po aq për të shpëtuar një njeri të vdekur... sa duhet për një të gjallë (Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff, f. 188). 20. Presidenti Hauard W. Hanter i ftoi anëtarët e Kishës që të shkonin në tempull shpesh për bekimin vetjak të adhurimit në tempull, për shenjtërinë dhe sigurinë që jepet brenda atyre mureve të shenjtëruar e të përkushtuar.... Ai është i shenjtë për Zotin. Ai duhet të jetë i shenjtë për ne ( The Great Symbol of Our Membership, Tambuli, nëntor 1994, f. 6). 21. Messages of Inspiration from President Thomas S. Monson, Church News, 29 dhjetor 2013, f. 2. 22. Howard W. Hunter, We Have a Work to Do, Ensign, mars 1995, f. 65. 23. Merriam- Webster s Collegiate Dictionary, bot. i 11- të (2003), prison [burg]. 24. Doktrina e Besëlidhje 128:22; shih edhe Doktrina e Besëlidhje 138:42. Përpara se të ishte bota, Zoti shuguroi atë që i bën të aftë shpirtrat në [burg] që të shëlbehen (index to the triple combination, Prison ). 25. Doktrina e Besëlidhje 128:24. 26. Shih Letër e Presidencës së Parë, 8 tetor 2012; shih edhe Dejvid A. Bednar, Zemrat e Fëmijëve Do të Kthehen, Liahona, nëntor 2011, f. 24 27; R. Scott Lloyd, Find Our Cousins : Apostle [Neil L. Andersen] Counsels LDS Youth at RootsTech Conference, Church News, 16 shkurt 2014, f. 8 9. 27. Një studim i kohës së fundit tregoi se një theksim kryesor për këtë brez është të jetuarit e një jete plot domethënie ku ata u japin të tjerëve ose e drejtojnë vetveten te një qëllim më i madh (Emily Esfahani Smith dhe Jennifer L. Aaker, Millennial Searchers, New York Times Sunday Review, 1 dhjetor 2013, f. 6). 28. Shih Howard W. Hunter, A Temple-Motivated People, Liahona, maj 1995, f. 2 7. 29. Statistika të dhëna nga Departamenti i Historisë Familjare. 30. Shih Abdia 1:21.