Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja

Similar documents
From the Pastor s Desk

Manuali i Mësuesit Familja e Përjetshme

Burim Trajnimi për Mësuesin e Ri

Manuali i Mësuesit Themelet e Rivendosjes

From the Pastor s Desk

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

PARIME TË UDHËHEQJES MANUAL I MËSUESIT RELIGION 180R

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

From the Pastor s Desk

Zotërimiti Doktrinor Dokumenti Bazë

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Noeu dhe Përmbytja e Madhe

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

From the Pastor s Desk

Pikërisht para vdekjes së tij nga

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

NË PËRKUJTIM. Plaku Robert D. Hejls. Një material shtesë për Liahonën. nëntor 2017 III

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Mësime të Presidentëve të Kishës. Hauard W. Hanter

World Missionary Press

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

KOLONA ZANORE MUZIKORE

Subordinate causal clauses in Albanian language

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Për Shkollën Qendër Komunitare -

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

Predikuesi 1:1 1 Predikuesi 1:16. Predikuesi

MANUALI I METODOLOGJISE SE VLERESIMIT TE NEVOJAVE PER TRAJNIM NE SHCK

Cilat komponente janë të të domosdoshme, në mënyrë që kompjuterët të punojnë? Cilat lloje të Kompjuterëve personal ekzistojnë

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

PRINDËRVE, EDUKATORES DHE FËMIJËVE NË KOPSHT

Ndalimi i ndëshkimit trupor në shkolla Përgjigje në pyetjet që shtrohen më së shpeshti

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message. President s Message. The Orthodox Post Page 3. Bishop Nikon Elevated to Archbishop INSIDE THIS ISSUE

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

ROLI I INSTITUCIONEVE

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

Music Box: SYTË MOVIEMANIA: Falas. Këndi sportiv: Donjeta SADIKU

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

UILLIAM KERI (William Carey)

Bibël për fëmijët paraqet. Mbreti i Urtë Salomon

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

FIRMAT. Punuar nga: Dr. Qazim Tmava Mr. Besart Hajrizi. Prepared by: Fernando Quijano and Yvonn Quijano

Doracak për arsimtarë. Hulumtimi mbi të drejtat e fëmijëve (edukimi mbi të drejtat e fëmijëve)

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

ZYGMUNT BAUMAN KUFIJTË E RINJ DHE VLERAT UNIVERSALE

Të drejtat e njeriut dhe përdoruesit e drogës në Shqipëri Vetëm të drejtat mund të ndalojnë padrejtësitë

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message By Father David Fox. President s Message By Bill Peters INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Autorë: Vasil Naçi MBA New York University, Pragë, President i Agna Group. Alma Bici MA Leicester University, DBA candidate, Bradford University,

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

EDITORIAL for you. Përshëndetje lexues të dashur,

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Programi M: Doracaku i Meshkujve të Rinj. Një qasje Gjinore për Ndërtimin e Aftësive Jetësore për një Tranzicion të Shëndetshëm drejt Burrërisë

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI ˮ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. TEMA: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike.

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Profesori Emri Roli Telefoni Zyra. Lulzim Zeka Ligjerues dhe Tutor AB

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Udhëzues Praktik për mbrojtjen e fëmijëve

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

NË EMËR TË. Ekipi i ekspertëve dëshiron t i falemnderohet personave përgjegjës të KMN Globus për

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

FEMRA NËN MBROJTJEN E ISLAMIT

MËSONI NGA E KALUARA, KRIJONI ARDHMËRINË:

From the Pastor s Desk

KUSHTET E BEJTIT DHE PËRGJEGJËSITË E NJË AHMADIU

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE WHO WON THE RAFFLE?

Gender & HIV/AIDS. Tekste të Rëndësishme, Studime rastesh Mjete, Udhëzues dhe Organizata

MANUAL TRAINIMI PJESMARRJA E GRAVE DHE TË RINJVE NË VENDIM-MARRJEN LOKALE KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Mbrojtja e Fëmijëve Manual për shkollat

Transcription:

Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja

Të dashur Vëllezër dhe Motra: Zoti ka shpallur: Është qëllimi im për të siguruar për shenjtorët e mi (DeB 104:15). Kjo zbulesë është një premtim nga Zoti se Ai do të sigurojë bekime materiale dhe do ta hapë derën e mbështetjes te vetja, e cila është aftësia jonë që t i sigurojmë nevojat e jetës për veten dhe pjesëtarët e familjes sonë. Kjo broshurë është përgatitur për t i ndihmuar anëtarët e Kishës që t i mësojnë dhe t i vënë në zbatim parimet e besimit, edukimit, të punuarit fort dhe mirëbesimit në Zot. Pranimi dhe të jetuarit e këtyre parimeve do t jua bëjnë të mundur më mirë që t i merrni bekimet materiale të premtuara nga Zoti. Ne ju ftojmë që t i studioni me zell dhe t i zbatoni këto parime, dhe t ua jepni mësim pjesëtarëve të familjes suaj. Ndërsa bëni kështu, jeta juaj do të bekohet. Ju do të mësoni se si të veproni në shtegun tuaj drejt mbështetjes më të madhe te vetja. Ju do të bekoheni me shpresë, paqe dhe përparim më të madh. Ju lutemi, jini i sigurt se ju jeni një fëmijë i Atit tonë në Qiell. Ai ju do dhe nuk do t ju braktisë asnjëherë. Ai ju njeh dhe është gati t ju zgjatë bekimet shpirtërore dhe materiale të mbështetjes te vetja. Sinqerisht, Presidenca e Parë Botuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme Solt-Lejk-Siti, Juta 2014, 2015 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat. Miratuar për anglisht: 3/15 Miratuar për përkthim: 3/15 Përkthim i My Path to Self- Reliance Albanian 12378 101

UDHËZIME PËR NDËRMJETËSIMIN Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja i ndihmon anëtarët të kuptojnë nivelin e tyre të mbështetjes te vetja dhe të krijojnë një plan për përmirësim. Kjo broshurë mund të përdoret me grupe ose individë. Për rezultate më të mira, ndiqeni materialin saktësisht siç është shkruar. Nxitini të gjithë që të marrin pjesë, të shkruajnë në broshurat e tyre dhe të ndjekin rekomandimet për kohëzgjatjen. Një mbledhje e Shtegut Tim duhet të zgjatë rreth dy orë. Për grupe të mëdha, rregullojeni dhomën me tavolina për grupe të veçantë prej tre deri në shtatë njerëz. Të mësuarit vjen nëpërmjet diskutimeve në grupe të vogla dhe udhëheqjes së Frymës së Shenjtë gjatë pjesëve të Përsiat[jes] vetjake. Pjesët Diskutoni dhe Përsiatni duhet të zgjatin rreth tri minuta secila. Për pjesët Lexoni, kërkojini dikujt që t i lexojë me zë të lartë grupit. Nxitini çiftet që ta plotësojnë së bashku këtë broshurë. Nëse është e mundur, vërini pjesëmarrësit ta plotësojnë vlerësimin (faqet 4 dhe 5) përpara mbledhjes. Për secilën mbledhje Shtegu Im, ju lutemi plotësoni një pyetësor te srs. lds. org/ report. Për më shumë udhëzim, shihni materialin filmik How to Use My Path [ Si ta Përdor Shtegun Tim ] te srs. lds. org/ videos. CILAT JANË BEKIMET E MBËSHTETJES TE VETJA? 15 MINUTA Shihni: Diskutoni: Përsiatni: Lexoni: Diskutoni: Shihni materialin filmik I Will Provide for My Saints [ Unë Do Të Siguroj për Shenjtorët e Mi ] që gjendet te srs. lds. org/ videos. (Nuk keni material filmik? Thjesht vazhdoni të lexoni.) Lexoni letrën nga Presidenca e Parë në faqen 2 dhe nënvizoni bekimet e premtuara. Diskutoni për sa vijon me dy ose tre njerëz të tjerë: Çfarë thotë Presidenca e Parë se duhet të bëni që të cilësoheni për secilin prej premtimeve që nënvizuat? Kaloni tri minuta për të përsiatur me qetësi sa vijon: Pse dëshiron Ati Qiellor që të bëhem i/e mbështetur te vetja? Kur bëhem më i/e mbështetur te vetja, si po bëhem më shumë si Ai? Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 29:34 (në të djathtë). Çfarë mësoni nga ky shkrim i shenjtë rreth të shkuarit në shkollë, marrjes së një vendi pune ose fillimit të një biznesi? Përse është kaq e rëndësishme që ta kuptojmë këtë të vërtetë? SHPËTIMTARI DO TË MË NDIHMOJË TË BËHEM I/E MBËSHTETUR TE VETJA 10 MINUTA Gjithë gjërat për mua janë shpirtërore dhe asnjëherë nuk ju kam dhënë një ligj që është tokësor. DOKTRINA E BESËLIDHJE 29:34 Përsiatni: Çfarë sprovash po më pengojnë që të siguroj për veten dhe familjen time? Shkruajini mendimet tuaja këtu: Lexoni: Lexoni Mateun 28:18 (në të djathtë). Shpëtimtari ka fuqinë të na ndihmojë të bëhemi të mbështetur te vetja. Kur ushtrojmë besim tek Ai, Ai mund të bëjë mrekulli. Ai mund të bëjë më shumë sesa mund të bëjmë vetë. Bërja e ushtrimeve në këtë broshurë është hapi ynë i parë drejt mbështetjes më të madhe te vetja. Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. MATEU 28:18 3

VLERËSIM I MBËSHTETJES TE VETJA 20 MINUTA Kjo veprimtari ju ndihmon të matni mbështetjen materiale dhe shpirtërore te vetja. Jini të ndershëm në përgjigjet tuaja. Nëse nuk i dini shpenzimet tuaja për hapin 1, thjesht bëni përllogaritjen tuaj më të mirë. Kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme. Ju mund të lëvizni në një vend më të vetmuar për ta plotësuar këtë ushtrim, nëse do të dëshironit. HAPI 1 HAPI 2 SA SHPENZOJ? Shkruani se sa shpenzoni çdo muaj për secilin zë më poshtë. SA I/E MBËSHTETUR TE VETJA JAM UNË SOT? Shënoni se ku jeni tani ju dhe familja juaj. SHEMBULL: Ushqimi 300 Të dhjetat, ofertat Kursimet Ushqimi Shpenzimet e banesës Uji Shpenzimet mjekësore Transporti Shpenzimet e arsimimit Pagesat e borxheve Veshjet Energjia elektrike/gazi Shpenzimet e përgjithshme mujore Të ardhurat e tanishme mujore Ju mund të mos i dini të gjitha shpenzimet tuaja të tanishme. Diskutoni për shpenzimet tuaja me bashkëshortin ose familjen tuaj. Filloni t i mbikëqyrni nëse nuk po e bëni tani. Ju do ta përdorni këtë informacion më vonë në dy mbledhje grupi. SHEMBULL: Ne kemi ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Ne e paguajmë të dhjetën dhe ofertat tona të agjërimit. Ne harxhojmë më pak sesa fitojmë; ne kursejmë para. Ne kemi ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Ne jemi të mbrojtur dhe të sigurt në shtëpinë tonë. Ne kemi ujë të pastër të mjaftueshëm për të pirë dhe për ta përdorur. Ne mund të marrim përkujdes mjekësor kur kemi nevojë për të. Ne kemi transport kur kemi nevojë për të. Fëmijët tanë shkojnë në shkollë. Ne jemi të lirë nga borxhet e konsumatorit. Ne kemi rroba të pastra, të thjeshta. Ne kemi dritë dhe gaz të mjaftueshëm. Ne besojmë se Zoti do të sigurojë për nevojat tona. Ne i ndiejmë dhe i ndjekim nxitjet e Frymës së Shenjtë. Ne i studiojmë shkrimet e shenjta çdo ditë. Ne lutemi çdo ditë. Ne e marrim sakramentin çdo javë. Ne jemi të denjë për një rekomandim tempulli. Ne sakrifikojmë për t u shërbyer të tjerëve. 4

Mbështetja te vetja është aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe fizike të jetës për vete dhe familjen (Manuali 2: Administrimi i Kishës [2010], 6.1.1). HAPI 3 SA MË DUHET PËR TË QENË I/E MBËSHTETUR TE VETJA? Ne bëhemi të mbështetur te vetja kur mund t u përgjigjemi shprehjeve në hapin 2 me fjalën gjithmonë. Përllogaritni se çfarë do t ju duhet të shpenzoni çdo muaj që të përgjigjeni me fjalën gjithmonë. Kurrë Ndonjëherë Shpesh Gjithmonë SHEMBULL: Ushqimi 700 Të dhjetat, ofertat Kursimet Ushqimi Shpenzimet e banesës Uji Shpenzimet mjekësore Transporti Shpenzimet e arsimimit Pagesat e borxheve Veshjet Energjia elektrike/gazi Shpenzimet e përgjithshme për mbështetjen te vetja Qëllimi im i mbështetjes te vetja për të ardhurat Përsiatni se si do të ishte po të mund t u përgjigjeshit me fjalën gjithmonë të gjitha këtyre shprehjeve. Ndërsa i mbikëqyrni shpenzimet tuaja të tanishme, përpiquni të mësoni më shumë për atë se sa do të kushtojë të përgjigjeni me fjalën gjithmonë. Një këshilltar vendor mund t ju kontaktojë më vonë për t ju ndihmuar për ushtrimin e vlerësimit ose shtegun tuaj drejt mbështetjes te vetja. 5

SI MUND TA RRIT MBËSHTETJEN TIME SHPIRTËRORE TE VETJA? 10 MINUTA Përsiatni: Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 88:63 dhe Mosian 18:10 (në të djathtë). Cilat janë një apo dy gjërat që mund të ndryshoni në jetën tuaj për t iu afruar më shumë Zotit dhe për të pasur me vete Frymën e Shenjtë? Në kutinë më poshtë, shkruani një qëllim të veçantë për atë që do të donit të ndryshonit. Qëllimi im shpirtëror: M u afroni pranë dhe unë do të afrohem pranë jush. DOKTRINA E BESËLIDHJE 88:63 Zbatoni urdhërimet e tij, që ai të mund të derdhë mbi ju Shpirtin e tij më me shumicë. MOSIA 18:10 Për të punuar për qëllimin tim, këtë javë unë do të: CILAT JANË PIKAT E MIA TË FORTA? Përsiatni: Lexoni: 15 MINUTA Shkruajeni qëllimin tuaj të mbështetjes te vetja për të ardhurat (nga faqja 5) në kutinë në të djathtë. A i keni aftësitë e nevojshme të punës për t i fituar ato të ardhura? Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 46:11-12 (në të djathtë). Ne të gjithë kemi talente të ndryshme. Për shembull, disa njerëz janë të zotë në shitjet dhe disa janë të zotë për të krijuar gjëra. Disa njerëz janë të zotë për të punuar me të tjerët, ndërsa njerëz të tjerë parapëlqejnë të punojnë vetëm. Mendoni për vetë talentet tuaja. Në çfarë jeni i zoti? Çfarë përvojash dhe pikash të forta keni? Tabela në faqen 7 ka disa shembuj. Rrethoni të gjitha përvojat dhe pikat e forta që gjejnë zbatim për ju, dhe shkruani më shumë në vendet bosh. Qëllimi im i mbështetjes te vetja për të ardhurat: Sepse të gjithë nuk e kanë çdo dhuratë të dhënë atyre; sepse ka shumë dhurata dhe çdo njeriu i jepet një dhuratë me anë të Shpirtit të Perëndisë. Disave u jepet një dhuratë dhe disave u jepet një tjetër, me qëllim që të gjithë të mund të përfitojnë në këtë mënyrë. DOKTRINA E BESËLIDHJE 46:11-12 6

PËRVOJAT (Rrethojini disa dhe shkruani më shumë) PIKAT E FORTA (Rrethojini disa dhe shkruani më shumë) Thirrjet në Kishë Ndërtimi I ndershëm I fuqishëm fizikisht I denjë për rekomandim tempulli Misioni Kompjuterat Besim te Jezu Krishti I mençur Tepër punëtor Prindërimi/udhëheqja e rinisë Blegtori/kopshtari Anglishtfolës I duruar Aftësi mekanike Kujdesi për fëmijët Përgatitja e ushqimit Dëgjues i mirë I përgjegjshëm Aftësi ndërtimi Shitjet Veshjet/zejtaritë I dashur me të tjerët Krijues Aftësi pastrimi Mirëmbajtja/riparimi Kujdesi shëndetësor Karakter i mirë I kap shpejt gjërat Aftësi shitjeje Transporti Mësimdhënia Ngritës grupi Mësues i mirë Arsimimi/certifikimi Shërbimi ndaj të tjerëve Administrimi i shtëpisë Shkrues i zoti Përçues Zgjidhës i problemeve I orientuar nga hollësitë Zotërimi i një biznesi Organizues Aftësi matematikore Nismëtar Lexoni: Zoti na njeh më mirë sesa ne e njohim veten. Është e rëndësishme që të mësojmë se çfarë pikash të forta na ka dhënë Ai. Ne e bëjmë këtë pjesërisht duke e pyetur Atë në lutje. Ne gjithashtu mund të studiojmë bekimet tona patriarkale dhe të pyesim miqtë dhe familjen se çfarë pikash të forta dallojnë ata te ne. Bëhuni me një ose dy njerëz të tjerë. Tregoni një përvojë të një rasti kur keni përmbushur diçka kuptimplote. Kërkojuni që t ju tregojnë se çfarë pikash të forta mendojnë ata se përdorët për ta përmbushur atë detyrë. A panë ata një pikë të fortë për të cilën ju nuk menduat? Pasi të tjerët ju tregojnë për pikat tuaja të forta, shkruani se cilat ndieni që janë pikat tuaja kryesore më të forta. PIKAT E MIA KRYESORE MË TË FORTA SHPIRTËRORE DHE TOKËSORE......... 7

ÇFARË PUNE MUND TË MË JAPË TË ARDHURAT QË MË DUHEN? 10 MINUTA Shkruajini sërish qëllimin tuaj të mbështetjes te vetja për të ardhurat (nga faqja 5) dhe qëllimin tuaj shpirtëror (nga faqja 6) në kutitë në të djathtë. Qëllimi im i mbështetjes te vetja për të ardhurat: Lexoni: Diskutoni: Teksa diskutojmë mundësitë për vende pune dhe vetëpunësim, mbani në mendje qëllimin tuaj të mbështetjes te vetja për të ardhurat. Disa vende pune kanë paga më të mëdha se të tjerat; mendoni për mundësitë që do t ju ndihmonin të fitoni të ardhurat tuaja për t u mbështetur te vetja. Diskutoni me grupin për punën që paguhet më shumë, punën për të cilën ka më shumë kërkesë, dhe punën me të ardhmen më të mirë, aty ku jetoni. Merrni parasysh se si këto mundësi do të ndikojnë te familja dhe shërbimi juaj në Kishë. Disa shembuj renditen në kutinë më poshtë. (Këto mund të mos jenë të gjitha mundësi të mira në zonën tuaj.) Qëllimi im shpirtëror: VENDE PUNE Mirëmbajtje hoteli Riparim Pastrim kompjuterësh Riparim makinash Shitje në rrugë Shërbim Ndërtim shëndetësor Transport Shitje produktesh Kujdes infermieror Punishte Krijim rrjeti Shërbim ndaj kompjuterik klientit Arsim Kontabilist VETËPUNËSIM Shitje ushqimesh Transport Lavazh makinash Argëtim Punë hidraulike Kompjutera Parukeri Shkollë/kurse Shitje veshjesh Bujqësi Llogarimbajtje Rritje kafshësh Riparim biçikletash Shitje në rrugë Ndërtim Renditni dy ose tri vende pune apo biznese nga mundësitë që diskutuat, të cilat mund t ju sigurojnë të ardhurat për t u mbështetur te vetja. Merrni parasysh mundësi që përputhen me pikat tuaja të forta dhe përvojat tuaja, ose ato që mund të përputhen më vonë, pasi të keni marrë kualifikim. MUNDËSITË E MIA KRYESORE TË PUNËSIMIT 1. 2. 3. 8

Lexoni: Një prej mënyrave më të mira për të mësuar për vendet e punës për të cilat jeni i interesuar, është që të flisni me njerëzit që e bëjnë atë punë. Diskutoni: A njihni ju apo ndonjëri brenda grupit dikë që bën punën për të cilën jeni i/e interesuar? Shkruajini emrat e tyre më poshtë dhe planifikoni që të takoheni me ta. Diskutoni: Rrethojini pyetjet që do të donit t ua bënit këtyre njerëzve: Si e vendosët t i futeshit kësaj lloj pune? Cilat janë anët më të mira dhe anët më të këqija të vendit tuaj të punës? Çfarë lloj kualifikimi, arsimimi ose përvoje pune kërkohet që të filloni të punoni në këtë punë? Çfarë game të ardhurash mund të pritet për dikë që fillon të punojë në këtë vend pune? A mund të rri pas jush për një ditë që të mësoj për punën tuaj? A njihni ndonjë tjetër me të cilin mund të flas për këtë punë? Këtë javë, flisni të paktën me tre njerëz që të mësoni më shumë për punën për të cilën jeni i/e interesuar. Shkruani tri gjëra që mësuat: Ju mund të mos jeni ende i kualifikuar për të fituar vendin tuaj të përzgjedhur të punës apo për të filluar biznesin që dëshironi. Si grup, diskutoni për shkollat dhe kualifikimet në zonën tuaj që do t ju ndihmonin të cilësoheshit për të bërë punën që do të sigurojë qëllimin tuaj të mbështetjes te vetja për të ardhurat. Renditni disa mundësi kualifikimi apo arsimimi që mendoni se janë mundësi të mira, dhe për të cilat do të dëshironit të mësonit më shumë. Si njerëz, ne me të drejtë i japim përparësi të lartë mësimit laik dhe zhvillimit profesional. Ne duam dhe ne duhet të shquhemi si shkollarë dhe si profesionistë. Unë ju lëvdoj ju që po përpiqeni me zell të fitoni një arsim dhe të bëheni ekspert në fushën tuaj. Unë ju ftoj gjithashtu të bëheni ekspertë në doktrinat e ungjillit veçanërisht në doktrinën e priftërisë. DITER F. UHTDORF, Potenciali Juaj, Privilegji Juaj, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 59 MUNDËSITË E MIA KRYESORE PËR KUALIFIKIM APO ARSIMIM 1. 2. 3. 9

ÇFARË ËSHTË NJË GRUP I MBËSHTETJES TE VETJA? Lexoni: 5 MINUTA Sapo të vendosni për llojin e punës që do t ju ndihmojë të bëheni i/e mbështetur te vetja, hapi tjetër është që të bashkoheni me një grup të mbështetjes te vetja. Një grup i mbështetjes te vetja përqendrohet te njëra prej tri temave: nisja dhe rritja e një biznesi, gjetja e një vendi të mirë pune, ose sigurimi i arsimimit të nevojshëm. Grupet e mbështetjes te vetja janë të ndryshme nga shumica e orëve mësimore, mësimeve dhe seminareve praktike në Kishë. Nuk ka mësues apo trajnues; në vend të kësaj, anëtarët e grupit mësojnë së bashku, e nxitin njëri- tjetrin që të veprojnë dhe t i mbajnë zotimet, dhe këshillohen së bashku për të zgjidhur probleme. Grupet mblidhen 12 herë për rreth dy orë për secilën mbledhje; është e rëndësishme që të merrni pjesë rregullisht dhe të jeni në kohë. Të vepruarit sipas zotimeve mund të marrë një deri dy orë në ditë. Themeli Im: Parimet, Aftësitë, Zakonet MBËSHTETJA TE VETJA Në secilin grup, pjesëmarrësit mësojnë gjithashtu aftësi shpirtërore të mbështetjes te vetja duke përdorur broshurën Themeli Im: Parimet, Aftësitë, Zakonet. Ata ushtrojnë zakone që do t i ndihmojnë të bëhen më të fortë nga ana shpirtërore dhe tokësore. ÇFARË GRUPESH GJENDEN? Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim MBËSHTETJA TE VETJA 5 MINUTA Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim Për ata që e kanë një biznes ose dëshirojnë ta nisin një. Anëtarët e grupit ushtrojnë mbajtjen e dokumenteve, tregtimin dhe administrimin e parave në dorë. Ata gjithashtu vënë në provë mënyra për t i shtuar të ardhurat e tyre nëpërmjet eksperimenteve të vogla biznesi. Kërkimi i Vendit Tim të Punës MBËSHTETJA TE VETJA Kërkimi i Vendit Tim të Punës Për ata që i kanë aftësitë për të gjetur një vend të mirë pune. Anëtarët e grupit gjejnë një vend pune duke i përcaktuar mundësitë, duke punuar në rrjet, duke e paraqitur veten e tyre profesionalisht dhe duke u përgatitur për pyetjet e intervistës. Pjesëmarrja në këtë grup sjell si rrjedhojë gjetjen e një vendi pune. Arsimim për Punë më të Mirë MBËSHTETJA TE VETJA Arsimim për Punë më të Mirë Për ata të cilëve u nevojitet arsimim ose trajnim që të gjejnë një vend të mirë pune ose që të nisin një biznes. Anëtarët e grupit e përcaktojnë punën që do t i ndihmojë ata të bëhen të mbështetur te vetja. Ata gjejnë një shkollë ose program që i çon tek ajo punë (si Pathway [Pethuej] shih faqen 11). Pjesëmarrja në këtë grup sjell si rrjedhojë një plan shkollor dhe një huamarrje nga FQA- ja (nëse nevojitet). 10 Shënim: Këto fletore pune nuk gjenden në të gjitha gjuhët. Burime të tjera të mbështetjes te vetja mund të gjenden në zonën tuaj.

ME CILIN GRUP TË MBËSHTETJES TE VETJA DUHET TË BASHKOHEM? 10 MINUTA Përsiatni: Diskutoni: HAPA TË MËTEJSHËM Kaloni tri minuta vetëm për të përsiatur dhe për t u lutur për udhëzim rreth asaj se cili grup mund t ju ndihmojë në shtegun tuaj për te mbështetja te vetja. Tani gjithsecili do të ndahet në grupet që kanë zgjedhur. Nëse po e plotësoni broshurën Shtegu Im gjatë një takimi shpirtëror, ngrihuni në këmbë dhe shkoni te grupi që keni zgjedhur. (Mund të ketë grupe të shumta nga secili lloj. Specialisti juaj i mbështetjes te vetja do t ju udhëheqë.) Diskutoni për ditën, kohën dhe vendin e mbledhjeve të grupit tuaj. Shkruajeni këtë informacion në kutinë në të djathtë. Nëse po e plotësoni broshurën Shtegu Im i vetëm, lidhuni me qendrën tuaj burimore të mbështetjes te vetja për kohët e mbledhjeve të grupit. Unë do ta diskutoj vlerësimin tim të mbështetjes te vetja me bashkëshortin/en tim/e ose me anëtarët e tjerë të familjes (shih faqet 4 5). Unë do të punoj për qëllimin tim shpirtëror të mbështetjes te vetja. Unë do të filloj t i mbikëqyr shpenzimet e mia. Unë do të flas me tre njerëz për punën që po marr parasysh. Unë do t i bashkohem një grupi të mbështetjes te vetja dhe do ta ndjek atë. Dita: Ora: Vendi: Unë do të doja që ju të keni parasysh gjendjen e bekuar dhe të lumtur të atyre që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë. Pasi vini re, ata janë të bekuar në të gjitha gjërat, qoftë tokësore ashtu edhe shpirtërore. MOSIA 2:41 PATHWAY Pathway [Pethuej] është një mundësi arsimimi me kosto të ulët e ofruar në partneritet me UBJ Ajdaho. I mundësuar në shumicën e zonave, programi ndërthur kurse në internet me mbledhje vendore. Studentët e programit Pathway marrin kredite kolegji ndërsa përmirësojnë të folurin në gjuhën angleze, shpirtshmërinë dhe aftësitë e kërkuara në treg përfshirë administrimin e parave, matematikë dhe të tjera. Programi kërkon një vit për t u plotësuar (një nivel bazë i anglishtes kërkohet për të filluar). Për të mësuar më shumë, lidhuni me specialistin tuaj të kunjit të mbështetjes te vetja ose vizitoni faqen pathway.lds.org. 11

Vetëvlerësimet Përdorini faqet vijuese më vonë në grupin tuaj të mbështetjes te vetja. SA I/E MBËSHTETUR TE VETJA JAM UNË TANI? Plotësojeni vlerësimin vijues gjatë mbledhjes suaj të gjashtë të grupit të mbështetjes te vetja. HAPI 1 HAPI 2 SA SHPENZOJ? Shkruani se sa shpenzoni çdo muaj për secilin zë më poshtë. SA I/E MBËSHTETUR TE VETJA JAM UNË SOT? Shënoni se ku jeni tani ju dhe familja juaj. SHEMBULL: Ushqimi 300 Të dhjetat, ofertat Kursimet Ushqimi Shpenzimet e banesës Uji Shpenzimet mjekësore Transporti Shpenzimet e arsimimit Pagesat e borxheve Veshjet Energjia elektrike/gazi Shpenzimet e përgjithshme mujore Të ardhurat e tanishme mujore SHEMBULL: Ne kemi ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Ne e paguajmë të dhjetën dhe ofertat tona të agjërimit. Ne harxhojmë më pak sesa fitojmë; ne kursejmë para. Ne kemi ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Ne jemi të mbrojtur dhe të sigurt në shtëpinë tonë. Ne kemi ujë të pastër të mjaftueshëm për të pirë dhe për ta përdorur. Ne mund të marrim përkujdes mjekësor kur kemi nevojë për të. Ne kemi transport kur kemi nevojë për të. Fëmijët tanë shkojnë në shkollë. Ne jemi të lirë nga borxhet e konsumatorit. Ne kemi rroba të pastra, të thjeshta. Ne kemi dritë dhe gaz të mjaftueshëm. Ne besojmë se Zoti do të sigurojë për nevojat tona. Ne i ndiejmë dhe i ndjekim nxitjet e Frymës së Shenjtë. Ne i studiojmë shkrimet e shenjta çdo ditë. Ne lutemi çdo ditë. Ne e marrim sakramentin çdo javë. Ne jemi të denjë për një rekomandim tempulli. Ne sakrifikojmë për t u shërbyer të tjerëve. 12

Mbështetja te vetja është aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe fizike të jetës për vete dhe familjen (Manuali 2, 6.1.1). HAPI 3 SA MË DUHET PËR TË QENË I/E MBËSHTETUR TE VETJA? Ne bëhemi të mbështetur te vetja kur mund t u përgjigjemi shprehjeve në hapin 2 me fjalën gjithmonë. Përllogaritni se çfarë do t ju duhet të shpenzoni çdo muaj që të përgjigjeni me fjalën gjithmonë. Kurrë Ndonjëherë Shpesh Gjithmonë SHEMBULL: Ushqimi 700 Të dhjetat, ofertat Kursimet Ushqimi Shpenzimet e banesës Uji Shpenzimet mjekësore Transporti Shpenzimet e arsimimit Pagesat e borxheve Veshjet Energjia elektrike/gazi Shpenzimet e përgjithshme për mbështetjen te vetja Qëllimi im i mbështetjes te vetja për të ardhurat Përsiatni se si do të ishte po të mund t u përgjigjeshit me fjalën gjithmonë të gjitha këtyre shprehjeve. Ndërsa i mbikëqyrni shpenzimet tuaja të tanishme, përpiquni të mësoni më shumë për atë se sa do të kushtojë të përgjigjeni me fjalën gjithmonë. Mbylleni borxhin dhe qëndrojini larg borxhit. SPENCER W. KIMBALL, Teachings of Presidents of the Church: Spencer W. Kimball (2006), f. 115 13

SA I/E MBËSHTETUR TE VETJA JAM UNË TANI? Plotësojeni vlerësimin vijues gjatë mbledhjes suaj të 12- të të grupit të mbështetjes te vetja. HAPI 1 HAPI 2 SA SHPENZOJ? Shkruani se sa shpenzoni çdo muaj për secilin zë më poshtë. SA I/E MBËSHTETUR TE VETJA JAM UNË SOT? Shënoni se ku jeni tani ju dhe familja juaj. SHEMBULL: Ushqimi 300 Të dhjetat, ofertat Kursimet Ushqimi Shpenzimet e banesës Uji Shpenzimet mjekësore Transporti Shpenzimet e arsimimit Pagesat e borxheve Veshjet Energjia elektrike/gazi Shpenzimet e përgjithshme mujore Të ardhurat e tanishme mujore SHEMBULL: Ne kemi ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Ne e paguajmë të dhjetën dhe ofertat tona të agjërimit. Ne harxhojmë më pak sesa fitojmë; ne kursejmë para. Ne kemi ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Ne jemi të mbrojtur dhe të sigurt në shtëpinë tonë. Ne kemi ujë të pastër të mjaftueshëm për të pirë dhe për ta përdorur. Ne mund të marrim përkujdes mjekësor kur kemi nevojë për të. Ne kemi transport kur kemi nevojë për të. Fëmijët tanë shkojnë në shkollë. Ne jemi të lirë nga borxhet e konsumatorit. Ne kemi rroba të pastra, të thjeshta. Ne kemi dritë dhe gaz të mjaftueshëm. Ne besojmë se Zoti do të sigurojë për nevojat tona. Ne i ndiejmë dhe i ndjekim nxitjet e Frymës së Shenjtë. Ne i studiojmë shkrimet e shenjta çdo ditë. Ne lutemi çdo ditë. Ne e marrim sakramentin çdo javë. Ne jemi të denjë për një rekomandim tempulli. Ne sakrifikojmë për t u shërbyer të tjerëve. 14

Mbështetja te vetja është aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe fizike të jetës për vete dhe familjen (Manuali 2, 6.1.1). HAPI 3 SA MË DUHET PËR TË QENË I/E MBËSHTETUR TE VETJA? Ne bëhemi të mbështetur te vetja kur mund t u përgjigjemi shprehjeve në hapin 2 me fjalën gjithmonë. Përllogaritni se çfarë do t ju duhet të shpenzoni çdo muaj që të përgjigjeni me fjalën gjithmonë. Kurrë Ndonjëherë Shpesh Gjithmonë SHEMBULL: Ushqimi 700 Të dhjetat, ofertat Kursimet Ushqimi Shpenzimet e banesës Uji Shpenzimet mjekësore Transporti Shpenzimet e arsimimit Pagesat e borxheve Veshjet Energjia elektrike/gazi Shpenzimet e përgjithshme për mbështetjen te vetja Qëllimi im i mbështetjes te vetja për të ardhurat Përsiatni se si do të ishte po të mund t u përgjigjeshit me fjalën gjithmonë të gjitha shprehjeve. Ndërsa i mbikëqyrni shpenzimet tuaja të tanishme, përpiquni të mësoni më shumë për atë se sa do të kushtojë të përgjigjeni me fjalën gjithmonë. Mbylleni borxhin dhe qëndrojini larg borxhit. SPENCER W. KIMBALL, Teachings of Presidents of the Church: Spencer W. Kimball (2006), f. 115 15

SHTEGU IM DREJT MBËSHTETJES TE VETJA Mbështetja te vetja është aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe fizike të jetës për vete dhe familjen (Manuali 2, 6.1.1). 1. VLERËSOJ NEVOJAT E MIA Të vendos qëllimin tim të mbështetjes te vetja për të ardhurat dhe qëllimet shpirtërore. 2. ZGJEDH SHTEGUN TIM Të vendos se si do të bëhem i/e mbështetur te vetja. 3. BASHKOHEM ME NJË GRUP Të zhvilloj zakone shpirtërore dhe aftësi praktike në 90 ditë: Të nis dhe të rrit një biznes, Të gjej një vend pune më të mirë ose Të përcaktoj aftësitë e nevojshme dhe të krijoj një plan arsimimi. 4. VAZHDOJ TË VEPROJ Të vazhdoj të punoj që të bëhem i/e mbështetur te vetja. T u shërbej të tjerëve dhe t i ndihmoj ata të përparojnë. Dhe është qëllimi im për të siguruar për shenjtorët e mi. Doktrina e Besëlidhje 104:15