UDHËZIM Nr. 4, datë

Similar documents
DHOMA PARA GJYQËSORE I. Gjyqtares Sylvia Steiner, Kryetare e Trupit Gjykues Gjyqtares Sanji Mmasenono Monageng Gjyqtarit Cuno Tarfusser

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

From the Pastor s Desk

RAPORTI VJETOR KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

Nr.2747 Prot. Tiranë, më 04/02/2014 U D H Ë Z U E S. Nr.2 Datë

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Ligj për punësimin e personave me hendikep (Friday, 16 December 2005) - Shkruar nga Administrator - Azhuruar së fundi (Friday, 16 December 2005)

PREZANTIM PER VENDIN E REFERUAR

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

RREGULLORE E AKTIVITETEVE KOMBËTARE TË BASKETBOLLIT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR NDËRTIMIN

Pjesa 1 Të përgjithshme mbi Sistemin Elektronik të Kliringut Ndërbankar(SEKN)

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

LIGJ Nr.8588, datë

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

DORACAK I OFRUESVE TË SHËRBIMEVE PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

RREGULLORE NR. 2005/3 MBI MINIERAT DHE MINERALET NË KOSOVË

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

SHQIPËRIA DHE ZONAT E MBROJTURA DETARE

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT. Ministria e Drejtësisë-lloji i auditimit AuditimFinanciar

STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE REFORMA NË FUSHËN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË Hyrje Vështrim i përgjithshëm i gjendjes aktuale...

UDHËZIM PËR MBËSHTETJE TEKNIKE DHE BACKUP PËR SISTEMIN ELEKTRONIK TË KLIRINGUT NDËRBANKAR

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

Auditimi i prokurimit publik

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Subordinate causal clauses in Albanian language

FORMAT E SHFAQJES SË VEPRËS PENALE, KEQPËRDORIMI I POZITËS DHE AUTORIZIMIT ZYRTAR SIPAS KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

SI TË RAPORTOHET PËR ÇËSHTJET QË LIDHEN ME SIGURINË?

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10385, DATË PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

AK-INVEST SH.A. Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve. V E N D I M Nr. 9, date

LIGJ PËR NOTERI I. DISPOZITA THEMELORE. Lënda e ligjit

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

OFENDIMI DHE SHPIFJA SI PJESË E REFORMAVE MEDIATIKE

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Reforma e MFK në Shqipëri

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR TOKËN BUJQËSORE

Studim mbi Ndjeshmërinë Gjinore në Nevojat për Advokaci në Agro-përpunim

Republika e Shqipërisë Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master Shkencor: Administrim Financiar Viti 2013

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Scanned by CamScanner

RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI PERFORMANCE

Principet e partneritetit në BE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Tel: Tel:

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

KODI I FURNIZIMIT ME UJË DHE KANALIZIMEVE

RAPORTI I PROGRESIT : SHQIPËRIA

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Transcription:

UDHËZIM 4, datë 8.5 2006 PËR PAJISJEN ME CERTIFIKATË ORIGJINE PËR EKSPORT PËR MATERIALET DRUSORE OSE TË PRODHIMEVE TË TJERA PYJORE E JO PYJORE, TË PËRPUNUARA OSE TË PAPËRPUNUARA, BIMËVE MJEKËSORE, ETEROVAJORE E TANIFERE NATYRORE, SPECIEVE TË FAUNËS SË EGËR, ME ORIGJINË NGA FONDI PYJOR, KULLOSOR DHE I GJUETISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 27 të ligjit nr.9385, datë 4.05.2005 Për pyjet dhe shërbimin pyjor, UDHËZOJ: 1. Personat juridikë dhe fizikë, vendas apo të huaj, që kanë për destinacion eksportin e Produkteve të prodhuara, të vjela apo të grumbulluara në fondin pyjor, kullosor dhe në fondin kombëtar të bimëve mjekësore, eterovajore dhe tanifere natyrore, të përpunuara ose të papërpunuara, pajisen me certifikatë origjine për eksport, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi. 2. Me certifikatë origjine për eksport, shoqërohet edhe eksportimi i Specieve të faunës së egër, të gjuajtura në fondin e gjuetisë të Republikës së Shqipërisë, konform ligjit nr.7875, datë 23.11.1994 Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetisë, i ndryshuar, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi. 3. Certifikatat e origjinës për eksport, të përcaktuara në pikat 1 dhe 2, lëshohen nga Drejtoritë e Shërbimit Pyjor, që kanë në administrim fondin pyjor nga i cili janë marrë produktet që kërkohen të eksportohen. 4. Për llojet e specieve të florës dhe faunës, të deklaruara në mbrojtje, sipas kërkesave të Konventës Për tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër, si dhe për bimët e listuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.804, datë 24.12.2003 Për miratimin e listës së specieve të florës shqiptare që vihen nën mbrojtje, certifikata e eksportit lëshohet nga Drejtoria e Politikave të Mbrojtjes së Natyrës, duke plotësuar certifikatën tip të Konventës, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi. 5. Për marrjen e certifikatës së origjinës për eksport të produkteve të përcaktuara në pikën 1 të udhëzimit, subjekti fizik apo juridik, paraqet kërkesën me shkrim në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, për një lloj prodhimi dhe për çdo kontingjent të kontraktuar me parë me të. 6. Kërkesa për pajisje me certifikatë origjine për eksport, bëhet edhe nga çdo subjekt tjetër, i cili ka lidhur një kontratë shitblerje me subjektin kontraktor me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, pasi të ketë depozituar në këtë drejtori, një kopje të kësaj kontrate, sipas llojit dhe sasisë së blerë. 7. Për pajisjen me certifikatë origjine për eksport, për speciet e faunës së egër, të përcaktuar në pikën 2 të udhëzimit, kërkesa shoqërohet me: a) licencën e gjuetisë turistike dhe sportive; b) kontratën e lidhur me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor; c) autorizimin e gjuetisë së dhënë nga po ajo drejtori ku ata kryejnë gjuetinë. Në rastin kur subjekti i autorizuar për gjueti, përbëhet nga disa gjahtarë të huaj, kërkesa për pajisjen me certifikatë origjine eksporti të gjahut të zënë prej tyre, bëhet nga përfaqësuesi i autorizuar me shkrim nga gjahtarët e grupit. Autorizimi dorëzohet së bashku me kërkesën për pajisjen me certifikatë. 8. Brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës për pajisje me certifikatë eksporti, subjekti bën rakordimet e nevojshme me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor për sasinë e kontraktuar dhe për sasinë që do të eksportohet. Për eksportin e produkteve që ndryshojnë vëllimin e tyre gjatë përpunimit deri në momentin e eksportimit, sasia rakordohet duke llogaritur vëllimin e njomë ose bruto të kontingjentit për eksport, mbi bazën e koeficientëve teknikë, të hartuar nga Drejtoria e Politikave të Pyjeve dhe Kullotave. Në fund të këtij afati, brenda 5 ditëve, lëshohet certifikata e origjinës për eksportin e llojit dhe sasisë së kërkuar. 9. Drejtoria e Shërbimit Pyjor jep vetem një certifikatë për çdo autorizim dhe vetëm për sasinë e gjahut të shënuar në autorizimin përkatës, pavarësisht nga numri i personave që kanë gjuajtur.

10. Në rastin kur grupi i gjuetarëve të huaj, për arsye të largimit nga pika të ndryshme doganore, ndahet në disa nëngrupe, certifikata e eksportit jepet për çdo nëngrup, me sasinë respektive të gjahut të vrarë, por brenda sasisë totale që përmban autorizimi i lëshuar nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për rastet kur secili prej gjuetarëve kërkon certifikatë origjine eksporti vetiake. 11. Certifikata e origjinës për eksport është pjesë e gjithë dokumentacionit që paraqitet pranë organeve doganore, mungesa e së cilës nuk lejon eksportin e produktit përkatës. Administrimi, plotësimi dhe evidentimi i certifikateve 1. Certifikatat e origjinës për eksport botohen në blloqe të veçanta sipas llojit; duke u vlerësuar si letra sigurie, me numër serie unik, format standard, me letër që të peshojë më pak 25gr/m 2, me tre ngjyra të ndryshme e të pafalsifikueshme. 2. Blloqet administrohen nga Drejtoria e Politikave të Pyjeve dhe Kullotave nëpërmjet Sektorit të Trajtimit të Burimeve Pyjore, i cili ua shpërndan Drejtorive të Shërbimit Pyjor, me urdhër me shkrim të drejtorit të Politikave të Pyjeve dhe Kullotave dhe në përputhje me kontratat e lidhura. 3. Certifikata e origjinës për eksport plotësohet në tre kopje, nga seksioni i financëmarketingut dhe seksioni i Administrim-Menaxhimit të pyjeve dhe kullotave dhe firmoset nga Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, pastaj vuloset. Kopja e parë dhe e tretë i jepet subjektit, kundrejt marrjes së firmës dhe kopja e dytë mbetet në bllok, të cilin e mban seksioni i financë-marketingut në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor të rrethit. 4. Në përfundim, për çdo bllok certifikatash hartohet një porcesverbal, ku evidentohen të gjitha kopjet e mbetura, sipas numrave të serisë. Procesverbali hartohet dhe firmoset nga seksioni i financë-marketingut dhe seksioni i administrim-menaxhimit të pyjeve dhe kullotave. Blloku së bashku me procesverbalin depozitohen në arkivën e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor. 5. Regjistrimi i certifikatave të eksportit bëhet në regjistra të veçantë, sipas modeleve bashkëlidhur këtij udhëzimi. Regjistrat e certifikatave të eksportit mbahen nga seksioni i financëmarketingut në Drejtoritë e Shërbimit Pyjor dhe ruhen për një afat 5-vjeçar. 6. Lëshimi i certifikatës së origjinës për eksport jashtë kërkesave të përcaktuar në këtë udhëzim, ngarkon me përgjegjësi ligjore personin përgjegjës. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Lufter Xhuveli REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TE UJERAVE DREJTORIA E SHËRBIMIT PYJOR Adresa: Prot., më..2006 000000 CERTIFIKATË ORIGJINE PËR EKSPORT PËR MATERIALET DRUSORE OSE TË PRODHIMEVE TË TJERA PYJORE E JOPYJORE, TË PËRPUNUARA OSE TË PAPËRPUNUARA, ME ORIGJINË NGA FONDI PYJOR E KULLOSOR PUBLIK Subjektit (emërtimi), kontraktor me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor me numër kontrate datë (N/kontraktor me subjektin me numër kontrate datë (emërtimi),për (shënohet aktiviteti i këtij subjekti, p.sh.

shfrytëzim pyjesh, vjelje bimësh etj). me lejen përkatëse nr., datë kontratën e datës, i lëshohet kjo certifikatë origjine për eksportin e produktit të poshtëshënuar. Produkti është prodhuar/vjelë/nxjerrë/grumbulluar/përpunuar dhe paguar konform ligjit nr. 9385, datë 4.05.2005 Për pyjet dhe shërbimin pyjor ; ligjit nr.7722, datë 15.06.1993 Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. Produkti/tet e mëposhtme nuk janë përfshirë në listën e pyjeve dhe të pjesëve të fondit pyjor kombëtar, me funksion mbrojtës ose të veçantë, të publikuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe në listën e specieve të rrezikuara të Konventës Për tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër (CITES) dhe si i tillë, lejohet eksporti/tet i tij. 1 2 3 Emërtimi i produktit Njësia matjes me shifra me fjalë Lista e mësipërme përfundon me numrin rendor. Shënim. Kjo certifikatë shoqërohet me të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm për shitjen dhe eksportin e produktit. P/Seksionit të financës-marketingut P/Seksionit të administrim- menaxhimit D R E J T O R I REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TE UJERAVE DREJTORIA E SHËRBIMIT PYJOR.. Adresa: Prot., më..2006 000000 CERTIFIKATË ORIGJINE PËR EKSPORT PËR SPECIE TË FAUNËS SË EGËR, TË NDODHURA NË FONDIN E GJUETISË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Subjektit (emërtimi), kontraktor me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, me kontratën e datës për zhvillimin e gjuetisë (sportive ose turistike), mbështetur në lejen e gjuetisë nr., datë, i lëshohet kjo certifikatë për eksportin e specieve të mëposhtme. Këto specie janë gjuajtur dhe paguar konform ligjit nr.7875, datë 23.11. 1994 Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë, i ndryshuar, ligjit nr.9219, datë 8.04.2004 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7875, datë 23.11.1994 Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë dhe akteve të tjera

ligjore e nënligjore në fuqi. Ato nuk janë të përfshira në listën e specieve të rrezikuara të Konventës Për tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër (CITES) dhe si të tilla, lejohet eksporti i tyre. 1. 2. 3. 4. 5. Emërtimi Njësia e matjes me shifra me fjalë Lista e mësipërme përfundon me numrin rendor. Shënim. Kjo certifikatë shoqërohet me të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm për shitjen dhe eksportin e mallit. Përfaqësues i subjektit është z., me pasaportë nr.. P/seksionit të financës-marketingut... P/ seksionit të administrim- menaxhimit D R E J T O R I Modeli i CITES REPUBLIC OF ALBANIA Ministry of Environment, Forests and Water Administration Conventation of International Trade in Endengered Species of Wild Flora and Fauna PERMIT/CERTIFICATE 2. Valid 1. Export Re-export Import Others months until 3. Importer (name and address) 4. Exporter (name and addres) 3a. Country of import 5. Special conditions For the live animals this permit of certificate is valid only when the transport conditions come in conformity with the guidelines of transporting live animals or/in case of air transport, with IATA regulation for the live animals. 5a. Purpose of 5b. Security seal Transaction. P 6. Name, address, national seal of the Country's Issuing Management Authority

7/8 Scientific name (Gender and specie) and the common name of the plant or animal A B C 10. Country of origin 11.Permit No. 000 13. This permit is issued by: 9. Description of specimens. Including identifying marks or numbers (age/sex for the live species) Date 12.Contry of last re-export 10. Appendix and the sousce Certificate N0. 11.Quantity (in units) Date 11a. Total of exported/ Quota 12b. No.of action or date of issue Location Tirana Date Security seal, signature and official seal 14. Export approval Bill of landing/flight Number Block Quantity Port of export Date Signature Official seal and title REPUBLIKA E SHQIPERISE CITES KONVENTA PER TREGTINE NDERKOMBETARE TE LLOJEVE TE RREZIKUARA FLORES DHE FAUNES SE EGER No. CITES LEJE/ ÇERTIFIKATE 1. Eksport Ri-eksport Import Të tjera 2. E vlefshme deri 3. Importuesi (emri dhe adresa) 4. Eksportuesi (emri dhe adresa) 3a. Shteti importues 5. Kushte të veçanta Për kafshët e gjalla, kjo leje ose certifikatë është e vlefshme vetëm kur kushtet e transportit janë konform Udhëzimit për transportin e kafshëve të gjalla ose, në rastin e transportit ajror, me Rregulloren e IATA-s për kafshët e gjalla. 5a. Qëllimi i 5b. Vula e transaksionit sigurimit 7/8. Emri shkencor (Gjini dhe specie) dhe emri i përbashkët i bimës ose kafshës A B C 10. Shteti i origjinës 11.Numri i lejes 13. Kjo leje është lëshuar nga: 6. Emri, adresa, vula kombëtare e Autoritetit Menaxhues të vendit 9. Përshkrimi i specifikimeve, përfshirë shënime identifikuese ose numra (mosha/seksi për speciet e gjalla) Data 12. Vendi ri-eksportues i fundit 10. Apendiksi dhe burimi Certificate 11. (përfshirë unite) Vendi Data Pulla e sigurisë, firma dhe vula zyrtare Data 11a. Totali i eksportuar/ Kuota 12b. i veprimit, ose data e marrjes

14. Miratimi i eksportit Numri i fluturimit Blloku Porti i eksportit Data Firma Pulla zyrtare dhe titulli

REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TE UJERAVE DREJTORIA E SHERBIMIT PYJOR REGJISTRI I ÇERTIFIKATAVE TE ORIGJINES PER EKSPORT Çertifikata i serise Date Emertimi Kontrata i subjektit Date Emertimi i produktit Njes.matj. Marresi i certifikates Emri Firma mbiemri (PER PRODUKTET NGA FONDI PYJOR E KULLOSOR)